VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Martin Shkreli – Donald Trumpit: “Unë do të bëhem Mbreti i Shqipërisë”

By | May 28, 2016
blank

Komentet

blank

Huana Kurti: Turp të kesh ! Shame on you!! Today it is not the day of liberation, it is the date of the occupation of Albania by the communists.

Some of the reactions of American citizens on the Facebook page of the American Embassy in Tirana after the greeting that the American ambassador Yuri Kim made on the occasion of November 29, 1944

 

Shame on you!!

Today it is not the day of liberation, it is the date of the occupation of Albania by the communists.

The Albanian people were not liberated on November 29, 1944, but imprisoned within 28 thousand square kilometers for 47 years!!

The Albanian elite was imprisoned, the ones who owned, the ones who were educated, the ones who loved Albania, and everyone who did not like communism was persecuted, was imprisoned, tortured to death, and even killed by the communists led by a terrorist named Enver Hoxha.

How can a country that is a beacon of freedom in the world can celebrate the advent of communism??

I’m personally offended by this.

And I hope that you will apologize to the victims of communism for this deeply offensive post!

Huana Kurti

 

Disa prej reagimeve të shtetasve amerikanë në faqen në Facebook të Ambasadës Amerikane në Tiranë pas urimit që ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri me rastin e 29 nëntorit 1944

Turp të kesh!!

Sot nuk është dita e çlirimit, është data e pushtimit të Shqipërisë nga komunistët.

Populli shqiptar nuk u çlirua më 29 nëntor 1944,

por u burgos brenda 28 mijë kilometrave katrorë për 47 vjet!!

Elita shqiptare u burgos, ata që zotëronin, ata që ishin të arsimuar, ata që e donin Shqipërinë,

dhe të gjithë ata që nuk e donin komunizmin u persekutuan, u burgosën,

u torturuan deri në vdekje, madje u vranë nga komunistët e udhëhequr nga një terrorist. me emrin Enver Hoxha.

Si mundet një vend që është një fener lirie në botë të festojë ardhjen e komunizmit??

Unë personalisht jam ofenduar nga kjo. Dhe shpresoj që ju do t’u kërkoni falje viktimave të komunizmit për këtë postim thellësisht fyes!

Huana Kurti

blank

Kompleksin Memorial ,,Adem Jashari,, në Prekaz të Drencës e kanë vizituar 13 milionë qytetarë nga trojet shqiptare dhe nga vendet e botës – Nga Skënder Karaçica

Në dritën shqiptare

Kompleksin Memorial ,,Adem Jashari,, në Prekaz të Drencës e kanë vizituar 13 milionë qytetarë nga trojet shqiptare dhe nga vendet e botës.

Këtë e ka bër të ditur,Bekim Jashari, në një bisedë me TV Klan nga Shqipëria(me gazetarin Blendi Fevziu).

Në Prekaz dhe në Drenicë,u thyen kthesat e padrejtësive historike ndaj kombit shqiptar,që u bën para syve të Evropës me skenarët e njohur,të grabitjes së trojeve tona nga fqinjët dhe vrasja tragjike e Kosovës…!

Në Prekaz dhe në Drenicë,pushka e djelmenisë dhe flaka e luftës(UÇK) kundër regjimit fashist të Serbisë,shqiptarët e prekën ëndrrën shekullore të Lirisë dhe Pavarësinë e Kosovës…!

Në Prekaz dhe në Drenicë,erdhën për të vizituar Kullën e djegur,varret e familjes së Adem Jasharit,që u bënë lulet e Lirisë për Kosovën martire…!

Erdhën 13 milionë qytetarë nga trevat tona dhe nga vendet e botës për të parë nga afër se si vdekja heroike në Prekaz të Drenicës,e kthej mbarë historinë kombëtare dhe padrejtësitë ua kthej atyre që për dy shekuj,Evropa u bë e shurdhër për vdekjen dhe shfarosjen në substancë të shqiptarëve nga regjimet e Serbisë(!).

Në Prekaz në Kompleksin Memorial,,Adem Jashari,,erdhën për të vizituar 13 milionë qytetarë nga trevat tona dhe nga vendet e botës!

Erdhën në Prekaz dhe në Drenicë…!

Çikago,nëntor të motit 2021

blank

Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador I Kombit Në Mjediset Universitare Të St.Francis College Në Brooklyn – Nga Keze Kozeta Zylo

Dita e shenjtë e Flamurit Kombëtar festohet me madhështi nga e gjithë Diaspora anë e mbanë globit.  Doemos kjo festë duket sikur bashkon gjithë shqiptarët, veç ziliqarët dhe politikanët s’ka arritur akoma t’i bashkojë…

Ndonëse është përsëri kohë pandemie, por me kushte më të zbutura përsëri aktivitetet shumë të rëndësishme nga Diaspora Shqiptare në Amerikë nuk kanë munguar.  Shkolla Shqipe Alba Life çdo vit e feston Ditën e Shenjtë të Flamurit dhe e ka në programin e saj.  Javën e kaluar mori pjesë me krenari të ligjshme me një program artistik në Akademinë përkujtimore kushtuar 66 vjetorit të ditëlindjes së Heroit legjendar Adem Jasharit si dhe të 109 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë që u zhvillua në Qendrën “Illyria” siguruar nga z.Mark Gjonaj këshilltar i Bashkisë së Nju jorkut dhe që kemi pasur nderin të parët si shkollë për t’i përdorur këto mjedise tejet komode.

Sot Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx të shoqëruar nga koordinatorët znj.Arta Xhaferri, Blerim Gjocaj, anëtar i Stafit të TV “Alba Life” z.Elton Xhaferri si dhe nga mësueset Fatbardha Shiqerukaj dhe Majlinda Tafaj shkuan pranë kolegjit St.Francis dhe festuan 109 Vjetorin e Pavarësisë me një grup studentësh eksellent shqiptarësh nga St.Francis College Brooklyn, kolegj i krijuar që nga viti 1859.

Ftesa dërguar z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i TV dhe Shkollës Shqipe “Alba Life” nga z. Arkelino Hila president i Klubit Rrënjët Shqiptare në St.Francis College u mirëprit me plot dashuri dhe përkushtim.

Kjo natë festive në kolegj në Ditën e Flamurit nderonte gjithashtu sportistët e dalluar në atletikë dhe studentët që kanë dhënë kontribute të dukshme në shumë fusha.

