VOAL

VOAL

(Video) Kosnett: Është në duart e popullit të Kosovës të marrë përgjegjësitë dhe t’i mbajë përgjegjës liderët e tij

February 17, 2019

Komentet

Zoti me mrekulli, fatmirësisht ishte plotësisht në anën e Presidentit 45-të & 47-të të SHBA-së Donald J. Trump, për të shpëtuar SHBA-në dhe botën nga gremina shkatërrimtare marksiste

 

(Sërisht Libri i ri i publicistit shqiptaro amerikanë Klajd Kapinovës tashmë gjendet në Amazon, Barnes and Noble etj.)

Tomë Mrijaj, New York

Në ditën e inagurimit më 20 janar 2025 të Presidentit të ri të 45-të & 47-të të SHBA-së Donald J. Trump në Capitol Hill, pritet të dalë në platformën e kompanive më të mëdha të botës Amazon, Barnes and Noble etj, libri i ri me autor shqiptaro amerikanin, publicistin dhe gazetarin e komunitetit tonë Klajd Kapinova.
Presidenti i famshëm konservator dhe reformator amerikan Abraham Lincoln, ka thënë: “Miku im më i mirë është ai që më dhuron një libër, të cilin nuk e kam lexuar”, mbasi të gjithë e dijmë se një shtëpi pa libra, është si një dhomë pa dritare.
Kujtesa e të vërtetave historike, është kulturë dhe vazhdimisht një aktualitet i ri gjenerues. Mendo, para se të flasësh dhe lexo librin e ri, para se të mendosh. Vepra e re shkrimore, është një prurje e re e mirë se ardhur me shumë vlera dhe me rëndësi të madhe, për ditët tona në komunitetin shqiptaro amerikanë dhe në trojet etnike shqiptare.
Në këtë mënyrë, lexuesi ynë me anën e librit, me titull kuptimplotë: “TRUMP or Communism” (New York, 2025), të shkruar me shumë kujdes, kulturë dhe përkushtim nga penda e publiçistit dhe studiuesit Klajd Kapinova, mund të mësoj shumë gjëra të reja interesante mbi politikën bashkëkohore amerikane të mbushur me humbje e fitore, edhe pse SHBA-ja sot mbahet aktualisht si shteti model dhe kampion i demokracisë botërore.
Hulumtuesi e vëzhguesi i palodhur shqiptaro amerikanë, me përvojë si gazetar dhe analist bashkëkohorë, ka shkruar e botuar disa libra dhe mijëra shkrime me tematika të ndryshme amerikane në shumë gazeta, revista dhe website brenda dhe jashtë kufijve të vendlindjes dhe në SHBA.
Sikurse në tre raste të librave të tjerë, si: “Presidenti Trump dhe keneta globaliste”, “Trump kishte të drejtë për gjithçka”, dhe “Amerika në pasqyrë”, mendoj se vepra e re, që lexuesi ka në dorë, mund të quhet një ditar vijues historik, politik dhe një vështrim analitik, i pasur me fakte dhe argumente në brendsi të faqeve, me përshkrime të ngjarjeve e datave, të cilat gjërësisht përfshijnë periudhën e dështimeve dhe shkatërrimeve të mëdha fatkeqe të institucioneve dhe vetë abc-së së demokracisë në SHBA, si pasoj fatkeqsisht e instalimit të hapur tesh 4 vjet të regjimit antiamerikan dhe propagandistik utopist marksist të administratës së mbrapshtë dhe të papërgjeshme në ikje të Joseph Robert Biden Jr. dhe bijës së profesorit universitar të teorisë marksiste Kamala D. Harris, gjatë viteve absurde dhe destruktive 2020-2024.
Gjatë katër viteve, kjo periudhë e “demokracisë” anarkiste marksiste, ishte ëndrra më e keqe që kaloi mbi shpinë populli durimmadh amerikan, nën drejtimin e çiftit injorant Biden & Harris, duke qenë 100% e kundërta e Presidentit të 45-të & 47-të (20 Janar 2025, pas fitores historike dhe plebishitare më 5 nëntor të vitit 2024) të SHBA-së republikanit patriot dhe bisnesmenit Donald J. Trump, gjatë periurdhës së viteve të arta dhe të lavdishme presidenciale 2016-2020, i cili, me fakte dhe prova punoi me përkushtim të madh, për të mirën e popullit amerikan, duke u radhitur me të drejtë si kyetari i shtetit më i suksesshëm, në të gjithë historinë e presidentëve të vendit tonë.
Asokohe, në saj të politikës largpamëse të Presidentit Trump, SHBA-ja arritën një zhvillim ekonomik shumë të lartë si asnjë vend tjetër i botës, duke mbuluar edhe prapambetjen që la si trashigim admistrata e mëparshme e deshtuar marksiste e presidencës Obama-Biden 1 dhe 2 (në vitet 2008-2016) dhe sot administrata ose regjimi marksist në ikje Obama-Joe Biden-Kamala Harris 3 (në vitet 2020-2024).
Një analizë me detaje dhe shembuj konkret e shohim tek shkrimet apo këndvështrimet e të reja të ofruara me culture nga autori ynë, tek përshkruan historinë e ndryshme të tre administrative amerikane, ku dy nga ato ishin regjime tipike marksiste (Obama & Biden I & II dhe Obama-Biden & Harris III). Ballafaqimin e aspekteve dhe treguesve pozitiv shumë të rëndsishme të sukseseve të Presidentit patriot republikan Trump, ka zbardhur autori ynë, përmes faqeve të librit, të bazuar në burime e fakte të sakta historike dhe dëshmive të ndryshme në ditët tona.
Marksistët destruktiv në SHBA më përpara dhe sot, po përdorin vazhdimisht dy standarte, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin e tyre të vjedhur dhe manipuluar, mbasi ndryshe thonë (premtojnë) dhe ndryshe veprojnë.
Ato të mbështetur nga Big Tech dhe media e majtë ekstremiste marksiste globaliste e mirënjohur tashmë si Fake News, kanë vendosur fatkeqsisht në SHBA çensurën, mohojnë lirinë e fjalës dhe shprehjes, nuk duan të luftojnë korrupsionin, por e mbulojnë atë mjeshtërisht, sepse e dijnë se shumë demokratë këtu janë të korruptuar nga media, që është bërë palë dhe mbulesë kryesore e korrupsionit aktiv me manipulimin dhe mohimit të hapur të lirive dhe të drejtave të njeriut, që janë të sanksionuar në amendamentetet e Kushtetutës amerikane.
Kjo vepër e re, me këndvështrime të ndryshme të historisë dhe politikës bashkëkohore amerikane, trajton në gjërësi dhe thellësi, shkaqet e rënies drastike të demokracisë dhe krenarisë së SHBA-së, nga paafësia e regjimit marksist të drejtuar fatkeqsisht nga dyshja e lodhur komuniste dhe antiamerikane Biden & Harris, gjatë periudhës së zezë të këtyre viteve.
Të gjithë arritjet e mëdha pozitive të Presidentit Donald J. Trump, gjatë vitëve 2016-2020, nën regjimin totalitar Biden-Harris, janë përmbysur dhe zhdukur si me shkop magjik ose tretur në thellësi si kripa në ujë me shpejtësinë e dritës, në të gjithë aspektet e sukseseve të brendshme dhe të jashtme të politikës, jetës, ekonomisë, shoqërisë amerikane etj.
Kjo katastrofë negative e pashembullt, në historinë e kombit tonë, shprehet me të gjithë treguesit negativ në politikën e jashtme dhe brendshme kontraversale, shumë here kontradiktore të qeverisë si shembull negativ i tjetërsimit, degradimit dhe poshtërimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe lirive të të drejtave të njeriut, fjalës etj., të cilat fatkeqsisht po shihen qartë dhe me keqardhje të madhe nga kushdo sot në botë.
Raportet e ndryshme tregojnë, se shkalla e treguesve ekonomikë në nivelet kombëtare gjithashtu po vazhdojnë të jenë me shifra të larta përmbys, të shprehur kjartë në fushën financiare brenda dhe jashtë vendit, duke shkatërruar në mënyrë drastike të gjithë degët e tjera të ekonomisë dhe bisnesit, të cilat nga ana e tjetër fatkeqsisht dhe mizorisht kanë prekur rëndë dhe ulur shumë për pasojë edhe standartin e jetës së përditshme të qytetarëve shtresës së mesme dhe taksapaguesve të tjerë amerikanë.
Në ditët tona, niveli i inflacionit në SHBA, fatkeqsisht është rritur në shifra të frikshme astronomike të krahasuar me vitin 1970, duke risjellë fenomenin katastrofik të Recensionit të Madh ekonomik dhe financiarë, e shoqëruar kjo me shvlerësimin drastik të monedhës sonë dollarit dhe ngritjen e mëtejshme të çmimeve, në të gjitha fushat e jetës së qytetarëve amerikanë, të cilët me vështirësi shumë të madhe mbijetojnë nga java në javë.
Papunësia si plagë e madhe, gjatë periudhës së administratës së Presidentit Trump, ishte ulur shumë në shifrat rekord në të gjithë historinë e SHBA-së, kurse fatkeqsisht nën dyshen e paaftë Biden-Harris ajo u rrit në shifra negative më të larta rekord në shkallë kombëtare, brenda komunitetëve, grupmoshave dhe gjinisë së aftë për punë, si për shembull në komunitetin afrikano-amerikanë, komunitetin ispanjik (latin), atij aziatik dhe më së shumti për vajzat dhe gratë amerikane.
E parë me shumë kujdes në këtë drejtim, shohim se vazhdimisht jeta e qytetarëve të shtresës së mesme dhe të varfër amerikane, u bënë gjithnjë e më e vështirë dhe e papërballueshme, mbasi u rritën çdo ditë çmimet e ushqimeve të përditshme nga 70-300%, gazit për makinat 7-9 dollarë për liter, qiraja e banesave 50%, ushqimet në supermarket 50% (ku vetëm një oste me vezë ka shkuar sot në 9 dollarë në disa shtete liberale si në California, New York, etj.), kreditë e ndryshme bankare për shtëpitë e reja etj., si dhe mbyllja e miliona bisneseve të mesme dhe të vogla, në shkallë kombëtare dhe në shtete të ndryshme, duke sjellë sistemin zinxhir të falimentimit ose efektin domino, mbasi Biden-Harris rivendosi shprehjen e çmendur antikombëtare dhe marksiste Bota e Para dhe Amerika e Fundit, në vend të “America First”, sikurse ishte në periudhëtn e artë të Presidentit reformator dhe brilant Donald J. Trump.
