VOAL

VOAL

KU ESHTE SOT LUFTA MEDIATIKE? – Nga MEJREME AZEMI

May 14, 2015

Komentet

BIG BROTHER TARISHTA E HAMSHORËVE NË PRISHTINË(!)- Nga Skënder Karaçica

Jeta(mbrapsht)kulturore
Big Brother është ,,manifestimi kulturor,,(!)i tarishtës së shëmtisë në Prishttinë(!).Nuk ka gjë më të shëmtuar dhe,tërë fryma e traditës përmes hamoshorëve,po i shembin verat dhe shpirtin kulturor të traditës shqiptare në Kosovën tonë!
Thirrje qytetare!
Të mbyllet tarishta e hamoshorëve (BIG BROTHER)në Prishtinë dhe,i bëjmë thirrje institucioneve të shtetit,që për qytetarët e me shënjën kombëtare për brezat e rinj,të afrojnë programe të manifestimeve kulturore,për librin,për shkollën,për dijen,për inoivacionet,për nxënësit më të mirë,studentët e dalluar dhe,për kahet e zhvillimit të gjithmbarshëm të Kosovës!
Thirrje qytetare!
Në mileniumin e tretë,të kemi vijën e qartë të tipareve të qytetërimit të kombit dhe hisën tonë me popujt e lirë të Evropës e të botës në ndarjen ndërkombëtare të punës.Mos të vonohemi në histori,tashti me fajin tonë!Mos të jemi kombi më i varfër në Evropë!
JO!tarishtë hamshorësh(BIG BROTHER)në Prishtinë!
Dhjetor,2025

FALEMINDERIT BABADIMER-KY LIBER DHURATË KA VLERË AR- Nga Sokol Demaku

Në kuadër të kremtimit të Fetsave të fund vitit Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, këtë vit ky është viti i dhjetë që në qytetin Borås të Suedisë Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni organizon Festën madheshtore ”Babadimri nga Kosova për fëmijët shqiptar në Borås” ku Babadimir nga Kosova u sjellë dhurata fëmijëve shqiptar këtu, një tradiotë që mendojhmë se duhet vahdohet për cdo vit. Edhe këtë vit QKSH Migjeni në bashkepunim me mësuesit e Gjuhës amtare Qerime Gurguri dhje Gladila Busulla ishte kujdesur që ky manifestim të jetë sa më madheshtor dhe fëmijet shqiptar të ndihen krenar dhe të kenaqur me dhuratatë e Babadimit kosovar nën udheheqjen fantastike të së resë Ioona Jorgollari.

QKSH Migjeni kishte sigurua mbi 25 qese me dhurata në të cilatë qese kishte nga një libër për fëmijë ” KAFSHËT NË PYLL”, ”SHETITJA E GJATË” si dhe ”VULLNETI YT TË QENDROSH NË PYLL” dhuratë nga Qednra Kulturore Sqhiptare Migjeni dhe Shtëpia botuese ”Shkupi” në Shkup me të cilën QKSH Migjeni ka një bashkëpunim dhjetë vjeqar, pastaj nga një qese karamela të cilatë fëmijët i adhurojnë pa masë. Për prindër dhe të pranishëm QKSH Migjeni ishte kujdesur që të siguroj dhe ofroj kafe si dhe fryta nga më të ndryshme gjatë qendrimit në festë.

Edhe fëmijët shqiptar, nxënës të shkollave fillire në qytet kishin përgatitur njjë program solid me recitime, kengë dhe valle shqiptare por edhe këngë nga repertuari i shkollës ku ata vijojnë mesimet kushtuar festavet ë fund vitit.

Në sytë e voglushëve shihej gëzimi, ndjenja e kenaqësisë se edhe në mërgim dikush kudjeset për ta, dikush mendon se edhe këtu fëmija duhet të festojnë sikur në vendlinjde. U dëgjuan fjalë miradie nga prindër, nga të pranishëm për punën e palodhshme të QKSH Migjeni në rujtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare këtu në Veriun e largët të Europës.

Gjatë kesaj Feste madhështore u dëgjuan fjalë miradie edhe nga anëtar të Krysise së QKSH Migjeni, të cilët falenderojnë të gjithë fëmijët, prindërtit dhe të pranishmit këtu, dhe se ata janë të gatshëm që në cdo cast fëmijëve shqiptar por edhe prindërve tu ndalin ne ndihmë me cdo nevojë qe ata kanë. Dhe ishte ajo se QKSH Migjeni është në dispozicion të cdo fëmije dhe prinderi, prandaj mos na kurseni, ne jeni ketu per Ju, keni nevoje për literaturë në shqip, kerkojeni ne e kemi, keni nevojë për ndihmë me gjuhën ne kemi personelin dhe ndihmen per ju, jemi ne dispozicionin tuaj cdo here në njëzet e katër orë.

Fjalë dhe mendim i artë ishte thenja e një prindëri këtu:”FALMNDERIT BABADIMER-KY LIBER DHURATË KA VLERË ARË” dhe mendojmë edhe ne se vertetë kjo dhuratë sa do e vogël që është ka vlertë arë për ne dhe fëmijët tanë. Falmnderit të gjithëve për ketë punë kaq madheshtore.

Një falenderim i veqant ishte për Albakos nga Hässleholm si dhe për Medborgarskolan në Borås për mbeshtjen dhe ndihmen në realizimin e aktiviteteve kulturore të QKSH Migjeni.

Në Itali jetojnë 557 mijë shqiptarë të lindur në Shqipëri

 

Janë 557 mijë persona të lindur fizikisht në Shqipëri, pavarësisht se çfarë shtetësie kanë, që janë të regjistruar në Itali, për vitin 2024. Në krahasim me një vit më parë, numri i shtetasve të lindur në Shqipëri që jetojnë në Itali është rritur me rreth 20 mijë persona.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Eurostat në publikimin për emigracionin. Të lindur në Shqipëri përbëjnë 8.3% të komunitetit të huaj në Itali.

