VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Liverpool-i nuk e merr Shaqirin në Beograd

By | November 5, 2018

Komentet

Solari konfirmohet trajneri i ri i Real Madridit

MADRID – Santiago Solari nga sot është konfirmuar trajneri i ri i Real Madridit, me çka i ka dhënë fund kohës së tij si trajner i përkohshëm.

Fillimisht, argjentinasit i ishin dhënë dy javë për të dëshmuar veten, por siç duket, katër fitoret nga katër ndeshjet e zhvilluara kanë bindur krerët e “Mbretërve”, të mbështeten në shërbimet e tij.

Lajmin për të përditshmen sportive spanjolle “Marca” e kanë konfirmuar nga Real Madridi, të cilët kanë thënë se tashmë kontrata e tij është dërguar në Federatën Futbollistike të Spanjës.

Siç bën të ditur gazeta në fjalë, argjentinasi ka vulosur qëndrimin e tij në stolin e nxehtë të Santiago Bernabeu, pas katër fitoreve kundër Melilla, Real Valladolid, Viktoria Plzen dhe Celta Vigo.

Hierarkia e Realit, thuhet se dëshiron të mbajë Solarin me shpresë se rezultatet e tanishme do të vazhdojnë dhe nuk do të duhet të kërkojë tregun pas largimit të Julen Lopeteguit. aa

Romanca dhe egërsia e futbollit prek majat, luhet Boka-River në finalen e madhe të Libertadoresit

Jeton Selimi – Dikur, një nga ish-ët e mëdhenj të kësaj klasikeje të futbollit botëror, Ariel Ortega, në vitet e tij me fanelën e Parmës, do të kujtonte me nostalgji derbin më të nxehtë të planetit: “Kur humbisnim, përdornim tunelet e stadiumit për t’u larguar. Jashtë na prisnin tifozët, ishte e pamundur të përballeshe me ta,” do të thoshte ndër të tjera një nga numrat 10 e Kombëtares së Argjentinës, por që nën hijen e të madhit Maradona, nuk mundi dot kurrë t’i gjente një qoshe të ndritur për fanelën e tij, sikundër pjesa më e madhe e atyre që erdhën pas Diegos. Luhen dy finale, sot e para në “Bombonera”, shtëpia e Boka Juniors, tjetra dy javë më pas në “Monumental” të River Plejtit. Lajmi i vetëm i keq është se në asnjërin prej stadiumeve nuk do të lejohen tifozëritë kundërshtare sepse në gusht ka hyrë në fuqi një ligj 5-vjeçar në Argjentinë, që ndalon transfertat e rivalëve.

Por le të kthehemi te klasikja e klasikeve, Boka Juniors – River Plejt, për herë të parë në histori në finalen e një Copa Libertadores (Champions League e Amerikës Latine), dy ekipet më të mira të Botës së Re, do të ndeshen për trofeun e madh. Një vend është i ndarë më dysh. Boka, skuadra e pjesës së varfër dhe getove të Buenos Airesit, dhe Riveri, skuadra e pjesës më të ndritshme të qytetit. Ndonëse zanafillën e kanë në të njëjtën lagje, atë të Bokas, në vitin 1923 Riveri transferohet në lagjen e pasur të Belgranos, duke braktisur lagjen e varfër portuale të emigrantëve gjenovezë. Prej asaj kohe, Boka-River u shndërrua dhe në një përballje mes shtresës së të varfërve dhe atë të pasurve të Buenos Airesit, duke i dhënë jetë rivalitetit më të madh futbollistik në planet. Adrenalina është e lartë, egërsia e rivalitetit dihet, askush nuk kërkon të tejkalohet masa, që shpesh është shndërruar në dhunë masive që ka pushtuar rrugët e kryeqytetit Buenos Aires, aq sa vitin 1968 është regjistruar dhe tragjedia më e madhe e futbollit argjentinas, kur në “Monumental”, në “Puerta 12”, 71 tifozë mbetën të vdekur dhe 150 të tjerë të plagosur. Mjaftoi djegia e flamurit të Riverit nga ana e tifozëve të Bokës, që të ndodhte tragjedia ku pjesa më e madhe e viktimave ishin adoleshentë.

