Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj.
Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal Beqiraj krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-it, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje. Ndërsa Agasi dhe Beqiraj I shpëtuan arrestimit, janë nën masën arrest shtëpie si pjesë e këtij grupi kriminal dy krerët e kësaj agjencie, drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi.
Ngjarja ka ngritur shqetësime për cënim të Sigurisë Kombëtare, pasi kjo agjenci është një prej institucioneve më sensitive në vend.
AKSHI menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes E-Albania, përfshi dhe të ashtuquajtën ministrja “Diella” e krijuar me Inteligjencë Artificiale. AKSHI menaxhon sisteme dhe të dhëna që konsiderohen pjesë e infrastrukturës kritike kombëtare, çka e bën funksionimin e këtij institucioni një provë lakmusi për stabilitetin dhe besueshmërinë e administratës publike. Në këtë aspekt, ndikimi I punës së agjencisë nga një grup kriminal ka ngritur shqetësime mbi kufirin mes korrupsionit administrativ dhe cenimit të Sigurisë Kombëtare.
Sipas ekspertëve të sigurisë, kur një institucion që administron infrastrukturë digjitale kritike kapet nga interesa kriminale, shteti humbet kontrollin mbi informacionin që garanton funksionimin, vendimmarrjen dhe sigurinë e tij.
“AKSHI është një institucion që menaxhon infrastrukturën digjitale kritike të vendit dhe, për këtë arsye, çdo devijim serioz në mënyrën se si funksionon ai përbën rrezik për sigurinë kombëtare,” tha Arjan Dyrmishi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.
“Fakti që drejtues të kësaj agjencie dyshohen se kanë bashkëpunuar me një grup të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedura prokurimi dhe duke përdorur dhunë për të ndikuar rezultatet, tregon që është vënë në rrezik jo vetëm integriteti i tenderëve, por vetë integriteti dhe sovraniteti digjital i shtetit,” theksoi ai.
Rreziku merr një dimension edhe më konkret në këndvështrimin e ish-kreut të Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili thotë se të dhënat kritike që përpunon AKSHI mund të jenë sot në duart e kompanive që kanë mirëmbajtur sistemet duke fituar tenderat, të cilët, nga hetimi, dalin se janë diktuar nga një grupi kriminal.
“Një nga filtrat, i cili pengon rënien në dorë të këtyre të dhënave të grupeve kriminale është besueshmëria e kompanive kontraktore që garanton AKSHI,” tha Meçollari për BIRN, duke shtuar se “nëse këto kompani, të cilat janë nën akuzë nga Prokuroria si grup i strukturuar kriminal, kanë qenë të pajisur me çertifikatë sigurie nga DSIK, çështja është edhe më e rëndë, pasi vë në diskutim të gjithë sistemin e sigurisë kombëtare”.
AKSHI konsiderohet infrastrukturë kritike kombëtare për shkak të informacionit që zotëron dhe përpunon dhe kjo është arsyeja, sipas Meçollarit, që një pjesë e procedurave tenderuese janë klasifikuar si sekrete.
“Zotërimi nga grupet kriminale i këtyre të dhënave krijon mundësi për tregtimin e tyre në tregun e zi për qëllime përfitimi dhe që mund të bien në duart e grupeve kriminale ndërkombëtare ose shteteve jo dashamirëse apo armike të Shqipërisë,” paralajmëroi më tej ai.
Ekspertët besojnë se korrupsioni në tenderat publikë në një agjenci të tillë shtetërore është një indicie e drejtpërdrejtë për cënimin e sigurisë kombëtare, një akt që ka treguar se institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e saj nuk kanë reaguar në kohë ose janë kompromentuar.
Sipas Dyrmishit, rasti ekspozon dobësi serioze strukturore brenda AKSHI-t; një dështim të thellë të kontrollit dhe mbikëqyrjes; mungesë kontrolli efektiv mbi drejtuesit dhe mekanizma të brishtë dhe lehtësisht të manipulueshëm të prokurimeve publike. Përdorimi i dhunës “ për t’u mbyllur gojën atyre që dalin kundër”, e bën sipas Dyrmishit edhe më të rrezikshme situatën.
