VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

MESAZHI FILOZOFIK NË ROMANIN E MUHARREM KURTIT ”JETA E RRËNOJAVE” – Vështrim libri nga TAHIR BEZHANI

By | July 19, 2019

Komentet

ZAMBAK I BARDHË NË GUR – Tekst poetik nga GJOK BECI

Larte ne bjeshket e Mirdites
ka hedh rrenje nje gure i kuq,
ketu,thone fjalet e legjendes,
u ndez rrepte lufta me turq.

Shkuan shekuj,shkuan vite
ne llogore rriten mur,
ndaj lulezon e kurre nuk vyshket
nje zambak i bardhe ne gure…

O zambak i bukur’o
pse po qet petale?
Do flladis une trimat’o
qe kan ra ne male.

O zambak i gurit’o
pse sheh ne bjeshkenaja,
Kujtoj partizanet’o
shqipe mbi keto maja!

Permbi kreshtat e Mirdites
guri i kuq rrufet i djeg,
ketu lindi biri i shqipes
edhe plumbit,plumb i jep.

Shkojne shekuj,shkojne vite
ne nje gje se harrojme kurre;
pse lulezon e kurre nuk vyshket
nje zambak i bardhe ne gure.

 

TROKITJET – Poezi nga GJOKË BECI

 

Trokita në veten time dhe prita pak
u hap një derë me lulepëlqimet e mia
gjurmet e vocrra morë ndonjë pikë gjak ,
Ishte fëmijëria.

Trokita në hapat e fillesës dhe prita
u shfaq rruga e panjohur dhe molla ,
një oborr , një top lecke , abetarja dhe frika –
ishte shkolla .

u hap një kuti me rrjetë në mes për votime
nuk dija ku banonin bindje e pendesë
trokisja në të vocrrën jetën time –
ishte viti dyzetepesë …

trokita nëpër veten time si nëpër errësirë
jashtë ishin ujëvarat dhe hëna
prej larg më shihte ndonjë ëmbëlsirë –
pranë më rrinte nëna.

po më përcillte te autobuzi i largët ,
mua te shkolla e re më rrinte mendja ,
frenoi diku autobuzi në çåkllën e lagur
dhe m’u tremb ëndrra.

trokita derën e panjohur në magazinë
për herë të parë në jetë pashë stof polak ,
nëna kishte qethur delet në lëndinë ,
më kish veshur me shajak.

dikur “trokit e zgjo ” – do thothte Kadareja
unë mësova më shumë të trokas ,
m’u hapën dyer me libra të reja
dhe poezisë i dhash bast …

trokita thellë në veten time
u shfaq jeta – një bukuroshe rinore,
më thirri si t’ kishte zë bubullime
më mori shumë larg përdore…

ecim bashkë , ende jemi bashkudhëtarë
ajo rend e unë rend pas saj ,
trokita në sy të kaltër e u shfaqën ziliqarë ,
trokita në stinë e s’u shfaq vetëm maj …

trokita në gur të kuq u hap një zambak i bardhë
e hodha me rrëmbim në krahët e erës
ngarenda për Tiranë si një i lumtur i marrë
zambakun e Mirditës ia fala Vaçe Zelës.

trokita në sy të kaltër,u shfaq deti
preka dy buzë dhe u shfaq lulkuqja
eh , sa larg ishin burimi dhe etja
ndoshta më larg se zbulimi dhe zhdukja …

trokita gjithë dyertë që më presin mua
u hapën ëmbël si buzëqeshja
kur trokas kujtimin e Lizës që u shua
derën e hap heshtja.

 

Në çdo zemër njëherë troket – Tekst poetik nga GJOK BECI

S’je bozhur,as lëndinë, dashuri
Ti je poezi e artë, ti je poezi.
Mund të flasë shpesh për ty, një poet
Në çdo zemër ti, një herë troket.
Mbi një plis të blertë jeton,
Ti një botë të tërë dhuron,
Bën të ecin bashkë dy vetë,
Plot një jetë.
(Refreni)
Ti na fal detin,që edhe dallgët ja duam.
Laureshat këngën mësuan,nga buzët e tua
Dhe malet,që fusha i largon.
Dashuria, i afron.
Aspak jo mes njerëzve mos mungo,
Se moshën e lules na dhuron ti.
Ka kjo jetë në çdo brez, dashuri
Tek një zemër rri,pa faj
Jo,jo ska çudi
Mund të flasë shpesh për ty, një poet
Në çdo zemër ti,veç një herë troket.
Mbi një mal të lartë vallëzon,
Mbi një fushë të gjërë vrapon.
Lulja udhën hap për ty,dashuri
(Refreni)
Ti na fal detin,që edhe dallgët ja duam.
Laureshat këngën mësuan,nga buzët e tua
Dhe malet,që fusha i largon.
Dashuria, i afron.
Ti na fal detin,që edhe dallgët ja duam.
Laureshat këngën mësuan,nga buzët e tua
Aspak jo mes njerëzve mos mungo,
Se moshën e lules na dhuron ti.
Dashuriiiiiiiii

Rrjedh në këngë e ligjërime – Tekst poetik nga GJOK BECI

E kush mund t’i harrojë këto vargje të këngës të kënduar nga legjendarja Vaçe Zela “Rrjedh në këngë e ligjërime”:

E i fortë po shndrit ai diell
dhe burimi këngës lugjeve i përcjell.
E i fortë po ngroh ky diell
edhe trimat nëpër mend mi sjell,
mi përkëdhel.

Nga ky diell i kohës sime
shndrisin shekujt në agime
dhe naganti i shqiptarit zjarr flakëron!

Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
Moj fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!

E i fortë po bien ai terr
dhe lahuta tingujt mi çon larg,
i përcjell.
E i forte po bjen ai terr,
partizanët nëpër mend mi sjell,
po mi sjell.

Nga ky zë i tokës sime
flasin shekujt me gjëmime,
edhe krisma e shqiptarit rrjedh
brez më brez.

Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
Moj fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!

 

PSE POETËT SHUHEN VRIK Millosh Gjergj Nikollës – Poezi nga GJOK BECI (1939-2014)

Perjetojnë dhe brengat e tua
që të tjerët nuk i njohën
përkthejnë dhe heshtjen e nënës
janë krushqit e enigmës në buzët naive,
syri i poetëve pjek qershitë dhe kulaçin
që syri ynë ngjethet kur i prek.
Prekin edhe ato plagë torturonjëse
që ne të tjerët s’i ndiejmë,
lajmojnë edhe ato luftëra
që ne s’i parashikojmë dot
për shkak të mjerimit mendor
për shkak të mosdashjes së dikujt.
Me ballin e mrrylur largohen poetët
Dhe për këtë shkak shuhen vrik.

Tashmë janë pak e më pak
ata që ende nuk e dinë
se poetët lezojnë më shumë se një jetë
brenda në ditën tonë të vockël,
pergjaken tek ringrenë themele triumfesh
e na thonë pse i kishin brejtur minjtë.
Poetët janë më të përgjakur se vetë heronjtë.
Jemi bukurisht pak e më pak
ne që ende nuk e kuptojmë
pse asnjë anije kozmike nuk mbërriti
ku nuk pati bujtur fantazija e poetëve,
sepse ata janë kryefjala e amshuar e tingullit.
Dhe mbikryefjalë e vetë njeriut,
metaforë e mrrylur largohen të pakryer
edhe për këtë shkak, mbase shuhen vrik.

