VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Lëngu i fuqishëm për pastrimin e gurëve në veshka dhe tëmth – Si ta përgatisni

By | July 9, 2019

Komentet

Kur dhe pse duhet ta bëni mamografinë – Çfarë duhet të dini para analizave

80 përqind e grave që preken nga kanceri i gjirit janë mbi moshën 45 vjeç.

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë vendin.

Kjo sëmundje ka tendencë rritjeje në vendin tonë dhe prek afro 600 gra dhe vajza në vit.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se rreziku i sëmundjes është 45 raste të reja për 100,000 gra në Shqipëri ose thënë ndryshe 600-650 raste të reja në vit.

Sipas ISHP-së 16.5 përqind e shqiptarëve vdesin nga kanceri dhe 1 në 7 vdekje janë nga kanceri i gjirit.

80 përqind e grave që preken nga kanceri i gjirit janë mbi moshën 45 vjeç.

Masë e rëndësishme në luftën kundër kancerit të gjirit mbetet kapja e sëmundjes në fazë të hershme gjë që rrit ndjeshëm shanset e kapërcimit të sëmundjes.

Autoritetet në vend thonë se kanë shtuar mamografitë levizëse në të gjithë vendin.

Mamografia mund të duket si një makineri intimiduese por nëse një grua përgatitet paraprakisht, eksperienca nuk është e keqe.

Kur Duhet Të Bëni Mamografinë

Mosha e nisjes së mamografisë është në varësi të faktorëve të rrezikut të kancerit të gjirit.  Nëse rreziku është mesatar, mjekët rekomandojnë nisjen e mamografisë që në moshën 40 vjeçare.

Nëse rreziku është më i lartë, atëherë mjekët rekomandojnë që gratë të nisin të bëjnë mamografinë që në moshën 30 vjeç.

Faktorët e rrezikut mund të përcaktohen vetëm nga mjeku.

Përballja me mamografinë është e sikletshme për çdo grua. Përpara kryerjes së mamografisë ajo duhet të ndjekë këto dy këshilla të thjeshta.

Rroba të Përshtatshme

Përpara se të shkoni tek mjeku për mamografinë, ekspertët rekomandojnë të vishni rroba të përshtatshme.

Pra duke qenë se gruaja do të zhvishet nga mesi e lart, ekspertët thonë që ajo do të ndihet më rehat nëse është e veshur nga mesi e poshtë.

Ju mund të vishni pantallona ose fund dhe një bluzë pambuku, ose çdo gjë që ju bën ju të ndiheni të qetë.

Jo Anti-Djersë

Ekspertët këshilllojnë që të mos aplikoni anti-djersë sepse disa përbërës të tyre dalin gjatë analizës dhe i bëjnë rezultatet të vështira për tu kuptuar e jo normale.

Mamografia mund të jetë e parehatshme e shpesh e dhimbshme për disa. Nëse e shihni të udhës dhe me këshillën e mjekut mund të merrni një ilaç kundër inflamacionit. /AgroWeb.org

Shenjat paralajmëruese të diabetit që çdo burrë duhet të dijë

Nëse në të vëreni njolla të një ngjyre të errët atëherë mund të jeni të ndjeshëm ndaj insulinës, një nga pikënisjet e diabetit të tipit 2.

Diabeti zë vendin e shtatë në listën e sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë.

Përqindja e diabetit në Shqipëri në popullatën e rritur është 1.9% sipas Institutit të Shëndetit Publik.

Në Shqipëri njihen zyrtarisht 60 mijë diabetikë. Megjithatë, sipas ISHP-së, numri i diabetikëve në vend duhet të jetë 2-3 herë më i lartë.

Kjo për faktin se në disa sondazhe të kryera në Tiranë gjatë dekadës së fundit, rezulton se rastet e diabetit të padiagnostikuar ka qënë 3-4%.

Pra në realitet shifra e përafërt e diabetikëve duhet të jetë 120-150 mijë njerëz.

Mosha më e prekur nga diabeti është grupmosha 40-65 vjeç që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti i tipit 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç .

Ndërkohë, të dhënat e revistës Monitor për vitin 2017 tregojnë se Shqipëria ka numrin më të madh të vdekjeve të shkaktuara nga kjo sëmundje se në çdo vend tjetër të Evropës.

Prevalenca e sëmundjes ka pësuar një rritje tek të dyja gjinitë, veçanërisht tek meshkujt.

Shenjat Paralajmëruese Të Diabetit Tek Meshkujt

Nëse keni disa prej simptomave të përmendura më poshtë, bëni sa më parë një konsultë tek mjeku.

