Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës me 2006 e kendej sikur u zyrtarizua me insistimin e BE njefarë dialogu me Serbin vrastare më qellim te përmirëesimit te marëdhenjeve midis dy vendeve. Për këtë qellim u formua ekipi ne nivel teknik me në krye me Edita Tahirin,por më kryesori ishte ai pak i nivelit me te lartë ku bisedohej edhe për çeshtje politike ne krye me Kryeministrin e atehershem Hashim Thaçin. Për plotë tëtë vite atje shkojë Edita Tahiri me shtaë shkurtabiqat e saj ne stilin “shko e eja si Adem Peja”,pa sjellë kurffar rezultati por për me shumë bejehej fjale për do mareveshje siç janë lëvizja e lirë,paranimi i diplomave,doganat,energjia te cilat edhe sot e kesaj dite Serbia i anashkalon,nuk i zbaton.Përparim pati te Edita se ajo na e solli yllin atje ku prezentojej Kosova për te cilin thoshte së së shpejti do te hiqet si një fluskë bore,por i cili sot edhe kesaj dite nuk u hoç,por edhe dofarë tabelash për vetura prej letre,te cilat duhet te ndrroheshin andej e kendej kufirit.
Por edhe Kryeministri i atehershem Hashim Thaçi ne biseda me kriminelin Ivica Daçiq nuk pati pothuase asnje rezultat konkrete.Kryeministri shoknte ne biseda pa kurrfarë koncepti,pa kurrfare plani,thuajse me duar n’xhepa.Asgje konkrete nuk hapi ne ato biseda për te cilat ishte e interesuar Kosova.Atje ai nuk e shtroi çështjën e separacioneve te luftës,për te pagjeturit,për krimet dhe masakrat e bame nga Serbija,për përdhunimet masive qe u bane në Kosovë gjatë luftës.Të gjitha këto ishin tabu për Kryeministrin H.Thaçi jo pse ia ndalonte ndokush qe ti çelë këto tema,por thjeshte ai me egon e vetë i injoronte për hesapët që veç ai i dinë.
Por nga atje ish Kryeministri Hashim Thaçi na solli disa “sihariçe” me te cilat edhe sot e kësaj dite Kosova po ballafaqohet me to.Pra,na i silli disa Mareveshje te demshme për Kosovën siç ishte Demarkacioni me Malin e Zi,me te cilin edhe përkundrejt reagimeve te shumta ne protesat nga qytetarët dhe peticionit te nenshkruar nga 200 mijë qytetar.Të gjitha këto u shpërfillën bile edhe nuk e gjetën rrugën për ne Kuvendin e Kosovës sepse dikush i prente rrugën.Por Kryeministri ishte i interesuar qe demarkacioni te kalonte me çdo kusht dhe rrotulloi çdo gur për te ia arrijtë qellimit të tij dhe me ne fund pas tre vjetesh rezistence kaloj ne “Kuvendin e tradhetisë”me ç’rast edhe i humbem hiq me pak se 82 mijë hektar tokë,e humbem Çakorrin krenarin dhe kurorën e maleve te cilën Mali i Zi veq ne andërr mund ta merrte.Pastaj na e solli edhe Marveshjen tjeter edhe më te dëmshme te nenshkruar me 2013 ne Bruksel për AKS me te cilin u kishte leju disa kompentenca ekzekutive,qe i bie se de facto nese kjo ndodhë do te kemi nje rrafsh te tretë të drejtësisë me te cilen Kosova do te ngujohej dhe ngaterrohej dhe ne fund te zihet ne kët rrejetë deri ne shkeputjen e veriut sepse kjo rrugë qonë direkt deri atje.Dhe shprehimisht sot Veriu i Kosovës gadi së është i humbur.Atje so asgjë nuk frymon shqip,më dhunë është kënga dhe vallët shqipe,nuk ka mbishkrime në shqip,nuk ka asnjë rrugë me emra shqip,nuk valon flamuri i Kosovës.Thjeshtë sot në veriune Kosovës është një sojë si ne Kralevë,Nish apo Kragujevc.Atje shkoj Presidenti jonë ne stillin e Don Kishotit me një armatë policësh veç sa për tu fotografu ne Liqenin e Ujmanit dhe turr e vrap u kethy pas.
