Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).
Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.
Në këtë botëror keq po u shkonin punët gjermanëve në takimin me Meksikën… Pas golit të Hernandesit, Arelano mund të kishte dyfishuar rezultatin. Vetëm gjakftohësia e Klinsmanit dhe Birhofit i dha mundësi Gjermanisë të fitonte 2-1.
Franca arriti të kalonte në $erekfinlae, falë golit të mbrojtësit Blank në minutën e 113-të, pas një ndeshjeje shumë të mërzitshme kundër Paraguait.
Por vazhdonin $uditë e Krocisë. Gjermanëve në takimin me të nuk u eci si me maksikanasit, sepse pas golit të parë të Jarnit, kroatët shëuan të dytin dhe pastaj të tretin duke i lënë kundërshtarët të shkordhur: 3-0.
Një “de profundis”për tri herë kampionët e botës. Një humbje kaq e rëndë nuk u kishte ndodhur as më në Botërorin “Suedi 1958”, ku, vërtet kishin humbur 6-3 për vendin e tretë, por, ama, kishin shënuar tre gola!..
Franca u dhuroi tifozëve të vet një tjetër ndeshje me.. kokëdhëmbje. Këtë radhë me Italinë. Përsëri 120 minuta si në “netët pambarimisht të bardha nordike”. Ashtu si me Paraguain… 0-0. Nuk duket ndonjë Blank gjëkundi për të shënuar një “golden goal”, pra golin e artë që t’i japë fund kësaj maratone .
Por pastaj me 11-metërsha francëzët kapërcejnë …greminën , falë edhe një goditjeje penalltie, e fundit, ku italiani Di Biaxho vulos traun, si të linte atje kujtimin e trishtë të lamtumirës në këtë botëror.
Kësisoj francezët, duke u kacavjerrë me shtesa të stërëmndishme arritën deri në gjysmëfinale. Me stërmundim e nisën lojën edhe me Kroacinë, pasi “gjahtari” Shuker goditi në shenjë. Për disa minuta ata mbështolli paniku. Por pas një gabimi të Bobanit mbrojtësi Turam, ua solli shpirtin në vend, duke barazuar. Të tëra këto ndodhën në minutat e para të pjesë së dytë.
Aty nga gjysma e dytë e kasaj pjese ishte përsëri Turami, që pas një trysnie të vazhdueshme u dha francezëve një fitore shumë të vuajtur, por dhe të merituar.
Vimë kështu në ndeshjen finale, Brazil-Francë. Francezët nga hap pas hapi luajtën me ritmin gjithnjë në rritje – “crescendo” dhe zhvilluan një nga ndeshjet më të mira në historinë e futbollit të tyre. Dhe fituan 3-0, me gola të Zidanit ,(2), Pëtitit, edhepse në 20 minutat e fundit mbetën ne 10 futbollistë.
Para fillimt të takimit, kur ekipi brazilian ndodhej në hotel, Ronaldo pati një krizë të fortë, u zbeh pastaj u nxi në fytyrë dhe buzët i shkumbëzuan. Por shpejt gjith$ka kaloi dhe ai doli në fushë. Mbase nuk luajti shumë mirë, ( sepse e mbuluan në $do $ast), por kjo nuk ndikoi në humbjen e brazialianëve, të cilën e pranoi hapur edhe trajneri i tyre, i famshmi Zagalo, ish- kampion i botës në 1958 dhe 1962.
Kështu Franca, 60 vjet pasi kishte qenë zonja pritëse e një botërori pa trofe, më së fundi vinte në kokë kurorën e mis Botës 1998.
Finale,11 korrik 1998,stadiumi “Park de Prens” Paris,shikues 80.000
Francë – Brazil 3-0; shënues, (Zidan,(27,45+1,Pëti,(90+3)
Franca – Martez, Turam, Dezai, Lebuf, Lizarazu, Deshamps, Pëti, Karembeu, Zidan, Zhorkaef, Guivak;
Brazili – Tafarel, Kafu, Aldair, Baiano, R.Karlos, Sampaio, Dunga, Leonardo, Rivaldo, Baeto, Ronald;
Gjyqtar – Garsia Aranda, (Spanjë);
Golshënuesi më mirë- Shuker, (Kroaci) – 6 gola
Futbollisti më i mirë i Botërorit ’98- Ronaldo, (Brazil)