VOAL

VOAL

Mesazhi që i dha NATO Rusisë – Nga Charles Recknagel

December 3, 2015

Komentet

‘Perëndimit i ka humbur busulla’/ Ish-kryeministrja britanike: Vendet po qeverisen nga ‘Deep State’

Në një analizë të gjatë për Wall Street Journal, Liz Truss, që për 49 ditë mbajti postin e Kryeministres së Britanisë së Madhe paralajmëron Donald Trump dhe konservatorët amerikanë se vetëm fitorja në zgjedhje mund të mos i mjaftojë për të drejtuar Amerikën.

Truss thotë se fatkeqësitë e tre viteve të fundit duhet të kenë nxjerrë një mësim për konservatorët amerikanë.

Perëndimi, thotë ajo, po sfidohet nga të gjitha anët nga armiqtë e tij, ndërsa ideologjitë ekstremiste të majta, si ekstremizmi mjedisor, apo lëvizja ‘ëoke’ po e gërryejnë nga brenda.

Fitorja e Trump, vijon ish-kryeministrja britanike, do të garantonte lidershipin e munguar në botën perëndimor, por vetëm kaq nuk do të mjaftonte.

‘Edhe sikur Trump të fitojë përballë Biden, betejat e tij sapo do të kenë nisur. Në Perëndim, sidomos në vendet anglish-folëse, ka një humbje busulle dhe rrëshqitje të pushtetit dhe vendimmarrjes nga zyrtarët e zgjedhur, te burokratët e teknokratët që mbajnë poste pa u votuar.

Administrata ishte ajo që minoi presidencës e Donald Trump në mandatin e parë, mendon Liz Truss dhe minuan po ashtu punën time si Kryeministre duke më detyruar që të largohem pas 49 ditësh. Ajo thotë se burokratët e shtetit të fshehtë, e shtetit të errët minuan propozimet e saj për reformim të vendit dhe të njëjtën gjë do të bëjnë edhe me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë nëse zgjidhet President në nëntor.

Konservatorët duhet të kuptojnë se fitorja në zgjedhje nuk është e mjaftueshme. Fituesit duhet të kenë një plan konkret për të çmontuar shtetin e errët, që vepron kundër interesave të qytetarëve. Ish-Kryeministrja britanike thotë se ishte Banka e Anglisë njëri prej institucioneve që minuan përpjekjet e saj për reforma.

‘Kur do të publikonim planin tonë për rritjen ekonomike, Banka e Anglisë Rriti normat e interesit, por jo aq sa parashikohej. Kjo çoi në një humbje vlere të paundit dhe rritje të borxhit të Qeverisë’, thotë ajo.sn

FJALË PËRSHËNDETËSE NË PARAQITJEN E LIBRIT “SHQIPËRIA NË BOTËN E MIJËVJEÇARIT TË TRETË”- Nga EUGJEN MERLIKA

 

