Në dhe të huaj po e shkoj jetën
sado natyrës i shoh stoli,
zemra e fjalët të shkreta mbetën,
se jam larg teje o mëmë Shqipëri!
.
Sado pranvera vjen çdo mëngjes,
i fshehur këndon bilbili
e zbukurohet dheu përrreth,
ndihem pa ty i vetëm fill.
.
Pyes dallëndyshet,kur ajrin çajnë:
A e kanë parë vëndin tim
asnjë përgjigje. Ikën fluturim.
.
O vise të bekuar jetën më falët,
nga malli i thellë më zu lëngimi,
shpresa t’iu shoh, nuk po më ndahet.
i mjeri, mos tretem sa të vij agimi?
.
Nga bijtë e tu, o Shqipëri!
Kush gjuhën s’flet. Zakone e besë,
djepin harron. Mos pastë ondi!
Në dhe të huaj, do tretej si vesë…
.
Tek ty dikur më ka rënë koka,
nuk kam veç teje as mëm as at,
më thërret qielli në ato toka,
do vij të vdes pranë gurit të thatë.
.
Volos, Greqi, prill 1927