VOAL

VOAL

Masat tregtare mes SHBA dhe Kinës mund të ndikojnë në ekonominë globale

March 24, 2018

Komentet

Kush janë të burgosurit e tjerë rusë që mund të kenë fatin sikurse të Navalnyt?

Opozitari i ndjerë rus, Aleksei Navalny, gjatë kohës kur gjendej në një qeli në një qendër paraburgimi në Moskë në dhjetor të vitit 2011.

Robert Coalson

Kur autoritetet e burgjeve në Arktikun rus njoftuan për vdekjen e papritur të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, më 16 shkurt, ata thanë se të dhënat preliminare thoshin se shkaku i vdekjes ishte “sindromi i vdekjes së papritur”. Një ditë më vonë, televizioni shtetëror RT citoi një burim anonim i cili thoshte se Navalny, 47 vjeç, vdiq nga tromboza.

Për personelin mjekësor në burgjet ruse, tromboza është “një diagnozë universale që përdoret për të shpjeguar gjithçka”, shkroi në Telegram Anna Karetnikova, aktiviste për të drejtat e njeriut, e cila më herët ka qenë analiste në Shërbimin Ndëshkues Federal.

Vdekja e Navalnyt ndodhi pasi ai kaloi vite të tëra në burg, nga të cilat, ai i kaloi mbi 300 ditë në qeli izoluese. Gjatë qëndrimit në burg, atij i ishte mohuar kujdesi shëndetësor, ishte ankuar se kishte qenë subjekt i privimit nga gjumi e shumë gjërave të tjera. Gjykatat ruse kishin hedhur poshtë mbi 40 ankesa që ai kishte ngritur lidhur me keqtrajtimin e pretenduar.

Përderisa po rritet numri i rusëve që mbahen në burgje për shkak të qëndrimeve të tyre politike apo bindjeve fetare, analistët thanë se shteti rus gjithnjë e më shumë po i nënshtron ata ndaj një game të gjerë të trajtimeve abuzive.

“Praktika e disiplinës ndëshkuese është jashtëzakonisht e shumëllojshme”, tha për Radion Evropa e Lirë më 18 shkurt, Sergei Babinets, kreu i Ekipit kundër torturës, një grup për të drejtat e njeriut. “Falë vëmendjes së vazhdueshme nga mediat ne kemi paguar rastin e Viktor Filinkov”, një burrë që u dënua më 2020 me shtatë vjet burgim, nën pretendimet se i përkiste një grupi “terrorist”. “Ne kemi mësuar se nëse autoritetet duan, ata mund të të dënojnë edhe nëse qesh kur je duke punuar”.

Një kopje e qelisë së Navalnyt e vendosur në Muzeun e Luvrit në Paris.

Një kopje e qelisë së Navalnyt e vendosur në Muzeun e Luvrit në Paris.

Edhe pse raportimet për dhunë fizike ndaj të burgosurve disidentë është rritur, tha Babinets, përdorimi i rregullave të tilla disiplinore për të dëmtuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre është shumë më e zakonshme. “Pse duhet t’i rrahin kur munden vetëm të ndjekin në mënyrë të ashpër ligjin dhe të burgosurit të vuajnë?”, tha ai.

Qelitë ndëshkuese

Politikani opozitar, Vladimir Kara-Murza, që u dënua me 25 vjet burgim në prill nën akuza për tradhti dhe akuza të tjera, po mbahet izolim në një burg në Omsk, tha për Current Time më 22 shkurt bashkëshortja e tij, Yevgenia Kara-Murza. Në janar, Kara-Murza u fut në izolim për të paktën katër muaj pasi u cilësua si “recidivist”.

“Këto janë kushtet në të cilat mbahen të burgosurit e tjerë politikë nëse ata refuzojnë që të heshtin”, tha Yevgenia Kara-Murza. “Ai tani është në duart e atyre që tentuan dy herë që ta vrisnin”, vazhdoi ajo, duke iu referuar dy incidenteve të helmimit të dyshuar që Kara-Murza beson se ishin orkestruar nga Qeveria ruse. “Sigurisht, kam frikë për jetën e tij”.

Izolimi në qelitë ndëshkuese çnjerëzore (SHIZO) gjithnjë e më shumë po bëhet normë për të burgosurit disidentë, tha Karetnikova për Realitetet e Siberisë të REL-it.

“Sigurisht, nëse vazhdimisht mbahen në qeli ndëshkuese kjo nuk u bënë mirë shëndetit të tyre”, tha ajo, “sepse kushtet janë shumë të vështira. Është ftohtë. Në këto qeli, ju duhet të vishni rroba të posaçme ndëshkuese, iu lejohet të vishni vetëm një xhaketë gjatë kohës së ushtrimeve. Realisht, nuk ka mundësi për aktivitete fizike. Nuk mund të përdorni ushqimin apo çfarëdo që iu dërgohet me pako sepse nuk iu lejohet që të merrni asnjë kur jeni në SHIZO”.

Në një postim në Telegram në dhjetor të vitit 2023, një tjetër disidentë i njohur rus që është në burg – politikani opozitar Ilya Yashin, që po shërben një dënim prej tetë vjet e gjysmë burgim nën pretendimet se ka shpërndarë informacione të rreme për ushtrinë – përshkroi në detaje se si është SHIZO. Qelia 3 me 4 metra, shkroi ai, iu bën të ndiheni “sikurse iu kanë mbështetur në një thes me gurë”. I burgosuri qëndron në shtrat nga ora 5 e mëngjesit deri në 9 në mbrëmje dhe është e ndaluar që të shtrihet në tokë. Qelia është e ftohtë dhe nuk lejohet që i burgosuri të veshë ndonjë bluzë apo xhaketë. Aty gjithmonë vjen era kanalizim.

