VOAL

VOAL

LETËR – KËMBIM MUSTAFA KRUJA – ERNEST KOLIQI – Dy fjalë lexuesit Nga Prof. ARDIAN NDRECA

August 8, 2020
blank

Komentet

blank

DON  LEC   SAHATÇIA – Nga Fritz RADOVANI

 

Pjesa Nr. 57. Zamak i Flamurit Kastriotit…

 

blank

 

DON LEC SAHATÇIA

(1906 – 1986)

 

Don Leci asht prej Familjes së njohun të Sahatçive të Shkodres, që i ka dhanë disa klerikë katolik atij qyteti të nderuem në vitet 1800 – 1900.

Don Leci asht le në Shkoder, në Dhjetor të 1906. Ka ndjekë shkollen fillore dhe të mesme në Kolegjin Saverian po në Shkoder, dhe ka vazhdue edhe studimet e nalta teologjike në Padova t’ Italisë, ku binte gjithnjë në sy edhe atje, per natyren e Tij të prirun nga e mira dhe kamngulja per shkollë e dije.

Asht shugurue Meshtar në vitin 1931 dhe rikthehet me sherbye në Shqipni.

Emnohet famullitar i Abatsisë së Oroshit të Mirditës. Ma vonë emnohet në Blinisht, ku qendron deri në vitin 1942. Mbas vitit 1949, kur vdes në hetuesi Don Jak Bushati, atëherë Don Leci shkon me sherbye në fshatin Gziq. Ishte koha kur n’ Abatcinë Mirditës kishte shumë pak meshtarë, mbasi atje jo pak u arrestuen dhe u zhdukën, tue mbetë edhe pa drejtues mbas Imz. Gjinit. Don Leci mbas vitit 1965 shkon me sherbin në Nderfanë të Mirditës.

Atje qendroi deri në vitin 1967, që mbyllen perfundimisht të gjitha Kishat. Mbas mbylljes së Kishave në Shqipni, erdhi dhe qendroi në Shkoder deri me 17 Shtator 1976, që arrestohet nga Sigurimi i shtetit komunist. Qendron nën tortura dhe masa të rrebta të Sigurimit plot 225 ditë, ku trajtimi i Tij nuk ka asnjë ndryshim nga ai i viteve 1946, me të gjitha barbarizmat e veta.

Gjoja se asht kenë takue me të arratisun, kur ishte kah Mirdita, randohet perveç agjitacionit e propagandës kunder pushtetit, dhe tue i shtue edhe dozen e shpifjeve si gjithmonë, Sigurimi e dënon me 25 vjet heqje lirije.

E dergojnë Don Lecin, krejtësisht pafaj me ba dënimin në burgun e Tiranës. Aty rrinte pothuej krejtësisht i vetizoluem. E kishte shumë të kjartë sepse ishte arrestue dhe, per çfarë arsyeje ishte dënue me aq shumë vite burg.

Kenja e Don Lecit ndër famullitë e Mirditës, dhe qendresa e Tij gjatë të gjithë asaj kohe në hetuesinë e Tiranës, pa pranue asnjë akuzë, vazhdonte me kenë një nyje e vjeter e pazgjidhun e Sigurimit të shtetit, që me të gjitha masakrat e torturat e bame mbi trupin e Don Lecit, nuk arrijtën gati per një vit me e ba jo vetem me pranue po, as me tregue asgja per çka i kerkohej.

Dij të saktë se nder kontrollet e shtëpisë së Tij në Shkoder, kerkoheshin kopjot e letrave që Imzot Frano Gjini, Abat i Mirditës, që i kishte dergue me anën e ambasadave të hueja direkt Vatikanit. Edhe sot ato letra mbetën jo vetem të panjohuna, po edhe të padijtuna per mbrendinë e tyne dhe, ajo që kerkohej me kambngulje ishte rruga me të cilen u komunikue me Vatikanin gjithashtu edhe, ato letra perfundimisht “ku ndodhen sot?”.

Prej kerkesave të Sigurimit të shtetit, i cili nuk kishte kursye asgja per me dijtë perfundimin e atyne letrave me të cilat jo vetem, Imz. Gjini, po kush e di sa vetë do të hynin në Dosjen e Imz. Frano Gjinit dhe, me siguri do të pushkatoheshin si “bashkpuntor me Delegatin Apostolik të Vatikanit”, u kishin mbetë jashtë organeve barbare e terroriste të Sigurimit shtetit, po ajo “ma e pashpjegueshmja” ishte se: Nuk ishin aq pak ata që dinin sakt, jo vetem  permbajtjen e letrave, po edhe rrugen e mërritjes në Vatikan” e, ajo ma e panjohuna që ishte dhe mbetet edhe sot: “Përgjegja e Papës Piu XII”.

E njeni prej ma besnikëve t’ asaj kohë kur nuk tregoi asgja per “Letrat” asht kenë pikrisht Don Lec Sahatçia, që u arrestue, u torturue dhe vazhdoi me ba xhiro në oborrin e Burgut të Tiranës, edhe i dënuem 25 vjet, e pa tregue edhe sot asgja që i kerkonte brigada terroriste e Sigurimit të shtetit.

Më tregonte një bashkvuejtës i Don Lecit, në burgun e Tiranës komuniste:
Ishte njëditë shumë e bukur pranvere, kur po shetisnim rreth oborrit si zakonisht tue bisedue me kalue kohen. Bisedat tona me Don Lec Sahatçinë zakonisht gati asnjëditë nuk mbylleshin, po do të vazhdoheshin prap ditën e ardhëshme e kjo tregonte pafundsinë e atyne ngjarjeve që kalonim kohen.

Vetem pak minuta para se të hynim mbrendë u ndigjue një za: “Ndihmë, ndihmë bre Burra, se dishka i ka ra Don Lecit!”… U afrueme po, ishte fikë gjithshka! Don Leci e kishte mbyllë jeten e vet perfundimisht. Një klerik tjeter Ju afrue dhe i bani sherbimet e fundit.” U shperndame nder dhoma dhe vazhdueme me bisedue deri kah mesnata per Don Lec Sahatçinë…

Ishte data 4 Prill 1986: Ajo ditë kur edhe Don Lec Sahatçia, u rreshtue me Zamakët e Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

            Melbourne, 19 Gusht 2022.

blank

Kasem Hoxha hedh një letër anonime fshatin Markat- Procesi hetimor në Sarandë ‘73

Dashnor Kaloçi

Pjesa e gjashtë

Publikohet  një dosje që është siguruar para pak kohësh nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja hetimore, gjyqësore dhe ajo e përpunimit të shtetasit Kasëm Hoxha, me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim, në SHBA që nga viti 1985, kur ai mundi të arratiset nga Shqipëria për në Greqi, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në kampin e Spaçit, i dënuar për “agjitacion e propagandë, ndaj pushtetit popullor”. Në momentin e arrestimit, më 21 qershor të vitit 1973, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit, të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, në shtëpinë e tij i’u gjetën disa “materiale komprometuese”, si poezi dhe trakte, ku ai bënte thirrje “për përmbysjen e pushtetit popullor”., etj. Dosja në ngarkim të shtetasit Kaso Hoxha, (tashmë e de-klasifikuar) fillon me atë të përpunimit, ku organet e Sigurimit të Shtetit dhe Dega e Punëve të Brendshme e rrethit të Sarandës, bëjnë të gjithë përpjekjet, për të gjetur autorin e letrës “me përmbajtje të thellë armiqësore”, që ishte hedhur në qendër të fshatit Markat (me banorë të komunitetit çam), ku pas shumë kohësh, me ndihmën edhe të Laboratorit Qendror Kriminalistik, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, u bë e mundur, që të saktësohej dhe identifikohej se shkrimi në atë letër, ishte i Kaso Hoxhës, kjo solli edhe arrestimin e tij. Dosja në fjalë vazhdon me procesin hetimor dhe gjyqësor ndaj tij, ku ai pasi vuajti dhjetë vite në burgun e Spaçit, në nëntorin e 1982-in kthehet në fshatin e lindjes, Markat, ku që në ditët e para, ndaj tij fillon ndjekja dhe survejimi nga organet e Sigurimit të Shtetit, që kishin angazhuar jo vetëm disa bashkëpunëtorë të Sigurimit, por edhe familjarë të afërt të tij, kjo e detyroi Kaso, për t’i shpëtuar arrestimit, të arratisej nga Shqipëria, duke kaluar kufirin shtetëror, për në shtetin fqinjë, Greqi. Pas disa kohësh qëndrimi në Kampin e Llavros, fitoi statusin e azilantit politik, për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe atje, ndaj tij vazhdoi ndjekja e survejimi, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit (Zbulimit Politik Shqiptar, që ishte i kamufluar me rezidenturën e tij, pranë Misionit Diplomatik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara) dhe disa agjentëve të saj të fshehtë, deri në vitin 1991, që u shemb regjimi komunist në Shqipëri. Historia e Kaso Hoxhës, u bë e njohur pas botimit të librit të tij “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, që ai ia besoi në dorëshkrim Memorie.al, vjen tashmë nëpërmjet dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, (ku ndodhen, raporte bashkëpunëtorësh të Sigurimit të Shtetit, me pseudonimet e tyre, letra, shënime, informacione, relacione, raport-informacione, përgjime me teknikë operative, etj., të oficerëve të Sigurimit të Shtetit, hetuesve, titullarëve të Degës së Punëve të Brendshme, të rrethit të Sarandës, etj., deri te rezidentura e Zbulimit Politik në SHBA, e agjentët e saj atje), të cilat fillojnë në vitin 1973 dhe përfundojnë në vitin 1991, kur dosja e tij u arkivua njëherë e përgjithmonë.

Dokumenti me proces-verbalin e marrjes në pyetje të Kaso Hoxhës, nga ana e hetuesit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, Halit Kardhashi, në prezencën e prokurorit të rrethit

blank

 

                                                       Proces – Verbal

blank

 

blank

                                                Në Sarandë, më 14/VIII/1973

blank

 

Unë hetuesi Degës Punëve të Brendshme, Halit Kardhashi mora në pyetje të pandehurin Kasem Çerçiz Hoxha.

blank

 

Pyetje: Na shpjegoni dhe një herë gjithçka rreth akuzës që ju bëhet?

blank

 

Përgjigje: Siç kam shpjeguar edhe më parë, i shtyrë nga disa pakënaqësi të ndryshme, kam filluar të kem urrejtje për këtë pushtet përpara se të shkojë ushtar. Unë hyra në rrugën e armiqësisë me pushtetin në këto rrethana. Në vitin 1968, jam martuar me vajzën e Tare Bejkos. Në këtë kohë, vjehërri tim i bën fletë-rrufe Nafiz Agakos, sepse kishte hedhur mina për të bërë një stere uji, para shtëpisë së tij.

blank

 

Nazif Agakua, në vend që t’i kthente përgjigje fletë-rrufesë, i bën fletë-rrufe vjehrrit tim dhe midis të tjerash i thoshte se: ti ke martuar vajzën te njerëz që janë armiq të pushtetit popullor, duke përmendur këtu emrin e babait tim, Çerçiz Hoxha. Prej kësaj kohe, unë kuptova që mua më shikonin me sy të keq dhe filloji të rritet dhe armiqësia e ime për pushtetin.

blank

 

Gjithashtu, duke marrë shkas nga kjo fletë-rrufe, një kushëriri tim i pare, Selfo Hoxha, që është arratisur në vitin 1969, filloi të më shtojë pakënaqësitë mua, duke më thënë: mirë unë që kam qenë në burg, por pushtetit edhe juve nuk ju shikon me sy të mirë, më thonte se, neve na luftojnë si familje, se kështu nuk jetohet etj. Kështu që gradualisht armiqësia dhe pakënaqësia për pushtetin po rritej.

Në ushtri më kujtohet që edhe pse nuk isha në mbledhje, më propozuan për sekretar rinie, por siç më tha një shoku tim nga Grava, Thoma Miçoni, një fshatari tim, Guxim Dine, qe ngritur dhe më kishte bërë biografinë mua, duke thënë se ka njerëz të arratisur, si rezultat i kësaj, mua më hoqën nga lista.

Në ushtri, Thoma Miçoni më pyeti mua cilët ishin këta kushërinjtë të arratisur, këtij midis të tjerash, i kam thënë se, u arratis një kushëriri parë timi, Selfo Hoxha, i kam treguar për përpjekjet këmbëngulëse, për të zbuluar vendet e kalueshme që ka bërë Selfo Hoxha.

Sa herë që vinin dhe punonin në vijën e kufirit dhe nuk më kujtohet të kem lavdëruar gjestin e arratisjes së tyre, ashtu si më tha në ballafaqim Thomai, por vetëm i kam treguar këtij për vëzhgimet që bënte Selfua, kur shkonte për të punuar në kufi. Pas lirimit nga ushtria, jam kthyer në fshat dhe fillova të punoj si anëtarë Kooperative.

Në shkurt të vitit 1972, kam blerë një radio. Duke kërkuar stacione të ndryshme, kam ndeshur në stacionin e Radio-Moskës në gjuhën shqipe dhe i kam dëgjuar rregullisht këto. Nga dëgjimi sistematik i Radio-Moskës dhe nga pakënaqësitë e vuajtjeve që kisha unë, u binda akoma më shumë që rruga që ndjek partia jonë, është e gabuar, prandaj dhe e urreja këtë.

Gjithashtu kam dëgjuar edhe stacione të tjera, si Prishtina, ‘Zëri i Amerikës’, etj. Si konkluzion i këtyre, unë u futa tërësisht në rrugë armiqësore me pushtetin popullor dhe mendova se erdhi koha për të bërë diçka.

I nisur nga ky mendim, në maj ose qershor të vitit 1972, unë hedh një letër në Markat, me përmbajtje armiqësore, duke menduar gjithnjë se letra do të gjendet, do të merret vesh përmbajtja e saj dhe do të bëja përshtypje në fshat, duke treguar se ka edhe njerëz që e urrejnë këtë pushtet dhe shpresat e tyre nuk janë shuar.

Përmbajtjen e letrës, saktësisht tani nuk e mbaj mënd, por më kujtohet se përfundonte me fjalët: “Poshtë Partia e Punës së Shqipërisë, me Enver Hoxhën në krye”. Letra ishte e formatit të vogël, e grisur nga një bllok xhepi.

Pyetje: I pandehur, është kjo letra me përmbajtje armiqësore që keni hedhur ju në Markat, (të pandehurit i tregohet një letër blloku të vogël xhepi, tre anët e prera në rregull, kurse nga njëra anë, ka një grisje të çrregullt. Letra fillon me fjalët: “Vite të rinj, por ditët janë të zeza”. Dhe përfundon me fjalët: “Poshtë Partia me Enver Hoxhën në krye”. Në anën tjetër të letrës, brenda një vizatimi në formë vezake, është shkruar: “Lavdi grupit tonë me në krye shokët T. Sejko, T. Demi”).

Përgjigje: Po, letra që kam hedhur unë në katundin Markat me përmbajtje armiqësore, që fillon me fjalët “Vite të rinj, por ditët janë të zeza”. Dhe përfundon me fjalët: “Poshtë Partia me Enver Hoxhën në krye”, të cilën po ma tregoni tani, është tamam ajo që kam hedhur unë në fshat. Shkrimi është i imi, është shkruar me laps plumbi.

Pyetje: Në faqen e prapme të kësaj letre, është një vizatim vezak ku shkruan: “Lavdi grupit tonë me në krye shokët T. Sejko, T. Demi”. Jepni shpjegime se ç’do të thotë kjo?

Përgjigje: Unë mbrapa letrës së bllokut, brenda një kurore me lule të vizatuara, kam shkruar: “Lavdi grupit tonë me në krye shokët T. Sejko, T. Demi”, me qëllim që të tregoja, se edhe pse janë vrarë, ne kemi respekt për ta. Doja t’u tregoja popullit gjithashtu, se nuk rrojnë më Teme Sejkua dhe Tahir Demi, grupi i tyre ekziston, me qëllim kjo që siç thashë edhe më parë, të bënte efekt në popull.

Pyetje: I pandehur, a është blloku juaj ky që po ju tregojmë (të pandehurit i tregohet një bllok i vogël shënimesh xhepi, bojë vjollcë, me zhargavina në fillim dhe në fund)?

Përgjigje: Po, blloku që më tregohet, i vjetër, është i imi  dhe me sa më kujtohet, më ka humbur.

Pyetje: Në një prej fletëve të bllokut, e cila është e palosur dhe pikërisht në fletën e fundit që është shkruar, ndodhet ky shënim: “Shenjat, mua më treguan. Ç’bëj që rri akoma”. Është gjë shkrimi juaj ky?

Përgjigje: Po, ky është shkrimi im.

Pyetje: Çkeni dashur të thoni me këtë shënim?

Përgjigje: Unë këtë fjalë e kam shkruar në momentin kur më është mbushur mëndja top se, letra kishte rënë në duart e organeve të Sigurimit, prandaj këtë shqetësim shpreh dhe ajo.

Pyetje: A keni ndonjë gjë tjetër për të thënë rreth akuzës?

Përgjigje: Unë nuk kam gjë tjetër për të thënë rreth akuzës, shpjegimet që dhashë sot, janë të vërteta. Më falni se në fillim kur jam marrë në pyetje në hetuesi, nuk kam treguar shkakun e vërtetë, sepse unë e kisha përpiluar këtë letër dhe e hodha në fshat. E vërteta është se letrën e kam hedhur në fshat, nisur nga armiqësia që kam për Pushtetin Popullor, t’ju tregoj të tjerëve që ka edhe kundërshtarë të këtij pushteti, dhe ne kundërshtarët e tij, nuk i kemi humbur shpresat.

Pyetje: A keni gjë për të thënë rreth procesit hetimor, keni ndonjë provë për të kërkuar që mendoni ju që është në favorin tuaj?

Përgjigjej: Unë nuk kam asgjë për të kërkuar, të zgjerohet hetimi, nuk kam asnjë vërejtje rreth hetimit, thëniet e mija janë shkruar gjithnjë drejtë dhe unë e di se jam fajtor ndaj këtij pushteti.

Procesin, pasi e lexova dhe e pashë se janë shkruar drejtë thëniet e mija, e nënshkruaj.

I pandehuri                                                                       Hetuesi

Kaso Hoxha                                                               Halit Kardhashi

                                   Prokurori i rrethit

                                      Abaz Brati

Dokumenti i përpiluar nga hetuesi Halit Kardhashi dhe i aprovuar nga prokurori i rrethit të Sarandës, Abaz Brati, me vendimin për ngritjen e akt-akuzës ndaj Kasëm Hoxhës

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

MINISTRIA PUNËVE TË BRENDSHME                                             APROVOHET

DEGA PUNËVE TË BRENDSHME                                               PROKURORI RRETHIT

Nr.43                                                                                                  (ABAZ BRATI)

                                                      AKT – AKUZË

Kundër të pandehurit Kasem Çerçiz Hoxha, i akuzuar se ka zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, që parashikohet si krim nga neni 73/1 K.P.

Në datën 21 Maj 1973, Organet e Sigurimit të Degës së P. Brendshme Sarandë, njoftohen se në 20 Maj 1972, në qendër të katundit Markat, u gjet një letër anonime me përmbajtje të thellë armiqësore. Nga masat e mara për zbulimin e autorit të kësaj letre dhe veçanërisht nga akti i ekspertimit, u provua se autori i saj ishte Kasem Çerçiz Hoxha, po nga katundi Markat. Mbi këtë bazë në datën 14 Qershor 1973, filloi çështja penale kundër personit të lart përmendur në gjendje arresti.

Nga zhvillimi i hetimeve, rezultoi se: I pandehuri Kasem Çerçiz Hoxha, duke filluar nga viti 1968, herë pas here ka shfaqur pakënaqësi të ndryshme karshi pushtetit popullor dhe me kalimin e kohës, veçanërisht gjatë vitit 1969, si rezultat i disa bisedave me karakter armiqësor që zhvillonte me kushëririn e tij Selfo Hoxha, i cili në Gusht të vitit 1969, u arratis për në Greqi, Kasemi u vu plotësisht në pozita armiqësore me Partinë dhe Pushtetin Popullor në vendin tonë.

