VOAL

VOAL

Kushtuar Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti -SKËNDERBEU -POETEKA MBARËKOMBËTARE “ Ndue Bytyçi” Nga Xhane Sherif Imeraj

August 31, 2018
blank

Komentet

blank

Baza gjeopolitike e aleancës strategjike mes Shqipërisë dhe Turqisë – Libri i ri i Shaban Muratit- Nga Johana Lubonja

 

Doli nga shtypi libri i ri i diplomatit dhe studjuesit të marrëdhënieve ndërkombëtare Shaban Murati “Konteksti rajonal i aleancës strategjike Shqipëri-Turqi, botuar nga Fondacioni i mirënjohur Çamëria “Hasan Tahsini”, me kryetar z.Alket Veliu.

Libri sjell këndvështrim të ri me analizën dhe zbërthimin profesional të bazës gjeopolitike të aleancës strategjike midis Shqipërisë dhe Turqisë mbi kriterin e vetëm afatgjatë të interesave shtetërore, kombëtare, diplomatike, strategjike dhe gjeopolitike. Paraqitet një sintezë depërtuese e dinamikës së shumëanëshme të marrëdhënieve dypalëshe në shekullin 21 dhe rendësia e efekteve pozitive të aleancës në planin rajonal dhe ndërkombëtar.

Marrëdhëniet dypalëshe si aleancë strategjike argumentohen mbi evidentimin dhe prioritarizimin e atyre elementeve jetike shtetërore dhe kombëtare, që duhet të përcaktojnë një aleance reale dhe afatgjatë strategjike. Faktorët interesantë, që paraqet autori në libër për karakterin e veçantë të aleacës strategjike dypalëshe në politikën rajonale shqiptare, konturojnë një strukturë elementesh strategjike dhe gjeopolitike, e cila dikton zbatimin dhe thellimin e kësaj aleance.

Autori zbërthen kolonën e parë të kësaj strukure të gjeopolitikës rajonale shqiptare të mbështetur në realitetin jetik të mungesës së plotë të kërcënimeve ekzistenciale për kombin tonë nga Turqia, që Turqia nuk ka asnjë centimetër tokë shqiptare brenda territoreve të saj, që Turqia nuk ka rivendikime territoriale tokësore apo detare kundrejt Shqipërisë, që Turqia nuk ka asnjë problem të minoriteteve për të bërë shantazh 30 vjeçar mbi Shqipërinë, që Turqia është i vetmi shtet  ballkanik që ka përkrahur Shqipërinë në mbrojtjen e hapësirave sovrane detare, etj.

Përkrahja e aleancës strategjike dypalëshe përforcohet nga përkrahja e jashtëzakonëshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në shekullin e ri në momentet e vështira të fatkeqësive natyrore si pandemia dhe tërmeti e deri te ndihma e pakursyer pë shtetin e pavarur të Kosovës, nga njohjet ndërkombëtare për të e deri te përkrahja për anëtarësimin e saj në NATO. Libri evidenton se Turqia ka për gjeopolitikën shqiptare një peshë dhe rol të pazëvendësueshëm gjeopolitik për përballimin e kërcënimeve ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë, të cilat janë intensifikuar në shekullin e ri nga shtetet fqinjë.

Kolona e dytë e strukturës së elementeve të nevojshme për gjeopolitikën shqiptare, ku ndalet gjërësisht libri, lidhet me rolin e ri të Turqisë në planin rajonal dhe ndikimet pozitive direkte dhe indirekte për interesat shqiptare.

Në Ballkan, megjithë zhurmën e madhe për integrimin europian të rajonit, janë ringjallur paralelisht në shekullin e ri disa fenomene negative ballkanike të së kaluarës midis dy luftrave botërore në formën e krijimit të disa mikroaleancave të mbyllura trepalëshe dhe katërpalëshe të disa shteteve, jashtë lidhjeve me NATO-n ose BE. Këto grupime të reja ballkanike, ku Serbia dhe Greqia kanë rol protagonistësh, nuk e kanë ftuar kurrë Shqipërinë të jetë pjesë e tyre.

Kjo hierarki e brendëshme ballkanike tërheq  vëmendjen, sepse së pari tre shtete prej tyre nuk e njohin Kosovën, dhe së dyti kanë si bosht lidhës faktin që janë që të gjitha vetëm shtete ortodokse. Sipas autorit, përballë këtyre intrigave bizantine ballkanike, Shqipëria duhet të shfrytëzojë si kapital diplomatik dhe gjeopolitik shenjën e përbashkët fetare të saj me Turqinë.

Kolona e tretë e strukturës së bazamentiit gjeopolitik të aleancës strategjike Shqipëri-Turqi lidhet sipas autorit me rolin e ri dhe peshën e madhe ndërkombëtare të Turqisë në shekullin 21. Në 100 vjet të krijimit të Republikës Turke dhe të vendosjes së marrëdhënieve midis dy shteteve tona, Turqia nuk ka qenë kurrrë kaq me peshë dhe ndikim si faktor kontinental në marrëdhëniet ndërkombëtare si në shekullin 21.

Ajo është shteti më i madh dhe më i fuqishëm i Ballkanit, që ka fituar një peshë dhe rol të veçantë në Mesdhe, në Lindjen e Mesme, në Kaukazin Qendror, në Azinë Jugore, në Afrikën Veriore dhe në Ballkan, dhe ky realitet diplomatik duhet konsideruar sipas librit një faktor force si aleate për diplomacinë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Konkluzioni i autorit është se realizmi diplomatik dhe interesat afatgjata gjeopolitike dhe strategjike të kombit shqiptar në shekulli e ri diktojnë përcaktimin e Turqisë si aleati kryesor strategjik në Ballkanin kontinental. Libri i ri i diplomatit dhe studjuesit Shaban Murati “Konteksti rajonal i aleancës strategjike Shqipëri-Turqi” është libri i fundit i korpusit prej 20 veprash të autorit kushtuar ekskluzivisht problematikës diplomatike dhe gjeopolitike të çeshtjes sonë kombëtare, të marrëdhënieve të Shqipërisë me shtetet e Ballkanit dhe të ndikimeve të fuqive të mëdha si BE dhe Rusia në zhvillimet ballkanike.

Siç ka përcaktuar vetë autori, korpusi i tij i 20 librave specifike për diplomacinë dhe gjeopolitikën është “saga diplomatike e Ballkanit”, e cila vjen te lexuesit dhe studjuesit, dhe në rradhë të parë te diplomatët dhe politikanët shqiptarë, si një bibliotekë e vogël profesionale në ndihmë të formulimit të një politike të jashtëme të drejtë dhe largpamëse në planin diplomatik dhe gjeopolitik.

blank

Kënga e Adem Jasharit – Mora fjal

I

Mora fjal mora fjal e mora vargun Mora qarkun
mei thurr kang mei thurr kang bashklegjendarit,
ti kendoj ti këndoj Adem Jasharit ti këndoj

II

blank

blank

Rrënjëzimi i mendimit- MUROSJA E KUJTIMEVE SI PESHË E DHEMBJES, E ËNDRRAVE DHE E DASHURISË NËPËR KOHËRA- Nga SEJDI BERISHA

(Ose, pse vendosa ta shkruaj librin “Peja, dhembja dhe krenaria ime”- kjo madhështi dhe perlë e veçantë historike e kulturore, që flet, që krenohet, që ka dëshmi, që ka krenari, që heshtë kur duhet, që zërin e saj e ka përgjithmonë të ngritur nëpër periudha të ndritura por edhe të dhembshme kohore …?!)

Që kur isha kalama, në shpirtin tim u murosen shumë kujtime si peshë ëndrrash dhe dhembjeje për qytetin që përjetësisht ka qenë, është dhe do të jetë madhështi historie, që ishte bukuri ku rrëshqasin kujtimet e mia aty diku në strofullin e shpirtit, me rebelimin për të thënë e për të shkruar, për t’u djegur në atë vullkanin e rinisë, ku më nxitnin grimcat e frikës për dashuriçka, që prej çasti në çast, prej viti në vit më bënin pelegrin të rrugëtimit të qytetit tim, i cili edhe sot në vete ndrydhet, sepse, madhështia dhe shenjtëria e tij sikur janë të fshehura vetëm në mendjen dhe në shpirtin tim, i cili qytet, sa vinte e bëhej vullkan ëndrrash dhe ëndërrimesh për gjithçka për “sarajet” e krenarisë dhe të historisë së tij: tabakët, jazijet me ve shotash në strofullat përbri ujit të kulluar, kalaja, krojet e lagjeve, kureshtja për Kullën e Haxhi Zekës, edhe për Lidhjen e Pejës, për Kullën e Sheremetit, për jetën idili e të ndritur të Lagjes së Kapeshnicës, për Tabjet, për Varrezat e Gjata, për Çarshinë e Gjatë, për zejet-begati e synim historik për ta kapur pasurinë lumturinë e jetës… Shumë luftëra i përjetove qyteti im, shumë armiq shkelën mbi ty, por morali dhe
pathyeshmëria për liri, për kombin dhe për atdheun, në të gjitha periudhat të mbanin vetëm vertikalisht dhe krenar, edhe më shumë ta begatonin historinë… Rrëfimet e babait tim për rrugëtimin tënd që nga koha e okupimit osman, nga robërimi sllav, austro-hungarez, serbo-malazez dhe nga shumë regjime të tjera, u bënë faqe të
ndritura dhe të praruara me ar, e që të gjitha bashkë ma ngacmonin shpërthimin e sythit më shumë se edhe të inteligjencës për t’i kënduar jetës, por edhe djersës dhe
mundit të nënës e të babait për ta ngritur ndershëm familjen
* * *
Rrita dhe thellimi e rrënjëzimi i dashurisë për qytetin tim…
…Dhe, interesant, rrita dhe thellimi e rrënjëzimi i dashurisë për qytetin tim, ishte e çuditshme, plot dhembje shpirti, por që përbrenda tyre përbirohej edhe lumturia
edhe krenaria për rrugëtimin tim në lashtësinë, në të atëhershëm dhe në të tashmen e qytetit tim, i cili i ngjanë ëndrrave të cilat kurrë nuk më lëshojnë këmbësh për të
thënë e treguar diçka me peshë, diçka që mbrumet me dashuri, njerëzi e sinqeritet. Për besë ashtu është, ndoshta pse prindërit e mi prej dite në ditë edhe më shpjegonin nga diçka por edhe e gjelbësonin tokën me djersën e tyre për të na siguruar kafshatën e gojës. E kjo, dashurinë ndaj qytetit, ndaj rrugicave me kalldrëm, ndaj lumit që kalonte përmjedis qytetit, e që ishte dhe është histori në vete, që nuk ka thënë krejt as nuk ka dashur të tregojë për peripecitë e veta, as për vuajtjet e
popullit. Po, sa madhështi është kjo kur e analizon së mbari dhe së prapthi të kaluarën e qytetit tim.

