LUTJE ZOTIT: ”T’NA E BAJN ÇAREN”! – Nga Zeqir Lushaj


I dhimbshëm dhe i trishtë lajmi se Inxhinier Mërgim Korça iku… Tani në qiell përgjithmonë. Një jetë me ikje dhe me arritje të mëdha, me vuajtje të mëdha, mendova, por plot me dije, me njerëz dhe libra, me shkencë, shpikje dhe gjuhë… ndërkaq i përndjekur dhe i mbrojtur nga talenti i tij si inxhinier mekanik, duhej për patentat e makinerive bujqësore, që ia njeh dhe bota… ndërsa në Amerikë iu përkushtua dhe një pasioni tjetër…
NË LUSHNJËN E INTERNIMEVE
Aty e pamë inxhinierin dhe ne, të rinjtë e gjimnazit në Lushnjë, dëgjuam për aftësitë e tij, lexonte në disa gjuhë të mëdha, gjermanisht e frengjisht e italisht, etj, burrë fisnik, ashtu shtatlartë, i çiltër deri në buzëqeshje, ndryshe nga të gjithë, qytetar, kurajoz dhe i heshtur, por… seç kishte në biografi.
Dhe e shoqja e tij, doktoreshë Mimoza Selfo Korça, njihej për humanizmin e saj, pa luftë klasash dhe kritikohej në mbledhjet e kokektivit të spitalit në Lushnje: mos na u bëj si Nënë Tereza!, – i thoshin. Edhe ajo ashtu e kishte biografinë… Regjimi i kishte pushkatuar babanë, por njiheshin a kishin lidhje si gjirokastritë me Enver Hoxhen dhe diktatori bëri një lëshim dhe…
Dhe babai i Mërgimit kishte vdekur në burgun e Burrelit, madje me dëshirë tronditëse, me grevë urie, e para në burgjet shqiptare, i dha fund jetës dhe në shenjë proteste… në një popull që shtypej dhe të uritur gjatë gjysmë shekullit diktaturë…
– Krenar me babanë tënd…! – i kishte thënë im atë Inxhinier Mërgimit, do të ma tregonte vetë ai, kur do të miqësoheshim dhe bashkë.
Xhevat Korça kishte mërguar si kundërshtar i monarkisë, u kthye t’i shërbejë atdheut gjatë pushtimit fashist, u bë dhe ministër i arsimit, etj, dhe e dënuan si kolaboracionist.
Njihet polemika e tij në burgun e Burrelit me ministrin e brenshëm të atëhershëm, Mehmet Shehun, qënke i ditur, Profesor, – i tha ai, – pse s’u bëre komunist me ne? – Prandaj, Mehmet, – ia ktheu ai, se e di…
Ndoshta Kryeministri Shehu, ashtu brutal dhe trillan siç ishte, e mbështeti të birin e tij, Mërgimin. Në Lushnje porositi se ne nuk na duhen të deklasur si Mërgim Korça, por na duhen inxhinierë si ai…
TË DHËNA
DHE CA SHËNIME:
Mërgimi lindi në mërgim, prandaj dhe iu vu ky emër, në Graz të Austrisë, në kohë trazirash politike, në 30 dhjetor 1932…
Lexoj në nekrologji që “trashëgoi nga familja e tij (Xhevat dhe Seadet Korça, si edhe vëllai Gene X. Kortsha) një traditë guximi dhe intelekti. Megjithëse u përball me pengesa sistematike në atdheun e tij (Shqipëri) për shkak të përndjekjes së familjes nën regjimin komunist, Korça nuk u dorëzua. Ai u formua si inxhinier mekanik, duke krijuar makineri bujqësore origjinale që avancuan ndjeshëm procesin e mekanizimit në Shqipëri. Përkushtimi dhe zgjuarsia e tij u vlerësuan me titullin prestigjioz “Punëtor i Shquar i Shkencës dhe Teknikës”, i akorduar me dekret shtetëror — një nder i rrallë që qëndronte mbi paragjykimet politike të kohës.”
