I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë mjeku Shkëlzen Ibra cili mori më shumë vota në primaret e PD se sa çdo kandidat tjetër. Ai ka folur gjatë bisedës në studio me moderatorin Flavio Qarri për këtë proces.
Shkëlzen Ibra: Për mua ishte një udhëtim paksa i vështirë e me plot emocione por shumë e rëndësishme është për Shkëlzen Ibrën që sot ndjehem mbase me i lumturi në gjithë jetën time. Isha i vetmi mjek i rrethit Has që isha pjesë e kongresit të rithemelimit. Isha delegat i atij kongresi, jam anëtar kryesie i strukturës së PD dega Has. Por është shumë rëndësishme që të falënderojmë liderin, kryeministrin e ardhshëm Zotin Sali Berisha që na ofroi këto primare. Sepse po të mos ishin primaret nuk do të ishte Shkëlzen Ibra. Se burokraci ka gjithandej. Suksesi im ishte se gjithmonë kam qenë njeri i thjeshtë dhe kam ndejt në sofër të vogël, e jo në sofër të madhe. Suksesi im ishte se gjithmonë kam qenë njeri i thjeshtë dhe kam fytyre që ti kërkoj çdo kujt, i majte dhe i djathtë votën. Arsyeja është sepse unë gjendem gjithandej, është edhe atributi im i punës që kam bërë në spitalin e Hasit. Gjatë periudhës së Covidit kemi bërë 700 shtrime në spitalin e Gjakovës. Këtu jemi të gjithë njësoj. Ja kemi dale të lëme spitalin në aktivitet që ti shërbejë popullit përsëri.
Unë nuk ja zë emrin me gojë Edi Ramës. Unë i them qoftëlargu. Me njerzit e mi kam marrë pjesë në dy luftra. Ne luftën e UÇK se kam qenë pjesë dhe në luftën me Covidin. Ne të dyja ja kemi dale fale ndihmës së zotit. Por lufta kryesore është me Covidin. Por me i keq se covidi është Edi Rama dhe ashtu siç ja kemi dalë me covidin, me sakrificë me djersë, por Ramën nuk do ta ofendojme. Anëtarët e PS këtu në Has janë të mrekullueshëm, janë të mirë, të zhgënjyer, janë më bark bosh. Por ja ku po ju them se këtë havale, ashtu siç kemi zhduk covidin do zhdukim edhe Edi Ramën, pasi është kundër interesave jetike të popullit.