VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

In Memoriam Shoah – Takim me Z.Johanna Jutta Neumann që i dëshmoi botës se moralin e Europës e shpëtuan shqiptarët Nga Elida Buçpapaj

By | January 27, 2019
1 Comments

Komentet

Pas së enjtes rikthehet deri në fund të verës vala e të nxehtit – Cilat do jenë temperaturat maksimale

Sipas Institutit Meteorologjik, Meteoalb, deri në mesjavë moti do të jetë i freskët dhe i karakterizuar nga rrebeshet e shiut, i cili do të përfshijë kryesisht zonat e jugut të vendit.

Java e dytë e muajit korrik dhe nisja e javës së tretë po karakterizohet nga temperatura të ulëta dhe moti i freskët.

Temperaturat pësuan një rënie të beftë prej 10 – 12 gradë celcius.

Pritet që edhe ditët në vijim të jenë të freskëta duke u karakterizuar nga një rritje e lehtë temperaturash pre 1 apo 2 gradësh ku mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë të freskëta dhe orët e drekës apo mesditës pak më të ngrohta.

Temperatura të ulëta dhe rrebeshe shiu

Sipas Institutit Meteorologjik, Meteoalb, deri në mesjavë moti do të jetë i freskët dhe i karakterizuar nga rrebeshet e shiut, i cili do të përfshijë kryesisht zonat e jugut të vendit

“Deri në mesjave, moti mbetet i paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme, më të theksuara në zonat Jugore – Juglindore, herë pas here në formë rrebeshi.

Që nga dita e enjte dhe në vijim pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke sjellë motin e kthjellet dhe të nxehte” thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Rritja e Temperaturave

Pas të enjtes së kësaj jave, temperaturat do të pësojnë rritje duke sjellë në ditët në vijim një tjetër valë të nxehti, e cila do të vijojë deri në fund të muajit korrik por edhe gjatë muajit gusht.

Temperaturat maksimale pritet të jenë nga 35 deri 37 gradë celcius. Megjithatë masat ajrore afrikane mund të nxisin një rritje edhe më të lartë temperaturash.

“Temperaturat e ajrit deri të enjten do të luhaten nga 11⁰C – 31⁰C por dita e premte dhe fundjava sjell rritje graduale të tyre duke bërë që termometri të ngjitet deri në 35⁰C” thuhet në njoftimin e Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb.org.

Parashikohet që edhe muaji Gusht të jetë përgjithësisht me mot të kthjellët dhe i karakterizuar nga temperatura të larta por jo ekstreme siç ishin ato të fund qershorit që shënuan një nga rekordet më të mëdha ku temperaturat shkuan deri mbi 41 gradë celcius.

Banorët e Astirit: O të na vrasim o do ti vrasim. Do bëjmë kufoma në pragun e shtëpisë

Banorët e Astirit kanë protestuar sërish ditën e sotme për banesat e tyre. Të revoltuar ata janë shprehur se nuk do të dalin nga shtëpinë dhe do të bëjnë kufoma në pragun e shtëpive të tyre. “Te Unaza e Re nuk keni asnjë lloj shansi t’i prishni. Ne jemi për shtëpitë tona. O të na vrasin ata, o do i vrasim ne, kështu do të përfundojë. Ne do të bëjmë kufoma në pragun e shtëpisë tonë. Duam drejtësinë tonë”, u shpreh një prej banorëve. Protesta ka nisur pas informacionin se ditën e sotme mund të niste prishja e shtëpive që do ti hap rrugën ndërtimit të Unazës së Madhe.

Fotografi e rrallë e presidentit Rugova në ëmbëltoren e tij të preferuar

Në vitin 1978 në Prishtinë brenda hapësirave të Pallatit të Rinisë u hap ëmbëltorja “Elida”, një nga lokalet më të frekuentuara të viteve 90-ta.

Kjo ëmbëltore e cila është futur në listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme, ishte edhe vendi i preferuar i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, përcjellë Indeksonline.

Në një fotografi të rrallë të Rugovës ruajtur në arkiva, ai shihet i rrethuar nga miqtë duke biseduar e pirë kafe në ëmbëltoren “Elida”. Një imazh ky bardh e zi, por që flet shumë për lëvizjet e atëhershme.

Si gjithmonë, me një pamje prej vizionari, i qetë dhe modest, me syze dhe shallin e tij, ish-presidenti dëgjon të tjerët teksa flasin.

Ndryshe, “Elida” dikur mblidhte edhe elitën kosovare, teksa sot janë hotelet luksoze në të cilat politikanët tanë shërbehen e darkojnë.

Por, një kafe në këtë vend vite më parë e piu edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Banka Botërore: Nga Shqipëria do ikin 280 mijë persona deri më 2050

Së paku deri në vitin 2050 shqiptarët që do të emigrojnë do të jenë në nivele shumë më të larta se ato që do të zgjedhin të rikthehen për të jetuar në Shqipëri.

Një parashikim i fundit i Bankës Botërore, tregon se për periudhën 2017- 2022 emigracioni neto (diferenca ndërmjet të ikurve dhe atyre që rikthehen) do të jetë-40,000 persona.

Deri në vitin 2047, Banka parashikon që emigracioni neto të vazhdojë me të njëjtat ritme, pra çdo 5 vjet të ikin (neto) nga vendi rreth 40 mijë persona, duke e çuar numrin total të të larguarve (duke zbritur ata që kthehen) në 280 mijë persona.
Me shtesën natyrore të popullsisë që po shkon drejt zeros dhe nivelin e lartë të emigracionit, Shqipëria pritet të tkurret me shpejtësi.

