VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kushurijtë e Hoxhës, Kapos, Gradecit, etj. janë sot gurutë e partive kryesore politike shqiptare – Nga SHABAN MURATI

By | January 25, 2021
blank

Komentet

blank

AUTONOMIA E VERIUT DHE ASOCIACIONI, SYNIMI I SERBISË! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
                                                        – V i j i m –

 II. Shtrohet pyetja, kush po e dëshiron ndarjen e Kosovës, përveç Serbisë?

     Bazuar në Kushtetutën e Serbisë, Kosovën e konsideron pjesë integrale të shtetit serb! Por, kjo ëndërr, tashmë, ka perënduar dhe nuk ka kthim prapa. Realisht, qëllimi i Serbisë është sigurimi i Autonomisë, për Veriun e Mitrovicës, rrjedhimisht, për serbët lokal të Kosovës, si edhe eksterritorin, për kishat e shumta serbe në Kosovë, përfshi këtu edhe të disa syrësh, të ndërtuara pas suprimimit të Autonimisë të Kosovës, të vitit 1974!
    Në përgjithësi, për pjesën më të madhe të kishave, Serbia ka marrë edhe aprovimin e Qendra të Vendosjes ndërkombëtare, për të cilat Hashim Thaçi ka nënshkruar. Dhe, Gjykata Kushtetuese e Parlamenti i Kosovës i kanë ratifikuar! Pra, lufta është për Autonominë. Për ta imponuar ate, Serbia, duke përfituar nga dy nënshkrimet, përkatësisht, Thaçi më 2013 dhe Mustafa 2015, për asociacionin, që e bënë Serbinë hisedare të sundimit të Kosovës!
     Për ndarjen e Kosovës, Serbinë e mbështesin aleatët e saj të shumtë. Por, një ndihmë, jo të pakët, i ka dhënë Hashim Thaçi, qoftë në cilësinë e kryeministrit, qoftë në cilësinë e prasidentit. Për më tepër, ka lobuar, duke paguar edhe lobimin. Ky lobim depërtoi deri në administratën e presidentit Donald Trump.
     Pas letrës historike, gadi protestë, peticion, që i dërguan atij, një grup intelektualësh, akademikë dhe personalitete e zyrtarë amerikanë, për presionin e padrejtë, që i bëhet Kosovës, për dialogun Kosovë-Serbi, preseidenti Trump e denoncoi dhe shkarkoi zyrtarin e lartë John Bolton, me akuzën se punonte, fshehurazi, për ndarjen e Kosovës. Por, ai nuk ishte i vetëm.
     Për çudë, nëpërmjet të mbrojtes të Hashimit, nga Gjykata Speciale e Hagës, edhe Lobe, Shoqata, Klube, personalitete shqiptare u përfshinë, në mënyrë idirekte, në realizimin e projektit të Thaçit! Ndoshta, jo të vetëdijshëm se po realizonin të keqen e madhe për Kosovën, me elemente të bollshme të tradhtisë.
     Zhurmimet e brendshme, të disa partive e partizave, nën slloganin e bashkimit me Shqipërinë, bashkimin kombëtar, ende pa u konsolidua Kosova-shtet, ishin hiç më pak, se sa logjistikë e Serbisë, për ndarjen e Kosovës. Fillimisht, Kurti e bëri normë agjituese bashkimin me Shqipërinë. Por, fatmirësisht, e kuptoi se në kushtet aktuale, kjo tezë i shërbente Serbisë dhe miqëve të saj ndërkombëtarë, duke alarmuar krijimin e Shqipërisë së Madhe.
     Klinakët me LKÇK e tyre, separate e LPK-së, me tezen e bashkimit kombëtar; Valon Murati me “Lëvizjen për Bashjim”, ishin dhe mbetën infrastrukturë serbe, për ndarje të Kosovës. Njerëz publikë si Skënder Hyseni, Lutfi Hazir, BlerimShala, me analistë e banalistë të tjerë, hapur mbronin idenë, se “për të marrë njohjen e Serbisë, duhet dhënë diçka asaj!”
      “Xhevahire” të tilla i dëgjonte dhe i dosonte Serbia dhe miqtë e saj. Dhe, dërgonin mesazhin se pala kosovare, është e gatshme edhe “për kompromise të dhimbshme”, pra ndarjen e Kosovës. Veçse duhet shtuar doza e presionit nga Serbia dhe ndërkombëtarët”. Dhe, këtë janë duke e bërë aktualisht!
       Shtetet mike të Serbisë, mbështesin ndarjen e Kosovës
 III. Serbia nuk është e vetme, në synimet e saj, për të zhvatur sa më shumë  territore nga Kosova. Ajo përdorë kartën e Rusisë, si presion ndaj Amerikës dhe Evropës. Me këtë taktikë, ajo “kullotë” në të dy anët. Kina, motra e madhe e Enverit, kujtoni “vëllezrit kinezë e miqtë kosovarë”, në vitet `70-a, gjithnjë e gatshme dhe e dakorduar me Serbinë.
     Shtetet sllave të Evropës Lindore, përfshi edhe Çekinë e Havelit, mikut të madh të Dr. Rugovës dhe të Kosovës, por, tani, e rënë në dorë, të një presidenti sllavist, batakçi, i cili i kërkonë falje Serbisë, për bombardimet nga NATO-pakti.
     Edhe shtetet e Quintit kanë laramani pikëpamjesh. Dominojnë slloganet: “Kompromiset kërkojnë vendime të guximsme, ndonjëherë edhe të dhimbshme; ne mbështesim marrëveshjet, për të cilat palët dakordohen!”
     Përgjatë luftës, Anglia ishte aleati më i zëshëm dhe besnik i SHBA, për çështjen e Kosovës, fort i përkushtuar për çlirimin e saj, qoftë edhe me ndërhyrje tokësore, rast i rrallë për forcat e NATO-s, të cilat, paraprakisht, preferojnë tokën e djegur. Por, shtetarë të djeshëm britanikë, miq të Kosovës, sot këshillojnë shtetarët serbë! “Loja” me Veriun e Mitrovicës, vë në dyshim sinqeritetin, dashamirësinë e Francës.
     Gjermania e Merkelit, ka qenë dhe vazhdon të jetë fort e angazhuar për Kosovën. Ajo denoncoi dhe pengoi planin e shkëmbimit të territoreve, si kamuflim i ndarjes të saj, me arsyetimin logjik, se do të kishte efekte zinxhirore në Ballkan e përtej.
     Kancelarja Merkel, duket se është mirë e informuar, për Ballkanin në përgjthësi, dhe për Kosovën, në veçanti. Ajo, për shumë vite me radhë, konsultohet me drejtorin për Ballkanin, ish-deputetin e CDU, Stefan Schvarz, i cili, për më shumë se tri dekada, ka pununar në këtë sektor. Ai është mik i Kancelarës, njëherësh, edhe mik i madh, i pahile, i sinqertë i Kosovës.
     Pritshmëria e përmbylljes të karrierës poltike, të Kancelarës Merkel, është shqetësues për Kosovën. Kujtoni një kancelar të SPD, si Schröder, i cili, edhe pse fitoi mandatin e dytë, madje, e festoi atë, Amerika nuk e pranoi, për rrjedhojë e dorëzoi mandatin e Kancelarit, për arsye të flirtimit të tij me Rusinë. Ai, edhe disa vite, pas shpalljes të pavarësisë të Kosovës, deklaronte se “kurrë nuk kam qenë, për pavarësinë e Kosovës!” Prandaj, fillimi i dialogut është mirë të bëhet menjëherë, madje, të intensifikohet, për çka bënë thirrje, madje, të përsëritur, edhe zyrtari i lartë i Merkelit, Peter Stano.
     Edhe SHBA mbështesin dialogun, duke i djegur ato proritetet e renditura, nga kryeminstri Kurti. Shqetësues është termi “kompromise”, i përmendur në letrën e presidentit Joe Biden. Por, lë të shpresojmë të mos bëhet fjalë për territore e Asociacionin.
     Të relaksuar dhe fjalë miradije, kishin për njëri-tjetrin, Palmer e Lajçak. Por, me t`u ndarë, Lajçak bëri një deklaratë hiç diplomatike dhe jo fort fisnike, që nënkupton se “unë, BE-ja, përkujdeset për dialogun dhe jo Amerika”. Realisht, këtë e pohoi edhe Palmer, por, duke “lënë vegzën” lidhëse “të përcjelljes së dialogut” Kosovë-Serbi.
       Hekurudha Nish-Prishtinë-Durrës, jetike për shqiptarët
     Bënë përshtypje nënvleftësimi, i përtokshëm, i Marrëveshjes të Washingtoni nga Lajçak, deri në mohimin e saj! Vërtet, ajo Marrëveshje është e karakterit ekonomik, që zyrtari-koordinator i presidentit Trump, Grenell, premtonte mbështetjen e madhe financiare të SHBA, për Kosovën dhe Serbinë. Pozitive ishin Autostrada Durrës-Nish. Shumë zhurmë u bë për këtë rrugë, “për lëshimin që po i bënë  Shqipëria dhe Kosova Serbisë!” Por, nga shtrirja e rrjetit rrugor, ndërmjet shteteve, askush nuk ka humbje. Përkundrazi.
     Ndërsa projekti për ndërtimin e hekurudhës, që lidhë Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë, deri në detin Adriatik, të cilën e parasheh Marrëveshja e Washingtonit, e pranuar edhe nga presidenti Biden, është e një rëndësie të veçantë, për shqiptarët e kudondodhur. Vetëm zyrtarët horrakë, që shpërfillin hallet, nevojat e popullit, ngaqë vetë udhtojnë me fluturake dhe para të shtetit, nuk e marrin seriozisht, nuk merakosen, për këtë linjë hekurudhore, e cila lidhë Kosovën, si dikur, me botën, tani, për herë rë parë, do ta lidhte edhe Shqipërinë.
      Janë miliarda euro shpenzime në vit, me fluturime e vetura. Por, edhe  stërmundimet e familjarëve mërgimtarë, janë të shumëfishta. Koalicioni qeverisës aktual, ua ka borxh mërgimtarëve, për mbështetjen e dhënë atij dhe shpresat që kanë, për Qeverinë Kurti, ta realizojnë këtë projekt madhor, i cili është më pak i kushtueshëm, se sa një auto-rrugë.
     Ka një paqartësi për minishengenin, me primat Serbinë dhe Liqenin e Ujëmanit, që kamuflohet me një lloj “fizibiliteti” dhe shrytëzimin dy palësh, Kosovë-Serbi, kur dihet se përqindja e sipërfaqës është minore, jashtë kufirit të Kosovës!
      Dialogu me shtetarë e pushtetarë të pashantazhueshëm
     Nga kjo ekspoze, rezulton se Kosova ka pak miq, që e mbështesin në dialogun e paanshëm, si palë e barabartë, në bisedimet me Serbinë. Por, duhet ngushëlluar, se miqtë tanë janë të fortë dhe cilësorë, -miq për kokë-, siç janë Amerika dhe Gjermania. Edhe Austria dhe Hungaria, njihen për miqësi tradicionale, që nga shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë. Shqiptarët, sikur nuk e vlerësojnë, në masën e duhur, kontributin e Hungarisë, edhe pse ajo ishte perandori e përbashkët me Austrinë, në kontributin enorme, të dhënë, për bërjen e shtetit shqiptar!
     Shqiptarët i gëzohen reflektimit të kryeministrit Kurti dhe përshtatjes së tij, me mundësitë reale të Kosovës, për të zgjidhur disa çështje akute, në mes tyre, edhe dialogun, kaq shumë të përfolur.
     Ekipi, aktual, drejtues i shtetit dhe të pushtetit, që nga koha e Presidentit Rugova, kurrë nuk ka qenë më i sigurtë, serioz e dinjitoz, sa është sot. Një presidente, si Vjosë Osmani, e cila, për flalën, besën e dhënë popullit të saj, e gatshme të sakrifikohet në çdo kohë, edhe e vetme, në përballje me klanorët e partisë të saj, i mundi ata dhe të gjithë lukuninë PAN-iste; një kryeparlamentar, si Glauk Konjufca, i paanshëm, i qetë, i drejtëpeshuar, me arsyeshmëri ideale; një kryeministër, si Albin Kurti, i përkushtuar, për luftimin e krimit dhe të hajnisë zyrtare, “hazërxhevap”, me oratorinë-sintezë, si latinët e hershëm, qoftë edhe në gjumin e parë; një kryediplomate, si Donikë Gërvalla, me stazh veprimtarie atdhetare 30-vjeçare, me përgaditje supreme intelektuale, me personalitet dhe integritet të lartë, trimoshe, që të vërtetën e ka parim, qoftë edhe atëherë, kur mund t`ia vulosë jetën, e ekuilibruar dhe unike.

Rrjedhimisht, bërësit e dialogut të sotëm, ndryshojnë, madje, tërësisht, nga dialoguesit e djeshëm. Kujtoni Editën me shokë, “sa herë kthehet nga Brukseli, një gjëmë sjell për Kosovën”, – shkruante, zemërplasur, atëbotë, gazetari, publicisti dhe analisti i mirënjohur, Bajrush Morina, i cili, duke qenë në mërgimin e largët, sot, po i mungon Kosovës.

blank

Shqipëria në KS ka shans historik për demaskimin e kolonializmit sllav në tokat shqiptare në Ballkan – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

   *** Nëse Shqipëria si anëtare e përkohshme e KS-së së Kombeve të Bashkuara me mandat 2-vjeçar (duke filluar nga 1 janari 2022)  e shtron këtë “temë” për debat në KS dhe në AP të OKB-së, atëherë kemi arsye të shpresojmë  se, do vijnë ditë më të mira për realizimin e së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve të kolonizuar në Ballkan (1878-2021).

 

*** Shqipëria nuk ka nevojë ta mbështetë Dialogun e Bruskelit (2011-2021) as në Tiranë, as në Bruksel, sepse ai, tanimë është i dështuar,  por duhet të angazhohet, që atë ta rivendosë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në East River të Nju-Jorkut.

