VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Media belge: Si u lirua nga qelia për 6 orë Safet Bajri, lidhje me politikanë

By | February 5, 2019

Komentet

I paharruari Muharrem Fejzo – Nga Enver Kushi

Para se rruga “Siri Kodra” të dalë në unazë, po të kthehesh në të djathtë, disi e fshehur mes ca pallateve të vjetër dhe pa formë, është një shtëpi dy katëshe, që bie menjëherë në sy për  ngjyrën të kuqe shege të fasadës së saj.. Që nga trokitja e parë atje, aty nga vjeshta e vitit 1985, krahas mikpritjes dhe ngrohtësisë, kam ndjerë dhe përjetuar vazhdimisht edhe ca ndjesi dhe emocione të tjera, që t’i jep vetëm arti. E tillë ishte dhe vazhdon të jetë shtëpia e mikut tim, regjisorit të mirënjohur të kinematografisë shqiptare, por edhe piktorit, skulptorit befasues Muharrem Fejzo.

Muret e asaj shtëpie tiranase nuk janë  as të pagojë dhe as të verbër… Ato janë mure të gjallë (po të perifrazonim titullin e njerit prej filmave realizuar nga Muharrem Fejzo). Asaj shtëpie dhe atyre mureve, Muharrem Fejzo u ka dhënë shumë nga shpirti i tij krijues. Dhe nuk është vetëm prania kudo i veprave në pikturë, grafikë, skulpturë të autorit apo i albumeve të tëra me dhjetëra e qindra foto artistike, skica, por mbi të gjitha brenda atyre mureve është krijimtaria plot 50 vjeçare e Fejzos… Atje janë ëndrrat e të riut Muharrem Fejzo, fluturimet romantike të adoleshencës, skicat për skenografitë e para të operave  “Rusallka”, “Ivan Suzanin” dhe “Nusja e shitur” (1954), boceti i bustit të heroinës  “Zonja Çure” (realizuar në vitin 1955); atje janë hedhur në letër vargjet e para dhe janë  shkruar dramat “Detyrë dhe Stuhi”, “Gardhet”, “Përroi i heshtur”, “Dara prej mishi”. Atje ka bërë provat e para për t’u ngjitur më pas në skenë edhe si aktor; atje ka gdhirë netët pa gjumë, për të shkruar skenaret dhe menduar për platformat tekniko – regjisorialë të mbi 20 filmave dokumentarë dhe artistikë; atje ka hedhur në pentagram notat për muzikën  e dramës “Xhaxha Vanja” të Çehovit dhe dramës  “Detyrë dhe stuhi”; atje ai ka realizuar mbi 100 punime në pikturë në teknika të ndryshme apo bocete për  dhjetëra buste, basorelieve, statuja etj etj. Atje janë të kyçura gëzimet familjare të Fejzos, hallet e përditshme, dhembjet, trishtimet e kohës, monologjet me veten, krizat e papritura të zemrës  dhe deri tek turbullimet për ndonjë fjalë jo dashamirëse (të natyrshme këto për mjediset artistike) të  kolegëve të tij.

Prandaj, sa herë kam dalë nga shtëpia e Muharrem Fejzos, kam patur dëshirë të rikthehem atje për të biseduar me artistin dhe  folur me “Muret e Gjallë” të asaj shtëpie.

 

 MUHARREM FEJZO MES DY DASHURIVE

E kam të vështirë të analizoj krijimtarinë shumëplanëshe të Fejzos. Karakteri dhe shpirti i tij krijues është kudo në këtë krijimtari. Natyrë gazmore, me një të folur pasionante dhe lëvizje të shpeshta të duarve, sy të qeshur dhe herë-herë melankolikë e të menduar, miqësor me të gjithë dhe i rrethuar vazhdimisht nga dashamirësit e tij të shumtë, por edhe i lënë në hije apo i pavlerësuar siç duhet në kohë, ky është Muharrem Fejzo… Në një bisedë me të, ai është shprehur se “treni i jetës time ka ecur në binarët e dy dashurive: arteve figurative dhe filmit”.

Për krijimtarinë e tij në fushën e arteve figurative  do të duhej një studim i veçantë. Në fushën e kinematografisë, koha po tregon, se filmat e regjisorit Fejzo ruajnë jo vetëm freskinë e tyre, por  mund të radhiten ndër emrat e shquar të kinematografisë shqiptare si Hakani, Erebara, Xh.Keko, Anagnosti, Gjika, Milkani, Dhamo, Hoshafi etj. apo brezit më të vonshëm të regjisorëve shqiptarë… Jam i bindur se filmi “Kapedani” i bën nder jo vetëm Fejzos, por tërë kulturës shqiptare. Do të mjaftontë të përmendja disa prej filmave realizuar prej tij, për të shpalosur dimensionin prej regjisori të spikatur të Fejzos. Historia e popullit shqiptar, në krijimtarinë e Fejzos, vjen me një gjuhë filmike të një niveli shumë të lartë. Fejzo ka ditur që me gjuhën e filmit, ta sjellë historinë shqiptare me tragjedicitetin e saj, duke përcjellë mesazhe, që i kalojnë kufijtë e Shqipërisë.

Kështu filmi “Mësonjëtorja”, (vlerësuar nga shtypi dhe media shqiptare, fitues i nëntë çmimeve, propozuar për çmimin e Republikës dhe regjisori për “Artist të Meritur”, pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Valencias, Spanjë), është një monument artistik i historisë shqiptare dhe një homazh për ata që sakrifikuan për “A-në” e shqipes.

Filmi ka shumë atmosferë dhe me gjuhë filmike të shkëlqyer, përcjell tek shikuesi emocione të veçanta. “Mësonjëtorja” është film i karaktereve të papërsëritshme.

Tek filmi “Guna përmbi tela”, kemi një vështrim dhe trajtim tjetër të historisë. Këtu regjisori operon me plane dhe hapësira të gjera. Dramaciteti i Luftës së Vlorës (1920), vjen me tone epike dhe filmi të kujton polifoninë labe, ku harmonizohen aq bukur dhe me sens artistik, të gjithë komponentët që nga skenat massive, loja me prozhektorët e fuqishëm, dritë – hijet, mjegullat e deri tek dhimbjet njerëzore…

“Muri i gjallë” është kinolegjenda e parë shqiptare (vlerësuar në Festivalin Europian në Çeki), ku Fejzo vjen pas një përvojë të gjatë si regjisor. Në këtë film spikatin detajet artistike të përmbajtura dhe legjenda e njohur shqiptare, vjen në kohën tonë me gjuhë të pastër filmike, atmosferë të veçantë, duke fituar kështu një dimension ballkanik e më gjerë. Kapitull më vete përbëjnë  filmat dhe skenarët e shumtë me temë nga Lufta Antifashiste apo problemet e kohës që kaluam. Ata presin studiuesit e filmit shqiptar për të shkruar dhe evidentuar vlerat si dhe kufizimet e kohës.

 

 ENGJËLL QË M’U QASE PRANË….

Ai ishte një plak i bardhë, që në një orë të caktuar të paradites, zbriste shkallët e katit të dytë, ku e priste e shoqja. Plaku, pasi qëndronte disa çaste në këmbë, i shoqëruar nga gruaja, kalonte me hapa të ngadaltë dhe delte në kopshtin përpara shtëpisë.

Atje e priste në këmbë e shoqja e Muharremit, Nadi, e cila i kishte bërë gati karriken e kashtës me çilte.

Pas pak do të vinte vëllai i Muharremit me të shoqen, për t’i uruar ditën e re plakut dhe puthur duart e bardha. Muharremi do të linte çdo punë ose mikëpritës, për t’i uruar edhe ai babait ditën e re dhe për t’i puthur  duart.

Unë shkoja në shtëpinë ë Muharrem Fejzos në këtë orë solemne dhe ndiqja në të gjitha rastet ritin e përditshëm. Në familjen Fejzo, prindi i tyre, ishte i rrethuar nga një dashuri dhe respekt i rrallë njerëzor. Edhe djemtë e Muharremit e adhuronin gjyshin e tyre… Babai i Muharrem Fejzos quhej Ali. Ai kishte emrin e udhëheqësit shpirtëror të bektashizmit dhe vetë ishte  një besimtar i devotshëm… E mbaj mend shumë mirë portretin e tij të bardhë, flokët e gjata të bardha, një taç gjithashtu të bardhë në kokë dhe veshjen krejt të bardhë të tij. Dhe sa herë që e vështroja, më dukej si një plak i dalë nga legjendat shqiptare apo sikur vinte nga thellësitë e viteve të Rilindjes Kombëtare. Ai ishte me të vërtetë një plak mitik, që fliste me heshtjen e tij dhe komandonte po me heshtjen e tij familjen Fejzo. Ai ishte oguri i mirë për atë shtëpi artistësh dhe mbarësi për gjithçka që ndodhte atje… Plaku, në heshtje, kalonte një nga një kokrrat e qelibarta të tespijeve, sikur kalonte nëpër gishtërinjtë e bardhë, vitet e shkuara të tij dhe numëronte ato që i kishin mbetur. Dhe isha i bindur se plaku i bardhë Ali Fejzo, në ato çaste, si bektashi i zellshëm që ishte, fliste me brirët e dashit vendosur në murin e lartë të shtëpisë, fliste me pemët, zogjtë, ajrin, lulet që e rrethonin dhe dukej se priste i qetë amshimin, duke mërmëritur vargjet e Naimit të madh:

“Engjëll që m’u qase pranë

Nga i madhi Zot… ”

Babai i Muahrrem Fejzos ishte një film më vete me të shkuarën e tij të ndershme dhe pleqërinë e gëzuar që po kalonte…

 

“BINARËT” DHE VARREZA E FILMIT

Sinopsin e shkurtër e kisha dorëzuar prej kohësh në Redaksinë e Filmit Artistik, përgjegjës, të cilës ishte studiuesi i njohur Abdurrahim Myftiu. Ishte viti 1985 dhe unë, me një grup skenaristësh, kisha përfunduar edhe një kurs 1-vjeçar në Akademinë e Arteve për gjuhën e filmit. Mbaj mend që Muharrem Fejzo më ftoi për një kafe dhe pasi unë i shpalosa disa nga mendimet e mia për filmin e ardhshëm, ai menjëherë propozoi që duhet të nisnim punën për skenarin. Dhe kështu vepruam. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave në Durrës, propozimin tonë për të bërë një film artistik për makinistët, e mirëpritën. Dhe me Muharrem Fejzon kemi udhëtuar në lokomotiva thuajse në të gjitha linjat hekurudhore dhe kemi takuar me dhjetëra makinistë të vjetër e të rinj. Nuk do t’i harroj kurrë rrëfimet e tyre tronditëse, punën e palodhur që kishin bërë dhe bënin me një ndeshmëri dhe përkushtim të rrallë. E mbi të gjitha nuk do të harroj kurrë gjendjen e tyre ekonomike dhe kushtet e vështira të banesave ku jetonin… Ndjehej kudo varfëria e kohës dhe ca sinjale që sistemi ishte në agoninë e tij. Skenarin e shkruam sa në shtëpinë e Muharremit, sa në një nga lokalet e qeta të hotel “Arbërisë”. Personazhin kryesor e pagëzuam me emrin Ali. Aliu i skenarit dhe më pas i filmit “Binarët”, kishte shumë nga ndershmëria dhe karakteri i plakut të bardhë, si dhe nga babai im që çuditërisht edhe ai kishte një emër të shenjtë, Adem (Adam). Babai im i mirë, i ndershëm dhe punëtor si ai, ishte rritur me hekurudhën. Edhe vëllai im i vogël ishte makinist. Edhe dy xhaxhallarët e tjerë ishin makinistë. Pra unë kisha një lidhje shpirtërore me “Binarët” Muharremi punoi pa u lodhur me skenarin tekniko-regjisorial dhe më pas në xhirimet e vështira në hekurudhë. Dhe ia doli mbanë: filmi u prit në mënyrën të jashtëzakonshme në kolektivin krijues të kinostudios. “Binarët” të bënte për vete jo vetëm me të vërtetat e mëdha që pasqyronte, dramacitetin që e përshkonte nga fillimi deri në fund, lojën e shkëlqyer të Reshat Arbanës, Bujar Lakos, Timo Fllokos, Raimonda Bulku, Mirush Kabashit, Gëzim Kames Justina Aliaj etj. etj., kamerën e Bashkim Asllanit, por edhe për mesazhin që jepte: shoqëria shqiptare në qoftë se nuk merrte në mbrojtje njerëzit e ndershëm dhe nuk do të luftonte varfërinë, dukuritë negative të kohës, do të delte shpejt nga “Binarët”

… Filmi pati fatin e keq si edhe të disa filmave të tjerë të Fejzos. Ai u vu në bankën e të akuzuarve, u kritikua për deformim të realitetit “të shkëlqyer shqiptar”, “për sjelljen në ekran të dukurive që nuk përbënin thelbin e këtij realiteti”, etj etj.

Filmi “Binarët” u shkurtua në mënyrë drastike. Bubullimat që vinin nga Komiteti Qendror ishin të frikshme. Regjisori Fejzo e ndjeu në palcë këtë. Trishtimi dhe dhimbjen e tij, kur priste copat e dhjetëra metrave film, ishin me të vërtetë tronditëse… Dhe akoma më tronditëse bëhej kjo, kur Fejzo shihte gropën e hapur si varr në periferi të godinës qendrore të montazhit, ku shiritat e filmit “Binarët” do të mbuloheshin nga dherat e qullur të shiut të ftohtë të dimrit 1986-1987. Një varr i tillë ishte hapur vite më parë, për të varrosur shiritat e një tjetër filmi të tij, të  filmit “Guna përmbi tela”.