Shtesa natyrore drejt zeros

Diferenca ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve, ajo që përcakton shtesën natyrore të popullsisë, është duke ngushtuar me shpejtësi vit pas viti, duke lajmëruar se shumë shpejt numri i vdekjeve në Shqipëri të jetë më i lartë se i lindjeve. Kjo do të çonte popullsinë e vendit në rënie pa kthim, pa marrë në konsideratë fenomenin e emigracionit.

Gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsie ishte 7130 persona, niveli më i ulët së paku që nga viti 1948, pak vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore sipas të dhënave të INSTAT. Por të dhënat më të hershme, por jo të grupuara vit pas viti, tregojnë se Shqipëria ka shtesën natyrore të popullsisë në nivelin më të ulët që nga viti 1923, pasi shtesa e popullsisë gjatë viteve 1923-1945, sipas të dhënave zyrtare, ishte mesatarisht mbi 18 mijë persona në vit. https://www.monitor.al/shqiperia-drejt-shuarjes-shtesa-natyrore-e-popullsise-ne-2018-n-me-e-uleta-qe-kur-ka-nisur-regjistrimi-ne-1923/

Popullsia nën 1 milion banorë

Sipas projeksioneve të Departamentit të Popullsisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Varianti pesimist parashikon që vitin në 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari optimist që parashikon emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia e vendit deri në vitin 2100 të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht. https://www.monitor.al/parashikimi-frikshem-okb-popullsia-shqiptare-rrezikon-te-katandiset-860-mije-banore-deri-ne-vitin-2100/

Emigracioni në vite

Vendi e përjetoi traumën më të madhe të fenomenit të emigracionit në vitin 1992 kur emigracioni neto shënoi -443 mijë persona, sipas Bankës Botërore.
Ngjarja shokuese u përsërit me ritme të forta në periudhën 1992- 1997, dukeku emigracioni neto shënoi -179 mijë persona, ku kulmi ishte në periudhën e piramidave. Më pas, deri në vitin 2002 ikën edhe 93 mijë persona.

Banka parashikon që në mënyrë sistematike emigracioni neto -40 mijë persona në pesëvjeçarët deri në 2022, 2027, 2032, 2042 dhe 2047.
Shqipëria radhitet në vendet me potenciale të larta të emigrimit. Parashikimet e Bankës Botërore për tre dekadat në vijim u bënë në projeksionet e reja të saj të publikuara së fundi mbi ecurinë e popullsisë globale.

Sipas një analize të mëparshme të BB-së, Shqipëria ka shënuar nivelin më të lartë të emigracionit neto ndër të gjitha vendet e rajonit krahasuar me numrin e popullsisë.

Emigracioni neto gjatë periudhës 2011-2015 ishte – 91,750 persona (diferenca ndërmjet ikjeve dhe ardhjeve). Pas Shqipërisë Serbia ka shënuar një emigracion neto ne rreth 100 mijë persona në pesë vitet e fundit, por popullsia e saj është gati tre herë më e madhe se Shqipërisë.

Pas një stabilizimi në mesin e viteve 2000 emigracioni ka nisur të theksohet pas krizës së viteve 2008. Me këto ritme rajoni i Ballkanit sidomos Shqipëria është duke humbur avantazhin konkurrues, kapitalin njerëzor dhe krahun e lirë të punës që zë mbi 80 për qind të eksporteve në vend.
Shqipëria u rendit në mesin e vendeve me potencial të lartë të riskut social, e ndikuar nga niveli i lartë i emigracionit, që e kombinuar me një krizë fiskale e bën vendin jo shumë të lakmueshëm për të bërë biznes./Monitor

Buxhovi, ky shërbëtor i lirisë Nga Getoar Mjeku

Në foto Getoar Mjeku me shkrim­tarin Jusuf Bu­xhovi në nji pro­mo­vim libri, në lib­ra­rinë Du­ka­gji­ni në Pri­sh­tinë, dhjetor 2016

Populli i Dardanisë ka ba shumë lufta për liri. E mbrama ka mbaru para 20 vje­të­ve. Por vendi ynë nuk asht ende krejt i lirë, ndërsa sun­dim­tarët e pa­su­nuem prej pu­shtetit sul­mojnë inte­lek­tualët e ska­mun që shpre­hin men­dimin e tyne të mirë­mbë­shtetun.

Kët javë, shkrimtari e his­to­riani Jusuf Bu­xhovi e çmoi luftën e drejtë t’Ush­trisë Çlirim­ta­re të Ko­so­vës, por dënoi krimet që dy­­sho­het se i kanë ba pjesë­­tarët e saj.

«UÇK-ja nuk ka qenë e pas­tër», tha Buxhovi. «Ka qenë e drejtë, por ka pasur edhe shumë gjëra të kë­qi­ja. Janë vrarë mbi 100 zyr­tarë të LDK-së, mbas luf­tës».

Njerëzit e pushtetit iu vër­su­lën pas­krupull­sisht, tue e qujtë pro­pa­gan­dist, tradh­tar të ko­m­bit e shpiun të Sërbisë. Do thanë se Bu­xho­vi po e njo­llon «luftën e pa­s­tër të UÇK-së» dhe «pjesë[n] më të lav­di­shme të his­torisë së kom­bit dhe po­pullit shqip­tar».

Me reagimet e tyne, kun­dër­­shtarët e Buxho­vit shpër­­faqën sa mos­dije aq dhe mos­durim ndaj drej­tësisë e lirisë.

Tregunë mosdije, sepse shpikën kon­ceptin e «luf­tës së pastër». Dije­tarët kanë ri­kujtu këto ditë se e drejta dhe marrë­dhaniet ndër­kom­bë­tare nuk e njo­hin luf­tën e pastër; njo­hin vetëm luftën e drejtë. Dhe Buxhovi e ka për­sëritë ma fort se kush­­do se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Kët javë ai foli për krime që shteti ynë ende nuk i ka ndëshku.