I pandehuri Kasem Hoxha, në fund të vitit 1969, thirret nën armë për të kryer shërbimin ushtarak. Edhe atje, në biseda të zhvilluara me dëshmitarin Thoma Miçoni, ka lavdëruar aktin e tradhtisë ndaj atdheut të kryer nga kushëriri i parë i tij Selfo Hoxha dhe bashkëfshatarët e tjerë, Bilal Xhaferi dhe Bajram Shuaipi, duke i thënë shprehimisht se ata bënë mirë që u arratisën, se Selfua mori me vete edhe kunatin e tij, Bilal Xhaferin, qe ky i fundit megjithëse ishte shkrimtar shumë i mirë, veprat e tij pa drejtësisht ja hidhnin poshtë.

Mbas lirimit të tij nga ushtria dhe ardhjes në fshatin Markat, i pandehuri Kasem Hoxha, e shton edhe më tepër veprimtarinë armiqësore kundër pushtetit popullor, në formën e agjitacionit e propagandës. Duke qenë i predispozuar në rrugën armiqësore, veçanërisht pas muajit Shkurt 1972, kohë në të cilën i pandehuri blen një radio, bëhet dëgjues i rregullt i stacioneve të vendeve kapitalisto – revizioniste, sidomos i Radio Moskës, “Zërit Amerikës”, Radio Prishtinës, e tjerë, për emisionet që ato transmetonin në gjuhën shqipe.

I pandehuri Kasem Hoxha si armik i pushtetit popullor, i frymëzuar edhe nga propaganda armiqësore e këtyre radio stacioneve dhe veçanërisht e Radio Moskës, ndërmerr veprime më të avancuara në këtë aktivitet. Kështu, në datën 20 Maj 1972, mbasi shkruan në shtëpinë e tij një letër anonime me përmbajtje të thellë armiqësore, e hedh në qendër të fshatit Markat. Në këtë letër shkruan: “Vite të rinj, por ditët janë të zeza. Me këto pak fjalë të dashur shqiptarë, dua të përshkruaj vuajtjet tuaja të pa numërta. Me këtë titull mund të shkruash një roman të gjithë. Kështu ore vëllezër nuk durohet. Prandaj duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë që të fitojmë të drejtat tona. Besoj se më kuptoni. Poshtë Partia me Enver Hoxhën në Krye”.

Në anën tjetër të kësaj letre, brenda një pikture vezake, është shkruar: “Lavdi grupit tonë me në krye T. Sejkon e T. Demin”.

Nga vetë përmbajtja e letrës anonime dhe deponimet e bëra në hetuesi, i pandehuri Kasem Hoxha, nëpërmjet kësaj letre me përmbajtje të thellë armiqësore të hedhur në katundin Markat, kishte si qëllim që të ngjallte pasiguri në ekzistencën e pushtetit popullor në vendin tonë, të mbante e gjalla shpresat për një ndryshim të situatës në Shqipëri dhe okupimin e saj nga fuqitë perëndimore, t’u tregonte masave se; ka akoma njerëz që e urrejnë pushtetin popullor dhe shpresave tyre nuk janë shuar, se Teme Sejko dhe Tahir Demi, janë vrarë, vepra e tyre do të rrojë, se ka akoma njerëz që vazhdojnë atë, që nuk mundën dot të realizonin këta tradhtar të atdheut etj.

Me paraqitjen e akuzës në hetuesi, i pandehuri pranoi se ka zhvilluar veprimtari armiqësore në formën e agjitacionit e propagandës, se kishte shkruar letrën me përmbajtje armiqësore, por fillimisht në shpjegimet e tij u mundua ta paraqiste se gjoja e shkroi këtë letër me përmbajtje armiqësore, për të provuar qëndrimin që do të mbanin personat që do ta gjenin, ndërsa më vonë, i pandehuri pranoi se letra anonime e ka hedhur, duke u nisur nga qëllime armiqësore për të cilat përshkruan në letër.

Fajësia e të pandehurit provohet për veç deponimeve të tij të bërë në hetuesi, por dhe nga akt-ekspertimi Nr.14 datë 8.9.1972, thëniet e dëshmitarit Thoma Miçoni, si dhe letra origjinale me përmbajtje armiqësore, e gjetur në katundin Marakat.

Vepra e kryer nga i pandehuri paraqet rrezikshmëri sepse, drejtohet kundër Republikës Popullore të Shqipërisë, Sigurimit të Jashtëm dhe fuqisë mbrojtëse të saj. Rrezikshmëri paraqet dhe vetë i pandehuri, mbasi në hetuesi u mundua të justifikonte shkaqet e vërteta të përpilimit dhe hedhjes së letrës me përmbajtje armiqësore.

Në këto rrethana, ju paraqesim për gjykim të pandehurin Kasem Hoxha, i biri i Çerçizit dhe Kanes, i datëlindjes 1951, lindur dhe banues në katundin Markat, me arsim (8 vjeçar, profesion bujk, i martuar me fëmijë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i pa dënuar ndonjë herë, i cili Akuzohet:

Se ka zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, që parashikohet si krim nga neni 73/1 Kodit Penal.

Kjo akt-akuzë u përpilua nga unë Hetuesi Halit Kardhashi.

                                Hetuesi

                            Halit Kardhashi

Akt akuza mu dorëzua sot me datën_______ 1973. Memorie.al

                    I pandehuri

                  Kasem Hoxha

                                               Vijon numrin e ardhshëm

blank

Kasem Hoxha: Biseda në Spaç me Rajmond Sejkon, i fundit i Sejkatëve

Publikohen disa pjesë nga libri voluminoz autobiografik në dorshkrim “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar” (kujtime nga xhehnemi) me autor, Kasem Hoxha me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim në SHBA-ës që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

E gjithë historia e trishtë dhe e dhimbëshme e Kaso Hoxhës, që nga jeta dhe puna e vështirë në fshatin e tij në skajin më jugor të vëndit, pakënaqësia ndaj regjimit dhe poezitë e para me karakter politik, si ranë ato në dorë të Sigurimit të Shtetit dhe kush ishin të afërmit e tij që e spiunuan, arrestimi në zyrën e Kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Markat, nga Sigurimi i Shtetit më 21 qershor të vitit 1973, hetuesia në Degën e Punëve të Brendshme të Sarandës, gjyqi ndaj tij dhe dënimi me 10 vjet burg për “agjitacion e propagandë”, qëndrimi në “Kaushin” e Tiranës (Reparti 313), dhe të burgosurit që gjeti aty, dërgimi në Spaç e puna në atë kamp me policët e oficerët kriminelë dhe të “butë”, bashkëvuajtësit e përshkrimi i “portreteve” të tyre me anët pozitive dhe negative, lirimi nga burgu dhe kthimi në fshat, arratisja në Greqi dhe qëndrimi në kampin e Llavros-it, fitimi i azilit politik për në SHBA-ës, korrespodenca me organizatën Amnesty International, e degës së Londrës, informacionet me të dhënat që u dërgonte për të burgosurit e Spaçit dhe regjimit komunist në Shqipëri, e deri tek krijimi i familjes së re dhe jeta e puna në atë vënd të largët me komunitetin çam të përçarë nga intrigat e njerëzve të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria që vepronin atje.

Pjesë nga libri në dorshkrim, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, (kujtime nga xhehnemi) i autorit, Kasem Hoxha, dërguar prej tij ekskluzivisht për Memorie.al

blank

 

Prolog

 

 

blank

 

Lexues të dashur!

blank

 

Mos ja vini veshin titullit që po ju paraqes, dua të them, se sikur mos të jeni të duruar për të lexuar këtë përmbledhje me kujtime, po të doni ta falni autorin, se stili i tij është i zbehtë, i pafrymëzuar përpara kësaj drame të madhe, të popullit tim, të kombit tim martir.

blank

 

Personazhet e mij, nuk janë të krijuar nga fantazia ime, por janë njerëz të vërtetë, janë vëllezërit tuaj, baballarët tuaj, të afërmit tuaj. Ngjarjet nuk janë të trilluara, por reale e të jetuara.

blank

 

Ju do të bindeni vetë, vetëm pasi të keni lexuar këtë përmbledhje me kujtime. Ju do gjeni diçka nga jeta juaj, diçka të vërtetë nga jeta e baballarëve tuaj, e nënave tuaja, e vëllezërve tuaj, se si vuajtën se si vdiqën.

blank

 

Këtë përmbledhje kujtimesh, e shkrova për amanetin që më lanë shokët, që bota të mësojë të vërtetën, se si u torturuan, si vuajtën, si vdiqën, njerëz të pafajshëm, nëpër kampet dhe burgjet e xhelatit, Enver Hoxha!

blank

 

Unë shkoj me shpresë se cilido lexues, shqiptar ose i huaj, nuk më mbetet hatëri, nga kritika, rrahja e mendimeve të kundërta, pasi është mënyra më e mirë për të gjetur të vërtetën. Titulli i librit, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, do t’i zëmëroj lexuesit, por në fund, do arrij në konkluzion se kam të drejtë, ta quaj “Epokën 45-vjeçare të regjimit komunist satanik të Enver Hoxhës”: Të shëmtuar.

Unë, mjerisht, për fatin e keq që pata, pashë dhe jetova dramën e madhe që ndodhi përpara syve të mij. Nuk jam as poet dhe as gojtar, do më duhet punë e madhe që t’i shpëtoj gabimeve letrare në këtë libër historik, që mund të frymëzojë poetët dhe shkrimtarët e ardhshëm, mbi tragjedinë e kohës sonë, të kohës më të zëzë të kombit tim!

Zotërinj lexues, ju uroj të gjithëve të keni liri dhe paqe…!

Kaso Hoxha.

Llavrio, Greqi 1985

Vijon nga numri i kaluar

Biseda në Spaç me Rajmond Sejkon, i fundit i Sejkatëve

U njoha me Rajmondin aty nga mesi i vitit 1976, pasi ky kishte kohë që kishte ardhur në burgun e Spaçit. Ai kishte më tepër se dy muaj, por ishte në grupin tjetër të zonës së II-të, kurse unë në grupin e zonës së III-të, kështu që nuk mund të shiheshim. Një ditë të dielë, isha ulur në stol, në oborrin e burgut dhe po rrija. Aty mu afrua një djalë i gjatë por pak i krrusur. Ai ishte fytyrë mprehtë, me një hundë të gjatë.

-“Si je Kaso”, më tha, dhe më zgjati dorën për t’u takuar.

-“Të faleminderit, ju si jeni”, i’a ktheva dhe unë duke i zgjatur dorën.

-“Më njeh apo jo”, më tha duke më buzëqeshur.

-“Me thënë të drejtën të kam parë, por se cili je unë nuk e di. Unë kam qëndruar indiferent, dhe nuk ju jepja ndonjë rëndësi njerëzve. Ndoshta kjo është një e metë, por këtë mësim e kam marrë nga praktika e hidhur e burgut. Sepse kam humbur besimin tek njerëzit”, i’a ktheva.

-“Ke të drejtë”, më tha Mondi.

-“Me kë kam nderin të flas”, e pyeta.

-“Unë jam djali i Teme Sejkos”, më tha dhe uli kokën.

Nuk u besova veshëve, dhe për pak ngela i habitur, duke e parë me vëmëndje.

-“Kurajo mos u mërzit’, i thashë, ‘nuk mjaftoi gjaku i babait tënd, që të ngopte egërsinë e bishës së Tiranës, por duheshe edhe ti”, i thashë. Duke e ngushëlluar, i thashë se nuk ishte vetëm ai fatkeq në këtë botë.

-“Jo Kaso, çka thënë Zoti, do të bëhet”, tha ai.

-“Ku banon familja jote, Mondi”, e pyeta sepse nuk dija gjë për ta. Me këtë pyetje e pashë që e vrava, sepse ishte një nga pyetjet më të vështira të jetës së tij! Në sytë e tij rrëshkitën lotët. Pas kësaj ai psherëtiu, dhe pas psherëtimës, belbëzoi. -“Tani Kaso, unë s’kam më familje, kam mbetur fillikat i vetëm në këtë botë”, m’u përgjigj duke u munduar të përmbante veten.

E pashë që gabova duke i lënduar plagët e zemërës, por tani ishte vonë. Përpara meje qëndronte një personazh i një tragjedie të madhe familjare. Ja ç’më tregonte në një ditë të tillë Mondi, -“Pasi u pushkatua babai ynë Kaso, neve na internuan në Berat. Bëheshim tre vetë në atë dhomë të ndyrë, mamaja, unë, dhe vëllai i vogël, Sokoli. Ne ishim të vegjël, mamasë nuk i jepnin punë, ndërsa ne shumë net, flinim pa ngrënë. Mamaja rrinte edhe ditë të tëra pa ngrënë, po ne nuk e kuptonim sepse ishim të vegjël.

Ata donin që ta gjunjëzonin atë për ta bërë servile dhe spiune, dhe ndoshta t’u shkonte pas qëllimeve të tyre. Kur e panë që po vdisnim urie, asaj i dhanë një punë të rëndomtë, që të bënte llaç dhe tulla. Kjo punë ishte e rëndë për mamanë që nuk kishte bërë ndonjëherë punë fizike. Ndërsa neve, na bëhej një luftë e ashpër klasore. Ne nuk luanim në rrugë, sepse i kishin mësuar të vegjëlit e lagjes, që të na ngacmonin duke na thënë: “djemtë e armikut të popullit”.

Unë prekesha dhe kacafytesha me ta, por ata ishin shumë dhe na godisnin. Ne ktheheshim ashtu të rreckosur dhe qanim, ndërsa mamaja na përkëdhelte dhe na këshillonte që ne të mos loznim në rrugë. Një jetë e tillë me vuajtje vazhdoi derisa u rritëm ne. Kur dolëm në punë, unë dhe Sokoli e ndriçuam jetën pak. Jetonim më mirë dhe hanim më mirë. Unë mbarova ushtrinë, dhe po atë vit do shkonte ushtar Sokoli. Por në vitin 1974, Dega e Brëndshme e Beratit, e arretsoi Sokolin bashkë me dy shokët e tij.

I akuzonin sikur donin të digjnin Kombinatin e tekstileve të Beratit. Komplot i kurdisur shumë bukur. Për dhjetë muaj me rradhë, i torutruan që të pranonte akuzën, dy shokët u thyen dhe e pranuan atë. Kurse Sokoli jo. I nxorrën në gjyq. Sokoli, foli dhe u tha shokëve që t’a hidhnin poshtë atë akuzë. Ai dëshmonte para një gjyqi të poshtër të Sigurimit, dhe torturat që u ishin bërë, e bindën popullin se ai, ishte i pafajshëm.

Unë me mamanë, kishim zënë vënd në fund të sallës së gjyqit dhe po qanim që të dy. Sokoli ishte katandisur si mos më keq pas torturave, por atij s’i bënte syri tërr përpara xhelatëve. Gjyqi vazhdoi më shumë se pesë seanca. Në seancën e fundit, Prokurori dha pretencën dhe njoftoi dënimet e të akuzuarve.

Emri i parë ishte: Sokol Sejko, “dënohet me vdekje”! Këto fjalë ranë si predha mbi mua dhe mbi mamanë. Asaj i ra të fikët, ndërsa unë shpërtheva në ngashërim. Për këtë arsye nuk munda ta ndihmoja nënën, pasi çdo gjë m’u errësua përreth. As nuk dëgjoja dhe as nuk shikoja. As nuk mora vesh sesa i dënuan shokët e tij.

Pasi mbaroi pretenca, trupi gjykues kërkoi nga Sokoli të dëgjonte fjalën e tij të fundit. Ai i tha këto fjalë: “Çfarë të kërkoj nga ju, kur ju më merrni, dhe atë që ma ka dhënë tjetër kush”! Trupi gjykues u tërhoq që të merrte vendimin. Ato minuta neve na u dukën si muaj, ndërsa mamaja s’po e merrte dot veten, sepse u shkri në lot.

Mua më dridhej gjithë trupi dhe prisja me ankth vendimin e trupit gjykues. Ai filloi të lexojë vendimin: “Sokol Sejko, dënohej me vdekje”, dhe dy shokët e tij, me nga 25 vjet burg. Vëllai qëndroi krenar, ai nuk e dha veten përpara xhelatëve të tij, edhe pse na shihte neve të dyve që po qanim. Seanca u mbyll dhe të dënuarve i’u dha e drejta që të apelonin vendimin në Gjykatën e Lartë brënda tre ditëve.

Policët i rrëmbyen ata dhe i futën nëpër makina. Ata u zhdukën në një kthesë në drejtim të Degës. Vëllai kishte më tepër se 40 ditë që priste vendimin nga Gjykata e Lartë, i lidhur me këmbë e duar me nga 80 kg. hekur, për të mos lëvizur nga vëndi. Po afronte Viti i Ri 1975, dhe mamaja shkoi në Pazar për të blerë një pulë. Mori dhe tre kg. verë, dhe kur u kthye në shtëpi, ishte e pikëlluar sa s’thuhet.

“Do t’ja përgatis Sokolit këtë pulë’, më tha, ‘dhe do t’i çoj dhe verën”. “Nuk e lejojnë një gjë të këtillë’, i thashë mamit, ‘mishin mund ta pranojnë”.

“Do u lutem”, më tha ajo që ishte katandisur sa një 5 lekësh. “Bëj si të duash” i thashë. Data e Vitit të Ri u gëdhi. Ishte ftohtë, qielli ishte i vrenjtur, por shi nuk binte. Bota atë ditë gëzonte, kurse ne qanim. Mami mblodhi pulën e pjekur me një gazetë, i zbrazi shishet në një bidon plastik, dhe u nis për te birucat e Degës.

U paraqit tek gardiani i burgut, dhe i tha se i kishte sjellë diçka djalit për të ngrënë. Përmes lotëve dhe ngashërimave, i’u lut ta shihte pak të birin, këtë ditë të shënuar. Gardiani u gjënd ngushtë përpara dhimbjes së kësaj nëne, dhe i tha se ishte e ndaluar një gjë e tillë. Si ushqimi, ashtu dhe vera. Por ai për të mos e vrarë më tej mamanë shpirtërisht, i mori ato, dhe I’a çoi Sokolit.

“Të faleminderit shumë”, i tha ajo. “Le ta pijë biri i një nëne, këtë, sepse ky Vit i Ri, ishte i fundit për të”, tha mami duke u larguar nga porta e burgut. 15 ditë më vonë, Prokuroria, më njoftoi se vendimi u zbatua para se të vinte Viti i Ri. Varri nuk i dihej! Oh sa e tmerrshme, dhe sa e llahtarshme ka qënë ajo ditë! Mami kishte rënë përmbys dhe gjithë ditën po qante. Ajo derdhi lotë pa fund, ashtu si çdo nënë do të bënte.

Asnjë njeri s’më erdhi për ngushëllim. Mamaja u sëmur nga të qarët dhe unë ndejta dy ditë në shtëpi për ta qetësuar dhe për t’i bërë hysmet, pasi ajo as hante dhe as pinte! Unë u detyrova të shkoja në punë ditën tjetër dhe mamaja mbeti vetëm në shtëpi. Kur u ktheva nga puna pasdite, pashë një turmë njerëzish që po rrinin para pallatit tonë, ku banoja unë me nënën. Një kufomë pa jetë e bërë copë, po dergjej në asfalt dhe unë fillimisht nuk mund ata njihja se kush ishte ajo fatkeqe!

Ndërkaq, vështrimi i njerëzve u drejtua nga unë. E kuptova menjëherë se diçka e keqe do t’i kishte ndodhur mamasë. E hapa turmën dhe u afrova te kufoma, ku ç’të shihja…?! Mamaja ime e bërë copë! Ulurita me kujë me gjithë fuqinë e shpirtit dhe u sula mbi kufomën e mamasë, e tunda, e fërkova, por ajo s’lëvizte…?!

