VOAL

VOAL

Mërgimtarët ‘zbrazin xhepat’ në Kosovë

July 20, 2015

Komentet

“Të gjithë bashkë ia dalim” Mesazh nga Diaspora: Autokolonë nga Londra drejt Shqipërisë për protestën e 20 qershorit

Autokolona pritet të mbërrijë në Shkodër të premten në mbrëmje ose të shtunën në mëngjes. Sipas njoftimit, në Shkodër do të vendoset një banderolë e madhe që do të shoqërojë autokolonën deri në zonën e Laprakës në Tiranë. Më pas, pjesëmarrësit do të vazhdojnë në këmbë drejt Kryeministrisë për të marrë pjesë në protestën që po mbahet prej disa ditësh në vend.

 

TIRANË- Një grup qytetarësh shqiptarë nga diaspora kanë njoftuar organizimin e një autokolone me automjete që do të udhëtojë nga Londra drejt Shqipërisë, me synimin për të qenë të pranishëm në protestën e planifikuar të shtunën, më 20 qershor 2026, në orën 18:00.

Sipas organizatorëve, nisja do të bëhet nga Londra në drejtim të Belgjikës, ku fillimisht autokolona do të përbëhet nga 45 automjete. Gjatë rrugëtimit, autokolonës pritet t’i bashkohen edhe shqiptarë me automjetet e tyre nga Belgjika, Gjermania, Zvicra, Italia, Austria dhe vende të tjera evropiane.

Autokolona pritet të mbërrijë në Shkodër të premten në mbrëmje ose të shtunën në mëngjes. Sipas njoftimit, në Shkodër do të vendoset një banderolë e madhe që do të shoqërojë autokolonën deri në zonën e Laprakës në Tiranë. Më pas, pjesëmarrësit do të vazhdojnë në këmbë drejt Kryeministrisë për të marrë pjesë në protestën që po mbahet prej disa ditësh në vend.

Organizatorët kanë bërë thirrje për shpërndarjen e këtij njoftimi në të gjitha komunitetet shqiptare në diasporë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe mobilizimit qytetar. Në fund, mesazhi mbyllet me thirrjen: Të gjithë bashkë ia dalim. Sot më shumë, nesër edhe më shumë. Forca Shqipëria ime!

Njoftimi: 

Mesazh nga diaspora. Pershendetje te gjitha grupeve! Nga Londra po nis nje udhetim me makina te diaspores ne drejtim te atdheut, me qellim qe te jene prezent diten e shtune ne oren 18:00. Intinerari do te jete si me poshte:

Nisja nga Londra ne drejtim te Belgjikes, ku fillimisht do jene 45 makina. Autokolones do t‘i bashkengjiten me makina qytetaret e Belgjikes, Gjermanise, Zvicres, Italise, Austrise dhe te tjere. Arritja e autokolones mendohet te jete ne Shkoder te premten ne darke ose te shtunen ne mengjes. Ne Shkoder do te jete nje banderole e madhe qe do te shoqeroje autokolonen deri ne Tirane (Laprake), pastaj nga aty qytetaret e diaspores do nisen ne kembe ne drejtim te Kryeminstrise per te qene prezent me daten 20.06.26 ne proteste.

Teksti i banderoles: Edi Rama – Jep doreheqjen deri me 21 qershor 2026 (Ata qe bejne te pamundur revolucionin paqesor, do ta bejne te pashmangshem revolucionin e dhunshem. Kjo foto kerkon shperndarje ne gjithe diasporen. Te gjith bashk ia dalim. Sot shumë, neser më shumë. Forcaaa shqiperia imee./Dosja.al

 

 

FOTOT + VIDEO- “Artistëve ua mbushëm xhepat, të shitur”- Diaspora me banderolën gjigante, shpalos 6 kërkesat: Nga dorëheqja dhe qeveria teknike, te Kodi Zgjedhor

Një nga protestuesit i ardhur nga Italia, teksa shprehu mbështetjen e tij për këtë revoltë qytetare në ditën e saj të 14-të, shpalosi edhe disa banderola të mëdha ku kishte renditur thirrjet për ndërkombëtarët dhe kërkesat për qeverinë.

 

Protestuesit nga diaspora kanë shpalosur një banderolë gjigante para Kryeministrisë ku kanë parashtruar gjashtë kërkesa.

pamje dron protesta

Ata kërkojnë dorëheqje imediate, arrestim dhe konfiskim pasurish, qeveri teknike dhe kërkesa të tjera drejtuar edhe ndërkombëtarëve.

marshimi sot bashkia

Ndër të tjera ai renditi 6 pikat kryesore:

-Dorëheqje imediate

-Burg dhe konfiskim

-Ndryshim të Kodit Zgjedhor

-Qeveri teknike

-Fillim të demokracisë

-Monitorim dhe audit ndërkombëtar

shqiptari proteste

Gjithashtu ai vuri në qendër të vëmendjes dhe kritikës artistët, duke u shprehur se kur ata bëjnë koncerte, ata u gjenden gjithmonë duke “ua mbushur xhepat”, kurse tani tradhtojnë protestën si “të shitur”. gsh

protestuesi per mediat

 

marshimi te bashkia

 

marshimi sheshi i mbushur

 

marshimi sheshi plot sot

 

marshimi bulevard sot1

 

marshimi sot bulevardi

 

marshimi bulevardi kryesor

Revolta e shqiptarëve kundër Ramës kalon kufijtë- Diaspora në protesta kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Protestat e shqiptarëve kanë kaluar kufijtë e vendit, duke u shtrirë në qytete të ndryshme të Europës dhe Amerikës së Veriut.

