VOAL

VOAL

“Më 25 Prill 1980, aty ku punoja erdhi “Gaz”-i i Degës me 6 veta, oficerë e policë dhe shefi i Sigurimit më pyeti: Ti je nipi i Mustafa Krujës”?- Dëshmitë e rralla të Eugjen Merlikës

June 17, 2022
blank

Komentet

blank

Selman Sheme dhe libri i tij enciklopedik për Çamërinë – Nga Prof. dr. Bardhosh Gaçe

 

Në jetën e popujve njoftimet e hershme përbëjnë themelin e ekzistencës së tyre. Në historinë e Ballkanit ka pasur disbalanca të mëdha për shkakun e njohur të historisë dhe të qytetërimit antik, kulturës dhe historisë komplekse me të cilën është studiuar dhe interpretuar Ballkani. Të gjendur përballë këtyre kontrasteve të forta me dritëhije, por dhe me golle të mëdha të errëta, për jo pak popuj, bashkudhëtarë dhe bashkëqytetarë të këtij qytetërimi ka pasur vështirësi të mëdha identifikimi dhe dakordësish entitetesh dhe këndfigurimi shtetesh dhe etnish. Pa hyrë në referenca të burimeve antike dhe të autorëve të lashtësisë, që na afrojnë vërtetësi të bashkë-udhëtimit dhe të bashkë-qytetërimit antik të disa popujve dhe kulturave, Çamëria vazhdon të mbetet një nyjë e lidhur fort dhe e shtrënguar dhe e paçliruar nga kompleksi ballkanik i ngatërresave të njohura të gadishullit.

Në baticat dhe zbaticat historike dhe politike të Ballkanit, ashtu siç u krijua një çështje shqiptare, e cila daton natyrisht shumë më herët se sa koha kur u shfaq nacionalizmi dhe nacional- shovinizmi në Ballkan, një çështje që vinte nga zgjatimet e të kaluarës, një plagë e thellë dhe lënguese ka mbetur dhe çështja çame. Pavarësisht burimeve të hershme, ato historike, pavarësisht dëshmive shkrimore dhe ato të truallit çam, në ato ruhen në gjendje aktive dhe kthimin në një kauzë të domosdoshme për Shqipërinë dhe popullsinë çame autoktone dhe të zbuar e degdisur me dhunë dhe barbari. Një rol të veçantë kanë luajtur dhe po luajnë studiuesit shqiptarë për Çamërinë, veçmas studiuesit çam, të cilët kontribuojnë kudo ata janë, në Çamëri, në vende të ndryshme të botës, në Shqipëri dhe deri në Athinë.

blank

Çështja çame është një çështje komplekse, në themelin e të cilës ka sakrifica martirësh të popullsisë çame, e cila ka përjetuar tragjedi nga nacional-shovinizmi ballkanik. Çështja çame ka në kompleksin e saj përplasje interesash gjeostrategjike të Fuqive të Mëdha, të cilat e keqpërdorën historinë, kulturën, trashëgiminë, vlerat dhe fuqinë e vazhdueshme kulturore, politike dhe të dijeve që ka prodhuar trualli çam, që në historinë e hershme. Çështja çame, si për shumë pjesë të tjera të trojeve shqiptare zbuloi padrejtësitë historike të Perëndimit dhe të Lindjes, të cilat sakrifikojnë popujt e vegjël nga njëra anë, por nga ana tjetër urbanizimi i tyre plotëson orekset e shteteve nacional-shoviniste. Çamëria përveçse është një zë i përhershëm për drejtësi, ajo vazhdon të mbetet një plagë e hapur për dhjetëra-mijëra çam, të cilët nuk gëzojnë trashëgiminë e tyre të hershme.

Prof. dr. Selman Sheme, një studiues i dëgjuar universitar, një historian dhe një studiues i rëndësishëm në studimet gjeografike e historike shqiptare na ka afruar një botim të rëndësishëm, një vepër historike për Çamërinë, çështjen çame dhe dëshminë që ajo mbart në vetvete nga lashtësia deri sot. Duke pasur një qasje specifike dhe të veçantë, libri “Vendbanimet në hapësirën historike shqiptare të Çamërisë” është një gur i rëndë në referimet historike dhe komplekse që studiuesi i propozon lexuesit, studiuesve, institucioneve dhe perëndimit në njohjen thelbësore të Çamërisë.

Krahas një varg veprash të tjera mbi gjeografinë humane dhe regjionale, Prof. Selman Sheme, duke gjurmuar e hulumtuar traditat etnokulturore të Çamërisë, na ka sjell disa vepra të epërme, të cilat kanë lënë gjurmë në botën akademike shqiptare dhe ballkanike. Në këtë hulli bëjnë pjesë edhe studimet e tij monografike: “Çamëria – vendi, popullsia dhe jeta ekonomike” (2005), “Monumente natyrore dhe kulturore të Çamërisë” (2008), “Gjeohapësira e Konispolit” (2009), “Epiri i Jugut – Çamëria” (2014) “Çamëria – vështrim gjeopopullativ dhe etnokulturor” (2016), etj.

Botime të tilla akademike, si një qasje bashkëkohore e mjediseve natyrore, ekonomike, rajonale dhe etnokulturore dëshmojnë qartë punën e thellë kërkimore e shkencore të këtij dijetari të shquar, për të nxjerrë në dritë me të dhëna, burime, dëshmi, statistika e vëzhgime të mprehta identitetin kulturor të Çamërisë. Studiuesi është frymëzuar përherë edhe nga thënia proverbiale e shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, se: “Çamëria nuk është kurrsesi një fantazmë që ngrihet për të errësuar marrëdhëniet e fqinjësisë midis grekëve dhe shqiptarëve. Përkundrazi, kur popujt lehtësojnë ndërgjegjen e tyre nga peshat e vjetra, ata afrohen më fort dhe rrjedhimisht, duke u kuptuar më mirë, e duan edhe më shumë njëri-tjetrin…”.

Për Çamërinë kanë shkruar poezi shumë poetë shqiptarë dhe poetë nga Çamëria, janë shkruar libra me ngjarjet dhe historitë tragjike që ka kaluar populli çam për t’iu shmangur barbarisë vrasëse greke, janë shkruar libra të tjerë historik në të cilët ka një dëshmi autentike të etnisë, kulturës, rrugëtimit nëpër kohët dhe historinë, deri në dhunën mbi popullin çam, për ta shpopulluar Çamërinë nga popullsia e saj autoktone. Janë shkruar libra publicistikë dhe reportazhe, kujtime dhe shkrime të karakterit diplomatik dhe politik përmes të cilëve është bërë thirrje për zëshmimin e çështjes çame në diplomacitë dhe kancelaritë perëndimore.

Burimet e shumta të diplomacive të huaja, si ato frënge, italiane, gjermane, angleze, turke, austro-hungareze apo dhe ruse qoftë, kanë një tablo të gjerësishme gjatë zhvillimeve shqiptare të viteve 1978- 1881 e njohur si Lidhja Shqiptare e Prizrenit, burime që reflektojnë një letërkëmbim të gjerësishëm diplomatik si për çështjen shqiptare, ashtu dhe për Çamërinë.

Libri i prof. dr. Selman Sheme, i titulluar “Vendbanimet në hapësirën historike shqiptare të Çamërisë” është një libër ndryshe gjithë librave dhe literaturës shkrimore që është botuar deri sot për Çamërinë, qoftë për kohën kur ai del (2021), qoftë për natyrën se si është shkruar, qoftë për natyrën thellësisht njohëse dhe shkencore që e përshkon atë, por dhe për metaforën  që ndërton ai në larminë e madhe të librave të shkruar.

Asnjë libër tjetër nuk vepron më shumë se sa libri i prof. Shemes, i cili duke mos qenë posaçërisht politik, ai është po kaq i tillë, për shkakun e tematikës së gjerësishme, rrënjët dhe tabanin historik, etnografik, kulturor, demografik, antropologjik dhe ekonomik që mëton të sjellë në vëmendjen e lexuesit. Ai qetësisht depërton në nevojën kulturologjike të lexuesit për të ditur gjithçka mbart në vetvete Çamëria, rrugëtimi i saj, popullsia e saj nëpër kohë, traditat zakonore dhe ekonomike, toponimia, burimet antike, lidhjet e saj me qytetërimet e hershme dhe ato të qëndrueshme dhe shumë çështje të tjera bazike, që vijnë përmes optikës dhe vëmendjes së njohësit shkencërisht të historisë shqiptare dhe asaj ballkanike.

Librin “Vendbanimet në hapësirën historike shqiptare të Çamërisë” ai e nën-siglon “leksikon”, d.m.th një raport auditorial, një lloj kujdesi i veçantë që një profesor universiteti ka me auditorin dhe me dijen dhe njohjen që ai ka për tu përcjellë atyre. Mendoj se libri ka një nëntekst të qartë, autori duket sikur i thotë lexuesit:- historia e Çamërisë duhet njohur, duhet mësuar. Për Çamërinë ke ç’të mësosh shumë që nga lashtësia deri në ditët e sotme.

Libri, i cili ka të bëjë me “tablonë fizike-hapësinore, demografike e funksionale” është ndërtuar mbi një bazament të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm studimor, faktesh, detajesh, burimesh shkrimore dhe dëshmish të tjera, madje dhe në shifra dhe tregues social- ekonomik në të gjithë hapësirën e mundshme të tij. Në tetë kapitujt e librit sillen në vëmendje dhe përmes një komunikimi analitik-sintetik çështje të tilla si ‘Çështje dhe karakteristika të përgjithshme fizike– gjeografike’ për Çamërinë, ‘harta politike e Çamërisë’, ‘popullsia dhe vendbanimet’,‘tabloja fizike-hapësinore, demografike, ekonomike dhe funksionale e vendbanimeve në Çamëri”, ‘Çamëria e brendshme’,‘karakteristika të tjera fiziko- gjeografike’, ‘historia dhe dinamika e lëvizjes së popullsisë çame’,‘ndarja administrative dhe vendbanimet’ dhe së fundi ‘diaspora shqiptare në Greqi’, çështje që nyjëtojnë një studim dhe një informacion të imët për krahinën e Çamërisë.

Siç dhe mund të shihet qartë, një libër i kësaj natyre është i vështirë dhe jo i zakonshëm për shkakun, se është një libër që kërkon një mendje të ditur, të përkushtuar, një mendje të hapur dhe të kulturuar, jo vetëm nga leximet dhe studimet, por dhe një njohës i mirë i mjedisit. Është një libër që lidhet fort me hulumtimet specifike, të cilët çojnë në mbulesa të natyrës së vendbanimeve shqiptare të krahinës së Çamërisë, të popullsisë dhe figurave të rëndësishme të kësaj krahine. Prandaj, studime të tilla kërkojnë aftësinë dhe interpretimin shkencor të zhvillimit dhe evoluimit të ngjarjeve, fenomeneve, dukurive dhe lëvizjen e popullsisë, shndërrimet kulturore dhe urbane, organizmin e brendshëm të shoqërisë, natyrën e kulturës në familje dhe shumë gjëra të tjera.

Koncepti urban që gjen një hapësirë të konsiderueshme në këtë libër, pasi autori e risjell në kontekste të ndryshme në dy-tre kapitujt e librit, lidhet fort me burimet njerëzore ku jeton dhe popullsia çame, pra ku është dhe përqendrimi më i madh njerëzor, por dhe kulturologjik i sotëm, tek i cili mbështetet shumë dhe bashkëkohësia ekzistenciale e popullsisë çame. Pikërisht këto vendbanime, të cilat ngjajnë me oazet, përbëjnë një rëndësi jetike për të kuptuar jo vetëm raportin me të kaluarën që mban popullsia çame, por dhe me tendencat, valencat e caktuara politike-kulturologjike të kohës për një çështje të tillë.

Duke shfrytëzuar modelet më të mira dhe përvojën e mëparshme për libra të kësaj natyre, siç është “Dheshkronja” e S. Frashërit e vitit 1888, por dhe botimet e mëvonshme, për krahina të ndryshme të vendit, qoftë dhe të “Fjalorit Enciklopedik”, prof. Sheme, në “Shqyrtime hyrëse” të librit e vlerëson një “rajon etno-gjeografik” Çamërisë, siç janë ai i Gegërisë dhe ai i Toskërisë, në të cilën vë në vëmendje tri njësitë e krahinës së Çamërisë; atë si Çamëria Veriore, Çamëria  e Mesme dhe Çamëria Jugore, një hapësirë e rëndësishme e cila aktualisht gjendet jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë.

Duke qenë një popullsi autoktone, në rrjedhën e dokumenteve historike, prof. Dr. Sheme kujton studiues të shumtë, kryesisht të huaj, që nga Tunman (gjerman), Dimo e Nikolo Stefanopoli (botanistë korsikan), G. V. Hahn (gjerman), G. Pouqueville (francez), J. P. Fallmetayer (gjerman), G. G. Bayron (anglez), J. Hobhauuse (anglez), H. Holand (anglez), Manzour, M. Leake (anglez), Ami Bue (francez), J. J. Best (anglez), E. Lear, P. Arvantinoi, Aldo Sestini (italian), N. Hamoond (anglez), M. Nilsson (suedez), D. Mustill (italian) studiues dhe shkencëtarë të profesioneve të ndryshme nëpër kohë të ndryshme, të cilët e ndihmojnë studiuesin shqiptar të mbështetet mbi dëshmi të forta mbi Çamërinë, autoktoninë e saj dhe traditën historike të saj. Citimet dhe burimet e shumta që vijnë përmes hartave të vjetra, burimet më të rëndësishme gjeografike dhe toponimike për vendet, popujt e ndryshëm të botës, janë një dëshmi tjetër e rëndësishme që prof. Sheme i ka vënë në shërbim të lexuesit të librit të tij.

Në  arealin e dëshmive të shumta, pavarësisht të natyrave të ndryshme për Çamërinë, një rol të rëndësishëm zënë disa libra dhe burime shkrimore të studiuesve të hershëm çam, arvanitas kryesisht, të cilët kanë lënë një argument të rëndësishëm evidentues, shkencor dhe historik, libra në të cilët ka një burim të madh referencash të autorëve të lashtësisë dhe më vonë për Epirin dhe epirotët, por jo vetëm kaq, por dhe pozita gjeografike, kushtet natyrore, pasuritë gjeo-ekonomike, mjedisi i pasur me resurse jetësore, po ashtu dhe për rrethanat e tjera historike, shfaqja e nacional- shovinizmit ballkanik dhe ai grek, i cili iu kundërvu krahinës së Çamërisë, ngjarjet e viteve 1913 dhe ata të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore etj.

Në një pjesë të madhe të dokumenteve shkrimore të hershme Çamëria është emërtuar Epiri i Jugut për vendin dhe epirotë për popullsinë (banorët). Në kronikën e gjerësishme të komunikimit që prof. Sheme mëton të reflektojë në librin “Vendbanimet në hapësirën historike shqiptare të Çamërisë”, njohja me rrethet e Çamërisë si: Filati, Gumenica, Margëlliçi, Paramithia, Parga, Preveza, Filipiadha (Lluri) dhe Arta, krijon një raport më të drejtë etnokulturor, gjeografik dhe ekonomik të lexuesit me hapësirën gjeo-ekonomike të Çamërisë, pasi të gjitha këto qytete të njohura dhe historikisht të përmendura tërheqin vëmendjen për të krijuar një marrëdhënie më të gjerësishme me Çamërinë.

Me gjithë historinë dhe rëndësinë që ka Çamëria nga e kaluara dhe sot, për Shqipërinë apo Ballkanin, por dhe rrugëtimin e vështirë të saj e përçon pozita gjeografike e Çamërisë në pikëpamjen konike, gjeopolitike dhe strategjike për të cilat prof. Sheme shkruan ndër të tjera: ”Në territorin e saj (Çamërisë), kalojnë rrugë të rëndësishme që lidhin Shqipërinë me Greqinë, ishujt e Jonit me Janinën, Tesalinë e Maqedoninë. Portet e Çamërisë lidhin në mënyrë të natyrshme pjesën jugore të Gadishullit Ballkanik me Gadishullin Apenin dhe pellgun e Adriatikut me Mesdheun Lindor. Rëndësinë e pozitës gjeografike të bregdetit të Çamërisë nga pikëpamja e vlerësimit strategjik në Mesdheun Lindor e kanë vlerësuar intuita gjeniale e Napolonit dhe zgjuarsia e anglezëve, që e pushtuan atë në fundin e shek. XVIII dhe shek. e XIX. Nga bregdeti i Çamërisë kontrollohet kanali i Korfuzit dhe bëhet dalja në korridoret ujore midis detit Adriatik dhe Jon. Në veri, Qafa e Botës dhe Gryka e Bogazit e lidhin Çamërinë me Labërinë dhe krahina e tjera të Shqipërisë së Jugut. Në lindje të saj kalon magjistrali automobilistik Gjirokastër-Janinë-Artë-Patra, ndërsa gjatë luginë së lumit Kalama kalon rruga automobilistike Sajadhë -Filat-Janinë, e cila lidh Korfuzin me Greqinë.

Ndërsa shpjegimi mbi referimet shkencore dhe historike mbi prejardhjen e emrit Çamëri, mendojmë se ndihmon në evidentimet burimore shkrimore, ku flitet për këtë krahinë gjatë periudhave të caktuara historike. Harta politike e Çamërisë është njëra nga çështjet më thelbësore në këtë botim shkencor. Studiuesi sjell një informacion të saktë dhe referent ku shtrihet Çamëria, të shtrirë në kohë dhe në ngjarje të caktuara që kanë lënë gjurmë në jetën e krahinës në fjalë. Figura të caktuara që nga Pirro i Epirit dhe më vonë figura të tjera historike dhe të dijes përbëjnë sinorë të rëndësishme të krahinës. Harta politike ndihmon për të njohur organizimin shoqëror dhe administrativ, si është drejtuar krahina dhe si ka qenë organizuar drejtimi i saj. Dokumente të shkruara, të cilat autori ka mundur t’i sjellë në këtë libër përbëjnë një vlerë të rëndësishme njohjeje.

Popullsia dhe vendbanimet, e çojnë opsionin dhe dëshminë e pranisë së Çamërisë në këtë truall dhe trevë plot gjashtë mijë vjet më parë. Studiuesi i njohur, prof. Sheme arrin që përmes hulumtimeve dhe studimeve të shumta të rindërtojë qartë rrugëtimin çam nëpër të gjitha epokat historike, rendet sociale dhe rendet ekonomike. Fatmirësisht, te kjo krahinë, në rrugë-kryqëzimet dhe bregdetin e saj kanë rrugëtuar njerëz, mallra, udhëtarë, ushtarakë, luftëtarë nga Perëndimi në Lindje, të cilët kanë lënë një dëshmi burimore të begatë për çamët dhe Çamërinë, të cilët prof. Sheme ka arritur t’i sjellë për lexuesin në këtë libër. Në këto burime ka dëshmi dhe të dhëna mbi besimin, kulturën, mënyrën e jetesës dhe përbërjen etnike.