 

Siç jemi në dijeni, më 11 qershor 2021, Organizata e Kombeve të Bashkuara  në Nju-Jork zgjodhi  pesë anëtare të përkohshme në Këshillin e Sigurimit: “Shqipëria, Brazili, Emiratet e Bashkuara Arabe, Ganën dhe Gabonin. Mandati i tyre, do të fillojë më 1 janar 2022 dhe do të zgjatë dy vjet.  Këto  do t’u bashkohen SHBA-së, Britanisë së Madhe, Kinës, Rusisë dhe Francës (anëtare me status të përhershëm në KS) dhe pesë shteteve të tjera me status të përkohshëm në KS të OKB-së (Meksika,Norvegjia, Kenia, India, Irlanda)”.

Pas pranimit si anëtare  e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (2021-2022), Shqipëria ka shansin historik, që të rindërkombëtarizojë çështjen e pazgjidhur koloniale të shqiptarëve në Ballkan (nën Serbi, nën Mal të Zi, nën Greqi dhe nën Maqedoninë Veriore).

Kjo është hera e parë në historinë e politikës dhe të diplomacisë së Shqipërisë, që pritet se  politika e jashtme dhe diplomacia e saj, do të angazhohen  dhe do të kontribuojnë në zgjdhjen e çështjeve të paqes dhe të sigurisë së ndërkombëtare me karakter global, siç janë : luftimi i terrorizmit, çarmatimi, zhdukja e varfërisë, e urisë, zgjidhja e konflikteve dhe krizave të ndryshme rajonale (Lindja e Afërt, Siria ,Irani, Ukraina, Korea Veriore etj.), çarmatimi, ndërtimi i paqes së qëndrueshme, çështja e të drejtave dhe lirive të njeriut, politika ndërkombëtare mbi klimën; problemet ekonomike dhe sociale të vendeve të pazhvilluara dhe të atyre në zhvillim…etj.
Në këtë vështrim, Shqipëria, duhet të jetë zëri më i fuqishëm dhe aktiv për respektimin dhe për zbatimin e së drejtës ndërkombëtare, gjithnjë duke u mbështetur në Kartën e Kombeve të Bashkuara, si dhe në të gjitha konventat, marrëveshjet, deklaratat dhe protokollet ndërkombëtare, me theks të posaçëm në mbrojtjen dhe në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Pikërisht,në këtë konktekst, Shqipëria pikësëpari, duhet t’ia dorëzojë Asamblesë së Përgjithshme Kërkesën  e saj zyrtare për Deklonizimin e  shqiptarëve dhe të më se gjysmës së territorit të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Edhe pse Shqipëria në 30-vjetshin e fundit nuk ka luajtur ndonjë rol të rëndësishëm në OKB, kur është fjala   për shkolonizimin e shqiptarëve në Ballkan e as për pavarësimin e Kosovës, tani, zgjedhja e saj si anëtare e përkohshme e KS-së së OKB-së, do të ishte me interes për të gjithë shqiptarët, nëse politika dhe diplomacia e saj, do të përqëndroheshin në  rindërkombëtarizimin e zgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan. Ndryshe, nuk do të ketë asgjë të re për fatin e më se gjysmës së shqiptarëve të kolonizuar dhe të copëtuar, sikur këtu e 100 vjet më pare (1912-2021).

Për Shqipërinë është me interes dhe me rëndësi të madhe zgjedhja e saj si anëtare e përkohshme e KS-së të OKB-së, mbase kjo është epiqendra-zemra   diplomatike dhe politike botërore, ku shqyrtohen dhe miratohen vendime të rëndësishme  për zgjidhjen e problemeve globale. Këtu, do të dëgjohet edhe zëri i Shqipërisë krahas  pesë  anëtareve të  përhershme (Amerika, Ruisa, Kina, Britania e Madhe, Franca), si dhe 9 anëtareve të tjera me status të përkohshëm, që nuk kanë të drejtën e VETO-s. Ndaj Shqipëria, duhet ta kapitalizojë këtë shans historik, duke shtruar para bashkësisë ndërkombëtare çështjen e pazgjidhur koloniale shqiptare në Ballkan.

blank

Meqenëse shqiptarët shesin dinjitetin e tyre, nuk meritojnë as shtet, as liri dhe as siguri – Nga Aurel Dasareti*

 

Korrupsioni është një krim i neveritshëm dhe një e keqe shoqërore. Mëkati i vogël mund të falet, por jo korrupsioni. Ai duhet të dënohet dhe të shërohet. Votat e 25 prillit u vodhën, prandaj fituesi është i paligjshëm. Pozicioni i sivëllait të çetnikëve në krye të Shqipërisë, ose më saktë, mbështetës i armikut pushtues për ndarjen e Kosovës,

është rezultat i gënjeshtrave sistematike. Nëse ka një Ferr, ai me siguri do të jetë vendi ku njerëzit e kalibrit të tij do ta kalojnë përjetësinë.

***

Korrupsioni është një e keqe cilësisht e ndryshme. Veprat e pista të njeriut të korruptuar bëhen ngjitëse për shoqërinë. Korrupsioni është një rrjetë merimange që përhapet, duke imponuar bashkëpunim. Edhe nëse mendimi mbizotërues është se korrupsioni kryesisht ka të bëjë me ata që janë në pozita të ndikimit, realiteti është se korrupsioni është një e keqe shumë më e gjerë dhe se ky virus i rrezikshëm mund të prekë këdo. Është para së gjithash një mentalitet të cilit i nënshtrohemi dhe që në fund të fundit mund të identifikohet me një shthurje morale për të cilën as nuk jemi të vetëdijshëm.

Një shpirt i korruptuar nuk e sheh më mëkatin e tij, por e bën atë një mënyrë jetese, duke e ngritur në nivelin e virtytit ose të paktën të pranuar nga shoqëria.

Korrupsioni është bari i keq i kohës sonë. Sulmon politikën, ekonominë, shoqërinë. Termi i korrupsionit (në kohën që jetojmë) është një nocion global shumë i përhapur, pjesërisht falë faktit se gjithnjë e më shumë autorë po shkruajnë për këtë temë si një fushë mjaft problematike e shoqërive të sotme. Të shkruash për korrupsionin është jashtëzakonisht e rëndësishme, duke pasur parasysh se është një çështje që, për shkak të përhapjes së tij, shkel në fushat e pushtetit shtetëror, si dhe kishën-xhaminë, dhe hap shumë çështje të drejtësisë dhe demokracisë së sistemeve shtetërore në të cilat jetojmë.

Korrupsioni, një luftë e përjetshme. Qëllimi i shkrimeve është të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat jashtëzakonisht të dëmshme të korrupsionit, të tregojë se si korrupsioni shkel të gjithë sistemin e sundimit të ligjit dhe të provokojë reagime nga organet qeveritare ose zyrtarë individualë, të mëparshëm ose aktualë, në lidhje me raste specifike të korrupsionit.

***

Korrupsioni është ligësi. Kjo i bën të fuqishmit të pasur. Kjo i bën të pasurit të fuqishëm. Të jep përshtypjen se gjithçka është në shitje.

Shkatërron ndjenjën e drejtësisë dhe besimit te qeveria. U heq shpresën të varfërve dhe të pafuqishmëve. Pasi të themelohet, ajo i përket strukturave që janë të vështira për t’u shkatërruar. Viktimat e saj nuk janë menjëherë të dukshme, por dëmin që krijon në ekonomi, politikë dhe shoqëri, ne të gjithë e paguajmë. Nuk ka periudhë dhe asnjë vend në të cilin nuk ka ndonjë incident ose rast korrupsioni, por ajo që është e rrezikshme është të justifikojmë pasivitetin (indiferencën) tonë si qytetarë ose të kërkojmë shpjegime për pamjen e saj krejtësisht të re në trashëgiminë e sistemeve të kaluara.

Në fakt, ne nuk duhet ta interpretojmë korrupsionin si një lloj devijimi nga normaliteti, sepse mjerisht ky është sistemi në vendin tonë. Pra, ai është gjithashtu një sistem në Shqipëri, Kosovë (nuk mendoj për qeverinë aktuale), FYROM, dhe nuk duhet të gjykohet nga titujt aktualë, numri i rasteve, por nga fakti që ai është i degëzuar dhe i lidhur me institucionet e sistemit, partitë politike, ose më shpesh, grupet e interesit, administratë e shpërbërë ose joefikase, gjyqësor i keq, rendi ligjor (juridik). Korrupsioni është kryesisht një sistem i pranuar te ne, pasi jemi kokëmish dhe nuk meritojmë as mirëqenie, as shtet, as liri, dhe as siguri.  

Gjatë gjithë historisë nuk kemi pas unitet, prandaj kemi lejuar të na shtypin armiqtë e jashtëm që kanë hyrë brenda trojeve tona, ndërsa ne, deri më tani nuk kemi përfunduar vrasjen e njëri-tjetrit. Kokëmish! Dhe, këtu jemi përballur me një të vërtetë dhe përvojë të madhe të turpshme që, pavarësisht nga fakti se korrupsioni njihet si një element i rëndësishëm i amullisë në zhvillimin ekonomik dhe një problem në sistemin politik, për më tepër në kolapsin e shoqërisë, ne nuk arritëm të bënim asgjë për t`i zgjuar dhe inkurajuar njerëzit (shumë prej tyre frikacak që vuajnë nga kompleksi inferior në raport me armiqtë pushtues, dhe jo vetëm) ose për të menduar se diçka me të vërtetë efektive mund të bëhej. Njerëzit nuk janë vetëm skeptikë, por ata janë lodhur nga premtimet e mëdha dhe rezultatet e vogla.

Njerëzit që nuk u fshehën, por e konsideruan normale të tregonin “mirëkuptim” për korrupsionin, depërtuan në skenën publike: nga manipulimi i rezultateve të sistemeve zgjedhore, në pozicione mbi ligjin në ndërtime të paligjshme, uzurpimin e pronave shoqërore (sidomos bregdetit), nga përbuzja e ligjit për të injoruar detyrat morale. Arrogantë dhe me një mungesë të dukshme jo vetëm të moralit, por edhe të njohurive elementare (analfabetë kronik me diploma false), pafytyrësisë dhe tradhtarë shpirtskllav.

Në një demokraci, injoranca arrogante zakonisht paguhet nga humbja e besimit, popullariteti apo edhe humbja e pushtetit, por shumë njerëz në skenën publike shqipfolëse duan të llomotitin, edhe nëse negativisht, kështu që ata e kthejnë skenën publike në cirke mediatike. Publiku kthehet/konvertohet në një turmë spektatorësh që shkojnë rregullisht në teatër për të parë shfaqjet “artistike” e të pavlera të kopilëve të njëjtë dhe, madje edhe pse të pakënaqur me atë që panë dhe paratë që i dhanë kot, duartrokasin si të çmendur, secili duke lavdëruar “artistin” e tij të preferuar: publik cinik dhe pasiv, i mbushur me zhgënjim, tru-shpëlarë, i hutuar e i çorientuar. Studimi i korrupsionit tregon një lidhje të fortë midis korrupsionit dhe mungesës së investimeve, investimeve të huaja dhe politikës ekonomike sistematike. Ato tregojnë se Shqipëria, Kosova dhe pjesët e FYROM-it arbëror, mbeten shumë prapa konkurrentëve të saj ekonomikë, pasi korrupsioni është gjithashtu një tregues i jo-efikasitetit të autoriteteve publike. Institucionet e pushtetit ekzekutiv, vetëqeverisja lokale dhe gjyqësori duhet të lirohen nga kriteret politike të përzgjedhjes së njerëzve dhe ngritjes në detyrë, por nuk mjafton vetëm kjo, duhet gjithashtu të sigurohet përgjegjësia e tyre për të bërë punën e tyre në mënyrë të ndershme, efikase dhe profesionale. Masat ndëshkuese në vetvete nuk do të japin rezultate nëse ato nuk shoqërohen nga ndërtimi i vetëdijes publike dhe kulturës demokratike politike, edukimit etik sistematik, ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe ngritjes së arsimimit.

Na duhen fjalë të forta për të dënuar korrupsionin. Është një fenomen që kërkon vlerësim dhe gjykim serioz etik dhe ligjor, sepse është krim ndaj shoqërisë dhe vendit, shkel vlerat themelore të marrëdhënieve ndërmjet njerëzve siç janë besimi, ndershmëria, drejtësia dhe barazia, dhe rrezikon ndjeshëm barazinë, solidaritetin dhe sigurinë e qytetarëve. Korrupsioni është pra një mëkat i madh kundër të varfërve, të dobëtëve dhe të pafuqishmëve. Dhe një rrezik jashtëzakonisht i madh për të gjithë sepse e çon vendin në tatëpjetë, në vdekjen e sigurt.

***

Korrupsioni është dhënia e ryshfetit ose pranim i ryshfetit dhe në këtë mënyrë fitimi ose dhënia e një avantazhi të pahijshëm në lidhje me punën e dikujt. Korrupsioni është krim, i dënueshëm juridikisht.

