VOAL

VOAL

Masakra dhe poshtërsia që po i bëhet Vlorës me Sheshin e Flamurit Nga Laureta Petoshati

April 1, 2022
3 Comments
  • author avatar
    M.B 2 years ago Reply

    1.Pas pilafit kjo zallamahi, punimet janë në mbarim Ju u kjtuat sot
    2.Po sikur të rrinim akoma ne stane ç’do bëhej me Shqipërinë
    3.Po per kalanë në Skelë si nuk thatë një fjalë që e zaptoi i biri i xha Sinanit,edhe ajo ishte vlerë historike pse nuk folët kur ndertimi priti një vit i bllokuar. ?
    4,Shtëpia e Sharrajve në vitin 1916 ishte vëndkomanda e pushtuesit deri në vitin 1918 dhe kishte edhe Xhaminë pa kube në minare ,mos duhet rindertuar edhe xhamia
    5.Dikush thotë do ndertohet terminali i autobuzave ,dikush thote të prishet hoteli i Sulos por vet sheshi e dini si ka qënë ,aty ka qenë hoteli 3 apo 4 katësh që i rrinte përbri vëndit ku ndodhet shtiza e flamurit për shumë vite deri sa në vënd të tij u ndertua hoteli i ,privatizuar nga S Shehu qe ka plot 27 vite qe nuk po bëhet hotel dhe mbeti si një gërmadhë dhe arkitektet,poetet pjanistet e inxhinieret qe përmëndni me citate përfshi edhe Lelin si kryebashkiak nuk kanë folur ,të paktën një here për tu konsideruar.
    5.Budapesti, Mynihu,Milano Parisi, Praga etj etj etj ,janë shumë më para se ne në ndertimin ,restaurimin dhe ruajtjen e vlerave historike kulturore por arkitektet nuk mund të mbeten arkaikë në idetë dhe zgjedhjet e tyre ,arkitektura i përgjigjet historise duke kompozuar simbolet historike në mënyren më racionale të mundeshme.
    6.Shumë ngjarje , e njerëz,kanë bëre historinë jo gjithmonë në sheshet e qyteteve por aty ku ka lindur nevoja ,por kjo nuk do të thotë se duhet të transformojmë dhe transferojmë objektin arkitekturor në një shpellë a në një majë mali ,ato kompozohen në një ansambël qe ështe i përdorshem ,i vizitueshëm dhe i plotesusr me ide profesionistesh .
    7.Jeni zgjatur aq shumë për të mbështetur kritikat sa kini humbur besueshmërinë e tyre.

  • author avatar
    Shemsie 2 years ago Reply

    Turp për gjithë shqiptarët!!!? Pse nuk ZGJOHENI JU RINIA POR KENI RENË NE NJI KLLAPI sikur të MOS JU INTERESON SE QFARË PO I BËHET KSAJ SHQIPËRIE!??? APO JU KANË BERË SEHIRË QEVERIA, KU E KENI DINJITETIN KOMBTARË-ARDHMERINË E KETIJ KOMBI KUSH E PASKA DETYRË TA MBROJ NESE JU SE MBRONI!????

  • author avatar
    Anonymous 2 years ago Reply

    Duan te cfrytezojne cdo rryp toke per te bere ndertime.
    Jane prishur konturet e te gjithe qyteteve ne Shqiperi.
    Nuk eshte me Vlora Vlore e meparshme.

Komentet

Punëtorët e huaj në Shqipëri, kryesojnë ata nga Turqia dhe Bangladeshi

Shtetasit nga Turqia dhe Bangladeshi kryesojnë punësimet e të huajve në Shqipëri për vitet 2022 dhe 2023. Vitin e kaluar më tepër të huajt u punësuan në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, në ndërtim dhe në tregtinë e shitjeve me shumicë dhe pakicë.

Gjithsej, në vitin 2023 në vend kishte 9,825 të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) për Monitor. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre u rrit 18%. Në raport me 2018 numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune është shtuar 1,5 herë.

Nga shkurti i vitit 2023 me ndryshimin e Ligjit 79/2021 “Për të huajt”, filloi implementimi i lejes së integruar, Leje Unike ( qëndrimi me motiv Punësimi). Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive shqyrton dhe aprovon on-line punësimin e shtetasve të huaj. Pas miratimit të bërë nga AKPA, autoriteti përgjegjës për lëshimin e Lejes Unike është struktura rajonale që mbulon çështjet e Kufirit dhe Migracionit.

Për vitin 2023 në vend të parë është sektori i Akomodim dhe shërbim ushqimor me 1094 miratime punësimi , në vendin e dytë sektori i Ndërtimit me 999 miratime, në vendin e tretë sektori Aktivitete të tjera shërbimi me 985 miratime, në vendin e katërt sektori i Tregtisë me shumicë dhe pakicë me 848 miratime dhe më pas sektori Industri të tjera përpunuese me 788 miratime.

Për vitin 2023 të huajt me numrin me të lartë janë sipas AKPA janë nga Turqi, Bangladeshi, Nepali, India dhe Itali. Gjatë vitit 2023 numri më i lartë i lejeve unike të miratuara ishte përgjatë muajit Maj me përkatësisht 1,421 leje.

Mungesën e punonjësve për shkak të emigracionit po e vuajnë shumë sektorë të ekonomisë, ku në disa prej tyre kryesojnë punësimet e shtetasve turq.

Në ndërtim mungesa e fuqisë punëtore e ndikuar nga dy faktorë zgjerimi i sektorit dhe emigracionit po zëvendësohet me punësimet nga Turqia sipas kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë Erjon Harizi, ku shumë kompani ndërtimi vendase janë të lidhur me kompanitë turke të ndërtimit për prurjen e punëtorëve.

Edhe drejtuesi i hoteleve “Fafa” Fatos Çerenishti më herët pohoi për Monitor se prej vitesh punëson deri 20 punonjës nga Turqia, kryesisht të profesionit kuzhinier, pasi marrja në punë e tyre është më e qëndrueshme, përgjatë 3-4 muajve të sezonit turistik. Ndërsa punësimet e shtetasve nga Bangladeshi sipas tij rezultuan problematikë pasi e shohin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar drejt Europës.

Sakaq sipas të dhënave të AKPA për vitin 2022 në vend të parë është sektori i Industrisë përpunuese  me 1563 shtetas të huaj, në vendin e dytë sektori i Ndërtimit  me 1118 shtetas të huaj, në vendin e tretë sektori i Bujqësisë, pyjet, peshkim me 865 shtetas të huaj, në vend të katërt sektori i Tregtisë me shumicë dhe pakicë  me 765 shtetas të huaj dhe më pas Aktivitete strehimi dhe shërbimi ushqimor me 762 shtetas të huaj.

Për vitin 2022 të huajt kanë ardhur kryesisht nga këto shtete Turqia, Bangladeshi, Egjipti dhe Itali./D.Azo/MONITOR

Gazeta gjermane ‘Zeit’: Mijëra shqiptarë dalin në protestë, kërkohet lirimi i liderit të opozitës

Një nga gazetat më të rëndësishme në Gjermani, ‘Die Zeit’, raporton se mijëra qytetarë dolën në protestë mbrëmë në Shqipëri.

Gazeta shkruan se protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas akuzave për korrupsion.

Po ashtu, ‘Zeit’ thekson se protestuesit kërkuan lirimin e liderit të opozitës.

“Në Shqipëri, mijëra mbështetës të opozitës protestuan kundër qeverisë dhe i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen. Me pankarta si ‘Tirania nuk do të sundojë’, ata u mblodhën përpara selisë zyrtare të tij në Tiranë. Disa pjesëmarrës hodhën molotovë dhe gurë drejt selisë së qeverisë dhe rrëzuan një gardh. Nuk pati dëme të mëdha apo të lënduar.

Protesta zgjati rreth dy orë. Ndërkohë Rama ishte për vizitë zyrtare në Turqi.

Pikë qendrore e protestuesve ishte kërkesa për lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie si lider i opozitës për shkak se nuk pranoi të paraqitej në pyetje. Ai i akuzua në tetor për ‘korrupsion pasiv të një zyrtari të lartë’ nga një gjykatë speciale.

Deputetët e Partisë Demokratike të Berishës kanë protestuar në parlament që nga tetori kundër refuzimit të Partisë Socialiste në pushtet për të formuar komisione për të hetuar korrupsionin. Ata bënë thirrje gjithashtu për protesta të reja. ‘Qytetarëve iu ka ardhur në majë të hundës nga kjo qeveri,” tha politikani i opozitës, Edi Paloka. Javët e fundit, deputetët kanë ndërprerë vazhdimisht seancat me tymuese dhe përplasje.