 

PLIS NË LUVËR – Tekst poetik nga GJOK BECI

Mrike Trumshi, nder kengetaret me te fuqishme epike te Trojeve Shqiptare me PLIS ne LUVER, me tekst te Gjok Becit dhe muzike te Edmond Zhulalit:

Ne muze te Luvrit , ne mes te Parisit
Nje vend nderi , m`i paskan lan plisit
Po me buzeqesh plisi i shqiptarit
Sikur bora e kreshtes se malit

Rruge e gjate, o prej Ilirie
E ky lot i maleve , sa m`i paska hije
Me nje plis, o te bardhe mbi vetull
O vjen shqiptari , shekull me shekull

Refreni
Jam shtegtar i kohes re
Kam dhan fjale per qiell e dhe
Sa t`ket jete kjo han` ner yje
Do ta mbaj ket plis mbi krye

Plisi i shqiptarit sot del nga kjo salle
Kesule e qeleshe m`i kujton me mall
Nga Tomorri i blerte , n`at Korab me bore
Krenarine e gjakut ngjatjeton kjo dore

Bukurive te dheut synin jau kam fale
Shpirti i njeriut sot e neser gjalle
Permbi plis po lej nje tingellim shqiptari
Tungjatjeta Luver , o muze prej ari

TORTA – Tregim nga Guy de Maupassant – Përktheu Kristal Kotonika

Të themi se ajo quhej zonja Anserre, sepse nuk u zbulua asnjëherë emri i saj. Ajo ishte një nga ato yjet parisiene që lenë gjurmë, si gjurma e zjarrit. Shkruante poezi dhe novela, kishte zemër poete dhe ishte një bukuri të mrekullueshme. Në pritjet që shpesh organizonte, ftonte pak njerëz; vetëm persona të pozitave të larta nga ata që përgjithësisht mbartnin përcaktime të zanafillës për diçka të njohur, që kishin fituar një
titull kushtetues, një titull të vërtetë intelektuali. Të paktën kështu vlerësoheshin të ftuarit e saj.
I shoqi përfaqësonte anën e errët të satelitit. Të jesh burri i një ylli si ajo, nuk është një gjë fort e këndshme. Por ai kishte mendimin e tij: të krijonte një shtet brenda shtetit. Zotëronte meritat e veta personale, natyrisht merita të një shkalle sekondare, ishte e vërtetë, por në fund të fundit, në këtë mënyrë, në ditët në të cilat gruaja ftonte në pritje edhe ai ftonte e priste të tijtë. Kishte dhe ai të ftuarit e tij specialë që i vlerësonte, i dëgjonte dhe tregonte për ta më shumë vëmendje se sa për të shoqen e tij brilante.
Ai i ishte kushtuar agrikulturës, dhe bënte pjesë në Kabinetin e Bujqësisë. Të ngjashme me këtë janë kabinetet e gjeneralëve, në të cilat çfarë lind, jeton e vdes në zyrat e Ministrisë së Luftës.
Po të tjera veç tyre, a ka? Janë kabinetet e marinarëve në Ministrinë e Marinës, kabinetet e kolonizatorëve etj. etj. Ai prandaj kishte studiuar agronomi, por kish studiuar në një mënyrë të thellë, në raport me shkenca të tjera, me ekonominë politike e me artet e bukura. Fjala “arte të bukura”, tanimë përdorej në shumë fusha, prandaj mund të arrije të përcaktoje si “vepra arti” edhe ura të frikshme të hekurudhave. Në fund të fundit, ai kishte arritur deri aty sa për të thoshin : “Është njeri i madh”. Atë e citonin në Revistat Teknike; sipas gruas së tij ai kishte arritur të emërohej anëtar i një komisioni pranë Ministrisë së Bujqësisë.
Kjo aureolë modeste atij i mjaftonte. Me pretekstin e mos bërjes së shumë shpenzimeve, ai i ftonte miqtë e vet në shtëpi në të njëjtën ditë që i ftonte dhe gruaja miqtë e saj. Në këtë mënyrë miqtë përziheshin, por në
fakt formonin dy grupe. Zonja, me eskortën e saj prej artistësh, akademikësh e ministrash, vendosej në një lloj galerie një si tunel të mobiluar e zbukuruar sipas stilit perandorak që njihej si Akademia. I shoqi tërhiqej zakonisht me agronomët e vet, në një dhomë të vogël që shërbente për të pirë duhan dhe që Zonja Anserre, e quante me ironi, “salloni i agronomëve”.
Të dy ambientet ishin t ë ndara nga njëri tjetri. I shoqi ndërkohë, pa xhelozi, herë pas here shkonte në sallonin e Akademisë dhe shtrëngonte përzemërsisht duart me ta, por Akademia e përbuzte jashtë mase sallonin e agronomëve dhe ishte shumë e rallë që një parim shkencor, ndonjë ide, apo diçka tjetër të diskutohej me agronomët.
Të ftuarit e të dy palëve e kalonin aty pa ndonjë shpenzim të madh: një çaj i shoqëruar me një copë tortë. Kjo ishte gjithçka.
I shoqi, kohë më parë porosiste dy torta, një për Akademinë e tjetra për agronomët, por zonja e shtëpisë, me të drejtë pati bërë vërejtje për këtë gjë, sepse nga një mënyrë veprimi e tillë do të krijohej përshtypja e qenies së dy palë të ftuarve apo të dy ndarjeve. I shoqi nuk e kishte kundërshtuar dhe kështu filloi të merrej vetëm një tortë. Kjo tortë, për kujdesin e Zonjës së shtëpisë, sillej në fillim tek Akademia dhe më pas dërgohej në sallën e bujqësisë.
Torta, shumë shpejt u bë për akademikët një objekt i vrojtimit kureshtar.
Zonja Anserre nuk e priste kurrë vetë tortën për ta ndarë. Kjo barrë i takonte të shoqit ose një personi tjetër të shquar nga të ftuarit. Kjo detyrë e veçantë që konsiderohej si një nder i madh dhe i preferuar, për të ftuarin zgjaste për një kohë shumë a pak të gjatë, nganjëherë deri në tre muaj dhe rrallë më shumë e konsiderohej si një privilegj i “prerjes së tortës”. I ftuari i preferuar për të prerë tortën ngjante si të ishte një i mbivlerësuar ndër të tjerët, si të ish superior ose më mirë një zëvendës sundues i veçantë. Prestari mbisundues, fliste me zë të lartë e me një ton komandimi të spikatur, madje të gjitha favoret e zonjës së shtëpisë i takonin atij, të gjitha. Cilido prej tyre, gjatë “mbretërimit” të shkurtër si prerës i tortës, demonstronte për bashkëshortin e zonjës një konsideratë të madhe deri në rënien e ziles kur thika do t’i jepej një tjetri dhe tanimë konfondohej rishtazi ajo marrëzia e admiruesve të “bukuroshes, zonjës Anserre”.
Por kjo do të vazhdonte për një kohë, sepse kometat nuk shkëlqejnë gjatë e përngaherë me dritën e tyre, vjen një moment që shuhen. Gjithçka në botë plaket. Filloi të flitej se zelli e dëshira për të fituar të drejtën e prerjes së tortës, pak nga pak po dobësohej. Ndonjëherë dukej sikur ishin të lëkundur për ta pranuar detyrën dhe kjo vihej re se sa pa qejf e merrnin pjatancën e tortës për ta ndarë. Kjo detyrë, një herë e një kohë shumë për të pasur zili, u bë pak e kërkuar. Zonja Anserre bënte gjithçka, ishte tepër dorë lëshuar e mundohej që t’u shërbente e të tregohej e mirësjellë. Eh! Tortën nuk e ndanin më me qejf. Të ftuarit e rinj ngjanin si refuzues. ’Të favorizuarit veteranë” rishfaqeshin si parimorë të rënë nga froni, që për një kohë kishin pasur fuqinë. Ata më të zgjedhurit, elitët, e bënin rrallë, shumë rrallë këtë detyrë. Gati për rreth një muaj tortën e ndau vetë zoti Anserre. Më pas kish pamjen e një qeni të lodhur dhe një mbrëmje u shfaq vetë zonja Anserre, e bukura Anserre, që të ndante vetë ajo ëmbëlsirën e përgatitur.
Por kjo gjë me sa dukej i shkaktonte mërzi dhe ditën e më pasme të dhënies së pritjes për të ftuarit, ajo iu lut shumë njërit prej të ftuarve, por ai nuk pranoi. Kjo shenjë simbolike tashmë ishte shenjë e dukshme, prerja e tortës nuk ishte më asgjë dhe gjithë privilegjet e këtij favori që më parë kishin dhënë gjithnjë mbarësi, tas hmë të kallnin frikën. Porsa paraqitej torta, akademikët vraponin me ngut e në rrëmujë për në sallonin e bujqësisë për t’u vënë në mbrojtje të të shoqit që vazhdimisht qeshte. Dhe kur zonja Anserre, e shqetësuar paraqitej tek porta me tortën në një dorë e me thikën në tjetrën, gati që të gjithë rreshtoheshin përqark të shoqit si për të kërkuar përkrahje.
Kaluan vite. Nuk kishte më asnjë që të priste tortën, ndonëse, për efekt të zakonit të vjetër të rrënjosur thellë, ata që vinin si të ftuar e quanin të dashur “zonjën e bukur Anserre” por, kur ajo kërkonte me sy një të devotshëm që të merrte thikën, për rreth saj vihej re e njëjta lëvizje, një ikje e përgjithshme e zhdërvjellët, plot manovrime e me gjithfarë mënyrash për të evituar ofertën që qëndronte në maj ë të buzëve të saj.
Dhe ja, një mbrëmje në pritje u paraqit një i ri, i pa djallëzuar e që nuk dinte asgjë. Nuk e njihte misterin e tortës. Kur ajo u shfaq dhe kur të gjithë ishin zhdukur, atëherë zonja Anserre mori ndër duar për të servirur pjatën me ëmbëlsirën, iu drejtua atij, i cili qëndroi pranë saj krejt i qetë.
Ajo besonte se edhe ai e dinte, i qeshi dhe me një zë të ngashëryer:
-Dëshironi,- i tha,-i dashur zotëri, dëshironi të jeni shumë i mirësjellje dhe të prisni këtë tortë?
Ai u ngut, hoqi do rezat, i lumtur e i nderuar.
-Po, sigurisht zonjë, me shumë kënaqësi.
Ndërkohë, në qoshet e galerisë dhe në portën e hapur të sallonit të bujqësisë, grumbuj të ftuarish me fytyra të habitura, vrojtonin. Mandej, kur panë se i riu i porsa ardhur nuk hezitoi të ndante tortën, u afruan përsëri. Një poet i vjetër, hokatar, e përgëzoi duke i rënë në shpatull.
-Të lumtë djalosh,- i pëshpëriti në vesh.
Djaloshi e pa me kërshëri. Vetë i shoqi i zonjës së shtëpisë dukej i habitur. Djaloshi nga ana e vet ishte fort i çuditur nga konsiderata që kishte fituar dhe nuk e kuptonte se ç’po ndodhte me xhentilencën e spikatur, mirësjelljen e dukshme dhe mënyrën e vlerësimit që i bëri e zonja e shtëpisë.
Megjithatë edhe ai e kuptoi. Në çfarë momenti, në çfarë rrethana e bëri këtë zbulim?
Kjo nuk dihej. Por mbrëmjen e më pastajme, kur u paraqit, kish një pamje prej të preokupuari, pothuajse të ndrojtur dhe vështronte rreth e qark vetes me shqetësim. Ora e çajit ra. Kamerieri u paraqit me pjatën ndër duar. Zonja Anserre, e qeshur, kapi pjatën dhe kërkoi me sy mikun e ri, por ky ishte larguar me shpejtësi e nuk gjendej në sallë. Atëherë ajo nisi ta kërkojë dhe e gjeti në fund te sallonit të agronomëve, me krahun e vet të vënë nën atë të të shoqit të zonjës së shtëpisë; ai konsultohej me zotin Anserre mbi metodat që përdoreshin për të luftuar filokserën.
-I dashur zotëri,-i tha ajo- do të dëshironit të ishit aq i sjellshëm për të prerë këtë tortë? Djaloshi i skuqur deri tek veshët, belbëzoi, e humbi toruan e nuk u mor vesh se ç’ tha.
Atëherë zoti Anserre, pati mëshirë për të e duke u kthyer nga e shoqja:
-E dashura ime, – i tha -, ti do të jesh me të vërtet xhentile në se nuk na shqetëson. Ne jemi duke folur për agrikulturën. Jepja shërbëtorit – Battistes – ta presë tortën tënde.
Që nga ajo ditë askush nuk e preu më tortën e zonjës Anserre.
Botuar në “ Zhil Blas” më 19 Janar 1882.