Njolla të Errëta Në Lëkurë

Lëkura është dritarja e shëndetit të organizmit.

Nëse në të vëreni njolla të një ngjyre të errët atëherë mund të jeni të ndjeshëm ndaj insulinës, një nga pikënisjet e diabetit të tipit 2.

Këto njolla shkaktohen nga hormone që janë përgjegjëse për sekretimin e insulinës.

Mpirje e Gjymtyrëve

Një nga komplikacionet më të përhapura të diabetit të tipit 2 ka të bëjë me neurpathinë periferiale, një dëmtim nervor që prek gjymtyrët, veçanërisht duart dhe këmbët.

Nëse gjymtyrët ju mpihen shpesh, bëni një vizitë tek mjeku.

Etja

Etja është simptomë e të paktën 8 problemeve shëndetësore dhe diabeti bën pjesë në të.

Nëse keni etje të madhe dhe urinoni shpesh, kjo mund të jetë duke ndodhur për shkak të nivelit të rritje të sheqerit në gjak, që i detyron veshkat të punojnë fort për të filtruar sheqerin e tepërt.

Oreksi Jashtë Kontrollit

Nëse oreksi ju ka dalë jashtë kontrollit, atëherë mund të jeni diabetikë.

Oreksi merr përmasa të mëdha kur trupi prodhon shumë insulinë e cila më pas nxit urinë.

Humori i Keq

Studimet kanë treguar se meshkujt diabetikë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme për shkak të depresionit dhe ankthit.

Kur niveli i sheqerit në trup është shumë i lartë, lodhja është e madhe, humori i luhatshëm dhe mund të ngjajë me depresionin.

Marramendje

Diabeti dëmton enët e vogla të gjakut që ndikojnë më pas tek qarkullimi i tij në veshin e brëndshëm.

Diabeti me marramendjen mund të jenë në dukje probleme pa lidhje me njëra tjetrën, megjithatë marramendja tregon që sheqeri në gjak është i lartë./AgroWeb.org

Sinjalet e fshehura që tregojnë se i keni enët e gjakut të bllokuara

Lëngu i shegës në veçanti është jashtëzakonisht efikas kundër sëmundjeve të zemrës.

Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen.

Në gjendjen e tyre normale, arteriet janë elastike dhe të forta, megjithatë ato mund të bllokohen lehtësisht duke shkaktuar sëmundjen mjaft të përhapur, arterosklerozën.

Në Shqipëri raportohen të paktën 1400 raste pacientësh të prekur nga ateroskleroza në një vit.

Faktorët më të mëdhenj të rrezikut të bllokimit të arterieve janë:

  • kolesteroli i lartë,
  • tensioni i lartë i gjakut,
  • pirja e duhanit,
  • diabeti,
  • mbipesha,
  • mungesa e aktivitetit fizik
  • ushqyerja jo e shëndetshme.

Bllokimi i arterieve manifestohet me një sërë shenjash paralajmëruese, sipas ekspertëve të AgroWeb.org

Dhimbja e Pulpës së Këmbës

Ateroskleroza mund të shkaktojë bllokimin e arterieve të këmbës.

Kjo ndodh veçanërisht tek duhanpirësit.

Nëse vëreni se keni dhimbje të pulpës së këmbës që nuk largohet lehtë, shkoni menjëherë tek mjeku dhe bëni analizat përkatëse.

Ngurtësim dhe Dhimbje të Nofullës

Dhimbjet në pjesën e nofullës dhe qafës janë rëndom simptoma të anginës, e cila ndodh si rezultat i qarkullimit të keq të gjakut.

Dhimbjet ndodhin për shkak se nervi vagus, nervi kryesor që transmeton sinjalet e dhimbjes nga zemra, është gjithnjë në kontakt me zonën e qafës, kokës, nofullës dhe krahut të majtë.

Dhimbjet e Mesit

Dhimbjet e mesit shfaqen për shumë arsye dhe një prej tyre ka të bëjë me zemrën.

Zona e poshtme e shpinës është nga të parat ku grumbullohen pllakat aterosklerotike.

Dhimbja është më e madhe sepse qarkullimi i gjakut pakësohet dhe dobëson disqet e vertebrave.

Si të Pastroni Enët e Gjakut?

Listuar më poshtë nga Agroweb.org,  mund të gjeni disa zgjidhje natyrale, të cilat do t’i pastrojnë arteret tuaja.

Hudhra

Hudhra sigurisht që është ndër përbërësit më të fuqishëm natyralë.