Demonstrata u zhvillua në një përvjetor të rëndësishëm politik. Më 20 shkurt 1991, shqiptarët rrëzuan statujën më të madhe të diktatorit Enver Hoxha në sheshin qendror ‘Skënderbej’ për të festuar fundin e sundimit komunist”, shkruan gazeta.sn

“Besimi te shkencëtarët”, studimi i shtrirë në 67 vende e rendit Shqipërinë të fundit

VOA/Mimoza Picari

Besimi te shkenca dhe shkencëtarët ishte në qendër të një studimi të afro 240 kërkuesve shkencorë nga vende të ndryshme të botës. Shqipëria në këtë renditet e fundit krah Bolivisë dhe Kazakistanit për besimin te shkencëtarët. Kërkuesja për Shqipërinë Ani Bajrami i tha Zërit të Amerikës, se shkaqet lidhen me mangësitë në komunikimin e shkencëtarëve me publikun si dhe pjesëmarrjen e tyre të ulët në hartimin e politikave të ndryshme në vend me ndikim në jetën shoqërore. Qytetarët në këtë studim janë shprehur se do të donin një ndikim më të madh të shkencëtarëve për uljen e varfërisë dhe përmirësimin e cilësisë së shëndetit.

Në një studim të drejtuar nga dy profesorë Dr. Viktoria Kologna dhe Dr. Niels G. Mede përkatësisht nga Universiteti i Harvardit dhe Zyrihut për besimin e publikut te shkenca dhe shkencëtarët, Shqipëria renditet e fundit për besimin tek shkencëtarët. Studimi u shtri në 67 vende të botës, dhe analizoi përgjigjet e afro 71 mijë e 500 individëve, ku me 1 pikë është vlerësimi më i ulët dhe 5 më i larti. Në rang botëror besimi te shkencëtarët rezulton sipas këtij studimi 3.62.

Shqipëria renditet krah Bolivisë dhe Kazakistanit për besimin e ulët te shkencëtarët. Nivelin më të lartë e kanë Egjipti dhe India.

Mes 239 kërkuesve shkencorë të këtij studimi ishin dhe Ani Bajrami dhe Renata Tokrri nga Shqipëria. Ato i mbështetën rezultatet për Shqipërinë bazuar në të dhënat që u morën nga një grup prej afro 340 individësh të kategorive dhe niveleve të ndryshme arsimore dhe moshore. Mbledhja e të dhënave për Shqipërinë u financua nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Për Zërin e Amerikës Ani Bajrami, pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës, duke analizuar gjetjet e këtij

studimi për Shqipërinë, nënvizon arsyet e besimit të ulët të qytetarëve shqiptarë te shkenca dhe shkencëtarët.

“ Nga shpjegimet që mundëm të jepnim në artikull, shkencëtarët në Shqipëri, nuk realizojnë dy hallka të rëndësishme në procesin shkencor, komunikimin me publikun mbi rezultatet shkencore dhe pjesëmarjen e tyre aktive në politikbërje”- u shpreh Ani Bajrami pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, UT.

Pas rezultateve të studimit kërkuesit e çdo vendi përpunojnë në mënyrë të pavarur shkaqet e renditjes së vendeve të tyre. Për këtë arsye aktualisht nuk ka të dhëna se përse Egjipti dhe India renditen të parat për shkallën e lartë të besimit te shkencëtarët.

Në komentet rreth studimit kërkuesja shkencore Ani Bajrami veçon rrezikun që sjell kundërvënia e njerëzve ndaj shkencës.

“ Këtu sjell si shembull rastin e mosbesimit ndaj vaksinës antiCovid -19 në pandemi apo ndaj ndryshimeve klimaterike. Ky antagonizëm me shkencën bën që jeta e individit të rrezikohet”- vijoi Ani Bajrami pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, UT.

Studimi mbi shkallën e besimit te shkenca dhe shkencëtarët, si në nivel botëror ashtu dhe në rastin e Shqipërisë, vë në dukje se qytetarët në shumicë dërrmuese do donin një pjesëmarrje aktive të shkencëtarëve për çështje që i shqetësojnë.

“Qytetarët shqiptarë e dëshirojnë një pjesëmarrje aktive të shkencëtarëve, sidomos në ato çështje që i shqetësojnë siç janë reduktimi i varfërisë dhe përmirësimi i cilësisë së shëndetit”- u shpreh Ani Bajrami pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, UT.

Një tjetër aspekt i studimit lidhet me faktin se qytetarët nuk dëshirojnë në shumicë që shkencëtarët të kenë ndikim në teknologjinë ushtarake. Kjo mund të shpjegohet me aktualitetin e luftrave në botë dhe pasojat dramatike në popullatë.

Artikulli për nivelin e besimit të publikut te shkenca dhe shkencëtarët, janë botuar në databazë-n e artikujve shkencorë ende të pabotuar, dhe në muajin maj, të dhënat e plota pritet të botohen në revistën shkencore Nature Scientific Data.

Mbështetur në studim, sipas kërkuesve shkencorë lajmi i mirë për të ardhmen është që në rang global besimi te shkencëtarët është mbi 50%.

QEVERRIA ANADOLLAKE E TIRANES KOMUNISTE TEK STAMBOLLI I SAJ- Nga Fritz RADOVANI

TIRANA FESTON:

Vetem

Një ditë e lirë!

Me 20 Shkurt 2024…

Rrjeti ndërkombëtar ‘Euronews’: Në Shqipëri shpërthejnë protestat kundër korrupsionit qeveritar

Rrjeti televiziv ndërkombëtar, ‘Euronews’, ishte mes qindra medieve të huaja që kanë raportuar për protestën masive në Tiranë.

Sipas këtij rrjeti, ‘në Shqipëri kanë shpërthyer protestat kundër korrupsionit të dyshuar qeveritar’.

“Qytetarë të zemëruar u mblodhën përpara selisë së qeverisë shqiptare në Tiranë, duke qëlluar me gurë dhe flakadanë ndaj oficerëve të policisë.

Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare dolën në rrugët e kryeqytetit të martën për të protestuar kundër korrupsionit të dyshuar të qeverisë.

Demonstrata, e cila shënoi 33-vjetorin e rrëzimit të statujës kryesore të drejtuesit komunist, Enver Hoxha, pasi disa muaj protesta nga deputetët e opozitës në parlament.

Çështja kryesore është refuzimi i socialistëve të krahut të majtë në pushtet për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit që përfshijnë kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Kabinetit iu kërkuar të krijonte komisione parlamentare për të hetuar akuzat, por refuzoi ta bënte këtë.

Demonstruesit gjithashtu shprehën solidaritet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa po hetohet për dyshime se ka shpërdoruar postin e tij për të ndihmuar dhëndrin e tij që të privatizojë një tokë publike për të ndërtuar apartamente”, raporton ‘Euronews’.sn

Televizioni publik gjerman ZDF: Mijëra në protestë në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Edhe rrjeti publik gjerman, ZDF, raportoi për protestën masive të opozitës më 20 shkurt.

Televizioni gjerman raporton se mijëra protestuan kundër kryeministrit Edi Rama.

Sipas ZDF, protestuesit e akuzojnë për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

“Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në mbrëmje protestuan mijëra kundër kryeministrit Edi Rama.

Ata e akuzojnë për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

Në protestën përpara selisë së qeverisë morën pjesë kryesisht mbështetës të opozitës.

Në fund pati trazira, por nuk pati asnjë të lënduar,” raporton ZDF.sn

‘Protesta masive’- AFP: Akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Rama po tronditin Shqipërinë

Protesta masive e opozitës shqiptare është pasqyruar edhe nga agjencia e madhe ndërkombëtare, AFP.

Gazetarja e kësaj agjencie, Sophie Wagner shkruan se ‘Akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Rama po tronditin Shqipërinë’.

“Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, mijëra dolën në rrugë për të protestuar kundër kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për shkak të akuzave për korrupsion.

Protestuesit, kryesisht mbështetës të Partisë Demokratike të opozitës, po bëjnë thirrje për dorëheqjen e tij të menjëhershme”.

“Protesta zgjati rreth dy orë, siç raporton një gazetar nga agjencia e lajmeve AFP. Ndërkohë Rama ndodhej në Turqi për një vizitë zyrtare”.

“kryetari i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej muajit dhjetor, iu drejtua protestuesve përmes video-lidhjes.

“Sot filluam luftën tonë për t’i dhënë fund diktaturës së Edi Ramës, i cili është një rrezik real,” tha Berisha. Ai akuzoi Ramën për sulm politik ndaj familjes së tij dhe për korrupsion.

Nga fundi, protesta u kthye e dhunshme, siç raporton AFP. Disa pjesëmarrës hodhën kokteje molotovi dhe gurë drejt selisë së qeverisë, rreth të cilës policia kishte ngritur një kordon sigurie. Nuk pati dëme apo të lënduar”, thekson agjencia.sn

‘Fox News’: Mijëra shqiptarë mblidhen në shesh kundër qeverisë socialiste

Qindra media ndërkombëtare po i bëjnë jehonë protestës së opozitës shqiptare mbrëmjen e kaluar.

Një prej tyre është edhe televizioni më i madh në SHBA, Fox News.

Rrjeti konservator amerikan shkruan se mijëra shqiptarë dolën në shesh kundër qeverisë socialiste.

“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajtën një protestë antiqeveritare të martën, duke akuzuar kabinetin për korrupsion.

