VOAL

VOAL

Kryeministri britanik Boris Johnson pranon të japë dorëheqjen

July 7, 2022
blank

Komentet

blank

Turqia dhe Izraeli do të rivendosin raportet e plota diplomatike

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Yair Lapid.

RFE/RL

Izraeli dhe Turqia do të rivendosin raportet e plota diplomatike dhe do të dërgojnë ambasadorët e tyre në shtetet përkatëse, për herë të parë pas shumë vitesh.

Kështu deklaroi më 17 gusht kryeministri në detyrë i Izraelit, Yair Lapid.

“Rivendosja e raportet me Turqinë është një aset i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe një lajm shumë i rëndësishëm ekonomik për qytetarët e Izraelit”, tha ai përmes një deklarate zyrtare.

Ky vendim vjen pasi Lapid vizitoi Ankaranë në qershor, ku zhvilloi bisedime me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha në deklaratë.

Dikur aleatë të ngushtë, Turqia dhe Izraeli përkeqësuan raportet më 2010 pasi dhjetë shtetas së Turqisë u vranë kur marina izraelite sulmoi një anije që po dërgonte ndihma në Gaza.

Dy shtetet kanë pasur një përmirësim të raporteve më 2016, por që nga viti 2018, kur pati mosmarrëveshje për hapjen e Ambasadës amerikane në Jerusalem, të dy shtetet nuk kanë pasur ambasador në kryeqytetet e njëri-tjetrit.

Turqia nuk e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ambasada e saj gjendet në Tel Aviv.

“Edhe ne kemi vendosur që të emërojmë ambasadorin tonë në Izrael, Tel Aviv”, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, gjatë një prononcimi për gazetarë në Ankara më 17 gusht.

Ai tha se ky vendim është “një hap pozitiv”.

Por Cavusoglu tha se Turqia do të vazhdojë të mbrojë kauzën palestineze.

“Siç e kemi thënë gjithmonë, ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e palestinezëve”, tha ai.

Palestinezët duan që shteti i tyre i ardhshëm të krijohet në territoret që Izraeli mori në luftën e Lindjes së Mesme më 1967. Bisedimet për zgjidhjen e konfliktin izraelito-palestinez kanë ngecur që nga viti 2014.

blank

Kina do të dërgojë trupa në Rusi për stërvitje të përbashkëta ushtarake

RFE/RL

Pekini ka thënë se do të dërgojë një kontigjent të trupave ushtarake në Rusi për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta, në të cilat do të përfshihen edhe shtete tjera, përfshirë Indinë, Bjellorusinë, Mongolinë dhe Taxhikistanin.

Ministria e Mbrojtjes në Kinë ka thënë më 17 gusht se pjesëmarrja në stërvitje të përbashkëta “nuk lidhet me situatën aktuale në rajon dhe botë”.

Ky qëndrim është parë si referencë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Stërvitjet janë pjesë e “marrëveshjes për bashkëpunim vjetor”, është thënë në deklaratë.

Stërvitje të ngjashme ushtarake mes dy vendeve – të cilat udhëhiqen nga Rusia – janë mbajtur edhe në të kaluarën.

“Synimi është që të thellohet bashkëpunimi pragmatik mes ushtrive të vendeve pjesëmarrëse, të rritet niveli i bashkëpunimit strategjik në mesin e palëve pjesëmarrëse, dhe të thellohet aftësia për t’u përgjigjur ndaj kërcënimeve të ndryshme ndaj sigurisë”, është thënë me tjerash në deklaratë.

Kina është në mesin e shteteve që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë për sulmin e paprovokuar të Moskës në Ukrainë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka thënë homologut të tij kinez muajin e kaluar se nuk pranon pretendimet e Kinës se është neutrale në konfliktin në Ukrainë.

Ai ka thënë po ashtu se Uashingtoni “është i shqetësuar për përafrimin e Kinës me Rusinë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

blank

“The Washington Post” për nisjen e luftës në Ukrainë: Amerika i kishte thënë Putinit se e di çfarë po planifikon

The Washington Post ka publikuar një artikull për gjurmimet që i ka bërë kronologjikisht nsjes së Luftës në Ukrianë,

Në artikull thuhet se  “në Zyrën Ovale në tetor 2021, këshilltarët kryesorë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i paraqitën atij planet e luftës të Presidentit rus Vladimir Putin për një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës”.

“Agjencitë e inteligjencës amerikane kishin përdorur imazhe satelitore, përgjuan komunikime dhe burime njerëzore për të treguar se Putini po grumbullonte trupa përgjatë kufirit të Ukrainës me qëllim të kapjes së kryeqytetit, Kievit, dhe pjesës më të madhe të vendit, duke lënë vetëm një qytet ukrainas në perëndim”, thotë artikulli.