Sa për kujtesë, herën e fundit që dy skuadrat janë ndeshur në turet eliminatore të Kupës Libertadores, ndeshja nuk ka përfunduar. Ajo u ndërpre në pushim pasi në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes ishte hedhur me shumicë spraj djegës, ndërsa herën e parafundit një nga aktorët e mëdhenj të këtij derbi, Karlos Tevez u ndëshkua me karton të kuq sepse festoi si pulë pas një goli në “Monumental”, mu përpara syve të tifozëve të Riverit. Apo kur Matias Almejda puthi logon e Riverit mu poshtë tribunës së tifozëve të Bokas dhe u largua nga stadiumi pas ndërhyrjes së policisë, ndaj të cilëve Almejda përdori grushtet dhe shkelmat.  Ndërhyrjet janë të ashpra, kartonët e kuq fluturojnë lumë, sherret masive mes lojtarëve janë më të shpeshtë sesa golat e shënuar! Bëhet fjalë 90 minuta ku rivaliteti nuk është më sportiv, është përtej tij, është jetësor! Askush nuk do humbjen dhe të gjithë shkelmojnë fort për ta larguar tej atë. Nëse e kupton atë që ndodh në fushë e përtej, mirë për ty. Nëse jo, as mos u lodh ta kuptosh, pranoje ashtu siç është. Ulu përpara televizorit dhe shijoje të gjithë ndeshjen dhe bëhu gati të presësh me padurim sfidën e kthimit. Sepse kjo nuk është një “klasike” e futbollit, është “Superklasikja”, më romantikja, por edhe më e egra!

Një familje, 6 portierë

BESAR ADEMI

KUMANOVË – Futbolli, sporti më popullor në botë që bart edhe epitetin “gjëja sekondare më e rëndësishme”, edhe në Maqedoni ka fansat e tij. Disa pëlqejnë të trajnojnë dhe të luajnë, disa të tjerë më shumë pëlqejnë të jenë në tribuna apo para ekraneve të televiorit dhe të japin mbështetje për klubet që favorizojnë.

Ndër shumë histori rreth futbollit, ka një histori të veçantë me një familje kumanovare prej pesë vëllezërve në të cilën ekziston një traditë e portierëve, ku përpos tre vëllezërve të cilët kanë qenë portierë nëpër shumë klube, tradita është duke vazhduar edhe tek disa djemë të tyre.

Ismet Zeqiri (49), Xhemal Zeqiri (54), si dhe Agimi Zeqiri (56) i cili u largua nga sporti për shkak të perspektivave të tij për të ardhmen, kanë kaluar një karrierë disa vjeçare nëpër klube të ndryshme të futbollit brenda Maqedonisë, por edhe jashtë. Në bisedën e tyre për Anadolu Agency (AA), ata tregojnë se ky sport vazhdon të trashëgohet te djemtë e tyre, pasi që në shtëpi kur mbidhen të gjithë së bashku më së shumti flasin rolin e portierëve dhe përvojat e tyre në jetë si portierë në klubet që kanë kaluar.

Ismeti është më i riu nga vëllezërit, i cili mbi 15 vite ka qenë i angazhuar si portier nëpër klube të ndryshme, përfshirë edhe klubin futbollistik Bashkimi në kohën kur fitoi Kupën e Maqedonisë në sezonin 2004/2005. Ai ende merret me këtë sport dhe aktualisht është bashkë-menaxhues i shkollës së të rinjve të klubit Millano në Kumanovë.

KUMANOVË (AA) – Ismet Zeqiri (49), Xhemal Zeqiri (54), si dhe Agimi Zeqiri (56) i cili u largua nga sporti për shkak të perspektivave të tij për të ardhmen, kanë kaluar një karrierë disa vjeçare nëpër klube të ndryshme të futbollit brenda Maqedonisë, por edhe jashtë. Në bisedën e tyre për Anadolu Agency (AA), ata tregojnë se ky sport vazhdon të trashëgohet te djemtë e tyre, pasi që në shtëpi kur mbidhen të gjithë së bashku më së shumti flasin rolin e portierve dhe përvojat e tyre në jetë si portier në klubet që kanë kaluar. ( Besar Ademi – Anadolu Agency )

Duke folur për AA, Ismeti shprehet se ka zgjedhur të merret me këtë sport pasi është inkurajuar nga dy vëllezërit e tij, duke i dëgjuar në shtëpi përvojat e tyre dhe shpesh duke provuar veshjet dhe trajnimet që ato i kanë zhvilluar.

Dy djemtë e Ismetit, Blend Zeqiri (23) dhe Andi Zeqiri (17), po ashtu kanë ndjekur hapat e babait të tij, duke u angazhuar si portierë në klubin Milano të Kumanovës. Ismeti ndjehet tejet krenar për dy djemtë e tij, duke theksuar se për familjet e tij të jesh portier është “një kënaqësi e madhe”.