“Nga vrimat prapa guacës së tualetit shpesh dalin minj në madhësi të një mace mesatare”, vazhdoi Yashin. Të burgosurve u lejohet që të lexojnë apo të shkruajnë çdo ditë nga gjysmë ore dhe pas kësaj, të gjithë librat, letrat dhe mjetet për shkrim, largohen. Radioja lëshohet gjatë orarit të zgjimit. Vendi ku bëhen “stërvitjet në oborr” është edhe më i vogël se qelia: 2.5 me 3 metra. Vetëm një person mund të dalë në këtë vend të bëjë stërvitje nga ora 6 e mëngjesit deri në 7 të mëngjesit. E vetmja gjë e mirë e qelisë ndëshkuese, shkroi Yashin, është se nuk duhet të brengoseni do t’iu dërgojnë në një qeli ndëshkuese.

“Është e qartë, SHIZO de facto është torturë e legalizuar”, shkroi ai. “Qëllimi i këtij izolimi është të torturojnë njerëzit deri në pikën sa ata të marrin çfarë të duan nga ta. Prandaj, pothuajse të gjithë të burgosurit politikë kalojnë nëpër këto qeli të torturës”.

Aleksei Gorinov, ish-ligjvënës i qarkut në Moskë që po vuan një dënim prej shtatë vjetësh burgim nën pretendimet se ka bërë deklarata të rreme për ushtrinë, i është nënshkruar një ndërhyrje kirurgjikale ku i është hequr një pjesë e mushkërive pasi u diagnostikua me tuberkulozë më 2016. Pavarësisht kësaj, 62-vjeçari vazhdimisht është dërguar në SHIZO, që ai e përshkroi si një “vend të lagësht e të ftohtë sikurse një varr”.

Privimi nga kujdesi shëndetësor

Edhe një formë tjetër e keqtrajtimit të burgosurve, që gjithnjë e më shumë po bëhet e zakonshme, është privimi nga kujdesi i nevojshëm shëndetësor. Artistes Aleksandra Skochilenko, e cila është dënuar me shtatë vjet burgim në nëntor të vitit të kaluar sipas ligjit për shpërndarje të informacioneve të rreme për ushtrinë, iu mohua kujdesi shëndetësor kur qëndroi për pothuajse 20 muaj në paraburgim. Nga lindja ajo vuan nga një sëmundje e zemrës, sëmundja celiake, dhe sëmundje të tjera serioze. Një anëtare e trupit këshillues për të drejtat e njeriut e presidentit Vladimir Putin, Eva Merkacheva, e quajti burgosjen e Skochilenkos “vdekjeprurëse”. Gjatë gjykimit të saj, ajo u ankua se po “vdiste urie” pasi ajo vazhdimisht nuk kishte qenë në burg në kohën kur shërbeheshin vaktet ushqimore për shkak të transportit për në gjykatë dhe anasjelltas.

Igor Baryshnikov, pacienti 64-vjeçar me kancer, që po shërben një dënim prej shtatë vjetësh e gjysmë burgim në një burg në rajonin e Kaliningradit pas dënimit në bazë të ligjit të njëjtë për shpërndarje të informacioneve të rreme për ushtrinë, i është refuzuar kërkesa që të lirohet para kohe për shkak të përkeqësimit të shëndetit. Refuzimi për lirim është bërë pavarësisht se ai është në dhimbje të vazhdueshme që shpesh ia pamundëson të qëndrojë i ulur apo të shtrihet. Ai nuk mund ta mbajë sterile katedrën e tij dhe vazhdimisht rrezikon infeksione.

“Të jemi i sinqertë, ne nisëm të qanim pasi takimit me të”, tha për REL-in një prej avokatëve të tij në dhjetor të vitit 2023, duke shtuar se Baryshnikov ka nevojë që t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrje kirurgjikale. “Në fakt, klienti ynë është dënuar me një vdekje të ngadaltë dhe torturuese”.

Grupi për të drejtat e njeriut, Memorial, që është i ndaluar në Rusi, aktualisht ka të listuar 255 persona si të burgosur politikë në Rusi dhe 424 të burgosur të ndërgjegjes, që janë të dënuar për çështje fetare.

“Lista jonë e të burgosurve politikë sigurisht që nuk është e plotë”, thuhet në ueb-faqen e organizatës. “Mbledhja e materialeve të një rasti merr një kohë të konsiderueshme, veçmas në rastet kur hetimi dhe gjykimi janë të klasifikuara”.

Aktivistja Karetnikova theksoi se disidentët politikë në Rusi janë bërë pjesë e vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar, të opozitarëve rusë në mërgim dhe “pjesës së mbetur të shoqërisë civile në Rusi”.

“Dhe autoritetet ruse, duke përdorur [Shërbimin Ndëshkues Federal] vendosën të përgjigjeshin në mënyrë asimetrike duke trajtuar këta të burgosur në mënyrë brutale”, tha ajo. “Ata nisën t’i ndëshkonin të burgosurit me dënime të pafundme dhe me raste të reja penale”.

Në postimin e parë në rrjetet sociale pasi mësoi për vdekjen e Navalnyt, Yashin tha se ai ndjeu “një boshllëk të zi brenda”.

“Sigurisht, e kuptoj se edhe unë jam në rrezik”, shkroi ai më 20 shkurt. “Jam prapa grilave dhe jeta ime është në duart e Putinit. Është rrezik. Por unë do të vazhdoj rrugën time”.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Ukraina hakmerret ndaj Rusisë, dronët godasin qytetin e Shën-Petersburgut

Ukraina hakmerret për sulmet e fundit ruse dhe godet dy ndërtesa në Shën-Petgersburg. Banorët lokal raportuan për një shpërthim të fortë por që nuk shkaktoi viktima. Lajmin e dha guvernatori i qytetit rus, Alexander Beglov, i cili nuk dha detaje mbi incidentin, por u mjaftua duke thënë se droni ka goditur dy ndërtesa në një lagje të qytetit të dytë më të madh të Rusisë, citon Agjencia e lajmeve Reuters.