Medium pretendon se “Shtetet e Bashkuara kishin zbuluar se Putini po rritte ndjeshëm fondet për operacionet ushtarake, ndërsa e la të pafinancuar përgjigjen e tij pandemike”.

“Ne vlerësojmë se ata planifikojnë të kryejnë një sulm të rëndësishëm strategjik ndaj Ukrainës nga shumë drejtime njëkohësisht,” i tha Bidenit gjenerali Mark A. Milley, kryetar i Shefave të Përbashkët.

Çdo vendim për armatosjen e Ukrainës ishte i bazuar në mos i dhënë Rusisë një arsye për të sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.

Biden ishte i vendosur të mblidhte aleatët e NATO-s përballë pushtimit të afërt pa provokuar një konflikt të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Çdo vendim për armatosjen e Ukrainës ishte i bazuar në mosdhënien e Rusisë një arsye për të përshkallëzuar, shpesh për zhgënjimin e zyrtarëve ukrainas, të cilët i bënin presion Shteteve të Bashkuara të dërgonin një numër gjithnjë e më të madh armësh më të fuqishme, edhe pse publikisht dyshonin se pushtimi do të ndodhte”, thuhet në artikull.

The Ëashingtonpost pretendon se Biden dërgoi zyrtarin e tij të lartë të inteligjencës për t’u përballur me Putinin me prova të planifikimit të luftës së Rusisë.

“Biden dërgoi drejtorin e CIA-s, William J. Burns në Moskë për t’i dhënë Putinit një mesazh: Ne e dimë se çfarë po bëni dhe nëse pushtoni, do të ketë pasoja të rënda”, vazhdon artikulli, transmeton Express.

E Putini ishte ankuar për zgjerimin e NATO-s dhe paligjshmërinë e qeverisë së Ukrainës.

“Ai ishte shumë shpërfillës ndaj Presidentit [Volodymyr] Zelensky si një udhëheqës politik”.

Ndërsa, Kievi u ankua se inteligjenca amerikane nuk ishte mjaft specifike për t’u përgatitur për një pushtim.

“Zyrtarët ukrainas u ankuan se sa herë që amerikanët ndanë pikëpamjen e tyre të zymtë për një pushtim të afërt, ata kurrë nuk i dhanë plotësisht Kievit detajet e inteligjencës së tyre. Në nëntor, ministri i jashtëm i Ukrainës dhe shefi i shtabit të Zelensky vizituan Departamentin e Shtetit në Uashington, ku një zyrtar i lartë amerikan i përshëndeti me një filxhan kafe dhe një buzëqeshje. “Djema, gërmoni llogore!” tha zyrtari.

Po ashtu, sipas artikullit “Zelensky dyshonte se disa zyrtarë perëndimorë donin që ai të ikte”.

“Udhëheqësi ukrainas ishte i shqetësuar se me qeverinë e tij jashtë rrugës dhe një regjim të mbështetur nga Kremlini të instaluar, fuqitë e NATO-s do të kërkonin një zgjidhje të negociuar me Moskën për Ukrainën”.

Ende nuk ka pasur reagime nga këto gjetje të The Washington Post. /Express

blank

Gjermania dhe Izraeli dënojnë deklaratat e Abbasit për Holokaustin

RFE/RL

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ishte i neveritur nga deklaratat e presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, që sipas liderit gjerman minimizuan rëndësinë e Holokaustit. Ndërkaq Izraeli tha se Abbasi deklaroi një “gënjeshtër të madhe”.

Abbas, gjatë një vizite të martën në Berlin, akuzoi Izraelin se ka kryer “50 holokauste” teksa u përgjigj në pyetjen lidhur me përvjetorin e 50-të të sulmit ndaj ekipit izraelit në Lojërat Olimpike të Mynihut, sulm i kryer nga militantët palestinezë.

“Për ne gjermanët në veçanti, çdo relativizim i singularitetit të Holokaustit është i patolerueshëm dhe i papranueshëm”, tha Scholz përmes një postimi në Twitter.

“Jam i neveritur dhe i zemëruar nga deklaratat e bëra nga presidenti palestinez, Mahmoud Abbas”, shtoi ai.

Ndërkaq, edhe kryeministri Izraelit, Yair Lapid, dënoi deklaratat, duke i cilësuar si “të turpshme”.

“Akuzat e bëra nga Mahmoud Abbas se Izraeli ka kryer ’50 holokauste’ teksa qëndroi në tokën gjermane, nuk janë vetëm turp moral, por gënjeshtër e madhe”, shkroi Lapid në Twitter.

Gjashtë milionë hebrenj u vranë në Holokaustin e Gjermanisë Naziste.