Revolta e nisur në Tiranë ka gjetur mbështetje të gjerë edhe në diasporë, ku shqiptarët po organizojnë tubime të njëpasnjëshme në solidaritet me protestuesit në Shqipëri.

Organizatorët kanë njoftuar se këtë të diel, më 14 qershor, shqiptarët jashtë vendit do të protestojnë njëkohësisht në 17 qytete të mëdha, duke përcjellë të njëjtin mesazh dhe kërkesë politike: dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Sipas njoftimeve të publikuara nga grupet organizatore, tubime janë paralajmëruar në disa prej qendrave më të rëndësishme të diasporës shqiptare, përfshirë:

-New York (SHBA)

-Chicago (SHBA)

-Boston (SHBA)

-Michigan (SHBA)

-Toronto (Kanada)

-Gjermani

Në Europë, protestat do të zhvillohen në disa qytete të rëndësishme të Gjermanisë, si:

-Berlin

-Mynih

-Këln

-Stuttgart

-Itali

-Greqi

Tubime janë paralajmëruar gjithashtu në:

-Athinë (Greqi)

-Gjenova (Itali)

-Faenza (Itali)

-Vendet e Bashkimit Europian dhe Skandinavia

Ndërkohë, organizatorët bëjnë me dije se manifestime solidariteti do të mbahen edhe në vende të tjera të Bashkimi Europian dhe në shtetet e rajonit skandinav.

Sipas tyre, pjesëmarrja e diasporës synon të tregojë se pakënaqësia ndaj situatës politike në Shqipëri nuk kufizohet vetëm brenda vendit, por reflektohet edhe te komunitetet shqiptare që jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve. Protestuesit deklarojnë se do të vazhdojnë mobilizimin derisa kërkesat e tyre të marrin përgjigje nga institucionet shqiptare. bw

Mijëra shqiptarë në protestë në Australi: Rama jepe dorëheqjen

Mijëra Shqiptarët në Melbourn, Australi kanë dalë sot në protestë, duke iu bashkuar valës së protestave që prej disa ditësh po zhvillohen në Shqipëri dhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit. Protestuesit në Australi kanë kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se situata politike në vend kërkon ndryshim të menjëhershëm institucional.

Protestat kanë hyrë në ditën e 14-të radhazi në Shqipëri, me tubime të vazhdueshme në disa qytete dhe në diasporë, ku qytetarët po kërkojnë përgjegjësi politike për qeverisjen aktuale dhe hapjen e një rruge të re zgjedhore.

Ndërkohë, sot është paralajmëruar zhvillimi i protestës së 14-të radhazi kundër qeverisë, me thirrjen kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar. Tubimi pritet të mbahet në orën 18:00 në Sheshi Skënderbej, ku organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive nga qytetarët në të gjithë vendin dhe nga rrethet.

 

Pas protestës së djeshme në kryeqytet, thirrjet kundër qeverisë ishin të forta si “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kërkesat kryesore të protestuesve

Sipas deklarimeve të bëra nga pjesëmarrësit në protestë, kërkesat kryesore të artikuluara gjatë tubimeve janë:

Dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar

Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, të cilin protestuesit e konsiderojnë si favorizues për interesa të caktuara dhe dëmtues për pasuritë publike

Anulimi i “Paketës së Maleve”, e cila sipas tyre rrezikon zonat natyrore me rëndësi të veçantë

Heqja e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, me argumentin se dobësojnë mbrojtjen e mjedisit

Rishikimi i ligjit për trashëgiminë kulturore, për të shmangur dëmtimin e monumenteve dhe vlerave historike

Mbrojtja e pasurive publike dhe natyrore, si kërkesë e përgjithshme e protestave

Votat e diasporës, “përcaktuese” në formimin e institucioneve të reja

Valbona Bytyqi

Votat ende të panumëruara të diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, pritet të kenë peshë më të madhe dhe të jenë përcaktuese në formimin e institucioneve të reja të Kosovës, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), 104 mijë e 480 votues ishin regjistruar për të votuar përmes postës, ndërsa në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës në mbarë botën kanë votuar 22 mijë e 414 persona.

Por, për të kuptuar numrin e saktë të votave nga jashtë vendit, duhet që fillimisht ato të verifikohen, proces që nisi pasditen e së martës.

Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i madh i votave që pritet të konfirmohen si të vlefshme – që ai vlerëson se mund të jenë mbi 100 mijë – do të kenë ndikim “tejet domethënës” në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe rrjedhimisht në ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës prej 120 karrigesh.

“Nëse i marrim parasysh trendët e viti 2025, përkatësisht ato të dhjetorit, dhe duke supozuar që Lëvizja Vetëvendosje do të performonte njëjtë, ky subjekt mund të shkojë deri në 53 mandate, që nënkupton një rritje prej pesë mandatesh, që në suaza normale do t’i merrte dy nga Partia Demokratike e Kosovës, dy nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por gjithmonë në varësi të performancës së vetë këtyre subjekteve politike”, thotë Cakolli.

Në bazë të rezultateve preliminare – ku përfshihen vetëm votat e rregullta – Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.95 për qind të votave apo 48 mandate, Partia Demokratike e Kosovës 21.14 për qind të votave apo 24 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 17.60 për qind të votave apo 20 mandate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – subjekt që së voni ka vendosur të njihet si Aleanca – ka fituar 7.16 për qind të votave apo tetë mandate.

Ndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve preliminare

Cakolli nga KDI thotë se në fund, numri i mandateve në Kuvend do të përcaktojë se “kush do të ketë gjasat më të mëdha” për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Qeveria zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve, pra 61.

