Nga kolltuku i pasagjerit kryetari i GPS, Balla lexoi mbi telefon një reagim rreth vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për masat disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të PD gjatë dhjetorit të kaluar. Leksioni ligjor në lëvizje që ishte formuluar si një reagim që u përshkua në ankthin e një trafiku rruge plot gropa të segmentit Tiranë-Kamëz, ku Taulanti shpjegoi se ç’ është autodichia*. Thelbi i së cilës për të mbeti shprehimisht:- “Në këto raste vepron parimi i autodichia-s, pra që janë organet e vetë parlamentit që gjykojnë veten dhe askush tjetër. Përjashtimet duhet të parashikohen shprehimisht në Kushtetutë apo në një ligj të posaçëm. Ndryshe nuk i hyn dot brenda gardhit.”
I tëri ky shpjegim në pak më shumë se 2 minuta jep pikërisht konceptin me të cilin individët që drejtojnë parti shtetin e qeverisin vendin janë mazhoranca numerike me forcën e kartonit që fshin kuptimin e pluralizmit parlamentar. Ai rëndohet më tej kur fakti kërkon të mbulohet edhe me shembuj nga institucione legjislative perëndimore të cilat nuk preken nga gjyqësori.
Pyetja që shtrohet është se:-Kjo pavarësi vjen nga përvoja dhe integriteti i institucioneve, jetëgjatësisë së marrëdhënieve të institucioneve në një sistem demokratik apo nga presioni i korrupsionit dhe i krimit që i influencon dhe i detyron ligjbërësit të rrethohen me paprekshmëri nga veprimet dhe akuzat?
Duke e përfunduar reagimin me pyetjen që ja mbyll gojën kundërshtarit dhe publikut kur Taulanti shprehet se:-“Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!”, këtu kuptohet qartë se qëndrimet e politikës në pushtet kanë ndërtuar jo vetëm gardhin, por atë që edhe ligjet që ata po i bëjnë janë fortifikime për të mbrojtur veten dhe korrupsionin.
Mos e shihni thjeshtë Taulantin se ka bërë një lapsus teknik kur thotë:-… Autodichia . Shihni më parë mendësinë e tij se deri ku shkon. Me kryeministrin që ndodhet në Samitin e Barcelonës ku janë mbledhur progresistët e majtë nga njëra anë dhe me Ministrin e Jashtëm në Forumin Diplomatik të Antalia-s nga ana tjetër, Taulant Ballën shiheni më thellë se ai ka lirinë brenda segmentit Tiranë-Kamëz e kthim që të shpalosë jo vetëm gafat ligjore e politike, por edhe ato civile me shkeljen e rregullave administrative, në emër të aktivizmit politik dhe pëlqyeshmërisë ndër militantë në zonat ku ai zhvillon takime.
A nuk janë zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, një mundësi parandaluese e aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës?
Pra kështu pretendohet se respektohen rregullat dhe jemi ‘të gjithë janë të barabartë përpara ligjit’.
______
*Autodichia – vetë gjykim, një shprehje e autonomisë vetëqeverisëse, që siguron se subjektet e jashtme, përfshirë gjyqësorin, të mos ndërhyjnë në punët e brendshme.
*rripi i sigurisë – Pika 8. e Nenit 170 të Kodit Rrugor të RSH– Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për fëmijë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5000 (pesë mijë) deri në 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e këtij fëmije. Në rast se është drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative të ndëshkimit me gjobë, merret edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.
18 Prill, 2026


























Me pikëllim të thellë mësova nga zotni Kadri Rexhaj lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Shaqir Shaqirit, mikut dhe kolegut tim prej plot 40 vitesh, qysh nga dhjetori 1980. Erdhi në Universitetin e Tiranës në kuadrin e shkëmbimeve akademike midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës. Pata nderin dhe kënaqësinë të njihem e të miqësohem me Shaqirin. Asistoi në një ligjeratë timen të letërsisë angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Diskutuam e thurëm plane për bashkëpunim akademik në të adhmen dhe i premtova se do t’ia ktheja vizitën shumë shpejt, por fatkeqësisht ngjarjet dramatike të pranverës së 1981-it (Shaqiri ishte në ballë të demostratës së studentëve të tij) na i prishën të gjitha planet. Ia kam ndjekur nga afër veprimtarinë e tij cilësore në fushën e letërsisë e kulturës angleze. E kam lexuar disertacionin e tij të shkëlqyer, analitik e kompetent mbi përqasjen e përkthimint në shqip të dramave të Shekspirit nga S. Luarasi, V. Kokona dhe A. Kristo, nën udhëheqjen shkencore të mentorit elitar Prof. Dr. Abdullah Karjagdiu, themeluesit të degës së gjuhës dhe letërsisë angleze në Universitetin e Prishtinës. Ia kam lexuar edhe tezën e doktoraturës mbi krijimtarinë e Edith Durhamit, gjithashtu nën udhëheqjen shkencore të Profesor Karjagdiut. Më 1992/3 pata kënaqësinë e veçantë të takimit të papritur me Shaqirin në Restorantin “Pier-4” të Andon Athanasit në Boston. Ai erdhi me qeverinë e përkohshme të Kosovës të kryesuar nga Prof. Ibrahim Rugova, të shoqëruar nga Prof. Sami Repishti. (Në atë kohë isha Fulbright scholar në Universitetin e Bostonit.) E kam ndjekur edhe veprimtarinë e pareshtur politike e diplomatike të Shaqirit. Profesor Shaqir Shaqiri ishte intelektual atdhetar i rrallë i Kosovës dhe i gjithë Shqiptarisë. I shpreh ngushëllimet e mia të thella familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Ai do të mbetet i paharruar në kujtesën e zemrën time. Të qoftë i lehtë dheu dhe u prehësh në paqe, Shaqir i dashur! I përjetshëm qoftë kujtimi yt. Prof. Dr. Refik Kadija
How to get viagra tablets in india https://lightvigra.com 12.5 mg
viagra
E kam njohur Shaqir Shaqirin ne Stokhholm, kur luftonte per te perhapur ceshtjen shqiptari=e kosovare,gjate kohes se luftes se Bosnjes./Nuk flitej aso kohe per Shekpisirin dhe nuk e dija qe ishte bashkepunetor i Isuf Gervalles.Ishte shume i heshtur./Organizuam me ndihmen e tij takime ku merrte pjese Tinka Kurtit dhe Eglanina Mandia.,kur grate ishin ne gjendje te traumatizuara nga largimi prej trojeve te tyre, dhe veshtriresite e integrimit. POr shume pak gra dilnin aso kohe ne shesh publik te kuvendimit dhe kjo ishte nje traume tjeter qe shresoj te kete ndryshuar deri ne Skandinavi..,Atehewre kuptova se sa veshtiresi dhe trauma te tjera do te kishim perpara deri sa sot u krijua kjo gjendje e re shqiptare. Lamtumire ketij burri te maleve shqiptare dhe boterore./
E kam njohur Shaqir Shaqirin ne Stokhholm, kur luftonte per te perhapur ceshtjen shqiptari kosovare,gjate kohes se luftes se Bosnjes./Nuk flitej aso kohe per Shekpisirin dhe nuk e dija qe ishte bashkepunetor i Isuf Gervalles.Ishte shume i heshtur./Organizuam me ndihmen e tij takime ku merrte pjese Tinka Kurtit dhe Eglantina Mandia.,kur grate ishin ne gjendje te traumatizuara nga largimi prej trojeve te tyre, dhe veshtriresite e integrimit. Por shume pak gra dilnin aso kohe ne shesh publik te kuvendimit dhe kjo ishte nje traume tjeter qe shpresoj te kete ndryshuar sot ne Skandinavi..,Atehewre kuptova se sa veshtiresi dhe trauma te tjera do te kishim perpara deri sa sot u krijua kjo gjendje e re shqiptare. Lamtumire ketij burri te maleve shqiptare dhe boterore./