… Vitet e fundit kam shkuar shpesh në shtëpinë e Muahrrem Fejzos… Ajo është në të njëjtën vend, me të njejtën ngjyrë dhe me të njejtën mikpritje…

Derën ta hap jo më nëna e Muharremit, nje grua fisnike me origjinë nga Leskoviku, por e shoqja e tij, Nadi… Unë qendroj në koridorin e katit të parë pa lëvizur… E di. Është ora kur plaku i bardhë Ali zbret shkallët e shkon të ulet në kashtoren pranë luleve dhe gjelbërimit. Plaku i bardhë Ali vërtetë zbret shkallët. Pastaj i heshtur kalon para meje dhe herë – herë më duket sikur dëgjoj vargjet:

“Engjëll që m’u qase pranë…”

Pastaj Nadi më thotë se Muharremi është lart duke punuar. Dhe unë ngjis shkallët për të takuar mikun tim, gjithmonë të qeshur e të ri Muharrem Fejzo. Shoh portretin e plakut të bardhë Ali në mur, sytë e zgjuar të tij dhe nuk e di pse më duket se Muharremi mërmërit vargun “Engjëll që m’u qase pranë… ”

 

NË VEND TË MBYLLJES

Këto vlerësime në formë kujtimesh për regjisorin Muharrem Fejzo, i kam hedhur shumë vite më parë, atëhere kur në fund të rrugës “Siri Kodra”, ishte një shtëpi dy katëshe, që binte në sy për ngjyrën e kuqe shegë. Tashmë ajo shtëpi nuk është më. Në vend të saj është ngritur një pallat shumëkatësh… Nuk janë më disa nga kinematë e kryeqytetit, rrugica apo shtëpi të vjetra tiranase. Nuk është më stacioni i trenit dhe nuk dëgjohen sirenat e lokomotivave, që çelnin e mbyllnin ditët e Tiranës, duke sjellë qindra udhëtarë, që vinin nga vise të ndryshme të Shqipërisë. Tiranës i mungojnë edhe disa kujtesa të tjera, që në ca kohëra gri na e bënin më të bukur jetën, kur i shihnim së largu, ose dhe kur i përshëndesnim, siç ishin çiftet Ismail dhe Elena Kadare, Dritëro dhe Sadie Agolli, Feim dhe Vera Ibrahimi etj. Kanë shkuar edhe disa kujtesa të tjera, personalitete të shquara të letërsisë, artit, shkencës, duke i lënë kryeqytetit ca hone të zbrazëta dhe një mall të dukshëm, si mjegullat, që vinë e ikin në malin e Dajtit, vjeshtrave, apo fillimit të pranverës. Tirana është zgjeruar e madhuar në hapësira, por tkurrur në kujtesën e saj.

Tashmë, që nga e diela e dates 22 nëntor Muharrem Fejzo nuk është më. Nuk është më regjisori i filmave të shumtë, ai që i dha me mjeshtërinë e tij dhe punën e palodhur aq shumë kinematografisë shqiptare. Nuk është më ai që i dha aq shumë artit shqiptar në përgjithësi pikturës dhe skulpturës, por edhe gjinive të tjera. Nuk është më njeriu me shpirt të madh, që me buzëqeshjen e tij të përhershme përshfaqte mirësi dhe vetëm mirësi. Muharrem Fejzo do të mbetet në përjetësi, duke u kujtuar me respekt dhe dashuri nga brezat që do të vijnë.

Ai do të jetë siç shkruan poeti dhe prozatori Roland Gjoza “poet i vërtetë i ekranit”.

ARISTIDH RRUCI-FIRMETAR I PAMVARSISE QE NUK I DIHET VARRI – Nga YLLI M. DILO

Jeta dhe aktiviteti i tij.     

  Aristidh Rruci, u lind më 11/3/1875 në Sheper  të Zagorie’s.  

   

Prindërit  e tij quheshin Nikolla dhe Evanthia.   

Kishte vlla Leonidhen dhe  motra Aspasine,Elisaveten(Saven), Athinane dhe Sorkën. 

Mesimet e para i mori në fshatin e lindjes dhe më von në Manastirin e Nivanit. Bashkelagjes me A.Z.Cajupin dhe bashkekohes me I.D.Sheperin.Pas mbarimit te studimeve te mesme ne gjimnazin “Zosimea” te Janines , punoi ne Stamboll ne nje magazine qe tregetonte lende ndertimi(1896-1898) dhe ne tregun e drithit ne JANINE (1899-1904).

Ne keto qytete u njoh me atdhetaret Naim Frasheri,Shahin Kolonja,Kadri Gjata,Osman Haxhi,etj.      

Ne vitin 1906 u vendos ne Vlore ku qendroi deri ne fund te jetes se tij. 

U be nje nga tregetaret me te njohur te qytetit. 

A.Rruci bashkepunoi me I.D.Sheperin,burrin e motres se tij Elisaveta(Sava) Rruci dhe zhvilloi nje veprimtari te gjere kombetare. 

Dy intelektualet patriote sheperjote ne bashkepunim dhe me Jani Mingen,Ibrahim Shytin,Kristo Karbunaren,etj dhane nje kontribut te cmuar ne perhapjen e gjuhes shqipe,shperndarjen e librave dhe gazetave ne gjuhen shqipe ne fshatrat dhe qytetin e Vlores.      

Ne Lubonje hapen nje kurs te fshehte per mesimin e gjuhes shqipe.                                                           

Ne Shtator te vitit 1908 takohet ne VLORE me Ismail Qemalin.    Nje muaj me von ne bashkepunim me Bektash Cakranin,Faslli Patozin,Mustafa Gorishoven,etj.krijuan klubin “Laberia”; inisiator dhe financues i klubit ishte vete Aristidhi.                          

Ishte nje nga organizatoret e “Kuvendit te Drashovices” (31/7/1911)dhe mori pjese ne “Kuvendin e Sinjes”(Gusht 1911).                

Ne fillim te Gushtit 1912 kreret e VLORES,MALLAKASTRES,BERATIT,Skraparit dhe KORCES thirren ne FIER nje kuvend ku moren pjese dhe Ismail Qemali ,Luigj Gurakuqi,Aristidh Rruci.                     

 Kuvendi i FIERIT zgjodhi Hasan Prishtinen perfaqesues te kryengritesve te Jugut. Gjithe shpenzimet per armatimin,veshjen dhe ushqimin e kryengritesve u perballuan nga A.Rruci. 

Mbante korespondence te rregullt me A.Z.Cajupin,I.D.Sheperin,Jani Vruhon,Sotir Kolene.

Ne Nendor 1912 ishte delegat i TEPELENES ne Kuvendin e VLORES per shpalljen e Pavaresise Kombetare dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “A.Ruci”.

 Per ate kohe, Lef Nosi , nje personalitet i madh, ne kujtimet e tij shkruan: :”…. Me nje here mbas shpalljes se pamvaresise, Ismail Qemali me shoke dhe me popullin mbrapa, shkuan ne Xhami dhe Kishen kryesore te qytetit te degjonin lutjet Fetare te rastit , udhehequr nga Kleriket Shqipetare. Edhe ne Xhami e Kishe u duken te ngrihen dhe te valojne dy Flamure te Shqiperise. 

Keta dy flamure u gjenden ne shtepit e ZZ. Aristidh Ruci dhe Eqerem Vlora. 

Zonjat e ketyre te dyve shkonin te Marigoja per te qepur e qindisur rroba. –Ne shembell te Flamurit te Marigose, edhe Ato kishin qindisur nga nje Flamur”.                              

(L. NOSI,DOKUMENTA  HISTORIKE).                 

Aristidh Rruci mbrojti punimet e Kuvendit te VLORES me ushtrine qe vete e financoi.Ne qeverri nuk mori vota te mjaftueshme(vetem 14) se bashku me Jani Mingen(20).                                       

Nga zyrat e A.Rrucit , me alfabetin “Mors” u be e njojtur ne qeverrite e asaj kohe shpallja e Pavaresise se Shqiperise. 

Megjithese nuk u zgjodh ne Qeverrine e VLORES,ai zhvilloi nje veprimtari te gjere per zgjidhjen e problemeve ekonomike e financiare te Qeverrise duke shpenzuar nga pasuria e tij.

Ndihmoi per ngritjen e administrates se saj  ne Vlore,Fier,Tepelene,Gjirokaster,Delvine Sarande.    Gjate viteve1918-1920,ne bashkepunim me atdhetaret vlonjate u perfshi ne nje veprimtari te dendur anti italiane;ishte nje nga organizatoret e demostrates se 28/11/1919.U dallua ne krijimin e “Komitetit te Mbrojtjes Kombetare” per organizimin e luftes se VLORES.                                                        

Se bashku me Jani Mingen,Shezair dhe Vesel Comon mori pjese ne hartimin e statusit te shoqerise”Perlindja Kombetare” 1920.

 Ne vitet 1920-1924 u perfshi ne levizjen “Atdheu” dhe shoqerine “Bashkimi”.Bashkepunoi me Avni Rustemin,Fan S. Nolin, Halim Xhelon,Jani Mingen per rimekembjen e VLORES; ndihmoi shkolla te fshatrave dhe te qytetit me baze materjale,libra ,fletore dhe orendi.                                                     

Mbajti korespondence te rregullt me Justin Godardin,qe u njoh pas ardhjes se tij ne SHQIPERI,dhe Shtjefen Gjecovin.

 Aristidh Rruci kishte autoritet, vleresohej, nderohej dhe respektohej.                                                  

Ka qene anetar i Keshillit Administrativ te Bashkise se Vlores, sipermarres ne fabriken e duhanit ne DURRES,posedues i 40% te aksioneve te shoqerise me aktivitet ne ITALI.

 Ne vitin 1937 ka qene antar i kryesise se Bankes Kombetare Shqiptare dhe nismetar per krijimin e deges se Kryqit te Kuq Shqiptar per Vloren.                                

Dha nje kontribut financiar me rendesi per arsimimin ne Universitete te femijve te motres se tij Elisaveta(Sava) Rruci Dilo. Gjate viteve te luftes A.N.C u arrestua nga pushtuesit italiane dhe u interrnua ne ITALI. Ndihmoi ekonomikisht pa rezerva luften A.N.C.,por nuk u pajtua me rregjimin gjakatar qe u vendos pas lufte.                 

Per kete aresye u arrestua si kundreshtar politik i rregjimit diktatorial dhe hoqi kavalarin e tmerrshem ne burgjet shqiptare.Pas daljes nga burgu ne vitin 1950 shpalli greve urie dhe vdiq. U percoll ne banesen e fundit nga familjaret e tij.Trupi i tij u vendos prane varrit te birit te tij Nikollaq, student universitar vdekur ne moshen 25 vjecare.                                    

Nje perle e krijimtarise letrare shqiptare, jane vargjet qe Aristidhi shkroi mbi varrin e te birit:   Nikollaq

Shpresat  dhe endrrat mi more me vete

Ne varrin e ftohte ku shkon djalerine

Si lulet e veres u vyshke,u trete

Dhe le pas   neve mjerimin e zine.          

Sebashku  me neve ju lut Perendise

Atje ku je Ti dhe neve te vime

I thuaj s’rrohet me ne strehen e zise

As mundim me teper farmakun ta pijme .      

A ka varr Aristidh Rruci ku te prehen eshtrat e tij? Jo! 

Aresyeja qe nuk ka varr eshte kjo: ne vitin 1962 , me rastin e festimeve te 50- vjetorit te Pavaresise,qeverria shqiptare dha urdher qe te c’ vendoseshin varrezat publike te qytetit te VLORES dhe te vendoseshin atje ku ndodhen sot.                 

Ndermarrja komunale e qytetit qe zbatoi kete vendim nuk lajmeroi te afermit e tij qe jetonin ne SHEPER te ZAGORIES , niperit dhe mbesat e tij Dilo. Kjo per aresyen e thjeshte se gjithe VLORA e asaj kohe dinte qe ne varrin e blinduar qe Aristidhi beri per te birin, vendosi pjese te pasurise se tij , brilante dhe ar. Vjedhesit e kesaj pasurie nuk u interesuan per vendosjen e eshtrave te Aristidhit dhe te birit te tij Nikollaq ne vorrezen e re te VLORES.                           

Sa per qeverrine , ajo vazhdonte ta konsideronte akoma armik.                                             

 Ne vitin 1958 me sistemimin e velleheve neper fshatra,nga jeta nomade qe benin deri atehere, shtepia ne SHEPER dhe  pronat e “armikut” A Rruci ju dhane njeres nga keto familje. Ne vitin 1992 ” me triumfin e demokracise” shtepia e Tij ne VLORE kaloi ne pronesi te familjeve qe rrinin me qira aty,shtepia  dhe pronat ne fshat  ju dhurua familjes qe banonte ne ‘te. Ato pak relike personale te Aristidhit qe ruheshin tek niperit e tij humben pa nam e nishan nga sekuestrimet qe u bene ne vitet e diktatures dhe bastisjeve ne vitet e tranzicjonit.                                            

Shiritat e transmetimit ne alfabetin ” Mors”  te shpalljes se Pavaresise si dhe korespondenca me patriotet qe permendem me lart, ruheshin ne arkiven e nipit te tij  Margarit Dilo ne SHEPER . U sekuestruan nga zyra e permbarimit te GJIROKASTRES ne Gusht te vitit 1970 pas dhenies se vendimit me burgim dhe sekuestrim te pasurise te nipit te tij Koco Dilo. Per kete krim kombetar Margarit dhe Qirjako Dilo vune ne dijeni me shkrim E.Hoxhen dhe Kom. Qendror. Por nuk moren asnje pergjigje.   Qirjako Dilo zhvilloi dhe nje gjyq ne GJIROKASTER ku akuzoi zyren e permbarimit per marrjen e pasurise dhe te arkivit familjar,por nuk e fitoi.Ne qoftese shteti ka ruajtur librat dhe korespondencen familjare te Dilo-ve te SHEPERIT , brenda ne ‘to gjenden dhe shiritat dhe korespondenca e Aristidhit.Per thesaret e tjera kombetare qe ndodheshin ne kete arshive ,do te flasim here  tjeter. Me rastin e festimit te 100-vjetorit te Pavaresise , Presidenti i Republikes se Shqiperise dekuroi me titullin “Nderi i Kombit” Aristidh Rrucin .

Shkrimtari dhe studjuesi i cquar Piro Loli ne vepren dedikuar ketij kollosi  “Aristidh Rruci dhe koha e burrave” ,hedh drite mbi kete “aisberg” te patriotizmit shqiptar. BIBLIOGRAFI

– A.Q.SH  F.B.D.48dhe F.58 dok. 8.9.1920

– Gace Bardhosh ” Ata qe shpallen Pavaresine Kombetare” 1977  F.135-137 dhe nga epistolari i Ibrahim Shytit 1994 F. 170-173.                                                         V- Dokumenta Historike,1924 F.170-173.

– Qeverria e Perkoheshme e Vlores 1962 F.58-59.