Tue i shpërfillë ato krime — mbi 100 vrasje poli­tike të mbas­luftës — për­ndje­kë­sit e Bu­xho­vit tregunë shpir­tin des­potik. Tue u thirrë në gjoja inte­resat e gru­pit, këta zhvleftë­sojnë je­tën e njeriut, shty­pin li­rinë e in­di­vidit, dhe pen­gojnë sun­dimin e ligjit. Kë­shtu sjellja e tyne për­ban për­kufi­zimin klasik të fa­shiz­mit, kurse guximi i Bu­­xho­vit thel­bin e luftës për liri.

Librat e Jusuf Buxhovit i kam pasë në dorë qysh fë­mijë. Atëherë nuk dij­sha se ç’brezi i për­kiste, nga vin­te, a ç’dia­lekt fliste. E çmoj­­sha si tre­gim­­tar shqip­­tar. Por ma fort i ad­mi­roj­sha herojtë liri­da­shës për të cilët shkrunte.

Te Shënimet e Gjon Nikollë Ka­zazit, osmanët e va­rin Col Shku­pin që ka guxu me shkru arbë­nisht dhe me andë­rru për lirinë e po­­pu­llit tonë. E shkrim­ta­rët e nji­mendtë duhet me qenë po aq trima sa per­so­na­zhet që krijojnë.

Vite ma vonë, shkrimtarin tonë e kam taku kur kam qenë student n’Ame­rikë. Aso­kohe kam për­kthy ang­­lisht librin e tij për Ko­so­vën nën Peran­do­rinë Os­­mane. E kam përcjellë në ligjerata n’univer­si­te­te ame­ri­kane, në takime me bo­tues e in­telek­tualë ven­das, dhe në tu­bi­me me mër­­gim­tarët tanë. Të gjithë e çmoj­shin dhe e për­krah­shin.

Disa e mbajshin mend prej kohës kur vep­rat i le­xo­­he­shin si radio­dramë në Pri­sh­­tinë, disa prej vi­te­ve kur pu­nonte ko­rres­po­n­dent i Rilind­jes në Gjer­­mani, e do tjerë nga ditët e the­me­limit të LDK-së dhe vizitat e her­shme në ShBA me krye­ta­rin Ib­ra­­him Ru­gova. Kish miq bashkë­­kombas nga të gjitha tro­jet tona dhe nga ko­­lonitë arbë­reshe. E prit­shin in­telek­tualët, biznes­menët, pro­fe­sio­nis­tët, dhe pu­në­torët e thjeshtë. Dhe e nde­roj­shin veçmas ata mër­gim­tarë që e kishin mbë­sh­tetë luf­tën çlirim­tare, tue dhanë mi­liona dollarë për UÇK-në ose tue iu bashku vetë ra­dhëve të saj.

E kemi lehtë me gjetë di­çka me të cilën s’paj­to­he­mi në mbi 40 libra dhe qinda in­ter­vista e li­gje­ra­ta, dhe Bu­xho­vi ka po aq. Por asht pa­qy­te­ta­ri me e sha nji njeri aq të res­pek­tuem si Bu­xhovi.

Shkrimtari ynë asht kthy në vend­lindje më 2000, mbasi ka kalu mbi dy de­kada në mër­gim si gaze­tar e re­fugjat. Për dallim prej kundër­shta­rëve të tij që ndje­kin pri­vi­legjet e pu­sh­tetit, Bu­xhovi nuk ka kër­ku kurrë post në qeveri. Sot jeton mo­de­s­tisht në nji ba­nesë të vogël në Pri­sh­tinë, ku vijon me shkru ro­­mane e pu­bli­cistikë.

Foto: Unë me shkrim­tarin Jusuf Bu­xhovi në nji pro­mo­vim libri, në lib­ra­rinë Du­ka­gji­ni në Pri­sh­tinë, dhjetor 2016

Unë jam Jusuf Buxhovi Nga Valon Rugova

Mbrëmë, zoti Jusuf Buxhovi, tha se lufta e UÇK-së nuk kishte qenë e pastër sepse 102 zyrtarë të LDK-së ishin vrarë. Deklaratë e fortë! E guximshme! Bile, shumë e guximshme për një burrë që nuk ka akumuluar kapital e nuk shoqërohet me njerët të fortë rreth vetes. Për një njeri që mund ta zatetësh nëpër sokaqet e Prishtinës, e në shesh, duke ecur vetëm, me çapa të vegjël, mendueshëm.

Por, ja që edhe Buxhovin e hëngrën të gjallë. Gani Koci i PDK-së i tha spiun i Serbisë. Tha bile edhe se UÇK-ja do të duhej ta hiqte qafe. A s’përbën kjo thirrje për vrasje, o miqtë e mi? Po, iu them unë. Thirrje për vrasje është. Siguria e z.Buxhovi është në rrezik. Ec e dije se çka mund të bëj një i krisur kur e dëgjon Kocin duke folur kaq emocionalisht dhe e takon Buxhovin në ndonjë skutë të kryeqytetit, siç ndodh rëndom, krejt të vetëm.

Mirëpo, të merremi paksa me deklaratën e Buxhovit: a është e vërtetë se lufta e UÇK-së nuk ishte e pastër? Pajtohem plotësisht. Lufta ishte e drejtë por nuk ishte aspak e pastër. Asnjë luftë në këtë dynja nuk është dhe nuk mund të jetë e pastër. Veç imagjinoni, kemi të bëjmë me vrasje njerëzish, me plumba, me krisma që t’i fusin ethet në bark, me frikë që menjëhershëm të injekton urrejtje për tjetrin.