“Në një institucion të tillë që menaxhon sisteme kritike, kjo klimë frike e bën sigurinë operacionale jo funksionale, pasiqë vendimet merren për të garantuar funksionimin e skemës kriminale, jo për të mbrojtur shërbimet dhe të dhënat shtetërore,” tha Dyrmishi.
Rezultatet e hetimeve të deritanishme, sipas Dyrmishit, tregojnë se depërtimi i krimit të organizuar në drejtimin e institucionit ka sjellë pasoja që nuk janë vetëm ligjore apo morale, por kanë prekur drejtpërdrejt funksionimin e shtetit, besimin e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare në kuptimin e saj modern: garantimin e sovranitetit, mirëqenien dhe stabilitetin e vendit.
Për ish-drejtuesin e Forcave Detare, Meçollari, rasti ngre gjithashtu pikëpyetje për funksionimin e institucioneve të tjera, kur sipas tij, fakti që hetimi është iniciuar dhe çuar përpara nga SPAK “tregon se hallka të tjera të sistemit të sigurisë kombëtare nuk kanë funksionuar siç duhet, si SHISH, DSIK, Policia Kriminale, etj”.
“Pasiviteti i shtetit në çështje të tilla sensitive për të dhënat personale të qytetarëve, të dhënat e biznesit dhe sigurisë kombëtare, ka inkurajuar shkelësit e ligjit të jenë të pacënueshëm dhe të veprojnë lirshëm në bashkëpunim me elementët e korruptuar brenda sistemit. SPAK-u e bëri detyrën dhe shumë mirë,” shtoi më tej Meçollari.
Hetimet për tenderat e AKSHI-it duket se do të testojnë kufijtë mes përgjegjësisë penale, dështimeve institucionale dhe debatit politik mbi mekanizmat shtetërorë që duhet të garantojnë të dhënat jetike të qytetarëve dhe ato shtetërore.
Mazhoranca është mjaftuar me përshëndetjen e aksionit të SPAK pa marrë përgjegjësi dhe akte llogaridhënie. “Unë gëzohem sa herë që SPAK-u realizon operacione,” deklaroi të enjten për mediat kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Por për opozitën, ngjarja nuk mund të kalojë si një aksion rutinë i Prokurorisë, por duhet të shërbejë për një llogaridhënie dhe nxjerrje të përgjegjësive për institucionet shtetërore që duhet të garantojnë sigurinë e vendit.
“Siguria kombëtare ka rënë, jo thjesht kompromentuar,” tha Erald Kapri, anëtar i komisionit parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen si përfaqësues i Partisë Mundësia
Ai sugjeron që deputetët e opozitës në këtë komision të kërkojnë seancë dëgjimore urgjente me Shërbimin Informativ Shtetëror, Ministren e Brendshme, ndërsa konsideron të nevojshme thirrjen e Këshillit për Sigurinë Kombëtare si dhe pezullimin e çdo veprimtarie nga personat nën akuzë.
“Ende ka procedura të hapura tenderimi nga AKSHI, çka flet qartë për kaosin qeveritar dhe drejtuesit e akuzuar janë ende në detyrë,” i tha Kapri BIRN, duke shtuar se ai deputet do të këmbëngulë në ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë, NATO dhe BE.
“Që të marrim garanci nga partnerët, pasi qeveria e ka humbur besueshmërinë,” thekon ai.
Edhe Klevis Balliu, deputet I Partisë Demokratike dhe anëtar i komisionit parlamentar që merret me çështje të sigurisë kombëtare, e quan rastin si alarmant dhe “cënim të rëndë të sigurisë kombëtare”.
