VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Media kroate: Ivanoviçin ja pse e vrau shërbimi sekret serb

By | January 18, 2018

Komentet

Serbia zhvillon manovra ushtarake

Serbia zhvilloi manovra ushtarake të shtunën për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në një shpalosje të dukshme të forcës mes tensioneve në rritje me Kosovën.

Manovrat, të titulluara “Shekulli i Fituesve”, përfshinin 8,000 ushtarë, 100 tanke dhe avionë luftarakë MiG-29 të furnizuar nga Rusia.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili ishte i pranishëm gjatë manovrave, tha se vendi i tij kishte përmirësuar ushtrinë për të pasur një “efekt parandalues” mbi sulmet e mundshme kundër tij.

Sulmoi shqiptarët në Bularad, Shqipëria shpall “non grata” eurodeputeten ekstremiste Eleni Theocarus

Shqipëria ka shpallur “non grata” eurodeputeten qipriote Eleni Theocarus.

Vendimi është njoftuar nga keshilltari i ministrit Ditmir Bushati, Glevin Dervishi.

“Shfaqja e orkestruar si nje provokim agresiv ne Bularat, e cila e ktheu nje ceremoni mortore ne nje manifestim sfidues ndaj rendit kushtetues, sigurise e qetesise publike te Republikes se Shqiperise, me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje per percarje mes qytetareve shqiptare me kombesi shqiptare e greke, ishte e papranueshme per shtetin e per shoqerine shqiptare.

E cila eshte nje shoqeri e bashkejeteses demokratike, ku minoritetet jane te mbrojtura me nje ligj te standardeve me te larta europiane dhe ku minoriteti grek eshte nje pasuri e nje ure e pazevendesueshme fqinjesie te mire me Greqine mike.

Në mbrojte rendit kushtetues, sigurise kombetare, qetesise publike dhe pacenueshmerise ne asnje lloj forme te teresise territoriale te Republikes se Shqiperise, autoritetet shqiptare jane mbeshtetur ne mekanizma teresisht ligjor per adresimin e problematikes se kesaj situate.

Ne bashkeveprim nderinstitucional dhe pas vleresimit te kryer nga institucionet e specializuara, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme i propozoi Ministrise se Bredshme shpalljen non grata (person u padeshirueshem ne Shqiperi) te eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous.

Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit te saj ne Parlamentin Evropian, pas vleresimit dhe ne mbeshtetje te propozimit te MEPJ, gjykuar ne materialet referuese te administruara nga Ministria e Brendshme vendosi te miratoje kerkesen e MEPJ.

Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve te Republikes se Shqiperise, ndaj shfaqjeve te perseritura ekstremiste te eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj qe nxisin urrejtjen, cenimin e rendit kushtetues te vendit tone, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikes se Shqiperise, nuk mund dhe nuk do te mund te behen me ne token shqiptare.

Mbeshtetur ne procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme e Republikes se Shqiperise do te percjelle nepermjet kanaleve diplomatike vendimin per te ndaluar hyrjen e metejshme ne Shqiperi te Eleni Theocharous.

Qeveria e Republikes se Shqiperise eshte e vendosur per te kontribuar vijimesisht per stabilitetin rajonal, per te bashkepunuar ngushtesisht me fqinjet e partneret nderkombetar, por eshte po ashtu e vendosur te mos tolerohe, per asnje arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues, thirrje cenuese per teresine teritoriale dhe akte demtuese te harmonise mes qytetareve te Republikes se Shqiperise.

Greqia mike e populli i saj jane nje aset shume i vyer ne kapitalin e miqesive tradicionale te Shqiperise e te popullit shqiptar. Elemente apo grupe ekstremiste qe ne greqisht apo edhe ne shqip, flasin nje gjuhe te perbashket urrjetjeje e percarjeje, e cila nuk ka lidhje me gjuhen europiane qe bashkon popujt e shtetet tona, s’do te kene asnje shans te minojne rrugen tone te perbashket te paqes e te bashkepunimit strategjik ne funksion te se ardhmes qe meritojne femijet e sotem te Shqiperise e te Greqise” , shprehet keshilltari per rajonin i ministrit Bushati, Glevin Dervishi.

Ajo ka qenë paraditen e së enjtes në shtëpinë e Kostandinos Kacifas, në fshatin Bularat të Gjirokastrës ku ka dhënë disa deklarata fyese për shqiptarët.

Theocarus ka lëshuar deklarata raciste disa ditë më parë duke ngritur edhe pretendime territoriale.