blank

Sërish dua të theksoj, se kur isha i vogël, tërë atë energji që e kisha brenda vetes dhe shpirtit, nuk dija dhe as nuk kisha fuqi ta shfletoja me dufin e shpirtit, por vetëm e
ruaja si panoramë kujtimi apo “sherri” për më vonë, kur shpirti më rebelohej gjithnjë e më shumë për çdo gjë.

Dashurinë për qytetin tim, që kur isha në bankat e shkollës fillore ma shtonin edhe rrobat “kat” prej zhguni, që m’i kishte blerë babai, e që të gjithë shokët më
përqeshnin edhe për rrobat, edhe për opingat, edhe pse isha “katundar-zallogë”! Ani, se ashtu ishte, dhe ky realitet si fëmijë më kishte “zënë” pisk me tharmin e
dashurisë për kombin dhe atdheun, pra, edhe për qytetin tim, sepse, ishte i imi! Dhe kështu, ngjarjet, ditët, muajt, vitet dhe koha, kalonin e në shpirtin tim shtresonin shumë ngjyra, të cilat herë shndërroheshin në pyetje, herë në ironi, herë në dhembje, herë në uri për bukë, besa e herë-herë edhe në lot, të cilat gjëra, dua të tregoj drejtë, të gjitha në mbrëmje sikur i mbyllja në një thes të mendjes dhe hidhërimit, që ia lidhja fortë grykën të mos “eksplodojnë” dhe të mos më lënë pa gjumë. Kështu, të nesërmen në mëngjes, vinin “gëzimet dhe hidhërimet” e reja që më bënin edhe më krenar e kureshtar për të ëndërruar gjithçka, por që më bënin edhe melankolik kur përvjedhsha me shikim ndonjë vajzë, sepse, në këtë drejtim e kisha frikën e madhe të ngarkuar me shumë arsye!

E si mos ta rrisja dashurinë ndaj qytetit tim, kur të gjitha këto m’i dhuronte që dikur të bëhem diçka për ta ngacmuar historinë, madhështinë, krenarinë dhe
bukurinë mahnitëse të këtij qyteti…!

Ja, po ua numëroj disa nga perlat që i krijuam bashkë unë dhe qyteti im. Së pari, kur isha nxënës në gjimnaz, isha “bërë” burrë dhe i ndihmoja familjes me nga një
bukë furre çdo të shtune dhe të mërkurë, kur ishte pazar. Dua të them se pas përfundimit të mësimit, ktheja tek një mbathtar dhe me krenari i mbaja këmbët e
kuajve për t’i mbathur ata. O, sa vështirë ishte! Por, kur e kujtoja se në fund të orarit të punës i fitoja aq para sa për ta blerë një bukë furre, dhe kur e qoja në shtëpi, me lazdrim djaloshari ia jepja nënës dhe i thosha: ja, nëna ime, për sonte e kemi fituar bukën! O, sa rëndë e rrezik ishte për t’ua mbajtur këmbët kuajve për t’i mbathur, por buka ishte ajo që e dija se në shtëpi shkoja kinse “plot”, pra, me një bukë! Besoni, se e tëra kjo, fije e për pe, është e vërtetë! E në atë mbathtore, kur nuk kishte kuaj për t’i mbathur, mbaronim patkonj në atë furrën-farkëtare të shëmtuar, që djersët e fundit m’i shpenzonte. Dhe, kujtimi për te edhe sot më është i freskët; kur duke mbaruar patkonj, mbathtarit i “iku” dalta dhe mua më goditi në urëzën e kraharorit. Ma kishte thyer ashtin. Besoni se nga shpejtësia e “fluturimit” të daltës, as që e kam hetuar se më kishte goditur…! Atë ditë, ika në shtëpi i përgjakur, por paratë për bukë nuk i kisha “fituar” dhe ngela pa ia dërguar bukën nënës…! Derisa e shërova kraharorin hoqa shumë ditë, dhe askush në shtëpi nuk e mori vesh se çfarë më kishte ndodhur. Nuk i tregova as nënës, as babait… Andaj, si të mos çelikoset dashuria për qytetin tim. Në gjimnaz, më shkonte shumë rebelimi djaloshar, por jo prej rrugaçit, por prej njeriut që nuk pajtohet me realitetin. Lëndën e gjuhës shqipe, atë të gjeografisë, të biologjisë e më pak të historisë, i shkrija, i kisha në zemër. Bile gjuhën amtare, ndoshta nuk është modeste, por shumë herë e dija më mirë se sa vetë profesori.

Gjërat që ma forconin karakterin por edhe amanetin e babait që të bëhem njeri i vetvetes!

Të gjitha këto ishin gjëra që ma forconin karakterin por edhe amanetin e babait që të bëhem njeri i vetvetes, për t’i kontribuar familjes, qytetit dhe kombit. Por kulmi
i tërë kësaj ishte edhe momenti kur nga gjimnazi u përjashtova, për shkak se kisha “marrë në thua” në një bust që u bë copë e grimë! Më përjashtuan nga shkolla…!
Dhe, mbajeni mend, sa rëndë ishte, prej asaj dite nuk fliste askush me mua…! Por Gryka e Rugovës, ujëvara tek tuneli i parë dhe parku i qytetit më rrisnin krenarinë,
më bënin shoqëri dhe sikur më këshillonin se jeta të ngritë dhe të rrëzon… Tash, më shumë e përqafoja dhe më përqafonte qyteti im. Gjimnazi u bë obelisk i përjetshëm i historisë së rinisë sime. Por harrova të tregoj, se në shkollën fillore ia nisa të “shkarravis” vargje. Atë botë e botova edhe poezinë e parë te gazeta “Flaka e
Vëllazërimit” që botohej në Shkup. Prej aty u vu edhe një gurthemel i ri, që ishte krijimtaria letrare, e cila kurrë më nuk mu ç’kap nga mendja, zemra as nga shpirti
e deri në ditët e stome, me të cilën kacafytem dhe zihem deri në pafundësi, por të hidhërohem me te assesi. Sepse, muzat më vijnë prapa dhe edhe tash më ngacmojnë
për gjithçka…!

Dhe sërish: si mos ta dua qytetin tim, kur aq mirë i kam ditur varrezat në të gjitha pjesët të qytetit, kur aq shumë i kam mësuar burimet e ujit, kur aq me ngulm jam
informuar për mullinjtë e Pejës, kur aq shumë di për Tophanet, për dollapët që mbi jaz pandërprerë i rrotullonin ditët dhe ngjarjet pa treguar asgjë, kur zejtarët ishin
dhe janë vulë e historisë dhe e bukurisë së qytetit tim. Kur te Kroi i Shatërvanit, me ujin e ftohtë e freskonin shpirtin mijëra qytetarë, kur Gryka Pitoreske e Rugovës
qëndron në krye të qytetit si kurorë e rrallë mbretëreshe me ujëvarën histori. Ditët e shtuna ishin të lumtura për mua, sepse, nëna dilte në tregun e rrobave (lomën
e grave) te Kulla e Pashës, dhe shiste këmisha prej pëlhure të nuseve të katundit, që ua jepnin gratë e fshatit për t’i shitur, e ajo nga “qiraja” e tyre fitonte nga pak para.
Si sot më kujtohet ai muri ku i ekspozonte ato artizanale, “teshat” e nuseve. Pra, dilte ndonjë para edhe për mua por edhe për harxh shtëpie!

Kujtim i fortë që rritë dashurinë për qytetin tim, ashtu siç e forcojnë “shekujt” e jetës, ishte edhe puna prej argati e babait tim, që me qëndresën dhe me shpresën
kurrë të pathyer, por edhe me fjalët-dritë, mua dhe tërë familjes na lumturonte çdo moment, çdo ditë e çdo kohë. Po, sa madhështor ishte ky njeri gjithmonë gojëmbël,
ky njeri i dashur që ishte bërë pjesë e lumturisë edhe e shumë njerëzve të tjerë, të atyre që aq ndershëm luftonin për kafshatën e bukës, por kurrë pa e harruar fatin e
kombit dhe të atdheut!