-Pango Apostol ” Enciklopedia e Zagories” 

Antishqiptaria e Arjan Çanit dhe 5 mëkatet e pafalshme të Eqrem Çabejt ndaj shqipes e shqiptarëve

Na shau të gjithëve! Në emisionin e fundit, Arjan Cani nuk fyeu vetëm Agron Dalipajn dhe Elena Kocaqin, të cilët i përmendi me emër, as vetëm patriotët, por gjithë shqiptarët!
Sipas Canit, tashmë shqiptarët janë demode, sepse në modë janë pseudoshqiptarët, sorrosiano-globalisto-qytetbotisto-kozmopolitët, me një fjalë shpirtshiturit. Pra, ai soj frymorësh me dy këmbë, që flet shqip, si ne shqiptarët, vishet si ne shqiptarët, e njëjta racë, si ne shqiptarët, por që s’njohin as atdhe, as gjak, as gjuhë, as komb dhe gjallojnë televizioneve, politikës, shoqërisë civile e sipërmarrjes, duke pirë si shushunja pikërisht gjakun tonë, të ne shqiptarëve.
Me atë shqipen e tyre të barbarizuar nga huazime të pafundme, nëpërmjet gojës së përfaqësuesit të tyre, Arjan Canit, e gjejnë të neveritshme dashurinë për gjuhën shqipe, që kemi ne, shqiptarët.
Pavarësisht saktësisë së tezës së embriomorfermave të Dalipajt e punës së Cabejt, nuk duhet harruar fakti kryeneç, se Cabej ishte përfaqësues i një albanologjie, që gatuhej ( e gatuhet) nëpër mjedise kolonialiste, ku edhe ato më dashamiret në dukje, kishin qëllime politike kolonialiste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Këtu do të rendisim edhe mëkatet e pafalshme të Cabejt, të ndikuara pikërisht nga këto qarqe ”shkencore”.
5 mëkatet e Cabejt në lidhje me vijueshmërinë iliro-shqiptare, teoria për të cilën e mburrin.
Duke pasur parasysh mendimin e Cabejt, të permbledhur tek cikli i leksioneve për indoeuropianistikën, të mbajtur në Prishtinë dhe të botuar si ”Hyrje në Indoeuropianistikë”, mendim, i cili pak a shumë përfaqëson mendimin albanologjik zyrtar :
1- Cabej në emër të gjuhësisë shqiptare nxjerr një teori të vetën, për të kundërshtuar Mejerin e Pedersenin, të cilët mbështesnin 3 seritë e bashkëtingëlloreve kurrizore/dorsaleve në shqip (ata e quanin shqipen si gjuhë para kentum/satem).
Pra, në vend që albanologjia shqiptare të vazhdonte linjën Mejer – Pedersen ( edhe Pokorni, ilirologu më i madh i të gjitha kohërave, bashkëkohës me Cabejn flet për 3 seritë e kurrizoreve/dorsaleve në shqip, ashtu si Hampi, Adamsi et), ndodh që nxjerr një teori të vetën , dmth të Cabejt, e cila në fund të fundit lidhet me rrymën ”shkencore’,’ që e do shqipen si gjuhë satem.
Por, ndërsa linja Mejer-Pedersen e nxirrte shqipen si para kentum/satem, linja e Cabejt duke pranuar shqipen si satem, i hoqi me një të rënë të lapsit, rreth 1 mijë vjet vjetërsisë së shqipes, ashtu si edhe zhbëri mundësinë që shqipja të ishte gjuha më e vjetër indoeuropiane, që flitet sot ( por edhe hipotezën për qendërsinë e shqipes ndër gjuhët indoeuropiane).
2- Përsa i takon maqedonëve të lashtë, Cabej mjaftohet me vërejtjen se nuk ishin grekë, por thotë sipas autorëve te ndryshëm popull indoeuropian më vete.
Atëherë nqs Cabej nuk mbështet ilirësinë e maqedonasve, të paktën atyre malësore, veçanërisht orestëve e lynkestëve, atëherë del që shqiptarët e Kosturit, i cili gjendet në tokat e orestëve ( biles në të njëjtin liqen ku gjendej edhe Argos Orestikon i Apianit), të mos jenë pasardhës të ilirëve, por territor ekspansioni/zgjerimi gjeografik.
Po ashtu me shqiptarët e Follorinës dhe Manastirit që gjenden në territoret e lynkestëve, i bie të jenë atje si pasojë e zgjerimit territorial dhe jo e tkurrjes apo ”restriksionit”( fjala që përdor Cabej).
3- Përsa i takon pajonëve, sërisht Cabej nuk mbron haptazi ilirësinë e tyre, por anon nga hipoteza e popullit të mëvetësishëm, duke shkaktuar probleme me shqiptarët që gjenden në trojet e pajonëve të lashtë, në Iliridën qendrore, që dalin se janë pasojë e zgjerimit territorial.
Këtu pastaj vijmë tek një problem përsëri serioz në gjeografinë e Cabejt, i cili thotë se trakët gjendeshin në lindje të Vardarit, pra lumi si kufi perëndimor i trakëve, në një kohë që në lindje të Vardarit janë prapë pajonët. Pra, kesaj radhe pajonët vendosen si trakë ( përndryshe kufiri i mirëfilltë i Trakisë zhvendoset shumë më në lindje të Vardarit, sepse s’ka as edhe një fis trak që gjendet në Vardar apo në ndonjë nga degët e tij).
4- Qëndrimi i tij ndaj dardanëve, nga mënyra si shprehet nuk është qëndrim i prerë dhe pa mëdyshje, përsa kohë që ai vendos Vardarin e Moravën si kufi ndarës të trakëve, në një kohë që dardanët shtrihen edhe në lindje të Moravës ( Nishi psh është qartazi në lindje të Moravës).
Këtu hyjnë edhe triballët që gjendeshin në zanafillë në territoret shqiptare, që quajmë sot të Luginës dhe që Cabej sërisht mëdyshet prej variantit trak.
5- Ndërsa Epiri quhet ilirik, faktikisht për autorët e lashtë qoftë Dodona e molosëve ishte pellazgjike, qoftë thesprotët ishin pellazgë, kështu që epirotët sipas antikëve do të dilnin më shumë pellazgë sesa ilirë (kujtojmë që Cabej nuk ka asnjë studim për pellazgët, kur bashkëkohësi i tij bullgari Georgiev, citohet në mjediset akademike perëndimore për pellazgët).
Epiri, gjithsesi lidhet edhe me problemin e hapësirës shqiptare në çështjen e shqipes si një dialekt i ilirishtes, pra i bie që në Epir flitej kjo shqipja apo protoshqipja si dialekt ilir, gjë që do binte ndesh me të vetmen gjë të sigurtë për Epirin, aty kishte qartazi dallim dialektor, përsa i takon emrave të njerëzve, vendeve, fiseve etj ( mënyra e vetme si mund të dallohet dialekti në kushtet e mungesës së gjuhës së shkruar).
Pra, në çdo rast nqs protoshqipja ishte një dialekt ilir, i vetmi i mbijetuar me siguri nuk shtrihej nga Nishi në Prevezë, sepse në lashtësi në këto troje ka pasur të paktën 2 dialekte.
Kështu që, nëse ndjekim Cabejn, Epiri del të jetë territor ekspansioni/zgjerimi territorial të shqiptarëve, në rast se protoshqipja është dialekti i vetëm ilir që mbijetoi.
Si perfundim, Cabej si përfaqësues i albanologjisë zyrtare në 75 vitet e fundit, na nxjerr neve, shqiptarëve të sotëm, jo si pasardhës e vendas apo anas gjuhësorë në gjithë trojet e Shqipërisë Etnike, por përkundrazi, si gjuhësisht të ardhur në një pjesë të territorit etnik./Fondacioni Albana

Profesor Xhevat Lloshi dhe kritika shkencore leksikografike – Nga VALTER MEMISHA*

(Shënime për veprën “Fjalorët e shqipes me turqishten”)

Profesor Xh. Lloshi është dijetari me produktivitetin shkencor më të madh këto vitet e fundit. Me një formim shumë të lartë, me një informacion enciklopedik për t’u admiruar, me një korpus dijeje të institucionalizuar dhe burim referimi, ai ka dhënë ndihmesa të çmuara në albanologji. Vepra “Fjalorët e shqipes me turqishten”, sintetizon një punë të kujdesshme informuese, analizuese e përgjithësuese të autorit dhe përveçon në fushën e kritikës shkencore. Ajo tregon se profesori, pavarësisht viteve që i shtohen moshës së tij, si rrallë kush ndjek nga afër botimet dhe veprimtaritë shkencore kombëtare ndërkombëtare. Vital dhe energjik si ai dhe po i tillë në shkencë, skrupuloz në punën e vet e skrupuloz për produktin shkencor të të tjerëve, prof. Xhevat Lloshi është kthyer, tashmë, në shkollë të kësaj kritike. Kjo vepër, studimet e tjera të plota,  parathëniet e veprave të botura prej tij, sidomos ato me dokumnete etj., bëhen tregues të përmasës së tij shkencore, si dhe të modelimit të kritikës së vërtetë shkencore. Mjafton të përmendësh disa fusha ku shpërfaqet kjo kahe e punës, për të pohuar pozicionin e profesorit në ballë të saj:

  1. Mbrojtja shkencore e argumentuese në vazhdimësi e shqipes standarde, kur ajo goditej thuajse orë e çast, shpesh, me një sfond të theksuar mbështetës politik e kur e kërcënohej seriozisht për t’u shpërbërë.
  2. Kritika shkencore për botimet leksikografike e terminografike te ne e në mbarë hapësirën kombëtare (sjell në vëmendjen tuaj, të paktën Fjalori i emrave të bimëve dhe të kafshëve shqip-latinisht dhe latinisht-shqip, 2010; Fjalori i emrave të bimëve dhe të kafshëve anglisht-shqip dhe shqip-latinisht-anglisht, 2014).
  3. Kritika shkencore ndaj botimeve dhe referimeve për historinë e gjuhës shqipes, duke këmbëngulur te fakti gjuhësor e historia e tij, te ligjësia e bashkëveprimit të faktorëve brenda- e jashtëgjuhësorë, te vështrimi i dukurive në sistem etj.
  4. Kritika shkencore ndaj atyre që sot janë hedhur në sulm vulgar ndaj dijes shkencore gjuhësore për origjinën e shqipes, dije e krijuar nga shkenca albanologjike, nga studiues të huaj dhe shqiptarë, ndaj atyre, të cilët pa formimin gjuhësor më elementar e me gjoja zbulimet e tyre madhore po fyejnë profilin shkencor të gjuhësisë shqiptare.

Në faqet e veprës “Fjalorët e shqipes me turqishten”, prof. Xh. Lloshi ndalet në një vështrim të jashtëm (kronologjik) dhe të brendshëm (analizë shkencore) tek të gjithë fjalorët turqisht – shqip e shqip – turqisht, në fjalorët shpjegues a tematikë të shqipes, në punime monografike apo në mbledhjet leksikore në terren, me një fjalë në gjithçka që lidhet me huazimet e turqishtes në shqipe. Autori lexon e vëzhgon shkencërisht, analizon e vlerëson shkencërisht dhe atje ku duhet, kritikon rreptë veprën dhe punën e hartuesit a paraqitjet e produktit leksikografik nga recensues a studiues të ndryshëm, duke mbajtur qëndrim ndaj lëshimeve, pakujdesive dhe gabimeve shkencore në to dhe, çka është kryesore, duke i ndequr ato.

“Fjalorët e shqipes me turqishten” është strukturuar në disa kapituj, që organizohen nga synimi dhe puna e autorit për të të dhënë gjendjen e turqizmave dhe rrugët e hyrjes së tyre në shqipe, e gjitha kjo e kundruar dhe e analizuar përmes fjalorëve, ashtu si tregon dhe vetë titulli i veprës. Profesori, zotërues i disa gjuhëve të huaja dhe me një përvojë të vlerësuar leksikografike, e ka ndjekur fjalën turke në këto vepra me kompetencë e me profesinalizëm, duke synuar të pasqyrojë saktësinë e përpikmërinë e analizës shkencore.

Në kreun “Gjurmët e para” jepet një informacion enciklopedik për 8 fjalorë të botuar dhe një të humbur, me fillesat në shekullin XVII deri në shpalljen e Pavarësisë. Prof. thekson e dhe argumenton drejt se “Për një varg shkaqesh, fusha e fjalorëve të shqipes me turqishten gjatë sundimit osman mund të quhet e dështuar”, që lidhet drejpërdrejt me nevojat pragmatike në radhë të parë të shoqërisë shqiptare për fjalorë me turqishte, me formimin gjuhësor e leksikografik të hartuesve të tyre etj..

Trajtimin kronologjik dhe njëherazi të analizës së lëndës në vepër e çel vepra Seyahatnamé-ja, (1662), e Evlija Çelebiut, i cili, sipas profesor Lloshit,  “na ka dhënë edhe një pasqyrë të gjendjes gjuhësore në trevat shqiptare, besoj e para e këtij lloji dhe prandaj ka rëndësi për historinë e gjuhës. Merita më e madhe e këtij “turisti” të shek. XVII, siç e kanë quajtur disa, është se, duke e vlerësuar shqipen, kishte vendosur të mblidhte disa shembuj prej gjuhës. Interpretimin e lëndës shqipe të E. Çelebiut e ka bërë Robert Elsie. Me përjashtim të rasteve me fjalë të qarta, të shoqëruara edhe nga përkthimi turqisht i Çelebiut, lënda tjetër me vështirësi të mirëlillta gjuhësore, është dhënë me intrepretime krejt të gabuara nga R. Elsie, i cili nuk e njihte nocionin e kushteve pragmatike të komunikimit. Për këtë shkak ai nuk e ka kuptuar se këto janë regjistrime të bëra nga gjuha e folur, madje disa herë janë copa bisedash. Shembulli më i qartë është me fjalën “aqi” (tagji) të cilën R. Elsie e merr për “elb” ajo është trajtë e regjistruar keq nga Evlijai për “tagji”.

