VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kryepopët serbë, edhe pas 20 vitesh nga Gazimestani, lëshojnë klithma për luftë – Nga Skënder MULLIQI

By | June 28, 2019

Komentet

Kosova merr kryesimin në procesin e SEECP-it

Prishtinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka hapur sot solemnisht në ambientet e ministrisë kryesimin e Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore apo SEECP-it, në prani të ambasadorëve të vendeve mike.

Pacolli e quajti të rëndësishme për Kosovën këtë detyrë, posaçërisht pasiqë kjo po ndodhë në të njëjtin vit kur Kosova po kryeson Fondin e Ballkanit Perëndimor (WBF) dhe Iniciativën Rajonale për Migrim Azil dhe Refugjatë (MARRI).

Duke treguar prioritetet e Kosovës në këtë proces, Pacolli tha se Kosova do të jetë kryesuese në SEECP deri në korrik të vitit 2020.

“Kosova synon të kontribuojë tutje për një mjedis të paqes, të sigurisë, të marrëdhënieve fqinjësore të mira, të stabilitetit, duke kapërcyer ndarjen përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe koherente ndaj bashkëpunimit rajonal dhe duke promovuar integrimin evropian. Kryesimi i Kosovës do të jetë një vazhdimësi e parimeve të kartës së SEECP, deklaratave të samitit të SEECP dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha shtetet pjesëmarrëse të SEECP-së dhe strukturat relevante rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Pacolli.

Ai tutje tha se në këtë aspekt, janë vendosur tri prioritete të Kosovës. Fokusimi në lidhshmërinë ekonomike. Fokusi tek rinia, si një nga asetet kryesore të shoqërisë dhe fokusi në kulturë dhe turizëm, për të cilën pikë tha se Kosova dhe rajoni kanë nevojë për ri-brendim dhe rizhvillim.

“Kur flasim për prioritetet, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian mbetet synimi ynë kryesor, përmes të cilit gjatë kryesimit tonë do të listojmë të gjitha prioritetet tona. Do të përpiqemi të përdorim strategjinë më të mirë të Ballkanit Perëndimor duke shpresuar dhe dëshiruar që Ballkani Perëndimor të mbetet prioritet i udhëheqësisë së re të BE”, tha Pacolli.

Në këtë konferencë u bë e ditur se si aktivitet i parë që do të mbahet në shtator të vitit 2019 me kryesimin e Kosovës në këtë proces, do të jetë takimi joformal i ministrave të Punëve të Jashtme të SEECP-së në New York, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kosova iu bashkua kuadrit të SEECP-së për bashkëpunim rajonal në Samitin e Parisit në vitin 2014. aa

Mbështetja për Buxhovin, mbështetje e së vërtetës dhe vlerave të demokracisë – Nga Florim Zeqa

 

Deklarimet e shkrimtarit të njohur, Prof. Jusuf Buxhovi për luftën e UÇK-së dhe zhvillimeve politike në LDK, ngjallen reagime të shumta në mediat e shkruara dhe ato elektronike.
Menjëherë pas intervistës së Jusuf Buxhovit në Rubikon (KTV), vërshuan sulmet, kërcënimet, linçimet, sharjet dhe fyerjet publike kundër tij.
Megjithatë veçohen dy deklarata kundër Jusuf Buxhovit që elektrizuan opinionin e gjërë kosovarë.

I pari, ishte Gani Koci me deklaratën sa fyese, po aq kërcënuese ndaj Jusuf Buxhovit; “Lufta e UÇK-së, do të duhej të pastronte ‘sojin e buxhovëve’!”
Dihet botërisht se Jusuf Buxhovi nuk e sulmoj luftën çlirimtare të populit të Kosovës, e cila është e drejtë dhe e patjetërsueshme, por ai me argumente i demaskoj individët të cilët me veprimet e tyre njollosën luftën çlirimtare.
I dyti, ishte kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, që fyeu rënd dhe nënçmoi paturpërisht historianin e shquar dhe njërin nga themeluesit e LDK-së, Prof. Jusuf Buxhovin duke quajtur “një hiq dhe dezertorë të LDK-së…”.

Deklaratat e Kocit dhe Mustafës prodhuan më qindra e mijëra reagime të qytetarëve (mërgimtarëve), por edhe të shtresave tjera të shoqërisë kosovare, të intelektualëve e gazetarëve, të analistëve dhe publicistëve gjithandej vendit e në Diasporë, por për habi deri më tani nuk pati reagime dhe as përkrahje (mbrojtje) institucionale për histrorianin që i doli në mbrojtje së vërtetës dhe vlerave të lirisë sonë.
Mbetët e pajustifikueshme heshtja e ASHAK-ut, e Institutit të Historisë, Institutit Albanologjik dhe botës akademike në përgjithësi. Po ashtu i pajustifikueshëm është fakti që, asnjëra nga degët e LDK-së nuk e kundërshtuan deklaratën fyese e tepër nënçmuese të kreut të LDK-së kundër historianit Jusuf Buxhovi, i cili nuk shpiku gjë të re, përveqse i përseriti disa nga të vërtetat e hidhura për LDK-në.
Kjo flet qartë për situatën në të cilën e ka katandisur LDK-në lideri diktatorial dhe monstrumi i politikës kosovare, Isa Mustafa.
Katandisje kjo deri në përmasat e vetëshkatërrimit. Nuk ka si të jetë ndryshe, kur nuk reagon asnjë kryetarë dege, asnjë deputet apo zyrtarë i lartë i LDK-së kundër reagimit fyes e nënçmues të kryetarit Mustafa, kur i drejtohet Buxhovit më fjalët; “Je askushi, që ke dështuar dhe ke braktisur LDK-në per të shetitur rreth globit, tash flet me porosi…..”.
Kjo situatë nënshtruese e zyrtarëve të lartë, kryetarëve të degëve dhe deputetëve të LDK-së ndaj Isa Mustafës, i tejkalon edhe përmasat e regjimeve më diktatoriale.
Deklaratat e kreut të LDK-së, përveq nivelit të ulët intelektual prej pseudoakademiku (akademik pa asnjë titull shkencorë), e dëshmojnë edhe karakterin e tij shpirtëror (egon dhe urrejtjen patologjike) në raport me figurat më të ndritura dhe më markante, siq është Jusuf Buxhovi në rastin konkret.
Cinizmi i pseudoakademikut shkon aq largë, kur i thotë Buxhovit, njërit nga themeluesit e LDK-së; “e ke braktisur partinë”, duke harruar se në kohën kur është themeluar LDK-ja, Isa Mustafa ka qenë pjesë e aparatit shtetëror të Millosheviqit në Kosovë.
Për më tepër se kaq, për të qenë ironia akoma më e madhe, as atëherë në themelim, as si ministër i financave në ekzil dhe as sot si kryetar i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka pasë dhe nuk ka librezë anëtarësie të LDK-së.
Ky është paradoksi dhe rasti më skanadaloz që mund t’i ndodhë një partie politike, që të mbajë në kreun e saj një njeri pa qenë pjesë organike dhe kontribuese e saj (pa pagesë anëtarësie).