Të nderuar të pranishëm,
E quaj një nder të veçantë këtë fjalën time para jush, një auditori të vogël, por tejet cilësor të dashamirësve të vullnetshëm të ngjarjeve të këtij lloji në jetën kulturore të këtij institucioni të rëndësishëm të kryeqytetit tonë, me rastin e paraqitjes së librit tim të gjashtë në fushën e publiçistikës, i katërti i botuar nga Uet Pres që nga viti 2007 e që mban titullin “Shqipëria në botën e mijëvjeçarit të tretë”.
Dua t’a filloj fjalën time me një falënderim të ngrohtë e tejet të sinqertë për shtëpinë botuese Uet Pres e zotin Henri Çili, së bashku me stafin drejtues të saj, që kanë mirëpritur e botuar katër vëllimet e mija. Dua të falënderoj nga zemra gjithashtu redaksitë e gazetave Mapo e Gazeta Liberale, zotërinjtë Alfred Lela, Fitim Zekthi, Arion Sulo, Elvis Iljazaj e Reldar Dedaj, për gatishmërinë dhe mirëkuptimin që kanë dëshmuar kundrejt meje në botimin e shkrimeve në vitet e shkuara, pa vënë në diskutim asnjëherë përmbajtjen e tyre. E konsideroj këtë fakt si dëshmi të frymës së lirë e liberale të atyre fletoreve e, sigurisht edhe të zotit Henri Çili si drejtues. Do të desha të shtonja në këtë listë kolegësh edhe emrat e zonjave Elsa Demo e Admirina Peçi, të cilat më kanë botuar shkrimet para Mapo-s apo Gazetës Liberale në gazetat Shekulli e Shqiptarja.com. e po ashtu edhe çiftin Skënder dhe Elida Buçpapaj për vënien e shkrimeve në portalin Voal.ch në Zvicër e të ndjerin Gazetar Dalip Greca, për një bashkëpunim 20 vjeçar në gazetën “Dielli” e pasardhësin e tij Sokol Paja në po të njëjtin organ të shtypit. Bashkëpunimi me këta zotërinj e zonja të nderuara ka qënë për mua një motiv kënaqësie të brëndëshme, mbasi ajo jetë e gazetarit filloi kur isha gati në gjysmë shekullin e jetës, një kohë jo shumë premtuese, për profesionin e publiçistit, duke mbajtur parasysh se vija nga një jetë e vështirë në të cilën kisha ushtruar vetëm punën e krahut që nga mosha e rinisë së parë.
Madje në këtë hulli dua të jem i sinqertë para jush se, si pasojë e kujdesit të zonjës fisnike Suela Bala, së cilës i jam shumë mirënjohëse për çuarjen e vëllimit tim “Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare” në konkursin At Zef Pllumi, pata kënaqësinë të fitoja edhe vlerësimin e zhurisë përcaktuese të çmimeve t’atij konkursi.
Profesioni i publiçistit në shoqëritë e hapura, në të cilat ai zhvillohet lirisht e pa kushtëzime të çdo forme, është ndër më të rëndësishmit e jetës kulturore të çdo vendi. Kjo jo vetëm për përcaktimin si “pushteti i katërt”, siç quhet rëndom përsa i përket rolit të tij në hierarkinë e vlerave shoqërore e kulturore të një shoqërie, por edhe për funksionin rregullues në formimin e ideve të saj me parimet e drejta të një kombi, përsa i përket vlerave të trashëguara nga historia e tij dhe atyre të huajtura nga qytetërimet e tjera, kryesisht ai perëndimor.
Në Vendin tonë, megjithë vështirësitë e trashëguara për gati një gjysmë qindvjeti të regjimit komunist, në të cilin publiçistika kishte funksionin e zëdhënësit të tij, në të gjitha format e në të gjithë drejtimet, me tjetërsimin e sistemit, mendoj se ka paraqitur një fytyrë të re, në përputhje me kërkesat e reja të lirisë së mendimit e interesimit më të madh për ndodhitë botërore, ndoshta edhe më të përparuar se mesatarja e asaj të masës së përgjithëshme të shoqërisë. Sigurisht, n’atë drejtim ka edhe mangësi, që përcaktohen nga koncepte që vazhdojnë të mbeten të lidhura me një të shkuar, nga e cila fatkeqësisht, nuk po jemi në gjëndje të shkëputemi plotësisht, si pasojë e disa bindjeve të ngulitura thellë në nënëvetëdijen, kryesisht të pjestarëve të brezit tim, por edhe për ndikime të reja të dëmëshme, të huajtura nga konjuktura të ndryshme marrëdhëniesh me jashtë.
Publiçistika ka në përbërje të saj mjaft elemente të artit dhe dikush e ka krahasuar, për rëndësinë e saj, me oratorinë në botën e lashtë greko-romake. Si e tillë edha asaj, në punën e saj, i takon të verë në jetë një mësim monumental të “veprës teatrale edhe më popullore, edhe më të thellë që luhet në skenë”, tragjedisë “Hamleti” të Shekspirit. Kryeja e artit dramatik botëror, nëpërmjet gojës së personazhit kryesor të veprës së tij, princit të Danimarkës, n’a ka lënë këtë përcaktim, sa të thellë po aq madhështor për të gjithë shërbyesit e artit:
“Qëllimi i artit, i cili që në krye e gjer tani ka qënë e është: të bëhet pasqyrë e natyrës dhe t’i tregojë fytyrën e vet virtytit, pikturën e vet poshtërsisë, dhe formën e vulën e tyre njerëzve dhe shoqërisë së një periudhe.”
Këto fjalë të Shekspirit gjenial, shëmbëlltyra të detyrave të artit të madh, mendoj se duhet të jenë “besojma” edhe e idhtarëve të publiçistikës, ndoshta më shumë e tyre në profesionin dhe shtegtimin në misionin, tepër të dobishëm që kanë marrë përsipër. Në këtë kuadër, do të mundohem të paraqes me pak fjalë veprën time të fundit “Shqipëria në botën e mijëvjeçarit të tretë”. Duke falënderuar përzemërsisht zotërinjtë parafolës, Henri Çili, Nevila Nika, Marçel Hila, Fjoralba Caka, Klajdi Lulollari, Elsa Demo, veçanërisht studjuesen e talentuar Suadela Balliu, për paraqitjen e librit dhe akoma më shumë për parathënien e thukët e tejet të goditur, për të cilën i kam kërkuar vetë mirësinë e shkrimit, simbas zakonit të këtyre paraqitjeve, më duhet edhe mua të mundohem të shtoj diçka në përceptimin tuaj, në orvatjen për të ju shtyrë sadopak të gjeni kohë e dëshirë për të lexuar këtë libër.
Ky vëllim, ashtu si dy të tjerët, të botuar më parë nga Uet Pres, “Demokratura shqiptare në sytë e një të mërguari” dhe “Thinjat e atdheut”, ndahet në kapituj, ku secili paraqet shkrime që përafrohen si tematika e, në larminë e tyre, marrin përsipër të trajtojnë ngjasime idesh. Në këtë vëllim janë përfshirë njëmbëdhjetë të tillë, në të cilët rradhiten nëntëdhjetëegjashtë shkrime në 475 faqe. Titulli i librit i bën jehonë kohës në të cilën jetojmë, fillimit të një mijëvjeçari, që quhet i treti në historinë e njerëzimit. Quhet kështu sepse kufiri i ndarjes së epokave u pranua botërisht lindja e Jezu Krishtit. Idhtarët e marksizëm-leninizmit për gati një shekull u mësuan brezave se koha historike përcaktohej me erën e re dhe erën e vjetër, duke anashkaluar vitin zero që i ndante këto era. Ne u rritëm me këtë përcaktim e ka ende ndonjë shkrivan që vazhdon t’i përdorë këto terma, duke dëshmuar se shpëlarja e truve në regjimin komunist, ka qënë një proçes i thellë që ka lënë gjurmë në brezat, duke ngulitur fuqishëm dogmat e tij. Sidoqoftë përkatësia kësaj kohe, në kapërcyell të mijëvjeçarëve, është diçka shumë e veçantë që i takon njerëzimit një herë në njëmijë vite. Prandaj në këtë drejtim mund të quhemi fatlumë.
E konsideruam veten të tillë në vitin 1990, kur një mrekulli e Perëndisë shkërmoqi komunizmin në Evropë, për pasojë edhe në Shqipëri. I pritëm ata çaste si mesazh hyjnor për t’ardhmen tonë, duke n’a dhënë ndiesinë e ëndërrimit të një shteti e një shoqërie “si e gjithë Evropa” që, për herë të parë mbas një gjysmë mijëvjeçari, shihej si ”Toka e premtuar”, mbas vendimeve të saj në fillimet e qindvjetorit të fundit të mijëvjeçarit të dytë, të cilët gjymtuan njëherë e përgjithmonë Shqipërinë si bashkësi etnike, shoqërore e historike. Pritmëria u sendërtua pjesërisht, kryesisht për mungesë të një klase politike jo në lartësinë e detyrës, prodhim i variantit më të keq të komunizmit skajor lindor, por pjesërisht edhe për llogaritë e pafund të Evropës së këtyre tre dhjetëvjeçarëve kundrejt Ballkanit. Sot jemi në NATO, fuqia më e madhe ushtarake e gjithë historisë së njerëzimit, ndoshta një mburojë e qëndrueshme kundrejt synimeve të një ish koloneli të shërbimeve sekrete ruse që, në krye t’atij shteti ëndërron të krijojë një kontinent nën vartësinë e tij, nëpërmjet raketave e bombave….
Jemi përsëri një komb i ndarë territorialisht në pesë shtete, edhe se Kosova ka pavarësinë e saj, një dhuratë e NATO-s, në një çast bujarie të pazakontë, në hullinë e mbrojtjes edhe me armë të qenësisë së një populli, në rrezik të zhdukjes fizike nga dhuna e një populli fqinj të tij. Kjo qe ajo që n’a solli kapërcyelli i mijëvjeçarëve. Krahas kësaj ne pësuam braktisjen e Vëndit tonë, me pasojat pohenike e johenike që do të përcaktojnë pritmëritë tona. E ardhmja mbetet, si gjithmonë, një e panjohur edhe se rruga drejt Evropës duket sot si më e mundëshme për t’u përshkuar, në krahasim me njëzet vite të shkuara. Por problemi kombëtar mbetet, me gjasë, sa më shumë kalon koha, aq më shumë i përngjan një përfytyrese të largët e të pasendërtueshme. Ndoshta kjo, në një farë mënyre, edhe për mungesën e një vullneti të brëndshëm, të mpakur që në zanafillë nga statu quotë e luftës së dytë botërore, të kthyera në tabu, edhe se jo gjithmonë të respektuara nga historia e tridhjetepesë viteve të fundit në Evropë.