Duam a s’duam ta pranojmë, UÇK-ja nuk ishte një ushtri e organizuar dhe e disiplinuar dhe kjo çelë hapësira të mëdha për dyshime. Si mund të përmbahej, në rend të parë, gjithë ajo urrejtje masive që e pamë pas lufte për serbët? Në ushtri të organizuara, janë komandantët ata që dirixhojnë ushtarët. Bile, edhe nëpër ushtri të organizuara është zor të përmbahet pezmi e urrejtja, dhuna e panevojshme e gjithë ai akumulim i ndjesive të këqija. Lëre më në ushtri të çorganizuar e që, le ta themi troç, s’kishte urrejtje veç për forcat serbe, por kishte edhe për njerëzit e LDK-së.

Po, or vëllezër e motra, UÇK-ja qysh në luftë e shfryu dufin e saj në kundërshtarët politikë. E më pas, edhe pasluftës. Nuk po flas për vrasje e për dhunë, po flas për retorikën e egërsuar ndaj njerëzve të palës tjetër politike.

Po, or vëllezër e motra, janë mbi 100 njerëz që dyshohet se u vranë për motive politike. Hajt po të ishte një a dy, a tre më së shumti, por mbi 100 është goxha shumë si shifër që të mohohet e shpërfillet në tërësi. Ky është një problem i madh i shoqërisë sonë!

Lufta e UÇK-së, po e përsëris, ishte e drejtë dhe na ndihmoi të çliroheshim nga Serbia. Por, të mos bëhemi njerëz të ligë, të mos mohojmë se ky formacion ushtarak ka mëkatet e veta.

UÇK-ja bëri edhe luftë politike. Dhe nuk duhet shumë punë që ta kuptojmë se liderët e saj, përmes një gjuhe agresive e mosduruese, përçarëse e të egër, e futën një popull në bela. Ne e kemi dëgjuar me veshët tanë deklaratën e Thaçit për Rugovën në kohën e luftës. Po ashtu, me sytë tanë i kemi parë veprimet përçarëse të tij. Kjo ka qenë e hapur për të gjithë. Publike. S’ka kurrfarë sekreti.

E pra, pse po ngulmohet që të mbrohet pastërtia e saj? Epo, kam drojë se këtu nuk është në pyetje aspak Serbia. Domethënë, kur thonë “lufta e UÇK-së ishte e pastër” nuk e kanë ndërmend aspak Serbinë, por fshehjen e panevojshme për sytë tanë, të asaj belaje të brendshme.

Ata duan që Kosova të harrojë ata 102 zyrtarë të vrarë të LDK-së. Dhe problemi, për fat të keq, është edhe më i thellë se kaq. Sepse, duke mos e pranuar UÇK-në si një ushtri të zakontë e të çorganizuar, domethënë ashtu siç ishte, ata po kërkojnë ta identifikojnë veten me të. Po kërkojnë ta identifikojnë veten me vrasës e përçarës.

UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe pa fijen e dyshimit mund të themi se kishte edhe ushtarë që nuk kanë bërë kurrfarë krimi, e që kanë qenë idealistë të vërtetë, që meritojnë të puthen në ballë. Por, kishte edhe ushtarë e komandantë, që përçanë e vranë. A s’është në të mirën edhe të vetë ushtarëve të mirë e të pastër të UÇK-së që të dihet se kush ishte i keq e kush ishte i mirë? Pa dyshim që po. Veç i keqi nuk do që të evidentohet e keqja e tij. E prandaj, kërkon ta uniformojë moralin e UÇK-së. Të gjithë të mirë. Pse? Sepse frikësohet që gjykimi popullor do ta identifikojë si të keq, që do t’i dalë e zeza sheshit. Që thjesht ky gjykim popullor do të jetë haku kundër tij.

Eh, po pra miqtë e mi, nuk është telashja te Jusuf Buxhovi, një vrojtues i drejtë e që e tha atë që e mendonte. Telashja është te ata njerëz që e shkelën demokracinë, e shkelën gjyqësinë, e shkelën ekonominë dhe po e shkelin edhe fjalën e lirë.

Buxhovi fizikisht mund të ecë vetëm. Por, ai nuk është vetëm. Ai është një prej nesh.

Donika Gërvalla: Mbeturinat dhe Gani Koci – ushtarët e mirëfilltë të UÇK-së turpërohen nga Thaçi, Veseli, Krasniqi, Haradinaj e Syla

Ish-anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për deklaratën e Gani Kocit ndaj Jusuf Buxhovit.

Ajo thotë se kur njerëz si Gani Koci, si reagim ndaj një deklarimi publik, fillojnë të sulmojnë dhe të etiketojnë njerëz si mbeturina, të cilat qenka dashur të pastrohen, nuk të mbetet tjetër përveç se të ulërish me të madhe nga neveria.

Gërvalla me tej thekson se ka kërkuar me mirësjellje nga Gani Koci që të mos keqpërdorë emrin e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës për të bërë sensacione në Facebook dhe për të luftuar kundërshtarët e tij.

“Gani Koci dhe të gjithë ata që flasin në emër të luftëtarëve të UÇK-së sot e dinë mirë që asnjë prej këtyre luftëtarëve nuk ka shkuar në UÇK që Shtabit të Përgjithshëm dhe përfaqësuesve politik të UÇK-së t’iu servojnë koka shqiptarësh”, shkruan ajo.

