Në Prishtinë është mbajtur akademia përkujtimore për 44 vjetorin e vdekjes së Xhaferr Devës, nacionalistit që i kushtoi jetën çështjes kombëtare. Politologu Nexhmedin Spahiu u shpreh se Xhaferr Deva mundësoi interesimin e amerikanëve për Kosovën dhe jetësoi ëndrrën shekullore të shqiptarëve për bashkimin e trojeve etnike
Nga SYRI TV
Nxjerrja në dritë e kontributit në shërbim të çështjes kombëtare ishte kryefjalë e Akademisë Përkujtimore me rastin e 44 vjetorit të vdekjes së Xhaferr Devës, nacionalistit që i kushtoi jetën çështjes kombëtare.
Politologu Nexhmendin Spahiu organizator i këtij eventi që u mbajt në Prishtinë, kujtoi si u njoh me kontributin e Xhaferr Devës, teksa theksoi se ishte vizioni i tij që solli amerikanët në Kosovës. Spahiu evidentoi se Xhaferr Deva mundësoi ëndrrën shekullorë të shqiptarëve për bashkim kombëtar
Historiani Jusuf Buxhovi vlerësoi kontributin e Xhaferr Devës për të mos dorëzuar hebrenjtë tek gjermanët në kohë kur ishte Ministër i Brendshëm. Buxhovi theksoi se komunizmi sllav realizoi gjenocid në Kosovës dhe komunistët shqiptarë tradhtuan çështjen e kombëtare, duke i shërbyer Jugosllavisë.
Historianët më në zë të trojeve shqiptare që ishin pjesë e kësaj akademie përkujtimore nënvizuan nevojën për të nxjerrë në dritë kontributin madhor të Xhaferr Devës dhe figurave të tjera nacionaliste.
Xahferr Deva ishte politikan nacionalist dhe poliglot me kontribute të çmuara në çështjen kombëtare. Ai pas vendosjes se regjimit komunist u zhvendos në SHBA, ku asnjëherë nuk e ndali kontributin në shërbim të Shqipërisë.
Komentet