Duke qëndruar përkrah kancelarit Scholz, Abbas iu referua një serie të incidenteve në histori ku palestinezët janë vrarë nga izraelitët në luftën e vitit 1948, që u pasua me krijimin e shtetit të Izraelit, por edhe incidenteve në viteve pasuese.

“Nga viti 1947 deri në ditën e sotme, Izraeli ka kryer 50 masakra në fshatra dhe qytetet palestineze, në Deir Yasin, Tantura, Kafr Qasim e shumë të tjera, 50 masakra, 50 holokauste”, deklaroi Abbas.

Agjencia zyrtare e lajmeve palestineze, Wafa, nuk ka përfshirë në raportimin e saj për vizitën e Abbasit në Gjermani komentet për Holokausitin. Ndërkaq, Ministria e Jashtme palestineze tha se komentet e Lapidit ishin përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga “krimet” e Izraelit.

Kjo ministri tha se “forca pushtuese nuk është e kënaqur me kryerjen e këtyre krimeve në baza ditore, por po ashtu nuk toleron dhe hedh poshtë çdo bisedim apo deklaratë që ua përkujton izraelitëve dhe komunitetit ndërkombëtar për shumë krime të kryera nga Izraeli”.

Ndryshe, deklaratat e Abbasit erdhën pas muajsh tensione dhe një konflikti të shkurtër gjatë këtij muaji, në të cilin u vranë 49 persona në Gaza pasi Izraeli kreu një sërë sulmesh në përgjigje të asaj që tha se ishte kërcënim i drejtpërdrejt nga grupi Xhihadi Islamik.

Dhjetëra palestinezë po ashtu janë vrarë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë së Izraelit në Bregun e okupuar Perëndimor, përderisa janë regjistruar edhe një numër i sulmeve ndaj izraelitëve, përfshirë atë të së dielës ku tetë persona u plagosën pas u sulmua një autobus që po bartte besimtarët hebrenj për në Jerusalem.

Palestinezët kërkojnë të krijojnë shtet në territoret e marra nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjeve kanë ngecur që nga viti 2014.

blank

Deklaratat e Abbas: Scholz ndjen “neveri”

VOAL- Olaf Scholz shprehu sot mosmiratimin e deklaratave të Mahmud Abbas në konferencën e djeshme për shtyp në Berlin me kancelarin gjerman.

“Për ne gjermanët në veçanti, çdo relativizim i singularitetit të Holokaustit është i patolerueshëm dhe i papranueshëm”, tha Scholz në një mesazh në Twitter. “Ndjej neverit nga komentet skandaloze të presidentit” të Autoritetit Kombëtar Palestinez (PNA), theksoi kreu i ekzekutivit gjerman.

Në fjalimin e tij në Berlin, Abbas, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me 50-vjetorin e afërt të sulmit ndaj ekipit izraelit në Lojërat Olimpike të Mynihut 1972, akuzoi shtetin hebre se kishte kryer “50 holokauste” në lokalitetet palestineze. rsi-eb

blank

Brazil, vazhdon sfida Bolsonaro-Lula

Ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale të 2 tetorit, ndërkohë që vendi ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike.

 

VOAL- Tension i lartë, me shërbime sigurie të përforcuara. Fushata zgjedhore braziliane, që nis zyrtarisht të martën, premton të jetë më e polarizuara në dekadat e fundit.

Favoritet janë presidenti aktual (djathtas), Jair Bolsonaro (Partia Liberale, PT) dhe ish-presidenti (majtas), Luiz Inacio Lula da Silva (Partia e Punëtorëve), ky i fundit kryeson në sondazhe me 44%.

Së bashku dy kundërshtarët përbëjnë 76% të synimeve të votimit në vend, ku 156 milionë kanë të drejtë të votojnë më 2 tetor. Kandidatët e tjerë kryesorë kanë mbetur vetëm me thërrime: 6% për Ciro Gomes, 2% për Simone Teblet.

Dhe më pak se dy muaj pas votimit të 2 tetorit, Bolsonaro dhe Lula kanë zgjedhur vende simbolike për nisjen zyrtare të fushatës së tyre. Vende që kanë shënuar thellësisht karrierën e tyre politike.

Lula donte të shënonte rimëkëmbjen e tij duke filluar nga një fabrikë makinash, në bastionin e Sao Bernardo do Campo, në atë zonë industriale në jug-lindje të São Paulo-s, ku ai kishte punuar si punëtor dhe kishte hedhur hapat e tij të parë si drejtues sindikatash.

Bolsonaro në vend të kësaj u kthye në atë Juiz de Fora, në Minas Gerais, ku u godit me thikë katër vjet më parë, duke rrezikuar vdekjen. Një sfidë e plotë, aq sa ish-kapiteni, një admirues i Donald Trump dhe një adhurues i provokimeve, donte të mbante fjalimin e tij nga një skenë e ngritur pikërisht në të njëjtin vend ku u plagos në 2018-ën.