Kohëzgjatja e gjobave ose madhësia e gjobave ndryshon në varësi të shtetit përkatës dhe ligjit që është shkelur. Dënimi për shkeljet e zakonshme është midis disa javësh dhe 20-50 vjet pas hekurave, me burgim të përjetshëm…

 “Është e vështirë t`i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët që ata adhurojnë” -Voltaire.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

Ja e vërteta e zgjedhjes së Shqipërisë si Anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB…. – Nga ADRIATIK DOSTI

Mos degjoni propaganden e genjeshtert te Bandes kriminale te Rames…
Dy dite me pare Shqiperia u zgjodh ne 15 vendet Antare te Keshillit te Sigurimit ne OKB…dhe kete lajm nxituan ta propagandojne e tu a shesin shqiptareve si sukses te madh te politikes se tyre PS-Rilindja e banda e tyre e vecanerisht kreu i saj Rama qe ”cuditerisht” pati serisht ne krah te propagandes se tij edhe dy Ambasadoret ”miq” te Shqiperise ose thene me shqip fare akoma dy pjestaret extra te kabinetit te tij qeveritar Kimeten e Sorecen…
Po si qendron e verteta…qe Shqiperia qe s’ka siguri per veten e qytetaret e saj na u zgjodh Antare e Keshillit te Sigurimit te OKB….
OKB u themelua qe ne vitin 1945 . [ duke zevendesuar kesisoj Lidhjen e Kombeve qe funksiononte me pare ] ..dhe ne fillim vitet 50 [ saktesisht ne 14 dhjetor te 1955 ] edhe Shqiperia u be antare e rregullt e me te drejte vote e saj…pra e United Nations…
Vite me vone ky organizem mbare boteror krijoi nje sere keshillash brenda funksionimit te vet e mes tyre edhe Keshillin e Sigurimit …
Ky keshill ka 5 antare te perhershem te tij USA, Kina,. Rusia , Franca e Britania…nderkohe qe 10 antaret e tjere perberes te tij qe plotesojne numrin 15 te Keshillit te Sigurimit te OKB [ SC -UN ] zgjidhen cdo dy vjet me sistem rrotacioni e me nje mandat te kufizuar 2 vjecar…
Per turpin tone Shqiperia ishte i vetmi vend deri me sot pra ne historine 76 vjecare te egzistences e funksionimit te OKB qe kurre asnjehere me pare nuk ishte zgjedhur e votuar per te qene antare e ketj keshilli sigurimi……
Sot OKB numeron plot 193 Antare te saj me te drejte vote…pra imagjinoni qe te gjitha keto vende ne keto 76 vjet kane qene antare te keshillit ne fjale …nisur qe nga Greqia , Rumania e Vietnami dhe Kamboxhia deri tek Salvadori ,Haiti , Afganistani, Sudani, Libia e Gana…pra nga e gjithe bota …pervec Shqiperise …qe ishte i vetmi vend Anetar i OKB te cilit kurre nuk i kishin besuar nje vend ne 15 -teshen ne fjale per shume aresye…
Ndaj llogjikisht ”ky sukses” para se te propagandohet si i tille se pari duhet konsideruar nje turp i madh per ne si komb e si vend qe askushi deri me sot ne keto 76 vjetet e fundit nuk na besoi e nuk na afroi kerkundi e per asgje…pothuajse ne asnje lloj organizmi e organizate nderkombetare…
Ne zgjedhjen me se fundi te Shqiperise ne Keshillin e Sigurimit te OKB ….si i vetmi vend mes 193 vendeve qe s’kish qene kurre ne kete perberje votuan pro saj 175 vende …14 abstenuan e 4 kundra edhe pse dikush nxitoi te thosh se keto te 4 ”nuk moren pjese” ne votim…
Ja pra kjo eshte historia e ”suksesit te madh” te zgjedhjes se Shqiperise si Antare e KS te OKB …sukses te cilin sot Rama e banda e tij perfshire edhe Ambasadoret e sojit te tij …po ju a paraqesin shqiptareve si arritje madheshtore te politikes se tyre …sidomos asaj te ”jashteme”…
Klloune te turpshem !
blank

Bërnabiq i tha Tiranës, Kosova është Serbi! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

*** Por Tirana heshti, nuk i ktheu përgjigje   “flakë për flakë” kryeministres serbe Ana Bërnabiq, por veproi ashtu  si këtu e 30 vjet më parë , kur e pati lënë Kosovën në zjarin dhe në flakën e gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

-Po, Edi Rama (rilindësi i rremë) pse nuk e theu atë heshtje tragjike dhe të pajustifikueshme, duke iu përgjigjur kryeministres Ana Bërnabiq, -Mos rrej, mos mashtro dhe mos manipulo me të vërtetën historike dhe faktike, sepse Kosova është trualli, djepi, shpirti dhe zemra e Shqipërisë Etnike, jo e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Mirëpo, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e mbështeti Albin Kurtin (kreministrin e Kosovës), i cili e kundërshtoi kryeministren serbe Ana Bërnabiq, se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që nuk  i përket Serbisë.

Derisa lidershipi i Shqipërisë nuk reagon kundër shpifjeve serbomëdha çetniko-fashiste dhe raciste se “Kosova është Serbe”, nuk di se çfarë kuptimi dhe çfarë interesi jetik ka pjesëmarrja e Shqipërisë në ato samite të Ballkanit Perëndimor, si dhe në ato rajonale a ndërkombëtare, që Kosovën  nuk e njhin si shtet të pavarur dhe sovran.

Gjithahstu, derisa BE-ja nuk  i detyron pesë (5) anëtaret e saj (Greqinë, Romaninë, Spanjën, Sllovakinë dhe Qipron Greke), që ta njohin Kosovën sikurse  22 anëtarë të tjerë, Kosova nuk do të figurojë si shtet i pavarur në konferencat rajonale e as ndërkombëtare.

Me një fjalë, Kosova kot kërkon reciprocitet juridiko-politik, ekonomik e tregtar me Serbinë, sepse kjo nuk ka mbështetjen faktike dhe juridike nga BE-ja e as nga OKB-ja.

Edhe Edi Rama se mbështeti Albin Kurtin, ashtu si Ilir Meta që nuk e mbështeti Vjosa Osmanin në Slloveni !!!

Pse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e kundërshtoi këtë gënjeshtër qindravjeçare  të shtetit dhe të kishës serbe, se gjoja “Kosova na qenka Serbi”, duke ia përpalsur në fytyrë kryeministres Ana Bërnabiq, se KOSOVA ËSHTË E SHQIPËRISË ETNIKE, jo e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, e cila që nga viti 1878 ka pushtuar, aneksuar dhe kolonizuar me terror, persekutim dhe me gjenocid me qindra e me mijëra shqiptarë nga territoret e Shqipërisë Etnike (Nish, Vranjë, Prokuple, Leskovc, Tupallë, Kurshumli, Bllacë dhe Tregu i Ri…etj.

Kur do të vijë ajo ditë apo ajo natë historike, që liderët politikë të Tiranës, do t’ua thonë Beogradit, Brukselit, Uashingtonit, Moskës, Pekinit, Nju-Jorkut…, se KOSOVA ISHTE VETËM NJË KOLONI E SERBISË, e aneksuar dhe e pushtuar me aggresion dhe me gjenocid klasik (1912-1999).

 Vetëm pas kësaj së vërteteje çimentuese, do të duhej të pasonte pyetja e A. Kurtit drejtuar kryeministres Ana Bërnabiq,  “Pse a dëshironi të na pushtoni prapë?” –Pyetje kjo, të cilën Ana Bërnabiq nuk e “shtiu në vesh” fare, por e quajti vetëm si “provokim politik” dhe si “hyrje përgatitore të axhendës së Kurtit për vazhdimin e Dialogut të Brukselit.”

Për më tepër, A. Bërnabiq i vuri në dijeni dy kryeministrat shqiptarë në zemër të Tiranës se  “Serbia është shtet sovran, dhe Kosova është pjesë territoriale e saj” !?

Mirëpo, kjo gënjeshtër politko-propagandistike e kreministres Ana Bërnabiq, fare nuk e shqetësoi kryeministrin e qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama,  i cili nuk reagoi fare, ashtu sikurse ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në samitin paraprak të presidentëve të Ballkanit Perëndimor në Bërdo afër  Kranjit  të Sllovenisë (17 maj 2021), i cili nuk e mbështeti presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Përkudnrazi, ai, ashtu sikurse Edi Rama në Tiranë, më 10 qershor 2021 nënshkroi Deklaratën e përbashkët të shteteve pjesëmarrëse, edhe pse Kosova nuk figuronte si shtet i pavarur dhe sovran.

 

 Albini veproi drejt që nuk e nëshkroi Deklaratën e përbashkët të  samitit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë !

-Fundja, logjikisht dhe realisht, derisa Kosova nuk figuron si shtet i barabartë me shtetet e tjera pjesëmarrëse të samiteve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit e saj qoftë presidenti, kryeministri apo ministrat, ligjërisht nuk janë të obliguar që të marrin pjesë në punimet e tyre, e as t’i nënshkruajnë dokumentet e tyre.

Për dallim nga nënshkruesit e Dokumentit të samitit  të Ballkanit Perëndimor në Slloveni, të cilin e firmosi presidenti “i shkretë”  Ilir Metaj, si dhe Dokumentin përfundimtar të samitit në Tiranë, më 10 qershor 2021, të cilin e nënshkroi kryeministri Edi Rama, atë nuk e NËNSHKROI  kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti. Kështu, do të duhej të vepronte edhe kryeministri Edi Rama. Për më tepër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama patjetër, do të duhej ta anulonte samitin e kryeministrave të Ballaknit Perëndimor në Tiranë të datës 10 qershor 2021, duke qenë se Kosova nuk figuronte në të si shtet i pavarur dhe sovran.

 

 Ja pse kryeminisrja serbe Ana Bërnabiq polemizoi me kryeministrin e Kosovës, Alin Kurti në Tiranë

 

Në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, bërë në Tiranë, më 10 qershor 2021, kryeministrja e qeverisë së Serbisë, Ana Bërnabiq  ua përplasi  në fytyrë të gjithë shqiptarëve rrenën më të madhe historike shekullore serbe, se “Kosova është pjesë e Serbisë” !

Kjo gënjeshtër e kryeministres serbe Bërnabiq ishte përgjigje kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili kërkoi “ridefinimin  e  CEFTA-s, që Kosovën ta njohë si shtet të barabartë me shtetet e tjera në rajon. Gjithashtu, ai kërkoi nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës”.  Mirëpo, Ana Bërnabiq kërkesat e Kurtit i quajti provokime, të cilat i hodhi poshtë, duke i kundërshtuar si të papranueshme, duke  pohuar se  “nuk ekzistojnë kurrfarë faktesh dhe argumentesh ligjore që të ndryshohet CEFTA, sepse deri tash ka funksionuar mirë, duke qenë se Kosova është pjesë e Serbisë”.

Gjithashtu, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ia rikujoi Kurtit, se “ pesë anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën, dhe se kjo nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Prandaj, sigurisht se nuk mund të ketë një status tjetër nga ky që ka tani.”

Mirëpo, kryeministri i Kosovës, A.Kurti reagoi duke e pyetur kryeministren A. Bërnabiq : “ Çfarë do të bëni? A dëshironi që të na pushtoni ?”  – Ndërkaq, Bërnabiq i përgjigjet, “si mendoni, se ne do të okupojmë territorin tone?”  (!?)

-Përgjigje kundërshtuese ndaj Bërnabiqit, do të duhej të ishin edhe  këto:

(1)  Pasi Kosova “qenka territor i Serbisë”, pse regjimi çetniko-fashist militar, paramilitar dhe policor vrastar i Serbisë së Slobodan Milosheviqit e ripushtoi Kosovën më 1989, dhe bëri gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë, ku vrau e masakroi mbi “11.800 shqiptarë”; zhduku mbi  “1647 shqiptarë”; shpërnguli mbi “1 milion shqiptarë”; plaçkiti dhe shkatërroi pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të shqiptarëve, si dhe dogji tërë Kosovën.

E gjithë kjo tragjedi mbi shqiptarët dhe Kosovën e Shqipërisë Etnike dëshmon se, po të kishte qenë Kosova “territor i Serbisë” siç gënjen kryeminisrtrja Ana Bërnabiq, vërtet, Serbia nuk do ta okuponte dhe nuk do ta digjte shkrum e hi. Mirëpo, pikërisht, pse Kosova nuk ishte territor i Serbisë së kryeministres Ana Bërnabiq, i Aleksandar Vuçiqit, i Slobodan Milosheviqit…etj., u shndërra në varreza masive dhe në krime të gjenocidit, mbase Kosova ishte shqiptare dhe e Shqipërisë Etnike.

Kjo e vërtetë e hidhur dhe tragjike, do të duhej t’i përplasej në fytyrë kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe pjesëmarrësve të tjerë në samitin e Ballkanit Perëndimor, bërë në Tiranë, më 10 qershor 2021.

(2)  Githashtu, kryeministres së qevrisë së Serbisë, do të duhej, që t’i tërheqej vërjtja serioze, që qeveria dhe shteti i saj të mos vazhdojnë me zbatimin e strategjisë  së politikës shfarosëse të shqiptarëve të regjimit militarist dhe gjenocidal të Slobodan Milosheviqit,  sepse një logjikë e tillë e agresionit dhe e politikës së forcës nuk shpie drejt bashkëpunimit, të paqes dhe të mirëkuptimit midis popujve në Ballkan, por vetëm në konflikte dhe  në luftëra të reja, që do të digjnin Ballkanin, ashtu sikurse  në dekadën e fundme të shekullit XX, kur Serbia bëri tri(3) gjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1991-1999).