Protestuesit hodhën gurë dhe flakadanë ndaj policëve. Disa rrëzuan një gardh prej hekuri rreth godinës kryesore të qeverisë në kryeqytet.

Protesta, e cila përfundoi paqësisht, shënoi edhe 33-vjetorin nga rrëzimi i statujës kryesore të diktatorit komunist, Enver Hoxha.

Që nga tetori, ligjvënësit e opozitës kanë ndërprerë rregullisht seancat e parlamentit për të protestuar kundër refuzimit të socialistëve të krahut të majtë në pushtet për të krijuar komisione parlamentare për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit, që përfshijnë kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Protesta e të martës tregoi gjithashtu mbështetje për ish-kryeministrin dhe liderin aktual të opozitës, Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie, ndërsa po hetohet për keqpërdorimin e postit të tij për të ndihmuar dhëndrin e tij që të privatizonte një tokë publike për të ndërtuar ndërtesa banimi”, shkruan rrjeti amerikan.sn

Berisha: Premtimi ynë – PD dhe Shqipëria do të fitojë! Unë po luftoj për ‘fëmijën’ tim, pluralizmin politik!

Fjala e liderit të opozitës, Sali Berisha, në protestën e 20 shkurtit.

Të dashur qytetare dhe qytetarë, të nderuar qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Zonja dhe zotërinj, uragani juaj sonte është uragani i lirisë. Përshëndetjet më të përzemërta për ju që jeni mbledhur, keni mbushur sot Tiranën nga anekënd Shqipëria, nga të gjitha vendet e botës.

Fitimtarë, fitimtarë, fitimtarë. Zonja dhe zotërinj!

20 shkurti është një ditë në të cilën shqiptarët kremtojnë ngadhënjimin e tyre!

Çdo vit më 20 shkurt kemi nderuar një ditë, e cila ndau historinë tonë. Ndau epokën e barbarisë së luftës së klasave, tiranisë së mjerimit dhe izolimit ekstrem nga epoka e triumfit të njerëzve më të shtypur të Europës dhe ndëshkimit mbarëpopullor pas vdekjes së Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore. Duke përmbysur në Tiranë shtatoren e tij, zvarritur e copëtuar në rrugët e kryeqytetit.

Nderim përjetë guximtarëve, trimave, heronjve të 20 shkurtit për veprën e tyre të pavdekshme.

Por sot, për të parën herë në 33 vite, ky 20 shkurt eklipson për nga rëndësia atë të vitit 1991, sepse sot nuk kemi përpara simbolet e një diktature të bazuar në doktrinën marksiste-leniniste në luftën e njeriut kundër njeriut, por përballemi me një lloj të re diktature, e cila bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, në shndërrimin e krimit në votë dhe votës në krim, vjedhjen e lemerishme të qytetarëve nga pushtetarët dhe trafikun e qindra tonelatave drogë dhe narkoeuro shqiptare, e cila ka shtrirë përtokë dollarin dhe monedhën europiane.

Sot në sheshin Skënderbej, ne nuk kemi shtatoren e bronzit të diktatorit stalinist, por para nesh qendron shtatorja e gjallë e diktatorit Edi Rama, pasardhësit të bllokmenëve hoxhistë, që njëlloj si diktatori tjetër, ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet dhe që do një Shqipëri pa opozitë, dhe që vjedh qytetarët shqiptarë, vret shpresën e tyre më shumë se askush në historinë tonë kombëtare.

Gjatë sundimit 10-vjeçar të tij, si kurrë ndonjëherë më parë, 1 milionë shqiptarë u larguan nga Shqipëria dhe integrimi europian i vendit u shndërrua në një horizont që largohet çdo vit e më shumë nga shqiptarët.

Por sot kjo ditë, për ju, për shqiptarët, është ditë besimi dhe guximi.

Le ta pranojmë miq, fjala që po mbaj tani përpara jush ishte llogaritur që të mos mbahej. Ky uragan madhështor që ka pushtuar Tiranën, ishte llogaritur që të mos ndodhte. Bashkimi ynë në diversitet ishte llogaritur të mos ndodhte.

Dhe Shqipëria ishte llogaritur që sot, në vitin 2024, të ishte një vend pa opozitë. Jo një kështjellë e socializmit si dikur, por një narkoshtet pa opozitë në brigjet e kaltërta të Adriatikut.

E nisën kundër nesh bashkë këtë betejë dy vite me parë me dy fjalë famëzeza që përdorën si plumba kundër opozitës shqiptare, non-grata, një term i përdorur në të njëjtën mënyrë si dikur, armik i popullit. Menduan se do na asgjësonin. Asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument. Por gabuan!

Sot pas tre vitesh hetime intensive në Shqipëri dhe kudo në botë, nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë fakt, apo dokument të provojë akuzën e tyre të rreme. Kurse vetëm katër ditë më parë, gjykata e Uashingtonit dënoi me 3 vjet burg McGonigalin, një lobist i korruptuar shpalljes time non-grata nga Edi Rama.

Fill pas kësaj na grabitën vulën e partisë, ndonëse dy palë zgjedhje, tre votëbesime ju kishit shprehur vullnetin tuaj. E ndaluan emrin e Sali Berishës në fletën e votimit. Na mohuan financat, na mohuan komisionerët në qendrat e votimit. Qeveria, mediat më të fuqishme, diplomatë dhe ambasadorë të korruptuar nga narkoqeveria u frynë qëllimisht zjarrit të përçarjes dhe konfliktit midis nesh. Dhe së fundmi, njësoj si në Rusinë e Putinit, lideri i opozitës u arrestua si person nën hetim dhe u tentua t’i ndalohej fjala e lirë.

Të gjitha këto vetëm e vetëm se ai, në mbrojtje të interesit publik dhe kombëtar, denoncoi fuqishëm korrupsionin qeveritar, por dhe atë ndërkombëtar. Denoncoi korrupsionin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij si armikun më të egër të qenies së qytetarëve shqiptarë.

Të gjitha këto vetëm e vetëm pse ai mbrojti i palëkundur interesin e kombit shqiptar, denoncoi projektet antishqiptare, por edhe antieuropiane, serbo-ruse, të Aleksandër Vuçiçit, argatit të tij Edi Rama, të mbështetura fuqimisht nga Sergej Lavrov, ama jo edhe më pak nga Aleksandër Soros.

Dhe në fakt, për të gjitha këto sot, ne nuk duhej të ekzistonim politikisht. Por ne fituam miq!

E gjithë kjo luftë kundër nesh u bë që sot ne të ishim të përçarë, të ishim të shtrirë përtokë, që sot ne të mos ishim këtu. Që Shqipëria sot të mos kishte opozitë. Por ne realizuam të pamundurën, ne realizuam atë që nuk e parashikonte asnjë njeri.

Asnjë opozitë në planet nuk do ekzistonte pas sulmeve barbare që u bënë ndaj nesh. Siç nuk ekziston opozitë në Rusi, siç nuk ekziston opozita në Bjellorusi, në Iran apo Uganda ku janë marrë masa të të njëjta si këto kundër nesh.

Ndaj dhe ju vini sot në këtë shesh si heronj. Po, po. Si heronj të të vërtetës, heronj të guximit dhe dinjitetit njerëzor, heronj të pluralizmit, heronj të antikorrupsionit, heronj të atdhetarizmit. Ju vini si heronj të betejave të fituara.

Nder paçi gjithmonë!

Këto dy vite ju zgjodhët të vështirën, zgjodhët të pamundurën, zgjodhët Davidin në betejën me Golian, vetëm e vetëm se pse ju besoni te e vërteta.

Ju keni 10 vite në opozitë të pamerituar, topitëse, por edhe besëprerë. Ju keni fëmijë, ju keni 1001 derte dhe halle, me punë dhe pa punë, me para dhe pa para, të sëmurë, me ilaçe dhe pa ilaçe.

Të gjithë ju në një moment kritik për kombin, ju zgjodhët të mbronit të vërtetën, bindjet e ndershme tuajat.

Në një skenar të Edi Ramës dhe mafies ndërkombëtare, që synonte të asgjësonte opozitën e vërtetë, ju vendosët të sakrifikonit interesat personale dhe të luftoni me gjoks, ballëlartë për të vërtetën. Të bindur se kjo ishte rruga për të mbrojtur dinjitetin tuaj, për të mbrojtur opozitën, sovranitetin, pluralizmin, interesin kombëtar, të ardhmen e Shqipërisë.

Ju jeni heronjtë e vërtetë.

Nderim paçi gjithmonë.

Shqipërinë e ndërtojnë shqiptarët dhe jo tradhtarët!

Miqtë e mi!

Për ju Shqipëria moniste është e shkuara e zezë e saj, kurse korrupsioni i qeverisë është armiku më i pamëshirë, më i rrezikshëm për ju dhe për të gjithë shqiptarët. Dhe siç është faktuar tashmë, korrupsioni i Edi Ramës është rrezik real edhe për miqtë dhe partnerët tanë kudo në botë.

Të dashur miq!