Hudhra arrin të kontrollojë tensionin e lartë të gjakut, nivelet e kolesterolit tuaj dhe të ndalojë zhvillimin e sëmundjes vaskulare.

Xhenxhefili

Xhenxhefili përmban shumë antioksidantë që parandalojnë formimin e pllakëzave  në enët e gjakut arterial. Për më tepër, xhenxhefili ul nivelin e kolesterolit të keq dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Specat Djegës

Specat djegës përmbajnë një përbërës të njohur si kapsaicinë, e cili rregullon nivelin e kolesterolit tuaj dhe shmang gjasat e  atakut në zemër.

Uji me Limon

Konsumi i ujit limon çdo mëngjes është një nga metodat më të mira natyrale për mbrojtjen e zemrës dhe uljen e kolesterolit në gjak. Uji me limon mbron enët e gjakut dhe riparon elasticitetin e humbur.

Shega

Lëngu i shegës në veçanti është jashtëzakonisht efikas kundër sëmundjeve të zemrës.

Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i lëngut të shegës çdo ditë zhbllokon arteriet tuaja në mënyrë efikase.

Kjo ndodh për shkak të pranisë së lëndëve ushqyese si kaliumi, magnezi si dhe seleniumi.

Çfarë duhet të mbillni në vjeshtë – Nga perimet tek barishtet e gjelbërta

Panxhari është një perime që rritet në çdo kohë të vitit, por kjo bimë preferon më shumë freskinë dhe të ftohtin.

Vjeshta përbën periudhën më të mirë për mbjelljen e perimeve të nëntokës dhe barishteve.

Moti që ofron vjeshta përbën periudhën ideale për mbjelljen dhe rritjen e perimeve të mëposhtme, sipas ekspertëve të AgroWeb.org.

Brokoli

Brokoli preferon një klimë të freskët por është në gjendje të durojë edhe luhatje temperaturash.

Nëse keni fidanë të gatshëm, mund t’i mbillni që tani. Brokoli kërkon tre muaj përpara ngricës që të lulëzojë siç duhet dhe pas ngricës së parë ju mund të mblidhni disa prej tufave të vogla e të lejoni bimën të vazhdojë të rritet.

Panxhari

Panxhari është një perime që rritet në çdo kohë të vitit, por kjo bimë preferon më shumë freskinë dhe të ftohtin.

Nëse zgjidhni farat, ato duhet t’i mbani në ujë për dy ditë përpara mbjelljes.

Panxhari rritet shumë shpejt. Ajo që duhet të dini është se sasia e nitrogjenit në dheun që do të përdorni do të përcaktojë nëse panxhari do të ketë më shumë zhardhokë apo gjethe.

Rrepka

Rrepka rritet gjithashtu shpejt dhe duhet të mbillet në muajin Tetor. Ajo nuk e duron të nxehtin dhe mund ta mbillni krah perimeve të tjera.

Sipas dëshirës, ju mund të zgjidhni ose farën ose fidanë të gatshëm.

Hudhra

Hudhrën duhet ta mbillni në vjeshtë që të merrni frytet e saj në muajt e verës.

Ju mund të zgjidhni farën ose fidanë të gatshëm. Në dimër, perimja e përballon ngricën dhe resht së rrituri, megjithatë me tu ngrohur koha ajo vazhdon lulëzon deri në prodhimtarinë e parë.

Spinaqi

Spinaqin mund ta mbillni direkt në tokë dhe të prisni 6 javë përpara se të mblidhni gjethet e para. Pas ngricës së parë, gjethet e spinaqit do të rriten me më shumë bollëk.

Karrotat

Farat e karrotës duhet t’i mbillni menjëherë në vjeshtë.

Sigurohuni që farat të jenë të zhytura thellë dhe të jenë të mbuluara e të ngrohta.

Vazot mund t’i mbështillni me qese plastike për t’i mbrojtur nga temperaturat e ulëta por edhe insektet.

Dhimbja e qafës gjatë natës – Si ta evitoni fare lehtë

 

Ditët kur zgjoheni të lodhur e me dhimbje të vazhdueshme të trupit, me siguri që i keni provuar të paktën një herë në jetë dhe i mbani mend.

Veçanërisht dhimbjet e qafës, si një pjesë shumë delikate dhe e ndjeshme e trupit, mund të kthehen shumë shpejt në dhimbje kronike.

Shkaktarë mund të jenë faktorë nga më të ndryshmit, por për dhimbjen gjatë natës ka një shpjegim specifik nga ekspertët.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org, ju tregojmë disa mënyra të lehta dhe të shpejta se si ta evitoni këtë problem që prek një numër shumë të madh njerëzish.

