VOAL

VOAL

LULE DHE MIRËNJOHJE NË 25-VJETORIN E AAWO, MOTRAT QIRIAZI – Nga Marjana Bulku

October 30, 2018
blank

Komentet

blank

Ambasadat e Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Izrael nderohen të mikpresin Dr.Anna Kohen për prezantimin e librit të saj “Lulja e Vlorës”

 

Të hënën më 12 qershor ora at 18:30

KEREN HAYESOD 11 JERUSALEM

RSVP TO: [email protected]

 

Bashkohuni me Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael për këtë ngjarje të veçantë,

duke pritur Dr. Anna Kohen, një hebreje romaniote me rrënjë nga Janina,

e cila do të ndajë historinë magjepsëse se si familja e saj u shpëtua nga nazistët prej myslimanëve shqiptarë.

Libri i saj i ri “Lulja e Vlorës: Duke u rritur hebre në Shqipërinë komuniste” është vlerësuar gjerësisht në Izrael, Greqi, Shqipëri, Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara.

Dr. Anna Kohen ka lindur dhe është rritur në qytetin e Vlorës.

Në Tiranë ajo nisi studimet në Universitetin e Tiranës për stomatologji,

të cilat i përfundoi në Athinë pasi që familja e saj prej shtatë anëtarësh në vitin 1966 u vendos fillimisht në Greqi e pastaj në SHBA.

Në vitin 1991, me ndihmën e disa organizatave hebraike, duke përfshirë edhe Kongregacionin e Motrave Murgesha të Janinës, ajo solli 37 shqiptarë, të afërm të saj në Shtetet e Bashkuara.

Po atë vit ajo u ftua në Shqipëri për të festuar themelimin e shoqatës Shqiptaro-Izraelite dhe u emërua Anëtare Nderi.

Në vitin 2004, Presidenti i Republikës së Shqipërisë i akordoi asaj medaljen për Merita të Veçanta Civile për kontributin e saj të çmuar në ndihmë të shqiptarëve gjatë krizës humanitare kosovare.

Dr. Kohen i ka shërbyer komunitetit shqiptar për mbi 30 vjet si Presidente e Organizatës Shqiptare Amerikane të Grave.

blank

blank

“Skanderbeg Way” dhe Festivali Shqiptar, në Uster Nga Ard Murraj

 
Përfundon zyrtarisht nderimi me emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu i një segmenti rruge në Uster Masaçusets me çeljen e Festivalit Shqiptar. 40 vitet e traditës së tij në gjirin e Kishës Ortodokse Shqiptare “Fjetja e Shën Marisë”, mundësuan dhe lidhjen me Horën Arbëreshe, në këtë vit të 555 vjetorit përkujtimor të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ishin fillimisht mjediset e Bashkisë së qytetit që pritën takimin e përzemërt mes Kryetari Joseph M. Petty dhe Këshillin Bashkiak dhe miqtë Arbëresh Rosario Peta Kryetar Bashkie në “Piana dei Albanesi” dhe Loris Castriota stërnip i brezit të 15-të Familjes së Kastriotëve, të shoqëruar nga veprimtarë të bashkësisë në përbërje të Kishës dhe Festivalit Shqiptar. Ky takim i përzemërt shkëmbeu dhuratat simbolike të lidhjes së kësaj miqësie mes trashigimtarëve 5 shekullor arbëresh të ardhur në amerikë mes vlëllezërve e motrave shqiptare të vendosur në Uster rreth 130 vite më parë ku kanë gjetur mirënjohjen dhe integrimin përmes punës, ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe traditave në SHBA. Zbulimi i pllakës së emrit “Gjergj Kastioti Skanderbeg” (Honorary Way), nga Këshilli Bashkiak i Usterit ishte një njohje paraprake, pasi shumë shpejtë miqtë e ftuar dhe vendasit do të merrnin pjesë në ngjarjen tjetër të madhe, Festivalin Shqiptar, që është kthyer në një festë për mbarë qytetarët e Usterit dhe për rreth ku deri në mesnatë shijohet kuzhina, muzika dhe vallja shqipëtare. Ky Festival, rikthehet pas 4 vitesh, për shkak të pandemisë, por prej organizatorëve parashikohet se do të jenë tre ditë të bukura, me plot pjesmarrje dhe rijësi. Himnet Kombëtare, Lutja, nderimi i “Skanderbeg Way” mes të pranishëmve u shoqërua nga pjesëmrrja e disa organizatave patriotike, grupit “Vallet Tona” dhe një grupi të gjerë artistësh.
Deri në mesnatë kjo fundjavë e parë e Qershorit mirëpret çdo moshë ku kënga, hareja dhe vallëzimi pushtojnë këtë hapsirë rreth Kishës Ortodokse “Fjetja e Shën Marisë”.
blank

blank

Mbi origjinën dhe natyrën e së keqes që vjen nga njerzit që drejtojnë simbolin e diaspores “Gazeta Dielli”- Nga Agustin Mirakaj