Para ardhjes së komunistëve në pushtet, pas vjedhjes dhe manipulimit të madh të votave presidenciale me 3 nëntor 2020, Amerika ishte e para kudo, në industrinë botërore të prodhimit të energjisë, për herë të parë në të gjithë historinë e zhvillimit ekonomik të vendit.
Gjatë 4 viteve regjimi Biden-Harris përdori rezervat emergjente shtetërore (për raste lufte) të naftës dhe gazit, për qëllime të pastra politike elektorale brenda vendit, për të marrë votat e popullit amerikanë, në zgjedhjet presidenciale, të cilat u mbajtën më 5 nëntor 2024.
Element tjetër negativ, që u rrit me shifra të frikshme në shoqërinë amerikane ishte edhe niveli i lartë i kriminalitetit dhe pasigurisë së qytetarëve në vend. Ky fenomen negative u bë shumë shqetësuese në shtetet ku drejtojnë fatkeqsisht shumë keq guvernatorët dhe kryetarët e bashkive të paafta të gomerëve blu liberal “demokrat”.
Këto episode ose dukuri negative, kanë ndodhur nga fakti kryesor, sepse marksistët ndër vite janë shprehur hapur kundër uniformave blu të policisë, pra forcave të rendit dhe qetësisë publike, duke mos i mbështetur moralisht dhe finaciarisht asnjëherë. Pë më keq, ato kanë miratuar kudo më parë një ligj, sipas të cilit të gjithë keqbërësit (kriminelët), që arrestohen në flagrancë apo kapen në aktivitete kriminale nga forcat e rendit apo FBI, duhet të lirohen menjëherë nga stacioni i Policisë, duke mos lejuar keqbërësit dhe kriminelët problematikë, të paguajnë dënimin financiarë dhe të vendosen para ligjit.
Në ditët tona, kriza më e madhe, me të cilën fatkeqsisht po përballen Shtetet e Bashkuara, është hyrja masive deri në 25 milion emigrantëve në mënyrë të jashtëligjshme, në kufirin jugor me Meksikën. Ky është krimi më i madh anti Kushtetutës i organizuar fatkeqisht me shumë kujdes dhe ndërgjegje të plotë nga vetë shteti dhe administrata e papërgjeshme Biden-Harris.
Gjatë periudhës së udhëheqjes së Presidentit Trump, u vështirësuan hyrjet e jashtëligjshme të emigrantëve në masën 95%, mbasi administra e tij, kishte bërë marrëveshje me Qeverinë e Meksikës, që të mos lejonte në kufirin e saj grumbullimin e karvanëve të gjata të emigrantëve nga e gjithë bota, që kërkonin të hynin ilegalisht drejt kufirit dhe vendit tonë.
Kujtojmë, se gjatë 4 vjetëve të mbrapshta të regjimit anarkist Biden-Harris përdorën fatkeqsisht politikën e shthurur të dyerve të hapura, me nxitjen dhe lejimin e hapur të hyrjes së miliona emigrantëve pa dokumente identiteti apo historive të tyre kriminale nga 181 vende të ndryshme të botës.
Ato me vendosmëri kundërshtuan dhe nuk pranuan të përfundonin 500 kilometrat e mbetura nga përfundimi i Murit të gjatë parandalues në kufirin me Meksikën, të filluar dhe realizuar asokohe me shumë sukses si projekt i madh patriotik (në masën 99%) nga Presidenti Trump, duke u krijuar kështu me vetëdije kushte lehtësuese ardhjes dhe akomodimit të 25 milionë emigrantëve, ku, raportet e sakta të pavarura tregojnë se 80% e tyre janë nga vendet e Amerikës Latine dhe shtetet e pazhvilluara të botës së tretë.
Këto emigrantë pa dokumente dhe histori të pasur kriminale në vendlindje, regjimi antiamerikan në fjalë i shpërndau dhe vendosi në shumë shtete e qytete me kompaktësi politike republikane, të cilët me të drejtë vazhdimisht kundërshtojnë pushtimin apo vërshimin e madh katastrofik të emigrantëve të jashtëligjshëm, të cilët janë barrë e rëndë për xhepat e taksapaguesve amerikanë, ekonomia e së cilës është në shkatërrim të vazhdueshëm.
Sikurse mësohet nga burimet e brendshme të disa nga shtetet nga kanë ardhur emigrantët, del se shumë prej tyre kanë ardhur direkt nga burgjet e mbipopulluara të sigurisë së lartë të shtetëve të origjinës, të cilët janë liruar nga vuajtja e dënimit nga vetë qeveritë e tyre, si dhe nga spitalet e reabilitimit mendor.
Amerika, fatkeqsisht sot po bëhet një strehë e madhe dhe e ngrohtë e grumbullimit dhe sistemimit të emigrantëve të jashtëligjshëm, duke u ofruar atyre të gjitha llojet e përfitimeve të shërbimeve shtetërore, që nuk i gëzojnë deri më sot as vetë shtetasit dhe taksapaguesit e rregullt amerikanë.
Këtu sot ka shumë “emigrantë” apo ekspertë si trafikantë droge, kriminelë të organizatës kriminale MS-13 etj., antarë aktive të bandave dhe karteleve profesionistë të drogës, trafikantë të qënieve njerëzore, trafikantë të fëmijëve minorenë, përdhunues të grave dhe vajzave, vrasës profesionist, tutorë të prostitucionit etj.
Politika e jashtme amerikane e regjimit të deshtuar Obana-Biden-Harris 3, është në kolaps të plotë, duke e vënë në pozitë të vështirë Atdheun tonë, para opinionit dhe partnerëve politikë ndërkombëtarë. Sikurse dihet nga të gjithë, kjo dyshe (ose treshe) e fjetur në këmbë nxitën dhe filluan luftën e përgjakshme në Ukrainë, duke i dhuruar deri tani vendit më të korruptuar në botë mbi 300 bilion dollarë nga taksat e qytetarëve amerikanë.
Me Obama-Biden-Harris 3 ushtria e jonë moderne, fatkeqsisht para syve të botës u zhduk sa hap e mbyll sytë në Afganistan në vitin 2021 degradoi fatalisht me humbjen e jetës së 13 marinsave heronj amerikanë dhe plagosjen e 15 të tjerëve si dhe vdekjen apo plagosjen rëndë të qindra qytetarëve të pafajshëm afganë, kundërshtarë disidentë të regjimit të talebanëve. Në mënyrë absurde, dyshja u dhuroi drejtimin e shtetit terroristëve radikalë islamikë taleban, sikurse u fali me bujari mbi 85 bilion dollarë armatime moderne të reja të viteve 2019-2020 me nënshkrimin Made in America.
Libri i ri, në vazhdim trajton me detaje, fakte dhe prova të marrë nga burime origjinale të pavarura amerikane, detaje të korrupsionit aktiv të familjes Biden ndër vite. Ai, gënjeu hapur popullin dhe mediat amerikane, kur tha se nuk ka dijeni për bisnesin e djalit të tij Hunter Biden. Më vonë nga media doli se pikërisht Big Guy (Joe Biden) asokohe si zv/President i SHBA-së në administratën e deshtuar të Barack Hysen Obamës (merrte 10% e të ardhurave nga bisnesi ndërkombëtarë i djalit të tij), kishte me qindra foto dhe biseda bisnesi, me pjesëtarë të lartë ukrainas si drejtues i stafit të kompanisë gaznxjerrëse “Burisma”, me të cilët punonte në bordin drejtues djali i tij “bisnesmeni” Hunter Robert Biden.
Shqiptarët në trojet etnike, nuk kanë aq dhe sa duhet njohuri kulturore dhe historike, se si fuksionon sistemi demokratik në SHBA. Në faqet e veprës, shohim se autori trajton me shumë kujdes historinë dhe mesazhin tradicional të presidentëve amerikanë dje dhe sot, për gjendjen aktuale në SHBA.
Një temë skjaruese e rëndësishme është Gjendja e Unionit (SOTU), si një mesazh vjetor i dërguar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, në një sesion të përbashkët të Kongresit të vendit (ku, bashkohen përfaqsuesit e zgjedhur me vota të popullit amerikan, që ndodhen në Dhomën e Përfaqsuesve 435 vende dhe Senatin Amerikan me 100 vende), afër fillimit të shumicës së viteve kalendarike mbi gjendjen aktuale të kombit. Fjalimi, për gjendjen e Bashkimit (pra, SHBA-së), në përgjithësi përfshin raporte mbi buxhetin e vendit, ekonominë, lajmet, axhendën, përparimin, arritjet dhe prioritetet e presidentit dhe propozimet e reja legjislative.
Pas disa dekadave, me ardhjen e teknologjive të reja vizuale si radios dhe televizionit, mesazhi i Presidentitit tani transmetohet drejtpërdrejt, në të gjitha zonat e Shteteve të Bashkuara, në shumë rrjete televizive dhe ato sociale.
Më 23 janar 2019, Fjalimi apo Mesazhi për Gjendjen e Bashkimit në vitin 2019 nga Presidenti konservator republikan Donald J. Trump, i planifikuar fillimisht për 29 janar, u anulua pas një shkëmbimi letrash me Kryetaren e Dhomës së Përfaqsuesve komunistes ektremiste Nancy Pelosi, në të cilën ajo në mënyrë absurde deklaroi se nuk do të vazhdonte me një votim për një resolute, për t’a lejuar atë të mbajë fjalimin në Dhomën e Përfaqësuesve deri në fund të vitit 2018-2019, që përkonte me mbylljen e qeverisë federale të SHBA-së.
Presidenti republikan Donald J. Trump dhe marksistja Nancy Pelosi më vonë ranë dakord për të mbajtur fjalimin më 5 shkurt. Ajo e grisi në mënyrë publike Fjalimin historik të Presidentit Trump, duke shkelur hapur Kushtetutën, ligjet e arkivave dhe për këtë ajo asokohe duhet të ishte ndjekur penalisht, për grisjen e dokumentit historik. Fjalimi i Presidentit Trump iu dorëzua si lidere Nancy Pelosi-t, në mënyrë zyrtare, pra institucionale dhe jo personale.
Që nga marrja e detyrës në janar të vitit 2021, zyrtarisht Komiteti për Mbikëqyrjen dhe Përgjegjshmërinë, i përbërë nga kongremenët konservatorë profesionistë republikanë, ka përshpejtuar hetimin e Joe Biden-it mbi praktikat e biznesit vendas dhe ndërkombëtar të familjes Biden, për të përcaktuar qartë nëse familja Joe është shënjestruar nga aktorë të huaj, nëse drejtuesi fatkeqsisht i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden, është komprometuar keq siguria jonë kombëtare, e cila fatkeqsisht ka qenë vazhdimisht e ekspozuar dhe shumë e kërcënuar nga jashtë.