“Kur një institucion kaq kritik shndërrohet në mjet shërbimi për kartele kriminalë dhe interesa familjare të pushtetit, atëherë rrezikohen drejtpërdrejt siguria shtetërore, ekonomike dhe personale e qytetarëve,” tha Balliu për BIRN, duke shtuar se “përballë kësaj situate, opozita do të veprojë me të gjitha mjetet kushtetuese dhe parlamentare për të rikthyer ligjshmërinë dhe përgjegjësinë”./BIRN
Njerezit duhen te ngrihen per te mbrojtur hajdudat !
Hjade mendje hajde!
Nuk eshte komplet e verteta mbi sistemin politik, siç e thotè Lubonja ne emisionin “Studio e hapur” ;Se kleptokracia u krijua nga tri partit politike.
Per te krijuar nje sistem te sostifikuar vjedhjesh dhe fallsitetit si ky i yni,tashmè kampion boterore. Duhet edhe “puna profesionale” e medias , gazetareve, analistave, filozofeve te pilafit,por edhe eksperienca 45 vjeçare e sigurimit te shtetit, kudo infiltruar.
Sistemi i sotem ka moton: perçaj ,sundo , vjedh,mashtro!
Dikush mundet te thote ,prit se Lubonja ka shkruar kunder Berishes , kunder Rames , Bashes, Metes,Veliaj etj ,etj! Ok, por ne rastin mè te mire ka shkruar pa vizion ,pra ka shkruar pro e kundra sipas konjukturave ,dhe si perfundim kemi keto rrezultate skandaloze qe po shohim sot!
Pikè se pari gazetare-analistet serioz nuk duhet te shkruajne pro o kundra X-it apo Y-it , por edhe mè keq ;te bejne perllogaritje se tani rradhen per qeverisje e ka X , sepse Y e ka bere batak duke vjedhur.Dhe meqense njerezit jane te merzitur me hajdudet harbut si Rama e Meta, duhet votuar hajdudi tjeter!
Pastaj o burra te bejmè rrotacionin per te berè kryeminister nje tjeter hajdud -mashtrues si Lulzim Basha !
Apsulutisht nuk funksionon keshtu , dhe siç po shohim kjo praktike ka rrezultuar fatale per fatet e popullit Shqiptare !
Gazetaret serioz duhet te analizojne eksperiencat ne politikat e qeverisjeve , prespektivat reale per realizimin e nje programi te besueshem, duke u mbeshtetur ne besueshmerin e liderit politik, si garanci per te perfaqesuar nje parti vertet te paster e demokratike ne jeten e saje te brendeshme, e cila duhet te rreflektojne ne mbarevajtjen e puneve shteterore ;Por duhet edhe te sherbejè si pasqyra ne ngritjen morale te shoqerise ; E gjitha ne funksion te mireqenjes dhe lumturis te Shqiptareve !
Media ,si roja vigjilente e demokracise duhet te kerkoje keto standarte te larta, me qellim per te formuar nje qasje te re ne opinionin publik te Shqiptareve ,duke rritur kerkesat per nje demokraci rreale, dhe jo demokraci fallso siç e kemi sot,si tash 27 vjet.
Sot jemi shume larg kesaj prespektive informuese e formuese te opinionit publik!
Perkundrazi behet kunder, behet shperlarja e trurit ,me nje mije mashtrime: Jo pse po arrestohen hajdudat e opozites , dhe jo te pozites, jo po keshtu ,jo po ashtu? Keto jane nxitje te qellimshme per te sabotuar proçesin e rreformave , pa i dhene kohen e duhur drejtesise ne vazhdim!
Lubonja eshte nje ujk i vjeter, dhe din shume mire se si duhen te funksionojnè keto marrdhenje,ne nje demokraci te vertet. Por siç po e degjojmè edhe sot; ky oservator i kpleptokrasis benè thirrje popullit per te mbrojtur hajdudat e arrestuar!