Po sipas Kushtetutës, posti i kryekuvendarit i takon partisë që del e para në zgjedhje, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu, pas konstituimit të Kuvendit, këtij subjekti i takon që të propozojë i pari mandatarin për Qeverinë. Akti më i lartë juridik i shtetit parasheh që në rastin e ekzekutivit, stafeta mund t’i kalojë edhe partive të tjera, në rast se fituesi i zgjedhjeve s’arrin të bëjë shumicën. Por, kjo mbetet në diskrecionin e presidentit, në rastin aktual të ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovë, Albulena Haxhiu, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në legjislaturën paraprake, të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, LVV-ja siguroi 57 ulëse në Kuvend dhe me mbështetjen e tetë deputetëve nga komunitetet joshumicë, arriti të siguronte shumicën parlamentare dhe duke formuar Qeverinë.

Nga 120 vendet në Kuvend, 20 janë të rezervuara për komunitetet joshumicë: dhjetë për komunitetet joserbe dhe dhjetë për komunitetin serb. Sa i përket dhjetë vendeve për komunitetin serb, bazuar në rezultatet e deritanishme, Lista Serbe do të fitojë nëntë prej tyre dhe një ulëse do ta ketë Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.

“Duke e ditur që subjektet nga radhët e komuniteteve pritet të përfaqësohen me numër identik të mandateve, e mbase edhe të deputetëve në legjislaturën e re, kjo nënkupton që do të jenë deri në dy deputetë në kuadër të komuniteteve joserbe, të cilët mund të kenë ndikim në përcaktimin se a do të kemi institucione apo jo”, thotë Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

Ndikimi i votave nga jashtë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, sipas Cakollit, kësaj radhe është rritur edhe për shkak të daljes së ulët në zgjedhje në Kosovë.

Më 7 qershor, pjesëmarrja ishte 37.02 për qind – apo 725 mijë e 488 votues – më e ulët se zgjedhjet e dhjetorit, kur votuan 906 mijë e 754 persona apo 45.36 për qind e trupit votues.

Lidhur me ndikimin që pritet të kenë votat nga diaspora, pajtohet edhe Lirim Krasniqi, drejtor në organizatën joqeveritare “Germin”, që merret me çështje të diasporës.

“Pesha e votave nga jashtë në rezultatin përfundimtar mund të jetë ndër më të lartat deri më tani në historinë zgjedhore të Kosovës”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Duke bërë krahasimin me votimet paraprake, Krasniqi thotë se kësaj radhe pritet që të ketë më shumë vota nga jashtë.

“Duke u bazuar në përvojën e zgjedhjeve të kaluara dhe në numrin e lartë të votuesve të regjistruar për votim me postë, mund të pritet që numri total i votave me postë të jetë rreth 80 mijë, dhe totali i votave nga jashtë Kosovës të kalojë mbi 100 mijë”, thotë ai.

Në zgjedhjet e 7 qershorit u shënua numri më i lartë i votuesve të regjistruar për votim nga jashtë vendit, me mbi 132 mijë aplikime.

Pas përfshirjes së votave të diasporës, Cakolli pret që përqindja e përgjithshme e pjesëmarrjes në zgjedhje të jetë rreth 41 për qind.

“Trendët tregojnë që kemi një interesim të shtuar të votuesve në diasporë e një rënie të interesimit [për të votuar] te votuesit në Kosovë”.

Sipas Cakollit, nëse trendi i uljes së pjesëmarrjes në votimet në Kosovë vazhdon edhe në të ardhmen, e rritet ai i atyre që jetojnë jashtë vendimit, ndikimi i votave nga diaspora mund të jetë edhe më i madh.

“Pra, në dhjetor ka qenë dy-tre [ulëse], derisa tani jemi te kalkulimi te e pesta. Nëse vijohet me një trend të tillë, [ndikimi i votave nga diaspora] mund të rritet edhe më shumë në të ardhmen”, thotë Cakolli.

Përderisa votat e rregullta brenda vendit – që rëndom numërohen në klasa menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve – u numëruan brenda pak orësh gjatë së dielës – autoritetet zgjedhore tani duhet të numërojnë edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, përveç atyre nga diaspora.

KQZ planifikon që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve më 26 qershor dhe t’i certifikojë më 6 korrik, por këto afate janë vetëm planifikime, pasi do të varet edhe nga ankesat që mund të ushtrojnë palët lidhur me procesin.

Lea Ypi mbështet protestat për largimin e Ramës: S’kam parë një aktivizëm të tillë qytetar që nga rënia e komunizmit. Ndryshe nga opozita, ata rezistojnë dhe këmbëngulin se shteti është i tyre!

Shkrimtarja e njohur me famë ndërkombëtare Lea Ypi ka reaguar për protestat masive në Tiranë të cilat vijojnë në ditën e 9-të, me kërkesë të vetme, largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

 

Në një artikull për The Guardian, Ypi shprehet se nuk e ka parë një lëvizje të tillë qytetare që nga ndryshimet politike të 1990.

“Ky është një shembull frymëzues i aktivizmit qytetar, të cilin nuk e kisha parë që nga rënia e komunizmit”, shprehet ajo.

“Është prekëse t’i shohësh teksa këndojnë, vallëzojnë, pastrojnë rrugët pas protestave dhe u japin lule policëve. Ndryshe nga opozita e vjetër, ata nuk po heqin dorë nga shteti, por po këmbëngulin se ai u përket atyre”, vijon ajo.