Si të mos e shkrij mendjen dhe mundin për qytetin tim, kur urat e tij i bashkonin dhe i bashkojnë pjesët e qytetit dhe krijojnë hallka bashkimi të shumë nahijeve…
Andaj, si të mos e shkrij mendjen dhe mundin për qytetin tim, i cili, me Urën e Gegajve, me Urën e Zallit, me Urën e “Milet bahçes” dhe me Urën e Gurit, e madhështonte Lumëbardhin, nën të cilat ura rrjedhke uji herë prajshëm e herë plot rrëmbim dhe i trazuar…!

Këto ura i bashkonin dy pjesët e qytetit dhe krijonin hallka bashkimi të shumë nahijeve. I bashkonin njerëzit, i forconte dhe i lidhte shumë dashuri të vashave me
djemtë që i shkrinin ëndrrat në zemrat e tyre. Ka edhe shumë thesare, që qytetin tim dhe mua na lidhin edhe më fortë. Por, disa nuk arrihet dot për t’i thënë, por
ngelin si etje dhe si mall e dhembje për t’i fshehur dhe për t’i ruajtur vetëm për ata që kanë dëshirë të ngelin gjithmonë në krahët e dallëndysheve, të cilat, foletë i
ndërtojnë si një përrallë bukurie por edhe provokim për të thurë këngë e për të shkruar histori, për të shtjelluar vargun poetik që përcëllon dhe për të përjetësuar
çdo gjë të jetës që piktura e përthekon…

Për të gjitha këto kam shkruar diçka, kam përjetësuar shumëçka në Monografinë “Zejtarët e Pejës”, edhe në shumë libra të tjerë. Ndërsa, si të mos e dua qytetin tim,
kur në zemër të tij ishte dhe është teatri, kur fisnikërohej jeta dhe kultura, e ku edhe unë shumë e shumë vite i “lëkunda” dërrasat e skenës, të cilat i mbajnë si kujtim madhështor lojën prej artisti të shumë aktorëve më të njohur, të cilët më vonë pushtuan teatrot e Kosovës dhe më gjerë?! Edhe për këtë, historinë e këtij tempulli ndër më të vjetrit jo vetëm në Kosovë, e kam përjetësuar në librin- monografi “Teatri i Pejës”!

Pra, kur këto pak shënime i bashkon me historinë e lavdishme të qytetit që e ndritin dhe e bëjnë shenjtëri të paprekshme edhe të lirisë edhe shumë shtatore, buste,
obeliskë, edhe pllaka përkujtimoresh, që janë përjetësi e heronjve dhe e dëshmorëve se si luftohet për ta çliruar atdheun, e që do mbesin udhërrëfim e mësim i
përjetshëm për gjeneratat që vijnë, ma detyrojnë shpirtin që të shkruaj e të shkruaj, e të shkruaj, sepse, kurrë nuk jam ngopur as nuk ngopëm dot me madhështitë e
qytetit tim. Për atë, duke qenë i etur për gjithçka, në shumë poezi në këtë libër me qëllim i kam përsëritur disa emra, disa vendbanime kohe e shekullore, që kujtoj se
vetëm sa e madhështojnë dhe ia shtojnë edhe më shumë vlerën dhe peshën këtij këndimi poetik!

Ky ishte shkaku që këtë libër ta shkruaj e t’ia kushtoj kësaj madhështie, kësaj perle të veçantë historike dhe kulturore të vendit tim, të popullit tim, e që kësaj radhe e
pashë të udhës ta pagëzoj: “Peja, dhembja dhe krenaria ime”-Poemë të cilën kurrë nuk e përfundova…!
(©S. B.)

blank

Αtilla e Xhuzepe Verdit në skenën e TKOB Nga Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti

Shqetësime dhe çështje bashkëkohore nga bota e sotme u prekën në premierën absolute të këtij sezoni nga Teatri i Operës dhe Baletit me një nga operat më pak të njohura të Xhuzepe Verdit. Attila është një opera me prolog dhe tre akte me libret nga Temistocle Solera, bazuar në dramën gjermane me të njëjtin emër (Attila, König der Hunnen = Attila, Mbreti i Hunëve) nga Zacharias Werner, e shkruar në vitin 1809.

Dihet se Verdi është një nga figurat e pakta në historinë botërore, emri i të cilit lidhej aq ngushtë me humanizmin. Ai nuk ishte thjesht një artist, në kuptimin e ngushtë të termit që prodhonte vetëm vepra muzikore, por një shpirt i shqetësuar, i cili me artin e tij përcillte pikëpamje politike. Dhe shpesh, ndikimi i veprave të tij përcaktoi masat popullore të Italisë në një masë shumë të madhe ku opera ishte mediumi me të cilin përhapeshin dhe kultivoheshin idetë liberale. Bibliografia thotë se “Nabuko” është ndoshta opera e tij e parë e pastër politike, që nuk ofronte argëtimin e zakonshëm, por drejtoi dhe gjallëroi turmat me karakterin shpengues. Prandaj Verdi do të përsërisë të njëjtën recetë edhe me Attilën.

Attila si vepër ka një dinamikë konfliktuale midis dy forcave rivale në skenë. E para lufton për liri dhe pavarësi, e dyta përpiqet të pushtojë me dhunë dhe me gjak. Njëkohësisht trajton edhe karakteret e meshkujve drejtues, të cilët zgjedhin të shesin parimet e tyre për pushtet, por gjithashtu trajton edhe ndërhyrjen e papritur dhe heroike të një gruaje. Në fakt -pavarësisht ndërhyrjes së censurës- libreti i Attilës përfshin deri më sot pasazhe që çdo spektator bashkëkohor mund të kuptojë jetën e përditshme, fakt që e bën të freskët si vepër, sidomos po të merren parasysh situatat luftarake që po ndodhin në botë dhe dhuna ndaj grave. Kjo e bën menjëherë një vepër operistike me ngjyra të dendura politike dhe me mesazhe shumë të rënda që jehonë edhe sot e kësaj dite.

Megjithatë, do të ishte e padrejtë nëse themi se vënia në skenë me sukses e një vepre si Atilla është një detyrë e lehtë. Ky është ndoshta një nga elementët kryesorë që teatrot në botë tradicionalisht ia shmangin vënien në skenë, duke e bërë Atillan më pak të njohur. Mjaftojnë kritikat e para për këtë vepër që u shfaqën qysh në vitin 1848 në gazetën “The Times” (15/03/1848) ku ndër të tjera i atribuoheshin kompozitorit legjendar shumë papërsosmëri, për sa i përket reputacionit që kishte ndërtuar dhe nivelit muzikor të kësaj vepre operistike. Sipas kritikave të kohës, Tema që trajtonte për pushtuesin barbar, ofronte një numër të madh situatash të forta dramatike që Verdi nuk kishte arritur t’i kapte. Sidomos Ariet sforconin këngëtarët në maksimum, prandaj dhe të gjitha duartrokitjet shkuan për interpretuesit. Madje, Benjamin Lumley, thotë se “Attila u tërhoq pas disa shfaqjeve, por megjithatë i mbeti fama e keqe me të cilën u prit”. U deshën rreth 106 vjet për ta rehabilituar këtë vepër, si pjesë të festivalit të Venecias në vitit 1951, kur u vu në skenë për të përkujtuar pesëdhjetëvjetorin e vdekjes së kompozitor. U vu në skenën e Romës në vitin 1953, ndërsa produksione të tjera të shquara u zhvilluan në Londër më 1963 (me libreto angleze), në Trieste (1965), në Buenos Aires (1966), në Berlin (1971), në Festivalin e Edinburgut, në Firence (1972) dhe në La Scala (1986). Deri sot shumë pak Teatro e zgjedhin atë në repertorin e tyre.

Për ata që pëlqejnë statistikat, vlen të theksohet se në vitin 2023, opera Atilla është shfaqur e plotë vetëm në katër opera të botës (Semperoper në Dresden, Teatro Petruzzelli në Bari, Opera festival at the Chicago dhe Opera Stara Zagora në Bullgari) duke shënuar TKOBAP institucionin e pestë para se Atilla të hapë siparin në koncertet e fundvitit të Moskës. Për të gjitha arsyet e mësipërme, ne duhet të përgëzojmë stafin e TKOBAP për zgjedhjen dhe produksion e denjë që ndoqëm.

Është një bast i madh (dhe mendoj se e fituan aktorët e TKOB) që teatri më i izoluar i Europës, ai teatër që përjetoi censurën më absurde në repertorin e tij, të bëjë hapa kaq të mëdha me dinjitet, duke tejkaluar problemet e shumta që ka përjetuar në të kaluarën. Të rrimë shtrembër e të flasim drejt, nuk është pak të realizosh brenda një periudhe gjashtëmujore Aidën e Verdit, Skënderbeun e Vaso Toles, Oratorion Elijah të Mendelsonit, Samson e Dalila nga Camille Saint Saens, Stabar Mater të Rossinit dhe njëkohësisht dhjetëra koncerte me orkestrën dhe korin. Dhe këtu është një rast i mirë për të uruar dhe falenderuar ngrohtësisht si korin me Dritan Lumshi ashtu edhe orkestrën simfonike që arritën të prodhonin një repertor kaq të gjerë.

Gjithsesi, kthehemi te Atilla i TKOBAP. Duke kuptuar vështirësitë e shumta që mund të hasë dikush në regjinë e një vepre kaq “koncertale”, regjizorja Ada Gurra arriti të na japë një regji të mirë duke krijuar një ambient shumë interesant me tensione dhe dendësi. Për afro tre orë spektatorët u transportuan në mesin e shekullit të 5-të në Aquileia, në lagunat e Adriatikut dhe në periferi të Romës pa u lodhur. Në këtë drejtim, ndihmuan publikun të futej më mirë në shfaqje edhe kostumet e krijuara nga Edlira Qyshka. Klima e epokës u kap më së miri përmes ngjyrave të zbehta dhe të errëta si kafeja, grija dhe e zeza (por edhe nga sende si shpata dhe kurora e artë me pëlhurën e kuqe në ceremoninë e dasmës së Odabellës) që i dhanë shkëlqimin e duhur një shfaqjeje të tillë.