Lula, i vendosur për të rifilluar drejtimin e vendit pas anulimit të dënimeve të tij në kontekstin e pastrimit të duarve braziliane Lava Jato, synon të rivendosë arritjet sociale për klasat më vulnerabël. Ish-presidenti ende perceptohet si një njeri i afërt me popullin dhe shumë i dashur, veçanërisht në rajonet e varfra të verilindjes.

Nga ana e tij, Bolsonaro vazhdon të vërë në pikëpyetje besueshmërinë e sistemit të votimit elektronik, aq sa Human Rights Watch ka paralajmëruar, duke i ftuar ata të “refuzojnë” “akuzat e saj të pabaza për mashtrim”.

Ditët e fundit, të dy kishin luftuar tashmë në distancë. Lula e kishte quajtur kundërshtarin e tij “gjenocid”, për 680,000 vdekjet gjatë pandemisë. Bolsonaro, nga ana tjetër, e kishte portretizuar atë si një “ish të dënuar me alkool”.

Por përtej shkëmbimeve të akuzave, shqetësimi kryesor i brazilianëve, sipas sondazheve, është situata ekonomike. Sipas disa analistëve, ulja e fundit e kostos së karburanteve, rritja e ndihmës sociale dhe prania më e madhe në fushatën zgjedhore e zonjës së parë Michelle, mund të kontribuojnë në rikthimin e Bolsonaro, mbështetur pikërisht nga ato rrjete sociale ku presidenti aktual numëron mbi miliona ndjekës. rsi-eb

blank

Sulmet kundër klerikëve iranianë dhe zemërimi që del në pah

Ceremoni e disa klerikëve fetarë në qytetin iranian, Qom. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Golnaz Esfandiari, Mohammad Zarghami

Një grua ka sulmuar një klerik në qytetin e shenjtë shiit, Qom, në të cilin organizohen seminare dhe ku banojnë ajatollahët me ndikim në Iran.

Gruaja ia ka hequr klerikut turbanin nga koka dhe ka shkelur mbi të, pasi besohet se ai e ka paralajmëruar për mbulesën në kokë.

Videoja e incidentit është bërë virale vitin e kaluar.

Disa e kanë përgëzuar gruan dhe nuk kanë shprehur aspak mbështetje për klerikun.

Të tjerë kanë thënë se ai e ka merituar trajtimin.

Ky incident – që ka rezultuar me arrestimin e gruas – ka vënë në pah zemërimin ndaj klerikëve, të cilët kanë ardhur në pushtet pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Si shenjë për rritjen e zemërimit, sulmet fizike kundër klerikëve duket se po rriten në Iran, pasi disa zyrtarë fetarë kanë thënë se nuk vendosin turbanët e tyre në publik, për t’iu ikur sulmeve.

Të tjerë kanë folur për uljen e ndikimit të tyre në shoqëri.

Kleriku disident me bazë në Teheran, Abolfazl Najafi-Tehrani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se performanca e dobët e udhëheqësisë së klerikëve të Iranit, ndikimi në përditshmërinë e iranianëve dhe dështimi i klerikëve për t’iu përgjigjur nevojave moderne, janë në mesin e shkaqeve pse dallimet në mes të klerikëve dhe popullsisë janë duke u zgjeruar prej revolucionit dhe krijimit të Republikës Islamike të Iranit.

Abolfazl Najafi-Tehrani

Abolfazl Najafi-Tehrani

“Në vitet e fundit ne jemi dëshmitarë të urrejtjes së njerëzve dhe zemërimit drejt disa klerikëve të cilët ndjekin politikat shtetërore”, ka thënë, Najafi-Tehrani.

Sipas tij, zemërimi ka rezultuar me sulme ndaj klerikëve, të cilët imponojnë “te të tjerët stilin e tyre të jetesës”.

Në muajt e fundit është raportuar edhe për shumë sulme tjera fizike ndaj klerikëve, duke përfshirë atë të qershorit kur përfaqësuesi i liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, është raportuar të jetë sulmuar nga një burrë që ka tentuar ta sulmojë me thikë.

Në një intervistë pas sulmit, Ayatollah Yusef Tabataeinejad, i cili udhëheq, Lutjet e së Premtes, në qytetin Isfahan, ka thënë se sulmuesi ka qenë një burrë i ri, i cili “duket se ka qenë me probleme”, derisa ka shtuar se motivet e sulmit janë duke u hetuar.

Në fillim të muajit korrik, një klerik është plagosur në atë që është thënë se ka qenë tentim-vrasje, derisa më 28 korrik, një klerik fetar është plagosur disa herë në Karaj, afër kryeqytetit iranian, teksa ka qenë duke predikuar në një faltore.