Por sigurisht, kjo gjëndje është përcaktuar nga zotërimi në Evropën politike i psikozës së ankthit sërbo-rus kundrejt “Shqipërisë së madhe”, që ende sot valëvitet si gogol në diplomacinë ndërkombëtare, duke paralizuar çdo nismë të politikës rakitike shqiptare që në embrion. Çuditërisht fqinjët tanë të veriut, lindjes e jugut kanë harruar se deri në vitin 1912, popullsia shqiptare, autoktone në trojet e saj, të përmbledhur në katër vilajetet e Janinës, të Shkupit, të Kosovës e të Shkodrës, jetoi për shumë qindra vite në paqe me ata, pa krijuar probleme. Ndërsa ata, me instiktin e tyre grabitqar e shtazarak, në tetorin e atij viti, u vërsulën të gjithë së bashku si çakejtë për të rrëmbyer me forcën e ushtrive trojet mijëvjeçare shqiptare, duke shkaktuar tragjedinë më të madhe historike të kombit tonë. Në kundërshtim me të gjithë ligjet e normat e moralit e të drejtësisë historike, këta pushtime u ligjëruan nga vendime të Evropës, sa të padrejtë po aq të pamoralshëm, në konferenca të ndryshme të diplomacisë evropiane në Londër, në Firence e në Paris, duke dënuar në përjetësi aspiratën e kombit tonë për të jetuar i bashkuar në trojet e tij. Ata e trajtuan Vëndin e Skënderbeut me logjikën e kancelarit prusian, Otto von Bismarkut, duke shkelur mbi kujtesën historike të mbrojtjes së Evropës së krishterë nga epopeja shqiptare e shekullit të artë të Gjergj Kastriotit.
Brezi i themeluesve të shtetit shqiptar të pavarur, ai i kombëtaristëve të Shqipërisë etnike, që sendërtoi bashkimin e trojeve shqiptare nën një administratë të përbashkët, edhe se në kuadrin e një lufte botërore e nën pushtim, u masakrua pa mëshirë nga fituesit e luftës, që flijuan ëndrrën shqiptare të shekullit për hir të një ideologjie kundërshqiptare e të pushtetit të tyre të verbër e të nënështruar komunizmit ndërkombëtar. Pasojat qenë shkatërrimtare në të gjithë drejtimet e, kryesisht, në pamundësinë e plotë për të përsëritur përvojën e sendërtimit të ”ëndrrës shqiptare”.
Këto janë temat që zënë ndër vendet më kryesore në librin tim. Ndoshta nuk janë shumë “moderne”, por kërkojnë të sjellin para lexuesit ata probleme që trashëguam nga shekulli i shkuar, e për të cilat ka rënë një mburojë hermetike mes nesh e në botën e jashtëme. Ata përbëjnë thelbin e qenësisë së kombit, që është shumë më i lashtë se ne e që do të mbetet i pavdekshëm edhe kur ne do të largohemi nga kjo botë. Me gjithë vështirësitë, në dukje të pakapërcyeshme, ne duhet të bindemi se fuqia e jonë si popull, përparimi e roli i ynë në botë varen, më shumë se sa mund t’a përfytyrojmë ne, nga bashkimi kombëtar. 28mijë kilometrat katrorë, në të cilët është e detyruar Shqipëria të jetojë, nuk mund e nuk duhet të përfaqësojnë kufirin e fundit të qenësisë sonë si komb.
Shqipëria etnike, para më shumë se një shekulli, kishte 50 mijë të tilla, e ne nuk duhet të pajtohemi mendërisht e shpirtërisht me realitetin tonë të sotëm, që është vepër e fqinjëve tonë të pandershëm, e negligjencës së diplomacive të huaja, dhe e gabimeve tona të pafalëshme në një periudhë tejet kritike të qënies sonë si bashkësi. Bashkimi i kombit duhet të mbetet gjithmonë synimi kryesor i qënies sonë si popull. Përpjekja për t’i a arritur atij, duhet të jetë e përherëshme, sepse duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk po kërkojmë asgjë më shumë se sa të drejtën tonë natyrore, që na e siguron historia e gjuha e jonë, tradita atdhetare e paraardhësve tanë, që nuk nguruan në çaste kritike të qënies sonë të ngrinin lapidarë gjuhësorë:
“Qysh prej Tivari deri n’Prevezë
Gjithkund lshon dielli vapë edhe rezë
Asht toka e jonë, t’parët na e kanë lanë
Kush mos t’na e prekin se desim të tanë!”
Bindja e rilindësve tanë duhet të gjejë vendin e saj të nderuar edhe në brezin tonë, edhe n’ata të ardhmit. Mbas gati tetëdhjetë vitesh që kemi hequr dorë prej saj, duhet të rikthehemi përsëri tek ajo, sepse e kemi në gjak, në ëndrrat, në të drejtën hyjnore, në detyrën tonë si krijesa njerëzore. Duhet të ndërgjegjësohen për këtë realitet së pari politikanët tanë, duke e shtruar problemin jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trojet jashtë kufijve të saj ku jetojnë shqiptarë, të marrin guximin për të folur mbi problemin, të kërkojnë mirëkuptimin e botës demokratike me arsye, vullnet, argumenta e besim në të drejtën e tyre. Kjo duhet të jetë detyra e parë e madhe e veprimtarisë së tyre, krahas mbarështimit të shteteve e përparimit të tyre. Por, për t’i a arritur në mënyrë të vetëdijshme sendërtimit t’asaj detyre , duhet të studjojnë historinë e vërtetë të Vendit të tyre, sidomos të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë e të përvehtësojnë idealet e paraardhësve të tyre, që kanë flijuar gjithshka që kishin, personalitetin, madje edhe jetën, për kombin e bashkuar, për “Shqipërinë zonjë”.
Sigurisht kjo detyrë që duhet të marrim të gjithë përsipër, secili brënda mundësive të veta, paraqet vështirësitë e saj edhe të jashtëzakonshme, sepse kanë kaluar shumë vite në këtë gjëndje ndarjeje, e shqiptarët janë konsoliduar si qytetarë të Vendeve të tjerë si Greqia, Maqedonia, e Mali i Zi. Trysnia e ushtruar mbi ta në gjithë këta dhjetëvjeçarë, ka ndikuar në bindjet e ndiesitë e tyre. Tani ndoshta është krejtësisht i pasendërtueshëm bashkimi i Çamërisë, i krahinave shqiptare të Maqedonisë apo të Malit të Zi me dheun “amë” edhe se e drejta qëndron në atë anë. Tani shpresa e shqiptarëve është hyrja n’Evropë. Nëse ajo hyrje nuk do të ndihmonte bashkimin e krahinave të mësipërme me Shqipërinë, besoj se do të sillte një gjëndje të favorshme për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, mjafton që këtë bashkim t’a kërkojnë me vendosmëri, e në mënyrë të kulturuar e paqësore popujt e dy shteteve. N’atë rast besoj se nuk do të ketë pengesa të pakapërxyeshme në sendërtimin e ëndrrës, edhe se jo në plotësinë e saj. Le të shpresojmë se një ditë, jo shumë të largët, do të festojmë arritjen më të rëndësishme të jetës kombëtare të shqiptarëve në mijëvjeçarin e tretë.
Si autor i librit që po paraqitet sot, ju kërkoj ndjesë për këto fjalë të mija që ndoshta nuk i prisnit, që mund të trazojnë mendimet e juaja të përditëshme. Por ato janë pasqyrim i ideve të trajtuara në një pjesë të mirë të shkrimeve të këtij libri. Si të tilla ato kanë hyrë në thellësi të qënies sime, të ngulitura nga tradita e familjes e, kryesisht, e gjyshërve të mij, Mustafa Kruja e Sotir Gjika. Këto ide kanë ushqyer vitet e jetës sime nën regjimin komunist, edhe se atëherë nuk mund t’i shprehnja. Sepse quajta atdhetar gjyshin tim, Mustafa Krujën, në një bisedë një për një me një shokun tim të fëmijërisë në kampin e internimit, e pata atë si një akuzë kryesore në proçesin gjyqësor që u zhvillua mbas disa vitesh. Madje atë ditë që u arrestova, pyetja që më bëri shefi i Sigurimit të rrethit Lushnjë qe kjo: “Ti je nip i Mustafa Krujës?” Përgjigjes time pohuese ai i shtoi fjalët e zakonëshme: “N’emër të popullit je i arrestuar!”.
Pra i kam paguar me internime pa fund e vite burgu këto ide, por jam krenar për gjyshërit e mij, sepse jam marrë gjatë me përgatitjet për botim të shkrimeve të tyre, Sa më shumë i lexoj, aq më shumë bindem se ata i kanë shërbyer vetëm një ideali: Shqipërisë etnike, lartësimit e përparimit të saj.
Ajo krenari shtrihet edhe tek shumë bashkëvuajtës e bashkëkombas të mij, të cilëve u kam kushtuar një kapitull më vete: “Motive krenarie shqiptare”. Atë krenari e kam ndjerë në galeritë e minierës së Spaçit e në mjediset e atij kampi dënimi me punë të detyruar, në kontakt të përditshëm me njerëz, kryesisht të rinj, që kishin pranuar të vuanin dhjetë vite burg, për të shmangur rolin e spiunit që, nëpërmjet kallzimeve të tij, më shumë të pavërteta se sa të vërteta, shkaktonte fatkeqësitë e shokëve e familjeve të tyre. Janë shëmbuj të cilët nuk gjinden në botën perëndimore, ku jetoj prej 33 vitesh.
Ne, publiçistët jemi të prirur më shumë të vemë në dukje mangësitë apo të metat e shoqërisë, të shtetit, apo të popullit tonë. Kjo hyn në praktikën e profesionit, madje mbetet një detyrë e kërkuar prej tij, për t’u munduar për të dhënë një ndihmesë, sado të vogël, në ndreqjen dhe shmangien e tyre. Por, po ashtu detyrë e jona është të nxjerrim në pah edhe virtytet, kur ata shfaqen, edhe mirësitë, edhe sukseset, edhe forcën e karakterit të bashkëkombësve tanë.
Me këtë bindje, që është një nga besojmat e mija, po e mbyll fjalën time, me një falënderim të madh nga zemra, për praninë tuaj në këtë ditë të veçantë e tepër të këndëshme që mbyll botimin e librave publiçistikë të jetës sime, e me një urim po aq të madh për ju dhe familjet tuaja, kryesisht për sukseset tuaja në t’ardhmen e në të tashmen, gjithmonë në dobinë e atdheut tonë e të njerëzve të tij.
Faleminderit
Tiranë, 12 prill 2024