Personalisht ndoqa të dyja kastat e artistëve dhe më duhet të them se diferencat ia kalonin ngjashmërive. Fillimisht duhet theksuar se ishin dy shfaqje shumë të ndryshme mes tyre, si nga mishërimi i personazheve kryesore (fakt që lidhet me llojet e ndryshme të sopranove dhe baritonëve që interpretuan) por edhe përsa i përket energjisë që mbizotëronte gjatë performances në skenë, prandaj për mendimin tim çdo krahasim ndërmjet tyre është i paefektshëm.

Megjithatë, dua të fokusohem vetëm në tre personazhe që në sytë e mi, këngëtarët lirike ia dolën më së miri nga ana interpretative. E para, Odabella që nënkupton besnikërinë dhe virtytet familjare që konsiderohen si të nevojshme për luftën kundër skllavërisë dhe robërisë. Një vajzë që sfidon pushtuesin duke i shprehur ndjenjat e saj patriotike që në aktin e parë “Santo di patria, indefinito amor” dhe shkon përpara si udhëheqëse e një grupi luftëtaresh që preferojnë të përfshihen në betejë me armikun sesa të pranojnë disfatën.

Natën e parë në këtë rol pamë sopranon Eva Golemi (e cila mishëroi rolin e saj të 36-të). Golemi me prezencën e duhur skenike dhe aftësitë e saj vokale, i dha jetë Odabellës duke shprehur dhimbjen dhe fatin e saj tragjik. Odabella e saj nuk e la publikun për asnjë moment të largohej nga drama. Ajo i dha një formë shumë dinamike heroines, interpretimi i saj eksploroi anën e errët të dimensionit të njeriut, dëshirën, irracionalitetin, lidhjet e gjakut dhe botën e hakmarrjes që fshen një vajzë, duke kondensuar në figurën e saj të brishtë gjithë dinamizmin dhe erotizmin e një gruaje të plotë. Ajo e plotësoi “figurën” e Odabelës me fleksibilitetin e zërit dhe teknikën solide, duke krijuar një figurë të kompletuar që pritej nga spektatori të rebelohej dhe në fund të vriste tiranin. Golemi ishte Rebele dhe dinamike në prolog, thellësisht emocionuese si një grua e dashuruar me Foreston në aktin e pare dhe ftohtësisht hakmarrëse në aktin e fundit.

Krejt ndryshe ishte Odabella e krijuar nga Ramona Tullumani. Elementi i parë i kësaj Odabelle është trimëria e vajzës që nuk perceptohet lehtë dhe që asnjë tiran nuk mund ta parashikojë. Ajo krijoi një hijeshi ndryshe me ekspresivitetin e performancës së saj dhe me shpërthimet e saj dramatike në pika të veçanta. Odabella e brishtë dhe sensitive në fund sjell ‘katarsis’ me vrasjen e ftohtë të Attilës, pra është e paparashikueshme edhe për vetë spektatorin. Ajo nuk është as martire, as mbretëreshë, por megjithatë gjen guximin të ndjekë pa devijime rrugën që i ka shkruar fati. Tullumani ishte bindëse me paraqitje të mirë vokale dhe me plasticitetin e kërkuar interpretues. Odebella e saj doli me sukses një personazh rinor, që mund të tërhiqet lehtësisht nga pasioni i dashurisë por më në fund udhëhiqet nga impulset e hakmarrjes.

I qartë ishte edhe kësaj here baritoni Armando Likaj në rolin e Ezio-s. Likaj me vokalin e tij të ngrohtë, melodioz dhe të thellë shkëlqeu si gjeneral romak. Me përsosmëri absolute si në shprehje ashtu edhe në lëvizje, Likaj hyri në procesin e prodhimit performativ, duke dramatizuar dhe prodhuar një figurë të vështirë historike me sukses. Ezio që ai krijoi ishte i pushtuar nga një muzikalitet intensiv përmes trajtimit të veçantë që tërhoqi vëmendjen e publikut. Armando Likaj në skenë dha teatralitetin e nevojshëm për rolin, nëpërmjet lëvizjeve dhe shprehjeve duke na përcjellë shpresën e fshehtë që populli i pushtuar dëshironte për liri.

I denjë për urime ishte edhe tenori italian Amadi Lagha, i cili me daljen e tij në skenë i dha një tjetër dimension Forestos. Sidomos po të kemi parasysh se së bashku me basin bullgar Petar Naydenov, i cili interpretoi rolin e Atillas, performuan në katër shfaqje radhazi dy role kryesore. Duhet përmendur veçanërisht edhe bassi Bledar Domi, i cili interpretoi me vrull dhe ndjeshmëri rolin e rëndësishëm të Papa Leone, duke i përcjellë me sukses publikut tranzicionet e rolit të tij.

Orkestra simfonike e TKOBAP me një përvojë të madhe tashmë nga produksionet e shumta operistike, qëndroi me dinjitet nën drejtimin e dirigjentit italian dhe drejtorit artistik Jacopo Sipari Di Pescasseroli, duke mbështetur efektivisht zhvillimin e veprës me ngjyrat e saj dhe duke nxjerrë në pah virtytet e shkrimit muzikor të Verdit. Udhëheqja e zotit Di Pescasseroli ishte e suksesshme, në komunikim të drejtpërdrejtë me solistët, korin dhe orkestrën.

Me ekstraversion, kalendar të pasur dhe një synim të caktuar për të ardhmen, duket se vitin e fundit në fushën kërkuese të operës po lëviz diçka ndryshe. Edhe me një vonesë prej dekadash, tashmë po krijohen themele të përshtatshme teatrore muzikore edhe në Tiranë. Vitin e fundit po ndjekim produksione cilësore, dëgjojmë për ndërhyrje edukative që fokusohen në përgatitjen e audiencës së ardhshme, muzika lirike po hyn në klasat e shkollave (shfaqje për fëmijë, kori i zërave të bardhë etj), zhvillohen konkurse, përgatiten festivale ndërkombëtare duke na dhënë mesazhin e një përpjekjeje të vazhdueshme. Për mendimin tim janë japa të mëdha që duhen theksuar.

blank

blank

blank blank blank

 

blank

NJĒ JETĒ NĒ FLUTURIM… Nga Visar Zhiti

Kjo ēshtẽ metafora e jetēs sẽ shkrimtarit Drago Siliqi si dhe titulli i librit me poezi tẽ zgjedhura tē tij dhe i kritikave letrare, ku shkēlqeu si avanguardē nē njē letērsi tē re, por që shumē shpejt regjimi i ri i pas Luftēs II Botērore do ta bēnte tẽ veten, duke e futur nē morsin e Realizmit Socialist, nē njē Shqipēri tē mbyllur, me burgje mē shumē se sa me shtēpi botuese…

blank
Drago Siliqi luftoi pēr çlirimin e vendit dhe ēndērroi lirinē e njeriut shqiptar, studioi nē Moskẽ nē Institutin “Gorkij” dhe drejtoi nē Tiranē tē vetmen shtēpi botuese “Naim Frashēri”…
Mund tē themi se Drago Siliqi mbeti si njē urẽ vezulluese mes kētyre dy emrave, Gorki dhe Naimi, zemērhapur dhe po aq i çiltēr si nē poezinē e vet, “nē kērkim tē sē resē” nē mendim dhe rrugētimin letrar, duke i prirē njē plejade emrash tē rinj, ku njē pjesē pērfundoi internimeve dhe burgjeve. Ai u bē mbēshtetēs i veprēs sē Petro Markos dhe Ismail Kadaresē, Jakov Xoxas dhe Dritēro Agollit, Halil Qendros dhe Vangjush Zikos, etj. Me atē do tē dilte poezia e poetit rebel, që do ta pushkatonin, Trifon Xhagjika…

blank
Dhe vetē emri i Drago Siliqit do tē mbetej yjeve. Ai do tē humbte jetēn, kur ishte 33 vjeç, nē njē katastrofē ajrore nē 1963. Avioni qē kthehej nga Kina, ra nē Irkutsk nē Bashkimin Sovjetik. Ra apo e rrẽzuan? Enigmē. Nē avion po udhētonin personalitete problematikē pēr regjimet komuniste…

blank
“Njē jetē nē fluturim” e titulloi librin pēr Drago Siliqin e bija e tij, Laura Konda, gazetarja qē u shqua nẽ radion “Zērit i Amerikēs”. Mes shumë të intervistuarve, ajo thirri njē herē dhe Edēn time me rastin e botimit tē librit tē saj pēr shenjten Nēnē Tereza. Dhe prisnim nga Laura librin pēr babain. Doli kur Drago Siliqi duhej tē ishte 90 vjeç, nē vitin 2020…

blank
Dhe libri na erdhi vērtet nga qielli. E shohim me kërshëri. Mungonte kēshtu njē profil shpirtēror, pra dhe i qielltē, i njē intelektuali tē ndērprerē herēt, nē kulmet e burrērisē sē tij, duke shkaktuar njē turbulencē dhe nē letrat shqipe.

