(Një intervistë me Xhemal Xherri MSc, Turizëm i Qëndrueshëm, Aktivist i Mjedisit)
AM:- Z. Xherri, përshëndetje. Do desha një prezantim tuaj ë fillimisht.
Xhemal Xherri:- Shumë faleminderit Ardi për ftesën dhe e vlerësoj. Unë jam Xhemal Xherri dhe punoj pranë organizatës PPNEA, që është një organizatë për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri. Ne merremi kryesisht me studimin e jetës së egër ë të fokusuar kryesisht te këto llojet që janë të rrezikuara në nivel kombëtar por edhe global. Shkurtimisht mund të përmend disa lloje ë lloje për shembull si rrëqebulli i Ballkanit, Kali Qyqes, Pelikani Kaçurrel, lloje të cilat janë shumë të rralla si në nivel kombëtar, por edhe në nivel ndërkombëtar. PPNEA-ja bën ato përpjekjet e veta jo vetëm për t’i studiuar, por edhe për t’i konservuar, për t’i ruajtur nga nga zhdukja që i kanoset. Kohët e fundit siç mund ta keni parë, ne jemi hasur me zhvillime shumë të frikshme në fakt, brenda një prej zonave më të rëndësishme të vendit tonë. Një prej ë zonave të mbrojtura më të rëndësishme siç është ajo e Pishë-Poros në Nartë ose pranë Vjosë-Nartës.
Pyetje AM:-Bile Pishë-Poro është më e afërta që është vënë re një ndërhyrje në dëmtimin e infrastrukturës po themi biologjike, pasi mjete të rënda janë ekspozuar ë kanë filluar të bëjnë ndërhyrje duke shpyllëzuar duke trembur gjallesën rreth e rrotull. Mund të na përshkruani diçka rreth kësaj?
Xhemal Xherri:– Po patjetër. Shumë faleminderit që ë edhe njëherë se nuk e di a e përmenda që po i dedikoni një një hapësirë kësaj çështje pasi ë jo shumë media në fakt po e po e trajtojnë këtë si problematikë. Ëh, në fakt kemi të bëjmë me një lloj pushtimi në një farë mënyre ë pasi ë zona e mbrojtur Pishë-Poron është një peizazh natyror i mbrojtur me ligj, i njohur për vlerat e biodiversitetit jo vetëm në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar. Duhet përmendur këtu fakti që kjo zonë ka status zonë e rëndësishme për shpendët në nivel ndërkombëtar, zonë kyç për biodiversitetit prapë në nivel ë ë ndërkombëtar. Është një zonë e cila nëse futemi në Bashkimin Europian do të quhet gjithashtu ‘Zonë Natyra 2000’, pra një zonë me me vlera shumë të larta. Eh, por përpos faktit që është zonë e mbrojtur dhe mbrohet me ligj, kohët e fundit siç e keni parë, siç mund ta keni parë ë po bëhen disa zhvillime shkatërruese brenda zonës qendrore të të kësaj zonës së mbrojtur dhe konkretisht bëhet fjalë për një resort që është përfolur. Një resort i madh me ndërtesa dhe pallate nga një deri në gjashtë ose tetë kate. Pra, bëhet fjalë për një një mini qytet. Me pak fjalë, i cili do ndërtohet në një zonë qendrore për biodiversitetin ose për natyrën. Sikur të mos mungonte shkatërrimi që po i bëhet me Aeroportin e Vlorës, asaj zone po vazhdon me resortet të cilat janë planifikuar aty dhe deri diku misterioze. E them këtë misterioze sepse ne si organizatë kemi kohë që kërkojmë ë përgjigje drejt institucioneve përkatëse, se kush po e ndërton(?). Kush është kompania në qoftë se janë bërë studime paraprake të vlerësimit të ndikimit në mjedis në qoftë se ka një studim fizibiliteti e të tjerë e të tjerë, por është ende një mister. Domethënë bëhet fjalë momentalisht është hedhur çakull në të gjithë zonën ka pasur një rrethim pilota betoni dhe akoma nuk dihet se kush po bën, ku është leja e ndërtimit, ku është leja e zhvillimit, ku është studimi për ndikimin në mjedis etj. Pra, kemi të bëjmë me një ë projekt misterioz i cili po zbatohet dhe institucionet ë nuk po reagojnë fare.