Elly Schlein: ‘Në menaxhimin e kampeve të emigrantëve infiltrohen interesa ekonomike e disa herë, edhe mafioze’ Intervistoi Alba Kepi

Kryetaren e Partisë Demokratike të Italisë  Elly Schlein e intervistoi gazetarja Alba Kepi.

Pse opozita italiane nuk e dërgoi Paktin Meloni-Rama në Gjykatën Kushtetuese? Cili është sot raporti i mes socialistit shqiptar Rama e lideres së të majtës italiane Elly Schlein?

Kryetarja e Partisë Demokratike italiane Elly Schlein i është përgjigjur pyetjeve të gazetares së SYRI TV.

Alba Kepi: Qeveria Meloni ka deklaruar se brenda datës 20 maj, qëndrat e emigantëve në Shqipëri mes të cilëve dhe një qendër burgimi do të jenë operative. Në Shqipëri, pakti Meloni Rama u cua në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike forca më e madhe opozitare. Ju si parti opozitare votuat kundër këtij pakti në Parlament për motive të qenësishme. Po pse nuk e dërguat në Gjykatën Kushtetuese?

Elly Schlein, lidere e Partisë Demokratike italiane: “Jam një mike e Shqipërisë, siç e kujtuat dhe ju. Kam punuar shumë vite më parë si europarlamentare në procesin e integrimit, asociimit e stabilizimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nuk kam ndryshuar ide. Jam e mendimit se pakti Meloni-Rama është një gabim, është i gabuar. Por e them këtë nga këndvështrimi italian, nga këndvështrimi i Italisë. Ne kemi në Kushtetutën tonë, neni 10, se një të huaji që i mohohen të drejtat në vendin e tij, i jepet e drejta të kërkojë azil në territorin italian. E mendojmë se të deportosh në një vend të tretë si Shqipëria persona që kërkojnë azil në Itali, është një ide jo e drejtë.

Mendoj se është një marrëveshje e kushtueshme e fondet duheshin përdorur për të forcuar sistemin e azilkërkuesve në Itali që prej kohësh është nën stres. Por e djathta sa herë që vjen në pushtet bën veç propagandë e të kundërtën e asaj që duhet. Shkatërron sistemin e strehimit të shpërndarë, këtë sistem që krijon përfshirje, që mund ta kontrollosh mbi fondet e lëvruara, që përfshin kryetarët e bashkive e autoritetet lokale e jo i vë nën urdhrat e ministrive.  Në vend të kësaj e djathta italiane preferon kampe të mëdha emigrantësh, ku zhduken të drejtat e tyre, ku infiltrohen interesa ekonomike e disa herë dhe interesa mafioze. Kjo është historia italiane. Mendoj se shumë më mirë këto burime fondesh mund të përdoreshin për të përmirësuar sistemin e azilkërkuesve në Itali e këtë gjë e kërkojnë dhe autoritete lokale e kryetarë bashkie të së djathtës që qeveris.

E gjej mizore, jo humane, që persona të shpëtuar në mes të detit, me gjithë vështirësitë që qeveria ka krijuar me ligjet e reja që ka nxjerrë, janë njerëz që vuajnë e janë të mbijetuar të një udhëtimi vdekje e duhen dërguar në portin më të afërt, por jo në një vend më të largët si Shqipëria duke i lënë të lundrojnë dhe tre ditë të tjera. Pra është absurde. Pra ne vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në rrugëtimin europian por kur ka divergjenca të tilla ne duhet t’i themi.

Alba Kepi: Insistoj mbi pyetjen e raportit tuaj me socialistin Rama.

Elly Schlein: Siç ju thashë, është një raport i drejtpërdrejtë, i sinqertë, Ku ka gjëra që duhen thënë i themi e kemi bërë këtë gjë dhe gjatë reformës së drejtësisë. Menjëherë pas nënshkrimit në Romë më 6 nëntor 2023 të paktit Meloni-Rama, Partia Demokratike italiane u shpreh fortësisht kundër madje duke kërkuar sipas mediave dhe përjashtimin e Edi Ramës nga Partia Socialiste Europiane. Partia Demokratike italiane sqaroi dhe pse nuk kanë avancuar konkretisht me një kërkesë të tillë, janë të mendimit se ky fakt prekte një tematikë politike e principet e grupit të partive të PSE.

Image

Po humbet kujtesa e Tiranës – në qytetin tim po ndihem si i huaj- Nga Orhan Sakiqi

Po humbet kujtesa e Tiranes.

Po zhduken banesa te vjetra, rrugicat me kalldrem.

Po ndalem te kompleksi i mrekullurshem i Universitetit.

Kur kaloj andej me kujtohet usta Azisi i cili nuk ishte usta por mjeshter.

Ka nje dallim midis tyre.

Mjeshtri e kthen profesionin ne art.

Shtat mesatar me floke te dendur qe i ndante me vije anash si moda e viteve 30, sy te zgjuar e mustaqe te holla alla Clarc Gable. Veglat e punes i mbante ne nje çante te zeze veçanerisht serine e daltave.

Ne Bashkine e Stokolmit, nderteses ku jepen çmimet Nobel ne hyrje ishte busti i mjeshtrit kryesor te ndertimit te Bashkise.

Sa rendesi i kane dhene mjeshtrit.

Azisi kishte punuar ne ndertimin e ministrive ne kohe te Mbreterise si edhe te kompleksit te Universitetit ne kohe te Italise.

Djale i ri kishte ardhur me te jatin nga Golloborda duke ndjekur traditen e fisit, ndertimin.

Duke pare aftesite e tij , italianet e moren ne Milano. Aty krahas punes fitoi edhe elegancen e saj. Gdhendja e gurit do qe ta duash ate. Me gurin e Cararas kane punuar mjeshtit e Rilindjes Italiane.

Ate gur dhendi atje Azisi aq mire sa italianet donin ta mbanin atje. U kthye me amanetin e babes per te punuar ne Atdhe.

Kohe me pare rrinim ulur te shkallaret e Institutit te Arteve ku perballe ishin godinat e Rektoratit dhe Arkeollogjise. Hapsira mes kollonave ishte lene qe te dykej stadiumi e pas tij mali i Dajtit.

Kam lindur pas ketij mali , thoshte Azisi, dhe kur punoja ketu , çlodhesha e hidhja syte lart te mali.

Kaloj tani pa Azisin , ulem ne te njejtin vend. Stadiumi nuk eshtë. Eshte ngritur kulla qe mbyll krejt Dajtin. Si mund te sakatohet ky kompleks. E njejta arkitekture me E.U. R, lagje ne Rome e ndertuar ne kohe te fashizmit. Asnje gur nuk ka levizur atje. Mire qe nuk e pe mjeshter kete gjymtim.

Po me kujtohen vargjet e Eseninit:

Ah memedhe.!
C’u bera qesharak
Ne vendin tim po ndjehem krejt i huaj.

Marrë me shkurtime nga libri: Kronike e jeteve te humbura.

Rama mbron Xhaçkën- PD informon ndërkombëtarët: Puç kushtetues!

Pas refuzimit të mazhorancës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetutese sa i përket mandatit të Olta Xhaçkës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka informuar Komisionin Europian, Parlamentin Europian dhe Trupin Diplomatik në Tiranë.

NJOFTIM PËR SHTYP I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, duke i dhënë mbrojtje politike nga drejtësia, është konsideruar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike si dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vjet, si dhe një mesazh i qartë i vullnetit politik të mazhorancës socialiste për cimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë, përmes ofrimit të mbrojtjes politike ndaj deputetëve të mazhorancës.

Përmes një shkrese zyrtare Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka informuar për këtë çështje Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, eurodeputeten Isabel Santos, që është Raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, si dhe gjithë Trupin Diplomatik të Akredituar në Tiranë. “Në cdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor. As Kuvendi dhe asnjë institucion publik nuk mund të shpall sovranitetin përkundrejt vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo do të rrënonte parimin kushtetutes të balancës dhe kontrollit mes pushteteve, duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit, sepse do të merrte tiparet e qarta të një puçi kushtetutes”, thuhet në shkresën zyrtare të Gazment Bardhit.

Ky pengim i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhacka, sipas Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike vjen pas evidentimit të qartë të faktit se familja e saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, epror i saj, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit. “Ky rast merr përmasat e një mbrojtje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK. Nga ky hetim rezulton e provuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, me një sipërfaqe në total prej 10.592 m2, e ndodhur në Dhërmi/Vlorë, në pronësi shtet, të tjetërsohet përmes transaksioneve tek të tretët në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshortit të deputetes Olta Xhaçka” – thuhet në shkresën drejtuar ndërkombëtarëve.

Në shkresën drejtuar Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, Gazment Bardhi e konsideron të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhacka, duke penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetutese. Bardhi thekson se ky veprim përbën minim të demokracisë dhe rrënon besimin e qytetarëve tek Reforma në Drejtësi.