Një kapitull mjaft interesant në hulumtimin e Prof. Selman Shemes është edhe ai me titull: “Popullsia dhe vendbanimet”, ku hapësirat e botës çame në Epir, ndriçohen me mjaft të dhëna arkeologjike, burimet e shkruara historike, gjeografike, traditat dhe zakonet, zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, detarisë dhe vreshtarisë, ku sillen në kujtesë mjaft autorë antikë si: Plutarku, Skylaksi, Herodoti, Straboni, Tuqididi, Ptolemeu, Stefan Bizantini etj., të cilët përcaktojnë qartë autoktoninë pellazge-ilire të Çamërisë në trojet e veta, si dhe veçoritë e tyre etnike dhe gjuhësore ilire. Edhe në zbulimet e Dodonës Pellazgjike, mbi 50 emra janë të brumit ilir-çam.

Po kështu edhe në veprat madhore të Homerit, “Iliada” dhe Odisea, dëshmohen emrat e fiseve që banonin në këto vise si: tesprotët, kaonët, molosët etj. Mjaft gjeografë e historianë edhe të kohëve moderne, ashtu si dhe Enciklopedia Gjermane “Real Encyclopedie” (1905) me autor Pauly Wisova, Shtutgard, fq. 2718, shënon se “Epiri antik shtrihej nga malet Akrokeraune në Veri, deri në gjirin e Ambrakisë në Jug, që nga deti Jon në perëndim deri në kufirin e Thesalisë në Lindje…”.

Duke polemizuar me disa studiues e akademikë grekë, prof. Selman Sheme argumenton me dëshmi e dokumente, nga mjaft autorë bizantinë, venedikas, gjermanë, francezë, anglezë, apo vetë grekë si S. Llambros, se Epiri ka qenë përherë provincë e Shqipërisë (“Provincie Albania”, “Despotati degli Albanesi”), të cilën e sjellin ndërmend në shënimet e tyre historike si: Ami Bue, Pukëvili, M. Liku, E. Liri, Dozoni, G. V. Hahn, Fallmerajeri, Hobbaus, Hammond.

Po ashtu një e dhënë interesante, e cila gjithsesi nuk duhej të mungonte është dhe ajo që lidhet me lëvizjet e popullsisë, por dhe me shpërnguljet. Eksodi çam nëpër kohë është emblematik në historinë e migrimeve, shpërnguljeve dhe krijimin vendbanimeve të reja, i konsideruar si një horë tjerë si ajo e arbëreshëve në Itali. Në çdo epokë apo rend social shpërnguljet e çamëve kanë pasur një specifikë të veçantë, ku bie në sy shpërngulja e dhunshme e tyre nga trualli dhe vendbanimet e tyre në Çamëri. Në këtë kontekst të gjerësishëm etnik-social, prof. Sheme e mbush me informacion dhe me tipologji të qëndrueshme natyrën e vendbanimeve çame në një saktësi grafike, ku shquajnë sipërfaqet në km katrorë të rretheve të caktuara, popullsia për banorë, dendësia për banorë, kryeqendra, pasi të gjitha rrethet dhe qytetet e mëdha të Çamërisë kanë specifikën e tyre, ashtu siç kanë specifikën e tyre dhe shpërnguljet me dhunë në këto qytete. Për shkakun e kësaj specifike dhe vëmendjeje të hollë të studiuesit, një numër të madh të faqeve të librit e zënë kryesisht të dhënat dhe referimit për fshatra të shumtë të Çamërisë. Çamëria gjithashtu është një burim i jashtëzakonshëm toponimie, ku shquajnë vende të caktuara në të cilët ka pasur zhvillime luftarake, historike apo kulturore.

Një vëmendje të veçantë në hulumtimin e tij, prof. Selman Sheme i ka kushtuar edhe “Shpërnguljeve të dhunshme dhe ndryshimit të popullsisë”. Krahas shpërnguljeve të popullsisë çame në periudhën e pushtimit të shqiptarëve të Çamërisë janë ato pas Kongresit të Berlinit 1878, ku Greqia nisi të zgjerojë kufijtë e saj shtetërorë, duke kryer spastrimin etnik të Çamërisë.

Lufta e Parë Botërore 1912-1914, me orekset e monarkive të Ballkanit krijoi një tragjedi të re për popullsinë çame, ku u shpërngulën mijëra banorë shqiptarë të kësaj treve. Kjo tragjedi e viseve të Çamërisë u përsërit edhe në vitet 1921-1925. Këtë fat tragjik patën edhe vise të tjera shqiptare si: Follorina, Kosturi, Konica, mbi 35 vendbanime me 56 mijë banorë, u shpërngulën me dhunë në Turqi, Shqipëri e vende të tjera të Evropës. Edhe pse çështja u shtrua në Lidhjen e Kombeve, persekutimi dhe përzënia me dhunë e shqiptarëve të Çamërisë vijoi deri në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Nën udhëheqjen e gjeneralit Napoleon Zerva dhe partisë së tij EDES, të mbështetur nga Qeveria Britanike, u kryen masakra të përgjakshme dhe u përzunë me mijëra çamë nga trojet e tyre.

Natyra shkencore dhe studimore e librit lidhet gjithashtu fort dhe me elementë të tjerë bazik të studimeve gjeografike, gjeologjike, burimet ujore, profilin e tokës dhe të dhëna të tjera. Për shkakun e të dhënave dhe lidhjeve gjenetike të Çamërisë me truallin e lashtë shqiptar, lidhjen etnologjike dhe anatomike-shpirtërore të njësisë së hershme ilire-arbërore, prof. Sheme arrin të ruajë një lloj alkimie të rëndësishme të Çamërisë me marrëdhëniet e përhershme me krahina të njohura shqiptare të Jugut, që nga Gjirokastra, Konispoli e deri në Labëri. Të dhënat për luginat. lumenjtë, fushat, malet, qafat, vargmalet, kanionet dhe dëshmi të tjera, për popullsinë dhe fenomene të tjera social-historike që kanë ndodhur me Çamërinë e bëjnë librin studimor dhe hulumtues të prof. Shemes njërin ndër më të mirët për Çamërinë.

Autori ka përdorur të dhënat, dëshmitë, historinë, burimet ekonomike, atlaset gjeografikë dhe dëshmitë demografike, burimet e hershme historike të popullsisë çame për të shtuar një argument jashtëzakonisht të rëndësishëm lidhur me çështjen politike të Çamërisë në opinionin ndërkombëtar. Duke argumentuar gjithashtu autoktoninë ilire-arbërore dhe vazhdimësinë arbërore-shqiptare të popullsisë në vendbanimet çame, autori shpërfaq një nga argumentet thelbësorë të librit dhe punës së studiuesit të njohur prof. dr. Selman Sheme.

blank

Bota kulturore arbëreshe në gazetën “Shqiptari i Italisë” (1848) – Nga Dr. Dorian Koçi*

Në shekullin XIX,emërtimin etnik mesjetar për shqiptarët – arbër -kujtesa kolektive e ruante si një kujtim të largët. Më së shumti, ky emërtim përdorej dhe lëvrohej në qarqet e elitës së shkolluar shqiptare, kryesisht në ato që përdornin latinishten dhe kishin njohuri për epopenë arbre të Skënderbeut në shekullin XV, falë leximit të veprave të Barletit apo dhe disa emërtimeve dhe toponimeve që kishin mbetur. Kështu, një trevë fushore e pjesës perëndimore të Shqipërisë së Mesme – që nga Kurbini e gjer poshtë në pllajat e Durrësit e të Tiranës – pra fusha midis lumenjve Mat dhe Erzen, quhet edhe sot Arbën. Ndërkaq, “mal e arbën” përdoret atje për “male e fusha”. Një katund në perëndim të Liqenit të Shkodrës mban emrin Arbnesh. Ndërkaq, Arbënesh quhet edhe ishulli gjuhësor shqiptar që gjendet afër qytetit të Zarës në Dalmaci, themeluar në gjysmën e parë të shekullit XVIII prej të shpërngulurve nga anët e katundit në fjalë. Arbanë është dhe emri i një katundi afër Tiranës. Më anë tjetër, në pjesën jugore të vendit, Arbër e Arbërí quhen krahina të ndryshme të trevës malore të Labërisë – midis qyteteve të Vlorës, Gjirokastrës e Delvinës – dhe po ashtu, “arbëreshë” e “arbërorë”quhen banorët e tyre. Në vise të tjera të Shqipërisë, po ky emër, por me trajta të ndryshme (arbën, arbër, arbëresh, arbëresh, arbnuer, arbëror), përdoret në popull me një kuptim etnik, për të shënuar shqiptarin, në dallim nga arumuni ose nga ndonjë anëtar i ndonjë popullsie tjetër ballkanike.

Sikundër shihet, emri i lashtë, në rrjedhë të kohës, erdhi dhe u mbulua nga emri i ri “shqiptar”, “Shqipëri” dhe ka mbijetuar gjer sot nëpër krahina të ndryshme të vendit.

Shkaqet për kujtimin e zbehtë të emërtimit etnik shumë të rëndësishëm në Mesjetë për gjithë Gadishullin Ballkanik nuk janë plotësisht të njohura. Gjithsesi, mund të supozojmë se, pas shkatërrimit të Arbërisë mesjetare dhe pushtimit të saj nga otomanët, gradualisht humbi dhe koncepti i një Arbërie të krishterë, të organizuar me institucione dhe entitet shtetformues që bazohej në qytetërimin europian të kohës dhe, përkundrejt gjithë këtij ndryshimi thelbësor, nisi të merrte jetë një simbiozë tjetër kulturore që përfshinte tashmë edhe elemente të rëndësishme të qytetërimit osman. Por nëse në vetë territoret arbre ky toponim sa vinte dhe zbehej për vetidentifikimin e popullsisë përkundrejt Arbërisë mesjetare, në Italinë e Jugut, por edhe në Greqinë kontinentale dhe ishuj, si pasojë e emigrimit të hershëm të popullsisë arbre, ky emërtim dhe kjo kulturë gjallonte fort, pavarësisht trysnive të forta kulturore të helenizmit dhe kulturës italiane të iluminizmit dhe romantizmit.

blank

Mjeku Tasos Nerucos, njëri nga veprimtarët e hershëm arvanitas shqipfolës që rindërtoi saktësisht në të folurën arbëreshe athiniote dy poezitë popullore të mbledhura nga Bajroni dhe Hobhousi,sipas një kërkese të albanologut Meyer, i shkruante këtij të fundit më 1888 se arbëreshët e Greqisë nuk i njihnin fjalët “shqip”, “shqiptar” e “Shqipëri;veten ata e quajnë “arbër”, dhe “arbërorë”, kurse atdheun e të parëve të tyre “Arbëri” dhe “Arbëni”. E njëjta gjë mund të pohohet dhe për arbëreshët e Italisë, të cilët,po ashtu, kishin emigruar që herët në Italinë e Jugut. Emigrantët arbëreshë që u ngulën në Itali  në mesjetë, gjatë dhe pas vdekjes së Skënderbeut, vazhduan dhe vazhdojnë të identifikohen qartas mes njëri-tjetrit me emrin “arbëresh”. Me po këtë emërtim unik, “arbëresh”, u thirrën jo vetëm shqiptarët që emigruan nga territoret e Arbërisë dheu vendosën në brigjet italike, por edhe refugjatët shqiptarë që banonin prej dekadash emigrimi në territoret kontinentale dhe ishullore greke. Midis popullsive arbre që vinin nga Arbëria mesjetare dhe nga Greqia kontinentale apo ishujt nuk ekzistonin dallime të mëdha esenciale, ngaqë të dyja i përkisnin të njëjtit grup etnik. Ajo që binte në sy më së shumti ishte se mes tyre gjendeshin larmishmëri kulturore mbi çka ata përfaqësonin.

Shekulli XVIII dhe fillimi i shekullit XIX ishin shekujt ku Europa, nën ndikimin e iluminizmit dhe romantizmit, filloi procesin e rivlerësimit të së kaluarës antike dhe mesjetare të kontinentit, si dhe epoka kur do të fillonte të ngjizej ideja për të krijuar shtetet kombëtare. Italia dhe shtetet italiane me kryeqendra të ndryshme,por të ndikuara pothuajse njëlloj nga iluminizmi dhe romantizmi, nuk do të mbeteshin jashtë këtyre proceseve kulturore dhe politike. Kësisoj është e rëndësishme të bëjmë një vlerësim të disa zhvillimeve të përgjithshme, ku përfshihet jo vetëm Ballkani, por edhe pjesa tjetër e Europës, të cilat do të ushtronin një ndikim të rëndësishëm mbi veprimtaritë revolucionare: së pari, formulimi dhe pranimi në shkallë të gjerë i ideologjive liberale dhe kombëtare; së dyti, kushtet ekonomike në ndryshim dhe; së treti, shkallëzimi i ndërhyrjes së fuqive europiane dhe zanafilla e çështjes lindore. Intelektualët dhe udhëheqësit kombëtarë ballkanikë dhe të Europës Lindore të shekullit XIX do të ndikoheshin nga dy doktrina politike me prejardhje europiano perëndimore: liberalizmi, që buronte nga idetë e iluminizmit në shekullin XVIII, si dhe nacionalizmi. Këtë kontribut kulturor dhe intelektual për formimin e idesë së shtetit italian dhe vetëdijes kombëtare mes popullsive e përforcuan disa përvoja historike, ku mes tyre shquante përpjekja për të ndalur procesin e asimilimit të popullsisë arbre në Itali, bashkë me pasojat që mund të sillte. Siç është interpretuar nga breza të mëvonshëm udhëheqësish kombëtarë intelektualë, këto përpjekje zgjuan tek arbëreshët vetë imazhin e një kombi të vogël, por kokëfortë, për të mos u asimiluar dhe për të sendërtuar një integritet moral dhe predikues të lirisë individuale dhe politike, i cili dikur, në Motin e Madh, kishte arritur të shkruante një histori të madhe, siç ishte ajo e ndalimit të pushtimit osman në Europë. Por, në të njëjtën kohë, së bashku me këtë imazh për vetveten kishte marrë udhë edhe farkëtimi i imazhit mesianik për t’u përfshirë në krijimin e shtetit kombëtar shqiptar, sigurisht nën ndikimin kulturortë teorisë së nacionalizmit.

Këto nisma ishin të drejtuara kryesisht nga përcaktimi i alfabetit dhe i rregullave gramatikore të gjuhës shqipe, si dhe në mbledhjen e rapsodive, këngëve popullore dhe studimeve mbi folklorin. Por nuk mungonte edhe ideja e pavarësimit të Shqipërisë. Pararendës të lëvizjes që po ndiqnin pavarësinë e Shqipërisë ishin studiuesit e njohur shqiptaro-italianë, si Jeronim de Rada, veprimtar sidomos që prej vitit 1848, me gazetën e tij “Shqiptari i Italisë” e më pas me botimin periodik Flamuri Arbrit, 1848-1887. Krahas tij, kishte edhe një brez të tërë arbëreshësh të angazhuar nëçështjen shqiptare, si Vinçens Dorsa, Dhimitër Kamarda dhe Zef Skiroi. Nacionalizmi politik i shqiptarëve u zgjua pikërisht në këto momente kur elitat kombëtariste jashtë vendit projektuan ringjalljen kulturore e politike të Shqipërisë dhe elita brenda vendit vërejti se Perandorisë Osmane mund t’i shkëputeshin territore dhe se fati i tyre politik shumë shpejt mund të përcaktohej nga kryeqendrat e tjera të pushtetit në Europë.

Rilindja Kombëtare Shqiptare synonte: në fushën politike – të çlironte atdheun nga robëria e huaj shekullore dhe të formonte shtetin kombëtar shqiptar, të shtrirë në mbarë trojet shqiptare; në fushën shoqërore – të çlironte vendin nga marrëdhëniet e vjetruara feudale dhe ta shkëpuste nga prapambetja politike, ekonomike dhe shoqërore, duke vendosur rendin demokratik përparimtar, nën shembullin e vendeve të qytetëruara të kohës; në fushën kulturore – të çlironte masat nga prapambetja mendore dhe të shpejtonte zhvillimin e tyre arsimor, kulturor dhe shkencor me bazë gjuhën shqipe. Si e tillë ajo do të ishte një lëvizje revolucionare kombëtare me karakter çlirimtar, demokratik dhe iluminist. Elita intelektuale kombëtare shqiptare, nën shembullin e vendeve të tjera ballkanike që gjurmonin në të shkuarën e tyre për të gjetur epoka të lavdishme, rizbuluan figurën e Skënderbeut, prijësit të tyre mesjetar që kishte zhvilluar një nga epopetë më të ndritura në përballjen kundër pushtimit otoman në Gadishullin  Ballkanik. Gjuha dhe figura e Skënderbeut u kthyen në dy pikëtakime të botëve shqiptare në të dyja anët e Adriatikut.

Gazetaria e re shqiptare, që lindi sëbashku me përpjekjet për lëvrimin e gjuhës shqipe, luajti rol tëçmuar duke ndihmuar konkretisht në këto aspekte çështjen kombëtare. Në njëfarë mënyre ajo u bë bartëse e mesazheve përbashkuese duke forcuar idenë sesi krijimi i publikut tëmasave lexuese të një gjuhe, një rezultat i shtypit dhe kapitalizmit,zëvendësoi përfshirjen aksiomatike të gjuhëve të shkruara në mendjet e njerëzve dhe shkatërroi solidaritetin e krishterimit, Umanë islamike dhe gjithë solidaritetet e tjera. Nga ana kronologjike, sipas të dhënave që kemi deri sot, njihet si organ i parë i shtypit shqiptar gazeta L’Albanese d’Italia (Shqiptari i Italisë). Kjo gazetë doli në Napoli, më 22 shkurt 1848.Ajo dilte në një format të vogël, me katër faqe. Kryeredaktori isaj ishte Jeronim De Rada, publicist dhe aktivist kulturor i shquar i kohës. Shtypi arbëresh lindi si nevojë e domosdoshmëripër vetë ekzistencën kombëtare dhe shoqërore të dhjetëra mijëra pasardhësve të breznive që emigruan nga viset e ndryshme shqiptaree që u vendosën në trevat italiane në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit XV, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut. Gazetaria arbëreshe shfaqet si nismëe dy apo tre personaliteteve, të cilët, për motive atdhetare, kulturore e shoqërore, botonin një gazetë apo reviste (Jeronim De Rada, Zef Skiroi, Françesko Stesi Petka, Antonio Argondiza etj.).

De Rada nisi të merrej me gazetariqë në moshë të re,që në 2 vitet e para të krijimtarisë së tij letrare. Prirjet e tij u panë kur Instituti Kozentin, duke e vlerësuar nga ana letrare,e emëroi në sesionin 11 prillit të vitit 1839 si anëtar korrespondent. Në rrethet letrare dhe intelektuale të atjeshme De Rada nisi të bënte emër. Pas pak vjetësh, më 1 korrik 1842, ai u bë anëtar korrespondent i Akademisë Valentini. Jeronim De Rada kishte filluar të bashkëpunonte me organete shtypit në Napolit, siç na tregojnë këto burime, aty nga vitit 1836, por më 1840 ai u mor drejtpërdrejtme përgatitjen e lëndës si redaktor i së përkohshmes Viaggiatore(Udhëtari), që drejtohejnga shoku itij i afërt, DomenikoMauro. “Së bashkume këtë”, shkruan De Radanë librin Autobiologji, “botonte edhe Vincenc Padula nga Akri. Që të tre ishin të rinj dhe jeta jonëi jepte revistësvulën e saj”.“Kjo gjë solli shumë dobi”, thekson më poshtë De Rada në këto kujtime. “Ajo u përhap në tërë krahinën e Kozencës dhe lexohejnë shumë lokal edhe institucione të Napolit.”