Por dhe qielli fsheh, mē shumē se sa toka, mistere.

blank

blank

U promovua libri studimor “Mitrush Kuteli në Rumani”

“Mitrush Kuteli në Rumani” quhet libri më i fundit i botuar në rumanisht dhe i promovuar ditët e fundit në Bibliotekën Publike të Qendrës Kulturore “Cela Neamțu” pranë kryeqendrës së
Moldavisë së Rumanisë, Jashit. Paraqitja e librit u organizua nga Shoqata e Lidhjes së Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) së bashku me Lidhjen e Shkrimtarëve të Rumanisë Libri është
shkruar nga shkrimtari dhe eseisti rumun Marius Chelaru.

blank

Vëllimi studimor është botuar nga Shtëpia Botuese „Asdreni” e Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR). Libri ka 430 faqe, me parathënie të Dr. Luan Topçiut. Në këtë vëllim studimor dalin në dritë gjithë artikujt dhe tekstet e botuara nga Mitrush Kuteli në rumanisht: artikuj mbi ekonominë, folklor rumun i mbledhur prej tij, artikuj të ndryshëm për problemet e Rumanisë, recensione për libra politikë dhe kulturorë, polemika, proverba shqiptare etj. Shumë prej materialeve botohen për herë të parë dhe janë mbledhur nga shtypi i kohës nga hulumtuesi rumun, Marius Chelaru. Është interesant botimi i rrëfenjës “Natë listopadhi” shkruar dhe përkthyer nga vetë Mitrush Kuteli  (teksti është botuar në revistën „Dimândarea”, viti III, Nr. 25 ‐26, qershor‐korrik 1939, fq. 12 – 15), fakt ky i panjohur më parë.

Në gjithë biografinë e Mitrush Kutelit ka disa sinkopa, veçanërisht për vitet e qëndrimit të tij në Rumani, ku, përpos veprimtarisë në rradhët e komunitetit shqiptar, ai ka shkruar dhe në rumanisht
dhe jo vetëm për shqiptarët. Këtë boshllëk në biografinë e tij letrare e plotëson ky botim i studiuesit rumun, Marius Chelaru. Tekstet e botuara dhe të interpretuara nga studiuesi rumun, duke dhënë burimin e botimit, të shoqëruar me fotografi, të gjitha së bashku do të ndihmojnë, padyshim, studiuesit për të hedhur dritë mbi anët e panjohura, mbi dritë-hijet e personalitetit të
Dimitrie Pascu-t (Mitrush Kutelit)

Promovimi i librit u moderua nga shkrimtari Cassian Maria Spiridon, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë – Dega Jash. Ishin të pranishëm deputeti Bogdan-Alin Stoica, përfaqësuesi i pakicës kombëtare shqiptare në Rumani, kryetari i ALAR-it, Dr. Radu-Cosmin Sãvulescu, dhe Dr. Luan Topçiu, koordinator i Qendrës Kulturore të ALAR. Autori i librit, Marius Chelaru, është shkrimtar dhe kritik letrar, zëvendës kryeredaktor i revistës prestigjioze “Convorbiri literare” dhe kryeredaktor i revistës “Poezia” (organe të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë). Ka botuar shumë studime dhe artikuj kushtuar letërsisë shqipe si dhe disa libra me hulumtime. Vitin e kaluar, gjatë “Ditëve të Kulturës Shqiptare”, ALAR-i promovoi në po në Jash vëllimin imagologjik “Shqipëria dhe shqiptarët në librat dhe shtypin rumun deri më 1912”.

Të pranishmit i përshëndeti deputeti Bogdan-Alin Stoica, përfaqësues i pakicës kombëtare shqiptare në Parlamentin e Rumanisë dhe z. Cãtãlin Lupu, kryetari i bashkisë Ciurea. Për Marius
Chelaru-n dhe Mitrush Kutelin, për vlerat e veprës në fjalë, për ndihmesën që sjell ajo folën kryetari i ALAR-it, Dr. Radu Savulescu si dhe kritiku e studiuesi Dr. Luan Topçiu. Në përfundim të promovimit, fjalën e mori autori i vëllimit. Folësit vunë në dukje kontributin e Kutelit, duke iu referuan fakteve biografike dhe veprës së Mitrush Kutelit në rumanisht. Folësit iu referuan, gjithashtu, novelës „E madhe është gjëmë e mëkatit”, botuar në rumanisht nga Luan dhe Renata Topciu në revistën „Secolul XX” – organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë si dhe tregimit
„Pranverë në Transilvani”, në përkthimin e Luan Topciut, botuar në faqet e revistës kulturore „Albanica”. Kuteli u vlerësua si një figurë poliedrike, që ka luajtur një rol të madh në njohjen e
letërsisë së të dy popujve. Kuteli si përkthyes ka shqipëruar autorët rumunë si Ion Creangã, Liviu Rebreanu, Mihai Sadoveanu, Mihai Eminescu etj. Dr. Luan Topçiu, në fjalën e tij u shpreh se
„Studiuesi Marius Chelaru, në përçapjen e tij për të ndriçuar rolin e intelektualëve shqiptarë të Rumanisë, ka shkruar një libër të rëndësishëm për publikun në Rumani, për komunitetin e
shqiptarëve të Rumanisë, por dhe për Shqipërinë dhe për studimet kushtuar Mitrush Kutelit – një shkrimtar model në forcimin e marrëdhënieve rumuno-shqiptare. Më pas e morën fjalën
shkrimtarët rumunë Vasile Larco, V. Iosif dhe V. Diacon, të cilët vlerësuan Mitrush Kutelin si përkthyes i letërsisë rumune në gjuhën shqipe.

Në aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të shumtë të mediave të shkruara dhe audio-vizive, duke përfshirë ekipin e Televizionit Rumun, ekipin e kanalit televiziv TeleMoldova si dhe Radio
Romania Cultural etj. Përfaqësuesit e ALAR-it si dhe autori Marius Chelaru dhanë intervista për radiot dhe kanalet e televizioneve të interesuara.

Vepra u botua nga Shtëpia Botuese “Asdreni” e ALAR-it, me mbështetjen financiare të Qeverisë Rumune.
Zyra e shtypit ALAR
Bukuresht, nëntor 2023

blank

blank

blank

Nesër, më 21 Nëntor në TKOB shfaqet premiera botërore Tocco del Anima, Son.16 interpretuar nga i famshmi Pascal Gallet

Si një kulm i Edicionit të 11-të  të Feastivalit Ndërkombëtar – Pianodrom që ka filluar nga 18.11 dhe do të vazhdojë deri më  28.12.23 – nën kujdesin e producentit të këtij eventi Maestro Aleksandër Peçi, nesër më 21 Nëntor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të shfaqet një premierë botërore:

Tocco del Anima, Sonata nr.16 vepër e Maestro Aleksandër Peçit e interpretuar nga i famshmi Pascal Gallet.

Do të jetë një mbrëmje e paharruar.

Mos e humbni këtë event të rrallë të muzikës klasike!

Biletat shiten në TKOB.

Çmimi i biletës 500 lekë.

blank

blank

 

blank

 

 

 

blank

Ismail Kadare në panair: Nuk ka jetë pa brenga, letërsia mund vdekjen

Shkrimtari i shquar Ismail Kadare ka qenë në stendën e Onufrit ku është takuar me lexuesit e tij dhe ka dhënë autografe. Vepra e tij e plotë ka ardhur në një botim të ri me 7 vëllime për 7 dekadat e krijimtarisë së tij. I pyetur nga mediat për vitet e jetës e krijimtarisë ai tha se vdekja është mundur.

“Nuk ka jetë pa brenga e nuk ka brengë pa jetë. Kur bën diçka që e di se nuk vdes nuk ke frikë, sepse frika kryesore në jetë ose ajo që kemi frikë është e vdekja. Kur shkrimtari shkruan, ai çlirohet nga vdekja, e kur çlirohet nga vdekja, do të thotë se jeta për të është e pafund”, tha Kadare.

Ai u pyet nëse ndjehet disi në faj që emri i tij la në hije, te shoqen, Helena Kadare. “Helena, vetë qenia e saj e ekzistenca e saj, është një nevojë për të shkruar nuk mund të them se ndihem fajtor por edhe ndihem kur emri i saj përmendet ngjitur me emrin tim më jep gëzim si më jep gëzim qenia e saj përbri meje”, vërjeti shkrimtari përkrah të shoqes shkrimtare.

A mendon ai se ka fituar ndaj pushteteve në çdo kohë ?

“Nuk ka nevojë të mendoj, por ndjej që është e vërtetë e më ka dhënë gëzim dhe takimi me ju është pjesë e kësaj të vërtetë”, pohoi ai.

Një koment të shkurtër edhe për çështjen emigrantëve.

“Më pëlqen që ka kontakt, lëvizja, është zhvillim, jetë” tha Kadare.