Ajo që të bën përshtypje është se ky klub është me studentë të shkëlqyer dhe inkurajojnë fuqimisht çdo student të kolegjit që të përfshihen dhe të kontribuojë sa më shumë në jetën studentore.

Më duhet të shtoj se ishin këta studentë të klubit  që erdhën si ekip si pranë shkollës në Bronx si: Albion Veliu, Adjola Rrashi, Kleid Saraci, Emiljan Bodini, Sarah Shurdha, Herta Hada, Xhessika Hasankolli dhe Alkida Koleci të cilët vlerësuan me pllakën e mirënjohjes dhënë nga zonjusha Megi Rama me motivacionin: “Certifikatë mirënjohje Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit për kontribut të jashtëzakonshëm në Komunitetin shqiptar në mësimin e Gjuhës Shqipe, kulturës dhe traditave, fëmijëve me origjinë shqiptare.”.  Ata premtuan para nxënësve se do të kenë lidhje të vazhdueshme dhe ja erdhi Dita e Flamurit dhe u bënë bashkë në këto mjedise me studentë elitarë.

Koordinatorja e Shkolles Shqipe “Alba Life” ne Bronx znj. Arta Xhaferri pershëndeti të gjithë studentët në emër të Bordit dhe mësuesëve si:  Mirëmbrëma të dashur studentë dhe pjesëmarrës në këtë aktivitet,

Është kënaqësi si koordinatore të jem me ju dhe të festojmë së bashku Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar. Ne kemi ardhur sot këtu si Shkollë Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut dhe në emër të mësuesve dhe stafit të saj ju përshëndesim dhe ju përgëzojmë që mbani gjallë traditat shqiptare. Sot jam këtu me Blerim Gjocaj koordinator si dhe mësueset Fatbardhën dhe Majlindën dhe disa nxënës për të performuar dy valle të bukura shqiptare si vallen e Tropojës dhe të Kosovës udhëhequr nga këto mësuese të përkushtuara. Jemi krenarë me ju dhe le të valëvitet lart Flamuri  Shqiptar.

Ne jetojmë në këtë vend ku të gjithë amerikanët kanë mundësinë e mahnitshme për të shfaqur patriotizmin e tyre duke mbajtur me krenari flamurin Amerikan.

“Le të valëviten të dy flamujtë përgjithmonë në paqe!

Duajeni Amerikën, vendin më demokratik në botë dhe i mundësive më të mëdha.

Zoti e bekoftë Amerikën!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Në këtë aktivitet kishte miq të ftuar si tenori Isli Ademi, Kledi Roda president i parë i klubit dhe Fatime Dukova ish presidente e klubit.

Pjesëmarrësit u argëtuan me ushqime të shijshme tradicionale shqiptare si dhe vazhduan me aktivitete dhe ceremoni të tjera sportive.

Të gjithë të rinjtë kudo ku janë, nxënësit e Alba Life dhe studentët shqiptarë nëpër Kolegje janë e ardhmja e diasporës, ata janë dritë kombëtare që duhen mbështetur për të fluturuar të lirë si shqiponja në hapësirat pafund.

Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar te gjithëbashkëkombasve tanë!

 

30 Nëntor, 2021

New York

blank

blank

blank

blank

 

blank

blank

blank

blank

blank

Evi Kokalari: Të parët e mi dhanë jetën dhe shpirtin për Vatrën e Diellin!

Ka reaguar aktivistja Republikane Evi Kokalari për disa deklarata të dala nga Vatra dhe Dielli sikur ajo nuk ka lidhje me Vatrën dhe Diellin.
“Këto deklaratat të dala nga Vatra dhe Dielli, ku më akuzojnë se s’kam asnjë lidhje me Vatrën, nuk janë thjeshtë naive, por dhe qesharake”, shkruan zonja Kokalari në rrjetin social.
“Ajo pjesë e familjes tonë që ngeli në Amerikë mbas mbylljes së kufinjve, jo vetëm që kanë dhënë tërë jetën për Vatrën, por i dhanë shpirtin asaj, aq shumë sa dhe në varret e tyre shkruanin:
“Mbani Federatën Vatra, Gazetën Dielli dhe Gjuhën Shqipe” (foto me poshtë)
E pra, kur shoh qartë se si kryesia e Vatrës abuzon me situatën në Shqipëri, e disa duket qartë e kanë nga Rama, e disa sepse ligji 7501 i Sali Berishës s’ju pëlqen, në një kohë që opozita po lëngon gjak tregon miopin tuaj. Unë do t’i artikuloj hapur ato çfarë ndjej, shoh dhe konceptoj. Asnjë nuk mund të ma heq këtë të drejtë, sepse e kam fituar nga ata që në familjen time kanë kontribuar një jetë të tërë tek kjo organizatë.”
blank
P.s. Ky është varri i dy pjestarëve të familjes Kokalari dhe ndodhet në Detroit.
Në fund të gurit është gëdhëndur: Mbani Federatën Vatra, Gazetën Dielli dhe Gjuhën shqipe
blank

(Video) Valentin Lumaj: Në mënyrë të paedukur, Ambasadorja Faber braktisi tavolinën, por Kongresistja McClain vazhdoi bisedën me ne

Lumaj: Berisha njeriu i duhur që të drejtojë opozitën, Soros e keqja më e madhe në 30 vjet demokraci

 

Anëtari i Vatrës në Miçigan të Amerikës, Valentin Lumaj, në intervistë me Skype nga Amerika në emisionin A Show në Syri Tv, me moderatorin Adi Krasta, foli për zhvillimet në Shqipëri dhe në veçanti në Partinë Demokratike.

Unë do të përfaqësoj mendimin tim si qytetar dhe si pjesë aktive e komunitetit tonë këtu, tha z.Valentin Lumaj.

Jemi takuar me Ambasadoren Floreta Faber dhe kemi ndikuar që zonja Faber të takohet me Kongresisten Lisa McClain.

Ajo që nuk na pëlqeu dhe bëri që ne të dalim me deklaratë është se zonja Faber e fshehu qëllimin e saj dhe ne nuk na tha se takimi i saj me Kongresisten Lisa McClain lidhej me ardhjen e kryeministrit Edi Rama në Michigan.

Prandaj ne dega e Vatrës në Michigan dolëm me deklaratën përkatëse.

