VOAL

VOAL

Më 24 shtator 1541 u nda nga jeta Paracelsus, mjek, alkimist, astrolog dhe shkencëtar i famshëm zviceran

September 24, 2022
blank

Komentet

blank

Zyra Federale e Statistikave: Jemi mbi nëntë milionë njerëz në Zvicër

 

Në fund të qershorit 2023, njerëzit që jetonin në Zvicër i kaluan nëntë milionët

 

VOAL- Në fund të qershorit, numri i njerëzve që jetonin në Zvicër i kaloi nëntë milionë për herë të parë (9,006,664). Përveç popullsisë së përhershme, kjo shifër përfshin edhe popullsinë e huaj jo të përhershme, si azilkërkuesit. Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Zyra Federale e Statistikave, në fund të gjysmës së parë të vitit 2023 kishte 8,902,308 banorë të përhershëm. Gjithsej 2.369.382 persona kishin pasaportë të huaj.

Popullsia rezidente e përhershme përfshin shtetasit zviceranë dhe të gjithë personat me leje qëndrimi të vlefshme që kanë jetuar në Zvicër për të paktën dymbëdhjetë muaj. Personat që kanë nevojë për mbrojtje nga Ukraina me statusin S dhe që plotësojnë këto kritere përfshihen gjithashtu në këtë popullsi: në fund të qershorit Zyra Federale numëronte 45,405 prej tyre (nga gjithsej mbi 65,000 leje S).

Sipas të dhënave të mëparshme nga FSO, deri më 30 qershor, në Zvicër kishin emigruar 47,200 shtetas të huaj, shumica e të cilëve ishin nga vendet e BE-së dhe EFTA-s. Konfederata ia atribuon këtë fluks kërkesës së fortë të tregut të punës dhe papunësisë strukturore të ulët.

blank

U FESTUA 75 VJETORI I AEROPORTIT TË ZYRIHUT, KRENARI BOTËRORE E ZVICRËS- Nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

 

Një ftesë, në formë kartoline, më të bukurën e përfytyrueshme, do ta quanim Aeroportin e Zyrihut për të gjithë ata në botë që, me vetëdijë apo fshehtas vetes, e kanë ëndërruar Zvicrën. E tillë është kjo ftesë edhe kur e ofron prehrin e mikpritjes, edhe kur e zgjat dorën e lamtumirës. Këtë e ka provuar edhe çdo shqiptar që ka fluturuar për në Zvicër dhe nga Zvicra apo që, nëpërmet këtij aeroporti ka arritur destinacone të tjera anembanë botës.

Me një festival treditor, më 1 deri 3 shtator, Zvicra e përmbylli sezonin e festimeve për 75 vjetorin e Aeroportit të Zyrihut, më të madhin e tri aeroporteve të saj ndërkombëtare dhe një ndër më të mëdhenjtë e Evropës. Ky sezon filloi më 5 maj, në 77 vjetorin e miratimit të ndërtimit të gjigantit aktual, kur votuesit zyrihas i thanë po, me një shumicë të gjerë, projektit për ndërtimin e aeroportit kombëtar të vendit. Dy vjet më vonë, më 1948, aeroporti i Zyrihut u përurua zyrtarisht dhe sivjet Zvicra festoi 75 vjetorin e tij.

Zvicra nuk ka dalje të drejtpërdrejtë në det. Ndryshe nga vendet e tjera që detet i kanë anash, falë infstrakturës së saj ajrore shembullore ndërkombëtare, kryesisht falë aeroportit ndërkombëtar gjigant të Zyrihut, Zvicra e ka detin e saj lart, për më tepër, një det që shtrihet rreth e rrotull globit.

Ky aeroport është kurorëzimi më shembullor i mundshëm i trafikut ajror të Zvicrës. Në veri të qytetit të Zyrihut, në fushën e Dübendorfit, prej vitit 1909 ishte qendra e aviacionit civil dhe ushtarak. Nga viti 1919, këtu zhviloi veprimtarinë linja ajrore Ad Astra Aero dhe, nga viti 1932, linja e famshme ajrore Swissair. Fluturimi i parë mbi Alpet e Evropës ndodhi më 21 korrik 1921. Shërbimi i parë ndërkombëtar filloi më 1 qershor 1922 nga Ad Astra me fluturimin për në Nürnberg, Gjermani. Më 1939, me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, trafiku ajror u ndërpre për arsye strategjike ushtarake. Më 1943 qeveria kantonale e Zyrihut, qeveria dhe kantoni i Zyrihut ndërmorën një stum për të përcaktuar zonën e ndërtimit të një aeroporti të madh. Komisioni i përbërë nga inxhinerë dhe arkitektë të kompanisë Locher & Cie ishte kundër zgjerimit të aeroportit në Dübendorf dhe rekomandoi, ndërkaq, një aerport civil të ndarë nga aeroporti ushatarak, në zonën pjesërisht pyjore midis fshatrave Kloten dhe Oberglatt. Në gusht 1943, Departamenti Ushtarak Federal deklaroi pajtimin e tij si qëndrim në “interesat e larta kombëtare”.

Aeroporti i Zyrihut është aeroporti më i rëndësishëm civil i Zvicrës dhe një ndër më të mëdhenjtë e Evropës. Ai administrohet nga kompania Flughafen Zürich AG. I ndodhur në veri të qytetit, 13 kilometra larg qendrës, aeroporti përmband vendqëndrime të kompanive ajrore si Swiss (Swiss International Air Lines) e Lufthansa dhe është aerodrom i Rega (Organizatës Zvicerane Ajrore të Shpëtimit). Aeroporti i Zyrihut ka marrë World Travel Award (Cmimin Botëror të Udhëtimit) për nëntëmbëdhjetë vjet me radhë, që nga viti 2003 në kategorinë “Aeroporti i parë i Evropës”, duke u vlerësuar si aeroporti i parë i Evropës.

Nëse Aeroportin e Zyrihut e përfytyrojmë në formën e një grykëderdhjeje në trajtën Delta, atëherë pellgu i tij është krejt infrastruktura e transporteve të zonës mbialpine të Zvicrës dhe me gjerë.

Stacioni qendror hekurudhor i Zyrihut, Zürich Flughafen, gjendet poshtë qendrës së aeroporti, në check-in 3. Ky stacion u hap më 1980 dhe është ndër të parët stacione aeroportuale intercity në botë. Përveç linjave nga qyteti, për në këtë stacion vijnë linjat hekurudhore nga shumë qytete dhe rajone të tjera, si Bazeli, Berna, Biel/Bieni, Briga, Gjeneva, Kostanca, Lozana, Lucerna, Mynihu i Gjermanisüe, Romanshorn, San Galen e Winterthur. Përveç linjave qytetëse e rajonale të atuobusëve dhe tramëve, aeroporti u shërben autostradës A51 dhe rrugëve të tjera automobilistike të vendit. Mbi 14 000 automjete parkohen këti për periudha më të shkurtëra a të gjata. Në aeroport janë të pranishme një mori kompanish të ndryshme të parkimit të automjeteve.
Aeroporti shërbehet nga një flotë taksish aeroportuale. Është e mundshme të organizohen edhe shërbime aeroportuale me limuzinë. Natyrisht, çmimi i këtyre shërbimeve është ndër më të kushtueshmit në botë.

Në kujtesën 75 vjeçare të Aerportit të Zyrihut, të digjitalizuar dhe të vënë posaçërisht për këtë jubilé të madh në shërbim të publikut, shënohen ngjarje të tilla si vizita e Mbretëreshës Elisabeth II në përurimin e stacionit apo vizita e Papës Gjon Pali II. Falë rreth 130 kontribuesve multimedialë vizitorëve të interesuar iu mundësua të zbulojnë, ndër të tjera, se qysh zona kënetore e dikurshme u bë vend pune i rreth 27.400 punonjësve, si janë zhvilluar ndërtime dhe pista, si dhe arsyen pse The Rolling Stones apo legjenda e xhazit Louis Armstrong kanë zgjedhur të bujtin në aeroportin e Zyrihut.

Falë këtij aeroporti, në pothuaj të gjitha tabelat elektronike të kryeqyteteve dhe të qyteteve më të mëdha të globit, shfaqet emri i qytetit të Zyrihut. Dhe nga pothuaj të gjitha aeroportet ndërkombëtare të globit ndërmerren fluturime për në Zyrih.