E mora para duarsh, mamanë e pajetë dhe e ngjita në dhomë duke e shtrirë me kujdes në krevatin e saj, si për të mos i lënduar plagët që i kullonin ende gjak! Disa shokë më kishin ardhur nga mbrapa dhe po rrinin në fund të dhomës. Ndërkohë unë e kisha humbur fare dhe nuk dija ç’të bëja. Isha bërë si i marrë dhe ashtu dola në ballkonin e pallatit, andej nga ku ishte hedhur nëna, që të hidhesha edhe unë, por shokët më rrëmbyen nga krahët duke më mbajtur me forcë.

Shava regjimin e Enver Hoxhës më tërë forcën e zërit që kisha. Pas pak minutash, tek po qaja mamin, aty mbërriti policia dhe më arrestuan menjëherë e më çuan në Degën e Punëve të Brendëshme duke më mbyllur në birucë.

Nuk morra vesh më se çfar u bë me kufomën e mamasë, e cila ishte hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonim. Mua më dënuan tetë vjet burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”, pse shava Enver Hoxhën dhe tani jam këtu me ty”, e mbylli tregimin e tij Rajmond Sejko dhe nuk vazhdoi më, pasi tellalli i burgut na bëri thirrje për apelin e mbrëmjes, pasi ora po shkonte 18.00 U ndava me Mondin për ta vazhduar tjetër herë atë histori rrënqethëse.

Pas arrestimit të shokëve tanë, gjendja në burg ishte tepër e acaruar

Pas arrestimit të shokëve tanë gjëndja në burg ishte tepër e acaruar. Në ankth të burgosurit prisnin se kush e kishte rradhën. Rajmondi, unë, Nazmi Veseli, Xhelal Çami, kishim bërë më shumë se gjysmën e dënimit. Familjet tona prisnin që ne të liroheshim.

Gjëndja ime shëndetësore sa vinte dhe keqësohej gjithnjë e më shumë. Unë kurrë nuk i shkruaja nanës për këtë, në ato pak letra që i dërgoja, për të mos e mërzitur më tepër. Nëna ime ishte analfabete dhe nuk dinte as të shkruante dhe as të lexonte. Ajo priste të rriteshin Luljeta dhe Nderimja. Mejdos, gruas sime i kisha thënë se ishte e lirë nga unë dhe të shikonte jetën e saj.

I isha lutur shumë herë që t’i dërgonte ato dy vajza në Jetimore, për një jetë më të mire, të atyre dy fatëkeqëve. Mejdua ja kushtoi jetën atyre dy vajzave për t’i rritur, duke mos i’u nënshtruar presioneve të Sigurimit dhe ajo nuk u tremb. Ajo bashkë me burrin e motrës sime, (Dilos) Esat Mullai, erdhi në Spaç për të më takuar. Unë përsëri i thashë se nuk ishte vonë që të më braktiste mua. Por ajo përsëri ngulmoi duke thënë: “Jo, ky ishte fati im dhe mbaroi kjo punë. Mos e diskuto më këtë muhabet”. Pas këtij takimi i shkrova dhe një letër për ta falenderuar më tepër.

Letra që i shkrova, bashkëshortes, Mejdos, nga Spaçi!

Spaç, 15 korrik 1979

E dashur Mejdo

Mos më vë re pse të shkruaj rrallë, jo se ju kam harruar, por nuk dua që t’ju lëndoj.

Mjerisht për mua që nuk gjej dot fjalë, të shperh falenderimet më të mira, për kujdesin që tregove kur isha i sëmurë në Spital.

E dashur Mejdo, me dëshirën tënde, me vullnetin tënd dhe me bujarinë tënde, u lidhe pas një njeriu të falimentuar. Pas një njeriu që i kanë vënë emër të keq, që nuk i ka mbetur më në këtë botë asnjë mik.

Ti vetë dhe të afërmit e t’u kanë vuajtur aq shumë nga shkaku im dhe prandaj, nuk ke se si ta harrosh shkaktarin e pafalshëm të të gjitha këtyre rreziqeve dhe fatkeqësive që të ranë në kokë. Ti nuk ke se si ta harrosh rolin që kam luajtur unë në këtë mes.

Ta dish se sa mirënjohës, sa shumë mirënjohës që jam dhe sa keq më vjen për ju, që ju ndodhi kaq keq me mua!

Ju betohem e dashur Mejdo, se nuk kam menduar keq për ju, kurrën e kurrës, se për mua ju keni qenë kurdoherë, kujtimi më i ndritur, më i kulluar dhe më i bukur i fëmijrisë dhe rinisë time të trishutuar.

Kam aq arsye dhe gjykim të vlersoj, të gjitha këto.

Parndaj më lejo Mejdo, të të dërgoj, falenderimet dhe përshëndetjet e mija, më të mira dhe më të ngrohta të zëmrës sime, duke të uruar shëndet dhe të jesh e fortë.

Rreshtat e fundit të letrës po i mbush me të fala për nënon time të dashur dhe i uroj shëndet.

Përqafime dhe i puth nga larg, Lulen dhe Nderimen.

Dërgoj të fala me mall, për motrat, Dilo, Vito e Bardha.

I kujtoj me mall dhe u uroj shëndet familjarisht.

Mos harro, pa u dërguar të fala nga ana ime, prindërve dhe vëllezërve të t’u.

Të fala për të gjithë kush pyet.

Ju përqafoj me mall,

Kasëmi

Mbetem me shpresë se do më dërgosh letër/Memorie.al

blank

VRITET  DON  SHTJEFEN  KURTI – Nga Fritz RADOVANI


Pjesa Nr. 56, Zamak i Flamurit Kastriotit …

VRITET  DON  SHTJEFEN  KURTI

 

blank

 

DON SHTJEFEN KURTI
(1898 – 1971)

           “Asht pushkatue nga shteti komunist diktatorial i Ever Hoxhës,

                                              vetem, pse ka Pagzue një fëmijë Katolik.”(1971)

 

Shtjefen Jak Kurti asht le në Ferizaj nga prindët Jak’e Katrina Kurti në vitin 1898, me 24 Dhetor. Ishte familje me gjendje të mirë dhe e njohun atje.

Mbasi i filloi studimet e nalta teologjike n’ Austri i perfundoi n’Itali, kje shugurue meshtar dhe u vendos në Gurz. Ishte klerik me horizont të gjanë dhe i përgatitun mirë gja që, gjithnjë e ven nen shenjestren e shtetit.

Kjo ishte edhe arsyeja që edhe u emnue shpejt me sherbim në Tiranë, ku kje nder figurat me autoritet fetar. Me 5 Maji 1930 i drejton me dy meshtar tjerë një peticion Gjenevës, per gjendjen në kaos asokohe të Shqipnisë.

Në kohen e okupacionit fashist qendrimi i Don Shtjefnit nuk pajtohej me pushtimin e Shqipnisë. Ardhja në qeverisjen e vendit e komunistave ishte një okupacion tjeter me vendosjen e diktaturës sllavokomuniste, me të cilen Kleri Katolik Shqiptar nuk asht pajtue asnjëherë, sepse diktatura kje kudo barbare dhe e pashoqe n’ Europë. Vrasjet dhe gjyqet kishin fillue me kohë në Shkoder. Burgu i Kuvendit të Fretenve ishte modeli i plotë i terrorizmit dhe i barbarizmit komunist. Shkodra e 26 burgjeve komuniste kishte hapë një histori të panjoftun dhe aq kriminale në Ballkan, sa do të kalonte një gjysëshekulli nen thundren e kriminelave Ever, Tito, Stalin dhe sot, mbas 30 vjetësh pothuej nuk asht tue ndryshue asgja. Shembulli i vllavrasjes së tyne po ruhet me fanatizem nga mbasardhësi i “ringjalljes komuniste”. 

Në vitin 1946 Don Shtjefen Kurti, arrestohet nga komunistët në Tiranë, dhe po të lexohet me kujdes Dosja, as sot nuk kuptohet sakt shkaku i arrestit ndersa, per “dënimin me 20 vjetë burg”, as nuk bahet fjalë se kuptohet gja.

Sejcili klerik katolik per sllavokomunistët ishte agjent i Perëndimorve. E kjo akuzë vazhdonte me prangue perditë atdhetarët e klerikët e pafaj, deri njëditë kur të shoqnohej me shpifjet tjera që rrezikonin jeten e tyne.

Grupi i t’ arrestuemve të Tiranës, perbahej nga Don Shtjefen Kurti, At Pjeter Mëshkalla, Imzot Irene Banushi dhe Rrok Abati. Don Shtjefen Kurti

edhe pse lirohet mbas 20 vjetësh, në vitin 1966 tue e dijtë mirë se ishte i dënuem pafaj dhe, se vuejti në burgun e mnershem të Burrelit, Sigurimi i shtetit tue mos heshtë per asnjë moment vazhdoj perndjekjen, shoqnue me plotsime dosjesh plot shpifje e thash’ethanje tjera, dhe jo shumë larg nga arrestimi i parë, Don Shtjefni arrestohet heren e dytë në vitin 1970.

Arrestimi i Don Shtjefen Kurtit, në periudhen e 1967, pra heren e dytë u ba në një kohë shumë ma të rrezikshme se arrestimi i parë, mbasi tashti Ai edhe i kishte kalue të 70 vjetët dhe, ishte e vështirë me perballue torturat.      

Në qershorin e 1970, Don Shtjefni arrestohet se “ka Pagzue një fëmijë”!

Grupi armiqësor ishte krijue me kujdes dhe nga persona të njoftun, po që në fakt u ishin ngarkue akuza ku dënimet u dhane të randa, mbi 10 vjetë.

Sigurisht per Gurzin nuk ishte asgja e panjoftun, mbasi të gjithë ishin prej atyne krahinave dhe njifeshin per qendrimet e tyne korrekte e të mira.

Sigurimi mërrijti me aprovue Dosjet dhe me i ba t’ arrestuemit me pranue në pergjithsi akuzat me ndonjë perjashtim të vogel. Me daten 22 Korrik 1971, trupi gjykues dha vendimin e gjykatës, ku Don Shtjefen Kurtit, ishte 74 vjeç,  ju dha dënimi me vdekje, me pushkatim, “se ka Pagzue një fëmijë”!

Po kaloj në material një pjesë të procesit dhe shikoni sa larg së vertetes ka qendrue akuza e gjykatës, që ka vetem një piksynim: “Pushkatimin e Tij”.

“Relacion mbi të dënuarin me vdekje Shtjefën Jak Kurti”. “I mbrujtur me armiqësi të thellë kundër pushtetit, menjëherë mbas masave revolucionare të marra kunder fesë, ay përsëri është hedhur në një veprimtari armiqësore të tillë. Në biseda me të gjykuarit dhe me dëshmitarët e pyetur nga gjykata ai ka errësuar realitetin socialist dhe ka bërë fjalë për nivelin e ulët të jetesës tek ne, veçanërisht për gjendjen e varfëruar të fshatit duke konsideruar si shkaktar të saj sistemin kooperativist bujqësor. Ai thoshte se në vendin tonë nuk ka liri, se masat e marra kundër fesë janë një “mohim i grimcës së fundit të lirisë” dhe, njëkohësisht ka mburrur jeten në vendet kapitaliste. Duke dëshiruar rrëzimin e pushtetit popullor, Shtjefen Kurti ka përshëndetur  të ashtuquajturën “Pranvera e Pragës” dhe ka uruar që ajo të përshëndeste sa më parë dhe vendin tonë.”

Në materialin përfundimtar të parashtruem në Gjykatën e Lartë të RPSSH thuhet se: “Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbasi dëgjoi relacionin e anëtarit dhe prokurorit për lënien në fuqi të vendimit dhe mbasi shqyrtoi e analizoi çeshtjen në terësi: Vëren “Vendimi i Gjykates ështe i drejtë dhe si i tillë duhet lenë në fuqi.” Me 20 Shtator 1971 edhe një Martir i Kishës Katolike, i shtohet Zamakve të Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, e Ky Zamak asht Don Shtjefen Kurti.

            Melbourne, 16 Gusht 2022.  

blank

“Do të kryej veprime çnjerëzore”- Letra kërcënuese e minoritarit për Enverin pas arratisjes

DASHNOR KALOÇI

 

 

Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Autoriteti për Informim i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat janë pjesë e një dosjeje voluminoze, ku bëhet fjalë mbi historinë e rrallë dhe të panjohur të Ilia Lekës me origjinë nga fshati Glinë i minoritetit grek të Gjirokastrës. Familja e Ilia Lekës nga viti 1945 jetonte në internim në fshatrat e Myzeqesë dhe babai i tij, Theodhoriu, ishte arrestuar që në vitin 1951 dhe vuante dënimin në kampe dhe burgje, i akuzuar si “agjent i Zbulimit Grek”.

Përpjekjet e Sigurimit të Shtetit për ta rekrutuar Ilian dhe më pas për ta arrestuar atë dhe arratisja e Ilias së bashku me të vëllanë, Kriston, dhe xhaxhanë e tyre në Greqi, ku pas disa letrave kërcënuese që Ilia i bënte Enver Hoxhës, Ramiz Alisë e Adil Çarçanit, ku u kërkonte që ta nxirrnin të atin nga burgu dhe bashkë me gruan e djalin, ta lejonin të vinte në Greqi, ata të tre bënë një grevë urie para ambasadës shqiptare në Athinë, e cila zgjati deri në vitin 1984.

Grevë e Ilia Lekës shkaktoi probleme të mëdha diplomatike në mes dy vendeve, pasi sensibilizoi jo vetëm Parlamentin grek dhe qeverinë e Athinës, por edhe shtypin grek dhe disa parti ultra-nacionaliste e qarqet shoviniste vorio-epiriote me në krye Mitropolitin Sevastianos, që e shfrytëzuan atë për interesat e tyre. Fjalimet e Ilia Lekës në Parlamentin Europian dhe Kongresin Amerikan, për shkeljen e të drejtave të njeriut në regjimin komunist në Shqipëri, deri sa e detyruan Enver Hoxhën të dilte dhe të deklaronte publikisht: “I them me përgjegjësi popullit vëlla grek se në burgjet shqiptare janë vetëm 46 shtetas nga minoriteti grek dhe vetëm 4 prej tyre për faje politike”, si dhe Ramiz Alinë që ta lironte Theodhori Lekën nga burgu i Spaçit në vitin 1989, duke e lejuar të shkonte përgjithmonë në Greqi.

blank

PJESA E PARË

“Mua më priste burgu duke mos ditur asgjë dhe u detyruam që të largohemi për të shpëtuar nga burgjet dhe torturat. Kaq sa për dijeni. Tani, ashtu siç u kam shkruar dhe aty, po të them: Të më lejosh familjen. Mos më mbani rob djalin 4-vjeçar, mos më mbani babanë në burg 63 vjeç duke e torturuar, mos më bëni po ju them të kryej veprime çnjerëzore. Babai im do vdesë, unë e di, edhe po ta nxjerrësh nga burgu, ai nuk rron më shumë se 6 muaj. Por, ta dini ju dhe qeveria juaj, vdekja e babait tim në atë çast që unë marr vesh, le të jetë edhe ditë në drekë, atëherë do bindesh çfarë do të bëj unë, por do thuash që të qartë ma bëri në letër. Unë ju kam thënë dhe do ju them si burrat hapur. Dorëzimi i familjes sime me mua i lani hesapet. Pastaj le të merret qeveria greke në mënyrë diplomatike, se babai im ka në burgje dhe internime qysh në vitin 1951. Nuk pa një ditë të bardhë”

Kështu thuhet në mes të tjerash në një letër që i dërgohet personalisht Enver Hoxhës, e cila mban datën 25 dhjetor të vitit 1983 dhe që ka për autor një shtetas shqiptar i quajtur Ilia Theodhori Leka, me origjinë nga fshati Glinë i Gjirokastrës dhe me banim në Kolonjë të Lushnjës, ku kishte jetuar familjarisht i internuar nga viti 1945 e deri në 12 prill të vitit 1982, kur së bashku me vëllanë e tij, Kristo Lekën, dhe xhaxhanë e tyre, u detyruan që të arratiseshin nga Shqipëria për në Greqi.

Letra në fjalë drejtuar Enver Hoxhës, e cila është e shkruar me shkrim dore nga minoritari Ilia Leka, është një dokument zyrtar dhe pjesë e një dosje tepër voluminoze me siglën “Tepër sekret” e nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë si dhe Autoriteti për Informim i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku pasqyrohet në qindra fletë të daktilografuara apo me shkrim dore, e gjithë historia e Ilia Lekës dhe familjes së tij, duke filluar nga origjina e familjes prej fshatit Glinë të minoritetit grek në rrethin e Gjirokastrës, ku në vitin 1945 u arratisën dy djem të familjes Leka, internimi i tyre në vitin 1951, në fshatin Savër të Lushnjës dhe më pas në disa fshatra të tjera të asaj zone të Myzeqesë, survejimi nga ana e Sigurimit të Shtetit e babait të Ilia Lekës, Theodhorit, që ishte bari me dele në kodrat përreth Manastirit të Ardenicës, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhënë punëtorëve operativë të Sigurimit që ndiqnin dhe survejonin Theodhori Lekën, relacionet e tyre për shefat më të lartë, kombinacionet dhe legjendimet që bëheshin për të “zbërthyer veprimtarinë agjenturore” të tij, etj.

Arrestimi i Theodhorit në vitin 1951, i akuzuar si “agjent i Zbulimit Grek dhe ndërlidhës me disa persona e agjentë që arratiseshin nga Shqipëria në Greqia dhe anasjelltas”, vuajtja e dënimit të tij në disa kampe burgje të Shqipërisë, tentativa e Sigurimit të Shtetit që në vitet ‘70-të për të rekrutuar të birin e tij, Ilia Lekën, mospranimi nga ana e tij dhe provokimet e ndryshme të bashkëpunëtorëve të Sigurimit dhe njerëzve të futur prej tij, peripecitë e Ilias me letra ankesash në instancat e larta shtetërore e partiake apo takime me krerët e gjykatave e prokurorisë, duke iu kërkuar lirimin e babait të tij nga burgu si të pafajshëm, arrestimi i xhaxhait të Ilias dhe torturat ndaj tij në Degën e Brendshme të Vlorës, ku ai u detyrua që të nënshkruante një deklaratë për Ilian, sikur ai kishte folur kundra “pushtetit popullor”, arratisja e Ilias me të vëllanë, Kriston, dhe xhaxhanë e tyre më 12 prill të vitit 1982, duke dalë në Greqi nëpërmjet fshatrave kufitare të vendlindjes së tyre.

Letrat kërcënuese që Ilia Leka ia dërgonte nga Greqia në adresë të Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Hekuran Isait, Adil Çarçanit dhe Reiz Maliles, ku iu kërkonte që t’i lironin të atin nga burgu dhe të mos e torturonin më atë, mos t’ia mbanin peng djalin 4-vjeçar dhe mos t’i bënin presione bashkëshortes së tij që ta detyronin ta divorconte Ilian dhe të martohej përsëri me një tjetër, por t’i lejonin ata që të vinin në Greqi, greva e urisë së Ilia Lekës me të vëllanë dhe xhaxhanë para ambasadës shqiptare në Athinë që zgjati rreth tre vite duke sensibilizuar opinionin publik dhe politikën greke që e bëri atë çështje të ditës së Parlamentit grek dhe qeverisë së Athinës, angazhimin e policisë së Athinës për mbrojtjen e ambasadës shqiptare nga frika e Ilia Lekës që kishte ngritur një çadër para hyrjes kryesore të saj., etj.

Korrespodenca sekrete ditore me telegrame urgjente e ambasadorit shqiptar në Athinë, Ksenofon Nushi, me Ministrinë e Jashtme në Tiranë dhe personalisht, Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Adil Çarçanin, Hekuran Isain dhe Reiz Malilen, duke e mbajtur në korrent për gjithçka ndodhte aty me të ngujuarit në grevë urie dhe politikanët e deputetët grekë që u solidarizuan me grevistët dhe merrnin pjesë në mitingjet e protestave që zhvilloheshin para ambasadës shqiptare, artikujt e gazetave kryesore greke që përcillnin rregullisht atë ngjarje, si dhe reagimin e disa partive nacionaliste dhe Mitropolitit Sevastianos që i kërkonte qeverisë helene të zgjidhte sa më parë atë çështje dhe “fatin e 400 mijë minoritarëve grekë që vuanin nën regjimin e Hoxhës”, korrespodenca ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe asaj greke lidhur me problemin e grevës së Ilia Lekës etj., etj.

