“Është një rast tërësisht politik”
Intervistë me gruan e Julian Assange – Stella Moris: “Ekstradimi në SHBA shkel haptazi nenin katër të Traktatit të Mbretërisë së Bashkuar, i cili ndalon ekstradimin për shkelje politike”
Londra konfirmoi sot, të premten, ekstradimin e Julian Assange. 50-vjeçari australian, i cili ndodhet në burg prej 12 vitesh, mund të luajë ende kartën e apelit të tij për të shmangur transferimin në Shtetet e Bashkuara, ku duhet të përgjigjet për një sërë akuzash.
Assange, megjithatë, nuk është i vetëm: Wikileaks është pranë tij, edhe gruaja e tij Stella Moris, u takua, para këtij vendimi, nga Riccardo Bagnato në Frontline Club në Londër.
“Ai është në një qeli vetëm rreth tre me dy metra në pjesën më të madhe të ditës. Nuk sheh shpirt njeriu edhe kur e futin në oborr. Kudo ka beton. Është një situatë jashtëzakonisht e dëmshme për t’a larguar këtë person nga njerëz e tij të dashur dhe miqtë dhe për ta mbyllur në një kuti betoni ditë pas dite, vit pas viti ”
Assange akuzohet në Shtetet e Bashkuara për konspiracion dhe spiunazh për përhapjen e mijëra dokumenteve konfidenciale në faqen e Wikileaks që ai themeloi për luftën në Irak dhe Afganistan dhe më gjerë.
“Ky është një rast tërësisht politik. Ekstradimi në SHBA shkel haptazi Nenin 4 të Traktatit të Mbretërisë të Bashkuar, i cili ndalon ekstradimin për vepra politike. Dhe spiunazhi – për të cilin akuzohet Julian – është një vepër politike për përkufizim”.
Çfarë do të thoshte ekstradimi i tij për gazetarinë, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, për burimet, për sinjalizuesit?
“Pasojat e ndjekjes penale kundër Julian nuk mbitheksohen kurrë. Julian po ndiqet penalisht për publikimet e WikiLeaks në lidhje me luftërat në Irak dhe Afganistan, për dosjet në burgjet e Guantanamos dhe madje edhe për kabllogramet e Departamentit të Shtetit. Por këto janë botime që nxjerrin në pah krimet e luftës, shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, tortura, roli i CIA-s, etj. Nuk ka dyshim se ky informacion ishte i një rëndësie të madhe.
Zvicra prej disa vitesh ka treguar se dëshiron dhe mund të bëjë diçka. Gjeneva në veçanti votoi dhe propozoi një vizë humanitare për Julian Assange. A është një mundësi konkrete apo është thjesht një mënyrë për të thënë se do të donim të ndihmonim, por nuk mundemi, e kam fjalën për propozimin e Kantonit të Gjenevës?
“Zvicra ka treguar herë pas here se është gjithmonë në gjendje të ndihmojë nëse mundet. Vullneti është aty”.
Dhe a do ta bëjë?
“Epo, do ta shohim këtë …”/RSI/eb
Komentet