Të larguarit, pasojë e klaneve mafioze dhe grupeve të interesit

Të “larguarit” nga LDK-ja, siq është rasti Prof. Jusuf Buxhovit dhe shumë intelektualëve dhe veprimtarëve (në mesin e tyre edhe unë), janë pasojë e klaneve mafioze dhe grupeve të interesit në LDK, e në veçanti e klanit “Riinvest”, klanit më mafioz dhe më të rrezikshëm në vend pas klanit “Pronto”.
Ne veprimtarët e LDK-së rugoviane, jemi ata, që asnjëherë nuk jemi ndalur së vepruari për të mirën e vendit, qoftë përmes aktiviteteve, qoftë përmes shkrimeve nëpër gazeta, opinioneve dhe analizave të pavarura në mediat elektronike dhe botimit të librave voluminoz si të Buxhovit dhe të tjerëve, në mesin e të cilëve janë dhe tre librat mi autorial kushtuar zhvillimeve politike në vend, e në veçanti në LDK, siq është libri “THIRRJE NGA SHPIRTI”, përmes të cilit i drejtohem elektoratit të pastër rugovian, për bashkërendim të forcave për nxjerrjen e LDK-së nga kthetrat e uzurpatorëve dhe puçistëve të sojit më të keq.
Kur jemi në segmentin veprimtarisë letrare dhe shkencore, le të del dikush e t’na thotë, se cilat janë veprat letrare apo shekncore mbi të cilat e mori titullin “Akademik” Isa Mustafa!?
Ndryshe, sa për ngritjen politike të Isa Mustafës janë të informuar të gjithë në Kosovë. I madh dhe i vogël i dijnë mirë shkallët e ngritjes së Isa Mustafës në majat e LDK-së dhe të qeverisjes në Kosovë, për të cilat kësaj radhe nuk do i ngarkojë lexuesit e këtyre rreshtave.
Por është një e vërtetë e pakontestueshme, Isa Mustafa është dhe do të mbetët në histrorinë e LDK-së, si shkatërruesi i saj, i cili e varrosi trashëgiminë rugoviane e tri shkronjave të arta “LDK” në Kuvendin e VIII-të të saj, e që unë asokohe përmes shkrimit autorial “LDK-ja Rugoviane Post-mortum”, të datës 31.05. 2015, i shkrova këtë epitaf; “Lavdi LDK-së Rugoviane (23 dhjetor 1989-21 janar 2006), varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e tij…!”, e që më vonë Isa Mustafa e transformoj në “Lidhja”, produkt i Riinvest-it kriminal.
Dikush mund të pyes, pse Riinvesti kriminal!? Përgjigja është fare e thjeshtë; krim nuk është vetëm vrasja me plumb e një njeriu, por akoma më e rëndë është vrasja e shpresës dhe ardhmërisë së shumë gjeneratave në këtë vend.

Punën kolosale të profesor Jusuf Buxhovit duhet çmuar dhe mbështetur pa asnjë rezervë, si një punë shkencore që çonë në zbardhjen e së vërtetës historike për luftën çlirimtare dhe zhvillimet e tjera politike pa ndikime ideologjike e partiake, e cila shkon në funksion të të gjithë qytetarëve të vendit, prandaj mbështetja për Buxhovin është mbështetje e së vërtetës dhe vlerave të demokracisë.

