KASTRIOT KOTONI
PJESA E DYTË
Ministria e Arsimit udhëzon gjithë shkollat e Tiranës: Ministria dëshiron që dita e 28 nëntorit të kremtohet me entuziazëm e disiplinë. Në mbarim të manifestimit nxënësit do të largohen me rregull nga sheshi i Bashkisë dhe do të drejtohen në shkollat e s’do të lejohen manifestime të tjera, as këngë në rrugët e qytetit. Si përherë në ballë të qëndresë demonstruese antifashiste ishte Gjebrea, e cila “trimërinë e kish të shkruar në ballë, e para në krye të aksioneve e demonstratave antifashiste”. Drejtori i Policisë fashiste i shkruan Kryesisë Këshillit të Ministrave, Ministrisë Brendshme e Ministrisë të Arsimit: “Pasdite më 16 të vazhduesit (shkurt) në ‘Nëna Skënderbeg’ janë krye akte mosdisipline të cilat grumbullue nën hajat të këndojshin hymne komëtare dhe tue marrë krejtësisht sjellje sulmuese penguen daljen e dy profesorave nga Instituti duket se njërin e rrahën e me shputa.” Fajtorët për rrahjen e profesoreshës e manifestimin para Minstrisë së Arsimit në mbrojtje të shoqeve të tyre për ulje note në sjellje në 6 ndaheshin në dy kategori: 1) Fajtore për rrahjen e profesores Tedesco; 2) fajtore të shtyra nga “elemente turbulluese të jashtëm” që për moshë ishin të papërgjegjshme para ligjit. Të gjitha ishin shoqe të ngushta të Ramizesë, e cila i nxiti të këndonin këngët patriotike dhe ishte ajo organizatorja ose “elementi turbullues”.
Në përkujtim të 7 prillit, u organizua demonstrata e fundit në Tiranë nga Qarkori i Rinisë Antifashiste. Me organizimin e demonstratës më shumë u mor vetë Ramizeja. Në ballë të demonstratës ishin vajzat, me mendim se fashistët ishin disi më të rezervuar për dhunë ndaj tyre, por që në realitet fashistët vunë dorë dhe vajzat u kacafytën dhe u përleshën me ta, kështu e kujton njëra nga pjesëmarrëset e kësaj demonstrate Naxhije Dume këtë fakt në revistën “Shqiptaria e re.” Gjebrea e vetme femër guerilase dhe në formatin e një prej guerilasve më me emër në Tiranë, si anëtare e njësitit gueril me Mihal Durin e Misto Mamen të cilët morën pjesë në aksionin e rrëmbimit të shtypshkronjës (pedalinë) Gutenberg.
Ramize Gjebrea delegate në Konferencën e Pezës sipas Rezolucionit të Konferencës: “Delegatët e ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, përfaqësuesit e gjithë tendencave dhe rrymave politike. Përfaqësues të nacionalizmit shqiptar, të Partisë komuniste, të Rinisë Komuniste e të Rinisë Femërore Popullore Shqiptare, të udhëhequr nga qëllimi i shenjtë i çlirimit të Shqipërisë.” Në botimet moniste referohet vetëm delegacioni i Rinisë Komuniste dhe asnjëherë delegacioni i Rinisë Femërore Popullore Shqiptare, kësisoj edhe sot në botimet akademike, edhe në publiçistikën e Nexhmije Hoxhës! Ka një arsye të fortë: Nexhmije Hoxha ndjehet keq nën hijen e Ramize Gjebresë në Konferencën e Pezës, e në ndihmë i vijnë historianët e vjetër e të rinj.