Çfarë e Shkakton Dhimbjen e Qafës Gjatë Natës

Sipas ekspertëve një nga faktorët kryesorë të kësaj dhimbje është gjumi i keq i natës.

Këtu përfshihet si pozicioni i fjetjes ashtu edhe jastëku që përdorni për të vendosur kokën.

Disa nga pozicionet më të përhapura të fjetjes janë shumë të dëmshme për qafën, e sidomos për personat që kanë probleme me të.

Kështu gjumi në vend që të kryejë funksion çlodhës, ndikon në tendosjen e lodhjen më të madhe të qafës.

Si ta Evitoni Këtë Problem

Për të kuruar këtë problem specifik, mjekët këshillojnë që të ndiqni disa rregulla po aq specifike.

Këtu përfshihet edhe të ndryshoni pak mënyrën tuaj të jetesës apo qëndrimit.

Siç thamë, i pari renditet pozicioni i keq i fjetjes.

Nëse flini me stomak poshtë dhe kokën e kthyer anash, atëherë duhet të ndërroni pozicionin menjëherë.

Kjo sepse qafa juaj tendosët dhe sforcohet gjatë gjithë natës, pasi shtylla kurrizorë nuk qëndron drejtë.

Në vend të kësaj mundohuni të flini duke mbështetur shtyllën kurrizorë mirë në krevat apo anash, gjithnjë në një pozicion të drejtë e të rehatëshëm.

Në mbajtjen e shtyllës kurrizore në mënyrën e duhur, ndikon pa dyshim edhe jastëku ku vini kokën.

Mundohuni të mos e zgjidhni të fortë dhe shumë të fryrë, por të butë dhe shumë pak të lartë.

Në këtë mënyrë do të ruani balancat e duhura mes kokës dhe trupit, dhe shtylla kurrizore do të qëndrojë drejtë.

Mjekët këshillojnë përdorimin e jastëkëve të butë me sfungjer të posaçëm. Quhen ‘memory foam’ dhe arrijnë të marrin formën e trupit tuaj.

Në këtë mënyrë do të mund të mbështesni qafën në mënyrën e duhur dhe dhimbja e vazhdueshme do të largohet gradualisht.

Cilat janë vitaminat dhe mineralet më të mira për gjumin

Mungesa e hekurit nxit bllokim të muskujve dhe lëvizje të pavullnetshme të gjymtyrëve gjatë natës.

Problemet me gjumin, mund të shkaktojnë pasoja të rrezikshme në shëndet.

Sipas të dhënave nga AgroWeb.org, nëse njeriu fle më pak se 7 orë çdo natë, rreziku i vdekjes së parakohshme dyfishohet.

Nëse flini më pak se gjashtë orë në natë, rreziku katërfishohet.

Në shumë raste, mungesa e vitaminave mund të ndikojë tek  cilësia dhe kohëzgjatja e gjumit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për vitaminat dhe mineralet që përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Vitamina C

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për sistemin imunitar.

Megjithatë, studimet tregojnë se njerëzit që kanë më pak vitaminë C në organizëm përballen më shumë me pagjumësinë dhe kanë tendencën të çohen shpesh natën.

Hekuri

Ky mineral ndihmon në transportimin e oksigjenit në trup. Kjo është arsyeja përse mungesa e tij shkakton plogështi.

Mungesa e hekurit nxit bllokim të muskujve dhe lëvizje të pavullnetshme të gjymtyrëve gjatë natës.

Magnezi

Ky mineral e ndihmon organizmin të prodhojë melatoninën që njihet ndryshe si hormoni i gjumit.

Ekspertët rekomandojnë një dozë ditore prej 600 gramë magnez përveç se në rastet kur njeriu rrezikohet nga sëmundjet e veshkave apo rrahjet e ulëta të zemrës.

Magnezin e gjeni tek barishtet, farat e kungullit dhe disa arrorë.

Vitamina B12

Kjo vitaminë ruan shëndetin e nervave dhe qelizave të gjakut.

Ajo e ndihmon trupin të krijojë energji.

Mungesa e kësaj vitamin shkakton lodhje, problem me gjumin dhe mpirje të gjymtyrëve.

Vitamina D

Studimet thonë se nivelet e ulëta të vitaminës D janë të lidhura fort me cilësinë e gjumit.

Sasia e rekomanduar ditore e kësaj vitamine është 600 njësi në ditë dhe ushqimet ku ajo gjendet nuk mjaftojnë për të përfituar këtë sasi.