Në përfundim të shkresës Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon që ndërkombëtarët si nxitës të Reformës në Drejtësi dhe si garant të cuarjes përpara të zbatimit të kësaj Reforme pa devijime të papërshtathme, të mos e kalojnë këtë veprim në heshtje. “Duke besuar se nuk mbështesni standartin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”, shpreh bindjen time se ky veprim i paprecedent nuk do të përkrahet nga ana juaj, qoftë edhe përmes kalimin të kësaj situate në heshtje” – përfundon letrën e tij kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Mediat greke: Beleri do të jetë kandidat për eurodeputet…

Media greke “Kathimerini” ka publikuar një artikull, sipas të cilit, Fredi Beleri do të jetë kandidat për eurodeputet me partinë “Demokracia e Re” të Kyriakos Mitsotakis.

Sipas artikullit të prestigjiozes greke, gjatë gjithë javës së kaluar, kjo media shkruante se çështja e Fredi Belerit nuk është mbyllur përfundimisht dhe se është e hapur deri në fund, pavarësisht informacioneve për të kundërtën.

“Deri në mëngjesin e sotëm, 41 nga 42 pozicionet ishin bllokuar, ku e vetmja çështje pezull ishte ajo e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri.

Pritet që zyrtarizimi i emrit të tij të bëhet pasdite”, thuhet ndër të tjera në median greke.sn

Pafuqia e Marrëveshjes së Ohrit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Fotografi e 18 marsit 2023, dita kur Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri në Ohër për një aneks zbatimit të marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh.

Valona Tela

Thuhet qartë në Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit se Serbia “nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Serbia, në anën tjetër, ka ngritur një grup punues për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Me urdhër të presidentit Aleksandar Vuçiq, grupi përfshin pjesëtarë të Qeverisë dhe të Parlamentit serb dhe koordinon aktivitetet e tyre kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Asambleja Parlamentare e kësaj organizate, që është lidere në Evropë për të drejtat e njeriut, do të votojë për pranimin e Kosovës më 16 prill, ndërsa vendimi përfundimtar pritet në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj.

Vuçiq ka kërkuar që si argument kryesor kundër Kosovës të shfrytëzohet refuzimi i saj për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Të mos këmbëngulet se Kosova nuk është shtet. Kjo nuk do të ketë efekt, sepse shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Vuçiq.

Themelimi i Asociacionit parashihet, po ashtu, me Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të cilën palët e kanë arritur më shumë se një vit më parë.

Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i kësaj marrëveshjeje, insiston vetëm se të dyja vendet duhet ta zbatojnë atë “pa vonesa të tjera”, edhe pse nuk e kanë nënshkruar.

Zëdhënësi Peter Stano nuk ka pranuar t’i komentojë përpjekjet e Serbisë për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Për komentuesit e çështjeve politike, të vetmit ata që besojnë se Marrëveshja e Ohrit është në të vërtetë marrëveshje, janë zyrtarët e Bashkimit Evropian, të përfshirë në ndërmjetësimin e saj.

Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në LSE IDEAS – Shkolla e Londrës për Ekonomi, flet për programin Expose të Radios Evropa e Lirë:

“Këto nuk janë marrëveshje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, pavarësisht nga ajo që thotë BE-ja dhe SHBA-ja. Kur shikoni të drejtën ndërkombëtare, marrëveshjet, për shumicën e vendeve duhet të nënshkruhen dhe të ratifikohen. Dhe, siç e dini, e ashtuquajtura Marrëveshje e Ohrit nuk është nënshkruar prej asnjërës palë dhe nuk është ratifikuar”.

Lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare daton vite para Marrëveshjes së Ohrit dhe ka qenë i suksesshëm në disa raste.

Përkundër aplikimeve, Kosova, për shembull, nuk ka arritur të bëhet as pjesë e agjencisë ndërkombëtare të policisë, INTERPOL, as e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për kulturë, UNESCO.

Hartwell thotë se Kosova tani “është në një pozitë të ndërlikuar” dhe se nuk mund të presë shumë nga BE-ja.

“Pas sulmit terrorist në Banjskë, BE-ja nuk ka ndërmarrë ndonjë masë për ta ndëshkuar Serbinë, edhe pse ka shumë indikacione që tregojnë për lidhje të fuqishme midis presidentit Vuçiq dhe terroristëve. Andaj, nuk kam shumë shpresë se BE-ja do të bëjë ndonjë gjë për t’iu përgjigjur Serbisë, e cila përpiqet ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës”, thotë Hartwell.

Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, thotë për Exposenë se Perëndimi po përpiqet ta përdorë anëtarësimin në Këshillin e Evropës si presion mbi Qeverinë e Kosovës për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai nuk e përjashton mundësinë që ndonjëri prej vendeve të QUINT-it ta shtyjë votimin në Këshillin e Evropës.

“Ajo që mund të bëjë Kosova, është ta dorëzojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe ta çojë përpara çështjen e formimit të tij. Është një gjë jo e këndshme politikisht, por pa e bërë këtë, nuk mendoj se do të ketë përparim drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thotë Vogel.

Mendim të ngjashëm ndan edhe Hartwell.

“Kjo nuk do ta linte me shumëçka në tryezën e bisedimeve me Serbinë, por do të ndihmonte për të treguar se Kosova është e gatshme të ecë përpara”, thotë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 19 mars se çështja e formimit të Asociacionit nuk mund të ndahet nga Marrëveshja e Ohrit, apo, siç e quan ai, Marrëveshja bazike. Sipas tij, ato duhet të pranohen paralelisht.

“…unë thashë: mirë pra, po e marrim paketën me Marrëveshjen Bazike, Aneksin e zbatimit, draft-statutin me të gjitha vërejtjet e mia, dhe si një paketë po e nënshkruajmë këtu në Bruksel… Pala tjetër refuzoi, ndonëse vërehej një lloj entuziazmi tek udhëheqësit evropianë për propozimin tim. Ju e dini që presidenti i Serbisë po i përmbahet asaj fjale të tij që e ka një dhembje të madhe në dorën, e cila do të duhej ta nënshkruante këtë marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Intervista e plotë e Kurtit për REL-in:

Analistët nuk presin ndonjë lëvizje të madhe në procesin për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, në kohën kur kanë mbetur edhe pak muaj deri te zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe për disa pozita kyçe në BE.

Vogel thotë se BE-ja dhe vendet e saj anëtare duhet ta shfrytëzojnë largimin e ndërmjetësuesve evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak, si një mundësi për ta rivlerësuar qasjen e tyre aktuale ndaj dialogut Kosovë-Serbi.

“Nevojitet një fillim i ri si në personel, ashtu edhe në format të dialogut. Perëndimi duhet t’i ndryshojë stimujt nën të cilët vepron lidershipi i Kosovës dhe ai i Serbisë. BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta kuptojnë se Vuçiq do të vazhdojë ta luajë lojën e tij aktuale, nëse rregullat e lojës nuk ndryshojnë”.

“Kjo do të thotë të bëhesh i ashpër ndaj tij për shkak të destabilizimit të rajonit me programin e tij irredentist të ‘botës serbe’, e jo ta ftosh atë për të darkuar në Pallatin Elysee dhe t’i shesësh avionë të avancuar luftarakë”, thotë Vogel.

Vogel i referohet një takimi që ka zhvilluar javën e kaluar Vuçiq me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris. Pas atij takimi, Vuçiq ka thënë se ka arritur marrëveshje për blerjen e avionëve luftarakë nga Franca, ndërsa Macron ka thënë se vendi i tij do të sigurohet që secila pikë e Marrëveshjes së Ohrit të zbatohet.

Për më shumë se 13 vjet të përfshira në dialog për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk janë zbatuar.

Në shtator të vitit 2020, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump, dy vendet kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, pjesë e së cilës ka qenë edhe një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e Serbisë për çnjohjen e Kosovës.

Deri atëherë, Serbia, e mbështetur edhe nga Rusia, ka pretenduar se ka arritur t’i bindë disa vende për t’i tërhequr njohjet e Kosovës, në mesin e tyre: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon, Madagaskari, Republika Qendrore e Afrikës, Gana, Siera Leone e të tjera.

Autoritetet e Kosovës, megjithatë, nuk kanë konfirmuar ndonjë çnjohje.

Shteti i fundit që ka njohur Kosovën, ka qenë Izraeli. Njohja është bërë në vitin 2021 dhe ka qenë zotim i Marrëveshjes së Uashingtonit.

