Një pluhnajë e pandershme propagande nga ato më të pështirat që nuk kursejnë askënd dhe asgjë për një grusht votash u ngrit kundër Lulzim Bashës dhe deklaratës së tij mbi përfaqësimin e komunitetit katolik në Parlamentin e Shqipërisë nga persona me rekorde kriminale, falë përzgjedhjes së Edi Ramës.
Nëse ka një person, që i ka fyer katolikët në Shqipëri, ai është Kryeministri aktual. Megjithëse personalisht jam kundër çdo definicioni që i klasifikon shqiptarët me ngjyrime fetare, kur ne jemi substancialisht një shtet laik dhe ku personat teorikisht duhet të gjykohen nga aftësia, profesioni, ndershmëria, intelektualiteti, raporti me vendin, etj, por meqenëse u hap kjo temë, duhen thënë disa të vërteta.
Megjithatë, feja është një realitet me të cilin edhe politika politika ka filluar ti beje llogarite shpesh herë duke bërë dëm të madh, Bibla dhe Kurani po shfaqen gjithnjë e më tepër në fushata elektorale. Nje tendence e frikshme qe duhet sprapsur me vetëdije të përbashkët.
Katolikët shqiptarë, të cilët dikur përfaqësoheshin në politike nga Fishta, Gurakuqi, Mjeda, Marlaskaj, Hilë Mosi, Mirash Ivanaj, tanimë jetojnë me psherëtima për lavdinë e së shkuarës.
Komuniteti, i cili e ka vetëdijen e primatit në kulturën e këtij vendi duke filluar që me Pal Engjëllin dhe ‘Formulën e Pagëzimit’, të parën shprehje të dokumentuar të gjuhës shqipe, për të vazhduar me ideologët e kombit, Barleti, Buzuku, Bogdani, Budi, Bardhi, për të mbërritur te Pashko Vasa, Fishta, Harapi, apo tek bashkëkohësi At zef Pllumi, ideologu i lirisë kundër tiranisë, trajtohet si një bashkësi e hurit dhe e litarit, pikërisht nga burri që me vikamë shpalli “Rilindjen”.
Lulzim Basha, veç e pohoi këtë fakt. Ky është faji i tij në këtë mes? Përkundrazi, ai theksoi se ky komunitet është basti i së djathtës dhe PD, çka rezulton i vërtetë.
Ku është fyerja dhe diskriminimi i Bashës ndaj katolikëve, që po trumbetohet me përçartje e përçarje? Ku?
Në raport me partitë politike shqiptare ekziston mendimi se katolikët shqiptarë nuk janë përfaqësuar sa e si duhet. Më saktë, ekziston e fortë ideja se ata nuk janë përfaqësuar nëpërmjet elitave të tyre, me ndonjë përjashtim, as në spektrin e djathtë e as në atë të majtë.
Shpesh janë kapur për veshi, manekinë, të cilët veç emrit që ju kanë vënë prindërit nuk i lidh asgjë me këtë traditë pa modesti, më e lavdishmja e kombit shqiptar në raport me gjuhën, identitetin qëndresën, shtetformimin dhe vokacionin europian të shqiptarëve.
Basha, për këtë traditë, në dhjetëra raste, veç ka shprehur nderim dhe admirim. Por meqenëse u hap pa dashjen e tij kjo temë, jo fort e dobishme për nga qasja që po merr, i duhet bërë zotit Basha një pyetje: Sa të përfaqësuar cilësisht janë sot katolikët në partinë e tij?
Nuk mjafton, që ata të jenë aty si numër…por të kenë sintoni me komunitetin, që pretendohet se përfaqësojnë, me historinë e tij, nëse janë zgjedhur edhe për spikamën fetare.
Po ashtu, pas 105 vitesh shtet, meqenëse shumë kujt po këndet diskursi fetar…paçka se personalisht e gjykoj të dëmshëm, kishte ardhur koha, që simbolikisht një katolik, apo katolike të zgjidhej në krye të shtetit.
A flasim gjithë ditën e lume për harmoni, barazi e vëllazëri…hë pra…ku do të cenohej ajo, nëse kjo do të ndodhte?
Ku do të ishte herezia?
Ky prononcim telefonik mbase e tejkaloi qëllimin, për të cilin filloi, por si katolik simbolik që jam, thjesht dua t’i shpreh mirënjohje Bashës, se tha një të vërtetë, e cila edhe atij vetë duhet t’i shërbejë për një reflektim ndërtues në të mirë të jetës sonë të përbashkët dhe Shqipërisë Europiane.
Sipas jushë dhe Bashes katolikët qe janë basjon i së djathtes janë të miret te ndershmit demokratet e vertet dhe ata qe i perkadin se majtes janë te keqinjet kriminelët llumi nuk keni turpë ye pa cipë.Katolikët i perkasin shqipërisë evropjane dhe jo politikanëve kriminelë dhe te korroptuar qe vetem shqiptarë nuk janë.
Ky farë Agroni do me justifiku budallallikun e Bashës por atë s’ka ujë wë e shplan …
Edhe ti Agron e pohon se L. Basha nuk ka veprue mirë, që vlerson politikanët ssipas fesë. Kam 25 vjet që s’kam ndigjua asnjë lider të shprehet si fanatik i osmanve-turk, përpos Lulzim Bashën, pjellë enveriste e familjes sali berisha. Kjo sjellje mesjetare nuk asht gabim i vogël, por asht ma shumë konceptuale i një formimit religjioz islamik kundra katolikve. Ky sot asht kryeministër në hije. Po, nesër kush garanton se ky njeri nuk ka me i përsekutua katolikët në të gjitha nivelet? Ky vetëm për ketë diskriminim, poshtnim që i ka fye botnisht besimin fetar të votuesve të ashtuquejturve 2 deputetë partish me besim tuj i pergjithsua krejt funksionarë katolikë në nivele bashkijake(që jan të papërfillshme për shkak se vazhdon politika osmane.-turke-enveriste edhe në ,,demokraci,)duhet të shporret nga postet e partis ,,demokratike,,. Lulzim Basha përfaqson rrymën islamike të erdoganit në PD dhe në Shqipni.
Falemnderit Z. Gjekmarkaj per kete shkrim.
E mira dhe e keqja duhen thane haptas dhe me ndershmeni.
Deshira e juej: duhet te kemi pase nji katolik deri tashti si kryetar i Shtetit Shqiptar ashte me vend dhe nderon Atdheun tone.