Ajo që ia rriti vlerën De Radës, nga pikëpamja e rrugës që ndoqi si publicist,ishte gazeta L’Albanese d’Italia apo Shqiptari i Italisë. Ai nisi ta botonte këtë gazetë në pragun e ngjarjeve të mëdha politike të vitit 1848, që ishte viti i revolucioneve që shpërthyen në shtetet e mëdha të Europës kundër qeverive dhe regjimeve autokratike, si revolucioni në Francë, mëpas në Itali, Austri, Hungari etj. Këto ngjarje dhe shumë të tjera që lidheshin me konceptin e lirisë politike dhe fillesave të shtetit kombëtar do të pasqyroheshin në shtypin e kohës. Në Autobiologjinë e tij De Rada kujton: “…kisha pak të holla, por sidoqoftë atë ditë bëra kontratën me shtypshkronjën “Trani” dhe kështu doli me një letër të varfër e me një karakter të vjetër Shqiptari i Italisë. Në Napoli ajo pati pak lexues, por në krahinën e Kozencës u abonuan 150 veta.” Gazeta botohej dy herë në javë, çdo të mërkurë e të shtunë,me një format të vogële me katër faqe. Numri i parë i saj u shtypme një tirazh të kufizuar,në rreth 500 kopje(afro 300 kopjesh përndaheshin në Napoli dhe 200 kopje dërgoheshin në Kozencë). Por, pas pak koheajo e rriti tirazhin dhe fitoi popullaritet në masën më të gjerë të lexuesve arbëreshë. Shumica e artikujve u nënshkruan nga De Rada, i cili ishte edhe drejtori i saj, por në gazetë dhanë ndihmesën e tyre edhe figura të tjera të njohura intelektuale të kolonisë arbëreshe, si Francesco Antonio Santori, Vinçenzo Gallo-Arcuri, Giuseppe Petrassi, Cesare Marini, Nicola Castagna, si dhe bashkëpunëtorët Vincenzo dhe Achille Dorsa, Françesco Candreva e Tommaso Lopez.

Ndikimi i gazetës Shqiptari i Italisë filloi të ndihej në qarqet intelektuale arbëreshe. Më 7 maj 1848, Anxhelo Ferrialo i shkruante De Radës që “ti dërgonte 1,9,10 dhe 21, të cilat përmbajnë artikuj që më pëlqejnë”. Ndërsa Gaetan Kantivani nga S.Markoi shkruan më 3 mars 1848:“Kam marrë dy numrat e parë të gazetës Shqiptari i Italisë dhe pothuajse shpeshherë i kam lexuar dhe rilexuar duke qarë…Nuk ka shqiptar që të mos ushqejë ndjenja të tilla për një ndërmarrje që nderon gjuhën e Epirit”.Një intelektual tjetër arbëresh, Luigi Valentini, i shkruan De Radës për t’u pajtuar në gazetë për gjithë vitin. Ai njeh në të njëjtën kohë edhe kontributin e paçmuar të gazetës, kur shkruan: “…ju do të mbani në lidhje në këtë rast arbëreshët e Italisë me ata të Shqipërisë”.

Përpara se të fillonte botimin e gazetës Shqiptari i Italisë, De Rada e kishte krijuar ndërkohë fizionominë e poetit të botës arbëreshe. Ai ishte një figurë qendrore e letërsisë dhe kulturës arbëreshe të shekullit XIX që, ndryshe nga paraardhësit e vet, jo vetëm pati meritën që hapi siparin e romantizmit në letërsinë shqipe me veprën e tij Këngët e Milosaos(1836), por për herë të parë e integroi letërsinë e një komuniteti të vogël në rrjedhat europiane të kohës. Këtë integrim ai e arriti falë angazhimit të tij të pandërprerë në qarqet kulturore italiane,por edhe falë krijimtarisë së tij të pasur letrare. Një ndër veprat e tij më të rëndësishme është Këngët e Milosaos (1836,1847, 1873).Poema nuk është cilësuar thjesht si një poeme lirike, por përmes saj bëhet thirrje për bashkim e qëndresë, duke na dhënë një pasqyrim poetik të mbështetur në kujtesën kolektive të betejave që ishin zhvilluar nga arbrit kundër osmanëve. Poema ka rëndësi të madhe historike sepse me të fillon letërsia artistike, laike, demokratike dhe kombëtare shqiptare. Ajo çfarë e përshkon veprën është karakteri patriotik. Pak më vonë gjejmë Këngët e Serafina Topisë (1839,1843,1898), një pjesë të së cilës e botoi edhe në gazetën Shqiptarii Italisë. “Kjo vepër u vlerësua për mbajtjen gjallë të traditës arbëreshe në dhé tëhuaj. Deri më sot njihen katër variante të kësaj vepre. Botimin e parë të një pjese të saj e gjejmë më 8 tetor 1836 në të përkohshmen Omnibus. Në gazetë është botuar Kënga XV në të dyja variantet, italisht dhe arbërisht,çka përbën jo vetëm një dokument të rëndësishëm gjuhësor, por është dhe një dëshmi sesi vetëdija kombëtare ndër arbëreshët gjeti vend në shtypin e shkruar. Heroina kryesore e veprës, Serafina Topia, përkundet mes ndjenjës dhe sakrifikimit për familjen e atdheun, një temë tipike e romantizmit arbëresh, që ndikoi e rrezatoi më vonë dhe në letërsinë shqipe. Po ashtu, Serafina Topia mishëron idealin e gruas shqiptare dhe njëkohësisht idealin e njeriut të zhvilluar në mënyrë të gjithanshme. Edhe pse një personazh i krijuar nga De Rada, ajo është gdhendur sipas tipareve kulturore e fizike të bashkësisë arbëreshe, duke u shndërruar kështu në një simbol të grave të kësaj bashkësie.

Vargu i De Radës mbështetet në poezinë tradicionale të kolonive shqiptare të Italisë dhe atyre më të hershme në Greqi. Mungesa e rimës në to është treguesi kryesor i hershmërisë dhe origjinës së njëmendtë popullore të tyre. “Pa rimë, pa strofa”, thotë De Gracia në lidhje me përmbledhjen e tij me këngë popullore tradicionale italo-shqiptare, “siç është zakon edhe në ditët e sotme edhe ndër shqiptarët më të thjeshtë, por përherë me vargje tetërrokësh të lirë, të përzierë me ndonjë shtatërrokësh dhe gjashtërrokësh;që të gjithë të marrë sëbashku krijojnë një harmoni të këndshme, por monotone”.

Në faqet e gazetës Shqiptari i Italisë janë botuar mjaft shkrime e madje pjesë nga poema të ndryshme, si Vallja e Haresë së madhe e Antonio Santorit.Në këtë poemë trajtohet mënyra e sjelljes në çdo festim publik, ku të gjithë në qytet, tëmbështetur nga të afërmit e gjakut dhe të veshur në mënyrën e tyre tradicionale, zbresin në rrugë duke marrë dorën e njëri-tjetrit dhe interpretojnë një këngë të shoqëruar nën masat e disiplinuara të hapave, duke u sinkronizuar në një mënyrë të unifikuar me njëri-tjetrin.  Gazeta ishte një tribunë e arbëreshëve, ku përmes shkrimeve të larmishme publicistike paraqiteshin edhe çështjet kombëtare. Në artikujt e saj gjetën vend disa nga idetë që ushqyen më vonë veprën e De Radës, por edhe mendimin filozofik, estetik dhe letrar shqiptar. Kështu, për shembull, zanafilla e idesë së lidhjes së korit antik të tragjedisë dhe komedisë greke me ritet popullore shqiptare gjendet ne artikullin “La Ridda della grande festa”, fq. 9, shkruar nga Antonio Santori, kur përshkruhet kori, i cili, sipas tij,ishte themeli i tragjedisë së Tespit, por që vjen duke u zgjatur deri te ritet shqiptare.

Pasqyrimi i riteve arbëreshe zuri një vend të rëndësishëm në gazetë, sepse, sipas romantikëve, studimi i folklorit do të bënte të mundur krijimin e modeleve të vektorëve historikë të së shkuarës, por që mund të përsëriteshin në të tanishmen. Intelektuali arbëresh Akile Dorsa përshkruan ritin e festimeve të përvitshme arbëreshe që mbanin gjallë figurën e Skënderbeut dhe Krujën, kryeqytetin e tij. “I dashur mik, këtë vit tri ditët tona të Pashkëve i festuam me një entuziazëm të pazakontë. Ju që jeni shqiptar, nuk keni nevojë të pikturoni entuziazmin dhe jetën e jashtëzakonshme të këtij populli heroik, si një komb që ju e njihni mjaft nga ritet dhe zakonet e lashta që ende lulëzojnë. Shfaqja filloi si zakonisht pas drekës, kur të rinjtë, të lumturuar nga engjëlli i Pashkëve dhe vera, erdhën nga shtëpitë e tyre dhe u mblodhën në shoqëri; ata udhëtuan nëpër vend duke kënduar bëmat e luftëtarit dhe heroit nga Kruja. Veshja e tyre orientale, shpatat pa këllëf, flamujt që valëviteshin, këngët për Skënderbeun që përsëriteshinnë dy kore, i bëri ata të njohin një komunitet të vërtetë, siç janë tashmë, të të parëve tanë, prej të cilëve të tria grupet festuese i mbajnë mend të tjerët me simbolin lart për të hapur rrugën në mes të turmës së spektatorëve, të cilët u mblodhën nga vendet fqinje në turma. Përgjatë rrugëve ju mund të shihni radhë të grave të veshura përfestën, të cilat përshkuan njëra-tjetrën me një harmoni të paefektshme të këngëve kombëtare, që nga pikat e ndryshme të këtij fshati sinkronizoheshin në një thellësi të vetme po aq hyjnore sa ndjenja e lirë që i diktoi ata. Me skena kaq të bukura, të tjerët bien ndesh me shëmtinë dhe format e tyre monstruoze.”

Përpos pasqyrimit të folklorit, letërsisë dhe gjuhës arbëreshe, De Rada do të trajtonte edhe temat e politikës së ditës, të cilat shqetësonin elitën arbëreshe e që kishin të bënin me fatin politik të Italisë. Në numrin 27 të datës 3 korrik 1848, në gazetë zë vend letra e De Radës drejtuar kavalier Saverio Pratit, komandantit të forcave vullnetare në frontin e Venecias kundër forcave pushtuese austriake, në të cilën i jep zemër për qëndresë e guxim në luftë. Në letër, veç të tjerave, shpalosen idetë që do të mbizotëronin më vonë në ligjërimin kulturor e politik të De Radës gjatë angazhimit të tij për çështjen kombëtare shqiptare. “Por çfarë mendimi tjetër mund të zinte vend më tepër në zemrën time”, shkruan De Rada, “sesa ideja që jam shqiptar, se e kam dashur më tepër se çdo gjë mëmëdheun, se e kam për zemër dhe të shenjtë, para së gjithash gjuhën që është shprehje e shpirtit tim dhe pa shikuar madhërinë e pashoqe të saj, edhe para se ta gjeja të ngulitur në shpirtin e saj kuptimin e botës së vjetër fetare.” Në materialet dokumentare të fondit përkatës në Arkivin Qendror të Shtetit ruhet me kujdes si një ekzemplar i rrallë edhe numri 27 i gazetës Shqiptari të Italisë(datë 3 qershor 1848). Edhe në këtë numër ka shkrime me interes,siç është peticioni drejtuar Dhomës së Deputetëve në Napoli nga studiuesi arbëresh Jeno de Koronej, nënshkruar në emër të arbëreshëve të Kalabrisë, të cilët kërkonin të jetonin të lirëe të pavarur nga kisha e Romës që përpiqej t’i shkrinte në ritin e saj latin për asimilimin kombëtar të tyre. Në këtë dokument ata vënë në dukje karakterin burrëror dhe patriotik. “Kujtonin”, thonë ata, “se arbëreshët e parë erdhën këtu të kalitur në ndeshje të armatosura me forcat osmane. Ata erdhën të mjeruar, portë fortë në betejat kundër osmanëve dhe bënë që zëri tyretë dëgjohej në Italie sidomos në mbretërinë e Napolit, ku është ndier më afër nevoja e kësaj mbretërie për ndihmën e heronjve të vendit tonë.” Në këtë mënyrë gazeta Shqiptari i Italisë ishte kthyer në një tribunë të mendimit të lirë të botës arbërore në Itali, ku spikatnin botimi i folklorit, i krijimtarisë origjinale, si dhe përkujdesja për ruajtjen e ritit bizantin. Gazeta Shqiptari i Italisë duket se fitoi një popullaritet të madh mes bashkësisë arbëreshe dhe qarqeve intelektuale italiane që po përgatitnin Risorgimento-n, sepse në numrat e fundit arriti të botohej deri në 3200 kopje. “Kur morri vesh Francesco Krispi”, shkruan De Rada në veprën e vet Autobiologji, “më dërgoi me këmbim Apostolat-in dhe unë i dërgova të gjithë numrat që kishin dalë në atë kohë.”

Sinergjia kulturore që krijoi gazeta Shqiptari i Italisë u kthye në një humus kulturor që ndikoi në periudhat e mëvonshme të konsolidimit të identitetit kulturor të bashkësisë arbëreshe në Itali dhe në projektimin e idesë së themelimit të shtetit kombëtar shqiptar. Bota kulturore arbëreshe, nën rrjedhat e iluminizmit dhe romantizmit evropian, rindërtoi identitetin e hershëm kulturor të sjellë nga atdheu i mëparshëm për të bërë kapërcimin e madh drejt ideve të nacionalizmit dhe formimit të kombeve, çka përfshiu gjithë kombet dhe bashkësitë e tyre në diasporë të Europës Juglindore. Publicistika, mjeti më efikas i nacionalizmit në mesin e shekullit XIX, mbarti idetë kombëtare duke krijuar shtratin e duhur për triumfin e ideve liberale dhe krijimin e shteteve kombëtare, ku pa dyshim gazeta Shqiptari i Italisë është një nga themelet kryesore të këtij rizgjimi kombëtar dhe kulturor.

*Autori është historian dhe Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.

blank

Vrasja e Nako Spiros është prapaskenë – Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, më 1945 – ‘49

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin viteve 1945-1949, ku ndodhen disa raporte, informacione, relacione, njoftime, vendime, etj., të Komitetit të Partisë së Qarkut të Tiranës, të firmosura nga sekretarja e parë, Fiqret Shehu, dërguar Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me propozimet e bëra në mbledhjet e organizatës bazë së partisë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, ku pasi u analizua “veprimtaria trockiste dhe armiqësore” e drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si: Koci Xoxe, Nesti Kerenxhi, Vaskë Koleci, Vango Mitrojorgji, Mihallaq Ziçishti dhe Myftar Tare, u dhanë motivacionet përkatëse për masat e marra dhe dënimet ndaj tyre.

Raport-informacioni i hartuar nga Fiqret Shehu, lidhur me mbledhjet e organizatës bazë të partisë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, ku diskutuan kuadrot më të lartë të të tij, si: Vaskë Koleci, Angji Faber, Nesti Kerenxhi, Vango Mitrojorgji, Siri Çarçani, Lefter Lakrori, Paskal Andoni, Isa Agoviku, Zymer Jerina, Nesti Kopali, Thoma Vangjeli, Strati Papa, Ali Kubati, Myftar Tare, Beqir Ndou, Uran Avdiu, Asllan Zyka, Mit’hat Bushati, Muharrem Lila, Skënder Konica, Pilo Shanto, Jani Naska, Petrit Arbana, Thoma Vangjeli, Zoi Shkurti, Vangjel Pecani, Dhosi Progri, Mihallaq Ziçishti, Sadik Bocaj, Sali Ormëni, etj.

Proces-verbalet e mbledhjeve të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, ku pjesa më e madhe e kuadrove drejtues që morën fjalën aty, diskutuan dhe analizuan veprimtarinë e punës së tyre për periudhën 1945-1949, duke evidentuar terrorin, persekutimet, internimet, arrestimet, burgosjet, torturat, pushkatimet, krimet, vrasjet me dhe pa gjyq, zhdukjen e personave, etj., etj. që kishin ndërmarrë kuadrot më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke filluar nga Koci Xoxe, Nesti Kerenxhi, Vango Mitrojorgji, Vaskë Koleci, Myftar Tare, Mihallaq Ziçishti, etj., të cilët veç të tjerash, u akuzuan se, në bashkëpunim me këshilltarët jugosllavë të UDB-së që ishin inkuadruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si koloneli famëkeq, Safet Filipoviç, majori Mirko, etj., kishin vënë organet e Sigurimit të Shtetit mbi Partinë, duke arritur deri aty sa të kontrollonin edhe postën e ‘Komandantit’ (Enver Hoxhës), si dhe të survejonin udhëheqësit kryesorë të Partisë dhe qeverisë, si: Mehmet Shehun, Spiro Kolekën, Bedri Spahiun, Nako Spiron, Njazi Islami, Spiro Gusho, etj.

Vijim

Dokumenti me relacionin e hartuar nga sekretarja e Komitetit të Partisë së Tiranës, Fiqret Shehu, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me propozimet që ishin bërë nga ana e organizatës bazë të partisë të Drejtorisë, së Sigurimit të Shtetit, për masat e marra ndaj drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Brendshme, si: Vaskë Koleci, Vango Mitrojorgji, Myftar Tare dhe Nesti Kerenxhi, të akuzuar për “veprimtari trockiste dhe armiqësore”.

KOMITETI I P.P.SH. QYTETIT

PËR TIRANËN                                                                                Tiranë, më 25.3.1959

Nr. 7/392

KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË

Tiranë

Bashkangjitur ju dërgojmë propozimet e organizatës bazë të Drejtorisë së Sigurimit, Nr. 1, në lidhje me masat që duhen marrë për shokët: Vaskë Koleci, Vango Mitrojorgji, Myftar Tare dhe Nesti Kerenxhi.

Thoma Vangjeli: Nesti më tha që para një kapteri në Sigurim, unë nuk vë as një kapiten të Ushtrisë. Përse?!

Zoi Shkurti: Pyes Nestin, nëse është vënë në dijeni Komandanti për survejimin e Nakos?!

Siri Çarçani: A ka qenë në prapaskenën e Beratit, Nesti?!

Lutfi Milori: Nesti, më ka kërkuar radiogramet e operacionit të 1946-ës në Peshkopi, përse?!

Lefter Lakrori: Nesti në autokritikën që bëri më parë, më tha se kush e ngriti çështjen e Arif Gjylit?! Mos e kishte gjë për Nako Spiron?!

Angji Faberi: Pyes Nestin nëse, është prapaskenë vetëvrasja e Nako Spiros, pasi ai disa ditë më parë më dërgoi në Komisionin e Planit të Shtetit. Para 3-4 muajsh Nesti më dërgoi në bankë që të tërhiqja 1000 dollarë amerikan dhe t’i konvertoja në lekë shqiptar. Nesti më ka dërguar që të çoj letra tek jugosllavët, që unë më pas i kam çuar dhe tek sovjetikët.

Vangjel Pecani: A ju janë dhënë jugosllavëve, dokumenta me rëndësi në sektorin ku punoja unë, pyes Kerenxhin dhe Taren?!