MOS E SULMONI KOT PROFESORIN JUSUF BUXHOVI – Nga Bardh Nengurra

Qe dy tri ditë derisa i lexojë reagimet e shumta të disa personave publik e politik kunder deklaratës së Prof. Jusuf Buxhovi tnë TV programin RUBIKON të Adriatik Kelmendit  …..” LUFTA E UÇK-së nuk ka qenë luftë e pastër “, mue me kujtohet nji proverb slloven që thotë; …kur i shkel macës bishtin ajo mjaullinë.
Dhe që kjo thanje asht me vend e deshmojnë katërciprishtë reaguesit e parë kunder Prof. Jusuf Buxhovi. Për qudi të parët që reaguen janë dy personalitete tashma të njohuna e të perfoluna sa emni i tyne asht ba i neveritshem dhe pse asht ba i tillë fajin e kan ata vetë.
Dje lexova reagimin nga LPK-isti, ish deputeti i PDK-së dhe tash njifar zavendësministri diku ( ec e mbaje mend se ku kur kjo qeveri bandite i ka mbi 100 të tillë ), pra lexova reagimin e Gani Kocit. Gani Koci nuk kishte reague , por ai direkt e kishte kerrcnue me jetë Prof. Jusuf Buxhovi. …” UÇK-ja asht dasht ti pastrojë të gjitha mbeturinat si ti i thotë shoku Gani Koci Prof. Buxhovi. Kësaj në popull i thonë; …mos e dvet se kallxon vetë.
Unë e ndegjova me kujdes deklaratën e Prof. Jusuf Buxhovi dhe ajo që ky Profesor i nderuem, ku shkrimtar i merkullueshem dhe ky historian i jashtzakonshem e tha në RUBIKON të z. Adriatik Kelmendi në asnji rast nuk e akuzon as nuk e denigron Luftën e UÇK-së e as UÇK-në.  Perkundrazi deklarata e Prof. Jusuf Buxhovi e ngritë në vendin e merituem UÇK-në dhe luftën e sajë çlirimtare. Mirpo Prof. Jusuf Buxhovi si intelektual e si shkenctar i mirfilltë flet nji realitet per veprimet dhe krimet që njerzit apo individ të veshun me uniformën e UÇK-së që shumica e tyne dikur ishin veteemnue si Komandanta  i kan ba. Në deklaratën e vetë analitike Prof. Jusuf Buxhovi nuk e permend asnji emen të asnji ushtari apo komandanti. Andaj shtrohet pyetja se pse reagon shoku Gani Koci ? Pse kërrcnon ky njeri i mjerë.
Shtrohet pyetja pse reagon edhe shoku Nasim Haradinaj?! Pse që të dy këta po mjaullijnë si maca kur i shkelet bishti? Kush i permendi këta? Askush. Kush i akuzojë këta per të gjitha ato vrasje gjatë luftës, pasluftës dhe deri sa definitivisht banda enverostaliniste e LPK-së nuk e mori pushtetin në Dardani dhe tash atë pushtet e mban tue sundue popullin në vend që ta qeverisë shtetin. Tue vjedh shtetin në vend që të punojë per të miren e qytetarit . Ne emisionin RUBIKON askush e as Prof. Buxhovi nuk i akuzojë këta dy, pra nuk i akuzojë  shokët Gani Koci e Nasim Haradniaj.
Unë mbajë mend se reagime si tash kunder Prof. Jusuf Buxhovi ka pas edhe pas skeçit humoristik të grupit te humoristve STUPCAT per UÇK-në dhe ” komandantat ” e sajë . Mirpo grupi STUPCAT nuk asht kërrcnue me jetë sikur se e kërrcnon bualli drenicak, LPK- isti Gani Koci  tash Prof. Jusuf Buxhovi. Reagimi kaq i ashper dhe me kërrcnim me jetë që vjen nga shoku Gani Koci vertetonë katërciprishtë thanjen me vend dhe të drejtë të Prof. Buxhovi. Pra deshmonë se jo krejtë Lufta dhe krejt Ushtarët dhe komanduesit e UÇK-së kan qenë njerëz të pastër dhe luftëtar. Reagimi i Gani Kocit e edhe i Nasim Haradinajt dëshmonë se jo rastësishtë dhe as jo aksidentaisht u vranë njerzit ma eminent të strukturave shtetnore e partiake të LDK-së, të FARK-ut dhe edhe ushtar e Komandant të devotshem të UÇK-së.
Do fillojë me i numrue disa vrasje mizore të aktivistve, luftëtarve dhe Komandantve të Luftës që u eliminuen nga dora tinzare me vrasësa shqipfolësa e asnjihere nga plumbi i pushtuesit serb.
Gani Koci dhe Nasim Haradinaj a mund ta akuzoni e sulmoni Prof. Jusuf Buxhovi, ti Gani Koci a ke pse ta kërrcnosh Prof. Buxhovi perderisa deri sot nuk u zbadh vrasja e Ministrit të Mbrojtjesh së Repubikës së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi? Vrasja e Komandanti Sali Çekaj, Komandantit Agim Ramadani, e Ilir Konushevcit , Ardian Krasniqit, e gazetarit Ali Uka, e aktivistit mergimtar Sadri Ramqaj etj, etj. Si mund ta themi se Lufta e UÇK-së paska qenë e pastër derisa Ministri i Luftës vritet nga prita në qender të Tiranës, derisa dy nga Komandantet dhe Strategët e Luftës Çlirimtare dhe të Betejës së Koshares , Sali Çekaj e Agim Ramadani vriten dhe per vrasjen e tyne gjithmonë asht perflitë se mund ti ketë vra dora tinzare e ndonji shqipfolësi dhe se këto dy vrasje të këtyne dy Komandantve deri sot nuk u zbardhën! Nuk u zbadhen as vrasjet e Kolonelit Ahmet Krasniqi, të gazetarit Ali Uka dhe as të Ilir Konishecit e Ardian Krasniqit. Atdhetari Sadri Ramqaj u zhduk pa gjurmë . Andaj vjen pyetja a ka dikush arsye tash me e kërrcnue Prof. Jusuf Buxhovi pse ky e foli nji realitetë?! Jo nuk ka, por realiteti padyshim se i prek ata që e kan mizën nën kapuq sikur thotë populli.
Strukturat LPK-iste enverostaliniste të UÇK-së të tri grupacioneve ; Drenicë, Llap dhe Dukagjin dhe të perkrahuna nga SHISH i Fatos Klosit në Tiranë kan ba me qindra vrasje gjatë luftës, kan dhunue femnat shqiptare , kan dhan urdhna me vra njerzit e LDK-së,  dhe këto që po i shkruej këtu, unë vetem se po i rikujtojë ashtu sikurse ne RUBIKON i rikujtojë edhe Prof. Jusuf Buxhovi dhe që të gjitha me radhë dihen se cilat ishin viktimat, por pos dy tri rasteve nuk ” dihen ” dorasit dhe dhunuesit. Per të gjitha ka dëshmi e deshmitar, dhe per të gjitha disa nga viktimat që kan mbijetue dhe edhe bashkluftëtar e familjar të tyne kan shkrue e tregue. Se ka pas elemente të pista në UÇK deshmojë edhe Luftëtari Shefqet Kabashi në Pervjetorin e Masakrës në burgun Dubravës si dhe pastaj intervista e z. Kabashi në tv. T 7 te Berat Buzhala. Krejt çka i tha Shefqet Kabashi pas dy ditve ja vertetojë tash i ndjeri Rrok Berisha . Dëshmi ka në librat: ” LUFTA PA MASKA ”  autor Komandanti dhe Heroi i gjallë Gani Geci, në librat ” KËSHTU FOLI TAHIR ZEMAJ ” VËLLIMI 1 DHE 2. por deshmi ka edhe në librat ” DIALOG ME KOMANDANTIN  ” dhe ” PAQJA E GJENERALIT ” të autorve Bardh Hamzaj e Blerim Shala libra këto që flasin per Ramush Haradinaj gjatë luftës. Në njenin nga këta dy libra Ramushi detajishtë tregon se si i ka spjegue tash i ndjeri Mujë Krasniqi rastin e vrasjes së Ardian Krasniqit në Kliçinë. Dhe sipas asaj që Mujë Krasniqi i ka tregue Ramushit delë se Ardian Krasniqi nuk asht vra nga plumbat e policisë serbe, ka vend dyshimi se jeten ja ka marr ( me apo pa qellim vetem Zoti dhe autori e dinë )plumbi i bashkluftëtarit me të cilin ishin bashk. Lexoni këto libra dhe pastaj gjykoni. Mos kerrcnoni Prof. Jusuf Buxhovi sepse ai asgja të re nuk tha. Asnji shpifje as denigrim nuk e bani. Askush nuk ka pse ndihet i ofenduem apo i kerrcnuem nga ato që i foli Prof. Buxhovi. Dhe askush mos të ndihet i perfolun as nga ky shkrim i imi , as unë asgja të re nuk po shkruej. Të gjitha këto dihen dhe jan perflit tashma qe dy dekada. Per disa raste të perfoluna si krime të UÇK-së kunder pales tjetër me ideologji ndryshe, pra kunder LDK-së dhe njerzve të saj ka disa deputet , ministra dhe ish deputet e ish ministra qe jan hetue, jan gjykue dhe janë shpall fajtor dhe kan ba me vite burg. Andaj pse shoku Gani Koci e kërrcnon Prof. Jusuf Buxhovi. Pse shoku Nasim Haradinaj ndihesh i indinjuem me deklaraten e z. Buxhovi?
Prof. Jusuf Buxhovi nuk shpifi, as nuk tha asgja senzacionale. Nuk dekonspirojë askend dhe as nuk lendojë askend. Bile me quditë ti shoku Nasim Haradinaj që edhe je Sekretar i Organizatës së Veteranve të UÇK-së dhe qe me ngulm e mbron numrin e 60 e kusur mija veteranve , ndersa pos teje asnji ish luftëtar as bashkëluftëtar i joti nuk reagojë apo sulmojë Prof. Jusuf Buxhovi. Reagove vetem ti!!! Mirpo a nuk e pate thanë ti në TV para opinionit shqiptar, kur u folë se sa aktivisti i LDK-së u vra në këto 30 vjetet e veprimtarisë së LDK-së, a nuk pate thanë ti shoku Nasim: …. PUNË E MADHE QË JANË VRA NJERZIT E LDK-SË ? Si ka mundësi që atë ditë në TV ti shoku Nasim nuk ndjen keqardhje pse janë vra njerzit e LDK-së ndersa tash sulmon, ofendon e akuzon poshtërsishtë Prof. Jusuf Buxhovi pse ky e riperseriti ate që ti e ke pranue jo fortë moti dhe nuk ke ndje aspak keqardhje per jetnat e tyne?!
Njerzit e LDK-së nuk jan vra vetem gjatë Luftës , por ata jan vra edhe pas luftës. Dhe nese nuk i paskan vra strukturat kundershtare me ideologji të majtë enverostaliniste sikur se ishit juve e ashtuqujtuna UÇK e Shtabit të Frognerit dhe e Shtabit të Pergjithshem të Drenicës  atëhere kush i paska vra ata pra?! Serb nuk ka  pas në Dardani kur u vra Enver Maloku, as kur u vranë :  Xhemajl Mustafa, Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyçi, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Xhafer Krasniqi, Bardhyl Ajeti, Besim Kastrati , Bekim Dajaku, Tahir Zemaj, Hasan Zemaj, Enis Zemaj, Rexhë Osaj, vëllaznit Musaj të Strellcit, kur u ba atentati në Fetah Rudin, kur u vra Haki Imeri, Shefki Popova, as kur u ban tri tentim vrasje me atentat ndaj Presidentit Ibrahim Rugova. Kush e bani atentatin kundër Komandantit Gani Geci me çrast ati ju vran dy bashkëudhtaret dhe bashkluftëtaret ndersa ai shpetoj me disa plumba në trup? A nuk po perplaset Ganiu me drejtësinë dhe me juve ish Komandantat e UÇK-së per ti zbardh atentatet qe dikush po ja ban per të saten here?! Andaj ju që kercnoni e sulmoni, që e shani e ofendoni Prof. Jusuf Buxhovi bani mirë me heshtë derisa askush juve nuk po ju permend dhe lutne zotin që dikush nji ditë mos të del me farë argumentesh me ju permend e me ju akuzue. Mos per kohën e luftës,p.sh. me ju ba pyetjen athue dikush e dekonspirojë Mujë Krasniqin që ra në priten serbe dhe u vra me mbi 40 luftëtarët e ti derisa transportonin armë nga Shqipnia. Bani mirë të keni droe se dikush herdokur do ju konfronton me faktin se derisa nuk mbarojë lufta ishit njerëz të perndjekun nga pushteti serb, por ishit me nji ekonomi bukur të vobekt familjare ndersa menjihere pas luftës u bat pronar te qindra hektarve tokë, të pronave me vlerë dhjetra milonave dhe ate jo vetem në Dardani gjithandej, por edhe në Shqipni në bregdetin e sajë. Edhe pasunimi me metoda bolshevike me haraqe, kerrcnime, fajde, dhe zhvatje asht veper penale dhe antikombëtare.
13.07.2019