Një këndvështrim mbi origjinën dhe natyrën e së keqes që vjen nga njerzit që drejtojnë simbolin e diaspores “Gazeta Dielli” është një koncept kompleks dhe i shumëanshëm. Ndërsa ekzistojnë këndvështrime të ndryshme, unë mund të ofroj një kuptim të përgjithshëm se si e keqja infiltrohet me petkun e dashamirësinë.
Nga ky këndvështrim, e keqja nuk është diçka që “vjen tek ne vetë “, kjo vjen si rezultat i veprimeve, qëllimeve ose zgjedhjeve që individet në Vatër duan të implementojnë.
E keqja lind nga ndërveprimet tona me njëri-tjetrin. Siç ka ndodh aktualisht nga editori i Gazeta Dielli, i cili dikton se kush duhet te jetë apo sduhet te jetë pjesë e Gazetes Dielli në USA. Kjo levizje e editorit përputhet me nocionin se e keqja është e rrënjosur në sjelljen njerëzore, si aktet e mizorisë, dhunës, egoizmit ose indiferencës ndaj vatranëve. Editori i diellit e ka treguar me vepra që ditën e parë në Gazeta Dielli duke e kthyer atë në censur për vatranët dhe TOTAL CONTROL në interes persolan të kryetarit duke përjashtuar vatranet të shprehen në gazetë. Kjo keqe ndikohet nga dhe frymezohet nga vet editori që është faktorë kryesor..
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se prania e së keqes nuk do të thotë se dashuria dhe mirësia mes vatranëve mungonë plotësisht. Në fund të fundit, mënyra se si vatranet duhet ta trajtojnë këtë situatë është: “Të kuptojme se kush janë këta që shprehen hapur që kanë marrë Vatrën dhe që ecin vetëm përpara”.
Agustin Mirakaj
blank

(Video) INVA MULA dhe GENC TUKIÇI, në Jordan Hall Boston Nga Ard Murraj

(Kur artistët i këndojnë shpresës për jetën dhe humanizmit mes bashkatdhetarëve)

Jordan Hall në Boston, përcolli të Shtunën më 27 Maj një mbrëmje të bashkatdhetarëve shqiptaro-amerikanë ku thellësisht u bashkuan misioni humanitar, arti i interpretuar në skenë dhe një
publik i përthithur nën tingujt duke kumbuar një zë malli “Dua më shumë Shqipërinë”.

Në qoftë se kjo do të ishte pika më kulmore e shfaqjes në Koncertin Gala, atëherë atë si askush tjetër këtë nivel dhe mjeshtëri të munguar prej kohësh në mjediset e diasporës do të mund sillnin dy artistët shqiptar Inva Mula dhe Genc Tukiçi falë bashkëpunimit dhe përqafimit të kësaj ideje dhe kauze me organizatën “Shqiptarët Mundin Kancerin” (Albanians Fighting Cancer).

Fjalët e mirëseardhjes për këtë veprimtari u drejtuan nga Eglantina Kica, Sponsore e Përgjithshme dhe Këshilltare Ekzekutive, dhe Roberta Panariti Nashi, Themeluese dhe kryetare e organizatës SHMK vlerësuan përpjekjet gati pesë vjeçare, njerëzoren dhe sublimen e pacientëve dhe të mjekve bashkë, për t’u ndalur në ndërgjegjësimin dhe parandalimin e sëmundjes, diagnostikimin dhe kapjen në kohë, mposhtjen e stigmës dhe fitoren e pavarësisë për ta çmuar jetën, të mbijetuarit që nuk tërhiqen nga rrethanat e vështira që fatkeqësisht ndeshen.

Duartrokitjet e shpeshta ishin shenja që ftuan butësinë dhe shpërthimet e Inva Mulës dhe Genc Tukiçit në këtë koncert klasik me pjesët e ndjera nga Bach, Vivaldi, Handel, Puccini, De Kurtis, dhe këngë lirike shqiptare në një program prej gati dy orësh. Heshtje dhe mbajtje fryme për të përjetuar zërin e Invës dhe tingujt e pianos nga Genc.

Emocione dhe lot, por edhe shoqërime të përbashkëta për pjesët e njohura dhe shumë duartrokitje që ta mbushin zemrën me gëzim.

Finalja u duk se erdhi shumë shpejtë, por mesazhet e falenderimit shkuan gjatë dhe e thyen edhe protokollin e koncertit.

Dr. Agim Aliaj u shpreh:-“Në qoftë se do të thoshim dy fjalë për të përmbledhur mbrëmjen e sotme, mund të thoshja që është mirënjohje dhe krenari. Mirënjohja për artistët tanë të mrekullueshëm. Mirënjohje për juve që na nderuat sonte. Mirënjohje për bashkëatdhetarët tanë të suksesshëm me bizneset e tyre wë sponsorizuan këtë Koncert dhe mirënjohje për Bertën e palodhur. Krenari për komunitetin shqiptar,… krenari për emrin dhe ngjyrën shqiptare që i dhamë kësaj salle dhe krenari të jesh shqiptar. Të dashur artistë këto buqeta kanë diçka të veçantë. Në çdo petal keni një zemër të shqiptarëve të Bostonit”.