Shkrimtari i njohur është më i vlerësuari e më i përkthyeri autor shqiptarë në botë. I vlerësuar me disa çmime ai çmohet për njohjen që i dha vendit dhe shërbimin e madh që i bëri gjuhës shqipe përmes një lëvrimi të kujdesshëm.bw

blank

Kambana që tund Poetja DAVA GJOKA LLESHAJ- Ese nga Përparim Hysi

Libri me poezi”Mos hesht, po shkruaj”

 

Dje”shkëmbyemë tepsitë” me POETEN DAVA GJOKA LLESHAJ: unë i dhurova një libër me tregime,kurse ajo një libër me poezi,se DAVA GJOKA LLESHAJ shkruan vetëm poezi. Nëse do të përdorja një metaforë pak hiperbolike,DAVA GJOKËN LLESHAJ,po”ta shtrydhësh” vetëm nxjerrë poezi. Ngaqë e njoh gjithë ligjërimin poetik të saj,(unë kam shkruar për gjithë librat me poezi të saj:më duket se ky është libri i shtatë me poezi),kam të drejtë që ta përdor këtë metaforë.
Libri që më dhuroi dje, ka titulln”Mos hesht,po shkruaj! Një kambanë që tundert dhe bën apel.Apel për të gjithë ata që veshët i kanë me dyllë. Në gjykimin tim,titulli i një libri është kuintesenca e tij. Poetët,një e tillë është DAVA GJOKA LLESHAJ,janë,pa dyshim,misionarë: ata prijnë me vargun e tyre. Jo vetëm prijnë,por formojnë.Pra,me vargjet e saj ajo u thotë lexuesve:”Unë ju thërres që të jini”arkitektë të së ardhmes dhe jo si “viktima” të saj”.Këto fjalë që kam futur në thonjëza,janë të një dituraku që quhet Bucminster Fuller.
* * *
E di që do çuditi me faktin që,brenda një dite,jo vetëm të lexoj dyqind poezitë e DAVA GJOKA LLESHAJ,por të dalë e të jap mendime për poezitë e saj.Kuriozëve u them:karburanti i punës sime ditore, pasi kam dalë në pension,është vetëm të lexuarit dhe të shkruarit. E,sa për poeten në fjalë, jam në mes sa e sa asociacioneve. Dhe tek vras mendjen për të gjetur shkakun se ç’e shtyn POETEN për të shkruar poezi, më vjen në ndihmë që nga lashtësia,ARISTOTELI.
Ky thotë:- Të gjitha veprimet njerëzore kanë një a më shumë shkaqe:rastësia,natyra,detyrimet,zakoni,arsyeja,pasioni dhe dëshira”. Pasi u njoha me këtë thënie,bërtita si Arkimedi:-Eureka! E gjeta,fare lehtë:shkruan nga pasioni dhe dëshira. Dhe mandej qëndroj tek titulli:”Mos hesht,por shkruaj”. Vë paksa buzën në gas dhe prapë bëj një analogji. DAVA GJOKA LLESHAJ me këtë libër do të vrasë heshtjen e gjithë njerëzve që,me sytë hapur,shohin padrejtësinë dhe heshtin. Shohin korrupsionin dhe heshtin. Shohin poltikanët që demonstrojnë sheshit injorancën, shkelin nën dritën e diellit ligjet;s’pyesin as për shtet,as për gjykatë,polici dhe prapë heshtim. Më duket,se DAVA GJOKA LESHAJ,ka dalë nga”xhepat” e Poetit Amerikan,DAN FANTE(1944-2015) që dikur shkruante:”Po heshte,bën akt terrorist”.Dhe për t’i vënë paksa pikat mbi i,lexoni:”Mos hesht… që të shkruajmë së bashku halle e derte”.Halle e derte ky vend i ka më shumicë.Kambana që tund poetja, dëgjohet me jone alarmi në poezi të tila,si:”Deputeti”;”Ti që i ndave njerëzit”,”Buzëqeshja u vra”;”Gjuha e politikanëve”,”Ndëshkimin ta jepë vota” e të tjera.Shih se sa bukur i stigmatizon politikanët apo deputetët:
“Veshur me kostum,deputeti,
Kollarisur si nuk ka më mirë
Dhe,sa hyn tek PARLAMENTI,
Zbraz fjalorin tënd të ndyrë..
Mund të vazhdoja dhe më tej për të treguar rebeliminm e një poeteje ndaj këtyre”kllounëve” që mbi fytyrë kanë hedhur ktatran dhe janë bërë syrretër që nuk duam t’u shohim bojën.Në një poezi tjetër””Luga e florinjtë” tall gjithë ata që,gjasme, në emër të demokracisë,do e bënin vendin që të hante me lugëfloriri.Ja dhe mallkimi i poetes:” Si ju shkon ushqimi në bark/ju që hani me lugë floriri?/ A s’ju vjen keq ndopak/kur atë lugë në gojë e shtini?!!! Dhe ,si për t’i dhënë fund,demaskimit të politikanëve,ja si ironizon poetja,me poezinë”A ka ndonjë tjetër demokraci?”
Lexoni:
“Sa u gëzova,kur erdhe demokraci
Dhe jo vetëm unë,por të gjithë u gëzuam
Ti erdhe ashtu siç lind një fëmijë
“Urraaaa” bërtitëm;të gjithë u gëzuam

Nga gëzimi,të gjitha i shkatërruam
Prishëm gjthçka:uzina e fabrika
Dhe bustin e diktatorit e rrëzuam
Por që vjen kështu demokracia nuk e prita.
……………………………………………………..
A ka kund një demokraci tjetër
Të jetë më e mirë se e “asaj dite”?
Mos drejtohet nga mendsi e vjetër
Si nga pangopsia e kësaj politike.
* * ”
Ajo që ia rrit vlerat POETES,është larmia e temave. që trajton. Në një sintezë të gjithë temave:sociale,patriotike,erotike apo dhe ato të mirënjohjes për shokët;dashurisë për familjen e familjarëve,DAVA GJOKA LLESHAJ, është”kloni” i thënies:-Asgjë njerëzore nuk është e huaj për mua. Vërtet shkruuan me vargje të thjeshtë,por është jo vetëm e lexueshme,por edhe e kuptueshme për lexuesin. Nga ana tjetër,duhet një veçori që duhet admiruar.Nuk shkruan gjatë që të mërzisë lexuesin,por ka ca”shkurtesa” që,po i lexove, të mbetin në mendje.Po ju bie një poezi erotike dhe vërini notën.
Të dua
Fjalët,kur të më mbarojnë mua,
Të mos mundem.të them asgjë
Do e ruaj në shpirt,fjalën “Të dua”
E të ta them,në heshtje,pa zë!
Si dy fjalë,ndajnë detin,katër vargje bëjnë POETIN.
Apo tek”Dashuria nuk është mëkat”
“Afrohu ti ngadalë
Buzën ta puth pak
E t’i them dy fjalë:
-Dashuria nuk është mëkat!
* * *
Shpesh vargjet sjellin mesazhe me vlerë.Bëhen si “guidë” për të treguar udhën si krijues apo dhe si udhëtar në rrugët e jetës. Ja se si u drejtohet POETËVE:
“Në vargjet e tua,poet,
Lexuesi të gjejë veten për herë
Ndryshe,lëre krejt
SE poezia nuk ka vlerë.
Ose,”Në udhët e jetës”: – Eca aq shumë/derisa u lodha/…dhe fndi vargu apogje:- Kurrë nuk u dorëzova.
Natyrshëm, nuk është vendi për t’u ndalur në gjithë poezitë që ka ky libër që e çmoj nga më cilësorët e kësaj poete.
Kur shkruaj kështu,ngaqë jam paksa krijues vet, nuk bëj sikur mos vë re “dorën prej USTAIT TË LETRAVE” që quhet NDUE DRAGUSHA. Ky është”USTAI” që ka krasitur me dorë mjeshtri këtë libër. Ndaj jo vetëm e falnderoj atë,por i uroj vetëm suksese si krijues gjithëplanesh.
* * *

Së fundi,duke mbyllur këtë shkrim timin,i them autores:-Ke një stil të qartë e të thjeshtë.”Qartësia në shkrim, është vlerë intelektuale,- ka thënë Karl Popper.
Nuk gaboj,po të them për ty, ato fjalë që POETI ILIRIAN ZHUPA ka thënë pët veten tij:”Poezitë e mia, vargjet e mia,fjalët e mia,jnë pasqyra ku paqyrohem unë”. Çdo shtesë e prish gjithë shkrimin tim. Të uroj:-Pena të të bëhet plug që me vargje të çashë arave të letërsisë!
Tiranë,13 nëntor 2023

blank

Promovohet libri i ri “Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci” i Profesor Shaban Muratit

Promovohet libri i ri “Aleanca e duhur Shqiperi-Kroaci” i Shaban Muratit
Ne hotel Tirana u promovua libri i ri i diplomatit dhe studjuesit Shaban Murati “Aleanca e duhur Shqiperi -Kroaci”, organizuar nga Fondacioni Cameria “Hasan Tahsini”, qe eshte edhe botuesi i librit. I ftuar i posacem i nderit ishte ish-presidenti i Kroacise Stjepan Mesic, qe erdhi posacerisht nga Kroacia.
Fjalen e hapjes e mbajti kryetari i Fondacionit Cameria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu. Pastaj mbajten fjalet e rastit ish-presidenti Stjepan Mesic, i cili u shpreh se “libri po del në momentin e duhur dhe tregon marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe kroatëve”. Per librin dhe krijimtarine e autorit folen ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministrja e jashteme Arta Dade, kryetarja e komisionit te politikes se jashteme ne Kuvendin e Shqiperise Mimi Kodheli dhe prof.dr. Ksenofon Krisafi.
Kryetari i Fondacionit Cameria “Hasan Tahsini” Alket Veliu i akordoi ish-presidentit te Kroacise Stjepan Mesic medaljen e argjente “Miku i madh i kombit shqiptar”.
Ne fund autori falenderoi per vleresimet e librit dhe te krijimtarise se tij.
blank

“Jorganxhi Story” Nga Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti

Një muaj kaloi nga eventi “Jorganxhi story” që ndoqëm me një bollëk emocionesh, tingujsh dhe aromash në qytetin e Korçës. Një event që personalisht e prita me padurim (dhe jo pa arsye) pasi ishte një shfaqje fantastike e veshur me tri horizontet e jetës, të shkuarën për ata që nuk ndodhen “fizikisht” mes nesh, të tashmen për ata që ende vazhdojnë të falin me zemërgjerësi dhe të ardhmen për gjeneratat e reja që na dhanë fjalën se do vazhdojnë misionin e historisë të Jorganxhinjve.