Në muajin prill, dy klerikë iranianë janë therur me thikë dhe një tjetër është plagosur në një vend të shenjtë në qytetin Mashhad.

Zyrtarët e kanë cilësuar këtë të fundit si sulm terrorist.

Sulmuesi – i cili është identifikuar si 21-vjeçar me etni uzbeke nga Afganistani, ka qenë sunit me qasje radikale.

Ai është ekzekutuar më vonë.

Shumë prej sulmeve të fundit kanë shënjestruar klerikë që kanë tentuar t’i bëjnë të detyrueshme në publik kodet e sjelljes – sipas Islamit – duke përfshirë vendosjen e mbulesës.

Në muajin prill, agjencia iraniane e lajmeve FARS, ka publikuar emrat e dhjetëra klerikëve që janë sulmuar në dekadën e fundit.

Tre prej tyre kanë vdekur pas sulmeve, dhe dy kanë humbur nga një sy.

Në vitet e para pas Revolucionit Islamik, grupet sikurse, Organizata Mujahedin-e Khalq (MKO), kanë kryer shumë tentim-vrasje kundër klerikëve të lartë.

Mirëpo shumica e këtyre sulmeve, që kanë shënjestruar klerikë të njohur pak ose fare, nuk duket se janë të organizuara.

Mediat shtetërore kanë fajësuar “banditët” për disa prej këtyre sulmeve.

Zyrtarët e lartë, në anën tjetër, nuk komentojnë publikisht këto sulme.

Khamenei, i cili e ka fjalën e fundit në Republikën Islamike, ka pretenduar në një fjalim të mbajtur në qershor se “prirja” e njerëzve ndaj fesë dhe klerit është rritur prej fillimit të revolucionit, duke përmendur “miliona” persona që kanë vuajtur vrasjen e gjeneralit, Qassem Soleimani me një dron amerikan më 2020.

Sulmet ndaj klerikëve vijnë në kohën e rritjes së mllefit kundër udhëheqësisë dhe kur ekonomia është shkatërruar nga sanksionet amerikane.

Najafi-Tehrani ka thënë se njerëzit fajësojnë klerikët për jetën e vështirë që bëjnë.

“Ata dëshirojnë largimin e klerikëve, dhe që të mos ketë imponim të fesë në shtet”, ka thënë ai, duke shtuar se “43 vjet pas revolucionit, njerëzit janë dëshmitarë të mungesës së efikasitetit në zinxhirin udhëheqës, ashtu sikurse në strukturën e bazuar në religjion”.

Ai ka përmendur se shumë njerëz janë të zemëruar, sepse buxheti shtetëror po shpenzohet nëpër seminare, sidomos në kohën kur shumë iranianë mezi i mbyllin shpenzimet mujore.

Më herët gjatë këtij muaji, Hojatoleslam Mohammad Nurelahian, ka paralajmëruar për ndasi të mëdha në mes të njerëzve dhe klerit, teksa ka fajësuar klerikët për diçka të tillë.

“Sot, ne jemi dëshmitarë të klerikëve që lëshojnë deklarata sa u përket ceremonive zyrtare dhe atyre shtetërore, mirëpo rrallë rrisin zërin përballë shumë padrejtësive, pabarazive, gabimeve dhe trajtimeve të këqija të njerëzve”, ka thënë Nourelahian, ish-udhëheqës i seminareve në Iran.

Në muajin janar, Mohammad Taghi Fazel Meibodi, anëtar i Asamblesë së Seminareve në Qom, ka thënë se shumë njerëz i shohin klerikët me sy negativ, duke shtuar se në Qom, shumë prej atyre që kanë studiuar nëpër seminare, refuzojnë të veshin rrobat e klerikëve në publik, “sepse njerëzit i shajnë dhe i mallkojnë”.

Zemërimi është rritur prej fillimit të revolucionit të vitit 1979, kur shumë iranianë kanë bërë shaka me klerikët dhe i kanë portretizuar ata si jokompetentë dhe injorantë.

Shumë taksistë madje refuzojnë që t’i vozisin.

Viteve të fundit, në kohën e rritjes së vështirësive ekonomike, sa shkon e rritet zemërimi ndaj klerikëve dhe shumë prej tyre dalin nëpër protesta duke iu bërë thirrje që të “zhduken”.

Përgjatë protestave të dhunshme të vitit 2019 – për rritjen e menjëhershme të çmimeve të gazit – nëntë seminare dhe zyra tjera të liderëve, janë shënjestruar nga protestues të zemëruar, të cilët kanë bërtitur kundër liderëve iranianë, përfshirë edhe Khamenein.