Duhet të kuptoni se sot është një ditë e shënuar për PD-në dhe jo vetëm. Sot është një ditë e shënuar për demokracinë. Sot është një ditë e shënuar për fatin e Shqipërisë.

Ndaj e nisa fjalën time duke thënë se, ky 20 shkurt është edhe më i rëndësishëm se 20 shkurti i rrëzimit të shtatores së diktatorit. Sepse ne inaugurojmë sot misionin tonë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë, të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Betejën për çlirimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga narkodiktatura e shëmtuar e Edi Ramës.

Ne inaugurojmë betejën popullore pa kthim për rikthimin e votës së lirë dhe çeljen e dyerve të integrimit evropian të Shqipërisë, të mbyllura nga regjimi i Tiranës.

Ne në këtë protestë uragan përcjellim mesazhin për botën se populli opozitar do i rezervojë diktaturës së dytë, domethënë narkoshtetin të Edi Ramës, fatin që meriton, fatin që i rezervuam diktaturës komuniste 33 vite më parë.

Të dashur miq!

Ju jeni heronj të vërtetë të pluralizmit, sepse në ditët më të zeza për opozitën shqiptare, ju nuk u dorëzuat.

Pasi u vodhën vulën, logon e partisë, ju ndaluan emrin e kryetarit të partisë në fletën e votimit, 600 mijë prej jush, nxorët përpara gjokset presionit dhe shantazhit të narkoregjimit, por edhe mafies ndërkombëtare, dhe thanë jemi të pamposhtur.

Nderimi paçin gjithmonë mbështetësit tonë!

Ju jeni heronj të vërtetë, sepse ju nuk iu dorëzuat frikës kur u arrestua politikisht lideri juaj, por krijuat Rrugën e Shpresës duke sjellë dritë në momentet më të errëta në zemrat e shqiptarëve.

Po, po ju jeni heronj të vërtetë dhe unë ndihem sot më krenar se kurrë me secilin prej jush, sepse tentuan t’ju zhdukin me armën me të tmerrshme të korrupsionit transnacional me gjykata të korruptuara, me McGonigalër dhe të tjerë, me sulme mediatike, por ju prapë jeni këtu më shumë se kurrë, më të bashkuar se kurrë, më të fortë se kurrë.

Mirënjohje, mirënjohje, mirënjohje pa kufi për ju!

Por sonte, më i fortë se kurrë është premtimi ynë se PD do të fitojë, se opozita do të fitojë, se Shqipëria do të fitojë.

Rroftë opozita shqiptare!

Zonja dhe zotërinj!

Shqipëria do të fitojë sepse sot Shqipëria beson. Një histori epike kjo që kaluam këto dy vite të dashur miq. Sot është rikthimi i PD, sepse fituam kundër një agresioni që na u bë dhe u bashkuam. Sot është rikthimi i opozitës shqiptare, më e fortë dhe e orientuar se kurrë në betejën pa kthim kundër pushtetit monist të Edi Ramës.

Por në fakt miq, sot është rikthimi i Shqipërisë, sepse sot në masivitetin tuaj, në energjinë tuaj, në guximin tuaj, në bashkimin tuaj, ka ndezur besimi te të gjithë shqiptarët. Dhe besimi është kushti i të gjitha kushteve për çdo fitore. Historia na mëson se pushteti merret në momentin kur ti fiton besimin.

PD erdhi në pushtet për herë të parë në vitin 1992. Por, po ky ishte vetëm realiteti i një procesi që nisi me besimin në fitore. Momenti i vërtetë që çdo demokrat e kuptoi se kishim marrë pushtetin, ishte një vit para se të fitonim zgjedhjet. Ishte pikërisht dita kur rrëzuam shtatoren e satanit 33 vjet më parë.

Sepse duke rrëzuar shtatoren, rrëzuam një mit fals.

Duke rrëzuar shtatoren, ne ndezëm besimin që mungonte në 47 vite.

Dhe ishte ky besim që na solli fitoren, përballë të gjitha pengesave që na nxorën. Sepse kur beson në fitore, nuk ka forcë që mund ta vjedhë atë prej nesh. Kur beson në fitore, nuk ka sulm që nuk përballohet. Kur beson në fitore, edhe Zoti i madh rreshtohet në krahun tënd.

Lavdi Zotit!

Miqtë e mi!

Historia u përsërit sot, prandaj PD sot ka fituar.

Sepse sot, kur shqiptarët na shohin bashkë pas gjithë brutalitetit që na është bërë, kur shqiptarët na shohin bashkë pas konflikteve tona të brendshme, kur shqiptarët na shohin bashkë kaq shumë në nnumër, besimi rikthehet në çdo shtëpi, në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo fshat, në çdo qytet.

Por më e rëndësishmja, besimi sot rikthehet në zemrat e çdo shqiptari dhe zemrat edhe të atyre 83 përqind të shqiptarëve që gjer sot shikonin si mundësi vetëm largimin nga Shqipëria.

Besimi i rikthehet sot atyre shqiptarëve që nuk shtyjnë dot muajin, që nuk dot shportat me ushqimet më jetike. Atyre shqiptarëve që nuk sigurojnë dot ilaçet e tyre, atyre që shohin fëmijët t’u rriten në mjediset më të këqija, që shohin antivlerat që kanë zëvendësuar traditat tona, që shohin shqiptarin e sotëm të formohet dhe ushqehet me veset më të këqija të qenieve njerëzore.

Ju sot, ju bëtë shqiptarëve dhuratën më të çmuar, dhuratën e besimit, dhuratën e shpresës, por më e rëndësishmja dhuratën e fitores. Sepse sot PD, dhe opozita është e pandalshme, është gati dhe në këmbë.

Me këtë besim që ngjallëm sot, ne ndryshuam rrugën e fatit. Rruga e PD dhe opozitës nga sot ndryshoi. Rruga e asgjësimit të opozitës që ishte llogaritur, ne sot kemi rrugën e fitores.

Rruga e fatit të Shqipërisë, nga sot ndryshoi.

Nga rruga e shpopullimit, Shqipëria është sot në rrugën e shpëtimit. Kjo është forca e besimit. Me këtë forcë u rrëzua shtatorja e diktatorit. Me këtë forcë rrëzohen shtatoret e tyre të gjalla. Me këtë forcë rezistohet çdo sulm. Me këtë forcë fitohet në çdo zgjedhje, çdo betejë.

Miq!

Përfitoj nga atmosfera elektrizuese për t’i kujtuar sot çdo shqiptari, pse ne jemi në këtë shesh, pse ne po luftojmë?

Dhe për këtë duhet t’u them se pas këtij uragani lemeritës dhe të frikshëm për aleancën e qelbësirave, megafonët e tyre do të ushtojnë në të katër anët, të dezinformojnë, të shpifin, të shprehen se ju po luftoni për hallet e Sali Berishës.

Kur në fakt edhe njeriu me naiv e kupton se të ashtuquajturat halle të Berishës, janë vetëm sulme politike ndaj meje dhe ndaj jush.

Cilat halle ka Berisha? Ato halle që u shfaqën 10 vite pas ishte pa asnjë pushtet? Ato halle që unë denoncova projektet e serbomadhisë dhe rusomadhisë në rajon? Ato halle që unë denoncova çdo ditë vjedhjet më të mëdha të Edi Ramës? Ato fakte që unë denoncova lidhjet e tmerrshme të pushtetit me krimin.

Ato fakte që nisën çuditërisht ditën që unë kundërshtova bashkëqeverisjen e PD me aleancën e qeblësirave, me Rilindjen.

Jo miq, Sali Berisha nuk ka halle. Por Sali Berisha është halli më i madh i Edi Ramës dhe miqve të tij, Vuciç, Xhorxh dhe Aleksit Soros dhe mafies ndërkombëtare. Prandaj dhe jam sulmuar politikisht. Sepse sot unë luftoj njëlloj si ju për opozitën e vërtetë, për dinjitetin e shqiptarëve. Luftoj kundër korrupsionit dhe për interesin kombëtar.

Nesër do ju thonë se po luftoni për fëmijët e Berishës, kur në fakt njeriu më naiv e kupton se familja ime është goditur pikërisht se unë zgjodha të luftoj për shqiptarët.

Dhe harrojnë mjeranët, se fëmijët e Sali Berishës janë fëmijët e shqiptarit.

Ç’është e vërteta miq, Sali Berisha po lufton për një nga fëmijët e tij, por kësaj radhe, jo për fëmijët biologjikë. Sot Sali Berisha po lufton për fëmijën e tij, fëmijën që së bashku e sollëm në jetë 33 vite më parë, pluralizmin politik të Shqipërisë.

Është e rëndësishme miq që midis këtij tymi dezinformimi ne të rikujtojmë shqiptarët pse po luftojmë. Sepse sot çdo shqiptar ka nevojë më shumë se kurrë t’i dëgjojë këto arsye. Ne po luftojmë, sepse e duam Shqipërinë.