KUR FLET BUXHOVI, DRIDHET KUPOLA E KRIMIT NË KOSOVË – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Kur flet Buxhovi, nuk belbëzon, por e thotë të vërtetën e dhimbshme, e dridh krejt Kosovën më shifra, fakte dhe emra – foli për rrugën e dhimbshme nëpër të cilën kaloi Kosova e kapur nga komandantët, të cilët i sollën Kosovës një shkatërrim total të mireqenies, duke e vjedhë dhe plaçkitë vendin, duke i detyruar të rinjët të IKIN nga Kosova.

Jusuf Buxhovi ia futi tutën dhe tmerrin edhe panhajnisë, klanit PRONTO, ua qiti për lëndinë edhe të gjitha vrasjet qe janë ba pas luftës. Tha u vranë 103 zyrtarë te devotshëm të LDK, 92 pjesëtar te UÇKs-s dhe mbi 600 te tjerë vetëm pas luftës. Ai veç e tha një diçka qe dihet, qe flitet ne opinion qe 20 vite. E sulmuan paushall, pa asnjë argument, thjesht e linçuan si ne mesjetë.

Pra, kur flet Jusuf Buxhovi, dridhet krejt Kosova, dridhet e gjithë kupola e krimit të organizuar të udhëhequr nga uzurpuesit e luftës, të cilët me punët e tyre të pista po e rrezikojnë ardhmërinë e Kosovës.

Evropa nuk ish dashur t’i mbeshtesë regjimet antidemokratike në Ballkan?! – Nga Skënder MULLIQI

U bënë 24 vite nga masakra e Srebrenicës, ku kriminelët serbë pushkatuan dhe mbyten për së gjalli 8300 njerëz të komunitetit boshnjak, per ti vazhduar këto masakra serbët gjakprishur edhe kunder shqiptarëve në Kosovë.Zemrimi dhe frustrimi në Ballkanin Perëndimor, nuk është shuar veq sa është rritur edhe pas gjithë këtyre viteve. Sigurisht së rriten paknaqësit, rritët zemrimi dhe frustrimet e qytetarëve , së drejtësia kurrë deri më sot nuk ka rënë në vend. Serbia nuk u dënua për gjenocid, dhe kjo është padrejtësia më e madhe që iu është bërë popujëve jo sllavë më rastin e shpërbërjës së dhunshme të ish-Jugosllavisë. Është e pakuptueshme së si shtetet Perëndimore të cilat e ndalën luftën, nuk e panë të arsyeshme që Serbia ta vuaj dënimin e merituar për gjenocidin e shkaktuar , sikur e vuajti këtë Gjermania Naciste e Luftës së Dytë Botërore.Është shumë e padrejtë që në një luftë locale ranë kaq shumë njerëz , e përnime erdhi në shprehje thënja famëkeqe e kriminelit të luftës, Sllobodan Milosheviq , së serbëve nuk do tu mungoj asnjë fije floku. Në fakt pak fije floku iu munguan , së u dënuan disa udhëheqës ,e shumë prej tyre mbeten të lirë , por aq më keq , që nuk u dënua Serbia për gjenocid .Kjo është një temë sigurisht e gjerë e cila është elaboruar shpesh deri më sot, por edhe në këtë përvjetor të kësaj masakre.
-Këta pak rreshta për këtë temë të gjerë më shërbyen si hyrje në gjithë ate qka po ndodhë edhe pas shumë vitesh , më shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nuk po ka qetësi kurrsesi në këtë pjesë të Evropës, por tash nga regjimet jo demokratike te instaluara në këto shtete, por edhe nga sherret e mëdha të Serbisë , për përfitime të reja territoriale.Nuk na interesojnë protestat në Serbi, kunder Vuqiqit, kjo është punë e tyre. Por, sigurisht së nuk mund të jemi indiferent karshi protestave që I kishim në Kosovë , dhe protestat e opozitës të cilët tash e disa ditë po mbahen në Shqipëri . Po protestohet në dy shtetet shqiptare kunder hajnave, rrenacakëve, dredharakëve dhe kontrabandistëve të drogave, siq po shprehen edhe protestuesit dhe udhëheqësit opozitarë . Shumë nga paknaqësit qytetare në dy shtetet tona i kan shkaqët dhe motivet e përbashkëta.Njerëzit gjithnjë e më shumë po i kundërshtojnë njerëzit e korruptuar në pushtet më mendësi autokratike .Këto elita politike në Prishtinë dhe në Tiranë I kan degraduar keq shtetet, I kan kapur fortë për gryke, të cilat sa nuk kan pelcitur. Shumë keq po injorohen kwrkesat e qytetarëve, të cilët për gjendjën e keqe politike dhe ekonomike kan faj edhe vet.Gjendja për të mirë nuk ndryshon vetevetiu pa ia ba hyzmetin.Aq me keq kur drejtuesit e dy shteteve shqiptare po luajnë lojëra të rrezikshme ,duke e pru në pyetje edhe sovranitetin e Kosovës, të fituar më gjak.Kjo nuk ishte dashur të na ndodhë tash, kur Kosova është shtet I lire dhe sovran .Reagimet qytetare lidhur më këtë temë shumë të ndieshme deri me sot janë kurrfare.Nuk mund ti lejohet askujt që të bëjë pazare të ndyta më territoret edhe ashtu të tkurrura shqiptare .Këtë le ta dinë mirë Thaqi i Kosovës e Rama i Shqipërisë me sejmenet e tyre.Asgjë në këtë botë nuk mund të fshihet shumë gjatë, dhe as planet djallëzore të tyre për shitjën e territoreve tona, Serbisë së çetnikut në pushtet, Aleksander Vuqiq.Abuzimet dhe tradhëtitë kombëtare e kan koston e lartë në secilin shtet, jo vetëm më largim nga pushteti, por deri në dënimet më të rënda më heqje lirie…Bashëksia Ndërkombëtare ishte dashur të mos i mbeshtes udhëheqjet e tilla të mbushura më mëkate dhe antidemokratike , që po e mbajnë paqën e rreme në Ballkanin Perëndimor .Çdo durimi qytetarë një ditë i vjen edhe fundi…

Shkoi Bajrushi n’Amerikë, që t’i thotë Mustafës ik! – Nga Florim Zeqa

Intervista e shkrimtarit Jusuf Buxhovi në “Rubikon” u bë “hit” në të gjitha debatet televizive, në mediat e shkruara dhe ato elektronike, e të mos flasim për rrjetet sociale, ku fotoja e Buxhovit ka pushtuar të gjitha dritaret e librit të madh e të pa fund të Facebook-ut.