Zonja Faber e mbajti të fshehtë planin e saj dhe kjo na la shije jo të mirë.

Jo vetëm kaq, sqaroi më tutje Valentin Lumaj, kur unë gjatë bisedës me Kongresisten Lisa McClain fillova që ta sqaroja rreth situatës në Shqipëri, se si rryma e Soros, globaliste, po përçan opozitën, ndërsa Ambasadorja Faber  nuk e pëlqeu këtë takim dhe e braktisi tavolinën, ky ishte një veprim pa edukatë, por megjithë këtë Kongresistja Lisa McClain qëndroi me ne edhe 20 minuta të tjera dhe ne vazhduam bisedimin tonë.

Lumaj theksoi se Sali Berisha është njeriu i duhur që të drejtojë opozitën shqiptare.

Ai shton se George Soros është e keqja më e madhe në 30 vjet demokraci në Shqipëri.

“Ne këtu në Amerikë duam ta takojmë Ramën, jo se duam ta përqafojmë. Ne si komunitet “Vatra” e presim Ramën, duam të flasim me të për ndarjen e kufijve të Kosovës, për rolin në përçarjen e opozitës shqiptare. Vatra nuk hesht, por punon e është e shqetësuar për situatën në Shqipëri. Vatra merret me politikën kombëtare. Vatra kërkon opozitë të fortë dhe jo fasadë. Kush do ta marrë opozitën në dorë, nuk duhet të mbrojë interesat e George Soros, por të mbrojë interesat kombëtare.

Historia ia ka caktuar Berishës rolin e opozitarizmit, një nacionalist i vendosur, që mbron kufijtë e kombit shqiptar e mendojmë se Berisha është personi i duhur që të marrë në dorë opozitën shqiptare. George Soros është njeri që ka financuar bursa te të rinjtë e e ka rrënjë të thella. Nëse shoqëria shqiptare shkëputet nga Soros, do jetë diçka shumë e mirë. Soros është e keqja më e madhe në 30 vjet demokraci. Unë jam i bindur se Blinken thjesht po krijon shërbim ndaj Soros e koha do tregojë se Sali Berisha do dalë i pastër e hero”, deklaroi Lumaj.

 

blank

Kryetari i Vatra Michigan: Blinken do japë llogari në Senat lidhur me vendimin për Berishën

Kryetari i Federatës pan-shqiptare Vatra dega Michigan, Mondi Rakaj deklaron se Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do të japë llogari përpara Senatit të SHBA, lidhur me vendimin e datës 19 maj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, që e shpalli non grata pa prova dhe pa fakte. 

Rakaj thotë për Faxnews se Blinken do të pyetet mbi arsyet se përse u mor ky vendim për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin 8 vite pas lënies së detyrës.

Kryetari i Vatra-s flet edhe për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Michigan, ndërsa shton se ka plot vërejtje për kreun e qeverisë. Ai thotë gjithashtu se në 25 prill priste rotacion politik, gjë që e nuk ndodhi.

Pjesë nga intervista

Takimi me McLain? 
Anëtari i Këshillit Kombëtar Valentin Lumaj, së bashku me mua kemi pasur një takim me kongresisten Lisa McClain për të diskutuar për komunitetin shqiptar në Miçigan. Unë personalisht në atë takim e kam pyetur Ambasadoren Fabër nëse do kemi takim të Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama. Edi Rama në Miçigan po takohet me anëtarë të PS. Ju garantoj se asnjë nuk e pret me kënaqësi. Nuk janë të kënaqur me qeverinë disa vjeçare në Shqipëri. Dua ta kuptojnë të gjithë atdhetarët. Partia jonë është Shqipëria. Edi Rama nuk ka qenë asnjëherë i interesuar për Vatrën. Kur kemi pasur një kërkesë kur ish kryetari është takuar me Ramën, i është dorëzuar një formular prej 16 sugjerimesh. Kjo nuk u mor në konsideratë nga Edi Rama.

Mini-schengeni? 
Vatra në Miçigan është shumë e lidhur me kongresmen dhe senatorë. Nuk mund të rrime shurdh memec. Vatra kritikon dhe i jep dorën atij presidenti, kryeministri që bën punë të mira për Shqipërinë dhe Kosovën. Ka qenë në lidhje të ngushtë me Presidentin serb. Jemi në kundërshtim me ndryshimin e territoreve të Kosovës. Po jemi kundër mini-schengenit. Minis-schengeni duhet të marrin pjesë të gjitha shtetet ballkanike, jo Kosova të qëndrojë jashtë.

Rotacioni? 
Faktikisht në Shqipëri opozita duhet të jetë e shëndetshmë. Më shumë se është për momentin. Faktori kryesor është Edi Ramas që bën çdo gjë  që këta kanë këto probleme të brendshme. Kuptohet se janë kundërshtarë politikë. Vatra është për rotacion pas 8 vitesh. Të vijë dhe në Shqipëri ky ligji i Amerikës që pas 8 vitesh nuk mund të rrish më në pushtet.

Non-grata e Berishës?
Shpallja non-grata e Berishës është lobim i kryeministrit Rama. I intereson që të rrijë në pushtet. Është opinion por së shpejti do të ketë dhe informacion. Blinkenit do t’i bëhen pyetje shumë shpejt nga kongresmenë përse Berisha është shpallur non-grata. Kur të merret në thirrje nga kongresmenët janë të detyruar të japin info. Mund të vonojë 6 muaj, një vit. Të shohim. Do kohë, pak maturi. Është mirë të sqarohen shqiptarët. Vatra nuk mrret me parti politike. Po përpiqet që të bëhet një bashkim për të bërë bashkë një pjesmarrje të gjërë për Foltoren e Berishës. Ju jap fjalën që diaspora pret një rotacion. Nuk kemi qenë shumë të kënaqur me votimet e prillit. syri.net

blank

Deklaratë e Degës së Vatrës në Manhattan: Vatra dhe Gazeta Dielli mos fli gjumë, sot jo nesër! Të qendrosh në heshtje je bashkëfajtor!!