Po miq, ka njerëz që sot e duan shumë Shqipërinë. Po miq, ka politikanë që sot e duan shumë Shqipërinë. A jemi ne të pagabueshëm? Absolutisht jo, por kurrsesi nuk jemi kurrë si ata. Jo, jo po të ishim si ata sot ishim në bashkëqeverisje me Rilindjen.

Po të ishim si ata sot, Brava do vazhdonte në krye të opozitës false. Po të ishim si ata sot, familjarët tanë nuk do ishin të arrestuar dhe të persekutuar, por do të mërrnin tendera nga qeveria, sepse ky është sistemi që ka ngritur Edi Rama.

Berisha nuk do të ishte non grata, as edhe nën arrest shtëpie. Por ne së bashku zgjodhëm më të vështirën, sepse ne e duam Shqipërinë. Sepse Shqipërinë e bëjnë shqiptarët dhe nuk e bëjnë tradhëtarët. Shqipërinë e bëjnë njerëzit e ndershëm, dhe nuk e bëjnë kurrë ata që e vjedhin atë.

Ne sot luftojmë për Shqipërinë, ne luftojmë për dinjitetin e shqiptarëve, por kryesorja ne po luftojmë për të ardhmen në Europë të rinisë shqiptare.

Zonja dhe zotërinj!

Shpopullimi është kërcënimi më ekzistencal për kombin tonë në të gjithë historinë tonë mijëravjeçare. Kanë ikur 1 milion shqiptarë në 10 vite. 87 përqind e atyre që kanë mbetur, e kanë mendjen të ikin. Me këto ritme, Shqipëria do mbetet pa shqiptarë. Kjo do sjellë humbjen e saj, të traditave tonë, gjuhës, flamurit tonë.

Prandaj miq, përballë këtij kërcënimi, i bëj thirrje çdo shqiptari sot të mos shohë veten si demokrat, si socialist, por vetëm si shqiptar. Sepse pikë së pari, ne jemi shqiptarë e pastaj jemi demokratë, socialistë apo pa parti.

Dhe shembullin më të mirë për të dalë mbi veten tonë, e ka dhënë ditët e fundit PD, duke shembur tabunë më të rëndë të trashëguar nga komunizmi, tabunë e politikës së konfliktit, tabunë se nëse nuk je me mua, je armiku im.

Atë tabu që sot e ka kthyer PS-në në një organizatë kriminale të Rilindjes. Atë tabu që sot burgos liderin e opozitës. sepse e di se nëse ai është i lirë, ti e di se nuk fiton kurrë zgjedhje më.

Dhe harroje Edi Rama se do fitosh më zgjedhje në Shqipëri!

Zonja dhe zotërinj!

Bashkimi i PD e ka futur politikën shqiptare në një epokë të re. Ne faktuam me bashkimin tonë se demokracia jonë e brendshme është e njëjtë me partitë e mëdha bashkëkohore, të cilat i kemi frymëzim.

Është ky unitet në diversitet që shqiptarët nuk e kishin arritur njëherë në 33 vite. Është ky unitet në diversitet, dhurata më e çmuar e PD për shqiptarët. Është kjo demokraci e brendshme që do e aplikojmë në qeverisjen tonë.

Prandaj dhe kjo qeverisje, do të jetë më e shkëlqyera që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Prandaj dhe kjo qeverisje do të shpëtojë pluralizmin. Prandaj dhe kjo qeverisje do të shpëtojë demokracinë. Prandaj dhe kjo qeverisje do ripopullojë Shqipërinë.

Sepse moto jonë në këtë qeverisje nuk do jetë: E duam Shqipërinë si gjithë Europa, por do jetë: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

Si do ta arrijmë ne këtë? Cili do të jetë programi i PD? Një pyetje shumë e drejtë që gjithmonë bëhet. Programi i PD është bazuar në një koncept të thjeshtë, tërësisht inovator.

Zonja e zotërinj, të dashur miq!

Përpara ne kemi problematika shumë komplekse, të vështira, të krijuara nga regjimi i Edi Ramës.

Këto probleme janë politike, shqiptarët nuk votojnë, pluralizmi politik është në agoni, janë ekonomike. 10 vite korrupsion, vjedhje dhe grabitje të shqiptarëve kanë rrënuar financat e shtetit dhe të qytetarëve, korrupsioni është kthyer në sinonim të qeverisë.

Ne përballemi sot me katastrofën e shpopullimit. Janë një sërë kushtesh të kalkuluara që detyrojnë shqiptarët të largohen nga Shqipëria.

Sot nuk ka më ëndërr shqiptare, ëndërr e cila ka bërë dhe do të bëjë Shqipërinë. Ndaj edhe duhet të bëjmë gjithçka për kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate emergjente, pothuaj katastrofale të krijuar nga Edi Rama.

Për këtë ne kemi jë program, i cili mund t ëpërmblidhet në dy fjali, program që bazohet, investim te qytetari, progrma që bazohet në zbatimin e ligjit, program që bazohet në liritë e qytetarit, garantimin dhe respektimin e tyre.

Me shpejtësi dhe brenda një mandati ne do ia dalim të dyfishojmë rrogat, të dyfishojmë pensionet, të vendosim minimumin jetik që të mos ketë më lot mjerimi në sytë e shqiptarëve.

Pasi të nxjerrim shqiptarët nga aty ku ishim në krye të rajonit për rroga dhe pensione, pasi të ulim taksën e sheshtë në 10 përqind do ecim të sigurtë drejt mesatares së rrogës në BE.

Ku do i gjejmë këto para, më thoni mua? Këto para janë të gjitha, nuk janë as 40 përqind të atyre që vjedh Rilindja, duke ndërtuar rrugë me 10-15 fishin e çmimit që ndërtohet në Europë. Që vjedh Rilindja me djegësat, me sterilizatorët, me PPP-të, me luksin e shfrenuar.

Miqtë e mi!

Rrogat e trefishta nuk janë fantazi, utopi, janë rrogat që duhej të kishit ju sot, duhej të kishin shqiptarët sot nëse nuk do të ishin vjedhur në mënyrë më të papërmbajtur.

Kështu që ne e nisim me investimin tek shqiptari, duke besuar në aftësitë e tij, duke besuar se paratë në kontot e tij janë më të vlefshme se në kontot e shtetit.

Të dashur miq!

Në rast se ndalemi në dramën 10 vjeçare të Shqipërisë, një nga dramat më të mëdha që ka njohur Europa, një vend i cili nga vendi në krye i rajonit për rrogat dhe pensionet, zbriti në mënyrë të rrufeshme në fund.

Një vend i cili rritej në popullatë nga vitit në vit, humbi gjatë këtyre 8 viteve të fundit, më shumë se çdo vend tjetër i planetit, në luftëra, konflikte apo fatkeqësi natyrore. Më shumë se çdo vend tjetër në çdo luftë botërore, dhe askush  nuk ndalet, bëjnë sikur nuk ka ndodhur.

Jo miqtë e mi, Shqipëria është tokë e bekuar.

Në të gjithë kontinentin, nga Mesdheu në detërat e veriut nuk gjenden kund 28 mijë kilometra katrorë që të kenë pasuritë përrallore që ka toka shqiptare.

Por Edi Rama, ky Pashiq i Tiranës, kreu një gjenocid të vërtetë, me arrestimet e tij, me dhjetëra mijëra në vit për çështje civile, me shkatërrimin e banesave dhe bizneseve, i trajtojnë shqiptarët si pushtues i egër.

U vrau atyre shpresën në çdo votër, duke u rrëmbyer votën, kontrolluar vullnetin njëlloj si në diktaturën hoxhiste.

Demokratë e demokrate!

Sot ne nisëm betejën para së gjithash dhe mbi të gjitha të mosbindjes civile për votën e lirë.

Pa zgjedhje të lira Shqipëria nuk do të ketë kurrë paqe dhe stabilitet.

Beteja jonë pa kthim për votën e lirë është betejë për jetën, ose vdekjen e demokracisë në Shqipëri.

Ne do të fitojmë.

Beteja jonë pa kthim për votën e lirë është betejë për dinjitetin tonë njerëzor, vota e lirë është thelbi i lirive tona.

Ne do të fitojmë.

Beteja jonë pa kthim për votën e lirë është betejë për dinjitetin kombëtar.

Vota e lirë është dallimi themelor mes kombeve të lira dhe kombeve të shtypura.

Shqiptarëve do u kthejmë votën e lirë.

Ne do të fitojmë.

Beteja jonë pa kthim është betejë për votën e lirë, sepse është kushti i të gjitha kushteve për vendosjen e shtetit ligjor, garantimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne do të fitojmë.

Beteja jonë pa kthim është betejë për votën e lirë, sepse është kushti më kryesor për rikthimin e shpresës tek shqiptarët. Ne do të fitojmë.

Beteja jonë pa kthim është betejë për votën e lirë, sepse vota e lirë është çelësi kryesor për hapjen e dyerve të mbyllura të Europës për Shqipërinë. Ne do të fitojmë.

Beteja jonë pa kthim është betejë për votën e lirë, sepse është kushti i të gjitha kushteve për fitoren e opozitës.