Pas vdekjes se babait në burg, ndërsa vëllai i tij më i madh, Genci, me të dalë nga burgu, arratiset, vjen në SHBA dhe shquhet si shkecëtar dhe ai dhe për një libër autobiografik, të shkruar në anglisht, Mërgimi mbetet me nënën në atdhe, duke u endur jug e veri, duke bërë punë nga më të rëndat, edhe në gurore thyente gure me varreh, u njoh me të persekutuar të mëdhenj, me të klerit katolik në Shkodër, me mendimtarë e shkrimtare të viteve ‘30, që i kishin lënë gjallë, kryen shkolla nate, duke fshehur dhe identetin, universitetin me korrespondecë, shkëlqen si talent në punë, inxhinier në SMT në Lushnjë, lexues i madh romanesh në gjuhë të huaja, etj, etj.
Me të rënë perandoria komuniste dhe diktatura në Shqipëri, – ajo nuk ra, por u shkërrmoq, – thoshte Mërgimi, – ikën në vitin 1991 bashkë me gruan, Doktoreshë Mozën dhe vajzën e tyre të vetme, Bibikën.
Ndalën në Itali. Mërgimi më tregonte se në bisedat e tij me gazetarin e shquar italian, themelues i gazetarisë moderne, Idro Montaneli, babai i të cilit kishte qenë këshillar në Tiranë i babait të Mërgimit ministër, do t’i thoshte se në Shqipëri demokracia po bën një gabim, kuçedrës së diktaturës nuk po i pret kokën vulnerabile dhe, kur i heq një, nxjerr dy koka të tjera. Do të vuajë Shqipëria…
NË MICHIGAN, SHBA
Mërgimi familjarisht mërgon për në SHBA, te i vëllai, Genci, në Michigan. Nisi një jetë të re dhe një pasion të ri. Në të gjashtëdhjetat zotëron gjuhën angleze, “në një moshë kur shumëkush mendon të ngadalësojë ritmin, ai përqafoi një thirrje të dytë si shkrimtar, analist dhe ligjërues publik… ai u shndërrua në një publicist të mprehtë, duke sjellë qartësi dhe guxim në tema shpesh të mjegulluara nga ideologjitë. Përtej shkrimeve të tij, Mërgim Korça njihej për humanizmin e tij të ngrohtë, ndershmërinë intelektuale dhe bindjen e palëkundur se historia duhet të shqyrtohet jo përmes ideologjisë, por përmes fakteve dhe analizës kritike”.
Janë me rëndësi zgjidhjeve që u ka dhënë ai çështjes së kolaboracionizmit në Shqipëri, trajtesat për personalitet kompkekse të historisë moderne, polemikat me akademikë, studimet për Nënë Terezën, Baba Rexhepin dhe Padre Pio-n, adhurimi per at’ Fishtën, drejtimet letrare, epoka e Skenderbeut, posdiktatura, etj, etj.
Unë e takova Mergim Korçën në New York, i ftuar në veprimtarinë e “Shtëpisë së Lirisë”, organizuar nga drejtuesi i saj Muç Xhepa. U bë ajo që s’ishte bërë në Shqipëri, që iu dha emri “Gjyqi i New Yorkut”, ku dënohej diktatura. Mergim Korça mbajti referatin kryesor, ai analizoi në thellësi burgologjitë e mia “Rrugët e ferrit” dhe “Ferri i çarë”, ndërgjegjja dhe përgjegjësitë.
Dhe çudia tjetër për mua do të ishte se ai iu përvesh punës dhe përktheu në italisht të gjithë veprën “Ferri i çarë”, mbi 500 faqe, duke punuar 8-9 orë, 10 në ditë dhe e mbaroi brenda një viti. Miqtë italianë që e kanë lexuar, u pëlqen italishtja e tij, “manzoniane”, më thonë. Botuesi që nxori “Rrugët e ferrit” e pret si vazhdimin…
Pastaj do të takoheshim dhe në Tiranë. Në Ministrinë e Kulturës një sesion përkujtimor per shkrimtarin themeltar Ernest Koliqi. Përsëri fjala kryesore do tẽ ishte nga Mërgim Korça.
Tashmë ai si profesor në Wayne State University, do të jepte mësim gjuhën dhe kulturën shqiptare për studentët e rinj, “duke ushqyer krenarinë për trashëgiminë e tyre”
Mërgim Korça shërbeu si aktivist i komunitetit për Teqenë, Xhaminë dhe Kishën Katolike, duke frymëzuar unitet, dialog dhe nderim të ndërsjellë mes traditave patriotike e fetare. .