Parlamenti grek nis seancën me 1 minutë heshtje për Kacifasin

ATHINË – Një minutë heshtje në kujtim të Konstantine Katsifos është mbajtur sot në parlamentin grek me propozimin e kryetarit të saj Nikitas Kaklamanis.

“Ne shprehim simpatinë tonë të palëkundur ndaj familjes së Epiroit Konstantinos Katsifas dhe dënimit të çuditshëm të policisë shqiptare në Bularat. Unë kërkoj miratimin e Parlamentit, sepse nuk parashikohet në Rregulloren e Punës, të mbajë një minutë heshtje”, tha Nikitas Kaklamanis, duke hapur seancën plenare të sotme.

Konstandino Kacifa u përcoll me këngë në banesën e fundit. Ka qenë këngëtari epirot Savvas Shiatras ai që ka kënduar në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të 35 vjecarit Kacifa, djali i vetëm i familjes Kacifa nga Bularati. “Çohu Kostaqi, biri im” ka kënduar këngëtari në funeralin e 35 vjecarit pas kërkesës së nënës së tij.

Athina reagon pasi Tirana shpall “persona non grata” 52 shtetas grekë

Ministria e Jashtme e Greqisë kërkoi shpjegime nga autoritetet shqiptare lidhur me shpalljen e 52 shtetasve grekë “të padëshirueshëm”, mbas ngjarjeve të ndodhura në Bularat të Gjirokastrës gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandino Kacifas.

Përmes një deklarate Ministria e Jashtme greke shprehet se “Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë atmosferën në marrëdhëniet dypalëshe”. Autoritetet greke kanë deklaruar se presin sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve ‘non grata’ prej autoriteteve shqiptare”.

“Ne mbetemi të angazhuar në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

Në Shqipëri Ministria e Brendshme njoftoi të premten se vendosi të shpallë “persona non grata” dhe t’u ndalojë për pasojë hyrjen në të ardhmen në territorin shqiptar 52 shtetasve grekë, të cilët morën pjesë të enjten në ceremoninë mortore të Kostandin Kacifas, i cili mbeti i vrarë disa ditë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në Bularat të Gjirokastrës.

Sipas zëvendës ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi masa ndaj tyre është marrë “për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi”.

Varrimi i Kaçifas, reagon Tsipras: Kemi bërë gjënë e duhur që nga dita e parë

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka folur në një intervistë për mediat greke ku është pyetur për varrimin e Konstandino Kaçifas, gjatë të cilit pati thirrje raciste anti-shqiptare.

Tsipras u shpreh se sot është një ditë zie për familjen dhe Greqinë, dhe shtoi se shteti që ai drejton ka bërë gjënë e duhur që nga dita e parë e ngjarjes.

 

“Sot është një ditë zie për familjen dhe atdheun. Unë nuk dua të shtoj në një koment të veçantë. Unë siguroj se Greqia bëri gjënë e duhur që nga dita e parë. Shqipëria na premtoi se autoritetet ndjekëse do të na japin një zbardhje të plotë në lidhje me këtë ngjarje shumë të pakëndshme. Fakti i pakëndshëm na detyroi të harrojmë se fshati Bularat atë ditë ne ishim në varrezat ushtarake të heronjve tanë të rënë në Shqipëri pas 70 vjetësh të pranisë së ministrit grek të kulturës.

Ngjarje e pakëndshme, ne duhet të ecim përpara për t’i caktuar të drejtat minoritetit. Ne do të vazhdojmë në këtë dialog. Ne kemi vendosur një politikë për të zgjidhur problemet kronike në politikën e jashtme”, tha kryeministri grek.

Vuçiq para takimit me Thaçin: Pozicion i vështirë i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të takimit të sotëm me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, tha se pozicioni i Serbisë është i vështirë.

“Nuk më ofron rehati dhe nuk më pëlqen të bisedoj me Thaçin, por më mirë të bisedojmë njëqind vjet sesa të luftojmë një ditë. Kjo është puna ime. Paqja është e rëndësishme. Gjithçka tjetër nuk është për krahasim”, tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Thaçi dhe Vuçiq takohen sot në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njëherësh ndërmjetësuese e dialogut, tha se pret nga dy liderët që të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

Edhe Thaçi tha të mërkurën, përmes një postimi në Twitter, se pret një takim të vështirë me Serbinë, porse të nevojshëm për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, midis dy vendeve.

