-Në fokus: Spektakli “Natë me hënë” i regjisorit Edmond Budina, sipas novelës së Kadaresë –
1
Fillimviti 1990, fill pas përmbysjes së diktaturës enveristo-staliniste shaqet spektakli “Natë me hënë” i Budinës në Teatrin Kombëtar sfidues i realizmit socialist që u prit me duartrokama entusiaste si asnjëherë tjetër në këtë skenë. Është një prurje e re regjizoriale, moderne e postmoderne. Regjisori aplikoi mjete të larmishme figurative që nga teatri i hijeve, maskave, vodevilit & gjer te teatri performatist. Larmia e formave të artit skenik realizuar bukur, ngjizen me larminë e fushës së fomave të natyrës, siç do të thoshte Hegeli.
2
Shestimi dhe formësimi i spektaklit “Natë me hënë” është sprovë e suksesshme eksperimmentale dhe alternative që solli risi në regjisurë duke sfiduar regjisurën e politizuar të socrealizmit e në të njejtën kohë ishte promovuese e talentit të regjisorit. L.eximi i vëmendshëm dhe i mprehte i tekstit të autorit nga Budina, (Fatos Arapi thoshte: “Lexues i mirë nuk është ai që lexon shumë, por ai që bluam mirë) – e ka orientuar regjisorin në qasjen kritike, për të fshhikulluar e stigmatizuar dukuritë negative që përshkojnë ngjarjet, situatat, rrethanat personazhet alibistë dhe sekrearen e partisë në një ndërmarrje, e cila terrorizon Marianën e bukur, me akuza për qëndime liberale ndikuar nga bota borgjezo-revizioniste dhe për lirinë e saj të dashurisë që e konsideron imoralitet.
3
Në gjithë përbërësësit e spektaklit aplikimi i GROTESKUT si mjet modern për t’i bërë më të dukshme dukuritë negative dhe për të stigmatizuar botën e shëmtuar të personazheve, është këndvështrim i kthjellët i realizuar mrekullisht.
FRIDRIH DYRENMAT do të thoshte: “Forma mbizotruese e letërsisë moderne dhe artit modern, është GROTESKU, i cili paraqet pasqyrën e fytyrës se botës personale dhe të shëmtuar”
4
Siç dihet nga njerëzit e teatrit, m i z a n s k e n a, është gjuha e regisorit ashtu si teksti i veprës – gjuhë e autorit. Tekstin me vlera te larta e gjallëron regjisura profesionale cilësore e cila krijon hapësira për lëvizjet psikovizike të personazheve që ta ndjejnë veten si në shtëpi të tyre ku lirshmëria e natryshme është çels për shpërfaqjen emocionale të botës së peronazhit.. Mënyra si e ka konceptuar dhe realizuar Budina tregon pjekuri që në krijimin e platformës regjisoriale që e konsideroj te nivelit të klasit të parë. ( Më lejoni të bëj një paranteze). Ndër regjisorët më të shquar para 1990-tës, Serafin Fanko ëshë mjeshtër i madh i pakrahasueshëm në krijimin e platformes regjisoriale. As dje, as sot, asnjë regjisor nuk ka arritur ta kalojë.
Lexoni platformën regjizoriale të tij për dramën “Gjaku i Arbërit” të Fadil Krajës, një modell unik mianskenik ku skicohen edhe lëvzhet psikofizike të secilit personazh dhe gjithë komponentët e tjerë të spektaklit.
(Patforma regjisoriale e tij është botuar ne revistën“TEATËR”)
5
Komponenti tjetër kryesor është a k t r i mi, në spektaklin “Natë me hënë”. sipas gjykimit tim kemi dy nivele aktrimi te aktorëve në rolet respektive: nivel të larte dhe te mesëm. Aktrimi në nivel të lartë është i barazvlershem me nivelin e lartë të regjisurës siç e analizova më sipër. Vlerat e larta janë mbizotëruese në të gjithë komponentët e tij.
Qasja ime në analizën e spektaktkit dhe aktrimit është sipas kritiës moderne., e gjykoj spekspektaklin ashtu si e ka menduar dhe realizuar regjisori, e në të njejtën kohë sfidoj ata kritikë që marrin rolin e dhaskalit dhe japin këshila si duhej të ishte realizuar shfaqja, kështu apo ashtu, si mendonin ata duke cënuar individualitetin e regjisorit.