Kosova vazhdon të mos njihet nga pesë vende të BE-së – Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia dhe Qiproja – dhe kjo, sipas analistëve, është pengesë në vete. Ngurrimi vazhdon përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”.

Sidoqoftë, gjatë 16 vjetëve shtet, vendi ka arritur të bëhet pjesë e disa organizatave të rëndësishme ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik e të tjera, ndërsa, në dhjetor të vitit 2022, ka aplikuar për t’u anëtarësuar edhe në Bashkimin Evropian.

Kosova ka kohë që nuk ka marrë një lajm të mirë sa u përket organizatave ndërkombëtare – përjashtuar këtu faktin se, nga 1 janari i këtij viti, qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në shumicën e vendeve të BE-së dhe disa të tjera.

Sytë do të jenë në Strasburg më 16 prill, kur së paku dy të tretat e përfaqësuesve të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës duhet ta çojnë dorën lart, për ta çuar Kosovën edhe një hap përpara. Radio Evropa e Lirë

A do ta mbrojë NATO Kosovën!?- Nga Florim Zeqa

NATO është duke e përforcuar KFOR-in me ushtarë dhe artileri të rëndë ushtarake. Në anën tjetër edhe Serbia është duke pozicionuar forca të mëdha ushtarake përreth kufirit me Kosovën! Këto zhvillime paraqesin rrezikun e lartë të një luftë të re në Kosovë! Askush nuk mund ta thotë me saktësi, se a do të jetë kjo luftë e përmasave ballkanike apo fillimi i luftës së tretë botërore!?

 

Hyrja e NATO-s në Kosovë pas marrëveshjes me gjeneralët e Serbisë

 

Më fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në 24 marsin 1999, i cili zgjati 78 ditë e netë, filluan edhe masakrat më të mëdha të policëve, ushtarëve dhe paramilitarëve serb ndaj civilëve të pambrojtur shqiptarë gjithandej Kosovës.

Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s u dëbuan rreth 1 milion shqiptarë të Kosovës për në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe gjithandej shteteve evro-perëndimore e deri në Amerikë dhe Zelandë të Re.

Ky dëbim i popullatës shqiptare ishte i planifikuar nga Serbia dhe ndodhi para syve të mbarë botës demokratike. Kësisoji, brenda 78 ditësh të bombardimeve të NATO-s u dëbuan nga shtëpitë e tyre më shumë se gjysma e popullatës së Kosovës. U boshatisen shumë fshatra dhe vendbanime, u dogjën më qindra shqiptarë nëpër shtëpitë e tyre, të cilat u shkatërruan në themel.

Edhe përkundër bombardimeve 78 ditëshe të NATO ndaj caqeve serbe, hyrja e forcave paqeruajtëse të NATO-s ndodhi vetëm pas marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës mes gjeneralëve të NATO-s dhe gjeneralëve të Serbisë!

Edhe pas asaj marrëveshje të 25 viteve më parë, situata është kjo; çizmen e ushtrisë serbe e zavendëzuan çizmet e dhjetra shteteve të NATO-s, ne e rishpallën pavarësinë e shtetit dhe fituam njohjen ndërkombëtare të shtetit, kurse synimet dhe aspiratat serbe mbeten të njëjta për ripushtimin e Kosovës.

 

Politikanët e papërgjegjshëm kosov(r)arë

 

Si pasojë e agresionit politik të Serbisë në njërën anë dhe mungesës së diplomacisë aktive të shtetarëve tonë, sot Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që ndodhet nën sanksione ekonomike të BE-së dhe SHBA-së!

Politikanët e papërgjegjshëm kosov(r)arë, njëri pas tjetrit e ndihmuan politikën hegjemoniste të Serbisë me amnestimin e kriminelëve serb të luftës, me decentralizimin etnik dhe enklavizimin e Kosovës, me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe, me themelimin e Gjykatës Speciale, me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të vendit, me rritjen sipërvaqësore dhe fuqizimin e Kishave dhe Manastireve serbe gjithandej Kosovës, duke e kthyer minoritetin serb në minoritetin më të privilegjuar në botë.

Aq shërbime të mira i ka bërë politika kosovare shtetit serb, saqë, fare lehtë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt, që disa prej liderëve shtetëror të Kosovës së pasluftës të shpërbledhen dhe të dekorohen nga shteti i Serbisë me ‘Medalje të Artë” për veprime antikombëtare dhe antishtetërore ndaj shtetit të Kosovës.

 

Lufta po na troket të dera, partitë tona politike vrapojnë pas pushtetit

 

Për dallim nga Millosheviqi, pasuesi i tij, Aleksandër Vuqçiq është duke e ruajtur balancin politik mes SHBA-ve dhe Rusisë, duke investuar në rikthimin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë. Pra, regjimi aktual në Serbi, ndryshe nga Millosheviqi, me mençuri është duke e shmangur përballjen e drejtëpërdrejtë me komunitetin ndërkombëtar duke i fajësuar shqiptarët për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe për prishje të stabilitetit politik në Ballkan, gjë të cilën po e ritheksojnë edhe liderët e shteteve evro-perëndimore!

Përderisa NATO e ka ngritur alarmin e kuq për rrezikun e sulmeve të ushtrisë serbe ndaj Kosovës, partitë tona politike ende bëjnë fushatë parazgjedhore për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit në pragë të një lufte me përmasa shkatërrimtare!

Andaj, bazuar në politikën e jashtme disfatiste të Kosovës dhe ftohjen e raporteve të lidershipit aktual me SHBA-të, shtrohet pyetja sa logjike po aq hipotetike, “A do ta mbrojë NATO Kosovën në rast të një sulmi eventual të Serbisë” dhe pyetja e fundit, “A e meritojmë ne shqiptarët mbrojtjen nga NATO, kur ne nuk e duam dhe e trajtojmë shtetin tonë si plaçkë lufte vetëm për pushtet dhe pasurim personal!?

 

Si përgjigje ndaj pyetjeve të ngritura, përpara më doli thënja e të madhit dhe të pavdekshmit, Akademik, Mark Krasniqi, po citoj: “Mrekullia vetëm një herë ka zbritur nga qielli për shqiptarët”, duke aluduar në intervenimin ushtarak të aleancës më të madhe ushtarake në botë.

 

A do të dënohet më në fund Serbia per gjenocid?- Nga SKËNDER MULLIQI

Serbia dhe serbët ndoshta janë i vetmi popull në botën demokratike, që preferojnë dhunën mbi popujt e tjerë, dhe kriminelet e luftës i lartësojnë në heronj.Kjo tashmë është bërë ideologji jo vetëm e partive politike por edhe të popullit serb.Dhe, frika nga rezoluta e vonuar që pritet të ndodhë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është bërë e madhe për Serbinë e Vuqiqit.Dhe, ekziston edhe një frikë dhe panikë tjetër i regjimit racist vuqiqian, së Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës.Vuqiqi dhe kamarrilla e tij kan kërcënuar së do të braktisin këtë organizem të rendësishem të Evropës, në rast së Kosova bëhët pjesë e saj.Nxënësi i Sheshelit , presidenti serb, Aleksander Vuqiqi, sa po afrohet koha e miratimit të rezolutës dhe koha për pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës , po e kaplon ndjersitja e madhe.Është rast për studim së si edhe pas 35 viteve të përfundimit të luftës në ish-Jugosllavi, në krye të Serbisë gjenden frymëzuesit e gjenocidit.Janë këta garnitura më idioteske të cilët mohojnë mëkatët e tyre shfarosese mbi baza kombëtare e fetare. Kriminelët në pushtetin e Serbisë, po mohojnë gjenocidin në Srebernicë , që u kualifikua si i tillë edhe nga TPI-ja në Hagë, siq i mohuan të gjitha vrasjët dhe deportimet në masë të gjërë-Etnocidin dhe Urbicidin në Bosnje dhe në Kosovë.Krenaria e popullit serb pikërishtë po manifestohet dhe frymëzohet nga kriminelët e luftës të vdekur dhe të gjallët .Ata po i ushqejnë popullin më urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve në rajon.TPI,nuk ndëshkoj të gjithë kriminelët e luftës të cilët kryen masakrën më të madhe të pasluftës së Dytë Botërore-Srebrenicës në korrik të vitit 1995, dhe siq nuk u dënuan të gjithë kriminelet e masakrave në Kosovë. Dënimi për gjenocid të Serbisë, do të ishte ngushëllim sado i vogël për mijëra viktimat e pafajshme që ranë më shpërbërjën më dhunë të ish –Jugosllavisë nga Serbia e Millosheviqit.Duke i ndëshkuar idiotet, terroristët e racistët serb, edhe pse më vonesë shumë të madhe do të vihej drejtësia në vend.Kështu do të shihnim edhe shthurjën e elitës politike që po e sundon Serbinë për një kohë të gjatë.Ndoshta një rezolutë e tillë ku Serbia do të dënohej për gjenocid, do ti lëshonte rrugë një katarsisi të serbëve për kërkim falje ndaj popullit mysliman në Bosnje dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës.Sigurishtë së më një vendim të tillë, Dodik, Vuqiq, Sheshel , Nikoliq, Daciq, Vulin dhe kriminelët e tjerë serb, nuk do tu mbetej vend në udhëeheqje dhe as në politikë.Nese ndodhe që mos të dënohet Serbia për gjenocid, agonia e rajonit do të vazhdon.Me ata që ushqyen ultranacionalizmin dhe ngritën lartë flamurin e gjenocidit, nuk mund të bisedohet dhe as ta arrihet paqja e pretenduar nga BE dhe Amerika në Ballkan.Bota demokratike duhet tua merre më në fund armën e rrezikshme nga dora ultranacionalistëve të tërbuar serbomëdhenj.