Përgëzime, kujtime nga Shqipëria dhe nga kudo ku artistët janë ndjekur prej publikut,.. Fotografi në grup dhe thuajse askush nuk mungoi pa shtrënguar duart dhe dhuruar buzëqeshje.

Mes kësaj ngjarje të artistëve shqiptarë në Jordan Hall të Bostonit energjitë buronin, ishte një përkushtim i publikut dhe i drejtuesve të organizatës Shqiptarët Mundin Kancerin me një përgatitje katër-pesë mujore që mundësuan këtë Koncert.

Mbresat e fituara mbetën pjesë e një bashkëbisedimi të ngrohtë dhe përgëzues mes Invas, Gencit dhe Robertas.

Nga mbresat me artistët Inva Mula dhe Genc Tukiçi që na krijuan mundësinë e një interviste shkëputem këtë fragment.

Inva Mula:- “… mendoj që sonte u arrit një emocion i tillë që ishte dhe momenti magjik në sallë, kur salla bëhet një me skenën dhe kur jemi në një valë energjie me njëri tjetrin… dhe këto janë raste që nuk ndodhin në çdo Koncert. Sonte e ndjeva një gjë të tillë”.

27 Maj, 2023
Boston-Masaçusets,
Përgatitur nga Ard Murraj
Foto Eliano Kalemi
Kamera A.Murraj, Gj. Kovaçi
Montazh A.Murraj
blank

blank

Në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” u prezantua romani “Këpuca e Aktorit” të Visar Zhitit Kronika nga Valentin Lumaj

29 Maj 2023

Më 28 maj 2023, Qendra Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës Zoja Pajtore në Southfield, Michigan organizoi promovimin e librit të ri “Këpuca e Aktorit” të shkrimtarit Visar Zhiti. Aktiviteti u mbajt në ambientet e kësaj Qendre.

Me kohë një komision i posaçem nën drejtimin e Dom Ndue Gjergjit kishte shpallur dhe punoi për pregatitjen e këtij aktiviteti letrar. Autori Visar Zhiti shoqërohej nga bashkëshortja Edlira dhe nga veprimtarët e komunitetit nga Chicago, z. Taip Beshiri dhe z. Dhamo Jano me bashkëshortet e tyre.

Panelin e promovimit e udhëhoqën Dr. Gjeka Gjelaj dhe Rita Gjelaj.

Në hapje të aktivitetit, dy vajza shqiptare të veshura më xhubleta, i dhuruan lule të freskëta autorit Zhiti dhe bashkëshortes Edlira.

Dr. Gjelaj bëri një rezumé të shkurtër të veprave të autorit. Dr. Gjelaj tha ndër të tjera se me këtë promovim, në prezencën autorit eminent Visar Zhitit kemi për qëllim për të zgjuar dashrinë, kujdesin dhe vlerësimin kaq të dëshirueshëm dhe tejet të nevojshëm ndaj librit, gurrës së diturisë dhe autorëve që po shndrisin në botën e letërsisë shqiptare, sic asht fort i nderuari Visar Zhiti”.

Në lidhje me Romanin “Këpuca e Aktorit” paraqiti referencën e tij z. Valentin Lumaj, i cili bëri një zbërtim letrar të veprës. Z. Lumaj ndër të tjera tha se ky roman vjen para lexuesve si një vepër shume-dimensionale, si një amalgamë vlerash autentike shqiptare, ku përzihen epoka, ngjarje, personazhe fiktive dhe reale dhe pikëpamje të ndryshme

Lumaj theksoi se romani përmbante të gjitha metodat e të shkruarit në prozë, si stili personal, përshkrues, historik, rrëfyes, informues, vlerësues dhe bindës. Lumaj u theksoi se gjuha e pastër shqipe e përdorur në roman, ka të përpunuar në shkallën më të lartë elementet e saj letrrtë dhe sintaksorë. Gjithashtu ai theksoi se romani ka në gjerësinë e tij vlerësime të shumta psikologjike, përsiatje dhe mendime të thella logjike të natyrës Kafkane, ndjenja dhe brenga personale që autori Zhiti i përcjell tek lexuesi nëpërmjet një personazhi fiktiv në libër.

Ai shtoi se romani “Këpuca e Aktorit” ka jetë brenda tij, ka ndjenjë, përjetim, rrënqethje, është kulturë dhe ja rekomandonte gjithkujt, sidomos rinisë shqiptaro-amerikane, që të njohin dhe kuptojnë realizimin e pasioneve dhe ëndërrave të rinisë nën një regjim diktatorial, kjo në kontrast me mundësitë e reja dhe të pafundme amerikane dhe të bëjnë diferencën, si motivim për të ardhmen e tyre”.