“Patëm kënaqësi që prej familjes të vazhdojnë edhe dy djemtë e mi, njëkohësisht kjo është dashuria jonë, sepse në familje çdo herë kur të mblidhemi flasim temën e futbollit apo bisedë rreth portierëve në përgjithësi, gabimet apo dështimet e portierëve”, shprehet Ismeti.

Përveç dy djemve të Ismetit, edhe djali i vëllait të katërt të kësaj familjeje kumanovare, Florim Zeqiri (43) është portier i cili po ashtu ka kaluar në shumë klube. Ismeti thekson se ky sport ndiqet shumë nga familja e tij, pa marrë parasysh të rinj apo të moshuar, që kanë qenë ose nuk kanë qenë portierë.

“Vëllai tjetër i cili ka filluar si portier është polic i pensionuar. Por, të gjitha ndeshjet që zhvillohen, përfshirë edhe ndeshjet e ekipit tim, familja ime çdo herë vijnë dhe i ndjekin ndeshjet, sepse njëkohësisht kjo është një ‘sëmundje’ që duhet të përcillet deri sa të shërohemi”, shpjegon Ismeti, duke folur për Agimin dhe vëllezërit tjerë e nipërit e tij.

KUMANOVË (AA) – Ismet Zeqiri (49), Xhemal Zeqiri (foto) (54), si dhe Agimi Zeqiri (56) i cili u largua nga sporti për shkak të perspektivave të tij për të ardhmen, kanë kaluar një karrierë disa vjeçare nëpër klube të ndryshme të futbollit brenda Maqedonisë, por edhe jashtë. Në bisedën e tyre për Anadolu Agency (AA), ata tregojnë se ky sport vazhdon të trashëgohet te djemtë e tyre, pasi që në shtëpi kur mbidhen të gjithë së bashku më së shumti flasin rolin e portierve dhe përvojat e tyre në jetë si portier në klubet që kanë kaluar. ( Besar Ademi – Anadolu Agency )

Vëllai i dytë pas Agimit, Xhemali, filloi karrierën në vitin 1981 në Kumanovë dhe përfundoi në vitin 2004 në klubin futbollisti Drita, e cila në atë kohë është një ndër klubet më favorite të asaj kohe në Kosovë. Ai thotë se në familjen e tij sporti është një dobi për fëmijët dhe fusha e gjelbër është mirënjohëse për to, veçanërisht për t’i larguar fëmijët e tyre nga rrugët e këqija.

“Unë jam krenar me punën e këtyre fëmijëve dhe besoj të arrijnë një sukses më të madh se ne. Jemi në gjendje t’i ndihmojnë në të gjitha aspektet, përfshirë në ushtrime dhe punën e tyre”, shprehet Xhemali, i cili shpesh herë u bashkohet në trajnime dy djemve të vëllait të tij.

Mirëpo, vëllezërit të cilët filluan karrierën e tyre si portierë dhe vazhduan ta trashëgojnë atë tek djemtë e tyre, theksojnë se këta fëmijë kanë nevojë për mbështetje dhe sponsorizim më të madh, pasi ata janë në mëshirën e vetvetes. Ata shprehen se sot ka shumë talentë, por nuk është si dikur kur më lehtë depërtohej për të arritur diçka në karrierë. Sipas tyre, sot sporti në Maqedoni është lënë anash, për shkaqe financiare dhe të gjithë largohen nga ai për gjoja një të ardhme më të mirë.

Mourinho për kremtimin me dorën në vesh: Isha i ofenduar për 90 minuta

Trajneri i Manchester United-it, Jose Mourinho, ka arsyetuar mënyrën e kremtimit pas ndeshjes së mbrëmshme me Juventusin, të vlefshme për Ligën e Kampionëve, në të cilën ekipi i tij shënoi dy gola për fitore në minutat e fundit të ndeshjes.

Mënyra se si kremtoi Mourinho, ngjalli zemërimin e tifozëve torinezë, pasi portugezi në kohën kur po ecte në fushën e blertë për të përshëndetur lojtarët e tij, mbante veshin me dorë dhe me një grimasë të theksuar në fytyrë provokoi tifozët italianë.