Pamjet e publikuara nga Reuters tregojnë ballkone të dëmtuara të një ndërtese banimi shumëkatëshe dhe disa mbetje, që autorët pretendojnë se është një pjesë e një droni. Një tjetër regjistrim tregon pjesërisht një shpërthim të fortë mbi ndërtesë, me copa xhami dhe mbeturina të tjera që bien në tokë.

Guvernatori Beglov tha se banorët e ndërtesave të prekura u evakuuan dhe shërbimet e emergjencës po punojnë në vend. Sulmet e supozuara me dron kundër depove dhe rafineriver use të naftës janë bërë një dukuri e zakonshme muajt e fundit, me incidente të raportuara në rajone të shumta, duke përfshirë rajonet Oryol dhe Leningrad.sn

Gaza: furnizime ajrore edhe nga SHBA

Në ditët në vijim, forcat ajrore amerikane do të marrin pjesë në nisjen e ndihmave ushqimore dhe mjekësore për të mbështetur popullsinë palestineze.

VOAL- Shtetet e Bashkuara synojnë të ndihmojnë popullsinë palestineze në Gaza me nisjen e furnizimeve ajrore. Këtë e bëri të ditur presidenti amerikan Joe Biden të premten në Shtëpinë e Bardhë.

Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të bashkojnë forcat me Jordaninë dhe vende të tjera për të transportuar më shumë ndihma ushqimore dhe mjekësore për popullsinë civile. Të martën e kaluar, Jordania, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Franca kanë tentuar tashmë operacione të ngjashme dhe kanë hasur në vështirësi të ndryshme. Hedhja e furnizimeve zakonisht përdoret vetëm në mungesë të alternativave të tjera, pasi është shumë e shtrenjtë dhe joefikase: në krahasim me kamionët, aeroplanët janë në gjendje të transportojnë vetëm një pjesë të furnizimeve të nevojshme. Për më tepër, navigimi ajror mbi një zonë konflikti i ekspozon shpëtimtarët dhe pilotët ndaj rreziqeve të shumta.

Rrjedhjet ajrore përfshijnë gjithashtu probleme të tjera, pasi është e vështirë të parashikohet suksesi i një nisjeje: arkat mund të përfundojnë në det, në vende që janë të vështira për t’u arritur ose madje bien mbi njerëzit. Më në fund, pasi në terren, furnizimet sulmohen nga turma e uritur pa pasur asnjë personel për t’i shpërndarë ato në mënyrë të barabartë.

Sipas New York Times, Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera, si krijimi i një porti të përkohshëm në Gaza për të ofruar ndihma nga deti. Shtëpia e Bardhë, raporton gazeta amerikane, po i bën presion Izraelit që të hapë më shumë pika kufitare në pjesën lindore të Gazës në mënyrë që të rrisë furnizimet rrugore, të cilat, sipas UNRWA, u ulën në mënyrë drastike në shkurt.

Rënie e furnizimeve mbi Gaza

Jordania ka furnizuar Rripin nga ajri që nga nëntori: të martën e kaluar Emiratet e Bashkuara Arabe, Franca dhe Egjipti iu bashkuan operacioneve ajrore, duke hedhur ndihma përgjatë brigjeve të Gazës.

Ndërkohë, negociatat mes Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim të përkohshëm po përballen me vështirësi dhe ngadalësime të reja. Sipas raporteve nga portali Axios të premten në mbrëmje, Izraeli nuk është më i gatshëm të marrë pjesë në bisedimet e reja – të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari – derisa Hamasi të ketë paraqitur një listë të pengjeve që janë ende gjallë.rsi-eb

Mbi 100 persona të arrestuar për pjesëmarrje në homazhet për Navalnyn

Forca të sigurisë duke e ndaluar një person që ka marrë pjesë në organizimet për t’i dhënë lamtumirën e fundit Aleksei Navalnyt.

 

Të paktën 120 persona janë arrestuar në Rusi pse kanë marrë pjesë në ceremonitë për t’i dhënë lamtumirën e fundit kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili është varrosur më 1 mars në Moskë, pas vdekjes së tij të dyshimtë më 16 shkurt në një burg në Arktik.

Navalny është varrosur në varrezat afër shtëpisë ku është rritur në Moskë, teksa dhjetëra mijëra mbështetës kanë rrezikuar që të përballen me autoritetet dhe kanë shkuar për ta nderuar jashtë kishës ku është mbajtur ceremonia lamtumirëse.

Familjarët dhe ndihmësit e ngushtë janë lejuar të jenë brenda në kishë, para se ai të varrosej.

Forcat policore kanë qenë në çdo cep të rrugëve të Rusisë, dhe ndonëse nuk ka pasur raportime për incidente, më shumë se 120 persona janë ndaluar më vonë në Moskë, Shën Petersburg, Novisibirsk, Jetakerinburg dhe qytete tjera, pse kanë marrë pjesë në organizimet për të kujtuar Navalnyn.

Organizata për të drejta të njeriut First Department, ka raportuar se nëpër gjykatat në katër rajonet ruse, emri i Navalnyt është konsideruar “simbol ekstremist”.

Në rrjetet sociale kanë qarkullaur fotografi të ceremonisë së zhvilluar në kishë, ndonëse aty janë ndaluar kamerat.

Në to janë parë prindërit e Navalnyt afër trupit të tij, të hapur deri në kraharor, në mënyrë që pjesëmarrësit të mund ta shohin për herë të fundit.

 

Pamje prej ceremonisë në kishë.

Pamje prej ceremonisë në kishë.

Shumë njerëz kanë vënë lule në makinën që e ka bartur trupin e tij dhe disa janë dëgjuar duke bëtitur ‘jo luftës’, ‘Putini është vrasës’ dhe ‘nuk do të të harrojmë’.

Në ceremoninë në kishë kanë marrë pjesë edhe shumë diplomatë perëndimorë që janë të angazhuar në Moskë.