Më tej vepra ndalet te Fjalorthi pesëgjuhësh: italisht-kroatisht-greqisht-shqip-turqisht, i Julie Balloviqit (Fjalorthi përmban 488 fjalë për italishten e kroatishten, 241 për greqishten dhe 198 fjalë shqipe, ndërsa vetëm 77 për turqishten), që është hartuar një shekull përpara Fjalorit të T. Kavaliotit, i cili mbahet si zanafilla e kërkimeve ballkanologjike; te Fjalës i vargëzuar turqisht-shqip i Nezim Frakullës (Osman Myderrizi e quan se çeli rrugën e leksikografisë shqipe me alfabet arab, ishte i pari tekst leksikografik toskërisht, në të folmen e Beratit, dhe se u hartua në vargje sipas fjalorëve për shkollat në Turqi e në Persi. Janë dhënë 74 fjalë shqipe, ndër to dhe 7 turqizma); te Fjalor turqisht shqip, i Shemsedin Shemimiut (Përmban rreth 1000 fjalë me tiparet e të folmes së Shkodrës, por me ndërhyrje të ndonjë elementi nga e folmja e Beratit); te Fjalor në katër gjuhë: serbisht-shqip, shqip-turqisht, turqisht-greqisht, i Djordje Pulevski; te Fjalorth shqip-turqisht i Daut Boriçit etj.

Për të parë punën serioze të prof. Xhevat Lloshit mjafton të ndalesh te Fjalor turqisht-shqip dhe shqip-turqisht, 1899 i Ali Ulqinakut. Anazila e kësaj vepre është e gjerë dhe e plotë, e kujdeshsme dhe informative, me akribi të theksuar shkencore ndaj punës së bërë me fjalorin a për fjalorin nga studiues të ndryshëm, duke u ndalur dhe te paraqitja veprës nga Jup Kastrati që siç sipas profesorit “ka bërë pohime për fusha që nuk i njeh mirë, p.sh. se “tartana’ është me origjinë arabe; “tandë” turqizëm; dhe anasjelltas, turqizmin “fesligen” e quan fjalë të rrallë të shqipes. Në listën e fjalëve të rralla janë njësi, të cilat J. Kastrati nuk i ka njohur vetë, por realisht nuk paraqiten si të tilla: batim, batull, brufull, cërmëlik, një pjesë e të cilave janë thjesht variante tingullore dhe një pjesë huazime të panevojshme, aq më keq që më poshtë disa prej tyre J. Kastrati i përfshin te shkodranizmat.”

Në kreun “Hartimi i fjalorëve”, prof. Xh. Lloshi ndalet në paraqitjen e fjalorëve të shqipes me turqishten, tashmë, si vepra të mirëfillta leksikografike. Ai shkruan se “Vetëm në vitet 1990 u përftuan kërkesat për fjalorë të mirëfilltë të shqipes me turqishten. U zgjeruan marrëdhëniet ekonomike-tregtare; Turqia ishte i pari vend që i lejoi shqiptarët të hynin pa viza; për shkak të çmimeve të përshtatshme mori hov turizmi i shqiptarëve në Turqi; studentë shqiptarë shkuan në shkollat e Turqisë, por sidomos u hapën shkolla të ndryshme turke në Shqipëri, deri në nivelin universitar, në të vërtetë me sukses të dukshëm. U ngritën disa shtëpi botuese në Shqipëri, në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut, të cilat krahas botimeve fetare, ndërmorën përkthime të shumta edhe për historinë dhe letërsinë turke. Edhe disa fondacione turke kanë veprimtarinë e tyre në Shqipëri. Leksikografia kështu do ta gjente vendin e vet”.

***

Nisur nga analiza për fjalorët të shqipe me turqishten hartuar këta 30 vjetët e fundit, profesori shtron me të drejtë se “Gjithsesi, mbetet në këtë fushë detyra për të hartuar një fjalor të mirë shqip-turqisht, qoftë edhe me 30.000 fjalë, por me lëndën e zgjedhur të shqipes së sotme standarde dhe me përvojën tashmë të fituar në hartimin e fjalorëve të tjerë shqip gjuhë e huaj.”

Interesant në veprën “Fjalorët e shqipes me turqishten” të prof. Xhevat Lloshi është dhe kreu Fjalorë, fjalës dhe lista turqizmash, që shpërfaq një punë të hollësishme hulumtuese të studiuesit, Ai, duke ndjekur me kujdes lëndën leksikore (huazimet turke) në fjalorë të ndryshëm, tërheq vëmendjen për përgjegjshmërinë në punën filologjike dhe shkencore mbi ta. Gabimi i njërit studiues a analizues e paraqitës i tyre mbartet shpesh në vijueshmëri, duke sjell pasoja jo të vogla në kërkimin e studimin e mëtejshëm shkencor. Analiza dhe kritika shkencore e profesorit del në pah te Vocabolario della lingua epirotica-italiana, të Francesco Rossit, që për studiuesin “përbën dukurinë më të skajshme e të paparë, të shfaqur më parë te F. Maria da Lecce, për të trilluar një shqipe të shëmtuar. Edhe autorë të tjerë italianë të atij shekulli kanë ecur në këtë rrugë, sa herë nuk e zotëronin mirë gjuhën shqipe dhe gjenin shpëtim te turqizmat e te sajesat e veta. “Po besoj, se do të më pranohet si kulm trillimi i fjalës kaeshë për femrën e kaut, dhe si kulmi i shëmtisë fjala mutxhi. E gjithashtu nuk e ka kuptuar fjalën përkatëse te F. Bardhi dhe e ka dhënë: gjiriz veterinario. Dhe vërtet, cili shqiptar, kudo dhe kurdoqoftë, do ta thërriste një veteriner: O gjiriz!”

Në kapitullin Fjalët e pambledhura, profesori ndalet në botimet e lëndës leksikore dialektore në Studime filologjike, Dialektologjia shqiptare a punime monografike etj., duke mëshuar se jo rrallë dialektologët kanë marrë nga informantët shumë turqizma, sllavizma e greqizma, që nuk i njihnin ata vetë. Më tej analizon lëndë në fjalorët ku mbledhja është bërë tematikisht, që nga Fjalë popullore nga Myzeqeja, të J. Nushit te Fjalor popullor të A. Zymberi apo fjalori i Mehmet Elezit që sipas tij “përfaqëson shembullin më katastrofik”, për pasqyrimin e huazimeve turke.

Kreu “Diskutimi për fjalorin e gjuhës shqipe” ndalet gjerësisht te Fjalori i gjuhës shqipe 1954 dhe te Fjalori i gjuhës së sotme shqipe i cili përmban afër 4 mijë turqizma, bashkë me fjalët e prejardhura, sipas profesorit, një shifër e lartë kundrejt gjithë fjalorëve të mëparshëm ai shkruan për arsyet e kësaj gjendjeje joreale (ai do të theksojë më tej se kjo shifër shkon te rreth 1.500 turqizma në shqipen e sotme), duke e kërkuar njërën prej tyre dhe te përfytyrimi i A. Kostallarit për këtë gjendje “pa mbështetje shkencore, të cilin e kishte paraqitur në Parimet për hartimin.”

Në punim studiuesi e të drejtë shkruan se ka ardhur koha që në gjuhësinë shqiptare të kapërcehet mistifikimi i shifrave me leksikun. Turqizmat nuk janë më problem i shqipes, ata përbëjnë një problematikë vetëm për gjuhëtarët.

Te kreu Fjalorët etimologjikë, prof. Xh. Lloshi te vepra e K. Kristoforidhit, Franc Miklosiçit, Gustav Meyerit, Gustav Ëeigand, e deri te Studime etimologjike në fushë të shqipes të Eqrem Çabej, krahas vlerësimit të prurjeve madhore në studimin e huazimve turke në shqipe, profeso Lloshi sjell shembuj për pasaktësi në dhënien e huazimeve apo për mbartje gabimesh nga vepra në vepër.

Po ndalemi te vepra Ndikimi i turqishtes mbi shqipen i N. Boretzkyt, nga gjendja e lëndës së të cilës (me shumë çështje të diskutueshme e me shumë fjalë të interpretuara gabim) profesori ngre disa çështje, që kanë vlerë për të gjithë:

  1. Cili është korpusi i leksikut të shqipes? A bën pjesë aty gjithçka e rastit, kalimtare, e rrethanave individuale e stilistike, sidomos e kushteve të dygjuhësisë? Shpërfillja e një kërkese shkencërisht të rreptë do të na çonte në një tablo, në të cilën do të kishim një korpus të greqishtes, latinishtes, turqishtes, sllavishtes dhe sot të anglishtes, të përziera të gjitha bashkë, domethënë një monstër leksikore, por jo një gjuhë reale siç është shqipja. Po sjell ndonjë shembull tepër domethënës: la ila illallah, që ardhka nga tq. lâ ilaheillallah. Nuk ka në gjuhën shqipe një turqizëm të tillë, por as në turqishten nuk ekzistojnë fjalë të tilla.
  2. Problemi i dytë madhor lidhur me huazimet turke është se shqipja dhe turqishtja janë dy gjuhë të ndryshme, sepse bëjnë pjesë në dy familje të ndryshme gjuhësh. Rrjedhimisht, krahasimet nuk mund të bëhen përciptazi me ballafaqimin e një fjale me një tjetër, por për një fjalë brenda sistemit të vet kundrejt një sistemi tjetër gjuhësor. Shqipja është gjuhë eptimore, flektive dhe kjo përcakton gjithë ndryshimet që ndodhin gjatë përshtatjes së një fjale turke në sistemin e shqipes.
  3. Problemi i tretë madhor janë variantet gjuhësore. N. Borecki ka përdorur termin “turqishte e shkruar”, një përdorim i pakuptimtë. Gjatë shekujve të sundimit osman shqiptarët nuk kanë qenë në kontakt me turqishten e shkruar, por me osmanishten. Osmanishtja nuk është turqishtja e shkruar, por një gjuhë më vete, për të cilën natyrshëm ka fjalorë dhe gramatika përkatëse.

Profesor Xhevat Lloshi këtu ngre edhe problemin e regjistrimit të saktë të fjalëve, të cilat zënë vend në veprën në studim. Sipas tij, nga një varg shembujsh të krijohet përshtypja se Borecki e ka mbledhur lëndën nga gojeçë, gagaçë, thuthuqë, belbacukë, e ndoshta me të meta jo vetëm të aparatit artikulues. Nuk ma merr mendja se një shqiptar i zakonshëm i thotë axhës ‘aç’. Prandaj i kanë dalë trajta të tilla të shëmtuara: aqikat (hakikat), bagaçë (pogaçe), balldane (palldëm), balldanos (për: majdanos), çemalle (qemane), çetap (qitap) etj.

Kritika shkencore është përqëndruar jo pak te Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, Kolec Topalli dhe sipas tij “Gjithë veprën e përshkon një frymë për ta parë shqipen të çarë më dysh dhe jo unike. Shumë shpesh është përdorur thënia: “fjalë e të dy dialekteve, gegërishtes e toskërishtes”, në një kohë që do të duhej e kundërta, të viheshin në dukje rastet ku një fjalë i përket velëm një dialekti, sepse natyrisht fjalët e tjera përbëjnë gjuhën shqipe, që është një me të dy dialektet. Kjo frymë e qëllimtë e ka dëmtuar përgjithësisht vetë shqyrtimin etimologjik.”

Ai e kritikon veprën (pavarësisht vlerave që ajo mbart) edhe për disa burime të fjalëve, por dhe për zgjidhje jo të sakta etimologjike, duke kritikuar rëndë referimin tek etimologjitë e bëra në vepra nga hartues jo profesionist. Fjala vjen, “Një autor i sërës së N. Stylos, tek i cili është drejtuar si burim K. Topalli, është Mehmet Elezi me Fjalorin e vitit 2006. Do të sjell disa shembuj që lidhen me turqishten, për të dëshmuar së pari, sesa larg është ai libër nga shkenca. Hajduk është quajtur nga turqishtja, por në këtë gjuhë nuk ka një fjalë të tillë. Është në një përdorim stilistik te Gj. Fishta dhe vjen prej serbishtes hajduk. Jepet si ndajfolje haj-hujt, madje në shembull del hajt-hujt dhe quhet se vjen nga haj+huj. Është thjesht turqisht hay-huy, që e ka prej persishtes me kuptimin: njeri i kotë, bosh. Ham e jep si ndajfolje për: pa punuar, dhe e quan prej amull ose prej hambar. Gjepura; është tq. ham për: i kotë, i papjekur, i pastërvitur. Hamle qenka prej hamull me kuptimin e hovit, turrit.”

Së fundi, profesori ndalet jo pak te “Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe” i Tahir Dizdarit. Ai thotë se nuk ka mbështetje shkencore për mëtimin te Fjala e botuesve se vepra përmban rreth 4500 fjalë me origjinë nga gjuhët turke, arabe e perse, të cilat janë futur në përdorimin e përditshëm nga populli ynë. Me një shqyrtim shkencor dëshmohet se vetëm pak më shumë se një e treta e kësaj shifre ka hyrë në përdorimin e përditshëm nga populli. Madje disa njësi në fjalor as nuk janë me prejardhje orientale dhe për këtë janë përgjegjës redaktorët. Duke u nisur nga një shifër e tillë e pambështetur, janë nxjerrë përfundime, të cilat e tejkalojnë anën gjuhësore dhe cenojnë identitetin e kulturën shqiptare përgjithësisht. Për këtë arsye një devijim të tillë e kam quajtur orientalizim të padëshiruar të gjuhës shqipe.

Profesori ndalet dhe te persizmat në veprën e Dizdarit dhe shkruan “Kam shqyrtuar tërësisht fjalësin e Fjalorit të persizmave dhe kam bërë krahasimin me fjalorin e gjuhës turke. Persizmat janë një mit në gjuhësinë shqiptare. Ata autorë shqiptarë, që rreken në këtë fushë, duan të bëjnë punën e studiuesve dhe të etimologëve të turqishtes. Megjithatë, për shkak të paditurisë sime, nuk më del që studiuesit dhe etimologët turq t’i kenë përfillur dituritë dhe zbulimet e tyre.

Nga ç’vështruam në mënyrë fragmentare, theksojmë se prof. Xhevat Lloshi përmes veprës që kemi në duar jep disa mësime të mëdha:

  1. Puna për hartimin e një vepre leksikografike dygjuhëshe nënkupton që hartuesi i saj duhet të njohë me themel gjuhën e huaj dhe gjuhën shqipe e në radhë të parë strukturën e pasurinë e tyre leksikore e semantike.
  2. Kritika shkencore nuk duhet të përcepitojë në rrahakrahje e në duartrokitje për hartuesin e një vepre e duke mos u ndalur në mangësitë që mund të ketë ajo.
  3. Profesori, me të drejtë ngre zërin për kritikën institucionale. Filtrat në botimet shkencore që mbartin logot e institucioneve shkencore akademike e universitare duhet të jenë të shkallës më të mirë të mundshme, diskutimet parabotuese nuk duhet të jenë përcjellëse aty ku duhet të jenë ndaluese e penguese. Pas botimit të veprës përgjegjësia është autoriale e institucionale.
  4. Profesori shkruan se është përftuar një mitologji leksikologjike dhe leksikografike për huazimet e shqipes, që është e nevojshme të rrëzohet me themel dhe në vend të saj të ndërtohet një paraqitje shkencore dhe me vërtetësi e leksikut të shqipes. Një nga qëllimet kryesore, për të cilat e kam hartuar këtë punim, ka qenë që të zmbraps ngazëllimin nga padituria me huazimet orientale të shqipes”.