Kalçiumi

Mungesa e kalçiumit pengon aktivizimin e fazës REM të gjumit, ose siç njihet gjumi i rëndë dhe i ëndrrave.

Sasia e rekomanduar e suplementëve është 1,000 mg për të rriturit deri në 50 vjeç dhe 1,200 mg për njerëzit mbi 50 vjeç.

Kalçiumin e gjeni tek barishtet, sardelet dhe farat e susamit.

Acidet Yndyore Omega-3

Këto acide janë mirëbërëse për shëndetin e zemrës dhe të trurit.

Disa studime tonë se suplementët e këtyre acideve përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Ato i gjeni edhe tek salmoni e disa peshq të tjerë.

Tharja e syve nga telefoni – Kujdesi që duhet të tregoni

Syri i kuq është shenja e një nga infeksioneve më të përhapura tek sytë e njerëzve të çdo moshe.

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin.

Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syve është përdorimi i tepërt i telefonave celularë por edhe kompjuterave.

Tharja e syrit është shumë e parehatshme sepse shoqërohet me djegie.

Syri ka tendencën të thahet në situate të caktuara ku përfshihen: udhëtimi me avion, ajri i kondicionuar, ngarja e biçikletës ose qëndrimi para kompjuterit

Simptomat e Tharjes Së Syrit

  • Shenjat dhe simptomat e tharjes së syrit janë si më poshtë:
  • Kruarje dhe djegie e syrit,
  • Sklepa në sy,
  • Ndjeshmëri ndaj dritës,
  • Ndjesia e të paturit një lëndë të huaj në sy,
  • Lëngëzim të syve,
  • Lodhje të syrit dhe mjegullim të shikimit.

Kurat Më Të Mira Natyrale Kundër Tharjes së Syrit

Ekspertët e AgroWeb.org sugjerojnë që njerëzit duhet të pasurojnë regjimin e tyre ushqimor me produkte që janë të pasura me acide yndyrore.

Acidet omega-3 nxisin prodhimin e lotëve.

Përpos ushqimeve, ekspertët rekomandojnë edhe disa produkte që mund të aplikohen së jashtmi.

Vaji i Arrës Së Kokosit

Ky vaj Lufton inflamacionin dhe ka efekt zbutës.

Merrni dy-tre pika nga ky vaj dhe fërkoni zonën rreth syve për dy ose tre minuta.

Prisni deri sa lëkura ta përthithë plotësisht dhe përsëriteni sërish.

Kastraveci

Për shmangien e kruarjeve dhe skuqjes së syrit, ekspertët e AgroËeb.org këshillojnë që të mbani feta kastraveci mbi sy për rreth pesëmbëdhjetë minuta.

Kastraveci është një burim shumë i mirë i vitaminës A që luan rol ushqyes për sytë.

Kosi

Kosi përmban vitaminat D, B dhe A.

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë ngrënien e kosit rregullisht dhe mundësisht çdo ditë.

Ngrënia e kosit do ju ndihmojë kundër kruarjeve por do të ofrojë ushqyesit e duhur për shëndetin e syve.

Kompresa Me Ujë Të Ngrohtë

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë gjithashtu që të mbani kompresa të ngrohta mbi sy për rreth 7 deri në 8 minuta.

Ngrohtësia do të stimulojë qarkullimin e gjakut rreth syve dhe do të nxisë lubrifikimin e tyre.

Problemet e përditshme që dëmtojnë trurin – Gabimet që duhet të shmangni

Njerëzit fokusohen më shumë tek trupi dhe harrojnë që mendja ka nevojë për përkujdesje.

Truri, shëndeti i tij dhe ushqyerja e tij shpesh nuk marrin vëmendjen e duhur.

Njerëzit fokusohen më shumë tek trupi dhe harrojnë që mendja ka nevojë për përkujdesje.

5 Problemet Që Dëmtojnë Trurin

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për 5 problemet që dëmtojnë shëndetin e trurit.

Kripa e Tepërt

Studimet kanë konfirmuar se kripa luan një rol kryesor në rritjen e tensionit të gjakut.

Ky i fundit mund të ndikojë ndjeshëm në aftësitë e të nxënit dhe të rrisë rrezikun e ishemisë.

Mungesa e Gjumit

Shkenca nuk ka arritur të zbulojë plotësisht aspektet e nevojës së trurit për gjumë.

Megjithatë të gjithë e dimë dhe njohim rëndësinë e tij.

