Lajm për mikroballkanikët e Tiranës – Nga SHABAN MURATI
Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën tënde të guximshme. Mos prit që stuhitë të kalojnë për të buzëqeshur; mëso të vallëzosh nën shi derisa drita të çajë përsëri retë.
O shqiptar – secili prej jush që e mban kombin tonë dhe atdheun e përbashkët në zemër ka brenda vetes një forcë më të madhe se çdo dyshim, një zjarr që asnjë erë e ftohtë nuk mund ta shuajë plotësisht. Hapi i parë nuk ka nevojë të jetë i përsosur, por duhet të jetë i yti.
Mos kërko leje për të ëndërruar dhe mos kërko falje për shkëlqimin tënd. Ti je autori i ditëve të reja që vijnë. Merr frymë thellë, bëj hapin e radhës dhe lëre shpirtin të flasë!
Ngrihu dhe Shkruaj Historinë Tënde
Pikat e shiut bien mbi xhamin e vjetër
Si nota të një kënge që kohën e ndal
Në mendje më vjen një stinë tjetër
Ku çdo fjalë e jote ishte një fjalë me mall
Dritat e qytetit zbehen ngadalë në vjeshtë
Gjethet e arta vallëzojnë në vetmi
Sonte po të shkruaj kaq thjeshtë
Midis kësaj heshtjeje që flet për ty.
03.11.2026
Një telefonatë nga Podogorica në këto ditë nëndori na trishtoi me njoftimin se Titiani i revoltës së Spaçit, guximtari i patrembur i kampit çfarosës të Spaçit, Shqiptari-Malazez, Pavllo Popa kishte ndruar jetë! Simboli i qëndresës dhe një ndër protogonistët e revoltës antikomuniste të vitit 1973 në mbrotje të flamurit kombëtar Pavllo Popa. Ai është dhe do të mbetet në historinë antikomuniste një luftëtar antikomunistë, një simbol i mbrotjes së lirisë përballë diktaturës staliniste të diktatorit Enver Hoxha. Iku në një kohë që Shqipëria vazhdon akoma të nderoj xhelatët dhe kriminelët që i vranë lirinë Pavllos dhe shokëve të tije antikomunistë. Kur shkruan për titanë të tillë të lirisë dhe kombit historia të dërgon tek kampi çfarosës i Spaçit tek ai kamp që ishte i rrethuar me tela me xhemba, dhe kur Pavllo Popa me shqiponjat e lirisëndodheshin përball plumbave të komunisteve, dhe nuk e dorzuan lirinë e tyre. Me të drejtë poeti martir Havzi Nela do ta përshkruante revoltën e Spaçit me vargjet e tije brilantë një revoltë që trondit regjimin, por që i tregoi botës se shqiptarët luftonë për liri në mes plumbave. Kjo revoltë pati si protogonistë, trimin dhe guximtarin e patrembur Pavllo Popa. Pal Zefin i pushkatuar, Dervish Bejko i pushkatuar, Skënder Daja i pushkatuar, Hajri Pashaj i pushkatuar!
Pavllo kishte lindur në Vrakë të Shkodrës ishte edukuar në një familje me ndenjën e atdhedashurisë, me besimin në Zot, dhe me urtësinë për të luftuar padrejtësinë.
Kështu në moshë fare të re, ai nuk pranonte diktatin, dhe padrejtësinë e pushtetit diktatorial, dhe kaloi kufirin në një moshë të re, por pushteti Jugosllave e kthen dhe ja dorzon pushtetit kriminal komunistë të Shqipërisë djalin e ri 17 vjeçar Pavllo Popën, të cilët gjykatat komuniste e dënojnë me burgime politikë. Historia e revoltës antikomuniste të Spaçit e rendit Pavllo Popën një trim që pati guximin dhe trimërinë të përballej me xhelatët të cilin në bazë të rregullores së kampit i dënuari politik me izolim dënohej me një muaj izolim dhe mbas një muaj ai lejohej të bashkohej me të burgosurit e tjerë, dhe kështu i denuar trimi Pal Zefi kishte mbaruar dënimin me izolim dhe duhej të lirohej, por xhelati polic nuk e lejonte heroin Pal Zefin, atëherë ndërhyn Pavllo Popa dhe e godet policin për padrejtësinë që i bëhej shokut të tije, dhe këtu fillon Revolta antikomuniste me protagonistin trim Pavllo Popa, të cilët e kthyen këtë revoltë në një mision kombëtar mbrotjen e flamurit kombëtar shqiptar.
Dhe këta trima të patrembur përballë fuqisë ushtarake të diktaturës, ata valviten në Spaç për tre ditë rrjesht flamurin kuq e zi pa yllin bolshevik që ja kishin vënë shteti diktatorial famurit.dhe një ndër trimat e revoltës antikomniste ishte dhe Pavllo Popa. Dhe siç thotë poezia e Havzi Nelës për këtë revoltë e pa ndodhur në botë, në vargjet e tije—
Ra Pal Zefi, ra Skënderi-Ra Dervishi e Hajriu-djemtë të shkathtë posi skifteri-Trima tashpër si veriu.
Dhe kështu mbrojtsi i heroit Pal Zefit trimi Pavllo Popa do të ridenohej dhe do të vuante 25 vite burg politikë si antikomunistë dhe si mbrojtës i lirisë.
Pvllo Popa gjatës jetës së tije në lirim , kurrë nuk u mburr për trimërit e tije, dhe si protogonistë i asaj revolta. Ai e urrente mburrjen, dhe këtë e tregoi si dëshmitar në dokumentarin televiziv “Spaç 1973 Martirët e Lirisë. Ai fliste për shokët e tije, për qëndresën e të burgosurve politikë në Spaç, aspak për trimëritë e tije. Ky ishte trimi shqiptar-malazez, që kishte dy atdhe, Shqipërinë ku lindi dhe kaloi vitet e tmerrit në kampet çfarosëse, dhe Malin e Zi që e kishte atdheun e gjyshërve të tij. Në delegacionin e të mbijetuarve të diktaturës në Vatikan ai nuk do të tregonte vuatjet qëndresën e trimëritë e tije, po do ti fliste Papa Franceskut për krimet e komunizmit dhe tradhëtinë që i bani klasa politike postkomuniste të burgosurve politikë në vitet e demokracisë.
“ E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, këtë slogan kombëtar e thirrën Pavllo Popa me shokët e tjë të burgosur politikë në majin e viti 1973, dhe sot për të mbajtur pushtet e përdorin bijtë e xhelatëve të djeshëm.
Dhe Shqipëria lëngon nga padrejtësia komuniste, kurse heronjtë e lirisë si Pavllo Popa largohen nga kjo jetë të zhgënjyer që nuk u realizua kauza e tyre që Shqipëria të ishte demokratike dhe si Europa.
Pavllo i dashur ti e realizove misionin tënd me faqe të bardhë. Me dinjitet, me urtësi dhe mbi të gjitha me një moral të lartë, ku nuk kërkove hakmarrje primitive siç e ban xhelatët dje ndaj teje, por ti kërkove lirinë nëpërmjet drejtsisë. Dhe kështu thënja jote në dokumentarin televiziv për revoltën e Spaçit “ Asgjë nuk ka ndryshuar në Tiranë, njëlloj si në Moskë” ne duam Shqipërinë Europë, se për këtë sakrifikuam jetët tona të pafajshme. Dhimbja e shokëve tua si Zenel Drangu, Nuri Stepa, Demir Pojani, Xhevit Llohja e Unionit të Burgosurve Politikë të Shqipërisë është e madhe se do të na mungojsh fizikisht, por ti e ke qëndis historinë antikomuniste me qëndresën tënde si një hero i fjalës së lirë.
Pusho i qetë miku im idealistë Pavllo Popa, sakrificën dhe qëndresën tënde po e ven në vend revolta e studentave shqiptarë, gjenerata Z që kërkojnë dhe do të realizojnë Shqipërinë Europiane.
Shqipëria humbi një hero si Ju, por jo kauzën e lirisë për të cilën ti Titani i Spaçit Pavllo Popa, dhe për demokracinë shqiptare. Dheu i tokës shqiptare ku ti linde, dhe dheu i Malt të zi ku ti prehesh, qofshin të lehtë për burra dhe heronj si Ju.
Lavdi Pavllo Popës
Besim Ndregjoni
Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos, tani pakënaqësia ushqen protestimin mbarë popullor në të gjithë atdheun. Hedonizmi aventurier, grabitja e llahtarshme e pasurive kombëtare nga një grusht njerëzish pranë dhe në pushtet, vjedhja e pronës publike dhe asaj private të qytetarit, zhvillimi ekonomik i munguar, shkatërrimi i tregut të prodhimit vendas, ç’popullimi i territoreve të tëra, hilet me investitorë stradegjikë dhe paketën e maleve, ligji vllavrasës 7501, arsimi dhe shëndetësia me investime mjerane, dhe nga ana tjetër jeta lluksoze e qeveritarëve dhe e fëmijëve të tyre bejnë kontrastin therrës.