Nëse në kuadrin e Zvicrës, aeroporti i Zyrihut ka funksionin e zemrës, në kuadrin e aviacionit botërore ai ka funksionet e trurit.

Kujtesa digjitale e aeroportit të Zyrihut nuk pranon vetëm të zhytet në historinë e tij 75 vjeçare, ajo hidhet edhe në epokën e ardhme të aeroportit, ku shpalosen, me data paraprake objektivat e aeroportit. SWISS do të jetë kompania e parë në botë që do të përdorë karburantin diello Synhelion, do ta reduktojë lëshimin e CO₂ në hapësirë me tekonologjinë e AeroSHARK.

Në aeroportin e Zyrihut dhe në The Circle, janë të pranishëm dyqane, bare dhe restorante, me mallra të një game të gjerë, nga ato zyrihase dhe zvicerane, deri tek më të famshmet në botë, hapur 365 ditë në vit, nga mëngjesi deri natën vonë, çka e bëjnë shumë optimal për shopping.

Më 14 qershor 2023 për publikun u mbajt një veprimtari për të kujtuar fluturimin e parë, të 75 viteve më parë, nga aeroporti i Zyrihut për në Londër, më 1948.

Në festimet e 1-3 shtatorit pritej një pjesëmarrje prej 100 000 vizitorësh. Pjesëmarrja u tejkalua ndjeshëm. Rreth 140 000 njerëz morën pjesë në aktivitetet e organizuara për këtë rast: shëtitje me autobus në aeroport, turne me guida, koncerte dhe ekspozita.

Shfaqja ajrore e Patrouille Suisse, skuadrilja akrobatike e Forcave Ajrore Zvicerane, tërhoqi një numër të madh spektatorësh.

Shfaqja e shumëpritur e Patrouille Suisse tërhoqi një audiencë të madhe

Gjatë tri ditëve të aktivitetit, rreth 40 ekspozues prezantuan automjete, produkte, shërbime dhe profesione në aeroport dhe dhanë informacione se çfarë ndodh prapa skenave në një aeroport të këtij kalibri.

Gjatë ceremonisë zyrtare të premten në mbrëmje, presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset dhe këshilltarja shtetërore e Zyrihut, Carmen Walker Späh, uruan Aeroportin e Zyrihut për përvjetorin e tij. Ata nënvizuan rëndësinë e saj për Zvicrën në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

blank

Zyrih: Një makinë elektrike që thyen rekord

 

VOAL- Nga zero në njëqind në më pak se një sekondë: kjo është performanca rekord e një makine elektrike garash të ndërtuar me dorë nga studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Lucernës (HSLU) dhe Institutit Federal të Teknologjisë së Zyrihut (ETH). Në Aeroportin Ushtarak Dübendorf (ZH), automjeti arriti njëqind kilometra në orë për 0,956 sekonda dhe 12,3 metra largësi.

Libri i Rekordeve Guinness ka konfirmuar se makina e krijuar në Zvicër nga Shoqata Akademike e Motor Sporteve të Zyrihut (AMZ) dhe e drejtuar nga Kate Maggetti ka mposhtur rekordin e mëparshëm prej 1.461 sekondash, të mbajtur që nga shtatori 2022 nga një automjet i prodhuar në Universitetin e Shtutgarti.

 

“Për të arritur një rekord përshpejtimi, nuk është vetëm fuqia ajo që ka rëndësi, por edhe mënyra se si ajo transferohet në tokë”, tha Dario Messerli, kreu i departamentit të aerodinamikës.rsi-eb

blank

Zvicra moderne mbushi sot 175 vjet

Kushtetuta e vitit 1848 është “një akt pionier”

VOAL- 12 shtator 1848: kanë kaluar saktësisht 175 vjet që kur Zvicra miratoi Kushtetutën e parë federale, duke u bërë një shtet federal dhe demokracia e parë e qëndrueshme në Evropë.

Kështu mori formë Zvicra moderne, siç e njohim ne, me Bernën si kryeqytet, një qeveri me shtatë departamente, frangën si monedhë dhe pa kufij të brendshëm doganor. Në Këshillin e parë Federal ishte edhe një burrë nga Tiçino: Stefano Franscini.

Sot – 175 vjet më vonë – përvjetori u festua në Bernë nga Asambleja Federale me një akt zyrtar: për këtë rast teksti origjinal i Kushtetutës së parë doli nga Arkivi Federal dhe u vendos në qendër të gjysmëciklit. Dhe ndodhi një moment solemn, me dhomat e mbledhura, Këshillin Federal në fuqi dhe shumë përfaqësues të kantoneve në tribuna.

Fjalimi zyrtar iu besua doajenit të politologëve zviceranë, Claude Longchamp: “Kushtetuta e vitit 1848 dhe institucionet që bazohen në këtë tekst janë një akt vetëvendosjeje. Ajo shënoi lindjen e një republike parlamentare në një Evropë monarkike. Një akt pionier”. Edhe presidenti i Konfederatës, Alain Berset, foli për një “goditje mjeshtërore, një ndërmarrje të guximshme, një akt pushtimi të së ardhmes”.rsi-eb

blank

Parku më i madh diellor i Zvicrës

VOAL- Parku më i madh diellor në Zvicër hyri në funksion sot në Cressier: 19 000 panele, që shtrihen në 47 000 metra katrorë, prodhojnë energjinë elektrike të nevojshme për rreth 2 000 familje.

Me një kapacitet të instaluar prej 7.8 MW, prodhimi llogaritet në 8.4 GWh në vit, lexojmë në një deklaratë për shtyp të lëshuar sot nga Varo Energy, një kompani energjetike aktive në nivel evropian me qendër në Zug.

Në të njëjtën kohë me nisjen e sistemeve diellore, Groupe E po vë në funksion një rrjet të ngrohjes qendrore që mbledh nxehtësinë e mbetur nga operacionet e rafinerisë Cressier për të furnizuar bashkitë e afërta.

“Ne jemi krenarë që përurojmë këto dy projekte të rëndësishme të energjisë së qëndrueshme,” thotë CEO i Varo Energy, Dev Sanyal. “Ato janë në përputhje me strategjinë tonë afatgjatë për të përshpejtuar tranzicionin e energjisë duke reduktuar emetimet.”rsi-eb

blank

140 000 pjesëmarrës në kremten e 75 vjetorit të Aeroportit të Zyrihut

VOAL- Aeroporti Kloten i Zyrihut festoi në fundjavë 75 vjetorin e ekzistencës. Rreth 140 000 njerëz morën pjesë në aktivitetet e organizuara për këtë rast: shëtitje me autobus në aeroport, turne me guida, koncerte dhe ekspozita.

Shfaqja ajrore e Patrouille Suisse, skuadrilja akrobatike e Forcave Ajrore Zvicerane, tërhoqi një numër të madh spektatorësh.

blank

Shfaqja e shumëpritur e Patrouille Suisse tërhoqi një audiencë të madhe

Gjatë tri ditëve të aktivitetit, rreth 40 ekspozues prezantuan automjete, produkte, shërbime dhe profesione në aeroport dhe dhanë informacione se çfarë ndodh prapa skenave në një aeroport të këtij kalibri.

Gjatë ceremonisë zyrtare të premten në mbrëmje, presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset dhe këshilltarja shtetërore e Zyrihut, Carmen Walker Späh, uruan Aeroportin e Zyrihut për përvjetorin e tij. Ata nënvizuan rëndësinë e saj për Zvicrën në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. rsi-eb

blank

Studimi: A është vërtet kaq e lumtur Zvicra?

Një sondazh nga SRG përshkruan një vend të kënaqur, por ka zona gri – Mësoni më shumë dhe diskutoni temën me “dialog”

VOAL- Shumica e njerëzve që jetojnë në Zvicër thonë se janë të lumtur dhe të kënaqur me jetën e tyre. Dhe çfarë nxjerr në pah një studim i madh i SSR-së, ku 61% e popullsisë deklaron se është mirë ose shumë mirë dhe vetëm 5% thonë se nuk janë të kënaqur. Nga ana tjetër, megjithatë, duhet të ketë edhe faktorë psikologjikë që çojnë në deklarimin e lumtur dhe ngurrimin e atyre që nuk janë të kënaqur me pjesëmarrjen në këto sondazhe.