“Puna e Aleksei Navalnyt e ka shpërfaqur një vizion të një ardhmeje më të mirë për Rusinë dhe gjithë rusët. Në fund, ai e ka dhënë jetën për shërbimin patriotik. Për shumë rusë, ai është simbol i asaj që mundet dhe duhet të jetë Rusia”, ka thënë Ambasada amerikane në Moskë, përmes një postimi në Telegram.

E veja e Navalnyt, Yulia, e cila jeton jashtë Rusisë, për arsye të sigurisë, nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Mirëpo më vonë, ajo e ka publikuar një video shumë emocionuese, duke kujtuar momentet më të mira me burrin e saj.

“Nuk e di si të jetoj pa ty, por do të tentoj të bëj më të mirën për të të bërë të lumtur dhe krenar për mua. Nuk e di a do të mundem, por do të tentoj”, ka thënë ajo, duke aluduar se do të vazhdojë vizionin e tij për demokraci dhe liri në Rusi.

Para ceremonisë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka lëshuar një paralajmërim që organizimet e paligjshme në mbështetje të Navalnyt, konsiderohen shkelje e ligjit.

Ai, po ashtu, ka thënë se Kremlini nuk e konsideron Navalnyn si politikan dhe nuk ka çfarë të thotë për familjen e tij.

Gruaja e Navalnyt e ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin se qëndron mbrapa vdekjes së burrit të saj.

Të njëjtin mendim ndajnë edhe disa liderë të Perëndimit, ndonëse Kremlini hedh poshtë vazhdimisht këto qëndrime.

Navalny ka qenë duke vuajtur një dënim me burgim prej 19 vjetësh për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.REL

Kasparov: Rusia mund t’i humbë disa territore, nëse s’e fiton luftën në Ukrainë

Lideri opozitar rus në mërgim dhe bashkëthemeluesi i Forumit Rusia e Lirë, Garry Kasparov, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) më 1 mars se kufijtë e tanishëm të Rusisë “mund të ndryshojnë”, nëse Moska e humb luftën në Ukrainë, por shtoi se shpërbërja e plotë e Rusisë nuk ka gjasa të ndodhë.

Rajonet të cilat mund të ndahen nga Federata ruse, sipas Kasparov, janë republikat si, Tatarstani, Bashkortostani, Dagestanu dhe Çeçenia, por ai theksoi se nuk beson se gjithçka është e qartë për atë që do të ndodhë pas luftës.

“Në fund të fundit, rol të madh në këtë çështje do të luajnë faktorët ekonomikë. Por është shumë e rëndësishme sot të mos mbështetet qëndrimi i një Rusie të bashkuar dhe të pandashme”, tha Kasparov.

Ai beson se ndryshimi i “karakterit perandorak” i Rusisë është i nevojshëm për reformimin e këtij vendi.

Ish-kampioni i botës në shah tha se humbjet për Rusinë do të ishin “minimale”, por nënvizoi se “nëse e refuzoni një perandori, atëherë duhet të pajtoheni se disa pjesë të saj mund të hiqen në fund”.

Lidhjet që do ta bënin më të vështirë shpërbërjen e Rusisë, do të ishin kryesisht ato ekonomike, tha ai. Por, ënse disa pjesë të Rusisë shkëputen, atëherë do të bëhej e mundur arritja e marrëveshjeve të reja mes territoreve të Rusisë sipas asaj që do të quhej “konfederatë e lirë”.

“Është e drejtë, mes tjerash, edhe nga një pikëpamje psikologjike, sepse do të jetë e pamundur të ndërtohet një Rusi joperandorake duke ruajtur keqkuptimet perandorake”, tha Kasparov.

Kasparov tha gjithashtu se beson se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian “druhen” se mund të ndodhë shpërbërja e Rusisë, nëse ajo e humb luftën në Ukrainë.

Një fitore e Ukrainës do të ishte “një goditje e madhe” për Rusinë, nënvizoi ai, dhe se do bënte “që më gjasë të ndryshojë tërë struktura politike e saj”.

Kasparov tha se populli rus nuk e kupton ende se lufta po shkon drejt disfatës dhe se “diktatura e Putinit nuk do të mbijetojë”.

Kasparov, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara tani, njihet si kritik i fortë i politikave të Kremlinit, përfshirë i luftës në Ukrainë.REL

Turma në funeralin e Navalnyt: “Rusia do të jetë e lirë”

Midis policisë së trazirave dhe një morie njerëzish, funerali i disidentit që vdiq në një burg siberian u mbajt të premten në periferi të Moskës.

VOAL- Një turmë u mblodh të premten përpara Kishës së Ikonës së Nënës së Zotit në Moskë, ku u mbajt varrimi i Alexei Navalny në orën 14:00 me orën lokale (12 pasdite në Zvicër). Burimet gazetareske flasin për 2-3000 persona. Kur mbërriti makina e varrimit që mbante arkivolin, u dëgjuan njerëzit duke duartrokitur dhe duke brohoritur: “Nuk kishit frikë dhe ne nuk kemi frikë”. BBC raporton se në fund të ceremonisë, ndërsa arkivoli u çua jashtë, disa njerëz bërtitën “Rusia do të jetë e lirë!”. Të tjerë bënë thirrje për “jo luftë!” dhe disa bërtisnin “vrasës”.

Ceremonia u zhvillua në lagjen Mar’ino, në juglindje të kryeqytetit rus, ku Navalny jetonte kur ishte i lirë.

Anatoli Navalny dhe Lyudmila Navalnaya, prindërit e disidentit rus që vdiq në një burg në Siberi, janë fotografuar duke ecur drejt kishës.

Arkivoli u hap gjatë funeralit me trupin e disidentit të vdekur brenda

Në varrim morën pjesë disa diplomatë të huaj. I pari që mbërriti ishte ambasadori francez në Moskë Pierre Lévy, me të pranishëm edhe të ngarkuarin me punë të Italisë Pietro Sferra Carini. Gjithashtu marrin pjesë ambasadorja e SHBA në Rusi Lynne Tracy dhe ambasadori gjerman Alexander Graf Lambsdorff.