U besua që nga 2016 kur u votua paketa antikorrupsion se organet e reja të sistemit të drejtësisë do bënin pastrimin ligjor të klasës politike, por kjo nuk ndodhi. Ndryshimet janê minimale dhe me sfond të dyshimtë të interesave të errëta. Shumica parlamentare me arrogancë dhe fodullëk e ka kthyer aprovimin e ndryshimeve ligjore në një formalitet procedure, ndërsa opozita bashkëshoqëron kundërshtimin e hapur me bashkëpunim të individëve të saj për interesa tregu me pozitën.
Të dy palët janë të humbur. Gjendja e sotme e pakënaqësisë masive është një histori e vetme 35 vjeçare. Nuk ka politikan me jetë normale, të gjithë janë shumë të pasur nga bizneset jo nga paga. Popullit i lanë varfërinë, pasigurinë për jetën dhe ikjen nga sytë këmbët.
Qeveria aktuale hiqet se blenë modernitetin por nuk ka garantuar normalitetin, garancitë sociale të jetës. Reforma administrative territoriale është shprehje e përqëndrimit të pushtetit në pak duar, veçse kjo gjendje shpreh krizë të thellë në qeverisje. Sa më shumë pushtet në pak duar, po aq shumë mungese sovraniteti të deleguar për popullin.
Pushteti nuk është forcë administrative, por marrje përsipër i të qenit shërbenjës publik. Protesta me futjen e studentëve morri përmasa të një uragani shoqëror. Ajo nuk ndalet sepse shpreh idealin më të lartë, dashurinë për atdheun , për një Shqipêri të denjë me qytetarë të respektuar ekonomikisht në dinjitetin njerëzorë. Çfarë duhen vinçat dhe ndërtimet ngado kur të rinjtë edhe ne dy jetë nuk e blejnë dot atë shtëpi banimi.
Pa punë të garantuar, pa shtëpi , çfarë mbetet si zgjidhje? Ikja. Por ja studentët nuk duan më të ikin, ata duan atdheun e tyre që politika e kthehu në treg dhe po don me e tregëtu. Protestës iu vesh edhe shpagimi i verrbër me zjarre dhe thyerje. Kryesisht nga adoleshentë nga familjet e këputura, të cilat nuk i mirërrisin dot fëmijët jo se nuk duan, por se nuk munden.
Veçse edhe ata janë pjesë e shoqërisë sonë, fatkeqësia e tyre është përgjegjësi mbarë shoqërore. Vërtet ata kanë shkaktuar dëme në objektet urbane dhe aktivitete private, por dëmi më i madhë është motivimi i tyre për t’i bërë ato veprime. Ata janë rritur pa fëmijëri, pa kinema, pa teatër kukullash, pa cirk, pa rrethe jashtëshkollore, pa kampe pushimesh.
Demokracia pushtetore atyre iu la liri vetëm rrugën dhe veset e saj.Policia e ka humbur qetësinë, është nën trysninë e urdhërit dhe ndeshjen me shkelêsit, porse dhuna ndaj një të pambrojturi nuk të bën polici të rendit.
Mjaft zbatuat urdhëra që ju shpien në veprime të pakontrolluara , ju jeni shqiptarë , jeni familjarë dhe disa prej jush edhe prindër. Bashkohuni me protestuesit paqësorë sepse dalja nga ky sistem hajnash është edhe në të mirën e fëmijëve tuaj.
Në historinë e ndryshimit do hyj ai deputet, që i pari do largohet nga parlamenti duke hequr dorë nga mandati. Eshtë koha për një qeveri tranzitore, dhe nisjen e ribërjes së demokracisë funksionale, me mirqënie dhe shërbime publike dinjitoze.
Shqipëria (dhe fati e ecuria e saj) nuk është e politikanëve por e shqiptarëve.
Dictatorships share many similarities, but they also have significant differences. Nevertheless, they all have one thing absolutely in common: their inevitable collapse and eventual end. The circumstances of their downfall may vary considerably. Those dictatorships that turn into tyrannies against their own people and refuse to surrender power without resorting to violence often meet the most disastrous ends.
Serbia’s dictator, Aleksandar Vučić, finally suffered a major defeat in the parliamentary elections of October 25, 2026. The Student Movement, with Ilija Srdanović heading its electoral list, won a parliamentary majority, bringing an end to more than 14 years of domination by the Serbian Progressive Party. Vučić’s dictatorship is collapsing, but the consequences of his rule remain. His future will depend on the extent of his wrongdoing, the facts and documents that substantiate it, and the determination of the new institutions to hold him accountable.
The political downfall of a Serbian dictator is certainly very good news, even though Kosova and the Albanian people do not expect major changes in Serbia’s hegemonic policies.
Beyond corruption and domestic problems, Vučić’s failures in Kosova, particularly in his confrontation with Prime Minister Albin Kurti, have dealt severe blows to his political authority. Among the most damaging were the disastrous failure of the Serbian terrorist attack in Banjska and his protection of its organizer, Milan Radoičić.
The responsibility of Vučić’s regime for the terrorist aggression in Banjska must be thoroughly investigated. This major failure, combined with the deep dissatisfaction of Serbian citizens over corruption and authoritarian rule, contributed to the weakening of his power and created the conditions for his electoral defeat.
His successor, whoever that may be, should think very carefully about how to deal with Kosova and the Albanian people. Kosova is the land where Serbian regimes committed barbaric crimes and, at the same time, the political graveyard of criminal Serbian regimes.
Albania’s dictator, Edi Rama, a close political collaborator of Vučić, is openly demonstrating that he will not step aside without dragging the country into a serious confrontation. He has entered a dead-end road. He has transformed democracy into an authoritarian system of government that is gradually taking on the characteristics of tyranny.
The suffering of the Albanian people under his regime has become enormous and unbearable. Mother Albania has been seriously endangered by Rama and his political hordes, the oligarchs, opportunists, power-hungry careerists, and unscrupulous operators surrounding him. Through corruption, theft, shady deals, cruelty, and tyranny.
The people of Albania are being robbed and beaten at the same time!
He has turned Kosova and the ancient Dardanian lands into bargaining chips in political deals with representatives of Serbia’s hegemonic policies. His failure to condemn Serbian war crimes, the Open Balkan initiative, attempts for the partition of Kosova, support for the Association of Serb-Majority Municipalities, his declaration of northern Kosova as a no-man’s-land, and his positions regarding the establishment of the Specialist Chambers are just some of his profoundly anti-national actions.
But Albin Kurti and the people of Kosova stopped him!
For months, the people of Albania have been demanding his resignation through continuous, dignified, and peaceful protests. Yet he refuses to listen!
I believe there are three main reasons.
First, his political arrogance and his conviction that he is superior, wiser, and more capable than everyone else, as though Albania could neither survive nor prosper without him.
Second, the serious suspicions of corruption accumulated during his long years in power, his connections with oligarchs, and the powerful economic and political interests from which he may find it increasingly difficult to break free.
Third, his close political ties with Vučić’s discredited regime, which he regarded as an opportunity to enhance his international standing.
He fails to understand that his misgovernment has crossed every acceptable boundary. The controversies surrounding Zvërnec and Sazan are only some of the questionable deals that have alarmed public opinion. The lack of transparency is frightening. God alone knows what he has done to Albania during his 13 years of rule. Many things may come to light only after his departure from power.
His problem is not merely his political opponents. His problem is the angry people of Albania themselves. People, especially young people and students, do not take to the streets so easily. His supposed offers of dialogue are insincere. His actions show not the slightest indication that he is prepared to undertake fundamental changes. The time for meaningless negotiations with him has passed.
Instead of resigning and freeing Albania from tyranny, he blames the people for his own failures. He continues making sensational claims about imaginary culprits, even though, as prime minister, he bears the primary responsibility for Albania’s problems. His supporters in the media have recently begun accusing Prime Minister Kurti of instigating the protests.
Kurti’s only “fault” is that he represents an example of a leader committed to governing with clean hands and exposing corrupt officials. He has demonstrated that he cannot easily be bought or blackmailed.
Interference by Prime Minister Kurti or other Kosova politicians in Albania’s internal affairs is neither desirable nor necessary. On the contrary, it could sow division and create unnecessary dangers. Kurti must not behave like Edi Rama, who, in cooperation with Serbia, has openly acted against Kosova’s interests.
Nevertheless, no one can prevent the Albanian people of Kosova, other Albanian territories, and the diaspora from supporting and participating in the just and peaceful protests of the Albanian people in Albania. This is a national duty. Albania belongs to all Albanians, regardless of where they live.
Rama’s claims that he possesses an unlimited and untouchable mandate until 2029 simply because he won elections with a majority of votes are untenable. Through their votes, the people authorize a leader to govern responsibly, not to govern badly or betray state and national interests. The people have the right to demand the removal of anyone who poses a danger to the state, through democratic and constitutional means.