Me “dialog”, SRG ju ofron një përzgjedhje të përmbajtjes nga të gjitha redaksitë kombëtare (SRF, RTS, RTR, Swissinfo dhe RSI) për t’u thelluar në një temë të shumëanshme.

 

Çfarë është “dialog”?

Oferta e re editoriale synon të inkurajojë dialogun midis rajoneve të ndryshme të vendit pa barriera gjuhësore. Në këtë link mund të na dërgoni kritikat dhe komentet tuaja, të cilat do të na ndihmojnë të përmirësojmë ofertën tonë.rsi-eb

 

blank

Çfarë është një poet? Jeta reale endacake e Raffaele Carrieri Nga Marco Alloni

Ai lindi në vitin 1903 në Taranto, një qytet që e braktisi në moshën trembëdhjetë vjeçare, në vitin 1918, për të hyrë në labirintet dhe grackat e botës. Dhe kjo tashmë thotë shumë për një animus, një predispozicion mendimi dhe zemre që janë ndoshta në rrënjë, ab ovo, vetë substanca e të qenit poet: nxjerrja e fjalës dhe ndjenjave nga zorrët e botës.

Niset nëpër Mesdhe pa njohuri tjetër për gjërat, veç vullnetit të tij të guximshëm dhe të pavetëdijshëm për t’i përjetuar ato, ai mbërrin në Shqipëri dhe bëhet bari kopesh: mund të themi, duke e detyruar metaforën në mënyrë krishterike, bari i shpirtrave, pasi vështrimi i tij tashmë është drejt njeriu, enigma e tij dhe kompleksiteti i tij, dhe ndoshta asgjë nuk është aq e frytshme në njohjen e njeriut, sa respektimi i misterit të tij brenda vetë përpjekjes, punës dhe natyrës elementare të detyrës.

Kujdesi dhe sjellja e kafshëve në këtë apo atë transhumancë, nuhatja e tyre, nevojat e tyre, përjetimi i dhimbjes së përkushtimit të përditshëm, njohja e vetvetes në primordialitetin e nënshtrimit ndaj ekzistencës dhe mbijetesës: ja çfarë sakrifice duhet t’i ekspozojë poetit një shkollë e denjë krijuese të këtij emri. Pastaj fjalët, natyrisht, metrikë dhe kulturë, por mbi të gjitha shenjtëria e pashprehur e plehut organik, djersës dhe pasigurisë.

Dhe të heroizmit ekzistencial, dhe të demonit të bredhjes. Sepse atje ku nuk ka ecje në tokë apo nëpër troje të botës, ku nuk ka udhëtim në gjuhën që nuk është në origjinë apo me heterogjenezë udhëtim në materie, në kohë dhe në histori, ku me një fjalë është. jo e ndotur nga jeta, është fatale që poezia nuk është gjë tjetër veçse jehona e një bote që nuk e shqetëson, nuk na josh dhe në thelb pretendon të jetë.

Pra, nga Shqipëria, mbi bazën e kësaj etike nomadizmi – që është pashmangshmërisht ushqimi dhe gjaku i çdo poezie të respektuar – adoleshenti i shqetësuar nga Taranto lëviz në veri të Italisë për t’iu bashkuar ekspeditës Fiume të Gabriele D’Annunzio. Dhe pasi i është gjymtuar një dorë – e njëjta, do të shkonim aq larg sa të thoshim, e cila shkruan aq më mirë sa më shumë sakrifikohet fizikisht në altarin e poezisë – ai rifillon enden e tij dhe kthehet në rrugën për në botë.

Dhe kështu e gjejmë në Palermo, ku në vitin 1923 u punësua si taksambledhës, më pas në Paris, ku takoi Pikason, avangardët dhe fatkeqësinë pasionante të jetës boheme. Dhe së fundi në Milano, ku pa hezitim hyn në botën e kritikës së artit dhe letërsisë duke u martuar dhe duke krijuar familje. Ashtu si ata që e dinë, megjithatë, se nëse mbjellja është pas nesh, ajo është gjithashtu përherë në të panjohurën e së ardhmes.

Një kohë ende për t’u fekonduar, kjo e ardhme pa horizonte, që kërkon tek ai, përveç shumë teksteve kritike për artin, atë që prej dhjetë vitesh bëhet veprimtaria e tij kryesore: shkrimi i tregimeve dhe i romaneve. Por kush i shkruan ato? Ndoshta vetëm Endetari, i Arratisuri, i Dëgjuari? Apo më mirë Poeti? Duke identifikuar në vetvete, si rezultat i një jete të mbjellë, farat e poezisë si pasqyrim i thelbit dhe i thelbësores, globalisti ynë më në fund është i vetëdijshëm se ai nuk është një rrëfimtar, por, pikërisht dhe në rreth, një poet.

Kështu, në vitin 1945, këtu është përmbledhja e tij e parë e rëndësishme me vargje: Vajtimi i taksambledhësit. Dhe që atëherë, një kreshendo botimesh që përfshin vitet deri në Stellacuore në 1974 dhe më tej. Vite në të cilat bëhet e qartë fakti – siç vëren Salvatore Ritrovato – se “poezia nuk i përket një shkolle apo një rryme, por është”.

Dhe çfarë është atëherë, të marrim titullin tonë, poet? Në peizazhin e sotëm botues, dikush do të thoshte një mendim i rastësishëm i të cilit në vargje ka gjetur një audiencë të pamundur brenda hapësirës së vogël të jetimëve të shekullit të njëzetë. Por në kuadrin e asaj që Rilke na nxiti ta njohim si një angazhim që “investon një ekzistencë të tërë”, ndoshta është para së gjithash ai që farkëtoi fjalën në jetë.

Dhe vagabondi ynë, Raffaele Carrieri ynë – po, ky është emri i harruar i bardit të frikshëm të Tarantos – e kreu këtë punë të “metalurgjisë së shpirtit” gjatë gjithë rrjedhës së ekzistencës së tij, duke mbërritur të shkruajë, nën ndikimin e poetëve të tillë  si Scotellaro dhe Sinisgalli, por në fakt në kuadrin e një lirike ndërkombëtare pa epigone apo modele shtrënguese, vargje të autenticitetit më bindës, jehona e të cilave tashmë është humbur në harresë, por që do të donim të kujtonim këtu me një nga magjepsësit e saj, kompozime të lehta dhe të thella, popullore dhe zgjedhore të zemrës:

Netëve që më mungon fryma
Unë thërras, thërras me dorën time
Jashtë çarçafit
Ata pak që dua.
Ata nuk përgjigjen:
Unë jam në një gjumë tjetër,
Në një boshllëk tjetër
Dhe ata nuk më njohin.

 

EB

blank

Mbi 13 000 kafshë në strehimoret zvicerane të kafshëve

VOAL- Strehimoret zvicerane mirëpritën mbi 13 000 kafshë në vitin 2022, kryesisht mace, brejtës dhe qen. Kjo është një shifër pak më e ulët se një vit më parë.

Për të qenë të saktë, kishte 13 052 kafshë, pothuajse 500 më pak se në vitin 2021. Në 9 000 raste mund të gjendej një familje e re, njoftoi sot Swiss Animal Protection (SAP).

Mbi gjysma e kafshëve ishin mace, me 300 që u janë sekuestruar zyrtarisht nga pronarët e tyre për shkak të keqtrajtimit. Pastaj janë rreth 2000 brejtës dhe po aq qen. Midis brejtësve u konstatua veçanërisht prania e minjve, urithëve, lloje të tjera brejtësish, derrave gini dhe lepujve. Numri i kafshëve ekzotike si zvarranikët dhe breshkat po rritet.