Më 17 shtator të vitit 1942 Ramizeja arrestohet, sepse ishte në demonstratën para burgut të Tiranës me gratë dhe rininë shkollore për të mos internuar në Itali të burgosurit politikë. Ramizeja fill nga Konferenca e Pezës organizon protestën me gratë dhe vajzat e rinisë shkollore të Tiranës, përpara dyerve të burgut. Ajo ishte e veshur me rrobat e një nëne tiranase, e maskuar, Gjebrea ishte në krye të turmës. E arrestuan dhe e torturuan për të treguar organizatorët dhe nuk tha asnjë fjalë. Trukoi një mizaskenë me milicin dhe menjëherë doli sërish në ilegalitet, ku nisi të nxirrte gazetën “Kushtrimi i Lirisë” në redaksinë e së cilës bënin pjesë Nexhmije Xhuglini, Ramize Gjebrea, Gjik Kuqali, Shefqet Musaraj, Aleks Çaçi, Luan Omari. Gjebrea botoi me pseudonimin “Zala e Kaçanikut. Kur në Buletinin e “Zëri popullit” e ribotoi shkrimin më të bukur shkruar nga Ramizija me pseudonimin Zala e Kaçanikut, më 1985 emri i Ramizesë u hoq dhe u la pa emër që të mos identifikohej me Zala me Ramize Gjebrënë!
Kur Gjebrea ishte në Vlorë marrëdhëniet e saj me “Kushtrimin e Lirisë” u bën akull edhe pse ishte anëtare e redaksisë. I vinin njoftime nga redaksia Zala nuk botohet, mundohu ti afrohesh më tepër stilit të revistës. Kape për brinjësh idenë dhe shtroje mirë në kartë që të mos rrëshqasë nga duart si gjarpër. Mundohu të jesh sa më konçize”. Ishte komunikimi i fundit i Interesantes me “Kushtrimin e Lirisë”, ku ajo ndër të tjera i dërgon mendime kritike redaksisë për revistën “Kushtrimi Lirisë”. Nexhmije Hoxha e konfirmon këtë fakt kur pohon se në “arkivin tim kam një letër të saj (Ramizesë) ku na bën vërejtje” Një temë tepër sensitive është edhe tema e fejesës së Nako Spirut me Ramizenë. Nexhmije Hoxha…Nakoja më tha në konfidencë se ishte në dilemë për të zgjedhur si shoqe jete mes Ramizesë dhe Liri Belishovës të cilat i vlerësonte të dyja nga inteligjenca, vendosmëria etj… Unë duke qeshur i thashë: Nako, mirë bën që pyet kokën por pyet edhe zemrën dhe vendos.. Dhe Nakoja vendosi, i bëri propozim Ramizesë.
Liri Belishova kur është pyetur nga Vasfi Baruti, është përgjigjur se kjo që po më thoni ju, në gojën e Nexhmijes, më çudit shumë! Asnjëherë s’kam kuptuar e ndjerë ndonjë shenjë simpatie të Nakos për mua për kohën që flisni. V.Baruti vijon më tej me komentin e tij, kur thotë se Nakoja mirë bën që pyet Xhuglinin dhe ajo e inkurajon të zgjedhë mes arsyes dhe zemrës dhe Nakoja anon nga e “drejta” e të fortit, udhëheqësit, të verë dorën ku t’i thotë zemra, mjaft të hapë gojë e vajza binte në prehër të tij… Nakoja vendosi. Në fillim Ramizeja hezitoi…S’kaloi” shumë kohë dhe Nakoja me Ramizenë njoftuan udhëheqjen e Partisë për fejesën e tyre. Argumente që lëvizin qasen largohen, diku takohen, sepse shoqet që e njihnin mirë Ramizenë e rrëfejnë se ajo ishte me karakter të fortë, e guximshme, s’bënte pazar me dinjitetin dhe ishte e zonja për zgjedhjen e duhur midis postit të lartë të Nakos dhe harmonisë “shpirtërore” morale fizike.