Aforizmi i ditës – 5 gusht 2020

Art enables us to find ourselves and lose ourselves at the same time.

Thomas Merton

Arti na mundëson të gjejmë veten dhe ta humbasim njëkohësisht.

Thomas Merton

Sonte je vetë poezia ime Poezi nga Agim Desku

SONTE JE VET POEZIA IME

Sonte kush më bëri dritë
këtë mbrëmje të vetmuar vargu
hëna erdhi për ty se ishe buzëqeshja e saj
në vargun tim më solli pak liri
pikturës sime si pejsazh më rri.

Sonte më zë ylli i mëngjesit zgjuar
me trëndafilat e kopshtit tënd
sa bukur kishin çelur kuq e zi.

Në botën tënde janë më ndryshe
si kënga e dashurisë sate,ku këndonim bashkë
kur emrin ma merr për gur e mur
të secilës fjalë që kalon nëpër syvargu
e muros fatin tim.

Heshtjen e sjell mbrëmjeve me hënë
dhe ndez vet zjarrin në mua.

Sonte lutëm më shumë se dje
flas edhe me këngën time
herë bëhëm i krisur për secilin varg
që e shkruaj sonte bashkë me miken
nën dritën e hënës me tinguj serenade.

Për një çast u bëmë lule trëndafil
që çelë shumë herë pranverave
aromë e përqafimit tënd a puthje zjarri
secila sjell pranverën e parë ,lulet e para

Si pejsazhe të pikturoja pikturën e juaj
ku më rri varur shpirtit e këngës sime
duke pritur hënën të vie tek vargu im.

Këtë natë vetëm me shi,eh kudo bie
në secilin sy më shumë më rri
nuk e di nëse rri më mirë tek unë apo të ti.

I pyesim fjalët që burim kanë zemrën
unë besoj më shumë në ty
se agimi është çdo herë këtu.

Nuk di kur ka shi a kur nuk ka
është ky lumi që kalon më pranë
më merr edhe mua në shoqërinë e tij
herë më mbyet në valët cunamiane
dhe më falë pak shpirt të më shoh mikja ime.

Sonte jam emri yt i shkruar
nëpër secilin varg si pasqyrë ëndrrash
kur fjalët janë të pakta e shoh nga lartë hënën
që rri me ty,ah,ti varg i ikur largësive
një botë më ndryshe largë apo afër meje.

Se emri im je sonte
pak zjarr kam për të dhënë
edhe pak dashuri që ia mora hënës
në dritën e diellit fjeta,u zgjova si princi yt.

Sa afër më rri shpirtit
aty ku vetëm hyjnitë hyjnë
askush nuk vdes nga dashuria
pranverat falin vetëm lule me aromë jete
në ty gjeta vargun tim
Të dytë u bëmë pikturë
u varum në murin e secilit shpirt.

Sa e dua tani botën
ti nuk je më as ëndërr
vargu im që e shkruaj
për çdo ditë ngapak.
Eh, sonte jemi i vetmi varg
me vite i kërkuar.

Sonte je vet poezia ime Erna
AGIM DESKU

TONIGHT YOU ARE MY POETRY MYSELF

Tonight who made me light
this lonely verse evening
the moon came to you because you were her smile
in my verse brought me a little freedom
my painting as a landscape hangs me.