Statistikat vjetore të PSA përfshijnë të gjitha strehëzat dhe qendrat e pritjes që lidhen me to. rsi-eb

blank

Pasaportat e arta- Avokati zviceran: Ndihmoj të pasurit të marrin nënshtetësinë e vendeve që ofrojnë avantazhe të veçanta…

Pasaportat e arta, avokati zviceran i specializuar në një biznes fitimprurës: të ndihmojë të pasurit të marrin nënshtetësinë e vendeve që ofrojnë avantazhe të veçanta. Klientët e tij kryesorë janë investitorët rusë dhe kinezë

Hannes Grassegger, ‘Das Magazin’, Zvicër

1. Në një birrari

Jam njohur me ‘mbretin e pasaportave’ gjatë një festë ditëlindjeje në një birrari pak kohë para fillimit të luftës në Ukrainë. Ishte duke gdhirë dhe midis tullumbaceve të arta që mbanin logon e Bitcoin, kisha vënë re një zotëri me sy blu dhe flokë bjond thuajse në të thinjur. Ai kishte veshur një xhaketë dhe, ndryshe nga shumë të ftuar të tjerë, nuk mbante asnjë orë të shtrenjtë. Filluam të bisedonim.

Ai u prezantua me emrin Chris dhe më shpjegoi se është avokat ekspert për të drejtën kushtetuese. Ai mbante në xhaketë një spilë ku vëreheshin iniciale me shkronja argjendi: H&P. Pas bisedës, ndërsa u përshëndetëm, më dha kartvizitën e tij që mbante germa gri prej antraci në reliev: ‘Henley & Partners, Dr. Christian H. Kälin, Drejtues i Grupit’.

Në muajt në vijim kalova disa kohë me Kälin, avokatin, nga i cili mësova se si dhe ku mund të merren pasaporta në këmbim të parave. E shoqërova për të negociuar me krerë shtetesh dhe më tregoi se si, duke filluar nga Zyrihu, ndërtoi një biznes ndërkombëtar mbi dhënien e shtetësive deri në shndërrimin e kompanisë së tij në një lloj zyre pasaportash për të pasurit. Në fund më tregoi për projektin e tij: të shesë pasaportën zvicerane. Edhe pse ai saktësoi se absolutisht nuk duhej të flisja për këtë me këto terma, sepse ‘shitja’, më shpjegoi ai, nuk është tamam fjala e duhur. Por le të fillojmë nga e para.

Image

2. Çfarë është një pasaportë?

Kjo pyetje ka dy përgjigje të mundshme, të cilat janë dy anët e së njëjtës medalje. Pikënisja është e njëjtë: pasaporta dokumenton zyrtarisht shtetësinë e një personi dhe shteti lëshues ka të drejtën sovrane të përcaktojë se cilat janë kriteret për marrjen e shtetësisë. Pasaportat janë një shpikje jo shumë e herëshme: në mesin e shekullit të njëzetë kur është vendosur detyrimi për të marrë vizë dhe për rrjedhojë edhe për të vërtetuar shtetësinë. Historikisht, pasaporta (një term i përbërë nga fjalët ‘kalim’ dhe ‘port’, d.m.th. vendi i tranzitit) në fakt është evolucioni i sjelljes së lashtë të lëvizjes, që garantonte mbrojtjen e fisnikëve ose të emisarëve të tyre.

Sot ajo përfaqëson premtimin se, duke e treguar atë, do të mund të kalojmë kufirin. Por na jep edhe të drejtën të kthehemi në vendin tonë me sigurinë për të gjetur strehim dhe mbrojtje. Shtetësia, në bazë të pasaportës, shkon edhe më tej: vendos ‘të drejtën për të pasur të drejta’, siç shkruante filozofja Hannah Arendt. Vetëm ata që janë qytetarë të një vendi mund të kërkojnë të gjitha të drejtat që vendi i garanton, siç është e drejta e votës në shtetet demokratike. Prandaj, përgjigja e parë vë në pikëpyetje mbrojtjen dhe i referohet një premtimi për barazi. Përgjigja e dytë nis nga një vëzhgim: pasaportat krijojnë kufij. Në vitin 1942, shkrimtari austro-britanik Stefan Cvajg e përshkroi epokën para ardhjes së tyre si më poshtë vijon: ‘Përpara vitit 1914, bota i përkiste të gjithëve: secili shkonte ku të donte dhe qëndronte atje për aq kohë sa të donte. Nuk kishit nevojë për leje e as leje për t’u larguar dhe gjithmonë më argëtonte habia e të rinjve kur u thosha se para vitit 1914 kisha qenë në Indi dhe Amerikë pa pasaportë’.

Studiuesja Ayelet Shachar flet për pasaporën si një objekt të përfituar vetëm nga fati përmes të cilit në disa raste vendi i lindjes dënon njerëzimin të qëndrojë mes humbësve. Ndërsa pasaporta zvicerane hap çdo derë, në të gjithë botën. Zvicra dërgon fluturime çarter dhe përfaqësues diplomatikë për të shpëtuar, evakuuar dhe ndihmuar qytetarët e saj, ndërsa vendet e tjera gjymtojnë, gjuajnë dhe vrasin qytetarët e tyre kudo që janë në botë, si Irani, Rusia apo Arabia Saudite. Regjimi autoritar që qeveris Kinën ka ndalur prej kohësh lëshimin e pasaportave, përveç arsyeve specifike, dhe në fakt po e burgos popullsinë e saj.

Me pak fjalë, shumë do të donin një pasaportë të ndryshme nga ajo që kanë, por marrja e saj nuk është një ndërmarrje e lehtë: as 2 % e njerëzve nuk marrin një shtetësi të dytë gjatë jetës së tyre. Si rregull, një pasaportë merret në lindje bazuar në kombësinë e prindërve – ius sanguinis, të drejtën në bazë të gjakut – ose për shkak se dikush ka lindur në një vend të caktuar – ius soli, në bazë të tokës (mëmëdheut). I ashtuquajturi natyralizim, pra marrja e një shtetësie të ndryshme si ajo e përfituar nga lindja, nuk është askund e lehtë: zakonisht për ta marrë atë duhet deri në dhjetë vjet qëndrim në vend, njohuri të gjuhës dhe para për të mbështetur veten financiarisht. Por pastaj ka përjashtime, sepse në realitet, shtetësia është një fushë e parregulluar: nuk ka autoritet apo regjistër global të pasaportave. Çdo vend vendos rregullat e veta dhe përcakton se kujt i jepet shtetësia dhe kujt jo. Dhe këtu hyjnë ndërmjetësit e pasaportave, përfshirë Kälin, siç më shpjegoi ai vetë. Por, së pari, le të fillojmë me një shembull të fundit.

Image

3. Rusët bëhen turq

Kur shpërtheu lufta në Ukrainë, shumë rusë, duke imagjinuar se situata në vendin e tyre do të vështirësohej, vendosën të bëhen turq. Nuk ishte e komplikuar: mjaftonte të blinin një pasaportë. Jo një fallco, ta keni parasysh, sepse do të ishte krim, por merrnin një pasaportë të ligjshme në këmbim të parave. Në Turqi, çështja rregullohet nga neni 12 i ligjit nr. 5901 për shtetësinë, sipas të cilit, për t’u bërë turk, duhet të demonstrohet se ka blerë pasuri të paluajtshme në Turqi për një vlerë minimale prej 400 mijë dollarësh ose se ka krijuar të pakten 50 vende pune apo se ka sjellë në Turqi gjysmë milioni dollarësh, duke i investuar në kompani turke për një periudhë minimale prej tre vjetësh, duke i paguar në bankat turke ose duke blerë bono qeveritare turke ose fonde investimi.

Kur një shtetësi mund të blihet sipas kritereve të paracaktuara, quhet ‘program për pasaportat’. Dhe pikërisht tani, falë programit të saj, Turqia, e cila po vuan shumë nga zhvlerësimi i lirës, ​​sheh miliarda dollarë shumë solide që hyjnë në vend.

Meqenëse formalisht është shteti që jep pasaportat, kjo do të thotë se është shteti që i shet ato. Turqia e quan këtë tregti një ‘kërkesë’ dhe kushdo mund ta paraqesë atë, përveç qytetarëve të shteteve fqinje armiqësore si Armenia. Për të aplikuar dhe për të kaluar provimin e Ministrisë së Brendshme, nuk të kërkohet as nëse ke precedent penal. Pas vitit 2018 dhe para valës ruse, rreth 20.000 iranianë, irakenë, jemenas dhe afganë kishin marrë pasaporta turke, të cilët gjetkë shpesh nuk mund të merrnin as vizë hyrjeje. Për disa, shtetësia turke, ishte vetëm një hap i ndërmjetëm për të arritur në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian ose Zvicrën.