Sa për syrin e historisë, na duhet thenë se kaloi një shekull që kur kjo familje e veçantë filloi t’i jepte emocione Shqipërisë përmes muzikës.

Sa u hap sipari i eventit para nesh dolën modele me skena të ndryshme muzikore që shkëmbeheshin me njëra-tjetrën, faza të ndryshme të historisë, me tinguj bardh e zi por dhe me ngjyra të rralla në sytë e spektatorëve shpalosën sekretet misterioze të një deti plot emocionesh ku lundruan Jorganxhinjtë.

Baza e kësaj premierë absolute dhe përbërësi kryesor ishte muzika. Një fjalë kaq e thellë dhe e rëndësishme, sidomos për qytetin e Korçës. Koncept që përfshin në vetvete mijëra koncepte, zhanre të ndryshme dhe mënyra shprehjeje. Ndonjëherë arti është kompleks. Ai përmban vullnetin e artistit dhe shpesh jeton i hutuar në mendjen e tij. Por sa më kompleks bëhet ky koncept kur ka të bëjë me qytetin tonë? Sa më komplekse bëhet kur përfshin historinë së bashku me katër breza artistësh që po i japin ende artit? Shumë, pasi Muzika në vetvete është emocion dhe nxjerr emocione.

Kjo familje mban në gjirin e saj shumë lloje muzikore. Që nga këngët patriotike, serenatat, ariet operistike, romancat, këngët e lehta, shoqërimet muzikore në teatër e deri në xhaz e në rok. Një familje që ka shpërndarë bujarisht për rreth një shekull në vend terma të vështira si: ndjenjën patriotike, trishtimin, dashurinë, romancën demokracinë, etj. Një familje që numëron ndër pasuritë e saj kantautorë, këngëtarë, kompozitorë, dirigjentë duke dhuruar një vorbull krijimi.

Një muaj më parë, familja jorganxhi rinovoi takimin e saj me historinë në “skenën e shtëpisë së tyre”, në teatrin e Korçës, duke ringjallur një mozaik artistësh, të përbërë nga 4 personalitetet Jorganxhi që secili shërbeu si pionier në zhanrin e vet duke lidhur madje dhe jetën e tyre personale ngushtë me historinë muzikore të këtij vendi pothuajse në çdo aspekt të tij. Shikime herë me gëzim e herë me lot, rrahje zemre herë në kariget por dhe herë në skenën e Teatrit na mbushën për një kohë të gjatë.

Rrëfimi i përzemërt i muzikës në historinë muzikore nisi me pionierin e familjes në muzikë, Gaqo Jorganxhi (Artist i Merituar). Një bas/bariton që la gjurmë të rëndësishme në historinë e qytetit, si me veprimin e tij patriotik në periudhën e luftës, ashtu edhe me referencat e tij muzikore. Gaqo, mbeti në memorjen kolektive si një Krijues i disa këngëve patriotike të kënduara deri më sot por dhe baba i shumë serenatave dhe këngëve qytetare korçare. Artist i lindur me dhunti të jashtëzakonshme që nuk arriti të studionte për kanto për shkak të kohës që jetoi, pa e penguar ky fakt të bënte karrierë.

Anëtar themelues i shoqërisë së Arteve të Bukura dhe i korit Lyra, themelues i anketave të radio Korçës, protagonist i Operetës së parë “Agimi” doli në skenën e eventit brënda korit Lyra por dhe përmes zërit të nipit të tij, Hektor Leka (këngëtar lirik bas/bariton në Teatrin Xh. Verdi në trieste) i cili performoi për herë të parë në Shqipëri pas 30 vjetësh, këngën “Nën Skënderbenë” ose ndryshe “Shpatari i Skënderbeut” ku në frazen e trete hyri Hektori mbi regjistrimin origjinal të Gaqos dhe u bashkua zëri i gjyshit me zërin e nipit. Më pas vazhdoi me “këngën e mulirit” dhe “këngën e Çlirimit të Korçës” duke vërtetuar se sa mikpritëse është vendlindja e nënës së tij për të “gjithë fëmijët e saj”.

I “ftuari” i dytë në skenën mikpritëse të teatrit Çajupi ishte kompozitori dhe dirigjenti Rikardo Jorganxhi, i cili hapat e para muzikorë i hodhi në Korçë përpara se të hapte krahët muzikorë për Tiranën. Rikardi ka themeluar orkestrën e parë Filarmonike të Korçës me 1966-67, ka vënë në skenë edhe operën “fletë të kuqe” pjesërisht në atë skenë në vitin 1970 si dhe ka krijuar muzikën e komedisë së Shekspirit ” Nata e 12-të” qe u dha në Korçë dhe në Tiranë me regji të Pirro Manit. Ndërkohë ai ka krijuar rapsodi për piano dhe orkestër, oratorio, romanca etj.

Rikardi u përfaqësua kryesisht nga djali i tij Lambert Jorganxhi me një kolazh muzikor me pjesë simfonike të interpretuara në piano. Pjesa që u ekzekutua për herë të parë absolute titullohej “Requiem” e shkruajtur nga autori vitet e fundit e interpretuar nga Zhulieta Sheremeni me korin e vajzave të shkollës së muzikës Tefta Tashko Koço (Në violonçel shoqëroi Kostika Tanto dhe në pianio Anthi Vrame). Gjithashtu nga veprimtaria dëgjuam edhe një kolazh me romanca të interpretuara nga tenori Denis Skura, të shoqëruara mjeshtërish nga dy balerinj të rinj korçarë nën koreografinë e Bardi Pojanit.

Figura e tretë erdhi ajo e dirigjentes së parë grua në Shqipëri dhe mezosopranos legjendare të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Rozmari Jorganxhi (Mjeshtër i Madh). Një grua, hapat e së cilës në historinë muzikore të këtij vendi janë ende të freskëta dhe të spikatura. Ndoshta një nga të paktat këngëtare shqiptare (në mos jo e vetmja) që dha një betejë të pabarabartë me kohën dhe me “epokën” dhe doli fitimtare. Një grua, ylli i së cilës shkëlqeu në moshë të vogël në qytetin e Korçës, në moshë të re në ish-Bashkimin Sovjetik, në moshën e mesme në Shqipërinë e mbyllur socialiste dhe në moshën e saj më të pjekur në Itali.

Por si mund të vinte një figurë e tillë në skenën e Teatrit? Padyshim mes kujtimeve më të bukura të njerëzve që e njohën dhe punuan me të.

Artistë të ndryshëm, studentë e bashkëpunëtorë të saj e kujtuan përmes një ekrani të madh. Persona të rëndësishëm të artit si: Ermir Krantja, Shqipe Zani, Shqipe Mingomataj, Gjergj Sulioti, Zef Çoba, Dritan Lumshi, Pandi Bello etj. Të gjithë na dhuruan një lule kujtimesh që ruajtën në kujtesë dhe së bashku kompozuan një buqetë që na ktheu në Institutin e Lartë të Arteve, në TKOB, në Triesten e largët por dhe gjetkë.

Djali i saj Hektor Leka serisht performoi “Hej ju male” të Çesk Zadesë duke e shoqëruar në piano Nora Çashku. Këngë që u zgjodh për një seri arsyesh që kanë të bëjnë me Rozmarinë dhe formimin e tij didaktik, sepse Nora ishte ajo që ka bashkëpunuar me Rozmarinë në regjistrimet e fundit të saj në Radio Tirana nga mesi i viteve ’80.

Për mendimin tim, pika kulminante e mbrëmjes është rrethi i katërt tematik. Sidomos kur në skenë u ngjit poetja dhe mbretëresha e vargjeve shqiptare, Zhuliana Jorganxhi (Mjeshtër i Madh).

O Zot, sa thjeshtësi mund t’i përshtatet një gruaje kaq të madhe si ajo? Sa finecë prej Artisti mund të mbajë një legjendë e tillë mbi supet e saja? Zhuliana u ul në një cep të skenës me lot në sy dhe me zë të dridhur nga emocionet, duke përhapur një “korent muzikor” në sallën e mbushur plot me njerëz të të gjitha moshave. Një nga ato momentet kur artdashësi thotë me vete “sa me fat isha” që e kam përjetuar.

Sa art mund të konsumojmë me një vështrim të thjeshtë të saj ndaj nesh? Atje kam konceptuar si asnjëherë më parë dy prej fragmenteve më të bukura muzikore të muzikës shqiptare të shkruara prej saj “Ilegale ju dhane emrin

Vitet qe s’ harrohen kurre” dhe “Dhe syte i kish aty gjithë Shqiperia, Ajo dinte si duronte

Po i shkuleshin filizat”. Sa shumë na ka dhuruar dhe sa të vegjël jemi para saj!!!

Por surpriza e madhe ishte dalja në skenë e Frederik Ndocit, bashkëpuntorit dhe mikut të saj të hershëm, të cilin nuk e kishte parë prej vitesh. Ndoci këndoi hite të pakapërcyeshme të pentagramit shqiptar që mbanin firmen e Zhulianës. Dhe rrugëtimi ynë vazhdoi në atë tangon e rallë mes muzikës dhe historisë që e zbukuronin nota, emocione dhe lotë.

E ndërsa në sallë kishte një heshtje që të kujtonte një ceremoni fetare me një paradë emocionesh të njëpasnjëshme, përfaqësuesja më e re e familjes, Dorina Doryland Leka, doli në skenë së bashku me kitaristin Nuçiel Doko për të interpretuar vetëm dy këngë nga qindra këngë të shkruara nga e madhja Zhuliana Jorganxhi. Ajo shpjegoi se arsyeja e zgjedhjes së këtyre dy këngëve ishin gratë shqiptare në momente të ndryshme të historisë, të lidhur me faktin që dy gratë e familjes së saj patën role të veçanta në historinë muzikore shqiptare. Këngët ishin “vajzat e fshatit tim” me muzike nga Enver Shëngjergji dhe “Gonxhe në pemën e lirisë” me muzikë nga Limoz Dizdari.