Tonight the waking morning star catches me
with the roses of your garden
how beautifully they had blossomed red and black.

In your world they are different
like the song of your love, where we sang together
when he takes my name for stone and wall
of each word passing through the syvargu
e muros my fate.

Silence brings evening with the moon
and kindles the fire in me.

Tonight we prayed more than yesterday
I also talk to my song
times we became crazy about each verse
that I write tonight with my friend
under the moonlight with serenade sounds.

For a moment we became pink flowers
which blooms many times in the spring
the scent of your embrace or the kiss of fire
each brings the first spring, the first flowers

As landscapes to paint your painting
where I hang on to the soul of my song
waiting for the moon to come to my verse.

Tonight just rainy, eh everywhere it falls
in each eye more hangs me
I do not know if it stays better with me or you.

We ask the words that source the heart
i believe more in you
that dawn is every time here.

I do not know when it rains or when it does not
it is this river that passes closer
takes me in his company too
times it drowns me in the tsunami waves
and forgive me a little soul to see me my friend.

Tonight I am your written name
through each verse like a mirror of dreams
when words are few I see from above the moon
that stays with you, ah, you string fled away
a different world far or near me.

If my name is tonight
little fire I have to give
even a little love I took from the moon
in the sunlight I slept, I awoke like your prince.

How close it stays to my soul
where only deities enter
no one dies from love
springs forgive only life-giving flowers
in you I found my verse
We both became painting
hung on the wall of every soul.

How much I love the world now
you are no longer even a dream
my verse I write
for each day a little.
Eh, tonight we are the only string
for years wanted.

Tonight is my own poetry Erna

Translated by
MARJETA SHATRO RRAPAJ

KU ISHE ZOTI IM

Kur pranverave të mia i bëheshin acar
Dhe nuk e dija cili jam e a jam shqiptar
Ku ishe zoti im ditën e masakrimit tim
Në Reçak,Mejë ,Izbicë,Krushë ,Rogovë

Njëjtë më mendoje të lutem këmbëkryq
T’i falëm plumbave që më bënë hi zjarri
Për dashuri s’më pyete së çfarë dashuroj
Më shumë miken kur për atdhe sakrifikoj

S’kam për t’u ndalur në mëkatin tënd
Pse krijove demonë e perandorë të njëjtë
Petk njeriu ju veshe tradhëtarëve t’kombit
Sot për të satën herë i huaj më duket jam

Kam shumë për t’i thënë mëkatit tënd
Pesë shekuj nuk më njohe për njeri
Nuk më le të kisha veç një Shqipni
Sikur linda më vonë së sëcila hyjni.

26 korrik 2020 @gim DESKU

WHERE WAS MY LORD

When my springs got frosty
And I didn’t know who I am or whether I am Albanian
Where were you my lord on the day of my massacre
In Recak, Meja, Izbica, Krusha, Rogova

The same thought of me praying cross-legged
Forgive the bullets that made me fire ash
For love do not ask me what I love
More friend when I sacrifice for the homeland

I will not dwell on your sin
Why did you create the same demons and emperors
The man clothed the traitors of the nation
Today, for the seventh time, it seems to me that I am a foreigner

I have much to say about your sin
You haven’t known me for five centuries
Let me have only one Albanian
As if I was born later of which deity.

Translated by
MARJETA SHATRO RRAPAJ

QERPIKËT T’U BËNË MUZE

S’ke faj që ike në legjendat e dragojve
Koha për t’u bë mbretëreshë shqipesh
Mbeti në qerpikun tënd Ajkunë
Sërish duhet të rikthehesh n’dyluftim

Në muze mbete ti e dashuria prekaziane
Besova së do t’i rezistoj sëcilës Saharë
Edhe akullnajave të Antartikut
S’ka thellësi Titaniku që të mbanë

Asnjë natë s’kanë bërë gjumë piktorët
T’ia marrin ngjyrat më të bukura ylberit
Duan në çerpikët tuaj ta shohin veten
T’i njohin më mirë dashuritë venedikiane

Vdekja nuk të takon ty Ajkunë as Ernes
Kam më e mbajtë fjalën për më ju urue
Më fluturue me pulëbardhat e agimeve
T’bëj be më askë fjalë s’kam me ndërrue.

1 gusht 2020 @gim DESKU

EYELASHES MAKE YOU A MUSEUM

It’s not your fault that you run away from the legends of dragons
Time to become the queen of Albanians
Remained in your eyelash Ajkuna
You have to get back into the fight again

You and Prekazian love remain in the museum
I believed I would resist any Sahara
Even the glaciers of Antarctica
The Titanic has no depth to hold

The painters have not slept a single night
Take the most beautiful colors of the rainbow
They want to see themselves in your lashes
Get to know Venetian loves better

Death does not belong to you Ajkuna or Ernes
I kept my word to congratulate you
Fly me with the dawn seagulls
I swear no more words I can not change.

Translated by
MARJETA SHATRO RRAPAJ

LOTIN TA MORA VETËM SONTE

Lotin ta mora vetëm këtë natë
Nuk do ta kthej kurrë ma
Për asnjë çmim,për asnjë fjalë
Ai më përkëtë vetëm mua.

Dua të shndërrohem në varg loti
Tërë jetën do flas me shiun
Të ia marr ca pika e të bëhem det kujtimi
Me syrin tënd të shoh si krijohet ylberi.

Eh,a më lëndohet shpirti sonte.

Jo, nuk e dua lotin,do ta ruaj kujtim
Mbi të ,të thuri vargun e shpirtit të bardhë
Që ju fale pëllumbave e mua më lë me engjëjt
E me pika shiu,me ngjyra ylberi.

Eh, sikur të kisha edhe pak aromë lulesh
As detit nuk do ja kisha frikën e asnjë djalli.

Sonte ta mora dhimbjen,Ty e luleve
Yjeve ju hedhi vargjet e mia
Ti ushqej me shpirtin tim për ikjen tënde.

Diku në ozon më rri e pret lutje vargu
Uratën e engjëve e ke shpirtit tim
Ku më vite fle si pulëbardhë deti
Në të vetmin jastek si një emër ëndrre.

Si një uratë nëne ,si fjalë e vargut tënd
Si buzëqeshje ylberi ,si këngë malli
Si zjarr që ma djegë herë vargun e herë fjalën
Të fshehur Kalasë se shpiti tim të rujtur për lotit tim.

Rrugëve të Tiranës si vizatoja pejsazhe piktoresh
I vëja në hartën e Shqipërisë ,në secilën lule merrja
Pak aromë si rrugë e vetme shpirti.

Nuk u grinda kot me emrin tim as me fjalën
Kur ma fale në natën pa hënë, ku vetëm ti shkëlqeje
Pa qiri e pa asnjë dritë mbeta i vetmi kalorës
Si një i vërbër ku nuk e dija drejtimin tim të ri.

Cilën kisha rrugë, e cilin përqafim malli
Mbeta ujvarë lumi të derdhem në thellësi deti
Në një det të krisur kujtimesh e ëndrra të bukura.

I humbur mbeta edhe pas kësaj nate të heshtur
Nuk dija a jam njeri nate,a natë e njeriut rebel.

Ku çdo ditë e thërras bukurinë tënde
Sytë e tu ngjyrë blu e bishtalecat ti merr era
Si më rrijnë mbi supin tim,mbi ëndrrën time.

Sa largë shkova sonte më dukej ozonin takova
Përtë marrë një uratë nga zotna e tu
A leje qëndrimi në kopshtin plot trëndafila
Të marrë edhe një këngë fushe dhe një puthje gushe.

Nga ti e fshehur diku në tokë a det nuk të gjej
Sonte cili mund të shndërrohet në muze shpirti
Unë udhëtari i kërkimit të fjalëve të bukura
Apo ti fluturake e shpejtësive atomike.