Nga debatet e shumta përshtypje më bëri paraqitja e ish mikut tim të mirë dhe ish kryeredaktorit të gazetës “Bota Sot”, Bajrush Morina, publicist dhe analist i shquar në emisionin “Info Magazine” në “KLAN KOSOVA” të Baton Haxhiut.
Në lidhjen direkte nga New Yorku, Bajrush Morina në “Info Magazine”, nuk e tha asnjë fjalë për Jusuf Buxhovin, por tha se: “Komunikimi i të parit të LDK-së me anëtarësinë e pakënaqur nuk përkon fare me ‘rugovizmin’,…“Edhe në kohën e Ibrahim Rugovës ka pasë njerëz të pakënaqur, por mënyra se si i ka heshtur ose injoruar ata Ibrahim Rugova është në kundërshtim me këtë që po bën Isa Mustafa”.
Ishte kjo befasia më e këndshme përgjatë këtyre tre viteve të fundit, për shkak se isha mësuar ta shihja gjithnjë Bajrush Morinën më shumë si zëdhënës dhe mbrojtës të Isa Mustafës, sesa një gazetar të mirë.
Ju dashtë Bajrushit të largohet nga “tabela e shahut” (zhvillimet politike në vend) që të kuptojë më drejtë e më mirë realitetin në LDK, pra ju dasht që të shkojë shumë largë për ta kuptuar se, Isa Mustafa dhe klani i tij , jo vetëm që nuk përkojnë fare me frymën rugoviane, janë armiqt më përfid të liderit historik Ibrahim Rugova dhe të LDK-së.
Ju dashtë Bajrushit të shkoi n’Amerikë, që t’i thotë Mustafës ik, dhe jo vetëm, tani po kërkon të largohen të gjithë pleqt, siq i quan ai gardën e vjetër në LDK.
Madje, Bajrushi ka shkuar aq largë duke thënë se “ata që po e “godasin” LDK-në janë askushi”,…“janë individë që edhe në kohën e Ibrahim Rugovës e kanë braktisur LDK-në, janë shëtitur përreth globit të partive tjera, nuk kanë zënë vend askund dhe tani rikthehen për të qenë guardian të “rugovizmit” për interesa të tyre dhe të porositësve”.
Në është ky një dëshprim i çastit apo këndellje e Bajrush Morinës mbetët të shihet gjatë ditëve dhe muajëve në vazhdim. Për shkak se jemi mësuar ta shohim Morinën në situatata të tilla edhe më parë, siq ishte rasti me zgjedhjet e 8 Qershorit 2014, ku nga zhgënjimi që nuk i mori votat e majftueshme për t’u bërë deputet, i akuzoi bashkëpartiakët, gjegjësisht strukturat e larta të LDK-së për vjedhje të votave të tij,…por jo shumë largë, pas një darke të shijshme me strukturat e larta të LDK-së, e tërhoqi deklaratën kontraverse.
Duke qenë se jam ndër të parët në Kosovë, mbase edhe i vetmi deri më sot që e ka quajtur liderin diktatorial të LDK-së, Isa Mustafën, monstrum të politikës kosovare, në të njëjtin mendim mbetem edhe sot, edhe përkundër kërcënimeve e shantazheve nga ish bashkëpartiakët, nga ish miqt e mirë si Bajrush Morina e të tjerë që më “penalizuan” me mosbotim të shkrimeve dhe mbyllje të portaleve për shkak të pikëpamjeve të mia rreth LDK-së, e në veqanti ndaj liderit aktual, që tashmë ka kaluar përmasat e monstrumit politikë, duke u shndërruar në përbindësh të rugovizmit në LDK.

Më vie mirë, që më në fund edhe Bajrush Morina u bind se Isa Mustafa nuk paraqet frymë rugoviane në LDK. Uroj që kësaj radhe Morina t’i shkojë deri në fund betejesë së filluar kundër klanit të Isa Mustafës.
Bajrush dëshmohu se je me ujkun e jo me arushën!

Unë jam Jusuf Buxhovi Nga Valon Rugova

Mbrëmë, zoti Jusuf Buxhovi, tha se lufta e UÇK-së nuk kishte qenë e pastër sepse 102 zyrtarë të LDK-së ishin vrarë. Deklaratë e fortë! E guximshme! Bile, shumë e guximshme për një burrë që nuk ka akumuluar kapital e nuk shoqërohet me njerët të fortë rreth vetes. Për një njeri që mund ta zatetësh nëpër sokaqet e Prishtinës, e në shesh, duke ecur vetëm, me çapa të vegjël, mendueshëm.

Por, ja që edhe Buxhovin e hëngrën të gjallë. Gani Koci i PDK-së i tha spiun i Serbisë. Tha bile edhe se UÇK-ja do të duhej ta hiqte qafe. A s’përbën kjo thirrje për vrasje, o miqtë e mi? Po, iu them unë. Thirrje për vrasje është. Siguria e z.Buxhovi është në rrezik. Ec e dije se çka mund të bëj një i krisur kur e dëgjon Kocin duke folur kaq emocionalisht dhe e takon Buxhovin në ndonjë skutë të kryeqytetit, siç ndodh rëndom, krejt të vetëm.

Mirëpo, të merremi paksa me deklaratën e Buxhovit: a është e vërtetë se lufta e UÇK-së nuk ishte e pastër? Pajtohem plotësisht. Lufta ishte e drejtë por nuk ishte aspak e pastër. Asnjë luftë në këtë dynja nuk është dhe nuk mund të jetë e pastër. Veç imagjinoni, kemi të bëjmë me vrasje njerëzish, me plumba, me krisma që t’i fusin ethet në bark, me frikë që menjëhershëm të injekton urrejtje për tjetrin.

Duam a s’duam ta pranojmë, UÇK-ja nuk ishte një ushtri e organizuar dhe e disiplinuar dhe kjo çelë hapësira të mëdha për dyshime. Si mund të përmbahej, në rend të parë, gjithë ajo urrejtje masive që e pamë pas lufte për serbët? Në ushtri të organizuara, janë komandantët ata që dirixhojnë ushtarët. Bile, edhe nëpër ushtri të organizuara është zor të përmbahet pezmi e urrejtja, dhuna e panevojshme e gjithë ai akumulim i ndjesive të këqija. Lëre më në ushtri të çorganizuar e që, le ta themi troç, s’kishte urrejtje veç për forcat serbe, por kishte edhe për njerëzit e LDK-së.

Po, or vëllezër e motra, UÇK-ja qysh në luftë e shfryu dufin e saj në kundërshtarët politikë. E më pas, edhe pasluftës. Nuk po flas për vrasje e për dhunë, po flas për retorikën e egërsuar ndaj njerëzve të palës tjetër politike.

Po, or vëllezër e motra, janë mbi 100 njerëz që dyshohet se u vranë për motive politike. Hajt po të ishte një a dy, a tre më së shumti, por mbi 100 është goxha shumë si shifër që të mohohet e shpërfillet në tërësi. Ky është një problem i madh i shoqërisë sonë!

Lufta e UÇK-së, po e përsëris, ishte e drejtë dhe na ndihmoi të çliroheshim nga Serbia. Por, të mos bëhemi njerëz të ligë, të mos mohojmë se ky formacion ushtarak ka mëkatet e veta.

UÇK-ja bëri edhe luftë politike. Dhe nuk duhet shumë punë që ta kuptojmë se liderët e saj, përmes një gjuhe agresive e mosduruese, përçarëse e të egër, e futën një popull në bela. Ne e kemi dëgjuar me veshët tanë deklaratën e Thaçit për Rugovën në kohën e luftës. Po ashtu, me sytë tanë i kemi parë veprimet përçarëse të tij. Kjo ka qenë e hapur për të gjithë. Publike. S’ka kurrfarë sekreti.