Lea Ypi: Ky është një shembull frymëzues i aktivizmit qytetar, të cilin nuk e kisha parë që nga rënia e komunizmit, dhe dukshmëria e tij ndërkombëtare pa dyshim është ndihmuar nga vëmendja mediatike ndaj familjes Trump. Por pse pikërisht tani? Opozita u përpoq për vite me radhë, pa sukses, të mobilizonte publikun kundër, siç thuhej, “korrupsionit”. Janë ndezur zjarre në Parlament dhe janë hedhur kokteje molotov ndaj ndërtesave qeveritare. Por, në rastin e Kushnerit, opozita është në një linjë me qeverinë. Ndoshta kjo është ajo që u dha mundësi mijëra të rinjve të dalin në rrugë: bindja se mosbindja e tyre nuk do të përvetësohet nga askush. Është prekëse t’i shohësh teksa këndojnë, vallëzojnë, pastrojnë rrugët pas protestave dhe u japin lule policëve. Ndryshe nga opozita e vjetër, ata nuk po heqin dorë nga shteti, por po këmbëngulin se ai u përket atyre.

 

Shkrimi i plotë

“Kështu e gjetëm. Ne notuam deri në ishull, bëmë një shëtitje zbathur deri në majë dhe thjesht u mahnitëm. Dhe gjatë shumë viteve, zhvilluam mundësinë për të ndihmuar në realizimin e potencialit të tij”.

Nëse gruaja që ndante dëshirën e saj për të përmirësuar një ishull të huaj do të kishte zbritur nga një varkë kontrabandistësh, ëndrra e saj do të ishte shkatërruar në një nga ato qendrat e paraburgimit të emigrantëve që qeveria shqiptare ka ndërtuar së fundmi me Italinë.

Por varka në fjalë ishte një jaht multimiliona dollarësh dhe gruaja që ecte zbathur deri në majë ishte Ivanka Trump. Realizimi i ëndrrës kërkonte vetëm thirrjen e kryeministrit të vendit, Edi Rama, dhe ofrimin vullnetar të bashkëshortit të saj, Jared Kushner, dhe një prej kompanive të tij për të shndërruar një zonë të mbrojtur të jetës së egër në pasuri të paluajtshme luksoze.

Qeveria shqiptare këmbëngul se nuk është arritur asnjë marrëveshje. Por as nuk e ka fshehur entuziazmin. Kush mund ta fajësojë? Pas dekadash tranzicioni nga komunizmi në kapitalizëm dhe negociatave të zgjatura të pranimit në BE, Shqipëria ka humbur më shumë se 1.2 milion qytetarë të saj për shkak të migrimit. Ajo ka nivele të ulëta prodhimi, një sektor bujqësor që ka nevojë urgjente për modernizim dhe një sektor të arsimit të lartë në krizë që nga privatizimi i universiteteve të viteve 1990.

Pa kapital industrial, financiar apo njerëzor për të ofruar në tregun global, e vetmja gjë që ka mbetur për t’u shitur është natyra. Edhe turizmi, i cili kohët e fundit është në rritje, ka kërkuar një fushatë të përbashkët qeveritare për të përmirësuar imazhin e vendit.

Zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit janë të lehta për t’u kërkuar, por të kushtueshme dhe të vështira për t’u realizuar. Nën globalizimin konkurrues, pasuritë e paluajtshme dhe turizmi luksoz gjenerojnë rritje më të shpejtë, edhe nëse ato rrisin pabarazinë dhe shterojnë burimet natyrore. Modelet që ofrohen janë ato që vendet më të pasura i provuan 30 vjet më parë dhe tani pendohen.

Shqiptarët e dinë se spekulimi me pasuri të paluajtshme pa mbështetje shtetërore do të thotë që qytetarët e zakonshëm do të kenë vështirësi të blejnë një apartament ose të paguajnë qiranë. Ata e dinë se turizmi luksoz do të thotë që pushimet në vendin tuaj do të bëhen një privilegj për pak veta. Pa sindikata për të cilat mund të flitet dhe një lëvizje punëtore që shfaqet vetëm në pamjet e epokës komuniste të paradave të 1 Majit, kushtet e punës janë aq shfrytëzuese saqë vetëm ata nga vende edhe më të dëshpëruara janë të gatshëm të marrin punët që lindin.

Shqiptarët thjesht paketojnë gjërat e tyre dhe shpërngulen në vende të tjera, të përballur me abuzim dhe ksenofobi. Ata mbajnë kokën ulur, duke e ditur se është çmimi që duhet të paguajnë për një të ardhme për fëmijët e tyre.

Në maj 2025, Partia Socialiste në pushtet fitoi zgjedhjet për herë të katërt. Me afërsisht 44%, pjesëmarrja ishte në një nivel historikisht të ulët, pavarësisht zgjerimit të votës për shqiptarët e diasporës për herë të parë. Nuk pati asnjë manifest zgjedhor, asnjë debat parimor me opozitën (lideri i së cilës, Sali Berisha, u shfaq kryesisht i përshkruar si një buf në mediat sociale qeveritare). Në një vend ku më shumë se 90% e qytetarëve mbështesin integrimin evropian, mjaftoi të mbusheshin tabela reklamuese me fotografi të pasaportave evropiane dhe të shkruhej me një datë të vetme: anëtarësimi deri në vitin 2030.

Kjo është ana tjetër e integrimit evropian: kritika ndaj qeverisë bëhet kundërshtim ndaj vetë Evropës. Nuk ka zgjedhje midis vizioneve konkurruese të shoqërisë, vetëm midis menaxherëve të ndryshëm të së njëjtës trajektore të pashmangshme. Me politikën e reduktuar në sundim teknokratik, e vetmja lente përmes së cilës mund të lexohet konflikti politik është “korrupsioni”: sikur shoqëritë postkomuniste ta mbanin atë në gjak, sikur problemi të ishin shkeljet individuale dhe jo vetë rregullat.