Pyetje AM:- Koha kur punohet atje është në mbrëmje apo ditën për diell? Xhemal Xherri:- Ditë-natë edhe në ditë pushimi. Domethënë vetëm vullnetarët tanë që kanë qenë rreth e qarkut të zonës dhe ditën e djeshme që ishte ditë pushimi ose të shtunën ë makineritë vazhdojnë dhe punojnë.
Pyetje AM:- A e keni keni mundësuar keni mundësuar, më fal për ndërhyrjen, keni mundësuar fotografimin ose video për ta ilustruar këtë ë akt të themi të ndërhyrjes në mjedis? Xhemal Xherri:- Po, kemi foto e video të ndryshme të cilat po bëhen si brenda zonës, por dhe në në në në kufijtë e saj. ë vetë rrethimi që po i bëjnë zonës nga dy anët bëhet fjalë për rreth një sipërfaqe prej afro 400 hektarësh 400 deri 600 ë hektarësh ë e cila është rrethuar me me tel-gjembi, domethënë a thua sikur është një zonë e kaq private dhe ku as nuk mund të fotografosh brenda saj ku ndërkohë që deri pak më parë ose deri dje ishte një prej xhevaireve të vendit tonë ku çdokush, çdo shqiptar mund ta vizitonte. Ndërkohë si papritur për punë një jave a dy javësh zona u rrethua dhe janë vendosur edhe portat dhe tani është e pa aksesueshme, e pa aksesueshme nga çdo qytetar.
Pyetje AM:- Për të qëndruar te kjo, sa e rrezikon jetën e gjallesës një rrethim i kësaj natyre dhe çfarë dëmesh shkakton? Xhemal Xherri:– Eh, nuk di nga t’ja nis.Sepse me vërtetë shoqëria civile, shoqatat mjedisore janë shokuar nga kjo që po ndodh dhe nga shpejtësia që po ndodh. Kishim pasur edhe raste të tjera të zhvillimeve infrastrukturore, por ato marrin kohën e vet. Por raste të tilla janë të frikshme. Janë të frikshme në kuptimin që për një kohë 10 ditore të vijnë qindra kamionë me çakull dhe të shkojnë e të shtrojnë rrugën e tjera e të tjera. Bëhet fjalë për një shqetësim shumë të madh që ne mendojmë që i shkaktohet faunës së egër, faunës dhe florës. Duke filluar nga habitatet në bregdetin e Porto-Novës gjenden këto dunat fantastike ranore, peizazhe të cilat janë dashur qindra vite që të krijohen dhe papritur shkatërrohen brenda një dite. Duke vazhduar pastaj te fauna, te llojet e shpendëve ose gjitarët që ndodhen aty të cilëve do t’i prishet habitati i tyre si i qëndrimit, si i dimërimit, por edhe i folezimit. Pikërisht në këtë periudhë shpendët e ndryshëm që ndodhen në të gjithë ligatinat e vendit tonë.
Pyetje AM:- Pra janë shumica e tyre nën kërcënim. Janë vezët që presin të çelin tashmë dhe janë makineritë e shumta që i kalojnë afër, kalojnë rreth e qark e sigurisht që i kanë shqetësuar dhe në një farë mënyre i kanë ndërprerë ato proceset e tyre biologjike të jetës. Pra këtu çdo gjë po bëhet me shpejtësi, me një shpejtësi të frikshme ë dhe dëmet në mjedis janë të mëdha dhe do jenë akoma më të mëdha në vijim. Ju përmendët që çakullin që po hidhet me shpejtësi. Nga merret nga cila zonë? A keni arritur ta ndiqni ose ta përcaktoni? Xhemal Xherri:– Nga informacionet që ne kemi nga disa vullnetarë, por nuk i kam të sigurta merret kryesisht nga rrethinat e Vlorës ë në Lumin e Vlorës ose diku aty afër. Po dua të përmend një fakt shumë interesant. Në një prej këtyre ditëve të javës së shkuar vetëm në një orë kaluan shtatë-tetë kamionë. Pra merreni me mend se sa kamionë me çakull në ditë shkojnë tek kjo sipërfaqe e caktuar. Pra është një investim shumë i madh dhe një nxitim shumë i madh nga kompania që po që realizon këtë.
Pyetje AM:- Çfarë mendoni ju? Cilat do të jenë hapat më tej tuajat për ndërgjegjësimin? Xhemal Xherri:- Atëherë ne po punojmë për ndërgjegjësimin e popullatës. Po punojmë paralelisht edhe për të marrë informacionet e duhura se çfarë po ndodh në zonë ose cili është kuadri ligjor ku po punohet tek kjo gjë. Gjithashtu realizuam një protestë javën e shkuar. Planifikojmë ditën e nesërme (26 Maj, 2026), përpara Ministrisë së Mjedisit të realizojmë një protestë tjetër. Gjithashtu dhe javës tjetër planifikojmë prapë një protestë tjetër. Pra do jenë një sërë protestash për të për të ngritur zërin e tonë, zërin e qytetarëve, zërin e specialistëve të mjedisit mbi këtë shkatërrim që po i bëhet natyrës, Zonave të Mbrojtura dhe pasurive tona kombëtare.
Pyetje AM:-Kur ka qenë protesta e fundit që ju bëtë përpara Kuvendit të Shqipërisë? Xhemal Xherri:– Përpara Kuvendit të Shqipërisë ë kanë qenë në vitin e kaluar ose në 2024-ën 2025-ën. Janë bërë disa protesta për të ngritur zërin për çështjen e ligjit të zonave të mbrojtura ë pasi menjëherë pas miratimit të këtyre ndryshimeve të fundit në ligjin për zonat e mbrojtura ose për këto zhvillimet ë infrastrukturore që mund të zhvilloheshin brenda Zonave të Mbrojtura, kryesisht tek zonat me status, Peizazhi i Mbrojtur ose Monumentet e Natyrës. Ne kemi zhvilluar disa protesta dhe dhe i kemi në një farë mënyre e kemi ngritur këtë çështje dhe në nivel ndërkombëtar në Bashkimin Europian. Gjithashtu për të në konventat e caktuara, Konventa e Bernës, Konventa e Shpendëve Shtegtues e të tjerë për të adresuar këtë problematikë ë pasi nuk është vetëm problem kombëtar. Me vërtetë problemi kombëtar është kryesor, por këtu kemi të bëjmë dhe me shpend ose lloje të cilat janë shtegtues. Lloje të cilat nuk është se na përkasin vetëm ne si vend. Ato me vërtetë janë disa lloj shpendësh vijnë dhe po vezojnë në vendin tonë kryesisht periudhën Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht dhe ikin në Shtator. Por këta shpend janë shtegtues . Këta shkojnë në në Bullgari, në Rumani, në Turqi, në Afrikë. Gjithashtu bëhet fjalë dhe për shpendët që vijnë nga Evropa Veriore drejt vendit tonë, kryesisht gjatë periudhës së dimrit.
Pyetje AM:- Pra janë kolonitë e qoftë edhe kolonitë e flamingove që janë po prapë shumë më larg. Po kolonitë e flamingove për shembull? Xhemal Xherri:- Ne i kemi të vërtetuara që vijnë kryesisht Itali, Francë, Turqi. Pra kemi lloje aty që nuk nuk është se gjenden vetëm Shqipëri dhe janë shpend të cilat gjenden dhe në vende të tjera dhe vijnë nga vendet e tjera dhe në një farë mënyre duhet t’i mbrojmë dhe jo t’i shkatërrojmë habitatet e tyre.
Pyetje AM:- Dua t’ju tregoj vetëm një eksperiencë, një përvojë si të thuash personale në qytetin ku unë jetoj duhet të kujdesem vetë për pastrimin e pronës time rreth e rrotull ë barishteve, degëve të pemës e me radhë. Tani pikërisht është koha ku zogjtë folenizojnë, bile disa kanë çelur. Vitin e kaluar ka pasur një furtunë e cila rrëzoi, folenë dhe ne ishim të detyruar të njoftonim ë autoritetet përkatëse që kjo ka ndodhur. Nuk është efekt si të thuash njerëzor që ka ndërhyrë. Dhe përpos kësaj, veç falenderimit që morëm, dëgjonim edhe këshillën nga fqinjët e tjerë e rrotull. Është e ndaluar t’i prekësh qoftë dhe në pronën tënde, t’i trazosh jetën një foleje të sapo ndërtuar të çfarëdo lloj shpendi ose gjallese që të jetë dhe këtë po e them në raport me atë që disa ditë më parë duke kërkuar rreth një konference për shtyp që u bë ë mbi gjendjen ose situatën që a funksionon a nuk funksionon, a do të funksionojë apo nuk do të funksionojë Aeroporti i Vlorës. Asnjë nga gazetarët nuk ngriti një pyetje rreth ekosistemit, lagunës dhe të them të drejtën nga kjo analizë kur shikoja që janë 200 lloje shpendësh, janë 70 lloje në rrezik botëror, në rrezik të shfarosjes nga gjallesa e asaj lagune. Pra, për rrezik botëror të shfarosjes. Ndjesia e parë që më vjen është se a mund t’ua shpjegojmë njerëzve? A mund t’ia shpjegojmë politikës? A mund t’i ndërgjegjësojmë këta aktorë dhe personalitete qoftë të shkencës, qoftë të ekonomisë për të kuptuar mirë e më mirë që ato 200 lloje janë janë inventar zogjsh (gjallese). Dhe këtu nuk flitet për 200, por flitet për mijëra e mijëra individë dhe specie që e gjallojnë atë lagunë atje ose pjesën rreth e rrotull gjirit të Vlorës. Xhemal Xherri:- Është shumë e vështirë në fakt t’i mbushësh mendjen një ministri se sa e rëndësishme është kjo zonë. ë nuk po përmend fare shërbimet e ekosistemit që ne si njerëz i marrim nga nga proceset natyrore që ndodhin në lagunë. Por mund të përmend ë mund të vazhdojë te ajo që sapo ju thatë që ndodhen rreth 200 lloje shpendësh dhe këtu janë lloje por ama si individë mund të jenë janë mira. Pra është një ekosistem i cili është shtëpi e mijërave shpendëve disa prej tyre në nivel të rëndësishëm në nivel ndërkombëtar dhe si e tillë ë minimalisht një vend i Bashkimit Europian ose një vend kandidat duhet të sigurojë që habitati i tyre ose proceset e tyre biologjike të jetë funksional ose të jetë të jetë i mbrojtur. Ëh, por kjo nuk ndodh. Përpos se nuk ndodh, ndodh krejt e kundërta. Shkatërrohet ky habitat. Pra ë është shumë e vështirë që ti të ndërgjegjësosh klasën politike ë por sigurisht që qytetarët duhet të jenë shumë të vëmendshëm dhe të të ndjeshëm krejt kundrejt kësaj çështje, sepse është një çështje që na prek të gjithë. Është një çështje që preken vlerat tona natyrore dhe bëhet fjalë për një zonë e cila ëh prej prej disa ditësh tashmë nuk do të ketë mundësi të aksesohet nga kushdo. Pra është një zonë totalisht e mbyllur dhe do të aksesohet vetëm nga disa persona të caktuar dhe si këto zona me zhvillimet e fundit që ne po shikojmë duket që e gjithë i gjithë bregdeti shqiptar pak nga pak po privatizohet. Dua të theksoj këtu që edhe delta e lumit vi planifikohet me sa kemi parë planifikohet të ndërhyhet me prapë edhe këtu me një mini qytet të vogël. Ana tjetër e Vjosës ose Darëzeza gjithashtu planifikohet të zhvillohet ë gjithashtu bëhet fjalë prapë zona me shumë rëndësi të madhe ekologjike, një presje, një pjesë e tyre zona të mbrojtura. Në Rrjoll për shembull, juve e keni parë ndoshta se ajo është pjesë e Zonës së Mbrojtur të Velipojës, është Zonë Ramsar gjithashtu nivelit ndërkombëtar, një zonë ku projekti që po ndodh aty momentalisht është pjesë e Zonës Ramsar. Pra ka një rëndësi të madhe ekologjike në nivel ndërkombëtar. Pra janë një sërë zonash kryesisht në bregdet të cilave i rrezikohet Statusi i tyre Ekologjik dhe shumë prej llojeve që po vezojnë, po qëndrojnë, po ushqehen tek këto zona ne do t’i humbin për fat të keq.
Pyetje AM:-Kush janë pikat tuaja të kontaktit në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Bashkimin Evropian për të bërë këtë ndërgjegjësim dhe sa i ndiqni ose sa përgjigje pas merrni? Xhemal Xherri:- Po atëherë për fat të keq vetëm shumë pak deputetë të parlamentit të vendit tonë janë të ndërgjegjshëm për për çfarë po ndodh. ë ka pasur disa prej tyre ë si Z. Muçi që e ka ngritur çështjen dhe në në parlament ë por për fat të keq një pjesë e madhe e dy partive kryesore të si e Partisë Socialiste dhe ajo Demokratike nuk e kam përmendur këtë si çështje ë dhe ky është fati jonë i keq sepse bëhet fjalë siç e thashë me një zonë shumë të rëndësishme. Ndërsa në nivel ndërkombëtar, ne po punojmë me, kemi vënë në dini institucionet kryesore evropiane, Bashkimin Europian, ëh, Komisionin Europian gjithashtu, personat përgjegjës që janë komisionet përkatëse për për mjedisin dhe për anëtarësimin e Shqipërisë brenda Bashkimit Europian, lidhur me situatën që po ndodh dhe shkatërrimin që po ndodh brenda kësaj zone të mbrojtur. Sigurisht në sytë e tyre nuk është një gjë e mirë. Vetëm pak ditë përpara, nga një komunikim që kemi pasur nga një përditësim që kemi pasur me pjesëtarë të konventave të ndryshme të cilat Shqipëria i ka ratifikuar Konventa e Bernës, Konventa e Shpendëve Shtegtues nuk janë të kënaqur. Nuk e shohin aspak pozitive dhe përkundrazi e shohin tejet të zymtë vendin tonë ose politikat politikë-bërjen nga ana e mjedisore. Politikë-bërjen mjedisore e shohin shumë të keqe e në një farë mënyre.
Pyetje AM:- Kur ju pyeta për bashkëpunimin me ë anëtarët e me anëtarët e kuvendit të Shqipërisë kisha parasysh dhe dy vite më parë protestat që janë një pjesë e e me sa kujtoj Zj. Zhupa ka qenë në atë protestë përpara parlamentit. Nuk nuk është vetëm kjo pjesë e rëndësishme. A keni ju pika kontakti me ë deputetë, pra me anëtarë të parlamentit nga cilido krah për t’i pasur ata ju ata ë përgjegjës për punën që po bëni dhe t’i si të thuash t’i ndërgjegjësoni që të hapen seancat dëgjimi për këtë alarm që po shkaktohet mbi natyrën e Shqipërisë? Të mos jenë vetëm kredi politike, por të jenë një zgjim i ndërgjegjes së tyre, i banorëve, i popullatës dhe i qytetarëve se çfarë po ndodh? Xhemal Xherri:- Po ë shumë e vërtetë. Në fakt sigurisht zonja Zhupa dhe Tabaku kanë qenë shumë mbështetëse e kauzave mjedisore sigurisht asaj të të aeroportit. ë kam besimin që dhe për këtë çështje ato do jenë shumë mbështetëse. Ndonëse nuk kemi komunikuar ditët e fundit, por jam i sigurt që buja që ose ë buja e këtij këtij lloj investimi që po bën ose ë komunikatat për shtyp që PPN-ja ka lançuar ë besoj janë në dijeni të të situatës.
Pyetje AM:-Mënyra se si e shtroj pyetjen është e tillë që kemi një Komision Parlamentar për Mjedisin. A mund t’i shkohet dhe t’i trokitet atyre që t’i tregohet se në këtë situatë jemi? Nuk ka rëndësi. Mjafton që t’u lihet pyetja, të bëhet kjo ky depozitim dhe të pritet një situatë dëgjuese? Xhemal Xherri:- Mendoj që i adresuam çështjet kryesore dhe ne duhet të shkojmë gjithashtu në terren për të verifikuar situatën ë për të adresuar ditë për ditë ë se se çfarë po ndodh pasi çdo ditë ne shkojmë dhe shohim ë dita ditës gjëkuldi të ndryshme të ndodhura te pylli, tek dunat ranore ë te monumentet e ndryshme natyrore që ndodhen brenda kësaj zone të mbrojtur e tjerë e tjerë.
Pyetje AM:- A keni ndonjë të dhënë përsa i përket aeroportit? Sa në rrezik është vetë edhe ai si ndërtim për ta për ta sjellë jo vetëm thjesht si mbrojtje të ë gjallesës atje, por edhe si rrezikshmëri e përmbytjes? Xhemal Xherri:- Po. Në fakt ka disa projeksione… ka disa studime që flasin për tokën aty ose projeksione të cilat kanë të bëjnë me rritjen e nivelit të ujit dhe bëhet fjalë për një ë rritje të nivelit të ujit në 20 vjeçaren e ardhshëm ë 2030- 2050 çka e bën shumë vulnerabël atë zonë të gjithë atë zonë jo vetëm aeroportin. Duhet të kuptojmë këtu sepse ajo zonë ka qenë para shumë vitesh ka qenë lagunë, ligatinë, ndonëse është drenazhuar dhe është tharë gjatë periudhës së komunizmit, por gjithsesi projeksionet e ardhshme për atë zonë parashikojnë një përmbytje. Me sa kemi parë ë në Aeroportin e Vlorës janë është hedhur goxha material dhe janë hapur kanale kulluese, por gjithsesi çdo dimër sikurse edhe sot e kësaj dite, unë isha vetëm përpara dy ditësh dhe pjesa rrethuese e aeroportit është e mbuluar në ujë. E kam parë në Dhjetor dhe në Janar , kishte shira në Mars. Përpara disa ditësh që unë isha aty ishte pjesa rrethuese anash ë le të themi taxi runway e pistës që ishte nën ujë. Kështu që ë këto janë investime të cilat duhet të mendohen mirë përpara se të realizohen. Ne si organizatë prej kohësh përpara se të bëheshin investimet e kemi shprehur qartë që të konsiderohen alternativa të tjera dhe jo kjo alternativë pikërisht brenda zonës së mbrojtur.
Pyetje AM:- Po me unionin (UGSHPD), ne dhe ju po e them kështu nga ana e qëndrimeve që herët në 2021-in dhe 2022-in kemi pasur biseda thjeshtë për të paraqitur gjendjen e për të bërë një lloj ndërgjegjësimi. Kur e shoh tani që kanë kaluar pesë vite, pothuajse asgjë nuk ka ndodhur në raport me sa i është marrë kësaj gjallese, pavarësisht punës dhe përpjekjeve tuaja?
Xhemal Xherri:- Punimet aty tek aeroporti i Vlorës janë duke vazhduar, pavarësisht se dhe çështjet gjyqësore që ne kemi adresuar janë duke vazhduar. Pra ka gjithashtu shpresë se ne mund ta fitojmë çështjen. Ndonëse ka një një dritë në fund të tunelit. Nëse kjo dritë është në anën tonë ë në anën e mjedisit atëherë mund të jetë diçka pozitive. Të paktën për fazën e operimit.
Pyetje AM:- Unë atë që shoh, nëse më lejoni nga të gjithë zhvillimet e kohëve të fundit pavarësisht procedurave ligjore ë sipërmarrjeve ekonomike, bashkëpunimeve me jashtë në pjesën e grup-kapitujve ku ju e lexoni të zezën mbi të bardhë që thuhet që ky aeroport nuk do të ndërtohet pasi si dëmi dhe ndërhyrja në mjedis është kaq e madhe. Unë këtu e shoh një përfundim të shpresës. Po se si do arrijmë deri aty nuk e kam shumë të qartë dhe kjo reklama politike që vendi do të hyjë në BE, pa plotësuar këtë standard kjo është një një pjesë tepër demoralizuese për mua. Është thjesht një fasadë që ne po hyjmë në BE edhe pas kemi gjithë këto dëme qoftë mbi natyrën, qoftë mbi ajrin, qoftë mbi ujin. Të tërë këta elementë jetësorë(?). Xhemal Xherri:- Është e vërtetë. Edhe unë personalisht jam skeptik. Mendoj që Bashkimi Europian duhet të jetë më i sertë me ne pasi kur bëhet fjalë për mjedisin bëhet fjalë për jetën. Bë bëhet fjalë për jetën tonë, për jetën e fëmijëve tanë. Nuk është diçka që kalon kollaj. Ndaj edhe në këtë aspekt mendoj që duhet të jetë shumë i sinqertë jo vetëm me ne, por me të gjithë vendet kandidate dhe me vendet që janë anëtare. Mjedisi nuk është thjesht në fjalë goje.
Pyetje AM:- Unë shpresoj, unë shpresoj që ju të keni informacionin e duhur ilustrues dhe presionin e duhur ë në drejtim të autoriteteve vendore, Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian për ta fituar këtë betejë. Xhemal Xherri:- Faleminderit. Është një nga rrugët që ne po e ndjekim në fakt dhe ë gjithashtu me çështjen gjyqësore ë sepse kjo kjo çështje duhet adresuar dhe ligjërisht. Domethënë ne po i ndjekim të gjithë rrugët për ta ë për ta adresuar këtë si çështje. Kjo është shumë e vërtetë. Po.
Pyetje AM:- Atëherë t’i kthehemi një pjese tjetër të përditshmërisë së punës tuaj. Ju më keni dërguar disa materiale të cilat unë do kisha dëshirë t’ia bashkëngjisja këtij bisedimi për ilustrim. A mund të më thoni përse mediat nuk janë prezentë ose përse mediat nuk janë mikpritëse ndaj problematikave që ushtroni dhe fakteve reale edhe të freskëta që ju po i tregoni ndërkohë? Xhemal Xherri:- Nga ana ime jo. Mendoj që i adresuam ë çështjet kryesore dhe ne duhet të shkojmë gjithashtu në terren për të verifikuar situatën për të adresuar ditë për ditë ë se se çfarë po ndodh pasi çdo ditë ne shkojmë dhe shohim dita-ditës gjullurdi të ndryshme të ndodhura tek pylli, tek dunat ranore, tek monumentet e ndryshme natyrore që ndodhen brenda kësaj zone të mbrojtur etj.
Pyetje AM:- Domethënë gjurmët janë parë në fund të Prillit?! A keni ndonjë kështu të dhënë përsa i përket aeroportit? Sa sa në rrezik është vetë edhe ai si ndërtim për ta për ta sjellë jo vetëm thjesht si mbrojtje të ë gjallesës atje, por edhe si rrezikshmëri e përmbytjes? Xhemal Xherri:– Në fakt ka disa projeksione, ka disa studime që flasin për tokën aty ose projeksione të cilat kanë të bëjnë me rritjen e nivelit të ujit dhe bëhet fjalë për një ë rritje të nivelit të ujit në 20 vjeçaren e ardhshëm ë 203050 ë çka e bën shumë vulnerabël atë atë sezon të gjithë sezon jo vetëm aeroportin por të gjithë sezon duhet të kuptojmë këtu sepse ajo Ajo zonë ka qenë para shumë vitesh ka qenë lagunë, ligatinë, ndonëse është drenazhuar dhe është tharë gjatë periudhës së komunistit, komunizmit, por gjithsesi ë projeksionet e ardhshme për atë zonë është në përmbytje. ë me sa kemi parë ë në Aeroportin e Vlorës është hedhur goxha material ë dhe janë hapur kanale kulluese, por gjithsesi çdo dimër edhe edhe sot e kësaj dite edhe sot e kësaj dite unë isha vetëm përpara dy ditësh pjesa rrethuese e aeroportit është e mbuluar në ujë kam parë dhjetor në janar që ka shira mars ë përpara disa ditësh që unë isha aty ishte pjesa rrethuese anash ë le të themi taxi runway pistës ishte është nën ujë kështu që ë këto janë investime të cilat duhet të mendohen mirë përpara se të realizohen. Si organizatë prej kohësh përpara se të bëhej investimi e kemi shprehur ose e kemi e kemi shprehur qartë që të konsiderohen alternativa të tjera dhe jo kjo alternativë pikërisht brenda zonës së mbrojtur.
AM:-Unë në emër të UGSHPD-s ju falenderoj për kontaktet, lidhjet që mbajmë dhe uroj që gjithmonë të të kemi mundësi të kontaktojmë për këto çështje të ndjeshme dhe të shohim një rrugë zgjidhje. Ju Faleminderit.
25 Maj, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)