6
Spektakli “Natë më hënë ësntë komleks, kërkon një studim të thelluar vertikal e horizonal, për të gjithë komponentët, që nuk ëshë objekt i këtij shkrimi të shurtër, ndaj do të përqëndrohem në aktrim tek tre figura kryesore të spektaklit: Yllka Mujo – Sekretarja e partisë, Ema Andrea -Mariana e bukur dhe Shlëlqim Basha -Drejtori i ndermarrjes.
Po para se të artikuloj mendmet e mija për vlerat e aktrimit të tyre e shoh të nevojshme të jap një infomacion nëpërmjet përshkrimit për të vërtetën e asaj nate me hënë: ç’ndodhi me Marianën dhe Gazmendin burrin e martuar, çka e bën analizën time më të kuptueshme për lexuesin që të formulojë mendimet dhe qëndrimin e tij për personazhet dhe për analizën sipas optikes sime.
7
Pas akuzave të rënda në gjyqin e kolektivit të ndërmarjes Mariana largohet e tronditur. Në kokën e saj buçasnin thirrejt në kor të personazheve të depersonalizuar e nënshtraur, egoiste e cmirëzi…: ‘Imorale, imorale imorale”. Pastaj zëri i frikshëm i sekretares: Vajza e bukur me biografi të keqe, është ndikuar nga shfaqjet e huaja bogjezo-revizioniste, lexon libra të ndaluar, që propagandojne lirinë e dashurisë, e të tjea e ë tjera … Gazmendi, sapo u largua Mariana e ndoqi pas. Rrugës, në një moment, ajo i lexon një poezi, që indirekt provokonte dashuri. Ai e deshte Marianën e bukur dhe fisnike, por besnikëria bashkëshortore e frenoi, sa as një puthje nuk i dha ndonëse e përqafoi. Këtë skenë ia tregoi te shoqes e cila u trondit kaq shumë sa me imagjinatë sajoi puthjen e tyre, në atë natë me hënë dhe dha berihanë… Pjesa më e madhe e personazheve filluan fushatën e trillimeve, sajimeve, kurdisjeve e thashethemnajave me lojë llojë-llojë variantesh për ta diskritizuar e poshtëruar atë.. Një pjesë tjetër e kolektivit e mbeshtetën Marianën e bukur, madje nuk ishin dakord as me kërkesën e keqdashësve, që kërkonin të paraqiste raport mjeksor për virghërinë. Pas një grindjeje e dylyftimi me veten, Mariana e bëri vizitën, e mori ”çertifikatn”e virgjerisë… por e grisi letrën përpara kolektivit dhe sekretares së partisë e në të njetën kohë grisi maskat e shëmtuara të tyre dhe alibitë e të pavërtetës që e paraqitnin si të vërtetë duke promovuar shëmtimin shpirtëror të botës së tyre të pistë e të ndyrnë. Pas këtij rrëfimi për të vërtetën e nates me hënë, rikthehem të portretizoj tre personazhet kryesorë të spektaklit.
8
YLLKA MUJO- sekretatre e partisë.
Sapo hapet sipari, një mjedis i errët me personazhe hije e maska dhe portreti i saj i frikshëm, fantazmagorik si i një shtrige e keqe. Aktrimi fantastik. Më pastaj shaqet sekretarja e dhunshne e partisë, me autoritet te fortë, personazh i fryrë i realizmit socialist Kur deklamon togfjësh që thoshte Diktatori i Madh, imitonte bukur intonacionet e zërit tij, deklamon e reciton me ngritje e ulje të zërit dhe intonacione me gjyrime koloristike duke ironizuar e satirizuar me aktrim mjeshtëror. Portreti i saj ndryshon sipas situatave dhe rrethanave;: Xheloze e cmirëzezë për Marianën e bukur nxjerr ligësitë brenda vetes për ta përbaltur dhe kurdis e menaxhon akuzat alibiste duke nxxitur kolektivin që të hidhen ne sulm me çdo mënyrë e mjet. Veprimet psikofizike të saj janë të klasit të parë. Sipas meje në interpretimin tërësor të saj në këtë spektakël shfaqet mrekuloorja, çuditorja dhe fantastikja, siç do të thoshte kritiku dhe esteti Todorovski.