Gazetarët e AFP vëzhguan dhjetëra anëtarë të forcave të sigurisë, përfshirë policinë e trazirave, të vendosur në zonë të premten në mëngjes. Autoritetet gjithashtu rrethuan disa qindra metra të shtegut që çon nga kisha në varreza me barriera metalike.

 

Pasi përfunduan ritet e varrimit, Alexei Navalny u varros në varrezat e afërta të Borisovskoye. CNN, duke cituar ekipin kundërshtar, raporton se arkivoli u ul në varr në melodinë e “My Way” nga Frank Sinatra. Në ceremoni u pranuan vetëm anëtarët e familjes.

Kremlini: “Nuk kemi asgjë për t’i thënë familjes”

Kremlini ka paralajmëruar kundër çdo demonstrate “të paautorizuar” gjatë funeralit të Alexei Navalny. “Çdo demonstrim i paautorizuar do të jetë shkelje e ligjit. Prandaj, ata që marrin pjesë në të do të mbahen përgjegjës në përputhje me ligjin në fuqi”, tha zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia e lajmeve Tass. Zëdhënësi, siç raportohet nga BBC, tha gjithashtu se “Kremlini nuk ka asgjë për t’i thënë familjes së Navalny në ditën e funeralit të tij”.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i funeralit të Navalny

Në një Rusi, ku TV dhe media zyrtare e shpërfillin ngjarjen, ekipi i Fondacionit Anti-Korrupsion mori përsipër të sigurojë një transmetim të drejtpërdrejtë të funeralit të Alexei Navalny. Dy anëtarë të ekuipazhit kryen mbulim nga një studio, duke dhënë komente mbi grumbullimin e turmës jashtë kishës së Moskës ku u bë funerali. Ata u kërkojnë njerëzve të paraqesin pyetje dhe mendime. Mbi 130,000 njerëz u akorduan.rsi-eb

Funerali i Navalny në Moskë, mijëra hedhin trëndafila të kuq duke thirrur ‘Navalny, nuk do të të harrojmë’

Moskë, ora 13:09 – Kur ra këmbana e kishës, arkivoli i Alexei Navalny, liderit opozitar rus, u nxor jashtë kishës dhe u vendos përsëri në makinë.

Turma e thirri edhe një herë emrin e tij: “Navalny! Navalny!”dhe përsëri bërtit: “Faleminderit Alexei!”.

Njerëzit filluan të hedhin trëndafila dhe karafila të kuq në rrugë dhe të thërrasin: “Nuk do të të harrojmë!”

Dyert e makinës së vdekjes u mbyllën dhe duartrokitjet shpërthyen. Policia e maskuar shikonte ndërkohë që makina e vdekjes u nis drej varrezave.

Ndërsa arkivoli u nxor nga kisha, njerëzit në turmë mund të shiheshin duke hedhur lule në makinën e varrimit që mbante arkivolin e liderit të opozitës ruse.

Disa zëra u dëgjuan duke shfryrë “xhelatë!”, “Rusia do të jetë e lirë!” dhe “Jo luftës!”

Fotot nga brenda kishës tregojnë arkivolin e hapur të Navalny

BBc njofton se amerat nuk u lejuan të filmonin ceremoninë mortore brenda kishës. Megjithatë, njerëzit që morën pjesë padyshim që kishin mundur të fotografonin. Një foto, e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, tregon arkivolin e hapur të Navalny.

Kjo është e zakonshme në traditën ortodokse ruse dhe do të thotë që vajtuesit mund të shohin dhe prekin fytyrën e të ndjerit.

Në foto, e cila është në fund të këtij postimi, Navalny shihet i shtrirë në arkivolin e tij, i mbuluar me trëndafila të kuq dhe të bardhë.

Ai është i rrethuar nga njerëz – duke përfshirë nënën e tij, Lyudmila, dhe babanë e tij, Anatoliy – duke mbajtur qirinj. Një prift ortodoks qëndron aty pranë.

Image

Ambasadorët e Perëndimit bashkë me mijëra mbështetës të Navalny në varrimin e tij

Diplomatët e huaj, përfshirë ambasadorët gjermanë, francezë dhe amerikanë, kanë shkuar sot për t’i bërë nderimet e tyre Alexei Navalny në kishën ku u vendos arkivoli i tij.

Alexander Graf Lambsdorff, Pierre Levy dhe Lynne Tracy janë fotografuar pranë kishës, të veshur me të zeza dhe duke mbajtur trëndafila të kuq.

Rusët e trishtuar janë mbledhur në një akt sfide dhe trimërie

Qindra dhe ndoshta mijëra njerëz janë paraqitur sot për t’i thënë lamtumirën liderit të ndjerë të opozitës ruse.

Ky është një akt trimërie dhe sfide në vetvete, duke pasur parasysh se qindra persona u arrestuan më herët në memorialet spontane që u shfaqën në të gjithë Rusinë menjëherë pas vdekjes së Alexei Navalny dy javë më parë.

Ata janë të vetëdijshëm për mundësinë e arrestimit dhe nuk kanë paraqitur ndonjë slogan politik.

Deri më tani nuk ka pasur raportime për arrestime.

Image

Ora 14:00 Arkivoli i Navalny ulet në tokë

Kapaku është mbyllur mbi arkivolin e Navalny.

Në sfond, në Varrezat e Borisovsky dëgjohet “My Way” e Frank Sinatrës.