Në vend të parë janë të lindurit në Rumani, që janë rreth 900 mijë persona, ose 13.5% e totalit.

Një pjesë e shtetasve shqiptarë të lindur në Shqipëri janë bërë tashmë shtetas italianë. E dhëna tjetër e Eurostat për personat me shtetësi shqiptare është 419 mijë, që tregon, persona të lindur në Shqipëri që nuk e kanë ndryshuar shtetësinë, Persona të lindur jashtë Shqipërisë, por me shtetësi shqiptare, Emigrantë që jetojnë jashtë dhe nuk janë natyralizuar në vendin pritës. Diferenca mes tyre është rreth 141 mijë.

Italia është shteti i vetëm që sipas Eurostat rezulton që ka shtetas shqiptarë në tabelën e Eurostat ku jepen 5 shtetet kryesore sipas shtetësisë dhe vendit të lindjes së popullsisë së huaj / të lindur jashtë vendit. Ndërkohë mungojnë të dhënat për Greqinë, ku gjithashtu ka një komunitet të lartë të shqiptarëve. Nuk ka të dhëna as për Gjermaninë, Francën e Spanjën.

Nga shtetet e tjera ku ka të dhëna, në Belgjikë ka 15.6 mijë shtetas të lindur në Shqipëri, në Suedi rreth 10.4 mijë, në Austri rreth 7 mijë, në Holandë rreth 4 mijë, në Turqi rreth 3.5 mijë.

Në Slloveni, Kosova rezulton komuniteti i katërt më i madh i të huajve, me rreth 30 mijë shtetas që kanë lindur në Kosovë.

Emigrantët në Europë

Sipas Eurostat, më 1 janar 2024, 44.7 milionë persona të lindur jashtë Bashkimit Europian jetonin në një nga vendet e BE-së, duke përfaqësuar 9.9% të popullsisë së BE-së. Ky numër është 2.3 milionë më i lartë krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, 17.9 milionë persona që jetonin në një nga vendet e BE-së ishin të lindur në një vend tjetër të Bashkimit Europian, shifër që përfaqëson një rritje prej 0.2 milionë personash krahasuar me vitin e kaluar.

Në terma absolutë, numri më i lartë i individëve të lindur jashtë vendit u regjistrua në Gjermani (16.9 milionë), Francë (9.3 milionë), Spanjë (8.8 milionë) dhe Itali (6.7 milionë). Së bashku, këto katër vende përqendronin 66.6% të të gjithë popullsisë së lindur jashtë vendit që jeton në BE, ndërkohë që ato përbëjnë 57.8% të popullsisë totale të Bashkimit Europian.

Pesha relative më e lartë e popullsisë së lindur jashtë vendit ndaj popullsisë totale u regjistrua në Luksemburg, ku ajo përbënte 51.0% të popullsisë rezidente, e ndjekur nga Malta (30.8%), Qipro (26.9%), Irlanda (22.6%), Austria (22.1%), Suedia (20.6%) dhe Gjermania (20.2%).

Në të kundërt, më pak se 5% e popullsisë ishte e lindur jashtë vendit në Poloni (2.6%), Rumani (3.1%), Bullgari (3.3%) dhe Sllovaki (3.9%)./monitor/

Aksident tragjik në aksin Prizren-Suharekë, humb jetën nënkryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe konsulentja e saj

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren-Suharekë, ku për pasojë humbi nënkryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe konsulentja e saj, pas përplasjes me një kamion që transportonte mallra.

Viktimat janë Elizabeta Katija, 43 vjeçe, drejtuesja e mjetit, si dhe Eorda Sinollari, konsulente biznesi pranë Dhomës, 32 vjeçe. Të dyja humbën jetën në vendngjarje, ndërsa autoritetet dyshojnë se moti i keq dhe mjegulla e dendur mund të kenë ndikuar në përplasjen fatale.

Elizabeta Katija ishte një emër i njohur për aktivitetet e saj brenda dhe jashtë vendit. Nga përplasja mbeti i plagosur rëndë edhe shoferi i kamionit, Munish Grajçefci, i cili po merr trajtim mjekësor në spital dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Kosovës ka konfirmuar ngjarjen, duke bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:40 në kilometrin e 26-të të autostradës. Hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e sakta të tragjedisë që ka tronditur komunitetin.

Ndërkohë, lajmi për ndarjen nga jeta të Elizabeta Katijas ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në komunitetin e biznesit, ku ajo vlerësohej për kontributin dhe profesionalizmin e saj. Mjetet e përfshira në aksident janë “Mercedes GLE”, me targa shqiptare, e drejtuar nga Elizabet Katija (viktimë), dhe një kamion “Mercedes Atego”, i drejtuar nga Munish Grajçefci (i lënduar).