Populli thotë me mençuri “se ëmbëlsira hahet në fund” dhe ka absolutisht të drejtë. Kështu dhe ky event u mbyll me një tjetër surprizë. Pikërisht me ardhjen e Gjergj Kostandin Leka New, (që askush nuk e dinte përtej kastit të spektaklit). Mbrëmjen e mbylli në mënyrën më të bukur dhe kreative, duke i dhuruar korçës një këngë të re të mbusbur plot me emocione.

Pra, udhëtuam me këngën e Gjergj Lekës dhe zbuluam se Korça, është një nga destinacionet kryesore kulturore në Shqipëri, një vendndodhje gjeografike, por dhe një hapësirë në kohë e lidhur me vepren e jetën e familjes Jorganxhi. Historia e pasur e qytetit dhe e njerëzve që e kanë banuar, përveçse ka lënë gjurmë të pashlyeshme në peizazhin e Artit dhe Kulturës, është njëkohësisht dhe një mundësi për dikë që të studiojë të djeshmen që i la shenjat identitetin tonë kombëtar. Një referencë e gjerë për Artin Muzikor dhe skenik që shënoi dhe shënon ende jetën dhe traditën e qytetit. Leka i frymëzuar nga bukuria e pakrahasueshme e qytetit të nënës së tij, eci mbi skenën e Çajupit nëpër kohë me një nostalgji për të shkuarën, por edhe me optimizëm për vitet në vazhdim.

Gjergj Leka na foli për “karakterin” dhe krijimtarinë e njerëzve, të cilët në këtë qytet shpesh herë u bënë pionierë dhe hapën shtigje të reja. Se muzika fundja nuk është vetëm një krijimtari, por edhe një laburator marrëdhëniesh me njerëz që krijojnë, që luftojnë, që takohen, që kujtojnë, shtojnë dhe këndojnë.

Gjithashtu u ekzekutua edhe një duet bashkë me vajzën e tij Dorina në skenë. Një bashkim të tre brezave, meqense teksti është i Zhulianes dhe i vetmi prodhim familjar Leka-Jorganxhi që ka bashkuar në skenë Zhulianen, Gjergjin dhe Dorinen, e krijuar kohë më parë për një event të transmetuar nga Rai2.

Duke u larguar nga teatri pata ndjesinë: se Qyteti ishte një grua e ulur pas xhamit të derës së një ballkoni në një nga shtëpitë karakteristike korçare, e cila shikonte të kaluarën pak e hutuar duke kujtuar njerëzit që u larguan. Një grua që pavarësisht viteve që mbart, është gjithmonë e gatshme dhe mikpritëse për të dëgjuar ata që kanë mbetur. Isha shumë i lumtur që qyteti im e mban gjallë kujtimin dhe i hap gjithmonë dyert për ngjarje të tilla. Gjithsesi, më shumë u gëzova për qytetarët e saj, të cilët një ditë si gjithë të tjerat mbushën sallën e teatrit të saj dhe e pritën me gëzim takimin e historisë me muzikën. Kjo është Korça ime dhe Korça e familjes Jorganxhi.

Skenari, regjia dhe realizimi i këtij eventi i përket Hektor Lekës, drejtimi muzikor Lambert Jorganxhi, ndërsa moderatore ishte Zamira Kita.

blank blank blank blank

blank blank

blank

Në kujtim të Dhora Lekës, Simon Gjonit dhe Nikolla Zoraqi Nga Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti

 

Në kuadër të ruajtjes së kujtesës dhe njohjes për publikun e ri” të veprës së kompozitorëve të mëdhenj të pentagramit shqiptar, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit na prezantoi një koncert memorial me vepra të kompozuara nga Dhora Leka, Simon Gjoni dhe Nikolla Zoraqi duke vazhduar ciklin e bukur të repertorit shqiptar që është shfaqur së fundmi. Një nevojë imperative për përfundimin e edukimit lirik të vendit, që fatkeqësisht muzikantë të ndryshëm me emër e përçmojnë dhe e përjashtojnë nga repertoret e tyre.

Të udhëhequr nga muzika e veçantë orkestra dhe kori TKOB-it (të cilët duhen përgëzuar për kryerjen me sukses të disa misioneve të vështira kohën e fundit) ndriçuan sa më shumë anë të spektrit të gjerë muzikor të tre kompozitorëve shqiptarë duke evidentuar krijimin të tyre me traditën muzikore dhe poezinë shqiptare.

Orkestra nën drejtimin e Edmond Dokos dhe kori nën drejtimin e Dritan Lumshit, ndanë frytet e një rruge të vështirë dhe interesante të ndjekur nga muzika lirike shqiptare dhe na ofruan një “shëtitje” përgjatë shtigjeve që kanë ecur kompozitorët shqiptarë.

Shfaqja u hap me një vepër korale nga opera e Dhora Lekës “Një jetë në stuhi” vazhdoi me “E lirë u ngrit toka jonë” të Nikolla Zoraqit me poezi të Fatos Arapit dhe me vallen nr. 7 të Simon Gjonit (e cila në mos gabohem ishte dhe premierë).

Katër solistë nga institucioni më i madh muzikor i vendit interpretuan arie, romanca dhe këngë të lehta që mbulojnë mbi dyzet e pesë vjet të veprimtarisë muzikore të kompozitorëve pjellorë shqiptarë, duke shpalosur cilësitë e tyre vokale mbi krijimtarinë të tyre të vyer.

Kështu pame Sopranon Dorina Selimaj të interpretojë arien e Lumtos nga opera e Dhora Lekës “Një jetë në stuhi” të veshur madje me kostumin origjinal nga premiera e operës në vitin 2006, të cilin e kishte realizuar gjithashtu ajo.

Bassi Bledar Domi riktheu këngën e njohur nga festivali i 5-të i këngës në RTSH “Nënave Shqiptare” me muzikë nga Nikolla Zoraqi dhe tekst të Luan Qafëzezit, të interpretuar dikur nga bassi Mentor Xhemali dhe Vaçe Zela. Bassi i TKOB për mendimin tim, riktheu një dimension të jashtëzakonshëm muzikor në këngën e lehtë shqiptare, i cili tenton të harrohet në ditët e sotme. Theu një tabu që ka zotëruar vitet e fundit televizionet shqiptare, atë traditën që do këngët e lehta shqiptare të atyre viteve ti risjellin e ti stërsjellin në variante mediokre nga këngëtarë me aftësive vokale të dyshimta. Nisur nga duartrokitjet në sallë dhe entuziazmi, bassi fitoi bastin.

Erotike dhe plot sensibilitete ishin dy materialet e interpretuara nga sopranoja Renisa Lacka. Një fakt që më duhet të theksoj në këtë pikë pasi shumë herë muzika shqiptare e asaj kohe është akuzuar për rekrutime socialiste dhe mungesë erotizmi. Pikërisht romanca “Mall Dashurie” nga Nikolla Zoraqi dhe Aleksandër Banushi si dhe arioza e Filomenës nga Opera Komike “Paja” me motive arbëreshe (libreti Sulejman Mato) e interpretuar në vitin 1989 nga Inva Mula, demonstruan në praktikë nën aftësitë vokale së Renisës, që muzika lirike shqiptare fliste dhe gjuhën e dashurisë.

Erotik ka qenë edhe interpretimi i sopranos Eva Golemi tek romanca “Vajza dhe Liqeni” e Simon Gjonit (dikur e interpretuar nga Shqipe Zani) e cila zbuloi një anë tjetër të kompozitorit shkodran, duke u ndalur në dimensionin lirik dhe introspektiv të krijuesit të famshëm të “lule borës”.

Në surprizat e mbrëmjes ishin “vallja e të rinjve” nga suita e baletit “Cuca e Meleve” me muzikë të Nikolla Zoraqit dhe libret nga Agron Aliaj dhe Loni Papa, një nga kryeveprat e muzikës shqiptare që u shfaq në Janar 1970.

Ndërsa Qershia mbi tortë ishte padiskutim Kori i Zërave të bardhë me fëmijë prej moshave më të vogla i përgatitur nga Sonila Baboçi, që në fund u “përhapën” në skenën e madhe si “petalet e lule borës” duke interpretuar këngën legjendare të Nikolla Zoraqit dhe Fatos Arapit “Dhuratë për ditëlindje”. Një këngë që David Tukiçi dhe Rozeta Doraci vulosën në majën e festivalit të 8-të të këngës në RTSh dhe që atëhere e këndojnë breza e breza shqiptarësh.

Rëndësia e prezantimit të këtyre veprave nga brezi i ri i muzikantëve shqiptarë konsiston në ofrimin e një vështrimi të ri e të freskët në këto faqe historike të muzikës vendase, duke e lidhur veprën e kompozitorëve shqiptarë me të ardhmen dhe duke nënvizuar vazhdimësinë e krijimit muzikor shqiptar.

Ata që nisën këtë iniciativë duhet dhe meritojnë të përgëzohen. Për mendimin tim do ishte mirë që këto lloj koncertesh memorjale të bëheshin më shpesh dhe të kapnin të gjithë Autorët shqiptarë si Zadeja, Mula, Jakova, Daija, Gaci, Harapi, Kono, Dhomi, por ama duke mbajtur një proporcion në përzgjedhjen përfundimtare të repertorit të krijuesve.

 

 

 

 

 

 

 


Send this to a friend