Turqi, për të aplikuar dhe për të kaluar provimin e Ministrisë së Brendshme, nuk të kërkohet as nëse ke precedent penal

Me luftën në Ukrainë, kërkesa për pasaporta u rrit në atë masë sa që në maj të 2022 Turqia rriti çmimet e saj me 60%. Tani duhen 400.000 dollarë për të marrë nënshtetësinë duke blerë pasuri të paluajtshme, ndërsa më parë mjaftonin 250.000. Turqia nuk publikon shifra dhe emra të klientëve të saj, por blerjet e pasurive të paluajtshme janë një tregues i mirë: sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, tashmë në shkurt 2022 kërkesa nga rusët ishte pothuajse dyfishuar në krahasim me një vit më parë dhe në qershor 2022 ishte gjashtëfishuar krahasuar me dymbëdhjetë muaj më parë. Midis janarit dhe korrikut 2022, pothuajse shtatë mijë qytetarë rusë kanë blerë prona në Turqi.

Si Rusia ashtu edhe Turqia lejojnë shtetësinë e dyfishtë. Nëse Bashkimi Europian do të ndalonte hyrjen e rusëve, ‘neo-turqit’ mund të vazhdojnë të hyjnë në këtë territor dhe të dërgojnë transferta ndërkombëtare, sot të penguar nga sanksionet. Për më tepër, ata që kanë vetëm një pasaportë ruse janë në mëshirën e Vladimir Putin. Siç shkruhet në shumicën e pasaportave, këto dokumente i përkasin shtetit. Si rezultat, Putini mund të konfiskojë një rus në çdo kohë.

Për këtë arsye, sot superjahtet e miliarderëve rusë grumbullohen në portet turke, ndërsa VK, gjiganti rus i IT, po planifikon të zhvendosë dy mijë programues softuerësh në Turqi. Me pak fjalë, vendi po kthehet në një postë ruse. Dhe fakti që Turqia sot ofron shtetësinë e saj në këmbim të parave është kryesisht për shkak të Kälin.

4. Nga Antigua në Turqi

Zyra e Kälin ndodhet në ‘Klosbachstrasse’, në lagjen Hottingen të Zyrihut, në katin e parë të një ndërtese pesëkatëshe ngjyrë gri të fillim shekullit të njëzetë. Kompania e tij quhet ‘Henley &Partners’: kur ai bleu këtë studio ligjore anglo-amerikane së bashku me familjen e tij, mbajti emrin e saj në anglisht. Sot Kälin është kryetar i bordit të drejtorëve.

U takuam për herë të parë në zyrë në janar 2022. Recepsionistja më shoqëroi në një dhomë takimi të ndritshme dhe më shërbeu kafe në një filxhan porcelani, shoqëruar me një çokollatë. Dhoma kishte një raft të mbushur me libra të shkruar nga Kälin dhe një seri broshurash. Nga dritarja valëviteshin flamuj ekzotikë, si në një ambasadë. ‘Henley &Partners’ ka më shumë se tridhjetë filiale në mbarë botën. Ai në Moskë do të mbyllej menjëherë pas takimit tonë.

Në faqen e internetit, kompania liston njëmbëdhjetë shtetësi të disponueshme sipas rendit alfabetik: nga A për Antigua në T për Turqinë, si dhe njëzet e pesë të ashtuquajturat ‘viza të arta’, leje qëndrimi që merren në këmbim të ‘investimeve’ në vende si p.sh. Portugalia apo Zvicra. Por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që ju mund të blini nënshtetësinë zvicerane, më shpjegon Kälin ndërkohë që po pijmë çaj.

Në shumë kantone zvicerane, të huajt e pasur që aplikojnë për të marrë një leje qëndrimi, ata e marrin lejen me afat të caktuar – leja B – zakonisht duke pranuar një regjim tatimor me tarifë të sheshtë që fillon nga rreth 150.000 franga në vit. Aplikimet duhet të dërgohen për një ekzaminim paraprak në Konfederatën Zvicerane, e cila ka të drejtën e vetos dhe, nga ana tjetër, mund t’i kërkojë zyrës së policisë federale të shqyrtojë dosjet, duke i vlerësuar më pas rast pas rasti.

Vendimet merren në bazë të nenit 30 të ligjit për të huajt dhe integrimin e tyre, i cili lejon dhënien e shtetësisë për ‘interesa të rëndësishme publike’, duke përfshirë ‘interesat e rëndësishme tatimore kantonale’. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), që nga viti 2008 janë 5094 persona që kanë marrë leje qëndrimi në bazë të këtij ligji. Emrat e tyre nuk janë publikë. SEM refuzon të japë detaje të tjera, por bën të ditur se disa dosje janë refuzuar.

Në faqen e internetit të biznesit të Kälin lexojmë se kompania e tij është një lider në bisnesin e marrjes së shtetësive sipas investimeve dhe një video shpjegon: ‘Henley & Partners’ ka shpikur një industri. ‘Industria do të ishte ajo e tregtimit të pasaportave?’, e pyes. ‘Jo, jo,’ përgjigjet Kalin duke tundur kokën me forcë. ‘Tregtimi dhe shitblerja e pasaportave janë krime me të cilat nuk kemi absolutisht asnjë lidhje.’ Ajo çfarë ai bën, më shpjegon më tej, është krejtësisht e ligjshme. ‘Kushtet e sakta janë marrja e nënshtetësisë me investim, program për dhënien e shtetësisë, dhënia e shtetësisë me investim ose më së shumti pasaporta programore ose marrja e pasaportave me investim’. – më shpjegon duke e përsëritur disa herë.

Unë absolutisht nuk duhet të përdor ‘terma të gabuara’, më këshillon ai. ‘Henley & Partners’ nuk bën tregti me pasaporta. E përsëris këtë pa pushim për të gjithë punonjësit e mi dhe gjithashtu për qeveritë nëse u ndodh që fjalë të tilla të rrëshqasin nga goja e tyre.’

Por kur i kërkoj të mësojë më shumë, Kälin heziton. Ai ka patur mjaftueshëm eksperiencë me publicitetin e keq për biznesin e tij, shton ai, duke iu referuar raportimeve për ‘zgjedhjet e pilotuara’, akuzave që i janë ngritur për rastin e vrasjes së gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, lajmeve për kriminelët e dyshuar, politikanët dhe oligarkët, të cilëve Henley dhe partnerët thuhet se kanë blerë pasaporta. Media, Bashkimi Europian, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) janë të gjithë kundër tij, ankohet ai, edhe pse ka ndihmuar dhjetëra mijëra njerëz të ndërtojnë jetë më të mirë. Pastaj pi një gllënjkë çaj dhe fillon të tregojë.

5. Saint Kitts e Nevis

Kälin mbërrin në moshën 34-vjeçare në Saint Kitts dhe Nevis, një shtet i formuar nga dy ishuj të arkipelagut të Karaibeve. Në atë kohë, vendi ishte në telashe serioze: deri vonë jetonte nga kultivimi i kallam sheqerit, por në vitin 2005, kur Bashkimi Europian ndryshoi rregullat për importin e produkteve nga të dy ishujt, ekonomia vendase thuajse ra në kolaps.

Kälin punon për ‘Henley &Partners’, një firmë e vogël e specializuar në projektet ndërkombëtare dhe ligjin e emigracionit, të cilët e punësuan atë në vitet 1990 kur ai studionte për drejtësi në Zyrih. Ai fillimisht krijoi eksperiencë në një bankë private në qytetin zviceran, blerë më vonë nga ‘Coutts &Co’, i përfshirë në 2014 në disa skandale që lidhen me parajsat fiskale, ndër të tjera në Ishujt Kajman. Avokati zviceran e di se çfarë duan klientët e tij të pasur, të cilët jo vetëm që kërkojnë një parajsë fiskale për kompaninë e tyre, por duan të lëvizin, të blejnë pasuri të paluajtshme dhe të investojnë jashtë vendit. Për këtë ata shpesh kanë nevojë për ato leje qëndrimi që është bërë specialiteti i Kälin.