Rrofshi ju, Rroftë Partia Demokratike, Rroftë opozita, Rroftë Shqipëria, Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin, kombin shqiptar. Fitore, fitore, fitore.

VOA: Protesta e opozitës, Berisha: Betejë pa kthim në të gjithë vendin

Zoti Berisha duke ju drejtuar protestuesve me një fjalim nga shtëpia ku ai ndodhet në arrest

Armand Mero

Në Shqipëri, pas muajsh të gjatë përplasjesh në parlament, opozita mblodhi mbrëmjen e së martës mbështetësit e saj përpara selisë së qeverisë, në një protestë, e cila siç deklaroi ish kryeministri Sali Berisha, “inauguron sot misionin tonë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë” të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë protestës nuk munguan incidentet. Në përfundim të fjalës së zotit Berisha, shishe të shumta me lëndë djegëse fluturuan drejt godinës së qeverisë, e po ashtu dhe copa guri nga disa vazo që u thyen nga protestuesit. Përpjekjet për të çarë gardhin metalik, nuk shkuan më tej, dhe nuk u rregjistruan përplasje me policinë e cila nuk ndërhyri për asnjë moment. Në përfundim të protestës, sipas një njoftimi të zyrës së Avokatit të Popullit, ka rezultuar se deri në orën 22.00 janë shoqëruar në komisariate 11 persona, nga të cilët, njëri prej tyre “pretendon se është dhunuar gjatë kësaj proteste nga policë civilë, në momentin e ndalimit. Shtetasi A.M kishte shenja të dukshme lëndimi në fytyrë, enjtje dhe mavijosje në syrin e majtë dhe Avokati i Popullit i mori një ankesë e cila do të trajtohet në vijim”, thuhet në njoftim.

Zoti Berisha ju drejtua protestuesve përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga shtëpia e tij, ku prej fundit të vitit të kaluar ai është në arrest shtëpie, pasi refuzoi të respektonte vendimin e gjykatës së posaçme për “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të lëvizjes jashtë vendit”. Zoti Berisha është nën hetim, nën dyshimet për korrupsion lidhur me procedurat e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

Opozita zgjodhi të protestonte në një ditë simbol për historinë e pluralizimit në Shqipëri, ditën kur 33 vjet më parë në Tiranë u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha. Duke hequr paralele me këtë datë zoti Berisha theksoi se mesazhi që përcillet është se, “populli opozitar do i rezervojë diktaturës së dytë, domethënë narkoshtetit të Edi Ramës, fatin që meriton, fatin që i rezervuam diktaturës komuniste 33 vite më pare”.

Protesta u mbajt në një konteskt të ri zhvillimesh brenda opozitës. Pas gati dy vitesh përplasjesh të forta, që çuan në copëzimin e Partisë Demokratike, forcës kryesore të së djathtës, tanimë janë ravijëzuar dy linja, nga njëra anë zoti Basha, i mbetur me një numër të kufizuar deputetësh, por që ka në dorë siglën dhe vulën zyrtare të PD-së, dhe nga ana tjetër Rithemelimi, apo grupimi i ish kryeministrit Sali Berisha, të cilit iu bashkangjitën dhe deputetët që mbështesin kreun e grupit parlamentar Gazmend Bardhi. Këta të fundit gëlltitën akuzat e forta që kishin shkëmbyer mes tyre në emër të asaj që e quajtën “bashkim në diversitet”, për të krijuar një front kundër shumicës socialiste të kryeministrit Edi Rama.

Bashkëpunimi mes tyre prej disa muajsh në parlament, u shoqërua me një përfshirje dhe në strukturat partiake. Sekretari i përgjithshëm i Rithemelimit Flamur Noka, dhe zoti Bardhi, hodhën pas shpine atë çfarë kishin thënë për njëri tjetrin, duke u shfaqur së bashku në bazën demokrate. Si zoti Noka, ashtu dhe zoti Bardhi ishin ndër folësit kryesor para manifestuesve në protestë.

Këtij bashkimi i bëri jehonë dhe zoti Berisha në fjalën e tij. “Sot, kur shqiptarët na shohin bashkë pas gjithë brutalitetit që na është bërë, kur shqiptarët na shohin bashkë pas konflikteve tona të brendshme, kur shqiptarët na shohin bashkë kaq shumë në numër, besimi rikthehet në çdo shtëpi, në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo fshat, në çdo qytet. Bashkimi i PD e ka futur politikën shqiptare në një epokë të re. Është ky unitet në diversitet që shqiptarët nuk e kishin arritur njëherë në 33 vite. Është ky unitet në diversitet, dhurata më e çmuar e PD për shqiptarët”, u shpreh zoti Berisha.

Mbetet të shihet se cili do të jetë aksioni i ardhshëm i opozitës, e cila për muaj të tërë ka provuar forma nga më të ndryshmet për të penguar zhvillimin normal të seancave parlamentare. Një qëndrim i cili sipas tyre është kushtëzuar nga sjellja e shumicës, pas refuzimit nga ana e saj të disa kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore, apo dhe të ndryshimit të përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës zgjedhore, ku kërkohet zëvendësimi i atyre deputetëve demokratë që janë me zotin Basha.

Ne duam drejtësi, paqe, liri e mirëqenie- Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI  

Barometri diplomatik

-Por, kjo është e vështirë të arrihet  pa balancimin e sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare pa zbatuar konceptin pragmatik të koekzistencës paqësore, e cila do të pezullonte konfrontimin ose rivalitetin  mes aleancave me sisteme të ndryshme ekonomiko-politike dhe shqoërore. Krijimi i një sistemi të tillë në  doktrinën dhe në praktikën e shkencave të marrëdhënieve  ndërkombëtare quhet “baraspeshim i forcave”  të fuqive të mëdha evropiane siç ishin  ato  të krijuara pas Kongresit të Vjenës (“1 shtator 1814 deri më 9 qershor 1815 , me ç’rast   u tërhoqën kufij të rinj mes shteteve në hartën politike të Evropës pas luftërave dështuese të Napoleonit të Francës”), kur Evropa jetonte në “hijen” e ashtuquajtur “Koncerti” i fuqive të mëdha. Në këtë rast, në  vend të dominimit të Francës si  fuqi e  vetme mbrojtëse e Evropës,  shfaqen edhe disa fuqi të tjera mbizotëruese dhe mbrojtëse të sigurisë kolektive të Evropës. Kështu u krijua  nocioni modern i fuqive të mëdha, që  në të vërtetë njihej edhe si “klub i fuqive të mëdha”.

Po tani, pas dy shekujsh, çfarë mund të bëjmë që siguria kolektive dhe koekzistenca paqësore sërish të bëhen “temë kryesore” debati ndërmjet Rusisë dhe Amerikës me aleatët e saj evropianoperëndimorë, që ndërprejnë armiqësitë dhe mosmarrëveshjet e tyre,  të krijuara pas invadimit të Ukrainës nga ana e Rusisë Vladimir Putinit, më 14 shkurt 2022 ?

-Thjesht, logjika e shëndoshë e thotë se duhet kërkuar  mundësi dhe forma  të përshtatshme për t’i normalizuar mardhëniet e tyre , në mënyrë që të ringjallet mirëbesimi dhe bashkëpunimi i dikurshëm mes Rusisë dhe aleatëve të saj evropianoperëndimorë me SHBA-në në krye.

Për të tjekaluar status quo-n e marrëdhënieve të brishta mes Moskës dhe Uashingtonit,  veç vullnetit dhe gatishmërisë së tyre, nevojitet edhe reflektimi i praktikës së mëparshme të marrëdhënieve të sukseshme mes Rusisë, Evropës Perëndimore dhe Amerikës. Për këtë qëllim, pikësëpari, duhet të vijë në shprehje vendosja e ekuilibrit të marrëdhënieve ndërmjet Amerikës dhe Rusisë, si dhe e aleatëve të tyre, në mënyrë që të  shmanget konflikti i hapur i armatosur   dhe konfrontimi i direkt, duke përdorur dialogun paqësor në vend të përdorimit të politiks së forcës. Mirëpo, nëse kjo procedurë racionale paqësore nuk mund të realizohet në praktikë, atëherë si opcion mbetet vetëm forca (lufta), e cila shpie në rreziqe  me pasoja të mëdha për  qëndrueshmërinë, sigurinë dhe paqen e përgjithshme të bashkësisë ndërkombëtare.

Për të evituar një katastrofë të tillë për rendin ndërkombëtar, patjetër, duhet të vijë në shprehje zbatimi i dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara në mënyrë që t’i kundërvihen bashkërisht   ta parandalojnë çdo pretendues, që synon prishjen e  ekuilibrit të sistemit  të marrëdhënieve ndërkombëtare paqësore. Kjo do të ishte strategjia më efektive e diplomacisë preventive kundër çdo zotërimi monocentrik të një fuqie, domethënë kundër krijimit të një shteti hegjemonist, që  ineteresin dhe vullnetin e vet do t’ua impononte të gjithë të tjerëve, sikur që po veprojnë në praktikë Serbia ( e cila në dekadën e fundme të shekullit XX, në rolin e “superfuqisë ballkanike” kreu 3 agresione dhe  3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, 1989-1999) dhe Rusia, e cila e ankesoi Krimenë, më 2014, si dhe më pas e  invadoi me agresion Ukrainën, më 14 shkurt 2022, nuk u penalizuan juridikisht nga OKB-ja, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe, sipas së drejtës ndërkombëtare.