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. bw

NËNDEGA E LDK-SË NË BAVARINË E EPËRME KËRKON SHTESË TË VEND-VOTIMEVE

     Nëndega e LDK-ë në Bavarinë e Epërme, në Gjermani, mbajti mbledhjen e Kryesisë të saj. Në rendin e ditës trajtoi tri çështje:
1) Zgjedhjet e 28 dhjetorit;
2) Situata aktuale në Kosovë;
3) Të ndryshme.
     Kryetari i kësaj Nëndege Dr. Rexhep Nikçi përshëndeti të pranishmit dhe i ftoi ata për angazhim serioz, në realizimin me sukses të procesit zgjedhor të fund-dhjetorit.
     Dr. Nikçi ishte pjesë e takimit – one live -, të cilin e realizoi kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, me 58 Nëndegët e Mërgatës, me ç`rast u bëri thirrjen e çiltër anëtarësisë dhe qytetarëve të Kosovës, të bëhen pjesë e ndryshimit të madh, për ta sjellur partinë zëmadhe të Presidentit Rugova, sërishmi në pushtet.
     Kryetar Nikçi përshkroi shumëçka nga ai takim frymëzues dhe mbresëlënës, me kryetar Lumirin dhe të bashkë partiakëve, sa të çiltër, aq edhe të frytshëm.
     Kryetari, Dr. Rexhep Nikçi, me anëtarët e Kryesisë dhe veprimtarët tjerë të LDK-së, në ketë Republikë-shtet, siç konsiderohet në Gjermani Bavaria, kanë një vërejtje serioze, që përkthehet në sugjerim e lutje të madhe: Landi (Republika) e Thüringenit, që përfaqësohet nga Konsullata e Bavarisë, është 450 km. largësi. Qytetet e Landit të Bavarisë, si: Aschafenburg, Koburg, Würzburg, përkatësisht, 355, 325 dhe 280 km. Pastaj janë disa qytete, si: Passau, Lindau, Nürnberg, Salzburg dhe të tjerë qytete, që kanë një largësi nga Mynihu, ku është Konsullata rezidente e Landit të Bavarisë, nga afro 200 km. largësi. Dhe, rrugëtimi ardhje-kthim, shifra dyfishohet, respektivisht, nga 400 deri në 900 kilometra! Në këto rrethana, dështimi i votimit është i pritshëm, i zorshëm, në mos i pamundur, shfrytëzimi i së drejtës për të votuar.
     Të kërkosh një sakrificë të tillë stërmunduese nga mërgimtarët qytetarë të Kosovës, nuk na duket vendim i mençur i zyrtarëve të Kosovës, për ta ndaluar votimin jashtë përfaqësive diplomatike të Kosovës. Aq më pak, kur ka zgjidhje të gatshme dhe shumë më pak të kushtueshme.
    Ne sollem shembuj vetëm nga Gjermania. Por, po ta llogarisim zgjatimin e Italisë, nga Brindisi në Ambasadën në Romë 572 km., dhe nga Trieste në Romë 673 km., vetëm rrugëtim një drejtim. Shumëzuar me 2-in kthim, rezulton, respektivisht, me 1.144 dhe 1.346 km. Çfarëdo arsyetimi i një vendimi absurd, siç është ai i kufizimit të votimit, ngujimit vetëm në lokalet zyrtare, është barazi me zero (o)!
     Kemi bindjen se asnjëri nga ata zyrtarët, që kanë aprovuar një vendim të tillë, kurrë nuk do ta merrnin mundimin, për të bërë qindra kilometra rrugë, për ta hedhur fletë-votimin e tyre në kutinë përkatëse! Dorën në zemër, jemi skajshëm të hatëruar, për ketë shkelje flagrante të së drejtës elementare, siç është e drejta ligjore e votimit, qytetarë të devotshëm të Atdheut-Kosovë.
     Megjithatë, keni kohën, mendjen dhe nderin ta rishikoni vendimin absurd e skandaloz, siç është mohimi i të drejtës të votimit të bashkë atdhetarëve tuaj në Mërgatë. Praktika e votimit të mërgimtarëve, jashtë përfaqësive diplomatike, është e njohur në shtetet ballkanike dhe evropiane. Sigurimin e votave e bëjnë të zotët, ndërsa komisionarët, vëzhguesit e huaj, janë vetëm dekor. Prandaj, nuk ia vlen të bëhet asnjë udhëtim dhe shpenzim i kujtdo qoftë, nga Kosova apo nga diku gjetiu.
     Hiç më pak diskriminuese nuk është as kufizimi, mohimi i të drejtës për votim, për ata që kanë lënë shtetësinë e Kosovës, përdhunshëm. Dhe, për ta realizuar të drejtën e dy shtetësisë, kemi shkruar dhe ankuar deri në organet qendrore të disa shteteve të Evropës, përfshi edhe protesta. Paradoksale, por mërgimtarëve tanë u kërkohej ta hiqnin edhe shtetësinë e Serbisë, edhe pse fëmijët e tyre kurrë nuk e kishin pasur! Ata humbisnin ditë pune dhe shpenzonin mijëra euro, për avoketërit dhe burokracinë e zyrtarëve të Beogradit, sepse fëmijët shkollarë, pa shtetësinë vendore, kishin një serë kufizimesh shkollimi, më sakt, specializimi dhe punësimi.
     Kemi kërkuar që rimarrja e shtetësisë të Kosovës, të bëhet në grup, pa sorollatje dhe burokracira të panevojshme. Premtimi fillestar ishte i bujshëm, por, deri me tani nuk është realizuar! Se ku është arsyeja e këtij hezitimi, ende nuk e kemi mësuar?
     Na ishte një kohë, kur kryetarja klasike e KQZ-së, Valdete Daka, nga 174 mijë zarfe, i skarconte 72 mijë zarfe. Dhe, kur ajo e tepëroi, me provokimet e përsëritura dhe të porositura, nga shefi i saj Hashim, se, kinse, shumësia e mërgimtarëve po votojnë për një parti të preferuar, Presidentja Vjosë, me të drejtë e shkarkoi nga posti. PDK-ja edhe sot e vajton shkarkimin e saj meritor.
     Edhe në zgjedhjet e fundit KQZ-ja aktuale, edhe pse simpatike, e bëri namin, me pavlefshmërinë e fletë-votimeve. Edhe për çiftet pleq, kërkonin – e-mail – të veçantë. Kërkesat për procedurën e regjistrimit dhe të tjera, duhet të reduktohen, sepse pavlefshmëria e fletë-votimeve, e shprehur në shifra, është qesharake, madje tmerruese!
     Nëse thuhet, madje është konfirmuar se gjysma e popullsisë të Kosovës punon dhe jeton jashtë Kosovës, atëherë, pse të mos jenë votuesit e Mërgatës, të paktën, sa gjysma e votuesëve vendorë, në Kosovë?!
     Rrjedhimisht, kjo është barazi me mohim, me dashje, të së drejtës të votimit, për një pjesë të konsiderueshme të mërgimtarëve tanë. Dhe, kjo nuk nderon as qeverinë dhe as shtetin tonë demokratik. Mendoj se subjektet politike, me polarizimin artificial që manifestojnë, ligjërisht, duhet shpërfillur, aq më parë kur bëhen pengesë hiç reale, në rastin konkret, të realizimit të procesit zgjedhor.
     Ne, mërgimtarët, përcollëm me vëmendje mbledhjen e KQZ-së, ku u vendos për shtypjen e fletë-votimeve, dërgimin të gatshme në Mërgatë dhe shpenzimin shtesë prej 4 milionë euro! Mall “derzhave hesapi”, thonin pleqtë! Zhvatje e pa dhimbshme e buxhetit shtetëror! Një vendim alogjik dhe burokratik! Me të drejtë këtë vendim e quajtën të dështuar anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi dhe kryetari KQZ-së, Kreshnik Rodoniqi. Pra, vendimi shtesë i përgatitjes të fletë-votimeve në Kosovë, është sa burokratik, i panevojshëm aq edhe abuzues i buxhetit shtetëror.
     Ne, mërgimtarët, kemi biseduar dhe konsultuar mjaftueshëm, për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë, të drejtën e shfrytëzimit të votimit, duke kursyer kohë
dhe shpenzime të panevojshme.
     Shembullojmë me Gjermaninë e madhe:
     Është një ambasadë dhe 4 konsullata. Ministria përkatëse ka shtuar edhe 10 pika votuese jashtë këtyre. Për hapësirën gjeografike gjermane edhe 50 vend-votime po t`i shtonte, nuk janë të tepërta. Zhurmimi reagues i subjekteve politike, në Kosovë, nuk ka qenë fisnik, madje hiç real. Banalizimi se nuk mbahen zgjedhje në klube, shoqata, kafenera e tjera, është fyes, madje i turpshëm. Logjistika e votimit kërkon një tavolinë gjatoshe me disa karrike dhe një komodinë gjysmë të mbyllur.
     Komisioni i përbërë i nga 2 përfaqësues të subjekteve politike. Numërimi i votave bëhet në prezencë të komisionit komplet. Firmoset Proces-verbali, me nënshkrimet nga komisioni përkatës dhe përcillet në KQZ, i fotografuar. Ndërsa i gjithë materiale mbyllet në kutinë votuese dhe përcillet ngeshëm, në Komisionin Qendror Zgjedhor në Prishtinë, vetëm për verifikim dhe përputhje të numrit të votuesëve me numrin e fletë-votimeve.
     Mërgimtarët e inkuadruar në shoqërinë evropiane, e marrin shumë seriozisht çështjen zgjedhore, në përgjithësi, dhe procesin e votimit, në veçanti, madje i çfarëdo natyre qoftë. Sepse çdo tentim për manipulim është i dënueshëm dhe turpërues. Pavarësisht lëvizjeve në subjektet politike, bashkëjetesa e mërgimtarëve shtrihet në kohë prej dekadash. Andaj, përzgjedhja e komisioneve përkatëse, është sa e lehtë, aq edhe e sigurtë. Mërgata e përdorë shumë votimin e fshehtë dhe nuk njihet shitë-blerja e votës.
     Prandaj, e gjithë burokracia e vonesave të panevojshme, bartja e kushtueshme, të paktën, nga Mërgata dhe pritjet me ditë e javë, për ta shpallur rezultatin  zgjedhor, është jashtë çdo logjike normale!
      Duke praktikuar ketë mënyrë zgjedhore, mërgimtarët do ta gëzonin të drejtën e votimit, si qytetarë legjitim të Kosovës, rrjedhimisht, si pjesë integrale e Atdheut-Kosovë.
             Urojmë dhe besojmë për mirëkuptim nga organet kompetente të Republikës të Kosovës!
                                NË EMËR TË KOMISIONIT PËR INFORMIM
                                                    Idriz Zeqiraj