“Njerëzit pyesin ‘pse janë të heshtur klerikët për problemet’. Heshtja nënkupton se ata janë të kënaqur me sistemin dhe mendoj se kjo është pjesa më e madhe e problemit”, ka thënë kleriku Abdolhamid Massumi Tehrani – kritik i udhëheqësisë – në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Njerëzit e shohin dallimin në mes të atyre zbatojnë politikat e udhëheqësisë së lartë, dhe atyre që nuk veprojnë kështu”, ka thënë Massumi nga Teherani, duke shtuar se personalisht nuk është përballur me trajtim të keq në publik.

Ai pajtohet se pjesa më e madhe e zemërimit ka në qendër klerikët që janë të afërt me udhëheqësit e shtetit.

Megjithatë, ai ka thënë se shmang veshjen e rrobave të klerikut sa herë që mundet, pasi shumë njerëz nuk mund të bëjnë dallimin se kush është me udhëheqësit e kush jo.

“Nuk mund ta shkruaj në rrobat e mia se jam kritik i situatës aktuale”, ka thënë ai.

Përgatiti: Krenare Cubolli
blank

Urat e shkatërruara, rusët e bllokuar në Kherson

Ura Antonivsky e Khersonit përpara se të bombardohej dhe çaktivizohej nga ushtarët ukrainas

Kievi konfirmon shkatërrimin e viadukteve mbi Dnipro që pengojnë rusët të lëvizin trupat dhe materialet – Kalaja e mercenarëve pro-rusë goditet në Donbas

 

VOAL- Ukraina konfirmoi të hënën se trupat ruse që kalojnë lumin Dnipro në rajonin Kherson, një metropol jugor i pushtuar nga Moska, janë në rrezik të bllokimit pasi të gjitha urat ekzistuese mbi rrjedhën e madhe u vendosën të dielën, të dielën. “Mjeti i vetëm për banorët që të kalojnë rrugën ujore janë pontonet pranë urës Antonivski, por ata nuk do të jenë në gjendje të plotësojnë plotësisht nevojat e tyre,” tha ekzekutivi rajonal Serhyi Khlan për televizionin ukrainas.

blank

Dëmet e pësuar nga viadukti Antonivsky mbi lumin Dnipro pasi u godit nga ukrainasit

 

Sipas mendimit të tij “Rusia po transferon qendrat e saj komanduese nga bregu i djathtë i lumit në të majtë, e vetëdijshme se në rast përshkallëzimi ato nuk mund të evakuohen në kohë”. Ai vlerësoi numrin e ushtarëve rusë në bregun e djathtë të lumit në 20 000 dhe saktësoi se ata gjithmonë mund të “kalojnë viaduktet e dëmtuara më këmbë”.

Trupat ruse pushtuan Kherson në fillim të pushtimit të Ukrainës. Një qytet në lumin Dnipro i cili është gjithashtu një qendër bregdetare dhe bujqësore, Kherson është i vetmi kryeqytet rajonal që rusët kanë arritur të pushtojnë deri tani. Ata gjithashtu përparuan disa dhjetëra kilometra në perëndim, por tre urat (dy rrugë, një hekurudhë) që kalojnë lumin në zonën që ata kontrollojnë janë bombarduar vazhdimisht në javët e fundit dhe në thelb janë jashtë funksionit.

Goditet selia e mercenarëve rusë

Ndërkohë, të dielën, forcat e armatosura ukrainase njoftuan se kishin goditur dhe shkatërruar një ndërtesë banimi të zënë nga anëtarë të shumtë të grupit mercenar “Wagner” në Popasna, në rajonin e Luhanskut. Kjo u njoftua të hënën nga gazeta Kyiv Post në Twitter, duke raportuar se ushtria konfirmoi përdorimin e një arme me rreze të gjatë për të goditur objektivin. Bombardimi i Popasnës do të kishte shkaktuar humbje të mëdha.

Duket se informacioni i dobishëm për lokalizimin e saktë të pozicionit të mercenarëve ka rrjedhur falë të dhënave të publikuara aksidentalisht nga një gazetar prorus, i cili ditët e fundit kishte pasur mundësinë të vizitonte selinë e grupit, duke bërë foto (të gjeolokalizueshme) të cilat më pas i publikoi ne internet. I konsideruar i lidhur me Kremlinin – i cili megjithatë e mohon – grupi paraushtarak Wagner vepron gjithashtu në Siri, Libi, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali dhe akuzohet për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Ndërkohë vazhdojnë bombardimet ruse të qyteteve të Ukrainës. Pesë civilë u plagosën të hënën në mëngjes pas një bombardimi nga forcat ruse në lagjen Saltivsky të qytetit të Kharkiv, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Ihor Terekhov, në Telegram. “Distrikti Saltivsky u bombardua sërish”, ka shkruar kryebashkiaku, duke deklaruar se mëngjesin e sotëm një e shtënë ka rënë “pranë një stacioni autobusi” dhe të shtëna të tjera kanë dëmtuar një ndërtesë banimi, disa garazhe, oborrin e një kompleksi.banimi dhe këndi i lojërave. Për momentin nuk raportohet për viktima. rsi-eb

blank

Dhjetëra shtete kërkojnë që Rusia të tërheqë trupat nga Zaporizhja

RFE/RL

Dyzetedy shtete nga e mbarë bota kanë nënshkruar një deklaratë përmes së cilës i bëjnë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga centrali bërthamor i Zaporizhjas.