The failure of certain international circles to react to or criticize Edi Rama’s actions may be explained by their preference for compliant leaders who do not interfere with their geopolitical interests, at least until they conclude that such leaders are no longer useful to them. The time has come for international diplomats to speak out openly against the brutal and undemocratic conduct of Edi Rama’s government.
Rama’s declarations that his mission is to bring Albania into the European Union, that he alone can accomplish this goal, and that the protests are obstructing the process defy all reasonable logic. Those who believe he is irreplaceable are either blinded by self-interest or overwhelmed by naivety.
Albania will be far better off without Edi Rama!
Edi Rama’s dictatorship in Albania must come to an end. Peaceful protests are the preferred method. Other forms of democratic resistance should also be considered, including peaceful blockades, boycotts, strikes, and civil disobedience. Cooperation between students, citizens, and uncompromised politicians from opposition parties is necessary to establish a serious democratic alternative.
Violence must be prevented, and those responsible for provoking it must be identified and isolated. Special caution is necessary regarding provocateurs and suspicious individuals from all sides, including the possibility of infiltration by those seeking to discredit the protests and provoke confrontations.
Police violence during recent protests has, in many instances, been excessive and cruel. The images of defenseless citizens being beaten by law enforcement officers are reminiscent of scenes of Serbian police brutality against Albanians. The Albanian people of Kosova experienced the violence of criminal Serbian regimes countless times before finally achieving their freedom.
The behavior of Socialist Party members of parliament and their almost unconditional support for Edi Rama, even after months of protests and widespread public discontent, is incomprehensible. It would be far more honorable and responsible for members of parliament with a sense of national duty and political integrity to demonstrate the courage necessary to secure the 71 votes required for a motion of no confidence against Edi Rama. Otherwise, they risk bearing political responsibility and sharing the unfortunate fate of his regime.
A notable exception is Socialist Party MP Marjana Koçeku, who deserves special respect and recognition for the courage and dignity she has demonstrated by openly opposing Edi Rama’s actions.
In any event, Edi Rama’s moral and political mandate to govern Albania has expired. This is the message being delivered loudly and clearly by Albanian citizens and young people demanding change. The end of his rule is inevitable. The longer he postpones facing political accountability, the more difficult his eventual downfall may become. The damage and consequences for Albania could be severe and unpredictable, but they are not unavoidable if reason and the democratic will of the people prevail.
Mother Albania will once again breathe freely, in a fraternal embrace with Kosova and all Albanians throughout the world!
Agim Aliçkaj
New York, October 31, 2026
Diktaturat kanë shumë gjëra të ngjashme, por edhe dallime të mëdha. Megjithatë, një gjë e kanë plotësisht të përbashkët dhe të sigurt: rrëzimin dhe fundin e tyre. Mënyrat e shembjes janë të ndryshme. Më së keqi përfundojnë diktaturat që shndërrohen në tirani ndaj popullit të vet dhe nuk dorëzohen pa përdorimin e dhunës.
Diktatori i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më në fund pësoi humbjen e madhe në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026. Lëvizja Studentore, me Ilija Srdanoviqin në krye të listës zgjedhore, fitoi shumicën parlamentare, duke i dhënë fund dominimit mbi 14-vjeçar të Partisë Progresive Serbe. Diktatura e Vuçiqit po shembet, por pasojat e sundimit të tij mbeten. Fati i tij i mëtejshëm do të varet nga përmasat e keqbërjeve, faktet dhe dokumentet që i dëshmojnë ato, si dhe nga vendosmëria e institucioneve të reja për ta vënë para përgjegjësisë.
Rrëzimi politik i një diktatori serb është gjithsesi lajm shumë i mirë, pavarësisht se Kosova dhe shqiptarët nuk presin ndryshime të mëdha në politikën hegjemoniste serbe.
Përveç korrupsionit dhe problemeve të brendshme, dështimet e Vuçiqit në Kosovë, në ballafaqim me Kryeministrin Albin Kurti, sidomos debakli i sulmit terrorist serb në Banjskë dhe mbrojtja e organizatorit të tij, Milan Radojçiq, kanë qenë ndër goditjet më të rënda ndaj autoritetit të tij politik.
Përgjegjësia e regjimit të Vuçiqit për agresionin terrorist në Banjskë duhet të hetohet deri në fund. Ky dështim i rëndë, së bashku me pakënaqësinë e thellë të qytetarëve serbë ndaj korrupsionit dhe sundimit autoritar, kontribuoi në dobësimin e pushtetit të tij dhe krijimin e kushteve për humbjen zgjedhore.
Pasardhësi i tij, kushdo qoftë ai, duhet të mendojë mirë se si do të sillet me Kosovën dhe shqiptarët. Kosova është vendi ku regjimet serbe kanë kryer krime barbare dhe, njëkohësisht, varri politik i regjimeve kriminale serbe.
Diktatori i Shqipërisë, Edi Rama, bashkëpunëtor i afërt politik i Vuçiqit, po tregon hapur se nuk do të tërhiqet pa e çuar vendin drejt një përballjeje të rëndë. Ai ka hyrë në një rrugë pa krye. Demokracinë e ka shndërruar në një sistem qeverisjeje autoritare, i cili gradualisht po merr tiparet e tiranisë.
Vuajtjet e popullit shqiptar nga regjimi i tij janë të mëdha dhe të padurueshme. Nënë Shqipëria është rrezikuar rëndë nga ai dhe hordhitë e tij politike, oligarkët, interesaxhinjtë, kolltukxhinjtë dhe batakçinjtë që e rrethojnë. Me korrupsion, hajni, pazare, mizori dhe tirani.
Popullin e Shqipërisë edhe po e vjedhin, edhe po e rrahin!
Kosovën dhe tokat dardane i nxori në pazare politike me përfaqësuesit e politikës hegjemoniste serbe. Mosdënimi i krimeve serbe të luftës, Ballkani i Hapur, përpjekjet për ndarjen e Kosovës, mbështetja për asociacionin serb, deklarimi i veriut si tokë e askujt dhe qëndrimet e tij lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale janë vetëm disa nga veprimet e tij thellësisht antikombëtare.
Por, e ndaloi Albin Kurti me popullin e Kosovës!
Populli i Shqipërisë, prej muajsh, po kërkon dorëheqjen e tij përmes protestave të vazhdueshme, dinjitoze dhe paqësore. Por ai nuk merr vesh!
Mendoj se janë tri arsye kryesore.
E para, arroganca e tij politike dhe bindja se është më i ngritur, më i mençur dhe më i aftë se të gjithë të tjerët, sikur Shqipëria nuk mund të ekzistojë dhe të përparojë pa të.
E dyta, dyshimet e rënda për korrupsionin e krijuar gjatë qeverisjes së tij të gjatë, lidhjet me oligarkët dhe interesat e fuqishme ekonomike e politike, nga të cilat mund ta ketë gjithnjë e më të vështirë të shkëputet.
Dhe e treta, lidhjet e tij të ngushta politike me regjimin e diskredituar të Vuçiqit, të cilat i shihte si një dritare për afirmim ndërkombëtar.
Ai nuk e kupton se me keqqeverisjen e tij e ka kaluar çdo kufi. Çështjet e Zvërnecit dhe Sazanit janë vetëm disa nga pazaret e dyshimta që kanë alarmuar opinionin publik. Mungesa e transparencës është frikësuese. Një Zot e di se çfarë ka bërë me Shqipërinë gjatë 13 vjetëve të sundimit të tij. Shumë gjëra mund të zbulohen vetëm pas largimit të tij nga pushteti.
Problemi i tij nuk janë vetëm kundërshtarët politikë. Është vetë populli i zemëruar i Shqipërisë. Një popull, sidomos rinia dhe studentët, nuk del në rrugë aq lehtë. Ofertat e tij për kinse bisedime janë false. Veprimet e tij nuk tregojnë as shenjën më të vogël se është i gatshëm për ndryshime thelbësore. Koha e bisedimeve të kota me të ka kaluar.
Në vend që të dorëhiqet dhe ta çlirojë Shqipërinë nga tirania, ai e fajëson popullin për gabimet e veta. Vazhdon me zbulime sensacionale të fajtorëve të imagjinuar, edhe pse përgjegjësinë kryesore për problemet e Shqipërisë e mban vetë si kryeministër. Mbështetësit e tij në shtyp, së fundmi, kanë filluar ta akuzojnë edhe Kryeministrin Kurti për nxitje të protestave.
I vetmi «faj» i Kurtit është se ai përfaqëson shembullin e një lideri që synon qeverisjen me duar të pastra dhe i ekspozon qeveritarët e korruptuar. Ai ka dëshmuar se nuk blihet dhe nuk shantazhohet lehtë.
Përzierja e Kryeministrit Kurti apo e politikanëve të Kosovës në punët e brendshme të Shqipërisë nuk është as e preferueshme, as e nevojshme. Përkundrazi, mund të mbjellë përçarje dhe të krijojë rreziqe të panevojshme. Ai nuk guxon të bëhet si Edi Rama, i cili, në bashkëpunim me Serbinë, ka vepruar hapur kundër interesave të Kosovës.
