VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Lubonja: Teatri u shkatërrua nga banda kriminale me në krye Edi Ramën, Erion Veliaj të japë dorëheqjen. Protesta të vazhdueshme

By | May 18, 2020
blank

Komentet

blank

Policia dhunon të moshuarën që po mbronte shtëpinë e saj

Pamje që s’kanë nevojë për shumë komente, vijnë nga zona e ‘5 Majit’ në Tiranë, ku dhuna e ushtruar nga policia ndaj qytetarëve që mbronin shtëpitë e tyre, ka qenë shtazarake.

Por nga kjo dhunë nuk është privuar askush.

Edhe zonja të moshuara janë marrë zvarrë me policë, vetëm e vetëm që fadromat e Erion Veliajt të shkatërronin banesat në këtë zonë, ndërtime që nuk janë kompensuar nga shteti. syri.net

blank

Dhuna e ‘5 Maji’- Këlliçi: Ku është SPAK? Pse nuk e heton lali lekun?

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi reagoi pas dhunës policore te ‘5 Maji’.

“Nuk ka një nismë të vetme të kësaj qeverie të mos jetë shoqëruar me kundërshti nga qytetarët. Kjo tregon se mungon tërësisht komunikimi me grupet e interesit. Shpërfillja, gjuha e forcës dhe dhuna janë mjetet e pushtetit për të çuar në fund veprat korruptive.

Me pretekstin e dëmtimit nga tërmeti po i vihet ruspa banesave e po hidhen qytetarët në rrugë. E tillë është situata në bllokun “5 Maji”.

Ku është SPAK? Pse nuk e heton lali lekun?

Po në selinë e blinduar të PD ka depërtuar lajmi? Si po vepron policia në këtë rast? Pse e kursen gazin bashkëqeverisja?

Ju i kthyet banesat në gërmadha, jo tërmeti,” shkruan Këlliçi.

blank

“Plumbi në zemër me pistoletë ‘Makarov’”, rrëfehet eksperti kriminolog që hartoi raportin në dhomën e Mehmet Shehut

TIRANË

Eksperti kriminolog që shkoi në vendngjarje mëngjesin e 18 dhjetorit 1981, dhe hartoi raportin që e konsideron vdekjen e Mehmet Shehut një vetëvrasje klasike tregoi për emisionin ‘Opinion’, se çfarë pa në dhomën e ish kryeministrit, dhe cilat ishin gjurmët që e cuan të arrijë në këtë konkluzion.

“Skena ishte normale dhe gjithmonë mes vrasjes dhe vetëvrasjes ka në vrasje çrregullime, lëvizje të objekteve dhe sendeve ka një lloj rrëmuje në ambjent, në vetëvrasje ka një lloj parapregatitje, dhe personi që kryen vetëvrasjen do të lerë një skenë sa më normale.

Nëse dhe ka raste kur autori i një vrasjeje stimulon një skenë të tillë për ta paraqitur në vetëvrasje ajo demaskohet nga disa gjurmë që janë artificiale, në përfundim të të gjithë këqyrjes dhe ekzaminimeve se me këtë rast u bënë edhe ekzaminimet më pas, të pistoletës, të gëzhojës, të predhës të gjetur në vendin e ngjarjes dhe të gjurmëve të gishtave të Mehmetit, unë kam arritur në konkluzionin që jemi para një vetëvrasjeje.

Kush janë argumentat? Është një qitje e vetme, është plotësisht e realizueshme në pozicionin që kishte vrimën e hyrjes Mehmeti në zemër dhe me një pistoletë ‘Makarov’, relativisht e shkurtër ku dora e djathtë e personit ishte e mundshme ta shpjerë në këtë drejtim, dhe vija e predhës mes vrimës hyrëse dhe dalëse është në një vijë të drejtë normale që i korrespondon që është plotësisht e mundshme e realizueshme nga dora njerëzore.” u shpreh ai. bw

blank

‘Na nxorën plaçkat nga shtëpia’- Banorët te ‘5 maji’: S’kemi firmosur gjë

Forca të shumta policie kanë rrethuar mëngjesin e sotëm zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë pasi qytetarët po protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre.

Banorët e zonës i kanë zënë rrugën fadromave të IKMT-së për të bllokuar procesin e shembjeve në kuadër të procesit të rindërtimit.