       Fati i Kosovës është në duar të Amerikës dhe të NATO-s, jo të Serbisë e as të Rusisë !

Prandaj, e gjithë politika propagandistike e mediave shqiptare në Ballkan nevojitet të ndërprejë fushatën e  ushtrimit të strategjisë së frikës sidomos ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke bërë panik dhe zhurmë të panevojshe, se gjoja “Rusia dhe Serbia me një këmbë janë në Kosovë”; se të gjithë kufijt e Kosovës “janë në shtetërrethim të ushtrive, paraushtrive, mercenarëve dhe të policive të Serbisë”…e  broçkulla të tjera, të përimituara nga tablloidet politiko-propagandistke ruso-serbe të Beogradit, se gjoja “ shteti i pavarur dhe sovran  i Kosovës është buzë shthurjes së tij përfundimtare”(!?)

Ndër të tjera, e gjithë kjo propagandë e rreme filoruso-serbe, ka për qëllim, që t’i detyrojnë shqiptarët t’i braktisin vendet e punës, shtëpitë, banesat dhe pronat e veta, dhe të emigrojnë në shtete të ndryshme të Evropës, si dhe në Amerikë, në Kanada dhe në Austali etj, sepse kjo është forma më e lehtë dhe më lukrative e strategjisë afatgjatë e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, që të zvogëlojnë strukturën demografike të shqiptarëve në Kosovë, në mënyrë që ta serbizojnë më leht dhe pa luftë Kosovën shqiptare sikurse në kohën dhjetëvjeçare (1989-1999) të sundimit të Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqit.

 

 

 

Me gjithë gatishmërinë dhe dëshirën e Amerikës dhe të shteteve  të Evropës Perëndimore, Moska ende nuk ka shprehur kurrfarë interesi për normalizimin e marrëdhënive me Uashingtonin dhe me NATO-n. Si duket Rusia agresore po pret epilogun e luftës invaduese në Ukrainën e  kryeministrit Volodymyr Zelenskyy (14 shkurt 2022 – shkurt… 2024).

Mirëpo, nëse  Serbia kolonialiste  ia imponon luftën Kosovës, shqiptarët do të dijnë të mbrojnë lirinë, pavarësinë dhe vetëvendosjen, sepse invadorët serbë nuk do të priten me lule dhe me këngë barinjsh dhe rrogëtarësh serbë : “IDE ZIMA, DOGJE LETA, NEMA VISHE TU NGATJETA” . Kjo parullë nazifashiste antishqiptare (1945) ka vdekur së bashku me ideologun dhe me “këngëtarin” e saj, Slobodan Milosheviq në burgun hetues të Shevingenit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë të Holandës, më 11 mars 2006.

Pra, nëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq merr yrysh për të bërë agresion në Kosovë, atëherë atje nuk do ta pritet me lule si qeveria paramilitare, policore dhe militare e Slobodan Milosheviqit ( 1989-1999) dhe, sikurse  qeveria kuislinge fashiste e  mareshalit frëng Philip Petain në Paris, i cili më 10 maj 1940, forcat pushtuese gjermane i priti me paqe. Por, do të pritet nga ushtria e Kosovës, nga ushtria e Shqipërisë, nga ushtria e NATO-s dhe nga Amerika, si dhe nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike. Ky do të jetë ndryshimi dhe dallimi cilësor  i strategjisë dhe i taktikës së zhvillimit të luftës eventuale, të imponuar nga Serbia ish-kolonialiste dhe militariste, e drejtuar nga Aleksandër Vuçiqi (president aktual).

Mbrojtja e sovarnitetit dhe e pavarësisë së Kosovës, nuk është kurrfarë “ofendimi” dhe as kurrfarë kërcënimi për Serbinë, as kurrfarë provokimi për sigurinë dhe për paqen rajonale, as për atë evropiane e ndërkombëtare, por është domosdoshmëri e Kosovës dhe e miqve të saj ndërkombëtarë, që të sigurojnë  sovranitetin territorial dhe shtetëror të Kosovës, duke  u bazuar në respektimin e drejtësisë dhe  të detyrimeve juridike ndërkombëtare, të parashikuara me qëllimet dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

 Paqja ndërtohet në saje të ekuilibrit të sistemit të marrëdhënieve  ndërkombëtare

Ky është problem më i madh dhe, më kompleks sesa  Serbia kolonialiste dhe gjenocidale në Ballkan, duke qenë se nuk ka bashkëpunim,  koordinim  dhe baraspeshim  mes fuqive të mëdha botërore në shkallë të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse  Rusia me VETO-n e saj në Këshillin e Sigruimit ka  “ngrirë” statusin   e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara. Hëpërhë ky është problemi më i madh në skenën e politikës ndërkombëtare, duke qenë se ka polarizuar interesat e Amerikës dhe  dhe aleatëve të saj evropianoperëndimorë kundrejt Rusisë si fuqi e madhe botërore.  Vetëm shthurja e këtij probemi mund  të sjellë në normalizimin e marrëdhëieve  mes Moskës dhe Uashingtonit me aletët e tij evropianoperëndimorë. Vetëm në këtë rast, do të mund të vinte në shprehje debatimi i çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit apo në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ndryshe, Kosova edhe më tej, do të mbetet jashtë karrigeve të OKB-së, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Holandë ka vlerësuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, është bërë në përputhje të plotë me parimet e së drejtës  ndërkombëtare (22 korrik 2010).

Është idiotizëm dhe utopi kur thuhet se fati i Kosovës, përkatësisht i Shqipërisë varet nga Serbia !

-Jo  historia e derisotme ka vërtetuar të kundërtën se fatin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar në Ballkan e kanë vendosur fuqitë e mëdha evropiane dhe ato botërore, jo Serbia, në asnjë formë, me gjithë aneksimin dhe kolonizimin e trojeve etnike shqiptare, të cilat në asnjë luftë dhe, në asnjë betejë me shqiptarët, serbët nuk i kanë fituar , por  ato ishin “dhuratë” e përbshkët e fuqive të mëdha të Evropës Lindore dhe Perëndimore, në emër të arritjes së kompromisit politik të harominizimit dhe të mbrojtjes së  interesave të tyre strategjike, ushtarake, tregtare,  ekonomike dhe gjeopolitike në Evropë, duke përfshirë dhe Ballkanin e saj.

Me një fjalë, edhe sot në erën e integrimit dhe të globalizmit kozmopolit  dhe internacionalist ndërkombëtar, paqja në Ballkan nuk varet vetëm nga Serbia, por edhe nga ata, që po e amnistojnë politikën kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë, duke mos e ndëshkuar sipas Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare!

Ky është problemi, o dashamirë të “muzikës argtuese” ose  të “muzikës tallava” krejt njësoj, sepse bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht OKB-ja po heziton për ta sanksionuar Serbinë për tri (3) gjenocidet e saj; për përzirjen 25-vjeçare  të saj në punë të brendshme të Kosovës, si dhe për aktin e fundit të agresionit të saj  në Manastirin e Banjëskës së Mitorivcës, më 24 shtator 2023, ku forcat ndërhyrëse terroriste mercenre paramilitare e plicore vranë policin shqiptar Afrim Bunjakun dhe plagosën një bashkëpolic tjetër, po ashtu shqiptar.

Sandulloviç: Mes atyre që më rrahën ishin edhe Rakiç e Radojiçiç

Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviç, në një intervistë për “RTK Prime” përmes ‘Skype’-it,  ka thënë se pjesë e atyre që e torturuan ishin edhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiç e Milan Radojiçiç, si dhe lideri i bandave në veri, Zvonko Veselinoviç.

Ai ka thënë se agjentët e BIA-s e kanë rrëmbyer në orën 14 e 40 minuta para shtëpisë dhe deri në orën 21 është ballafaquar me rrahje, torturë, kërcënime me vrasje për të dhe familjen e tij dhe urrejtje të pafundme ndaj shqiptarëve, duke i quajtur “shiptari”.

“Është si në ata filmat e tmerrshëm, kur nuk mund të besoni që ajo është duke ju ndodhur në një institucion shtetëror i cili duhet të mbrojë qytetarët dhe i cili duhet ta mbrojë Kushtetutën. I kam njohur fytyrat, të cilët janë shumë të njohur për ju, dhe se njëri nga ato figura, pra të cilët më kanë xhiruar me telefon, ka qenë edhe kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiç, i cili po ashtu më ka sharë me nënë dhe më ka xhiruar. Që të gjithë kanë xhiruar sipas urdhrit dhe kur njëri nga ata i ka pyetur, a e xhiruat dhe a e dërguat, ata janë përgjigjur me po. Më pas atij grupi i kanë thënë që t’i fshijnë menjëherë, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë me maska, ekziston mundësi e madhe që njërin prej tyre e kam njohur dhe mund ta them se ka qenë Milan Radoiçiç, ndërsa personi tjetër, i cili për katër orë ka qëndruar mbi mua, më është futur në fytyrë, më ka grushtuar pas koke dhe m`i ka shkelur duart me këmbë, sepse e shikonim njëri-tjetrin në sy në një largësi prej 20 deri 30 centimetra, dhe ata sy i kam mbajtur në mend dhe me siguri të madhe mund të them që ai ka qenë Zvonko Veselinoviç”, ka rrëfyer politikani serb.

