(Biseda u krye pas botimit te kundraromanit Engjuj pa qiell…)
Nga AGIM BASHA
Ton Ztnali, njeri nga krijuesit (poet dhe prozator) me te spikatur ne komunitetin letrar shqiptare ne Greqi, ka krijuar tashme nje profil te vetin, solid dhe te padiskutueshem. Natyrisht, me nje sfond aq te pasur, me risite dhe sprovat e veta, ka tashme rrethin e hapur gjithnje te dashamireve dhe lexuesve te vet… Nderkaq nuk eshte asnjehere imun, dhe ca me pak i mbrojtur. Sulmuesit e tij jane pare te shfaqen – gjithnje neper karakolle, ti hedhin shigjeta, shpesh edhe te befta e plot helm, por nuk kane munguar edhe neper kuinta, madje keto kane qene me cinike dhe dashakeqe, por sic; thote ai keto kane mbetur thjesht akte agresoresh te deshtuar, qe nuk e kane tronditur, dhe as zbrapsur a fashitur sadopak, ngjitjen e tij sizifjane ne malin e veshtire te krijimtarise. Tri vellimet e tij poetike, “Lulet e Ksenit”, “Dashuri te Pashijuara” dhe “Honeve te Askundit” por edhe kundraromani, ne proze, “Engjuj pa Qiell” jane korraca dhe mbrojtja me e mire qe i duhen nje krijuesi.
Ton Zmali, me vokalin dhe koloritin e tij te spikatur, sjell ne letersine tone ato vlera qe i ka nevoje dhe domosdoshmeri arti i krijimit. Nderkaq krijimtaria e tij eshte vazhdim i perkore dhe elegant i nje tradite te caktuar. Nje vijimesi ndonese e munguar gjate qe jep dhe merr natyrshem, dhe ne koherence te plote me stadet dhe zhvillimet e saj. Ngulmimi i tij dhe rropatja krijuese, kerkimi i nje emocioni, detaji artistik, apo gjallerimi i nje mbrese jane veçanesia dhe kohezioni i vlerave, jane potencialet qe e perqasin dhe e sjellin ne optike, jane trajtat dimensioni estetik, bashkesia e te cilave kryejne dhe formulojne me besnikeri dhe konseguence portretin e tij letrar ne korrelacionin fatal te racionalizmit. Ne intervisten qe i morem, megjithese ne menyre eklektike, ai me shpesh zgjedh aludimin, per ate se ςfar do te thote, pertej pelqimit te menyres se drejteperdrejte te te treguarit, dhe rrefimit. Ndonese shume i ashper ne pjesen me te madhe te problematikes qe trajton, ndonese ne pamje te pare duket gati i pabindur, ai prape eshte nje prej optimisteve qe besojne ne sendertimin dhe qartesine me te mire te se nesermes…
–Zoti Ton, ju shkruani ne gjini te ndryshme letrare, ese dhe jo pak edhe ne publicistike. Mirepo me teper jeni i njohur per lexuesin si poet. Tri vellime tuajat ne poezi jane mirepritur dhe vleresuar me se miri, si nga kritika letrare, ashtu edhe nga lexuesit e poezise. Pas kesaj, ndjeheni me i lehtesuar, ndjeheni me krenar dhe i plotesuar, ndjeni ndonje lloj braktisjeje, apo vazhdoni te keni te njejtat shqetesime si edhe dikur? Qfare ndodh ne te vertete me oblogimet tuaja letrare. Me perpara do te donim te dinim dicka me teper per kohen kur ju e zbuluat se kishit sidoqofte mundesi te merreshit me letersi, dhe ta zhvillonit me tej po te mundeshit kete talent?