Megjithatë, askush nuk mund ta ndalë popullin shqiptar të Kosovës, të trojeve të tjera shqiptare dhe të mërgatës që t’i mbështesë dhe të marrë pjesë në protestat e drejta e paqësore të popullit shqiptar të Shqipërisë. Kjo është detyrë kombëtare. Shqipëria u takon të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se ku jetojnë.
Pretendimet e Ramës se ka mandat të pakufishëm dhe të paprekshëm deri në vitin 2029, vetëm sepse i ka fituar zgjedhjet me shumicë votash, nuk qëndrojnë. Me votë, populli të autorizon për të udhëhequr mirë, jo për të punuar keq dhe për t’i tradhtuar interesat shtetërore dhe kombëtare. Populli ka të drejtë të kërkojë largimin nga pushteti të kujtdo që paraqet rrezik për shtetin, përmes mjeteve demokratike dhe kushtetuese.
Mosreagimi dhe mungesa e kritikës ndaj veprimeve të Edi Ramës nga disa qarqe ndërkombëtare mund të shpjegohen me faktin se ato preferojnë të kenë të bëjnë me qeveritarë të dëgjueshëm, që nuk ua prishin interesat gjeopolitike, derisa të binden se nuk kanë më përfitime prej tyre. Ka ardhur koha që diplomatët ndërkombëtarë të dalin hapur kundër sjelljes brutale dhe jodemokratike të qeverisë së Edi Ramës.
Deklaratat e Edi Ramës se e ka mision anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, se vetëm ai mund ta realizojë atë dhe fajësimi i protestave si pengesë për këtë proces, nuk kanë kurrfarë logjike normale. Ata që besojnë se ai është i pazëvendësueshëm janë të verbëruar nga interesat ose të kapluar nga naiviteti.
Shqipëria do të bëhet shumë më mirë pa Edi Ramën!
Diktatura e Edi Ramës në Shqipëri duhet të shembet. Protestat paqësore janë metoda e preferuar. Duhet të konsiderohen edhe forma të tjera të rezistencës demokratike: bllokadat paqësore, bojkotet, grevat dhe mosbindja qytetare. Bashkëpunimi i studentëve dhe i qytetarëve me politikanë të pakomprometuar të partive opozitare është i nevojshëm për krijimin e një alternative serioze demokratike.
Dhuna duhet të parandalohet dhe elementët që e shkaktojnë atë duhet të zbulohen dhe të izolohen. Duhet pasur kujdes nga provokatorët dhe personat e dyshimtë nga të gjitha anët, përfshirë mundësinë e infiltrimit të individëve që synojnë diskreditimin e protestave dhe nxitjen e përplasjeve.
Dhuna e policisë gjatë protestave të fundit, në shumë raste, ka qenë e tepruar dhe mizore. Pamjet e qytetarëve të pambrojtur që goditen nga forcat e rendit të kujtojnë skenat e dhunës së policisë serbe ndaj shqiptarëve. Populli shqiptar i Kosovës e ka provuar shumë herë dhunën e regjimeve kriminale serbe, deri në arritjen e lirisë.
Është e pakuptueshme sjellja e deputetëve të Partisë Socialiste dhe mbështetja e tyre pothuajse e pakushtëzuar për Edi Ramën, edhe pas muajsh të tërë protestash dhe pakënaqësish të mëdha qytetare. Do të ishte shumë më e ndershme dhe më e përgjegjshme që deputetët me ndërgjegje shtetërore dhe kombëtare të gjenin guximin politik për të siguruar 71 votat e nevojshme për një mocion mosbesimi ndaj Edi Ramës. Përndryshe, rrezikojnë të mbajnë mbi vete përgjegjësinë politike dhe të ndajnë fatin e keq të regjimit të tij.
Përjashtim nga kjo sjellje bën deputetja socialiste Marjana Koçeku, e cila meriton respekt dhe vlerësim të veçantë për guximin dhe dinjitetin e treguar duke kundërshtuar hapur veprimet e Edi Ramës.
Sidoqoftë, tiranit Edi Rama i ka skaduar afati moral dhe politik i qeverisjes në Shqipëri. Këtë po e thonë me zë të lartë qytetarët dhe rinia shqiptare që kërkojnë ndryshim. Fundi i pushtetit të tij është i pashmangshëm. Sa më shumë ta shtyjë përballjen me përgjegjësinë politike, aq më i rëndë mund të jetë përfundimi i tij. Dëmet dhe pasojat për Shqipërinë mund të jenë të mëdha dhe të paparashikueshme, por nuk janë të pashmangshme nëse mbizotëron arsyeja dhe vullneti demokratik i popullit.
Nënë Shqipëria do të marrë frymë lirshëm, në përqafim vëllazëror me Kosovën dhe me të gjithë shqiptarët anembanë botës!
Agim Aliçkaj
New York, 31 tetor 2026
Në emisionin “News24 Fundjavë”, me titull “Kapitullimi i Ramës është i firmosur” / Beqiri: Policia po përdoret si milici personale…”, të transmetuar më 25 tetor 2026, analisti dhe studiuesi i njohur dhe i nderuar, i ftuar në studio për intervistë, dr. Evarist Beqiri, ndër të tjera, për Ramën deklaroi:
“… ky është dhunuar vetë, ky është masakruar vetë nga një pushtet tjetër dhe të gjithë e dinë, na ka ardhur keq atëherë kur këtë e masakruan, apo jo?”.
Kjo deklaratë për masakrimin e Ramës dikur, më nxiti të shtegtoj në internet dhe të kthehem shumë vite prapa, për të lexuar informacionin e botuar asokohe, të cilin po e përcjell në vijim:
“Më 21 duke u gdhirë 22 janari i vitit 1997, u rrah barbarisht në shtëpinë e tij në Tiranë, pedagogu i Akademisë së Arteve, intelektuali i pavarur dhe bashkëpunëtori i shtypit të lirë, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama. Lajmi mori dhenë nëpërmjet gazetës “Koha jonë” dhe mediave të tjera të pavarura.”
Kështu e nis shkrimin e tij Hamdi Jupe dhe sjell në vëmendje një ngjarje të ndodhur 25 vite më parë, rrahjen e Edi Ramës në vitin 1997. Si një koleg dhe person që e ka njohur nga afër kryeministrin e sotëm, në ambientet e gazetës “Koha Jonë”, ku Edi Rama punonte atë kohë, ai tregon sesi e gjetën të gjakosur në spital.
“Gazetari Martin Leka përshkruante gjendjen e piktorit të shtruar në spital. “Kanë rrahur keq Edi Ramën, është rëndë…”. Zëri i kolegut të radios londineze “BBC”, përmes receptorit të telefonit, këtë radhë vinte trishtueshëm. Nuk arritëm ta pyesnim për hollësira të tjera, ndonëse arritëm të kuptonim tragjedinë.
Në urgjencën e spitalit nr. 2, e vetmja shenjë që identifikonte njeriun e plagosur rëndë me piktorin dhe publicistin e njohur Edi Rama, ishte gjysma e trupit jashtë krevatit të zakonshëm të mjekimit. Zoti dhe trupi i hekurt i tij dukej se e kishin shpëtuar gjallë”, – shkruan Hamdi Jupe.
Gazetari publikon fotot për rrahjen e Edi Ramës dhe një pjesë të shkrimit të gazetës “Koha Jonë”.
Edi Rama më 1997, i dhunuar
“Përpjekjet për të dalluar tiparet e fytyrës së Edit i pengonin rrëketë e gjakut që kishin mbuluar fytyrën dhe trupin. Hematomat kishin filluar të përshpejtoheshin. Buza kishte filluar t’i enjtej me shpejtësi. Ndërsa mjeku bëhej gati të ndërhynte, bashkë me Nikoll Lesin dhe Ben Blushin, dëgjuam disa copëza nga fjalët: “Deshën të më vrisnin?!…”.
Me mirësjellje, mjeku na porositi të mos i flisnim. Sapo dolëm, në korridor e jashtë urgjencës ishin mbledhur dhjetra miq të Edit, intelektualë, piktorë, aktorë e gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut etj”, – shkruante “Koha jonë” më 24 janar 1997, referuar asaj që thotë Jupe. Kronika shoqërohej me fotografi, që tregonte piktorin me fytyrën të bërë copë.
Edhe pse ngjarja edhe sot nuk ka asnjë autor, Hamdi Jupe flet për një dëshmitar.
“Rama është rrahur nga 4 pjesëtarë të grupit operativ të SHIK-ut, me drejtues Arjan Çengon. Në këtë grup ka qenë një person nga Tropoja, një nga Mirdita dhe dy të tjerë nga Dibra. Gjithçka po ju them më është pohuar nga kryesuesi i këtij grupi, Arjan Çengo. Ma ka thënë me gojën e vet, besoj në pranverën e 1997-s. Kur e kam pyetur për arsyen e rrahjes së Ramës, më ka thënë se e kanë bërë me urdhër të shefit të tyre, Gazidedes. Kush e ka njohur Gazideden, e di që ai nuk bënte asgjë pa urdhër të Berishës”, – ka thënë Izet Haxhia, ish-truprojë i Berishës, për Gazetën “Dita”, më 23 janar 2016.