Një analizë e detajuar, në faqet e librit në fjalë ka të bëjë me çensurën absolute, mashtrimin dhe burgimin e së vërtetës nga rrjeti social globalist marksist Facebook si dhe një këndvështrim esencial mbi librin më të shitur (#1 best seller) në të gjithë SHBA, me titull: “Laptop from Hell” të autores, gazetarën investigative amerikane Miranda Devine-s, e cila punon sot pranë së përditshmes konservatore njujorkeze New York Post, si gazeta e katërt më e madhe në të gjithë Amerikën.
Rrjetet gjigande, Big Tech, Deep State, Facebook, ish Twitter dhe FBI, mbuluan në emër të “vërtetës” për “Laptopin prej Ferrit” (“Laptop from Hell” të Hunter Biden, gjatë muajve tetor-nëntor, 2020), të djalit të Joe Biden, duke bashkëpunuar hapur, për të penguar dhe çensuruar gazetën më të madhe konservatore amerikane New York Post, e cila kishte filluar ciklin e shkrimeve dhe botimin e dokumenteve serioze origjinale nga ky kompiutër.
Këto media të korruptuara dhe Big Tech, paturpsisht bënë fushatë elektorale të sinkronizuar me familjen Biden, duke i fshehur me paramendim popullit amerikanë të vërtetën mbi laptopin e parë plot skandale të Hunter Biden.
Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së (pjesë e administratës Biden), mbas analizave laboratorike, më në fund ka konfirmuar zyrtarisht, se “Laptop from Hell”, është origjinal i Hunter Biden dhe djali i Biden-it u thirr më 28 shkurt 2024, të dëshmoi para Kongresit Amerikan, për të treguar detaje për korrupsionin e familjes së tij dhe se kush ishte dhe është Big Guy, që merrte rregullisht 10% të fitimit financiarë, gjë e cila është zbuluar fatmirësisht nga numëri i madh (me mijëra faqe bankare dhe e-maile, foto, mesazhe, takime etj.) i dokumenteve autentike bankare amerikane, se ai është babai i tij biologjik Joe Biden. Kutia e Pandorës, tashmë fatmirësisht është hapur.
Në përmbajtjen e librit të Kapinovës, shohim dhe mësojmë, se i paafti e i pavetëdijshmi Joe Biden, kishte zero zgjidhje për problemet me të cilat u përball Amerika e shkatërruar nga ai vetë. Biden, duhet t’a ketë harruar parashikimin e tij në mars të vitit 2022, duke sugjeruar se “armatosja e Ukrainës me pajisje ushtarake do t’a përshkallëzojë konfliktin në Luftën e Tretë Botërore”.
Amerika fatkeqsisht, është sot në një gjendje rëniejeje drastike nga keqmenaxhimi i vazhdueshëm skandaloz i regjimit dhe se gjendja këtu fatkeqsisht po përkeqësohet, nëse vazhdojmë të dërgojmë dollarët e taksapaguesve tanë, drejt një lufte të huaj larg interesave tona politike strategjike, sepse ajo (Ukraina) sot nuk rrezikon Sigurinë Kombëtare të vendit tone, mbasi po zhvillohet mijëra milje larg SHBA-së.
Ne, duhet të pezullojmë të gjithë ndihmën e huaj, për hedhjen edhe më shumë benzinë Luftës së pakuptimtë në Ukrainë (me para dhe armatime direkte amerikane) dhe të kërkojmë që të gjithë luftëtarët (dhe qeveritë e dy shtetëve në konflikt) në këtë konflikt të arrijnë menjëherë një marrëveshje të plotë paqeje.
Studiuesi ynë, ka trajtuar gjerësisht përmes një informacioni të pasur figurën politike, intelektuale dhe ecurinë e historisë interesante të zgjedhjes së Presidentit të Argjentinës prof. Javier Milei, i konsideruar (Trumpi i Argjentinës) si ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro dhe Presidenti i 45-të & 47-të i SHBA-së Donald J. Trump, sepse ato janë aleatë qëllimmirë në axhendën e tyre antikomuniste dhe kritikën ndaj marksizmit dhe bijës së saj deshtake socializmit.
Kur u pyet për Trump-in dhe Bolsonaro, ai tha se “ka një axhendë të qartë, e cila shkon kundër çdo gjëje që është socializëm apo komunizëm. Të gjithë ata, që janë kundër socializmit apo komunizmit, janë në anën me të cilën jam unë. Ky është parimi im udhëzues, atëherë ne mund të kemi të gjitha dallimet që ju dëshironi. Në atë grup kemi liberalë, libertarianë, njerëz nga qendra, konservatorë, nga qendra e djathtë, por kufiri është se askush nuk e kalon kufirin e socialdemokracisë dhe të gjitha shprehjet më tej majtas. Përafrimi im me Presidentin Trump dhe Presidentin Bolsonaron, është pothuajse i natyrshëm.”
Ekonomisti elitar dhe bashkëkohor prof. Milei, ka shprehur vazhdimisht respekt për ish-kryeministren e hekurt britanike Margaret Thatcher dhe ka përmendur politikat e saj ekonomike si ndikim, një qëndrim që shkaktoi polemika me veteranët e Luftës së Falklands në Argjentinë, për shkak të lidhjes së saj me fundosjen e gjeneralit Belgrano.
Kur u sfidua në lidhje me pikëpamjet e tij për Thatcher nga kundërshtari i tij presidencial Sergio Massa, gjatë një debati televiziv, Milei iu referua Thatcher dhe Ronald Reagan si një nga “udhëheqësit e mëdhenj në historinë e njerëzimit”, për shkak të rolit të tyre në rënien e Murit të Berlinit dhe kundër komunizmit në Evropë.
Sikurse Presidenti Trump edhe Qeveria e djathtë e Presidentit prof. Milei trashëgoi një situatë katastrofike ekonomike dhe financiare ndër dekada, ku fatmiresisht sot në tunelin e errët komunist po shfaqet drita e shpresës kapitaliste.
Duke thyer tabutë dhe venë ato përballë fakteve të reja të vërteta historike, këtu lexuesi sheh nga afër se kontinenti me ngjyrë i Afrikës ishte vazhdimisht kundër propagandës imponuese dhe të turpshme homoseksuale personale të Barack Hysen Obamës dhe administratës Obama-Biden I & II, gjatë viteve 2008-2016.
Kësisoj Obama u thoshte shteteve afrikane të braktisin diskriminimin kundër homoseksualëve dhe të bëhen si ata përndryshe s’ka dollarë amerikanë, për ekonominë e tejvarfër të vendeve të tyre, edhe pse ai është me origjinë nga kontinenti me ngjyrë i Afrikës, kërcenonte vazhdimisht asokohe hapur dhe pa pikë turpi bashkatdhetarët e vet.
Duke shfletuar historinë e turpeve të tij të njëpasnjëshme, shohim se djali i Hysenit marksist, duke vizituar (në një turne turpi, për promovimin e pasionit të tij të homoseksualitetit, në atdheun e babait të tij) Kenian, ish presidenti globalist dhe komunist amerikan Obama thotë, se “gjëra të këqija ndodhin, kur qeveritë e kanë zakon t’i trajtojnë njerëzit ndryshe.” Pra, ai pa pikë turpi e marre nxiti direkt pasionin e tij privat tek shtetasit e huaj afrikanë jo amerikanë.
Ai, me fanatizëm dhe këmbëngulje vazhdoi të bëj një mbrojtje të papreçedentë të të drejtave të tij private dhe të homoseksualëve në Afrikë, duke i thënë presidentit të Kenias se shteti nuk ka të drejtë të ndëshkojë njerëzit për “këtë që duan”, kur në fakt afrikanët nuk e duan atë që u thoshte si kërcënim Obama.
Kujtojmë, se asokohe vetë Obama, u përball me Uhuru Kenyatta-n dhe miliona kenianë të tjerë shumë të zemëruar, që shikonin në televizion të indinjuar dhe fyer pikëpamjet e tij kontraversale dhe “të pa qarta”.
Më përpara dhe sot aktet homoseksuale janë të paligjshme në Kenia, dhe sondazhet e ndryshme tregojnë se nga 10 në 10 persona të pyetur i konsiderojnë të papranueshme, absurde dhe fyese, për kulturën tradicionale afrikane homoseksualitetin e politikanëve dhe aktivistëve ultra liberalëve marksistë euro amerikanë.
Asnjëherë më parë, një udhëheqës i huaj kaq i fuqishëm dhe brutal si Obama, nuk i ka sfiduar dhe fyer hapur afrikanët kaq drejtpërdrejt dhe me e keqja dhe e turpshmja është se i ofendon publikisht në tokën e tyre etnike afrikane.
Po ashtu po atë ditë djali i Hysenit (me besim tradicional konservator musliman), hipokriti Obama, fatmirësisht mori shuplakën e parë të fortë publike, sepse asokohe Presidenti kenian zyrtarisht dhe privatisht, nuk u pajtua kurrsesi me te dhe deklaratat e turpshme dhe antiafrikane të tij. “Ka disa gjëra që ne duhet të pranojmë se nuk i ndajmë me ju,” tha Kenyatta, duke këmbëngulur se të drejtat e homoseksualëve “nuk janë në të vërtetë një çështje në mendjen kryesore të kenianëve. Është shumë e vështirë për ne, t’u imponojmë njerëzve atë që ata vetë nuk e pranojnë.”
Afrika, është përshkruar gjithnjë si kontinenti më antiglobalistë homofobikë në botë, me marrëdhënie pervese të të njëjtit seks të paligjshme në 36 nga 54 vende dhe të dënueshme me vdekje, në një pjesë të vogël të tyre. Kjo është e drejta e tyre legjitime dhe e natyrshme, për të kundërshtuar perversitetin e huaj amerikanë (të Obamës), të cilën ata e quajnë me të drejtë si antikulturë e vlerave tradicionale konservatore të tyre shumë shekullore.
Temë tjetër interesante në veprën e re, është edhe ajo se për të shpëtuar shkatërrimin e mëtejshëm të SHBA-së dhe arritjet e botës kapitaliste, duhet rizgjedhur patjetër shpresa e vetme amerikane dhe botërore, që është Presidenti Donald J. Trump.
Për arsye të trushpërlarjes sistematike të të rinjve adolishentë naiv të shkollave të mesme dhe të universiteteve këtu, nën regjimin e papërgjeshëm neo-marksiste dhe ultra liberale të majtë Obama-Biden (Harris) 3, në SHBA dhe Europën Perëndimore ultra liberale, panorama pro neo-marksiste politike po ndryshon fatkeqsisht me shpejtësi për të keq për ato.