Mungesa e gjumit e bën njeriun më pak të përqendruar, më pak të vëmendshëm dhe pa humor.

Mungesa e vazhdueshme e gjumit mund të ndikojë tek kujtesa duke e ndikuar ndjeshëm tek ajo.

Gjatë gjumit, trupi vetë pastrohet nga toksinat dhe riparon dëmtimet e ditës.

Kufjet Dhe Problemet Me Dëgjimin

Studimet thonë se njerëzit që kanë probleme me dëgjimin janë 30 deri në 40 përqind më të rrezikuar nga problemet me trurin.

Sipas ekspertëve, në ditët e sotme njerëzit kanë gjithnjë e më shumë probleme me dëgjimin për shkak të zhurmave dhe përdorimit të kufjeve.

Kufjet është mirë të mos i përdorni shumë gjatë ditës e veçanërisht jo me volum të lartë.

Mbipesha

Ekspertët thonë se njerëzit që janë mbipeshë kanë 22 përqind më shumë shanse të kenë probleme me trurin.

Sipas tyre, shëndeti i tepërt ndikon në aftësitë e të nxënit dhe në përqendrim.

Vetmia

Vetmia ka një ndikim të fortë tek njeriu.

Vetmia nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me mungesën e miqve.

Ka raste kur njerëzit që kanë më shumë miq janë më të vetmuarit.

Sipas ekspertëve, vetmia shkakton stres dhe inflamacion në tru.

Studimet tregojnë se njerëzit që kanë më pak kontakte me miq, vuajnë nga problemet më të mëdha të trurit.

Si të përdorni kosin për shëndetin dhe shkëlqimin e flokëve

Kosi përmban vitaminat B5 dhe D, ndaj ushqen rrënjët dhe parandalon rënien e flokëve.

Shëndeti flokëve nuk kërkon domosdoshmërisht trajtime të shtrenjta kozmetike.

Ekspertët thonë se disa prej trajtimeve më efikase mund të bëhen duke përdorur produkte që gjenden lehtësisht në kuzhinat tona.

I tillë është rasti i të bardhave të vezëve apo edhe kosit.

Kosi i bërë në shtëpi është shumë i pasur me vitaminat A, C, D, B6 por edhe mineralet si kaliumi, kalçiumi, hekuri dhe magnezi.

Si Të Përdorni Kosin Për Shëndetin e Flokëve

Kosi Mbron Flokët

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kosi i mbron flokët nga rrezet e dëmshme ultra vjollcë dhe është një zbutës natyral i flokut.

Atë mund ta aplikoni çdo ditë në maja siç përdorni balsamin e flokëve, e më pas t’i shpëlani.

Kundër Rënies së Flokëve

Një prej arsyeve madhore për rënien e flokëve është mungesa e ushqyesve.

Kosi përmban vitaminat B5 dhe D, ndaj ushqen rrënjët dhe parandalon rënien e flokëve.

Kosin mund ta përdorni si zbutës ose si maskë të plotë.

Kundër Zbokthit

Zbokthi shkaktohet kryesisht nga irritimi i skalpit.

Kundër tij ju mund të përdorni kosin e shtëpisë, sepse zbut irritimin në kokë.

Lyejeni skalpin e kokës me kos, përpara larjes dhe ai do ta pastrojë  do të zgjidhë problemin e zbokthit.

Shkëlqimi i Flokëve

Një nga maskat më të mira të flokëve është ajo që përmban një filxhan çaji kos, pak vaj bajameje dhe një vezë.

Kjo maskë duhet mbajtur në flokë për 30 minuta dhe më pas floku duhet larë.

Do të vëreni se floku juaj do të gjetë gjithë shkëlqim.

Kosin mund ta përzieni edhe me xhelin e aloe verës për të zbutur majat dhe për të ushqyer flokun në tërësi.

Rritja e Flokëve

Përveç aplikimit të jashtëm, ekspertët rekomandojnë ngrënien e rregullt të kosit.

Studimet sugjerojnë se konsumi ditor i kosit ndihmon në rritjen e flokut, ritmet e së cilës dyfishohen.

Për më tepër, për të përshpejtuar rritjen e flokut, ju mund ta lyeni flokët me kos çdo ditë e më pas t’i lani.

Përveç rritjes, kosi do ta mbajë flokun tuaj të fortë dhe do ta ushqejë me proteina./AgroWeb.org

Efektet e çikores kundër diabetit – Mënyrat më të mira të përdorimit

Në Shqipëri, çikorja ka qenë dhe mbetet një nga barishtet e bahçeve dhe parcelave të vogla dhe pjesë e përhershme e tregut të fshatarëve, por edhe kërkesave të amvisave.