Në një takim në Alpbah të Austrisë në muajin gusht, Thaçi dhe Vuçiq kanë shpalosur publikisht idenë për ndryshimin e kufijve, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

Ish-ministri grek: Nuk ka Vorio-Epir, Kaçifas u vra në jug të Shqipërisë

Ish-ministri i Arsimit në Greqi dhe deputet i partisë qeverisëse Syriza, Nikos Filis ka thënë se Kostandino Kaçifa u vra në Jug të Shqipërisë dhe jo në Vorio-Epir, sikurse përflitet në qarqet anti-shqiptare.

“Është Jugu i Shqipërisë. E them sërish dhe jam i kujdesshëm në atë që them. Është Jugu i Shqipërisë dhe jo Vorio-Epiri. Janë territore shqiptare, ka dominim të popullsisë shqiptare dhe aty jeton edhe minoriteti grek, që fatkeqësisht është në një masë të vogël për shkak se janë larguar. Por kjo është histori tjetër“, ka thënë Nikos Filis.

Deputeti grek ka argumentuar gjithashtu se veprimi i policisë shqiptare, që iu kundërpërgjigj breshërisë së kallashnikovit të qëlluar nga Kostandino Kaçifas, është tërësisht i mirëkuptuar.

“Një person merr kallashnikovin në një vend të huaj dhe ngre flamurin grek. E imagjinoni dot sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov dhe të ngrejë flamurin turk e të qëllojë kundër policisë, çfarë do të thonit”, argumenton deputeti dhe ish-ministri grek Nikos Filis.

Turqia: Kemi informacione të reja rreth vrasjes së Khashoggit

Ken Bredemeier

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha të martën se qeveria e tij ka informacione të reja në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, dhe se mund t’i bëjë publike dëshmitë pas përfundimit të hetimit mbi vdekjen e gazetarit.

Duke folur gjatë një vizite në Japoni, Çavusoglu u tha gazetarëve se Arabia Saudite dhe vendet e tjera të interesuara mund të shohin informacionet që posedon Turqia.

Gazetari Jamal Khashoggi vdiq gjatë vizitës në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Fillimisht, Arabia Saudite tha se Khashoggi kishte dalur nga konsullata dhe se vendndodhja e tij nuk dihej, pastaj tha se ai kishte vdekur pas një përleshje me grushta. Prokurori publik i Arabisë Saudite më vonë e quajti vdekjen e Kashoggit një vrasje me paramendim, por nuk ka thënë se kush e ka planifikuar apo miratuar operacionin për vrasjen e tij.

Ministri i Jashtëm turk Çavusoglu tha të martën se pas bisedave të shumta me Mbretin Selman, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është i bindur se mbreti saudit nuk ishte i përfshirë.

Por, sipas zotit Çavusoglu, është e qartë se një ekip 15 anëtarësh që dyshohet të ketë udhëtuar për në Turqi për këtë operacion nuk mund ta kishte bërë këtë pa një urdhër nga lartë, dhe hetuesit duhet të gjejnë personin që ka dhënë urdhërin për këtë operacion.

Turqia tha javën e kaluar se Khashoggi, një gazetar që punonte në Shtetet e Bashkuara si kontrbibues i gazetës The Washington Post, me shkrime kritike ndaj princit saudit Mohammed bin Salman, ishte vrarë menjëherë pasi kishte hyrë në konsullatë, dhe më pas trupi i tij ishte copëtuar dhe mund të jetë tretur në acid.

Asnjë gjurmë e mbetjeve të Khashoggit nuk është gjetur, madje edhe pas një apelimi të djemve të gazetarit 59-vjeçar në kanalin amerikan televiziv CNN të dielën drejtuar qeverisë saudite për kthimin e trupit të tij në mënyrë që ai të varroset në qytetin e Medinës pranë anëtarëve të tjerë të familjes së tij.

Një zyrtar turk, duke folur në mënyrë anonime, ka konfirmuar një raport të hënën në gazetën Sabah, të afërt me qeverinë e Turqisë, se eksperti i kimikateve, Ahmed Abdulaziz al-Janobi dhe ekspert i toksikologjisë, Khaled Yahya al-Zahrani ishin pjesë e një ekipi të dërguar nga Arabia Saudite, gjoja për të hetuar vrasjen e Khashoggit më 2 tetor.

Në njoftimin e gazetës Sabah thuhet se të dy ekspertët kanë vizituar konsullatën çdo ditë mes 11 tetorit dhe 17 tetorit dhe ndodheshin në Turqi kur Arabia Saudite lejoi kontrollimin e konsullatës nga autoritetet turke më 15 tetor.

“Ne besojmë se të dy erdhën në Turqi për qëllimin e vetëm të mbulimit të provave të vrasjes së Jamal Khashoggit para se policia turke të lejohej të kontrollonte hapësirat e konsullatës”, tha zyrtari turk.