Pse e sulmoi Irani Izraelin? Analiza e BBC: Ja çfarë ndodhi 45 vite më parë që prishi aleancën mes dy vendeve

Irani lëshoi mbrëmjen e djeshme dronë dhe raketa drejt Izraelit, pasi u zotua për hakmarrje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në kryeqytetin sirian Damask.

Izraeli nuk ka konfirmuar se ka kryer sulmin e konsullatës, por besohet gjerësisht se ka qenë pas tij.

Kjo është hera e parë që Irani ka sulmuar drejtpërdrejt Izraelin. Më parë, Izraeli dhe Irani ishin përfshirë në një luftë “hije” të gjatë, duke sulmuar asetet e njëri-tjetrit pa pranuar përgjegjësi.

Këto sulme janë rritur ndjeshëm gjatë luftës aktuale në Gaza të shkaktuar nga sulmi i grupit palestinez Hamas ndaj komuniteteve izraelite aty pranë tetorin e kaluar.

Por pse Izraeli dhe Irani janë armiq?

Të dy vendet ishin aleatë deri në revolucionin islamik të vitit 1979 në Iran, i cili solli një regjim që ka përdorur Izraelin kundërshtar si një pjesë kyçe të ideologjisë së tij. Irani nuk e njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe kërkon çrrënjosjen e tij.

Udhëheqësi suprem i vendit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka quajtur më parë Izraelin një “tumor kanceroz” që “pa dyshim do të çrrënjoset dhe shkatërrohet”.

Izraeli beson se Irani paraqet një kërcënim ekzistencial siç dëshmohet nga retorika e Teheranit, ngritja e tij e forcave përfaqësuese të betuara për shkatërrimin e Izraelit, financimi dhe armatosja e grupeve palestineze duke përfshirë Hamasin dhe grupin militant shiit libanez Hamas, dhe ajo që ai beson se është e Iranit, ndjekja e fshehtë e armëve bërthamore, megjithëse Irani mohon të kërkojë të ndërtojë një bombë bërthamore.

Irani donte të kundërpërgjigjej pas sulmit në konsullatë

Irani thotë se bombardimi i të shtunës mbrëma ndaj Izraelit është një përgjigje ndaj sulmit ajror të 1 prillit në një ndërtesë të konsullatës iraniane në kryeqytetin sirian Damask, i cili vrau komandantë të lartë iranianë.

Irani fajëson Izraelin për sulmin ajror, të cilin e pa si shkelje të sovranitetit të tij. Izraeli nuk e ka pranuar se e ka kryer atë, por supozohet gjerësisht se e ka bërë këtë.

Trembëdhjetë njerëz u vranë, duke përfshirë gjeneral brig Mohammad Reza Zahedi, një komandant i lartë në forcën Quds, dega jashtë shtetit e Gardës Republikane të Iranit (IRGC). Ai kishte qenë një figurë kyçe në operacionin iranian për të armatosur grupin e armatosur shiit libanez Hezbollah.

Sulmi i konsullatës ndjek një model të sulmeve ajrore kundër objektivave iraniane që i atribuohen gjerësisht Izraelit. Disa komandantë të lartë të IRGC-së janë vrarë në sulmet ajrore në Siri muajt e fundit.

IRGC kanalizon armë dhe pajisje, duke përfshirë raketa me precizion të lartë, përmes Sirisë drejt Hezbollahut. Izraeli po përpiqet të ndalojë këto dërgesa, si dhe po përpiqet të parandalojë Iranin nga forcimi i pranisë së tij ushtarake në Siri.

Kush janë aleatët e Iranit?

Irani ka ndërtuar një rrjet aleatesh dhe forcash përfaqësuese në Lindjen e Mesme që sipas tij janë pjesë e një “boshti të rezistencës” që sfidon interesat e SHBA-së dhe Izraelit në rajon. Ai i mbështet ato në shkallë të ndryshme.

iria është aleati më i rëndësishëm i Iranit. Irani, së bashku me Rusinë, ndihmuan qeverinë siriane të Bashar al-Assad-it t’i mbijetonte luftës civile dhjetëvjeçare të vendit.

Hezbollahu në Liban është më i fuqishmi nga grupet e armatosura që Irani mbështet. Ajo ka shkëmbyer zjarrin ndërkufitar me Izraelin pothuajse çdo ditë që kur shpërtheu lufta midis Izraelit dhe Hamasit. Dhjetëra mijëra civilë në të dy anët e kufirit janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre.

Irani mbështet disa milici shiite në Irak, të cilat kanë sulmuar me raketa bazat amerikane në Irak, Siri dhe Jordani. SHBA u hakmor pasi tre ushtarë të saj u vranë në një post ushtarak në Jordani.

Në Jemen, Irani ofron mbështetje për lëvizjen Houthi, e cila kontrollon zonat më të populluara të vendit. Për të treguar mbështetje për Hamasin në Gaza, Houthi-t kanë gjuajtur raketa dhe drone në Izrael dhe gjithashtu kanë sulmuar anijet tregtare pranë brigjeve të tij, duke fundosur të paktën një anije. SHBA dhe Britania e Madhe kanë goditur objektivat Houthi si kundërpërgjigje.

Irani gjithashtu ofron armë dhe trajnim për grupet e armatosura palestineze, duke përfshirë Hamasin, i cili sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke ndezur luftën aktuale në Gaza dhe konfrontimet në Iran, përfaqësuesit e tij dhe aleatët e Izraelit në Lindjen e Mesme më të gjerë. Megjithatë, Irani mohon ndonjë rol në vetë sulmin e 7 tetorit.

Aftësitë ushtarake të Iranit dhe Izraelit

Irani është shumë më i madh se Izraeli gjeografikisht dhe ka një popullsi prej afro 90 milionë banorësh, gati dhjetë herë më e madhe se ajo e Izraelit, por kjo nuk përkthehet në fuqi më të madhe ushtarake.

Irani ka investuar shumë në raketa dhe drone. Ka një arsenal të madh të vetin, por gjithashtu ka furnizuar sasi të konsiderueshme për përfaqësuesit e saj, Houthis në Jemen dhe Hezbollah në Liban.

Ajo që i mungon janë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore dhe avionët luftarakë. Rusia besohet se po bashkëpunon me Iranin për të përmirësuar ato në këmbim të mbështetjes ushtarake që Teherani i ka dhënë Moskës në luftën e saj me Ukrainën, Irani ka ofruar drone sulmuese Shahed dhe Rusia thuhet se tani po kërkon të prodhojë vetë armët.

Në të kundërt, Izraeli ka një nga forcat ajrore më të avancuara në botë. Sipas raportit të bilancit ushtarak të IISS, Izraeli ka të paktën 14 skuadrone avionësh, duke përfshirë F-15, F-16 dhe avionët më të fundit stealth F-35.

Izraeli gjithashtu ka përvojë në kryerjen e sulmeve thellë brenda territorit armiqësor.

A kanë Irani dhe Izraeli armë bërthamore?

