Erion Veliaj paraqitet nesër në SPAK, pasi dy herë më parë refuzoi dy fletëthirrjet, njëherë duke u shtruar në spital dhe njëherë tjetër pasi shpiku një vizitë pune jashtë vendit.
Së fundmi, Veliaj do të kalojë derën e SPAK, edhe pse është munduar të paraqitet si një personazh që nuk e kanë thirrur, por po paraqitet vullnetarisht.
Dhe si për ti dhënë kurajo vetes dhe stafit që ka në Bashki, Veliaj po mundohet të shfrytëzojë çdo ceremoni për të bërë propagandë, për të dhënë mesazhe se gjithçka që thuhet për të është lajm i rremë, ndërsa veten e krahason me një pemë me kokrra.
“Jetojmë në Ballkan dhe këtu suksesin nuk ta falin kollaj. Edhe pemës me kokrra i gjuhet, jo vetëm me gurë, por edhe me molotov. Megjithatë, shpresoj të mos dekurajoheni sepse nuk është ‘çmendur’ vetëm Ballkani, por e gjithë bota jeton me debatet e populizmit, me debatet e lajmit të rremë dhe sulmit të atij që do t’i çojë gjërat përpara. Ne shqiptarët kur bëhemi bashkë, kur e kemi mendjen te puna dhe jo te dhuna, krijojmë histori të jashtëzakonshme suksesi”, shprehet Veliaj.
Në fakt Veliaj e ka krijuar një histori të jashtëzakonshme suksesi, veçanërisht me ‘5D’ ku drejtoro-shtabistët politikë të Erjonit të Bashkisë, vodhën 100% të taksave të qytetarëve, përmes një skeme të përmbysur mafioze. Ishin drejtorët e Veliajt që i jepnin vetes tendera, pra miliona euro, që më pas i investonin në pallate e hotele, madje duke fituar edhe statusin e investitorit strategjik, që të shmangeshin në këtë mënyrë taksat që duhet të paguanin për bizneset private që kishin.
Ndoshta kjo është arsyeja që Veliaj e krahason veten me ‘pemën me kokrra’, ku ato kokrrat i kishte për vete dhe drejtorët, dhe qytetarëve u ka lënë gjethet… sn
Te lumte Marin Mema Gazetaria qe promovoni eshte shume profesionale dhe me ndikim te madh ne popull Gjith guxim jep te verteta te medha dhe emisionet e tua jane shenje e nje shqiptarizmi dhe atdhe dashurie .Ne ne familje dhe shoqeri jo vetem qe i ndjekim dokumentaret e emisionin tend Gjurme shqiptare po dhe i diskutojme se jane ne te miren e vendit tone.Te falenderojme
Jam me ty, Marin! Greket vetem kerkojne; ndersa pakicat ne Greqi ( Shqipetaret) NUK kane asnje te drejte! TE LUMTE, Marin!
Kete duhet ta lexojne gjith qeveritaret tane. Per ta asht ma se e nevojshme qe ta lexojne.
Si qdo here e paske qare fare ,te lumte
Mos pusho i nderuari Marin mema ti tregosh te.verteten botes postoje Edhe ne anglisht keshtu njohin me mir se kush Jan greket dhe pastaj vijn e flasin per te drejtat e njeriut bashke me ate halen te pbdnj avanti Marin bravo
Çdo fjali është thënë shkruar me vend. Le të marrin shembull gazetarët e tjerë dhe qeveritarët tanë, për të qenë edhe ata po kaq të kthjellët dhe të guximshëm!
Te lumte Marin Mema!
Un them nga Marini duhet ť marrim ť gjith shembull edhe poltikani edhe bujku ť gjith ti kryejm detyrat sipas shembullit ť tij. T’ lumt Marin Mema
Si gjithmone i madh dhe me shpirt prej Shqiptari te paster e jo i shitur as me leke e as me zemer….Paq suksese ne jeten tuaj dhe ne karrieire ,,,Ke ngelur ne te paktet gazetare qe meriton vemendje dhe kohe per tulexuar….
Bravo Marin