Derisa BE-ja nuk reagon kundër deklaratave skandaloze të presientit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të kryeministres së qeverisë Ana Bërnabiq, se “Kosova është territor i Serbisë”,  Beogradi zyrtar do të vazhdojë me politikën, me diplomacinë dhe me propagandën e Serbisë së Slobdan Milosheviqit për ta destabiluzuar dhe për ta ripushtuar Kosovën, të cilën botërisht po e quan “teritor  legal të Serbisë”. Mirëpo, fatkeqësisht,  e gjithë kjo fushatë e Serbisë kolonziuese  për përmbysjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nuk po e shqetëson as BE-në e as OKB-në, madje as qeverinë e “rilindjes” së kryeministrit Edi Rama!

blank

 OVL TË UÇK SHANTAZHON POPULLIN E KOSOVËS – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
     Unifikimi i Faktorit Ushtarak të Kosovës, dështoi në Osllo të Norvegjisë. Këtë dështim e donte LPK e re, e cila mori me puç Lëvizjen; Tirana zyrtare social-komuniste; Serbia dhe DGSE franceze. Në këtë dështim prijnë zyrtarët e Tiranës, të cilët dhanë mesazhin: “Kryeqyteti i Kosovës është Beogradi!”
     Mesazhi-urdhër, i dytë, ishte: “Oficerët e FARK-ut të largohen nga Shqipëria!” Oficerët e karrierës, të kërcënuar me jetë, nga LPK dhe Tirana zyrzare, iu drejtuan Komandantit Suprem, Dr. Ibrahim Rugova, me pyetjen-dilemë: “Ç`të bëjmë?!” Presidenti Rugova, qe përgjigjur prerazi: “Ju jeni ushtarak dhe e dini çfarë të bëni. Kthim prapa nuk ka, pavarësisht rrezikut!”
     Sikur nuk mjaftoi prishja e turpshme e Marrëveshjes të Osllos, që ndau Faktorin Ushtarak, që kurrë më nuk u bashkuan, pavarësisht deklaratave hipokrite të tanishme, pasuan sabotimet tjera. Filluan vrasjet e organizuara, të listuara të ushtarakëve të FARK-ut, të kuadrove dhe veprimtarëve të LDK-së, gazetarëve të luftës, kuadrove të hershëm të LPK-së, rivalë potencialë, për pushtetin e pritshëm!
     LPK dhe Tirana zyrtare ekzekutoi ministrin e Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi, në Tiranë; ushtarakët Sadri Ramqaj, Ilir Konushevcin, Dr. Hazir Malaj, Qazim Jakupin; kontraktorët e ushtrimoreve ushtarake: Rushit Elezi e Muharrem Tafa; zhdukja pa gjurmë të oficerëve, pas pushtimit të përgjakshëm të ushtrimoreve të FARK-ut, në Kolsh e Kalimash të Kukësit.
     Sabotimi i luftës nga LPK, zyrtarët social-komunist të Tiranës, me aleatë Serbinë dhe Sherbimin Informativ freng, kulmoi, kur vendosën që UÇK-në, të mos e aktivizojnë në Luftën e Kosovës. Kjo ngjallë habi e huti- njëherësh. Por, këtë e deklarojnë dhe e dëshmojnë, bindshëm, themeluesit e UÇK-së, thjeshtë, për arsye sabotimi të luftës, që shpjeguam më sipër. Individë dhe grupe të vogla, që shkuan në luftë, pa lejen e SHTAB-istëve të “Rogner-it”, në të shumtën e rasteve, u dekonspiruan dhe u vranë, kryesisht, në prita!
     Të kuptohemi, Thaçi, Veseli, Krasniqi, nuk janë themelues të UÇK-së; as krerët dhe as bishti i UÇK-së; as komandantë dhe as ushtarë të UÇK-së. Rrjedhimisht, nuk janë pjesë e luftës. Fundja, Hashim Thaçi, edhe pse njihet për – fjalë e rrenë -, në këtë rast, ka qenë i sinqertë dhe krejt i saktë, kur thotë se “gjatë luftës, kam qenë larg frontit të luftës”. Fotografitë e tyre, Thaçit dhe Veselit, me  uniformën e UÇK-së, janë bërë në Malet e Martaneshit, përgjatë stërvitjes të ushtaraëve të kampit në Fullqet, afër Klosit, rrethi i Matit, afro 200 km larg, nga fronti i luftës në Kosovë!
     Edhepse kam qenë në Emergjencën aktive të luftës, së bashku me nipërit e mi, Hasan dhe Ismet Rexhaj, si dhe 18 punëtorët e Firmës tonë “Etniku”, të angazhuar për bartjen e bazës materiale ushtarake, përfshi komplet armatimin si dhe pritjen, strehimin, akomodimin e ikanakëve, refugjatëve nga Kosova, pra, kemi qenë pjesë e luftës dhe kemi ndjekur nga afër rrjedhat e saj, përfshi edhe angazhimin në luftë të disave dhe “mrizimin”, nën hijet e mimozave në Tiranë të disa të tjerve!
       Megjithatë, shumë të dhëna faktike, se kush e themeloi UÇK-në dhe kush e sabotoi ate, i dëshmojnë, bindshëm e botërisht, edhe eprorët, zyrtarët e lartë të LPK-së. Dhe, përputhën, madje, plotësisht, me shpjegimet tona për luftën. Përndryshe, lexoni fejtonet në vazhdime, të zyrtarëve të LPK-së, në gazetën “Kosova-sot”, si dhe mediet tjera, në korrik-gusht 2018.
                  OVL të UÇK ka huqë misionin!
           Ngulmon në destabilizimin e Kosovës!
     OVL të UÇK-së, e organizuar pas luftës, me porosi të PDK-së, u kujdes edhe për themelimin e Shoqatës të Invalidëve të Luftës dhe të Dëshmorëve të Atdheut. Qëllimi ishte për t`i bërë bisht të saj, edhe dy Shoqatat tjera. Dhe, i keqpërdori suksesshëm, në të gjitha protestat e saj, për shantazhimin e popullit të Kosovës; destabilizimin e saj, krejt njëjtë, siç veprojnë armiqtë e Kosovës! Dhe, u vetëpagëzuan, cinikisht dhe turpërisht, “Shoqata të dala nga lufta”, me thirrjen e hapur: “Luftë Rugovës dhe LDK-së së tij!”
     OVL të UÇK-së, e themeluar nga PDK-ja, pas ndarjeve në partira dhe bashkimit në koalicionin PAN, e kanë pronë të përbashkët. Këtë biçim Organizate, e përdorin, si “xhokere”, sa herë që kanë nevojë, për ndonjë poshtërsi të radhës, gjithëherë, në dëm të Kosovës.
    Shoqata fantomë e OVL të UÇK-së, krerët drejtues të saj, i ka pasur me kartelë kriminale e rrugaçërore. Të gjithë kanë qenë vegla të PDK-së, me aleatët e saj. Përtej dy dekadave shantazhojnë dhe kërcënojnë popullin, e përçajnë atë, në vend që ta kultivojnë unitetin e popullit!
     Kjo Shoqatë i ka sjellur shumë të zeza popullit të Kosovës. Prandaj edhe është bojkotuar nga veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, që, dikur, janë identifikuar si pjesë e krahut të FARK-ut, të cilët e kanë shpërfillur si përçarëse, destabilizuese dhe me plotë elementë falsifikatorë e rrugaçërorë.
      E habitshme, si tolerojnë pjesa e shëndoshë, anëtarët e devotshëm të këtyre shoqatave, të sundohen nga harbutër e banditër?! Aq më keq, pse pranojnë të jenë pjesë e PAN-it, i njohur për krime dhe hajni zyrtare, për degradimin e shtetit të Kosovës, shkatërrimin e tij, deri në prag të zhbërjes?!
       1) Pas çdo arrestimi, të kriminelëve politikë apo ordinierë, kanë organizuar protesta të dhunshme, madje, në të gjitha qytetet e Kosovës, me sllogane idioteske: “Lironi çlirimtarët!”, “Lironi heronjtë!” Ndërkohë që ata akuzoheshin si kriminelë dhe këtë e konfirmonte Gjykata;
      2) Kanë realizuar protestat e dhunshme, të mars-prillit 2004, në koordinim me partitë-banda të PAN-it, të organizuara nga Serbia. Për rrjedhojë, pati një duzinë të vrarësh, qindra të plagosur, djegie e shkatërrime, që u ndërtuan me buxhetin e Kosovës. Bazuar në këto protesta e vrasje, u kërkua nga Serbia, i bindën edhe Qendrat e Vendosjes, për Decentralizimin e deri ke “Zajednica”, realizimi i së cilës, vazhdon të ngulmohet edhe sot.
      Duke marrë shkas nga trazirat e 2004-ës, Serbia fitoi status të zonës së mbrojtur, për kishat dhe manastiret ortodokëse! Edhe kjo është “dhuratë” e rrugaçërisë dhe të banditizmit të porositura, e OVL të UÇK-së!
     3) PDK-ja donte ta rrëzonte, qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa. Dhe, urdhëroi krijesën e saj, OVL të UÇK-së, të kërcënohet me protesta, ose të fillojë dhënien e pensioneve për veteranët. I frikësuar se po humb postin e kryeministrit, Mustafa u dorëzua, pranoi ultimatumin banditesk të OVL të UÇK-së, pa hetuar fare vërtetësinë e “Dëshmive!” Për rrjedhojë, komandantët karrierisë e grykësa, për klientelë elektorale dhe para, shitën shumë mijëra “Dëshmi të Veteranit”! Nga 12.700 veteranë faktikë, i shumëzuan në 46.300, prej tyre 33.600 “veteranë” të rrejshëm! Kështu filloi krimi i madh, vazhdon edhe sot, një makro hajni zyrtare e shekullit, e realizuar nga OVL të UÇK-së!
     .
        Banalizimi i një proteste të sforcuar artificiale
     4) PDK-ja po shfrytëzon rastin e një mini-incidenti të njeriut me afera penalizuese, Faik Fazliu, për të protestuar e banditizuar bulevardit të Prishtinës. Dhe, poshtërsisht e rrugaçërisht, është përzgjedhur 12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës, për ta ngrirë buzëqeshjen e lirisë, shqiptarëve të kudondodhur! Turp e ndot, për një parti, që pretendon shumë dhe nuk meriton asgjë, përveç shpalljes të paligjshme, për krimet dhe hajnitë e bëra, për dy dekada radhazi!
       5)  Brenda një mbremje, të paktën, 4(katër) televizionet qendrore: RTK, TV DUKAGJINI, T7, KLAN 10, e patën në studio, Faik Fazliun, se bashku, me panelistët, më saktë, banalistët, sepse, me përjashtime të pakëta, me porosi të PAN-it, ishin pozicionuar, në sulm frontal, kundër qeverisjes aktuale, të kryesuar nga Albin Kurti!
      Në debatet televizive të porositura, Faik Fazliu paraqitet si “për gjynah, i shtyrë, i rrëzuar kot se koti”! Realisht, ai doli përballë policisë, duke mbrojtur pronarët e restorantit dhe kundërshtuar policinë! Policia ishte e zemëruar me pronarët, të cilët, me shumë dënime të përsëritura dhe të papaguara, sfidonin policinë, shtetin. Një shtet ligjor, duhej t`ia vinte drynin këtij restoranti. Si duket kemi të bëjmë me njerëz sfidues unik, që mbrohen nga – Të FORTËT -! Këtu shpërfaqet edhe bllofi i bandës PAN-iste, që kërkon faljen komplete të dënimeve pandemike. Megjithatë, edhe mund të rishikohet mundësia, për falje të pjesëshme të këtij borxhi.
     Përndryshe, Faiku kishte edhe rrugë tjetër, për të dalë nga restoranti! Megjithatë, nuk u pa ndonjë agresivitet nga Fazliu, dhe shtyrja mund të shmangej. Por, raporti mjekësor, për Faikun, është qesharak, sepse rrëzimi, rënia në dysheme e tij, është parë të këtë qenë e koontrolluar, duke u mbajtur për dy karrikat anësore.
     a) Faik Fazliu njihet, të paktën, për dy krime të rënda, njëri politik dhe tjetri ekonomik, që meriton ndëshkim, pavarësisht të kaluarës apo të një plage që ka. Duke qenë në cilësinë e kryetarit të OVL të UÇK-së, ai, në mënyrë kriminale e kundra-kombëtare dhe, thellësisht, rrugaçërore, ka organizuar djegien e Flamurit të Shenjtë të Dardanisë, i ideuar dhe i miratuar nga Presidenti Rugova, i cili ka elemente të Shqiptarisë, më shumë se çdo famur tjetër, përfshi edhe atë kombëtar.
     Kallja flamujve të Dardanisë, madje, në nivel Kosove, më 2005, i përmjerë, i dhjetë, jo vetëm Faik Fazliun, me shokë, por, edhe të gjithë krerët trumcakë, injorantë e profanë të PAN-it banditesk, të cilët, kriminalisht,  ngroheshin në flakët e flamujve të kallur, ku shquhej simboli i shqiponjes!!!
       b) Gjeneral Spiro Butka, oficër shqiptar, kryetar i Shoqatës të OVL të UÇK-së, në Shqipëri, dëshmon: “Unë i dorëzova, Komisionit Qendror, në Prishtinë, emrat e 186 luftëtarëve aktivë dhe ndihmës rrethanorë, në Luftën e Kosovës. Kur filloi pagesa, “dikush” këtë shifër e ngriti në 3.000 veteranë! Edhe pas kësaj shifre, ka shtesë emrash “veteranësh” të rrejshëm! Gjenerali akuzon Faik Fazliun, se me paratë e fituara, nga shitja e “Dëshmive të Veteranit”, në bashkëpunim me vendorët shqiptarë, ka hapur biznese tregëtare dhe të tjera”.

Gjenerali Butka, akuzon, me emër, “Faik Fazliun, i cili, në bashkëpunim me disa shtetas shqiptarë, në Kukës dhe gjetkë, ka shitur, të paktën, 2.814 “Dëshmi të Veteranit”, të gjitha të rrejshme, plus të tjera, që kanë kaluar shifrën 3.000!”

     Çuditërisht, askush, nga lukunia e panelistëve të ftuar, në katër studiot e televizive të cituara, brenda një mbremje, nuk e përmendi akuzën e rendë, falsifikuese e hajnore, në adresë të ish-kryetarit të OVL të UÇK-së, Faik Fazliu, për krimin monstrum ekonomik, shkaktuar buxhetit shtetëror të Kosovës, siç është shitja industriale e “Dëshmive të Veteranit!?
 