Sipas nje logjike te thjesht ,Lubonja si shumica e gazetareve eshte pale me sistemin e kalbur.
Ne rastin me Bashen ;Ai nuk deshironte ta fundoste nje gjysem te mbytur , dhe aq me teper ne sy te Shqiptareve; Perkundrazi gjate bisedes i dha nje shanc komunikimi ne formen e kritikes te “ashper”,per ta bere nje çike te besueshem emisionin dhe te korruptuarin, por Basha i frikesuar deri ne palcè nga situata kritike e prangave , u tradhtua nga emocionet ,kur hyri ne fushe te minuar pa gjetur rruge -dalje!
Lubonja , A. Bushati , filozofet e paçes dhe pilafit , ne fakte nuk jane kunder Bashes,Berishes ,Metes e Rames si figura super te korruptuara , dhe as kunder sistemit ne tersi , ata e duan kete sistem mirerabile dhe fitimprures per kasten.
Por gazetaret si pjese e ketij sistemi kane deshire qe kasta te jetè me pak skandaloz, pra te qelbet me pak, kjo per t’ju dhene mundesi lehtesuese ne punen prej sherbetoresh, duke mashtruar publikun Shqiptare!!
Teknikisht, nderrmarrje teper e veshtire sot !
Kete “teori” mundem ti quaj :Sistemi anadollak Shqiptare ,dhe menaxhimi i poshtersirave ne fazen finale kalbezimit!
Lubonja nuk perdor forcen mendore per te çmontuar nje lider prej kartonit , nje te korruptuar,nje mashtrues te lindur si Lulzim Basha;
Ai donte, me se shumti ti jepte nja dy “shpulla “ne publik, per ta reabilituar mè vone , si produkt te regjeneruar ,i gatshem per t’ja shitur popullit si i “rinovuar” ! Dhe ja ku jemi, sot Lubonja i bene thirrje popullit per te protestuar per “opoziten” !
Te gjithe kujtojne z. Lubonje me shpifje dhe akuza ekstreme ,ndaj ambasadoreve Lu ,Vlahutin dhe Presidentit Trump.
Besoj askush nuk ka harruar luften e tije kunder prokurores Marku ,rreformes ne drejtesi ,etj,etj.
Por kjo eshte nje tjeter faqe e z Lubonja , çka tregon fallsitetin prej “analistit” me dy peshore e me dy metra ne xhep!
Kur behet fjale per politikanet e korruptuar , Lubonja dhe te tjeret kane standarte miqesore .Padyshim eshte kjo nje menyrè e djallezuar per te berè informacion mashtrues Ballkanike,me qellim per te ruajtur status quon, (pra korrupsionin fitimprures Basha-Rama-Meta -Berisha!)
Cilido gazetare i ndershem ,duke perdorur vetem me nje fakt korruptiv te elites, i ben per uje te ftofte hajdudat: Basha ,Rama,Meta, Kryemadhi , Berisha,Ruçi,Xhafaj !
Mirpo gazetaret flasin me kode si politika mafioze . Leshojnè ndonjè batute sa per ta berè te besueshem filmin per spektatoret, dhe aty mbyllet pjesa .
Faktet tregojne se e gjitha kjo eshte nje loje e flliqur e mediave vizive , programeve ,analizave , opinioneve, jane pothuajse te gjithenje fallso ne funksion te pageses dhe interresave te grupeve kriminale,pra jane qellimisht jashtè temes dhe aktualitetit.
Edhe kjo eshte nje tjeter metode mafioze e sitemit, ku gazetaret dhe mediat bejnè sponda politikes te kalbur !
Bashen nuk ka nevojè qe ta kryqezoj Lubonja , eshte vete i fundosur ne batak deri siper syve ; 13.5 milion euro per vjehrrin- rruga e kombit , manipolimi i zgjedhjeve PD , droga e Lazaratit ,shitja e detit,”Rrepublika e re prej sapunit! ” Dhe si Basha , jane Berisha,Kryemadhi ,Meta ,Rama, Ruçi Xhafaj. Tahiri, Veliaj, etj,etj.
Jane te gjithe per burg !
Mirpo Lubonja nuk ja hoqi masken poblikisht Bashes! Ai e fali ,sepse i duhet akoma per ta shitur Shqiptareve si sapunin per djathe ,(po i premtoje koha Bashes !)
Sot interresi kombetare eshte tjeter , te cilen mediat e injorojne qellimisht!
Lufta partizane qe behet sot ne parlament kunder rreformes ne drejtesi eshte tema mè me interresè per demokracine!
Ju besoni se Z. Lubonja, nuk eshte ne dijeni per çfare po ndodhè ne parlament,dhe ne jeten politike te vendit?
Gazetaret jane te informuar per dy ligje kunder rreformes ne drejtesi te paraqitur nga Basha-Kryemadhi ,( ligji i kushtetutes )me qellim per te larguar prokuroren Marku! Dhe ligji tjeter propozuar nga Edi Rama ; Per te ndryshuar rregulloren e parlamentit , qellimisht per te evituar arrestimet e tyre, siç ndodhi me Tahirin!
Te dy ligjet jane me bashkèpunim, dhe kane si qellim te mbrojne korrupsionin politik nga drejtesia ! Keto dy vepra kunder rreformes hedhin poshte teorin kospirative te Lubonjes se prokuroria eshte politike ,dhe po arreston vetem opoziten.
Duhet te presim per te pare!
Por Lubonja & kompani heshtin per ligjet ne parlament,dhe kur heshtet gjithenje ka dikça prapa .
Nuk eshte rastesi qe gazetari Alfred Peza kishte blere aksione ne nje banke per 1 milion dollare, dhe akoma deri sot nuk ka hyre ne burg, kjo fale punes sabotuese qe ka bere Adriatik Llalla, (qe duhet arrestuar!)
Besoni se eshte i vetem Alfred Peza? Besoni se Alfred Peza eshte me i korruptuari nder gazetaret?Jo, Jo!
Ne media qerkullojne thase me para droget e korrupsionit ,biles edhe me shume se kudo tjeter ne shtetin tone mafioz!
Prandaj media e politika i sherbejne nje qellimit ; vetembrojtje duke sabotuar drejtesinè Amerikano-Shqiptare!
Dhe akoma sot Lubonja gjendet ne mbrojtje te hajdudave te “opozites “, nder-kohe nuk mundet te ndodhe ndryshe,perveçse rruga drejte arrestimeve te hajdudave nga qeveria dhe opozita , deri ne çlirimin perfundimtar te Shqiperise ,me arrestimin e kater kryemafiozeve politik!
Kuptohet qe duhet bere vetingu edhe per mediat dhe gazetaret !
Por kjo do te arrihet kur te vihen ne pranga Edi Rama,Sali Berisha, Lulzim Basha , Ilir Meta ,si udheheqesit politik te nje sistemi tashmè te degjeneruar ne korrupsion !
Sepse asnjehere ky sistem i korruptuar deri ne palce nuk do te krijohej pa bashkèpunimin e medias me politiken e kalbur,pa infiltrimin e ish punetoreve te sigurimit shtetit ne çdo istitucion te vendit!
Neser asnje gje nuk mundet te jete si perpara!
Rreforma e drejtesise eshte veper e Amerikes dhe Europes , ç’ka tregon shume qartè falimentimin total te klases politike, falimentimin e shoqerise civile qe vjelè miliona euro , falimentimin e mediave,dhe sindikatave Shqiptare.
Prandaj njerezit e ndershem pa asnje dallim per nga bindjet politike , duhen te bashkohen per te marre ne dore fatin e vendit!
”Shpresa ka dy fëmijë të bukur: përbuzje dhe guxim. Shpërfillja për realitetin e gjërave; Guximin për t’i ndryshuar ato.
(Shën Augustini)