Pavarësisht ngjarjes së rëndë, Edi Rama, dhe sot që është kryeministër i Shqipërisë, nuk është interesuar për zbardhjen e asaj ngjarjeje dhe për nxjerrjen para ligjit të operativëve të SHIK-ut, që e bënë për spital. Dëshmitarët dhe kolegët, që punuan me Ramën atë kohë, janë shumë, ama duket se vetë kryeministri e ka lënë pas atë ngjarje, që kur iku menjëherë në Paris” (Citohet sipas: “Kush e rrahu Edi Ramën në ’97? Dëshmia: Donin të më vrisnin?!”. Faqja e internetit e gazetës “Express”. 22 janar 2022).
Pas leximit të këtij informacioni, vetvetiu lind një pyetje e thjeshtë:
“Si shpjegohet që vetë Rama “e ka lënë pas atë ngjarje, që kur iku menjëherë në Paris”?
Sipas deklaratës së gazetarit Hamdi Jupe, grupi i atyre që patën masakruar Ramën, qenka kryesuar nga një person konkret. Po si është e mundur që Rama s’qe bërë i gjallë të reagonte me ngritjen e një padije në gjykatën e Tiranës? Normalisht, gazetari Hamdi Jupe duhej ta kishte pyetur Ramën se pse pati heshtur pas asaj masakre dhe të kërkonte të merrte një përgjigje prej tij. Rama pati heshtur krejtësisht dhe qe larguar për në Paris, ku, sipas deklaratave të të ndjerit Fatos Nano, dihet më së miri se me çfarë punë të pista qe marrë, për çka edhe qe burgosur. Gjergji Thimo ka deklaruar:
“Numri i Ramës i burgosur në Paris AL.1961138/a (Citohet sipas deklaratës së tij në studion e Tv “Syri”, i ftuar nga gazetari Adi Krasta. 30 qershor 2020).
Le t’i kthehemi edhe një herë pyetjes që u shtrua më lart, se cila ishte arsyeja që Rama nuk pati ngritur padi kundër masakruesve të vet?
Përgjigjja e kësaj pyetjeje mund të nënkuptohet lehtë.
Rama nuk mund të ngrinte padi, për shkak se e dinte shumë mirë arsyen se pse e patën masakruar. Lexuesit e nderuar e dinë me siguri se Rama, para se të ngjitej në majat e politikës nga vetë partia e tij, e njohur shumë mirë si një lavire neokomuniste (që, siç dihet, në mbledhjen e asamblesë, të zhvilluar në pasditen e 05 nëntorit 2005, ia pati hedhur poshtë platformën për drejtimin e partisë, të nesërmen, si një parti-prostitutë, e blerë prej tij, e pati zgjedhur kryetar), para se të ngrinte sarajet e Surrelit, pati jetuar në një apartament që ndodhej prapa Shollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”. Në atë apartament, Rama e kishte bërë zakon të shkonte mbrëmjeve të bënte dush dhe të dilte nga banja lakuriq, ndërkohë që perdet e dritareve i kishte prej tyli të tejdukshëm. Në apartamentet përballë, fqinjët, mes tyre të moshuar, gra, burra, djem të rinj, nuse të reja, vajza, fëmijë të të gjitha moshave, të skandalizuar, shikonin Ramën, tek endej lakuriq nëpër apartament. Të gjithë ata burra dhe djem, të indinjuar në kulm, në respekt të nënave, nuseve, motrave dhe fëmijëve të tyre, morën masa dhe organizuan atë mënyrë masakrimi të Ramës për shkak të sjelljes së tij të turpshme.
Pra, për dijeni dhe në respekt të analistit dhe studiuesit të nderuar Evarist Beqiri, të Drejtorit të Tv “News24” dhe të të gjithë gazetareve dhe gazetarëve mjaft të talentuar që punojnë në këtë media të shquar dhe autoritare të informimit masiv, më 21 duke u gdhirë 22 janari i vitit 1997, masakrimin e Ramës nuk e pati organizuar absolutisht pushteti i asaj kohe. Atë masakrim e patën organizuar fqinjët e tij që u përmendën më lart. Kjo ka qenë arsyeja se pse Rama nuk pati menduar kurrë për të ngritur padi kundër masakruesve të vet, sepse e dinte shumë mirë se çfarë do të dëshmonin në gjykatë banorët përballë apartamentit të tij.
Nuk ka asgjë për t’u habitur nga sjelljet rrugaçërore të Ramës. Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka, pati bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në emisionin e moderuar nga Flavio Qarri në Syri Tv. Në atë emision, të transmetuar më 05 shkurt 2025, ai pati deklaruar se kryeministri Edi Rama është futur në zyrën e shefes së kabinetit të tij vetëm me brekë.
Ky fakt dëshmon më së miri se ç’monstër e pështirë është lavirepartia socialiste, e cila mban në udhëheqje një kryetar partie dhe një kryeministër me sjellje rrugaçërore, të paparë dhe të padëgjuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit.
—————0—————
Problemi me kryegangsterrë si Al Kapone është se ata kryejnë aq shumë krime saqë, për çfarëdo që t’i dënosh duket sikur i je shmangur drejtësisë. Ndërkohë, është thuajse e pamundur t’ua provosh të gjitha krimet. Në vitet 30të, të gjithë e dinin se njeriu që terrorizoi Çikagon dhe gjithë Amerikën në kohën e ndalimit të alkoolit ishte kriminel. Por nuk e arrestonin dhe nuk e dënonin dot se s’kishte prova. Më në fund, arritën ta dënonin me burg me akuza për parregullsi në lidhje në pagimin e taksave. Provat dhe faktet u gjetën vetëm për shkeljet fiskale.
Ndoshta drejtësia do t’i provojë një ditë akuzat për vjedhje dhe për korrupsion që i drejtohen Edi Ramës. Ndoshta edhe mund të mos i provojë dot. Ata që i dalin në mbrojtje mundohen të të bindin me argumentin se Edi Ramën nuk mund të akuzohet gjëra që nuk i janë provuar ligjërisht.
Por ka edhe gjëra që janë të provuara dhe të pohuara nga ai vetë dhe për të cilat politika dhe ligji duhet të veprojë për ta hequr atë nga karrigia. Ndoshta ato nuk përbëjnë thelbin e korrupsionit dhe shkatërrimit që i ka sjellë Edi Rama strukturës së shtetit shqiptar, por mbeten shkelje të rënda, të hapura dhe lehtësisht të provueshme.
Ndër to është edhe projekti për krijimin e një shteti bektashi në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama e shpalli zyrtarisht idenë për krijimin e një mikro-shteti sovran të Urdhrit Bektashi në shtator të vitit 2024 gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. “… Rama tha se enklava sovrane, që do t’i ngjasojë Vatikanit…Qeveria shqiptare planifikon të ndërtojë në sipërfaqen prej 27 hektarësh, mikro-shtetin e quajtur “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, i cili do të ketë kufijtë, administratën dhe pasaportat e tij.” (DW 25/09/2024).
Kushtetuta e sotme e Republikës së Shqipërisë nuk lejon krijimin e një shteti tjetër sovran brenda territorit të saj. Neni 1 / 2. përcakton se Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. Pra, sipas Kushtetutës Shqipëria është një shtet i vetëm dhe i pandashëm. Falja ose kalimi i një pjese të territorit nën një sovranitet tjetër të pavarur (me pasaporta, kufij apo monedhë më vete) bie ndesh drejtpërdrejt me këtë nen. Nuk ka rëndësi nëse janë 27 hektarë, 27 cm katrorë apo 27 mijë kilometra katrorë.
Nga ana tjetër, Neni 3 sanksionon se “Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij … janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”. Kjo do të thotë se “Kushtetuta e ngarkon shtetin me detyrën e prerë për të respektuar dhe mbrojtur tërësinë territoriale dhe pavarësinë si baza të ekzistencës së tij.” (Gazeta Panorama, 30 shtator 2024, Kushtrim Istrefi: “Krijimi dhe njohja e shtetit bektashi, sipas së drejtës ndërkombëtare kushtetuese.”) Kushtetuta nuk e ngarkon shtetin me detyrën për ta zhbërë tërësinë territorial dhe pavarësinë e Shqipërisë.
Neni 2/1 përcakton: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”. Askush nuk mund t’ia ofrojë sovranitetin një entiteti tjetër jashtë sistemit juridik të përcaktuar nga populli shqiptar nëpërmjet përfaqësuesve të tij. Duke i ofruar sovranitetin e një pjese të Republikës së Shqipërisë shtetit Bektashi, Edi Rama merr përsipër të bëjë një gjë për të cilën nuk është i autorizuar apo i lejuar ta bëjë. Ai shkel Kushtetutën.
