Më së fundi,Poeti dhe Shkrimtari ADNAN MEHMETI,vjen para lexuesëve me librin “Simfonia e udhëtimeve”. Për librin ka shumë nominime nga autorë të ndryshëm,por unë zgjodha një metaforë nga POETI SPANJOLL,LORKA(1898-1936) që ka thënë:”Çdo libër është një oborr. Lum ai që di si ta mbjellë dhe me ato”lule” ushqen shpirtin e vet”. Kështu ndodh,faqe pas faqeje,në librin “Simfoni e udhëtimeve”. Autori “ushqen shpirtin e vet” dhe nuk kursehet që të na “ushqejë” dhe ne,lexuesit,me këtë nektarlulesh shumëngjyrëshe. Ky”oborr” (po të futemi nën lëkurën e LORKËS,sigurisht) nuk është dhe aq i vogël. I madh si vet shprti i auorit dhe”lulet” janë shumëngjyrëshe.
*
Udhëtimi është i gjatë: përshkon Amerikën,Kanadan, Meksikën dhe kudo feksin përjetimet e autorit. Përshkruan çfarë i sheh syri,por,tej realitetit, shquhet njeriu i penës:në prozë dhe,kur ky realitet prek “pejzat e shpirtit”, shpërthen me vargje. Duke e parë me këtë sy,hyj në hamendësime, dhe them:-Pse ndodh kështu? Dhe tak më vjen ndërmend thënia e NIÇE:-Kemi artin që të na shpëtojë nga realiteti. Autori në këto udhëtime,nuk është kronikan dhe aq. Në këto udhëtime ai është dhe historian, dhe arkeolog, dhe folklorist dhe,mbi të gjitha,POET që e shpirtëron mbresën nga një shtet në shtetin tjetër; nga një qytet në tjetrin; nga një ishull,në tjetrin. Po të përdorja pak një gjuhë nga matematika,mund të them:” Emëruesi i përbashkët i gjithë këtyre udhëtimeve, është postulati: Asgjë njerëzore nuk është e huaj për mua”. Dhe me të vërtetë:në këtë” Simfoni udhëtimesh” gjen histori si ato”vende e popuj”; gjen doke e rite që nga lashtësia e deri në ditët tona. ADNAN MEHMETI nuk është vetëm udhëtar,por një studiues skrupuloz i historisë në vendet ku shkel. Si krjues serioz, ai në këtë libër ka bërë atë që ka thënë ZARA MHIC (1927-1990),Doktoresha e Filologjisë nga ESTONIA që thotë:” Ja cila është detyra themelore e çdo njeriu të kulturuar: të mos lejoj që të zhduket ajo pjesë e historisë,dëshmitar i së cilës,ësht dhe vet ai”. Po,që nga lashtësia,PINDARI ka thënë;-Prova e çdo njeriu,qëndron në veprën e tij. Dhe vepra që po citoj,është si një dokument,ku shihet ashiqare: Poeti dhe Shkrimtari,ADNAN AHMETI.
*
Nga perifrazimeve drejt e tek libri. “Vatra e shkrimtarit,nuk është
shkolla,por njerëzimi,-thëtë EMERSON.Dhe autori,aty mes njerëzve,e ngriti këtë”simfoni” ku i gjen që të gjitha dhe mungon vetëm muzika.
Fillon me MISISIPIN,gati lumi më i madh në botë, që ka qenë,së pari port përskllevërit nga Afrika,por dhe më shumë se kaq…,tani tek autori,shpërthen poeti:” Për lumin e qeshur/ që u futet fushave,shtëpive e deri tek”gratë e përdala që qajnë për dashuritë e paputhura”. Në qytetin Xhekson “takon” Mark TUEN atë humorist aq të madh që veç”TOM Sojerit” e HEKËLBERt Fini ka lënë ca thënie shumë domethënëse dhe,ngaqë jam pak i dhënë pas tij,s’kam si lë pa përmendur;” Nga hidhërimi lind humori i madh” dhe tjetra:” Unë e di që librat e mirë,janë verë,kurse të miat janë ujë. Por shumica e njerëzve ujë pijnë!!!”
Në ÇIKAGO,në qytetin SULFUR:”Kujdes nga korkodilat”.Vendësit i pjekin në hell.
Në TENESI “takon” kënëgtarin famoz,ELVIS PRESLI dhe veç tij ,Doktor MARTIN LUTER KING që,pasi”Shoh një ëndërr” e pushkatuan në vitin 1968. Vetëm në vitin 1975,me dekret të Presidentit Xhonson,zezakët fituan barazinë me të bardhët(Ëdndra e DR:MARTIN LUTER KINGUT