Sipas dëshmisë së Dashamir Hohrit i cili e kishte dëgjuar bisedën kur ato ishin në shtëpinë e tij, në mes Nexhmijes , Nakos, Ramizesë dhe Motrës së tij, dukej se Ramizeja hezitonte dhe ende nuk po e jepte fjalën “po”. Një fakt, tjetër domethënës është edhe mbledhja e qarkorit të partisë së Tiranës ku ishin edhe Enveri, Gogo e Kozma Nushi, Nexhmija, Ramizeja etj., por Nako nuk ishte. Gogoja tha si e kanë punën Nakoja me Ramizenë? Unë e di se janë të fejuar, është hapur fjalë. Gogoja ndërhyri: pse nuk i kanë deklaruar Partisë fejesën? S’pati ndërhyrje tjetër për të mbështetur mendimin tim thotë Sotir Manushi. Tarasi ndërhyri: Nako është udhëheqës, ma lini mua këtë problem, e zgjidh unë! Më vonë kuptova se Nako kishte mësuar ç’thashë në mbledhje, filloi të rrijë rëndë e s’kaloj muaji dhe e pësova, përfundova në Berat, me të njëjtën detyrë, shprehet Sotir Manushi. Sipas V.Barutit në një dosje të AQSH-së në kapak tepër sekret të shkruar dukshëm dyfjalëshin “Tepër Sekret” dhe brenda është një fletë me shënime të sekretarit të qarkorit të partisë së Tiranës, Gogo Nushi, mbajtur shumë shkurt nga diskutimet të kuadrove shoqe të rinisë komuniste, gati të gjitha me pseudonime, të cilat i shqetësojnë fejesat ilegale të kuadrove komunistë me vajza partizane apo ilegale… Peçe thotë se partizanët ankohen për përgjegjësit e tyre.
Nona, mbi fejesat ilegale. Dhora Leka. -Në rini flitet për këto fejesa, dhe shumë ankohen për këto fejesa ilegale…Thonë se këto fejesa i bën Partia. Flasin se në çeta ka abuzime (imorale) nga përgjegjësit. Puna e Vlorës është marr vesh. Kuadro sevdallinj në parti me “të drejtën” për fejesa ilegale me vajza të zgjedhura e bukuroshe që punonin në ilegalitet dhe “fejesat” bëhen me “ndërmjetësi” të titullarit, “fejesa” mbetej sekret i të “fejuarit” e ndërmjetësit partiak. Dhora Leka si dëshmitare në këtë mbledhje kishte dëgjuar edhe Ramizenë kur ishte në Tiranë, e cila kishte kritikuar (në qarkor) fort fejesat ilegale që bëheshin nga ndonjë jerark i partisë, aty mësuam se Gjebra ishte arrestuar në Vlorë për “dashuri”. Në përfundim: Gjebrea s’mund të bëhej preh e fejesave ilegale. Todi Lubonja, i ri komunist me mjaft influencë në rrethet e rinisë komuniste e antifashiste të Tiranës shprehej për Ramizenë: “Flokë arta Ramize me halle, shoqe e njohur gjerësisht nga rinia e Tiranës akuzonte pa hezitim: “e ç’janë këta anadollakë në krye të Partisë në Vlorë?” Qëndrimi tepër kritik për shokët e Vlorës, i cili nuk mund të jetë lëshuar kështu dosido, e pa e njohur problemet e luftës, por edhe fjala e saj, s’mund të mos ketë shkuar e telekomanduar nga Tirana në Vlorë m’u në vesh të Dushanit dhe porosia e tij: m’a sillni Gjebrenë në Vlorë! Interesantja nuk bën kompromis me të vërtetën, të drejtën, asnjë kompromis me Miladin Popoviçin e Dushan Mugoshën për nacionalizmin patriotik, për Kosovën e Çamërinë; as për kalamendjet e Detit (Nakos), për të fituar nga e “drejta” e të madhit në post, as me Tarasin si gur shahu i Dushanit e Miladinit.
LARGIMI I RAMIZESË
Sipas Vasfi Barutit arsyeja e largimit të Ramizesë (Interesantes) nga Tirana në Vlorë tërhiqej nga zilia e “Delegates” Xhuglinit i bindur se vetëm zilia u mbrujt nga tangente të tjera. Premtimi që dha Tarasi në mbledhjen të Qarkorit u mbajt: zgjidhja s’vonoi, janar 1943 Gjebrea largohej nga Tirana, detyrën ia dorëzoi Liri Belishovës. V.Baruti nxjerr zbuluar Nexhmijen, kur ajo shkruan se Interesantes i jepej detyra sekretare politike e Rinsë Antifashiste të Qarkut të Vlorës, thotë Nexhmije.H, por mban sekret se Gjebrea shkoi në Berat ku qëndroi gjashtë muaj.