Për shumë vite, shqiptarët e pranuan këtë me të njëjtin fatalizëm që pranon një fatkeqësi natyrore. Tani, të rinjtë po kundërshtojnë. Protestat aktuale përfshijnë një ligj të kohëve të fundit mbi investimet strategjike, i cili përforcon kapjen oligarkike të shtetit. Kjo u përshkallëzua kur makineritë e rënda u zhvendosën në një ligatinë bregdetare të mbrojtur dhe një video virale tregoi roje private sigurie duke rrahur një protestues, ndërsa policia shtetërore qëndronte pranë.

Një brez i mësuar të mendonte se pyetjet e vetme janë se sa shpejt të ndërtohet infrastruktura për turizmin, sa shpejt të integrohet në BE, sa me efikasitet të tërhiqen investimet, tani pyet: a duhet të jetë kështu? A duhet të jetë demokracia sundimi i një grushti super të pasurish?

Është një shembull frymëzues i aktivizmit qytetar që nuk e kisha parë që nga rënia e komunizmit, dukshmëria ndërkombëtare e të cilit pa dyshim ndihmohet nga vëmendja e medias ndaj familjes Trump.

Por pse tani? Opozita u përpoq më kot për vite me radhë të mobilizonte publikun kundër, e pra, “korrupsionit”. Zjarre janë ndezur në Parlament dhe kokteje molotov janë hedhur në ndërtesat qeveritare. Por, në rastin e Kushner, opozita është në një mendje me qeverinë. Ndoshta kjo është ajo që i mundësoi mijëra të rinjve të vërshonin rrugëve: siguria se mosbindja nuk do të kapet. Është prekëse t’i shohësh ata duke kënduar, kërcyer, duke pastruar rrugën pas protestave dhe duke u dhënë lule policisë. Ndryshe nga opozita e vjetër, ata nuk po heqin dorë nga shteti, por këmbëngulin se ai u përket atyre.

Në vitet e fundit, përgjigja ndaj heqjes së të drejtës politike në Evropën postkomuniste ka qenë rritja e lëvizjeve ksenofobike. Vetëm e djathta ekstreme korri përfitimet e protestave kundër sistemit. Rasti i Shqipërisë vërteton se një lloj tjetër mobilizimi është i mundur. Larg nacionalizmit regresiv apo nostalgjisë, thirrja e vetme e lëvizjes për t’u mbledhur, “Shqipëria nuk është në shitje”, pasqyron diçka që qeveria socialiste ka harruar: se vetërespekti është parakushti për t’u respektuar nga të tjerët, dhe se një popull i gatshëm të shesë shpirtin e tij për investim do të zbulojë, në fund, se shpirti ishte e vetmja gjë me vlerë që kishte.

Ka diçka të admirueshme dhe të brishtë në lidhje me një lëvizje pa udhëheqës, pa program, pa infrastrukturë për ta mbështetur atë në planin afatgjatë. Lëvizjet pa udhëheqës janë më të vështira për t’u kooptuar, por më të lehta për t’u infiltruar dhe shpërndarë. Për të qenë efektive, ato duhet të kalojnë nga rezistenca në propozim, duke gjetur unitetin politik të shtypur duke u mbledhur rreth një kauze të vetme.

Megjithatë, për sa kohë që politika demokratike kapet nga pakica e pasur, politikanët vijnë e shkojnë, gjyqet kundër korrupsionit kënaqin dëshirën për të ndëshkuar dhe aktivizmi qytetar jep iluzionin e ndryshimit. Një nga një, shoqëritë e gjejnë veten në të njëjtat paradokse të zhvillimit kapitalist. Sfida nuk është vetëm se si të zëvendësohen individët, por si të ndërtohet një sistem i ri.

Megjithatë, për një herë, Shqipëria nuk ka nevojë të arrijë Evropën – ajo mund të udhëheqë. Një brez i gatshëm të mobilizohet për një model alternativ zhvillimi, një që refuzon kapjen oligarkike dhe lidh mbrojtjen e mjedisit me legjitimitetin demokratik, nuk duhet të ketë frikë, por të festohet. Në vend që të bëhet “si pjesa tjetër e Evropës”, siç thoshte slogani i vjetër, Shqipëria mund t’i japë kontinentit të vjetër një mësim për vetërespektin.

Kudo ku ka shqiptarë! Nga Europa në SHBA, protesta masive kundër Edi Ramës

Protesta janë zhvilluar në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kanë kërkuar largimin e Ramës.

 

EUROPË– Vala e protestave kundër Kryeministrit Edi Rama ka kapërcyar kufijtë e Shqipërisë, duke u shtrirë edhe në disa qytete të Europës dhe SHBA-së. Pas protestës së parë në fshatin Zvërnec, që u zhvillua kundër projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës, shqiptarët e diasporës janë mobilizuar në mbështetje të këtyre protestave.

Protesta janë zhvilluar në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kanë kërkuar largimin e Ramës.

Edhe në diasporë, shqiptarët kanë mbajtur fjalime, duke kërkuar largimin integritet kombëtar, ruajtjen e pronës trashëgimi natyrore, zhbërjen e ligjeve klienteliste që i cenojnë pasuritë shqiptare dhe mbajtjen e përgjegjësive.

Disa nga pankartat më pikante në këto tubime kanë qenë: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Qeveri e re”, “O pallosh jep dorëheqjen sa më parë”,”Revolucion”, “Kur populli proteston fillon zhvillimi”, “Qeveri e re”, “A je shqipe, a je pulë”, “Top Channel e kapëm lajmin”, “Erdhëm vetë në edicionin qëndror”, “Milionero mos të kapi sikleti”, “Ramëëë, pije kosin”.