Ja shkrimi i saj:

Mbeturinat dhe Gani Koci

Kur njerëz si Gani Koci, si reagim ndaj një deklarimi publik, fillojnë të sulmojnë dhe të etiketojnë njerëz si mbeturina, të cilat qenka dashur të pastrohen, nuk të mbetet tjetër përveç se të ulërish me të madhe nga neveria. Të ndërgjegjshëm që fjala e tyre nuk vlen as deri tek qoshja e rrugës, njerëz si Gani Koci nuk kursejnë emra të respektuar nga qytetarët e Kosovës, për t’i bërë më të besueshme pallavrat e tyre.

Kërkova me mirësjellje nga Gani Koci që të mos keqpërdorë emrin e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës për të bërë sensacione në Facebook dhe për të luftuar kundërshtarët e tij. Aq më tepër kur deklarata të tilla bazohen vetëm në spekulime dhe në asnjë fakt objektiv. Përgjigje e tij ishte thjesht retorikë boshe. Qeveritë e ndryshme të Kosovës, pra as miqtë e Gani Kocit dhe as ata të LDK-së ose të partive të tjera, gjatë 20 viteve të fundit as edhe një fakt objektiv nuk kanë marrë mundimin të gjurmojnë rreth atentatit të 17 janarit 1982. Nuk ka pasur as përpjekjen më të vogël për hedhur dritë në këtë ngjarje. Po të doja edhe unë të spekuloja, do të thoja se kanë arsye t’i mbajnë gjërat të fshehura. Por unë nuk jam Gani Koci dhe nuk spekuloj e nuk luaj me dinjitetin e tjetërkujt.

Gani Koci dhe të gjithë ata që flasin në emër të luftëtarëve të UÇK-së sot e dinë mirë që asnjë prej këtyre luftëtarëve nuk ka shkuar në UÇK që Shtabit të Përgjithshëm dhe përfaqësuesve politik të UÇK-së t’iu servojnë koka shqiptarësh. Keqpërdorimi i ushtarit të virtytshëm, trim dhe të urtë, i cili kishte dalë të mbronte pragun e shtëpisë dhe të luftonte për lirinë e Kosovës duhet të marrë fund. As Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Jakup Krasniqi, as Ramush Haradinaj, as Azem Syla dhe plot të tjerë nuk janë UÇK, janë ajo pjesë e komandantëve për të cilët sot turpërohen ushtarët e mirëfilltë të UÇK-së.

Dhe në fund më lejoni të shtoj edhe këtë: A pajtohem unë gjithmonë dhe me gjithçka që thotë dhe bën apo ka bërë Jusuf Buxhovi? Jo!

Vlerësoj shumë prej qëndrimeve të tij dhe në të njëjtën kohë jam skeptike ndaj një pjese të shkrimeve të tij, dhe sidomos atyre që përshkruajnë një LDK të viteve ’90 si një LDK krejt tjetër nga ajo që e kam përjetuar vet nga shumë afër dhe nga brenda.

Kërkohet mbrojtja e Jusuf Buxhovit nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe Gjermania Nga Agron Jaha

Amerika, Bashkimi Evropian, dhe sidomos Gjermania duhet të vihen publikisht në mbrojtje të mendimit të lirë dhe të ndërpriten menjëherë kërcënimet ndaj intelektualit erudit, Prof. Jusuf Buxhovit, të gjithë intelektualët e vërtetë shqiptar dhe evropian duhen të ngrejnë zërin e protestës kundër linçimeve dhe kërcënimeve serioze të cubave kundër personalitetit të prof. Buxhovit, për shkak të qëndrimeve të tija parimore dhe demokratike.

Prof. Jusuf Buxhovi nuk ka probleme me të shkuarën e tij, ata, të cilët po shihet se kanë probleme serioze, ata duhet të disiplinohen përfundimisht nga forca e botës së qytetëruar dhe t mos lihet e ardhmja e Kosovës në mëshirën e një klase të shantazhuar dhe banditeske politike.

Edhe populli shqiptar, nëse ende është gjallë, duhet të vëhet në mbrojtje të profesorit, me këtë ju mbroni Kosovën dhe të ardhmen e juaj dhe të fëmijëve Tuaj. Pra, të solidarizohemi të gjithë me qëndrimet e drejta të Jusuf Buxhovit dhe në funksion të së mirës së përbashkët.

Abdixhiku: Zaevi e vërtetoi skenarin e zi ku është përfshirë Thaçi me Vuçiqin, Erdoganin e Putinin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ftuar mbrëmë në emisionin DPT te Fidani në T7, ka folur për telefonatën që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pati me dy komikët rusë, derisa ka komentuar edhe votat e mocionit për rrëzim të Qeverisë, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku duke folur në T7 tha se Zaev ka shpërfaqur një skenar të zi të Kosovës, që është i orkestruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me asistencë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

“Po besoj që kryeministri i Maqedonisë Veriore me kredibilitetin e vet ndonëse me një rast të gabuar e shpërfaqi një plan që padyshim e kemi dëgjuar si skenari më i zi i Kosovës, e skenari më i zi i Kosovës duket kështu, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i asistuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është në bisedime të drejtpërdrejta me presidentin e Serbisë, Vuçiq dhe po asistohet nga Rusia e Turqia në ndarjen përkatësisht copëtimin e kufijve të pavarësisë së Kosovës që është më e thellë se diskutimi i demarkimit dhe skenari është frikësues jo vetëm të asaj që po diskutohet në tavolinë, po veç në ëndërr me e pa dikush që është në agjendë të Rusisë duhet me u shqetësu e me e bo temë nacionale, vetë fakti që presidenti i Kosovës e kryeministri i Shqipërisë për Kosovën është rast i paprecedent dhe i trishtueshëm”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Tutje, Abdixhiku ka përmendur edhe rezolutën e propozuar nga LDK-ja e Vetëvendosja, me një pikë të vetme ajo për të mos negociuar me kufijtë e Kosovës.