Si nuk e di ndaljen e zmrave që të kërkojnë çdo mbrëmje
Një kafe si dhuratë e porosita për nderin tënd
Një gotë verë e mbusha me plot helm Evrope
Si një i krisur të pi e të dehem secilës rrugë lulesh.

Do jem tek secila ferrë ti skuqi edhe damarët e gjakut
Ti rrihja me shkop gome të bëhem vetëm njëherë polic
Ta dënoj vetën e shpirtin ,ta mallkoj pse u ktheva nga ai cunam.

Pse nuk luftova me secilën krijesë egërsirash e hiena
Që ma mbajnë të ndryem shpirtin tënd pa asnjë vrimë syri
Eh,si të burgosur në gjeth trëndafilash e fuqi zemre.
AGIM DESKU
PS.Nga ,Antologjia e vargut agimjan-

I TOOK THE TEAR ONLY TONIGHT

I only got the tear tonight
I will never return it
For no price, for no words
He belongs only to me.

I want to turn into a teardrop
All my life I will talk to the rain
To take a few drops and become a sea of ​​memory
With your own eye I see how the rainbow is created.

Eh, does my soul hurt tonight.

No, I do not love tears, I will keep the memory
On it, weave the string of white spirit
Forgive me the doves and leave me with the angels
And with raindrops, with rainbow colors.

Eh, if only I had a little more floral scent
Nor would I be afraid of the sea of ​​any devil.

Tonight I took the pain, You of the flowers
The stars threw you my verses
You feed on my soul for your escape.

Somewhere in the ozone the verse is waiting for me
You have the bridge of angels to my soul
Where for years he sleeps like a sea seagull
In the only pillows as a dream name.

Like a mother blessing, like the word of your verse
Like a rainbow smile, like a longing song
Like a fire that burns my verse and my word
Hidden Castle that my house guarded for my tears.

The streets of Tirana as I painted landscapes of painters
I put them on the map of Albania, I took them in each flower
A little fragrance as the only path of the soul.

I did not quarrel in vain with my name or with the word
When you forgive me in the night without the moon, where only you shine
Without a candle and without any light I remained the only knight
As a blind man where I did not know my new direction.

Which road I had, which we embrace longing
I remained a river waterfall to pour into the depths of the sea
In a cracked sea of ​​beautiful memories and dreams.

Lost I remained even after this silent night
I did not know if I was a night man or a rebellious night man.

Where every day I call your beauty
Your blue eyes and braids smell
How they rest on my shoulder, on my dream.

How far I went tonight seemed to me ozone I met
To receive a blessing from your lord
A residence permit in the garden full of roses
Also get a field song and a throat kiss.

From you hidden somewhere on land or sea I do not find you
Tonight which can be turned into a soul museum
I traveler searching for beautiful words
Or you flying atomic velocities.

How I do not know the stop of the hearts to seek every evening
I ordered a coffee as a gift in your honor
I filled a glass of wine full of European poison
Like a cracker to drink and get drunk on every flower path.

I will be at every thorn to redden the blood vessels
You beat me with a rubber truncheon to become a policeman only once
To condemn myself and my soul, to curse him for coming back from that tsunami.

Why did not I fight with every creature of beasts and hyenas
That keep me changing your soul without any eye holes
Eh, like prisoners in rose petals and heart power.

Translated by
MARJETA SHATRO RRAPAJ

BIOGRAFIA

Agim DESKU u lind më, 25 gusht 1957 në Siqevë KK Klinë, shkollimin fillor e kreu në Ticë, KK, Skënderaj, (klasën e parë fillore), pastaj në Ujmirë, gjimnazin në Klinë, ShLP Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Gjakovë. Ka botuar deri tani këto vëllime poetike-
Krijimtaria dhe çmimet letrare:
1-Pëshpëritje drite (Poezi për të rritur,1995, Shkëndija –Pejë.
2-Kënga e Pranverës, Drini graf-Klinë,1996
3- Në cilin varg mbes (Poezi për të rritur), Dukagjini-Pejë , 2007.
4–Dua të pi verë …2011, Vllamasi –Tiranë,2011..(që është promovuar në Dajt, Tiranë , Ministria e Kulturës, në Durrës, në lokalin -Shi dhe lot –nga Pegasi në Tiranë,( është promovuar nga Kongresi i Rrjetit të gruas shqiptare më 24 nëntor 2012 në Vlorë )dhe në Pejë, në kuadër të kulturës Pejane,…..
5-Vargje mbi lot-(Dedikohet dhimbjes dhe plagës së ndarë në dysh atdheu)
6-Monografi per mësuesin Tahir Abazin Berisha,2015
7-Këngë Ilirshte-2015
8-Rrëfej Diellit, Athinë 2015 (përkthyer në gjuhën greke)
9-Heshtjet vrasin, 2016 “Meshari”, Prishtinë
10- Anatemë e pathënë ,2017
11-‘”Universi Poetik”2017
12-,, FISHTIANE’’ 2018 Prishtinë

Çmimet letrare

2011 Çmimi i parë në poezi, nga Konkursi letrar ,,Të rinjtë e Çamërisë”,
Viti 2012 çmimi i parë prapë në poezi nga ,,Të Rinjtë e Çamërisë ,POET NDERI
Viti 2011 çmimi i tretë Flaka e Janarit Gjilan
Viti 2012 Përsonalitet i vitit 2012 Vlorë, nga Kongresi i Rrjetit te gruas shqiptare
Viti 2014, çmimi i parë në poezi,Flaka e Janarit Gjilan
Viti 2014 çmimi i parë në konkursin letrar, Poezia del Poopuli, Milano, Itali.
Viti 2016 POET NDERI,nga Abeceja poetike,Sfilare,Shkup
Viti 2017 çmimi i parë, Bardi I, Esat Mekuli.
Viti 2017 çmimi i parë në poezi nga Konkursi i Bibliotekës se qytetit në Ferizaj
Viti 2017 çmimi i parë –Sofra poetike,,Ymer Elshani’’Drenas.
Viti 2017 – Ambasadori i poezisë në botë

-Dante Maffia
Zotit. AGIM DESKU Jemi të nderuar t`ju komunikojmë se:
VELIERO Organizata Letërsi dhe Kinema, ka zgjedhur në mesin e veprave të tjera, veprën tuaj poetike “SONTE JAM EMRI YT”
Do të ishim të nderuar që t`ju kemi në mesin tonë më, 7 maj 2017 në Grand’Hotel BALESRIERI (Torre Melissa), në mënyrë që të prezantoni veprën tuaj dhe t`ju dorëzojmë çmimin e merituar.
Jemi mirënjohës nëse do të na nderonit me prezencën tuaj në event.
Përshëndetjet tona më të përzemërta.
PRESIDENTI Francesca Gallello

Viti 2019-Çmimi i parë Festivalit të Muzaës Poetike-Mat-2019
Viti 2020 Çmimi-URA E GURIT-Prizren 2020

BIOGRAPHY

Agim DESKU was born on August 25, 1957 in Siqevë, Municipality of Klina. Has published so far these poetic volumes-
Creativity and literary awards:
1-Whisper of light (Poems for adults, 1995, Shkëndija – Peja.
2-Spring Song, Drini graf-Klina, 1996
3- In which verse do I remain (Poetry for adults), Dukagjini-Peja, 2007.
4 – I want to drink wine … 2011, Vllamasi –Tirana, 2011 .. (which was promoted in Dajt, Tirana, Ministry of Culture, in Durrës, in the restaurant -Rain and tears – from Pegasi in Tirana, (is promoted by the Congress of the Albanian Women’s Network on November 24, 2012 in Vlora) and in Peja, within the Peja culture, …..
5-Verses on tears- (Dedicated to pain and wound divided in two homeland)
6-Monograph for teacher Tahir Abazin Berisha, 2015
7-Illyrian Songs-2015
8-Confess the Sun, Athens 2015 (translated into Greek)
9-Silence kills, 2016 “Meshari”, Prishtina
10- Unspoken Anathema, 2017
11 – ‘‘ Poetic Universe ’2017
12- ,, FISHTIANE ”2018 Prishtina