Ai tutje ka thënë se grupi prej 15 personave që e kanë marrë në pyetje dhe të cilët i kanë fshehur fytyrat e tyre e të cilët e kanë sharë nënën shqiptare, kanë qenë serbë nga Kosova, pasi kanë pasur theks të serbëve nga Kosova.

“Ky grup ka qenë i përbërë nga përafërsisht 15 persona dhe i kam mbajtur në mend ata që kanë qenë në rroba civile dhe besoni që edhe personat e maskuar, por edhe ata që nuk kanë qenë të maskuar, mund t’i identifikoj 100%. Goran Rakiç nuk mbante maskë, por ishte pjesë e atij grupi prej pesë personave që xhironin, bërtisnin, shanin dhe kërcënonin me vrasjen time dhe të familjes sime dhe më pështynin përse kisha vendosur lule mbi varrin e vajzës”, ka shtuar ai.

Sandulloviç ka thënë se nga ajo që ka përjetuar vet, tani krejtësisht mund ta kuptojë se çfarë tortura kanë përjetuar shqiptarët. “…edhe pse të gjitha ato i kam parë nëpër fotografi dhe kam qenë i tmerruar nga krimet e bëra dhe kam kërkuar falje për krimet të cilat njerëzit normalë në Serbi nuk do t’i kryenin kurrë. Por, kur këto mizori i bëjnë ndaj një serbi atëherë vetëm mund ta paramendoj se çfarë ju kanë bërë shqiptarëve dhe tani më nuk e kam asnjë dyshim se përse populli shqiptar në Kosovë i kishte marrë armët në duar”, ka theksuar Sandulloviç.

Ai ka thënë se është një njeri që merret me politikë dhe i ka synimet e veta politike dhe asgjë nuk do të mund ta ndalë në këtë drejtim.

“Tani jam edhe më i vendosur dhe asgjë nuk ka rëndësi për mua, as jeta ime. Unë do të qëndroj i palëkundur në pikëpamjet e mia. Drejtësia duhet të ketë momentin e saj. Kriminelët e luftës, vrasësit, kriminelët ordinerë dhe përdhunuesit në Serbi që na kanë sjellë në këtë pozitë, bashkë me gjithë atë që ka ndodhur dhe urrejtjen mes popullit shqiptar dhe atij serb, duhet të mbajnë përgjegjësi. Nëse Nikola Sanduloviç është viktima dhe lëvizja fillestare që kjo të ndodhë, unë do t’i përshëndes dhe do t`i falënderoj përzemërsisht të gjithë për vëmendjen tuaj dhe ta jap jetën time për idealet e mia. Këto janë qëndrimet e mia jetësore. Kjo është politika ime e pajtimit të cilën e mbroj që 10 vjet e ndaj së cilës Evropa ka qenë e shurdhër dhe SHBA-ja nuk ka reaguar me kohë. Tani ju ka rënë në mend të reagojnë, dhe dua ta pranoj që udhëheqëse për ta treguar të vërtetën dhe për luftën për jetën time, të parët që kanë reaguar për këtë kanë qenë Britania e Madhe”, ka thënë Sandulloviq.

Sandulloviç në RTK Prime: Vuçiq qëndron prapa tentim-vrasjes sime

Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviç ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç që qëndron prapa tentim vrasjes së tij. Ai muajin e kaluar ishte rrahur deri në alivanosje nga agjentët e shërbimit sekret –BIA, për shkak të homazheve dhe vendosjes së luleve pranë varrit të një vajze shqiptare, e vrarë nga forcat serbe në luftën e Kosovës.

Sandulloviç, në një intervistë për “RTK Prime” përmes ‘Skype’-it, theksoi se ende nuk është shëruar nga lëndimet që ka pësuar nga rrahja brutale e BIA-s, por ka thënë se më shumë e shqetëson pasiguria për jetën e tij dhe të familjes.

“Sinqerisht t’ju them, nuk jam mirë, ndiej dhembje në anën e majtë nga një brinjë e thyer që ende nuk është shëruar dhe fatkeqësisht ende nuk mund ta lëviz as dorën e as këmbën e djathtë. Më shumë jam i brengosur se si do të vazhdojë kjo punë më tutje, se për atë që kam përjetuar. Të jem i sinqertë, nuk ndiej kurrfarë sigurie dhe, siç e shihni, vetë situata për mua dhe familjen time është ende e ndërlikuar. Vajza ime është e ekspozuar ndaj sulmeve, kërcënimeve dhe mesazheve të ndryshme, të cilat kanë filluar në rrjete të shumta dhe me publikimin e fotografive të saj. Pra, situata është vetëm vazhdimësi e asaj që keni dëgjuar nga historitë e mia dhe ndodhive mes meje dhe Aleksandër Vuçiqit. Gjithçka ende po vazhdon. Por tani presioni është edhe më i madh dhe kërcënimet janë të dukshme dhe të hapura, siç janë kërcënimet me jetë, dhunime, djegie të shtëpisë e kështu me radhë”, ka theksuar Sandulloviç.

Ai më tutje ka thënë se policia i ka mbyllur sytë në lidhje me këto ngjarje dhe atë që i ka ndodhur atij. “Tash ata janë duke i ndjekur profilet e mia; i përgjojnë të gjitha telefonatat e familjes sime dhe ata e shohin që unë jam i ekspozuar ndaj kërcënimeve me jetë, si unë ashtu dhe familja ime dhe ata absolutisht asgjë nuk ndërmarrin në lidhje me këtë”, ka shtuar politikani serb.

Ai tutje ka akuzuar direkt presidentin serb Vuçiq për rrahjen dhe torturat, teksa e ka quajtur këtë si tentim vrasje.

“Dëshmi e kësaj është edhe deklarata e djeshme e Aleksandër Vuçiqit, i cili në konstatimin e kryeministrit Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit, që policia sekrete më ka rrëmbyer dhe më ka rrahur deri në atë masë, saqë kam mbetur i paralizuar, theksoi se unë jam personalitet i panjohur. Mua më njohin me mijëra njerëz në Serbi, e mos të them miliona njerëz të tjerë nga e mbarë bota, ndërsa Vuçiq thotë që jam personalitet i panjohur, i cili ka marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk i ka fituar as 0,1% të votave. Kjo është një gënjeshtër e madhe sepse ai në përgjithësi po përpiqet të shtrembërojë historinë dhe unë jam i bindur nga përgjigjja dhe mohimi i ngjarjes nga ana e tij që, ai (Vuçiq, v.j), është njeriu i cili ka qëndruar prapa kësaj ngjarjeje dhe gjithë kësaj historie të tmerrshme, torturave dhe rrahjeve dhe lirisht mund të them tentim-vrasjes”, ka nënvizuar Sandulloviç.

Ai ka thënë se deri tash asnjë organ hetues nuk është marrë me rastin e tij, derisa ka thënë se deklarata e Gjykatës Themelore në Beograd se ata kanë vërtetuar se nuk është përdorur asnjë lloj force ndaj tij tregon që kjo është një vrasje politike e paramenduar.

Sandulloviç më tej ka treguar se gjatë marrjes në pyetje dhe rrahjes prej disa orëve nga shërbimi sekret, e kanë xhiruar me telefona privatë, deri mes tjerave, një nga pyetjet kryesore ishte si kam mundur të vendos lule në varrin e vajzës shqiptare?

“Me këtë rast më kanë pyetur, a është ajo viktimë e pafajshme? Unë ju kam thënë, po, për mua ajo është viktimë e pafajshme. Më pas ata më kanë rrahur, sharë nënën shqiptare, e kështu me radhë. Më pas, mbi këtë është bazuar dyshimi se kam kryer veprën penale “përhapja e urrejtjes nacionale” sepse kam vendosur lule në varrin e kriminelit. Pra, vogëlushja Blerina Jashari, engjëllushja e vogël shtatë vjeçe, e cila është vrarë me plumb në pjesën e pasme të kokës, për autoritetet serbe dhe për regjimin diktatorial nacionalist,  qenka një kriminele.

Ajo nuk është kriminele për mua. Ai fëmijë i pafajshëm është një engjëll; një viktimë e pafajshme dhe me mendimin tim është pajtuar edhe avokati Çedomir Stojkoviq, i cili ka ardhur dhe ka vendosur lule. Po ashtu ka ardhur edhe nënkryetari i Partisë Republikane, Mihajlo Todiç, si dhe vajza ime Klara Sanduloviç”, ka theksuar Sandulloviç.


Send this to a friend