Miltiadh Papa: Çdo çështje që parashtrohej nga poshtë për kundër jugosllavëve, kemi bërë relacione ku kemi shënuar të gjitha horrllëqet e tyre. Por këto, na janë kthyer mbrapsht nga Nesti Kerenxhi e Vaskë Koleci.

Dhosi Pecani: Nesti, më tha se për një kohë nuk u punua më për procesin e Xegës dhe Konomit. Punimi mbi këtë proces, është filluar pas 15 Gushtit, pra pas vendimin të Informbyrosë, për ta nxjerrë Nako Spiron agjent të anglo-amerikanëve. Maqo Pecani, i ka thënë Miltiadhit se, çfarë po bëni kështu, pasi akoma po vazhdoni për dënimin e tyre. Për qarkoret e torturave, në fund shënonte që, pasi të lexohen, të digjen.

Mihallaq Ziçishti: Unë, e përforcoj dyshimin për prapaskenën, pasi edhe shoku Nesti kishte dyshime për Komandantin.

Sadik Bocaj: Si mund të besohej menjëherë se Nako, ishte armik i Partisë, kur ai ishte në Komitetin Qendror dhe kishte kontakte direkt me jugosllavët.

Sali Ormëni: Si mund të mos i thoshte Koci Xoxe, shokut Nesti, për survejimin e Nako Spiros?! Dhe fakti që kjo çështje është biseduar dhe vendosur në shtëpinë e Kocit, është prapaskenë.

Angji Faberi: Shoku Nesti, më ka dërguar në Komisionin e Planit për të përgatitur një rrjet agjenturor, për të mësuar se ku ishin planet. Më ka dërguar dy javë përpara, prandaj them që ka pasur dijeni më përpara për Nakon.

Sadik Bocaj: Fakti i relacionit të bërë nga shoku Angji Faberi, 10 ditë para vrasjes së Nakos, dhe dërgimi i tij në Komisionin e Planit, si dhe planeve në Ushtri, do të thotë që Nako Spiru dhe Mehmet Shehu, ishin armiq.

Muharrem Lila: Mbas gjithë kësaj autokritike shoku Nesti, duhet të realizojë atë që, çështja e Nakos është një prapaskenë.

Sadik Bocaj: Shokët më kërkuan të sqaroj, mbi autokritikën e shokut Nesti në Komitetin Qendror. I’u thashë se këtu, autokritika e tij ka qenë më e zgjeruar dhe se ai, i ka dhënë materiale Partisë, dhe po vazhdon t’i japi.

Vaskë Koleci: Përsa i përket privilegjeve të mia, si p.sh., pallatet etj., nuk është e drejtë siç e shtroi shoku Nesti që unë, kam qenë në një rang me Koci Xoxen. Unë kam jetuar në një apartament prej 5 vetësh, si dhe nuk kam pasur asnjë privilegj dhe për këtë, të shikohen llogaritë. Të më ngarkohen vjedhjet, nuk është e drejtë.

U bë votimi dhe rezultoi: Që Nesti të përjashtohet nga Partia, me katër vota pro. Që ai të jetë në Parti, baras të gjithë, pa katër. Vendimi i Celulës është që shokut Nesti, t’i hiqet vërejtje e rëndë në biografi.

Pjesë të nxjerra nga proces-verbali i organizatës bazë të Partisë, të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, datë 1 deri më 17/12/1948, për:

N E S T I      K E R E N XH I N

1.Mihallaq Ziçishti:

1/12/1948. Drejtoria e Sigurimit, Koci Xoxe, kanë shitur sekretet e Sigurimit ndaj Jugosllavëve, si: Koci Xoxe, Nesti Kerenxhi, Vaskë Koleci, e Vangjo Mitrojorgji.

  1. Strati Papa

1/121948. Edhe anëtarët e Partisë, i arrestonim me urdhër të Drejtorisë. Për një A.P. nga Skrapari që dilte në procese, Nesti Kerenxhi më tha; arrestoje, unë nuk e arrestova.

Drejtori, kur Vangjua shkoi në Moskë, mbasi do ta zëvendësoja, më tha se; rrjeti do të ngrihet, në dhjetë veta, një bashkëpunëtor. Mua nuk m’u duk e drejtë dhe ja raportova Nesti Kerenxhit, e më tha se; pikpamja tënde është e drejtë, kështu ne do të bëjmë një ushtri informatorësh.

Nga poshtë ngrihej problem i jugosllavëve: Informatat për individët jugosllavë, na kërkoheshin në dy kopje të përkthyera. Nesti më tha: a jeni të siogurtë për këto informata për Jugosllavët dhe më tha se këta ndoshta i prodhojnë si rrjedhim i shovinizmit dhe nuk duhet të jepni informata pa qenë të sigurtë 100 %.

Më vonë u thirrën në Drejtori shokët e Kantiereve me urdhër të Nestit, në lidhje me marrëdhëniet me Jugosllavët. Ai i Kuçovës, Siri Qerimi, më tha se: “Më thirri Nesti dhe më tha se; pse raporton kundër Jugosllavëve”.

Pak ditë para se të fliste Koci Xoxe në shkollën e Partisë, u bë mbledhja e shefave dhe u shtrua çështja e marrëdhënieve tona me Jugosllavët: Atje, Nesti nxori një pjesë nga fjalimi dhe më tha se, këtë do ta referojë një i dërguar i Partisë, por kjo ishte diçka e përgatitur.

Dy tre ditë para se të vritej shoku Nako Spiro, më thirri Nesti dhe një tha se ç’bëhet në sektorin e Ekonomisë, kush e ka Komisionin e Planit, më tha për të shkuar në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë, Botore, e Bankë.

I arrestuari Anthim Konomi i dërgon një letër dhe i kërkon që të vinte një shok nga Komiteti Qendror, për t’i dhënë diçka me rëndësi. Këtë letër i’a dhashë Nestit. Ai më tha, merr zarf e letër dhe shko që të shkruajë.

Kur e prura letrën që ai ja drejtonte Kocit, i’a dhashë Nestit, pastaj më thirri Koci e Nesti e më thanë: a e keni rrahur, se druri është i ndaluar?! Paskal Andoni, i kishte dhënë nja dy pëllëmbë Anthimit dhe për rrahje, na u dha arrest nga Nesti.

Në lidhje me një letër që ishte gjetur në shtëpinë e Xegës, më thirri Nesti e më tha të nxjerrësh të tjera. Këtë e rrahëm, e vazhdoj të na kallëzoj emra si Gaqo Tashkon, Spiro Kolekën. Nesti na tha se ai kërkon të na provokojë dhe m’u përgjigj: “Po ai, i di pikat tona të dobëta”. Kur na ka ngarkuar për këtë, ishte para Plenumit të VIII-të.

  1. Vaskë Koleci:

13/12/1948. U tha se ka pasur dijeni mbi të gjitha punët, këtë se pranoj, se gjatë kohës që ish Nesti Kerenxhi, shefat mbanin lidhje me të. Përgjegjësia si vijë, janë Jugosllavët që i kanë dhënë, Koci që i ka marrë, ashtu dhe Nesti e mbi mua, si një nga kuadrot kryesore, sepse edhe unë i kam marrë këto udhëzime nga Nesti.

Vetë përgjegjësitë që pati Nesti, sa arriti edhe anëtar i Byrosë, tregojnë se Koci Xoxe, nuk ka patur besim të tepruar te mua.

  1. Myftar Tare. 14.12.1948

Nesti më ka thënë që; ti nuk do të shkosh te Mehmet Shehu, por tek Beqir Balluku. Kjo ndodhi, para se të largohej Mehmeti nga Shtatmadhoria, dhe ai kërkonte të nxirrte nga mua, pengesat që i kishte nxjerrë Mehmeti. Këtej e tutje,- më tha Nesti, – do të krijohet Ministria e Komunikacionit dhe do të them unë se me cilin do të marrësh lidhje.

Kur i thashë se si “i shkelmoi” Mehmeti, gjithë ato sakrifica, ai më tha që: “i bënte për vete”. Di që Nesti, fliste keq për Partinë Komuniste Greke dhe për popullin grek. Nuri Huta, më ka folur me urdhër të Nestit, kundër partisë dhe popullit grek. Nesti, fliste me simpati të madhe për Josip Gjergjian. Nga Nesti, kam marrë vesh për Isuf Keçin, që ishte i dyshimtë si dhe për Ali Kubatin, që shoqërohet me Isuf Keçin.

Tiranë më 21.7.1949

Dokumenti sekret i hartuar nga sekretari i Komitetit Qendror të PPSh-së, për kuadrot, Tuk Jakova, dërguar Komitetit të Partisë së Qarkut të Tiranës, lidhur me aprovimin e propozimeve për masat që duheshin marrë ndaj drejtuesve kryesorë të Ministrisë së Brendshme: Vaskë Koleci, Vangjo Mitrojorgji, Myftar Tare, dhe Nesti Kerenxhi

KOMITETIT TË PPSH-së TIRANË

Në lidhje me vendimin nr. 7/592 datë 25.3.1949

Komiteti Qendror i PPSH-së, pasi mori në shqyrtim propozimin e organizatës bazë të Drejtorisë së Sigurimit Nr. 1 dhe vendimet tuaja për masat që duhen marrë karshi shokëve: Vaskë Koleci, Vangjo Mitrojorgji, Myftar Tare, dhe Nesti Kerenxhi, si dhe duke marrë parasysh zhvillimin e gjyqit, kundër grupit trockist të Koci Xoxes, aprovon këto masa:

1.Vaskë Koleci, të përjashtohet nga Partia për këto arsye. Ka qenë anëtar aktiv dhe i dalluar të grupit trockist të Koci Xoxes, ka zbatuar me koshiencë të plotë urdhrat dhe direktivat e kryebanditit Koci Xoxe, me përgjegjësinë e Zv/Ministrit të Brendshëm, ishte mbështetësi kryesor i Koci Xoxes për punën kriminale të zhvilluar në sektorin e Sigurimit të Shtetit.

 

Me urdhrin e tij, anëtarët e Partisë dhe veçanërisht udhëheqësit e shtetit si shokët: Mehmet Shehu, Bedri Spahiu, Spiro Koleka, etj., janë vënë nën kontrollin policor të organeve të Sigurimit të Shtetit. Gjithashtu ai, ka punuar për të nxjerrë deklarata fallco, dhe këto t’ja faturonte shokut Nako Spiro, gjoja si agjent i anglo-amerikanëve, si dhe ka kontrolluar postën e Komandantit.

Me urdhër të tij, janë kryer arrestime, burgime, torturime, dhe ekzekutime, të padrejta dhe të paligjshme. Ka bashkëpunuar ngushtësisht me të dërguarit e UDB-së, dhe ju ka dhënë atyre dokumenta sekrete të rëndësisë shtetërore. Ka shfaqur frymë të theksuar anti-sovjetike, ka përbuzur eksperiencën e sovjetikëve, dhe ka dhënë urdhër që këta të survejohen nga organet e Sigurimit të Shtetit.

  1. Vangjo Mitrojorgji, të përjashtohet nga Partia për këto arsye. Ka qenë anëtar aktiv i grupit trockist të Koci Xoxes. Si Shef i Seksionit më të rëndësishëm në Drejtorinë e Sigurimit, ka vepruar me koshiencë dhe ka qenë i predispozuar për të zbatuar urdhrat e tradhtarit Koci Xoxe në Sigurimin e Shtetit. Ka dhënë urdhër, për arrestime, burgosje, tortura, dhe ekzekutime, të paligjshme.

Ka bashkëpunuar me të dërguarin e OZNA (UDB) Safet Filipoviç, duke i dhënë atij dokumenta sekrete të vendit tonë. Ka shfaqur frymë anti-sovjetike pasi, ka urdhëruar që në Kuçovë të ruhen sekretet nga sovjetikët, si dhe ka urdhëruar survejimin e tyre.

  1. Myftar Tare, të ndëshkohet me vërejtje të rëndë në biografi për këto arsye. Ka qenë i predispozuar për të bashkëpunuar me Koci Xoxen, Vaskë Kolecin, Vangjo Mitrojorgjin, dhe Nesti Kerenxhin, në zhvillimin e punës armiqësore në sektorin e Sigurimit të Shtetit.

Ky, ka qenë një nga kuadrot kryesorë të Sigurimit të Shtetit (në sektorin e Zbulimit) dhe sjelljet e tij, nuk kanë qenë të mira pasi, ka bërë intriga dhe akuza të pabaza. Ka bashkëpunuar me të dërguarin e OZNA (UDB) Safet Filipovic dhe i ka dhënë atij dokumenta sekrete të shtetit tonë. Kur ky, është kritikuar për gabimet e tij, nuk ka reaguar mirë.

  1. Nesti Kerenxhi, të ndëshkohet me vërejtje të rëndë në biografi për këto arsye. Si Zv/Ministër i Brendshëm, ka përgjegjësinë e tij për punën armiqësore rë zhvilluar në Sigurimin e Shtetit. Ka nënvlerësuar eksperiencën sovjetike, si dhe ka punuar në ngritjen e strukturës së Sigurimit të Shtetit mbi baza trockiste.

Ka kontrolluar, letrat e Komandantit. Por me gjithë gabimet e rënda të tij Partia, i jep dorën Nesti Kerenxhit pasi ky, ka bërë një autokritikë deri diku të plotë dhe jep shpresa për përmirësim. Memorie.al

Për Komitetin Qendror të PPSH-së

Sekretari për Kuadrot

Tuk Jakova

blank

Shifrat dramatike! Shqiptarët trafikohen me shumicë nga familjarët ose të afërm të tyre

Shqipëria është prekur ndjeshëm nga trafikimi i qenieve njerëzore dhe mbetet kryesisht një vend burim. Nga viktimat e trafikimit jashtë Bashkimit Europian të identifikuara në BE, shqiptarët janë grupi i dytë më i madh (pas nigerianëve).

Midis këtyre viktimave, ka një përqindje të lartë të fëmijëve dhe të rinjve, ndërkohë që vajzat e moshës 14-18 vjeç kanë më shumë gjasa të shënjestrohen për trafikim seksual.

 

Kjo është ajo çfarë vërehet në një studim të kohëve të fundit të UNICEF dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mbi marrëdhëniet ndërmjet viktimave të trafikimit dhe trafikantëve të qënieve njerëzore në Shqipëri.

 

Një analizë e fundit e 99 rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore tregoi se 68 për qind e trafikantëve ishin ose anëtarë të ngushtë të familjes, ose kishin lidhje të ngushta shoqërore me viktimat.

Nga të 99 rastet, 31 përqind u raportuan se ishin raste ku të dashurit kishin shfrytëzuar viktimat, 25 përqind ishin miq të viktimës dhe 12 për qind përfshinin anëtarë të familjes.

 

Në 19 për qind të rasteve viktimat janë shfrytëzuar nga njerëz që kishin takuar në mediat sociale.

 

Studimi ngre pikëpyetje se ndonëse shqiptarët shpesh trafikohen nga dikush me të cilin ata janë të afërt, mbetet më tepër për t’u kuptuar mënyrat se si trafikantët rekrutojnë, shfrytëzojnë dhe kontrollojnë viktimat të cilat ata i njohin, si ndikohen marrëdhëniet pas arratisjes së viktimave dhe cili është niveli i cënueshmërisë së ritrafikimit.

 

Për këtë arsye janë intervistuar mes të tjerash të mbijetuar(a) të trafikimit dhe persona me njohuri mbi çështjen. Nga 30 të mbijetuarit(at) e intervistuar, 90% ishin femra dhe 10% meshkuj.

blank

 

Whatsapp Image 2022 07 05 At 11.17.29 Am 1150x524
Whatsapp Image 2022 07 05 At 11.17.29 Am 1150×524

47% nga të mbijetuarit(at) e intervistuar ishin fëmijë në kohën e shfrytëzimit të tyre, 13% nga të mbijetuarit(at) u përkisnin pakicave etnike ndërsa (87%) e identifikuan veten si shqiptarë etnikë.

blank

 

Whatsapp Image 2022 07 05 At 11.48.19 Am 1150x524
Whatsapp Image 2022 07 05 At 11.48.19 Am 1150×524

Nga të mbijetuarit(at), 77% prej tyre ishin trafikuar brenda vendit ( në Shqipëri) ,zakonisht në qendrat kryesore urbane si Tirana dhe 7% ishin trafikuar më parë.

77% prej tyre ishin trafikuar për shfrytëzim seksual dhe 23% për punë të detyruar, duke përfshirë aktivitete kriminale dhe lypje.

Whatsapp Image 2022 07 05 At 11.27.20 Am 1150x524
Whatsapp Image 2022 07 05 At 11.27.20 Am 1150×524

Marrëdhëniet midis viktimave dhe trafikantëve
Studimi tregon se shumica e të mbijetuarve të trafikimit dhe konkretisht 84 përqind e të mbijetuarve ishin trafikuar nga dikush shumë i afërt me ta.

Kështu, 47% përqind e tyre ishin trafikuar nga një partner intim (i dashuri, i fejuari, bashkëshorti).

27% prej tyre raportuan se trafikantët e tyre ishin miq të tyre. Ndërsa 10% identifikuan anëtarët e familjes, prindin/prindërit ose gjyshin/gjyshërit si trafikantët e tyre.

Whatsapp Image 2022 07 05 At 11.50.01 Am 1 1150x524
Whatsapp Image 2022 07 05 At 11.50.01 Am 1 1150×524

Trafikantë të tjerë që u identifikuan ishin punëdhënësit (2; 7%), pronarët (1; 3%) dhe partneri intim i motrës (1; 3%).

Profilet e trafikantëve
Njëzet e tre nga 30 të mbijetuarit(at) e intervistuar (77%) identifikuan trafikantin(ët) e tyre si meshkuj dhe pesë (16.5%) thanë se trafikantet e tyre ishin femra.

Në të pesta rastet, trafikantet femra ishin shoqe apo mike të viktimës.

Të mbijetuarit(at) e intervistuar sugjeruan se trafikantët e tyre ishin me arsim të kufizuar. Vetëm pesë të mbijetuar(a) të intervistuar (16.5%) raportuan se trafikantët e tyre ishin të punësuar në kohën e shfrytëzimit të tyre.

Shumë femra të mbijetuara të intervistuara të trafikuara nga partneri intim raportuan se e kishin takuar trafikantin në zonën e tyre.

Nga katërmbëdhjetë të mbijetuar(a) të intervistuar (47%) raportuan se trafikantët e tyre ishin të organizuar në grupe të vogla ose të mesme të krimit të organizuar,(40%) thanë se trafikantët e tyre kishin shfrytëzuar viktima të tjera, (20%) thanë se trafikantët e tyre ishin gjithashtu të përfshirë në trafikun e drogës dhe (10%) thanë që trafikantët e tyre ishin të përfshirë edhe në vjedhje ose grabitje.

13% raportuan se, përveç veprave penale të trafikimit të qenieve njerëzore, trafikantët e tyre ishin përfshirë gjithashtu në trafik droge dhe vjedhje ose grabitje.

Motivimet e trafikantëve
Të gjithë të mbijetuarit(at) e intervistuar raportuan se motivimi kryesor i trafikantëve të tyre ishte përfitimi financiar. Sipas tyre, trafikantët ishin ose shumë të pasur, ose shumë të varfër. Edhe trafikantët e përshkruar si të pasur u raportuan si të përfshirë në aktivitete të tjera kriminale.