Izraeli supozohet se ka armët e veta bërthamore, por mban një politikë zyrtare të paqartësisë së qëllimshme.

Irani nuk ka armë bërthamore dhe gjithashtu mohon se po përpiqet të përdorë programin e tij bërthamor civil për t’u bërë një shtet i armatosur bërthamor.

Vitin e kaluar, mbikëqyrësi global bërthamor gjeti grimca uraniumi të pasuruara deri në 83.7% pastërti – shumë afër shkallës së armëve, në vendndodhjen nëntokësore të Iranit Fordo. Irani tha se mund të kenë ndodhur “luhatje të paqëllimshme” në nivelet e pasurimit. Irani ka pasuruar hapur uraniumin në pastërtinë 60% për më shumë se dy vjet, duke shkelur një marrëveshje bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.

Megjithatë, ajo marrëveshje ka qenë pranë kolapsit që kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme dhe rivendosi sanksionet gjymtuese ndaj Iranit në vitin 2018. Izraeli e kishte kundërshtuar në radhë të parë marrëveshjen bërthamore.

Çfarë mesazhi po dërgon Irani përmes sulmit të tij?

“Ne bllokuam. Ne përgjuam. Së bashku do të fitojmë”, kështu i vlerësoi gjërat kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Por Tom Fletcher, një këshilltar për politikën e jashtme të disa kryeministrave të Mbretërisë së Bashkuar dhe një ish-ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Liban, tha se sulmi iranian ishte një “sinjal ftohës i aftësisë dhe shtrirjes së Iranit”.

Udhëheqësit si në Iran ashtu edhe në Izrael ishin të dyja “nën presion në vend, duke u përballur me kritika ndërkombëtare dhe janë qartësisht të gatshme të luajnë me zjarrin”, paralajmëroi ai.

Por ai i tha BBC-së se sulmi i paprecedentë i Iranit dukej se ishte kalibruar me kujdes.

“Irani i telegrafoi këto sulme paraprakisht, gjë që e bëri më të lehtë për t’i frenuar”, tha ai, duke e krahasuar atë me shkëmbimet e zjarrit që kishte parë kur ishte ambasador në Liban, ku “qëllimi është të tregojë aftësinë, por jo domosdoshmërisht të përshkallëzohet”.

Ai tha gjithashtu se ishte “pozitive” që Irani zgjodhi të përgjigjet drejtpërdrejt dhe jo përmes Hezbollahut. Disa izraelitë kanë kërkuar që ushtria të zgjerojë konfrontimin e saj me grupin e armatosur libanez për ta larguar atë nga kufiri.bw

Aty ku e ke uzdajen e ke mortajen!- Nga Florim Zeqa

Kur më bën ftesën për aderim isha i bindur se nuk ishte deti dhe as oqean, i mbylla syt u hodha në moqal, por ky s’paska qenë moqal dhe as kënetë, por vetëm një përrockë e vogël, në të cilën as gishtërinjët e këmbve nuk m’u lagen! Që i bie, se më i pastër u largova nga përrocka e vogël sesa të isha mbytyr në një kënetë apo moqal. Testi i parë doli pozitiv, i dyti poashtu, të tretin nuk prita ta provoj fare në partinë GUXO!

 

Njeriu i mençur në mesin e hileqarëve sikurse qengji në mesin e ujqve

 

Sikurse që një qengj i rrethuar me ujqër të tërbuar që nuk mund të bëjë gjë tjetër veqse të rrezikojë lëkurën e tij, ashtu edhe një njeri i ndershëm në mesin e hileqarëve të shumë nuk mund të bëjë asgjë përveqse ta sakrifikojë vetën për interesat e atyre që e hudhin gurin dhe fshehin dorën.

Njerëzit e ndershëm pas çdo gabimi kërkojne falje, kurse hileqarët nuk ndjejnë asnjë llojë pendese ndaj atyre që ju bëjnë keq dhe shkaktojnë dëme të mëdha!

Njerëzit mendjemëdhenjë të politikës nuk i duan rreth vetes njerëzit e mençur, por rreth vetes duan që t’i kenë injorantët, servilët dhe puthadorët të cilët edhe kur gabojnë të preferuarit e tyre u duartrokasin, u duartrokasin edhe kur vjedhin e mashtrojnë!

 

Intuita ime më shpëtoj nga planet hileqare të “guximtarëve”  

 

 

Pas largimit nga Guxo një mik imi me tha; “Ti lëre që shkove tek ta, por pse i ngrite aq lartë ata që nuk e kanë asnjë meritë personale për të mirën e shtetit dhe qytetarëve”?!

Përgjigja ime ishte kjo: “Secilin aktivitet politik dhe apolitik e marr me seriozitet dhe përkushtim të madh. Për aq sa i kam ngritur lartë, tani që i lëshova tëposhtë, do të bien në stilin rënjes së lirë, nga e cila rënje do t’i thejnë të gjitha kockat, do të lëndohen dhe sakatosen aq shumë saqë nuk do t’i njoh më askush!

Ndërgjegja ime e pastër më bën të ndjehem krenar kundrejt hileqarëve që menduan të më shfrytëzojnë gjatë dhe pafundësisht për interesat meskine të një grupi të vogël mashtuesish dhe matrapazësh politikë!

Intuita ime, kjo zgjuarsi e artë, dhuratë e çmuar nga i madhi Zot më shpëtojë nga shfrytëzimi afatgjatë i “guximtarëve” qyqarë dhe të pashpirtë! Tani kur po i dëgjojë rrëfimet e disa kolegëve analist dhe gazetarë se si janë shfrytëzuar për vite të tëra nga të njëjtit njerëz, po ndjehem i lumtur dhe krenarë që arrita të largohem faqebardhë pa u dëmtuar në asnjë aspekt nga “guximtarët” grabitçar!

Me zgjuarsi nuk rash pre e mashtrimit, dola faqebardh nga ajo përrockë e vogël. Sikurse deri më tani, do të jemë një shigjetar i kujdesshëm dhe do të godas pamëshirshëm secilin që e devijon rrugën e drejtë të shtetndërtimit!

“Të gjithë janë mashtrues dhe hileqar. Isha i bindur se nuk mundesh me bashkëpunuar gjatë me ta. Mirë ke bërë që je larguar më kohë pa u lagur më shumë. Këta nuk janë njerëz të kategorisë tënde. Janë niveli më i ulët i shoqërisë sonë dhe tharmi më i keq i politikës. Si të tillë çfarë janë të gjitha shpresat i mbajnë tek Albin Kurti për të mbijetuar në politikë. Janë mashtrues dhe hileqarë të mëdhenjë”, e përfundon rrëfimin analisti i njohur politik që jeton dhe vepron në kryeqytetin e Kosovës.

 

Njerëzit e drejt dhe të pafajshëm i shpëton Zoti nga çdo rrezik, kurse mëkatarët ngado që shkojnë i ndëshkon, madje edhe duke fjetur në gjumë! Hileqarët dhe mëkatërët i zëntë mallkimi i popullit që e mashtruan pamëshirshëm vite më radhë dhe në vijimësi deri në ditët e sotme.

Mediat: Irani përdori ndaj Izraelit raketat Hypersonic dhe Kheibar

Irani përdori raketa hipersonike dhe Kheibar në operacionin e tij kundër Izraelit, të quajtur “Premtimi i vërtetë”.

“Sulmet me raketa dhe dronë iranianë kundër Izraelit, si hakmarrje ndaj sulmit izraelit ndaj konsullatës iraniane në Damask, janë një operacion i kombinuar dhe i vazhdueshëm, i cili do të përdorë lloje të ndryshme raketash”, tha një burim pranë Këshillit të Lartë të Iranit, raporton Nournews.

“Kur dronët iranianë të arrijnë në Izrael, pjesa kryesore e operacionit do të fillojë”, shtoi burimi.

Ndërkohë, zyrtarët izraelitë i thanë New York Times se dronët dhe raketat iraniane po synojnë Lartësitë Golan dhe bazat ajrore në Negev në jug të Izraelit.

Pak minuta pas nisjes së sulmit, avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë kanë rrëzuar disa dronë iranianë të drejtuar për në Izrael mbi zonën kufitare midis Irakut dhe Sirisë. Këtë e raportoi kanali televiziv izraelit Channel 12, pa cituar burime.bw


Send this to a friend