Profesori i Fizikës dhe drejtori i ACTV, Eduard Aliko bëri një shpjegim të zgjeruar të vlerave njerëzore dhe intelektuale të Shkrimtarit Visar Zhiti. Prof. Aliko theksoi se Visar Zhiti si poet dhe shkrimtar u mbrujt në kushte jashtëzakonisht të vështira, të terrorit, presionit dhe burgjeve komuniste. Edhe pse ne burg, Zhiti arriti që të ruajë në shkrim dhe në memorie pothuajsë të gjithe veprën e tij poetike të burgut, që sot vjen para shqiptarëve si një dëshmi e gjallë dhe një testament për brezat. Ai tha se Visar zhiti jo vetëm si shkrimtar dhe poet disitent, ish i burgosur për poezitë e tij, por edhe si diplomat shqiptar, që ka shërbyer në Vatikan dhe Washington DC, si politikan, ish-ministër i kulturës, studiues, përkthyes dhe gazetar, Visar Zhiti ishte dhe është figura më e plotë dhe përbashkuese shqiptare për të qenë President i Shqiptarëve. Ai theksoi se në kushtet e një regjimi të neokomunizmit në Shqipëri, njerëzit e mëdhenj dhe vizionarë si Visar Zhiti nuk e marrin kurrë vlerësimin që meritojnë.

Në emër të Organizatës Studentore Shqiptaro Amerikane të Universitetit Shtetëror të Michiganit, foli studentja Angela Lumaj. Ajo foli mbi kontrastin e thellë midis jetës që ka pasur fatin të jetojë në Shtetet e Bashkuara dhe realitetit sfidues me të cilin u përballën ata që jetuan në Shqipërinë komuniste. Ndër të tjera ajo tha: ”Nëpërmjet letërsisë së Zhitit, ne kapim një vështrim të qëndrueshëm dhe palëkundur të shpirtit të popullit shqiptar në ato kohë sfiduese. Vargjet e tij ndriçuan betejat me të cilat u përballën, mallin për liri që digjej në zemrat e tyre dhe shpresën e paepur që i mbajti të ecnin. Vepra e tij shërben si një kujtesë e fuqishme e forcës dhe këmbënguljes së popullit shqiptar, dhe unë jam mirënjohës për aftësinë e tij për të kapur thelbin e tyre në vargjet e tij”.

Më pas përshendeti Famullitari i Kishës Zoja Pajtore, i cili falenderoi shkrimtarin Zhiti për prezencën e tij dhe të librit të tij më të ri. Dom Ndue Gjergji u shpreh se vepra e Visarit është e ngjashme me veprat e meshtarëve të burgosur dhe të persekutuem, si ajo e dom Simon Jubanit, “Burget e Mija”, vepra e At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue” apo ajo e At Konard Gjolajt, “Çinarët”. Dom Ndou tha se në inagurimin e Qendrës Kulturore Nënë Tereza, Visa Zhiti është shpallur anëtar i përjetshëm i kësaj Qendre dhe është gjimonë i mirëpritur në aktivitetet tona.

Dom Fred Kalaj përshëndeti më pas mysafirët dhe pjesëmarrësit. Ai tha se natyra njerëzore është krijuar në atë mënyrë që shumë njerëz nga ana e mendësive akoma jetojnë në të shkuarën, dhjetra apo qindra vite pas, por ka njerëz që vijnë si dritë dhe ndriçojnë përpara rrugën e njerëzimit, dhe Visar Zhiti më veprën dhe vizionin e tij jeton jo vetëm të sotmen por edhe të ardhmen dhe i përket së ardhmes. Ai foli për dimensionet e jashtëzakonshme të Visarit, si njeri shumë thjeshtë e i përvuejt por shumë i fuqishëm në mendim, fjalë dhe vepra letrare, dhe shtoi se Zhiti është shkrimtari më i spikatur i letërsisë së sotme shqipe.

Më pas moderatorja, Rita Gjelaj ja dha fjalën bashkëshortës së Autorit, znj. Edlira Zhiti, e cila në fjalën e saj lidhi emrin e kësaj qëndre kulturore të Nënë Terezes me librin e Këpuca e Autorit, ku Nënë Tereza vjen në libër si personazh në disa kapituj. “Romani “Këpuca e Aktorit i ngjan një skenë që rrëfen histori, jo të Shqipërisë por të shqiptarëve, prandaj autori ka zgjedhur një shprehje të Nënë Terezes, “Jeta është lojë, luaje”, shtoi ajo. Znj. Zhiti e quajti si arritje të letërsisë shhqipe, futjen e figurës së Nënë Terezes, jo vetëm në Kishat tona dhe ne qendrat kulturore dhe të bamirësisë, por edhe ne art dhe letërsi. Ajo emfazoi se ishte hera e parë që Nënë Tereza paraqitet si personazh real në një roman letrar.

Veprimtari Taip Beshiri, solli në kujtesë jetën dhe vuajtjet e autorit Zhiti. Ai theksoi se vuajtjet e Visarit gjatë jetës së tij shprehen edhe karakterin e veprës së tij si një shëmbëlltyrë dhe personifikim e vujtjeve të nje kombi. Gjatë fjalës së tij, nuk munguan momentet e ndjeshmërisë emocionale të z. Beshiri i cili e mbylli fjalen duke thëne se ishte i lumtur qe kishte njohur një njeri të madh si Visar Zhiti dhe që ishte pjesë e ketij aktiviteti.