      
         Degradimi Nënë e bijë, PDK-OVL të UÇK
      6) Sulmi frontal i opozitës, kundër Qeverisë Kurti, përjashto LDK-në, e cila nuk është aq aktive, motivohet edhe nga lehtësia e gabuar, që bëri Kurti, me shkarkimin e padrejtë dhe arbitrar të këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashi. Ai tha një të vërtetë, qoftë edhe të hidhur, siç ishin vrasjet në muajtë parë të mbarimit të luftës, kryesisht, vrasje ordiniere, për të përvehtësuar pronat serbe dhe të pakicave tjera. Ambasadori britanik, O´Konore, thotë se “Gjyshërit serbë, të bashkëshortës sime, i vranë njerëzit e UÇK-së, për t`ua marrë banesën në Prishtinë!”
         Prandaj, për Qeverinë Kurti, do të ishte fatale, nëse do të hamendej, për ndonjë shkarkim ministrash, nga presioni artificial i opozitës. Fundja, kryeministri duhet t`i drejtohet popullit, t`i tregojë atij, se “PAN-istët nuk durojnë opozitarizmin, duan destabilizimin e Kosovës, në koordinim të plotë me Beogradin. Qëllimshëm po pengojnë Qeverinë tonë, në realizimin e programit qeverisës”.
       Njerëz të krimit, të strehuar në partitë-banda të PAN-it dhe bishtra të tyre, janë angazhuar, skajshëm, për destabilizimin e vendit, ashtu siç e kërkon edhe Serbia. Edhe dosjet e Speciales, po dyshohet të kenë ardhur nga Serbia. Vuçiqit dhe shtetit të tij, i mungon shumë Hashim Thaçi dhe mbështetësit e tij, për ndarjen e Kosovës. Vuçiqi, të paktën, mendërisht e shpirtërisht, është me ju, është brenda turmës të protestuesëve të mundshëm në Prishtinë.
    Të trimëruar nga krerët rrugaçë të OVL të UÇK-së, një rrugaç tjetër, kryetari i Sindikatës të Arsmit, Rrahman Jashari, kërcënon se “sa të jam unë kryetar, nuk lejoj testimin profesional të mësuesëve!” Rrahmani pretendon se ai duhet të vendosë, nëse duhet shtuar ditë mësimi, për mungesat pandemike! Kjo anarshi tmerron!
Ja çfarë shteti i kanë lënë Albin Kurtit, PAN-istët mujësharë e banditër!
     Realisht, “komandantët” e akuzuar, dje dhe sot, nuk kanë vrarë ushtarë serbë, sepse nuk kanë pasur asnjë përballje luftarake me armikun. Vrasje të tilla ka pasur në Betejën e Loxhës dhe Kososhare. Ish-SHIK-asi, Naim Miftari, dëshmitar i Gjykatës Speciale, mjaft i informuar për krimet e “komandantëve”, ndonëse ishte në strofullën e gjarpërinjëve, pohon se “në mesin e 100 viktimave, për çka akuzohet Hashimi me shokë, vetëm njëri është serb dhe të gjithë të tjerët janë shqiptarë!”

Krimi politik ka ndodhur, varret e shqiptarëve të pafajshëm, janë kudo në Kosovë. Vrasjet, më saktë, ekzekutimet, kanë qenë, paraprakisht, të listuara. E gjithë kjo është një “e fshehtë publike”!

blank

Sërish Rama një rekomandim të vjetër dhe të komprometuar për marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë – Nga SHABAN MURATI

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë me televizonin serb më 11 qershor rekomandoi për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë modelin franko-gjerman pas Luftës së Dytë Botërore. Është një rekomandim i vjetër dhe i komprometuar dhe nuk kuptohen arsyet përse Tirana ia ofron përsëri Beogradit. Për këtë arsye e ndjej si të dobishme të rijap për lexuesit analizën time për modelin franko-gjerman, të botuar në 30 maj 2016.

Modeli franko-gjerman dhe marrëdhëniet Shqipëri-Serbi*

Nuk dihet se si dhe përse, pas fillimit në 28 gusht 2014 nga Gjermania të “Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor”, u fut në përdorim si aspiratë për marrëdhëniet problematike midis Shqipërisë dhe Serbisë modeli franko-gjerman. Nisi të flitej në Ballkan në disa qarqe diplomatike, politike, NGO-iste, mediatike etj. si rruga, si modeli, si formula etj. e cila mund të çojë në realizimin e pajtimit të madh midis Shqipërisë dhe Serbisë dhe në krijimin e një marrëdhënieje shembullore midis dy shteteve ballkanike, si ajo që u arrit midis Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Duket se nxitimi për reklamimin e modelit franko-gjerman në komunikimin publik e mediatik ishte më shumë produkt i konformizmit tipik ballkanik, për të qenen më të pëlqyeshëm për dy shtetet kryesore të BE. Mund të thuhet se ndikoi edhe mentaliteti provincial i dy shteteve ballkanike për të imituar modën politike europiane, e cila natyrisht përcaktohet nga dy shtetet e mëdha, Gjermania dhe Franca. Nuk është konstatuar deri tani në Ballkan asnjë përpjekje serioze për t’i shpjeguar opinionit se përse mendohet se formula apo modeli franko-gjerman është i përshtatshëm dhe do të ketë sukses për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Duke hulumtuar historikun e marrëdhënieve midis Francës dhe Gjermanisë, dhe historikun e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë, është tepër e vështirë të qëmtosh prova apo faktorë, që mund të afrojnë tek ideja se ka hapësirë për imitim dhe përdorim të formulës franko-gjermane në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Së pari, duhet vënë në dukje se është e paafrueshmi nga pikëpamja analitike dhe shkencore që të bësh paralelizma midis marrëdhënieve të dy shteteve më të mëdha dhe më të fuqishme të Europës me dy shtete të vogla dhe të varfra të gadishullit ballkanik. Historia, dinamika, nivelet e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe demokratik, ndërvarjet, shtrirjet, efektet kontinentale, rajonale dhe botërore, kuadri gjeopolitik dhe gjeostrategjik, janë krejtësisht të kundërta, të pakrahasueshme dhe të pangjashme, saqë imitimi sinjalizon shenja të megalomanisë rurale ballkanike. Pajtimet midis shteteve të mëdha si Gjermania dhe Franca, Amerika dhe Japonia, Rusia dhe Kina etj., janë dimensione planetare, ku diplomacia e vërtetë dhe shkenca e vërtetë nuk mund të guxojnë të kërkojnë paralelizma.

Së dyti, Franca dhe Gjermania janë shtete fqinje, fuqi të mëdha europiane në plan historik, ku dimensioni europian ka vënë vulën si në mosmarrëveshjet, ashtu dhe në aleancën dhe në procesin e bashkimit strategjik midis tyre. Fqinjësia midis dy shteteve të mëdha Francë-Gjermani ka lozur dhe luan rol të veçantë në krijimin e aleancës së tyre dypalëshe, gjë që asnjëri prej tyre nuk e ka me ndonjë shtet tjetër të madh europian, që nuk është fqinj i tyre. Jo rastësisht sot binomi Francë-Gjermani është boshti dhe motori lëvizës dhe drejtues i Bashkimit Europian. Shqipëria dhe Serbia nuk janë shtete fqinje, dhe nuk kuptohet se cila specifikë do t’i bashkonte këto dy shtete për të ecur në rrugën e modelit franko-gjerman. Serbia nuk ka dhënë dhe nuk po jep akoma prova se ka realizuar pajtimin e madh me shtete fqinje të saj, me të cilat ka zhvilluar luftëra para 15-20 vjetësh, si me Kroacinë, me Kosovën, me Bosnjën. Vështirë të mendohet se Beogradi, i cili nuk e zbaton modelin franko-gjerman me tri shtete fqinje, dhe në radhë të parë me Kosovën, do të ketë interes ta zbatojë me një shtet si Shqipëria, të cilën nuk e ka në kufi.

Së treti, Franca dhje Gjermania në Luftën e Dytë Botërore u ballafaquan si shtete armike dhe luftuan ndaj njëra-tjetrës, gjë që natyrisht u pasua me pajtimin e madh historik dhe marrëveshjen e një aleance historike midis tyre. Shqipëria dhe Serbia ishin pjesë e të njëjtit koalicion antifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe kjo pasoi raportin nënshtrues, ku Shqipëria u kthye në një satelit të Beogradit në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore.

Së katërti, Franca dhe Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore kishin qeveri demokratike të zgjedhura demokratikisht dhe udhëheqës demokratë me vizion historik, që farkëtuan pajtimin dhe aleancën. Kurse Shqipëria dhe Serbia kishin diktatura komuniste, nga të cilat dy vendet u çliruan; Shqipëria në vitin 1992 dhe Serbia në vitin 2000.

Së pesti, pajtimi shtetëror midis Francës dhe Gjermanisë nuk la pas vetes implikime të çështjes kombëtare të njërit apo tjetrit. Marrëdhëniet shtetërore midis Shqipërisë dhe Serbisë kanë një implikim të drejtpërdrejtë të çështjes kombëtare shqiptare, hija e së cilës qëndron në mes të marrëdhënieve dypalëshe. Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi kanë në mes hendekun e madh, që quhet Kosovë. Kosova është pjesë e trungut, e historisë, e identitetit dhe e kontinuitetit të kombit shqiptar, e ekzistencës dhe e perspektivës së kombit shqiptar. Serbia, jo vetëm nuk e njeh dhe nuk e pranon, por zyrtarisht dhe publikisht kërkon t’i rikthejë statusin e kolonisë serbe, që e ka pasur për njëqind vjet. Do të jetë pajtimi midis Serbisë dhe Kosovës ai që do të çojë te pajtimi i Shqipërisë me Serbinë, dhe nuk mund të jetë pajtimi i Shqipërisë me Serbinë që do të çojë te pajtimi i Serbisë me Kosovën.

Teza e vjetër e diplomacisë serbe, çuditërisht e përqafuar në disa periudha edhe nga diplomacia shqiptare, se Serbia dhe Shqipëria nuk duhet të shohin Kosovën, por duhet të ecin përpara në trasenë dypalëshe shtetërore, ka rezultuar një fiasko e madhe. Asnjë analizë apo platformë serioze nuk mund të pajtohet me mendimin se Tirana do të ketë sukses në marrëdhëniet me Serbinë, nëse e neglizhon interesin dhe kohezionin e vet kombëtar me Kosovën. Franca vërtet ishte një nga katër fuqitë aleate, që vendosën kontrollin mbi Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore, por ajo nuk pretendoi kurrë Gjermaninë Lindore, siç bën sot Serbia me Kosovën. Për Shqipërinë, Kosova është si Gjermania Lindore për Gjermaninë Perëndimore.

Së gjashti, çelësi i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë nuk është modeli. Çelësi është dhe do të jetë simetria e marrëdhënieve midis dy shteteve. Modeli franko-gjerman apo binomi apo dyarkia franko- gjermane mbështetet në simetrinë e marrëdhënieve, në barazinë e marrëdhënieve, në harmoninë e respektimit të interesave jetike e kombëtare reciproke. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë janë zhvilluar gjithmonë mbi bazën e asimetrisë dhe të pabarazisë, me konceptin hierarkik, sipas të cilit njëra palë dikton e tjetra palë bindet. Pa u thyer ky koncept bazal historik dhe psikomental në udhëheqjen e Serbisë, do të ishte naive të besohet se dy shtetet mund të ndërtojnë një bashkëpunim normal dhe afrim miqësor. Kthesë duhet të ndërmerret edhe në Shqipëri, për të braktisur kompleksin e inferioritetit ndaj Serbisë, kompleks që shfaqet në format më fyese edhe sot, kur mohohet historia kombëtare me teza idiote se Shqipëria dhe Serbia nuk kanë zhvilluar luftëra me njëra-tjetrën, kur Serbia edhe disa vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë mbante të pushtuara pjesë të Shqipërisë së Veriut. Në librin tim “Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit”, duke analizuar asimetrinë e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi në tre tipat e saj: si asimetri sjelljeje, asimetri strategjie dhe asimetri angazhimi diplomatik, kam theksuar se “vetëm mënjanimi i asimetrisë “mospërfillje-inferioritet” mund të ndihmojë të krijohen marrëdhënie të barabarta, në të mirë të dy shteteve dhe të stabilitetit në rajon”.(Tiranë, 2013, fq.106)
Mendoj se është i gabuar dhe i rrezikshëm çdo lloj aludimi apo iluzioni se Shqipëria dhe Serbia duhet të bashkohen mbi bazën e një projekti, që të drejtojnë Ballkanin, siç drejtojnë Franca dhe Gjermania Bashkimin Europian. Në shikimin më naiv, ky projekt do të ishte një joshje donkishoteske, që do të kundërvinte shqiptarët dhe serbët ndaj gjithë shteteve dhe popujve të tjerë të Ballkanit. Jo vetëm që është e paarritshme, por do të shndërrohej në një pengesë të madhe për integrimin real europian dhe atlantik të rajonit. Nuk mund të zbatohet modeli franko-gjerman për Shqipërinë dhe Serbinë, sepse është një model euroatlantik. Nga pikëpamja strategjike dhe gjeopolitike Shqipëria është pjesë e arkitekturës atlantike të sigurisë, kurse Serbia e ka orientuar vizionin e saj strategjik te Rusia. Është gjë tjetër dhe pozitive të marrësh një element të përvojës së marrëdhënieve franko-gjermane, siç është ajo e bashkëpunimit rinor, dhe krejt tjetër është të pretendosh për modelim të marrëdhënieve Shqipëri-Serbi sipas modelit Francë-Gjermani.

Në përfundim të këtyre elementeve dhe faktorëve, mund të thuhet se modeli franko-gjerman shfaqet si një prirje për të mbuluar disi problemet reale dhe vështirësitë e mëdha reale të një bashkëpunimi të vërtetë midis dy shteteve. Si Shqipëria, ashtu edhe Serbia, dhe natyrisht edhe rajoni, kanë nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë, më miqësor, por ky bashkëpunim arrihet në kushtet e të qenit të barabartë midis gjithë shteteve të barabarta të rajonit. Asociacionet dhe precedentët janë instrumente të përdorshme në jurisprudencë, por në diplomaci ato nuk këshillohen, sepse shkaktojnë deviacione dhe pengesa në arritjen e objektivit të normalizimit të marrëdhënieve.

*(Libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, 2018, fq.166)

blank

Amerika, Vatra, Dielli  janë në opozitë të plotë me vargonjtë dhe instrumentat e diktaturës ! – Nga Elida Buçpapaj

Botuesit e voal.ch kanë një bashkëpunim prej tri dekadash me komunitetin shqiptar në SHBA, me të gjithë përfaqësuesit kryesorë të këtij komuniteti, emra dhe organizma me të cilët identifikohet ky komunitet, të tillë si Prof.Sami Repishti, Elez Biberaj, Frank Shkreli, ish-Kongresmeni JoeDioGuardi dhe Shirley DioGuardi, ish-kryetarët e Vatrës nga Agim Karagjozi, Dr.Buçaj deri tek Elmi Berisha. Gjithashtu janë plot e plot emra të nderuar e të shkëlqyer që kanë dhënë kontributin e tyre, pa zhurmë të realizohej ky realitet që kemi arritur sot. Jemi miq me ta dhe krenohemi.