“Kryeministri i Kosovës ka pasur disa herë raste që të ndërpresë presidentin dhe rasti i parë ka qenë në nëntor të vitit të kaluar ku si opozitë kemi propozuar rezolutën me një rresht të vetëm, kufijtë e Kosovës janë të negociueshëm. Haradinaj nuk e ka votu këtë rezolutë, idenë se kufijtë janë të panegocitueshëm dhe e ka lënë presidentin e vendit të merret me dialogun, ai kishte thënë se nuk merret me dialog se është sport i rëndë për të. Me këtë plasim ia ka mundësuar atij të diskutojë me një agjendë serbo-ruse”, tha deputeti, derisa ka shtuar se është një marrëveshje për qeverisje që është bërë nga presidenti e kryeministri.

“Kryeministri, presidenti, kanë marrëveshje të qeverisjes dhe të ndarjes së pushteteve. Janë bashkë hisenik në qeverisjen e Kosovës, Qeveria Haradinaj sot qëndron në këmbë falë votave që Thaçi i kontrollon te PDK po edhe te partitë tjera.

Dialogu për Haradinaj është sport i rëndë, kështu ka thënë me këto kontratat e mëdha unë mirren, t’i merru me këto ndarjen e territoreve, fakti që qeveria e Haradinaj varet prej votave të Hashim Thaçit ai është i pafuqishëm, që të votojë një rezolutë me vetëm një rresht që kufijtë e Kosovës nuk negociohen nuk ka guxu me votu, kaq është guximi politik i AAK-së”, ka shtuar tutje.

Sipas tij, presidenti ka motive pse është futur me një aventurë që i konvenon Rusisë.

“Thaçi i ka motivet e veta pse futet në një avanturë që i konvenon Putinit, zhvillon takim me të për ta njoftuar dhe për të marrë bekimin e Rusisë. Motivi i tij është shumë i rëndësishëm dhe lidhet drejtpërdrejtë me Gjykatën Speciale, theksoi ai.
DPT, Lumir Abdixhiku – 11.07.2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij duhet ta udhëheqë vendin. Ai ka thënë se pjesë e qeverisë së ardhshme të vendit duhet të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Është momentumi që, 20 vjet pas çlirimit të Kosovës, të jenë në front LDK’ja dhe VV’ja”, është shprehur ai në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

Ai ka thënë se, “përkundër dallimeve” që kanë këto dy parti, ato duhet të bëhen bashkë.

“Një aleancë e tillë do të ringjallte sado pak shpresat në Kosovë. Duhet numrat nuk po funksionojnë ndryshe, ne duhet të krijojmë një front një platformë politike që i ngjall qytetarëve shpresën se po ndodh një ndryshim, në momentin që ndodhë një gjë e tillë e kemi më të lehtë shkuarjen në zgjedhje. Duhet të ndodhë fillimisht afrimi i partive politike, kjo ka ndodhë sepse kemi pas një sërë takimesh ka pas takime me LDK e VV dhe kanë nisur një sërë takimesh mes LDK e PSD-së.

Për faktin që PSD përfundimisht del nga koalicioni. Ska diskutim që prej nëntorit ka qenë pjesë e koalicionit. Pa dashur mi thumbu ata kanë prodhu shkelje kushtetuese dhe rrjedhimisht i vetmi kontribut që kanë bërë kanë dhënë arsye se duhet të bjerë qeveria”, tha deputeti.

Deputeti i LDK-së ka thënë se opozita mund të dalë me një “test mocion” kundër qeverisë së Ramush Haradinajt para shtatorit. /GazetaExpress/

DASH: Shqipëria – vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot raportin e fundit për “Klimën e Investimeve për 2019-ën”, ndërsa ngrenë si shqetësime kryesore korrupsionin, mungesën e transparencës në tendera, zbatimin e dobët të kontratave etj..

Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Në vitin 2016, qeveria shqiptare (QSH) miratoi amendamente gjithëpërfshirëse kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit.

 

Zbatimi i reformës gjyqësore është duke u zhvilluar, duke përfshirë edhe verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjegueshme. Ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët e shumtë janë shkarkuar nga një komision verifikimi për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje të krimit të organizuar, investitorët e huaj e perceptojnë si një problem klimën e investimeve dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes”, thuhet në raport.

Sipas DASH, investitorët kanë paraqitur edhe shqetësime se rregullatorët përdorin legjislacionin dhe rregulloret e vështira për t’u interpretuar si mjet për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën.

“Investitorët raportojnë shqetësimet e vazhdueshme që rregullatorët përdorin legjislacionin dhe rregulloret e vështira për t’u interpretuar ose jo konsistente si mjete për të fshehur investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën. Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplote me komunitetin e biznesit; pronarët e bizneseve dhe shoqatat e biznesit shpesh theksojnë se nuk kanë marrë njoftim, kohë ose mundësi të mjaftueshme për angazhim në ndryshimet rregullatore dhe legjislative”, theksohet mes të tjerash në raportin e DASH.

“Investitorët e mëdhenj të huaj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politikë specifike dhe shprehin shqetësimin rreth përputhshmërisë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri. Raportet e korrupsionit në prokurimin e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (3P) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, duke përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave 3P janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata 3P deri në fund të vitit 2018.

Të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi që titulli i qartë është i vështirë për t’u marrë. Ka pasur raste të individëve që manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë për t’u arritur dhe joadekuat. Agjencia e ngarkuar me heqjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat.