Në lidhje me komunitetet fetare, Paragrafi 1 i Nenit 10 thotë: “Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare” ndërsa paragrafi 3: “Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare”. Krijimi i një shteti bektashi është në kundërsthim me të dy këto paragrafë. Ai lejon një shtet fetar brenda Republikës së Shqipërisë dhe i jep përparësi një feje kundrejt të tjerave.
Nuk ka nevojë të jesh jurist dhe mjafton leximi i dy faqeve të para të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për të kuptuar që Kryeministri Edi Rama me përpjekjet për krijimin e një shteti Bektashi në territorin e Shqipërisë shkel në katër nene ligjin themelor të Republikës së Shqipërisë, ligjin për të cilin ai është zgjedhur që ta mbrojë. Nëse kryeministri bën hapur shkelje ligjore atij duhe t’i hiqet imuniteti dhe të ndiqet penalisht. Nëse ai shkel kushtetutën dhe kjo provohet katërcipërisht, siç mund të provohet fare lehtë në rastin e deklarimit të projektit për krijimin e një shteti bektashi në territorin e Republikës së Shqipërisë, atëherë është absurde që ai të vazhdojë të jetë kryeministër dhe të mos përgjigjet përpara ligjeve të vendit për këtë shkelje.
Rama vazhdon t’i mëshojë karriges së kryeministrit me pretendimin se atë e kanë votuar 800 mijë shqiptarë dhe ai do të mbajë mandatin që i kanë dhënë ata. Por ai duhet ta dijë se asnjë numër apo përqindje votash nuk të jep imunitet për të shkelur kushtetutën. Duke shkelur kushtetutën, ai ka grisur mandatin që i kanë dhënë votuesit. Në këtë rast, kërkesa për dorëheqjen e tij është thjesht kërkesë për zbatimin e ligjit, kërkesa më e ligjshme dhe më e ndershme që mund dhe duhet të bëjë çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë. Përpjekjet për ta mbrojtur atë janë përpjekjet për të mbrojtur dikë që ka shkelur ligjin, janë përpjekje të paligjshme.
Me Al Kaponet duhet vepruar siç u veprua me origjinalin e tyre
“As te Ura e Limuthit nuk na shpie…“ përdorej shpesh te ne për të treguar një diçka të pamundur me një njeri e sidomos lider. Ajo urë e vogël ndodhet në dalje të Tiranës drejt Durrësit në rrugën e vjetër. Kjo shprehje e vjetër të vjen ndërmend kur dëgjon Kryeministrin Rama që edhe ditët e fundit e justifikon mosdorëheqjen se demek vetëm me atë Shqipëria anëtarësohet në BE! Këtë ai e pohoi edhe në fushatën e zgjedhjeve 2021 me sloganin “ me Edin me PS-në drejt BE-së” që ngjan si dy pika uji me parrullën e dikurshme “Me Enverin, me Partinë, socializmit do t’ia mbrijmë”!
Mirëpo, kjo deklaratë që rreket t’i japë Ramës ekskluzivitetin e anëtarësimit në BE nuk ka këmbë ku të qëndrojë. Madje, ajo mbetet prapa sloganit monist që “ Vetëm Partia e Punës i përfaqëson interesat e të gjithëve dhe mund të na çojë në socializëm” Në fakt, ky slogan ishte më i vërtetë se ai i Edit sepse klasat e përmbysura dhe të burgosurit politikë nuk e donin socializmin, ndaj edhe nuk kishin se si ta ndërtonin atë. Ndërsa sot, Rama nuk ka asnjë të drejtë dhe pikën e besueshmërisë kur e heq vehten si flamurtar i anëtarësimit në BE! Proces që ka filluar mbi tre dekada më parë, kur ai “hante pilaf“ si refugjat në Paris.
Pastaj, ja shiheni, ende pa kaluar viti nga premtimi i tij i bujshëm për pasaportën europiane, në shkurt doli në editorial me Vuçiçin, humbësin e madh të 25 Tetorit, duke dhënë viston, ndonëse pa ia kërkuar njeri për anëtarësimin gjysmak në BE.
Ndërsa javën e kaluar doli hapur jo vetëm kundër Kushtetutës por edhe kundër lirive të mëdha të BE-së, sidomos saj të lëvizjes dhe tubimit; duke kërcënuar si të ishte xhandar dhe prokuror monist protestuesit me sanksione penale, financiare dhe anti-njerëzore; ndërkohë, me paketën e Anti-Protestës, të cilën do ta kishte zili rregjimi monist në vitin 1990 injoron edhe parimin e prezumimit të pafajësisë me të cilin ka mbrojtur ditë e natë bashkëpuntorët e tij të ngushtë të përfshirë në afera dhe skandale të turpshme! Ndërsa policinë po e përdor si ushtri mercenarësh për të shtypur dhe përndjekur protestuesit paqësorë; kur sipas parimeve dhe praktikave më të mira të BE-së, ajo duhet të mbrojë dhe jo të sulmojë shtetasit e vet. Kësisoj, Rama i ka kthyer fasadat në fantazma dhe falanga dhune dhe krimi!
Mirëpo, nëse Rama është përpjekur pa sukses ta personalizojë përgjegjësinë e atyre që “ hanë dardha prapa shpinës së tij”, edhe pse deri dje nuk linte fjalë pa i ngritur në qiell, ai kursesi nuk mund ta personalizojë dhe ta privatizojë anëtarësimin në BE dhe as ta përdorë si jelek shpëtimi, sidomos tani që nuk di ku të futë kokën.
Për fatin e tij të keq, ashtu si në fushat e tjera, edhe në atë të integrimit, sidomos mbas shpërthimit të protestave masive paqësore, Rama e ka humbur davanë bashkë me besueshmërinë politike; edhe imazhi i tij publik ka rënë për tokë. Mirëpo tani është tepër vonë t‘i rivendosë ato, ca më pak me truke që u ka dalë boja apo edhe me pasqyrat besnike, të cilat janë thyer e janë bërë copë copë.
Ai nuk e di se demarshet për anëtarësimin në BE nuk janë shfaqje, kulla dhe fasada, të cilat i ka patur dhe i ka aq për zemër. Po ashtu, me tuta, timon, tepsi, poture, benevrekë dhe atlete mund “të shkohet e shumta deri te Ura e Limuthit“ por jo më tej, dhe ca më pak në Bruksel. Sepse integrimi Euro-Atlantik është proces historik mbarëpopullor që ka filluar 36 vite më parë, edhe pse nëse jo i dështuar, ai është tejet i vonuar. Kështu, nëse vendeve “simotra“ u janë dashur më pak se 15 vjet nga dorëzimi i kërkesës zyrtare deri te anëtarësimi, nga viti 2009 kur ne e dorëzuam kërkesën përkatëse kanë kaluar 17 vite dhe ne jemi “ala te ura“, mbasi nuk kemi mbyllur as gjysmën e grupkapitujve! Ndaj, edhe sikur në vitin 2030 të anëtarësohemi, qoftë edhe gjysma gjysma siç po “duken bathët“ kjo do të thotë 21 vite pas dorëzimit të kërkesës! Dhe për këtë vonesë rekord, “ meritën” kryesore e ka natyrisht PS-ja dhe Edi Rama, se kanë gati 14 vite rresht në pushtet!
Faktet dëshmojnë qartë se integrimi, me të mirat dhe të metat e tij është meritë gjithëpërfshirëse e popullit, shoqërisë shqiptare dhe e klasës politike dhe jo e një apo disa liderëve. Konkretisht, në Qershor 1991 ishin PPSH-ja e sapokthyer në PS dhe PD-ja që realizuan anëtarësimin tonë në OSBE; më 1995, ishte PD-ja e cila me konsensusin e PS-së së atëhershme na anëtarësoi në Këshillin e Europës.
Në vitin 1999, kur në pushtet ishte PS-ja me Nanon, Metën dhe Majkon më shumë për meritë të luftës çlirimtare të Kosovës, BE-ja na përfshiu në Procesin e Stabilizim – Asociimit. Po ashtu, gjatë kohës kur në pushtet ishin socialistët u zhvilluan dhe përfunduan bisedimet për atë Marrëveshje. Por ishte po PS-ja që e vonoi 2 vjet atë proces për shkak të grindjeve të brendshme dhe luftës për pushtet. Ndaj, edhe pse ajo Marrëveshje ishte gati për nënshkrim, për shkak të korrupsionit në rritje, BE-ja nuk pati besim te PS-ja dhe e shtyu nënshkrimin e saj për në Qershor 2006, mbasi u rikthye në pushtet PD-ja dhe Berisha. Ishte ky i fundit që në Prill 2009 dorëzoi në Pragë kërkesën zyrtare të anëtarësimit në BE. Po në Prill 2009, kur pushtetin e kishte PD-ja dhe me konsensusin e PS-së, Shqipëria u pranua në NATO, e cila mbetet arritja më e madhe e të gjithë kohrave. Gjithsesi, këto nuk ishin merita të njerit dhe tjetrit, por të sistemit dhe vullnetit popullor.