Pra kontributi i shumicës ka qenë vullnetar sipas të famshmes sentencë të JFKennedy.

Kanë dhënë pa marrë.

Kanë dhënë me dëshirën e vullnetin për t’i parë të lirë, në një sistem demokratik, të faktorizuar shqiptarët në Ballkan dhe të integruar në NATO dhe BE.

Më duhet të theksoj se botuesit e voal.ch kanë një respekt të padiskutueshëm për kryetarin e Vatrës Elmi Berisha, i cili është një nga kontribuesit e çështjes kombëtare bashkë me të shquarin Xhim Xhema, figura që nuk janë shfaqur kurrë në publik për të bërë gala, e mbedhur fonde, por që kanë kontribuar pa u kursyer dhe pa pra.

Botuesit e voal.ch janë në bashkëpunim të ngushtë prej gati një dekade me Diellin, gazetën më të vjetër shqiptare, krijesa e emrave të ndritur Konica dhe Noli dhe duam që Dielli e Vatra të jetë përjetë.

Kur sheh kohëzgjatjen e bashkëpunimit me qindra e qindra shkrimet tona të botuara tek Dielli dhe po ashtu me qindra e qindra shkrime të Diellit të botuar tek voal.ch – do të thotë që ka qenë një bashkëpunim serioz, aty këtu me ndonjë diskutim, por që është zgjidhur. Pra kemi patur një komunikim shumë qytetar si midis editorësh dhe kolegësh.

Kësaj here sharra ngeli në gozhdë.

Nuk po e zgjas, po hidhem drejt e në temë.

Më datën 21 maj i dërgova editorit të Dielli Dalip Greca shkrimin tim: Ambasadori i Shqipërisë Ilir Xhelil Gjoni luftë klasash edhe me poetin e vdekur Vehbi Skënderi

– https://www.voal.ch/ambasadori-i-shqiperise-ilir-xhelil-gjoni-lufte-klasash-edhe-me-poetin-e-vdekur-vehbi-skenderi-nga-elida-bucpapaj-e-bija-poete-botuese-gazetare/

Prita të botohet. Nuk u botua. Më 25 maj i nisa Dalipit dy shkrime të tjera, të cilat i botoi menjëherë. Pas botimit të tyre, ia dërgova edhe një herë shkrimin e mësipërm.

Reagimi i Dalip Grecës ishte i papërshtatshëm, i palogjikshëm, i papërgjegjshëm.

Dalip Greca gjeti një arsye aspak të arsyeshme për të mos e botuar shkrimin për ambasadorin Ilir Xhelil Gjoni,

që ishte e pajustifikuar pasi më 25 maj i njëjti Dalip Greca më kishte botuar dy shkrime që ia kisha nisur po unë, ndërsa shkrimin e 21 majit jo.

Si editorë të voal.ch  nuk jemi përfshirë kurrë as në politikat botuese të Diellit, të cilat duhet të kenë në themel idealet e Etërve Themelues dhe as në problemet që mund të jenë shfaqur në Vatër, pasi e dimë se aty ka plot burime njerëzore që t’i zgjidhin.

Më duhet të them se ndaj ish kryearit të Vatrës Dritan Mishto një grup Vatranësh ngritën përpara dy vjetësh shqetësimin se i jati i Mishtos kishte qenë prokuror i kohës të diktaturës i ngatërruar me ish-Sigurimin e Shtetit.

Natyrisht asnjëherë ne nuk mund të jemi dakord që bijtë të vuajnë për bëmat e prindërve, po ashtu mbrojmë tezën se nuk ka faje kolektive, ndërkohë që jemi për një transparencë të plotë, por ne nuk jemi përfshirë në asnjë kontekst me “çështjen Mishto” dhe me asnjë çështje tjetër.

I vetmi kontributi jonë janë opinionet tona të botuara tek Dielli, natyrisht pa pagesë.

Ndërkohë si botues ne nuk mund të ndalojmë, as të censurojmë lirinë e shprehjes, pa të cilën nuk ka demokraci, aq më tepër, kur sot liria e shprehjes është më e rrezikuar se kurrë më parë.

Edhe një herë nxjerr në spikamë vështirësitë e gazetarëve shqiptarë qoftë edhe në Perëndim që përballen me brutalitetin e shtetit shqiptar monist të Edi Ramës, i cili ka mjete të pafundme për të ngulfatur fjalën e lirë dhe për të sulmuar gazetarët, pasi zyrtarët e tij abuzojnë duke shpërdorur dhe e përvetësuar pushtetin si zyrtarë politikë.

Ne gazetarët kemi vetëm kompjuterat, ata kanë të gjitha mjetet, që natyrisht i përdorin si shkelësa të ligjit!

Ndërsa botuesit e voal.ch nuk kanë bërë asnjë lloj shkelje përveçse kanë ushtruar detyrimin e tyre për t’i krijuar hapësirë lirisë të fjalës dhe mendimit.

Duke respektuar etikën profesionale, qendrojmë shumë korrekt në pozicionin tonë, por kjo nuk do të thotë që nuk do të vijojmë të shprehim anomali që i kemi parë tek Dielli, ashtu edhe tek Vatra, nga persona që janë aty përpara se shoqata të drejtohej nga Elmi Berisha, për të cilin edhe një herë nënvizojmë se kemi respekt të plotë.

Ndërkohë i bëjmë thirrje editorit të Diellit që të heqë dorë nga roli i censorit, sepse Amerika, Vatra, Dielli  janë në opozitë të plotë me vargonjtë dhe instrumentat e diktaturës, që ne shqiptarët i kemi provuar për gjysmë shekulli nga regjimi më brutal dhe stalinist në Europë, mbetjet e të cilit edhe sot e kësaj dite nuk e lënë demokracinë shqiptare të ngrejë kokën.

 

Ambasadori i Shqipërisë Ilir Xhelil Gjoni luftë klasash edhe me poetin e vdekur Vehbi Skënderi Nga Elida Buçpapaj, e bija, poete, botuese, gazetare

blank

Besëtytnia është feja e shpirtrave të dobët – Nga Aurel Dasareti*

 

Askush nuk kryen aq ligësi në një mënyrë kaq të përsosur dhe entuziaste sa kur bëhet nga bindja e tepruar fetare. Ishte karnavali rrëqethës i fesë që vazhdoi tutje. Ishin burrat ata që, me gjestet e tyre shoqëruese, shprehën parullën e terroristit: Unë dua të vdes më shumë sesa ti dëshiron të jetosh.

***

Qeveria (prokuroria-gjyqësori) patjetër të ndaloj rreptësishtë përdorimin e shamisë në kopshte fëmijërore, shkolla fillore dhe shkolla të mesme (nën moshën 18 vjeç). Shqipëria dhe Kosova evropiane (të gjitha trojet tona) nuk është shtet mysliman, fetar e kishtar, por vend laik ku bashkëjetojnë komunitete të tri feve të ndryshme, dhe jofetarët.

Fundamentalistët fetarë islamik, shqiptarë tru shpëlarë nga pseudo-hoxhallarë jobesimtarë, pasi nuk mbështeten në arsyen e shëndoshë, pretendojnë se besimi i tyre është i vetmi i vërtetë dhe se kundërshtohet nga “forca të liga”, forca të cilave “besimtarët e vërtetë” duhet t’u kundërvihen. Si një grup, fundamentalistët i kushtojnë vëmendje të madhe fesë (keqpërdorimit të saj) në rritjen e fëmijëve të tyre. Bindja, qoftë ajo edhe e rrejshme, është e rëndësishme për ta, dhe për këtë arsye është gjithashtu e rëndësishme që t’u kalohet fëmijëve të tyre. Kërcënimi që forcat e jashtme “armiqësore” duan t`i kundërshtojnë këta besimtarë me paterica, e bën veçanërisht të rëndësishme për prindërit e tillë të “mbrojnë” fëmijët (vajzat) e tyre nga ndikimet e jashtme përmes izolimit (kontrollit shoqëror) dhe trajnimit të plotë në një besim të sertë.

Në ndryshim nga mësimdhënia, ku provat përcaktojnë kuptimin, qëllimi i indoktrinimit (ndikimit negativ) është që opinionet të mbahen edhe kur përballen me kundër-prova.

Në edukimin e fëmijës, ai që indoktrinon do të japë shpërblim për përgjigjen e duhur dhe ndëshkim për përgjigjen e gabuar, në mënyrë që ta trajnojë fëmijën të japë një lloj të veçantë përgjigjeje.

Vajzat e mitura tashmë po mësojnë të mbajnë shamia qysh në kopshtet e fëmijëve dhe shkollat fillore. Kjo edhe për shkakun se shumë politikë-bërës kriminel djallëzor, spiunë të fëlliqtë e rospia antikombëtare, e kërkojnë këtë. Kur vajzat detyrohen ta veshin shaminë që nga fëmijëria, e gjithë gjëja përvetësohet dhe “normalizohet”. Dhe, bëhet më e vështirë të bësh një zgjidhje kolektive më vonë.

Historia e hixhabit-shamisë në vendet islamike afrikane-aziatike është e errët. Ekzistojnë interpretime shoviniste mashkullore nga klerikët e shkretëtirave me qëllim që të marrin kontrollin jo vetëm të deveve por edhe të trupave të grave.

Njerëzit gjithmonë duhet të kenë përparësi mbi fenë. Shkelja e të drejtave të fëmijëve: Liria e fesë është një e drejtë njerëzore, një parim i rëndësishëm dhe duhet të pranohet e respektohet, por kur një fe në praktikë është e dëmshme, është në kurriz të njerëzve, duhet të ndalet, dhe përgjegjësit të dënohen rëndë. Aty ku praktikohet ligji i Sheriatit, praktikohen edhe shkeljet e të drejtave të fëmijëve.

Ne duhet të zgjohemi dhe të kundërshtojmë ashpër përdorimin e imponuar të shamisë (dhe mbulesave tjera ekstreme) në Shqipëri, Kosovë, FYROM dhe trojet tjera arbërore.

O bastardë, lërini fëmijët të jenë fëmijë!

Veshja e tepruar (mbulimi) është legjitimuar në shumë vende islamike si një veprim aktiv për të shmangur zgjimin e dëshirave të seksit të kundërt pasi lëkura, trupi dhe flokët e grave, nga fanatikët konsiderohen si objekte seksuale. Shamia e fëmijëve përfaqëson kështu një seksualizim dhe një pamje të vajzave të vogla që nuk është në përputhje me kontinentin evropian, ligjin, traditën kombëtare dhe kulturën shqiptare, dhe mbulimi është një nga format më të dukshme dhe më të shëmtuara të kontrollit shoqëror të fëmijëve. Një shoqëri normale pellazge-ilire-shqiptare assesi  nuk duhet të lejojë që vajzat e mitura të konsiderohen si objekte seksuale.

Asnjë vajzë e moshës jomadhore nuk është në gjendje të vendosë vetë për përdorimin e shamisë, ose të shohë ideologjinë primitive që qëndron pas saj, përfshirjen e shërbimeve të huaja armiqësore për tjetërsimin dhe asimilimin e kombit tonë, as pasojat e këtij ndikimi negativ dhe veçimi të imponuar mbi ta. Është një zgjedhje ekstreme antinjerëzore antiligjore që prindërit, të ndihmuar ideologjikisht nga hoxhallarë fals jobesimtarë dhe politik-bërësit e pistë tradhtarë antikombëtarë, bëjnë në emër të tyre, bazuar në dëshirën për të kontrolluar dhe formësuar identitetin e vogëlusheve në përputhje me zakonet primitive të shkretëtirave arabike-aziatike dhe trajtimin ekstrem të fesë. Për vajzat që janë të detyruara të mbajnë shami, ndalimi është mënyra e vetme për të siguruar të drejtën e tyre themelore për të qenë në gjendje të vendosin mbi jetën e tyre dhe të barazohen me fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë të të dy gjinive. Nëse jo, atëherë kur të rriten dhe martohen, do bëhen robëresha/skllave të burrave të tyre xheloz ekstremist; nuk do ta shohin diellin me sy. Krimi ka emër: indoktrinimi.

Qeveria shqipfolëse nuk qëndron për besimtarët shqiptarë që fenë myslimane e praktikojnë në mënyrë të arsyeshme “burimore”. Në vend të kësaj, në përgjithësi zgjedh të tolerojë jo-tolerancën dhe, arena u lihet forcave fetare radikale reaksionare. Duke dështuar në ndalimin e këtij zhvillimi dhe çlirimin e këtyre vajzave nga ky tmerr, dikush pajtohet me një pranim të heshtur të luftës së forcave fundamentaliste gjithnjë e më ekstreme në mjedisin e paligjshëm të importuar islamik në Shqipëri, Kosovë, FYROM (…) dhe legjitimon këtë diskriminim ndaj vajzave, këtë ndryshim në trajtimin e djemve si më të vlefshëm në krahasim me vajzat. Këta janë prindër të çmendur dhe dritëshkurtër që nuk e meritojnë të quhen prindër. Qysh në fëmijërinë e hershme e stërvitin mbrapsht vajzën e vet që të ndihet me vlerë më të ulët se djali, duke mos kuptuar aspak se dhëndëri i ardhshëm do ta poshtëroje, shfrytëzoje dhe terrorizoje në të gjitha aspektet, dhe ajo do përjetojë ferrin gjatë gjithë jetës. Prandaj çdo ditë kemi shumë raste ku dhëndëri e vret vajzën e tyre për çështje xhelozie të sëmurë, sepse nuk është mësuar të bashkëjetoj me të, nuk e çmon si njeri por e përdorë vetëm si lodër zbavitjeje, si shërbëtore e pavlerë.