E pra, pse po ngulmohet që të mbrohet pastërtia e saj? Epo, kam drojë se këtu nuk është në pyetje aspak Serbia. Domethënë, kur thonë “lufta e UÇK-së ishte e pastër” nuk e kanë ndërmend aspak Serbinë, por fshehjen e panevojshme për sytë tanë, të asaj belaje të brendshme.

Ata duan që Kosova të harrojë ata 102 zyrtarë të vrarë të LDK-së. Dhe problemi, për fat të keq, është edhe më i thellë se kaq. Sepse, duke mos e pranuar UÇK-në si një ushtri të zakontë e të çorganizuar, domethënë ashtu siç ishte, ata po kërkojnë ta identifikojnë veten me të. Po kërkojnë ta identifikojnë veten me vrasës e përçarës.

UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe pa fijen e dyshimit mund të themi se kishte edhe ushtarë që nuk kanë bërë kurrfarë krimi, e që kanë qenë idealistë të vërtetë, që meritojnë të puthen në ballë. Por, kishte edhe ushtarë e komandantë, që përçanë e vranë. A s’është në të mirën edhe të vetë ushtarëve të mirë e të pastër të UÇK-së që të dihet se kush ishte i keq e kush ishte i mirë? Pa dyshim që po. Veç i keqi nuk do që të evidentohet e keqja e tij. E prandaj, kërkon ta uniformojë moralin e UÇK-së. Të gjithë të mirë. Pse? Sepse frikësohet që gjykimi popullor do ta identifikojë si të keq, që do t’i dalë e zeza sheshit. Që thjesht ky gjykim popullor do të jetë haku kundër tij.

Eh, po pra miqtë e mi, nuk është telashja te Jusuf Buxhovi, një vrojtues i drejtë e që e tha atë që e mendonte. Telashja është te ata njerëz që e shkelën demokracinë, e shkelën gjyqësinë, e shkelën ekonominë dhe po e shkelin edhe fjalën e lirë.

Buxhovi fizikisht mund të ecë vetëm. Por, ai nuk është vetëm. Ai është një prej nesh.

Kërkohet mbrojtja e Jusuf Buxhovit nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe Gjermania Nga Agron Jaha

Amerika, Bashkimi Evropian, dhe sidomos Gjermania duhet të vihen publikisht në mbrojtje të mendimit të lirë dhe të ndërpriten menjëherë kërcënimet ndaj intelektualit erudit, Prof. Jusuf Buxhovit, të gjithë intelektualët e vërtetë shqiptar dhe evropian duhen të ngrejnë zërin e protestës kundër linçimeve dhe kërcënimeve serioze të cubave kundër personalitetit të prof. Buxhovit, për shkak të qëndrimeve të tija parimore dhe demokratike.

Prof. Jusuf Buxhovi nuk ka probleme me të shkuarën e tij, ata, të cilët po shihet se kanë probleme serioze, ata duhet të disiplinohen përfundimisht nga forca e botës së qytetëruar dhe t mos lihet e ardhmja e Kosovës në mëshirën e një klase të shantazhuar dhe banditeske politike.

Edhe populli shqiptar, nëse ende është gjallë, duhet të vëhet në mbrojtje të profesorit, me këtë ju mbroni Kosovën dhe të ardhmen e juaj dhe të fëmijëve Tuaj. Pra, të solidarizohemi të gjithë me qëndrimet e drejta të Jusuf Buxhovit dhe në funksion të së mirës së përbashkët.

Serbët që u arrestuan për spiunazh në Kosovë deklarojnë se punuan me urdhër të Beogradit

Të dyshuarit për spiunazh deklarojnë se urdhrat për mbledhjen e dokumenteve i morën nga MPB-ja e Serbisë, raporton T7

Herët në mëngjes doli në terren. Bozhidar Dejanoviq nuk ndodhej në zyrën e tij në Komunën e Kllokotit.

Por për të njëjtin janë grumbulluar dokumente që destinacion kishin Serbinë.

Veçse dy bashkëkombës të tij nuk arritën që ato t’i qesin përtej kufirit të Kosovës.
VAZHDON INTERVISTIMI I “SPIUNËVE”

Prokuroria e Gjilanit ka marrë në pyetje dy serbët, nën dyshimin se dokumentet që posedonin Dalibor Dajiq dhe Trajan Trajkoviq ishin sekrete shtetërore.

Sipas informacioneve të siguruara nga T7, kjo dyshe ka pranuar se kishte presion nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Madje, para prokurorit e kanë pranuar edhe vet të pandehurit.

“Nuk ka qenë dëshirë e imja, unë kam mundur ditën e nesërme ta dërgoj dokumentacionin në Vrajë, kanë kaluar më shumë se tre muaj dhe kam qenë i detyruar që ta dërgoj dokumentacionin përveç kërkesës nga MUP-i, udhëzimit me telefon të Departamentit të Arsimit, si dhe raportit të Inspektorit të Arsimit, ku ndër të tjera udhëzojnë që dosja e Bozhidarit të dërgohet në Vrajë”.

Madje, që këto dokumente të siguroheshin ka pasur edhe kontrolle nga shteti i Serbisë.

“Ne kërkesën nga MUP-i, e kemi marrë me datë 20 mars 2019 ndërsa kësaj kërkese iu kemi përgjigjur më 10 korrik 2019, pra gati katër muaj, ne e kemi pasur një frikë dhe kjo ka qenë arsyeja e vonesës”

Sipas të njëjtave burime të T7, Inspektorati MUP-it kishte vizituar shkollën “Mlladen Markiviq” në Mitrovicën e Veriut, ku Trajkoviq mban pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit.

Aty ata kanë kërkuar edhe dokumente në këtë shkollë.

“Inspektori Asiq më ka thirrur mua në telefon disa herë se për se nuk po e dërgoni dokumentacionin e kërkuar, me që kërkesa e MUO-it ka qenë e datës 20 mars 2019, pra më shumë se tre muaj e gjysmë ne nuk ju kemi përgjigjur, dhe dyshoj se kontrolli i Inspektoratit të Arsimit në shkollën time ka ndodhur pikërisht për këtë arsye dhe ka qenë kërkesë e departamentit të Arsimit që na ta dërgojmë këtë dokumentacion dhe kjo sigurisht ka ndodhur për shkak të presionit të MUP-it që i ka bërë Departamentit të Arsimit në Mitrovicë. Inspektori Asiq a kam informata ka komunikuar edhe me Daliborin Dajiq, meqë Bozhidari punon në dy shkolla”

Nga organi i akuzës në Gjilan kanë konfirmuar për T7 pas intervistimit të pandehurit janë liruar me procedurë të rregullt.

Sipas tyre dokumentet të cilat këta të dyshuar kishin duhet të verifikohet se a bëhet fjalë për dokumente të klasifikuara me ligj.

Dosja, të cilën të njëjtit posedonin, e që kishin për qëllim të e dërgonin në Republikën e Serbisë, përmbante dokumentacionin e kryetarit të komunës së Kllokotit, duke përfshirë, dy diploma, kontrata kolektive dhe vendimin e fundit mbi marrëdhënien e punës. /Kaltrina Zymberi, T7.