Në protestat e zhvilluara në Tiranë, qytetarët kanë prezantuar edhe pesë kërkesa që i kanë cilësuar si të panegociueshme dhe që i drejtohen kryeministrit Edi Rama. Ata tha se kërkesat e paraqitura burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që i janë bashkuar protestës dhe përfshijnë:

1. Dorëheqjen e qeverisë;

2.Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;

3.Shfuqizimin e Paketës së Maleve;

4.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;

5.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Protestuesit kanë theksuar se këto kërkesa përfaqësojnë, sipas tyre, interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore e kulturore të vendit.

Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?

Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al

Mërgata voton në përfaqësitë diplomatike në zgjedhjet parlamentare të Kosovës

Shtetas të Kosovës duke votuar në një nga përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës, 6 qershor.

Radio Evropa e Lirë

Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po votojnë të shtunën fizikisht në përfaqësi diplomatike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Mbi 27.000 shtetas të Kosovës me të drejtë vote janë regjistruar për të votuar në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës në 18 shtete të ndryshme të botës.

Në të gjitha këto përfaqësi është duke u zhvilluar votimi, tha të shtunën zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media në Prishtinë.

Deri në orën 13:00 kanë votuar 38.97 për qind apo 10.804 votues, bëri të ditur Elezi.

Vendvotimet në përfaqësi diplomatike dhe konsullore do të jenë të hapur prej orës 07:00 deri në ora 19:00, sipas kohës lokale në vendet përkatëse.

Ky numër votuesit është vetëm një pjesë e një rekordi prej mbi 110.000 votuesve nga mërgata që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Votimi po zhvillohet në vende si Gjermani, Zvicër, SHBA, Kanada, Itali, Francë, Britani e Madhe, Belgjikë, Suedi, Austri, Norvegji, Slloveni, Danimarkë, Turqi, Kroaci, Holandë, Hungari, Çeki etj.

Votimi në përfaqësi diplomatike ishte mundësuar për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të 2025, ndërsa më herët kishte qenë i mundur vetëm votimi përmes postës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po mbahen pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.

Partitë politike nuk arritën konsensus rreth zgjedhjes së presidentit pasi Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në fillim të prillit.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare në 18 muajt e fundit në Kosovë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025.

Protestë edhe në Londër, shqiptarët e diasporës kundër qeverisë Rama

Ndërsa protesta të diasporës shqiptare po zhvillohen paralelisht në disa qytete të Europës dhe Amerikës së Veriut, edhe Londra është bërë pjesë e kësaj vale reagimi kundër politikave të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Qindra shqiptarë janë mbledhur në kryeqytetin britanik me flamuj kombëtarë dhe pankarta, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për qeverinë.

Tubimi në Londër po zhvillohet në të njëjtën kohë me protesta të ngjashme në qytete të tjera ku jeton një komunitet i madh shqiptar, duke treguar se pakënaqësia ndaj situatës në Shqipëri po shprehet edhe jashtë vendit.

Protesta në Shqipëri, Europë dhe SHBA- Shpërthen revolta për Zvërnecin dhe Sazanin, ja lista e tubimeve të paralajmëruara

Projektet e kontestuara për investime në zonat bregdetare dhe ishullore të Zvërnecit dhe Sazanit kanë sjellë një reagim masiv të qytetarëve dhe aktivistëve të mjedisit. Nën sloganin “Nuk kemi Tokë PËR TË SHITUR”, qytetarët në rrjetet sociale kanë paralajmëruar një valë të gjerë protestash kombëtare dhe ndërkombëtare, duke bërë thirrje se “Dialogu bëhet në shesh”.

Sipas posterit të shpërndarë në rrjetet sociale, i cili mban imazhin e një flamingoje që ndalon një ekskavator punimesh, revolta vijon edhe ditën e sotme.

Sipas kalendarit të publikuar:

Tiranë (3 Qershor): Tubimi nis në orën 18:00 te Sheshi Skënderbej, nga ku qytetarët do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Durrës (3 Qershor): Në orën 16:00, përballë Bashkisë dhe përballë Pallatit të Kulturës.

Organizatorët njoftojnë se për datat 4 dhe 5 Qershor, orari dhe vendi për Tiranën do të konfirmohen dhe do të publikohen një ditë përpara.

Protestat më 5 Qershor (Në Shqipëri dhe Diasporë)

Korçë: Ora 18:00, Tek Pedonalja.

Berlin (Gjermani): Ora 18:30, mbledhja bëhet tek Ambasada Shqiptare (Friedrichstr. 231, 10969 Berlin).

Mynih (Gjermani): Ora 18:30, tek Konsullata Shqiptare (Albert-Schweitzer-Strasse 62, 81735 München).

Stockholm (Suedi): Ora 18:00-20:00, pritet konfirmimi nga Policia, por mund të jetë përballë Parlamentit (Mynttorget).

E shtuna e 6 qershorit shënon një kulm tjetër të protestave, ku epiqendra zhvendoset pranë zonës së prekur:

Vlorë: Ora 11:00, Hidrovor, Akërni.

Milano (Itali): Ora 10:00-13:00, Vendi: Piazza Mercanti.

Firenze (Itali): Ora 10:30, Vendi: Piazza della Signoria.

Londër (Mbretëri e Bashkuar): Ora 11:00, Para Ambasadës Shqiptare.

New York (SHBA): Ora 14:00, pranë Konsullatës Shqiptare (Albanian Consulate in New York, 320 E 79th St, New York, NY 10075).

Toronto (Kanada): Ora 18:00, Vendi: Sankofa Square.