Shamia e fëmijëve krijon një dallim artificial midis tyre në bazë të fesë dhe gjinisë. Një ndarje e tillë e fëmijëve është një shkelje e idealit që vajzat dhe djemtë, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe feja, në trojet tona, janë të barabarta. Një ndalim i shamisë dhe çfarëdo qoftë mbulese ekstreme të trupit të fëmijëve në kopshtet dhe shkollat ​​fillore, do të sigurojë barazinë dhe do të kontribuojë që të gjithë fëmijët të kenë të njëjtën të drejtë dhe mundësi për jetë, shkollim, edukim, zhvillim, kualifikim  dhe punësim. Një ndalim i tillë është një kontribut i rëndësishëm për sigurimin e të drejtave universale të vajzave tona, ardhmërisë së kombit tonë, vendit tonë.

Shkolla fillore duhet të jetë një arenë ku kulturorja dhe fetarja lihen në shtëpi.  Kur fëmijët detyrohen të mbajnë shami, atyre u mësohet një aparteid gjinor, i cili shpall se gratë janë inferiore, me vlerë më të ulët se burrat dhe duhet të mbulojnë veten e tyre në mënyrë që të mos zgjojnë dëshirat seksuale të pakontrollueshme të burrave. Fajësimi i grave për përdhunim në këtë mënyrë është në vetvete serioz. Është edhe më keq kur kjo mënyrë e të menduarit shkon aq larg sa ne sot shohim tendenca, ku vajzat e vogla janë të veshura me hixhab për të mos zgjuar dëshirat seksuale të burrave.

Është shumë më lehtë të thuash se duhet të ketë liri të plotë për të ecur me atë që dëshiron, dhe të përdorësh fjalë si hapja dhe dialogu. Unë i them po lirisë fetare, por jo shtypjes së grave.

A është diskriminuese ndalimi i rrobave që mbulojnë fytyrën? Jo, thotë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

PS: Unë nuk jam një tifoz i lakuriqësisë dhe kurvërisë, por as tifoz i besëtytnisë dhe shamisë. E vërteta nuk ka asnjë lidhje me numrin e njerëzve që janë të bindur për këtë që them.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

Ratko Mladiqi është kriminel, jo hero! – Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

        

 

*** Kështu flet vepra e tij kriminale e gjenocidit serb të kryer në Srebrencië, më 11 korrik 1995, ku ai me ushtrinë e tij serbe  ekzekutoi mbi “8.000 mijë myslimanë boshnjakë civilë në prani të forcave paqëruajtëse të OKB-së. Kjo ishte prova më e dokumentueshme e Aktvendimit denoncues me burg të përjetshëm të gjeneralit Ratko Maldiq nga ana e Tribunalit të Hagës në Holandë, më 8 qershor 2021.

 

*** As në Bosnjë, as në Kroaci e as në Kosovë nuk ka pasur luftë civile ndëretnike (kjo është gënjeshtra më e madhe e politikës, e diplomacisë dhe e propagandës shtetërore-kishtare serbomadhe), por  vetëm masakra, deportime, dhunë, tortura, vrasje , plaçkë, shfrytëzim dhe krime të gjenocidit dhe të agresionit pushtues serb (1991-1999).

Dënim i merituar i gjenocidit serb në Srebrenicë, por shumë i vonuar !

Megjithatë, së fundi, më 8 qershor 2021, triumfoi e drejta dhe drejtësia mbi gjenocidin serb në Bosnjë, të mbështetur dhe të projektuar nga Serbia e Slobodan Milosheviqit për qëllime të interesave shtetomëdha dhe serbomëdha për rizgjerimin e kufijve territorialë dhe shtetërorë të Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit (1844). Kjo platformë strategjike nacionale dhe shtetërore e Serbisë së Madhe ishte motivi dhe  shkaktari kryesor dhe i vetmi për kryerjen e tri agresioneve dhe gjenocideve të Serbisë në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1991-1999), jo kurrfarë “lufte civile ndëretnike” as në Kroaci, as në Bosnjë e as në Kosovë. Kjo do të thotë se lufta, agresioni dhe gjenocidi serb në Bosnjë kishin karakter ndërkombëtar, ngase Serbia si shtet fqnijë ishte involvuar dhe ndërhyrë në të si politikisht, ashtu edhe ushtarakisht (me paramilitarë dhe me ushtarë, si dhe me arsenalin dhe me mjete tekniko-ushtarake të ish-armatës jugosllave).  Ndryshe, sikur edhe 1000  gjeneralë të tipit kriminel Ratko Mladiq, të ishin shpërfaqur në Bosnjë, nuk do t’ia kishin arritur që të kryejnë atë gjenocid dhe masakra masive ndaj myslimanëve boshnjakë, sikur të mos  i kishte ndihmuar drejtpërdrejt Serbia e Slobodan Milosheviqit, ashtu sikurse në Kroaci (1991-1995).

     Nuk ka dyshim se dënimi me burg të përjetshëm  i kriminelit Ratko Mladiq, ishte  i drejtë dhe me “peshë historike”, si ka deklaruar edhe  presidenti i SHBA-së, Joe Biden!

Me gjithë reagimet negative të serbëve në Serbi, në Republikka srspka, në Ballkan, në Evropë, në Australi dhe në Amerikë etj., nën parullën : “Gjeneralle shta hoqesh vishe, polla Bosna çirilicem pishe”… dhe shumë parulla e konstatime të tjera nacionalshoviniste dhe, fashiste dhe raciste kundër  aktgjykimit të merituar të Tribunalit të Hagës, se gjenrali famëkeq serb ka kryer gjenocid ndaj myslimanëve boshnjakë në Bosnjë  (1991-1995), të cilin  serbët duhet ta kuptojnë drejt dhe  ta mësojnë   si “leksionin” e fundit të së drejtës dhe të drejtësisë ndërkombëtare, se as Evropa e as bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejojnë më Serbinë, që të kryejë agresione dhe pushtime gjenocidale ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Ballkan, sikurse këtu e më se 143 vjet më parë  (1878-1999).

 

Tribunali i  Hagës së OKB-së, Ratko Mladiqin e dënoi si kriminel lufte, nuk e shpalli kurrfarë heroi, sepse krimineli nuk mund të jetë hero në asnjë vend të botës !

 

Prandaj, gjenerali Ratko Mladiq, i dënuar si kriminel i luftës gjenocidale serbe në Bosnjë (1991-1995), nuk mund të jetë “hero” i Serbisë, sepse me urdhrin dhe me ndihmën e tij ushtria e “Republikës serbe” ka vrarë, masakruar, deportuar, shpërngulur, shfarosur me qindra e mijëra myslimanë boshnjakë, siç dëshmon edhe industria më e madhe fashistoide  dhe gjenocidale gllabëruese serbe, që “bluajti” mbi “8.000” myslimanë civilë në Srebrenicë, më 11 korrik 1995”

 

Edhe shteti, edhe masmediat, edhe Kisha Ortodkse Serbe, duhet të nxjerrin mësime nga  dënimi me burg  të përjetshëm i gjeneralit të tyre, Ratko Maldiq, se kanë perënduar ato kohëra të liga, kur serbët dhe Serbia kanë kryer masakra dhe gjenocide ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve, e askush nga Evropa dhe nga bashkësia ndërkombëtare nuk i kanë dënuar për krimet e tyre të gjenocidt qoftë Lidhja e Kombeve të Bashkuara (1919-1920), qoftë Kombet e Bashkuara (1945-2021).  Ky ishte shkaku dhe pasoja, që Serbia me Slobodan Milosheviqin në krye, me Ratko Mladiqin, me Vojisalv Sheshelin, me Radovan Karaxhiqin, me Arkanin…, me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe të Beogradit, me ushtrinë serbojugosllave dhe me Kishën Ortodokse Serbe, përsëritën krimet dhe masakrat e gjenocidit serb ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë (1991-1999). Nryshe, sikur Evropa e civilizuar dhe fuqitë e mëdha botërore, ta kishin dënuar Serbinë për kolonializimin gjenocidal dhe për  agresionet pushtuese, sigurisht se, Serbia nuk do të kishte guxuar, që në dekadën e fudnme të shekullit XX, t’i kryente 3 agresione gjenocidale  ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1991-1999).

Më 8 qershor të vitit 2021 në Hagë të Holandës, Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së për dënimin e krimeve të luftës në hapësirat e ish-RSFJ-së , shpalli vendimin e formës së prerë-burg të përjetshëm  gjeneralit vrastar serb Ratko Mladiq për shkak të kryerjes së krimeve të gjencidit të ushtrisë së “Republikës Serbe” ndaj qindra e mijëra myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë (mbi 8 mijë) dhe në hapësira të tjera të Bosnjës (1991-1995).

Nuk ka asnjë dilemë se, Vendimin e Tribunalit të Hagës për dënimin  me burg të përjteshëm të gjeneralit vrastar serb Ratko Mladiq e ka aprovuar dhe përshëndetur mbarë bota humane dhe  e qytetëruar, ndër të parët presidenti i Amerikës, Joe Biden, duke pohuar se “ Ky është një gjykim historik që tregon se ata që kryejnë krime  të tmerrshme do të japin llogari. Gjithashtu, ky  gjykim  përforcon vendosmërinë tonë të përbashkët për të parandaluar mizoritë e ardhshme, kudo që të ndodhin në botë.  Sot, mendimet e mia  janë me të gjitha familjet e mbijetuara të shumë viktimave të mizorive të Mlladiqit. Ne, kurrë nuk mund ta fshijmë tragjedinë e vdekjes së tyre, por shpresoj që gjykimi i sotëm, do të jetë një ngushëllim për të gjithë ata që janë të pikëlluar.” (AFP,8.06.2021).

Krimineli Ratko Mladiq nuk mund të jetë hero nacional, por vetëm kriminel serb

Mbase ai së bashku me ushtrinë e tij kriminele të Republika srpska kanë qenë në funksion të realizimit të objektivave strategjike dhe gjeopolitike të Serbisë së Madhe. Kjo politikë, diplomaci dhe propagandë luftarake e Beogradit zrytar ka çuar në kryerjen e 3 gjenocideve serbe në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1991-1999).

Prandaj, serbët, duhet të pajtohen dhe ta kuptojnë drejt dënimin e përjteshëm të gjeneralit Ratko Mladiq, se është fajtor për krime gjenocidi ndaj myslimanëve boshnjakë (1991-1995) se  Amerika, as Evropa e as bota e qytetëruar, nuk do të lejojë serbët që të kryejnë masakra dhe krime gjenocidi ndaj popujve fqinjë siç janë kroatët, myslimanët boshnjakë dhe shqiptarët në Ballkan.

Së fundi, mbetet të shpresojmë se, pas dënimit me burg të përjetshëm të kriminelit Ratko Mladiq, Serbia dhe serbomëdhenjtë racistë, fashistë, kolonë, grabitës dhe piromanë të Ballkanit, njëherë e përgjithmonë do të braktisin zejen e tyre të gjenocidit shekullor ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve.

Ndryshe, do të përgjigjen para bashkësisë ndërkombëtare  për veprat e tyre gjenocidale, ashtu sikurse Ratko Mladiqi, Radovan Karaxhiqi…etj.

blank

Pse Greqia po përsërit gabimin që bëri me Izraelin dhe pse fqinjët tanë helenë nuk mund të luajnë asnjë rol në Ballkan, pa njohur Kosovën – Nga SHABAN MURATI

Greqia po bën me Kosovën të njëjtin gabim, që bëri me Izraelin, të cilin Athina e njohu me vonesë të jashtëzakonshme 43 vjet pas krijimit të atij shteti. Por gabimi diplomatik i Greqisë me Kosovën është më i madh dhe më me pasoja për vetë Greqinë, sepse Kosova është shtet i Ballkanit, ku ndodhet edhe vetë Greqia. Koha e deritanishme ka zhvleftësuar tërë argumentet diplomatike dhe politike, që ka përdorur diplomacia e Athinës për të justifikuar mosnjohjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Madje mund të thuhet se nga pesë shtetet e BE, që nuk e kanë njohur ende Kosovën, Greqia është e vetmja që nuk ka as argumente dhe as pretekste formale demografike apo etnike, që përdorin katër shtetet e tjera.

Disa qarqe diplomatike dhe mediatike rajonale patën shpresa se gjatë vizitës dhe bisedimeve të tij në Prishtinë në 4 qershor ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, do të shpallte më në fund njoftimin zyrtar të njohjes së Kosovës nga qeveria greke. Kjo pritshmëri u krijua nga informacionet e dala prej burimeve diplomatike rajonale se Athina ishte në prag të marrjes së vendimit për njohjen e Kosovës për shkak kërkesave të forta nga administrata e re amerikane e presidentit Xho Bajden për ta ndërmarrë këtë hap. Pritshmëritë për njohjen e shpejtë të Kosovës nga Greqia i përforcoi vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili në fund të muajit maj shprehu publikisht shqetësimin e tij për zhvillimet e reja në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Kosovës dhe dyshimet se Greqia po njeh Kosovën, dhe i kërkoi publikisht Athinës që të mos avancojë deri në njohjen e Kosovës. Serbia ishte tepër e shqetësuar, sepse një njohje diplomatike e Kosovës nga Greqia tani në prag të takimit në nivel të lartë të dialogut Serbi-Kosovë në Bruksel në muajin qershor, do të dobësonte së tepërmi pozitën biseduese të Serbisë.

Ministri i jashtëm grek shkoi në Prishtinë dhe nuk shpalli gjë njoftimin për njohjen e Kosovës dhe u mjaftua të deklaronte se Greqia do të mbështesë Kosovën në rrugën e saj europiane dhe euroatlantike. Nga pikëpamja diplomatike kjo mund të quhet një rreze drite në çështjen e njohjes, sepse gjithkush e din se anëtarësimi në BE dhe në NATO është për shtetet dhe Greqia e ka të qartë se mbështetja e saj do të thotë mbështetje për shtetin e Kosovës, i cili aspiron të bëhet anëtar në të dy organizatat europiane. Edhe hapi i fundit i Greqisë në prag të vizitës së Dendiasit në Kosovë për të rritur nivelin e marrëdhënieve me Kosovën në rangun e drejtorëve politikë dhe për të ndryshuar emrin e “Zyrës së Lidhjeve Tregtare” të Kosovës në Athinë në “Zyra e Interesit të Kosovës” është një hap në drejtimin e duhur, ndonëse hap i vogël, sepse ajo zyrë nuk ka të drejtë të ketë emblemën dhe flamurin e shtetit të vet dhe e ka të ndaluar të komunikojë me ministrin e jashtëm grek, me zëvendësministrin e jashtëm dhe me sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së jashtme greke. Në fakt Greqia ka ndjekur prej disa kohësh strategjinë e ecjes me hapa të vogla në drejtim të afrimit me shtetin e Kosovës dhe ka mbajtur qëndrim pozitiv në çështjen e anëtarësimit të Kosovës në disa organizata ndërkombëtare. Greqia ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Bankën Qendrore Europiane, në Komisionin e Venecias, etj.

