I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës Z.Kurti,
ju lutem informoni publikun përmes konferencave për shtyp stadin e komunikimeve me opozitën në lidhje me zgjedhjen e Presidentit apo Presidentes së Republikës së Kosovës.
Ju si VV plus Guxo me aleatë keni fituar mbi 51%, pra keni legjitimitet të plotë për të qeverisur dhe respektuar votën e popullit.
Populli ju votoi të qeverisni me Guxo e aleatë,
pra të mos qeverisni as me LDK, as me PDK, as me AAK.
E njëjta edhe sa i përket kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Ju keni po ashtu të paktën 66 vota nga 61 sa duhen për të votuar Presidentin.
Mungon kuorumi.
Po të kishte ndërgjegje kombëtare opozita apo dashuri për vendin, apo qëllim për të mbrojtur interesat kombëtare të Kosovës, duhej të vinte në votim e gjitha si opozitë, pa u diskutuar kuorumi për Presidentin e Kosovës i zgjedhur nga VV.
Veprimet destruktive të opozitës e kanë marrë përgjigjen nga populli i Kosovës.
Veç me e pa LDK se si ka hyrë në ujë, nga partia më e votuar sot 13%, pra për veprimet e tyre kanë marrë përgjigje nga Sovrani.
Kosova është në një ngërç të pazgjidhur nga Kushtetuta e Kosovës, për të cilin nuk është përgjegjëse shumica,
por shumica mban përgjegjësi të mos lejojë që Kosova të shkojë brënda 15 muajsh në tri palë zgjedhje,
ku fitorja e shumicës dhe vota e Sovranit të humbë fuqinë kushtetuese nga një opozitë që kërkon pushtet me çdo kusht, edhe kur populli nuk ia jep votën sepse ka humbur besimin.
VV+Guxo e aleatë mendoj se, për interes të vendit dhe në respekt të popullit të Kosovës, duhet të bëjë një lëshim dhe t’i kërkojë opozitës të japë si kandidat për president një figurë jo politike, pra jo nga partitë, por konsensuale, unifikuese dhe përfaqësuese.
Le të shpresojmë që opozita do të kthjellohet.
Ju lutem, komunikimi juaj me opozitën të jetë publik, që ta kuptojmë të gjithë se kush po e mban Republikën e Kosovës peng, bash sipas volles të Serbisë.
Le të urojmë që ta kemi sa më shpejt kandidatin ose kandidaten konsensuale dhe Kuvendi i Kosovës ta votojë Presidenin/ en e Republikës së Kosovës.
Për ndryshe Kosova do të shkojë në zgjedhje!
Për fajin e opozitës.
Me respekt
Elida Buçpapaj