Trafikantët e përshkruar si të varfër shpesh përshkruheshin se kishin borxhe të grumbulluara

për shkak të përfshirjes në lojërat e fatit ose varësisë ndaj alkoolit ose drogës, të cilat ata përpiqeshin t’i paguanin përmes shfrytëzimit të viktimave.

Taktikat e rekrutimit
Ky studim identifikon disa taktika të reja të përdorura nga trafikantët e qenieve njerëzore për të rekrutuar viktima të mundshme.

Aktualisht, trafikantët e qenieve njerëzore në Shqipëri i vlerësojnë me kujdes cënueshmëritë dhe dëshirat e viktimave të tyre të mundshme, në mënyrë që të vendosin qasjen më të mirë për të krijuar një marrëdhënie me ta.

Trafikantët bëjnë gjithashtu përpjekje për të krijuar marrëdhënie me familjen e viktimës duke u futur në jetën e viktimës dhe duke fituar besimin e familjes. Trafikantët, veçanërisht meshkujt e rinj, krijojnë marrëdhënie romantike me viktimat e trafikimit seksual (veçanërisht vajzat adoleshente), duke u premtuar viktimave martesë dhe fëmijë së bashku.

Raporti thekson qartë se një tregues i trafikimit të qenieve njerëzore sot në Shqipëri është natyra e nxituar e krijimit të një marrëdhënieje romantike.

Trafikantët futen shpejt në jetën e viktimës dhe familjen e tyre dhe më pas i zhvendosin viktimat me shpejtësi në një qytet tjetër ose jashtë shtetit.

Mediat sociale, mjet për trafikim
Mediat sociale po përdoren gjithnjë e më shumë si një mjet nga trafikantët meshkuj për të identifikuar viktima të reja femra të mundshme me të cilat mund të krijojnë një marrëdhënie të rreme përpara se t’i trafikojnë ato për shfrytëzim seksual në Shqipëri apo gjetkë.

Autoret femra luajnë një rol shumë të rëndësishëm në veprat penale të trafikimit të qenieve njerëzore: ato veprojnë si mikesha e viktimës, por më pas i joshin ato drejt vendit të shfrytëzimit.

Shumë autore femra janë vetë ish-viktima të trafikimit.

Për fëmijët që trafikohen nga anëtarët e familjes, nuk përdoren taktikat e rekrutimit, por përkundrazi, ata manipulohen nëpërmjet përgjegjësisë së fëmijës për të mbështetur financiarisht familjen dhe detyrohen të bëjnë punë shfrytëzuese.

Taktikat e kontrollit
Disa nga taktikat e kontrollit të identifikuara në studim janë ato që janë identifikuar më parë në literaturën mbi trafikimin e qenieve njerëzore. Trafikantët përdorin taktikat e kontrollit nëpërmjet kërcënimit, dhunës, izolimit dhe konfiskimit të dokumenteve të identitetit,udhëtimit dhe të telefonit, për të kontrolluar viktimat e tyre. Përveç kësaj, ata mund t’i bëjnë viktimat të binden përmes përdorimit të drogës në mënyrë të rregullt.

Studimi zbulon disa gjetje të reja dhe të rëndësishme në lidhje me taktikat e kontrollit të trafikantëve ndaj viktimave.

I njohur për viktimën, trafikanti mund ta manipulojë më lehtë atë (se sa trafikantët që nuk njihen nga viktimat) përmes borxheve të pavërteta dhe kërcënimeve.

Për shkak se viktima beson se është në një marrëdhënie, ose se janë miq të ngushtë me trafikantin, ajo bie dakord kur i thuhet se duhet të shlyejë një borxh të pavërtetë. Viktimat që e njohin trafikantin e tyre gjithashtu kontrollohen lehtësisht përmes kërcënimeve ndaj anëtarëve të familjes së tyre, sepse viktima e di që trafikanti është i vetëdijshëm për cenueshmëritë e tyre dhe ka adresën dhe të dhënat e tjera personale të anëtarëve të familjes. Trafikantët që njihen nga viktima gjithashtu mund ta kontrollojnë lehtësisht viktimën duke e ndarë atë nga familja.

Për shembull, trafikantët mund të krijojnë mosmarrëveshje midis viktimës dhe anëtarëve të familjes së tyre dhe, më vonë, ta bëjnë viktimën të kontaktojë me familjen për t’i thënë se janë shpërngulur jashtë shtetit me partnerin ose shokun e tyre intim (trafikantin) dhe nuk duan të komunikojnë më me familjen.

Kjo e lë viktimën të ndjehet se nuk ka mbështetje familjare dhe, për rrjedhojë, të mos ketë ku të shkojë dhe të mos ketë askënd për ta ndihmuar. Për pjesëmarrësit në intervista që ishin trafikuar kur kishin qenë fëmijë, sipas tyre, në atë moshë ata kishin një kuptim të kufizuar të faktit se po shfrytëzoheshin.

“Trafikantët (shpesh anëtarë të familjes) thjesht e shfrytëzonin këtë mungesë njohurie dhe mirëkuptimi për t’i mbajtur fëmijët të bindur. Kërcënimet e vazhdueshme mbi fëmijën që detyrohet të jetojë në rrugë kanë një efekt të fortë dhe e pengojnë atë të largohet nga situatat e shfrytëzimit dhe abuzimit.”,- vërehet në studim.

Studimi tregon se viktimat që trafikohen nga dikush që ata e njohin mund t’i vonojnë përpjekjet për t’u arratisur për shkak të ndjenjave të detyrimit, dashurisë dhe dhembshurisë ndaj trafikantëve të tyre. Për fëmijët viktima, ndjenja e detyrimit ndaj familjes luan një rol shumë të rëndësishëm në hezitimin për t’i shpëtuar shfrytëzimit. Viktimat që trafikohen nga një partner intim përjetojnë mosbesim që janë shfrytëzuar nga dikush që ata e duan. Ata mund të shtyjnë çdo përpjekje për t’u larguar sepse shpresojnë se shfrytëzimi do të mbarojë dhe marrëdhënia e tyre me trafikantin do të kthehet si ka qenë më parë.

Nga ana tjetër, studimi identifikon se marrëdhëniet midis viktimave dhe trafikantëve mund të kenë efekt negativ mbi cenueshmërinë e viktimave ndaj ritrafikimit nga i njëjti autor.

Fëmijët që trafikohen nga anëtarët e familjes dhe viktimat që trafikohen nga një partner intim, duket se janë në rrezik më të madh për t’u ritrafikuar nga i njëjti autor.

Megjithatë, nëpërmjet shërbimeve mbështetëse gjithëpërfshirëse, viktimat mund të ndihmohen ta kalojnë traumën dhe të marrin vendimin që të ndërpresin çdo kontakt me trafikantin, duke ulur kështu cenueshmërinë e tyre ndaj ritrafikimit.

Përpjekjet për të parandaluar fenomenin e trafikimit për të rinjtë shqiptarë (meshkuj dhe femra) mund të zvogëlojnë rrezikun e kryerjes së krimeve. Studimi tregon se meshkujt dhe femrat e reja shqiptare luajnë një rol kryesorë në veprat penale të trafikimit të qenieve njerëzore.

“Nëpërmjet edukimit në shkollë të mesme mbi treguesit e trafikimit të qenieve njerëzore, ndërgjegjësimit për dëmin që u shkakton trafikimi i qenieve njerëzore viktimave dhe dënimeve të rrepta në rast deklarimi fajtor, të rinjtë mund të frenohen për kryerjen e veprave të tilla në të ardhmen.

Në Shqipëri duhet të futen ose zgjerohen programe arsimore që të përmirësojnë aftësinë e prindërve për të folur me fëmijët e tyre për shëndetin seksual, dhunën dhe abuzimin seksual dhe marrëdhëniet e shëndetshme.”

Nga ana tjetër vërehet se agjencitë përkatëse qeveritare dhe OJQ-të duhet të përpiqen më shumë për të identifikuar familjet që jetojnë në varfëri, borxhe, abuzojnë me drogën dhe alkoolin ose dhunohen dhe për t’u ofruar këtyre familjeve mbështetje sociale dhe ekonomike.

Tiparet karakteristike të trafikantit/es

Tipraret E Trafikantittt 840x550
Tipraret E Trafikantittt 840×550

Anëtarët e familjes që trafikojnë fëmijët zakonisht shfrytëzojnë vetëm një ose dy prej tyre./GazetaSi

Whatsapp Image 2022 07 05 At 12.46.37 Pm 1 1105x550
Whatsapp Image 2022 07 05 At 12.46.37 Pm 1 1105×550

Trafikantja femër

blank

Foto histori: Padër Filip Mazreku me grupin artistik Shkodër

Foto histori: Padër Filip Mazreku me grupin artistik Shkodër

Nji foto me vlera te rralla.
E postueme nder komente nga zotni Anton Lleshi .
Grupi i pare muzikor organizuar nga pader Filip Mazreku,ku ne mesin e tyne gjinden koloset e muzikes shqiptare.
Çesk Zadeja, Prenk Jakova, Tish Daija,Tonin Harapi e te tjere…
“Pader Filip Mazreku nji muzikant nxanes i Pader Martin Gjokes, i cili studioj ne Firence teologi e muzike, ku mas Pader Martinit vune themelet e muzikes moderne klasike, gja qe vertetohet nga ky grup kompozitorash qe dolen nga durt è tij, por fatkeqsisht i harrum nga muzikologet, per mu(cit. @Anton Lleshi) qellimisht si hakmarrje per nji thesar qe Pader Filipi nuk ja dha, bahet fjale per arkivin e muzikes se Fretneve, ma vone mas nji denoncim ne degen e brenshme e sekustrun dhe vjedhen kompozime dhe e shkatrrun kete arkiv. (nga nipi i Pader Filipit, djali i motres)/ Gegnisht
blank
blank

Superskandali- Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës

Një skemë e pastër, e cila konsiston në ngritjen e shoqërive fantazëm, për të justifikuar milionat që buxheti i shtetit i ka kaluar inceneratorit të Tiranës është zbardhur pas një pune hetuese 6 mujore. Në bazë të saj qëndron një parim i thjeshtë. Nëse inceneratori i Tiranës financohet vetëm me para publike, pronarët e tij, të lidhur ngushtë me qeverinë që edhe pse janë në kërkim vazhdon e i paguan ende me afro 80 mijë USD në ditë, duhet të gjenin një mënyrë që, milionat që u derdheshin nga buxheti, ti raportonin si punë të kryera, duke përdorur për këtë qëllim kompani inekzistente, të cilat gjoja u shisnin betonin, hekurin, bitumin etj. Këto kompani fantazëm regjistroheshin në emra njerëzish të panjohur, shpesh mbi 80 vjeçarë, ose me porofesione si kamarier, berber, bujk, që nuk kishin bërë kurrë biznes në jetën e tyre.

blank

 

blank

Inceneratori i Tiranes pamje me dron e dates 6 korrik

Një celulë me financierë e ngritur nga LSI- rezultatet, dokumentat, faturat tatimore dhe konkluzionet e së cilës Lapsi.al i ka verifikauar një për një- ka punuar prej muajsh për ta zbardhur këtë skemë. Prej saj rezulton se janë të paktën 24 kompani fiktive që kanë shërbyer si mbulese për vjedhjen e parave publike që disbursoheshin nga thesari. Për të kuptuar funksionimin e saj duhet ditur që sipas kontratës me qeverinë inceneratorit të Tiranës do ti duheshin 128 milionë euro për tu ndërtuar.

Deri në momentin që flasim nga thesari drejt tre të këkruarve, Zoto, Mërtiri, Gugallja janë disbursuar afro 60 milionë euro. Por rezulton se pothuajse gjysma, 30 milionë euro, janë punë që i kanë kryer këto kompani fantazmë.  Po si përvetësoheshin këto 30 milionë euro? Për këtë është vënë në funksionim një skemë e menduar nga mjeshtra të mashtrimit financiar. Ata ngrinin fillimisht dhe regjistronin kompaninë fantazëm. Ajo bënte sikur kryente aktivitet blerjeje. Për ilustrim ne po marrim si shembull njërën prej tyre të quajtur “AM CO&CO”, e regjistruar në Mëzez, me gjoja pronarë Arben Përlala dhe Mrika Përlala (poshte).

blank

Po të shohësh bilancin e kësaj kompanie fantazëm del se ajo ka bërë blerje afërsisht në masën 18 milionë USD. Dhe po në të njëjtën kohë ajo ka bërë shitje tek inceneratori i Tiranës në masën 19.5 milionë USD tek inceneratori i Tiranës. Pra po të ndjekësh nga pas vetëm shifrat operacioni duket si normal, po po të thelloshesh pak skandali bëhet më i madh, sepse “AM CO&CO” nuk ka në aktivitetin e saj blerje që do i shërbenin një firme që ndërton inceneratorin. Ajo blerjet i ka bërë në kompani që iportonin, për shembull, fruta nga jashtë, apo që prodhon ujë në Shqipëri. Natyrisht kompania fanjtazëm nuk e blen realisht as shishet e ujit as ananasin, ajo vetëm lëshon fatura……………………….Dhe në kompjuterin e tatimeve ajo rezulton si një kompani me xhiro të madhe. Kështu që kur ajo i shtet beton apo inerte inceneratorit të Tiranës, në sipërfaqe gjithçka duket normale.

Por 19. 5 milionë eurot që ajo i ka bërë shitje fiktive inceneratorit të Tiranës shërbejnë vetëm për të justifikuar se puna për të cilën inceneratori është paguar nga buxheti i shtetit është kryer dhe u mundëson pronarëve të tij tashmë të arratisur që paranë publike ta transferojnë në llogaritë e tyre në parajsa fiskale.

Natyrisht kjo vjedhje ditën për diell, nuk mund të realizohet kurrë pa bashkëpunimin e ndërgjegjshëm të tatimeve të cilëve nuk mund ti shpëtojë dot anomalia e një kompanie që blen kivi dhe shet beton dhe pa mbylljen e qëllimshme të syve nga drejtoria e mbikqyrjes së koncesioneve në ministrinë e Financave. Pra është e qartë se kjo është një skemë e ideuar e mirëmenduar dhe e mbikqyrr nga lart.

Por duke hetuar aferën e vjedhjeve me djegësin e Tiranës dhe aktivitetin e 24 kompanive që bënin të njëjtën punë si  “AM CO&CO” celula e financiare e LSI-së, gjetjet e së cilës i ka bërë publike sot Monika Kryemadhi, ka zbuluar edhe një skandal më të madh. Këto kompani, që figurojnë në tabelën këtu poshtë, rezulton se nuk janë përdorur vetëm nga bosët në arrati të inceneratorëve.

blank

Nga të dhënat e tatimeve del se ato janë përdorur edhe nga oligarkë të tjerë që fitojnë garat publike të rrugëve duke ofruar 99.9% të vlerës dhe pastaj kanë nevojë të fryjnë kostot e punimeve duke bërë blerje fiktive si ato që i ofronte inceneratorit të Tiranës “AM CO&CO”. Gjithashtu rezulton se ‘shitjet’ fiktive që këto firma fantazëm i kanë bërë të mëdhenjve, i kanë shërbyer këtyre të fundit për të bërë evazion fiskal ër të fryrë kostot në mënyrë që të paguajnë më pak tatime dhe për të rimbursuar TVSH. Kur prezantoi të hënën në mëngjes gjetjet e investigimit, Monika Kryemadhi bëri të ditur se do ti denoncojë ato në SPAK. Sipas të gjitha gjasave Prokuroria e Posaçme e kapur nga pushteti s’ do të bëjë asgjë më shumë sesa tatimorët me sy të mbyllur. Por nëse rastësisht ndodh e kundërta, kjo është një nga ato afera që rrëzojnë shteti. Sepse ajo dëshmon se si me bashkëpunimin e plotë të qeverisë është ngritur në këmbë një skemë e pastër e grabitjes të parave publike.

blank

DON ALFONS TRACKI – Nga Fritz RADOVANI

Pjesa Nr. 44. Zamak i Flamurit Kastriotit…

 

blank

DON ALFONS TRACKI

(1896 – 1946)

 

“I  HUMBUNI”  DON  ALFONS  TRACKI !

 

“Misionarët në Shqipni vriten tri herë,

pushkatohen, harrohëen dhe, të tretën

herë, Ua dhunojnë edhe vorrin e Tyne”.

 

Vetem kaq: “I humbun”, shënohej ndër të gjithë rregjistrat e klerikëve që ishin mbrenda “perdës së hekurt”, e ndoshta, përgjithmonë mbetej ashtu.

Jo vetem, nuk asht e meritueshme që shumë figura të ndrituna të historisë sonë kombëtare të mbulohën nga pluhuni i harresës, por jo ma pak përgjegjësi historike dhe morale kemi edhe përpara veprës së misionareve të fesë, të cilët, në rininë e tyne, me punë vetmohuese provuen me fakte se toka Shqiptare për ta ishte Atdheu i dytë i Tyne.

Kjo asht arsyeja kryesore që më shtyni me u ndalue tek “i humbuni” Don Alfons Tracki, i ardhun misionar nga Breslau.

Don Alfonsi asht le nga prindët Jozef e Marta Tracki, në vitin 1896 në Breslau. I ati ishte oficer i gardës mbretnore. Don Alfonsi kishte edhe dy vëllazën të tjerë, Hansin dhe Gjergjin, që u vranë në Luftën e Dytë Botnore, ndërsa e motra e tij Kordola, mbas vitit 1944 nuk dihet ku ka përfundue.

Alfonsi i ri, pa mbushë 17 vjet, vjen ushtar në Shqipni me forcat Austro-Hungareze. Mbas luftës vëndos me qëndrue këtu, pikërisht, kur Breslau i kalon Polonisë. Në natyrën e tij dallohet kjartë gërshetimi i karakterit të vendosun gjerman me besimtarin katolik polak. Ka lanë në një anë armët e hekurta dhe rrokë armën ma të fuqishme të njerzimit, tue u ba përjetësisht ushtar i Krishtit në armatën Shqiptare. Ai e admiroi këtë armatë sëpse asht pikërisht ai kler që një vit maparë, bashkë me të gjithë atdhetarët shqiptarë kishte ngritë nalt edhe njëherë flamurin e Gjergj Kastriotit, tue i ba të ditun Botës se Shqiptarët janë këtu. Edhe pse kishim kalue pesë shekuj robni të dhunëshme fara e krishtënimit jo vetëm nuk ishte shue, por kishte marrë aq hov sa me shumë frikë e thom, “drue se nuk përsëritet kurrma!” 

E, ku i kanë vorret Herojt? – Kurrkund!

Imzot Mikel Koliqi më tregonte se veprimtaria e Don Trackit, ishte baza e “Veprimit Katolik” në Shqipni. Krahas veprimtarive sportive e zejtare vendin kryesor e zente aktiviteti atdhetar. Vazhdon edhe ai vetë Seminarin Papnuer të Jezuitve dhe i përfundon studimet teologjike në Bosnje. Në vitin 1926 shugurohët meshtar. Fillon menjëherë aktivitetin fetar në Shqipni.

Formon lidhje të ngushta e miqësore me meshtarët Shqiptarë Don Kolec Prennushi, At Pjetër Meshkalla, vëllaznit Gazulli, që simpatizojnë Lëvizjen e malësorëve të Veriut kundër Zogut. Don Gjoni u var nga Zogu, ndërsa Don Nikolli u dënue me katër vjet burg në Gjinokastër. Për këtë lidhje edhe Tracki u nxuer jashtë nga Shqipnia nëpërmjet të Musa Jukës, i cili nuk e shihte me sy të mirë grumbullimin e rinisë shkodrane rreth Trackit. Ndërhymja e Bajraktarit të Shkrelit, Vat Marashi tek Zogu, e rikëthen Trackin në Shqipni, me kusht mos me qëndrue në Shkodër. Ai shkoi në qendrën malarike të Velipojës ku banonin malësorë të ramë nga Alpet.