Kalendari i protestave shtrihet edhe në javën pasardhëse:

Bruksel (Belgjikë) – 7 Qershor: Ora 11:00, përpara Parlamentit Europian.

Bologna (Itali) – 7 Qershor: Ora 18:00, Vendi: Piazza Mercanti.

Shkup (Maqedoni e Veriut) – 8 Qershor: Ora 16:30, Para Ambasadës së Shqipërisë (Rr. Slavej Planina 2).

New York (SHBA) – 15 Qershor: Një tjetër tubim në orën 11:00, para Ambasadës Shqiptare (320 E 79th St, New York, NY 10075).

Aktivistët paralajmërojnë se kjo hartë e protestave vijon të përditësohet me qytete të tjera, ndërsa kërkesa mbetet e prerë: mbrojtja e ekosistemit dhe transparenca e plotë për pronat publike dhe private në Zvërnec e Sazan. bw

Zgjedhjet në Kosovë- Nis sot votimi përmes postës, hapat që duhet të ndjekë Diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se nga sot, 21 maj ka filluar periudha e votimit përmes postës për qytetarët e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit, ndërsa procesi do të zgjasë deri më 6 qershor 2026.

Me postë për këto zgjedhje pritet të votojnë rreth 105 mijë votues.

Përmes një njoftimi në Facebook, KQZ ka sqaruar hapat që duhet ndjekur nga votuesit për realizimin e votimit me postë.

Sipas institucionit, pakoja me fletëvotim do të dërgohet në adresën e banimit të votuesit.

Pas pranimit të saj, qytetarët duhet të plotësojnë fletëvotimin, ta vendosin atë në zarfin e fshehtësisë dhe më pas bashkë me dëftesën e regjistrimit ta fusin në zarfin kthyes.

KQZ ka bërë të ditur se votuesit duhet të shënojnë adresën e kutisë postare përkatëse dhe ta dërgojnë zarfin përmes postës, duke theksuar se ai duhet të arrijë në kutinë postare të vendit përkatës jo më larg se 6 qershor 2026. bw

