Roberto Baggio, i cili kishte dalë tashmë në fushë në gjendje jo të mirë, humbi penalltinë vendimtare (pas gabimeve të mëparshme nga Baresi dhe Massaro) e cila i dha kupën Brazilit.
–
Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).
Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.
–
Amerika, ku futbolli edhe sot quhet lojë femrash, dhe krenohet se përfaqësuesja e te saj është disa herë kampion e bitës, falë diplomatit të regjur Kizinger, arriti më së fundi të fitontetë drejtën që të ishte arena e këtij botërori. Skudra amerikane arriti madje në $erekfinale, ku u dorëzua para magjistërëve brazilianë 1-0 .
Po të ndalemi te ndeshja finale Itali-Brazil. Besoj se një pjesë e mirë e atyre që lëxojnë këto radhë, e kujtojnë këtë takim të mërzitshëm, shumë larg një finaleje botërori , aq më tepër që, për të përcaktuar kampionen, u deshën 120 minuta, dhe për herë të parë edhe 11-metërsha.
I vetmi $ast kulmor në këtë ndeshje u regjistrua në minutën e 75-të, kur pas një aksioni Mario Silva i dha përtacisht topit një goditje, që po aq përtacësisht u prit nga Paliuka i dremitur, të cilit, për habit të miliona e miliona shikuesve në tërë rruzullin tokësor, i shpëtoi duarsh, u përplas në shtyllën pingule, nga e djathat e tij dhe që aty, si të ishte penduar, në vend që të drejtohej në portë, përfundoi përsëri në duart e portieri italian!..
Dhe atij nuk i mbeti ve$se ‘ta puthte…me dashuri’.
Por nuk ishte e thënë që axurrët të fitonin. Gjatë gjuajtjeve të ‘lotarisë’ së 11-metërshave Baxhoja, ndër më të mirët e këtij botërori, që kishte mundësi të barazonte rezultatin, deri atëherë 3-2 për brazilianët, nuk arriti të mposhtte emocionet, dhe e degdisi topin lart mbi tra, si t’i jepte kështu një mesazh lamtumire stadiumit dhe këtj botërori dhe në të njejtën kohë e bëri Brazilin ‘Tetra Campeo’, pra për të katërëtën herë kampion të botës.
Finalja
Brazil-Itali 0-0, (3-2 me shtesë dhe 11-metërsha), në Pasadena ,(Los Anxheles);
Gjyqtar, Puhl, (Hungari);
Brazili – Tafarel, Zhirzhinjo, M.Santos, Aldair, Branko, Mazinjo, M.Silv , Dunga, Zinjo, Babeto, Romario, (trajner, Perrerira);
Italia – Paliuka, Muzi, Barezi, Maldini, Benarrivo, Berti, Albertini, D.Baxho, (Evani), Donadoni, Masaro, R.Baxho, (trajner Saki).
Golshënuesit më të mirë- Salienko, (Rusi), Stoiçkov,( Bullgari), nga 6 gola.



Komentet