Moskë, turma shpërthen në duartrokitje kur mbërrin arkivoli i Navalny dhe këndon

 

Asnjë fjalë ende nga gruaja e Navalny, Yuliya

Familja e Navalny mban funeralin në Moskë për liderin e ndjerë të opozitës ruse

Të afërmit dhe mbështetësit e Alexei Navalny i dhanë lamtumirën e fundit liderit të opozitës në një funeral që nisi të premten në Moskë, pas një beteje me autoritetet për tërheqjen e trupit të tij pas vdekjes ende të pashpjegueshme në një koloni penale të Arktikut.

Mbështetësit e tij thonë se disa kisha në Moskë refuzuan të kryenin shërbimin përpara se ekipi i Navalny të merrte lejen nga njëra në lagjen Maryino të kryeqytetit, ku ai dikur jetonte para helmimit të tij në vitin 2020, kurimit në Gjermani dhe arrestimit të mëvonshëm në kthimin e tij në Rusi, shkruan France24.

Kisha e Ikonës së Nënës së Zotit që Qetëson Dhimbjen Time, e cila pranoi të mbante shërbimin, nuk e përmendi atë në faqen e saj në rrjetet sociale. Policia të enjten u pa duke vendosur barriera për kontrollin e turmës në kishë.

Varrimi u krye në varrezat afër të Borisovskoye, ku policia u pa gjithashtu të enjten.

Image

Nëna e tij, Lyudmila Navalnaya, kaloi tetë ditë duke u përpjekur që autoritetet t’i jepnin trupin pas vdekjes së tij më 16 shkurt në Koloninë Penale nr. 3 në qytetin Kharp, në rajonin Yamalo-Nenets rreth 1,900 kilometra në verilindje të Moskës.

Autoritetet fillimisht thanë se nuk mund ta dorëzonin trupin sepse duhej të bënin analiza pas vdekjes. Zonja Navalnaya, 69 vjeçe, i bëri një thirrje me video presidentit Vladimir Putin që t’i japin trupin në mënyrë që ajo të mund ta varroste djalin e saj me dinjitet.

Pasi u publikua, të paktën një drejtor funerali tha se i ishte “ndaluar” të punonte me mbështetësit e Navalny, tha në mediat sociale zëdhënësja e ekipit të Navalny, Kira Yarmysh. Ata gjithashtu nuk ishin në gjendje të gjenin një makinë varrimi për funeralin.

“Njerëz të panjohur po i thërrasin njerëz dhe i kërcënojnë që të mos e çojnë askund trupin e Alexeit”, tha Yarmysh të enjten.

Autoritetet ruse nuk kanë shpallur shkakun e vdekjes së Navalny, 47 vjeç, i cili luftoi kundër korrupsionit zyrtar dhe organizoi protesta të mëdha si armiku më i ashpër politik i Putinit. Shumë udhëheqës perëndimorë fajësuan për vdekjen udhëheqësin rus, të cilin Kremlini e hodhi poshtë.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush nga familja ose aleatët e Navalny do të merrte pjesë në funeralin, kur shumë nga bashkëpunëtorët e tij janë në mërgim jashtë vendit për shkak të frikës nga ndjekja penale në Rusi. Fondacioni i Navalny për Luftën kundër Korrupsionit dhe zyrat e tij rajonale u konsideruan si “organizata ekstremiste” nga qeveria ruse në vitin 2021.

Ekipi i politikanit tha se funerali u transmetua drejtpërdrejt në kanalin e Navalny në YouTube.

E veja e tij, Yulia Navalnaya, akuzoi Putinin dhe kryebashkiakun e Moskës Sergei Sobyanin se po përpiqeshin të bllokonin një funeral publik.

“Ne nuk duam ndonjë trajtim të veçantë – vetëm për t’u dhënë njerëzve mundësinë për t’i thënë lamtumirën Alexei në një mënyrë normale,” shkroi Yulia Navalnaya në X.

Në një fjalim para ligjvënësve evropianë të mërkurën në Strasburg të Francës, ajo shprehu gjithashtu frikën se policia mund të ndërhyjë në tubim ose do të “arrestojë ata që kanë ardhur për t’i thënë lamtumirë burrit tim”.

Autoritetet e Moskës nuk pranuan të japin leje për një ceremoni të veçantë përkujtimore për Navalny./ar/sh/SYRI.NET

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

E veja e Navalny mesazh lamtumire: Do të doja të më përqafoje. Në telefonin tim kam ruajtur…

E veja e Alexei Navalny, Yulia Navalnaya postoi një mesazh lamtumire për burrin e saj të ndjerë në rrjetin social “X”.

Ajo ka shkruar se do të donte një përqafim dhe buzëqeshje nga bashkëshorti i ndjerë, ndërsa shtoi se nuk di se si do të jetojë pa të, por do të përpiqet ta bëjë krenar.

“Lyosha” është forma e shkurtër ose pseudonimi i njohur për Alexei.

Postimi: 

Lyosha, faleminderit për 26 vjet lumturi absolute. Po, edhe gjatë tre viteve të fundit të lumturisë. Për dashurinë, që më mbështete gjithmonë, që më bëre të qesh edhe nga burgu, për faktin që ke menduar gjithmonë për mua.
Nuk di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të të bëj të lumtur për mua dhe krenar për mua. Nuk e di nëse mund ta përballoj apo jo, por do të përpiqem.
Do takohemi patjetër një ditë. Unë kam kaq shumë histori të patreguara për ty, dhe kam kaq shumë këngë të ruajtura për ty në telefonin tim, në përgjithësi janë qesharake të them të drejtën, këngë të tmerrshme, por ato kanë të bëjnë me ne, dhe doja shumë që t’i dëgjoje. Më pas të qeshnim dhe të më përqafoje.
Të dua përgjithmonë. U prehsh ne paqe.bw

Arrestohet kryeredaktori i gazetës së pavarur ruse për “përbuzjen” e ushtrisë

Kryeredaktori i gazetës së njohur dhe të pavarur ruse, Novaya Gazeta, Sergei Sokolov (majtas) dhe ish-kryeredaktori i kësaj gazete duke biseduar para një seance dëgjimore në një gjykatë ruse, shtator 2022.