E keqja ma e madhe mund të na vijë dhe nga emigrantët- Nga Avokate SABINA META

E keqja nuk na vjen vetem prej patronazhistave brenda Shqiperise. E keqja ma e madhe mund te na vije dhe nga emigrantët, shqiptaret jashtë vendit, te cilet e dijne se çfare eshte shteti i se drejtes, mbrojtja ligjore e te drejtave te individit, dhe i lepihen paturpesisht kesaj qeverie edhe pse kjo e fundit, ka varfnu, poshtru, perbuz, skllaveru shtetasit e ketij vend. Ju qe mendoni se Edi e ka ba kete vend parajse, perse nuk vini me jetu ketu? Hajdeni ..
Para ca kohesh kam qene krenare me kete zonjen, ku ka ma bukur – thoja, se sa nje femer shqiptare, qe ka arritur sukses jashte kufijve te vendit te saj. Kam bere share arritjet e saja me krenari. Sot teksa e degjova ne nje Interviste te babloku, u shokova…. kjo s’po dinte ça me rrejt sa dhe ky s’po i besonte vesheve dhe servilizmave te saja..
Edit Shkreli… po pak turp a pate qe rrejte paturpesisht,publikisht ?….
Shkodra – tha zonja, ka nderru keto 2-3 vjet shume, fasada e pallateve, hyrja e saj, pedonalja, gjalleria, etj… nderkohe kesaj rrene s’po i besonte as babloku vet.
Uaaaa sa turp. Ti te besh drejtesi. Ti te jesh gjyqtare?…. sot ndjej turp per ty si kolege, si shkodrane.
Edit Shkreli, po te sqaroj dicka, sa te mos vdesesh injorante apo servile se dukesh shume keq…
Shkodra dhe Shqiperia eshte e varfer, e mjere, ne spitale s’ka ilace, s’ka kushte, njerzit vdesin pa trajtim, apo kerkojne ndihme me gofundme, se shteti nuk ka banke gjaku, ilaçe, trajtim, kushte, e tani nuk bahen as analiza se Ministria doli me deklarat qe as analiza nuk do ju bejme ne shtet….. Ai truri yt “amerikan” a e kupton kete?
Znj. Shkreli, une paguaj x çdo muaj sigurime shoqerore, shendetesore ( kam filluar qe ne 2004) dhe kur shkoj per trajtim ne shtet ai me jep ” Ndoc Rrokun”- zero sherbime… Une detyrohem te paguaj si ne shtet, dhe tek privati. Une jam e vjedhur dhe e mashtruar nga shteti i cili me merr lekun dhe nuk me ofron sherbim. Me thuaj, a ndodh kjo te vendi yt?
Shteti nuk jep ndihme per grate ne nevoje.
Kempet, pensionet, ndihmat ( ato qe merren me mik) jane nen minimumin jetik qe nuk u del as per 10- ditshin e pare… po kjo a ndodh atje ku jeton ti?…
Ushqimet dhe produktet ( perfshi ilacet) jane te skaduara, me kimikate pa kontroll dhe shume te shtrenjta, mbi te gjitha me te ardhurat hyrese, madje me shtrenjte dhe se tek ti….
Mungon transporti urban qytetas, nderqytetas ( pas ores 5 izolohet Shkodra nga qytetet tjera po s’pate transport personal). Ne 2026 nuk ka transport qytetas, nderqytetas te rregullt, as tren, nderkohe metro dhe tram i perkasin planetit tjeter, jo ketij vend… mbase nuk do ndertohen kurre tek ne….
Rrogat jane te ulta, jetesa shume shume e shtrenjte, mjedisi i qelbur, i ndotur, i shkaterruar nga shteti..
Fshatrat jane boshatis. Qytetet e vogla gjithashtu.
2026- nuk ka uje, ikun drita, nuk ka rruge, plehrat jane kthyer padron rruge dhe per te gjitha keto, shqiptari paguan sipas detyrimeve ligjore, porse ato i vidhen paturpesisht ..dhe u ofrohen zero sherbime nga shteti ( flitet per miliona euro qe i japim shtetit).
Fasada qe thua ti, eshte boje o teknike e midhjes dhe e peshkut por pallatet nuk sovatohen, nuk izolohen, tjerat pastaj jane shkume deti dhe nje zjarr te bjere, digjet e tere struktura dhe te iken i gjithe investimi jetes e te behet shkrumb e hi per 10 minuta. Nderkohe shteti, te pergjigjet… flej nga daja sante… po kjo a ndodh tek ti?
Rruget qe the ti, jane ndertuar para qeverise hajdute, nderkohe cdo projekt i realizuar nga qeveria qe ti po lavderon, te korruptuarit dhe me te paftyret e shekullit, jo vetem jane jashte standartit , nuk jane marre ne dorezim,por jane shkaterruar pa u bere viti, por mbi te gjitha kane kushtuar miliona euro per km… tek populli me i varfer ne Bote.
Çfare me thua per kete? Si qytetare amerikane, taksa paguese dhe gjyqtare? Apo hajt …
Qeveria ka zaptuar legjislativin, presidenca eshte kukulla e Kryeministrit, Gjyqesori eshte ” femi me aftesi te kufizuara” …. drejtohet, menaxhohet nga Kryeministri… te pakte ka gjyqtare dhe prokurora te ndershem qe bejne drejtesi dhe nuk i nenshtrohen presionit te tij qe ka kapur cdo dege.
E drejta jetes, prones, arsimit, punsimit, nuk ekziston. Çdo e drejte merret kur ai do, me deshiren e tij apo urdher dhe porosi te tij .
Te punesuarit hidhen ne rruge ne menyre te menjehershme pa respektu ligjin, proceduren, sepse keshtu kan urdheru ato. Zero te drejta, zero ligjshmeri.
Vendi eshte kthyer ne kantier ndertimi ku pastrohen mrekullisht mire leket e droges, krimit, korrupsionit. Jane zhdukur parqe, lulishte, ambiente relaksi, etj… vetem tulla , llaç, te cilat jane ngjitur me njera-tjetren..
Mafia drejton shtetin, udhezon, mbron ate..eshte cifti ideal – shtet mafioz..
Policia bashkpunon me krimin ( nje pjese e mire ) drejton, apo lajmeron ate per cdo aksion, drejton, mbron, shperndan produktet e krimit..
Burimet tokesore, nentokesore, ujore, u jane falur te huajve , dhene ne perdorim dhe pasi i shfrytezojne me dekada dalin me zero fitim.
Territore te Shqiperise u jane dhuru te huajve , apo tjetersu ne menyre te frikshme dhe te turpshme.
Ky nuk eshte shtet, ky nuk eshte shteti i se drejtes. Kjo eshte parajsa e te korruptuareve,amoralve, kriminelave, idiotave, hipokritave, lepirsave, hajdutava, servilave.
Ky eshte ferri i njerzve te ndershem, te drejte, te thjeshte, puntore, atdhetare, te mire, te paster, sinqerte e besimtare. Ketu je i humbur dhe budalla po qe i drejte dhe i ndershem….
Ti e din fare mire se ku ben pjese dhe ku u pozicionove me kete interviste..
Sot nuk ndjej respekt per ty, as si shkodrane ( apo malsore) si intelektuale, si femer, si kolege…
Nuk e di çfare te ka premtu ty, apo ndokujt te fisit familjes tende, por turp te kesh qe genjen kaq paturpesisht.
Presim me shume nga ju qe jetoni jashte Shqiperise, por disa prej jush na ngulni pabesisht thiken.
Turp te kesh per rrenat qe the, sepse dhe gjuha trupit, komunikimi joverbal i yti ( pervec atij verbal) e deshmoi fare mire kete, qe ti genjen pa tu dridh qerpiku.
Mjere ato qe do gjykohen nga ti. Prisja me shume nga ti, te hidhje syte tek shtresat ne nevoje, viktimat e dhunes, shkeljen e te drejtave te individit, zvarritjen e gjyqeve, cenimi i te drejtave te te burgosurve, pronesise, por nga fusha e drejtesise u shnderrove ne teknike ndertimi dhe sufllaqexhie …
Ç’deshtim.
Eja ne Shqiperi Edit. Beju gjyqtare. Beju keshilltare e Bablokut …Do behesh miliardere. Tipat si ti behen miliardera brenda 2-4 vjeteve. Eja, vidhe, shkaterroje dhe ti ket vend. Do te bejme Ministre e pastaj vidh, abuzo, genje, mashtro, e bej çfare te dush. Do kesh nje popull te tere qe do te duartrokase e do ti beje share çdo genjeshtre apo budallalleku qe thua, e ndonje kokrisur, budallaqe apo budalla, do te kundershtoje, dije qe i dhemb shpirti per kete vend, per shtresat ne nevoje… pa interes… por ti mos i jep rendesi, tallu dhe hidhi ne sulm patronazhistat…
Eja Edit, lere Ameriken. Erdhi Edi i palare nga Franca, endacak, me thonj te paprere dhe u be sheik… hajde Edit… i duhesh bablokut, i duhesh ketij vend. Ka prape per ta vjedhur, ka dhe per ty.

Send this to a friend