I fundit e mori fjalen autori Visar Zhiti. Ai u shpreh se ishte i emocionuar por edhe i lumtur qe komuniteti i Michiganit e mirepriti librin e tij. Ai theksoi se Kepuca e Aktorit megjithese ka brenda tij personazhe reale, ngjarje te verteta apo qendrime personale, prape mbetet nje veper “fiction” dhe duhet te shihet si roman dhe jo aotobiografi.

Organizatorët kishin pregatitur një resumé mbi jetën dhe bibliografi mbi veprën e autorit Visar Zhiti, e cila iu shpernda pjesëmarrësve

Në këtë aktivitet morën pjesë një numër i kënaqshëm lexuesish dhe studiuesish nga komuniteti shqiptar, dashamirë të artit, miq të autorit, ku ranë sy prezenca e drejtorit te Revistës Kuvendi, Pjetër Jaku, drejtorit të Albdreams Television, Rush Dragu, përfaqësuesi I Shoqatës Malësia e madhe dhe gazetari Luigj Gjokaj, poeti Gjon Kaçaj, veprimtarja Huana Kurti, aktivisti Luvigj Sterbyçi, veptimtari Gjek Lumaj, aktivisti Gjevalin Gjelaj, vëllai i artistit Sherif Merdani, Meleq Merdani, nipi i poetit të pushkatuar Trifon Xhagjika,, bashkëqytetarë të autorit nga Lushnja e të tjerë.

Aktiviteti u përcoll Live nga Albanian Community TV nga gazetari Prel Popaj dhe pronari i këtij televizioni Arben Spaho.

Më pas takimi vazhdoi me një bashkebisedë mes të pranishmëve dhe autorit. Pjesëmarrësit morën librin “Këpuca e Aktorit” dhe nënshkrimin e autorit Zhiti.

Në përmbyllje, organizatorët dhe këshilli I Kishës Zoja Pajtore shtruan një drekë për të ftuarit dhe pjesëmarrësit. Aktiviteti ishte i mirëpregatitur dhe në parametra seriozë dhe i suksesshëm.

blank blank blank blank blank blank blank blank

blank

blank

blank

blank

Editor i Diellit diktator – Kryetari i Vatrës Uzurpator Nga Agustin Mirakaj

Gazeta Dielli 114 vite histori është e Vatranve dhe jo e individve që marrin udhëzime nga partitë e një vendi akoma marksistë ”PS,PD?,LSI”

Liria e shtypit është një parim themelor në shoqëritë demokratike dhe luan një rol vendimtar në ofrimin e informacionit të saktë dhe të larmishëm për publikun.

Megjithatë, mund të ketë raste kur editori ose organet e medias përfshihen në manipulime ose censurë, siç po ndodh aktualisht nga editori Sokol Paja i cili po minonë integritetin e shtypit dhe të kufizimin e rrjedhëjes se lirë të informacionit në Gazeta Dielli.

Këto raste manipulimi dhe censure po ndodhin në gazetën Dielli për arsye të ndryshme, duke përfshirë paragjykimet dhe përpjekjet për të kontrolluar.

Këto veprime të editorit Paja po shtrembërojnë të vërtetën, po shtyp zërat kundërshtues duke promovuar një axhendë të caktuar anti Amerikane.

Është thelbësore që një shoqëri e mirëinformuar të jetë e vetëdijshme për praktika të tilla dhe të promovojë transparencën, llogaridhënien dhe gazetarinë etike. Sot në gazeten tonë nuk egziston më liria.

Kemi nje editor diktator dhe një Kryetar uzurpator në Vatër.

Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara garanton disa të drejta themelore, duke përfshirë lirinë e fjalës, lirinë e shtypit, lirinë e fesë, lirinë e tubimit dhe të drejtën për të bërë peticion ndaj qeverisë. Ky amandament mbron individët dhe të drejtën tonë si qytetar të lire amerikanë për t’u shprehur, për të shkëmbyer informacione dhe për t’u angazhuar në forma të ndryshme komunikimi pa ndërhyrje.

Kryetari
Vatra Manhattan Branch
Agustin Mirakaj
blank
blank

Sqarim për publikun dhe Vatranët: A është Vatra sot fole e sigurimit të shtetit?

Ura e bashkëpunimit mes Vatranëve me krye komunistin, kriminel Ruci u ndërtua me emërimin pa votë të kryetarit të ri më 20 shkurt 2020.

Faktet tregojnë qartë se bashkëpunimi ishte i paramenduar.

Tani më thoni të dashur bashkatdhetarë, a ka komunistë mes nesh?

A është Vatra sot është fole e sigurimit të shtetit?