Këto shtete thanë se prezenca e trupave ruse në këtë central ukrainas përbën “rrezik të madh”.

Deklarata, që u publikua nga Bashkimi Evropian më 14 gusht, dënon pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës dhe thotë se prezenca e forcave ushtarake ruse në central, pengon autoritetet që ta mirëmbajnë këtë uzinë dhe të respektojnë rregullat e sigurisë nga rrezatimi.

Centrali i Zaporizhjas është më i madhi në Evropë.

“Është e pamohueshme që pushtimi i Rusisë dhe prania e saj e vazhdueshme në ndërtesat bërthamore rrit ndjeshëm rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve bërthamore”, thuhet në deklaratë.

“Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse që menjëherë të tërheqë trupat e saj dhe personelin e paautorizuar nga centrali i Zaporizhjas dhe të gjithë operatorët dhe autoritetet ukrainase të mund të rinisin përgjegjësitë e tyre sovrane brenda kufijve të Ukrainës të njohur ndërkombtarisht”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fundjavës paralajmëroi se grantimet e fundit në central kanë rritur rrezikun e rrjedhjes së rrezatimit.

Rusia nuk e mohon se trupat e saj gjenden në central, por hedh poshtë pretendimet se ka granatuar këtë zonë. Në vend të kësaj, Moska akuzon forcat ukrainase se kanë goditur zonën me artileri, pretendime që mohohen nga Kievi.

Situata në central ka rritur alarmin në Kombet e Bashkuara dhe në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore. Si OKB-ja, ashtu edhe kjo agjenci kanë thënë se ekspertët ndërkombëtarë duhet të lejohen që ta vizitojnë centralin. Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për çmilitarizimin e zonës.

“Dislokimi i personelit ushtarak dhe armatimit në ndërtesën bërthamore është i papranueshëm dhe shpërfill rregullat e sigurisë dhe masave mbrojtëse të cilat anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore janë zotuar që të respektojnë”, u tha në deklaratë.

Deklarata është nënshkruar nga: Australia, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Japonia, Letonia, Litenshtajni, Lutania, Luksemburgu, Malta, Mali i Zi, Norvegjia, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Koreja, Moldavia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara si dhe Bashkimi Evropian.

blank

Një vit pas tërheqjes amerikane nga Afganistani

VOA/Patsy Widakuswara

Në prag të përvjetorit të parë të tërheqjes kaotike të ushtrisë amerikane nga Afganistani, zyrtarë të administratës thonë se Shtetet e Bashkuara janë në një pozitë më të fortë strategjike duke i dhënë fund luftës. Zyrtarët thonë se, sulmi i fundit që eliminoi udhëheqësin e al-Kaidës Ayman al-Zawahiri, tregon aftësitë që kanë Shtetet e Bashkuara për të vepruar nga distanca në luftën kundër terrorizmit. Por nga ana tjetër, ka edhe nga ata që ndjehen të zhgënjyer lidhur me atë që e shohin si mungesë përpjekjesh nga ana e administratës për të nxjerrë mësime nga tëheqja e konfliktit 20-vjeçar.

Turma afganësh në aeroportin e Kabulit, mes dëshpërimit për t’u larguar nga vendi. Pati edhe nga ata që ranë nga avionët dhe vdiqën, ndërsa një sulm vetvrasës u mori jetën 180 vetëve, përfshirë 13 ushtarëve amerikanë. Shumë pajisje ushtarake amerikane ranë në duart e talebanëve. Këto imazhe ende nuk shqiten nga mendja kur ka kaluar gati një vit nga tërheqja e ushtarit të fundit amerikan.

“Departamentet dhe agjencitë kanë filluar rishikimet e tyre të pavarura pas operacioneve në fund të misionit ushtarak amerikan në Afganistan”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Mes agjencive amerikane që po shqyrtojnë tërheqjen e përgjakshme dhe kaotike janë Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni. Por është e paqartë se kur do të dalin raportet dhe nëse ndonjë pjesë do të publikohet.

Zyrtarët thonë se do ta shënojnë përvjetorin duke nderuar “shërbimin dhe sakrificën” e atyre që dhanë jetën për të shpëtuar të tjerët dhe duke u përqendruar në atë se si Shtetet e Bashkuara tani kanë një pozitë më të fortë strategjike.

Në fillim të gushit një sulm amerikan me dron eleminoi udhëheqësin e al-Kaidës Ayman al-Zawahiri.

“Drejtësia është vënë në vend dhe ky udhëheqës terrorist është eleminuar”, tha Presidenti Biden.

Eleminimi i al-Zawahirit është dëshmi e aftësive amerikane nga distanca kundër terrorizmit, thotë për Zërin e Amerikës analisti Michael Kugelman me Qendrën Wilson.

“Eliminimi i Zawahirit e mundëson administratën të vërë në pah se trupat amerikane janë kthyer në vendin e tyre, janë larguar nga rreziku, por ama vazhdon të bëjë gjithçka të mundur për të mbrojtur amerikanët në mbarë botën nga kërcënimet terroriste”.

Por kritikët thonë se ka mungesë përpjekjesh për të nxjerrë mësime nga lufta ku humbën jetën më shumë se 2400 trupa amerikane me një kosto ditore prej 300 milionë dollarësh për 20 vjet rrjesht, gjatë administratave të ndryshme.

Zëri i Amerikës bisedoi përmes rrjetit Skype me analistin Jonathan Schroden të Qendrës për Analizat Detare.

“Ka një dështim dypartiak, çka do të thotë se nuk ka një nxitje të madhe për njërën apo tjetrën palë që të nxjerrin mësime. Kjo thumbon rëndë të dy partitë politike amerikane pasi është një luftë që kemi humbur. Ndoshta do të duhet të kalojë kohë që njerëzit e përfshirë drejtëpërdrejt në luftë të mos kenë më poste në qeveri, në mënyrë që shqyrtimi në mënyrë kritike i asaj që ndodhi të jetë më pak sensitiv”.

Ndërkohë, grupet humanitare po tërheqin vëmendjen mbi gjendjen e rëndë të popullit afgan që po përballet me varfëri dhe dëshpërim. Organizatat e refugjatëve po i kërkojnë administratës amerikane që të përshpejtojë zhvendosjen e dhjetëra mijëra aleatëve afganë të mbetur në atë vend.

blank

Vizitë e re amerikane në Tajvan

VOAL- Një senator dhe katër kongresmenë amerikanë kanë nisur një vizitë të paparalajmëruar në Tajvan. Qëllimi i delegacionit, i kryesuar nga senatori demokrat i Massachusetts Ed Markey, është të diskutojë forcimin e marrëdhënieve politike dhe tregtare me ishullin, të cilin Kina e konsideron pjesë të territorit të saj kombëtar. Siguria rajonale dhe çështje globale si ndryshimet klimatike janë gjithashtu në axhendën e bisedimeve. Të pestë do të takohen, ndër të tjera, me Presidentin Tsai Ing’wen dhe Ministrin e Jashtëm Joseph Wu, të cilët duartrokasin nismën. Sipas institutit amerikan në Taipei, ambasada de fakto e SHBA-së në Tajvan, misioni do të zgjasë deri të hënën.

Vizita zhvillohet disa ditë pas përfundimit të manovrave ushtarake të Pekinit në rajon, më masivet e zbatuara ndonjëherë, të cilat nga ana e tyre ishin një përgjigje ndaj vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan më 3 gusht. Pekini kundërshton me forcë çdo iniciativë që mund t’i japë Tajvanit legjitimitet ndërkombëtar si një vend i pavarur dhe e konsideron vizitën e Pelosit një provokim.rsi-eb

blank

Talebanët qëllojnë me armë për të shpërndarë protestën e grave që kërkojnë të drejtat e tyre

Një grup grash në Afganistan kanë protestuar në mënyrë paqësore për të drejtat e tyre. Por siç duket kjo nuk i ka pëlqyer talebanëve, të cilët kanë shpërndarë turmën e protestuesve duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Fotot dhe videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë forcat talebane që qëllojnë në ajër dhe sulmojnë dhunshëm gratë, vetëm 5 minuta pasi ata filluan marshimin e tyre.

Demonstruesit mbanin një pankartë ku shkruhej: “15 gushti është një ditë e zezë”, një referencë për datën kur Kabuli u pushtua në 2021 nga talebanët.

“Drejtësi, drejtësi. Jemi lodhur nga injorimet”, bërtitën ato, përpara se të shpërndaheshin nga forcat talebane.

Një video tregon një grup të vogël grash të bllokuara nga talebanët.

“Ne jemi brenda një farmacie, na kanë burgosur këtu”, tha një aktiviste në një nga videot.

Që nga kthimi në pushtet në gusht 2021, talebanët kanë kufizuar të drejtat themelore të grave dhe kanë shtypur ata që kanë protestuar kundër saj. Asnjë vend nuk e ka njohur deri më tani qeverinë de fakto të talebanëve. gsh


Send this to a friend