Bashkë me të gjitha këto që siç theksuam pak më lart, janë pjesë e një dosje voluminoze, të cilën e disponon të plotë “Memorie.al” dhe do ta bëj publike duke filluar nga ky shkrim, në ditët në vijim do të njihemi gjithashtu edhe me një intervistë të gjatë ekskluzive të Ilia Lekës që jeton familjarisht në Athinë, ku ai dëshmon mbi këto ngjarje që përmbajnë këto dokumente arkivore dhe të tjera që nuk janë pasqyruar aty.

Që nga greva e urisë para ambasadës shqiptare në Athinë, e cila lëkundi marrëdhëniet zyrtare në mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe e detyroi Enver Hoxhën që të dilte publikisht e të deklaronte: “I them me përgjegjësi popullit vëlla grek, se në burgjet shqiptare ndodhen vetëm 46 shtetas shqiptar që janë pjesë e minoritetit grek dhe vetëm 4 prej tyre janë për faje politike”, sensibilizimi që i bëri shtypi grek grevës së Ilia Lekës, i cili u ftua dhe foli në Parlamentin Europian në Bruksel dhe në Kongresin Amerikan në Uashington për shkeljen e të drejtave të njeriut nga regjimi komunist diktatorial i Enver Hoxhës, e deri tek “zbythja” e Tiranës zyrtare në vitin 1989, e cila u detyrua që ta lironte nga burgu babanë e Ilias, Theodhoriun, dhe ta lejonte atë që të shkonte përgjithmonë në Greqi tek i biri, ku ai jetoi edhe shumë vite pas përmbysjes së regjimit komunist, duke iu gëzuar edhe ardhjes së pjesës tjetër të familjes që kishte mbetur në Shqipëri.

LETRA E KABINETIT TË ENVER HOXHËS NË KOMITETIN QENDROR TË PPSH-SË DËRGUAR MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME NË TIRANË

PARTIA E PUNËS SË SHQIPËRISË NR. 1/1 PROT. Tiranë, më 21.I.1984 KOMITETI QENDROR L A N D A: Mbi letrën e Ilia Lekës nga Greqia MINISTRISE SE PUNEVE TE JASHTEME Shokut Reiz Malile T I R A N E Për dijeni ju dërgojmë fotokopjet e letrës dhe të përmbledhjes së saj që i sipërpërmenduri i drejton shokut Enver.

I NGARKUARI ME PUNE NE SEKTORIN E LETRAVE DHE ANKESAVE

Petrit Shijaku

Përmbledhje e letrave të Ilia Lekës dërguar Enverit nga shefi i sektorit të letrave dhe ankesave pranë kabinetit të tij, Petrit Shijaku.

P E R M B L E DH J E

Ilia Leka nga Greqia i drejton letër shokut Enver, ku ndër të tjera ngre këto çështje:

Babai i tij (Theodhori Leka) ndodhet në burgje dhe i internuar që nga viti 1951. Po ashtu edhe xhaxhai i tij thotë se është arrestuar dhe burgosur në Vlorë ku, sipas tij, 7 ditë dhe 7 net torturohet duke i nxjerrë gjak nga goja për të denoncuar kundër letërshkruesit që të ketë folur kundër shokut Enver. Letërshkruesi pretendon se duke ditur se edhe këtë e priste burgu, u detyrua që të arratiset.

Kërkon që t’i dorëzohet i ati, i cili, edhe po të lirohet nga burgu, thotë ai, nuk e ka jetën e gjatë. Po ashtu, kërkon që t’i dorëzohet fëmija i tij 4-vjeçar dhe të mos detyrohet e shoqja që të martohet me tjetër se “nderin e gruas sime – kërcënon ai,- do ta paguani shumë, shumë rëndë”, “robëria e djalit tim, vazhdon ky armik, do të çudisë gjithë Greqinë” dhe paralajmëron se në rast se nuk i dorëzohet familja, “me mua, – thotë ai – i lani hesapet.

Pastaj le të merret qeveria greke në mënyrë diplomatike.

Sh ë n i m:

Pyetëm Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe na njoftuan se letërshkruesi është 34 vjeç, ka lindur në Glinë të Gjirokastrës dhe ka qenë me banim në Kolonjë të Lushnjës. Ai bashkë me të vëllanë, Kristo Lekën, më 12 prill janë arratisur në Greqi.

Gjykata e Lartë njofton se babai i shkruesit është dënuar me 25 vjet heqje lirie dhe agjitacion e propagandë.

Letra e shqiptarit Ilia Leka, dërguar Enver Hoxhës nga Greqia 

Zotit Enver Hoxha
Shumë letra ju kam shkruar juve kur jetoja në Shqipëri, për të dalë në shesh e drejta e familjes sime të pafajshme. Kisha kaq të drejtë sa që arrita para gjyqit në shkallë të lartë në Tiranë, para shoqes Eleni Selenica, Myftar Hoxha, Sofokli Krongo dhe prokurorin Rapi Mino.

Të them këto fjalë: “Jam gati që të shkoj në vendin e babait tim, të futem unë në burg. Babai im është i pafajshëm”.

U solla deklaratat që dëshmitarët kishin shkruar, se i kishte imponuar Operativi Kristaq Pleqi dhe hetuesi, Skënder Koriku. Jo vetëm që nuk zgjidhën asgjë, por përkundrazi, Dega e Lushnjës në bashkëpunim me Degën e Gjirokastrës, morën xhaxhanë tim, dhe Sabriu, Pirro Pjetri, Murati dhe kryetari, i vunë hekurat në Gjirokastër dhe e çuan në burgun e Vlorës, ku e rrahën kaq shumë sa volli gjak nga goja 7 ditë dhe 7 net, për ta detyruar që të firmoste për mua, se kisha thënë fjalë për juve, ku në një kohë familja e tij ulërinte në fshat dhe unë kisha babanë në burg dhe dija simbas ligjit tuaj, se burgjet mbushen nga neve “gjoja të prekur”.

Mua më priste burgu duke mos ditur asgjë. Dhe u detyruam që të largohemi për të shpëtuar nga burgjet dhe torturat. Kaq sa për dijeni. Tani, ashtu siç u kam shkruar dhe aty, po të them: Të më lejosh familjen.

Mos më mbani rob djalin 4-vjeçar, mos më mbani babanë në burg 63 vjeç duke e torturuar, mos më bëni po ju them të kryej veprime çnjerëzore.

Babi im do vdesë, unë e di, edhe po ta nxjerrësh nga burgu, ai nuk rron më shumë se 6 muaj.

Por ta dini juve dhe qeveria juaj, vdekja e babait tim në atë çast që unë marr vesh, le të jetë edhe ditë në drekë, atëherë do bindesh çfarë do të bëj unë, por do thuash që të qartë ma bëri në letër. Unë ju kam thënë dhe do ju them si burrat hapur. Dorëzimi i familjes sime me mua i lani hesapet. Pastaj le të merret qeveria greke në mënyrë diplomatikes e bababi im ka në burgje dhe internime qysh në vitin 1951. Nuk pa një ditë të bardhë.

20.XII.1983

Nderin e gruas sime do ta paguani shumë, shumë rëndë, që e detyroni të martohet me zor.

Robëria e djalit tim do të çudisë gjithë Greqinë. Edhe në luftë të ishim. Familjen do ta kishim dorëzuar.

Edhe Izraeli dorëzoi 2500 ushtarë rob, që luftuan kaq kohë, kurse juve asnjë letër nuk lejon, kujtoni se unë do pushoj me torturat që i kanë bërë familjes sime. Po ju them deri në vdekje, jo. Në qoftë se nuk e dorëzoni bëni çfarë të doni, ky është borxhi im nga Greqia. Unë ju kam respektuar si thoni si letrat nuk arrijnë në dorën tuaj.

Do t’i shikojmë tani. Nga Greqia do të shikojmë tani sa do të bjerë në dorë.

I pafajshëm Ilia Leka

Nr. 1207 Epivika Oidos uai (Greqi)

Telegramet “Tepër sekrete” të ambasadorit shqiptar në Athinë, Ksenofon Nushi, dërguar Ministrisë së Jashtme në Tiranë, për Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Adil Çarçanin, Hekuran Isain dhe Reiz Malilen.

DESHIFRIM TEPER SEKRET Nr. 3089 Nga Athina MINISTRISE SE JASHTME

Sot në mëngjes janë vendosur tre policë të armatosur me automatikë para ambasadës. Një polic u tha shokëve tanë se sonte kishin marrë një telefonatë anonime, që thoshte se do të hedhin në erë ambasadën me anë të një makine me dinamit, se shqiptarët kanë kërcënuar Mitropolitin Sebastianos se do ta vrasin.

Shokët tanë i thanë policit se shqiptarët nuk merren me akte të tilla që i akuzojnë priftërinjtë. Për dijeni sonte ka pasur disa telefonata sharëse nga persona të zakonshëm.

Çeno

Letra e ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile, për ambasadorin shqiptar në Athinë, Ksenofon Nushi.

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE S E K R E T
MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTME Tiranë më
2.II. 1984
Nr. 251/1
AMBASADES SE RPS TE SHQIPERISE
(Shokut Ksenofon Nushi)

A TH I N E

Bashkëlidhur ju dërgojmë një fotokopjet të letrave që krimineli Ilia Leka i drejton shokut Enver Hoxha, shokut Ramiz Alia, shokut Hekuran Isai, shokut Reiz Malile.

Fotokopjet e këtyre letrave së bashku me gazetat greke që kanë shkruar mbi gjoja kërcënime për vrasjen e Sevastianos nga ana e njerëzve tanë, i dorëzo në Ministrinë e Punëve të Jashtme në një takim me zëvendësministrin, ose drejtorin e përgjithshëm politik, ose edhe me personin tjetër që do t’ju presë.

Personi që do t’ju pres në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me një ton serioz, por korrekt, i thuaj sa vijon:

“Kam ardhur t’ju flas për kërcënimet që i janë bërë dhe vazhdojnë t’i bëhen ambasadës sonë.

Për këto probleme ju kam folur edhe herë të tjera. Ju kemi dorëzuar edhe një shirit magnetofoni që përmban kërcënime të herëpashershme ndaj ambasadës dhe personelit të saj.

Tani po ju dorëzoj edhe kopjet e letrave që iu drejtohen udhëheqësve tanë me kërcënime të ulëta.

“Shohim se në gazetat greke Shqipëria akuzohet për terrorizëm, se gjoja ajo don të vrasë Mitropolitin e Konicës, Sevastianos. Siç e dini, ne nuk jemi terroristë, jemi kundër terrorizmit. Kërcënohet të hidhet në erë ambasada shqiptare dhe ju vutë policë të armatosur para saj.

Siç e shihni po krijohet një situatë anormale që pengon ambasadën shqiptare në Athinë të punojë në kushtet normale.

Ju lutem që qeveria greke të marrë masa e të krijojë kushte pune normale për ambasadën shqiptare, ashtu sikurse janë krijuar kushte të tilla pune për ambasadën greke në Tiranë.

Ne nuk mundemi as të mbyllemi në ambasadë, as ta ndalojmë veprimtarinë tonë normale si përfaqësi diplomatike, prandaj pala greke e ka për detyrë të na krijojë kushte normale pune dhe për këtë të marrë masat e duhura”.

Nga ana jote personit që do të të presë, shtroji vetëm këtë çështje dhe mos i ngre probleme të tjera. Na njoftoni urgjent veprimin

M I N I S T R I (Reiz Malile)

Shënim: Ju dërgojmë dhe kopje të letrës që krimineli Ilia Leka i drejton shokut Adil Çarçani. Edhe këtë e dorëzoni së bashku me katër të tjerat.

Marrë nga “Memorie.al”

blank

NANAT  TONA – Nga Fritz RADOVANI


 

 

GJIMNAZI “29 NANDORI” SHKODER

 

Thonë: “Ra Everi meteor…”

U mbush Shkodra n’ konviktor

Bash aty ku vune kambë,

Pa lot n’ sy s’ mbeti një Nanë!

 

Ishin pjellë, të gjithë nga Jugu,

Çdo djalë t’ rij e priste burgu

Në pjacen tonë u fshij rinia,

Gjithmonë dritë kisht’ hetuesia!

 

Nanat tona me shamija,

Asnjë s’ dinte ku i flenë fmija…

Çou e bjer nepër çimento

Rrahu n’ hu, nuk spijunonte.

 

Nuk pranonte me i shpif vllaut

Pak kush s’dinte dyert e burgut,

Vrriste Motra si n’ buzë t’ vaut,

Kur pa prit’ del para’i ujkut…

 

 

Të rij e pleq’ e pik ma s’parit,

Lidhë n’ karrigë para i gomarit

Hidhnin firm t’ kputun prej hallit

Per me shkue nën degë t’ Çinarit.

 

Ngitshin Nanat nder kaçuba,

Me shkue shpejt me ndez i qiri…

Der’ nder sy ju binte ruba

E zezë si futa… Ju vra i biri!

 

Ah i zi Gusht si futa e malit…

Me kerkue lot me kambë t’ kalit

Nji pikë s’ qet Nana e Ndue Palit.

Djelm’ me emen: Fisi i t’ Parit

 

Rrokulliseshin si gur malit,

Brij Pendës gjuejt’ prej hasmit

Gjaku i paster i Ilirit,

Kishte skuq  Zallin e Kirit!

 

14 Gusht 2022.

Shenim F.R.: U shkrue në kujtim të pushkatimeve të para në oren 5 nade, në 15 Gushtin e vitit 1945, në Zallin e Kirit, në Shkoder.     

blank

Dëshmia nga SHBA e të arratisurit më ’85: Si i zbuloi Sigurimi poezitë kundër regjimit në shtëpinë time…

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa pjesë nga libri voluminoz autobiografik në dorshkrim “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar” (kujtime nga xhehnemi) me autor, Kasem Hoxha me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim në SHBA-ës që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. E gjithë historia e trishtë dhe e dhimbëshme e Kaso Hoxhës, që nga jeta dhe puna e vështirë në fshatin e tij në skajin më jugor të vëndit, pakënaqësia ndaj regjimit dhe poezitë e para me karakter politik, si ranë ato në dorë të Sigurimit të Shtetit dhe kush ishin të afërmit e tij që e spiunuan, arrestimi në zyrën e Kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Markat, nga Sigurimi i Shtetit më 21 qershor të vitit 1973, hetuesia në Degën e Punëve të Brendëshme të Sarandës, gjyqi ndaj tij dhe dënimi me 10 vjet burg për “agjitacion e propagandë”, qëndrimi në “Kaushin” e Tiranës (Reparti 313), dhe të burgosurit që gjeti aty, dërgimi në Spaç e puna në atë kamp me policët e oficerët kriminelë dhe të “butë”, bashkëvuajtësit e përshkrimi i “portreteve” të tyre me anët pozitive dhe negative, lirimi nga burgu dhe kthimi në fshat, arratisja në Greqi dhe qëndrimi në kampin e Llavros-it, fitimi i azilit politik për në SHBA-ës, korrespodenca me organizatën Amnesty International, e degës së Londrës, informacionet me të dhënat që u dërgonte për të burgosurit e Spaçit dhe regjimit komunist në Shqipëri, e deri tek krijimi i familjes së re dhe jeta e puna në atë vënd të largët me komunitetin çam të përçarë nga intrigat e njerëzve të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria që vepronin atje.

Pjesë nga libri në dorshkrim, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, (kujtime nga xhehnemi) i autorit, Kasem Hoxha, dërguar prej tij ekskluzivisht për Memorie.al

Prolog
Lexues të dashur!
Mos ja vini veshin titullit që po ju paraqes, dua të them, se sikur mos të jeni të duruar për të lexuar këtë përmbledhje me kujtime, po të doni ta falni autorin, se stili i tij është e zbehtë, i pafrymëzuar përpara kësaj drame të madhe, të popullit tim, të kombit tim martir.

blank

 

Personazhet e mij, nuk janë të krijuar nga fantasia ime, por janë njerëz të vërtetë, janë vëllezërit tuaj, baballarët tuaj, të afërmit tuaj. Ngjarjet nuk janë të trilluara, por reale e të jetuara. Ju do të bindeni vetë, vetëm pasi të keni lexuar këtë përmbledhje me kujtime. Ju do gjeni diçka nga jeta juaj, diçka të vërtetë nga jeta e baballarëve tuaj, e nënave tuaja, e vëllezërve tuaj, se si vuajtën se si vdiqën.

blank

 

blank

Këtë përmbledhje kujtimesh, e shkrtuaj për amanetin që më lanë shokët, që bota të mësojë të vërtetën se si u torturuan, si vuajtën, si vdiqën, njerëz të pafajshëm, nëpër kampet dhe burgjet e xhelatit, Enver Hoxha.

blank

 

Unë shkoj me shpresë se cilido lexues, shqiptar ose i huaj, nuk më mbetet hatëri, nga kritika, rrahja e mendimeve të kundërta, pasi është mënyra më e mirë për të gjetur të vërtetën. Titulli i librit, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, do t’i zëmëroj lexuesit, por në fund, do arrij në konkluzion se kam të drejtë, ta quaj epokën 45-vjeçare të regjimit komunist satanik të Enver Hoxhës “të shëmtuar”.

blank

 

Unë, mjerisht, për fatin e keq që pata, pashë dhe jetova dramën e madhe që ndodhi përpara syve të mij. Nuk jam as poet dhe as gojtar, do më duhet punë e madhe që t’i shpëtoj gabimeve letrare në këtë libër historik, që mund të frymëzojë poetët dhe shkrimtarët e ardhshëm, mbi tragjedinë e kohës sonë, të kohës më të zëzë të kombit tim.

blank

 

Zotërinj lexues, ju uroj të gjithëve të keni liri dhe paqe…!

blank

 

Kaso Hoxha.

blank

 

Llavrio, Greqi 1985

Jeta në fshatin Markat të Sarandës dhe arrestimi nga Sigurimi i Shtetit

E enjte 21 qershor 1973

Ora 5 e mëngjesit, gjumin ma prishi e bërtitura e tellalit të fshatit. Nëna që ishte në oborr, i’u përgjigj: – Ai i tha: “Kasua, para se të shkoj në punë, të paraqitet në zyrën e Këshillit”. Nuk prita të vinte nëna të më zgjonte si zakonisht që më përkëdhelte, më lutej te koka të ngrihesha se vinte orari i punës në këtë orë të mëngjesit. Mua më dilte me zor gjumi në këtë orë të mëngjesit, në stinën e verës. E ndeja veten të lodhur nga puna e rëndë.

Ishte fushata e korrjes së grurit, gjithë kooperativa e fillonte punën pa dalë dielli dhe ktheheshin në shtëpi kur errësohej, pasi shumë herë Partia e fshatit, jepte urdhër që fshatarët të flinin në fushë, për të punuar deri në orët e vona të natës. Mundim, lodhje, varfëri. Njerëzit punonin vetëm për një copë kafshatë. Luljeta time, bija e madhja, tre vjeç, u ngrit e llahtarisur nga gjumi. Ajo qante, kërkonte gjyshen që e donte aq shumë, sepse edhe gjyshja e donte shumë atë.