Literary awards

2011 First prize in poetry, from the literary competition “Youth of Chameria”,
Year 2012 first prize again in poetry by ,, Youth of Chameria, POET HONOR
Year 2011 third prize January flame Gjilan
Year 2012 Personality of the year 2012 Vlora, from the Albanian Women’s Network Congress
Year 2014, first prize in poetry, Flame of January Gjilan
2014 first prize in the literary competition, Poetry of people, Milan, Italy.
Year 2016 POET HONOR, from the Poetic Alphabet, Sfilare, Skopje
Year 2017 first prize, Bardi I, Esat Mekuli.
Year 2017 first prize in poetry from the Competition of the City Library in Ferizaj
Year 2017 first prize – Poetic table ,, Ymer Elshani’’Drenas.
Year 2017 – Ambassador of poetry in the world-Dante Maffia
AGIM DESKU We are honored to inform you that:
VELIERO Literature and Cinema Organization, has chosen among other works, your poetic work “TONIGHT I AM YOUR NAME”
We would be honored to have you among us on May 7, 2017 at the Grand’Hotel BALESRIERI (Torre Melissa), in order to present your work and deliver the deserved award.
We are grateful if you would honor us with your presence at the event.
Our most cordial greetings.
PRESIDENT Francesca Gallello
Year 2019-First Prize of the Poetry Museum Festival-Mat-2019
Year 2020 Price-STONE BRIDGE-Prizren 2020

 

Më 4 gusht 1859 lindi shkrimtari nobelist norvegjez Knut Hamsun

VOAL – Knut Pedersen lindi në 4 gusht 1859 në Lom, në luginën Gudbrandsdal në Norvegjinë qendrore, djali i katërt i rrobaqepësit modest Per dhe gruas së tij Tora Olsdatter Garmostraet. Vështirësitë ekonomike e shtynë tre vjet më vonë të transferohej me familjen e tij në veri të Norvegjisë, tek një i afërm që bleu një pronë të vogël në Hamsund. Këtu Knut i kalon vitet e fëmijërisë duke u lidhur me një dashuri të thellë për ato peizazhe të magjepsura, me heshtjen e asaj natyre shumëngjyrëshe dhe të ashpër, me delikatesën e asaj bote të përrallave.

Në moshën nëntë vjeç dhe gjithnjë për shkak të vështirësive ekonomike të familjes, Knut i besohet një xhaxhai të pasur që kujdeset për studimet e tij. Kur, në vitin 1873, mbaroi shkollën, ai filloi të endej nëpër Norvegji, duke u kënaqur me punët më të pabarabarta, nga nëpunësi tek pedagogu, nga këpucari deri tek shkarkuesi i portit dhe, kur të ketë mundësi, ai jep mësime private për fëmijët. Në të njëjtën kohë, ai kultivoi një varg letrar, i cili tashmë ishte manifestuar si fëmijë dhe, në vitin 1877, botoi botimin e tij të parë me titull “Historia e dashurisë enigmatike – Nordland”. Një vit më pas, gjatë botimit të poezisë “Një takim i ri” dhe tregimit “Bjorger”, një gabim i botuesit bën që mbiemri i tij të bëhet Hanmsun (ai në të vërtetë kishte nënshkruar Knut Pedersen Hamsund) dhe ai, më shumë i argëtuar se i mërzitur, vendos ta marrë Hamsun si emër krijues dhe kështu ai do të vazhdojë të nënshkruajë të gjitha veprat e tij.

Suksesi, megjithatë, nuk buzëqesh, dhe është i detyruar të vazhdojë të vazhdojë të kryejë punë krahu edhe kur ai lëviz në Amerikë në mënyrë të panevojshme. Më 1888 u largua nga Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në Danimarkë, në Kopenhagë, ku gjeti qetësi dhe përqendrim që i lejoi të vinte dorën te romani autobiografik “Fama”: dy vjet më vonë puna mbaroi dhe botoi, dhe për tridhjetë e një Knut Hamsun arriti sukses të madh duke arritur të pushtojë publikun me kundërshtimin mjeshtëror, me cinizmin e përparimit dhe civilizimit, të një lartësimi krenar të shpirtit dhe ndjenjës njerëzore. Dhe është pikërisht në këtë kontrast ajo natyra revolucionare dhe herë pas here anarkiste që dallon stilin e tij letrar dhe të jetesës. Më 1892 botoi “Misteri”, një vepër e zbukuruar me ndikimet e Niçes dhe, dy vjet më vonë, “Pan”, romanin e natyrës së egër, të padepërtueshme, fatale, të njohur në fëmijëri.

Më 1898 u martua me Bergljot Goepfert, një vajzë njëzet e pesë vjeçare, e ve, dhe botoi “Victoria”, një histori dashurie e trazuar jetoi tërësisht në emër të lëvizjeve të brendshme, pa asnjë lloj kushtëzimi nga bota e jashtme. Por marrëdhëniet me gruan e tij u përkeqësuan së shpejti, dhe Knut Hamsun rifilloi jetën e tij endacake, e nxitur nga nevoja për të gjetur konfirmimin e urisë së tij kurrë të shuar për idealizëm dhe poezi. Ai shkon në Suedi, Finlandë, Rusi, Lindjen e Mesme dhe më pas kthehet në Danimarkë për tu kthyer, me gruan e tij, në Hamsund, në 1900, te prindërit e tij. Dy vjet më vonë ai u kthye në jug të Norvegjisë dhe kompozoi një ode për nder të të madhit Bjornstjerne Biornson i cili ka qenë drita e tij udhëzuese qysh në rininë e tij dhe të cilin e donte dhe e do shumë. Më 1906 ai përfundoi martesën e tij të parë dhe, tre vjet më vonë, ai u martua me Maria Andersen.

Në këto vite pjekurie, lajtmotivi i prodhimtarisë së tij letrare bëhet kthimi në tokën e kuptuar si duke u distancuar nga materializmi i shoqërive të industrializuara evropiane dhe amerikane, tashmë pre e fesë së vetme të fitimit. Dhe, duke konfirmuar atë që pretendon në shkrimet e tij, në 1918 ai bleu një pronë në Kristiansand, ku ai u transferua me gruan e tij duke iu përkushtuar me pasion bujqësinë. Ndërkohë ai botoi, në 1917, “Zgjimi i tokës”, një kryevepër tjetër, e cila, tre vjet më vonë, do të ia vlente çmimin e ofmimit Nobel për Letërsinë.

Jeta e tij e gjatë, aq e fortë dhe me plot lavdi intelektuale dhe artistike, do të jetë në hije kur, me pushtimin nazist të Norvegjisë, Knut Hamsun do të tregojë simpati dhe vlerësim për Hitlerin. Pas luftës ai u trajtua si një matuf plak dhe u mbyll në një spital psikiatrik. U lirua në vitin 1948 për tu rikthyer në pasurinë e Kristiansand, ku vdiq katër vjet më vonë, më 19 shkurt 1952, në moshën 93 vjeç.