Abdixhiku: Zaevi e vërtetoi skenarin e zi ku është përfshirë Thaçi me Vuçiqin, Erdoganin e Putinin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ftuar mbrëmë në emisionin DPT te Fidani në T7, ka folur për telefonatën që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pati me dy komikët rusë, derisa ka komentuar edhe votat e mocionit për rrëzim të Qeverisë, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku duke folur në T7 tha se Zaev ka shpërfaqur një skenar të zi të Kosovës, që është i orkestruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me asistencë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

“Po besoj që kryeministri i Maqedonisë Veriore me kredibilitetin e vet ndonëse me një rast të gabuar e shpërfaqi një plan që padyshim e kemi dëgjuar si skenari më i zi i Kosovës, e skenari më i zi i Kosovës duket kështu, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i asistuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është në bisedime të drejtpërdrejta me presidentin e Serbisë, Vuçiq dhe po asistohet nga Rusia e Turqia në ndarjen përkatësisht copëtimin e kufijve të pavarësisë së Kosovës që është më e thellë se diskutimi i demarkimit dhe skenari është frikësues jo vetëm të asaj që po diskutohet në tavolinë, po veç në ëndërr me e pa dikush që është në agjendë të Rusisë duhet me u shqetësu e me e bo temë nacionale, vetë fakti që presidenti i Kosovës e kryeministri i Shqipërisë për Kosovën është rast i paprecedent dhe i trishtueshëm”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Tutje, Abdixhiku ka përmendur edhe rezolutën e propozuar nga LDK-ja e Vetëvendosja, me një pikë të vetme ajo për të mos negociuar me kufijtë e Kosovës.

“Kryeministri i Kosovës ka pasur disa herë raste që të ndërpresë presidentin dhe rasti i parë ka qenë në nëntor të vitit të kaluar ku si opozitë kemi propozuar rezolutën me një rresht të vetëm, kufijtë e Kosovës janë të negociueshëm. Haradinaj nuk e ka votu këtë rezolutë, idenë se kufijtë janë të panegocitueshëm dhe e ka lënë presidentin e vendit të merret me dialogun, ai kishte thënë se nuk merret me dialog se është sport i rëndë për të. Me këtë plasim ia ka mundësuar atij të diskutojë me një agjendë serbo-ruse”, tha deputeti, derisa ka shtuar se është një marrëveshje për qeverisje që është bërë nga presidenti e kryeministri.

“Kryeministri, presidenti, kanë marrëveshje të qeverisjes dhe të ndarjes së pushteteve. Janë bashkë hisenik në qeverisjen e Kosovës, Qeveria Haradinaj sot qëndron në këmbë falë votave që Thaçi i kontrollon te PDK po edhe te partitë tjera.

Dialogu për Haradinaj është sport i rëndë, kështu ka thënë me këto kontratat e mëdha unë mirren, t’i merru me këto ndarjen e territoreve, fakti që qeveria e Haradinaj varet prej votave të Hashim Thaçit ai është i pafuqishëm, që të votojë një rezolutë me vetëm një rresht që kufijtë e Kosovës nuk negociohen nuk ka guxu me votu, kaq është guximi politik i AAK-së”, ka shtuar tutje.

Sipas tij, presidenti ka motive pse është futur me një aventurë që i konvenon Rusisë.

“Thaçi i ka motivet e veta pse futet në një avanturë që i konvenon Putinit, zhvillon takim me të për ta njoftuar dhe për të marrë bekimin e Rusisë. Motivi i tij është shumë i rëndësishëm dhe lidhet drejtpërdrejtë me Gjykatën Speciale, theksoi ai.
DPT, Lumir Abdixhiku – 11.07.2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij duhet ta udhëheqë vendin. Ai ka thënë se pjesë e qeverisë së ardhshme të vendit duhet të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Është momentumi që, 20 vjet pas çlirimit të Kosovës, të jenë në front LDK’ja dhe VV’ja”, është shprehur ai në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

Ai ka thënë se, “përkundër dallimeve” që kanë këto dy parti, ato duhet të bëhen bashkë.

“Një aleancë e tillë do të ringjallte sado pak shpresat në Kosovë. Duhet numrat nuk po funksionojnë ndryshe, ne duhet të krijojmë një front një platformë politike që i ngjall qytetarëve shpresën se po ndodh një ndryshim, në momentin që ndodhë një gjë e tillë e kemi më të lehtë shkuarjen në zgjedhje. Duhet të ndodhë fillimisht afrimi i partive politike, kjo ka ndodhë sepse kemi pas një sërë takimesh ka pas takime me LDK e VV dhe kanë nisur një sërë takimesh mes LDK e PSD-së.

Për faktin që PSD përfundimisht del nga koalicioni. Ska diskutim që prej nëntorit ka qenë pjesë e koalicionit. Pa dashur mi thumbu ata kanë prodhu shkelje kushtetuese dhe rrjedhimisht i vetmi kontribut që kanë bërë kanë dhënë arsye se duhet të bjerë qeveria”, tha deputeti.

Deputeti i LDK-së ka thënë se opozita mund të dalë me një “test mocion” kundër qeverisë së Ramush Haradinajt para shtatorit. /GazetaExpress/

Sulmet kibernetike, Kosovës i kanë ardhur nga Serbia deri te Rusia

Arton Konushevci

Krimet kibernetike përbëjnë sot një nga shqetësimet e mëdha për sigurinë në mbarë botën. Edhe Kosova ka qenë e ekspozuar disa herë nga sulmet kibernetike, të cilat kryesisht kanë ardhur nga Serbia, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Rusia.

Autoritetet përgjegjëse thonë se Kosova ka dhe siguron një mjedis të sigurt të hapësirës kibernetike, duke minimizuar dhe parandaluar kërcënimet kibernetike në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Abdulselami Shkodra, zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, tha për Radion Evropa e Lirë, se sikurse edhe shumë vende të ndryshme, edhe Kosova është e ekspozuar ndaj sulmeve të ndryshme kibernetike.

“Në rast të tentimeve për ndonjë sulm eventual në sistemet e institucioneve të vendit dhe qytetarëve, do të merren masat, të cilat janë të nevojshme, siç janë ato preventive dhe ato të rikuperimeve të shpejta, në rast të ballafaqimit me ato sulme”, tha Shkodra.

Sulmi kibernetik është një veprim kriminal që zhvillohet në rrjetin e komunikimit, duke keqpërdorur sistemin dhe të dhënat kompjuterike. Me një sulm të tillë, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme thanë se Kosova u ballafaqua në fund të vitit të kaluar, kur një nga institucionet e Kosovës ishte sulmuar nga hakerët serbë.

Zëvendësministri Shkodra theksoi se Kosova qëndron më së miri në rajon sa i përket kësaj fushe, pasi që, siç tha ai, vendi ka strategjinë kombëtare për sigurinë kibernetike si dhe Këshillin kombëtar për implementimin e strategjisë. Shkodra tha se Kosova apo institucionet e saj, në bazë të vlerësimeve, mund të kenë pasur sulme nga IP-të [Protokolli i Internetit të një sistemi] adresat e shteteve që nuk ia duan të mirën Kosovës.

“Ne kemi qenë të atakuar vitin e kaluar prej IP-ve që kanë ardhur nga vendet jo dashamirëse të Kosovës, siç është fqinji ynë verior Serbia, njëra nga IP-të që janë sulmuar institucionet e vendit ka qenë nga Federata Ruse, nga Bosnjë e Hercegovina dhe një nga vendet e rajonit Maqedonia. Të njëjtit kanë synim që të hynë në sistemet kompjuterike të institucioneve të vendit, mirëpo deri tani janë zmbrapsur me sukses”, tha Shkodra.