Zotnonte mirë gjuhën shqipe gja e cila bani me u hy në zemër fshatarëve. Njohja e zakonëve të malësisë e vëndoste në krye të vendit mbasi shumë shpesh, malësorët kishin nevojë për mendimin e priftit ndër kuvendët e tyne. Merrej me pajtim gjaqësh dhe ishte kudo ku lypej me u shmangë vëllavrasja. Kjo arësye e shtyni shpesh me ndërhy edhe pranë organëve qeveritare për me shpëtue ndonjë që binte ma vonë në duert e gjermanve.

Po cili kje shpërblimi që mori prej nesh?

Në vitin 1944 Hausdingu i shpjegoi Trackit, se edhe në Shqipni ka shumë ngatrresa të mbrendshme dhe se mundësia e ardhjes në pushtet asht e komunistëve, mbasi ata i ndihmojnë edhe anglezët prandej, eja me né, se do të kenë edhe ndryshim sistemesh dhe ti do të konsiderohësh edhe gjerman. Pavarësisht se ti i ke ndihmue shumë shqiptarët nuk ka me t’a dijtë kush për nderë pra, mos e rreziko jetën me qëndrue këtu!

Tracki ju përgjegj: “Jo, nuk vij me ju, mbasi nuk kam ardhë në Shqipni për qëllime politike, as ushtarake dhe as si pushtues.

Këtu unë kam Atdheun e dytë, Shqipninë, të cilit, i kam shërbye si Meshtar dhe këtu, due të vdes si Shqiptar!”.

Ata ikën, ndërsa Tracki qëndroi këtu.

Për me evitue përpjekjet me partizanë në ditët e para të 1945, ai shkoi në malësi tek priftnit Nikoll Gazulli, Luigj Pici, Ndre Zadeja dhe se fundit tek Don Injac Gjoka.

Aty e njoftuen se kërkohet nga disa partizanë, që në Velipojë e kanë shpallë armik. Ato ditë edhe Ndoc Jakova kishte ikë nga ushtria mbasi fillojnë përshpëritjet se Ndoci, asht i lidhun ngusht me klerin katolik. Edhe Ndoci shkon tek Don Injaci, ku takohet me Trackin dhe të dy bashkë shkojnë në Shpellë të Mëri Kokës në Stenë.

Po kalonte vitin me grupin e Gjergj Vatës, Martin Sheldisë, Gjelosh Lulit, Mark Malës, Nikoll Prenk Dedës, Pjetër Gjokës etj. Jeta e malit dihet. Tracki nga Breslau në shpella të Veriut.

E, pse? Për ata që njohin zonën e Shllakut asht e kjartë vuejtja dhe sakrifica e madhe që ka ba Tracki.

Terroristi Zoji Themeli, kryetar i seksionit Mbrendshëm të Shkodrës më 31 dhjetor 1945, e njofton Drejtorinë e Mbrojtjës së Popullit në Tiranë: “Ju njoftoj se përveç Dom Alfons Trackit që gjindet në këtë qark, nuk ka elementa fetarë me kombësi gjermane.” (Dosja 1885).

Në mes të natës së 12-13 shkurtit 1946, kur forcat e Ndjekjës nisën për në Dushman, mbasi ishte ba një vrasje atje gabojnë rrugë. Koha e keqe me shi kishte vështirsue kalimin. Prrojet kishin shpërthye. Brigada merr drejtimin kah shtegu i shpellës, jashtë së cilës atë natë bante roje Ndoc Jakova. Në shpellë ndigjohen disa krizma armësh që u shuen shpejt. I pari i ndigjoi Gjergj Vata, i cili i zgjoi shokët nga gjumi dhe po prisnin sinjalin prej Ndocit për me veprue. Nuk ndihej asgja. Mendojnë pse Ndoci nuk po i ban me dijtë, shka ndodhi!? Vrojtojnë me kujdes jashtë dhe vërejnë se aty afër ndigjohen ecje këpucësh ushtarake, që ushtojnë pak prej natës e pak prej gurve të kalldramit të rrugës.

Pergatitën me ça rrethimin nga një shteg që nuk njihëj nga Ndjekja. I pari prinë Gjergji, mbasi dinte shtigjet, të tjerët u nisën mbas tij.

Don Alfonsi nuk pranoi me marrë atë drejtim pa shkue deri tek vendi ku ishte Ndoci. Gjergji ka kundërshtue tue parashikue pritën. Don Alfonsi ishte i vendosun me shkue kah Ndoci, parandjente dishka të keqe dhe u nis. Kur mërrinë tek vendi gjenë Ndocin e plagosun randë që ishte i lamë me gjak. Ndoci e njeh. Don Alfonsi i jep të zgjidhun, e kungon dhe e vojon, i çon kokën nga balta e pellgu i gjakut, e mbështetë për parzëm, i ban Kryq dhe qëndron me té derisa Ndoci jep Shpirt. Si një babë i mirë që shtërngon fort djalin  e vet në fund të jetës.

Afrohën forcat e Ndjekjës. Don Alfonsi nuk lëvizë nga vendi, madje, u thotë: “Afronju, mos kini frikë se nuk kam armë, tashti ejani kur të doni se unë e kreva detyrën teme!” E lidhën me litar duersh dhe e sollën në Seksionin e Mbrendshëm të Shkodrës. Aty ra në duert e një krimineli fanatik, i pa ngopun me gjak klerikësh, tek katili Fadil Kapisyzi që për pesë muej nuk la gja pa ba në trupin e Trackit. Përpilohët, si gjithënjë një proçes falls (me sekretar Kol Kirin), ku nuk mungojnë as shpifsit, po as trilluesit kundër misionarit të pafaj që kishte shpëtue sa jetë të rinjësh nga duert e nazistëve si: Çesk Kabashi, Zef Kol Preka, që me paturpësi e akuzon Trackin se i kishte kërkue 200 napolona me i shpëtue djalin, apo  një vagabond si Gjovalin Mazrreku, që e quan me fjalorin e njohun të tij t’ agjentit sigurimit: “Fashisti i poshtër Don Alfons Tracki”.

Debili Rustem Sykja e akuzon për propagandë naziste etj. Shpërblimi i veprës së misionarit të palodhun ndaj atyne të rinjve që i kishte ndihmue pa dallim feje dhe që, ndodheshin në sallën e kinema “Rozafat”, ishin thirrjet e tyne mizore dhe të paturpëshme: “Plumbin ballit, kriminelët në litar!”

            ***

Tracki deklaron në gjyq (Dosja nr. 1885):

 “Për doktrinën fashiste kishe me thanë se kjo ka gjetë njeriun dhe njeriu kokën. Sa për nazizmin, unë jam gjerman por, nuk jam nacional-socialist. Nuk jam as nuk due me kenë mbasi si doktrinë asht e gabueme. Na kurrfarë ndihmet nuk i kemi dhanë. Tham se fashizmi dhe nazizmi janë njilloj, e duhet me kenë kundër. Unë me politikë nuk jam marrë, pyetni ata që kam ndejë me ta. Prifti po të merret me politikë sharron, prandej edhe kam ndejë larg. Ndersa tek Oberlajn dhe Dr. Hotnik nuk kam shkue, kishin zyre të tjera se merrëshin me hetime politike. Në rrethin “Veprimi Katolik” flitej për fenë. Propagandë kundër Bashkimit Sovjetik nuk kam ba, por si gjerman kam dashtë me fitue Gjermania në luftë kundër Rusisë.

Kam kenë tek Hausdingu, por kjo nuk don me thanë se jam nazist. Fillimi i luftës ka kenë i padrejtë. Për Gjrmaninë naziste jam gëzue që ka mbarue. Nazizmi nuk asht potencë që ka dalë nga populli por me dhunë. Nuk e lente kush fitorën e nazizmit, se ishte çue gjithë bota kundër.

Delegati Apostolik nuk ka shkue te Hausdingu, por më ka çue mue për disa dezertor italian, për pilotët, po, kam ndërhy dhe u asht falë jeta. Mos me ndigjue me ba përkthime në Gestapo nuk e queja gja të mirë, mbasi unë punoja në interes të popullit shqiptar. Unë dola në mal se partizanët nuk ishin ushtri e rregullt, vepron kushdo në kokën e tij, të vrasin dhe të përsekutojnë. Me Ndoc Jakovën kemi nda bukën dhe sende të tjera, që na nepshin katundarët, por edhe kemi ble. Partizanët kur na kanë rrethue në luftë, unë jam diftue ushtar! Nuk kam dijeni se Papa ka bekue armët. Unë këtu kam kenë në Atdheun tem.”

Po japim disa mendime politike të Trackit: “Krotnik më ka thanë se na po shkojmë, por ky popull asht në grindje në mes të shoqi-shoqit e mund të fitojnë komunistat, se i ndihmojnë anglezët. Për majorin Nil, ishte dy ftyrash, ndryshej me Sali Myftinë, e ndryshej me Nik Sokolin. Gjermanët donin me lanë oficera në Dukagjin por në tetor ky urdhën u prapsue. Zef Mirashi e Gjergj Vata më kanë tregue se Muharrem Bajraktari asht Komandant i Përgjithshëm.

Anglia e Gjermania e luftojnë shoqi-shojnë për jetë a për dekë e në Shqipni, të thuesh bashkë-veprojnë. Këto të pohueme janë fakte, por si shpjegohën? – Unë nuk dij me dhanë përgjegje. Por, një fakt asht se, që Anglia si e ka pasë ma përpara edhe tash don me pasë konceptin e sundimit. Sundimin e Evropës e don! Historia e vërteton se ekujlibrin ndërmjet shtetëve të Evropës don ekskluzivisht me e rregullue Anglia. Shembujt janë: (Holanda, Spanja, Franca – lufta e pafund e njiqindvjetve, Lufta e I-rë dhe e II-të Botnore), e tash? – Mue më duket se në hesapë të vet Anglia nuk ka shti një Rusi të evolucionarizueme e prandej, tash mbas Luftës së II-të Botnore, nuk i del besoj hesapi si ka mendue e dashtë.

Shtetet e ndryshme të Evropës edhe të vogla tue përdorë të drejtat e veta të fitueme me gjak nuk po këcejnë ma simbas vishkëllimit e taktit të Anglisë, e nuk po pvesin atë për trajtimin e qeverimit të vet, me një fjalë i kanë dalë dorët Anglisë.Rregullimi i Evropës nuk asht ma në dorën e saj si dikur.

Ardhjën e Gjermanisë në Shqipni nuk mund ta konsideroj as mirë as keq mbasi jam gjerman, por mbas principit tem – lum i forti – por edhe kjo prap asht ide e gabueme! Ndoshta për problemet kombëtare të Shqipnisë gjermanët kanë punue mirë, mbasi Kosova me tokat tjera që i përkasin truellit Shqiptar e ja kanë marrë, kam frikë se nuk i kthehën ma.

Populli më ka pyet: “A të shkruhemi fashista?” – Unë i kam thanë se edhe po të shkruheni nuk asht ndonjë dam se merrni harxh, por nuk i kam thanë se po mos të jesh fashist – nuk je katolik, për milici i kam thanë mos u shkrueni! (Ky asht një dorëshkrim i Trackit, fq. 9,10.).

Kam kenë në Meshkallë (Shllak) më 31 dhetor 1945 dhe jam nisë te Don Injac Gjoka në Mazrrek, ku kam pritë anmisti prej Don Luigj Picit e Luigj Mjedës. Më 12 janar kam shkue në shpellë tek Gjergj Vata e Nik Sokoli.

Më 13 shkurt 1946, më kapën partizanët.”

Me datën 17 korrik 1946, ora 17.00 Trupi Gjykues i përbamë nga: Kryetari Mustafa Iljazi, antarë, Zurdi Shehu e Anastas Koroveshi dhe prokuror Aranit Çela (akti nr. 249), vëndosi: 1. Llesh Marashi, me varje në litar. 2. Kol Ashiku, 3. Nikoll Preng Dedaj dhe 4. Don Alfons Tracki , dënohën me vdekje, me pushkatim. Don Alfonsi nuk kishte asnjë lidhje me grupin.

Me datën 17 korrik, pra, atë natë bahët kërkesa për falje jete nga avoketnit e secilit të dënuem me vdekje.

Më datën 18 korrik 1946, bahet shqyrtimi i akteve në Gjykatën e Lartë në Tiranë, nga: Kryetari, major Frederik Nosi, antarë kap.Veladin Zejneli e kap. Nexhat Hyseni, prokuror Nevzat Haznedari dhe vëndosi:..

Me datën 18 korrik 1946 njoftohët Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në Tiranë, me shkresën  nr. 902/7 se: “Në bazë të vëndimit të dhënë me datën 17 korrik 1946, u ekzekutuan kriminelët: Llesh Marashi, Kol Ashiku, Nikoll Preng Dedaj dhe Don Alfons Tracki. I pari në litar. Dënimi i tyre në përgjithësi është konsideruar me vend nga i gjithë opinjoni.

Vetëm për priftin Don Alfons Tracki, propaganda e klerit bëri që të kishte më tepër diskutime, kështu që u fol se si Don Alfonsi, nuk e meritonte dënimin me vdekje, mbasi s’ishte kriminel, por u dënua si klerikal.

Në anën katolike është ndjerë dhëmshuri për këtë.

Shef i Seksionit Shkodër (Zoji Themeli) d.v.

 

Ekzekutimi u krye në orën 5.00 të datës 18 korrik 1946, po kërkesat e të dënuemve kur janë shqyrtue nga Gjykata e Naltë dhe Kuvendi Popullor?

Pse në shkresën e Zoji Themelit nuk asht emni i të ndjerit Kel Abati, që u pushkatue me këtë grup pa pasë asnjë lidhje me ta?

Pse asnjëherë nuk doli në dritë vrasja misterioze e Kel Abatit, mos edhe ky ishte “kriminel”? A duhet besue se me të vërtetë Kel Abatit ju fal jeta mbas ekzekutimit?

Ndoshta ma vonë e drejta do të dalin, por kam frikë se jo!

Vrasësit gjithmonë punojnë me mbulue krimet e veta, mjeti ma i mirë i tyne asht harresa! Po, mos harroni se Tracki ngriti një Permendore me vepra!

Tracki ishte modeli ma i përkryem i Meshtarit Katolik”, shkruan At Konrrad Gjolaj O.F.M. Ai shenon në librin “Çinarët”(1966) edhe Emnat e Nderuem të Klerikëve që ka përgatitë Misionari Don Alfons Tracki:

  1. Don Mark Gjani     I mbytun në sigurim në 1945, vjeç 36, në Mirditë.
  2. Don Dedë Maçaj     I pushkatuem ushtar në 1947, vjeç 27.
  3. Don Mark Bicaj      I mbytun në sigurim në 1948, vjeç 37.
  4. Don Dedë Malaj      I pushkatuem në 1959, vjeç 42, në Shkoder.
  5. Don Ejëll Deda        Vdes mbas dy vjetësh në burg në 1948, 31 vjeç.
  6. Don Mark Hasi        Vdes mbas 20 vjetësh në burg në 1981, 60 vjeç.
  7. Don Nikoll Gjini      Vdes mbas 24 vjetësh në burg në 1987, 76 vjeç.
  8. Don Anton Muzaj    Vdes mbas hetuesisë, në 1948, 29 vjeç.
  9. Don Lazer Sheldija  Vritet në 1988 në ShBA, nga sigurimi komunist.
  10. Ndue Sokai              Vdes mbas 10 vjetësh burg, 54 vjeç.
  11. Don Injac Gjoka     Vdes mbas 10 vjetësh burg.
  12. At Zef Pllumbi         Vdes mbas 25 vjetësh burg.
  13. At Konrrad Gjolaj   Vdes mbas 17 vjetësh burg.
  14. Don Preng Ndrevashaj Ishte me sherbim fetar në ShBA.

E kushedi sa, do të vazhdonte rreshti i Zamakve të Flamurit të Kastriotit, sikur, Ky Misjonar, të mos pushkatohej në vitin 1946 në Atdheun e Dytë, në Shqipni. Edhe Ky ishte Zamak i vertetë i Flamurit të Skenderbeut!

            Melbourne, 4 Korrik 2022.

blank

Si dhe pse Fan Noli vendosi marrëdhëniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik – Nga Ksenofon Krisafi

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) ose më shkurt Bashkimit Sovjetik, kanë një trajektore zhvillimesh gati unikale. Pas vendosjes së tyre për herë të parë, janë ndërprerë dhe rivendosur edhe dy herë të tjera.

Ato u vendosën në vitin 1924, kur në krye të vendit ishte qeveria e Fan S.Nolit, e cila është etiketuar si qeveri e majtë dhe vetë Noli si bolshevik. Ai erdhi në pushtet pas përmbysjes me revolucionin e qershorit 1924 të qeverisë së Ahmet Zogut. Zogu dhe përkrahësit e tij, por edhe përfaqësues të shteteve të tjerë që i trembeshin përhapjes së komunizmit në Ballkan, e konsideruan këtë hap si një mëkat të madh, që “njollosi” Shqipërinë dhe politikën e saj me “bolshevizëm”, duke rrezikuar ta shndërronte atë në një vatër infektive komuniste në rajon.

Duke i gjykuar ngjarjet me objektivitet, nga një distancë kohore gati shekullore, mund të thuhet pa hezitim se nuk bëhet fjalë për kurrfarë mëkati dhe nuk ka asnjë arsye për ta qortuar ose për ta akuzuar Nolin. Ishte një veprim normal, që ndërmerret nga çdo shtet i porsa ardhur në jetë dhe nga çdo qeveri e një shteti të tillë ose nga ana e çdo qeverie që vjen në fuqi në rrugë jokushtetuese, siç ndodhi me qeverinë e Nolit.

Në këto raste sigurimi i sa më shumë njohjeve ndërkombëtare i shërben afirmimit ndërkombëtar dhe është conditio sine quoi non për vazhdimin e ekzistencës normale të tyre. Prandaj nuk vështrohet shumë se cili është regjimi dhe natyra politike e shteteve “ku trokitet” për njohje.

Nga ana tjetër, Rusia sovjetike e asaj kohe, e bojkotuar gjerësisht nga shtetet e tjerë, kur u krijua pas përmbysjes së regjimit carist, me shndërrimin në BRSS, në vitin 1922, filloi të pranohej si një realitet ndërkombëtar i pamohueshëm, sepse e kishte kapërcyer periudhën e izolimit politik. Është për këtë arsye që veprimi i qeverisë shqiptare të qershorit 1924, s’ka arsye të paragjykohet.

Ka edhe një tjetër arsye formale. Procedura e njohjes së ish Bashkimit Sovjetik kishte nisur një vit e gjysmë përpara ardhjes së Nolit në krye të qeverisë shqiptare, diku nga fundi i vitit 1922 dhe fillimi i vitit 1923. Moska shfrytëzoi interesimin e Tiranës zyrtare për riatdhesimin e disa shqiptarëve të mbetur në Rusi, përpara vitit 1917.