Për prodhimin e tij të lashtë letrar kujtojmë gjithashtu: “Redaktori Lunge”, nga 1893; “Tokë e re” e 1894; shfaqjet “Në pragun e mbretërisë”, të vitit 1895, “Lojë e jetës” të vitit 1896, “Sunset”, e vitit 1898, dhe dramat “Murgu Vendt”, i vitit 1892 dhe “Mbretëresha Tamara”, e vitit 1903; “Siesta” e 1897; përmbledhja e poezive “Kori i egër” dhe romani “Fanatika” e vitit 1904; “Gëzimi i fundit” i vitit 1912; trilogjia “Vagabondi” e vitit 1927, “Gushti”, e vitit 1930 dhe “Por jeta vazhdon”, e vitit 1933; “Për shtigjet ku rritet bari”, nga viti 1949./Elida Buçpapaj

SIMFONIA PUKJANE… – Nga LULZIM LOGU

 

 

Frrok Gjoni aktualisht është punonjës policie në Tropojë, por ka studjuar edhe për biologji dhe kimi, vite më parë.Unë e kam njohur si artist, një instrumentist i shkëlqyer, pjesë e ansamblit të mrekullueshëm pukjan të Ndue Shytit , ikonës së çiftelisë dhe jo vetëm. Vazhdon traditën me disa kolegë të tij, duke dashur ta ruajë si vlerë të shtrenjtë, si thesar të traditës krijimtarinë dhe mënyrën e rrallë të interpretimit.I angazhuar në Qendrën Kulturore “Dardania”, në projektet kulturore të saj, me mbështetjen e mjeshtrit Skender Doshlani, ai ndihet aq mirë, i përkrahur dhe i dashur si në qytetin e tij, në Pukë.

Së bashku, mbështetur edhe në përvojën e krijuar nga “Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “ Tropojë, me dashamirësi dhe respekt ka bashkëpunuar drejt një projekti ambicioz, të themelimit dhe rritjes së Shoqatës Kulturore “Kçira” fshat i Pukës nga kanë dalë dhjetra figura të rëndësishme të artit,kulturës,arsimit, por dhe nga shumë fusha të tjera si ekonomistë, juristë të shquar, prokurorë të republikës, kryetarë bashkie etj.

Puka sot më shumë se në çdo epokë tjetër është shndrruar në një destinacion të bukur turistik, për shkak të pozitës gjeografike dhe pasurive natyrore, të një relievi tërësisht alpin, por edhe për trashëgiminë e saj të shquar kulturore, nga traditat që vijnë të gjalla dhe aktive që nga ilirët e këtej.

Kçira ka luajtur rol të rëndësishëm gjithmonë në Pukë ndër 7 bajrakë, në luftë e kuvende dhe si një vend me pozitë gjeografike të favorshme dhe me njerëz të besës e burrnisë qysh në kohën e Gjergj Kastriotit dhe Lekë Dukagjinit, e cila ishte nën zotërimin e këtij të fundit.

Për fshatin Kçirë të Pukës , nëse kerkon në internet gjen një përshkrim të vitit 1916, kur fshati tërësisht katolik kishte tre kisha, 105 shtëpi e 800 frymë. Një pjesë e mirë e banorëve jetojnë duke punuar për punishten e reçelrave, mjaltit, pijeve, bimëve mjekësore, të cilat eksportohen deri në Vatikan.Familjet e  Kçirës mbjellin e mbledhin fruta e bimë me punë sezonale.Historia e Kçirës sipas studjuesve të zones daton që në vitin 1529, përshkruar kryesisht nga Profesor Xhemal Meshi, Mjeshtër i Madh.

Në kujtesën e komunitetit pukjan, debutuesit e pare të Ansamblit “Puka” si valltarët Avdulla Laçi,Demush Pema, Mehmet Rrapushi, Ram Selimi, Mark Maluta, instrumentisti virtuoz Ndue Shyti, Artist i popullit dhe Qytetar Nderi i Pukës, udhëheqësja artistike e këtij ansambli Sabrie Nushi, rapsodi popullor Frrok Haxhia, i nderuar me medaljen e artë në Festivalin Folklorik Moskë ,regjisori i talentuar Fran Vukaj, koreografi me pervoje Riza Hoxha, studiuesja e muzikës e folklorit prof. Yllka Selimi  përpunuan dhe ngritën në art, nëpërmjet artistëve të ketij ansambli, vlerat kulturore me të spikatura te artit popullor pukjan.

Orkestra me vegla popullore të krahinës, drejtuar nga Ndue Shyti, kishte në përbërjen e saj instrumentistë të shquar si Fran Zefi, Pjetër Nimani, Mark Shyti, besnik Haxhia, Sadri Lleshi, Gjovalin Ndreca etj, u bë e njohur brenda brenda dhe jashtë vendit për mjeshtërinë artistike të saj.

Bash në këtë rrugë, me synime të qarta të promovimit të këtyre vlerave kulturore, por duke u përqëndruar tek roli dhe kontributi i Kçirës si pikë referimi e zhvillimit kulturor dhe më gjërë, një grup artistësh dhe intelektualësh kanë formuar Shoqatën “Kçira” e cila ishte dhe mikpritëse e një grupi kulturor nga “Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve” Tropojë dhe Qendra Kulturore “Dardania”, me inisiativën e Frrok Gjonit, në Bar” Univers”.

Aty u bashkëdiskutuan alternativat e mundshme të funksionimit të organizmave mbështetës dhe promovues të traditave, të trashëgimisë së përbashkët kulturore të dy trevave, Pukës(përkatësisht Kçirës) dhe Tropojës, sensibilizimin e strukturave shtetërore, të shoqërisë civile dhe të individëve me reputacion, në mënyrë që kultura, kjo ambasadore universale, të lidhë dhe fuqizojë marrëdheniet kulturore dhe ti përfaqësojë ato në nivele më të larta brenda dhe jashtë vendit.

Kçira e 9 klerikëve të njohur patriotë, e vëllezërve Tonin e Simon Rrota, e muzeut të njohur historik, kufiri i ndarjes së bajraqeve, i lahutës dhe zamares, i Tringës së maleve ka çfarë të kontribojë në këtë takim.Këtë thanë në fjalën e tyre kryetari i Shoqatës “Kçira” dhe kryetari i “Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve” Tropojë,profesoret Ndokë Seferi dhe Hilë Boci, prokurori Arjan Ndoi, kryetari i Bashkisë Fushë Arrëz Frrok Tuci,Durim Seitaj nga Mallakastra, Lad Luka e plot të tjerë.

Spikatën dhe emocionuan të pranishmit orkestra popullore me çifteli , ku vëllezërit Gjergj e Sadri Lleshi gati të hipnotizonin me meloditë e tyre, ndërkohë që interpretimi me bilbil i Gjovalin Ndrecës na dhuroi çaste të mrekullueshme.Poeti dhe artisti i njohur Gjovalin Dushai interpretoi vargjet e tij të bukura, tashmë tekste kengësh të njohura kenduar nga këngëtarë të njohur nga Puka, Tropoja, Shkodra, Kosova etj.

Një takim i mirëseardhur dhe shumë miqësor, anipse në kushte të sigurisë shendetësore prej Covid 19, i cili vertet deshmon se artistët dhe njerëzit e kulturës, kudo që ndodhen mund dhe duhet të bashkëpunojnë në të mirë të zhvillimit dhe prosperitetit të saj, sidomos në kushtet e sotme kur sfida më e rëndësishme ka qënë dhe mbetet ruajtja dhe lançimi i vlerave të traditave tona të përbashkëta etnokulturore. Duke nisur që nga një vend, qoftë edhe fshat i vetëm si Kçira, që shërben si një model për tu admiruar…

 

Pukë, 30.07.2020

Letërkëmbimi – Camaj i shkruan Krujës: Kam ndêjë dy dit me Arshi Pipën i cili u nis drejt për Detroit

LETËR – KËMBIM KRUJA – CAMAJ

 

 

Romë, 18 /II/ 1958

 

Fort i dashuni Mustafë,

Tash mora letrën Tuej dhe po Iu përgjegjem menjiherë. Jam kenë marak si nuk Iu përgjegja deri tash letrës Suej. Posë punës rreth revistës që po na del për hundësh Prof. Koliqit dhe mue, unë pregadis dhe nji speçjalizim n’Universitet që do të mbarojë me mprojtjen e nji teze filologjike. Kryeneçsisht punoj prap mbi Buzukun. Drejtimi i studimeve mbi ket auktor që ndiqet prej Çabejt etj. nuk më mbushet mendja se âsht i drejtë. Interesimi i em tash për tash asht eskluzivisht mbi grafín. Tash po ju dërgoj dhe nji studim temin botue prej Bariqit që më pat drejtue në këto probleme. Po më tokon mirë që mos të humbi kohë sa të rrij tue pritë emigrimin për Amerikë, që do të shkojë pak gjatë për arsye t’operacjonit të Ninës, që tash asht mjaft mirë.