Për të tërhequr investimet e huaja direkte dhe për të nxitur investimet vendase, qeveria pritëse miratoi një ligj mbi investimet strategjike në vitin 2015. Ligji përcakton stimujt e investimeve dhe ofron procedura administrative të shpejta për investitorët strategjikë vendas dhe të huaj, varësisht nga madhësia e investimeve dhe numri i vendeve të punës krijuar. Qeveria gjithashtu miratoi legjislacionin që krijon fusha të zhvillimit ekonomik teknik (TEDAs), si zona të tregtisë së lirë. Zhvillimi i TEDA-s të parë, në Spitalle, Durrës, iu dha një konsorciumi të kompanive lokale në gusht 2017, por vetëm pasi tenderi dështoi tre herë. Zhvillimi i TEDA ende nuk ka filluar, pasi një nga ofertuesit ka kundërshtuar vendimin në gjykatë.

Indeksi i Transparency International i Perceptimit të Korrupsionit 2018 renditi Shqipërinë 99 të 180 vendeve, një rënie prej tetë vende nga viti 2017. Rrjedhimisht, Shqipëria tani perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që është përmirësuar nga dy vende, deri në 63, në sondazhin e Bankës Botërore “Doing Business” të vitit 2019, Shqipëria vazhdoi të shënojë dobët në fushat e zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës, dhënies së lejeve të ndërtimit dhe sigurimit të energjisë elektrike.

Sistemi ligjor shqiptar duket se nuk bën diskriminim ndaj investitorëve të huaj. Traktati i Investimeve Dypalëshe të SHBA-së, i cili hyri në fuqi më 1998, siguron që investitorët e SHBA të trajtohen me kombësi më të favorizuar. Ligji për Investimet e Huaja përshkruan mbrojtje specifike për investitorët e huaj dhe lejon 100 përqind të pronësisë së huaj të kompanive në të gjithë, por në disa sektorë.

Energjia dhe fuqia, turizmi, furnizimi me ujë dhe kanalizimet, rruga dhe hekurudha, minierat dhe teknologjia e komunikimit të informacionit paraqesin perspektivat më të mira për investimet e huaja direkte në Shqipëri gjatë disa viteve të ardhshme”, thuhet më tej në raport.

Sulm fashistoid ndaj fjalës së lirë: Fashistoidët shqiptarë përmes denoncimeve abuzive në Facebook censurojnë lajme! – Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Voal.ch botoi sot një lajm nga Agjencia e Lajmeve e Italisë, ANSA ku flitej se kryetari i Lega-s, njëkohësisht nënkryeministri dhe ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka marrë ryshfete nga Moska.

Voal.ch raportonte një fakt marrë nga një burim shumë serioz informativ, që bënte fjalë për dyshime të formuluara nga Prokurori publik i Milanos lidhur me fonde ruse që kanë financuar fushatën e Lega-s.

Lajmin e ka raportuar fillimisht l’Espresso, për një takim tetorin që shkoi  në Moskë midis Gianluca Savoini, kryetar i shoqatës Lombardi-Rusi e njeri shumë i afërt i Matteo Salvinit dhe njerëzve të Kremlinit.

Rreth këtij takimi kishte raportuar edhe Buzzfedd në SHBA, duke nxjerrë në dritë pjesë të disa regjistrimeve në të cilat dilte se Savoini kishte negociuar “kushtet e një marrëveshjeje për të dërguar miliona dollarë në Lega”. Salvini nga ana e tij menjëherë mohoi duke thënë se kurrë nuk kishte marrë një rubël të vetme.

Rreth kësaj teme gjerësisht ka raportuar dje edhe La Repubblica, lidhur me takimin në fjalë që “u zhvillua më 18 tetor në hotelin lukzos Metropol të Moskës, midis eksponentëve të Lega Nord dhe palës ruse për të hartuar mënyra se si të shkonin dhjetëra milionë dollarë për partinë e Ministrit të Brendshëm dhe nënkryeministrit italian Matteo Salvini”.

La Repubblica ka publikuar dje inçizimin e L’Espresso-s ku dëgjohet me zë disa herë ish zëdhënësi i Salvinit, Gianluca Savoini që përsërit: “Duam ta ndryshojmë Europën, Europa e re duhet të jetë shumë afër Rusisë”. Në inçizim dëgjohet shumë qartë gjithashtu se ish-zëdhënësi i Salvinit kërkon afrim me Rusinë, ndërkohë është hapur si kundër Brukselit ashtu edhe SHBA.

Editori për Europën BuzzFeed News Alberto Nardelli, ka vendosur në faqen e tij në Twitter një foto të Salvinit dhe Putinit, duke kujtuar raportimin e L’Espresso-s se më 17 tetor Salvini është takuar me zvkryeministrin e Rusisë Kozak. Kur është pyetur rreth këtij takimi shkurtin që shkoi nga mediat italiane, Salvini nuk e kishte mohuar takimin, por kishte thënë se nuk kujtonte se çfarë ka bërë një ditë më parë, e jo më të kujtojë se çfarë kishte bërë më 17 Tetorin që shkoi.”

Pas këtij publikimi ka reaguar menjëherë Matteo Renzi i cili ka shkruar: “Ose kemi të bëjmë me një Fake News ose me një scoop të jashtëzakonshëm. Me naftën ruse të financohet Lega ? Çmenduri e vërtetë. Këtë skandal mund ta sqarojë vetëm Salvini, sa më shpejt”; ndërsa segretari i PD,  Nicola Zingaretti, ka thënë: “Rublat e Rusisë Legës në një fushatë elektorale kundër Euros ? Duhet të sqarohet menjëherë. ka patur reagim edhe nga kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte i cili ka shprehur besimin ndaj Salvinit, duke përshëndetur njëkohësisht fillimin e hetimeve nga Prokuroria e Milanos.