Çikorja është nga bimët e egra më të dashura për konsumatorët dhe më të mirat për shëndetin e tyre.

Kjo bimë që rritet kudo dhe çel lule të bukura ngjyrë bojëqielli ka gjetur kryesisht përdorim të gjerë në kuzhinat shqiptare.

Në Shqipëri, çikorja ka qenë dhe mbetet një nga barishtet e bahçeve dhe parcelave të vogla dhe pjesë e përhershme e tregut të fshatarëve, por edhe kërkesave të amvisave.

Njerëzit kanë shfrytëzuar vetitë e jashtëzakonshme të çikores në mjekësinë tradicionale për të përmirësuar mëlçinë, shëruar stomakun nga dhimbjet, qetësuar nervat, rregulluar rrahjet e zemrës, dhe kuruar osteoartritin dhe diabetin.

Çikorja Kundër Diabetit

Sa i përket këtij të fundit, dy studime të reja të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se konsumi i rregullt i zhardhokut të çikores (pjesa e rrënjës) ndihmon në uljen e nivelit të glukozës në gjak tek njerëzit që rrezikohen nga diabeti i tipit dy.

Kjo rrënjë është mirëbërëse edhe për njerëzit që janë në fazat e para të diabetit të cilët kanë nevojë të ulin sasinë e sheqerit të konsumuar dhe të humbasin në peshë.

Çikorja ndihmon të eliminojë qelizat yndyrore në mëlçi dhe në muskuj por edhe përmirëson sekretimin e insulinës pas vaktit.

Nga ana tjetër fibra që gjendet tek bima është shumë e mirë për shëndetin e stomakut, thonë ekspertët.

Ata shpjegojnë se sasitë e larta të fibrës tek çikorja ndihmojnë kundër kolesterolit, rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirësojnë tretjen.

Zhardhoku është shumë i pasur edhe me prebiotikë që ushqejnë dhe mbrojnë mikrobiomën në stomak.

Si Të Konsumoni Zhardhokun e Çikores

Ky zhardhok ka shije të hidhur dhe pikante. Ai  mund të zihet dhe të hahet si një perime duke e marinuar me kripë, vaj e limon.

Sipas dëshirës, ju mund ta prisni zhardhokun në feta e t’i piqni ato në furrë ose në skarë me pak yndyrë, kripë, limon e erëza.

Qumësht, kos apo djathë – Cilin të zgjidhni për zemër dhe kocka të forta

Qumësht, kos apo djathë, me siguri që i konsumoni të gjitha dhe për të zgjedhur vetëm njërën ose disa prej tyre mund të duket e kotë.

Produktet  e bulmetit kanë një nam të mirë përsa i përket shijes dhe jo më kot.

Mund t’i kombinosh me çdo ushqim dhe t’i përdorësh kudo.

Madje shumica prej recetave më të dashura nuk mund as të realizohen, nëse në shtëpi nuk ka qumësht ose kos.

Po aq të mira dhe të shëndetshme janë edhe për organizmin dhe funksionimin e mirë të tij.

Të gjitha nënprodukte të qumështit, por shijet dhe vlerat nga njëra tek tjetra ndryshojnë.

Duke i renditur kështu në klasifikime të ndryshme përsa i përket shëndetit të mirë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org ju tregojmë vlerat e gjithsecilit dhe kë të zgjidhni për zemër dhe kocka të forta.

Cilin të Zgjidhni Mes Tyre

Qumësht, kos apo djathë, me siguri që i konsumoni të gjitha dhe për të zgjedhur vetëm njërën ose disa prej tyre mund të duket e kotë.

Kjo pasi shpesh mendohet se kanë vlera ushqyese dhe ndikim të njëjtë në organizëm.

Sipas ekspertëve kjo nuk është e vërtetë, pasi secili prej këtyre produkteve ka një ndikim të ndryshëm.

Konsumimi produkteve si djathi apo kosi lidhet më shumë me shëndetin e mirë të zemrës, sipas të dhënave nga Kongresit Evropian për Kardiologjinë në vitin 2018.

Në studimin nga Universiteti i Lodzit në Poloni të cilit i referohet AgroWeb.org, ku morën pjesë 636,726 persona u tregua se jo të gjithë produktet e bulmetit ndihmojnë për një zemër të mirë.

Sipas këtyre ekspertëve konsumimi i qumështit rrit me 4% rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndërsa kosi dhe djathi bëjnë të kundërtën.