Në vazhdim të korrespondencës zyrtare, më 3 janar 1923, ajo i propozoi qeverisë shqiptare vendosjen e marrëdhënieve normale midis të dy vendeve.

Në një letër të firmosur nga zëvendëskomisari (zëvendësministri) për punët e jashtme, M. Litvinov, thuhej se “Qeveria e Republikës Ruse e shtyrë nga dëshira për të vendosur marrëdhënie normale e miqësore me të gjithë popujt që nuk kanë lakmi imperialiste, duke përgëzuar popullin shqiptar për luftën e guximshme për pavarësinë e tij të plotë, mendon se ka ardhur koha për të vendosur marrëdhënie diplomatike midis popujve rus e shqiptar, që do të lejonte të zgjidheshin të gjitha çështjet me karakter politik që ekzistojnë midis dy popujve” (AQSH, F.151, V.1923, D.198).

Ahmet Zogu, kryetar i qeverisë shqiptare, më 26 janar 1923 iu drejtua Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke i kërkuar mendim për propozimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatike (AQSH, F.149, V.1923, D.I-550, fleta 33).

Nuk rezulton që të ketë pasur ndonjë veprim tjetër nga autoritetet shqiptare.

Çështja do të lëvizte pozitivisht në drejtim të finalizimit, me ardhjen në pushtet të qeverisë së Fan Nolit, në qershor 1924. Pak ditë pas konstituimit, më 28 qershor 1924, ajo mori vendim për ta shtruar vet çështjen e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me qeverinë sovjetike. Në zbatim të tij, në fillim të korrikut Ministria e jashtme shqiptare, nëpërmjet një note që iu dorëzua përfaqësuesit sovjetik në Romë, K. Jureniev, i komunikoi komisarit për punët e jashtme, Georgij Vasileviç Çiçerin, dëshirën e qeverisë shqiptare për të vendosur marrëdhënie diplomatike e miqësore midis popullit shqiptar dhe atij rus. (AQSH, F.151, V.1924, D.296).

Siç u tha, ky veprim nuk ishte ndonjë hap i paprecedent. Shtete të tjerë, madje Fuqi të Mëdha, Britania e Madhe, Franca etj kishin vendosur prej kohe marrëdhënie diplomatike me ish-Bashkimin Sovjetik.

Përgjigja e Moskës ishte shumë e shpejtë dhe pozitive. Jurenjev, iu përgjigj legatës shqiptare në Romë se qeveria sovjetike e priti me kënaqësi propozimin për të vendosur marrëdhënie normale midis dy vendeve. Kontaktet vazhduan me anë të përfaqësuesve të tyre në Romë, çka bëri që legatat shqiptare në Londër, Paris, e gjetkë të përcillnin në drejtim të Ministrisë së Jashtme të njoftime shqetësuese. Në shtypin perëndimor si dhe në atë të vendeve fqinje kishte filluar një zhurmë e madhe, me akuza se Shqipëria po kthehej në një qendër bolshevike në Ballkan. Noli u step.

Më 19 gusht, Ministri i Jashtëm, Sulejman Delvina, udhëzonte legatën shqiptare në Romë, që në qoftëse përfaqësia sovjetike e atjeshme, kërkonte shpjegim mbi këtë çështje, të jepte përgjigje evazive, jo përfundimtare (AQSH, F.151, V.1924, D.296). Prandaj përçapjet e përfaqësisë sovjetike, mbetën pa reagim.

Të njëjtin fat pati edhe ndërhyrja personale e Çiçerinit, i cili, me anë të një letre që i dërgoi Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, në fillim të shtatorit, kërkonte shpejtimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Formalisht marrëdhëniet diplomatike midis BRSS dhe Shqipërisë u vendosën më 17 shtator 1924, duke mbetur në letër, pa ndonjë veprim për konkretizimin e tyre praktik.
Ishte Noli, i cili ndërmori një hap të mëtejshëm në vjeshtën e 1924, në kohën e udhëtimit të tij në Gjenevë, ku do të merrte pjesë në sesionin e zakonshëm të Asamblesë së Lidhjes së Kombeve.

Në nëntor të atij viti, rrugës për t’u kthyer në atdhe, u ndal në Romë, ku priti për vizitë përfaqësuesin sovjetik në Itali. Në takim u arrit marrëveshja për shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë. Njoftimi u bë shkak për rifillimin e zhurmës, tashmë me tone edhe më agresive, çka e trembi qeverinë e Nolit, e cila u tërhoq sërish dhe kësaj radhe përfundimisht.

Më 10 dhjetor kryeministri i telegrafoi Legatës shqiptare në Romë që të njoftonte përfaqësinë sovjetike se qeveria shqiptare e shihte të nevojshme të shtyhej për më vonë shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë, për të mos i dhënë një armë në dorë partive të opozitës, të cilat përpiqen me çdo mënyrë t’i krijojnë vështirësi qeverisë.

Përpara se njoftimi t’i transmetohej Komisarit për punët e jashtme, personeli i Legatës sovjetike, i përbërë nga 7 vetë, i kryesuar nga Arkadi Krakojevski, nëpërmjet Vjenës, ishte nisur për në Shqipëri dhe mbërriti në Tiranë më 16 dhjetor 1924. Qeveria shqiptare kishte caktuar Kostë Boshnjakun me detyrën e ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Bashkimin Sovjetik.
Mbërritja e personelit diplomatik sovjetik në Tiranë, e vuri në vështirësi serioze qeverinë, e cila duhet të përballonte presionet e ashpra të përfaqësuesve diplomatikë të perëndimit.

Ajo e shqyrtoi çështjen në një nga mbledhjet e saj të fundit dhe në 20 dhjetor 1924, vetëm pak ditë para se të rrëzohej, botoi një komunikatë, në të cilën njoftohej se përfaqësuesve sovjetikë iu ishte kërkuar të largoheshin nga Shqipëria. Ata e lanë Tiranën vetëm pas nja dy ditësh qëndrimi.

Më 18 dhjetor 1924, Noli i kërkoi Këshillit të Naltë (regjencës), organ që kryente funksionin e kryetarit kolektiv të shtetit shqiptar, shkarkimin e Nush Bushatit sepse pa qenë i autorizuar iu kishte dhënë vizë diplomatëve sovjetikë që do të vinin në Tiranë. (AQSH, F.149, V.1924, D.I-652, fleta 121).
Noli u përmbys nga pushteti me rikthimin e Ahmet Zogut.

Për koincidencë ai u ndihmua jo vetëm nga qeveria serbe por edhe nga kundërshtarët e qeverisë sovjetike të strehuar në Jugosllavi, të njohur ndryshe si forcat vrangeliste, nga emri i drejtuesit të tyre, gjeneralit bjellogardist Vrangel (Piotr Nikolaïevitch Wrangel). Marrëdhëniet e mirëfillta do të vendoseshin në shtator të vitit 1934, kur qeveria shqiptare iu përgjigj pozitivisht propozimit të përsëritur të BRSS për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Niveli i tyre ishte në rang legatash. Legata sovjetike ishte me rezidencë në Athinë.

Në janarin e vitit 1935 postin e ambasadorit sovjetik në Shqipëri do ta merrte Mikhail V. Kobetsky, përfaqësuesi fuqiplotë i BRSS në Greqi. Më 23 janar 1935 u emërua njëkohësisht edhe përfaqësues fuqiplotë i BRSS në Shqipëri (Gazeta “Izvestija”, 24 janar 1935). Në prillin e vitit 1937, u emërua Nikolai Sharonov, i cili e përfaqësoi vendin e vet në Shqipëri deri në pranverën e vitit 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste dhe marrëdhëniet diplomatike u ndërprenë.

Siç shihet, në kohën e Nolit vendosja e marrëdhënieve diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik, u konsiderua sakrilegj dhe u shoqërua me pasoja. Rivendosja dhe rifillimi i lidhjeve në kohën e Zogut, 10 vjet më pas, ndodhi si një veprim normal dhe i pakomentuar, ndonëse ishte i njëjti shtet, që kishte mbetur ende socialist.
Marrëdhëniet Shqipëri – Bashkimi Sovjetik u ndërprenë në prill 1939, si rrjedhojë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, që u bë shkak i ndërprerjes së personalitetit të saj juridiko-ndërkombëtar.

U rivendosën në 1945, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1956 ato u ngritën në nivel ambasadash. Në nëntor 1961 qeveria e BRSS, njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike, tërhoqi nga Tirana personelin e ambasadës së vet dhe kërkoi mbylljen e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Moskë dhe largimin e personelit. Me përfundimin e procedurave dhe veprimeve konkrete, që përkoi me dhjetorin e vitit 1961, marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike, u ndërprenë sërish.

Kësaj radhe shkaku kishte të bënte me mosmarrëveshjet ndërmjet drejtuesve të të dy shteteve. Ato u rivendosën sërish në korrik 1990.

blank

Dosja e zezë e Sigurimit: “Nesti ka pushkatuar njerëz pa gjyq, ka urdhëruar tortura e zhdukje shokësh, kurse Kopi Nikos i vdiq njëri…”

Dashnor Kaloçi

Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin viteve 1945-1949, ku ndodhen disa raporte, informacione, relacione, njoftime, vendime, etj., të Komitetit të Partisë së Qarkut të Tiranës, të firmosura nga sekretarja e parë, Fiqret Shehu, dërguar Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me propozimet e bëra në mbledhjet e organizatës bazë së partisë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, ku pasi u analizua “veprimtaria trockiste dhe armiqësore” e drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si: Koci Xoxe, Nesti Kerenxhi, Vaskë Koleci, Vango Mitrojorgji, Mihallaq Ziçishti dhe Myftar Tare, u dhanë motivacionet përkatëse për masat e marra dhe dënimet ndaj tyre.

Raport-informacioni i hartuar nga Fiqret Shehu, lidhur me mbledhjet e organizatës bazë të partisë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, ku diskutuan kuadrot më të lartë të të tij, si: Vaskë Koleci, Angji Faber, Nesti Kerenxhi, Vango Mitrojorgji, Siri Çarçani, Lefter Lakrori, Paskal Andoni, Isa Agoviku, Zymer Jerina, Nesti Kopali, Thoma Vangjeli, Strati Papa, Ali Kubati, Myftar Tare, Beqir Ndou, Uran Avdiu, Asllan Zyka, Mit’hat Bushati, Muharrem Lila, Skënder Konica, Pilo Shanto, Jani Naska, Petrit Arbana, Thoma Vangjeli, Zoi Shkurti, Vangjel Pecani, Dhosi Progri, Mihallaq Ziçishti, Sadik Bocaj, Sali Ormëni, etj.

blank

 

Proces-verbalet e mbledhjeve të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, ku pjesa më e madhe e kuadrove drejtues që morën fjalën aty, diskutuan dhe analizuan veprimtarinë e punës së tyre për periudhën 1945-1949, duke evidentuar terrorin, persekutimet, internimet, arrestimet, burgosjet, torturat, pushkatimet, krimet, vrasjet me dhe pa gjyq, zhdukjen e personave, etj., etj. që kishin ndërmarrë kuadrot më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke filluar nga Koci Xoxe, Nesti Kerenxhi, Vango Mitrojorgji, Vaskë Koleci, Myftar Tare, Mihallaq Ziçishti, etj., të cilët veç të tjerash, u akuzuan se, në bashkëpunim me këshilltarët jugosllavë të UDB-së që ishin inkuadruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si koloneli famëkeq, Safet Filipoviç, majori Mirko, etj., kishin vënë organet e Sigurimit të Shtetit mbi Partinë, duke arritur deri aty sa të kontrollonin edhe postën e ‘Komandantit’ (Enver Hoxhës), si dhe të survejonin udhëheqësit kryesorë të Partisë dhe qeverisë, si: Mehmet Shehun, Spiro Kolekën, Bedri Spahiun, Nako Spiron, Njazi Islami, Spiro Gusho, etj.

blank

 

Dokumenti me relacionin e hartuar nga sekretarja e Komitetit të Partisë së Tiranës, Fiqret Shehu, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me propozimet që ishin bërë nga ana e organizatës bazë të partisë të Drejtorisë, së Sigurimit të Shtetit, për masat e marra ndaj drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Brendshme, si: Vaskë Koleci, Vango Mitrojorgji, Myftar Tare dhe Nesti Kerenxhi, të akuzuar për “veprimtari trockiste dhe armiqësore”

blank

 

blank

Vijim

blank

 

KOMITETI I P.P.SH. QYTETIT

blank

 

PËR TIRANËN Tiranë, më 25.3.1959

blank

 

Nr. 7/392

blank

 

KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË

blank

 

Tiranë

Bashkangjitur ju dërgojmë propozimet e organizatës bazë të Drejtorisë së Sigurimit, Nr. 1, në lidhje me masat që duhen marrë për shokët: Vaskë Koleci, Vangjo Mitrojorgji, Myftar Tare dhe Nesti Kerenxhi.

Myftar Tare

Është një nga kuadrot e parë që ka ardhur në Sigurimin e Shtetit. Këtu ka pasur vazhdimisht përgjegjësira të mira dhe ka punuar ngushtë në fillim me Nesti Kerenxhin dhe Vaskë Kolecin, e më vonë me vetë Koci Xoxen. Ka qenë shumë i predispozuar për t’ju shërbyer verbalisht atyre.

Ka marrë pjesë në tortura së pari në Durrës dhe pastaj në Drejtori. Ka qenë një njeri intrigant dhe në sektorin e punës së tij, nuk kishte të bënte shumë me metodat trockiste. Ai ka bërë intriga, dhe akuzonte shokët vend e pa vend. Ka qenë kryelartë dhe nuk i ndihmonte shokët, përkundrazi i ka pas thyer moralisht.

Ka pasur raste që për arsye mosbesimi, ju ka kontrolluar valixhet atyre. Ka mbledhur deklarata, për të goditur njerëzit e Partisë, siç është rasti i Spiro Rushos.

Ka pasur takime me të dërguarin e OZNA-s Safet Filipovicin, dhe i ka dhënë këtij dokumente sekrete të shtetit. Nën maskën e pozitës që ka pasur, është munduar t’ju bëjë presion me vajza, familjeve jashtë për çështje imorale.

Ka kontrolluar shokët e Ministrisë së Jashtme dhe ata që dilnin jashtë. Është sjell keq me refugjatët grekë. Shoku Myftar Tare, nuk i ka realizuar mirë detyrat.

Përkundrazi, në mbledhjen e fundit, ka treguar tërheqje nga pozita e parë. Për këtë dhe për sa u tha më sipër, Organizata Bazë e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, propozon t’i hiqet vërejtje e rëndë.

Motivacioni për Nesti Kerenxhin

Nesti Kerenxhi

Ka punuar në Ministrinë e unëve të Brendshme dhe ka kontribuar në ngritjen e Sigurimit mbi baza trockiste. Ka bashkëpunuar me Majorin e OZNA-s Mijat, që erdhi nga Jugosllavia për të ngritur Sigurimin këtu.

Ka marrë skica nga ky dhe, ka pasur besim të patundur tek jugosllavët. Ka zgjedhur për sigurim, kuadro nga Korça që ti bindeshin atij.

Ka refuzuar të marri ndihma nga Bashkimi Sovjetik për ngritjen e këtij sektori dhe nuk ka dërguar kuadro për tu specializuar në Bashkimin Sovjetik.

Ka bashkëpunuar me të dërguarit e OZNA-s (më vonë UDB-së) Josip Gjergjia, Safet Filipovic, Vojo Biljanovic, e Marko Mijat. Ka shkuar në Jugosllavi të takohet me Rankoviçin dhe të marrë udhëzime nga ai.

Ju ka dhënë sekretet e shtetit, njerëzve rë OZNA-s. Në Plenumin e VIII-të dhe pas tij, ka biseduar me Kocin dhe ka zbatuar direktivat e tij.

Ka survejuar shokun Nako Spiru dhe ka marrë pjesë në një prapaskene që ka ndodhur në shtëpinë e Kocit. Ka survejuar shokë të tjerë të Partisë si, Bedri Spahiun dhe Mehmet Shehun.

Nuk ka pasur besim tek shoku Komandant dhe ka kontrolluar rregullisht letrat e tij. Ka dhënë urdhër për eliminime shokësh, siç është rasti i Pandi Rushos.

Ka dhënë urdhër për zbatim torturash. Ka ndjekur politikë diskriminimi në lidhje me kuadrot dhe, ka inspiruar megalomaninë në Sigurim.

Ka shkelur ligjet e pushtetit pasi ka pushkatuar njerëz pa gjyq në Dibër, Tiranë, dhe Shkodër. Ka punuar me ndërgjegje për të zbatuar vijën trockiste të Koci Xoxes. Nuk ka ndihmuar në kohë Partinë për zbulimin e korrigjimin e gabimeve.

Por meqë ka qenë i varur nga Koci Xoxe, dhe ka kuptuar një pjesë të gabimeve të tij, pasi ka ndihmuar Partinë kur ka qenë jashtë shtetit, çështja e tij, është çmuar nga Partia.

Meqë ka bërë autokritikë Organizata Bazë e Partisë në Sigurim, me katër vota kundër, të cilët kanë qenë për përjashtimin e tij nga Partia, propozon që t’i hiqet vërejtje e rëndë.

Presidiumi për Përpilimin e Motivacionit

(Pilo Shanto), (Zymer Jerina), (Nesti Kopali)

Vërtetohet njësia me origjinalin

Për Nesti Kerenxhin:

Angji Faberi: Informatat që ngarkoheshin për të pranuar njerëz në punë, ja jepnim Nestit dhe kur nuk ishte ky, ja jepnim Vaskës. Këta na thonin që t’i jepnim me gojë dhe jo me shkrim.

Kur kemi qenë në Greqi, Nesti nuk ka marrë kontakt me sovjetikët, dhe ai na tha që nuk e admironte lëvizjen greke, pa marrë mendimin e Markos (jugosllav). Për këtë të pyetet Teodor Heba.

Në lidhje me Komisionin e Planit, është përmendur tek Lefter Lakrori. Rreth kësaj e morri vesh Muhamer Spahiu, i cili i telefonoi Nestit.

Nesti më ka akuzuar si arrogant dhe unë, nuk u thirra në mbledhjen e Partisë pasi, kisha frikësuar gruan e tij Naxhije Dumën. Nëse mund të thuhet se: Vilson Pecani nuk ka vrarë njerëz, e unë frikësuakam ministrat?!

Një ditë Nesti Kerenxhi, më thërret dhe më pyet nëse kisha njeri në shtëpi, dhe unë i them se nuk ka njeri veç meje. Atëherë ai, vjen me Thoma Vangjelin dhe sjell aty Arif Gjylin të cilin e merr në pyetje për 40 ditë. Unë, bëja rolin e gardianit.

Pas ca kohësh, ai sjell një person tjetër së bashku me Safet Filipoviçin. Nesti më ka dërguar njëherë në Ministrinë e Jashtme, për të pyetur rreth marrjes në punë të një vajze. Unë shkova dhe pyeta, Nesti Zotin e ai më tha që këtë e ka futur në punë Hysni Kapo.

Vaskë Koleci: Nesti duhet ta dijë se Koci, e shtroi çështjen e Galip Hatibit në Byro. Kur erdhi Ministër, më pyeti nëse e kishin spastruar.