Ka reaguar dega e Vatrës në Manhattan ndaj provokimit të deputetit të PS Bujar Çela i cili uroi Ditën e Flamurit  me foton e diktatorit Enver Hoxha. Kjo degë drejtohet nga Agustin Mojs Mirakaj, nga shtresa e të persekutuarve, i cili ka lindur ne internim.
Deklarata shoqërohet me një apel të degës së Vatrës në Manhattan që i drejton Vatrës dhe Diellit. Voal.ch po i sjell si më poshtë:
Vatra dhe Gazeta Dielli mos fli gjumë, duhet rreagim. Sot jo nesër!!
Akte të tilla janë provokim, mosmirënjohje dhe lëndim ndaj mijëra të zhdukurëve, të vrarëve, të internuarëve dhe të burgosurve nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës:
Nëntor 30 2021

                                                                                                      Deklaratë

                                                                                       Vatra Manhatten Branch

Vatra Manhatten Branch dënon aktin e ulët dhe provokues të deputetit të Partisë Socialiste i cili uroi kolegët e tij, ditën e festës së Flamurit tonë, me portretin e diktatorit Enver Hoxha ngjitur mbi flamur.

Ky akt, jo i pari i këtij lloji për gjatë 30- vjet pluralizëm, është tepër shqetësues për shoqërinë tonë pasi vjen pikërisht brenda Kuvendit të Shqipërisë nga aty ku duhet të niste me ligj dekomunistizimi i shoqërisë, dënimi i krimeve të komunizmit dhe ndalimi me ligj i përdorimit të simboleve komuniste dhe i atyre të diktatorit Hoxha.

Akte të tilla janë provokim, mosmirënjohje dhe lëndim ndaj mijra të zhdukurve, të vrarëve, të internuarëve dhe të burgosurve nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës,

Vatra mos fli gjumë, duhet reagim Sot jo nesër!!

Vatra Manhattan Branch, ashtu si edhe ka kërkuar më parë, përsëri ngre shqetësimin dhe kërkon që Federata Pan Shqiptare Vatra:

Të ngrejë zërin ndaj këtij xhesti të shëmtuar;
Të ngrejë zërin kur Shqipërisë i preken interesat dhe sovraniteti kombëtar;
Të ngrejë zërin për padrejtësitë që një qeveri bën ndaj popullit dhe kulturës sonë;
Të ngrejë zërin kur të huajt fusin hundët në punët e brendëshme të shtetit Shqiptar!
Të qendrosh në heshtje je bashkëfajtor!!

New York
Vatra Manhattan Branch

blank

 

blank

Nëna dibrane që festoi 100 Vjetorin e ditëlindjes në Ditën e Flamurit Kombëtar – Nga Keze Kozeta Zylo

 

100 trëndafila për nënën dibrane Nadire Kërkutin që arriti shekullin të jetojë me këmbë dhe dorë

 

Mjediset në “Grand Sahara” Restaurant në Staten Island me pronar z.Liman dhe Tony Koxha gumëzhinin nga hareja dhe gëzimi i familjes së madhe Kërkuti.  Të gjithë fëmijët, nipërit, mbesat, stërmbesat, katra mbesat ishin mbledhur të festonin 100 Vjetorin e ditëlindjes së nënë Nadire Kërkutit.  Nëna, gjyshja, stërgjyshja, katragjyshja ndrinte në krye të vendit, bënte plot një shekull.  E pabesueshme, por shëndeti dhe fytyra e saj plot dritë dukej sikur ishte shumë herë më e re.

Ajo ishte e rrethuar me plot dashuri nga fëmijët e saj dhe gjithë familja e madhe Kërkuti në Staten Island.  Kur unë i putha dorën dhe e urova për 100 Vjetorin e saj, ajo m’i rrëmbeu të dyja duartë dhe më tha: “Jo unë duhet t’i puth duartë që ta mbash fort penën në duar për Flamurin, Gjuhën dhe Kombin”.  Perëndi çfarë frymëzimi më jepte zëri i ngrohtë i saj, kishte fuqinë e një shekulli, kishte fuqinë e dy kontinenteve, kishtë fuqinë e një katragjysheje 100 vjeçare.

Familja Kërkuti është  vërtete me shumë fat që nëna e tyre arriti 100 vjeç!  Ditëlindja e 100-të është momenti më i rëndësishëm! Është një moshë që shumica nuk e arrijnë kurrë, ndaj dhe familja e saj e festoi aq bukur.  Ushqimet e shijshme të servirura plot kulturë dhe pastërti nga duartë e arta të Lizës, menaxhere e restorantit e aromatizonin mjedisin dhe sillnin aq pranë traditat e bukura dibrane.

Të gjithë uleshin pranë saj kush e kush ta përqafonte, të bënte foto dhe t’i uronte ditën e lindjes.  Rrudhat e saj në ballë përshkruanin udhëtimin e jetës dhe ishte e mrekullueshme të bisedoje ngadalë e ngadalë dhe të ndjeje brenda syve të saj se të jepte bekimin.

-Une po jetoj gjatë më tha dhe mund të dëshmoj shumë moj bijë vazhdoi bisedën e shtruar nënë Nadirja, por nga ana tjetër kuptoj se jeta është shumë e shpejtë dhe fluturon pa e kuptuar.

-Të jetosh një shekull është frymëzim për brezat që lë pas, është besim në genin e mirë të trashëgimisë vazhdova. Me një sens humori m’u pergjigj: “Jam kockë e fortë dibrane moj bijë!”

Një ndër nuset e saj Pranvera më tha se këshillat e vjehrrës sime janë shumë të vyera për të gjithë ne.  Ajo nuk e pëlqen kurbetin, mendjen e ka ve ç në vendëlindjen e vet në Dibër, shpesh thotë: “Mos e lakmoni vendin e huaj, por duajeni vendin ku keni lerë.  Këshilla që më ngeli në kujtesë ishte: “Kur mos e nxir mysafirin nga shtëpia pa asnjë kafshatë bukë!

Nadire Kërkuti ka lindur, më 28 Nëntor të vitit 1921 dhe sot i mbushi 100 vjet, një shekull. E lindur në Dibër të madhe në familjen Kolari dhe më vone e martuar me Lutfi Kërkutin ku Zoti i bekoi me mbi 60 anëtaë në familje, nga të cilët 4 djem, 3 vajza, 11 nipër, 10 mbesa, 14 stërnipër, 20 stërmbesa, 4 katranipër, 2 katrambesa dhe 2 binjakë në pritje nga nipi i saj.