Gencit [1] i shkruej  rregullisht dhe prej të gjithë shokëve të mij që kam pasë deri në sod âsht mâ i dashtuni. Na kanë afrue disa momente në jetë dhe nji afinitet karakteri ndoshta. Qëllimi kryesor âsht të mbrrijë atje dhe të fillojmë ndoj aktivitet për sigurimin e jetës pse vjetët kalojnë.

Punën që më porositët do ta kryej sa mâ parë: nuk besoj se ka nevojë përmirsimi përkthimi i Juej, mbas çka pashë në të parin shikim, por sidoqoftë do ta shikoj me vemendje. Prof. Koliqi asht jashta Rome dhe në këto dit kthen. Më tha se do t’Iu shkruente. Artikulli i Juej âsht në shtyp.

Përfundoj tue Ju përqafue për së largu.

I Juej Martini

Të fala shumë Angjeles si nga Nina ashtu nga unë

[1] Genc Kortsha, biri i Prof. Xhevat Korçës (shënim i Eugjen Merlikës)

 

 

 

Romë, 21 /IV/ 1958

 

Fort i dashuni Mustafë,

Më fal pse po Të  përgjegji prap vonë, pse gjithmonë për Ty kërkoj mâ tepër kohë të lirë që të përgjegji përgêshëm dhe jo maje në maje. Tash dy javë punoj në revistë që gjindet në shtyp. Artikullin Tând e shtime krejt në kët nr. (njizet e sa faqe) dhe të gjithë, por sidomos Dr. Vuçani që âsht shumë i kujdesëshëm, orvatemi që të dalë pa gabime, gjâ që âsht shum e vështirë pse “shtypâjt” tue ndreqë nji gabim bijnë në tjetrin edhe mâ të madh. A jeni të kënaqun me nr. 1-2? Në kët numër po qes nji lloj artikulli për drejtimin e letërsís shqipe në Tiranën e sotshëme. Dëshiroj shumë që të kem ndonji ide dhe prej Teje mbi ato pak mendime. Jam i mendimit që të flasim pak, herë mbas here, dhe për aktivitetin e atyne horave atje.

Të dërgova dhe at studimin tem të vogël mbi –h në grafín e Buzukut. Gjithnji jam i mendimit se mâ parë e mâ dalë se të flitet për Buzukun në përgjithsí duhet skjarue grafía e tij. Tezën e kam po mbi kët temë, të cilën e kam përpunue gadi dy vjet rresht me Bariqin, i cili ka qenë shum i kënaqun me mue. Jam përpjekë me u vû në gjendjen e Buzukut ase të ndokuj tjetër para tij dhe nga kjo pozitë me e kundrue problemin e të shkruemit në shqipe. Me randësí âsht se si mbas tezës seme Buzuku e ka ndigjue dhe shkrue ë-n dhe kësaj gjâ ia ka dalë nëpërmjet të h-es, si mbas sistemit të grafís hebrajke. Asht gjâ e provueme se përkthyesat e ungjillit në gjuhën sllave të vjetër, për tingujt që nuk ekzistojshin n’alfabetin grek, kanë marrë shêje e mënyrna t’alfabeteve të gjuhëve orjentale. Deri tash kam zgjidhë problemin e vokalizmit buzukjan. Puna eme tepër gjurmuese e gjenezës së grafís së Buzukut sigurisht ka me marrë dhe nji karakter polemik nesër me pikpamjet e Resulit dhe të komisjonit të Tiranës. Bariqi i shkretë më thonte gjithmonë: “ mos u tremb! Vijo punën tande! “ Ortografija e Buzukut, mandej âsht shum e influencueme prej ortografís të teksteve biblike dalmatine  të XIV-XVII shekull. Kam disa lloj provash  se Buzuku ka njoftë sllavishten e se prandej në punën e tij ka pasë para sysh dhe tekste sllave. Dhe historikisht  Dalmacija e Shqipnija n’at kohë kanë qenë nën nji administratë fetare. Edhe Bogdani shum mâ vonë ka pasë nën juridikcjonin e vet dhe nji pjesë të Dalmacís. E keni dhe librin e Radoníć-it që T’a kam pasë dergue.

Por mjerisht këto studime të gjitha ka me m’u dashtë me i këputë sa t’a marr specjalizimin në të cilin punoj. Në Ballkan mandej (Tiranë dhe Beograd) âsht tue u punue shumë në kët drejtim dhe vetëm  me ndjekë punën e tyne duhet kohë e kohë shumë.

Prof Koliqi ka qenë në spital dhe sod më duket se del. Ka pasë nji operim të vogël në bazën urologjike. Si âsht tash djali Yt? Më shkruen shokët  nga Detroit-i për darsmën e Gencit. Më ka ardhë mirë tejet që ke marrë pjesë edhe Ti në kët gëzim. Genci mbas hesapit tem, âsht nji djalë i rrallë. Gëzohem se ka marrë dhe nji nuse si kush.

Tash po përfundoj  tue u dërgue të fala të përzemërta Z. Angela dhe djalit Tand.

Përqafime

Martini

Shum të fala dhe nga Nina

 

 

 

 

Roma, 30 /X/ 1958

 

Fort i dashuni Mustafë,

Shum Të lutem që të më falish për vonesë të përgjegjeve të mija, që u shkaktuen mâ parë pse nuk dijsha drejtesën tuej të sigurtë dhe së dyti, tash së fundi, pse isha i xanun me dy provimet e vështira që dhashë mbi filologjín romane e sllave që bâjnë pjesë në sprovat e specjalizimit tem. Tash kam me mbrojtë nji tezë, e cila duhet të ketë nji peshë shkencore që të jetë e dêjë për t’u botue.

Nga ky sukses apo dështim mvaret shum për sistemimin tem n’Amerikë, pse të drejtën me Të thanë kisha me dishrue shum që kur të vij atje të kemë dishka në dorë që të më sigurojë së paku ndonji vend bibliotekari në ndonji institut që merren me këso problemesh. Megjithse Nina âsht mirë tash me shëndet, kam hala pengesa rreth vizës: duhet të kalojë pak kohë nga operacjoni.

Si Të kam pasë shkrue nji herë mâ i zoti për ndreqje bocash ndër né âsht Vuçani, por shkrimet në shênj të revistës i shikojmë gjithmonë të tre (Koliqi, Vuçani e unë). Ka nji herë na bâhet kryet dhallë mund të na shpëtojë ndonji gabim, të cilin kur ta shof mbas daljes së revistës, më bân maraz sa nuk e xen besë!

Kam ndêjë dy dit me Arshi Pipën i cili u nis drejt për Detroit. Më pëlqei, pse unë nuk e njifsha. Ishte shumë i pregatitun, posaçe në poezi. Më shprehi mendimin e naltë që kishte për Ty dhe më erdhi mirë. Kemi nevojë që të mblidhemi të gjithë rreth kulturës për të bâ dishka në këto dit të vështira për të gjithë.

Ju përshëndesim përzemërsisht si unë si Nina, Ty dhe Angjelën.

Martini

[1] Genc Kortsha, biri i Prof. Xhevat Korçës (shënim i Eugjen Merlikës)