Disa prej banorëve janë shoqëruar përdhunshëm nga policia pasi kundërshtuan shembjen e shtëpive.

Ndërhyrja është bërë që në orën 03:00 të mëngjesit, duke fikur fillimisht energjinë elektrike dhe më pas u shembën banesat e planifikuara. Nga projekti i kësaj zone është planifikuar shembja e rreth 400 shtëpive.

Banorët thanë se nuk kanë firmosur asgjë dhe se u kanë nxjerrë plaçkat nga shtëpitë.

 

blank

Sakrifica për banesën, banorët lidhen me pranga

Vijon rezistenca e disa banorëve për të kundërshtuar shembjen e shtëpive së tyre në Njësinë 4.

Në një moment kur fadromat e IKMT-së kanë mbërritur shumë pranë banesës së tyre, dy banorë janë vetë prangosur brenda mureve të shtëpisë, për të kundërshtuar shembjen e banesës.

Ata janë lidhur me pranga edhe me portën kryesore të shtëpisë.

blank

Banorët përplasen me policinë: Veliaj më bëri presion të votoj PS-në

Shembja e disa banesave në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë është shoqëruar me tensione të forta mes forcave policore dhe banorëve që po mbrojnë banesat e tyre nga shembja.

Mes tyre ka pasur edhe përplasje fizike.

“A mund të na thotë Erion Veliaj se ku i çon këto familje sot? Të na japë përgjigje përmes televizionit, se ne nuk na takon dot,” tha një prej banorëve.

“Nuk preken femrat me dorë, largohu andej,” dëgjohet një zonjë.

Ndërkohë një nga banorët tha se “Erion Veliaj më ka bërë presion të votoj PS-në”.

“Erion Veliaj, ti je një kriminel,” tha një tjetër banor.

“Nëse bëni dhunë me banorët, do ju dalë keq. A doni luftë? Mos na shtyni se luftë do keni,” tha një protestues.

blank

Policia bllokon rrugët për te ‘5 Maji’, qytetarët: Jemi në punë…

Dita e sotme ka nisur me tensione në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë, ku policia ka blinduar zonën dhe ka nxjerrë jashtë banesave shumë qytetarë, përfshirë edhe fëmijë. Përveç kësaj është vendosur kordoni policor dhe disa qytetarë të tjerë nuk po lejohet të hyjnë në zonën e rrethuar ku kanë dhe punën, brenda bizneseve në këtë lagje.

“Nuk na lejojnë, këta policë nuk kanë logjikë”, shprehen qytetarët.

Që në orët e para të mëngjesit policia ka shoqëruar disa persona në komisariat dhe u është ndërprerë energjia elektrike 3 banesave të cilat janë planifikuar të prishen ditën e sotme në orën 10:00.

Banorët:

-Nuk më le të hyj, nuk kanë tru fare.

-Ku ka shtet këtu?!

-Po të ishte polici e shtetit, nuk do vinte me vu dorë këtu, nuk na lejojnë as në këmbë të kalojmë.

-Policë pa logjikë!

blank

Protesta te ‘5 Maji’- Klevis Balliu: Ku janë palaçot “opozitarë”, ku është SPAK?

Ish-deputeti Klevis Balliu ka qenë i pranishëm sot në zonën e ‘5 Majit’, ku policia ka ndërhyrë me forcë që në orët e para të mëngjesit për prishjen e disa banesave.

Balliu tha se është e papranueshme që prishjet po bëhen në një kohë që banorët janë në proces gjyqësor me Bashkinë e Tiranës. Në rast se banorët fitojnë gjyqin, ngriti pyetjen Balliu, atëherë me çfarë parash do të bëhet dëmshpërblimi i tyre.

Ish-deputeti hodhi akuza dhe në drejtim të “opozitës”, që sipas tij nuk ka shkuar në mbështetje të banorëve.

“Askush nuk është kundër projekteve, kush do t’i paguajë këta banorë nëse gjykata vendos në favorin e tyre?

Sa është shuma monetare që e ngop monstrën Erion Veliaj, sa qytetarë shqiptarë duhet të mbeten pa shtëpi që të kënaqet Erion Veliaj, sa njerëz duhet të hidhen në rrugë? Cila është shuma që të kënaqet Erion Veliaj. Ja kanë çuar SPAK, prokurorisë dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje, kryetari i SPAK, kryetarja e prokurorisë së Tiranës duhet të dalin në deklaratë, dhe këto prishje të mos ndodhnin deri në përfundimin e hetimeve. Pse kjo është zgjidhja, prishim shtëpi, dhe fusim gazetarët në burg.