Image

Vendet e emigrimit si Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë kohë që ofrojnë leje qëndrimi me pagesë për investitorët, me të ashtuquajturat ‘viza të arta’, siç është Eb-5 e SHBA-së, e cila me një investim prej të paktën 800.000 dollarë në një biznes, garanton një qëndrim të pacaktuar (leje qëndrimi pa limit), (në këtë mënyrë Shtetet e Bashkuara kanë arkëtuar 37 miliardë dollarë që nga viti 2008. Kështu dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, ka financuar disa projekte për pasuri të paluajtshme).

Por Kälin është veçanërisht i magjepsur nga një shtet i vogël malor në zemër të Europës – Austria – ku ligji ka parashikuar tashmë që nga viti 1985 se shtetësia mund të jepet për ‘merita të jashtëzakonshme me interes të veçantë për republikën’. Në thelb, në këmbim të investimeve milionerësh ose donacioneve bamirëse, ju merrni një pasaportë austriake. Është ligj kushtetues, më shpjegoi juristi vjenez Stefan Pacher, por nuk ka asnjë kriter transparent për zbatimin e tij. Çdo gjashtë muaj qeveria në seancë të përbashkët vendos nëse do të japë natyralizime. Kjo do të thotë se të gjithë ministrat duhet të kontaktohen dhe të binden.

Krahas investimit të klientëve të tij, Kälin kujdeset për vendosjen e kontakteve, organizimin e takimeve dhe përgatitjen e temave të përshtatshme. Është një proces impenjativ, por çdo shtetësi i jep atij një tarifë prej qindra mijëra frangash. Në atë kohë, vetëm specialistë të nivelit të tij e dinin se marrja e ligjshme e shtetësisë, përveçse në Austri, ishte e mundur vetëm në Shën Kitts, Nevis dhe në Dominika, një tjetër shtet ishull. Pasaportat e të dy ishujve kanë një reputacion të keq. Por më pas fati favorizon lojën e Kälin.

Listat e pritjes për programin federal të emigracionit të investitorëve janë bërë pothuajse po aq të gjata sa ato për marrjen e shtetësisë përmes kanaleve normale. Kërkesa për viza të ngjashme dhe madje edhe pasaporta është rritur në mënyrë eksponenciale. Në vitin 2005, pasi Saint Kitts dhe Nevis humbën papritur burimin kryesor të të ardhurave, eksportet e sheqerit, Kälin shikoi një mundësi të artë.

Në vitin 2006 ai gjendet në zyrën e vogël të kryeministrit Denzil Douglas, në rrethin qeveritar të kryeqytetit Basseterre, duke i shpjeguar se shteti i Saint Kitts dhe Nevis mund të bëjë shumë para: ai do të sjellë investitorë të interesuar për natyralizim dhe të gatshëm për të paguar shuma të mëdha.

Propozimi tingëllon mjaft i çuditshëm duke pasur parasysh se ishulli i Karaibeve tashmë e ka një program për lëshimin e pasaportave për të huajt, por në vitin 2005 ka lëshuar vetëm gjashtë të tilla. Ndonëse, në realitet, ishte ishulli i Shën Kitts dhe Nevisit që shpiku ‘blerjen dhe shitjen’ e pasaportave moderne, me rezultatin paradoksal që praktikisht askush nuk e dëshiron dokumentin e ishullit. Në Saint Kitts dhe Nevis praktika ishte krijuar pas pavarësisë së fituar në viti 1983, kur një ndërmjetës francez në shërbim të kartelit Medellín ishte përpjekur të merrte pasaporta për t’u dhënë një identitet të ri klientëve të tij. Nevoja e tij kishte shtyrë një politikan dinak të merrte iniciativën dhe, një vit më vonë, parlamenti kishte miratuar një ligj që lejonte marrjen e shtetësisë për pesëdhjetë mijë dollarë plus shpenzimet. Por në vitin 2006, kur Kälin është në Saint Kitts dhe Nevis, marrja e nënshtetësisë së ishullit është e komplikuar: mund të duhen muaj ose vite, në varësi të cilit ministër arrin të kontaktosh. Në fakt, ligji nuk parashikon një ministër përgjegjës për procedurën.

‘Shit-blerja e pasaportave’, shpikur në 1983 kur një ndërmjetës francez në shërbim të kartelit Medellín ishte përpjekur të merrte pasaporta për t’u dhënë një identitet të ri klientëve të tij

Tani ky i huaj biond ka filluar t’i shpjegojë kryeministrit se duhet të ‘mendojmë gjerë’, duke kaluar në marrjen e shtetësisë në shkallë industriale. Kälin ka një vizion: një pasaportë me reputacion të mirë, si ajo austriake, por shumë më e lirë dhe e lëshuar në shkallë të gjerë, ashtu si në Kanada. Projekti është i qartë: një linjë montimi pasaportash. Kälin i shpjegon kryeministrit se do të rrisë çmimin, pra ‘kriteret e investimit’ dhe do të kontrollojë më rreptësi kandidatët: jo kriminelë, sepse do ta bënin produktin jo tërheqës. Në këmbim, megjithatë, ajo do të thjeshtojë procedurën dhe do të reklamojë Saint Kitts e Nevis dhe gjithashtu pasaportën e këtyre vendeve.

Me këto të ardhura kreu i shtetit mund ta shpëtonte vendin. Douglas është i interesuar, por qeveria nuk ka para për të financuar një projekt të tillë. Kälin e ka menduar edhe këtë: ai do të bëjë gjithçka falas, kompania e tij do të avancojë financimin me rrezikun e saj, me kusht që të marrë një çmim prej njëzet mijë dollarësh për çdo aplikim të suksesshëm. Për më tepër, Saint Kitts dhe Nevis do t’i japë ‘Henley &Partners’ monopolin e marketingut, duke i besuar gjithashtu përpunimin e procedurës, pra rregullat dhe procedurat ligjore për marrjen e shtetësisë. Douglas pranon.

Kälin e di shumë mirë se cilët do të jenë klientët e tij. Ka shumë amerikanë dhe britanikë që tradicionalisht blejnë shtëpi pushimi në ato ishuj dhe që sigurisht nuk do ta përçmojnë një pasaportë si një shtesë të vogël, të marrë duke blerë pasuri të paluajtshme.

Por ka edhe klientë të tjerë. Globalizimi ecën me shpejtësi të plotë dhe tregtia botërore sjell me vete zhvendosjen e proceseve të prodhimit nga vendet e kushtueshme perëndimore në Azi, Lindje e Mesme, Afrikëe Veriut dhe Amerikë e Jugut. Një klasë e re sipërmarrësish të pasur po lind dhe, në të ashtuquajturat vende në zhvillim, numri i tyre po rritet në mënyrë eksponenciale: 62 milionë njerëz në botë kanë asete të paktën një milion dollarë, nga të cilat më shumë se tetë milionë vijnë nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia.

Po lind një klasë e re e të pasurish në botë. 62 milionë persona zotërojnë pasuri prej të paktën një milion dollarë

Në vendin e tyre këta njerëz kanë një jetesë të klasit të parë, por në xhepat e tyre ata kanë një pasaportë që shpesh e ndërlikon jetën: kushdo nga Bangladeshi ose Nigeria që dëshiron të shkojë në New York, për shembull, për turizëm ose biznes, duhet të presë një vizë për muaj.

Të gjithë këtyre njerëzve patjetër që u duhet një pasaportë më e mirë. Ata nuk duan të shkojnë në Saint Kitts dhe Nevis, duan vetëm një pasaportë. Kälin nuhat shumë klientë të mundshëm dhe i quan ata ‘global citizens’ (qytetarë globalë).

6. Modeli

‘Ne i kemi bërë të gjitha vetë në Saint Kitts’, thotë Kälin ende sot, shumë e kënaqur. Ai shkroi rregullat, në interes të klientëve të tij dhe për herë të parë në histori është tregu ai që përcakton se kush do të marrë nënshtetësinë. Rezultati është një modeli e më pas një sektori, i cili së shpejti do të kalonte barrierat e Bashkimit Europian.

Në Saint Kitts, Kälin zhvillon kontekstin për pothuajse të gjitha programet aktuale të natyralizimit: nga rregulloret dhe procedurat burokratike te logot, faqet e broshurat dhe madje edhe njoftimet e punës.