Sergei Sokolov, kryeredaktori i gazetës së njohur dhe të pavarur ruse, Novaya Gazeta, u arrestua të enjten në Moskë, pas akuzave se gjoja i ka “përbuzur” forcat e armatosura ruse, njoftoi gazeta.

Zyrtarët e Qendrës së Rusisë për Luftimin e Ekstremizmit ia vunë prangat Sokolovit, tha Novaya Gazeta.

Sipas gazetës, akuzat – të cilat janë “administrative” dhe janë të ndëshkueshme zakonisht me gjobë apo me dënim të shkurtër me burg – kanë të bëjnë me një shkrim në gazetën e shtypur.

Nuk dihet se kur do të mbahet seanca dëgjimore kundër Sokolovit.

Vëzhguesi i mediave, Reporterët pa Kufij, shkroi në rrjetin social X se proteston kundër arrestimit të tij, “i cili është dëshmi shtesë e dhunës së censurës në Rusi”.

Sokolov u bë udhëheqës i lajmeve në Novaya Gazeta në shtator 2023, pasi kryeredaktori i deriatëhershëm, laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov, u shpall “agjent i huaj” nga autoritetet ruse.

Në shtator 2022, një gjykatë në Moskë ia hoqi licencën Novaya Gazetës, e cila ka qenë kritike ndaj Kremlinit për shumë vite.

Disa ditë pasi presidenti Vladimir Putin i dërgoi trupat brenda Ukrainës para dy vjetëve, Parlamenti i kontrolluar nga Kremlini e miratoi një legjislacion i cili e bën të jashtëligjshëm përçmimin e ushtrisë ruse, apo përhapjen e “informatave të rreme” për veprimet e vendit në Ukrainë.

Dhjetëra media të pavarura në Rusi u ndaluan si pasojë, derisa media të tjera thanë se nuk do të raportonin në lidhje me luftën në Ukrainë.

Novaya Gazeta njoftoi në mars 2022 se do ta pezullonte punën gjatë luftës në Ukrainë. Por, stafi i Novaya Gazetës, që iku jashtë vendit, e nisi një projekt të ri, Novaya Gazeta Europe, e cila është kritike e zëshme e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Putini paralajmëron për rrezikun e një lufte bërthamore me NATO-n

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë fjalimit vjetor. Moskë, 29 shkurt 2024.

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, nisi fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit më 29 shkurt duke paraqitur këndvështrimin e tij se si po përparon lufta kundër Ukrainës, për raportet e Rusisë me Perëndimin, kërcënoi me pasoja “tragjike” nëse NATO-ja dërgon trupa në Ukrainë.

“[Shtetet perëndimore] duhet ta kuptojnë se edhe ne kemi armë që mund të godasin caqet në territoret e tyre. E gjithë kjo, realisht kërcënon një konflikt me përdorim të armëve bërthamore dhe shkatërrim të njerëzimit. A nuk po e kuptojnë këtë ata?”, tha Putin.

Duke folur më pak se tre javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, të cilat pritet t’i fitojë me lehtësi, Putin përsëriti narrativin se nisja e pushtimit në shkallë të plotë i Ukrainës ishte i nevojshëm për të mbrojtur sovranitetin e Rusisë dhe sigurinë.

“Pavarësisht vështirësive dhe shijes së hidhur të humbjeve, njerëzit e mbështesin këtë zgjedhje”, tha ai për “operacionin e posaçëm ushtarak”, formulimin që përdor Kremlini për t’iu referuar pushtimit të Ukrainës që Moska nisi në shkurt të vitit 2022.

Në pjesë e parë të fjalimit, që ai e mbajti para dy dhomave të Parlamentit rus dhe Këshillit të Federatës, ai u fokusua më shumë te Perëndimi, duke e akuzuar atë se “po tenton të na tërheq në një garë armësh”, duke “tentuar që të na lodhin”.

“Perëndimi nuk po tenton vetëm që të na pengojë në zhvillimin tonë; në vend të Rusisë, atyre u duhet një vend vdekjeje”, tha ai, duke shtuar se në të njëjtën kohë, Perëndimi “i ka bërë keq llogaritë”.

Më herët gjatë kësaj jave, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas një samiti të liderëve të Evropës të mbajtur në Paris, tha se pavarësisht se aktualisht nuk ka konsensus, nuk duhet të përjashtohet asnjë mundësi për të ndihmuar Ukrainën, përfshirë edhe dërgimin e trupave perëndimore për të luftuar përkrah Kievit, në mënyrë që të parandalohet një fitore ruse.

“Ata po flasin për dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë. Por, ne e kujtojmë fatin e atyre që dërguan kontingjente. Tani, pasojat për intervencionistët do të jenë shumë më tragjike. Edhe ne kemi armë, që mund të godasin caqe në territoret e tyre”, kërcënoi Putin.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kyçë evropianë thanë gjatë kësaj jave se nuk kanë plane që të dërgojnë trupa tokësore në Ukrainë.

Fjalimi i Putinit vjen para zgjedhjeve presidenciale ruse që mbahen më 15-17 mars, të cilat Kremlini shpreson t’i përdorë për të treguar unitetin e kombit në mbështetje të Putinit dhe pushtimit të Ukrainës.

Zgjedhjet ruse kontrollohen ashpër nga Kremlini dhe as nuk janë të lira, e as fer, por shihen nga Qeveria si nevojë për të përçuar një ndiejnë të legjitimitetit.

Putin është në pushtet në Rusi që nga viti 1999, si president dhe kryeministër.

Gjatë fjalimit, Putin nuk përmendi Aleksei Navalny, politikanin opozitar, që vdiq dy javë më parë në një burg në Arktik, nën rrethana të dyshimta.