Për punën në qarkune Beratit i vetmi burim arkivor është Agenda (Ditari) Gjebrea, nga i cili mbeten pak faqe ditari për qarkun e Beratit. Në fletët e ditarit Gjebra është në punë të përditshme, në veprimtari në shumë fshatra mjaft të largëta, në udhëtim edhe e sëmurë, edhe natën, më 25 qershor mban fjalën e lamtumirës në varrin e R.Aranitasit. Faqe të shumta të ditarit për punën në qarkun e Beratit janë të grisura në ish-arkivin e partisë, dhe mbeten gjurmë memorie bashkëkohësisht teksa e shoqëronin Gjebrenë në Qeparo të Himarës e hedh pakëz dritë për Gjebrenë në fshatrat e thellë të Gramshit. Ka një diskutim kritik për punën e Qarkorit të Rinisë së Tiranës, që përfaqësohej edhe nga Xhuglin. “Ka kontradikta”: Qarkori ka qenë mekanik! Po të jetë ashtu siç thotë shoqja Ramize, nuk do të kishte rezultate përgjigjet Xhuglini.
Në ditët e Konferencës së Zaloshnjes, Gjebrea merr urdhër të nisej në qarkun e Vlorës me detyrë sekretare politike e rinisë antifashiste të qarkut që përfshinte rajonet Vlorë, Kurvelesh e Mallakastër, me mision kryesor punën në terren, hedhja e rinisë në luftë. Siç dëshmon Sotir Manushi i është lutur Nako Spirut që Ramizeja të qëndronte në Berat se, ishte e sëmurë dhe që ai të shkonte në Vlorë në vend të saj, por Nakoja këmbëngulte në Vlorë në Vlorë të shkojë! Dushan Mugosha i kudogjendur në mbledhje partie, rinie komuniste e antifashiste, në protesta, demostrata, shqipfolës i mirë dhe për nga detyra që mban sigurisht ka njohje lidhje pune me Gjebrenë, me emër të madh në aksione, protesta e demostarta antifashiste. Bashkëkohëse e afërt e Ramizesë Vera Tetova kujton se, kishte patur përplasje Mugosha-Gjebrea për Kosovën, e dihet ç’përgjigje merr Mugosha nga Gjebrea. Në qarkun e Vlorës Gjebrea kudo që shkon ndez zjarr patriotik nacionalist: Shqipëria e shqiptarëve! Dhe s’është hamendje por e vërtetë e lexueshme e publikuar në tërë Shqipërinë në prill maj të 44-ës: Trakti për Ramize Gjebrenë i hedhur nga Rinia e Ballit Kombëtar: Qëllimi yt Shqipëria e shqiptarëve” dhe vijon më tej V.Baruti me letërkëmbimin e Ramizesë me Agllai Zoton. Nga Hysoverdhi i Vlorës. Gjebra i dërgon letër të gjatë shoqes së saj Agllai Zotos -”Duhet ta dijë populli dhe të gjithë se ne jemi për luftën Nacional-çlirimtare dhe jo për të prurë rusin ose grekun me serbin këtu.”