Voal.ch e botoi lajmin nga ANSA jo të zgjeruar, por vetëm me disa rreshta, duke përfshirë edhe pozicionin mohues të Salvinit, por, sapo e shpërndau, lajmi u bllokua menjëherë nga Facebook, duke marrë mesazh se ky bllokim është bërë pasi është reklamuar si lajm abuziv.

Së pari duhet të sqarojmë gjithë lexuesit, se voal.ch nuk boton kurrë lajme abuzive, por vetëm ato që vinë nga burime serioze, sikur edhe në rastin në fjalë, kur voal.ch iu referua burimit të lajmit që është Agjencia e Lajmeve e Italisë, ANSA.

Ky lajm ndërkohë nuk është bllokuar askund atje ku është publikuar, pra në Itali, dhe  mund të shpërndahet normalisht nga gazeta La Repubblica, ANSA, si dhe nga botuesi i për Europën BuzzFeed News Alberto Nardelli në Twitter, por për çudi bllokohet vetëm tek voal.ch.

Kjo tregon se fashistoidët shqiptarë janë shumë agresivë, sepse nuk druhen aspak të spekulojnë, duke e paraqitur lajmin e botuar nga voal.ch si lajm abuziv. Duke bllokuar lajmin pa e hulumtuar, mjerisht Facebook merr rolin e ekzekutorit si censor.

Sikur shihet unë e zgjerova raportimin e ANSA-s, me fakte të reja të publikuara nga L’Espresso-s, La Repubblica-s dhe botuesi për Europën i BuzzFeed News Alberto Nardelli.

Ndërkohë iu bëj thirrje lexuesave shqiptarë të distancohen nga qëndrimet fashistoide në rrjetet sociale të bashkëkombasve tanë, duke i denoncuar ata, sikur jam duke vepruar edhe unë, sepse fashistoidët shqiptarë përmes abuzimit, spekulimit dhe shpifjeve arrijnë të censurojnë lajme të cilat duhet të shkojnë patjetër tek publiku i gjërë.

Ndaj fashistoidëve shqiptarë të rrjeteve sociale duhet të ketë kujdes të veçantë edhe vetë Facebook, Twitter etj sepse kësisoj volens nolens  kthehen në mbështetës të segmenteve fashistoide që qarkullojnë sot në Facebook, Twitter etj që natyrisht duket se janë të paguar shumë mirë dhe operojnë pa patur frikë nga ligji.

Më poshtë po sjell linqet nga publikimet e këtij lajmi të zgjeruar që ka bërë Italia, të cilat mund të shpërndahen normalisht nga gazetat italiane nëpër rrjetet sociale, ndryshe nga publikimi që ka bërë voal.ch, i cili vazhdon të jetë i bllokuar dhe nuk mund të shpërndahet në Facebook, Twitter etj sepse është “ankimuar” nga fashistoidët shqiptarë në Facebook si lajm abuziv, kur në fakt rrjetet fashistoide në rrjetet sociale janë ato që abuzojnë lirshëm duke arritur me sukses të censurojnë fjalën e lirë.

 

http://www.ansa.it/sito/notizie/politica/2019/07/10/buzzfeed-emissari-salvini-a-mosca-per-finanziamenti-russi_d6ef5a7c-fa88-4b67-8404-75f03d3c2aaf.html

 

https://www.repubblica.it/esteri/2019/07/10/news/russia_come_putin_ha_versato_milioni_di_dollari_alla_lega_di_salvini_-230866514/

 

http://www.ansa.it/sito/videogallery/italia/2019/07/10/lega-renzi-salvini-deve-chiarire-subito-su-rapporti-con-russia_0a0f46a9-76e2-414d-a9a8-03a453a40f77.html

 

Kosova në tavolinë – Thaçi, Vuçiq e Rama e bëjnë copë – copë

Forumi i Alpbachut që u mbajt në gushtin e vitit 2018 në Austri ka qenë momenti kur dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq, kanë filluar të flasin hapur për idenë e tyre të shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimi të kufijve, si mjet për të arritur tek një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo temë ka vazhduar të diskutohet deri në fundin e prillit të këtij viti, derisa mori goditjen përfundimtare nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Samitin e Berlinit, të organizuar enkas për t’ia marrë nga dora dialogun Mogherinit, pasi që shefja e politikës së jashtme të BE-së kishte lejuar dy liderët që të flisnin edhe për pazare me territore dhe ndarje të Kosovës.

Kjo temë është riaktualizuar pas një skandali në të cilin është përfshirë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili kishte folur hapur për rrezikun e ndarjes së Kosovës, në biseda telefonike me dy komikë rus, e për të cilët mendonte se ishin ish-presidenti i Ukraniës, Petro Poroschenko dhe Sekretari i NATO-së, Jens Stoltenberg.

Në këtë bisedë Zaev dëgjohet teksa i tregon me frikë Poroschenkos për planin e Thaçit, Vuçiqit, e Edi Ramës, për ta ndarë Kosovën, dhe se për një gjë të tillë thoshte se ata e kanë edhe përkrahjen e Turqisë dhe Rusisë.

Kjo ka nxitur kariksturistin e shqiptar të gazetës “MAPO”, Bujar Kapexhiun, që të paraqesë përmes një karikature, treshen Thaçi-Rama-Vuçiq të ulur në një tavolinë teksa copëtojnë territoret e Kosovës.

Kundër kësaj ideje kanë dalë SHBA-të, Gjermania, Franca dhe gjithë shtetet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe gjithë klasën politike në Kosovës, nga frika që një ide e tillë do të rikthente gjakderdhjen në Ballkan.