– Nismat e mia ne fushen e krijimit e kane zanafillen e tyne ne moshen e hershme te jetes. Me ka ngel ne kujtese rasti kur ne grupin artistik te shkolles fillore mesuesi me kishte caktue te recitoja fragmente nga “Kange te pakendueme” e poetit tone kombetar Migjeni. Pasi mbaroi shfaqja e pritem gjithe gezim mesuesin te vinte e te na perkedhelte e te na falenderonte. Gja qe per qudine tone, nuk ndodhi. Si do te mesojme me vone, organizata e partise se fshatit i kishte dhene nje verejtje te rende me motivacionin “per ulje te vigjilences revolucionare, dhe zbutje te luftes se klasave”, motive te cilat, partia i kishte gjetur sa tek permbajtja e recitalit, aq edhe tek perzgjedhja e “aktoreve” te vegjel. “Fatosa me biografi te dyshimte”. Te gjithe u shqetesuam, por ne menyre te pa-pershkrueshme u shqetesova une. Pasi per mue rrahnin kambanat: “Damkat biografike”ishin aso kohe me te renda e me tragjike se damkat e skllavit ne trup. Fantazma e te perndjekurit biografik me ndoqi gjate tane jetes e qe merrte trajte vampiri sa here flitej e diskutohej per “luften e klasave”. Pas perfundimit shkelqyeshem te ciklit shtate-vjecar, fale edhe ndihmes dhe perkrahjes se disa te afermeve te familjes sone, (gje qe s’do t’iua harroj kurre)-edhe kjo nente muaj me mbrapa mbasi e bera njefare stazhi si bari, -u mundesua nje burse, ku mbarova shkollen pedagogjike”Shejnaze Juka” ne Shkoder. Stafi pedagogjik, ishte i nivelit universitar. Tre vjet te tjera sherbeva si mesues ne rrethin e Pukes. Shkolla tetevfecare e Merturit te Gurit, ishte ngritur mbi varret dhe themelet e kishes se Shlliut. Atje ne lagjen Grall shkrova librin “Kulla e Peshqvet” ku materiali jetesor ish i lidhun me shpine ku jetova per rreth dy vjet. Ajo ishte ne bregdrinit dhe pak me vone do ta mbulonte uji i liqenit. I zoti i kulles e punonte me gure te gdhendur, e shtronte me derrase arre, e panje dyshemete e tavanet. Ai ndertonte kulle per peshqit. Askush dhe asnjehere nuk mundi me e binde me i nderpre punimet. Kulla e tij u ba nji dite te bukur, kala peshqish. Pas nji konkurimi ne teatrin ‘Migjeni” ne Shkoder, dhe dy te tjereve ne Tirane, m’u akordua nji burse ne Institutin e larte te Arteve, ne Tirane. -Me pas dhjete vjet te tjera sherbrva ne Iballe te Pukes, dhe se andejmi ne rrethin e Lushnjes, ne zonen e Ballagatit te Darsise. Gjate studimeve universitare, botova edhe ciklet e para ne poezi. Shkrimtarja Diana Culi, beri edhe percjelljen e tyre ne gazeten “Drita”. Gjate asaj periudhe te heshtjes se gjate, pergatita per botim librin e pafat, “Mushtzemre”. Motivet e ndalimit qe e shoqeruan kthimin e tij ishin standarti i kohes; “Nuk e pasqyron si e sa duhet realitetin socialist”…
Libri im “Lulet e Ksenit” ishte vertete nje simfoni e vonuar, por ajo kishte brenda gjithe “mushtin e zemres”se paekspozueme. Falenderoj krijuesit e Selanikut, qe e vleresuan, dhe u shprehen per te. Keshtu trokiti ne vazhdim tek une libri i dyte “Dashuri te pashijuera” i cili pa medyshje edhe pse ishte shperthim i diges se mbushun me “nektarin dhe helmin” e jetes, ai vuni nje gur te ri te pazevendesueshem ne rrugen ndertuese te “shtepise time poetike” pa marre miell hua, ne hambaret, mullit, NE thaset apo magjet e kuzhinat e dikujt tjeter.
Me librin poetik “Honeve te Askundit” siq e thote ne hymjen e tij edhe poeti Primo Shllaku, shtepia poetike formesohet e konsolidohet estetikisht ne gjithe hapesinen e vetvetes. Ju me pyesni, a ndihem krenar dhe i plotesuar? Te them te drejten, kater librat e mij, esete, studimet, gjykimet, tregimet, apo rrfimet, me kane ba e me bajne krenar, por jo te plotesuar… Obligimet e mia letrare qe moren jete njeheri pas demokracine jane pasuria ime, jane stanet e andrave mbi “Malet e bardha, dhe Vargmalet e Qyqeshit”.
–Ne poezine tuaj ka shume intensitet, densitet mendimi, trajte figure, emra, toponime, sisteme dhe rende te cfaredollojshme, menyra e forma te kualiteteve, te cilesise e gjallerise se jetes. Aq sa duket se ne shume poezi do te donit te spikaste karakteri enciklopedist. Sa e rendesishme eshte per ju, gjithe ky vrull dhe performance jetesore, qe sillet permes magmes vullkanike te krijimit – eshte ky nje synim i juaji, apo e vleresoni thjesht si nje reference e si nje pikembeshtetje e leves suaj poetike per cfare vjen me pas?
– Per t’ju pergjigj pyetjes tuaj do te ndalem te shprehja shume e gjetun: “Permes magmes vullkanike te krijimit” Arti ne tansi, e letersia ne vecanti, pa magmat vullkanike te krijimit jane bota siperfaqesore e formes, gjurmim pamor, e tingullor, konceptim empirik i shtresave perceptore te kontakteve e pershtypjeve, te cilat asnjehere nuk e prekin magmen e vullkanit krijues, ka shume krijues, pseudokrijues, letrarizues, prodhues e superprodhues titujsh, te cilet lindin e vdesin brenda nje libri, pa bere dot jo miq por as lexues te thjeshte te librit. Kjo mund te ndodhe per dy aresye. Se pari:
Ndodh qe atyre iu mungon vullkani krijues, brenda vetes. Pra sondat e tyne nuk kane koken e diamantit e cila eshte edhe elementi me kryesor dhe i domosdoshem i saj. Se dyti, mjerimi i dogmatikeve qe te vetekenaqun me pasqyrimin siperfaqesor te realitetit, synojne ti imponohen letersise si parazitet, si kerpudhat helmuese qe ndonjehere ngaterrohen dhe sjellin edhe fatkeqesi. Deshira per te shkruar nuk asht gje e keqe, por problemi shtrohet qe zjarri i artit bashkekohor, te mos ktheje ne hi e thengjill vlerat krijuese. Une besoj plotesisht se ne kandar te vlerave te qendrueshme e me karakter te spikatur enciklopedik sic e quani ju, vepron barbarisht e pa meshire ligji i seleksionimit natyral, i shprehur ne thenjen filozofike e universale popullore, “Njeqind kile kungull kane vitamina baras me nje kokerr veze”. Pra nje veze letersi vlen shume me teper se njeqind kilogram kungull letrar. Lind pyetja: A duhet kungulli letrar? Sigurisht qe po. Ka njerez qe ndjehen mire kur mbjellin, shesin dhe hane “Koloqithje…siq i thone greket “. Ne keto skalione radhitet edhe letersia e pozimeve, reklamimeve, ideacioneve, e frymes daulle e tellallgjike te kungullit e letrashkruesit. Letersia nuk fillon tek fjala por te matanfjala, tek nenteksti e konteksti, mes rreshtit, te e pathana nenkuptimi, tek simboli, metafora, alegoria, teza e antiteza, thanja e kundrathanja, te mineraliteti i pertej fjales. Letersia nuk asht lehje e qenve ne kolibe as prapa gardhit e aq me pak asht ulurime apo cjerrje me za te nalte e rrehagjoksave e shpirtshitunve te letersise puthadore e puthabythe (me fal per shprehjen).
–Perse keni zgjedhur te shkruani, “hipotekimi”, juaj ketu eshte menyra me e mire per te shpalosur veten, per te krijuar komoditetet e duhura me boten qe na rrethon, dhe materien ne pergjithesi, apo vazhdoni te besoni se edhe estetikisht mund te ndryshohet shumecka?
– “Hipotekimi jetesor” nuk mund te prodhoje kurre art te vertete pa “tharmin”e talentit te lindun. Zoterimi i talentit te lindun asht menyra me e mire per te shpalos origjinalitetin e vetvetes, per te deshmue e perjetue boten e ideve ne pergjithesi dhe shpine intuitive ne vecanti. Liria prodhon shumellojshmeri vlerash, por edhe zgjime, zhvillime e deri permbysje te tradicionalitetit estetik. E, kjo shnderrohet ne nje nevoje imediate vecanerisht kur kemi te bejme me stade letrare te prapambetuna, sic jane tonat. Une besoj se edhe estetikisht mund te ndryshohet shumecka, por pervec inisiatives dhe besimit duhen “prova e sprova”, sakrifka deri ne veteasgjesim. Letersia e tradites nderohet kur produkti krijues i bashkekohesise synon e realizon nje vijim te ri kohezicional. Tradita sipas idese time si kudo edhe ne letersi e arte, duhet te jete nje force graviteti e lire qe i mundeson krijuesit “mosprishjen e ekuilibrit dhe mundesine e mosshenderrimit ne satelit a qenie amorfe, send a fenomen i paorientuem dhe i paadresueshem. Bota e askundit krijuesit i mban pezull e i ban te zbresin ne ferr te gjalle. Fluturimi ne “hipografin”e lirive te vetvetes, une besoj se edhe estetikisht ka me perfeksionue, persose e ndryshue shumeçka. Ndryshimet apo tendencat ndryshuese jane kurdohere te rrezikuara nga hipertradicionalistet, si edhe nga ata te vetequajtunit “ajkatar” te vleresimit…
– Vepra juaj me e fundit ka qene ne gjinine e prozes se gjate, ju e quajtet kundraroman, ai titullohet “Engjuj pa qiell”. Kjo yeper e juaja ndezi nje debat te madh, ne individe dhe qarqe e grupe te ndryshme letrare. Megjithese te pakte qene ata qe i shkuan gjykimit me kritere letrare deri ne fund, dhe nga ata ne nje mase te madhe u vleresua, reagimet qene te shumta, ato niseshin nga kopertina e vepres dhe perfundonin mbi supet tuaja. Mendoni se libri juaj u paragjykua? Vete ju keni levizur apo ndryshuar dicka nga pozicioni fillestar per te? Sa ndiheni i vleresuar qofte edhe per kete?
– Me kete pyetje ju keni prek nji nga pikat e mi ma te dashtuna. Kundraromani “Engjuj pa qiell, asht nji nga prurjet e mia me te preferuara ne proze. Kjo veper ngjalli shume debate ne individe dhe grupe letrare. Pavaresisht tregut te hapur ekonomik, letersia akoma eshte e detyrueme qe me se shpeshti te perballet me dogma, dhe parametrat e kritikes se realizmit socialist. Ε kam theksue edhe njihere tjeter ne nji studim, se edhe sot e kesaj dite kjo letersi vuen nga fenomeni i balonizmit. Nga njera ane prodhojme ” idhuj te rreme” si kudo edhe ne letersi, ose preferojme siq thote Fishta ekstremin tjeter te “mohuesve kasape” te vlerave letrare. Sistemi i vleresimeve vetem bardh e zi, asht e keqja e madhe qe na mban mberthyer pas se kaluemes. “Engjuj pa qiell” ne kete optike, nuk mendoj se u gjykue. Ai u denue sipas neneve te “kodit penal te RPSSH” -se…. Reagimet erdhen nga kafenete, klubet, shoqatat fantazma pa anetare, dhe individe te dehur, e sarahoshe…. Kritika asht thirr nga letersia, per ti ba ma te kapshme e te perceptuem vlerat per lexuesin e thjeshte, idete mesazhet, misionin human te letersise. Dhe jo per te trumpetue artin e hanxharit, e te gijotines, institucione qe i ka denoncue me kohe, letersia dhe arti ne tansi. Letra pershendetese e shkrimtarit te talentuar Astrit Hajdini, dhe shume te tjereve, me ka bindun se veprat e verteta artistike, kuptohen shume mire, por keqinterpretohen, per aresye, motive, dhe interesa te individeve e klaneve te caktuara. Edhe moskuptimi i kesaj vepre ne individe te pervecem, nuk me ka shqetesuar aspak. Mania per ta pare vepren nga olimpi imagjinar, gjithnji me asht duke qesharake dhe komike, nuk kane munguar as edhe veshtrimet arrogante, dhe prepotenca staliniste. Mendesi qe fatkeqesisht vazhdon te shoqeroje edhe sot ndonje krijues. Nisja dhe sosja e gjykimit letrar tek kopertina dhe faqosja siq thoni edhe juve, e nxjerr automatikisht “nokaut” kritiken letrare. Per fat te keq, kjo lloj e saj ka nostalgjiket e vet. Ju me pyesni, a kam nderrue pikepamje? Idete e mia mbi kete variant te ri letrar i kam parashtrue edhe ne esene “Kundrat dhe kundraromani” botue tek gazeta “Tribunal. Kam obligimin ta njoftoj lexuesin se po punoj dhe se shpejti do te qarkulloje libri i dyte i kundraromanit. I cili asht nji konsolidim edhe nji stad ma i ri i ideve te mia mbi kete variant te ri letrare.
–Cdo njeri dhe ca me teper krijuesit, shkrimtare, poete, artiste, piktore, etj, ne nje stad te caktuar te jetes bejne bilancin e te arriturave te tij. Nese edhe ju e keni arritur kete stad te jetes, cilen ose cilat gjera vleresoni me shume ne jeten e perditshme familjare, njerezore, por edhe ne krijimtari?.
–Gjeja qe vleresoj me shume ne jeten e perditshme, familjare njerezore dhe ne krijimtari, eshte se pari familja. Pastaj ka shume gjera te tjera te rendesishme por mbi te gjitha te tjerat per mue asht te qenunit vetvetja si kudo edhe ne krijimtari, per mue qenia eshte gjithcka, kurse dukja asht pakgjaja, ose hicgjaja.
–Shpesh ne poezine tuaj ka mungese te theksuar skematizmi, vihet re nje paanshmeri e skajshme ne perceptimin e saj, ashtu si tek nje pjese e poezive te Tomas Eliotit, (qe mbartet mitologjia) edhe tek ju vihet re gati nje etje per te sjelle dhe referuar nje pjese te folklorit dhe mitologjise. Eshte dicka qe vjen spontanisht, rishtazi, apo keni modelet tuaja te te udhehequrit ne krijimtari. Nga nje ose me teper mjeshtra, me te cilin keshilloheni ne nje moment te caktuar te krijimit?
–Mesazhet e folklorit kane qene e jane universale, edhe mitologjia po keshtu. Gjithe krijimtaria e percjelle kohnave i ka rrenjet atje. Randsi ka fakti nese eshte i paisun apo jo krijuesi me ato dhunti te talentit per te tret brenda vetes e per te sjelle ne krijim “qiellin gjithekohor” qe rrjedh brenda ketyre mesazheve. Ka edhe prej atyne qe thone se letersia nuk duhet te kete mesazh. Letersia nuk duhet te xhvishet nga humaniteti dhe njerezorja. Ata qe e xhveshin le ta gezojne, ashtu nudo. A do te kenaqen valle? Parakushte te tilla rrezikojne prishje graviteti dhe kaos ne boten spontane te krijuesit.
–Sot ne proceset e gjera te integrimeve gjitheshqiptare, mendoni se edhe ne fushe te gjuhes, eshte i nevojshem, rishikimi dhe rivleresimi i shume faktoreve gjuhesore, sidomos tani qe kane kaluar mbi tridhjete vjet qe nga kongresi i drejtshkrimit? Nese po, cilat do te ishin sipas jush disa prej ketyre obsioneve?!.
–Bota mizore e diktatures, dhe letersia e varrezave te saj, do te pillnin nenfishat e vetvetes. Dhe njeri nga keta nen apo mbifish i saj, do te ishte kongresi i drejtshkrimit, qe i hapi rruge dogmatizmit e lejfenizmit. Burgosja e gegnishtes, dhe kultures qe sillte ajo, i bani kultures sone kombetare, vorre te panumerta, por vorri ma i madh, ju ba tkurrjes e ngushtimit te landes gjuhesore nacionale. Dy dialektet tona nuk jane dy gjuhe te ndryshme por, dy variante qe natyrshem mund te formonin jo thjesht nje gjeografi me te madhe gjuhesore, por edhe nje fond themelor te leksikut te gjuhes sone. Clirimi i gjuhes eshte i domosdoshem, per gjithshka, por sidomos per shkrimtaret, dhe natyrisht per bartesit dhe folesit e saj. Sa ma e cungueme hapsina e fjales, sa ma e ngrime, e tkurrun dhe me fryme te marrun, aq ma te dobeta dhe anemike do te ishin edhe komunikimi, dhe biseda dhe natyrisht ky ndikim do te ishte asgjesues edhe per letersine. Pa i varrose te keqiat, kurre nuk i gezojme te mirat. Ndoshta edhe per gjuhen, ashtu si per gjithe kulturen e artin duhet ti rikthehemi parimit universal te rilindasve tane “Nje gjuhe nje komb”, ky do te jete koncepti qe do te vazhdoje edhe me tej, njejtesimi dhe unifikimi i saj.
–Eshte dicka qe vjen spontanisht mevetsia krijuese, rishtazi, apo keni modelet tuaja te te udhehequrit ne krijimtari. Nga nje ose me teper mjeshtra, me te cilet keshilloheni ne nje moment te caktuar te krijimit kur gjuha qe perdorni eshte e befasishme ne metafora…
Sa ma e cungue hapsina e fjales, sa ma e ngrime, e tkurrun dhe me fryme te marrdhun, aq ma te dobeta dhe anemike do te ishin edhe komunikimi, dhe biseda dhe natyrisht ky ndikim do te ishte asgjesues e asfiksues edhe per letersine. Pa i varrose te keqiat, kurre nuk i gezojme te mirat. Ndoshta edhe per gjuhen, ashtu si per gjithe kulturen e artin duhet ti rikthehemi parimit universal te rilindasve tane, ky do te jete motivi, ose ne korrnizen e ketij koncepti do te vazhdoje edhe me tej, njejtesimi dhe unifikimi i saj. Mbidialektalja ose e mesmja e arte ekziston kudo mes nesh por realisht duhet shikue, prenue e aplikue pa paragjykime te ndersjellta e pa impoime dhunuese. Gjuha jone pa njerin dialect asht si njeriu pa njerin sy, shikon siq ndodh me standartin por hapsinat e veshtrimit i ka te vetkufizuem si ne gjanesi edhe ne thellesite e origjinalitetit burimor te rrajve.
Dua të ndaj dëshminë time të mrekullueshme se si e ktheva burrin tim të jetës sime, dua t’u tregoj njerëzve në botë ka një caster të vërtetë magji online dhe është i fuqishëm dhe origjinal, emri i tij është Baba Wale Wiseman, Ai ndihmoi mua kohët e fundit për të ribashkuar marrëdhëniet e mia me Burrin tim i cili më hodhi mua, Kur kontaktova Wiseman ai hodhi një magji dashurie për mua dhe Bashkëshortin tim i cili tha se nuk ka asnjë lidhje me mua përsëri më thirri dhe filloi të më lypte. Për këdo që lexon këtë artikull dhe ka nevojë për ndonjë ndihmë Wiseman gjithashtu mund të ofrojë çdo lloj ndihme si ribashkimi i martesës dhe marrëdhënies, shërimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve, rastet gjyqësore, shqiptimi i shtatëzanisë, tani jemi shumë të lumtur me veten tonë. Wiseman e bën atë të kuptojë se sa shumë e duam dhe kemi nevojë për njëri-tjetrin. Ky njeri është për të vërtetë dhe i mirë.he gjithashtu mund t’ju ndihmojë të rregulloni marrëdhënien tuaj të prishur. Unë e kisha kthyer burrin tim! Ishte si një mrekulli! Asnjë këshillë martese dhe ne po bëjmë shumë mirë, në jetën tonë të dashurisë. Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem me një zgjidhje të qëndrueshme
përmes Email: [email protected]
WhatsApp: +2348136951551
Viber: +2348136951551