Apo të ulim kokën dhe t’i themi faleminderit Besim Malotit dhe miqve të tij me shok që mbledhjet e kryesisë i kan kthyer si mbledhjet e byrosë politike.

Gjithçka vërtetohet me këtë foto.

Të ata që mendojnë se kupola e Vatrës është e kalbur, duhet t’i flasin me zë dhe figurë dhe të mos heshtin.

Ne duhet të pushtojmë internetin me fakte dhe të çjerrim fytyrën e komunistëve në Amerikë.

(Vatra Manhattan Branch)

blank

 

blank

Gazetari shqiptaro-amerikan Frank Shkreli nderohet në Malësi të Madhe

VOA/Pëllumb Sulo

Ceremonia e dhënies se titullit “Qytetar Nderi” gazetarit dhe veprimtarit të njohur shqiptaro-amerikan Frank Shkrelit u zhvillua këtë të premte në mjediset e Bashkisë “Malësi e Madhe”, në qytetin e Koplikut.

“Për vlerat e larta në fushën e gazetarisë ( sidomos tek media më e njohur ndërkombëtare “Zëri i Amerikës”-VOA), si publicist që me shkrimet e tij i ka bërë dhe i bën jehonë çëshjtes kombëtare shqiptare, duke qenë edhe një faktor shumë i rëndësishëm i Komunitetit shqiptar në Amerikë, si edhe për rolin e tij në lidhjet ndërkulturore mes shqiptarëve dhe popujve kudo nëpër botë, duke forcuar vazhdimisht kontributin e tij në lartësimin e trevës tonë Malësi e Madhe e më gjërë”.

Kryetari i Bashkisë “Malësi e Madhe”, Tonin Marinaj, tha gjatë ceremonisë se, vlerësimi për Frank Shkrelin si Qytetar Nderi është vazhdim i përpjekjeve për të vlerësuar figurat më në zë të Malësisë, të cilët kanë dhënë kontribut të shquar për lartësimin e emrit të Malësisë së Madhe, kulturës, traditave dhe atdhetarizmit të kësaj treve.

“Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe, Frank Shkrelin e shpalli “Qytetar Nderi” për kontributin e tij të çmuar sidomos në proceset demokratike që, nga vetë pozicioni ku punonte, mund të them se Zëri i Amerikës ishte shtytësi kryesor për ndryshimet që erdhen në ’92-shin në Shqipëri”, tha ai.

Duke falenderuar për vlerësimin e dhënë nga Bashkia Malësi e Madhe, prej nga e ka origjinën edhe familja e tij, gazetari shpiptaro-amerikan Frank Shkreli vlerësoi marrëdheniet mes Shqipërisë dhe Amerikës.

“Nga Amerika e largët, me kolegët e mi kemi mundur të kontribuojmë për të njëjtat qëllime dhe ideale të shenjta kombëtare; për lirinë dhe demokracinë e këtij populli të lashtë e të vuajtur ndër shekuj, për Kosovën, por edhe për rivendosjen e miqësisë se përhershme midis dy popujve tanë – Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kombit shqiptar. Këto marrëdhenie janë të paprekshme dhe nuk janë pronë e ndonjë individi apo partie, por janë marrëdhënie historike midis dy kombeve dhe popujve tanë. Ashtu duhet të mbeten në të ardhmen”, theksoi zoti Shkreli.

Me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe, familja e Frank Shkrelit largohet fillimisht në Amull të Ulqinit, për t’u arratisur më pas, në vitin 1969, nga ish Jugosllavia komuniste duke mbërritur në Shtetet e Bashkuara si refugjatë politikë.

Frank Shkreli gjatë gjithë veprimtarisë së tij në Amerikë, e ka dëshmuar veten si mbrojtës i lirisë së fjalës dhe shtypit, i të drejtave të njeriut dhe si avokat i çështjes shqiptare.

Për një kohë të gjatë punoi si gazetar e deri drejtor i seksionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës, prej nga doli në pension për të vazhduar aktivitetin si veprimtar shoqëror dhe publicist, duke ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë.

Frut i kësaj veprimtarie janë edhe tre vëllimet e librit të tij “Demokracia nuk pret” botuar në Shqipëri rreth tre vite më parë. Frank Shkreli vazhdon të jetë një figurë e shquar dhe aktive në komunitetin shqiptar të Amerikës.

Ai është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” në vlerësim të veprimtarisë së shquar atdhetare dhe kontributit në përhapjen dhe mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë,

blank

Vatra udhehiqet nga SIGURIMI dhe UDB

Kryetari i deges Vatra Manhattan Branch, Agustin Mirakaj u perjashtua nga Gazeta Dielli qe drejtohet nga Sokol Paja si editor fuqiplotë.
Gje qe s’ka ndodh ndonjehere.
Therrasim urgjent Vatranet te protestojne ndaj kesaj maskarade tipike marksiste.
Vatra sot eshte ne diten me te zeze te saj.
Ku disa persona po mundohen te shkaterrojne Vatren me udhezime nga SIGURIMI dhe UDB.
blank
(Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Degës së Vatrës në Manhaten)
blank

Vatra si majmunët e kafazit! – Që Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra është katandisur si mos më keq kjo nuk përbën më lajm

Vatra si majmunët e kafazit! – Ata rrinë kokulur në kafaz për të pritur tutorin e radhës.

 

Që Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra është katandisur si mos më keq kjo nuk përbën më lajm.

 

Është një grup njerzish që kanë zabtuar selinë e saj dhe nuk e pranojnë të diskutojnë për asnjë gjë.

Sot ne kemi një editor gazete që bllokon antaret e Vatrës të bëjnë komente apo debate ne faqen e gazetes dielli. Pavarsisht se editori i gazetës paguhet nga tarifa që antaret e Vatrës paguajne.

Kryetari i Vatrës, nen/kryetri i saj, editori, arketari dhe disa të tjerë aty ngjajnë si “majmunet në kafaz”. Historia e majmunëve është shumë interesante:

Historia është kështu:

“Një grup shkencëtarësh, morën pesë majmunë dhe i futën në një kafaz. Brenda kafazit, vendosën një palë shkallë dhe mbi to pesë banane. Sigurisht që majmunëve u shkoi goja lëng me të parë bananet, prandaj u turrën me vrap për ti marrë. Por, shkencëtarët i lagën me ujë të ftohtë akull. Sa herë që ndonjë majmun turrej drejt shkallës për të marrë bananet, zorra me ujë të ftohte e detyronte të kthehej mbrapsht. Pas disa ditësh, asnjërit nga majmunët nuk ia mbante të ngjitej në shkallë për të marrë bananet, edhe pse tundimi ishte shumë i madh teksa i shihnin mbi shkallë. Edhe kur ndonjëri se mbante dot veten, majmunët e tjerë e zhdëpnin në dru, pasi e dinin se do të lageshin me ujë të ftohtë. Ditët kalonin dhe asnjë majmun nuk guxonte as ti afrohej shkallës.

Shkencëtarët vendosën që njërin nga pesë majmunët ta ndërrojnë me një majmun të ri. Me të hyrë brenda në kafaz, miku i ri u turr drejt shkallëve për të marrë bananet, por katër majmunët e tjerë iu hodhën sipër dhe e detyruan të kthehej mbrapsht. Sa herë që orvatej të ngjisë shkallët, majmunët e tjerë e rrihnin derisa dhe majmuni i ri iu nënshtrua ligjit, bananet nuk duhej të prekeshin.

Pas disa ditësh, shkencëtarët hoqën një majmun tjetër të vjetër dhe futën një majmun të ri dhe i njëjti reagim u përsërit nga katër majmunët e tjerë. Këtë herë, edhe majmuni i ri i pari, mori pjesë në konfrontimin fizik për ta ndaluar mikun më të ri tu ngjitet shkallëve. Ai e qëllonte majmunin më të ri, edhe pse nuk e dinte shkakun përse nuk duhet të ngjitej në shkallë.

Kështu vazhduan derisa i ndryshuan të gjithë majmunët e vjetër me majmunë të rinj. Tashmë, në kafaz ishin pesë majmunë të rinj të cilët asnjëherë nuk ishin lagur me ujë të ftohtë teksa orvateshin të ngjisin shkallët për të marrë bananet. Megjithatë, ata e rrihnin çdokënd prej tyre që nisej drejt bananeve.

Nëse do të ishte e mundur ti pyesnim se përse e rrihni majmunin që orvatet të ngjisë shkallët, padyshim do të përgjigjeshin: Nuk e dimë. Thjesht kemi parë të parët tanë që silleshin kështu”

Kështu është situata sot në Vatër, “5 majmunë” që zhdëpen në dru nga pjellat e komunizmit “PS-PD-LSI”, zhdëpin në dru ata që kanë pranuar të nënshtrohen pa e ditur pse. Asnje nga ata që sot kanë zbatuar selinë e Vatrës nuk e kanë në dorë lirnë e tyre.

Ata rrinë kokulur në kafaz për të pritur tutorin e radhës.

(Marrë nga faqja në rrjetin social e Degës së Vatres në Mannhatan)

blank

Gazeta Dielli censuron Kryetarin e Vatra Manhattan Branch – ndërsa editori thotë se gazeten e drejton Elmi Berisha, drejtohuni atij për çdo gjë

Vatra Manhattan Branch njofton Keshillin, Kryesine dhe Kryetarin e Federates Panshqiptare Vatra se me daten 22 Maj editori i Gazetes Dielli ka censuruar dhe fshire komentet e z. Agustin Mirakaj, kryetar i deges sone.

Editori i Diellit, z. Sokol Paja nuk ka dhene asnje shpjegim për kete akt, perveç komentit qe “gazeten e drejton Elmi Berisha, drejtohuni atij për çdo gje”.

Vatra Manhattan Branch e denon me force kete censurim te fjales se lire dhe lirise se shprehjes te garantuar me kushtetuten amerikane ( first amendment). Dega jone kerkon sqarim nga z. Sokol

Paja dhe z. Elmi Berisha për kete veprim te ndalimit te shprehjes se mendimit te lire.

Pse e keni bere kete veprim?

I bejme thirrje gjithashtu anetareve te Kryesie dhe Keshillit te Vatres te shprehen për kete veprim.

A do reflektojme kur shkelet liria e fjales?

Vatra Manhattan Branch

NEW YORK

blank

blank

Gjendje anarshie në Vatër e Diell – Jashtë çdo imagjinate që editori i Gazetës Dielli, nje alien i kohëve të fundit në USA censuron, përjashton e bllokon Nga Valentin Lumaj

“Ruajeni Vatren nga ata që ju ka rënë rruga vonë kah Vatra”

Nuk ka se si të mos jem i trishtuem kur shoh kyt gjendje anarshie në Vatër dhe në Diell.

Asht jashtë çdo imagjinate që editori i Gazetës Dielli, nje alien i kohëve të fundit në USA, me mendësi bajraktari rural shqiptar, të censurojë shkrimet etike, të heqë të drejtën e komenteve, apo të bllokojë hyrjen dhe leximin e Gazetës Dielli, vatranëve shqiptarë, të edukuem me kulturën, ligjin, lirite dhe jetën amerikane. Aq më keq, kur këta Vatranë kanë dhënë kaq shume për Diellin, por edhe e paguajnë me kuotat e anëtarësisë këtë gazetë, gjithashtu paguajnë edhe editorin e Diellit.

Ky mendoj unë, asht një akt hakmarrës primitiv, akt që nxit konflikte, nxit urrejtje dhe shmang kritiken dhe debatin konstruktiv, kaq të munguar dhe të nevojshëm në Vatër. Po ashtu asht edhe një akt djallëzor që ka për qëllim vënjen e gazetës Dielli në shërbim të axhendës se një grupi të vogël në kupolën e Vatrës, që faktikisht janë bataku i saj, dhe e dyta duan që të frikësojnë vatranët e tjerë, që nëse flasin apo shkruajnë, kështu do ta pësojnë.

Bllokimet dhe përjashtimet nuk janë asesi vepra të një vllaznie të mbledhur për një qëllim të mirë të përbashkët, por janë janë qartazi metoda të agjensive të zbulimit, sikurse ka qenë Sigurimi i shtetit, UDB-ja apo Shërbimi Informativ, me axhenda te caktuara jovatrane, meqë flitet se këto struktura kanë agjentët e tyre tashma edhe në Vatër dhe Diell. Në Vatër besoj i njohin respektivisht.

Prandaj e mbështes Agustinin dhe degën e Vatres në Mannhatan, por edhe Visarin, Lekën, Cezarin, Aranitasin, Blloshmin e të tjerë, të cilët po kërkojnë fjalën e lirë, për të cilën fjalë të lirë u persekutuan në komunizëm dhe një lloj persekutimi per se dyti po ju bëhet edhe këtu në Vatër dhe në vendin e lirive.

E ndjej dhimbjen dhe e kuptoj revoltën e Agustinit, mbasi ka më se një vit që editori i Diellit, për një koment kritik etik timin, ndaj një shkrimi vulgar të nënkryetarit, të mbushur me urrejtje, shpifje, përçmim dhe fjalor banal, jo vetëm më hoqi të dejtën për komente, por më bëri një bllokim total në Gazetën Dielli qe të mos kem mundesi as ta lexoj, po ashtu më ndaloi gazetën në print, megjithëse e kisha paguar. Sa të vegjël që janë.

Sa mirë dhe bukur drejtuesit e Diellit, dmth kryetari i Vatrës, u largua nga lufta në Kosovë për ti shpëtuar luftes dhe vdekjes, Amerika e priti, i dha liri, te drejta, strehë e bukë; editori i Diellit, erdhi një fukara nga një zonë që thonë “atje ku ha pula gurë”, ia hapi derën Amerika me gjitha të mirat, edhe Vatra po ashtu dhe bëri “bark”.

Por nga ana tjetër këta njerëz sa keq që I përdorin të mirat, liritë, tolerancen dhe të drejtat që ju jep Amerika. Standartin që ju dha Amerika e huaj, këta nuk duan që ta zbatojnë për sivëllaun e tyre shqiptar por bëhen tiranë të vegjël shpirtëzinj. Shyqyr o Zot që nuk kanë më shumë në dorë.

Kaq mund t’ju them atyre: si do të ndiheshit ju nëse dikush ua bën juve këtë që ju po ju bëni të tjerëvë. Ai i frigoheni ndopak Zotit. Nëse nuk njihni Zot, Karma nuk do të ketë mëshirë për ju.

“Ruajeni Vatren nga ata që ju ka rënë rruga vonë kah Vatra”, sa bukur pati thënë i ndjeri Dalip Greca

 

Gazeta Dielli censuron Kryetarin e Vatra Manhattan Branch – ndërsa editori thotë se gazeten e drejton Elmi Berisha, drejtohuni atij për çdo gjë


Send this to a friend