Më tej, ndonëse Brukseli ishte gati të na jepte statusin kandidat për në BE në vitin 2011-2012, PS-ja dhe Rama kundërshtuan për si të thuash “ mustaqet e Çelos”, duke e vonuar edhe dy vite të tjera statusin e kandidatit. Ndërsa në Qershor 2013, pas fitores së tyre, socialistët dhe Rama e shtynë “me lezet“ këtë status për në Qershor 2014, vetëm e vetëm që të mos njihej si meritë e PD-së dhe e Berishës!
Dhe prapë, Rama, ky demek “flamurtar dhe garant i vetëm“ i integrimit na mbajti në ankth 10 vite tëtjera për shkak të difekteve dhe deficiteve demokratike, problemeve me Greqinë, etj derisa negociatat e anëtarësimit u çelën në tetor 2024.
Sa për “ rekordin” e çeljes së 6 grupkapitujve brenda 15 muajve, kjo është e vërtetë. Por, që të jemi realistë, siç e kanë konfirmuar Komisioni dhe Këshilli Europian, kjo nuk ishte për meritë të reformave dhe ca më pak të lidershipit tonë politik, por kryesisht për shkak të domosdoshmërisë gjeopolitike. Dihet se 10 vitet e fundit, BE-ja e kishte lënë zgjerimin mënjanë për shkak të lodhjes deri në alergji në vendet e saj dhe të mungesës së rezultateve nga vendet kandidate. Pa dyshim që aktori dhe faktori kryesor që e detyroi BE-në t’i rikthehej Zgjerimit dhe ridimensionimit të tij ishte agresioni rus kundër Ukrainës dhe rreziqet e tij për rajonin. Këtë të vërtetë e ka pohuar me ironi edhe vetë Rama kur në disa raste ka “ përgëzuar” Putinin se falë agresionit të tij, BE-ja “ u zgjua” dhe e përshpejtoi këtë proces.
Nga ana tjetër, anëtarësimi në BE nuk është thjesht hapje dhe mbyllje kapitujsh. Ajo është ana teknike që i takon kryesisht Komisionit Europian. Ndërsa ana politike lidhet me zbatimin e reformave, sidomos me shtetin e të drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Pikërisht këtu vazhdon të çalojë politika jone nën drejtimin e PS-së dhe Ramës. Ajo është problemi dhe pengesa jonë kryesore për objektivin madhor “Shqipëria në BE 2030“. Mirëpo, pa përparim në këto fusha, as që mund të mendohet ky anëtarësim, sikur edhe 100 vjet të jetë Rama Kryeministër. Këtë e bëri të qartë në Samitin e Procesit të Berlinit edhe Kancelari gjerman Merz, kur theksoi se suksesi do të vijë nga brenda jush, nga reformat dhe meritat në zbatimin e tyre. Gjeopolitika natyrisht ndihmon dhe lehëson punën, por përcaktuese mbeten reformat, dialogu me opozitën dhe grupet sociale, ku qeveria dhe vetë Rama janë kundrapedal, duke ngritur blloqe të reja penguese.
Nga ana tjetër, vendimi më i fundit i Këshillit të BE-së, krahas bonusve dhe stimujve materialë dhe financiarë kur reformat përparojnë bën fjalë kryesisht për anëtarësim gjysmak, ekonomik, me kushte dhe “bishta“, pa veto dhe votë, pa komisionerë, prame “figurë por pa zë“, me klauzola mbrojtëse deri në 15 vite. Këto janë fakte te reja që e përgënjeshtrojnë Ramën si lider i pashmangshëm për në BE.
Ca më keq akoma, këto muajt e fundit pas shpërthimit të protestave paqësore popullore që po kthehen në revoltë kundër rregjimit të tij vërtet anti – popullor, jo vetëm kancelaritë, por gjithë bota po sheh fytyrën e vërtetë të Ramës, që edhe për anëtarësimin në BE po kthehet në pjesë mëkatare dhe jo në zgjidhje reale të problemit. Protestat tona qytetare model dhe unikale edhe në Europë ia kanë çjerrë maskën, ia kanë shembur fasadën dhe ia kanë hequr zmalton kallajit të butaforisë së tij propagandistike. Çdo ditë që kalon po shihet qartë se populli jo vetëm nuk e do më, por ai e urren atë për vdekje. As mandati i tij i katërt vjel(l)ur në Maj 2021 me plot truke dhe hile të njohura botërisht nuk mund të shërbejë më si tapi dhe gjethe fiku për arrogancën e pushtetit, mungesën totale të përgjegjësisë dhe mosqeverisjes. Ca më keq akoma se Rama nuk i ve fare fre gjuhës së drunjtë politike, siç bëjnë kolegët e tij europianë. Ndryshe nga kryeministrat e tjerë që e matin çdo fjalë që të mos kalojnë “sinoret“ Rama çirret dhe sillet më keq se një monark absolut, që i pyesnin këshilltarët. Ndërsa Rama “vetë Zot dhe vetë Shkop“!
Ndaj pengesë për ne për në BE nuk janë protestat dhe protestuesit, por Rama me qeverinë, me të 77 ministrat e tij në detyrë dhe të shkarkuar, me qindra drejtorë, me afera dhe skandale ulëriëse që janë nën hetim dhe të tjera që priten të fillojnë.
Ndërkohë, tani që edhe strategjia e re e Zgjerimit u miratua, përparimi drejt anëtarësimit nuk do të bëhet aforfe dhe ca më pak se Kryeministër është ende Edi Rama, por vetëm duke zbatuar “një për një” kriteret e njohura të Kopenhagenit të vitit 1993, detyrat e reja dhe të shumta të shtëpisë që na ka lënë Brukseli; me theks të veçantë te sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë, krimit dhe korrupsionit. Pikërisht këtu po na “has sharra në gozhdë” mbasi sidomos Kapitujt 23/24 që për Brukselin janë “thelbi” demokratik, për Tiranën janë pika më e dobët ose “Thembra e Akilit”! Se aty janë problemet/pengesat më të mëdha, të cilat në vend që të zbuteshin dhe pakësoheshin janë shtuar e janë bërë më të mprehta me dosjet e njohura ulëritëse për BE-në. Dhe aty, ashtu siç e theksoi në vizitën e saj në Tiranë më 30 Shtator, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Kancelari Merz ne Budva më 22 Tetor BE-ja nuk të fal, sado gjatë të qëndrojë Rama Kryeministër!
Përfundimisht, në këtë fushë Rama do të mbahet mend si shakaxhiu i integrimit; kur në takime dhe samite të ndryshme zbaviste të pranishmit me batuta, gallata, me martesa me Brukselin, me krushq dhe dhëndurë që prisnin nusen dhe të tjera shaka bajate dhe broçkulla si këto. Padyshim fundi i tij i turpshëm në humnerën politike si një lider joeuropian do të mbetet edhe menaxhimi mjeran i protestave në muajt e fundit. Aq sa byrosistët e dikurshëm na duken “lule“ krahasuar me Ramën, Ballukun&co, se Rama Ramiz Alisë “nuk i vjen as te thoi“. Për pasojë, nga shakaxhi i dikurshëm, tani Rama mund të quhet Edi Drama i integrimit europian. Ndaj, kur disa, qoftë edhe në Bruksel ende besojnë se Shqipëria do të hyjë në BE me Edi Ramën, shumica, duke filluar nga gjermanët thonë me mirësjellje “Nein, Danke”! ( Jo faleminderit) Ja pse, sidomos tani, pas rënies së “vëllait“ të tij në Beograd, një ogur tjetër ters për të, Rama bën mirë të merret me fatin e vet të zi politik dhe jo me BE-në. A e patë se si liderët e saj nxituan të përgëzojnë Lëvizjen Studentore, fituesen historike të zgjedhjeve në Beograd, duke e harruar Vuçiçin e tyre dhe shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e bashkëpunimit me ta. Doemos, se Vuçiç sot dhe Rama nesër i takojnë të kaluarës anti-europiane dështake dhe kriminale.
Nga këndvështrimi i marrëdhënieve ndërshqiptare, deklaratat e përfaqësuesve politikë kërkojnë përgjegjësi, maturi dhe respekt të ndërsjellë.
Në jetën politike të një vendi demokratik, liria e shprehjes dhe e drejta për të kundërshtuar qëndrimet e të tjerëve janë pjesë thelbësore e debatit publik. Megjithatë, kur shprehja politike vjen nga përfaqësues të institucioneve shtetërore, ajo fiton një peshë të veçantë dhe shoqërohet me një përgjegjësi që shkon përtej mendimit individual.