Por ajo së çka ishte dashtë te ndodhë në këto biseda,apo dialog ishte deshtë qe Veriu te këtë një simetri me Luginen e Presheveës.Pra,te hapej edhe çështja e kësaj Lugine ne këto biseda,sepse më këtë edhe vete Serbia do te zihej pickë.Por ndodhi çudia më madhja qe mund te ndodhë. Kryeministri Hashim Thaçi as vrkë me gojë nuk bani për Luginën…as qe e hapi këtë qeshtje asnjëherë,anipse vazhdimishtë kreret e shqiptareve kërkonin qe çështja e Lugine te bahej si barazpeshë ne këto biseda.Qele gur gojën,siç thotë populli.Lë që nuk e hapi atje çështjën e Luginis por as qe i pranonte as nuk donte te degjonte e as te bisedonte me kreret e Luginës së Presheves për kët çështje madhore për kombin. Thjeshtë i injoronte deri ne skajshmeri.Bile shkoj edhe aq larg sa qe kur Serbia e rrezoi Lapidarin në Preshevë me 20 janar 2013 edhe i shajti qyteraret e Lugines deri ne tradheti sepse nuk e mbrojtën Lapidarin.
Tashti kur filluan bisedat për një Mareveshje përfundimtare(lexo pa u realizu asnjë nga ato te mëparshmet)me Serbinë dhe për fushe dolën strategjitë e ndryshme për një mareveshje dhe kompromise te dhemshme përfundimtarë më Sërbinë,kur ne horizonte po hidhen teza e ç’teza për ndarje,coptim dhe bile korigjim te kufijeve,duke e pa se Veriu është plotësishtë ne duar te Serbisë dhe se Serbia po synon edhe ta çkapë ndoshte edhe më ndonjë Mareveshje tinze te msheftë nepër qendtat e Evropëes për te cilën Serbia është e interesuar qe ta marrë veriun e praruar ne ar,argjent,zing,plumb etj.ndoshta duke e pa Presidenti qe si ne anderr po i ikë Veriu qi e qpiku çështjen e retorikës së Luginës së Preshevës për te clilën nuk la konferencë ne mengjez e ne mbramje pa theksu se do ta marrim Luginën e Presheves,do te ia bashkojmë Kosovës.Sa mirë,sa e këndshme do te ishte,ata janë tanet,andej mbeten me zor.Por çudeterishte sa herë qe thoshte se do ta marrë Luginën,asnjëherë nuk thoshte si si do ta mërrte ata.Por veç thoshte do ta marrim Luginën e Presheves por edhe nuk e lëshojmë Veriun e Kosovës sepse ai është i yni.Këtu diçka nuk shkonë..Si do ta merr Presidenti Luginën kur ajo është në një shtet tjetër ne Serbi,apo do ta vjedhë disi natën.Po si është e mundshme qe te marrishë Luginën e Preshevës pa dhanë asgje.Kjo Serbia qe deri dje na ka vra dhe sakatos dhe na ka ba piskamë ne te gjitha anet,po na e jepka si dhuratë falas Luginën e Presheves.Këtë nuk mund te imagjinoj askush.Ajo e donë ate për çka ështe e interesuar me dekada me na e marr Veriun(për Trepçen e Ujmanin) me pasuri prrallore te paimagjinushme,pasuri këto qe sipas eksperteve nuk shterrën për më se gjashtë shekujë, për te cilën kanë lakmi edhe fuqit me te mëdha te botës.Por nuk duhet lejuar me asnjë çmim që të humbim Veriun e Kosovës,sepse Veriu është Koka e Kosoves,aty është jeta dhe ardhmeria e Kosovës,po si mund te jetoi trupi pa kokë,edhe Kosova nuk mund te jetoj pa veriun
Këtu Presidenti i jonë ka renë ne kurthë ne këto lojrat e tij me kufinjët.Për te relaksuar sado pak opinionin e Luginës së Preshevës por edhe ate Kosovar deklaron se do ta marrim Presheven(ndoshta për te mbulu diçka qe ka premtu).Tashti Presidenti,i cili deri dje nuk donte te ndegjonte fare për kërkesat e krerve te Luginës së Presheves,bile edhe i injoronte deri ne skajshmeri,sod po ju lepihet,po mundohet ti mashtroi me ato floskulat e tij politike te pa kripta.Këtë imagjinat te Presidnetin tanimë e kanë kuptu edhe aytetarët e Luginës së Presheves të cilët ne një ankëtë te para do diteve u deklaruan së mbi 72% nuk i besojnë Presidentit Hashim Thaçit dhe së ky është një mashtrim ordinar dhe se me këtë mendoj së kësaj radhe edhe u tradhetu Lugina e Presheves me keto retorika,floskula politike dhe folklorizma te Presidentit tonë Hashim Thaçit te cilat po i përdor vetem për pazare te tij politike pa kurrfarë mbulese.
Komentet