Navalny kishte tentuar të garonte kundër Putinit më 2018, por nuk ishte lejuar nga autoritetet për shkak të një dënimi të mëparshëm për mashtrim, rast që ishte parë gjerësisht si i motivuar politikisht.REL

Putini i drejtohet kombit: NATO po përgatitet për të goditur territorin rus

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti këtë të enjte një fjalim drejtuar deputetëve, por dhe kombit.

Gjatë fjalimit të tij Putin u ndal dhe te lufta në Ukrainë dhe zgjerimi i NATO-s në vendet e Evropës Veriore si Finlanda dhe Suedia.

Putin pretendoi se forcat e NATO-s po ‘përgatiten për të goditur territorin rus’.

“Rusia perëndimore duhet të “mbrohet siç duhet” pas zgjerimit të NATO-s për të përfshirë Suedinë dhe Finlandën”, deklaroi Vladimir Putin.

Putin nënvizoi se fati i çdo vendi që do të pushtojë Rusinë do të ishte “shumë më tragjik” se çdo gjë me të cilën do të përballej.

“Ata duhet të kuptojnë se ne kemi gjithashtu armë, armë që mund t’i mposhtin ata në territorin e tyre,” thotë ai, duke shtuar se një veprim i tillë mund të “shkaktojë përdorimin e armëve bërthamore”.

“A nuk e kuptojnë ata këtë?”- shtoi Putin.sn

E veja e Navalnyt i bën thirrje BE-së ta hetojë rrjedhën e parave të lidhura me Putinin

Yulia Navalnaya duke folur në Parlamentin Evropian në Strasburg, Francë, 28 shkurt 2024.

Yulia Navalnaya, e veja e kritikut të ndjerë të Kremlinit Alexei Navalny, u ka bërë thirrje të mërkurën ligjvënësve evropianë ta hetojnë lidershipin rus, të cilin ajo e cilësoi si një “grup të organizuar kriminal” i udhëhequr nga presidenti Vladimir Putin dhe aleatët e tij.

Duke folur në Parlamentin Evropian më 28 shkurt – gati dy javë pasi burri i saj u shpall i vdekur në një burg të Arktikut, ku po kryente dënim me burgim për akuzat që mbështetësit e tij dhe Perëndimi i cilësojnë si të rreme – Navalnaya tha se një hetim për rrjedhën e parave në Perëndim do t’i dërgonin ligjvënësit evropianë drejt e te Putini.

“Ju nuk keni të bëni me një politikan, por me një mafioz të përgjakshëm. Putini është lider i një grupi të organizuar kriminal. Kjo përfshin helmuesit dhe vrasësit, por ata janë thjesht kukulla. Gjëja më e rëndësishme është njerëzit e afërm të Putinit – miqtë e tij, bashkëpunëtorët, dhe mbajtësit e parave të mafias”, tha ajo.

“Ju, të gjithë ne, duhet patjetër ta luftojmë grupin kriminal. Dhe, inovacioni politik këtu është të përdoren metodat e luftimit të krimit të organizuar, jo gara politike. Jo shqetësimet përmes deklaratave, por kërkimi i bashkëpunëtorëve të mafias në vendet tuaja, i avokatëve dhe financierëve të cilët po e ndihmojnë Putinin dhe miqtë e tij t’i fshehin paratë”, shtoi ajo.

Vdekja e Navalnyt në një burg të largët të Arktikut u raportua më 16 shkurt, duke nxitur pikëllim dhe zemërim të madh në Rusi dhe nëpër gjithë botën, pasi autoritetet ruse nuk kishin pranuar t’ia dorëzonin familjes trupin e Navalnyt duke i rritur dyshimet për shkaktarin e vdekjes së tij.

Zyrtarët rusë thanë se shkaktari ishte sindromi “vdekje e papritur”.

Navalnaya e ka akuzuar Putinin drejtpërdrejt për vrasjen e burrit të saj, i cili ishte ndër kritikët më të zëshëm të tij.

Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht në vdekjen e Navalnyt, ndërsa Navalnaya është zotuar se do ta vazhdojë punën e bashkëshortit të ndjerë për zbulimin e korrupsionit në Rusi dhe përpjekjet për liri, demokraci dhe të drejtat e njeriut, të cilat Putini i ka kufizuar gjatë sundimit të tij mbi 20-vjeçar.

Putini – i cili ka një pagë zyrtare vjetore prej rreth 140.000 dollarësh – është akuzuar se ka mbledhur një pasuri që nga disa vlerësohet se kap shifrën e 200 miliardë dollarëve, dhe se u ka shpërndarë miliarda dollarë aleatëve më të afërt, përmes një rrjeti të komplikuar të entiteteve financiare.

Ekipi i Navalnyt më 2022 publikoi hollësi të cilat i kishte zbuluar për një superjaht në vlerë 700 milionë dollarë, për të cilin tha se i takonte Putinit.

Në fillim të vitit 2021, ekipi i Putinit kreu një hetim i cili nxori në sipërfaqe një pronë në vlerë 1.35 miliard dollarë në Gjirin e Gelendzhikut në Detin e Zi, i cili dyshohet se u ndërtua për Putinin.

Putini vazhdimisht i ka mohuar akuzat se ka grumbulluar pasuri. Në deklaratën e të hyrave dhe aseteve nga viti 2020, ai e shënoi një banesë modeste, tri vetura të epokës sovjetike, dhe një rimorko të vogël kampingu të dhuruar nga babai i ndjerë.

“Putinin nuk mund ta lëndoni me një rezolutë tjetër, apo me një varg sanksionesh që nuk dallojnë nga ato të kaluarat. Nuk mund ta mposhtni atë duke menduar se ai është njeri i parimeve, i cili ka moral dhe rregulla”, tha Navalnaya, duke bërë thirrje për veprime më efektive kundër rrjedhës së parave të elitës udhëheqëse.

“Nëse doni vërtet ta mposhtni Putinin, duhet të bëheni novator. Dhe duhet të mos jini të mërzitshëm më”, theksoi ajo.REL


Send this to a friend