Gjithashtu këto produkte të fermentuara bulmeti ndihmojnë edhe në luftën kundër diabetit të tipit 2.

Yndyrnat e mira që kosi dhe djathi fitojnë gjatë fermentimit, ndihmojnë në shëndetin e mirë të arterieve.

Përse Nuk Rekomandohet Qumështi

Ndonëse nënproduktet e tij mund të jenë një shpëtim për shëndetin e të gjithë organizmit, vetë qumështi nuk e ka këtë fuqi.

Sipas ekspertëve  mënyra se si molekulat e proteinave dhe yndyrnat ruhen tek qumështi mund t’a dëmtojnë organizmin.

Ndërsa kalciumi është më i përqendruar tek djathi dhe mund të merret shumë më lehtë prej tij.

Rreth 250 ml qumësht ka 300 miligramë kalcium të nevojshëm për kockat.

Po kaq ka 170 ml kos dhe po aq kalcium ka edhe 30 gramë djathë.

Kështu për të pasur kocka të forta djathërat dhe kosi mund t’ju vijnë shumë më shpejt në ndihmë.

Një tjetër vlerë e shtuar e kosit që qumështi nuk e ka, janë edhe probiotikët të cilët forcojnë shumë sistemin imunitar.

Kështu në vend të një gote me qumësht çdo mëngjes apo darkë mundohuni të zgjidhni edhe kosin bashkë me djathin për të marrë të gjitha vlerat e tyre.

Ndryshimi mes aspirinës dhe ibuprofenit – Rastet kur duhet t’i pini

Këto grupe substancash kimike janë përdorur për trajtimin e disa sëmundjeve për mijëra vjet me rradhë.

Aspirina dhe ibuprofeni  janë dy ilaçe që përdoren rëndom kundër dhimbjeve të ndryshme.

Në pamje të parë, të dyja barnat duken sikur kryejnë të njëjtin funksion. E vërteta është se ilaçet kanë specifika të ngjashme por janë ndryshe nga njëra tjetra.

Të përbashkëtat e të dy barnave është që luftojnë dhimbjet dhe inflamacionin.

Aspirina i përket një grupi kimikatesh të njohura si salicilates, që gjenden natyralisht tek rrushi i thatë dhe kajsitë por edhe fruta e perime të tjera.

Këto grupe substancash kimike janë përdorur për trajtimin e disa sëmundjeve për mijëra vjet me radhë.

Të dyja së bashku largojnë dhimbjet duke bllokuar hormone të caktuara në trup.

Përdorimet e të dyjave variojnë nga lloji i dhimbjes por edhe inflamacionit.

Kur Duhet Përdorur Aspirina

Ekspertët thonë se një dozë e vogël ditore e aspirinës mund të shmangë atakun në zemër për personat tashmë të rrezikuar prej këtij problemi. Aspirina pengon mpiksjen e gjakut dhe lehtëson qarkullimin e tij drejt zemrës.

Megjithatë, përpara nisjes së një terapie të tillë, AgroWeb.org këshillon që të konsultoheni me mjekun.

Kur Duhet Përdorur Ibuprofeni

Të miturit nën moshën 12 vjeç mund të përdorin ibuprofenin vetëm kundër gripit apo lisë.

Ata duhet të qëndrojnë larg aspirinës sepse mund të jetë vdekjeprurëse, duke qenë se ajo mund të rrisë rrezikun e disa sëmundjeve fatale.

Shumë ekspertë rekomandojnë që të përdoret ibuprofeni në rastet e dhimbjeve të kokës apo dhimbjeve të tjera të ndryshme. Ndikimi i këtij bari në qelizat e gjakut është më i ulët se në rastin e aspirinës.

Kur Duhen Shmangur Të Dyja Barnat

Gratë shtatzëna duhet të shmangin si aspirinën ashtu edhe ibuprofenin.

Njerëzit që vuajnë nga gjakderdhjet duhet të shmangin tërësisht aspirinën sepse ajo ka një ndikim më të fortë tek qelizat e gjakut.

Nëse merrni ibuprofeni, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mbani shëndetin nën vëzhgim.

Të dyja ilaçet nuk duhen marrë në të njëjtën kohë sepse do të rrezikoheni më shumë nga gjakderdhja në stomak.

Përdorimi i tepërt i aspirinës mund të nxisë dhimbjet e kokës. Për pasojë, njerëzit që vuajnë nga migrena duhet të tregojnë kujdes.

Përdorimi i tepërt i ibuprofenit rrit rrezikun e atakut në zemër me të paktën 31%, thonë ekspertët.