9
EMA ANDREA- MARIANA E BUKUR
Aktron bukur. Është një rol që e preferon çdo aktore e re. Hamendësoj se autori i tekstit ka patur parasysh artisten Ema kur ka krijuar këtë personazh. Lëvizjet psikofizike të Emës-Marianë realizohen me shije estetike dhe vërtetëssi jetësore. EMESON do të thoshte: “E bukura vetë e arsyeton ekzistencën e saj”. Ema e shpirtëzon figurën e Marianës duke i dhënë frymë e shpirt nga të sajat, siç do të thoshte Aleksandër Moisiu. Në aktrimin e saj spikatin, konkretësia dhe thjeshtësia pa rrënë në thjeshtëzim. Me interpretim sipas realizmit në zhvillim & me elemente moderne, shpreh bukur shqetësimet e Marianës, tronditjet e saj, përballimin dhe kundërshtimin e akuzave poshtëruese, të rrezikshme e të frikshme duke zotëruar durimin dhe frenuar zemërimin në situata të vështira e të rënda. Me maturi ndonëse zien përbrënda nuk akërrehet, \me gjykim të ftohtë shpërfaq guximin si qytetare e lirë, në mbrojtjë të dashursë së lirë dhe të lirisë në tërësi duke grisur maskën e shumicës së personazheve të depersonalizuar në ndërmarrjen ku punon. Mënyra si aktron Ema-Marianë, si e shpreh revoltën, mospajtimin me të keqen dhe si guxon të mbrojë lirinë e saj për të lexuar edhe libra të ndaluar & lirine e dashurisë është e mrekullueshme, aktrim i cilësisë së lartë.
10
SHKËLQIM BASHA- DREJTORI
Personazhi i drejtorit është një figurës ndryshe nga drejtorët e fryrë si peronazh pozitiv i socrealizmit. Basha- drejtor nuk është i divorcuar nga ideologjia komuniste, ai më shumë luan vetveten se figurën. Basha është i nnatyrshëm në aktrim. Me vërtetësi jetësore dhe vërtetësi artistike aplikon realizmin, nje realizëm me elemente natyraliste, realizuar me nivel artistik mesatar. Nuk shfaqet në intepretimin si drejtor (personazh pozitiv) i fryrë, me muskujt dhe plastikën e të fortit, as me gjuhë deklamative e me kantilenë. Basha e ka sfiduar këtë llojë aktrimi. Me thjeshtësi dhe konkretësi kryen veprimet psikofizike dhe shqetësimet si drejtor për të zbuluar mjegulnajën e natës me hënë. Pa ngutje e me durim përpiqet të marrë informacione si nga peronazhet që kanë hedhur baltë mbi Marianën, ashtu edhe me pjesën tjetër te kolektivit që mbrojnë atë..
Si figurë artistike është antipod me atë të sekretares se partisë.. Shqetësimin që ka përbrenda e shpreh duke ruajtur sensein e masës në të gjitha veprimet psikofizike, çka sipas meje aktrimi i tij arrin nivelin mesatar ndonëse stili i interpretimit nuk është në unison me stilin e përgjthshënëm të aktorëve të tjerë dhe komponentëve të spektaklit. Këtu ka munguar orientimi i regjisorit. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar në imazhin e spektaklit modern, pstmodern dhe performatist të Budinës.
KONKLUZË
Spektakli i regjisorit Edmond Budina “Natë me hënë” padyshim është dhe do mbetet si spektakli i parë që sfdoi teatrin e socrealizmit. Prurjet e reja të një regjisure eksperimentale, noderne, postmoderne dhe performatiste, jo vetëm pasurojnë fushën e larmishme të formave artistike skenike, por sjellin risi në qëndrimin kritik ndaj këtij realiteti ku zhvillohen ngjarjet e dhunohet liria, dashuria e lirë dhe denigrohet njeriu. Alibia e të vërtetë vret të vërtetën. Ema Andrea-Mariana e bukur, gris maskat e shëmtuara të botës personale të shëmtuar ku del në dritë e vërteta.
Mesazhi kryesor ne formulimin tim do të ishtre: Revolta për të vërtetën dhe guximi për ta mbrojtur atë e në të njejtën kohë lirinë e dashurisë dhe lirinë në tërësië shkëlqen bukur në interpretim brilant të Emës-Marianë. Emererson do të thoshte: E bukura vetë e aryston ekzistencën e saj.”
Ndërsa UMBERTO ECCO do të shoshte: “Kritika e vërtetë, është ajo, që qesh e fundit, sepse e lë secilin të shijojë, por u tregon të gjthëve, arsyen përse pëlqehet nje vepër”
Komentet