Ministria e Jashtme e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar pati njoftuar përmes një postimi në Twitter se ka qenë cak i një sulmi kibernetik.

“Autoritetet përkatëse janë përgjigjur dhe janë duke punuar për të mbajtur sistemin e komunikimit të sigurt dhe në funksion. Hetimet e para tregojnë se burimet e sulmeve kanë ardhur nga Serbia dhe Bosnja”, kishte shkruar MPJ në Tëitter.

Në organizatën joqeveritare Siguria Kibernetike dhe Privatësia, thonë se Kosova është duke bërë përpjekje për mbrojte nga sulmet e mundshme kibernetike, por, ndryshe nga institucionet e shtetit, në këtë organizatë thonë se puna lë shumë për të dëshiruar për atë që ëshët bërë deri tani.

Mentor Hoxhaj nga organizata Siguria Kibernetike dhe Privatësia tha për Radion Evropa e Lirë, se të gjithë shfrytëzuesit e internetit duke nisur nga ata individual e deri të institucionet e nivelit lokal, qendror, publik e privat janë të ekspozuar ndaj sulme të mundshme kibernetike. Sipas tij, kur flasim për ngritjen e kapaciteteve për mbrojtje nga sulmet kibernetike ende ka punë për të bërë.

“Kosova ka shumë për të bërë për tu përgatitur lidhur me sfidat të cilat e presin në fushën e sigurisë kibernetike. Momentalisht Kosova nuk është e përgatitur për sfidat aktuale në fushën e sigurisë kibernetike. Kosova është mjaft e ndjeshme ndaj sulmeve të tilla. Nuk shohim që institucionet e Republikës së Kosovës kanë marr masa serioze për tu mbrojtur nga sulmet e mundshëm”, tha Hoxhaj. Ai tha po ashtu se nga disa hulumtime dhe testime të bëra është vërejtur se shumë institucione nuk kanë ndërmarr ende masat minimale për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike.

“Ende është duke u punuar, ende nuk janë kapacitet e nevojshme si njerëzore ashtu edhe teknike për t’u përballur me sulme të mundshme të cilat mund t’i kenë institucionet shtetërore apo institucionet publike dhe private. Po ashtu, nëse i marrin parasysh edhe vlerësimet që i kemi bërë sa i përket nivelit të sigurisë së institucioneve publike dhe private, ne kemi bërë edhe disa kërkime të vogla dhe po them se Kosova lë mjaft për dëshiruar kur sheh se institucionet publike nuk kanë marr masat bazike”, tha Hoxhaj.

Nga ana tjetër, zëvendësministri Shkodra i hedh poshtë pohime se institucionet nuk kanë kapacitet për të punuar në ketë drejtim.

“Institucionet e vendit kanë kapacitet të nevojshme e të bollshme njerëzore në ketë rrafsh dhe të njëjtat bëjnë punën në mënyrë të përkushtuar dhe ju themi qytetareve dhe institucioneve se të njëjtat marrin masa të nevojshme që ata të jenë të sigurt”, tha Shkodra.

Kosova ka Ligj për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetik. Po ashtu zyrtaret e Ministrisë Punëve të Brendshme thonë se aktualisht është duke u draftuar edhe projektligji për siguri kibernetike. Ata thanë se në ligjin e ri do të përfshihen shumë segmente të cilat do të krijojnë lehtësime më të mëdha për veprim në këtë fushë.

Mos Ndëgjueshmëria Qytetare…?! – Nga Skënder MULLIQI

Ekzistojnë mendime të ndryshme , lidhur me Mos Ndëgjueshmerinë Qytetare. Disa këtë e elaborojnë si mos respektim të rendit dhe të ligjit, e shumica pajtohen se mos bindja qytetare është e domosdoshme në shtetet kur tentohet të instalohet autoritarizmi. Mos ndëgjueshmëria qytetare gjithnjë e më shumë duket së do të vjen në shprehje edhe në botën shqiptare. Ka mundësi të ketë radikalizim të gjendjës së gjerat nuk po shkojnë mirë.Mos ndëgjueshmëria qytetare në kuptimin e gjerë të fjalës , është mos bindja e pergjithshme karshi pushteteve të cilët pushtetin e shfrytëzojnë për interesa te veta , duke mos e pasur parasysh interesin e përgjithshem. Kjo mos ndëgjueshmëri qytetare , duhet të bëhët pa dhunë .Ky concept politik kërkon qytetarë aktiv dhe më mëndje të kthjelltë. Disa forma të mos ndëgjueshmerisë së qytetare janë edhe bojkotimi I institucioneve të shtetit, duke I ikur konfliktit të hapur më pushtetin. Mos ndegjueshmëria qytetare është bllokimi në një formë apo tjetër I atyre sistemeve ku qytetarët e konsiderojnë së nuk punohet si duhet, ose janë kunder interesave të tyre .Këto organizime qytetare duhet të bëhën në mënyrë të pa dhunshme , duke pasur gjithnjë para sysh jetën publike.Mos ndëgjushmëria qytetare sipas njohësve të kësaj lëmie ka gjasa për sukses nese bartësit janë njerëzit e ri, me ide të reja dhe creative, në mbrojtje të së drejtës së shkelur. Kjo arrihet gjithashtu duke pasur para sysh gjithmon synimin e dëshiruar, në të kundertën mos ndëgjueshmëria pak ka mundesi dhe gjasa për rezultate pozitive .Mos ndëgjushmëria qytetare konsiderohet si e drejtë apsolute, dhe mjet real në luftë për demokratizim të një shoqërie.Kjo nuk guxon të jetë punë stihike , iracionale , pa strategji dhe taktikë vepruese .Për një sukses të tillë janë të nevojshem edhe numrat. Sa më masovike që bëhët mos ndëgjueshmëria edhe gjasat për sukses bëhën reale.Sigurisht së këtë gjë duhet ta përcjellë edhe organizimi I mirë.Kemi shumë shëmbuj në histori të mos ndëgjueshmerisë qytetare si Rezitenca Paqësore e Gandit në Indi në luftën për pavarësi, që në shprehje ka ardhur mos ndegjushmeria në menyrë jo violente.Pastaj , kemi protestat e Nelson Mendelës në Afrikë kunder Aperteidit, Martin Luter Kingun në luftë për të drejtat e zezakeve , Revolucioni në Egjipt kunder okupimit britanik , e shumë shëmbuj tjerë në botë. Nga këndi filozofik , mos ndëgjushmëria qytetare ka për qëllim të bëhën korrigjime në ligje , si dhe të bëhën ndryshime përmbajtësore në funksionimin e institucioneve shtetërore. Ka edhe shumë interpertime të tjera. Edhe interpetimet mediatike kan ndikim në mënyren së si paraqiten kërkesat e qytetareve . Kjo nese nuk bëhët në menyrë korrekte e veshtirëson situatën në opinionin e gjerë public. Nismat e tilla të mos ndëgjushmerisë qytetare shumë lehtë mund të fragmentizohen duke u bërë të pakuptueshme për shumicën . Suksesi arrihet nese nuk kemi ngjyrime partiake e ideologjike.Potencialet e atyre që marin nisma të tilla nuk guxojnë të binë në kurtha të komoditetit .Fushata e mos ndëgjueshemerisë bëhët duke iu drejtuar qytetarëve në rrugë, në vende tjera publike , dhe duke trokitur derë në derë siq thuhet. Ne situata të tjera të metodave brutale , këto nisma futën në kurtha të lloj llojshme , edhe pushtetare .Pushteteve duhet bërë presion të madh më çdo formë demokratike të disponueshme për ndryshime pozitive …