Diario21 shkruan se raportet e fundit inteligjente dhe hetimet nga Departamenti i Thesarit i SHBA-ve (OFAC) kanë konfirmuar se mafia shqiptare ka krijuar një lidhje të pathyeshme me fraksionin e udhëhequr nga Ismael ‘El Mayo’ Zambada, kreu i Kartelit të Sinaloas.
EUROPË- Specialistët e sigurisë publike, kanë ngritur së fundimi alarmin se grupet kriminale shqiptare nuk janë më thjesht vëzhgues në Amerikën Latine, por lojtarë kyç që kontrollojnë operacione komplekse financiare në bashkëpunim me kartelat më të fuqishme vendase.
Gazeta meksikane, Diario21 shkruan se raportet e fundit inteligjente dhe hetimet nga Departamenti i Thesarit i SHBA-ve (OFAC) kanë konfirmuar se mafia shqiptare ka krijuar një lidhje të pathyeshme me fraksionin e udhëhequr nga Ismael ‘El Mayo’ Zambada, kreu i Kartelit të Sinaloas.
Sipas Diario21, në qendër të këtyre operacioneve qëndrojnë vëllezërit Hysa Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz, të cilët akuzohen se kanë ndërtuar një rrjet të gjerë biznesesh për të pastruar paratë e drogës.
Në artikull Diario21 shkruan se këto mafia fokusohen te logjistika: Sigurimi i rrugëve të kokainës nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt porteve evropiane (Rotterdam dhe Antwerp). Sisteme të sofistikuara të pastrimit të parave që kombinojnë kriptomonedhat me bizneset tradicionale.
Artikulli i Diario21:
Pas arrestimit të Juan Carlos Montero Mestre (alias ‘Lobo Menor’), lideri i bandës ekuadoriane ‘Los Lobos’, ekspertët e sigurisë po ngrenë alarmin për një prani shumë më të heshtur, por më të rrezikshme të mafiave.
Specialisti i sigurisë publike, Víctor Manuel Sánchez Valdés thotë se grupet kriminale shqiptare nuk janë më thjesht vëzhgues në Amerikën Latine, por lojtarë kyç që kontrollojnë operacione komplekse financiare në bashkëpunim me kartelat më të fuqishme vendase.
Aleanca me Kartelin e Sinaloas
Raportet e fundit inteligjente dhe hetimet nga Departamenti i Thesarit i SHBA-ve (OFAC) konfirmojnë se mafia shqiptare ka krijuar një lidhje të pathyeshme me fraksionin e udhëhequr nga Ismael ‘El Mayo’ Zambada, kreu i Kartelit të Sinaloas.
Në qendër të këtyre operacioneve qëndrojnë vëllezërit Hysa (Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz), të cilët akuzohen se kanë ndërtuar një rrjet të gjerë biznesesh për të pastruar paratë e drogës.
Menaxhimi i kazinove në shtetet Sonora, Baja California dhe Quintana Roo. Përdorimi i hoteleve dhe restoranteve luksoze për të kamufluar transfertat milionëshe. El Universal, paratë e fituara nga trafiku i kokainës transferohen drejt Shqipërisë për tu investuar në pasuri të paluajtshme dhe turizëm bregdetar.
Sánchez Valdés shpjegon se suksesi i shqiptarëve në Meksikë vjen nga struktura e tyre unike. Ata operojnë përmes ‘Fiseve’ (fis)-grupe familjare me besnikëri ekstreme ku infiltrimi nga policia është pothuajse i pamundur. Ndryshe nga bandat vendase që shpesh përfshihen në përplasje të përgjakshme publike, shqiptarët në Meksikë mbajnë një profil të ulët.
Ata fokusohen te logjistika: Sigurimi i rrugëve të kokainës nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt porteve evropiane (Rotterdam dhe Antwerp). Sisteme të sofistikuara të pastrimit të parave që kombinojnë kriptomonedhat me bizneset tradicionale.
Në intervistën e tij për Imagen Radio, akademiku konfirmoi se mafiet e huaja, ku shqiptarët zënë një vend specifik për shkak të fuqisë financiare, janë të pranishme në 30 nga 32 shtetet e Meksikës. Ata nuk operojnë të izoluar, por përdorin kartelat vendase (si CJNG dhe Sinaloa) si ‘mburojë’ dhe partnerë logjistikë.
Ndërsa Meksika vazhdon të jetë epiqendra e luftës kundër drogës, përfshirja e ‘fiseve’ shqiptare tregon se krimi i organizuar është kthyer në një korporatë globale, ku kufijtë mes Ballkanit dhe Amerikës Latine janë zhdukur plotësisht./Dosja.al