Ndërkohë, Arabia Saudite tha në një takim të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë se do të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për vdekjen e Khashoggit, por vazhdoi të shmangte pyetjet e gazetarëve lidhur me hollësitë e hetimit të Riadit.

Bandar Al Aiban, kreu i delegacionit të Rijadit tha në një seancë dëgjimore të OKB-së se Mbreti Salman kishte udhëzuar prokurorin publik të Arabisë Saudite të “vazhdojë hetimin e rastit bazuar në ligjet e aplikuese” dhe “sjelljen e të gjithë autorëve para drejtësisë.” Arabia Saudite ka ndaluar 18 shtetas sauditë në lidhje me vrasejn e Khashoggit, por zoti Aiban nuk dha hollësi mbi statusin apo vendndodhjen e tyre.

“Rasti është ende nën hetim, siç e dini … Unë mendoj se deklarata ime ishte shumë e qartë,” tha zoti Aiban.

Më shumë se 40 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar një hetim të plotë të vdekjes së Khashoggit dhe reforma në ligjet e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite. Një numër i vendeve perëndimore kanë bërë thirrje për heqjen e dënimit me vdekje në Arabinë Saudite, dhënien fund të sistemit të kujdestarisë mashkullore mbi gratë dhe ndryshimin e përkufizimit të fjalës “terrorizmit” në vend në mënyrë që të mos ketë ndjekje penale ndaj kritikëve paqësorë të mbretërisë. Sauditët kanë afat deri të premten të raportojnë nëse ata do të pranojnë ndonjë nga rekomandimet.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga Këshilli 47-anëtarësh i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në qershor, duke e akuzuar atë për anshmëri dhe ndjenja anti-izraelite.

Por i ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara, Mark Cassayre mori pjesë në takimin e Këshillit në statusin e vëzhguesit, duke thënë se një “hetim i plotë, transparent dhe përfundimtar (i vrasjes së Khashoggit) duhet të kryhet në përputhje rregullat për një proces të drejtë dhe është thelbësore që rezultate e hetimit të bëhen publike.”

Flamuri i Kosovës në Paris, Vuçiç: S’duhet të shkoj asgjëkundi?

Ngritja e flamurit të Kosovës në Katedralen e Notre-Dame në Paris, në mesin e flamujve të 19 shteteve është bërë objekt i madh diskutimi për mediat serbe. Këto të fundit pyesnin nëse presidenti Aleksandër Vuçiç duhet të anulojë apo jo vizitën në Paris më 11 nëntor.

Vuçiç konfirmoi se flamuri i Kosovës nuk do ta ndalojë që të udhëtojë për në Paris në festimin e njëqindvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Për asnjërin prej nesh kjo nuk është e këndshme, por ju duhet të kuptoni se njohja ka ndodhur dhjetë vjet më parë. Si ndodhi që kjo përnjëherë të bëhet temë? Kështu është në Vjenë, Paris, Londër, Berlin, Romë … Të mos shkoj askund? A duhet ta izoloj vetën? Më thoni çfarë doni…”, tha Vuçiç.

Kurz: Serbia në BE vetëm nëse arrin te një zgjidhje me Prishtinën

Beograd, 5 nëntor 2018.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha të hënën në Beograd se është e rëndësishme që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës jo vetëm të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses, sepse një gjë e tillë, siç u shpreh ai, është mënyra e vetme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Është një mundësi unike që historia të mbetet histori dhe së bashku të ecim drejt së ardhmes”, tha Kurz në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nga këndvështrimi im, ky dialog duhet të përfundojë me sukses dhe për këtë u kërkoj njerëzve që t’i mbështesin të gjithë politikanët që duan të marrin këtë rrugë. E kemi të rëndësishme bashkëjetesën paqësore, që e kaluara të mbetet e kaluar dhe në këtë rajon të ketë qëndrueshmëri e paqe dhe jo shkatërrim e luftë”, tha Kurz.

Vuçiq tha se Austria, edhe pse para dhjetë vjetësh e ka njohur pavarësinë e Kosovës, e mbështet çdo zgjidhje midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Serbët dhe shqiptarët janë milje larg nga çdo zgjidhje, por nëse arrijnë të bëjnë kompromis, kjo do të garantonte paqen në 100 vjetët e ardhshëm”, tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Kryeministrja serbe: Shkëmbimi i territoreve, pjesë e një zgjidhjeje të mundshme – por s’e njohim Kosovën

Serbia dhe Kosova kanë ende një rrugë të gjatë drejt arritjes së një marrëveshjeje të mundshme gjithëpërfshirëse për paqe, pavarësisht se kanë hapur bisedime për një shkëmbim të mundshëm të territoreve, për të lehtësuar arritjen e një marrëveshjeje, konsideron Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë.