Profesori e tha fjalën, ata që merren me leksikun e leskikografinë e shqipes, le të kenë parasysh edhe këto mësime të vyera nga kritika shkencore, të cilën na modelon profesori.

 

* Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë

“S’ngopem dot me oksigjen”, gruaja tregon bisedën e fundit me Bashkim Koplikun

I jepet lamtumira ish-zv/kryeministrit që humbi betejën me COVID

Është përcjellë sot për në banesën e fundit ish-zëvendëskryeministri Bashkim Kopliku, i cili ndërroi jetë pasi ishte prekur nga koronavirusi.

 

Familjarë, miq, qytetarë dhe anëtarë të Partisë Demokratike, i dhanë sot lamtumirën e fundit ish-ministrit të Brendshëm, i cili ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare. Homazhet në nder të Koplikut, i cili njihet nga të gjithë qytetarët durrsakë për kontributin e tij të çmuar, u mbajt në sheshin ‘Liria’ në Bashkinë e Durrësit.

“News24” tregoi detaje nga biseda telefonike që kishte zhvilluar me gruan e të ndjerit Kopliku, Luljeta Kopliku, e cila qëndron në banesën e saj pasi rezulton e infektuar me COVID. Bashkëshortja e Koplikut mes dhimbjes e shoqëron vdekjen e ish-zv.kryeministrit të paqartë dhe se nuk e di çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Ajo pohoi se Kopiku ishte shtruar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që fëmijët kishin insistuar që ai të nisej për kurim në Breshia të Italisë. Pasi kishin porositur një charter, Luljeta Kopliku rrëfeu se mjeti i fluturimit ishte vonuar për të mbërritur në Rinas nga Turqia, ndërsa shton se dhe ambulanca kishte ardhur me vonesë në spitalin e Durrësit.

Sipas saj gjendja e 77-vjeçarit ishte e qëndrueshme, por për shkak se COVID i kishte prekur mushkëritë, kishte nevojë për oksigjen. Teksa rrëfen më tej ngjarjen, gruaja e Koplikut pohoi se ambulanca që e kishte transportuar drejt Rinasit (Në orën 16:00) nuk kishte pasur mjaftueshëm oksigjen.

Mes të tjerash Luljeta Kopliku tregoi për Haxhiajn dhe bisedën e fundit me të shoqin, i cili i ishte ankuar se; “Nuk ngopem dot me oksigjen”. Ndërkohë që vetëm pas 30 minutash nisje për në Rinas, ajo ishte njoftuar nga personeli i avionit se Bashkim Kopliku kishte ndërruar jetë, ende pa shkuar në Itali./Panorama.al

In memoriam – Visar Zhiti: Këngëtari Sherif Merdani dhe vëllai im, Ilirjani…

 

 

(Kjo pjesë është shkëpur nga burgologjia “Ferri i çarë” i Visar Zhiti dhe botohet në nderim të vëllait të tij, Ilirjan Zhiti, që shkruante vargje dhe maksima, i cili një muaj më parë ndërroi jetë…)

…E ndjeva të dielën në burg… Për siguri, i numërova ditët me gishtat e vrarë: po, po, sot i takon të jetë e diel, por jashtë telave me gjemba. Oh, si po ma përthith shpirtin, po e hedh në ajër në ca si gjeratore ku përzihet gazi me brengën.

Sot martohet yt vëlla, Iliriani, sikur pëshpërit letra ime më e fundit. Sot, sot, në kohën që unë do të jem nën dhé, duke shtyrë vagonin e rëndë, në shtëpinë time të largët vjen nusja e bardhë. O Zot, bëj që sot të mos vritem, të mos prishet hareja e dasmës me një telegram të zi. S’e di, edhe nëse nuk shkon lajmi, shkojnë rënkimet e mia, enden nëpër tryezat plot me miq e këngë, futen te gota e rakisë së tim eti, te kulaçi i dasmës që e ka bërë nëna, te loti i motrës, te këpucët e vëllezërve, në pjatat e atyre që më duan. Unë s’do të jem atje, në dasmën e afërt e të largët, ajo s’mund të shtyhet, jo, në asnjë mënyrë, s’dihet sa vonoj, s’ka kthim të shpejtë, më vjen keq, shumë keq që do të mungoj, që ju do të dëshpëroheni për mungesën, s’është faji im, por ngazëllimi im do të jetë, i përzier me urimet rrëzëlluese.

…Pra, ëmbëlsira mes dhëmbëve do të ketë një si hidhësirë, lumturia do të spërkatet me pikla të ndritura arseniku. Trishtimi do t’i zmadhojë sytë e nuses, fytyra do të marrë një si përzgjatje ikonash bizantine me zbehtësim hëne, por gjithsesi, bukuria do të shfaqet, sepse fustani i bardhë, velloja prej flladesh, pavarësisht nga çmimi e gurët e çmuar që mund të ketë, edhe pa rubinë fare, njëlloj duhet të emocionojë në të gjithë botën. Ajo një herë vishet. Teksa zvarget nëpër shkallë e në dysheme si një shteg bore, ai shteg i ëndërrt është i më i paharrueshmi dhe më magjepsësi në çdo jetë.

Ti, ti, vetja ime, po shihje malet përreth, sa shumë ishin afruar, oborret e burgut ngushtuar, fjetoret shformuar, shihi ngrehinat – shkurtepsur, me ato dritaret me llamarina si sy të zënë, ja dhe telat me gjemba, ferra shteti, kurse vendrojat qenë zmadhuar, edhe ushtarët, edhe grykat e armëve. Mu sipër tyre një shtëllungë e bruzdë reje dhe re të tjera iknin krushqërisht, me një ceremonial të parrëfyeshëm qiellor. S’i kishe pasur ndonjëherë zili retë, ishte hera e parë. Të mbështilleshe me to a të ishe re edhe vetë, të ikje, të ikje, sipër rrethimit, të rendje me erën mbi male, të ikje, të ikje si në përrallat që tregonte xhaxhai yt, ik e ik e ik e ik e…

– ç’bëri pastaj? – po prit, s’ka mbërritur ende, ik e ik e ik… – po mjaft – ik e ik e ik, vazhdonte ai, pa asnjë ngjarje, veç rrafshinës së zbrazët, hiçnajës dhe asaj ecje pa mbarim… të ishe re, të kundroje nga sipër lumenjtë si fjongo e shtëpitë – kuti dhuratash, të kërkoje një dasmë në qytetin tënd të vogël. “Ku do të jenë mbledhur, në ç’lokal, se apartamenti s’nxë dot një dasmë të tërë. Kanë marrë orkestër? Venë muzikantët atje ku s’kanë biografi të mirë për Partinë? Nëna e ka pëlqyer nusen, se nënat gëzohen shpejt, por s’kënaqen lehtë. Po babai a sheh dot, apo i janë dobësuar sytë edhe më dhe vetëtima e nuses do t’ia djegë paksa qerpikët? E letra, letra nga burgu, kur mbërrin? Ndoshta e ndalin policët, s’e nis fare operativi me censorët, “s’lejohet aq shumë ndjenjë, pale dhe vargje. Nuk zuri mend ai? Ej, i dënuar, je dënuar për poezi! Hiq dorë!”
Dole në oborrin tjetër me diell, që shumë po shndrinte, por pak po nxehte. U përshëndete me dikë, se për ku ngutej, në asgjëkundi.

Por Valerit ia the gëzimin dhe brengën. Edhe dëshirën. Një këngë, doje një këngë sot, ja, tani, sa pa vajtur në nëndhé. Po martoje vëllanë, “të trashëgohet”, – të tha ai, “në kokë tënde”, – qeshe ti, “dhe në tënden”, – ta ktheu.

Po ne kemi këngëtar, më të mirin e muzikës së lehtë, i famshëm, Sherif Merdani, i dënuar pas Festivalit XI, edhe festivalin e dënuan, se u këndua si në Europë.

E harrove ç’biografi ke, i pandehur? Të bëmë dhe arsimtar ty, të lejuam dhe të këndosh e ti na tundje gjurin në skenë. Keni qenë të pasur, tregtarë!

Nënën ia burgosën në fillim. Kërkonin floririn. Ku e keni fshehur?! Konfiskonin gjithçka, ç’shihnin, mor dhe gramafon, djepa, shpirtra.

Sherifi i vogël merrte vëllanë e porsalindur në krahë, të mbështjellë me batanije dhe ia jepte policit te porta e rëndë. E ky ikte, s’dihej se ku… ia çonte në qeli s’ëmës që t’i jepte gji, të pinte qumështin e athët nga ankthet. Kështu çdo ditë. Dëgjonte të qarat e bebes dhe priste t’ia kthenin, ishte vëllai i vockël fare, se mos ti ishe i madh. Së brendshmi ndiente një si ndezulli dhe sytë i rrëmbusheshin me lot.

Korça mërdhinte e mbështjellë me borën e saj. Nëna tani ledhatonte foshnjën, e mbështetur pas një muri të ftohtë. Qumësht muresh që klithnin… Edhe ti doje përkëdhelitë e saj, e doje atë në shtëpi, por dhe shtëpitë po i merrnin ata që zbritën nga malet, gjoja si çlirimtarë. Kështu të iku fëmijëria, përndjekje një pas një, kjo ishte loja jote, si me bomba të vërteta. Dhe çdo ngjarje shkrihej jo vetëm në kujtesën tënde, por dhe në zërin tënd. Ngopej me dhembje ai zë si me shi. Deshe të këndoje. Patjetër. Ndryshe do të plasje. Sa mirë këndon, more djalë! Kështu bëje pasditeve, kur të çuan mësues fshatrave të Skraparit, andej ku nuk shkonte askush, kishin nevojë, ti mbaje dhe një harmonikë goje, pastaj në Librazhd…. Ç’zë mahnitës, thoshin për ty, një drithërimë që s’e ka askush, është ca elegjiak.

Si mund të këndojë në skenat e socializmit, ku duhet optimizëm, vrull revolucionar dhe biografi e mirë politike? Kjo e fundit është e para. Po atë duhet ta nxjerrim në publik, që të propagandojmë se edhe te ne mund të këndohet me nivel të lartë artistik, se te ne përkrahen talentet, ka liri proletare, e ç’liri, më e përçudnuara në botë…

…këndon Sherif Merdani. Dhe ai dilte nga errësira në skenë, me kostum të zi, i gjatë, flokët e errët me zbardhëllime të pakta. Kur e shihja ashtu, edhe unë i fshehur mes brohërimave të spektatorëve, se si më dukej, dhëndër i përzishëm. Pse ishte veshur aq elegant, për ardhjen apo për lamtumirën? Dhe vërtet, kur këndonte “Këngën e nënës”, njerëzit mbanin frymën, prekeshin, paska dashuri më të madhe, për atë që të ka dhënë jetën, përloteshin. Duartrokitje të fuqishme, biiiiiiizzzz, prapë këngë dashurie, ç’zë, i thellë, nga vjen kështu me kaq dëshpërim si gëzimi, me kaq gëzim si dëshpërimi, ritëm i ri, hare, jetë, kitara, 1, 2… supe të zhveshura grash, 3 kitara… u bënë 9, “ten guitars”, Tom Xhons tamam. S’e ke dëgjuar në këngët italiane ti, sa melodioz e i ëmbël, në ato të ndaluarat. E di si më duket tani? Sikur jam në Romë, ku s’kam qenë kurrë.

Festivali XI mbaroi, sa i bukur, por asnjë këngë për Partinë dhe shokun Enver, ku i çon mushka ata? Çfarë the, mushka? Ej, është kohë veturash e avionësh, pyet: ku i çon zemra?

Nisën kritikat, ritme të shthurura, saks, xhaz, të ndalohet, Ple(h)numi IV, vetë Enveri ça s’shau, Europë e përdalë… Ç’këndoi ai me biografi të keqe, Sherif Merdani? “Duart e tua”, – lidhiani…

E zbritën nga autobusi, teksa shkonte në punë larg, dhe i hodhën prangat nja dy civilë të rinj si personazhet e Kafkës. Ke dëgjuar këngë të huaja në televizionin italian, ke kënduar si ata, ke përhapur idetë e tyre…

Në burgun e Spaçit… vrau veten, kështu thanë… Në fakt ra nëpër zgafellat e minierës, u thyen shkallët e lagura dhe të brejtura prej rrëshekëve me ujëra acide dhe, ndërsa binte në humnerën e ngushtë të ferrit, desh Zoti që marteli i tij me gjithë kolonën metalike ngecën shkëmbinjve (ngaqë ajo ka ca këmbka si kthetra) dhe mbetën të varura fare pranë kokës së përgjakur të njeriut. E çuan në spital pa ndjenja dhe më pas në burgun e Burrelit.

Muzikë sipas kërkesave të dëgjuesve: “Kënga e nënës”, – prezantonte folësi i Radio-Tiranës në altoparlantin e varur në dritaren e pistë të qelisë së madhe, por nuk këndonte më Sherif Merdani. Dhe vetëm në këtë rast folësi përmendte emrin e këngëtarit tjetër.

Këngëtarë të tjerë shkonin studiove, nxirrnin me leje të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga Arkivi i Zi këngët e atij armikut të bukur, vinin kufjet në vesh dhe dëgjonin 5-6 orë në ditë, donin të mësonin si i kishte shqiptuar a-të dhe r-të, vibrimet, por pse ashtu mësohet dhembja?

“Ah, – psherëtinte nëna ime, – qysh i dëgjon e shkreta nënë e Sherifit ato këngë tani! Se mos e hap radion ajo…ooiii” – tundte kryet e zbardhur.