Nana Xhixhe si ç është edhe e njohur në familjen Kerkuti njihet për mikpritjen, bujare si dhe tepër pastërtore. I rriti dhe i drejtoi me të gjitha mundësitë e saj.  Që nga viti 2012 Nënë Nadirja jeton në Amerikë nën mbikqyerjen e familjarëve të saj ku kohë pas kohe e vizitojnë dhe e respektojnë Nënën më të vjter të familjes Kërkuti.

Sot me dashuri i dhuruan100 trëndafila nënës dibrane Nadire Kërkutit që arriti shekullin të jetojë me këmbë dhe dorë.

Pleqëri të bardhë flokargjenda Nëna Xhixhe!

 

28 Nëntor, 2021

Staten Island, New York

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

(Video) Ligjëratat e Usterit me rastin e Ditës së Flamurit – Fotoreportazh nga ARDIAN MURRAJ

Një grup i vogël pjesëmarrësish, kryesisht këshilltarë të pushtetit vendor dhe disa bashkatdhetarë përfaqësues organizatash patriotike shqiptare dhe të Kishës Ortodokse Shqiptare “Fjetja e Shën Marisë” të qytetit të Usterit Masaçusets, sfiduan të ftohtin e hidhur të mesditës duke luajtur himnet kombëtare të SHBA-së dhe Shqipërisë në nderim të Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit dhe 109 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912-2021). Në këtë tubim u lexua dokumenti i Kryebashkiakut Joseph M. Petty si dhe u mbajtën disa fjalime të shkurtra. 

blank

Donna Colorio:”-Përshëndetje të gjithëve. Më vjen mirë që keni ardhur sot më 28 Nëntor në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe dua të falenderoj Franklinin që më ndihmoi që ta bënim këtë organizim. E para gjë që dua të bëj është që të luajmë himnet amerikan dhe shqiptar dhe pastaj do të kemi disa njerëz që kanë thënë disa ligjërata. Ju faleminderit.” 

Së pari këtu kemi dhe një dokument shpalljeje  nga qyteti i Usterit.  

SHPALLJE   

NDËRSA, qyteti i Usterit me kënaqësi i bashkohet  shqiptaro-amerikanëve në mbarë Usterin në njohjen e 28 Nëntorit 2021 si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë; dhe   

NDËRSA, më 28 nëntor 1912, heroi shqiptar Ismail Qemali, mblodhi delegatët në Vlorë, Shqipëri për të miratuar Deklaratën e Pavarësisë në Shqipëri, dhe rivendosi statusin e saj si një vend i pavarur që të ishte i lirë nga pushtimi i huaj, dhe   

NDËRSA, Qyteti i Usterit është krenar që feston 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë;   

dhe NDËRSA, edhe sot, qytetarët shqiptaro-amerikanë të Usterit vazhdojnë të sjellin kulturën dhe traditën e tyre të pasur në Uster; dhe    

NDËRSA qindra shqiptaro-amerikanë janë vendosur në Uster dhe kanë ngritur familjet e tyre; dhe    

NDËRSA kontribuojnë shumë në Uster, ata janë shtylla të përkushtuara e pronarë të bizneseve të bashkësisë së Usterit me  intelektualë profesionistë që begatojnë qytetin;    

TANI, PRANDAJ, unë, Joseph M. Petty Kryetar i Bashkisë së Qytetit të Usterit me rastin e kremtimit të 109 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, shpall të Dielën më 28 Nëntor, 2021 që të jetë:  

 DITA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË   

në UsterMasaçusets, dhe i kërkojmë të gjithë qytetarëve që të bashkohen në këtë përkujtim.   

Lëshuar në Uster në këtë ditë të 28 Nëntorit 2021.   

Joseph M. Peti   

Kryetar i Bashkisë 

 

blank

Ne jemi shumë mirënjohës që kemi një komunitet kaq të madh shqiptar këtu që mund të festojë këtë kështu që At Marku do të thotë disa fjalë.  

blank

At Mark Doku (Kryerift i Kishës Ortodokse Shqiptare Fjetja e “Shën Marisë”, Uster):-”Faleminderit Donna. Vetëm një diçka të shpejtë do të them.  Sot ne jemi të gjithë të nderuar që  jemi këtu dhe i japim mirënjohje qytetit të Usterit për njohjen e bashkësisë shqiptare e cila është vendosur këtu prej kohësh dhe ajo ka kontribuar në  mënyra të ndryshme për ringritur këtë qytet. Sot kjo nuk është vetëm Dita Kombëtare e Pavarësisë  së Shqipërisë, por është një ditë që gjithsecili të jetë shqiptar.” 

blank

Franklin Zdruli:-” Gezuar Diten e Flamurit! 

Së pari dëshiroj të falenderoj përfaqësuesen shqiptaro-amerikane në Bashki , Zonjën Donna Colorio për organizimin e këtij takimi. 

Është fat t’i kesh rrënjët shqiptare, por është nder ta mbash ketë emër me dinjitet duke ruajtur trashëgiminë shqiptare veçanërisht këtu në Amerikë, në Botën e Re siç e quajmë ne.  Nderimi i Flamurit Shqiptar në këtë ditë të shënuar për kombin Shqiptar është një premtim , veçanërisht nga ne që jetojmë larg , kundrejt rrënjëve tona dhe identitetit shqiptar, për të ruajtur traditat , gjuhën , besimin dhe gjithçka  me vlerë që kemi trashëguar nga të parët tanë dhe të shpresojmë t’ua dhurojmë këtë thesar të paçmuar edhe brezit të ardhshëm dhe fëmijëve tanë.  

Shqiptarët kanë nderuar dhe mbrojtur me jetën e tyre ketë Flamur Kuq e Zi që simbolizon aspiratat që përmenda më lart dhe mbrojtjen e tyre në liri të paktën që nga koha e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.  

Sot , në përfaqësi të  gjithë vëllezërve të mi dhe miqve të shoqatës vëllazërore Bijtë e Shën Marisë dhe gjithë komunitetit shqiptar pranë Kishës Ortodokse Shqiptare Fjetja e Hyj lindëses Mari në ketë ditë të bekuar për shqiptarët dëshiroj t’i përshëndes ata dhe t’i uroj duke ju drejtuar Zotit që Bekon dhe Shenjtëron, dhe i lutem të bekoje Shqipërinë. Beko o Zot  Flamurin tonë, shpëtoje vendin tonë dhe popullin tonë nga çdo rrezik dhe vështirësi. Drejtoje në udhën e dritës, të lirisë dhe të përparimit dhe mbaji nën mbrojtjen tënde gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë dhe kanë ngritur familjet e tyre .  