A BIG DAY FOR KOSOVA IN THE U.S. CONGRESS- By Agim Aliçkaj

 

  • Kosova is with America and America is in Kosova.

We awaited, rightfully and with great joy, the day of the Hearing Session on the Western Balkans in the House Foreign Affairs Committee of the U.S. Congress, chaired by the well-known Congressman Keith Self, a friend of the Albanians.

And we were not disappointed. The questions and issues raised by the congressmen and the answers given by the witnesses—whenever Kosova was the subject—were almost entirely in Kosova’s favor. Serbia was in the seat of the accused for all its destructive and destabilizing policies in the Balkans.

Among the most important points was the harsh criticism directed at Serbia for the systematic violation of the human rights of the Albanian population living in the ancestral regions of Preseva, Bujanoc, and Medvegja. Everyone present agreed on this point, and Congressman Self even presented a congressional resolution which may be considered historical.

The danger posed by Russian-Serbian hegemonism was emphasized, with a request that the Trump Administration engage more to preserve peace in the Western Balkans.

America has invested greatly in Kosova since 1999. This investment must be protected, maintained, and further developed. Since Europe, for many reasons, lacks the capacity to restrain Serbian aggression, it is essential that America be directly and decisively involved in the Balkans. The conflict between Kosova and Serbia can only be solved through American intervention.

Mr. Edward Joseph’s proposal for Kosova’s membership in NATO is the quickest solution to the problem with Serbia, because it extinguishes Serbian hopes for border changes and for returning to the place where it committed its crimes.

American engagement is always good news for Kosova, provided that one works hard with American officials—discussing calmly, with arguments, and with respect.

All this good news for Kosova was attempted to be belittled, distorted, and misused for personal, clan-based, and party interests by some representatives of Kosova’s opposition parties, together with their analysts and journalists from all sides, sold to the enemies of the Albanian people.

In the style of “oh men, the Bistrica river is on fire,” they fixated only on 15 seconds of this extraordinary session—more than four hours long—in which, during one of Congressman Self’s short routine questions about whether PM Albin Kurti is considered “an obstructionist” by some career bureaucrats in the State Department, two panelists answered yes, and the third mostly yes.

In many media, especially social media, sensational and disgracefully low-level headlines against Kurti exploded, with fantastical, illusory predictions about the “end” of his political career. The “blocker, obstacle” chorus began, along with the dance of his opponents and the enemies of Kosova. The internet nearly exploded. The day after the hearing was a circus day—it would have been funny if it weren’t shameful.