Unë e njoha këngëtarin në ditët kur sillnin të burgosur të tjerë për të mbushur kampin e akullt të Qafë-Barit. Kishte mërzi tjetër në fytyrë, me flokë të irnosur në tëmtha e me një shapkë të bardhë në kokë, nga ato që i qepin vetë të burgosurit me copa çarçafësh. Iu afrova, mund ta ndihmoja për thasët a thjesht të pinim një kafe, të mblidhte veten, unë kisha pak në qese, të gjitha këto për hir të këngës.

Kur u miqësuam e shkëmbenim libra italisht dhe anglisht, mbaj mend se si ai erdhi njëherë me ngut në vendin ku flija, radha e dytë e shtretërve, vaisi kryet aty në anën kundruall dhe i pashë lot të mëdhenj në sy, të kulluar siç nuk janë shpesh në burg. “Falemnderit për poezinë që më kishe kushtuar, e mrekullueshme! S’e kam ditur se më kanë dashur aq. Ma shkruaj, e dua nga dora jote, se do të di ta ruaj.” “Falemnderit!” Më pa edhe një grimë e iku shpejt duke mbledhur kindat e kapotës së arnuar. S’pata kohë të lëvizja nga shtrati, ndieja lektisje brenda vetes, gëzim e mallëngjim njëherësh, ngaqë kisha dalldisur prekshëm një tjetër, këngëtarin. Një si ngjyrë mëllage, pllanga-pllanga, i veshi muret. Po binte muzgu hallavitës i burgut.

Rende për në depon e ushqimeve, nxore pakon e madhe të llokumeve nga thesi yt, e ruaje për këtë ditë, e diel dasme, e shqeve me duart e harbuara, i dhe një rojës së burgosur të depos, pa i thënë asgjë, dhe e mbajte frymën te Valeri. “Dua një këngë, – i the i ngashëryer, – merre dhe një llokume tjetër.” “Shkojmë te Sherifi?” I dhe llokumen e urimit. Po këto të tjerat? T’i hamë të gjitha. Ashtu kokë më kokë të tre, pas murit para shkallëve të korridorit të zyrave të riedukimit.

– Ejani, – tha këngëtari, – futemi në atë që gjoja është dhoma e kulturës. M’i kanë lënë mua çelësat, ngaqë di t’i bie fizarmonikës, – dhe, me të mbyllur derën, i hodhi rripat e atij instrumenti krahëve. Sikur dyfishoi krahërorin e vet. Zbrazi frymë. Se si t’u duk, si në një torturë. Fluturoi lehtë gishtat nëpër tastierë, tinguj, një melodi, kaq e ëmbël… muaj mjalti… kështu kishe lexuar nëpër libra, të porsamartuarit shkojnë e mbyllen në një dhomë hoteli, shohin shiun nga xhamat, pyllin, veturat, çifte kuajsh e s’dalin fare, bëjnë dashuri natë e ditë. Në diktatura s’lejohet. Zëri i këngëtarit të rrëqethi. Ajrin e shndërroi në cicërima gjithë flatrime zogjsh, që s’dihet se si ikën. Po i këndonte dashurisë, zëri forcohej, malli bashkë me të, por jo me tone të larta, jo, jo, nuk duhej të dëgjohej jashtë, një ngjirje mahnitëse sikur zëri të qe fërkuar në kurrize dritash në botën e tejme, me qytete të gjallësh. Kënga ecte e lumtur nëpër këmbësore, anash vitrinave llamburitëse, po, po, kishte prapë të tilla, ku rrotulloheshin veshje grash me shkëndijime të befta, fustane të ujvarta, çizme me majë të hollë sa takat – me t’i veshur duhej të vallëzoje vetvetiu – magnetofonë që përsëritnin këtë këngë, krehra, lëviznin vetë mbi floknaja muzgjesh, të kuq buzësh, mund të shkruaje xhamave me të: “Të dua”, por papritur fjala e kuqe shndërrohej në vazhdë gjaku. Këngëtari kishte anuar kokën e rëndë mbi fizarmonikë, e ngriti dhe buzëqeshi. Nisi të këndonte anglisht këngën e vet, atë që kishte kompozuar me mend në qelitë e Buu-uh- rrr-bbrrr-e-e-l-i-i-t-t, “When I am dead, my dear!”. “Është poezi e Kristina Rosetit”, – tha shpejt dhe zëri i tij nisi të ndizte qirinj, flakët e të cilëve, nga shkaku i lotëve, ngjanin si brerore të rubinta. Pastaj solli bregun e detit, dallgët që kërkonin të shuanin një emër të shkruar mbi rërën e lagur, emër vajze, i së fejuarës së këngëtarit – detin, detin të kesh rival në dashuri. – Dhe “Këngën e nënës, – iu lutët ju, – do ta këndosh?” “Patjetër!” Të ecësh krah për krah me nënën, nën borërimën e dhembshme të moshës, njeriu plaket, e ka dramën e vet, të bukur e madhështore. Pse shpiken dënime të tjera? Ah, zëri shtrihej, donte të mbulonte gjithësinë, pastaj hovte, hidhej nga njëri yll në tjetrin dhe vishej me argjend, po, po, e gjete, këngëtari ynë ka zë të argjendtë me gdhendje pikëllimi dhe t’u nëpërmendën servise fisnikësh, korniza, shandanë, pasqyra, bastunë dhe pena pranë një telefoni të zi, të mbledhur kutullaç si një kotele. Ti je supersticioz, macet e zeza s’ke qejf të të dalin përpara. Po është mace shtëpie! U ngrit dhe iku te pragu i dasmës, ku dëgjohej kënga. Si ta ruajmë këtë zë? Është yni!

Shfryu fizarmonika ose ai, a të dy bashkë një brengë, aq të madhe tani, teksa Sherifi e la mbi tryezën e pluhurosur. Buzëqeshi dhembshëm. “S’mund të bëja dot më shumë, kaq mundesha”, – dukej sikur thoshte. “Po ti bëre shumë, falemnderit, më dhe këngën, atë që s’duhej të mungonte tek unë sot. Të jam mirënjohës përgjithmonë.”

A kanë mbërritur retë e mia në dasmë? I nisa vetë si një karvan kuajsh. Qielli i natës qe ulur fare mbi kokët tona; i dëshpëruar sa më s’bëhet, po kërkonte ngushëllim nga ne. “Ju e dëgjuat një këngë, mendoni dhe për mua, – sikur lutej, – hidhmëni vështrime të gëzuara. Në djall telat me gjemba, perandoria komuniste në djall! Ndizeni dasmën brenda vetes, lartësojeni në qiell. Ejani, ta bëjmë këtu.” Ti u bëre re njëherë dhe tani po prin karvanin e kuajve të reve. Janë krushqit. Tani ti po sjell një re të bardhë, qumështore, kalin e nuses, kurse reja tjetër e përflakur është kali i dhëndrit. Fluturoni.

Jeni të ftuar ta vazhdojmë dasmën në qiell, sepse toka s’ju mblodhi dot, s’e mbajti premtimin, ja, ja, pas xhamave ajrorë, po enden ngadalë pëllumba, fare ngadalë ose shami vallesh. Horoskopi u trand prarueshëm.

Rruga e Qumështit, pikon gjiri i nuses, edhe mund të jetë shtatzënë, erashka hënash, ylbere të dehura dhe dy re në krye, të bruzta, prindërit. Po ç’kanë? Patjetër që janë të gëzuar midis reve të tjera të lumturisë, por një letër…

Kush e solli atë letër nga toka dhe iku? Nga nëntoka, nga ferri i saj. O Zot, ç’letër e mrekullueshme, pikërisht tani, me vulën e burgut. Po pse tani? Ta kishte lënë për pas dasme, meqë nuk e solli dot para saj. Ta ketë bërë me qëllim postieri?! “Ç’do të thotë burg, të lutem, thuama”, – pyeti një re e vogël puplore. “Herë tjetër, – iu përgjigjën, – po shko dhe mbaji fustanin nuses nga pas.”

Ngashërime, po qanin, jo me zë, jo, mosni, është dasmë. Letra… nuk e lexonin dot, sa prekëse. Leko, Frisko, u thoni të pushojnë, se juve ju dëgjojnë ata… Zonjë, je mamja e tre djemve dhe e një çupe, secilit i takon gëzimi i vet që është i të gjithëve. Jemi dëshpëruar bashkë, kur ishte për t’u dëshpëruar, të gëzohemi bashkë tani që duhet të gëzohemi. Është dhe porosia e tij, e ka shkruar në letër. Këndoni, ju lutem, një valle, dasma vazhdon.

Te xhamat pati një si dyndje resh, kuaj të bardhë dhe mes tyre llapsi një dritë e madhe, e diellt dhe reja në krye s’po shikonte dot më, e verbuar.

* * *

Sherifi na erdhi për darkë në atë apartamentin e vogël, tek ai pallati i keq në Lushnjë. Sa u gëzua nëna ime dhe e përqafonte.

“Ai është vërtet? – më ndalnin rrugës shokë nga fabrika e tullave. – Këndon, këndon më?”

Po, Sherifi u ngjit prapë në skenë, kur diktatura kishte dalë nga skena.

Në një koncert kishte ardhur  këngëtari i njohur italian, Toto Cotugno. Prezantuesja i shpjegoi në italisht se kolegun e tij shqiptar e akuzuan dhe për një këngë të tij, pse e këndoi, pse, pse pikërisht atë…

– Dhe e dënuan? – u trondit italiani.

– Po.

– Ju kërkoj falje, – tha ai dhe sytë iu rrëmbushën me lot. Dhe e kënduan të dy atë këngë, krah për krah, mes duartrokitjeve.

Ishte e para falje dhe e vetmja që na u kërkua neve.

Monster ! Nga Adriatik Riza Dosti

Djall….kuceder….monster… gogol…perbindesh me fytyre njeriu …te gjitha keto epitete te frikeshme i meriton Elisa Spiropali pa patur kurrfare pishmani e frike se po i hyn ne pjese e po e ngarkon a rendon me shume sec duhet…
Me nerva Derri sic thote populli ….ndoqa dje deri ne fund nje debat televiziv ne Syri TV mes Monstres Elisa dhe 4 burrave te cilet ajo i vuri perpara …4 burra te cilet nuk ja dolen dot ta frenonin per asnje cast skizofrenine e monstruozitetin e saj …cmendurine njerezore pertej cdo lloj limiti…
Mire qe nuk i la te flisnin e nuk i pushoi goja per asnje cast por nuk ju pergjigj asnjeres prej pyetjeve konkrete te bera ne adrese te saj te Shefit te saj e te Partise se saj…duke e mbyllur cdo fjale e fjali te saj se….fajin e ka Saliu, e ka Basha… e ka Meta e Monika…PD e Opozita e jo ne …
E pyesnin per pandemine dhe te vdekurit kapice ne Morgun e Tiranes e ajo pergjigjej duke vjelle helm e vrer kunder Bashes e PD
E pyeten per buxhetin ”historik” qe po propagandon Edvini e ajo shau e ofendoi rende Berishen e opoziten…
E pyeten per ”kaseten e Bellanices” e ajo i quajti kriminele te gjithe Saliun, vajzen e tij Lulin, PD…Opoziten etj etj
E pyeten per zgjedhjet e 25 prillit e mandatin e 3 qe po kerkojne e ajo ju turr Metes e Lulit …e ne fund si gjithnje e per cdo gje tha se fajin e ka Saliu…
Madje edhe kur ne ekran i shfaqen me ze e figure fjalimin e saj qe e quan Ramen nje Skenderbe te dyte te Shqiperise …pa u zverdhur, pa u skuqur e pa u nxire fare ajo tha se ju e bete Ramen – Skenderbe…e jo une…
Historia boterore e njerezimit ka njohur vec burrave te poshter, kriminele e diktatore edhe plot Gra te liga e mizore…te keqija e me plot kuptimin e fjales Monstra dhe absolutisht nje e tille sot meriton te quhet edhe Kamikazja e Rames dhe e Rilindjes …Elisa Spiropali
Ju kujtohet ”Banda e te 4 ”ne Kinen e dikurshme te Mao Ce Duni …kur gruaja e tij dhe tre udheheqes te larte te P.K.Kineze u bene kryefjala e politikes boterore te asaj kohe….saktesisht keshtu eshte sot ne Shqiperi Banda e te 4 -ve te Rilindjes ku monstrat Rama – Veliaj- Balla – Spiropali duket se jane koka e te keqes se tmerreshme qe ka mberthyer ate vend e ate popull prej disa vitesh…
E poshter ishte Cian Cini ne Kine ndaj dhe kinezet e urrenin fort …ndaj dhe e kalben ne burg
Kriminele ishte Elena Caushesku ne Rumani ndaj dhe rumunet ja dhane plumbin ballit …
Mizore ishte Mira Markovici gruaja dhe bashkepunetorja e kriminelit Milloshevic ne sa e sa krime kunder shqiptareve, kroateve e boshnjakeve ndaj dhe u largua e tmerruar nga vendi i vet e vdiq si kerme ne Rusine e Putinit…
E keqe e cmirzeze ishte edhe Imelda Markosi e Filipineve ndaj dhe filipinasit e mbyllen ne burg i sekuestruan gjithe pasurine marramendese dhe e flaken tej si lecke…
E ndyre deri ne neveri ishte edhe Ministrja e Brendeshme maqedonase Jankullovska …nje antishqiptare e terbuar…e cila perfundoi ne burg e sot fshihet diku nga nje hakmarrje e mundeshme pas gjithe atyre poshtersive qe ka bere …
Sadiste dhe vemje e peshtire dhe e pa shpirt ishte edhe Pantera e Zeze e Shqiperise …Nexhmije Hoxha …dhe askush nuk e spjegon dot faktin se si rrojti aq gjate dhe pse e denuan thjesht per ca kafe me shume e per ca te kuq buzesh kur ajo meritonte te varej ne mes te Tiranes ….
E megjitheate e permbi te gjitha keto nuk e teproj aspak te them se me e poshter, me e ndyre akoma e me makaber person qe ende frymon mbi toke gabimisht…me djall e perbindesh me fytyre njeriu sidomos fale mentalitetit e mendesise se frikeshme e teper te rrezikeshme qe mbart …eshte Elisa Spiropali …
A e imagjinoni dot o njerez se cdo tu kishte bere Shqiperise e shqiptareve ”fenomeni Elisa”…. nese ky lloj Djalli kjo lloj Monstre e ky lloj Perbindeshi do te kish jetuar ne kohen e Diktatorit ?
Ne kujtojme nga ajo kohe Nexhmijen, Viton…Fiqireten, Lumturi Rexhen, Vitori Curin, Eminen ..Gjelen,
Dese Jakun …Lenka Cukon etj etj….por jo jo Elisa eshte komplet tjeter gje…ndaj dhe ju siguroj se ajo ne ate kohe do ja kish kaluar per makabritetin e kriminalitetin e saj edhe Mehmet Shehut e Shefqet Pecit me shoke dhe rrezik Nexhmija nuk do permendej fare…
Dhe kulmi i poshtersise njerezore qendron ne ate se vete Elisa kerkon te mbrohet duke thene se une nuk jam thjesht Elisa politikane por jam edhe femer, nene, grua, moter , shoqe etj etj….
Hapu DHE e na fut te tereve brenda ne nje grope !
Ti cdo gje je e mund te jesh por te pakten emrin e Femres mos e bej pis…emrin e shtrenjte te Nenes mos e perdhos…emrin fisnik te gruas mos e zhgarravit kesisoj…emrin e dashur te motres mos e denigro keshtu…
Sepse perpos te gjithave ti nuk je as me shume e as me pak se sa thjesht nje Monster e llojit tend unikal e nje Perbindesh me fytyre njeriu …ku nese shqiptaret nuk do te dijne ende se si te sillen me ty jo vetem qe do ta pesojne keq shume por do te jene qare me kot deri me sot nga Pantera e Zeze – Nexhmije !
Se fundmi…me mirre te te marre me vete Covidi se sa te ta marre kohen e Voten ….Elisa …ndaj shqiptare dalloni te pakten ngjyrat sidomos te zezen nga e bardha dhe te kuqen nga bluja ok…
Se sa per te ndare Djallin nga Engjelli ma do mendja se ende megjithe hallet Mal qe keni mbi supe ju kane mbetur sadopak mend per ta bere kete lloj dallimi apo jo?
A.R.DOSTI

Si u vranë në gjumë nga forcat serbe anëtarët e familjes Morina më 1999

Gazetar: Fidan Zejnullahu

Pas disa muajve, la Gjermaninë e u kthye në Kosovë.

Por, kur u kthye në shtëpinë e tij në Milloshevë, Zymer Morina, asgjë nuk e gjeti siç e la.

Ishte 3 marsi i vitit 99 kur anëtaret e familjes Morina, po bëheshin gati për gjumë, si çdo natë tjetër.

Për sigurinë e tyre, po kujdesej Lavdim Morina, i cili bënte rojë në oborrin e shtëpisë.

Por, atë natë të kobshme, 24 vjeçari nuk e dinte që shtëpia e tyre ishte rrethuar nga forcat serbe.

Pasi pa se diçka po lëvizte, Lavdimi shkoi tek kjo pjesë e oborrit.

E papritmas drejt tij, forcat serbe, shtien disa herë, duke e lënë të vdekur në vend.

Por, forcat serbe, nuk u ndalen pasi vranë babë e bir,

Ata vazhduan edhe në drejtim të shtëpisë, dhe sipas Morinës, për pesë minuta, i zbrazen karikatorët e tyre, brenda odes ku po flinin Shkëlzeni 11 vjeçar dhe Fidaimi, 14 vjecar.

E sa me gjakftohtësi u ekzekutuan katër anëtarët e familjes Morina, dy prej tyre të mitur, e dëshmojnë edhe ekzaminimet që iu bënë trupave të tyre pas zhvarrosjes.

Morina thotë se ky rast, nga Eulexi ka kaluar në duart e Prokurorisë Speciale.

Por, këta të fundit, nuk i kanë kthyer një përgjigje televizionit, në lidhje me atë se deri ku kanë shkuar hetimet.

Por, emrat eserbëve që morën pjesë në këto vrasje mizore i kanë në zyrën për të zhdukurit.

Ahmet Grajqevci që është kryetar i Këshillit koordinues për persona të pagjetur, tregon për këtë dokument që e gjeten pasluftë në shtëpinë e shëndetit në Milloshevë.

Këtu me emër e mbiemër, janë të gjithë serbët, që morën pjesë në këto vrasje.
Përveç këtyre,ka 20 vjet, që Grajqevci mbledh edhe dëshmi të tilla për krimet serbe.

E pamjet nga këto ngjarje janë rrënqethëse pasi shumë nga viktimat janë fëmijë.

Ndërsa juristja, Arbëresha Morina, thotë që vetëm ajo qe e posedojnë këtu, është e mjaftueshme për ta paditur shtetin serb për gjenocid.

E derisa kjo të ndodhë, shqiptarët duhet të përpiqen t’i mbulojnë gjurmët e plumbave, ashtu siç beri Zymer Morina pasi nuk donte që ata që mbijetuan të kujtojnë tmerrin e asaj nate.

Rasti i Karabakut dhe paralajmërimi i mbuluar i presidentit serb se Kosova mund të pushtohet sërish nga trupat serbe – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Rimarrja e rajonit të Karabakut nga ushtria e Azerbajxhanit prej Armenisë i ka hapur rrugën një stuhie zemërimi dhe ambiciesh në lindjen e Europës.

Në Ballkanin Perëndimor, kjo mund të ripërtërijë aspiratat e qeverisë serbe për të ripushtuar Kosovën, ndërsa në Gjeorgji, Ukrainë dhe Moldavi kjo mund të konsolidojë bindjen se territoret e pushtuara aktualisht nga Rusia, në fund të fundit, do të rifitohen.

Përkundër paralajmërimit të mbuluar të Presidentit serb Aleksander Vuçiç se Kosova mund të pushtohet sërish nga trupat serbe, rasti i Kosovës është më pak i ngjashmi me atë të Karabakut. Në vend që kërcënimet dhe krahasimet e Vuçiç thjesht të hidhen poshtë, deklarata të tilla kanë nevojë për një shqyrtim të kujdesshëm, nëse duam që të kuptohen mësimet (e marra) nga Karabaku.

Si Kosova ashtu edhe Karabaku ishin rajone autonome brenda republikave – përkatësisht Serbisë dhe Azerbajxhanit – që ishin të varura nga struktura më të mëdha shtetërore – Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik. Kur këto u shpërbënë, u shfaqën dallime të shumta e thelbësore midis dy rajoneve, nëse merret për bazë natyra e luftës dhe përgjigjia ndërkombëtare.

Forcat armene dëbuan ose zhvendosën mbi 800,000 civilë azeri nga Karabaku e rajonet fqinje dhe krijuan aleancë ushtarake me Rusinë për të mbajtur territoret e okupuara. Krejt e kundërta ka ndodhur në Kosovë, ku, gjatë rënies së Jugosllavisë, forcat qeveritare serbe dëbuan ose zhvendosën gati një milion të shumicës shqiptare së popullatës dhe pretenduanqë territori ishte Serbi. Një qeveri që dëbon dhe vret një grup etnik në një rajon të caktuar, në të cilin ata janë shumicë, e dëmton ligjitimitetin e vet për ta kontrolluar atë popull ose territorin e tij.

Po aq e rëndësishme është se një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO ndërhyri në Kosovë për të parandaluar vrasjet e mëtejshme në masëdhe dëbimet dhe i dha fund kontrollit shtypës të Beogradit. Pavarësia dhe shtetësia e Kosovës u njohën nga mbi njëqind vende, përfshirë të gjithë anëtarët e NATO-s, përveç katër (shteteve). Vendi ka krijuar institucione demokratike të monitoruara nga afër prej institucioneve ndërkombëtare dhe po ndërmerr hapat e parë drejt pranimit në BE. Krejt ndyshe me Karabakun qëasnjë vend nuk e pat njohur si shtet të pavarur, madje as Armenia apo Rusia, dhe ku asnjë forcë paqeruajtëse ndërkombëtare nuk u lejua të hynte.

Tre mësimet kryesore që dalin nga lufta e Karabakut mund të zbatohen në mënyrë më të frytshme në territoret e marra prej Moskës nga Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina: status quo janë të përkohshme, paqeruajtësit rusë janë të dëmshëm dhe marrëveshjet për statusin përfundimtar janë thelbësore.

Një status quo nuk zgjat pafundësisht, veçanërisht nëse dy protagonistët insistojnë në zgjidhje diametralisht të kundërta. Termi “konflikt i ngrirë” është një keqinformues. Më saktë, këto janë konflikte të pazgjidhura, negociatat për të cilat bllokohen ose devijohen qëllimisht nga njëra prej palëve dhe ndërmjetësimi ndërkombëtar është i dobët ose sporadik. Negociatat mbi rajonin e Transnistrisë së Moldavisë, Donbasit në Ukrainës, Abkazinë dhe Osetinë e Jugut të Gjeorgjisë, si edhe për Karabakun e Azerbajxhanit nuk u zgjidhën pas luftërave dhe okupimeve fillestare, duke rritur kështu perspektivat për rishpërthim.

Një mësim i dytë themelor është se paqeruajtësit rusë dobësojnë thellësisht shtetin pritës. Ato jo vetëm që pengojnë kontrollin mbi territore nga kryeqyteti i dobësuar, por, gjithashtu, përdoren për të legjitimuar grupimet separatiste, për të krijuar autoritete paralele, për të ndarë institucionet shtetërore, për të ushtruar presion mbi qeverinë qendrore dhe për të bllokuar vendin në përparimin e tij drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Forcat ruse në rajonin e Transnistrisë të Moldavisë janë një shembull i mirëfilltë. Moska ka llogaritur që vendosja e forcave të saj në Karabak do t’i ofrojë një ndikim më të madh në kufizimin e aspiratave perëndimore të Azerbajxhanit, teksa mban dominimin e saj mbi Armeninë.

Një mësim i tretë nga Karabakuështë se territoret e ndara gjatë luftërave kërkojnë legjitimitet ndërkombëtar në lidhje me statusin e tyre përfundimtar, në mënyrë që të garantojnë pavarësinë dhe sigurinë e tyre. Kosova është shembulli më i qartë i një rruge relativisht të shpejtë nga ndarja territoriale në shtetësi gjerësisht të njohur, përtej kundërshtisë së Serbisë. Megjithëse Kremlini është përpjekur të gjenerojë një rezultat të ngjashëm në Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, vetëm gjashtë vende, përfshirë vetë Rusinë, i kanë njohur ata si të pavarura; ata janë të përjashtuara nga organizatat ndërkombëtare; dhe Gjeorgjia është e vendosur t’i rimarrë. Po ashtu, aneksimi i plotë i gadishullit të Krimesë prej Ukrainës nga Rusia nuk njihet ndërkombëtarisht si legjitim.

Një mësim tjetër në arenën europiane është se angazhimi i vazhdueshëm i BE dhe SHBA ka më shumë të ngjarë të zgjidhë konfliktin dhe të ofrojë siguri të qëndrueshme. Në të kundërt, Kremlini përllogarit qëndërmjetësimi i tij të çojë përpara ambiciet e veta strategjike duke krijuar “shtete të ngrira” që nuk mund të përparojnë drejt institucioneve ndërkombëtare. Megjithëse Azerbajxhani i ka rifituar territoret e tij përmes luftës, ai mund të bëhet më i varur nga Kremlini. Moska mbetet ndërmjetësuesi kryesor midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe paqeruajtësit rusë tani do të patrullojnë për një kohë të pacaktuar rajonin e rimarrë të Karabakut.

Tomislav Nikolić, president i Serbisë 2012 – 2017, pasuesi i tij në post Aleksandër Vuçiç me delegacionin e Kosovës në Bruksel

Dita, Albania

KARABAKH LESSONS FOR KOSOVA

Janusz Bugajski

The recapture of the Karabakh region from Armenia by Azerbaijan’s military has unleashed a storm of both outrage and ambition in Europe’s east. In the Western Balkans, it may reignite Serbian government aspirations to reconquer Kosova, while in Georgia, Ukraine, and Moldova it could reinforce convictions that territories currently occupied by Russia will eventually also be regained.

The case of Kosova is the most distinct from Karabakh, despite the veiled warning of Serbian President Aleksander Vucic that it could be re-occupied by Serbian troops. Rather than simply dismissing his threats and comparisons, such assertions need careful scrutiny if the lessons of Karabakh are to be understood.

Both Kosova and Karabakh were autonomous regions within republics – Serbia and Azerbaijan, respectively – that were subordinate to larger state structures – Yugoslavia and the Soviet Union. When the latter disintegrated several crucial distinctions emerged between the two regions based on the nature of the war and the international responses.

Armenian forces expelled or displaced over 800,000 Azeri civilians from Karabakh and neighboring districts and formed a military alliance with Russia to hold the occupied territories. The exact opposite happened in Kosova where during the collapse of Yugoslavia Serbian government forces expelled or displaced nearly one million of the majority Albanian population and claimed the territory for Serbia. A government that expels and murders a national group in a distinct region where they form a majority undercuts its legitimacy to control that population or its territory.

Equally importantly, an international force led by NATO intervened in Kosova to prevent further mass murders and expulsions and terminated Belgrade’s repressive control. Kosova’sindependence and statehood was recognized by over one hundred countries, including all but four NATO members. The country has established democratic institutions closely monitored by international institutions and it is taking the first steps toward EU accession. In stark contrast, no country recognized Karabakh as an independent state, not even Armenia or Russia, and no international peacekeeping force was allowed to enter.

The three main lessons stemming from the Karabakh war can be more fruitfully applied to the territories captured by Moscow from Moldova, Georgia, and Ukraine – status quos are temporary, Russian peacekeepers are damaging, and final status agreements are essential.

A status quo does not last indefinitely, particularly if the two protagonists insist on diametrically opposed solutions. The term “frozen conflict” is a misnomer. More accurately, these are unresolved conflicts where negotiations are deliberately stalled or diverted by one of the parties and international mediation is weak or sporadic. Negotiations over Moldova’s Transnistria region, Ukraine’s Donbas, Georgia’s Abkhazia and South Ossetia, and Azerbaijan’s Karabakh were not resolved after the initial wars and occupations, thus raising the prospects for reigniting.

A second fundamental lesson is that Russian peacekeepers severely weaken the host state. They not only prevent the control of territory by the aggrieved capital but they are also used to legitimize separatist entities, create parallel authorities, divide state institutions, apply pressure on the central government, and disqualify the country from progressing toward EU and NATO membership. Russian forces in the Transnistrian region of Moldova serve as a prime example. Moscow has calculated that emplacing its forces in Karabakh will provide greater leverage in curtailing Azerbaijan’s Western aspirations while maintaining its dominance over Armenia.