Gjithashtu dëshiroj t’i kujtoj shqiptarët se sot ata përbejnë një nga komunitetet më të suksesshme të emigrantëve në Uster që e nderojnë emrin shqiptar duke i kushtuar rendësi të veçantë mbrojtës të së drejtave dhe të vlerave morale. Amerika, ky vend i bekuar që na hapi rrugën e mundësive dhe jetës tonë në liri është ndërtuar. Zëri juaj në mbrojte të Kushtetutës së Amerikës dhe të lirive që ajo përmban është vendimtar për sigurimin e një jete më të mirë të fëmijëve tuaj në mënyrë që ata të dinë të vlerësojnë sakrificat tuaja.  

Duke ju përshëndetur ju uroj Gëzuar Ditën e Flamurit! 

blank
Faleminderit, Frankli,…dhe tani me ne është Kryetarja e Këshillit bashkiak Konnie Lukes. Ajo dëshiron të thotë disa fjalë. Ajo është e para shqiptare e zgjedhur në Këshillin e Qytetit të Usterit dhe e para grua Kryetare e Bashkisë. 

Konnie Lukes:-” Sinqerisht, ju e dini se sa krenar ishte atje për të parë flamurin shqiptar varur para Bashkisë dhe vetëm përshkruani për të parë atë këtu tani pas 109 vjet të deklaruar veten të pavarur për më shumë se 400 vjet, 500 vjet nën sundimin osman. Babai im erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1919 dhe ai kërkoi liri dhe pavarësi dhe ne jemi ende duke parë shqiptarë që vijnë nga Shqipëria dhe kërkojnë të njëjtën mundësi që kishte babai im. Janë mbi 20.000 shqiptarë të njohur në këtë zonë dhe do t’i takosh duke punuar shumë në Banka në  Dunkin Donuts (kafeteri) dhe kudo në këtë qytet.  Kjo tregon se sa krenare jam dhe çdo herë që takoj një shqiptar që punon këtu, që punojnë shumë për të na bërë të gjithëve krenarë deri për pjesëmarrjen e tyre në qeverinë amerikane. Pra, duke parë flamurin sot këtu, ky është një trajtim i veçantë. Unë do të doja të uroja të gjithë shqiptarët e rinj dhe ata të vjetër  këtu në Shtetet e Bashkuara që  mezi e presin Ditën e Flamurit Shqiptar se vitin e ardhshëm dhe më shumë shqiptarë do të zgjidhen për të qeverisur  shtetin dhe ndoshta edhe në Uashington. Urime dhe faleminderit të gjithëve që jeni këtu për të festuar këtë ngjarje”. 

blank

  Moe Bergman (Këshilltar Bashkiak) :-” Para së gjithash unë përulem dhe jam i nderuar të jem këtu dhe të them atë që këshilltarja Colorio harroi ndoshta ta thotë se kryebashkija Lukes ishte e  para shqiptare e zgjedhur  Shtetet e Bashkuara kështu që unë mendoj se kjo është edhe më e veçantë pasi ndodhem para jush Unë jam i nderuar të jem këtu dhe mendoj se kryetarja e këshillit Lukes  e tha më mirë kur ajo përmendi se komuniteti shqiptar është një komunitet shumë i veçantë në Uster dhe si çdo komunitet apo grupim tjetër që çmon pavarësinë dhe ka aftësinë për të jetuar në paqe për të kryer punët e veta, dhe e mendoj  këtë se kur Shqipëria u bë e pavarur dhe mori një përvojë që si shumë komunitete të tjera kanë përjetuar gjatë historisë e njerëzimit, unë gjithashtu mendoj se komuniteti shqiptar në Uster  ka dhënë kontribute të dukshme jo vetëm në politikë, por edhe në biznes si dhe në çdo aspekt të jetës së Usterit.  Ne mirëpresim të gjithë emigrantët, ndoshta ata marrin krenari të veçantë për arritjet e tyre që ata bëjnë në këtë qytet dhe unë do të them se nuk ka komunitet që unë mund të mendoj se ka pasur sukses më të mirë, që ka dhënë kaq shumë sa komuniteti shqiptar në Uster dhe të gjithë ne qoftë shqiptar apo me ndonjë prejardhje tjetër etnike e vlerësojmë këtë  jashtëzakonisht. Unë me padurim pres për kontributin e vazhdueshëm të tyre dhe të sukseseve  të vazhdueshme të qytetit tonë sidomos me komunitetin shqiptar duke u rritur në numër. 

blank

John Lito: Dua të them disa fjalë, sepse kjo është historike. Nëse nuk do të  ishte për ne në vitin 1912, kjo nuk do të ishte as  për shqiptaro-amerikanët  dhe se pa Shtetet e Bashkuara nuk do të kishim një Shqipëri të pavarur… ndoshta  ky mbetet si një kontribut i jashtëzakonshëm. Unë do të thosha se shqiptaro-amerikanët e bënë atëherë 1912 dhe veçanërisht presidenti Wilson disa vite më vonë në Konferencën e Parisit ishte ai që këmbënguli se shqiptarët duhet të jenë të pavarur.  Kështu që Shtetet e Bashkuara është me të vërtetë një rast i veçantë dhe të mos harrojmë se duhet t’u themi faleminderit Shteteve të Bashkuara në këtë ditë të shënuar. Ju faleminderit. 