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, autori ka nënvizuar në libër, se sot lind domosdoshmëria jetike e Shpëtimit të Botës dhe SHBA-së nga grupacionet antihumane, që fatkeqsisht kontrollojnë mbi 8 bilion banorë të planetit tonë etj., se vetëm me rizdhjen e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, si Shpresa e Fundit e Ruajtjes së Vlerave të Kapitalit, Demokracisë, të Ekonomisë së Tregut dhe Kapitalizmit si rendi superior shoqërorë më përparimtarë sot për sot në botë.
Autori, ka trajtuar edhe historinë e hollësishme të deshtimit të plotë të Shërbimit Sekret Amerikan, për të mbrojtur Presidentin Trump nga atentatori I ri me snajpër Thomas Matthew Crooks.
Pikërisht për këtë rast pas atentatit për vrasjen e tij, vetë Presidenti i 45-të & 47-të i SHBA-së Donald J. Trump do të shprehet për The Washington Examiner: “Ai realitet sapo po fillon. Rrallë shikoj larg nga turma. Po të mos e kisha bërë këtë lëvizje të rastësishme në atë moment, nuk do të flisja sot me ju këtu apo jo? Ky është një shans, për të bashkuar të gjithë vendin tonë, madje edhe të gjithë botën. Fjalimi do të jetë shumë më ndryshe, shumë ndryshe nga sa do të kishte qenë dy ditë më parë.”
Këtë fakt se Shërbimi Sekret Amerikan dështoi, në detyrën e saj primare për mbrojtjen e Presidentit Donald J. Trump, në sulmin e 13 korrikut 2024, gjatë një mitingu në Butler, të shtetit të Pensilvanisë, e pranoi edhe vetë drejtoresha përgjegjëse në dështimin e plotë të Agjencisë Federale Amerikane të Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle, në deklaratën për seancën dëgjimore para Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në Washington D.C.
Ajo saktësisht deklaroi, se: “Misioni solemn i Shërbimit Sekret, është të mbrojë liderët e kombit tonë. Ne dështuam, më 13 korrik dhe unë marr përgjegjësinë e plotë për çdo gabim, që lidhet me sigurinë. Ne duhet të dimë se çfarë ndodhi dhe unë do të lëviz qiellin dhe tokën për të siguruar që një incident si ai i 13 korrikut të mos ndodhë më kurrë.”
Ajo vetëm tha këto fjalë fallco dhe sa për të kaluar radhën, një deklaratë e turpshme e hartuar, për të gënjyer publikun amerikanë sa për sy e faqe. Kjo drejtuese e paaftë, edhe kur i kërkuan kongresmenët republikanë, që të japë tani dorëheqjen këtu Live, për deshtimin e turpshëm që pësove, ajo sërisht nuk dha dorëheqjen dhe këmbnguli me vendosmëri, se nuk kishte arsye pse ta jepte dorëheqjen nga detyra e drejtueses së agjencisë në fjalë.
Atë ditë miliona amerikanë dhe miliarda njerëz në të gjithë botën, përmes televizioneve të tyre panë Live këtë akt politik të turpshëm urretje Inside Job, që ndodhi në SHBA nga një i ri kriminel 20-vjeçarë.
Zoti, fatmirësisht ishte plotësisht në anën e Presidentit Donald J. Trump dhe bëni një mrekulli, për të shpëtuar popullin amerikan dhe botën nga kjo greminë shkatërrimtare, ku SHBA-ja ka rënë tesh 4 vjet, nën drejtimin e të paaftit dhe supër të korruptuarit Biden-Harris dhe regjimit të tyre të papërgjeshme.
Shumë kohë më parë, pra në shekujt e kaluar, në historinë e presidentëve të SHBA-së, ka pasur fatkeqsisht raste të turpshme dhe flagrante të vrasjes apo plagosjes së presidëntëve dhe për fat të keq në të gjithë këto raste skenarët dhe plani i asgjësimit të tyre (presidentëve), është hartuar me dijeninë e plotë ose direkt nga CIA, FBI dhe Shërbimi “Sekret” pra, nga të ashtuquajturit “engjejt mbrojtës”, që në fakt gjithnjë kanë qenë të mbuluar nën lekurën e engjëllit, ashtu sikurse juda në kohën e kryqzimit të Krishtit.
Nga leximi i rrëfimeve të reja, kushdo zbulon se marksistja K. Harris u mundua të na jap të gjithëve një “mësim” bosh, me propagandën politike të saj, kur ajo përdori në mënyrë ironike kurrikulën arsimore të shtetit të Floridës, për të ilustruar sesa “efektive” dhe e thjeshtë është të realizohet, veçanërisht për dikë në një pozicion të lartë autoriteti.
Ajo e kupton shumë qartë, se shumica e studentëve të tejngopur me propagandë politike majtiste në universitetet amerikane, nuk do të hulumtojnë vlefshmërinë e ndryshimeve të saj, sepse ata janë shumë dembelë për t’a bërë këtë, sepse e shohin atë si një figurë marksiste të besuar ose kënaqen me mënyrën sesi rishikimet konfirmojnë paragjykimet e saj negative.
Unë jam i sigurt, se ka shumë debate të vlefshme për t’u pasur rreth asaj se çfarë lloj programi mësimor duhet t’u mësohet fëmijëve tanë nga të gjitha anët. Ne, duhet të sfidojmë llojin e përkthimit të historisë marksiste, që duam t’i përcjellim brezit të ardhshëm dhe nuk duhet të largohemi nga shëmtia e së kaluarës së vendit tonë, sepse ka mësime të mrekullueshme për të na nxjerrë nga rrethanat e tmerrshme.
Por, ne nuk mund të bëjmë një bisedë të drejtë dhe të ndershme, kur kemi politikanë marksiste, që duan të korruptojnë mundësitë e rritjes arsimore për teatrin e kllounëve politikë, sikurse po bën sot fatkeqsisht Harris, për të kryer keqbesimin me interpretime të rreme.
Dëmi i madh katastrofik është bërë dhe tani ajo mund të përfitojë nga kilometrat e udhëtimit të shpeshtë e ndihmuar fuqishëm dhe vazhdimisht non stop nga propaganda mediatike e Fake News, etj.
Paturpsisht Kamala po gënjen për kurrikulën e skllavërisë në Florida. Qëllimi i komunistëve amerikanë si zakonisht, është që të përdorin sërisht rizgjimin e kartës së vjetër racizmit të kohës së Obamës etj., para dhe pas tij, si armë të tyre të preferuar elektorale, por, do të deshtojnë sikurse edhe herët e tjera, sepse komunitetet me ngjyrë janë zgjuar nga gjumi i gjatë i mashtruesve të elitës marksiste dhe komuniste brenda “demokratëve” dhe sot ato me të drejtë po vazhdojnë të mbështesin fuqishëm Presidentin Trump, sepse thotë të vërtetën dhe nuk gënjen dhe manipulon elektoratin sikurse komunistët, për arsye të votave të tyre etj.
Por nga ana e tjetër, zv/presidentja Kamala Harris gënjeu paturpsisht dhe fabrikoi në librin e vet autobiografik historinë e rreme për “gjyshërit e saj” se janë “me ngjyrë” afrikano amerikanë. Pra, sipas çertifikatave të lindjes dhe çertifikatave të vdekjes dhe disa çertifikatave martese, të asaj që ajo pretedon se ishin të parët e saj, u konfirmua se Harris ose bëri një gabim të madh krejt “rastësisht”, ose ajo gënjeu plotësisht, sepse donte të bindte publikun se ishte e zezë (me ngjyrë afrikano amerikane) dhe se ajo ishte në fakt me origjinë irlandeze, dhe mediat, siç parashikohej, u çmendën plotësisht. Kësisoj invesiguesit e jetës së indianës Harris, thanë se ata zbuluan se babai i saj ishte i Bardhë dhe jo afrikano amerikan.
Investiguesja e palodhur e kësaj historie afrikano amerikanja Candace Owens thotë, se: “Unë mendoj, se unë jam me të vërtetë personi që kam qenë në këto rrugë, Kamala, sepse vendosa të shikoj thjesht gjenealogjinë e saj, pse përse bota po përpiqet të më bindë se kjo grua është papritmas me ngjyrë afrikano amerikane? Sikur sapo vendosën që ajo ishte me ngjyrë (zezake), sepse po kandidon dhe sepse ka prova, është e vërtetë, se babai i saj u rrit në Xhamajka.
Raca juaj, nuk ndryshon në mënyrë magjike, për shkak të vendit ku rriteni. Nëse rritem në Suedi, nuk mund të themi papritur se jam i bardhë. Ajo që zbulova ishte mjaft befasuese.
Tani, do t’ju pyes, kur ju lindi për herë të parë ideja, që Kamala ishte me ngjyrë afrikano amerikane (zezë)? Ju do të thoni, po, kur ajo filloi të kandidonte me Joe Biden dhe ky pretendim erdhi me të vërtetë nga vetë Kamala.”
Pra, nga përfundimi i investigimit i plotë e i pavarur doli se Kamala Harris, rrjedh nga një familje skllevërish irlandezë. Ky është një fakt historik, që ajo nuk mund t’a mohojë assesi.
Puna e madhe shteruese ose vepra e re e shkrimtarit Klajd Kapinova mbyllet me një temë origjinale shumë interesante. Ajo ka të bëj me ish kongresmenen demokrate samoane amerikane, e cila sot është fatmirësisht si përfaqsuese e administrates republikane. Ajo grua e talentuar quhet Tulsi Gabbard, e cila nga administra e re e Presidentit të 45-të & 47-të të SHBA-së Donald J. Trump, zgjidhet si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare.
Emërimi i politikanës së zgjuar dhe veteranes së ushtrisë amerikane ish kongresmenes demokrate dhe sot antare e partisë republikane Tulsi Gabbard, në kupolën e administratës së re të Presidentit Trump, menjëherë fitoi mbështetje nga disa segmente pozitive dhe patriotike amerikane, që ishin në përputhje me pikëpamjen e saj, kundër ndërhyrjeve ushtarake, dhe thirrjet e saj për reforma të thella në agjencitë e inteligjencës rezonuan me ata që kërkonin më shumë transparencë dhe llogaridhënie.
Kësisoj shohim se mbështetësit argumentuan, se gatishmëria e madhe e Gabbard për të sfiduar status quo-në dhe për të luftuar korrupsionin brenda komunitetit të inteligjencës, mund të sjellë frymë dhe një drejtim të ri, që u jep përparësi interesave të mirëfillta kombëtare amerikane dhe llogaridhënies mbi interesat personale dhe korruptive të rrënjosura thellë në burokracinë e agjencisë. Për më tepër, disa e lavdëruan atë për mendimin e saj të pavarur dhe gatishmërinë e madhe, për t’u bërë ballë presioneve amerikane politike marksiste.

