« Brutti, sporchi e cattivi » – « Të frikshëm, të pisët dhe të këqinj”
—
“Brutti, sporchi e cattivi” është filmi i regjisorit të njohur italian Nino Manfredi i realizuar shume vite me parë
por titulli i tij m’u shfaq menjëherë
kur dëgjoja deklaratat e kryeministrit dhe ithtarëve të tij deputetë e politikanë
tek shajnë turmën e njerëzve
dhe përfaqësuesit e kësaj rinie që ka dalë në rrugë prej një muaji dhe
që paqësisht manifeston korrupsionin dhe oligarkët e këtij vendi.
Ju që shani duhet ta dini se ata nuk janë të tillë dhe se të tillë jeni ju,
të kapur fort pas pushtetit dhe parasë këtij binomi të rrezikshëm në emër gjoja të përparimit,
ju që po luftoni me çdo kusht që anija juaj mos të fundoset.
E di që ata që kanë dalë në rrugë janë popull,
nuk janë të gjithë engjëj,
por pothuaj të gjithë janë të revoltuar.
Dhe ju duhet t’i kuptoni, t’i dëgjoni, të bashkëpunoni.
Maxhoranca e ka sot këtë mundësi që të gjejë integritetin e vetevetes.
Duhet t’i hapni rrugën kësaj rinie të shkolluar brenda dhe jashtë vendit në çdo fushë dhe që kanë në shpirt ndërtimin e një Shqipërie të re, të pastërt, të begatë, europiane dhe ku mos të ketë më vend “Njëshi” apo “Zeusi” të vendosë për çdo gjë.
Largohuni… “Brutti, sporchi e cattivi”. Europa e Bashkuar më së fundi po i mëson aferet tuaja!