“Personalisht, do të doja një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur. Por unë nuk mendoj se në realitet jemi pranë marrëveshjes”, tha Bërnabiq për Financial Times, në një intervistë.

Kryeministrja serbe mendon se çështjet e kulturës historike politike dhe territoriale janë jashtëzakonisht delikate që diskutohen midis krerëve të Serbisë dhe Kosovës, dhe se progresi është larg garantimit të mbështetjes së SHBA-ve dhe BE-së për dialogun.

“Shpesh them se kemi ngecur në një pozicion skizofrenik, që është midis politikës së shekullit të 21-të dhe politikës së shekullit të 19-të”, tha Bërnabiq, duke iu referuar shpërthimit të rastësishëm të tensioneve etnike dhe dhunës këtë vit në Kosovë.

Ajo tha se liderët e Kosovës gabohen nësë supozojnë se dialogu me Beogradin do të rezultojë në njohjen zyrtare serbe të pavarësisë së Kosovës.

“Natyrisht që nuk do të ndodhë”, tha Bërnabiq. “Ata duhet të lëvizin nga pozita e tyre e rehatshme dhe të na takojnë në gjysmë të rrugës, ku ne po presim për ta. Le të bëjmë një kompromis, çfarëdo kompromisi që mund të jetë”.

Kryeministrja serbe, shkruan Financial Times, transmeton Gazeta Express, zhvilloi bisedime në Minsk me Hashim Thaçin, presidentin e Kosovës, i cili po kryen negociatat kryesore me Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë.

Ajo tha se i kishte thënë Hashim Thaçit: “Po pyes nëse ka dëshirë, një dëshirë të sinqertë, nga disa nga politikanët në Prishtinë që në të vërtetë të vazhdojnë dialogun dhe të arrijnë një marrëveshje”.

Nëse shtetet do të hynin në një shkëmbim territori, pjesët e Kosovës veriore të banuar me serbë mund të përfshiheshin nën autoritetin e Serbisë dhe Kosova mund të fitonte tre zona kryesisht shqiptare etnike të Luginës së Preshevës në Serbi.

Bërnabiq pohoi se nuk është dakord që një marrëveshje e tillë do të hapte një “kuti të Pandorës” në Ballkan, historia moderne e të cilit është goditur me mosmarrëveshje etnike dhe territoriale.

“Kutia e Pandorës u hap pikërisht 10 vjet më parë, kur vendet e njohën pavarësinë e Kosovës. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është mbyllja e kutisë së Pandorës. Ju nuk mund të thoni se 10 vjet më parë kemi qenë të gatshëm të ndryshojmë kufijtë, por sot nuk mund të flasim për ndryshimin e kufijve, “tha ajo.

Një shkëmbim territori, edhe nëse u pajtua, nuk do të ishte i mjaftueshëm për një marrëveshje paqeje, paralajmëroi ajo.

“Është një pjesë e një zgjidhjeje të mundshme përfundimtare. Por marrëveshja përfundimtare, nëse arrihet, do të duhet të jetë shumë më gjithëpërfshirës. Duhet të përfshijë të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave, bashkëpunimin ekonomik, bashkëpunimin afatgjatë midis serbëve dhe shqiptarëve, duke mësuar gjuhën dhe trashëgiminë kulturore, kishat dhe manastiret e njëri-tjetrit “.

Hungari, thyhet rekordi 94 vjeçar i temperaturave

BUDAPEST – Në Hungari, vendi i cili po përjeton vjeshtën më të nxehtë gjatë viteve të fundit, temperaturat kanë arritur deri në 21.6 gradë Celsius duke thyer kështu rekordin e temperaturave të nxehta.

Në një deklaratë nga Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë së Hungarisë thuhet se në kryeqytetin Budapest temperaturat kanë arritur në nivelin më të lartë të 94 viteve të fundit, 21.6 gradë Celsius.

Në deklaratë thuhet se në matjet e deritanishme, niveli më i lartë i temperaturave është shënuar më 3 nëntor të vitit 1924 me 20.5 gradë Celsius dhe se rekordi i temperaturave të larta është thyer me 1 gradë Celsius, duke arritur kështu në 21.6 gradë.

Më tej thuhet se temperaturat e larta pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. aa