Yonkers, New York, 2025

Nikolla Pashiqi: Shqiptarëve me ua mbyllë odat…!- Nga Skënder Karaçica

Koha e traditës
Në kohën e pushtimeve të tokave shqiptare(Kosovës) nga regjimi vrastar deri në shkallë të gjenocidit të Serbisë,kryeministri i shfrenuar antishqipar Nikolla Pashiqi në Beograd,pati dhënë urdhër për mbylljen e odave shqiptare.
Për urdhërin e tij,N.Pashiqi e kishte dërguar një ,,komision,,(sic!)për të parë nga afër se çfarë bëjnë e çfarë bisedojnë shqiptarët në odat e tyre…?
Ky farë ,,komisioni,,pasi e vështroi mirë e mirë,odat shqiptare në Kosovë,u kthyen në Beograd dhe i raportuan kryegjelatit antishqiptar Nikolla Pashiqi.
Në odat shqiptare,ata tubohen dhe bisedojnë për hallet e jetës,të familjes,të traditës,të historisë dhe,ata para brezit të ri shqiptar po u thoshin,ky regjim është i huaj,ky regjim na ka pushtua tokën e Kosovës tonë…Këto ishin bisedat e burrave shqiptar në odat e veta,kyreminsitër Nikolla Pashiq,i thanë në raportin e tyre ata të,,komisionit,,!
Nikolla Pashiqi pasi e dëgjoi raportin e ,,komisionit,,u përgjigj shkurt në gjuhën serbishte,që as Zoti nuk e kupton:
Shqiptarëve me ua mbyllë odat…!
(Dhjetor,2024)

KRUSHA E MADHE U BË GJEOGRAFIA E VDEKJES PËR LIRINË E KOSOVËS- Nga Skënder KARAÇICA

Recension
 
 
 
Besnik F.Hoti:Doktori që i dha jetë Lirisë:Dr.Fahredin Hoti, dëshmor i Kombit,botues Emira 2024,Rahovec.
 