A third lesson of Karabakh demonstrates that territories separated during wars require international legitimacy regarding their final status to guarantee their independence and  security. Kosova is the most obvious example of a relatively speedy path from territorial separation to widely recognized statehood despite Serbia’s opposition. Although the Kremlin has tried to engineer a similar outcome in Abkhazia and South Ossetia, only six countries including Russia itself have recognized them as independent, they are excluded from international organizations, and Georgia is determined to reclaim them. Similarly, Russia’s outright annexation of Ukraine’s Crimea peninsula is not internationally recognized as legitimate.

An additional lesson in the European arena is that sustained EU and U.S. engagement is more likely to resolve the conflict and ensure enduring security. In contrast, the Kremlin’s mediation is calculated to advance its strategic ambitions by creating “frozen states” that cannot progress into international institutions. Although Azerbaijan has regained its territories through war, it may become more beholden to the Kremlin. Moscowremains the chief mediator between Armenia and Azerbaijan and Russian peacekeepers will now indefinitely patrol the reclaimed Karabakh region.

Arben Sejdiu hero i luftës dhe i paqes! – Në 10 vjetorin e vrasjes së ish luftëtarit të Koshares-oficerit të Policisë së Kosovës – Nga Florim Zeqa

Familja Sejdiu nga Grabanica, sikurse në të kaluarën e largët, ashtu edhe të afërt, Kosovës i ka dhënë politikan dhe intelektual të kalibrit, biznesmen të suksesshëm, kuadro dhe veprimtar, por edhe ushtarë të guximshëm, siq ishte Arbeni në luftën e fundit çlirimtare kundër pushtuesve serb.

Kush ishte Arben Sejdiu!?

Arben Sejdiu rrjedhë prej një familje të madhe dhe atdhetare, e njohur në trevën e Dukagjinit për traditen e mikëpritjes dhe bujarisë shqiptare.
Arben Sejdiu lindi më 03.03.1970 në fshatin Grabanicë të Klinës. Shkollimin fillor e kreu në sh.f. “Azem Bejta” në Grabanicë, ndërsa shkollimin superior në Akademinë Policore në Vushtrri.
Sikurse për shumë të rinjë të tjerë, lufta çlirimtare kishte prekur thellë në ndjenjat atdhetare të Arbenit, i cili rreshtohet ndër të parët në radhët e ushtrisë çlirimtare përkrah Sali Çekut, Agim Ramadanit, Xhemajl Fetahut,…dhe shumë luftëtarëve të guximshëm.
Kulminacionin e artit luftarak Arbeni e arrinë në Betejën e Koshares në radhët e Brigadës 138 Agim Ramadani, duke u shquar për trimëri dhe heroizëm të paparë.
Kjo dëshmohet në shumë video-inçizime të televizioneve vendore dhe ndërkombëtare, nga vijat e para të frontit të luftës në Kosharen legjendare, ku Arbeni shfaqet si një ushtarak i zoti dhe shumë i guximshëm.
Edhe pas përfundimit të luftës, Arbeni aktivitetin atdhetar e vazhdon nën uniformën e Policisë së Kosovës, për t’i shërbyer shtetit dhe qytetarëve të vendit.
Arben Sejdiu i takon gjeneratës së parë të Policisë së Kosovës, të cilës i shërbeu me devotshmëri, si polic besnik dhe i përkushtuar në rajonin e Dukagjinit, përkatësisht në stacionet policore të Klinës dhe Pejës.

Mbrëmja e kobshme e 22 Nëntorit 2010

E kobshme ishte mbrëmja e së hënës së 22 Nëntorit 2010 për Familjen Sejdiu, kur ekspeditat vrastare sërish zbarkuan në fshatin Grabanicë.
Të fshehur nën errësirën e natës dhe mjegullës së zezë, nga një pusi e ngritur nga afërsia, me armë automatike e qëllojnë për vdekje në shtëpinë e xhaxhait të tij, heroin e luftës, oficierin e policisë Arben Sejdiu .
Ajo që ndodhi me vrasjen e oficierit të policisë Arben Sejdiu në shtëpinë e tij dhe në prezencën e familjarëve është pak më tepër se barbari njerëzore, e pandodhur dhe padëgjuar në këto troje.
Vrasësitt qëlluan aty ku nuk qëllon shqiptari-në shtëpi dhe në familje!
Edhe atëherë kur nuk kemi pasur shtet i kemi respektuar ligjet kanunore, traditat dhe zakonet fisnike të popullit tonë. Madje as për hakmarrje nuk është sulmuar njeriu në shtëpinë e tij dhe prezencën e familjes!
Vrasja e Arbenit ishte rëndë dhe e papërballueshme për familjen, e papritur dhe e befasishme për farefisin e gjërë, për fshatin e tij të lindjes, për Bashkësinë Lokale të Grabanicës, për qytetin e Klinës, për kolegët dhe bashkëluftëtarët e tij anë e kënd Kosovës.
Sikurse në luftë, ashtu edhe në paqe, Arben Sejdiu punoi me zell dhe përkushtim të madhë. Ishte dhe mbetet shëmbull i rrallë sesi luftohet dhe punohet për shtet dhe atdhe, sesi punohet për vendosjen e rendit dhe ligjit në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës.
Sikurse gjatë luftës në Koshare në përballje me armikun, edhe pas saj, Arbeni me guxim e trimëri e vazhdoi rrugën e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve nga dukuritë negative.

Dhimbje dhe zhgënjim i familjarëve

Edhe përkundër zotimeve të 10 viteve më parë të kolegëve të Arbenit, përkatësisht të Policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera kompetente, edhe në këtë përvjetor, po e përkujtojmë oficierin e policisë, djalin e urtë dhe trim të Republikës së Kosovës, Arben Sejdiu me të njëjta lutje dhe kërkesa për zbardhjen e vrasësve të tij!
Moszbardhja dhe mosdënimi i vrasësve të Arbenit është një njollë e zezë për shtetin e Kosovës dhe një amanet i papërmbushur i kolegëve të tij (Policisë së Kosovës).
Që 10 vite vrasësit e Arbenit janë të lirë, ata edhe pse nuk dihen publikisht, jetojnë të lirë në Kosovën e çliruar dhe mbrojtur heroikisht nga Arbeni me shokët e tij.
Vrasësist e tij mund të jetë kudo dhe kahdo, në politikë apo jashtë saj, në pushtet dhe opozitë, në institucione dhe jashtë tyre, por jo aty ku e kanë vendin-prapa grilave!
Kjo e ka shtuar akoma më shumë dhimbjen dhe zhgënjmine e prindërve të Arbenit, të cilët në vitet e para pas vrasjes i mbante gjallë shpresa e zbardhjes së rastit dhe arrestimit të vrasëve, përkatësisht dënimi i tyre nga drejtësia vendore.

Në një shtet ku vritet polici, vritet liria dhe demokracia e atij vendi

Sot kur përkujtohet Arben Sejdiu, mbetet e pajustifikueshme neglizhenca e organeve kompetente të zbulimit të kësaj vrasje qyqare.
Moszbulimi dhe mosdënimi i vrasësve e bën akoma më të dhëmbshme vrasjen makabre të Arben Sejdiut. Ishin tëpër e rënda këto 10 vite për familjen, pa e marrë as informacionin e vetëm se cilat ishin motivet e vrasjes dhe kush ishin dorasit të cilët i morën jetën e më të dashurit të tyre, duke e dëgjuar të njëjtin refren zyrtar “hetimet vazhdojnë”!
Familjarët nuk ju besojnë më premtimeve boshe të zyrtarëve dhe drejtuesve shtetërorë. Janë ngopur edhe më lëvdata dhe fjalime mortore me rastin e përvjetoreve. Ata nuk dëshirojnë më fjalë, lëvdata e vajtime, por veprime konkrete që çojnë në zbardhjen e vrasjes së djalit të tyre.
Familjarët e Arbenit kërkojnë zbardhjen e rastit, jo për hakmarrje, por për ndëshkim të vrasësve nga drejtësia dhe për distancimin e popullit të Kosovës nga vrasësit e bijëve dhe bijave më të mira të saj.
Vrasja e Arbenit do duhej të shërbente si mesazh dhe shëmbull për kolegët e tij, sesi luftohet krimi i organizuar, sesi nuk duhet dorëzuar para krimit çfarëdo që të jetë dhe ngado që të vie ai.

Lavdi e përjetshme për heroin e luftës dhe paqes, oficierin Arben Sejdiu!
Mallkimi i Zotit rëntë mbi dorën e zezë kriminale!

 

Muharrem Fejzo nga sot eshte nje shpirtshpend i bardhe qiellor… Nga Përparim Kabo

U shkeput nga trupi shpirti yt i bardhe…drejt qiellit si nje shpend i bukur…
si nje peisazh ende i paperfunduar ndoshta si nje bocete e nje portreti ne skulptur…
ose si skenari i filmit me titullin…’Ika’..
Muharrem Fejzo artisti i kultures se gjere…
kineast, muzikant, piktor grimi…piktor, skulptor, eseist…
njeri i fjales se lire…krijues i veprave te bukura me sharm…
sepse ai i tille ishte nje burre sharmant…
nga sot eshte nje shpirtshpend i bardhe qiellor…
Eh more mik nuk u takuam dot edhe nje here…
Komunikonim shpesh edhe fal komenteve ne fb por me shume ne inbox….
Ato biseda jane pasuria qe me le…por edhe arti yt.
Si te thoja shpesh…
Xhirimet te filmi tend ‘Shperthimi’ jane hollivudiane…
ka gjendje ka loje ka jete ritem vertetesi…
po ashtu te filmi Binaret qe ta cunguan…ka jete…
Ali Morina dhe djemte…nje fabul aq e bukur..
Muharrem Fejzo…ike…i realizuar…ike ne nje moshe te thelle por jo i plakur.
I fresket ne mendje ne shpirt ne humor…ne krijim..ne driten e bukur te syve…
Te falenderoj nga zemra per gjithçka…
Sot ajri i atdheut vizaton portretin tend dhe kendon me nje ze te bute e te ngrohte requiem…
Na mori malli qe ne kete çast…do me mungosh
Pkabo 21 nentor 2020

Për 10 muaj 24 vetëvrasje në Kosovë, neuropsikiatri i njohur: Si ka ndikuar pandemia e COVID-19

Nga muaji janar deri në tetor të këtij vitit sipas të dhënave të Policisë së Kosovës janë shënuar 24 vetëvrasje, kurse 83 persona kanë tentuar të bëjnë një akt të tillë.

Përderisa Policia ka bërë të ditur se vitin e kaluar 122 persona kishin tatuar vetëvrasjen, ndërsa 25 kishin bërë vetëvrasje. Lidhur me këtë çështje neuropsikiatri Sami Rexhepi, në një intervistë për Ekonomia Online ka paralajmëruar rritje të numrit të vetëvrasjeve edhe si shkak i pandemisë. “Mirëpo çka pas pandemisë? Kur të fillon me u qetësuar pandemia, ne do t’i shohim problemet të cilat pandemia na i ka shkaktuar në aspektin e shëndetit mendor. Duhet thjeshtë të përgatitemi për një valë mjaftë të madhe të problemeve të personave me probleme sa i përket shëndetit mendor. Edhe për shkak të natyrës, zgjatjes së pandemisë pres me pas edhe çrregullime pas stresit traumatik të cilat marrin një karakter kronik më vonë e që do të manifestohet një kohë shumë më të gjatë”.

“Mundet me u rrit edhe numri i vetëvrasjeve, realisht mundet me u prit për shkak se përveç rrezikut të ekzistencës biologjike, izolimi, humbja e vendeve të punës kur të kalon pandemia dhe e shohim se një numër i madh i prindërve kanë humbur vendet e punës. Nuk munden me ofruar atë çka kërkohet prej tyre si prind, nuk shohin një perspektivë për të ardhmen. Jo vetëm punëtorët që kanë humbur vendet e punës por ka edhe shumë persona që kanë humbur bizneset ku kanë pasur investime një kohë më të gjatë. Krejt këto do të manifestohen me probleme në shëndetin mendor e që nuk është e papritur me u rrit edhe numri i vetëvrasjeve”.

Po ashtu Rexhepi ka thënë se gjatë kësaj kohe problemet më të shfaqura të shëndetit mendor kanë qenë ankthi, frika dhe forma të ndryshme të depresionit.

“Kohëve të fundit është rritur numri i personave që kanë ankth, që manifestojnë shenja të ankthit. Për çudi në fillim deri në qershor nuk kemi pasur shumë raste të riacarimit të pacientëve klinik. Kjo qendër i mbikëqyrë mbi 1800 klientë që kemi kartela për të gjithë ata. Nuk ka pasur shumë riacarime, tash në këtë kohë është numri më i madh i riacarimeve, po flas për pacientët klinik psikiatrik ndërsa për shkak të mënyrës së funksionimit të klinikës së psikiatrisë dhe shpesh herë kufizimeve të cilat janë shtruar para klinikës kemi pasur edhe raste ambulantore, që janë raste që po manifestojnë më shumë ankthin, frikën, çrregullime obsesivokompulsive edhe formave të ndryshme të depresionit”. Aktualisht sipas Rexhepit shoqëria kosovare është në një stres kumulativ për shkak se Coronavirsi është marrë si kërcënim i drejtpërdrejt për jetë, raporton EO.

“Vetë mbyllja ka ndikuar në një masë të madhe edhe izolimi. Njerëzit duke u frikësuar shumë dhe duke e parë potencialisht secilin person tjetër si rrezik për infektim atëherë janë izoluar dhe më tepër. Nuk është numri shumë i madh fatmirësisht për shkak të forcave kohezive që janë në shoqërinë tonë, familjen tonë dhe shumë rrallë vjen deri tek ajo që vjen dikush me u ndjerë se është plotësisht i vetmuar dhe i pashpresë”.

“Nuk është një dallim i madh i numrit të vetëvrasjeve vitin e kaluar dhe sivjet që më thënë se është pasojë e Covid-it por jemi në një fazë të stresit akut. Në fakt kemi të bëjmë me një stres kumulativ i cili ka filluar prej janarit, por posaçërisht prej marsit deri më tash. I tërë organizmi është i mobilizuar për të bërë një luftë për ekzistencë biologjike për shkak se është marrë si kërcënim i drejtpërdrejt për jetë. Kështu që në atë mobilizim edhe funksionimi ynë emocional është më i mirë”, ka potencuar ai.


Send this to a friend