“Gjesti të cilin e bëra, nuk ishte një ofendim, pasi vetëm doja të dëgjoj nëse tifozët do të bëjnë ndonjë koment ose jo”, tha Mourinho, për të shtuar se tashmë punon për Manchester Unitedin dhe se në lojë harron të kaluarën se ka qenë trajner i Interit, Real Madridit ose Chelseat.

Ai tha se tifozët torinezë nuk e kishin harruar të kaluarën e tij.

“Në këtë qytet të bukur italian, isha i ofenduar për 90 minuta. Unë nuk i ofendova ata, unë vetëm bëra një diçka të vogël”, tha Mourinho, i cili në periudhën 2008-2010 ishte trajner i rivalëve të ashpër të Juventusit, Interit të Milanit.

Juventusi kaloi në epërsi me golin e Ronaldos në minutën e 65-të, ndërsa Matta me një gol nga gjaujtja e lirë në minutën e 86-të barazoi shifrat në 1:1, ndërsa një autogol i Bonuccit në minutat shtesë, i solli Unitedit një tre pikësh. aa

Ronaldo: United nuk ka bërë asgjë për të fituar

TORINO – Futbollistët e Manchester United mbrëmë në përfundimin e pabesueshëm të ndeshjes në kuadër të xhiros së katërt të grupit “H” të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit kthyen rezultatin duke shënuar fitore prej 2:1.

Cristiano Ronaldo, ylli i parë i klubit torinas, dikur edhe i United, ishte jashtëzakonisht i dëshpëruar. Ai tha se ish-klubi i tij nuk bëri asgjë për të fituar, ndërsa Juventusi tre-katër herë “pati rastin ta fundosë rivalin”.

“Liga e Kampioneve është garë e veçantë në të cilin mund të fitosh, por nuk duhet të relaksoheni, sepse çdo gjë mund të ndodhë. Ne dominuam 90 minuta, patëm shumë shanse, mund t’i ‘fundosnim’ tre ose katër herë, por ne u çlodhëm dhe për këtë arsye u dënuam. Manchester United nuk bëri asgjë për të fituar këtë ndeshje. Nuk mund të flisni as për fat, sepse fatin duhet ta meritoni, ndërsa në këtë rast, ne ua dhamë atyre fitoren. Tani duhet të ngremë kokën, sepse kemi luajtur shumë mirë dhe jemi ende në krye të grupit”, tha futbollisti i shkëlqyer. aa

Panucci shpall listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës

TIRANË- Trajnerit i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Christian Panucci, ka shpallur listën e futbollistëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës që do të luajë Shqipëria.

Shpallja e listës me 26 futbollistë është konfirmuar nga një njoftim zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Ndeshjen e parë ekipi kuqezi do ta luajë përballë Skocisë më 17 nëntor, në ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Kjo ndeshje është e vlefshme për UEFA Ligën e Kombeve.

Ndeshja e dytë e Kombëtares së Shqipërisë në Futboll do të jetë miqësore, ku përballja Shqipëri-Uells, do të zhvillohet më 20 nëntor në stadiumin “Elbasan Arena”, me fillim në ora 20:00.

Kujtojmë se Shqipëria në ndeshjet e zhvilluara në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve, deri tani ka fituar me rezultatin 1-0 përballë Izraelit më 7 shtator të këtij viti dhe ka humbur përballë këtij ekipi me rezultatin 2-0, më 14 tetor. Në përballjen e parë me Skocinë, Shqipëria ka humbur me rezultatin 2-0, ndeshjen e zhvilluar më 10 shtator.
Shqipëria është në grupin e parë me tre skuadra të Ligës C, ku kundërshtarë të saj janë Izraeli dhe Skocia.

Sipas njoftimit të FSHF-së, Thoma Strakosha, Etrit Berisha dhe Alban Hoxha, janë zgjedhur nga trajneri Panucci për portier. Për pozicionin mbrojtës janë grumbulluar Ivan Balliu Campeny, Elseid Hysaj, Egzon Binaku, Ardian Ismajli, Berat Djimisti, Federic Veseli, Ermir Lenjani, Kastriot Dermaku dhe Mërgim Mavraj.

Si mesfushorë për dy ndeshjet e radhës janë grumbulluar Migjen Basha, Andi Lila, Ledian Memushaj, Sabien Lilaj, Enis Gavazaj, Loret Sadiku, Emanuele Ndoj, Ylber Ramadani, Taulant Xhaka, ndërsa si sulmues Rey Manaj, Myrto Uzuni, Eros Grezda, Bekim Balaj dhe Giacomo Vrioni.

Befasojnë mediat serbe: Shaqiri na ka borxh gjithçka

Serbët duket se janë tërbuar nga mungesa e Shaqirit. Ata mesa duket kishin bërë gati ofendimet ndaj shqiptarit për ndeshjen e sotme të vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Ndërkaq, së fundmi mediat serbe kanë shkuar një artikull për 27-vjeçarin, ku tregohet se ata janë shpëtimtarët e Shaqirit. Kjo nisur sipas tyre nga një deformim në këmbën e djathtë të mesfushorit, në kohën kur ai lindi. Gjithmonë referuar mediave serbe, Shaqiri ishte kuruar në Serbi, ndaj e quajnë të pafalshme se si ai shfrytëzon çdo rast për t’i provokuar.

“Shaqiri ishte me një deformim të lindur të këmbës së djathtë, këmbët e tij u kthyen nga brenda për shkak të mungesës së hapësirës në stomakun e nënës së tij dhe menjëherë pas lindjes, ai u dërgua nga Gjilani në Vranjë dhe pastaj në Beograd në Tirshov, ku ai u trajtua nga mjeku ynë i famshëm me një metodë rovolucionare, një ekspert për deformime të tilla. Është e pafalshme sesi Shaqiri shfrytëzon çdo rast për të na provokuar, ndërkohë që na ka borxh gjithçka”, shkruhet në artikull.

Sfida në Beograd, përjashtimi i Shaqirit ‘revolton’ Gjermaninë

Mediat gjermane i kanë kushtuar vëmendje lënies jashtë loje të futbollistit Xherdan Shaqiri nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në ndeshjen e kthimit me Cervena Zvezdën në Beograd.

Gazeta gjermane “Dië Welt i kushton artikullin me titull “Armiku shtetëror Nr.1” vendimit të trajnerit të Liverpoolit, Jürgen Klopp për të mos e marrë me vete në Beograd, futbollistin me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri. “Xherdan Shaqiri mezi e priste ndeshjen kundër Yllit të Kuq të Beogradit…por për shumë tifozë serbë futbollisti i kombëtares zvicerane, Shaqiri është për shkak të origjinës së tij, ‘persona non grata’, Huliganët e Yllit të Kuq, të njohur për rastet e dhunës duket se i kishin përgatitur një pritje të veçantë lojtarit. Nga koret tipike ‘vdekje shqiptarëve’ deri tek aksionet që mund të çonin në ndërprerjen e lojës, gjithçka ishte e mundur…Për shkak të huliganëve u dorëzua edhe Liverpooli. Trajneri, Jürgen Klopp vendosi të mos e marrë Shaqirin të martën në Beograd.”

Klopp e argumentoi vendimin me përqëndrimin 100% tek loja dhe jo tek gjëra të tjera. “Por këto janë fjalët zyrtare diplomatike të një funksionari të sportit. Nën to fshihen shtresat e urrejtjes, keqdashjes, krimeve të një lufte ende të patrajtuar plotësisht. Nuk bëhet fjalë për lojën mes FC Liverpool dhe Yllit të Kuq të Beogradit. Bëhet fjalë për poshtërimin që Shaqiri u bëri serbëve në Kampionatin Botëror të Rusisë, të cilin ata nuk ia kanë falur.”

“Në Beograd më mirë pa Shaqirin”

Edhe gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në një artikull me titull “Në Beograd më mirë pa Shaqirin” i kushton vëmendje lënies jashtë të futbollistit të njohur, Xherdan Shaqiri që lindi në Kosovë dhe u largua nga vendi në moshën 4 vjeçare. Klubi i trembet armiqësisë së tifozave serbë, shkruan FAZ. “Klopp theksoi se Liveropooli nuk ka asnjë lloj mesazhi politik. Prandaj duam t’i mënjanojmë ‘të gjitha devijimet’ në një garë që ‘është e rëndësishme për futbollin e vetëm për futbollin’.

Revista “Stern” po ashtu thekson se nga frika e akteve të dhunës, trajneri gjerman i Liverpoolit, Klopp nuk e merr Shaqirin në Beograd. “Kemi dëgjuar dhe lexuar spekulime dhe fjalë se si mund të pritej Shaqiri.”

Liverpool-i nuk e merr Shaqirin në Beograd

Futbollisti i Liverpool-it, Xherdan Shaqiri, nuk do të luajë me Crvena Zvezdën e Beogradit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Shaqiri, zviceran me prejardhje nga Kosova, u la jashtë skuadrës nga menaxheri Jurgen Klopp nga frika se ekipi mund të mos pritet mirë në Serbi, gjatë ndeshjes të martën.

“Kemi dëgjuar dhe lexuar spekulimet, kemi biseduar se çfarë pritjeje mund t’i bëhet Shaqirit. Edhe pse nuk kemi ide se çfarë mund të ndodhë, ne duam të jemi 100% të përqëndruar në futboll dhe të mos mendojmë për asgjë tjetër”, tha Klopp.

Ai shtoi se Shaqiri e ka pranuar vendimin.

Shaqiri luan për kombëtaren e Zvicrës dhe në një ndeshje të Kampionatit Botëror të Futbollit, këtë verë në Rusi, së bashku me futbollistin tjetër me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, kanë shënuar gola kundër Serbisë.

Të dy ata i kanë festuar golat duke bërë simbolin e shqiponjës, gjë që ka nxitur reagime në Serbi.

Federata Botërore e Futbollit – FIFA i gjobiti edhe Shaqirin, edhe Xhakën për mënyrën e festimit të golave.

Rooney do të luajë ndeshjen e fundit për Anglinë

Sulmuesi anglez i klubit amerikan DC United, Wayne Rooney, më 15 nëntor do të luajë për herë të fundit me kombëtaren e Anglisë.

Sipas BBC-së, 33 vjeçari Rooney, i cili në gusht të vitit 2017 njoftoi largimin nga kombëtarja e futbollit të Anglisë për herë të fundit do të luajë me kombëtaren.

Ndeshja miqësore ku Anglia e pret si mysafir SHBA-në do të luhet më 15 nëntor në stadiumin “Wembley” në Londër.

Rooney më 53 gola të shënuara në 119 ndeshje është golashënuesi më i mirë në histori i kombëtares së Anglisë. aa

Xhudisti Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian

Xhudisti Kosovar Akil Gjakova, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-23 në Gyor të Hungarisë.

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka bërë të ditur se xhudisti Akil Gjakova në finalen e kategorisë deri në 73 kilogramë, mposhti me Ippon Rufat Mamadov të Azerbajxhanit.

“Paraprakisht, Akili kishte shënuar edhe katër fitore tjera, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.
Në raundin e dytë mundi serbin, Filip Jovanoviq, të të tretin mposhti holandezin, Roy Schipper, kurse në çerekfinale italianin, Gabriele Sulli. Fitore maestrale me Ippon shënoi në gjysmëfinale ndaj Marcel Cercea të Rumanisë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se triumfi i Gjakovës në Hungari është dëshmi se Kosova ka një brez të artë xhudistësh.

“Ngadhnjimi i Akil Gjakovës në Europianin U23 në Gyor të Hungarisë është edhe një dëshmi se Kosova ka një brez të artë xhudistësh që po ia lartësojnë emrin kudo në botë. Krenar me ty Akil!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në Facebook.

Xhudistët kosovarë për vitë kanë korrur suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Xhudistja Majlinda Kelmendi, e kurorëzuar me titullin kampione bote dhe kampione olimpike është vetëm njëra nga shumë xhudistë tjerë që me suksesin e tyre në fushën e sportit, bënë që shtetin e Kosovës ta njohë bota.

PSG thyen rekordin e vjetër 58 vjeçar të Tottenham-it

PARIS – Klubi i futbollit Paris Saint Germain, mbrëmë, theu rekordin e vjetër 58 vjeçar të Tottenham-it . “Shenjtorët” mbrëmë mposhtën Lille me një fitore 2-1 dhe arritën fitoren e 12-të radhazi që nga fillimi i sezonit në Ligue 1.

PSG theu rekordin e Tottenham-it, i cili në hapjen e sezonit 1960/61 në kampionatin anglez realizoi 11 fitore rresht. Vlen të theksohet se rekordet lidhen me pesë ligat më të forta të futbollit evropian, të cilat janë ai anglez, gjerman, spanjoll, italian dhe francez. Kylian Mbappe në minutën e 70-të dhe Neymar në minutën e 84 shënuan për një epërsi 2-0, duke e vënë rezultatin përfundimtar nga penalltia Nicolas Pepe.

PSG pas 12 xhirove të luajtura në Ligue 1 ka 36 pikë maksimale, ndërsa tashmë Llile që është i plasuar në vendin e dytë, ka 11 pikë më pak. aa