blank

Arian Kokoshi: “-28 Nëntori është Dita e Madhe e Kombit Shqiptar. Është dita kur Skënderbeu ngriti flamurin ne Krujë, në Krujën e lirë, kundra një perandorie që donte të shkatërronte gjithshka, të gjitha vlerat jo vetëm shqiptare, por edhe ato evropiane. 28 Nëntori është edhe dita nga ku nisi edhe për një çerek shekulli i një epoke të lavdishme të shqiptarëve në mbrojtje jo vetëm të trojeve shqiptare , të vlerave shqiptare, por në mbrojtje të Evropës dhe vlerave evropiane. Prandaj ajo është dita e madhe e kombit shqiptar dhe është dita kur Ismail Qemali me gjithë patriotët më të mëdhenj të vendit vunë në rrezik jetën dhe pasurinë e  tyre dhe vunë në shërbim gjithshka të tyre për ekzistencën e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Kjo është një ditë me kaq peshë sa mori me vete edhe fatet e Luftës së II-të Botërore. Në këtë periudhe me peshën e saj ndodhi edhe Çlirimi i Shqipërisë nga periudha më fatkeqe e Evropës, nga periudha nazi-fashiste.  Pavarësisht nga përpjekjet komuniste për ta përçarë Shqipërinë me data, kjo periudhë dhe kjo datë është data që beri bashke gjithë shqiptarët, gjithë Shqipëritë tona kudo që na i kanë ndarë dhe që bën bashkë të gjithë shqiptarët në diasporë kudo që ata ndodhen. Prandaj kjo është dita më e rëndësishme, më emocionale dhe më krenare e jona. Ne jemi pjesa më me fat që po e festojmë nga ky vend ku falë SHBA-së (siç tha dhe Z. John),  ne ekzistojmë si komb, dhe falë përpjekjeve të saj ne po i japim fund tani një përpjekje post diktatoriale për ta mbajtur Shqipërinë të çarë dhe të ndjekim rrugën e demokracisë të një lideri dhe aleati të pazëvendësueshëm, shembull i flamurit dhe i vlerave të Lirisë dhe Demokracisë që janë SHBA.  

Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar secilit kudo që ndodhet, këtu, në shtëpitë e tyre, në punë e kudo që janë, pasi është Dita Jonë, dita e Familjeve tona, prindërve tanë, e patriotëve dhe e fëmijëve tanë sot e në të ardhmen. Gëzuar!  

Në përfundim unë vetëm dua të them dhe të falënderoj komunitetin shqiptar për zgjedhjen e Usterit, vendosur këtu për të jetuar e punuar. Ata kanë dhënë një ndikim jashtëzakonshëm në komunitetin tonë, me kontribute të jashtëzakonshme për komunitetin tonë. Ju e dini unë jam gjysmë shqiptare (nga ana e nënës),… Ne ju duam shumë dhe jemi të kënaqur që juve jeni këtu dhe unë njëkohësisht jam e kënaqur që të jem pjesë e kësaj ceremonie sot.  Ju faleminderit të gjithëve. 

blank

 

blank

blank

 

blank

blank

Përurohet qendra e dytë e përkujdesjes për të moshuarit shqiptarë pranë Bostonit – Teksti, fotot dhe video nga ARDIAN MURRAJ

Ditën e Premte 26 Nëntor, 2021 në Salem të Masaçusetsit u çel Qendra Ditore për të moshuarit, e cila është e dyta brenda 3 viteve të vendosura gjeografikisht në veri dhe jug të kryeqytetit Boston. Pra “Vatra” në Braintree dhe “Nënë Tereza” në Salem janë dy qendra të kujdesit ditor për të moshuarit që ju shërbejnë kryesisht bashkatdhetarëve shqiptarë të ardhur në SHBA.

 

Dy simbolet Vatra dhe Nënë Tereza do të ishin ndoshta mjaftueshëm për të shprehur kuptimin e plotë të kujdesit, mirëmbajtjes së shëndetit, respektit dhe dinjitetit të moshës së tretë.

Pjesëmarrja tregon shumë, rreth 120 prej tyre ishin të pranishëm në këtë veprimtari përurimi që u shtri në kohë për rreth 5 orë ku përfshihej një program i gjerë argëtimi me biseda, këngë, vallzime dhe humor.

Familja Gjerasi, Agroni dhe Piro bëhen nismëtarë të çeljes së qendrës “Nënë Tereza” duke sfiduar vështirësitë një periudhë izolimi gati dyvjeçar kovidian veçanërisht për të moshuarit (prindër, gjyshe dhe gjyshër) të shumë shqiptaro-amerikanëve që jetojnë dhe punojnë në Boston dhe rrethinat e tij.

Në fjalët përshëndetse u theksuan pikërisht me thjeshtësi dhe me meritë përpjekjet e kësaj arritje.

Hirësia e tij, Arqimandriti Theofan Koja u shpreh:-”… Falenderojmë Perëndinë dhe Zotin që kemi dy njerëz me vizion dhe të përkushtuar për komunitetin, me shumë dashuri. Në emër të Kryekishës së “Shën Gjergjit” komunitetit shqiptar pranë kësaj Katedrale ju përgëzojmë të gjithve dhe ju urojmë të keni një fillim të mbarë në këtë qendër,. Ju urojmë festa të gëzuara dhe Perendia të na bekojë të gjithëve, të bekojë këtë qendër, qendër të shqiptarëve, të bekojë shpirtrat e shqiptarëve kudo që janë dhe të kemi një jetë sa më të lumtur, të qetë dhe të gëzueshme pranë familjeve dhe njëri-tjetrit.”

Agron Gjerasi duke përfituar nga rasti për të nderuar ata njerëz të afërm të qendrës, familjarë bashkëpunëtorë dhe miq që humbën betejën me kovidin, theksoi rëndësinë e pjesmarrjes në këtë qendër dhe funksionimin e programeve dhe veprimtarive ditore të saj:-” Për nder të Z. Miço Shqepa si veprimtar dhe ndihmues i kësaj qendre, unë propzoj vendosjen e emrit të tij për bibliotekën e qendrës. Njeriu i palodhur për të ndihmuar shqipëtarët e kësaj zone me gjithshka, këshilla, makinë dhe një njeri me zemër të madhe. Ky program financohet nga qeveria (përmes Masshealth). Çdo njeri që kualifikohet për të ardhur këtu duhet të ketë mbushur moshën 65-vjeç dhe sëpaku me 5 vite qendrimi dhe dokumentacion të rregullt…”
Pra për të siguruar mbarëvajtjen dhe pjesëmarrjen qendra lehtëson me transportin, ushqimin, kontrrollin bazë shëndetsor, argëtim, lojra, lexim, punëdore, programe Tv, shëtitje etj, duke ndihmuar gjithashtu në mësimin dhe përvetësimin e gjuhës angleze, pajisje dokumentacioni për shtetësinë amerikane, strehimin, ndihmën sociale e të tjera, çështje që u diskutuan edhe nga disa pyetje dhe përgjigje si dhe diskutime mes
pjesëmarrësve, prej të cilëve mund të lexoje në sy dëshirën për të jetuar, apo si njëra nga gratë vatrane duke thumbuar me humor përmbajtjen e një kënge popullore (“robi” s’plaket kur vjen mosha, por plaket kur don vet), kuptimplotë kjo ndërsa një nga antaret më të reja të qendrës “Nënë Tereza” zbuloi moshën e vet 94 vjeçare dhe falenderoi për pranimin dhe punën e Familjes Gjerasi si dhe ekipit të tij për këtë përpjekje dhe respekt që ata po kujdesen për të moshuarit. Një Çertifikatë për veprimtari të shquar në Qendrën “Vatra” ju dha Z. Guri Stefani.

Një urim për bashkëatdhetarët me rastin e Ditës së Flamurit, u drejtua nga Andrea dhe Josef Pani (at e bir) që përcollën në mungesë fjalën përshëndetëse të patriotit të njohur Sotir Pani, një memorje kushtuar flamurit, vendlindjes dhe SHBA-së si një aleat për Shqipërinë.

 

Argëtimi i kësaj dite kishte protagonistë grupin me përvojë trevjeçare të “Vatrës” dhe jo më pas të interesuarit për anëtarësim në qendrën e re. Plot gjallëri duke shijuar ushqimin, muzikën dhe vallzimet shpirtërisht ata u bashkuan me artisët e njohur të muzikës dhe humorit shqiptar Frederik Ndoci, Arjan Papa dhe Erand Sojli.

 

Mësohet se me fillimin e vitit të ardhshëm do të sigurohet më e plotë pjesëmarrja e anëtarësië dhe fillimi nga funksoni i veprimtarisë së qendrës “Nënë Tereza” në Salem të Masaçusetsit.

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

 

blank

Berisha ‘Foltore’ me shqiptarët e Amerikës më 5 dhjetor

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. 

Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook.

Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.

“Ftojmë të gjithë demokratët shqiptarë nga Shtetet New Yersey, New York, Pennsylvania, Connecticut etj”, thuhet në ftesën e organizatorëve, duke njoftuar edhe vendin ku do të mblidhet diaspora, në ‘Marriot’ Hotel, 138 New Pehle Ave, Saddle Brrok, New Jersey 07663, USA.

 

Lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka për qëllim t’i rikthejë sovranitetin dhe votën Partisë Demokratike, pas 8 viteve në opozitë.

Në 25 prill e majta dhe Edi Rama fituan mandatin e tretë, gjë e cila ndodh për herë të parë në historinë pluraliste të Shqipërisë, edhe pse qeverisja e shkuar 8-vjeçare nuk pati bilanc domethënës, as premtime të realizuara, as investime madhore e largpamëse, për të mos folur pastaj për paga dhe pensione të cilat janë zhvlerësuar në raport me inflacionin.

Zëri i fortë që ka denoncuar pa rreshtur keqqeverisjen e Edi Ramës, madje ngriti alarmin për pazarin e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ishte Sali Berisha.

Por në shenjë hakmarrje për qëndrimet e tij publike, Edi Rama dhe George Soros lobuan në Departamentin e Shtetit, për ta shpallur ish-kryeministrin non grata në SHBA, pa asnjë provë apo fakt lidhur me akuzat e artikuluara nga Antony Blinken, i cili do të duhet të paraqesë dokumentet për vendimin e tij, në Gjykatën e Parisit.

‘Foltorja’ e Berishës ka mbledhur qindra dhe mijëra demokratë të zhgënjyer me lidershipin e opozitës, ndërsa rreth 5 mijë delegatë kanë firmosur tashmë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor, ku do të bëhen ndryshimet statutore si dhe do të hapet gara për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Më në fund, pas 8 viteve, Partisë Demokratike do t’i rikthehet institucioni i votës dhe jo siç është bërë deri tani, sipas parimit Stalinist: “S’ka rëndësi kush voton, por kush numëron…”

blank

Në familjen time në Çikago dhe filmi ,,Nëntori i Dytë,, – Nga Skënder Karaçica

Fletëza historike

Për nder të Festës së Flamurit,Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë(28 Nëntor 1912),në familjen time në Çikago dhe filmi ,,Nëntori i Dytë,,.

Tashmë larg atdheut dhe malli,që,si thoshte Ismail Qemali,e qan gurin,përmes filmit u aktivizua kujtesa e orës së historisë për të bër Shqipërinë të lirë për shqiptarët;pesëqind  vjet luftë,pesëqind vjet
vetmi nën Perandorinë Osmane.

Njerëzit e udhës të Ismail Qemali ishin nisur për në Vlorë për të shpallur Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamuri Kuq e Zi i qendisur nga Marigona,u bë ora e madhe e historisë në vete për popullin shqiptar dhe Shqipërinë tonë!

Për fëmijët,foli Ismail Qemali:Këta do të gëzojnë Shqipërinë e lirë!Në përgjigjën e zotit të konakut ku kishte shkuar me shokët e udhës Ismail Qemali se nuk bëhet kijameti për të qendruar edhe pak,ai i mbushur në shpirt me panteonin e atdheut,i thoshte:Kijameti bëhet për një minutë…!Për fëmijtë gjumi i rritë,ndërsa një popull që fle,vdes…!

Akti i shpalljes së pavarësisë,nënshkrimi i delegatëve në Vlorë…Kryeminsitri Ismail Qemali hyri në zyrën e tij dhe duke shikuar në programin e punës,e njoftuan se po vjen Isa Boletini…!

Po vjen Isa Boletini,po vjen Kosova në Vlorë…!Merre Flamurin dhe doli për të pritur Gjeneralin e Maleve të Kosovës.Përqafime dhe përmes Flamurit:Mirë se vjen Isa Boletini.E paçim për jetë Shqipërinë…!Pjesa e fundit e filmit ,,Nëntori i Dytë,,dhe ardhja e Isa Boletinit në Vlorë,ishte skena e filmit që,deomos duhet të dalin lotët për orët e historisë kombëtare…!Lotët,që siç thotë fjala e popullit nuk është turp me qajtë për atdheun…!

Në familjen time në Çikago me filmin ,,Nëntori  i Dytë,,festuam Ditën e Flamurit për Shqipërinë e lirë!

Çikago,25 nëntor të motit 2021


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend