Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, ka bërë një paralajmërim të forte, ku shkruan se kjo forcë politike do të dalë e para në kryeqytet dhe shprehet se është në prag të fitores së madhe.
Statusi në “Facebook”
LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Tiranë!
Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit!
Eja dhe voto! Voto edhe ti!
LSI forcë e paparë!

Nga ana tjeter kreu i LSI-së Petri Vasili, u ka bërë thirrje qetarëve që të dalin dhe të votojnë.
Me anë të një statusi në “Facebook’, Vasili shkruan:
“Qytetarë, shfrytëzojeni maksimalisht këtë ditë të shënuar, që vjen një herë në katër vjet. Bëni gjithçka është e mundur që vullneti juaj i patjetërsueshëm të triumfojë edhe në votën e fundit të numëruar. Merrni të njohurit dhe familjarët dhe DILNI TË VOTONI!”




Komentet