Ramizeja për çështjen e Kosvës kishte debatuar edhe me një oficer britanik, siç kujtonte Reiz Malile:-Ramizeja më thosh për një oficer engles me të cilin kishte bërë debat, ndoshta për politikë aleate në qëndrimin ndaj Kosovës apo ishte provokim i tij e debati bëhej problem, i raportohej Shtabit, por sido që vajti puna mbetën miq, anglezi i kërkoi një lloj “falje”. Në një letër që Tarasi i shkruan Detit: -I thuaj Ramizesë: “Kur inglizi është kaq i poshtër, ju është tharë dora atyre shokëve të Vlorës të na bëjnë një raport të imtë mbi punën e tij e manevrat që bën”? Urdhri ishte vetëm një kompetencë e Mugoshës, sepse ai ishte urdhërdhënësi për pjesmarrjen në mbledhje. Një dëshmi tjetër nga ish-komandanti Shefqet Peçi: “Dushani nguli këmbë më shumë për të dënuar Ramizenë. Kjo di unë, pse mbase kishte dashur ta bënte për vete dhe ajo nuk ja kishte varur, sepse për ashtu hante bukë veç dhe i kishte shoqet e rralla ajo.” Më tej vijon V.Baruti në komentin e tij, “kishte dashur ta bënte për vete”, një konstatim që edhe flet qartësisht, por edhe fsheh diçka: Mugosha mëton lidhje intime me Gjebrenë apo ka objektiv politik për çështjen e Kosovës? Mugosha i prirur për të dyja, porse “Gjebrea i kishte shoqet e rralla”. Komandat Shefqet Peçi vlerëson karakterin, moralin e Interesantes, dhe që s’këmben një derhem dinjitet me një OK ar. Niaz Dizdareviçi, misionar i Titos në vendin tonë, një kohë i ngarkuar me rininë antifashiste shqiptare e më pas me ushtrinë tonë, nuk la një dëshmi të drejtpërdrejtë, por një informacion me shumë rëndësi për vitet të luftës “Mugosha me të drejtë apo pa të drejtë ka nënshkruar urdhrin për pushkatimin e shoqes së tij Ramize Gjebrea në zonën e Vlorës…”. Konfliktet politike Gjebrea-Dushan të rrëfyera nga Nako Spiru për Liri Belishovën: … Me atë atdhetarizmin e zjarrtë, me atë dashurinë e madhe për Kosovën, që kishte në shpirt Ramizeja, nuk mund të mos fitonte dhe antipatinë e Dushanit. Nako Spiru më ka thënë: se kur Ramizeja erdhi në Tiranë për herë të fundit, në tetor 1943, i kishte treguar atij se kishte pasur kontradikta me Dushanin për çështjen e Kosovës, që Kosova është Shqipëri…As Mugosha dhe as Miladini as gjymtyrët e tyre në komandë e në qarkor nuk mundën ta fusnin Interesanten Gjebrea në orbitën e tyre, sepse Gjebrea ishte në orbitën e vet. Raporti i H.Kapos, i 7 marsit, ai i H.Çakos, i 7 prillit 1944, e thonë qartë: Brigada shpërbëhej dhe humbjet, vdekjet në borë të paralizuarit, të dezertuarit, i kalonte 370 partizanë, madje dezertime me shumicë bëhen e në mars-prill, pas mbarimit të Operacionit të dëborës. Përgjegjësia për situatën e sterosur të Brigadës ishte tek koka e Partisë, shtabit, komandës. Udhëheqja e Brigadës ishte në alarm e duhet të shpëtonte veten nga gjëma e dimrit. Partizanët e mbetur ishin të terrorizuar nga ç’kishin vuajtur. Për t’i shpëtuar përgjegjësisë, koka e partisë dhe e shtabit “gjetën shkakun”, përgjegjësia e katastrofës i faturohej Gjebresë që i kishte “lënë” partizanët në dorë të fatit e “bënte dashuri të shthurur me komisarin Zaho!” Gjatë luftës ishte rregulli i prerë: kundërshtarët politikë nuk dënoheshin me gjyq, por dekoroheshin me plumb pas shpine, vijon argumentet tij V.Baruti si shembull sjell Zef Malën, Zai Fundo Anastas Plasarin, Irfan Ohrin, Mynyr Xhindin dhe Mustafa Gjinishin etj. Tarasi porosiste urdhrat sekret që ja dërgonte Nexhmije Xhuglinit e ngarkuar për “dekorimin” e kundërshtarëve. Ndaj udhëheqja e Brigadës e kishte të vështirë gjyqin me Ramizenë, më shumë se pushkatimi i saj.
/Gazeta Panorama




Shumë i rrespektuari Zotri Marti Ahtisari,fitus i çmimit Nobel për paqë!
Pajtohem më deklaratën e juaj,por druaj se paksa me vonesë,mëqë
di para ashtu edhe 20 vjet pasë lufte Evropa përheré e ka përgëdhel Sërbinë dhe duke iu falenderuar qebdrimit Evropian rrafsh njzeté vjet jané humbur në “parajsën e shpresës së humbur”! jo vstm për Kosovën por,edhe për terë Balljanin Perendimor!