Where were these clowns three years ago when, in a Senate hearing, Senator Menendez asked senior State Department official Derek Chollet whether President Vučić had ties to organized crime, and he answered Yes?! Imagine if this had been said about Mr. Kurti—there would have been the end of the world.

It is well known that various career bureaucrats in the State Department may have differing opinions on certain issues, which they can change as needed.

During my 35 years of lobbying activity in Washington within the Albanian American Civic League, with national legends Joseph DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi, we often were confronted with high-level U.S. officials influenced by Serbia, including former Secretary of State Lawrence Eagleburger.

Some of them called former Congressman DioGuardi a “troublemaker”.  Such people were calmed by the U.S. Congress after the wise actions of the AACL and pressure by the Albanian-American community.

It must be emphasized that there are serious indications that the coordinator of many actions against Kosova and American interests in the Balkans—within certain American circles as well as within the Kosova opposition—is the former U.S. Ambassador Richard Grenell, influenced by Aleksandar Vučić’s fascist regime.

He is a sworn opponent of PM Albin Kurti, an open destroyer of Kosova’s democracy in 2020, a direct interferer in the free parliamentary elections of February 2025, and an adviser to Kosova’s opposition on how to block Kosova’s institutions and make political chaos, with the goal of removing Kurti from politics.

It is widely believed that he is also behind Bedri Hamza’s sudden and surprising trip to Washington—without any logic or need—just to boost the opposition’s chances and weaken Kurti before the elections. This is an anti-democratic act with the aim of interfering in the free elections of one country for the interests of another enemy country.

As former Ambassador Grenell’s public statements became noticeably pro-Serbian, he has begun to change his strategy, asking other American officials to come out publicly against Kosova and Prime Minister Kurti, including the American Embassy in Prishtina.

He is trying to empower the hostile organization “Lista Srpska” and facilitate Serbia’s return to Kosova, camouflaged by supposed economic relations.

The well-known Republican Congressman Mike Lawler recently told us in a meeting with the Albanian-American community, that Grenell presents himself as more important than he actually is within the Trump Administration. Furthermore, by supporting Serbian aggression, he seeks conflict in the Balkans, while President Trump is against conflicts and wars. For this reason Grenell’s time is on the decline.

Former Ambassador Christopher Hill, who has become Serbia’s lobbyist in Washington, is acting in the same way. He is criticizing Kosova and Prime Minister Kurti without any basis. Grenell and Hill do not represent official U.S. policy— they represent Serbian interests in America.

I hope that the people of Kosova will give their answer with their vote—by a majority for PM Albin Kurti on December 28, and at the appropriate time, for President Osmani. Only the people of Kosova can save Kosova from Serbia’s return, for a secure pro-European and pro-American future.

American support will not be lacking. In the end, America prefers strong and uncorrupted leaders like Vjosa Osmani, Albin Kurti, and Glauk Konjufca.

Kosova is with America and America is in Kosova. Serbia is with Russia and Russia is in Serbia. This will never change.

NJË DITË E MADHE PËR KOSOVËN NË KONGRESIN AMERIKAN- Nga Agim Aliçkaj

• Kosova është me Amerikën dhe Amerika është në Kosovë.

E pritëm, me të drejtë me gëzim të madh, ditën e Seancës Dëgjimore për Ballkanin Perëndimor në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së, të kryesuar nga kongresisti i njohur Keith Self, mik i shqiptarëve.

Dhe nuk u zhgënjyem. Pyetjet dhe çështjet e ngritura nga kongresistët dhe përgjigjet e dhëna nga dëshmitarët—sa herë që bëhej fjalë për Kosovën—ishin pothuajse të gjitha në favor të Kosovës. Serbia ishte në bankën e të akuzuarve për të gjitha politikat e saj shkatërruese dhe destabilizuese në Ballkan.

Ndër pikat më të rëndësishme ishte kritika e ashpër drejtuar Serbisë për shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut të popullsisë shqiptare që jeton në trojet autoktone të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Të gjithë të pranishmit u pajtuan për këtë pikë, dhe kongresisti Self madje paraqiti një rezolutë kongresionale e cila mund të konsiderohet historike.

U theksua rreziku që paraqet hegjemonia ruso-serbe, me kërkesën që Administrata Trump të angazhohet më shumë për ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor.

Amerika ka investuar shumë në Kosovë që nga viti 1999. Ky investim duhet mbrojtur, ruajtur dhe zhvilluar më tej. Meqenëse Evropa, për shumë arsye, nuk ka kapacitetin për të frenuar agresionin serb, është thelbësore që Amerika të jetë e përfshirë drejtpërdrejt dhe vendosmërisht në Ballkan. Konflikti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet vetëm përmes ndërhyrjes amerikane.

Propozimi i z. Edward Joseph për anëtarësimin e Kosovës në NATO është zgjidhja më e shpejtë e problemit me Serbinë, sepse shuan shpresat serbe për ndryshim kufijsh dhe për t’u kthyer në vendin ku ka kryer krimet e saj.

Angazhimi amerikan është gjithmonë lajm i mirë për Kosovën, me kusht që të punohet shumë me zyrtarët amerikanë—duke biseduar qetë, me argumente dhe me respekt.

Krejt këto lajme të mira për Kosovën u përpoqën t’i zvogëlonin, t’i shtrembëronin dhe t’i keqpërdornin për interesa personale, klanore dhe partiake disa përfaqësues të partive opozitare të Kosovës, bashkë me analistët dhe gazetarët e tyre nga të gjitha anët, të shitur te armiqtë e popullit shqiptar.

Në stilin “o mulni burra, se u kall Bistrica”, ata u fiksuan vetëm pas 15 sekondave të këtij sesioni të jashtëzakonshëm—më shumë se katër orësh—në të cilin, gjatë një prej pyetjeve të shkurtra rutinë të kongresistit Self rreth asaj nëse disa burokratë të karrierës në Departamentin e Shtetit e konsiderojnë Kryeministrin Albin Kurti si “obstruksionist”, dy panelistë u përgjigjën po, dhe i treti kryesisht po.