Në nekrologjinë anglisht lexojmë që Mërgim Korça u nda nga jeta në 22 shkurt 2026, bashkëshort i përkushtuar, baba i dashur dhe gjysh i çmuar. Ndërkohë inxhinier i shquar, intelektual me profil publik, mbrojtës i palodhur i së vërtetës historike, një gjurmë e pashlyeshme në diskursin kulturor dhe qytetar. Mërgim Korça dha një krijimtari referuese, libra nyjëtues të çështjeve historike e bashkëkohore me një integritet intelektual.
* * *
Në ditën e fundit të shkurtit dhe të dimrit do të mbahet “Celebration of Life” dhe më pas ceremonia e varrimit në Guardian Angel Cemetery, 4701 N Rochester Rd, ndërsa të nesërmen e tyre do të jetë dita e parë e pranverës. Lulet dhe bari aty do të duken si porosi të bukura nga ëndrra e Mërgim Korçës, ideali dhe përpjekjet ia vlejtën, e dëshmojnë lulet në fund që janë dhe një fillim tjetër i jetës…
1. Kur dashurova për herë të parë
E mbj mend mirë,kur dashurova për herë të parë,
E ndjeva veten si në një galaktikë tjetër
Nga “shejtan” që qeshë,tani u bëra “goxha djalë”
Mbi flokët gjemb,një grusht me belladinë kam hedhur.
Dhe qeshem,paksa me veten,tani kur e kujtoj
Ato çaste dukesha si një zog fluturak
Po kush nuk u ndje si “tjetër”,kur dashuroj
Tani që po shkruaj,jam plak.
Po “fajin” atë kohë ma pati PABLO NERUDA *
Me vargjet e tij si”psallme” në gojë
U bëra i guximshëm dhe miken e putha
Se nga PABLO NERUDA mësova si të dashuroj.
3. Nuk ka “turp” dashuria
Dashuria nuk ka turp dhe nuk është racionale
Kush dashuron, është gati t’i hyjë detit në këmbë.
Ndaj u “kacafytëm” dhe u mbytëm me malle.
Dhe çupa që qe si”vëzhguese” mbrëmë.
Nuk jemi as të vetmit dhe as përjashtim
Mori me fakte dëshmon historia
Nëse po ndalem tek ky përjetim,
Dua t’ju tregoj që nuk ka turp dahuria.
HOROSKOPI I MUAJIT MARS 2026
“Po mendoja për ty dje”- Zbardhen mesazhet e modeles shqiptare me Jeffrey Epstein, Misse Beqiri: Zemër, e humba telefonin! Jam ende beqare, por dal me dikë por…
Bjeshkë përballë stuhish- Poezi nga ARIF EJUPI
CIA po monitoronte Ali Khamenein për muaj të tërë, si e futën në kurth! Sulmi vdekjeprurës preciz në takimin e pallatit, viktima mbetën edhe vajza, dhëndri e mbesa (DETAJET)
DO HAMË SËNTE* – Tregimth humoristik nga Shkëlqim HAJNO
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës zhvilloi Asamblenë e tij vjetore dhe zgjedhjet e radhës
President nga populli, LVV: Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet e presidentes Osmani
FOTOT- “Sot te prona ime, nesër te e jotja!”- Ndërtimi i resortit dhe pretendimet për pronësinë e truallit, banorët e Rrjollit protestojnë para Parlamentit
Erdogani bisedë telefonike në Macronin: Zgjatja e konfliktit do të sillte destabilizim jo vetëm në rajon, por për të gjithë botën
Haxhiu e mbështet thirrjen e Osmanit që presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit
“Lubi Balluku kërkon largimin e menjëhershëm të Spiropalit!” Si e parashikoi Berisha shkarkimin e ministres së Jashtme (VIDEO)
Mbi gjysmë miliardi euro për autostradën ende të papërfunduar Kërçovë – Ohër
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
“Forca jona = Përçarje !!”
Falemnderes i Nderuem trim!
…Flm o Fritz Djali por: -Trimat jane te kisha, – ka pas thane dikur nje nuse ne Dukagjin te Shkoderloces.
Respekt o nipi i te Madhit Luigj Gurakuqi.