Rrit në mënyrë drastike çmimin e pasaportës – ose më mirë të nënshtetësisë – duke e çuar në 250 mijë dollarë plus ‘shpenzimet’. Për të marrë një pasaportë për veten dhe për 3 anëtarë të familjes, klientët mund të zgjedhin midis një investimi prej 250.000 dollarësh në pasuri të paluajtshme në ishull dhe një dhurimi prej 150.000 dollarësh për një fond të pasurisë të krijuar nga Kälin: Fondi i Diversifikimit të Industrisë së Sheqerit (Sidf).

Duke preferuar dhurimin për blerjen e pasurive të paluajtshme, ‘shpenzimet’ janë dukshëm më të ulëta: 7500 dollarë në vend të pesëdhjetë mijë. Nxitja është e qartë: me Sidf-in, paratë e premtuara nga Kälin për Douglas do të mbërrijnë në mbështetje të një sistemi ekonomik në vështirësi, të rishpërndarë zyrtarisht nga një organ i pavarur, por, në realitet, të menaxhuar nga kryeministri. Rregullat ndryshojnë gjatë gjithë kohës. Së shpejti investimi minimal në pasuri të paluajtshme u rrit në 400.000 dollarë, duke rezultuar në një bum në ndërtesat luksoze. Më pas, Sidf fillon të ndërhyjë në fronte të ndryshme, nga financimi i banesave sociale te investimet, deri te kreditë për individët.

Çdokush mund të aplikojë. Nuk është e nevojshme të banosh në vend ose të udhëtosh personalisht atje, por të gjitha rastet shqyrtohen sipas të njëjtave rregulla. Duhet të kryhet një kujdes i duhur (hetim dhe analizë e thellë e të dhënave dhe informacion i detajuar lidhur me objektin/personinnë negocim), me qëllim që të përjashtohet që klientët e padëshiruar dhe të bëjnë që pasaporta dhe Saint Kitts e Nevis të humbasin vlerën. Nëse një pasaportë shkon për botën e krimit, vendet e tjera janë të kujdesshme, duke kufizuar hyrjen për ata që e posedojnë atë.

Më parë, thekson Kälin, kur bëheshin aplikimet për shtetësi, Saint Kitts dhe Nevis mezi i hidhnin një sy të dhënave kriminale lokale ose listave të Interpolit. Bazat e tjera të të dhënave nuk konsultoheshin pothuajse asnjëherë, aq më pak ndodhte që dikush kontaktonte Njësinë Ndërkombëtare Kundër Pastrimit të Parave, UIF (Njësia e Inteligjencës Financiare). ‘Henley &Partners’, punojne me module të ndryshme përmes të cilëve u kërkojnë klientëve informacione të ndryshme: për shembull, lidhur me origjinën e parave me të cilat do të paguhet pasaporta.

Për të menaxhuar sistemin, ‘Henley &Partners’ hap një agjenci në Saint Kitts dhe Nevis, njësia e nënshtetësisë sipas investimeve, e cila raporton drejtpërdrejt te kryeministri. Për herë të parë, një shtet po vë në dispozicion një dritare të vetme qendrore për këdo që dëshiron të blejë një pasaportë. Nuk ka mungesë të mbikëqyrjes: auditi shtetëror mbikëqyr agjencinë, ndërsa kompania shumëkombëshe PricewaterhouseCoopers (PwC) është përgjegjëse për auditimin e buxhetit të Sidf-it. Kushdo që paguan dhe kalon kontrollet do të marrë nënshtetësinë dhe rrjedhimisht pasaportën. Megjithatë në fillim, programi i Kälin-it në Saint Kitts dhe Nevis duket të jetë një dështim. Në vitin 2006 shiten vetëm 19 shtetësi. ‘Saint what?’ pyesin Kälin personat kur ai i paraqet pasaportën e tij të Karaibeve në Hong Kong.

Por, tre vjet më vonë, ai dhe ekipi i tij nisin një turne reklamash në mbarë botën dhe, dalëngadalë, numrat fillojnë të rriten: në 2007 pasaportat e shitura janë 75 dhe në 2008 202. Ndërkohë, Kälin përgatit goditjen përfundimtare në një skenë krejtësisht tjetër: Brukselin./Internazionale – Përgatiti në shqip për Syri.net Jerina Luka

(vijon nesër)

blank

Shumë foshnja me emrin Noah në Zvicër

VOAL- Emma dhe Noah ishin gjithashtu emrat më të njohur që iu dhanë të porsalindurve në Zvicër në vitin 2022. Tashmë një vit më parë të dy kishin qenë në krye të preferencave (Noah është në podium për të tretin vit radhazi). Kjo mund të lexohet në një deklaratë për shtyp të lëshuar sot (e martë) nga Enti Federal i Statistikave.

Në vend të kësaj, Solea për vajzat dhe Lior për djemtë janë ato që kanë shënuar përparimin më të rëndësishëm në preferenca. Emra të tjerë shumë të njohur janë Mia, Liam dhe Matteo. Rajonalisht, Sofia dhe Leonardo janë në modë në Zvicrën italisht-folëse, Alice dhe Noah në frëngjisht dhe Emilia dhe Noah në gjermanisht.rsi-eb

blank

Pesë mrekullitë natyrore më mahnitëse të Zvicrës, mos i lini pa i vizituar! – Përgatitën Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

Mrekullitë natyrore të Zvicrës të shoqërojnë në çdo hap, në çdo kënd dhe në çdo anë të saj. Por duket se të gjithë janë të një mendjeje se mrekullitë natyrore më mahnitëse, disa prej tyre më të bukurat e kontinentit, janë këto:

1. Ujëvarat e Rinit: më të mëdhatë në Evropë

blank

Ujëvarat më të mëdha në Evropë ndodhen në Zvicër: Ujëvarat e Rinit në Schaffhausen (Shafhauzen) magjepsin vizitorët me ujërat e tyre të vrullshme.

Ujëvarat e Rinit ofrojnë një spektakël madhështor: në 150 metra gjerësi dhe 23 metra lartësi, 600 m³ ujë përplasen me shkëmbinjtë çdo sekondë gjatë verës.

Nga Kalaja Laufen, një shteg me ashensorë të çon në platformat e shikimit dhe ofron akses pa pengesa në spektaklin e ofruar nga ujëvarat. Nuk duhet humbur një udhëtim me varkë në Rin në shkëmbin e mesëm, në kufirin kombëtar ose më tej në stacionin e energjisë Rheinau.

Në brigjet veriore ndodhet Adventure Park am Rheinfall, një nga parqet më spektakolare të aventurës në Evropë. Ata që duan një përvojë emocionuese mund të ngjiten në pemë duke zgjedhur midis njëmbëdhjetë rrugëve të ndryshme dhe duke shijuar një pamje befasuese të ujëvarave.
Ndalimi në ujëvarën më të madhe të Evropës, duke ndjerë zhurmën e ujit në të gjithë trupin tuaj – mundësi të dhëna nga Schaffhausen Rhine Falls. Me varkë mund të arrini kështjellat, pellgun e ujëvararave të Rinit dhe madje edhe shkëmbin e fuqishëm në mes të ujëvarave.

Më shumë se 15 000 vjet më parë Rini u devijua në një shtrat të ri nga lëvizjet tektonike të Epokës së Akullit. Ujëvarat e Rinit kanë origjinën në pikën ku guri i grimcuar i lirshëm zëvendëson gurin gëlqeror të ngjeshur. Disa qindra metra kub ujë në sekondë bien me bubullimë 23 metra në zbrazëti nga një pellg 150 metra i gjerë.

Në qendër qëndron një shkëmb i fuqishëm që ka detyruar fuqinë e elementeve për mijëvjeçarë dhe mund të arrihet me një udhëtim panoramik në Rin, çka ju lejon të shijoni spektaklin natyror nga një distancë e afërt. Pothuajse në mes të Ujëvarave, ju mund të ndaleni edhe në platformat e ndërtuara pjesërisht mbi Rin. Kështjella e Wörth dhe Laufen mund të arrihen me varkë, madje ka edhe një kanoe me qira për guximtarët.

Castel Laufen vezullon në një shkëlqim të ri që nga marsi 2010. Një kënd lojërash për fëmijë dhe “Historama” (ekspozita interaktive në Ujëvarat e Rinit) janë ngritur pranë qendrës së re të vizitorëve. Shtegu i ri i aventurës me një ashensor të dyfishtë dhe kuvertën e vëzhgimit lejojnë qasje të papenguar në spektaklin natyror të Ujëvarave të Rinit.
Përjetoni Ujëvarat e Rinit me (pothuajse) të gjitha shqisat tuaja ose më mirë një udhëtim me varkë në rrjedhën e poshtme përgjatë një prej peizazheve më të bukura lumore të Rin? Vija e verdhë Felsenfahrt Nr.1 ​​është padyshim pika kryesore e Ujëvarave të Rinit në Schaffhausen.
Zhurma dhe spërkatja e ujëvarës më të madhe të Evropës janë të garantuara, sepse këtu uji zhytet nga rreth 23 m në thellësi. Në mes të këtij spektakli natyror, ju keni mundësinë unike për t’u ngjitur në Mittelfelsen. Nuk është aq e lehtë për të arritur, por vërtet ia vlen, sepse gjiganti është diçka shumë e veçantë.
Çdo udhëtim me varkë është unik dhe i paharrueshëm.

2. Creux du Van- një amfiteatër shkëmbi natyror me përmasa mbresëlënëse

blank

Në kufirin midis kantonit Neuchâtel dhe kantonit Vaud ndodhet “Creux du Van”, një amfiteatër shkëmbi natyror me përmasa mbresëlënëse. Muret vertikale shkëmbore, 160 metra të larta, kurorëzojnë një pellg luginash katër kilometra të gjatë dhe një të gjerë.

Ishin fillimisht akullnajat, më pas përrenjtë, që i dhanë jetë formacionit shkëmbor që të lë pa frymë. Ai buronte nga depozitat gëlqerore të mbetura nga një det i lashtë rreth 200 milionë vjet më parë. Në fakt, muret e thepisura shkëmbore janë gjithashtu të përshtatshme për vëzhgimin e një seksioni gjeologjik të valëzuar Jura.

Jo më pak e jashtëzakonshme është edhe mikroklima e “Creux du Van” që ndërthur pyjet me florën arktike-alpine në amfiteatrin shkëmbor. Cjapi i egër, dhia e egër, rrëqebulli dhe shumë lloje të tjera të kafshëve të egra janë vendosur në peizazhin natyror të paprekur, të mbrojtur nga një rezervë prej 25 kilometrash katrorë. Në qendër të pellgut rrjedh një burim, i ashtuquajturi “Fontaine Froide”, ujërat e akullta të të cilit mbajnë një temperaturë konstante prej 4 °C gjatë gjithë vitit.

Creux du Van ndodhet në Val de Travers, i cili gjithashtu ofron një produkt kryesor të territorit zviceran, humnerat. Në rajon mund të shijoni lloje të ndryshme, por për të zbuluar historinë duhet të shkoni në Maison de l’Absinthe.

Një tjetër mrekulli e natyrës në afërsi të grykave Areuse midis Noiraigue dhe Boudry. Një shteg gjarpëron me guxim nëpër shkallë dhe ura të panumërta duke ju lejuar të vëzhgoni këtë spektakël natyror me detaje të vogla.

3. Akullnaja Aletsch

blank

Jashtëzakonisht e madhe, tepër e bukur: Akullnaja e Madhe Aletsch është lumi më i fuqishëm i akullit në Alpe dhe gjithashtu më i popullarizuari, sepse është lehtësisht i arritshëm dhe i vendosur në mënyrë ideale për ecje të gjera, sporte dimërore dhe ekskursione të veçanta në natyrë.

Rajoni Aletsch është një qendër e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Jo vetëm sepse “Great Aletsch Glacier”, me 11 miliardë tonë ton akull, është më i madhi në Alpe. Masat e akullit shtrihen nga shpatet veriore të Eiger, Mönch dhe Jungfrau drejt luginës kryesore të Valais, si ujërat rrjedhin nëpër Gola della Massa të egër dhe derdhen në Rhone. I gjithë rajoni është shtëpia e shumë llojeve të rralla të faunës dhe florës, veçanërisht në Pyllin Aletsch, pranë të cilit ndodhet edhe Qendra Pro Natura për Ruajtjen e Natyrës.

Pika të panumërta të favorshme ofrojnë një pamje të mirë të akullnajës, si për shembull nga Bettmerhorn mbi Bettmeralp. Një panoramë madhështore e pjesëve të sipërme të akullnajës së madhe mund të shijohet gjithashtu nga Eggishorn, ku mund të arrihet me teleferik nga Fiesch. Në rrëzë të lumit të akullit ndodhet liqeni Märjelensee, i ushqyer nga ujërat e shkrirë të akullnajës.

4. Në Lauterbrunnen, në luginën e 72 ujëvarave

blank

72 ujëvara në Lauterbrunnental nxitojnë egërsisht nga skajet e shkëmbinjve të pastër deri në 400 metra të larta. Zhurma e këtij spektakli unik natyror shoqëron rrugën piktoreske nga Lauterbrunnen në Stechelberg.

Kur Goethe vizitoi Lauterbrunnental më 1779, ai ishte aq i magjepsur nga ujëvara e Staubbach, sa u ul dhe shkroi poemën “Kënga e shpirtrave mbi ujëra”. Kjo i ka dhënë kësaj ujëvare mbresëlënëse famë botërore. Uji i vrullshëm pranë fshatit Lauterbrunnen sigurisht karakterizon pjesën fillestare të kësaj ecjeje dhe luginën e Lauterbrunnen, por sigurisht që nuk është i vetmi atraksion. Pothuajse edhe më mbresëlënëse janë ujëvarat Trümmelbach, në gjysmë të rrugës përgjatë shtegut të ecjes: ujëvarat më të mëdha nëntokësore të Evropës mund të dëgjohen duke zhurmuar brenda malit, duke formuar mbi dhjetë kaskada që mund të arrihen përmes një labirinti shkallësh dhe tunelesh. Uji i shkrirë nga akullnaja Jungfrau derdhet në luginë me një shpejtësi deri në 20,000 litra në sekondë, duke bartur mbi 20,000 tonë materiale në vit dhe duke e bërë të gjithë malin të bubullojë. Ecja vazhdon përtej ujëvarës Mürrenbach, ujëvara më e lartë në Zvicër, dhe përgjatë lumit Lütschinen në ngjyrë blu të akullit deri në Stechelberg. Nga ky fshat i qetë pushimesh, teleferiku ngjitet në Schilthorn, i cili falë agjentit 007 u bë me famë botërore si “Piz Gloria” në filmin “On Her Majesty’s Secret Service”.

Në fund të ecjes, një autobus postar bën udhëtimin e kthimit nga Stechelberg në Lauterbrunnen.

Planifikimi i kujdesshëm i itinerarit është çelësi për të shijuar një turne. Mësoni paraprakisht për motin dhe kushtet e shtigjeve në qendrat lokale të informacionit. Në varësi të stinës dhe kushteve të motit, itinerari mund të mbyllet ose ndërpritet.

5- Piramidat tokësore të Euseigne

blank

Euseigne ndodhet në Val d’Hérens, një luginë anësore të Rhône, afër digës më të lartë në Evropë, Grande Dixence. Piramidat tokësore të Euseigne janë një nga atraksionet më të rëndësishme turistike në Alpe nga pikëpamja gjeologjike dhe janë të mbrojtura.

Është e pamundur të humbasësh formacionet magjepsëse gjeologjike në hyrje të fshatit të vogël Valais të Euseigne: rruga kryesore e luginës madje kalon nëpër to. Konët e tokës prej 10 deri në 15 metra, shumica e të cilëve mbrohen nga një shkëmb i tejdukshëm madhështor, e kanë origjinën në fazën përfundimtare të akullnajave Würm, e cila ndodhi afërsisht midis 80,000 dhe 10,000 vjet më parë.

Ndërsa akulli tërhiqej, gjuhët e akullnajave lanë pas tuma gjigante mbeturinash, të cilat gjithashtu përmbanin gurë. Shiu dhe ujërat e shkrirë i lëshuan gradualisht. Ndërsa uji rreth shkëmbinjve vazhdoi të gërmonte thellë, gurët e shkëmbinjve formuan shkurre mbrojtëse që krijuan këtë monument të famshëm natyror.


Send this to a friend