Në shumë media, sidomos në rrjetet sociale, shpërthyen tituj sensacionalë dhe të turpshëm kundër Kurtit, me parashikime fantastike e iluzore për “fundin” e karrierës së tij politike. Filloi kori i “penguesi, bllokuesi”, së bashku me vallen e kundërshtarëve të tij dhe armiqve të Kosovës. Gati sa nuk eksplodoi interneti. Dita pas dëgjimit ishte ditë cirku—do të ishte qesharake, po të mos ishte e turpshme.

Ku ishin këta kllounë tre vjet më parë, kur në një seancë të Senatit, senatori Menendez e pyeti zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit Derek Chollet nëse presidenti Vuçiç kishte lidhje me krimin e organizuar, dhe ai u përgjigj Po?! Merreni me mend sikur kjo të ishte thënë për z. Kurti—do të ishte bërë kiameti.

Dihet mirë se burokratë të ndryshëm të karrierës në Departamentin e Shtetit mund të kenë mendime të ndryshme për çështje të caktuara, dhe t’i ndryshojnë ato sipas nevojës.

Gjatë 35 viteve të mia të veprimtarisë lobuese në Washington brenda Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me legjendat kombëtare Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, shpesh jemi ballafaquar me zyrtarë të lartë amerikanë të ndikuar nga Serbia, përfshirë edhe ish-Sekretarin e Shtetit Lawrence Eagleburger.

Disa prej tyre e quanin ish-kongresistin DioGuardi “ngatërrestar”. Të tillët qetësoheshin nga Kongresi Amerikan pas veprimeve të mençura të LQSHA-së dhe presionit nga komuniteti shqiptaro-amerikan.

Duhet theksuar se ka indikacione serioze se koordinatori i shumë veprimeve kundër Kosovës dhe interesave amerikane në Ballkan—brenda disa qarqeve amerikane dhe brenda opozitës së Kosovës—është ish-ambasadori amerikan Richard Grenell, i ndikuar nga regjimi fashist i Aleksandar Vuçiqit.

Ai është kundërshtar i përbetuar i Kryeministrit Albin Kurti, shkatërrues i hapur i demokracisë së Kosovës në vitin 2020, ndërhyrës i drejtpërdrejtë në zgjedhjet e lira parlamentare të shkurtit 2025, dhe këshilltar i opozitës së Kosovës për mënyrën se si të bllokohen institucionet e Kosovës dhe të krijohet kaos politik, me qëllim të largimit të Kurtit nga politika.

Besohet gjerësisht se ai qëndron edhe pas udhëtimit të shpejtë dhe të habitshëm të Bedri Hamzës në Washington—pa asnjë logjikë apo nevojë— vetëm për të rritur shanset e opozitës dhe për të dobësuar Kurtin para zgjedhjeve. Ky është një veprim antidemokratik me qëllim të ndërhyrjes në zgjedhjet e lira të një shteti për interesa të një shteti tjetër armik.

Meqë deklaratat publike të ish-Ambasadorit Grenell u bënë dukshëm pro-serbe, ai ka filluar të ndryshojë strategjinë e tij, duke i nxitur zyrtarë të tjerë amerikanë të dalin publikisht kundër Kosovës dhe Kryeministrit Kurti, përfshirë Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Ai po përpiqet të fuqizojë organizatën armiqësore “Lista Serbe” dhe të lehtësojë rikthimin e Serbisë në Kosovë, të maskuar me marrëdhënie të supozuara ekonomike.

Kongresisti i njohur republikan Mike Lawler na tha së fundmi, në një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan, se Grenell paraqitet si më i rëndësishëm sesa është në të vërtetë brenda Administratës Trump. Për më tepër, duke mbështetur agresionin serb, ai kërkon konflikt në Ballkan, ndërsa Presidenti Trump është kundër konflikteve dhe luftërave. Për këtë arsye koha e Grenellit është në kalim e sipër.

Ish-ambasadori Christopher Hill, i cili është bërë lobist i Serbisë në Washington, po vepron në të njëjtën mënyrë. Ai po kritikon Kosovën dhe Kryeministrin Kurti pa asnjë bazë. Grenell dhe Hill nuk përfaqësojnë politikën zyrtare të SHBA-së—ata përfaqësojnë interesat serbe në Amerikë.

Shpresoj që populli i Kosovës të japë përgjigjen e tij me votë—me shumicë për Kryeministrin Albin Kurti më 28 dhjetor, dhe në kohën e duhur, për Presidenten Osmani. Vetëm populli i Kosovës mund ta shpëtojë Kosovën nga rikthimi i Serbisë, për një të ardhme të sigurt pro-evropiane dhe pro-amerikane.

Mbështetja amerikane nuk do të mungojë. Në fund, Amerika preferon liderë të fortë dhe të pakorruptuar si Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.

Kosova është me Amerikën dhe Amerika është në Kosovë. Serbia është me Rusinë dhe Rusia është në Serbi. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë.

Rekord reminitancash- Paratë që emigrantët sollën në Shqipëri arritën rekordin e 817 milionë eurove në periudhën janar-shtator

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, duke reflektuar ciklin e ri të emigracionit në vend.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 817 milionë euro në janar-shtator 2025, me një rritje prej 5.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ritmet e rritjes u përshpejtuan në tremujorin e tretë, që tradicionalisht ka flukse më të larta hyrjeve për shkak se emigrantët vijnë në Shqipëri gjatë pushimeve të verës. Për korrik-shtator 2025, emigrantët sollën tek të afërmit në vendlindje 285 milionë euro, ose 8.8% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.

Pas një rënieje në vitin 2020, si efekt i pandemisë, tendenca rritëse u përshpejtua dukshëm. Në 9 muajt e parë të 2024-s, për herë të parë u tejkalua kufiri prej 800 milionë eurosh. Me këto ritme viti mund të mbyllet me nivele rekord prej mbi 1 miliardë euro. (në tremujorin e fundit 2024 prurjet ishin 273 milionë euro).