Krusha e Madhe e Bajram Currit,Ukshin Hotit dhe dr.Fahredin Hotit u bë gjeografia e vdekjes  për lirinë e Kosovës.Doktori dhe poeti dr.Fahredin Hoti kishte ndjenjë vdekjeje për përgjakje të Kosovës.E kishin pëcjellë ata të veshur në të zeza,që erdhën nga larg(Serbia)të qartur e të përjargur për të vrarë doktorin  dhe krushjanët në kasaphanën(1998-1999) në Krushën e Madhe të Rahovecit.
 
 
 
Këto ditë doli nga shtypi libri (monografi) ,,Doktori që i dha jetë Lirisë(Dr.Fahredin Hoti,Dëshmor i kombit,shkruar nga i biri i tij Besnik F.Hoti,ish zëvëndesministër   i punëve të jashte në qeverinë e Kosovës dhe veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare.Në fjalën e autorit  faqe(13-19)thuhet se ishte një zë i brendshëm i ndërgjegjës historike  për dëshmorin e kombit dr.Fahredin Hoti,që u bë pjesë e epokës së historisë më të re kombëtare dhe lufta për çlirimin e trojeve të pushtuara në zjarret e pushkëve të djelmenisë së UÇK-së.
Dr. Fahredin Hoti,thuhet në faqet e kësaj monografie,u bë krah i luftës së drejtë,jo me pushkë në dorë,por me stetoskop,të ilaçeve dhe të pajisjeve të mjekësisë së doktrinës së luftës.Në dritën e këtyre ngjarjeve,doktori i luftës,u ndihmoi njerëzit me ilaçe e mjekim,por ishte në krah të djelmenisë të luftëtarëve të UÇK-së deri në çastet e rënies në fushë të nderit më 26 mars 1999,bashkë me të birin e tij Kreshnik Hoti.
 
Në Krushë të Madhe,tërë makineria luftarake e logjistikës fashiste e me skenar të gjenocidit  të Serbisë u  zbrazën në mesin e krushjanëve të pa mbrojtur,ku,siç thotë autori Besnik F.Hoti,u shkrua historia  me shkronja të gjakut.Në kronikat e kohës dhe të shkrimeve,të dëshmitarëve të gjallë ,përmendet nata e 25-26 të marsit 1999,ku makineria  serbe përmes logjistikës vrastare deri në shfarosje të substancës kombëtare,,Patkoi,,nisi kasaphanën e përgjakur të pushkatimit të mëshkujve karushjanë, të rinj e pleqë para syve të familjarëve.Në këtë fshat të përgjakur me pamjen  ,,Krusha e madhe si Srebrenica,,u vranë 241 krushjanë të pushkatuar e të djegur për së gjalli në mesin e tyre 7 fëmijë e 5 gra dhe të tjerët të dëbuar nga shtëpitë e veta nën masën e terrorit  e të përsekutimit më të egër antishqipar,thuhet në faqën 15 të monografisë,ku, më të drejtë për Krushën e Madhe dhe për krushjanët nuk pati verdikt të drejtësisë ndërkombëtare,thuhet në në monografinë e autorit Besnik F.Hoti.
 
Për monografinë,,Doktori që i dha jetë lirisë,,prof.Nusret Pllana, Universiteti ,,Hasan Prishtina,,në Prishtinë ,thekson se në këtë monografi të historisë më të re të Kosovës,në vete paraqet një shumësi rrëfimesh,secili më i vyer se tjetri,që,flasin për luftën e përgjakur për liri në rrugëtimin nga fëmijëria  e deri të rënia e Dëshmorit të Kombit dr.Fahredin Hoti në mesin e popullit të tij në Krushë të Madhe të Rahoveci.Duke hedhur dritë për monografinë,prof.Nusret Pllana,i mbushur me frymë me kujtesën e luftës së djelmenisë së UÇK-së e thekson zëshëm  se,historikisht  dihet se atdheu i tij është i përgjsymuar nga grabitjet e fqinjve nën ambrellën e pansllavizmit  Serbo-Rusi-Greqi-Mali i Zi dhe fati i dhimbjes për Kosovën.Po në këtë dritë,prof.N.Pllana,e përmend kohën dhe faktin e historisë,duke cituar kyreministrin anglez Grei(1913),që pati thënë se duke flijuar tokat shqiptare,ishte krijuar ,,qetësia evropiane,,(sic!).Por,kjo e dhënë antishiptare u shemb përmes frymës së lavdisë së djelmenisë së UÇK-së  kur më 28 nëntor 1997 doli publikisht para popullit të vet të Kosovës.
 
Në këtë monografi,janë botuar edhe disa të dhëna që për lexuesit të brezit të Republikës së Kosovës,do të sjellin orën e historisë për të praë nga afër se cila është Krusha e Madhe e Rahovecit.Po në këtë fshat heroik,afër shtëpisë së dr.Fahredin Hoti,pati lindur Plaku i Maleve,Bajram Curri dhe intelektuali  e politilogu i kombit Mr.Ukshin HotiNë rrugëtimin e tij dr. Fahredin Hoti me mantilin e bardhë shërbeu me dinjitet në fushën e mjekësisë në Rahovec,Malishevë,Prizren dhe Prishtinë.Në familjen Hoti,thuhet në kronikat e kohës,ora e dhimbje dhe tragjikja nuk përfundoi vetëm me kaq.Ende pa u varrosur trupat e dr.Fahredin dhe Kreshnik Hoti,makineria e Serbisë vrastare vazhduan skenarët e orëve të shfarosjes e të gjenocidit kundër krushjanëve.Në vijat e këtyre skenaëve nuk shpetoi as babai i tij Shemsedini,i cili nga fakturat e shumta  të gjakderdhjes  së brendshme,vdiq  afër Zhurit,pranë kufirit shqiptaro-shqiptar  në moshën 67 vjeqare.
 
Në fund të monografisë,,Doktori që i dha jetë lirisë,,dr. Fahredin Hoti-Dëshmor i Kombit,,janë botuar pesëdhjetë e dy paraqitje të kujtimeve të përsonaliteve  të fushës së mjeksësisë,të eprorëve ushtarakë të djelmenisë së UÇK-së,të veprimtarëve,të intelektualëve nga vendet e ndryshme të Kosovës dhe Amerika,që e përmbushin porosinë me kronikat e historisë të jetës e të shërbimit pranë popullit të tij  si doktor e si njeri me shpirt luftarak për kombin,atdheun dhe lirinë e Kosovës. 
 

Vatra Manhattan Branch: Tetë pika për të kuptuar që Federata Pan Shqiptare VATRA është nën tirani

Tetë pika për të kuptuar që Federata Pan Shqiptare VATRA është nën tirani👇
1. Pushteti i përqendruar: Vendimet merren vetëm nga një grup i vogël personash ose një individ i vetëm, duke përjashtuar degët dhe anëtarët e thjeshtë nga procesi vendimmarrës.
2. Mosrespektimi i statutit: Statuti i organizatës shpërfillet ose ndryshohet pa miratim të përgjithshëm nga kuvendi, duke krijuar kaos institucional dhe mungesë transparence.
3. Persekutimi i anëtarëve vendim personal i kyetarit te vetëshpallur: Anëtarët që kritikojnë gjëndjen e Vatrës apo kundërshtojnë vendimet e udhëheqjes (lidershipit) shpallen “të përjashtuar” çohen nëpër gjyqe, pa vendim të kshillit apo kuvendit.
4. Mungesa e transparencës: Anëtarësia nuk ka qasje në informacion të rëndësishëm për financat, mbledhjet apo aktivitetet e VATRËS.
5. Kontroll mbi degët: Degëve të VATRËS nuk u jepet liria të funksionojnë në mënyrë të pavarur sipas statutut të tyre.
6. Qasja ndaj kritikës: Çdo formë kritike shihet si sulm dhe përballet me censurë apo sulme personale kundër individëve që guxojnë të flasin.
7. Shpërfillja e interesave kombëtare: Kur vendimet apo veprimet e udhëheqjes bien ndesh me misionin dhe interesat e VATRËS si organizatë kombëtare shqiptare.
8. Gazeta Diell është kthyer në gazet personale të Sokol Pajes: çensurë totale ndaj anëtarësis dhe bllokim masiv i vatranve në rrjetin social FACEBOOK.
Tirania në një organizatë si VATRA është një kërcënim për demokracinë dhe trashëgiminë e saj historike. Zëri i çdo anëtari duhet të dëgjohet dhe respektuar për të siguruar që VATRA të mbetet një organizatë e lirë dhe e drejtë.
Agustin Mirakaj

Mirenjohje ndaj bijve te Kastratit qe kontribuan financiarisht per te ndihmue familjet ne nevoje

Në emer te Shoqates Kastrati dua te shpreh Mirenjohje ndaj bijve te Kastratit qe kontribuan financiarisht per te ndihmue familjet ne nevoje:
Pjerin Prekaj $500
Florian Curaj $500
Noc Lumaj $300
Ylli Gilaj $300
Nikolin Muçaj $300
Pllumb Kalaj $300
Ben Burgaj $300
Valentin Lumaj $300
Ardian Bruçaj $250
Flamur Gjokaj $200
Ferdinand Dedaj $200
Kol Burgaj $100
Lush Popaj $100
Kristjan Miculi $100
Lush Marinaj $100
——————————
Total $3850
Nga ky fond do te perfitojne ndihma ushqimore 35 familje ne nevoje ne fshatrat e Kastratit. Shperndarja do te realizohet diten e Diele me 29 Dhjetor.
Pergatitja dhe shperndarja e paketave te ushqimeve do te behet nga grupi i punes:
1. Prek Kokaj, Bajze Qender
2. Ben Hasaj, Aliaj
3. Rrok Ndoci, Pjetroshan
4. Gjon Kalaj, Vukpalaj
5. Nikoll Isufaj, Katun i Kastratit
6. Qigj Delaj, Kryeplaku Jeranit
7. Kol Vuksani, Ivanaj
Zoti jua shperblefte me shnet, bekime e hire ne familjet tueja!
Kryetari, Valentin Lumaj
Nenkryetar, Sokol Kalaj
Sekretar, Ben Burgaj

IN MEMORIAM: Në Baicë të Drenicës, vdiq ish i burgosuri politik Sejdi Sadri Leku (1944-2024)- Nga Skënder KARAÇICA

 
 
ME PLIS TË BARDHË PARA HASMIT PËR LIRINË E KOSOVËS
 
 
 
  
Në fshatin Baicë të Drenicës,sot ka vdekur i burgosuri politik i viteve 1981,Sejdi(Sadri)Leku,i cili tërë jetën ishte në krah të frymës kombëtare për Liri dhe Pavarësi të Kosovës.Me punën  e tij të ndershme ai në punëtorinë e tij bënte dyer e dritare për shtëpitë e reja në Drenicë.Në punë dhe në veprimzarinë e tij prej veprimtari e burrit të odës,nuk e hoqi plisin e bardhë nga koka.E kishte për nder e për kujtim të traditës e të porosisë së babait Sadri Leku,njeriu i përkushtuar për tokën e bukës dhe për rritjen e fëmijëve, të djemëve dhe të vajzave në Drenicën e halleve të kohës…
 
Ishte viti 1981 kur tërë Kosova vlonte nga brohortijet e demonstratave të rinisë,të studentëve dhe të popullit,në kërkim të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.Regjimi shekullor i Serbisë  e kishte mbushur kupën me kurthat,hilet,vrasjet dhe skenarët e varfërisë dhe të shfarosjes për shqiptarët në tokën e vet.Kosova në këto vite ishte pjesa më e varfër e ish-Jugosllavisë dhe,për këtë nuk i prishej rahatia regjimit antishqiptar të Serbisë.Për shqiptarët në Drenicë,edhe kur shkonin në arat e bukës për të punuar,jetën e kishin luftë me regjimin serbo-jugosllav.
 
Sejdi (Sadri)Leku,në Gllogofc të kohës punoi si mjeshtër i mirë për dyer e dritare të reja.Ai gëzohej kur shihte që në fshatrat e Drenicës ndërtoheshin shtëpitë e reja dhe,mjeshtria e tij e vyer,bëhej pjesë e kulmeve të kuqe të shtëpive të reja,ku,bëhej dasmë e gëzime të familjes shqiptare nën vëzhgimin e pa rreshtur të regjimit se çfarë po bëjnë në Drenicë…?!Djali i Baicës,djali i Sadri Lekut,njeriut të vuajtur të udhëve të jetimit,e kishin burrëruar para kohe djalin e madh të tij Sajdiun,që me plis të bardhë,më ballin e hapur punoi natë e ditë për të mbajtur familjen me shumë anëtarë.Sejdiu u bë i njohur si mjeshtër për dyer e dritare në Drenicë dhe,përmes ,,fabrikës,, së tij ai mbijetoi kundër regjimit të kohës,vrastare dhe antishqiptare…
 
Në kronikën e jetë së tij ai kujtohet kur në demonstratat e rinisë shkollore në Gllogofc(1981)e mbylli duqanin e tij dhe u bashkua me turmën  e shpirtit liridashës në Drenicë,me thirrjen e zëshme përtej maleve,,Kosova Republikë,,!Nuk u ndal vetëm me kaq,përditë Sejdiu në krah të rinisë e të demonstratave…Pushteti serb dhe udbashët e kishin  përcjellë hap pas hapi burrin  nga Baica dhe,në fund të udhës të shpirtit kryengritës të rinisë së Drenicës,e ndalin Sejdi (Sadri)Leku dhe ia vëjnë hekurat në duart e tij për të dërguar prapa grillave të burgut në Prishtinë.Aty nis kalvari i vuajtjeve,të maltertimeve,të rrahjes me hekurat shkopinj të policisë për të kërkuar fjalën e tij:Se kush qëndrona pas turmës së madhe të historisë më të re të Drenicës kundër regjimit serbo-jugosllav dhe për parollën me motive të platformës kombëtare,,Kosova Republikë,,!
 
Në burgun e Prishtinës  dhe më vonë në burgjet e Serbisë,i denuar për veprimtari armiqësore sipas ligjeve të kohës,Sejdi(Sadri)Leku në tërë kalvarin e përgjakjes së trupit të tij,nuk e hoqi nga koka plisin e bardhë ,shenjë e traditës të maleve për liri të Drenicës…!Kështu mbeti tërë jetën burri dhe kryengritësi me frymën e lëvizjes së madhe,deri në kohën kur në Drenicë,doli para regjimit vrastar të Serbisë dhe para botës UÇK-ja në varrimin e mësuesit të vrarë në shkollën e Llaushës.
 
Tashti në vitin 1998 në Gllogofc,kishin ardhur forca të shumëta policore,ushtarake dhe paramilitare për të vrarë,për të djegur e shfarosur Drenicën.Në udhëkryqin Gllogofc-Skenderaj gjëndej shtëpia e vëllait të tij Gani Leku dhe,për shkak të rethimit e të bombardimit me armat më të rënda serbe,shumë familje shqiptare ia mësyen qendrës së Gllogofcit,që të shpetojnë nga skenarët e Serbisë të njohur për kohën,,Patkoj,,!Çaste të rënda,kishin ardhur për këtë anë të njohur në luftëra të prëgjakura,ku,në historinë shekullore të pushtimit e të ripushtimit nga Serbia,nuk ia ndali pushkën në malet kazerma të Ahmet Delisë,të Azem Bejtës,të Shaban Palluzhës dhe së fundi kryengritja e kthesës së madhe të historisë të Komandantit Legjendar të UÇK-së të Adem Jasharit.
 
Gllogofci në vitin 1998 ishte i rrethuar nga të katër anët nga forcat serbe.Sejdi (Sadri)Leku kishte dalur tek shkallët e shtëpisë dhe kishte filluar të grinte pak duhat(kaçak)për kutinë e burrërisë së tij.Në këto çaste po i thonë Sejdiut,hajde më shpejtë se jemi të rrfethuar e,hasmi nuk na pret…!Paksa si me humor,Sejdiu ua kthej fjalën:Pa e gri duhanin,nuk e kam ndërmend me e lshua shëtpinë…!Hjade me shpejt se ata erdhën në oborrin tonë,i thanë ata të shtëpisë përseri.Sejdiu nguli këmbë dhe,forcat armike të Serbisë i priti në tokën e vet,me plis të bardhë e para vdekjes…!
 
Përseri pas torturave të përgjakura,Sejdiu  për herë të dytë u gjënd në burgjet e Serbisë,i dërmuar para vdekjes…!Dhe,në katrahurën deri në shkallë të gjenocidit,Kosova dhe shqiptarët,në vitin 1999, në krah të ndërhyrjes së forcave ushtarake(NATO) të aleatëve të udhëhequr nga Amerika,rrezet e diellit të lirisë së Kosovës erdhën me Lirinë dhe Pavarësinë.Në odat e Drenicës,historia shqiptare është shpjeguar se qyshse nga viti 1912-1999,shqiptarët asnjëherë nuk e kanë pranuar për shtet të vetin Jugosllavinë e aq më shumë Serbinë fashiste.
 
