Ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës kanë kaluar në lexim të parë një projektligj për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me gjithë vërejtjet e partive kryesore opozitare për përmirësimin e tij dhe hedhjen e tij në diskutim publik.
Me 81 vota për, asnjë kundër dhe 25 abstenime, projektligji kaloi pengesën e parë pas një debati të gjatë në një seancë të premten.
Ky projektligj – i cili ka qenë prej kohësh prioritet i kryeministrit Albin Kurti – duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u bërë ligj.
Synimi i këtij ligji është ta verifikojë ligjshmërinë e pasurisë të të gjithë zyrtarëve publikë në Kosovë, dhe pastaj t’ia lërë në dorë gjyqësorit konfiskimin e saj nëse vërtetohet se ajo ishte fituar kundërligjshëm.
Në paraqitjen e projektligjit, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla deklaroi se projektligji e thotë qartë se “funksioni publik nuk mund të jetë mburojë për pasurim të pajustifikueshëm”.
“Ky projektligj është mesazh i qartë dhe shumë i pritur nga qytetarët se shteti nuk mjaftohet me deklarime kundër korrupsionit, por ndërton mekanizma realë, funksionalë për ta luftuar atë”, tha ajo.
Gërvalla kujtoi se hapat e parë për këtë ligj u ndërmorën më 2021 dhe projektligji i ka kaluar tri opinione të Komisionit të Venedikut, si dhe dy shqyrtime nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
“As Komisioni i Venedikut, as Kushtetuesja nuk e kanë kundërshtuar konceptin e konfiskimit civil si instrument juridik”, tha Gërvalla, duke shtuar se rekomandimet janë përfshirë në projektligj.
“Procedurat nuk nisi arbitrarisht”, shtoi Gërvalla. “Ato iniciohen në bazë të informacioneve kredibile”.
Sipas ministres, Byroja nuk konfiskon, gjykon apo zëvendëson gjykatat.
“Byroja mbledh, verifikon dhe analizon informacionin. Vendimi për konfiskim merret nga gjykata. Pra, një mekanizëm kushtetues, i balancuar dhe në harmoni me parimet e shtetit ligjor”, tha ajo.
Po ashtu, Gërvalla i cilësoi si “propagandë” informacionet se projektligji synon qytetarët e zakonshëm, duke theksuar se cak janë zyrtarët publikë që kanë pasuri të pajustifikuar.
Opozita me vërejtje për projektligjin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Përparim Gruda, tha se në parim, partia e tij nuk është kundër projektligjit, por ka vërejtje.
“Në parim nuk jemi kundër ligjit as kundër konceptit civil të pasurisë. Për dallim nga ai penal që kërkon që barra e provës të vendoset te standardi përtej dyshimit të arsyeshëm, konfiskimi civil e ka një standard më të ulët që është vlerësimi i gjasave”, tha Gruda.
Gruda u ankua pse për projektligjin nuk ka pasur konsultim publik.
Ai po ashtu tha se duhet që projektligji të jetë më i qartë, duke përmendur këtu çështjen e kompensimit, për personat që u bllokohet pasuria, por në fund del se nuk kanë bërë shkelje ligjore. Në ligj, sipas tij, ka formulim të përgjithshëm për kompensimin, ku thuhet se do të bëhet sipas legjislacionit civil.
“Mënyra e shkrimit të tekstit nuk është gjuhë juridike, është publicistikë”, tha ai, duke lexuar disa nene të tij.
PDK-ja, tha deputeti Gruda, do të abstenojë në lexim të parë dhe do ta përkrahë ligjin vetëm nëse vërejtjet e saj adresohen.
“Nëse ne, mes dy leximeve, japim shans që Kuvendi të organizojë konsultim publik legjislativ, ne mund t’i adresojmë të gjitha vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese dhe ta kalojmë bashkë këtë ligj. PDK sot do të abstenojë që të japë një shans që mes dy leximeve të përmirësohet”, tha Gruda.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kërkoi që projektligji duhet të hidhet së pari në konsultim publik dhe argumentoi se ai ka paqartësi.
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, tha se projektligji si i tillë, nëse bëhet ligj, atëherë mund t’i prekë shumë familje të cilat kanë ndërtuar pasuri falë ndihmës së familjarëve të tyre në mërgim përmes remitancave.
“Ministrja tha se qytetari i rëndomtë nuk do të preket, por ne po harrojmë se 80.000 zyrtarë publikë janë familjarë të qytetarëve të rëndomtë. Një familje në Kosovë, që mund ta ketë një zyrtar publik, mund të ketë pranuar për 18 vjet edhe të holla nga mërgata; para të sjella kesh e pa kontrata. Sipas këtij ligji, kjo familje mund të thirret për ta dëshmuar çdo cent, e çka ndodh me atë familje nëse nuk mund ta dëshmojë këtë?”
Ajo argumentoi se ka paqartësi brenda neve, kundërthënie brenda ligjit dhe shtoi se kur vetë ligji nuk është i qartë “ai nuk është neutral, ai bëhet i rrezikshëm, sepse sot mund të interpretohet në një mënyrë, e nesër në një mënyrë tjetër”.
Kica-Xhelili gjithashtu nënvizoi se Byrosë i mungon pavarësi, duke qenë se, sipas projektligjit, komisioni i saj zgjedh drejtorin e saj, bën vlerësimin e tij dhe ka fuqinë ta shkarkojë atë.
Komisioni i Byrosë zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës me një shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh, sipas projektligjit.
Në fund të marsit, Qeveria e Kosovës e miratoi projekligjin dhe e procedoi në Kuvend për miratim në dy lexime.
Kryeministri Kurti e ka cilësuar këtë projektligj si një nga prioritetet e ekzekutivit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ia kishte rrëzuar Qeverisë Kurti dy herë Ligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisës së pajustifikueshme, së pari më 2024 dhe pastaj në fillim të këtij viti.
Ky ligj synon që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ka kishte dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Gjykata më e lartë në Kosovë në vendimin e janarit se e shfuqizoi ligjin për Byronë sepse ai u miratua me “shkelje të rënda procedurale dhe kushtetuese”.
Sipas saj, Kuvendi e përdori në mënyrë të pajustifikuar shmangien nga afatet procedurale, duke mos u dhënë deputetëve dhe komisioneve kohë për shqyrtim, debat dhe amendamente, në kundërshtim me nenet 74, 76 dhe 77 të Kushtetutës.
Përshëndetje,
A jeni poshtë financiarisht? A keni nevojë për një hua të menjëhershme për të paguar borxhin tuaj ose keni nevojë për një hua për të rregulluar biznesin tuaj? A keni nevojë për një hua konsolidimi apo një hipotekë? A jeni refuzuar nga bankat dhe institucionet e tjera financiare? Kërkoni më shumë sepse znj. HELEN WILSON një huadhënës privat i kredisë është këtu për të vënë buzëqeshje në fytyrën tuaj dhe t’i bëni të gjitha problemet tuaja financiare një gjë të së kaluarës !! Ne u japim hua kompanive, subjekteve private dhe individëve me interes të ulët dhe norma të përballueshme prej 2%. Ju mund të na kontaktoni me e-mail përmes: (helenwilson719@gmail.com)
Faleminderit.
ZGJIDHJA KRYESORE E KREDISE PER TE GJITHE (APLIKO TANI)
Duke kërkuar një kredi të mirëfilltë? Ju jeni në vendin e duhur për zgjidhjet tuaja të kredisë këtu! HELEN WILSON LOAN COMPANY jep kredi kompanive dhe individëve me një normë interesi të ulët dhe të përballueshëm prej 2%. ne ofrojmë të gjitha llojet e kredive duke përfshirë;
* Kreditë personale
* Kredi për biznese
* Kreditë për fermat
* Konsolidimi i borxhit
* Kredi për Investime
Ne japim një shumë maksimale prej 500,000,000.00 në monedhën e mëposhtme: Dollarë të Shteteve të Bashkuara, Euro dhe Sterna të Mëdha Britanike.
Ju lutemi na kontaktoni me e-mail përmes (helenwilson719@gmail.com)
Faleminderit.
SPRING LOANS COMPANY
A keni nevojë për një hua apo fonde për ndonjë arsye të tillë
si:
Kredi personale, zgjerimi i biznesit,
Fillimi i biznesit, Arsimi,
Konsolidimi i borxhit,
Kredi e Parave të Rënda ose ndonjë lloj financiar
ndihmë.
Na kontaktoni sot përmes emailit tonë (springloans@mail.com)
Përshëndetje të ngrohtë,
CEO
BERLAKU UNTUK PINJAMAN PRIBADI DENGAN TINGKAT BUNGA SANGAT RENDAH
@ 1,5%
Halo,
Apakah Anda berhutang budi kepada beberapa orang?
Apakah Anda memerlukan dukungan finansial?
Apakah skor kredit Anda buruk?
Apakah bank telah menolak Anda?
Tugas kami adalah untuk mendukung Anda dalam upaya keuangan Anda sehingga Anda tidak perlu khawatir lagi. Reagan Loan Company hadir di sini untuk menyederhanakan pinjaman dan membantu Anda mendanai bisnis Anda dan kami akan membantu Anda melalui prosedur pinjaman yang mudah dan Anda yakin akan pinjaman kami. Yang harus Anda lakukan adalah memberi kami kredensial Anda dan kepercayaan Anda dapat diterapkan kepada kami dari mana saja
Dari kategori bisnis apakah Anda termasuk kami yang meminjamkan dan dengan paket pembayaran mudah Anda akan bebas dan bebas
Sebagai pelaku bisnis, Anda dapat menerapkan dalam mata uang apa pun yang Anda inginkan.
Anda bisa mendaftar sekarang
Perusahaan Pinjaman Reagan
Email: reaganloancompany@gmail.com
Richards Anderson