Emigrantët e rinj duket se nuk ikin pa e kthyer kokën pas, duke u kujdesur për të afërmit që lënë në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm në 2022-2023 u dhanë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë një potencial për të dërguar para tek të afërmit që kanë lënë në Shqipëri.

Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.

Remitancat llogariten nga Banka e Shqipërisë si pjesë e llogarisë korrente në bilancin e pagesave, sipas standardeve të FMN-së (BPM6).

Ato përfshijnë të gjitha prurjet monetare që emigrantët dërgojnë drejt familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes kanaleve formale (bankat, institucionet financiare dhe operatorët e transfertave), ashtu edhe përmes vlerësimeve të prurjeve informale.

Për këtë qëllim, Banka përdor të dhënat e sistemit bankar, raportimet periodike të subjekteve të licencuara dhe anketa specifike tek familjet përfituese, duke synuar të kapë tërësinë e flukseve reale të remitancave në ekonomi./ Monitor

Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Nga Ruben Avxhiu

Suzanna Shkreli është një tjetër shqiptaro-amerikane që po hyn në garë politike. Demokratja e njohur po synon postin e Sekretarit të Shtetit në Michigan.

Kjo është një pozitë shumë e rëndësishme administrative e shtetit që mbikqyr veç të tjerash zgjedhjet presidenciale. Duke qenë se Michigan është një nga 8 apo 10 shtetet vendimtare në zgjedhjen e presidentit, të dy partitë do të bëjnë çmos që të kapin postin e Sekretarit të Shtetit. Sidomos tani që ka një rritje drastike të mosbesimit në procesin zgjedhor nga të dy partitë.

“Unë besoj vërtet se demokracia amerikane është në rrezik”, tha ajo për një nga gazetat lokale, duke folur për kandidaturën e saj.

Deri dje, Shkreli ishte Komisionerja e Shtetit për Llotarinë në Michigan. Më parë ka qenë një ndihmës-prokurore e suksesshme si dhe Drejtore e Zyrës së Ombudsmanit të fëmijëve. Ajo është edhe bashkëthemeluese dhe anëtare e Bordit të Drejtorëve të Demokratëve Shqiptaro-Amerikanë.

Shqiptarët mësuan për herë të parë për Suzanna Shkrelin në vitin 2016, kur u bë kandidatja më e re që synoi Kongresin Amerikan, në moshën 29-vjeçare. Ndonëse mundësitë e saj ishin të pakta, për shkak se hyri në garë vonë, për të ndihmuar Partinë Demokrate në Distriktin 8 në Michigan. Ajo humbi përballë kongresistit Mike Bishop.

Lexuesit nuk duhet të ngatërrojnë postin e Sekretarit të Shtetit, në kabinetin e presidentit, që është praktikisht ministri i jashtëm amerikan, me postin me të njëjtin emër të çdo shteti. i pari është diplomatik, i dyti administrativ.

Suzanna Shkreli do të duhet të fitojë garën brenda Partisë Demokrate ku përballet me dy kandidatë të tjerë. Fituesi do të garojë me kandidatin e Partisë Republikane ku gjithashtu kandidojnë tre vetë.

Demokratja Shkreli ashtu si Republikani Robert Lulgjuraj, janë pjesë e të njëjtit komunitet shqiptarësh në Michigan. Larmia politike e këtij komuniteti refleton atë të shtetit ku jetojnë. Jo më kot, shqiptarët në Michigan gëzojnë vëmendjen e të dy partive kryesore amerikane. Fati i vendit caktohet aty çdo katër vjet.

Suksese shqiptaro-amerikanëve, pavarësisht se çfarë partie i përkasin! Suksese Suzanna!

Ditëlindja e Rifat Sh. Jasharit në shtatëdhjetë e nëntë pranverat e jetës, shtëpia është mbushur me djepa dhe kulla ka mbetur kthesa e historisë së re për lirinë e Kosovës- Nga Skënder Karaçica

Nuk ka kush që na qet fare, thirrja e Prekazit në Drenicë për liri të Kosovës
 
 
Një shekull të regjimit serb dhe dora vrastare kundër popullit shqiptar deri në shkallë të gjenocit e trishtoi botën e lirë evropiane  dhe popullin dhe administratën amerikane. Për vitet e pushtimit dhe të ripushtimit të tokës së Kosovës nga regjimi i Serbisë, populli shqiptar përjetoi rrathët e ferrit të shtypjes, të errësirës, të vetmmisë, të shfarosjes dhe pa dritën e shkollës e të librit shqip. Për Drenicën,në odën e burrave u fol sy me sy për regjimin e Serbisë,që saherë pati  bërë gati skenarët vrastarë, i bëri gati plumbat me shenjën e logjistikës për të vrarë Drenicën heroike…!
 
Në kullën e Shaban Jasharit në Prekaz, dera ishte e hapur dhe këtu vinin  burrat e dheut nga të gjitha anët atdheut, ku shtrohej sofra e ku shpalohet historia shqiptare, çka të bëjmë nesër, ku do t`i lëmë brezat nën këmbët e regjimit vrastar serb…! Në këtë kullë u rritën tre djemtë e Bacit Shaban Jashari: Rifati, Hamza, Ademi dhe u bënë krah i fortë i shtëpisë dhe të kullës në Prekaz. Tokën e punon me djersë dhe hambarët e Shaban Jasharit ishin plotë e përplot me bereqetin e bukës së motmotit të  tokës së Drenicës.Jeta merrte frymë me zor, sepse regjimi pushtues i Serbisë,f amiljen Jashari në Drenicë e  kishte në shenjestër të syrit vrasës dhe të shfarosjes në substancën kombëtare.
 
Për të përballuar zënjen e diellit shqiptar, Rifat Jashari mori udhën e kurbetit në Gjermani për të mbajtur në këmbët e veta familjen në Prekaz. Larg familjes dhe Drenicës, Rifat Jashari shkoi djalë i ri dhe u kthye në ditët e lirisë së Kosovës, i burrëruar me thinjat e bardha ashtu siç i kanë hije burrave të Prekazit. Erdhi dhe nga afër e pa se si Serbia fashiste kishte vrarë e djegur anëtarët e familjes,shtëpinë dhe kullën e trimërisë, ku nëpër vite aty erdhën burrat e kohës,aty ku pushkët bënin roje për tokën  dhe prisnin kushtrimin e Komndantit Adem Jashari: Ejani të luftojmë bashkë për liri të Kosovës!
 
Në Prekaz në ballë me hasmin, asnjëherë nuk pati ditë zie, thuhet në këngët e folklorit. Këtu nisi të marrë frymë udhët e jetës, këtu djepat u përkundën me këngët e djalmenisë së UÇK-së. Në festën e nëntorit, Rifat Shaban Jashari ka ditëlindjen dhe vitet tregojnë se regjimi pushtues serb, djalin e madh të bacit  Shaban e burrëroi para kohe dhe u bë krah i fortë i familjes, me amanetin e të parëve se nuk ka udhë tjetër pos luftës në mbrotje të tokës së Kosovës.
 
Me fat udhët e jetës, baci Rifat Jashari…! Ditëlindja jote festohet me Flamurin Kuqezi, me djepat plot me lule të Prekazit, festohet me thirrjen e maleve në kohë lufte të djalemnisë së UÇK-së se nuk ka kush që na qet fare! Toka e Kosovës është e shënjët dhe populli shqiptar hisetar në përjetësi…!
 
Baci Rifat, me fat ditëlindja!
 
 
Dhjetor,2025

Mbi 95% e emigrantëve shqiptarë në Gjermani, në punë me aftësi të ulëta, më të ulëtit e Ballkanit

Emigrantët nga Ballkani janë bërë një pjesë e rëndësishme e tregut të punës në Gjermani. Sipas të dhënave nga Bruegel, një organizatë kërkimore, shqiptarët në Gjermani dominojnë në punët me aftësi të ulëta dhe të mesme dhe ndër më të ulëtit në rajonin e Ballkanit për punë të kualifikuar.

 

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të punonjësve në profesione me aftësi të ulëta dhe të mesme, dhe ndër më të ulëtat për punë të specializuara dhe eksperte.

Sipas raportit, 40.84% e shqiptarëve në Gjermani punojnë si “helper” (ndihmës), një kategori që përfshin punë të pakualifikuara ose gjysmë-kualifikuara, si punë fizike, logjistikë, shërbime dhe industri bazë. Ky është ndër nivelet më të larta në rajon, krahasuar me Bosnjën (30.43%) dhe Serbinë (33.59%).

Një pjesë tjetër e madhe, 48.94%, janë të punësuar si punëtorë të kualifikuar, që zakonisht përfshijnë profesione teknike, mekanikë, ndërtim, instalime, punë zanatçinjsh apo role me trajnime profesionale. Edhe pse kjo kategori tregon një shkallë më të lartë të formimit profesional, sërish mbetet larg vendeve të avancuara të BE-së, ku rolet e specializuara zënë një peshë shumë më të madhe.

Në kategoritë e larta profesionale, Shqipëria qëndron ndjeshëm më poshtë se vendet e tjera. Vetëm 4.54% e shqiptarëve në Gjermani punojnë si “specialistë”, si infermierë të kualifikuar, teknikë të avancuar, profesionistë të shëndetësisë apo role që kërkojnë diploma të caktuara. Ndërkohë, vetëm 5.53% janë në kategorinë “ekspert”, e cila përfshin profesionistë me arsim të lartë universitar, inxhinierë, IT specialistë, ekspertë financiarë apo role të tjera të nivelit të lartë.

Krahasimi me vendet e tjera të Ballkanit tregon një diferencë të dukshme: Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë përqindje më të larta të punonjësve të kualifikuar dhe specialistëve, ndërsa Shqipëria mbetet e fokusuar te punët me vlerë të ulët të shtuar. Ndërkohë, vendet e BE-së, veçanërisht Europa Perëndimore, kanë një strukturë krejt tjetër, me më shumë se 26% deri 30% të punonjësve të tyre në kategori specialiste ose eksperte.

Në total, 89.78% e shqiptarëve punojnë në dy kategoritë më të ulëta të aftësive — “helper” dhe “skilled worker”.

Ky profil i fuqisë punëtore shqiptare në Gjermani tregon nevojën e tregut gjerman për punëtorë në sektorë bazë dhe mungesën e një baze të gjerë profesionistësh të kualifikuar nga Shqipëria, e cila lidhet si me cilësinë e arsimit profesional, ashtu edhe me nivelin e ulët të pagave në profesione të larta në vend, që shpesh dekurajojnë ndjekjen e karrierave të specializuara.
Në terma afatgjatë, ky trend krijon sfida për tregun e punës shqiptar, duke rritur rrezikun e boshatisjes së profesioneve të kërkuara, ndërsa për Gjermaninë nënkupton vazhdimin e varësisë nga emigracioni./Monitor

Screenshot_3

 

Zhurmë zgjedhjes, heshtje varresh – Poezi nga ARIF EJUPI

Kohë dimri, zhurmë zgjedhjesh,
vetëm për punë tekash
dhe inatesh të vjetra e të reja.

.
Vërtet, dimri është stinë e rëndë.
Në dimër, përrenj e lumenj
bartën gjakun tonë.

.
Dimri stinë e zymtë,
me dhëmbë shtrigash.
Shumë prindër la pa fëmijë,
e shumë fëmijë pa prindër.

.
Ne, kokëkrisurit,
kur gjithë bota mbjell në pranverë
e korr në verë,
mbjellim dhe korrim në dimër,
nëpër dëborë e acar.

.
Inate të vjetra e të reja,
ku do të na çojnë?

ARIF EJUPI


Send this to a friend