Sejdi(Sadri)Leku,kohën e Lirisë e të Pavarësisë së Kosovës e pati pritur ne zemër hapur dhe,shpeshherë thoshte:Të qofshin falë plagët dhe gjaku im,Kosova e Lirë!

A PO E NJEH KËTË UDHËTAR?- Nga Skënder Karaçica

Skicë fjalësh
Udhët e jetës,kah nuk të çojnë,thanë disa zëra burash në një tavolinë kafeje në Prishtinë…Aty pari kaloi me hapat kutrrum një njeri i panjohur për ata në tovolinën e kafës së mëngjesit në Prishtinë.
– A po e njihni këtë njeri me këta hapa kutrrum,- u tha njeriu në qoshin e djathtë të tovolinës për të pranishmit.
– Nuk po e njohim këtë udhëtar në sheshin e Prishtinës,-u përgjigjen të pranishmit në tovolinën e kafës së mëngjesit…!
– Nuk po e njihni,-unë ju tregoj se kush është,-u tha njeriu në qoshin e djathtë të tovolinës.
– Ky udhëtar në sheshin e Prishtinës është deputeti i popullit!E kemi votuar para ketër vjetësh,kur ai erdhi i mbushur frymë e,duke belbëzuar na pati thënë se,do të jem përfaqësues i denjë i popullit,-thoshte në fushatën e sheshit…
– E kemi të qartë,-thanë ata njëzëri në tovolinën e kafës së mëngjesit.
– Sa na është bër qejfi,që pas katër vjetësh e pamë afër, sy me sy me deputetin e popullit,-ishin njëzëri ata të tovolinës dhe të votës së lirë të sovranit…!
Kështu e ka jeta,thonë në artin e gjeniut popullor:Të rrova e më rrove ,por briski i berberit…!
Për fund,deputetet e popullit që do të zgjidhën me 9 shkurt 2025,mos të harrojnë të qëndrojnë në krah të sovranit të votës së lirë…!
Deputetë të popullit,mos u bëni udhëtarë të pa njohur në sheshin e Prishtinës!
(Dhjetor,2024)

TË KEMI SHPËRBLIME NË FUND TË MOTMOTIT- Nga Skënder Karaçica

Frymë jete
Bota intelektuale të jetës akademike,universitare,të artit të letërsisë,të shkencës,të poetëve e shkrimtarëve,të mjekëve,të sportistëve dhe të tjerëve në Kosovë,pse nuk kemi shpërblime në emër të institucioneve shtetërore,që dikur ishte traditë e mirë në fund të motmotit.
Dikur,në Kosovë,kishim shpërblimet e Dhjetorit,të Nëntorit,të gazetës,,Rilindja,,të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe çmime tjera për të merituarit në frymën e jetës…!Në fund të motmotit,kishim shpërblime nga institucionet e komunës së Prishtinës si dhe nga institucionet kulturore të kohës për të merituarit të fushës krijuese.
Po në dritën e kohës,poetë e shkrimtarë të Kosovës patën marrë çmimet të nduarnduarta ndërkombëtare,që ishin nderim për kombin dhe hapësirën krijuese shqiptare, sikundër e kishim poetin me pasaportën poetike evropiane Ali Podrimja.
Për fund i bëjmë thirrje Ministrisë së Kulturës në Prishtinë,që të rinis programin e shpërblimit për të merituarit e frymës krijuese në fund të motmotit dhe, e njëjta të bëhet traditë për institucionet e shtetit të Kosovës.
Mos të harrojmë frymën krijuese të dijes e të letërsisë si dhe të fushave tjera,ndonëse shpërblimi vjetor është nderim e motivim për tipare të reja të botës krijuese e shkencore.
Me fat Motmoti i Ri 2025!
(Çikago,dhjetor,2024)

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka mbetur në rrugë dhe pa kulm mbi kokë në Nju Jork!- Nga Skënder Karaçica

Jeta shkruan romane
Këngëtarja Parashqevi Simaku erdhi në Amerikë dhe,në ëndrrat e saj kishte të bëhet pjesë e skenës në Holivud.Kjo ëndërr mbeti në dhomat e gjumit e,ajo e vazhdoi jetën në metropolet e Amerikës,ku u martua me një amerikan.Huqet e jetës e bën të vetën kur e reja shqiptare u divorcua  nga burri i saj amerikan,duke lënë një djalë të lindur në këtë martesë.
Udhët e jetës për Parashqevi Simaku morën kahje tjetër,ku vetmia dhe fryma urbane moderne amerikane e bën të përgjumur dhe,humbja e shpesës për jetë.Në dritat e qytetit milionësh të Nju Jorkut,këngëtarja shqiptare humbi themelet e shtëpisë,të familjes dhe ana tjetër e pentagramit të këngës së lehtë-popullore në këtë errësisë nuk ishte më vetvetja.
Këtu ndalet pentagrami i këngës shqiptare!
Çfarë po ndodh me jetën e trishtë të Parashqevi Simaku në Nju Jork,ku,siç vë në spikamë në lajmin e tij përmes kamarës së televizionit Klan në Tiranë,gazetarei Blendi Favziu,jeta e saj është bër e trishtë,pa shtëpi,pa familje e vetme,ku,siç thuhet me zhargonin amerikan(homles)të rrugëve në Nju Jork…!Huqet e jetës nganjëherë shembin shpirtëra njerëzish,humbin dikah e,mbrapa u shkojnë hijet e gjurmët që kanë lënë për të tjerët.Për jetën e këngëtarës shqiptare,pentagrami i këngës së bukur dhe vokali i saj u bë një klithmë në udhët  e Nju Jorkut:Nuk kam  më zë vokal e as pentagram për këngën shqiptare,sikur u thotë shqiptarëve Parshqevi Simaku,tashti e vetmuara në jetë…!
Në paraqitjen e tij Blendi Fevziu,hedh dritë për fatin e Parashqevi Simaku me shpirt të trazuar e gjendje të trishtë,që më nuk kanë vlerë fjala e përkrahjes nga shqiptarët për ta marrë në shtëpitë e veta ,ku ajo ka kundërshtuar dhe është nisur dikah me vetminë…!Ajo tashti nuk ka shtëpi,nuk ka kulm mbi kokë dhe,nuk dihet se çfarë do të jetë e nesërmja në udhët e Nju Jorkut.Për katrahurën e dhimbjes për këngëtarën tonë nuk janë në dijeni familja e saj në Tiranë,thotë Blendi Fevziu.
Jeta shkruan romane,Pararshqevi Simaku,bëhet përsonazh i dhimbjes shqiptare dhe,i bëjmë thirrje diasporës shqiptare në Amerikë dhe Ambasadës së Shqipërisë në Washington,që për këngëtarën të nisin aksionin e ndihmës për të shpëtuar nga jeta pa adresë e pa shpresë,duke ia krijuar kushtet për kthimin në Shqipëri dhe akordimin e një pensioni të artistit të këngës shqiptare.
Kemi dhimbje për artistën e këngës!Kjo është jeta do të thoshin francezët!Vokali i bukur dhe pentagrami i Parshqevi Simaku ka mbetur veçse koncertët muzikore,festivalet në Tiranë dhe,kujtimet tona pa duartroktije frenetike…!
Jeta shkruan romane për Parshqevi Simaku në Nju Jork!
(Çikago,dhjetor,2024)
 
Skënder Karaçica

TRI PYETJE PËR ADRIATIK LAPAJN?- Nga VALENTIN LUMAJ



Nga politika shqiptare ka dalë një pinjolli i ri, Adriatik Lapaj. Ky ka thirrur të shtunën një takim me shqiptarë këtu në Michigan. Unë nuk jam i informuar mjaftueshem për një gjykim të plotë për dhe në pamundësi për të marrë pjesë në takimin e tij, po e pyes nga këtu ne FB:

1-Kush e financon Adriatik Lapajn?

E kemi parë Adriatikun në një tur disi të befasishëm në Greqi, Itali, Gjermani e Europë, me ekip të gjerë që e shoqërojnë. Pra Adriatiku është në një fushatë të mirfilltë, dhe dihet së fushatat janë shumë të kushtueshme. Edhe sikur ky tur të ishte në Shqipëri, unë do të pyesja: ku i merr paratë ky njeri i ri në moshë? Si e përballon jetësën kur nuk punon? Kush ja paguan shpenzimet e jetesës gjatë gjithë kësaj kohe që merret me fushatë? Kush ja paguan reklamat? Po shoqëruesit kush ja paguan. Po sallat që rezervon kush ja paguan?

Pyetja katërfishohet momentin qe Adriatiku fillon udhëtimet politike në Evropë dhe 6-fishohet kur vjen në amerikë. Them gjashtëfishohet mbasi shpenzimet janë gjashtë herë më të mëdha. