Nga kolltuku i pasagjerit kryetari i GPS, Balla lexoi mbi telefon një reagim rreth vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për masat disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të PD gjatë dhjetorit të kaluar. Leksioni ligjor në lëvizje që ishte formuluar si një reagim që u përshkua në ankthin e një trafiku rruge plot gropa të segmentit Tiranë-Kamëz, ku Taulanti shpjegoi se ç’ është autodichia*. Thelbi i së cilës për të mbeti shprehimisht:- “Në këto raste vepron parimi i autodichia-s, pra që janë organet e vetë parlamentit që gjykojnë veten dhe askush tjetër. Përjashtimet duhet të parashikohen shprehimisht në Kushtetutë apo në një ligj të posaçëm. Ndryshe nuk i hyn dot brenda gardhit.”
I tëri ky shpjegim në pak më shumë se 2 minuta jep pikërisht konceptin me të cilin individët që drejtojnë parti shtetin e qeverisin vendin janë mazhoranca numerike me forcën e kartonit që fshin kuptimin e pluralizmit parlamentar. Ai rëndohet më tej kur fakti kërkon të mbulohet edhe me shembuj nga institucione legjislative perëndimore të cilat nuk preken nga gjyqësori.
Pyetja që shtrohet është se:-Kjo pavarësi vjen nga përvoja dhe integriteti i institucioneve, jetëgjatësisë së marrëdhënieve të institucioneve në një sistem demokratik apo nga presioni i korrupsionit dhe i krimit që i influencon dhe i detyron ligjbërësit të rrethohen me paprekshmëri nga veprimet dhe akuzat?
Duke e përfunduar reagimin me pyetjen që ja mbyll gojën kundërshtarit dhe publikut kur Taulanti shprehet se:-“Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!”, këtu kuptohet qartë se qëndrimet e politikës në pushtet kanë ndërtuar jo vetëm gardhin, por atë që edhe ligjet që ata po i bëjnë janë fortifikime për të mbrojtur veten dhe korrupsionin.
Mos e shihni thjeshtë Taulantin se ka bërë një lapsus teknik kur thotë:-… Autodichia . Shihni më parë mendësinë e tij se deri ku shkon. Me kryeministrin që ndodhet në Samitin e Barcelonës ku janë mbledhur progresistët e majtë nga njëra anë dhe me Ministrin e Jashtëm në Forumin Diplomatik të Antalia-s nga ana tjetër, Taulant Ballën shiheni më thellë se ai ka lirinë brenda segmentit Tiranë-Kamëz e kthim që të shpalosë jo vetëm gafat ligjore e politike, por edhe ato civile me shkeljen e rregullave administrative, në emër të aktivizmit politik dhe pëlqyeshmërisë ndër militantë në zonat ku ai zhvillon takime.
A nuk janë zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, një mundësi parandaluese e aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës?
Pra kështu pretendohet se respektohen rregullat dhe jemi ‘të gjithë janë të barabartë përpara ligjit’.
______
*Autodichia – vetë gjykim, një shprehje e autonomisë vetëqeverisëse, që siguron se subjektet e jashtme, përfshirë gjyqësorin, të mos ndërhyjnë në punët e brendshme.
*rripi i sigurisë – Pika 8. e Nenit 170 të Kodit Rrugor të RSH– Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për fëmijë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5000 (pesë mijë) deri në 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e këtij fëmije. Në rast se është drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative të ndëshkimit me gjobë, merret edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.
18 Prill, 2026































Ngushullimet me te ndiera familjes se asaj zonje te nderuar, njeres prej heroinave te kampeve te internimit ne Myzeqene e gjysem shekullit komunist.
Marr pjese me gjithe zemer ne dhimbjen e thelle te bijve e bijave te saj e te familjeve te tyre, te kunatit Lek e te kunates Gjuliana, bijve te tyre e te gjithe ish banoreve bashkevuajtes te sektorit te Gradishtes, qe sot vajtojne se bashku me familjaret e saj.
Dhjetra episode te dhimbeshme te gati gjysem shekulli mundimi e vuajtjesh te perbashketa me vijne parasysh , kur sjell ndermend figuren e se ndieres, nuse te re e te bukur ne nje vend te shkrete e te vetmuar, te sapoliruar nga ujrat e Tebufit. Ajo, bije e nje familjeje finike te Shqiperise se tradites hynte ne nje tjeter familje te po asaj Shqiperie. Mes baltrave e pluhurit t’atij sektori ajo nuse sfidoi ballelarte regjimin kriminal me gjashte femijet qe lindi dhe rriti mes njemije veshtiresish. Ata femije se bashku me bashkeshortin Genc, ajo i rriti ne rrugen e nderit, nepermjet shfaqjes se vlerave madhore me te cilat ishin mbruajtur qe ne lindjen e tyre. Ato vlera te trasheguara nga te paret e tyre, si dy prinder te dhemshur u a lane trashegim bijve e bijave te tyre. Ata i shpalosen ato vlera ne vitet e femijerise se trishtuar e te rinise se pare te munduar ne token ku linden, por edhe ne vitet e mepasme ne boten e madhe ku shkuan per te shijuar lirine e mohuar qe nga dita e pare e jetes se tyre.
Qofte i perjetshem kujtimi i saj, u prehte ne Paqen e Zotit shpirti i saj fisnik. Lamtumire o moter e vuajtjeve krenare, o Bije e munduar e tokes shqiptare, Qielli te shperblefte me miresine e vet, atje ku ke shkuar, sfilitjen e dhjetvjeçareve te kalvarit tend. Rente bekimi i Zotit mbi njerezit e tu te dashur!
FALEMINDERIT EUGJEN Te falenderojme per ngushellimet e respektin qe ke tregu per nanen tone. Vetem nji njeri me vlera ,e që e dine çfare ashte e drejta ,e dallonë ate(vleren e te drejten).Mama jone do te kenaqej shume sikur ta dinte qe ti Eugjen ke shkru per te. Gjithmone na kerkonte ti gjenim shkrimet e tua e i lexonte shume e përqëndruar dhe e kenaqur. Masandej thoshte ,Eugjeni flet gjuhen time, gjuhen tone . Gjuhen e arsyes ,e te luftetarit, që e gjene forcen ne vuajtjet qe ka kaluar. Zoti te bekofte ty e te gjithe te dashirit e tu.Po ashtu Zoti te ndihmofte me shkru e tregu te verteten tone.Qe vuajtjet e lufta e prindeve tone ,mos te harrohen .Zoti ,e shpirtat e prinderve tone na ndihmofshin qe ne të ndjekim rrugen e tyne të drejte e te ndershme.Qofte I perjetshem kujtimi i te gjithe prindeve tone që kaluan rrugen e Kalvarit ne kete bote ,e tashti pushojne ne paqë. EVA
Shum bukur Eva ja ke kthy pergjigjen.àlbins I pushoft shpirti ne pAq.
Me fal.kush jeni .Faliminderit prej teje
Te lumt goja Evgjen.Ju falenderoi the ishalla zoti ti plotson gjith deshirat.Dionis Pervizi. God bless you.