Juve enjihni më mirë politikënse sa uné,por Evropa është duke bërë fabime te njejta,andaj lirisht mubdte themi sd nukjanë gabimet e paditurisé,misadshjes apo gamiet e rastesishme,por këto janë veprime mirë te planifikuara sé bashku më Sërbinë dhe Rusin që të perfitojnë jo vetém,ne kohé,materijal,por edhe të coptojnë tokat shqiptare edhe ashtu te coptuara nga vet Evropa me aminin e Perandorisë Otomane.
Andaj Ju lutem, a dini té ne thoni gjërë kur me genjeshtra dhe mashtrime serbosllave me aleatet s saj?????
Përzenërsisht ju përshendesim dhe ju urojmë shëndet dhe jetë tëgjatë.
Oo burr mir eki po msou me shkru
Një realitet i qëlluar pse pa njohjen e Kosovës shtet nga ana e Serbisë nuk mundet qete këtë stabilizim politik apo edhe ekonomik jo vetëm ne Ballkan por as ne Evrope ,Vonesa e shtetit te Serbisë per ta njohur Kosovën shtet ka krijuar argumente te vlerave te racizmit pse kur fare mire dihet se Kosova është shtet sovran dhe i pranuar nga 106 shtete demokratike ,,Serbia duhet kuptuar se pranimi i Kosovës shtet sovran është garanti per stabilizim te dy anshëm ne fusha te ndryshme pra ne fusha te bashkëpunimit te dy anshëm ,,Pra sa me pare qe Serbia ta pranon Kosovën shtet aq me shpejt ecim si dy vende demokratike ne drejtim te BE dhe ne NATO,,Mërgimtari
Pershendetje keta jan ardh ketu ne shek.3 keta jan te karoateve na kan zapuar tokat tona mija vjeqar sllavet ose shkijet e dreqit keta gjethqysh duhet me shku ne karpate se atje e kan vendin jo ketu me na flliq neve shqipet edhe ballkanin edhe shtet fqinje keta jan m sherri i ballkanit.
te gjitha historit thuajn se sllavet jane ardhur prej karpateve…
Z. Marti Athisari ke qene dhe do ngelesh njeriu me i dashur dhe me humani ndaj popullit te shtypur dhe te masakruar e perdhunuar atij te Kosoves Serbija eshte rraca me e poshter e Planetit Toke nuk jam rraciste por jam nje intelektual qe me dhemb shpirti dhe zemra per vllezerit e mi Kosovar qe hoqen te zezat e ullirt nga genocidi Serb u vrane me mijera qytetare te Kosoves u perdhunuan vajza dhe gra u dogjen me mijera shtepi u plaqkiten nga ushtrija qetnike barbare Serbe me mijera shtepi dhe u be nje katrahure e papare ne historine e njerezimit ne Kosove te lutem ndaloni menjehere bisedimet me nje shtet qe nuk pranon qe eshte fajtor ndaj Kosoves nuk ka paqe me Serbo – Ruset ato jane prurje Ruse ne trojet Dardane me rrespekt Ismail Dostan Vata nga Surroj i Kukesit banues ne Valias i Ri Kamez Tirane Dt /16/ 05 /19
… hahaha .. po mir a janë dakort populli amerikan (përveç indianëve) të ikin dhe shpërndahen nëpër botë nga kanë ardhur… bile serbët kanë mbi një mijë vjet dhe i bëhet presion genocidiv për të ikur, kurse amerikanët (jo indjanë) kanë rreth 300 vjet aty.. nuk është etike të shpërndahen kështu deklaratash luftënxitëse, mendoj të pa vërteta..
Dardanët kanë qenë nji fis ilir me histori mija vjecare. Shumë historianë të lashtësisë kanë evidentu zhvillimin e gjithanshëm, kulturën, traditat dhe bukurinë e ketij kombi! Megjithë respektin që kam për tò, nuk mund të krahasohen fiset e indigjenve të amerikës me fisin që përmenda ma nalt!
Nji tjetër argument: – Colombi, u gjind në trojet e atyne fiseve pa dash me i pushtu. Ai u nis me urdhnin e me financimin e Mbretit të Spanjës, për me gjet nji rrugë të re për në Hindi, e jo për me i pushtu me marinarët e tij! Ata u cuditen me bujarinë Popullit vendas, kur filluen me shkëmby pasqyrat me flori. Ndërsa sebët kanë vërshu në trojet dardane me hordhi barbare të panumërta, e kanë kry krime monstruoze. I kanë pushtu trojet dardane….. e nuk kanë shkëmby pasqyra me flori….!
Europa është kha e përkrah serbinë pasi nuk e denon për krimet e bëra në Kroaci, Bosnje edhe në Kosovë. Por mëgjithatë ajo po sulmon sikurse të ishte viktimë joqë Kami qenë agresor me Mira njerëz kavrarë e masakruar e kurrfarë pergjegjsie nuk jep,atë po e perkrahin Ruset edhe disa shtete të BE . Serbia diktatore po e sjellë Europën vërdallë sikurse të ishte ndoj superfuqi !? Deride atë ta ledhatojnë ajo pëshurr perpjetë por duhët të denohët edhe time paguaj të gjitha krimet e bëra në vendete cekura më lartë e pasta të ulet në tavolinë përbisedime sikurse Gjermanet në Luftën e Dytë I Kanpaguar të gjitha .Europa mos të bëhët e mirë ndaj një që po të ketë mundëssi kish mè kallë të tërën sikurse këto vendët e Ballkanit Perendimor . Europë hapi Dytë e bëra katër e dijë armiqët e miqët tu cilët jonë .Atisari mirë ishte përgjegjur po si konvenoi kështu lëtë shkojnë në Rusi se prej endej edhe kanë ardhur span vend në Ballkan e këtu nuk duanë stabilitet as n’Ballkan e as në Europë .
Pershendetje I nderuar .keto komente tua I pershendes .po mos harro. Ti vet kur ke sjell pakojen tande . Per ligjet dhe te drejta e minoritetev . Ku ti vet e solle qe serrbet te kan te drejt per bashkimin e komunev .dhe pako e juaj e ndaloj qe flamuri yn te jet
Diqka I ngjajshum me te mem shqipris.
Cdo gje e sakte dhe e qarte.
pa njohje te shtetit te Kosoves s’ka Serbi ne BE.
FLM Athisari
Ju pr te vjithve por lexova shum nga pergjigjjet e juaja te nderuar shqiptar por as njeri nuk me tinglloj si pergjigjje me vende. Nje te jesh atdhetar dhe te merresh me politik ather duhet te dish kogja shum jo veq hajt e te shkruj diqka e te mos di qa te them. Ahtisari dhe evropa din mir per popullin shqiptar evropa ja prejti teshat kosoves ahtisari pos i ka dergu a te bin taman a jo qato i ke. Nje. E dyta. Kush sna ka faj si gjithmon ne luftrat jem dal fitimtar por edhe te djegur rrensisht por fitimtar e ne paqe shesim vendin ton dhe me e keqja si apet e perkrahemi sikur esat pashen ne jem te pa patriot si egziston. Ne bote. E kem shum sende si nuk shkojn ne binart e duhur. Por duhet te shkollohemi te edukohemi mir dhe te bejm diqka per vendin ton me respekt per te vjith.
Ju pr te gjithve por lexova shum nga pergjigjjet e juaja te nderuar shqiptar por as njeri nuk me tinglloj si pergjigjje me vende. Nje te jesh atdhetar dhe te merresh me politik ather duhet te dish kogja shum jo veq hajt e te shkruj diqka e te mos di qa te them. Ahtisari dhe evropa din mir per popullin shqiptar evropa ja prejti teshat kosoves ahtisari pos i ka dergu a te bin taman a jo qato i ke. Nje. E dyta. Kush sna ka faj si gjithmon ne luftrat jem dal fitimtar por edhe te djegur rrensisht por fitimtar e ne paqe shesim vendin ton dhe me e keqja si apet e perkrahemi sikur esat pashen ne jem te pa patriot si egziston. Ne bote. E kem shum sende si nuk shkojn ne binart e duhur. Por duhet te shkollohemi te edukohemi mir dhe te bejm diqka per vendin ton me respekt per te gjith.