Ku është SPAK-u i famshëm, pse nuk iu kthen përgjigje këtyre qytetarëve? Nuk i kushton asgjë, nxitimi janë lekët dhe korrupsioni. Këtu nuk ka më shtet, ata palaçot “opozitarë” duhet të ishin këtu që në orën 06:00 të mëngjesit”, tha Balliu.

blank

Shikoni se si pushteti rrethon ‘5 Majin’, terror banorëve

Ditën e sotme, 19 janar është parashikuar shembja e 3 ndërtesave në zonën e “5 Majit” për t’i hapur rrugë nje projekti të dyshimtë dhe për të cilin banorët e zonës kanë qenë kundër.

Policia ka rrethuar zonën që në orët e para të mëngjesit. Banorët e kanë kundërshtuar këtë projekt që nga fillimi dhe prej gati 3 muajsh kanë zhvilluar protesta, pasi sipas tyre nuk kanë arritur një marrëveshje me bashkinë.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka bllokuar çdo hyrje e nuk lejojnë as mediet dhe as banorët e tjerë që të kalojnë.

Shikoni foton më poshtë për të kuptuar se sa shumë policë ka dërguar pushteti kundër banorëve të kësaj zone që janë në të drejtën e tyre. syri.net

blank

Rrethimi te ‘5 Maji’- Berisha: Ndal terrorit të narkopolicisë ndaj banorëve

Menjëherë pasi policia e Edi Ramës ka rrethuar zonën e ‘5 Majit’ dhe ku pritet që fadromat e IKMT të prishin banesat e qytetarëve pa asnjë marrëveshje, ka reaguar edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Ai ka postuar një video dhe një shënim të shkurtër në Facbook.

“Ndal terrorit të narkopolicisë ndaj banorëve që mbrojnë banesat e tyre në Bregun e Lumit!”, shkruan Berisha. syri.net

blank

Rrethimi policor- Pronarja s’del nga shtëpia, shoqërohet 1 operator

Ditën e sotme, 19 janar është parashikuar shembja e 3 ndërtesave në zonën e “5 Majit” për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit.

Policia ka rrethuar zonën që në orët e para të mëngjesit. Banorët e kanë kundërshtuar këtë projekt që nga fillimi dhe prej gati 3 muajsh kanë zhvilluar protesta pasi sipas tyre nuk kanë arritur një marrëveshje me bashkinë.

Në pamjet e publikuara nga Ora News, shihet se një zonjë ndodhet brenda banesës, e cila është parashikuar për t’u shembur, dhe nuk pranon të dalë jashtë.

Pavarësisht se policia ka rrethuar shtëpinë dhe po përpiqet të negociojë me të për të dalë jashtë bashkë me familjen e saj, zonja nuk pranon të lirojë banesën.

Fadromat e IKMT-së kanë shkuar në zonë, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona. Forcat e policisë kanë shoqëruar edhe një operator të televizionit Fax News, i cili po filmonte.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka bllokuar çdo hyrje e nuk lejojnë as mediet dhe as banorët e tjerë që të kalojnë. syri.net

blank

Policia rrethon ‘5 Majin’, nisin arrestimet e banorëve

Zona e ‘5 Majit’ në Tiranë, banorët e së cilës kanë kohë që protestojnë për të mbrojtur banesat e tyre nga projektet korruptive të qeverisë dhe bashkisë, është rrethuar nga policia.

Janë me dhjetëra policë që shoqërojne edhe mjetet e rënda.

Ndërkohë banorët kanë bërë të ditur se nuk do të dalin nga shtëpitë e tyre.

Policia ka shoqëruar me forcë edhe disa banorë që kanë nisur të mblidhen për të kundërshtuar këtë aksion.

IMT-ja ka vendosur shembjen e dhjetëra shtëpive në zonën e 5 Majit pa arritur në një marrëveshje me banorët.

Mësohet se policia ka bllokuar çdo hyrje në zonën e 5 Majit. Nuk lejon banorët as mediat në zonën e rrethuar. syri.net


blank
blank
Send this to a friend