Por koha e hapave të vogla është tejkaluar dhe tani është koha e vendimeve të shpejta për njohjen e Kosovës dhe krijimin e një hartë shtetërore të plotë të bashkëpunimit ndërballkanik, për të cilin Athina shprehet se është tepër e interesuar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri mirë që në bisedimet e zhvilluara në 4 qershor me ministrin e jashtëm grek Dendias, sipas komunikatës së zyrës së kryeministrit, “i ritheksoi kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helenik”. Kjo është dera e madhe, që duhet të hapë Athina, për të zhvilluar realisht dhe normalisht marrëdhëniet me një shtet tjetër ballkanik. Burime të besuara diplomatike nga Prishtina bëjnë të ditur se gjatë bisedimeve të ministrit të jashtëm grek me udhëheqësit e Kosovës janë dhënë indikacione më të qarta për njohjen e Kosovës nga Greqia, por koha e shpalljes së këtij vendimi mbetet ende dilema e Athinës.

Tani kemi një momentum të ri diplomatik ndërkombëtar për çështjen e dialogut Serbi-Kosovë, kur qeveria e re amerikane e presidentit Bajden i ka kërkuar zyrtarisht Serbisë që në qendër të dialogut të saj me Kosovën të vendosë njohjen reciproke midis dy shteteve fqinjë. Fakti që SHBA, shteti më i fuqishëm demokratik i botës dhe aleati kryesor strategjik i Greqisë, ia kërkon këtë Serbisë, e bën të jetë jashtë kohe ngurrimi i Greqisë për të shpallur njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës.

Çdo diplomat e ka të vështirë të kuptojë që midis qëndrimit të SHBA për Kosovën dhe qëndrimit të Serbisë për Kosovën Greqia vazhdon të zgjedhë Serbinë. Serbia dhe Rusia kanë shtuar përpjekjet ditët e fundit për të aktivizuar qarqet antiatlantike dhe antieperëndimore në Athinë që të bëjnë presione mbi qeverinë që të mos njohë Kosovën. Gazeta greke “greekcitytimes” shkruante në 7 qershor që në titull: “ Armiqtë tanë të përbashkët do të jenë të lumtur të shohin Greqinë dhe Serbinë të përçarë për Kosovën”. Lexohet qartë se Rusia dhe Serbia këmbëngulin ta mbajnë Greqinë në kampin e tyre armiqësor me Perëndimin. Njohja e Kosovës është një gur prove në këtë situatë dhe çdo interes diplomatik, strategjik, gjeopolitike dhe gjeoekonomik, natyrshëm duhet ta shtyjë Greqinë drejt lidhjeve më të ngushta me SHBA dhe me Perëndimin në të gjitha drejtimet, përfshirë edhe njohjen e Kosovës.

E zbërthyer në kompleksitetin dhe në perspektivën historike, politike dhe diplomatike të rajonit, ajo që humb më tepër nga mosnjohja e Kosovës është vetë Greqia. Mosnjohja e Kosovës nga Greqia është e papërputhshme me strategjinë e re diplomatike dhe gjeopolitike të Athinës për një rol të ri grek në Ballkan. Në 12 prill 2021 gazeta greke “Ekathimerini” shkruante se “Greqia po kthehet në Ballkan, falë realiteteve të reja gjeopolitike të viteve të fundit. Angazhimi special i ministrit të jashtëm Nikos Dendias qysh ditën që mori detyrën tregon se Athina  po lëviz përpara mbi bazën e një plani të ri për rajonin”. Duhet thënë që në fillim se çfarëdo plani diplomatik dhe gjeopolitik, që të ketë Greqia për të siguruar dhe për të konsoliduar një rol të ri të posaçëm të saj në Ballkan është i mangët dhe ka pak shanse suksesi, nëse pretendenti, pra Greqia, nuk ka marrëdhënie shtetërore diplomatike me të gjitha shtetet e rajonit pa përjashtim. Çdo plan ballkanik pa njohjen e Kosovës si shtet dhe aktor shtetëror nuk mund të ketë sukses.  Mjafton të shihet shembulli i Gjermanisë dhe i kancelares se saj historike Angela Merkel,të cilët në hartimin dhe në zbatimin e  projektit të mirënjohur “Procesi i Berlinit” i përfshinë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, edhe Kosovën, me statusin e plotë të shtetit të pavarur, pavarësisht se çfarë mendonte Serbia.

Greqia duhet ta harrojë rolin e saj ballkanik, nëse nuk vendos marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Vakumi, i krijuar nga mungesa e marrëdhënieve diplomatike dhe nga mungesa e marrëveshjeve ndërshtetërore, nuk mbushet dot as me Zyra ndërlidhje dhe as me vizita diplomatike, sado pozitive qofshin ato. Kosova ka në Ballkan një rëndësi dhe peshë politike, gjeopolitike dhe demografike, që shkon përtej kufijve të saj shtetërorë të sotëm. Kosova ka rol në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, në Serbi dhe në Mal të Zi. Faktori shqiptar në rajon është faktor gjeopolitik, që nuk mund të neglizhohet nga asnjë shtet, i cili kërkon rol dhe ndikim në rajon, dhe ai faktor kërkon konsiderim në të gjithë segmentet e tij dhe sidomos në drejtim të dy shteteve shqiptare, Shqipëri dhe Kosovë, të cila janë një realitet gjeopolitik i pakthyeshëm.

Mosnjohja e Kosovës krijon një disproporcion  diplomatik dhe gjeopolitik dhe një disekuilibër forcash midis Greqisë dhe Serbisë. Greqia dhe Serbia janë dy shtete, të cilat aspirojnë për një rol udhëheqësi në Ballkanin Perëndimor. Serbia ka një handikap shumë të madh që është çështja e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve me Kosovën, pa të cilin nuk mund të anëtarësohet në BE. Greqia, e cila nuk ka në vetvete asnjë problem me shtetin e pavarur të Kosovës, trashëgon nga emocioni për Serbinë të njëjtin handikap serb dhe krijon artificialisht një pozitë rajonale më të dobët se sa Serbia. Për të shmangur rivalen Greqi nga Ballkani Perëndimor Serbia ka avancuar me projekte individuale si ai i “mini Shengenit” serb, i cili synon të ligjërojë hegjemoninë serbe në Ballkanin Perëndimor dhe i kundërvihet edhe platformës së Selanikut të vitit 2003 për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, edhe “Procesit të Berlinit”. Greqia mund të neutralizojë këto përpjekje hegjemoniste serbe në Ballkanin Perëndimor, duke vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën dhe duke promovuar projektet e integrimit në BE të këtyre vendeve.

Është vendi për t’i kujtuar Athinës se gjatë gjithë kohës 25 vjeçare të konfliktit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut Serbia ka mbështetur gjithmonë Shkupin dhe asnjëherë Athinën. Kështu që asnjë logjikë diplomatike nuk mund të kuptojë që Athina harron me kaq lehtësi neglizhimin e gjatë serb për një interes kombëtar të Greqisë dhe tani për hatër të Serbisë nuk njeh Kosovën.

Mosnjohja e Kosovës i krijon një disavantazh Greqisë edhe në raportet e saj delikate ballkanike me Turqinë. Politika realiste e Turqisë ka arritur të krijojë marrëdhënie të mira dhe normale edhe me Serbinë, edhe me Kosovën. Kurse Greqia për hatër të Serbisë ka marrëdhënie të mira vetëm me Serbinë dhe nuk e njeh Kosovën. Kjo krijon një disavantazh të aspiratave të diplomacisë dhe të shtetit grek në Ballkanin Perëndimor.

Mosnjohja e Kosovës nga Greqia krijon një çarje të madhe në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë. Diplomacia e Shqipërisë nuk mund të mos e konsiderojë gjest jomiqësor mosnjohjen e Kosovës nga të pesë shtetet e BE. Kosova është pjesë e pandarë e çështjes kombëtare shqiptare. Kosova është shteti i dytë shqiptar. Greqia duhet të niset në këtë çështje nga qëndrimi, që ajo mban ndaj Qipros, të cilën e konsideron pjesë të çështjes kombëtare greke dhe shtet i dytë grek. Kjo do të thotë që Greqia duhet të njohë Kosovën me qëllim që marrëdhëniet e saj me Shqipërinë të mos kenë një pengesë të pazgjidhur, që ka të bëjë me çështjen kombëtare shqiptare. Është rasti për të theksuar që diplomacia e Shqipërisë të tregohet më koherente dhe të intensifikojë kërkesat e saj në drejtim të qeverisë së Greqisë për njohjen e Kosovës. Shqipëria e ka detyrim kushtetues të bashkohet fuqishëm me valën e re aktuale të kërkesave dhe të presioneve të shteteve të mëdha perëndimore ndaj Greqisë për njohjen e Kosovës.

Duke njohur Kosovën Greqia fiton një element të ri pozitiv në marrëdhëniet me SHBA, me Gjermaninë, me Francën, me Britaninë e Madhe, etj. të cilat kanë intensifikuar zërat në Athinë për njohjen e Kosovës. Interesi strategjik i NATO-s në Ballkan është që Kosova të jetë nesër anëtare e Aleancës Atlantike. Anëtarësimi i Kosovës në NATO nëpërmjet heqjes së barrikadës nga katër shtetet e NATO-s, që nuk e njohin, dhe ku Greqia duhet të japë shembullin e para, do të përbënte një kontribut të madh në sigurinë e rajonit tonë. Pra kemi një nevojë strategjike të brendshme dhe ndërkombëtare të Greqisë për të njohur sa më parë shtetin e pavarur të Kosovës./DITA

blank

Në fantazi të tilla idiote e mbështesin njerëzit nostalgjinë për vitet e komunizmit? – Nga ARBEN KALLAMATA

Kjo foto jo vetëm që është gabim, por edhe të acaron nervat në disa plane. Mund ta kisha marrë thjesht me humor, por niveli i padijes ose budallallëkut arrin një shkallë të atillë saqë të ngrin buzëqeshja dhe të vjen të shkulësh qimet e kokës dhe ta përplasësh fort kokën, ashtu me qime të shkulura, pas çdo cepi të fortë tryeze, rafti, apo muri që ke pranë. Unë e hasa në faqen e dikujt në FB që paraqitet si mësues fizike dhe informatike, si gazetar i pavarur dhe autor librash. Pra, nuk kemi të bëjmë me njerëz të pashkolluar. Thjesht me injorantë të vetëdijshëm. Ky person e paraqiste foton me këtë koment: Vajzat shqiptare më origjinale, pa botoks, dhe më të bukura më 1970, se sot…edhe pse më të varfëra. Sinqerisht mendoj që ky nuk duhet lejuar të japë mësim, as fizikë, as informatikë. Është i rrezikshëm. Madje edhe nga fb duhet nxjerrë me shkelma.
Nuk di pse kam nje shtytje të brendshme t’i rendis nivelet e budallallëkut megjithëse duken ashiqare:
1. Nuk janë vajza shqiptare. E para sepse vajzat shqiptare nuk visheshin dot kështu, nuk i mbanin dot flokët kështu dhe nuk i nxirrnin dot këmbët kështu në vitet 1970të. Por po s’tu mbush mëndja për këtë, hapi sytë dhe shiko flamurin mbrapa – është flamur britanik. Ti qe e merr kete foto dhe e paraqet si vajza shqiptare ose gënjen, ose je fare budalla dhe gënjehesh.
2. Nuk janë të varfra. Këto duket se janë modele dhe janë veshur me rroba të shtrenjta, me rroba që vajzat shqiptare të viteve 1970të as në ëndërr nuk i kanë parë.
3. Po të mbanin funde të tilla rrugëve vajzat shqiptare në vitet 1970të, ua prisnin këmbët.
4. Gramatika e diciturës është për të qarë hallin. Edhe gramatika e komentit që ka bërë mësuesi i fizikës, që është edhe gazetar i pavarur dhe autor librash është për të ulërirë.
5. Foton e poston “grupi ilirian”, që duhet të jetë një nga ato grupimet nacionaliste që s’e kanë idenë se çfarë është nacionalizmi dhe që s’mund të kenë as idenë se mund të kenë as idenë se ç’është Iliria, historia, ose çdo gjë tjetër. Me një fjalë pellazgë të pandreqshëm.
6. Nuk merret vesh nëse këto vajzat në foto i duken grupit ilirian më të bukura se vajzat shqiptare sot, apo më të bukura se vajzat europiane sot? Nëqoftëse këto i duken më të bukura se vajzat shqiptare sot, atëherë grupi ilirian i bije vetes, sepse i nxjerr vajzat angleze të viteve 1970të më të bukura se shqiptaret e viteve 2020. Ndoshta i duken më të bukura se sa vajzat europiane sot, gjë që mund të justifikohet po të mendosh se Britania ka dalë nga Europa. Uf, më kapi edhe mua budallallëku dhe po flas broçkulla. Po e le me kaq.
Megjithatë, pyetja që më shqetëson më shumë është: Në fantazi të tilla idiote e mbështesin njerëzit nostalgjinë për vitet e komunizmit? Sepse duket ashiqare që kjo foto është postuar me idenë: Shihni sa mirë ishim në vitet 1970të, në kohë të komunizmit. Shkalla e budallallëkut ose e trushplarjes në këtë rast është aq e paimagjinueshme, saqë për të vërtetuar një ide fikse për diçka që nuk ka ekzistuar, merret pikërisht e kundërta e saj.
blank

Send this to a friend