Kur lindi Luljeta, fatkeqësisht Mejdies, nuk i erdhi qumështi në lindje për të ushqyer foshnjën, qumësht lope nuk kishim për ta ushqyer, se lopët na i morri kooperativa dhe në dyqanin e fshatit, nuk gjeje as qumësht të konservuar. Nëna e merrte në dorë foshnjën që s’pushonte së qari, dhe shkonte derë më derë në ato shtëpi ku kish nëna me fëmijë në gji, e u lutej t’ja ushqenin foshnjën që po vdiste nga uria. Nebahetja e Leskos, shumë herë kur kthehej nga puna, trokiste në portë që t’i nxirrte nëna foshnjën për ta ushqyer, para se të ushqente fëmijët e saj. Nëna i jepte një mijë urata kësaj xhanan gruaje, e po aq të puthura, para se të ndaheshin. Luljeta qante aq shumë, Mejdijeja nuk çante kokën se qante foshnja e uritur, se ajo s’kishte haber nga rritja e fëmijëve, se ishte për vete foshnje, sa kishte mbushur të 17 vjeçët. Nëna merrej gjithë ditën me Luljetën, për ta pushuar së qari, nëna e gënjente foshnjen duke i vënë në gojë gjirin e saj tashmë të tharë dhe të rreshkur nga pleqëria. Për çudi, pas disa javëve, në gjirin e plakës filloi të rrjedhë qumësht. Habitej fshati për këtë mrekulli dhe fat të Luljetës, tani gjyshja ishte dhë nënë për atë. (Në këtë kohë unë isha ushtar).

(Tani le të kthehem tek rrëfimi i kësaj dite, duke uruar që të mos i humbim durimin lexuesit, por për shpjegime të tilla them se janë të nëvojshme, për karakterin që ka libri).

Duke qarë, Luljeta zbriste shkallët, kërkonte gjyshen, më kërkonte edhe mua. Nëna hyri me vrap brenda, e rrëmbeu në dorë, e përkëdhelte dhe duke e puthuar, e pyeste se çfar kishte që qante. Ajo nuk pushonte, përmes dënesave thosh: “Babai, babi”.

Duke veshur këmishën, dola në derë të mantos, (nga lodhja, atë natë u shtriva për pak në krevat të babait, i cili kishte vdekur pak muaj më parë dhe më zuri gjumi duke biseduar me nënën, asaj i erdhi keq dhe nuk më luajti që andej), nuk di pse më bëri nervoz e qara gjithë xërxëllimë e Luljetës. E shava, po deri atë ditë nuk e kisha rrahur ndonjëherë duke i thënë: “Palaço, pusho”! Ajo më vështronte e trembur, mesiguri ndonjë ëndërr të frikshme kishte parë, por foshnja nuk ishte në gjëndje ta rrëfente. “Mos më shaj vajzën’, m’u kanos nëna, ‘ik se të duan në zyrë të Këshillit”, tha ajo e tronditur dhe e shqetësuar, sepse e dinte që në atë zyrë nuk të kërkonin për të mirë. Në këtë zyrë jepje llogari, ose paguaje.

Para se të dilja, nëna m’u lut që të pija një gotë me qumësht, që e kishte vënë në shkallë e më pyeti se mos kisha bërë ndonjë zarar në kooperativë dhe unë si përgjigjie i tunda kokën në shenjë pohimi. Një parandjenjë ogurzezë kishe pllakosur tërë qënjen time. Medijeja kishe ikur që pa zbardhur dita, në punë, sepse ajo punonte në transportimin e dengjeve të grurit për tek makina shirëse. Kjo punë bëhej herët në mëngjes, për arsye se kashta ishte e butë nga vesa, dhe nuk dërmohej gjatë transportit. Në manzato (quhen në zonën tonë dhomat në katin përdhes të shtëpive shumëkatëshe) ndën vatër, karshi derës, ishte djepi i Nderimes, vajzës tjetër që sapo kishte mbushur gjashtë muaj.

Ajo ishte zgjuar nga britmat e Luljetës. Buskat e saj të shëndosha ngjyrë trendafili, sytë e mëdhenj, i jepnin pamjen e një kukulle. E doja këtë foshnje, ndjeja kënaqësi, ç’lodhesha kur lozja me to, dashuria ime ishte e barabartë, si për njërën, ashtu dhe për tjetrën (unë u bëra që 18 vjeç baba), nuk e mbajta vesh nënën që të pija gotën e qumshtit, por ju afrova djepit, rashë në gjunjë e përkëdhela Nderimen nën gushë, e putha, por ajo nuk reagoi si zakonisht që të qeshte dhe të lozte me mua. Tek po dilja nga dera, ajo ngriti duart lart, u mundua që të thoshte diçka, duke nxjerrë disa rrokje dhe tinguj pakuptim. Kur kalova pragun e derës, ajo filloi me sa fuqi kishte: “Ba, ba, Ba, ba”, ishte e para fjalë që kishte mësuar, ndoshta këtë mëngjes, kjo fjalë për Nderimen, kish kuptimin edhe “lamtumirë”!

Dola në oborr, për çudi, macja ime e dashur, që më priste te porta çdo mbrëmje kur kthehesha nga puna, dhe më përcillte çdo mëngjes me përkëdhelje, këtë mëngjes ishte e shqetësuar! Ajo mjaullinte pakuptim, e fërkova për ta qetësuar macen time, por ajo nuk e pushoi mjaullimën e saj vajtuese. Nëna qëndronte në prag të derës me Luljetën në dorë. Pulat që sapo i kishte lëshuar nëna nga koteci, mblidhnin thërrimet e bukës që u kishte hedhur mbi pllakat e oborrit. Pula time e zezë nuk hante, ajo ishte ngjitur në një degë të fikut, rrinte si e bubunjasur, sikur të ishte e sëmurë. Kjo ishte pula time sepse e gjeta në një pyll larg fshatit, me siguri do i kish shpëtuar dhelpërës, ose bufit, ajo ishte bërë si e egër, më nxorri ca punë për ta zënë.

Fshatarët u habitën me gjahun tim të asaj dite. Nëna e mbajti ca ditë të lidhur, ajo u zbut shumë shpejt. Pula ime, kur më pa që dola në oborr, këndoi sikur të ishte gjel, shenjë e keqe, shenjë ogurzezë. Nëna më foli që ta trëmbja të pushonte, por unë nuk ia prisha qetësinë, nuk munda ta ndaloja se çfar ndodhte. Gjithashtu, gomarica, krijesë e urtë dhe e bindur, e mbante kokën ulur në tokë, nga goja lëshonte jargë, sikur të kishte ngrenë helm. E pieta nënën, që çfar kishte gomari që rrinte me kokën ulur, nëna ngriti supet, ajo i kuptonte këto shenja ogurzeza, por s’ja qaste zëmra t’i shprehte.

E mbylla portën e madhe të oborrit, morra rrugën që të shpie në qëndër të fshatit. Rrugë gjithë gurë, gjithë kakërdhi, gjithë bagla gomerësh dhe kuajsh. Rrugë aq e dashur, këmbët e mija të zbathura kishin shkelur me mijra herë mbi çdo centimetër të kësaj rruge dhe mbi çdo gurë. Rrugë plot gjallëri, rrugë e blegërimave, e të qeshurave, e të qarave, e halleve, e mundimeve, gjithshka për mua tek kjo rrugë shkonte. E doja këtë rrugë, ashtu siç kishte qenë dikur, më parë. Fshatarët të lodhur, të përgjumur, pasi u kishin mjelë atë pikë qumështi, po i nxirrin bagëtitë nga kalibet, ahuret, për tek çobani i fshatit. U hapja rrugën bagëtive, fëmijët që i shoqëronin bagëtitë, më përshëndesnin. Unë ecja dhe mëndja më punonte se për çfar mund të më donin në zyrën e Këshillit! Isha i sigurt që nuk kisha bërë ndonjë dëm në koopertativë, as që të isha grindur apo ofenduar ndonjë kuadër.

Një ditë më parë, punoja pas makinës korrëse në fushën e quajtur “Selihak”. Nuk e di pse më privilegjoi brigadieri tim, Shamet Kapo, apo këtë e bënë që të më kishin më mirë nën kontroll. Drekën, e hëngrëm me motrën time, Bardhën, ulur në ledh të arës, nën rrezet përvëluese të diellit të qershorit. Vazua me thartirë (dhallë), që më kishte vënë nëna në trastë, ishte prishur dhe bërë si hirrë. Motra m’u lut që të haja të gjithë copën e byrekut me spinaq, që kishte ajo për drekë, por unë e refuzova, e hëngra copën e bukës thatë.

Dy “Xhip”-sa të Degës së Punëve të Brendshme shkonin në xhade në drejtim të fshatit, duke ngritur një re pluhuri mbrapa.

“Ç’kërkojnë këta qafir”?! pyeti motra duke mos e hequr vështrimin nga reja e pluhurit që kishin shkaktuar xhipsat e zinj të Degës Punëve të Brendshme.
“Ai është profesioni i tyre”, i thashë motrës. Tek po ecja rrugës për në qëndër të fshatit, mendja më shkoi tek xhipsat që pashë një ditë më parë. Diçka është kurdisur mendova, vetkuptohet diçka e keqe. Kur arrita tek pllaka e nanë Abos, dërras plotë kujtime për vegjëlinë. Kjo dërrasë e gurtë mblidhte fëmijët e dy lagjeve, loznim, rrëshqisnim mbi këtë pllakë të pjerrët, saqë pantallonat i bënim copë, çdo darkë nëna kur kthehej nga puna, më arrnonte pantallonat duke vënë nga një arrnë të re, mbi të vjetrën.
Qëndrova në krye të kësaj pllake nga ku duket sheshi përpara dyqaneve, në qendër të fshatit. Dy “Xhip”-sat e zinj ishin parkuar në këtë shesh gjithë gur, pesë polic me rroba ngjyrë blu të errët, patrullojnë veç e veç, që nga sheshi deri lart shkallëve që të çojnë në shtëpinë e kulturës, pranë të cilës në të dy krahët ndodhen zyrat, ajo e Këshillit, e Kryesisë, e Llogarisë dhe ajo e Partisë.

Fshatarët nxitojnë për në punë me drapërin dhe torbën e bukës në krah, ndaleshin të frikësuar kur shihnin këtë skenë shtet rrethimi, disa ndërronin rrugë, disa që s’çanin kokën i binin mes për mesi këtij shtetrrethimi.

E hodha vështrimin rreth e rrotull, vura re se policët nuk ishin vetëm, në distance, në qoshe të rrugëve lart nga bregu dhe nëpër baçe, patrullonin njerëz të Partisë të armatosur. Nafiz Agako, sekretari i Partisë të fshatit, Zijadin Kakaci, Duro Murataj, të cilët ecin paralel me mua duke e ngushtuar rrethimin. Tani e kisha të qartë se gjithçka ishte kundër meje. Në momente të tilla kritike, secili kërkon t’i shpëtojë rrezikut, por për mua tani ishte tepër vonë për të bërë tentativë.

E mblodha veten, e bëra zemrën gur duke thënë me vete: “Kaso, veç skllavërisë, nuk humb asgjë, ç’ka për të ndodhur, të ndodh, shko përpara”!

Ecja në drejtim të zyrës Këshillit. Vështrimi i policëve, i njerëzve të Partisë të armatosur, ishte nga unë, vështrim bishash të cilat prisnin viktimën e tyre të futej në kurth. Nuk e di, apo mu duk mua sikur natyra, fshati, dhe gjithçka kishte ndërruar këtë mëngjes, të 21 qershorit 1973.

Trokita në derë të zyrës së Këshillit: “hyr” – foli Kryetari i Këshillit, Rexho, zërin e të cilit e njihja ashtu siç njeh i zoti të lehurat e qenit të tij. Ky njeri, është personazhi më negative në jetën e fshatit tim. Nuk jam në gjëndje të bëj portretin e këtij njeriu, të përshkruaj karakterin e këtij tipi negativ, nuk ma qas ndërgjegja që nga goja dhe pena ime të dalin banalitete, por mund të them këtë: që ky njeri urrehej nga gjithë fshat. Veç funksionit si Kryetar Këshilli, ky ishte dhe brigadier. Ua plaste shpirtin anëtarëve të brigadës. Metri i tij ishte 10-15 cm. më i madh, hante në kalem dhe zigj nga djersa, mundi, i fshatarëve. Mjer ata fshatar që kishin fatin e keq të ishin në brigadë të tij, shumë nga të cilët në darkë ktheheshin në shtëpi pa ditë pune. Ky dinsez vet shkruante, vet vuloste.

E hapa derën, ngritur në këmbë përpara tavolinës, priste Kryetari i Këshillit, kurse pranë dritares që shihte nga dyqanet, i ulur në karrike, ishte një burrë i shëndoshë me mustaqe të zeza pis e gjyslyqe dielli, të cilat dukej se i jepnin “prestigj” dhe rëndësi personit të tij, në këtë zonë të pa qytetruar e të varfër. Vështrimin e kish përqëndruar në qëndër të fshatit. Mbi tavolinë, një çantë e zezë, gjysëm e hapur, ku dukeshin disa dosje dhe një palë hekura, të lëna aty ndoshta me qëllim. Qetë – qetë, sa hyra brenda i përshëndes.

“Mirmëngjes”, ma ktheu Kryetari i Këshillit, kurse burri që ishte ulur, i cili kërkonte t’i jepte akoma rëndësi vetes së tij, as që e hoqi vështrimin andej ku e kishte. Me një mënyrë tepër pompoze, gjithë delikatesë, e hodhi këmbën mbi këmbë, mori cigaren që pothuaj ishte djegur në takatuke, e shkundi hirin, e thithi nja dy – tre here duke nxjerrë tymin nga goja me stil. Në të gjitha këto veprime, u mundua të imitojë dedektivat e filmave policesk.
“Përse më keni thirrur…”, ky nuk arriti ta mbarojë fjalën, hapet dera, brenda hyri Punëtori Operativ i Sigurimit të zonës, një burrë mesatar, zeshkan, i cili rrinte gjithmonë i veshur civil. Ndërkohë, burri i madh, i ulur pranë dritares, u rrotullua, hoqi gjyslyqet për të parë më mirë, duke i bërë me shenjë Kryetarit të Këshillit të dilte.
“Po, të deshëm pak” – vazhdoi ky fjalën e lënë përgjysëm nga Kryetari i Këshillit. Buzët e këtij njeriu ishin të kuqe flakë, zverku i tij gjithë pala dhjami, barku tij i madh, flisnin për një jetë të mirë, tepër të rehatshme të këtij burri, që s’njihja.
“Ti je Kaso Hoxha”? – Pyeti rëndë.
“Po”, – ju përgjigja.
“Cilin ke shok”? – Vazhdoi
“Për çfar shokë” e ke fjalën”?
“Dua të të them”, – vazhdoi ai, “se nëqoftëse ndodh diçka, apo arratiset ndonjëri, ta dish se rëndon mbi kurrizin tënd, pra të na thuash për gjithçka që din pa humbur kohë”.
“Shok dhe miq kam gjithë fshatin zotëri, a mund të më thuash se cili je? Kur nuk ju kam parë”.
“Hee!… Ashtu?… Nuk do të flasësh, mos u bëj merak do më njohësh mire”,
I bëre xurxull nga inati, nxorri nga çanta një dosje me kapak të hirtë, e vuri përpara meje.

“Firmose këtë!” – urdhëroi gjithë inat.
“Eshtë vendim i lëshuar nga Prokurori i Përgjithshëm (Dhori Panariti) për arrestimin tuaj, akuzoheni për veprimtari armiqësore kundra Partisë dhe pushtetit popullor”, – përfundoi duke më zgjatur një laps që ta firmosja.
“Jo! Zotëri! – unë nuk firmos vdekjen time, më kërkojnë fëmijët, ata kanë nevojë për mua, unë i dua ata, kam detyrime si gjithë prindërit ndaj familjes. Ti me atë firmë që kërkon të vë unë, ti nuk më vret vetëm mua, por gjithë familjen time, gjithë farefisin tim” – kundërshtova unë.
“More lëri ato ti, po të doje nuk i kundërviheshe politikës së Partisë palo armik! Do firmosësh apo jo? S’kam kohë të merrem me ty!” – Bërtiti Halit K. dhe damarët e qafës i ishin fryrë nga nervozizmi. (Halit K., hetuesi i Degës Punëve të Brendëshme).
“Armik i qelbur!” – shau me zë të lartë duke i dalë copra pështyme bashkë me fjalët.
“Po zotëri, një nga ne të dy është armik i Popullit!” – e kundërshtova, duke mos i marrë parasysh se do ta paguaja me jetën time.
“Pusho, mbylle gojën, do të thyej brinjët!” – ulëriti, duke u afruar me orvatje që të më godiste. Unë nuk luajta nga vëndi ku qëndroja në këmbë, e vështroja këtë fytyrë të ndyrë me urrejtje, këtë “bishë” që tani ishte tepër vonë t’i shpëtoja thonjëve të tij e këtyre egërsirave të tjera pa shpirt.
Kujtoja këshillat e motrave Vito dhe Bardha, që gjithnjë më thoshin: “Mos Kaso, aman mos fol, mos shkruaj, këta të kalbin në burg”. Unë nuk i mbaja vesh as motrat, as prindërit. Nuk pajtohesha me skllavërinë, me mjerimin tim, me fukarallëkun e popullit tim, s’kisha ç’të humbja veç zheleve që më vareshin në trup.

“Lidhe qenin!” – urdhëroi, Operativi i Sigurimit që rrinte në këmbë pas derës, i gatshëm për të zbatuar urdhërat e eprorit të tij. Ai nxorri hekurat nga çanta e zezë, të dy “bishat” më mbërthyen nga duart, m’i përdrodhën me sa fuqi që kishin, duke i kthyer nga mbrapa shpine, më futën hekurat duke i shtrënguar deri në vidhën e fundit. Pas pak duart m’u mpinë, sepse qarkullimi i gjakut u ndërpre. Dhembja ishte e pa durueshme, por zemra ime ishte më hekur, se hekurat e tyre.
“Çfar ke në shtëpi, ndonjë gjë të ndaluar?” – pyeti bark- madhi. Unë nuk ja dija emrin këtij njeriu, por kisha dëgjuar se Hetuesa të Sigurimit ishin Niko Zh., Halit K.
“Për çfar gjëje të ndaluar e ke fjalën?” – pyeta dhe mendja më shkoi tek ato pak shkrime në vargje, që përmbledhjen e kish quajtur: “Vite të rinj, ditë të zeza”. Aty mblidhja shkrime gjatë ditës dhe në darkë i hidhja në fletoren e madhe, këtë fletore e fshihja në një vrimë të fshehtë në dollapin tim, ku as nëna, as gruaja ime, nuk e dinin. Në qoftëse këta do ta gjenin, mua më priste vdekja. Të gjitha vargjet, pothuaj kishin karakter politik.
Sidomos vargjet “Të urrej” dhe “Kënga e kazmaxhiut”, tek të tjerat ndjehej vetëm sarkazëm për regjimin. Para disa muajve, dikush më vodhi dhe bllokun e shënimeve, nuk isha i sigurt 100%, por dija se atë ditë që e humba atë bllok me shënime, pranë kisha Haki Fuatin, djalë i tetos time. Në bllok kishte pak shkrime që shprehnin urrejtje për Partinë e Enverit, duke thurur lavdi Grupit të Teme Sejkos dhe Tahir Demit. Këto materiale ishin të mjaftueshme për të më varur.

“Mos ke armë ose materiale të tjera, do jetë më e lehtë për ty të na tregosh, para se ti gjejmë ne!” – vazhdoi bark- madhi. /Memorie.al
Vijon nesër

blank

“’Frojdin’ e fsheha nën kapakët e librit të ‘Shokut Enver’”, ish-i burgosuri rrëfen nga SHBA: Dy profesorët që më mësuan gjuhët e huaja në Spaç

Publikohen disa pjesë nga libri voluminoz autobiografik në dorshkrim “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar” (kujtime nga xhehnemi) me autor, Kasem Hoxha me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim në SHBA-ës që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Memorie.al sjell historinë e trishtë dhe të dhimbëshme të Kaso Hoxhës, që nga jeta dhe puna e vështirë në fshatin e tij në skajin më jugor të vëndit, pakënaqësia ndaj regjimit dhe poezitë e para me karakter politik, si ranë ato në dorë të Sigurimit të Shtetit dhe kush ishin të afërmit e tij që e spiunuan, arrestimi në zyrën e Kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Markat, nga Sigurimi i Shtetit më 21 qershor të vitit 1973, hetuesia në Degën e Punëve të Brendëshme të Sarandës, gjyqi ndaj tij dhe dënimi me 10 vjet burg për “agjitacion e propagandë”, qëndrimi në “Kaushin” e Tiranës (Reparti 313), dhe të burgosurit që gjeti aty, dërgimi në Spaç e puna në atë kamp me policët e oficerët kriminelë dhe të “butë”, bashkëvuajtësit e përshkrimi i “portreteve” të tyre me anët pozitive dhe negative, lirimi nga burgu dhe kthimi në fshat, arratisja në Greqi dhe qëndrimi në kampin e Llavros-it, fitimi i azilit politik për në SHBA-ës, korrespodenca me organizatën Amnesty International, e degës së Londrës, informacionet me të dhënat që u dërgonte për të burgosurit e Spaçit dhe regjimit komunist në Shqipëri, e deri tek krijimi i familjes së re dhe jeta e puna në atë vënd të largët me komunitetin çam të përçarë nga intrigat e njerëzve të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria që vepronin atje.

 

Pjesë nga libri në dorshkrim, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, (kujtime nga xhehnemi) i autorit, Kasem Hoxha, dërguar prej tij ekskluzivisht për Memorie.al

                                                 Prolog

                                          Lexues të dashur!

Mos ja vini veshin titullit që po ju paraqes, dua të them, se sikur mos të jeni të duruar për të lexuar këtë përmbledhje me kujtime, po të doni ta falni autorin, se stili i tij është i zbehtë, i pafrymëzuar përpara kësaj drame të madhe, të popullit tim, të kombit tim martir.

blank

 

Personazhet e mij, nuk janë të krijuar nga fantazia ime, por janë njerëz të vërtetë, janë vëllezërit tuaj, baballarët tuaj, të afërmit tuaj. Ngjarjet nuk janë të trilluara, por reale e të jetuara. Ju do të bindeni vetë, vetëm pasi të keni lexuar këtë përmbledhje me kujtime. Ju do gjeni diçka nga jeta juaj, diçka të vërtetë nga jeta e baballarëve tuaj, e nënave tuaja, e vëllezërve tuaj, se si vuajtën se si vdiqën.

blank

 

blank

Këtë përmbledhje kujtimesh, e shkrova për amanetin që më lanë shokët, që bota të mësojë të vërtetën, se si u torturuan, si vuajtën, si vdiqën, njerëz të pafajshëm, nëpër kampet dhe burgjet e xhelatit, Enver Hoxha!

blank

 

Unë shkoj me shpresë se cilido lexues, shqiptar ose i huaj, nuk më mbetet hatëri, nga kritika, rrahja e mendimeve të kundërta, pasi është mënyra më e mirë për të gjetur të vërtetën. Titulli i librit, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, do t’i zëmëroj lexuesit, por në fund, do arrij në konkluzion se kam të drejtë, ta quaj “Epokën 45-vjeçare të regjimit komunist satanik të Enver Hoxhës”: Të shëmtuar.

blank

 

Unë, mjerisht, për fatin e keq që pata, pashë dhe jetova dramën e madhe që ndodhi përpara syve të mij. Nuk jam as poet dhe as gojtar, do më duhet punë e madhe që t’i shpëtoj gabimeve letrare në këtë libër historik, që mund të frymëzojë poetët dhe shkrimtarët e ardhshëm, mbi tragjedinë e kohës sonë, të kohës më të zëzë të kombit tim!

blank

 

Zotërinj lexues, ju uroj të gjithëve të keni liri dhe paqe…!

blank

 

Kaso Hoxha.

blank

 

Llavrio, Greqi 1985

                                               Vijim

Zeqiri me Hajriun ishin punëtor të mirë, djersa u kullonte rrëke, megjithëse i kishin hequr rrobat gjysëm lakuriq në këtë nxehtësi më tepër se 40 gradë, kur ata e pastruan, Hidajeti filloi të vendosë trupat e përgatitura. Na kishin mbetur akoma dhe tre orë për të vendosur trupat dhe të bënte vrimat e minave. Hidajeti më jepta disa këshilla tepër të vlefshme dhe më tha: “Mundohu të fillosh bërjen e brimave më parë se të tjerët!” ‘Për ç’arsye e pyeta unë’? “Sepse bie presioni i ajrit dhe ti do të rrish me orë të tëra mbi ‘Martel”, (pistoletë ajri) m’a ktheu.

Dhe me të vërtetë, sa të hapësh dhe mbyllësh sytë, Hidajeti i vendosi trupat, mori pistoletën për hapjen e vrimave dhe për një gjysëm ore i mbaroi. Vrimat duhet të ishin më tepër se 60 cm., përndryshe policët që vendosnin minat nuk i pranonin. Hidajeti e mbaroi ciklin e punës një orë para afatit. Ai më çoi në një vend në galeri ku dilte shumë ujë, ujë me acid, jo i mirë për të pirë dhe ne lamë pak sytë e fytyrën e pluhërosur. Nga Galeria duhej të dilnim jashtë në orën 7 të mëngjesit, po në këtë kohë turni i parë do hynte në galeri.

Nata e parë në punë në galeri

Polici, Mark Marku, priste tek dera e galerisë, pasi ne duhet të rreshtoheshin dhe të numëroheshin para se të hynim në burg. Grupi i Hidajetit doli i pari nga galeria. Polici më pyeti: “Si të duket puna, nesër je vetëm”? “Do mundohem të realizojë ciklin”, i’a ktheva. Ndërkohë, del Sherifi, që unë nuk e njoha fare nga pluhuri i zi që i mbulonte fytyrën. Ai m’u afrua dhe unë u tremba, pasi dukej si një njeri me ngjyrë. “Kurajo Kasem”, më pëshpëriti ngadalë për të mos e dëgjuar polici.

Sherifin nuk e dekurajoi puna e rëndë e galerisë, ai qëndroi shpirtërisht i fortë, i pa thyeshëm. Unë s’isha gabim, këtë e vërtetoi koha.

Në rresht duhet të ecnim dy e nga dy, të mbajtur prej dore. Hymë në burg ku kishim vetëm 5 minuta të drejtë të bënim banjë. Sidoqoftë nata e parë nuk m’u duk tepër e vështirë.

Erdhi e diela, ditë pushimi për të gjithë, të dielën ndroheshin turnet, kush ishte turni i tretë do të kthehej turni i parë, dhe kush ishte turni i pare, do të kthehej i dytë. Në të tre zonat punonin më tepër se 400 të burgosur. Kështu që brigada jonë që ishte turni i tretë të hënën, zgjimi bëhej në orën 6 të mëngjesit.

Që në mëngjes të dielën dhoma u mbush me të burgosur, shumica kureshtar për këngëtarin e dëgjuar në Shqipëri, ku disa kërkonin që Sherifi të këndonte një nga këngët e tij. Më tepër e nxiste një i burgosur që e quanin Hysen Xhani, të cilit për shkurt i flisnim “Loçe”. Ky, për t’i hequr ndrojtjen Sherifit, filloi të këndojë në frengjisht dhe na impresionoi të gjithëve, edhe vetë Sherifin. Por kjo nuk zgjati shumë, pasi polici Prenk Rrapi, erdhi dhe e shpërndau turmën.

Më vonë, po atë ditë, Hyseni erdhi përsëri, pasi donte aq shumë të shpenzonte kohë me Sherifin. Ai na tregoi gjithë dramën e jetës së tij, si ishte dënuar përsëri, si pjesmarës i Revoltës që ndodhi më 21 maj 1973, duke na dhënë kurajo se: “ka edhe më keq”! Më vonë, shokë të tjerë më treguan hollësisht se çfar ndodhi në ato tre ditë të majit. Shumë të burgosur trembeshin të flisnin pas ngjarjeve të Majit. Gjithë burgu kishte një rregjim të rreptë.

Nikoll Marku, një i burgosurt i vjetër, nga Puka, kishte një bagazh të tërë me ngjarje nga jeta e tij nëpër burgje. Në “Kaushin” tonë, gjithnjë kishte qetësi, të gjithë të burgosurit merreshin me diçka: dikush lexonte, dikush i shkruante letër familjes, dikush arrnonte rrobat e grisura. Aty këtu, qetësinë e këtij “Kaushi”, e prishte kolla e të burgosurve, një kollë e dalë thellë nga mushkritë, gjithë pluhur, kollë që të burgosurit nxirrin gjak e qelb, prej mushkrimeve të sëmura. Rrija e mendoja mbi dyshekun tim për familjen time. Nuk kisha asnjë lajm.

Sipas rregullores së burgut, kishim të drejtë të shkruanim dy letra në muaj, të cilat duhet t’i linim të hapura, pasi ato kalonin në kontrollin dhe çensurën e policisë. Mendova të shkruaja një copë letër nënos, me dy fjalë dhe gruas sime, Mejdies. Por nuk kisha as laps, as letër dhe as zarf. E pyeta Nikoll Markun, nëse mund të më ndihmonte, pasi ai ishte i burgosur i vjetër. Ai me kënaqësi më ofroi letrën, lapsin dhe zarfin, duke më pyetur se çfarë të afërmish kam lënë pas. I thashë se lashë gruan, dy fëmijë të vegjël,(tre vjeç dhe gjashtë muaj), nënën dhe dy motra të martuara. Nikolla u habit: “Kaq i ri dhe i martuar me dy fëmimijë”?! pyeti ai përsëri: “Po” – ja ktheva. “Nëna më martoi 18 vjeç”. Kurioziteti e shtyu Nikollën të më bënte një varg pyetjesh dhe unë i tregova shkurt, gjithë dramën e jetës sime. Ai u mallëngjye dhe më rrahu shpatullat duke më thënë: “Kurajo Kasëm. Dhëmbja juaj është e njëllojtë me të gjithë ata që sheh mbyllur në këtë kamp”. “Shkruaji diçka nënos të mbajë shpresat gjallë”, vazhdoi Marku.

Unë u treta në mendime, çfar t’i shkruaja nënos? Çfar t’i shkruaja, Mejdijes?! Ato s’dinin gjë për mua dhe unë nuk dija asgjë se çfarë kishte ndodhur pas arrestimit tim. Nëna, kurrën e kurrës nuk e hedh fëmijën e saj poshtë, por bashkëshortja është ndryshe! Pjesa më e madhe e të burgosurve ishin të brakstisur nga shokët e tyre të jetës!

Letra që i shkrova nënos sime, të m’i bënte hallall vuajtjet që u shkaktova!

Ndoshta një fat i tillë më priste dhe mua. Kështu që para se të ndodhte, duhej t’i thosha Mejdos, të priste lidhjet martesore, për të qenë e lirë nga unë. Fillova me letrën e nënos. Viti 1973 ishte në mbarim dhe shpejt vinte viti i ri 1974. Nuk dija se çfar të shkruaja. E shkrova dhe e rishkrova disa herë. Më në fund vendosa të shkruaja kështu:

                                              E dashur Nanë

Kaluan gjashtë muaj nga dita që u ndamë. Nuk e di, je gjallë, a e vdekur?! Vetëm di një gjë: se meraku të mundon, e nata e përjetëshme e ka mbuluar atë kasolle të varfër. Do të lutem shumë, mos të marrësh inat me mua, se ika dhe të lashë.

Kurrë nuk ma qaste zemra një gjë të tillë, që t’u shkaktoja aq shumë vuajte dhe lot. Ti nuk e meritoje atë, as ajo vajzë e re.

As ato foshnja të pafajëshme, por kështu ndodhi! Tek e shkuara, nuk ka më kthim. Ti rro, ashtu siç mund të rrosh, e di që do vdesësh me brengë në zëmër, pra ma bëj hallall, o nana ime.

Sa për atë vajzë të re, thuaj të ikë larg, ta harroj atë që ndodhi, le të fillojë një jetë të re. Sa për ato foshnja, le t’i marrë Jetimorja. Kështu nanë, nuk dua të lëndoj më plagët.

S’kam pse e zgjas më këtë letër. Tani unë jam shumë larg, vëndin e quajn, Spaç, në rreth të Mirditës. Nuk dua që ti të marrësh rrugën dhe të vish këtu për të më takuar. Harroje?! E pamundur! Kaq!

Të uroj për vitin e ri, që të të sjell më pak lodhje, më pak hidhërim, më pak lot.

 Qofshi mirë

     Kasua

Letra që i shkrova gruas sime, ku i kërkoja të fillonte jetën nga e para

                                        E dashur Mejdie

 Është hidhërim i madh sa s’thuhet që ndodhi kështu. Kurrë nuk ma qaste zëmra, që të të shkaktoja një hidhërim kaq të madh. Ndoshta profecitë e babait tënd u bënë realitet, kjo është e vërtetë, që jeta tënde u nxi, atë mëngjes qershori. Keq më vjen, sa s’thuhet për ato dy foshnja që bashkë sollëm në jetë, më dhëmb shumë, po tani jam larg, ndoshta për jetë të jetëve. Desha të lutem, të largohesh, ti nuk ke pse të lidhësh jetën me një njeri, që s’dihet se do të ekzistojë. Ti je e re dhe ndoshta të pret fat më i mirë. Kaq!

 Qofsh me fat! Lamtumirë….

              Kasua

E nisa letrën ditën tjetër, me shpresë se do të merrja ndonjë përgjigjie! Letra ishte dy faqe, aq sa lejonte rregullorja. Shkrova pak fjalë për nënon dhe pak fjalë për Mejdon. Nuk përmënda as motrat dhe as të afërmit në atë letra, pasi nuk doja t’u hapja telashe. E kisha të qartë se bëhej luftë e ashpër klasore nga organet e qeverisë.

Si më lindi ideja e arratisjes që në fillim të dënimit?!

Tani unë duhet të përqëndrohesha, të bëja një plan, për jetën time në burg. Në ishte e mundur që t’i shpëtoja këtij xhenhemi. Instikti më thoshte (ndoshta kjo, nga trauma që pësova), mos të kisha më besim tek njeri. Ky sindrom, është një sëmundje psikologjike e emëruar “Socialo-fobia”, që do të thotë: “Frika e njeriut, ndaj njerëzve të tjerë”. Këtë ma diagnostikuan më vonë, dy shokë të burgosur që ishin mjekë, si Nuri Sallaku dhe Vasil Zoga.

Le të kthehemi tek ajo që fillova të mendoja, se çfar përgatitjesh duhet të bëja, në rast se unë një ditë do dilja i gjallë nga ky varr i thellë, mijra metra ndën mal!

Shumë shokë më jepnin kurajo: “Kaso, je i ri. Ky burg është shkollë e mirë për ty”, e të tjera. Shumë herë, rrija dhe vrisja mëndjen, nëse unë dilja i gjallë nga burgu, do ishte e pamundur që unë të rroja në atë shoqëri. Kështu më shkoi në mëndje, arratisja nga ky vënd, të shkoja aty ku ishin kushërinjtë e mij, në SHBA-ës. Këtë ide, duhej ta mbaja të fshehtë thellë në zërmën time. Unë isha i paformuar politikisht, ideollogjikisht, shokët e mi ishin intelektualë me shkolla të larta, mjekë, inxhinierë, profesora të degëve të ndryshme, kjo më nxiti që të kërkoja ndihmë për edukim.

Dhe në të vërtetë, nuk më mungoi, ata ishin gati. Vendosa që të mësoja një gjuhë të huaj, me zell të madh, fillova të merrja mesime në anglisht nga profesor Ziso Vangjeli i cili nuk përtonte, por unë hasja vështirësi, sepse nuk e dija gramatikën e shqipes dhe kush nuk e njeh gjuhën e nënës me gramatikë, e ka të vështirë që të mësoj një gjuhë të huaj.

Dy profesorët e burgosur që më mësuan gjuhët e huaja!

Atëhere, çfarë bëra?! I kërkova mikut tim të ngushtë, doktor Vasil Zogës, nëse ishte e mundur që të më gjentë të gjitha tekstet, që nga shkolla fillore, deri në gjimnaz, të gramatikës së gjuhës shqipe. Në ndihmë më erdhën, jo vetëm Vasili, por dhe shokë bashkëvuajtës të tjerë. Doktor Nuri Sallaku, me të cilin luaja dhe shah, Idriz Alluni, një tjetër profesor, disa bashkëpatriotë nga ana ime, si: Xhemal Bali, Urim Arapi, Nazmi Veshi, Raimond Sejko, Hasan Bajo dhe shumë të tjerë. Këta më gjenin çfardo librash që kërkoja.

Të burgosurit e vjetër, kishin një bibliotekë të pasur, që i fshehnin në kashtën e dyshekëve. Megjithëqë shpenzonin shumë kohë duke ndenjtur në rresht, (ky ishte dënim nga Ministria e Punëve të Brendëshme) që të mos na linin fare kohë të lirë, Megjithatë, unë gjeja pak kohë të lirë që të lexoja dhe studjoja çdo libër që më binte në dorë. Më morri pak kohë që të lexoja, Gramatikën e Gjuhës Shqipe. Tani ishte tepër e lehtë për mua, të kuptoja gjuhën angleze dhe gjuhën italiane, të cilat i studioja në të njëjtën kohë.

Porofesor, Ziso Vangjeli, i cili kishte studjuar në vëndet perendimore, habitej me përparimin tim, që në një kohë fare të shkurtër, të lexoja në origjinal, vepra të Shekspirit, Hamletit, (“Rome e Zhuljeta”, “Mbreti Lir”,”Parajsa e humbur” e John Milton). Gjithashtu në anën tjetër, përparoja në gjuhën italiane, pasi profesor Idriz Alluni, më mësoi në një kohë rekord, gjithë gramatikën e gjuhës italiane, pasi kur kupton një gjuhë të huaj, është shumë më e lehtë të mësosh të tjerat. Më ra në dorë vepra e Dantes (Ferri), në më pak se dy javë, e lexova të gjithë. Ndërkohë, e kisha kthyer vështrimin në gjuhën greke. Kristo… në qelinë e Sarandës, më mësoi të shkruaja gërmat e alfabetit grek, më ndihmoi aq shumë, saqë unë lexoja gazetën “Llajko Vima”, pasi kjo gazetë vinte në burg, se disa minoritarë abonoheshin.

Kisha shokë nga Saranda dhe Gjirokastra që më donin dhe më respektonin. Respekt të veçantë tregonte, Dhimitër Maçango, nga Krone, fshat afër Urës së Bistricës, ky burrë i urtë, i dashur, bujar nga zëmra, i dënuar rëndë, ishte mësuesi im dhe shok i punës në galeri. Gjithashtu dua të kujtoj, Kristo Ndricon, nga fshati Krioner i Dropullit, i dënuar me dhjetë vjet burg. E kisha shok pune dhe kisha shumë besim tek ai njeri. Një tjetër mik i ngushtë, Lluka Bonjaku, nga Himara e Vlorës. Lluka ishte tepër konservator me të burgosurit, nuk fliste shumë, por mua më ndihmoi shumë, për mësimin e gjuhës greke.

Mbi popullimi i burgut të Spaçit, pas dënimit të “Grupit të Beqir Ballukut”!

Viti 1974 erdhi me shumë të papritura. Të burgosurit ishin të entuziasmuar për krizën që kishte mbërthyer regjimin e Enverit. Kur qeveria ishte në krizë, do të thotë që për të burgosurit politikë, ngjallet shpresa e lirisë. Enver Hoxha në Pleniumin e tij të V-të, likujdoi “Grupin puçist të Beqir Ballukut”, duke pushkatuar vetë Beqirin, Petrit Dumen dhe Hito Çakon. Këta ishin ushtarakë, që drejtonin ushtrinë e Enverit. Me dhjetra oficerë të lartë u arrestuan dhe u dënuam me dënime të mëdha.

Burgu i Sapçit “u fry” jashtë mase, dhe nuk po merrte më. Në një “Kaush” (dhomë) jetonim më tepër se 55 të burgosur. Shumica në kamp ishin të pa punë, sepse kapaciteti i minierës ishte vetëm për 600 puntorë. Nga njëra anë nuk më vinte keq për këta njerëz, që i kishin shërbyer diktatorit me fanatizëm, për afërsisht 40 vjet, por nga ana tjetër ndjeja mëshirë, mëshirë edhe për armiqtë e mi. Nuk më çukiste shpirti që të kisha ndjenjën e urrejtjes për çdo krijesë që Zoti i ka dhënë jetë. Të urreja krijesat e Zotit, do të thoshte, të urreja atë vetë. Unë kërkoja të gjeja shkakun e asaj vuajtjeje, diku gjetkë, ndoshta tek ideologjia që kishte molepsur gjysmën e botës.

U njoha me Vladimri Ballukun, (djalin e Beqirit) dhe Xhevat Alibalin (oficer i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes). Kisha lexuar librin e tij të përkthyer “Kështu ka ndodhur”, të një autori rus. Gjithashtu u njoha me Drago Isufin, një tjetër oficer i lartë. Më tepër i afrohesha këtyre njerëzve nga kurioziteti, për të mësuar se çfar po ndodh brënda “folesë së grenxave”. Duke mësuar të vërtetën se kush ishte diktatori, bëri që në shpirtin tim të ngjallej shpresa e lirisë, jo vetëm për mua, por për të gjithë popullin.

Enver Hoxha, pasi ekzekutoi gjeneralët e ushtrisë, spastroi një tjetër “grup sabotator” në ekonomi, duke u vënë fajin këtyre, për krizën e rëndë ekonomike. Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi dhe Kiço Ngjela, duke përfishirë dhe dhjetra inxhinierë, të tjerë të dënuar me burgime të rënda. Shumica erdhën në Spaç. U njoha me Nuredin Skraparin, Protoko Muratin, Beqir Aliajn, e shumë të tjerë. E kaloja kohën e lirë duke lexuar libra, çfarëdo libri që më binte në dorë.

Ndërkohë që vazhdoja të studioja tre gjuhë të huaja. Doktor Vasil Zoga, më jepte mësime në Mjekësi, tepër interesante. Jo vetëm e studiova “Manualin e diagnozave dhe terapisë”, por, e konceptova dhe e asimilova fjalë për fjalë. Doktor Vasili nuk ishte vetëm mësuesi im, por edhe shoku im më i ngushtë. Unë kisha besim tek ky njeri, dhe ai më besonte mua, bisedonim për çdo gjë pa nguruar. Policia ishte trefishuar brënda në kamp. Na kontrollonin çdo 15-20 minuta se çfarë bënim në kaush, se çfarë lexonim, etj.

Si e fsheha “Frojdin” në kapakët e librit të Enver Hoxhës!

Ishte kategorikisht e ndaluar që të mësoje gjuhë të huaj! Në qoftë se ata të kapnin duke lexuar libra në gjuhë të huaj, jo vetëm e merrnin librin, por dënoheshe në birucë deri në 30 ditë. Kështu ndodhi një ditë tek po lexoja në krevatin tim, policia erdhi befasisht, pasi me siguri ndonjë spiun kishte raportuar se: “Kasemi studion gjuhë të huaja”. Unë në dorë kisha një vepër të Enver Hoxhës, vetëm kapakët, pasi brënda fshihja librin “Teoria e Analizës Psiqike” të Zigmun Frojdit. Libër i ndaluar ky në burg.

Kështu bëja gjithmonë për të maskuar librat e ndaluar. Këta kapakë të verpës së Enver Hoxhës, m’i dha Dr. Vasil Zoga. Ai pasi i bleui, i hodhi në koshin e plehrave veprën dhe mbajti vetëm kapakët. Kur policët shikonin që unë lexoja veprat e “shokut Enver”, ata nuk bënin kontroll krevatit. Por këtu qëndronet puna, sepse dikush kishte raportuar. Unë isha në katin e dytë dhe ai më urdhëroi që të zbrisja poshtë. Unë zbrita me “librin e Enverit” në dorë të mbyllur.

Polici, pa kapakët e kuq dhe nuk u interesua që të shihte librin nga brënda. Ai u ngjit te krevati dhe lëvizi dyshekun me kashtë në anën tjetër. Polici Pjetër Koka, gjeti disa shënime dhe dorëshkrime në gjuhën italiane të xha Idriz Allunit, që nishin në gramatikën e kësaj gjuhe. Ai i mori të gjitha shënimet dhe më urdhëroi të shkoja tek zyra e oficerit të rojes. Fatmirësisht nuk më kërkoi t’i jepja librin me kapak të kuq, sepse dënimi do të ishte më i rëndë, nëse do të mësonin që brënda veprave të “shokut Enver”, fshihja libra të tjerë. I’a dhashë librin një shoku që kisha besim. Ky ishte Bardhosh Gjonzeneli nga Vlora. I thashë që ta fshihte librin sa më shpejt që të ishte e mundur.

E ndoqa policin dhe ai më nxori lart tek zyra e oficerit të rojes. Pjetër Koka, dorëzoi shënimet e gjetura, duke i thënë “I gjeta këto nën dyshekun e tij, por pashë se i dënuari lexon veprat e shokut Enver”, mbaroi polici duke u munduar që të më lehtësonte dënimin me izolim. Oficeri që e quanin Andon Jovani, më pa me vëmëndje dhe pasi u mendua pak, më tha: “Bën shumë mirë që lexon veprat e shokut Enver, por përse mban shënime në gjuhë të huaj në krevat”?! Për t’u justifikuar, i thashë: “I gjeta tek koshi i plehrave dhe i mora”, u përgjigja i frikësuar. “I gjete, apo t’i ka shkruar ndonjë i burgosur”, pyeti përsëri oficeri. /Memorie.al

blank

“Që të identifikohet shkrimi i letrës me përmbajtje armiqësore të gjetur në Markat, ajo t’i jepet B.P.”- Relacioni i Sigurimit në Sarandë, maj 1972

Pjesa e dytë

Publikon  një dosje që është siguruar para pak kohësh nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja hetimore, gjyqësore dhe ajo e përpunimit të shtetasit Kasëm Hoxha, me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim, në SHBA që nga viti 1985, kur ai mundi të arratiset nga Shqipëria për në Greqi, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në kampin e Spaçit, i dënuar për “agjitacion e propagandë, ndaj pushtetit popullor”. Në momentin e arrestimit, më 21 qershor të vitit 1973, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit, të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, në shtëpinë e tij i’u gjetën disa “materiale komprometuese”, si poezi dhe trakte, ku ai bënte thirrje “për përmbysjen e pushtetit popullor”., etj. Dosja në ngarkim të shtetasit Kaso Hoxha, (tashmë e de-klasifikuar) fillon me atë të përpunimit, ku organet e Sigurimit të Shtetit dhe Dega e Punëve të Brendshme e rrethit të Sarandës, bëjnë të gjithë përpjekjet, për të gjetur autorin e letrës “me përmbajtje të thellë armiqësore”, që ishte hedhur në qendër të fshatit Markat (me banorë të komunitetit çam), ku pas shumë kohësh, me ndihmën edhe të Laboratorit Qendror Kriminalistik, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, u bë e mundur, që të saktësohej dhe identifikohej se shkrimi në atë letër, ishte i Kaso Hoxhës, kjo solli edhe arrestimin e tij. Dosja në fjalë vazhdon me procesin hetimor dhe gjyqësor ndaj tij, ku ai pasi vuajti dhjetë vite në burgun e Spaçit, në nëntorin e 1982-in kthehet në fshatin e lindjes, Markat, ku që në ditët e para, ndaj tij fillon ndjekja dhe survejimi nga organet e Sigurimit të Shtetit, që kishin angazhuar jo vetëm disa bashkëpunëtorë të Sigurimit, por edhe familjarë të afërt të tij, kjo e detyroi Kaso, për t’i shpëtuar arrestimit, të arratisej nga Shqipëria, duke kaluar kufirin shtetëror, për në shtetin fqinjë, Greqi. Pas disa kohësh qëndrimi në Kampin e Llavros, fitoi statusin e azilantit politik, për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe atje, ndaj tij vazhdoi ndjekja e survejimi, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit (Zbulimit Politik Shqiptar, që ishte i kamufluar me rezidenturën e tij, pranë Misionit Diplomatik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara) dhe disa agjentëve të saj të fshehtë, deri në vitin 1991, që u shemb regjimi komunist në Shqipëri. Historia e Kaso Hoxhës, u bë e njohur pas botimit të librit të tij “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, që ai ia besoi në dorëshkrim Memorie.al, vjen tashmë nëpërmjet dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, (ku ndodhen, raporte bashkëpunëtorësh të Sigurimit të Shtetit, me pseudonimet e tyre, letra, shënime, informacione, relacione, raport-informacione, përgjime me teknikë operative, etj., të oficerëve të Sigurimit të Shtetit, hetuesve, titullarëve të Degës së Punëve të Brendshme, të rrethit të Sarandës, etj., deri te rezidentura e Zbulimit Politik në SHBA, e agjentët e saj atje), të cilat fillojnë në vitin 1973 dhe përfundojnë në vitin 1991, kur dosja e tij u arkivua njëherë e përgjithmonë.

 

Dokumenti sekret i hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Novruz Haxhiu dhe Shefi i Seksionit të I-rë, Halit Kardhashi, i aprovuar nga Zv / Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, Skënder Dhroso, mbi planin e masave agjenturalo-operative,  për zbulimin e autorit të letrës anonime “me përmbajtje armiqësore”, të gjetur në qendër të fshatit Markat

blank

 

 APROVOHET                                                                                   “SEKRET”

blank

 

blank

Zv / Kryetari Degës P. Brendshme                                                   Ekzemplar Nr.___

blank

 

SKËNDER DHROSO                                                                      Sarandë, më 24.V.1972

blank

 

blank

 

PLAN MASASH AGJENTURALO OPERATIVE PËR ZBULIMIN E AUTORIT TË NJË LETRE ANONIME ME PËRMBAJTJE ARMIQËSORE TË GJETUR NË KATUNDIN MARKAT

blank

 

Në datën 20 Maj 1972, në qendër të katundit Markat, u gjet nga qytetari Haki Myrto, një letër anonime me përmbajtje armiqësore, e cila ndërmjet të tjerash, bën thirrje për organizimin kundër pushtetit, shan udhëheqjen e Partisë dhe Shtetit etj.

blank

 

Për të arritur në zbulimin e autorit të kësaj letre dhe rrjedhimisht edhe të veprimtarisë armiqësore që zhvillohet në katundin Markat, ku mund të fshihet dora e Zbulimit Grek, mendojmë të marrim këto masa agjenturalo – operative:

  1. Letra me përmbajtje armiqësore ti kalohet ekspertit kriminalist, i cili ta shumfishojë atë dhe paralel me këtë veprim:
  • Të përcaktojë paraprakisht, dialektin e autorit të letrës.
  • Arsimin dhe shkallën e kulturës të personit që ka shkruar letrën.
  • Nga çfarë blloku është letra anonime dhe hollësi të tjera që mund të ndihmojnë në zbulimin e autorit të letrës.

Kryejnë Novruz Haxhiu dhe Janul Pani deri më datën 25 Maj 1972. Kontrollon H. Kardhashi.

  1. Të përpilohet relacioni mbi rrethanat e gjetjes dhe përmbajtjen e letrës anonime dhe t’i dërgohet Degës VIII-të, Drejtorisë I-rë.
  • Me qenë se nga përmbajtja e letrës del, që aty duhet të ketë veprimtari të organizuar në favor të Zbulimit Grek, për këtë situatë të njoftohet dhe Dega I-rë, duke i dërguar edhe asaj në kopje të relacionit.

Kryen H. Kardhashi deri në 24.V.72, kontrollon, S. Dhroso

  1. Të hapet fashikulli i kërkimit për autorin e letrës dhe të përpilohet vendimi përkatës, të grumbullohen e vendosen në fashikull të gjitha materialet e grumbulluara gjer tani, duke përfshirë edhe ato të shkrimeve të tre fëmijëve.

Kryen Novruz Haxhiu, deri në datën 25.V.1972, kontrollon Halit Kardhashi

  1. Për të krijuar një ide më të qartë lidhur me rrethanat e gjetjes së letrës, do të merret edhe një herë kontakt me qytetarin Haki Myrto, të cilit t’i kërkohen hollësira në lidhje me këtë, të përcaktojë personat që kanë qenë në qendër të fshatit në kohën që ka shkuar ai dhe ka gjetur letrën.
  • Me qenë se Hakiu ka vënë në dijeni për gjetjen e kësaj letre edhe babanë e tij Fuat Myrto, i cili sipas Hakiut, ka qenë në atë kohë në qendër të fshatit, të merret kontakt me ata dhe pasi t’i flitet për të mos i treguar njeriu tjetër për këtë çështje, të pyetet për personat që kanë qenë në atë kohë para klubit, me qëllim kjo që të studiojmë këta element dhe të bëjmë shkallëzimin e tyre.

Kryen Halit Kardhashi dhe Novruz Haxhiu, deri më 5.VI.1972 kontrollon, S. Dhroso.

  1. Për të përcaktuar për afërsisht kohën që është hedhur letram.th., në mbrëmjen e datës 19, apo në mëngjesin e datës 20 Maj:
  • Gjatë takimeve që do të organizohen me Haki e Fuat Myrton, si dhe përgjegjësin e sektorit Rexhep Rexhon, do t’u kërkohen sqarime në se letra ka qenë e lagur në kohën që është gjetur, apo në gjendje normale, mbasi po të ketë se është hedhur në mbrëmjen e datës 19, letra me siguri duhet të ishte e zbutur, nga vesa që bie natën.
  • Me qenë se në mbrëmjen e datës 19 Maj, ka pasë shfaq filmi në katundin Markat, nëpërmjet personit që ka shitur biletat apo dhe personave të tjerë, të arrijmë të përcaktojmë sa më tepër që të jetë e mundur, personat që kanë marrë pjesë në shfaqjen e filmit, duke insistuar në mënyrë të veçantë në përpunimet dhe kontigjentët.

Kryen Halit Kardhashi dhe N. Haxhiu, deri në 10.VI.1972, kontrollon S.Dhroso.

  1. Për të përcaktuar personat që kanë lëvizur rreth zyrave të sektorit në mbrëmjen e datës 19, apo në mëngjesin e 20 Majit, do të merret kontakt me rojën e sektorit që është dhe komunist, si dhe me telefonistin që kryen detyrën e dezhurnit natën.
  • Të studiojmë mundësitë e organizimit të një bisede me shitësen e klubit ____________________   e cila mund të ndihmojë, në identifikimin e personave, që kanë dalë herët në qendër të fshatit, gjatë datave të shënuara më lart.

Kryen H. Kardhashi e N. Haxhiu deri në 10.VI.1972, kontrollon S.____

  1. Të merret kontakt me B.p. “Margaritari”, “Teli” dhe “Sokoli”, në katundin Markat, si dhe “Vetëtima” në katundin Ninat dhe gjatë takimeve, krahas detyrave të tjera, të sinjalizohen për letrën, që është gjetur, por pa ekspozuar përmbajtjen e saj, duke marrë shkas nga parullat që janë shkruar nga fëmijët po në këtë katund dhe të drejtohen në ata persona që kanë dhënë, ose te të tjerët, për të cilët mund të dyshohet se janë autorë të kësaj letre.
  • Në fazën e dytë, veçanërisht B.p. “Teli” dhe “Margaritari”, do t’u jepet letra për njohje, mbasi kanë mundësi që të ndihmojnë në identifikimin e shkrimit.

Kryen N.Haxhiu e H.Kardhashi, deri në  20.VI.1972, Kon. S. Dh.

  1. B.p. ”Margaritari” i cili është shitës në dyqanin e artikujve të përzier në katundin Markat, do t’i kërkohet të na japë sqarime në se, ka pasë në shitje blloqe të vegjël shënimi, lloji i letrës së këtyre blloqeve dhe mundësisht personat që mund të kenë blerë të tillë. Në rast se do të ketë gjenden të tilla blloqe, do t’i merret një copë për të bërë krahasimin me letrën e shkrojtur.

Kryen N. Haxhiu, deri në 5.VI.1972, i kontrollon H. Kardhashi.

  1. Nga sa del në letër, dialekti që përdor autori është çamërishtja, kështu që mundësitë më të mëdha janë që ai të jetë vendas, nga radhët e elementit armik:
  • Të nxirren dhe evidentohen në një listë të vetme të gjithë kontingjentet nga katundet Markat, Ninat dhe Janjar, kudo që ndodhen dhe të studiohen një nga një. Gjatë këtij studimi të mbahen parasysh këto çështje: rrezikshmëria që paraqet personi, mbështetur në biografinë dhe të dhënat që mund të kemi në drejtim të secilit, lloji i propagandës armiqësore që mund të ketë zhvilluar, arrestimin dhe shkallën e kulturës që ka, etj.
  • Për objektet e përpunimit apo për ata në kontroll operativ 2/B që janë nga katundi Markat, të studiohen materialet e tyre, për të parë nëse ka ngjashmëri propaganda që mund të kenë zhvilluar kundër pushtetit, me ato shprehje që ngrihen në letër.
  • Të studiohen relacionet e propagandës armiqësore për vitin 1972 dhe në vazhdim për këtë vit, me qëllim që të shikojmë nëse ka shprehje të ngjashme me ato të letrës anonime dhe mandej, po qe se do të ketë të tilla, të gjendet personi që e ka zhvilluar atë nëpërmjet materialeve që disponojnë punëtorët operativ.

Kryen N. Haxhiu, deri në 10.VI.192, kontrollon H. Karadhashi

  1. Për të mundur që të përcaktojmë për afërsisht rrethin e personave që kanë shkruar letrën anonime, të zgjidhen disa persona në katundin Markat, Ninat dhe Janjar, të cilët të njihen me letrën, me qëllim që të japin ndonjë mendim për personin që mund të ketë shkruar letrën? Këta persona të jenë nga ata, që për vetë detyrën që kryejnë në fshatra, kanë kontakt me fshatarët, si: shefa llogarie, arkëtare, brigadier etj.

Kryen H. Kardhashi e N. Haxhiu, deri në 15.VI.1972, kont. S. Dhroso

  1. Për të arritur në zbulimin e autorit të letrës nëpërmjet krahasimit të shkrimeve, do të merren këto masa:
  • Do të shikohen kërkesat e ndryshme me shkrim që mund të jetë bërë në fshat nga persona të ndryshëm dhe që mund të ruhen akoma, si në katundin Markat, apo dhe Ninat e Janjar.
  • Të merret kontakt me Kryetarin e Kooperativës Bujqësore Konispolit, për të studiuar mundësitë e organizimit të ndonjë kombinacioni për të hedhur në dorë sa më shumë dorëshkrime, kjo mund të bëhet në rrugë të ndryshme, duke ju dhënë urdhër sektorëve të ndryshme, për të bërë kërkesa me shkrim nga anëtarët e kooperativës, për ndonjë problem të caktuar etj.
  • Me qenë se pothuaj pjesa dërmuese e personave që marrin pjesë si rezervistë, janë të inkuadruar në kompaninë e Markatit, me ndihmën e shokëve të Sigurimit Repartit 1099, ta studiojnë mundësitë që ekzistojnë për të marrë nga zboristat, dorëshkrimet e tyre, me ndonjë pretekst të justifikuar.

Kryen Halit Kardhashi dhe N. Haxhiu, deri në datën 20.VI.1972, kontrollon S. Dhroso.

  1. Për të verifikuar personat që mund të kenë blloqe të vegjël shënimesh në katundet Markat, Ninat dhe Janjar, të bisedohet me Kryetarin e Kooperativës Konispolit, për të studiuar mundësitë e organizimit të ndonjë mbledhje sidomos në katundin Markat, ku pjesëmarrësit do të porositen të mbajnë shënime për problemin që do të diskutohet. Në këtë mbledhje të kihen parasysh që të merren sa më shumë persona, nga kontingjentet tona.

Kryen H. Kardhashi e N. Haxhiu, deri në 25.V.1972, kont. S. Dhrosos

  1. Gjatë javës së fundit që u gjet letra, në katundin Markat ka shkuar dhe qëndruar tre katër ditë, i quajturi Ylli Bilali, djali i ish agjentit të Zbulimit Grek, Haxhi Bilali, ndërsa në datën 19 Maj, ka shkuar i quajturi Eqerem Ziguri, po na Markati, djali i gruas së Haxhi Bilalit, ky i fundit ditën e dielë, datë 21.V.1972, ka qëndruar në qendër të fshatit, kështu që ka mundësi se autorë të letrës, mund të jenë dhe personat e lart përmendur. Përsa sipër, nëpërmjet Drejtorisë Ndërmarrjes Minierës Kripës, të hedhim në dorë dorëshkrimet e Ylli Bilalit dhe Eqerem Zigurit, për të bërë krahasimin me letrën.

Kryen H. Kardhashi, N.Haxhiu e F. Llallo, deri në 10.V.1972 kontrollon S. Dhroso.

  1. Me qenë se në datën 9 Maj, në katundin Markat janë gjetur të shkruara në disa pllaka guri parulla me përmbajtje armiqësore, që sipas verifikimit të bërë janë shkruar nga tre vajza të shkollës fillore, por që këto mund të jenë të shtyra dhe nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që të dy rastet, të kenë lidhje me njëra tjetrën. Lidhur me sa sipër do të veprohet në këtë mënyrë:
  • Do të merret përsëri kontakt me Drejtoreshën e shkollës dhe mësuesit që kanë këto nxënëse, për t’ju ngarkuar detyrë që të vazhdojnë punën me këto nxënëse, për të sqaruar deri në fund arsyet dhe rrethanat në të cilat kanë shkruar vajzat këto parulla.
  • Megjithëse prindërit e këtyre fëmijëve, në përgjithësi janë me qëndrim të mirë dhe nuk disponojmë ndonjë material, të organizohet në biseda me ta, të porositen për të punuar me fëmijët e tyre dhe të na japin sqarimet e nevojshme se, çfarë i ka shtyrë ato për të shkruar parulla të tilla!

Kryen H. Kardhashi, N. Haxhiu, deri në 25.VI.1972, kontrollon S. Dhroso.

  1. Për të arritur në zbulimin e autorit të letrës anonime, të njihen me këtë letër të gjithë Punëtorët Operativ të Degës, të cilët të porositën që në punën e tyre të përditshme me agjenturën, të kenë parasysh propagandën armiqësore që zhvillon elementi armik, në se do të ketë aspekte të natyrës që përmban letra në fjalë, etj. Kujdes të tregohet veçanërisht në zonën e Konispolit dhe Karroqit, të cilat kanë lidhje me katundin Markat.

Kryejnë Punëtorët Operativ, në vazhdim, kontrollojnë Shefat e Seksioneve.

Ky plan të analizohet në datën 30 qershor dhe në varësi me situatën që do të krijohet, të merren masa të më tejshme. Memorie.al

Punëtori Operativ                                                                      Shefi Seksionit I-rë

Novruz Haxhiu                                                                             Halit Kardhashi

                                                 Vijon numrin e ardhshëm

blank

Hasan Prishtina letër Ministrisë së Jashtme britanike më 1921: Serbët për dy vjet kanë vrarë 22 mijë shqiptarë

Fitim Salihu ka shpërndarë një letër të Hasan Prishtinës, të shkruar më 1921 në kohën kur ai ishte krytar i Komitetit të Kosovës, drejtuar ministrisë së jashtme të Britanisë ku informonte për krimet makabre serbe mbi popullsinë shqiptare në Kosovë.

Salihu ka shpërndarë letrën e Prishtinës, në 89 vjetorin e vdekjes së tij. Ai ka shkruar këto rreshta në postimin e tij në rrjete sociale.

“Hasan Prishtina, kryetar i Komitetit të Kosovës (KMKK), i dërgoi një telegram Ministrisë së Jashtme Britanike – të cilin e gjeta në Arkivin e Shqipërisë – ku informonte për krimet serbe në Kosovë, Dibër dhe Lumë në periudhën 1918-1920. Prishtina pohoi se në dy vitet e para të pas Luftës së Madhe, serbët kishin vrarë rreth 22 mijë shqiptarë, kishin djegur 169 fshatra dhe kishin plaçkitur 4769 shtëpi. Vetëm në Dibër e Lumë, për tri ditë në gusht të vitit 1920, serbët vranë 250 shqiptarë dhe dogjën 7800 shtëpi”, shkruan Salihu.

“Hasan Prishtina u vra më 13 gusht 1933, 89 vjet më parë. Ai ishte ndër udhëheqësit e luftës çlirimtare kundër Perandorisë Otomane, kur një pjesë e madhe e elitës shqiptare kishte ndjenja pro-osmane. Më vonë, Hasan Prishtina ishte ndër themeluesit e shtetit të pavarur shqiptar dhe ndër të paktët që nuk pushuan së përkushtuari për çlirimin e shqiptarëve nën pushtimin serb, duke ofruar ndihmë politike dhe ushtarake, si dhe bursa studimi për të rinjtë shqiptarë”, shtoi ai.Express

blank

Kapllan Resuli nga burgu i Tiranës: Shoku Enver, më merrni nën mbrojtje, në arrestimin tim mund të ketë gisht UDB

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1971, ku ndodhet një letër e shkrimtarit Kapllan Resuli me origjinë nga Ulqini, dërguar nga burgu i Tiranës (Reparti 313), ku ai ndodhej i arrestuar, në adresë të sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSh-së, Enver Hoxha, si dhe korrespodenca e kabinetit të Enver Hoxhës, me sekretarin e Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo (që mbulonte në rrugë partie organet e “Diktaturës së Proletariatit) dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, lidhur me letrën e dërguar nga Kapllan Resuli, i cili pasi i bënte një biografi të shkurtër të jetës së tij, i lutej udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, që të shikohej problem i tij, pasi ai ishte i pafajshëm dhe në arrestimin e dënimin e tij, me siguri kishte gisht UDB-ja, jugosllave.

Lidhur me këtë, në letrën e tij midis të tjerash, emigranti kosovar, Kapllan Resuli, shkruan: “Çështja ma nuk pret. Prandaj po Ju drejtohem që të më merrni në mbrojtjen Tuej personale, të anuloni procesin gjyqësor dhe të caktoni një komision, për rishqyrtimin e çështjes sime. Po Ju drejtohem me këtë lutje e me bindje se në trajtimin që më asht ba, në intrigën që asht kurdis kundër meje, mund të ketë gisht UDB-a, por jo edhe Partia e Punës Shqipërisë. Edhe njëherë po e përsëris se jam i pafajshëm dhe se për këtë gja, jam në gjendje të parashtroj edhe prova të pakontestueshme. Dëshiroj që të vazhdoj punën time si shkrimtar në gjirin e kombit shqiptar dhe nën flamurin e Partisë së Punës të Shqipërisë”.

Shkresa përcjellëse e aparatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, dërguar Hysni Kapos, me një përmbledhje të problemeve që ngre Kapllan Resuli, në letrën dërguar Enver Hoxhës

Shokut Hysni

Reparti 313 Tiranë

Kërkon të merret nën mbrojtje nga shoku Enver e të shkarkohet nga akuza që i kanë ngritur. Ndodhet i arrestuar dhe i është dorëzuar akuza për të dalë në gjyq. Si arrestimin dhe akuzën, i quan të padrejta e pa asnjë bazë. Thotë se s’ka kryer asnjë krim dhe se ato që i atribuohen, janë intriga të kurdisura.

Lutet të caktohet një komision të rishqyrtojë çështjen e tij e do të dali ashtu si mendon ai. Thotë se dënimi i tij do të ketë pasoja për shtetin shqiptar e sidomos për çështjen kosovare. Mendon se në këtë çështje të kurdisur do të ketë gisht UDB-ja.

 (Shënimi i Hysni Kapos)

Shoku Enver nuk merret me çështje të të burgosurve.

Letra t’i jepet për ta parë shokut Kadri dhe të mbesë në arshiva pa i dhënë përgjigje. Meqenëse çështjen e tij e kanë organet e drejtësisë dhe ta ndjekin ato deri në fund të sqarojnë të vërtetën.

Hysni Kapo

20/V/1971

Letra e Kapllan Resulit e shkruar prej tij gjatë kohës që ishte në hetuesi në burgun e Tiranës, dërguar personalisht Enver Hoxhës, ku ai i lutet që të shikohet çështja e tij, pasi është i pafajshëm

Sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSH-së

 Shokut Enver Hoxha

                      Tiranë
Lutje
I nënshkruari Kapllan Resulli, shkrimtar kosovar nga Ulqini, i arratisur nga Jugosllavia në R.P. të Shqipërisë në vitin 1960, si emigrant politik, i martuar me dy fëmijë të vegjël që tani kanë mbet jetimë se jam i arrestuem në burgun Nr.313 të Tiranës, ju parashtroj këtë lutje si vijon:

Pardje hetuesi më dorëzoi akt-akuzën dhe kështu m’u bë e qartë se organet e pushtetit dashkan me më nxjerrë në gjyq.

Jam i pafajshëm, se edhe ato gabime që mund të kem, nuk kanë karakterin e ndonjë veprimtaria armiqësore, por janë rezultat i një trajtimi jo të drejtë që më asht ba që nga dita e ardhjes në R.P. të Shqipënisë, janë rezultat i provokimeve të vazhdueshme, të një intrige monstruoze që asht kurdis kundra meje dhe të nxitjeve të hapura që më janë ba për të ba gabime edhe ma të randa, faje që unë fatmirësisht nuk i kam ba, tue pas besim te Partia dhe tue shpresua se një ditë Partia do të vejë dorë në këtë trajtim që po më bahet dhe do të më marrë nën mbrojtjen e saj.

Çështja ma nuk pret. Prandej po Ju drejtohem që të më merrni në mbrojtjen Tuej personale, të anulloni procesin gjyqësor dhe të caktoni një komision për rishqyrtimin e çështjes sime.

Po Ju drejtohem me këtë lutje e me bindje se në trajtimin që më asht ba, në intrigën që asht kurdis kundër meje, mund të ketë gisht UDB-a, por jo edhe Partia e Punës Shqipërisë.

Edhe njëherë po e përsëris se jam i pafajshëm dhe se për këtë gja jam në gjendje të parashtroj edhe prova të pakontestueshme.

Dëshiroj që të vazhdoj punën time si shkrimtar në gjirin e kombit shqiptar dhe nën flamurin e Partisë së Punës të Shqipërisë.

Kujdesi Juej për mue do të më bajë të mundun këtë gja, kurse dënimi i pamerituem që po pregaditen me më dhanë mbas gjithë atyne vuejtjeve, sakrificave dhe të atij kontributi që i dhashë kombit e atdheut shqiptar, Partisë së Punës të Shqipërisë, do të më shkatërrojë familjen dhe do të më marrë në qafë jo vetëm mue, por edhe ata dy fëmijë të mitun, Arbenin dhe Arbanën.

Nga ana tjetër dënimi i pamerituem do të ketë pasoja të damëshme edhe për kombin e atdheun shqiptar, edhe për Partinë, e veçanërisht për çështjen e Kosovës. Unë nuk e dëshiroj këtë gja, prandaj edhe po ju drejtohem me këtë lutje.

Me shpresë dhe me nderime

Tiranë, më 6.V.1971               

Kapllan Resuli

Shkrimtari kosovar

Shkresa përcjellëse e kabinetit të Hysni Kapos në Komitetin Qendror të PPSh-së, dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, lidhur me letrën e Kapllan Resulit dhe shënimi i sekretares së ministrit, Vangjelo Sotiriadhi

PARTIA E PUNËS SHQIPERISE

KOMITETI QENDROR

Nr. K 96/1 Prot.

Tiranë, më 26/5/1971

LANDA:  Dërgohet letra e Kapllan Resuli

MINISTRISË SE PUNËVE TE BRENDSHME (Shokut Kadri Hazbiu)

TIRANE

Me porosi të shokut Hysni Kapo ju dërgojmë për të parë letrën që i drejton shokut Enver i quajturi Kapllan Resuli.

Pasi të mbaroni punë, letra të kthehet pa i dhënë përgjigje të interesuarit.

E NGARKUAR ME PUNËN E LETRAVE DHE ANKESAVE

Vangjelo Sotiriadhi

Shoku Kadri e pa dhe e ktheu letrën.

blank

blank

Le Matin (1914)- Intervista me Turhan Pashën dhe Filip Nogën pas Këshillit të Ministrave në lidhje me kryengritjen kundër Princ Vidit

Turhan Pashë Përmeti (1846 – 1927) dhe Filip Noga (1868 – 1917)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Gusht 2022

 

“Le Matin” ka botuar, të mërkurën e 3 qershorit 1914, në ballinë dhe faqe n°2, intervistën ekskluzive të korrespondentit të saj me Turhan Pashën (kryeministër) dhe Filip Nogën (Ministër financash) në lidhje me kryengritjen asokohe kundër Princ Vidit, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Shtatëqind malësorë zbarkojnë në Durrës

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Durrës, 1 qershor. — Shkresë nga korrespondenti special i “Le Matin”. — Sot zbarkuan këtu 700 malësorë, të marrë nga 10.000 burrat që Prenk Bib Doda mblodhi në Lezhë.

 

Kontigjenti përfshin myslimanë dhe të krishterë, por këta të fundit përbëjnë shumicën dërrmuese. Fillimisht, ky kontigjent duhej të përbëhej nga 250 të krishterë dhe 250 myslimanë, por për shkak të numrit të kërkesave, ishte e nevojshme të rritej përmasa dhe të modifikohej proporcioni i elementëve të tij përbërës.

 

Ardhja e kësaj force të armatosur këtu bën mjaft bujë, sepse nëse nga njëra anë shton garnizonin dhe kontribuon në sigurimin e mbrojtjes së qytetit, nga ana tjetër ka frikë se do të rrisë rrëmujën midis kryengritësve.

 

Efekti i parë i këtij zbarkimi ishte rikthimi i besimit te partia nacionaliste, e cila prej disa ditësh ishte mjaft e demoralizuar.

 

Doja të mësoja nga goja e vetë kryetarit të këshillit (kryeministrit) arsyen dhe shtrirjen e kësaj thirrjeje ndaj kontingjenteve të Prenk Bib Dodës. Unë arrita të takoj Turhan Pashën në fund të Këshillit të Ministrave. Me dashamirësinë e tij të zakonshme, ai më shpjegoi pikëpamjet e tij dhe synimet e qeverisë si më poshtë.

 

— Princi dhe kryeqyteti i tij u gjetën prej disa ditësh në mëshirën e një lëvizjeje sulmuese të kryengritësve. Mbrojtësit u reduktuan në rreth 200 burra. Unë nuk përfshij në këtë numër marinarët që ruajnë legatat dhe pallatin, sepse ata janë të destinuar ekskluzivisht për mbrojtjen e jetës së princit.

 

Kjo situatë nuk mund të vazhdonte. Prandaj ne duhej të ishim në gjendje sa më shpejt të ishte e mundur për të ndërtuar një garnizon të mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e Durrësit. Mirëpo, duke qenë se trupat nuk krijohen brenda një dite, ne u detyruam të merrnim ata që kishim në dorë dhe morëm 700 burra nga kontingjentet e ngritura në Lezhë nga Prenk Bib Doda.

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

A nuk keni frikë, Shkëlqesi, se ardhja e tyre do të interpretohet nga kryengritësit si një masë agresive që vërteton dëshirën tuaj për t’i sulmuar ata? Bisedimet po vazhdojnë dhe ngazëllimi që zbarkimi i kësaj force do të shkaktojë te kryengritësit mund të dëmtojë rezultatin e këtyre negociatave.

 

Ne sollëm vetëm 700 burra, por mund të thërrisnim disa mijëra. A nuk është ky vëzhgim i thjeshtë provë se ne po ndjekim një qëllim mbrojtës dhe jo sulmues ? Çdo qeveri ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrën të sigurojë sigurinë e saj dhe mbrojtjen e atyre që i janë besnikë. Për më tepër, nesër ose pasnesër, anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit do të diskutojnë me krerët e kryengritësve për përgjigjen që do t’i jepet ankesave të këtyre të fundit dhe mund t’ju them se të gjitha kërkesat e tyre të arsyeshme do të plotësohen.

 

Por nëse ata nuk janë të kënaqur me këtë, do të ketë një luftë civile ?

 

— Ju mund të jeni të sigurt dhe mund të pohoni se çdo gjë që mund të bëhet nëpërmjet rrugës së pajtimit, ne do ta bëjmë. Unë jam mysliman, ashtu si dy kolegë të mi të kabinetit, ndërsa tre të tjerë janë të krishterë. Z. Noga, Ministër i Financave, mund t’ju tregojë se sa të vendosur jemi për të shmangur çdo konflikt fetar në Shqipëri dhe për të garantuar lirinë e plotë të adhurimit (besimit) për të gjithë.

 

  1. Noga, i cili ishte i pranishëm në takimin tonë, më dha këtë siguri, duke shtuar :

 

Unë isha ai që shkoi në Lezhë për të negociuar ardhjen e këtyre shtatëqind burrave. Unë u thashë atyre :

 

“Disa nga vëllezërit tuaj kanë dalë jashtë rrugës. Në një moment lajthitjeje dhe nën ndikimin e këshillave të këqija, ata sulmuan princin. Ai duhet mbrojtur, por ne dëshirojmë të shmangim një luftë vëllavrasëse dhe shpresojmë që së shpejti të gjithë të jeni të bashkuar.”

 

Ju siguroj se ata i kuptuan ndjenjat e mia dhe nuk ushqejnë armiqësi kundër kryengritësve.

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Por nëse përpjekjet tuaja dështojnë, nëse i gjithë pajtimi është i pamundur, çfarë do të bëni ?

 

Atë që do të bënte çdo qeveri, u përgjigj Turhan Pasha. Nuk mund të lejojmë që pesë apo gjashtë mijë të pakënaqur, dhe të pakënaqur pa motiv, të pengojnë zhvillimin e të gjithë vendit. Shkodra dhe Vlora janë duke vuajtur nga situata aktuale, madje edhe disa rajone thjesht myslimane po protestojnë kundër qëndrimit të kryengritësve.

 

E kuptova, megjithëse ministri nuk ma tha zyrtarisht, se në pamundësi të një marrëveshjeje, rebelët do të ndaloheshin nëpërmjet forcës.

 

Prandaj, ne jemi ndoshta në prag të një lufte civile. Më shumë se kurrë është e dëshirueshme që fuqitë të bien dakord dhe të dërgojnë kontigjente ndërkombëtare në Durrës; Princi, Turhan pasha, kreu i qeverisë dhe anëtarët e komisionit të kontrollit kërkojnë këtë dërgesë. Edhe Italia është në favor të saj. Vetëm një masë e tillë mund t’i sigurojë princit dhe qeverisë pavarësinë e dëshiruar, sepse nëse dy ditë më parë princi ishte në mëshirën e kryengritësve, sot ai e gjen veten në fakt rob të mbrojtësve të tij.

 

Malësorët, duke u konsideruar si një forcë e thjeshtë policie, u vendosën nën urdhrat e kolonelit holandez Tomson, komandant i vendit. Zgjedhja e kolonelit është e shkëlqyer, por prania këtu e gjeneralit De Veer, eprorit të tij hierarkik, paraqet një shqetësim të madh, sepse gjenerali e ka të vështirë të heqë dorë për të mos ndërhyrë në aktet e kolonelit Tomson, fryma e iniciativës së të cilit pengohet, nëse jo asgjësohet.

 

Prania e njëkohshme e gjeneralit dhe kolonelit është bërë e pamundur, por princi nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me këtë, dhe kjo është për të ardhur keq.

 

Komisioni i Kontrollit ka porositur mëngjesin e sotëm një xhandar që të shkonte dhe t’u kërkonte kryengritësve që të vendosnin për vendin e mbledhjes së radhës. Këta e kanë vendosur në Shijak për nesër ose pasnesër në mëngjes.

 

Komisioni, pasi protestoi kundër pranisë në xhandarmëri të një ish-oficeri gjerman, baronit Gunpenberg, ky i fundit aplikoi menjëherë për nënshtetësinë shqiptare.


Send this to a friend