Përsa i përket survejimit të udhëheqësve, Nesti më tha që nuk e dinte se kush survejohej. Por kjo nuk ishte e vërtetë pasi, ne e kemi shtruar me Nestin si plan se kush do kontrollohej, p.sh., ata që nuk ishin anëtarë partie.

Përsa i takonte survejimit të Nako Spiros, ka dijeni shoku Thoma Lako që, ka qenë në Seksionin e Durrësit. Kur shkuam në Paris Nesti, më tha që të mos bënim gjë, pasi aty ishin grekët të cilët, mund të bënin ndonjë provokacion. Kopjet me shkrim, ja dërgova Kocit dhe Nestit.

Siri Çarçani: Një ditë Edip Çuçi, më thotë se kishte një informatë se, Komandanti me Kocin, nuk shkonin mirë. Këtë ja kishte thënë dhe Nesti Kerenxhi.

Më vonë Edipi, i thotë që informatori i kishte thënë sërish të njëjtën gjë, dhe po këtë gjë, ja kishte konfirmuar dhe Nesti.

Ky i kishte thënë të mos takohej më, por këtu dyshova se mos Nesti e dinte këtë që në vitin 1947. Kur u bë lëvizja e 9 Shtatorit, Zoi Themeli më tha që, Nesti i kishte thënë të torturonin të gjithë të arrestuarit.

Lefter Lakrori: Kur kam qenë në Seksionin e Sigurimit në Korçë, i vjen një letër Naum Bezhanit nga Nesti, ku i thoshte që të pushkatohet Pali Terova.

Kjo lidhet me zjarristat në 1945. Nga torturat i vdiq njëri në duar Kopi Nikos, e të nesërmen Naum Bezhani i telefonoi Drejtorisë, duke i thënë se një i arrestuar i iku dhe ky me Lefterin e vrau.

Në gusht të vitit 1947, më thërret Vaska telegrafisht dhe më thotë që do ta zëvendësoja. Më dërgoi një dosje rezervati ku ishte Omer Nishani, Sejfulla Malëshova, Ymer Dishnica, Myslym Peza, Gaqo Tashko. Për këta na vinin vazhdimisht informata dhe një ditë ja jap Nestit. Për këto më kërkohej relacion që t’ja jap Koçit. Aty, ka pasur dosje për Komandantin, Koçin, Pandin, e Tukun. Se për çfarë ishin unë nuk e di. Kur Vaska më tha digji, unë nuk i dogja.

Gjatë gjyqit të deputetëve, na mbledh Nesti, mua, Zihni Muçon, Siri Çarçanin, e Naum Bezhanin e na tha që këta, u dënuan me vdekje, e nga procesi i tyre, duhet të dali diçka, e këtë do e mbash ti. Nesti më tha që të marr në lidhje kapterin e Dali Ndreut, e kudo që ka shkuar ai, e ka raportuar Daliun. Për çështjen e Nakos, fola në mbledhjen e parë dhe Nesti më tha që me mua do e bënte punën, por se çfarë, nuk e di.

Ai më tha që kur të dilte një njeri me biçikletë nga Nako, ti kërkoi letër-njoftimin. Nuk doli gjë. Kaloi një makinë aty e i them Nestit që, ta ndjekim atë. E ndoqëm deri tek ura e Beshirit dhe nga makina, doli Nako. E tani e kuptova se ku ishte çështja. Edhe për Komisionin e Planit të Shtetit, siç më tha Angji Faberi, njoftova Nestin. Këto janë dy fakte që unë mendoj se Nesti kishte dijeni për Nakon. Para se të ikte Nesti nga Sigurimi, më tha që do të vinte Safet Filipoviçi e t’i jepja udhëzime.

Pasi më prezantoi Safetin, këtij çdo muaj i përktheheshin statistikat mbi agjenturën tonë këtu dhe jashtë. Kur do shkonte Komandanti në Jug, Nesti më tha se na duhen shokë besnikë. I rekomandova Jani Naskën. I kam thënë Nestit, për Haxhi Seserin e Nexhmi Ballkën që janë arrestuar, por nuk i kam goditur unë. Nesti më tha që bëj punën. Bëmë me Siri Çarçanin një proces sa për formalitet, dhe ata janë në burg.

Vaskë Afezolli më tha, se nuk po merrej vesh se ça po bëhej. Kam shkuar tek sovjetikët me Nestin për organikën, po nuk u vu në zbatim. Në procesin e Boshnjakut ka marrë pjesë Koçi dhe Nesti. Në raportin që më dha Arqile Zisi, për Mehmetin, ja dhashë Nestit e, ky ja dha Koçit i cili, e përdori si shantazh mbi Mehmetin./Memorie.al

Vijon

blank

L’Express de Mulhouse (1919) / Turhan Pasha në Konferencën e Paqes në Paris : “Kërkojmë kthimin e territoreve shqiptare dhënë Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë pas vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Londrës…”

Turhan Pashë Permeti (1846 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Korrik 2022

 

“L’Express de Mulhouse” ka botuar, të hënën e 10 marsit 1919, në ballinë, kërkesën e Turhan Pashës në Konferencën e Paqes në Paris në lidhje me kthimin e territoreve shqiptare dhënë Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë pas vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Londrës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëria dhe kërkesat e saj

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shqipëria, gjatë shekujve, ka qenë gjithmonë pre e fqinjëve të saj, më të fuqishëm se ajo, të cilët e lakmuan atë për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike shumë tërheqëse. Dikush do të mendonte se diplomatët modernë, duke kuptuar domosdoshmërinë e vendosjes së rendit në Gadishullin Ballkanik, do t’i kishin kthyer Shqipërisë atë që i takon dhe do ta kishin mbrojtur nga orekset e popujve të tjerë.

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kongresi i Berlinit i vitit 1878, i quajtur “varrimi i Shqipërisë”, ishte i pari që shpërfilli të drejtat e kombit shqiptar, pasi i privoi këtij vendi territoret e Tivarit, Hotit, Grudës, Triepshit (Trieshit), Kuçit, Podgoricës, Plavës dhe Gucisë në dobi të Malit të Zi, dhe një pjesë të Shqipërisë së Jugut, midis Gjirit të Prevezës dhe lumit Kalamas (Kalamait) në dobi të Greqisë. Shqiptarët, natyrisht u revoltuan nga ideja e copëtimit të atdheut të tyre dhe formuan Lidhjen e Prizrenit, e cila bëri një rezistencë energjike ndaj pretendimeve sllave dhe greke.

 

Në vend që të korrigjonte këto padrejtësi, Konferenca e Londrës e vitit 1913 i përkeqësoi ato. Nuk u mjaftua të vendoste si kufi vijën e Kalamas-it (Kalamait), të refuzuar nga shqiptarët, por i dha Greqisë të gjithë rajonin nga Arta deri në Kepin Satos; ky vend quhet Çamëri; në veri i dha Malit të Zi dhe Serbisë territoret e Krajës, Anës së Malit, fiset e Hotit dhe Grudës, rrethet e Plavës dhe Gucisë, Pejën, pjesën lindore të rrethit të Mitrovicës, rrethet e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Kaçanikut, një pjesë të rrethit të Shkupit, rrethet e Prizrenit, Kalkandelenit (Tetovës), Gostivarit, Kurçovës, Dibrës, Strugës dhe Ohrit.

 

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sot, delegacioni shqiptar ka dalë para Konferencës së Dhjetëve për të zhvilluar kërkesa të bazuara vetëm mbi barazinë, pasi ato konsistojnë në kthimin e territoreve në mëmëdhe, të cilat vitet e fundit i janë shkëputur padrejtësisht.

 

Kërkesat e tij përfshijnë kthimin e territoreve shqiptare të përfshira në Mal të Zi, Serbi dhe Greqi pas vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Londrës. — Kundërshtim ndaj pretendimeve të reja sllave dhe greke.

 

Të gjitha arsyet historike, gjuhësore dhe etnike militojnë në favor të Shqipërisë. Larg nga dëshira për t’u zgjeruar në kurriz të të tjerëve, Shqipëria kërkon vetëm të riintegrohet në kufijtë e saj të vërtetë, për të parë t’i kthehen grupimet (territoret) që i janë shkëputur nga dhuna në të kaluarën.

 

Më në fund Shqipëria, e rraskapitur nga grabitjet e njëpasnjëshme të të cilave ka qenë viktimë, shpreson të marrë dëmshpërblime ekonomike nga Konferenca e Paqes për shkatërrimet e bëra si nga grekët në Epirin e Veriut, ashtu edhe nga ushtritë e Perandorive qendrore në të gjithë vendin.

 

Turhan Pasha

Delegat i parë i Shqipërisë

blank

Haki N. Blloshmi Nga Ernest Koliqi

(Prof. Ernest Koliqi përkujton heroin e lirisë Haki Blloshmi)
Haki Blloshmi lindi në 1908 në Berzesht t’Elbasanit. Msimet e para i kreu n’Atdhe. Me ndihmën e t’atit e të vllaut, Selahedin Blloshmit që atëherë ishte qark-komandant në Korçë dhe me interesimin e disa miqve të shpisë, më 1920 Hakiu u nis për në U.S.A ku u vendos në Boston. Aty mësoi gjuhën dhe kreu msimet e shkollës s’mesme.
Më 1927 u emnue Sekretar i Konsullatës Shqiptare në Boston që atëherë e drejtonte Gjergj Prifti. Në Konsullatë punoi për 4 vjet rresht. Më vonë, për fat të keq për nji mosmarrveshje me Ambasadorin Fuqiplotë, Faik Konicën, u largue prej detyre. Pat vazhdue studimet në Harvard University, të cillat i ndërpreu se u shtrëngue me u kthye n’Shqipni.
Tue qenë se i ati Hajdar Blloshmi ishte me moshë të vjetër e në pamundësi me vazhdue detyrën si deputet i Elbasanit, me pëlqimin e familjes, të miqve e të Shefqet Verlacit, më 1932 ngarkoi Hakiun me vu kandidaturën i cili filloi fushatën elektorale në rrethin krahinuer.
Gjatë kësaj kohe Hakiu pat shumë pjekje e bisedime me përfaqësinë e popullit t’atyne katuneve që njihshin familjen e tij. Hakiu nuk duel deputet mbasi baheshin me listë t’vetme qeveritare. Në vend të tij duel Abdurahman Dibra. Hakiu nuk kthej mâ n’Boston por shkoi në Paris ku kreu studime të tjera për gazetari.
Kur u kthye nga Franca punoi si korrespondent i gazetës zyrtare n’Tiranë, mâ vonë u emnue kryetar i komunës në Belsh, Elbasan e s’fundi u transferue po me atë detyrë në Librazh t’Elbasanit.
Kur plasi lufta civile, Hakiu muer anën Nacionaliste. Gjatë kësaj kohe u diftue aktiv dhe i vendosun tue komandue çetat e veta e në nji sulm pastrues n’prill 1943, tue u nis prej qendrës s’tij, Qukes, kaloi nëpër Moker, Gore, Skrapar deri n’Boboshticë të Korçës tue i thye gjithkund forcat komuniste. N’Pogradec e n’Korçë vuni fuqitë nacionaliste nën komandën e Xhevat Starovës.
Meqenëse gjendja politike po keqsohej dita ditës, lufta vllavrasëse kishte plasë gjithkah. Qeveria e Tiranës nuk e kishte ma at’ fuqinë e duhun me kontrollue vendin e me majtë qetsinë, kështu kryetarët e grupeve nacionaliste ranë në mosmarrëveshje, madje n’sabotim me njani tjetrin. Për kët arsye komunistat filluen të zgjanohen e të përhapen gjithkah, prej Jugu deri n’Veri.
Tue pà rrezikun komunist dhe çrregullimin e forcave nacionaliste, me ato forca që i kishin mbetë besnike, Hakiu bjen n’marrveshje me Xhevat Starovën dhe të dy bashkë vendosin planin për nji sulm të dytë kundra komunistave.
Me 4 mars1944 Hakiu hyni n’Moker në ditën e orën e caktueme, simbas marrveshjes me Xhevat Starovën, pa ndeshun asnji rezistencë. Komunistat të cilët kishin qenë t’lajmruem për kët sulm, kishin lanë vendin e ishin futë ndër pyje.
Në mbramje fuqia e Hakiut u shpërnda për të bujtë ndër shpija të katundit Dunic. Komunistat të lajmëruem për mosluajtjen prej Pogradeci të fuqisë së
Xhevat Starovës, me nji forcë prej 600 vetash, të komandueme prej Tuk Jakovës, Misto Trecka, Tele Baci, zunë shtigjet e daljes prej katundi e në mëngjes të 5 marsit 1944 filloi luftimi. Në kët përleshje Hakiu ra dëshmorë, në katundin Moker-Dunic.
Të ramë dëshmorë e pushkatuem mâ vonë, prej shpisë Blloshmit janë: Major Aziz Blloshmi, Kapt. Shahin Blloshmi, Kapt. Shefqet Blloshmi (vllau i Hakiut), Bajram Blloshmi, Sabri Blloshmi, Nel Blloshmi, po ashtu edhe kryetarë çetash e bashkëpunëtorë të Hakiut kundër komunizmit: Shefki Kreka, Sadik Trebinja, Adem Kapri, Adem Cela, Halim Spahiu, Refat Belba, Ramadan Gjona, Xheladin Selca, Selim Kopaçi.
Të përulemi me veneracion para kujtimit të këtyne dëshmorëve të cilët me gjakun e tyne ujtën tokën arbnore tue luftue për Lirinë e Atdheut dhe shpëtimin e popullit shqiptar prej komunizmit.
Prof. Ernest Koliqi
(Dokumente nga arkiva e familjes, Ervina Toptani)
blank

Dokumenti sekret, si u futën shqiptarët në Ambasada më ‘90! Policia plagosi 6 persona, gjermanët i morën në mbrojtje të lënduarit

Dashnor Kaloçi

Dokumenti, përmbajtja e të cilit është më poshtë, për herë të parë jep një panoramë të plotë të ngjarjeve që përfshinë Tiranën më 2 korrik 1990, apo siç njihet ndryshe, futja në ambasadat e huaja.

Dokumenti i hartuar nga Qemal Lame, ish-kreu i Hetuesisë së Përgjithshme, i është dërguar Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Hekuran Isai, i cili ishte njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Brendshme. Në këtë dokument bëhet një përshkrim i ngjarjeve orë pas ore, përmenden të gjitha incidentet te ambasadat, thyerjet e mureve të tyre me kamionë, përplasjet me policinë, të plagosurit, incidentet me punonjësit e Ambasadës Gjermane etj.

blank

 

DOKUMENTI
Tepër Sekret
Ekzemplar Nr. 2 Tiranë, më 3.7.1990

blank

 

LËNDA: Për ngjarjen e ndodhur në territorin e ambasadave.

blank

 

blank

Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, shokut Hekuran Isai – Tiranë

blank

 

Më datën 2.7.1990 pati një intensifikim të hyrjes me dhunë në territorin e disa ambasadave të akredituara në vendin tonë. Në orën 10:30 hyjnë 6 persona në Ambasadën Italiane me një makinë tip “Tatra”, duke shqyer murin rrethues, kangjellat.

blank

 

Në orën 19:00, 34 persona hyjnë në Ambasadën e FR Gjermane me një makinë “Skoda”, duke shpërthyer murin nga ana e prapme e ambasadës. Në orën 21:00 një makinë “Skoda” e mbushur me njerëz ka hyrë në Ambasadën Greke duke shpërthyer murin anësor.

blank

 

Pas këtij veprimi kanë hyrë edhe persona të tjerë në Ambasadën Greke, polake, çeke, gjermane etj., numri i të cilëve nuk është arritur të evidentohet. Në orët e pasdites është shtuar qarkullimi i njerëzve në rrugën e Durrësit dhe të Kavajës, si dhe në rrugën mbrapa ambasadave. Edhe diplomatët e huaj kanë shpeshtuar lëvizjet e tyre në këmbë dhe janë takuar me persona të ndryshëm. Një punonjës i Ambasadës Gjermane në mënyrë të hapur është takuar me persona të ndryshëm në disa vende.

blank

 

Pas orës 19:00 janë shtuar në mënyrë të dukshme lëvizjet e njerëzve në territorin e ambasadave. Grumbullime të mëdha ka pasur sidomos në rrugën nga Ambasada Turke deri tek “21 Dhjetori”. Me hyrjen e makinës së dytë në Ambasadën Greke, u grumbulluan shumë persona pranë territorit të Ambasadës Greke dhe gjermane. Në këtë kohë organet e policisë kanë qëlluar me pistoletë për të mbrojtur rendin. Vërtetohet se dy punonjës të Ambasadës Gjermane i janë afrua policit Hysen Rama dhe njëri prej tyre ka qëlluar policin në dorë, duke i shkaktuar frakturë dhe duke i marrë pistoletën. Polici është qëlluar në befasi dhe nuk ka mundur të kundërveprojë.

blank

 

Pasi është qëlluar nga policia, grupi i personave është larguar dhe janë mbledhur në rrugën e Kavajës. Mund të kenë qenë mbi 5000 veta në këtë zonë. Ata filluan të bërtisnin, të bëjnë thirrje armiqësore kundër pushtetit popullor, kanë goditur me gurë punonjësit e policisë dhe kuadro të ndryshme të Partisë dhe pushtetit, që kishin vajtur për të normalizuar gjendjen. Kjo situatë ka vazhduar deri në orën 23:00. Me ndërhyrjen e forcave të policisë gjendja u normalizua.

Organet e policisë ndaluan 76 persona. Me ta po vazhdohen hetimet për të sqaruar dhe vërtetuar përgjegjësinë e tyre për veprën penale të agjitacionit e propagandës për përmbysjen e pushtetit popullor të vendosur me Kushtetutë. Nga këta persona ka prej tyre që kanë marrë pjesë në veprimtarinë armiqësore si dhe nga ata që janë marrë mbasi janë kontrolluar autobusët e linjës Tiranë-Kombinat, për të cilët nuk është përcaktuar akoma pjesëmarrja e tyre në demonstratë. Në bashkëpunim me organet e punëve të brendshme po saktësojmë pjesëmarrjen e personave në veprimet demonstrative dhe goditjen e punonjësve të policisë.

Nga hetimi dhe verifikimi në spitalin civil, del se janë plagosur 6 persona për të cilët po punohet për t’i identifikuar. Një person tjetër, Altin Përparim Barka, vjeç 17, banues në rajonin e Kombinatit të Tekstileve, është plagosur me armë zjarri në pjesën e barkut. Dy punonjës të Ambasadës së RF të Gjermane thonë se ai është plagosur nga një polic në territorin e ambasadës dhe se e kanë sjellë në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore, duke organizuar dhe ruajtjen e tij në pavijon. Ai është operuar dhe ndodhet në reanimacion.

Ata e trajtojnë si emigrant politik dhe kërkojnë të mos takohet njeri më të. Personat e hyrë në ambasada janë kryesisht të moshave të reja dhe përgjithësisht me personalitet të keq, të dënuar për vjedhje, grabitje e vrasje etj. Edhe personat e grumbulluar pranë territorit të ambasadave janë të njohur në përgjithësi për sjellje rrugaçërie e të dënuar më parë. Po hetohet për të zbuluar organizatorët e kësaj veprimtarie armiqësore, personat që kanë marrë pjesë dhe dëmet që i janë shkaktuar pasurisë socialiste.

Për këtë qëllim është organizuar bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë./Panorama

Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme
Qemal Lame (firma, vula)


Send this to a friend