Në këtë kontekst duhet trajtuar edhe deklarata e deputetit socialist Ulsi Manja, i cili, duke komentuar pjesëmarrjen e qytetarëve nga Kosova në protestat e Tiranës, përdori një shprehje përçmuese, duke e cilësuar këtë veprim si «hajvanllëk». Një formulim i tillë, pavarësisht qëllimit politik që mund ta ketë motivuar, ngre pikëpyetje të rëndësishme mbi standardin e komunikimit publik dhe mënyrën se si trajtohen çështjet që prekin marrëdhëniet mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.
Çështja nuk qëndron te e drejta e një politikani për të kundërshtuar një protestë, as te mundësia për të vënë në diskutim motivet e pjesëmarrësve të saj. Këto janë pjesë legjitime të debatit demokratik. Çështja qëndron te mënyra se si artikulohet kundërshtimi dhe te kufiri që duhet të ndajë kritikën politike nga gjuha përçmuese.
Sovraniteti shtetëror dhe respekti i ndërsjellë
Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të veçanta, me institucione, përgjegjësi dhe procese politike të pavarura. Respektimi i sovranitetit të tyre është parim themelor i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Asnjëra palë nuk duhet të pretendojë të diktojë zhvillimet politike të tjetrës.
Megjithatë, veçantia shtetërore nuk i zbeh lidhjet historike, kulturore dhe kombëtare që bashkojnë shqiptarët. Këto lidhje nuk nënkuptojnë pajtim të detyrueshëm politik dhe as mbështetje automatike për qeveritë përkatëse. Ato krijojnë, përkundrazi, një përgjegjësi të përbashkët për ta ruajtur komunikimin brenda një kulture respekti.
Në këtë kuptim, është legjitime të shtrohet pyetja nëse pjesëmarrja e qytetarëve nga Kosova në një protestë politike në Tiranë është e arsyeshme, çfarë motivesh kanë pasur ata dhe nëse ka pasur përfshirje të organizuar partiake. Por përgjigjet duhet të kërkohen përmes argumenteve dhe fakteve konkrete, jo përmes përgjithësimeve ose etiketimit përçmues.
Sovraniteti i Shqipërisë nuk vihet në diskutim duke respektuar dinjitetin e qytetarëve të Kosovës. Përkundrazi, respekti i ndërsjellë është një prej parakushteve për marrëdhënie të qëndrueshme ndërmjet dy shteteve.
Protesta si shprehje e qëndrimit qytetar
Në një rend demokratik, protesta paqësore është një formë e shprehjes së pakënaqësisë dhe e kërkesës për përgjegjësi politike. Ajo nuk duhet barazuar automatikisht me armiqësi ndaj shtetit, ashtu siç kritika ndaj një qeverie nuk duhet interpretuar domosdoshmërisht si kundërshtim ndaj vendit.
Natyrisht, çdo protestë mund të shqyrtohet për motivet, organizimin, mënyrën e zhvillimit dhe interesat politike që mund të qëndrojnë pas saj. Nëse ekzistojnë dyshime për organizim të koordinuar, ndërhyrje të jashtme ose veprime të paligjshme, ato duhet të mbështeten në prova dhe të trajtohen sipas procedurave përkatëse.
Por origjina e protestuesve, e marrë veçmas, nuk mjafton për të përcaktuar qëllimet e tyre apo për të vënë në dyshim legjitimitetin e çdo forme të shprehjes së tyre qytetare.
Prandaj, një debat serioz mbi pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Kosova në protestat e Tiranës do të duhej të përqendrohej te faktet, përgjegjësitë dhe parimet demokratike, duke shmangur gjuhën që mund ta zhvendosë diskutimin nga çështja konkrete drejt një përplasjeje emocionale e identitare.
Përgjegjësia e gjuhës politike
Përfaqësuesit politikë kanë të drejtë të shprehin qëndrime të forta dhe të kritikojnë ashpër veprimet që i konsiderojnë të papërgjegjshme. Megjithatë, pozita publike kërkon edhe vetëpërmbajtje, sidomos kur deklaratat prekin qytetarë të një vendi me të cilin ekzistojnë lidhje të veçanta historike dhe marrëdhënie të rëndësishme politike.
Përdorimi i termave përçmues mund të krijojë një perceptim të panevojshëm të përjashtimit dhe të lëndojë ndjenjat e qytetarëve, pa e zgjidhur çështjen që pretendohet të trajtohet.
Në rastin konkret, deklarata e Ulsi Manjës mund të kritikohet pikërisht për këtë arsye: jo sepse një deputet duhet të pajtohet me protestuesit, por sepse kundërshtimi politik mund të shprehet me një gjuhë më institucionale, më të matur dhe më të argumentuar.
Një formulim që thekson sovranitetin e Shqipërisë, kundërshton ndërhyrjen e mundshme në proceset e saj politike dhe kërkon transparencë mbi motivet e protestuesve do të ishte më i përshtatshëm për një përfaqësues parlamentar. Një qasje e tillë do ta ruante thelbin e argumentit politik pa krijuar tensione të panevojshme në marrëdhëniet ndërshqiptare.
Marrëdhëniet Shqipëri–Kosovë përtej dallimeve politike
Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës janë më të gjera sesa raportet ndërmjet qeverive të radhës. Ato mbështeten në lidhje shoqërore, kulturore, ekonomike dhe historike, të cilat nuk duhet të reduktohen në pajtimin apo mospajtimin me një politikan të caktuar.
Pikërisht për këtë arsye, debatet politike duhet të zhvillohen me vetëdijen se fjalët e përdorura në Tiranë dëgjohen edhe në Prishtinë, ashtu siç qëndrimet politike të shprehura në Kosovë mund të ndikojnë në perceptimet publike në Shqipëri.
Kjo nuk nënkupton se kritika duhet shmangur për hir të unitetit kombëtar. Përkundrazi, një marrëdhënie e shëndetshme ndërmjet dy shoqërive kërkon mundësinë për të kundërshtuar, për të debatuar dhe për të shprehur mospajtime pa cenuar dinjitetin e tjetrit.
Uniteti nuk është uniformitet politik. Ai nuk kërkon që shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë të mbështesin të njëjtat parti, të njëjtat qeveri apo të njëjtat qëndrime. Ai kërkon që dallimet të trajtohen me maturi dhe që asnjëra palë të mos e konsiderojë tjetrën më pak të denjë për respekt për shkak të bindjeve politike.
Përfundim: Më shumë argumente, më pak etiketime
Deklarata e Ulsi Manjës duhet të shërbejë si rast për të reflektuar mbi standardet e komunikimit politik dhe mbi përgjegjësinë që mbartin përfaqësuesit publikë kur flasin për qytetarët e Kosovës.
Është legjitime të diskutohet nëse pjesëmarrja e qytetarëve nga një shtet në protestat politike të një shteti tjetër është e përshtatshme, cilat janë motivet e tyre dhe nëse ekziston ndonjë organizim partiak. Por këto çështje kërkojnë argumente, fakte dhe gjykim të matur, jo gjuhë përçmuese.
Mbrojtja e sovranitetit shtetëror dhe respektimi i dinjitetit njerëzor nuk janë qëllime që përjashtojnë njëra-tjetrën. Ato mund dhe duhet të bashkëjetojnë në çdo shoqëri demokratike dhe në çdo marrëdhënie të shëndetshme ndërmjet shteteve.
Për një marrëdhënie të qëndrueshme Shqipëri–Kosovë nevojiten institucione të përgjegjshme, komunikim i matur dhe gatishmëri për të trajtuar mospajtimet pa i shndërruar ato në përplasje identitare.
Në fund, standardi i një përfaqësuesi politik nuk matet vetëm nga ajo që kundërshton, por edhe nga mënyra se si e shpreh kundërshtimin.
Kritika politike është pjesë e demokracisë; përçmimi nuk është kusht i saj.
Ky duhet të jetë standardi i komunikimit publik në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ku marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve kërkojnë jo pajtim të detyrueshëm, por respekt të ndërsjellë.
Vendi i Lekës,28.10.2026
Bregu i Diellit – bregu i pavdekësisë- Nga ARIF EJUPI
JETA NUK MERRET NË EMËR TË MOSBESIMIT DHE URREJTJES- Nga ARIF EJUPI
Idealist e guximtar- Nga ARIF EJUPI
Një prej themeluesve të Akademisë së Shkencave, Luan Omari, i biri i Bahri Omarit, ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare
Peter Lang boton studimin e ri të historianit Romeo Gurakuqi mbi mbijetesën dhe rindërtimin e shtetit shqiptar pas Luftës së Parë Botërore
HOROSKOPI I MUAJIT NËNTOR 2026
Demokratët marrin kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit
Këndi i humorit: Ia sjell mendjen vërdallë babait
Aforizmi i ditës- 4 nëntor 2026
HOROSKOPI E MËRKURË 4 NËNTOR 2026
Çfarë jete kjo e avokatit! Nga Av Dorian Matlija
Kush spiunonte kë? Hungaria hap nesër më 4 Nëntor 2026 dosjet sekrete të komunizmit pas 37 vitesh
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet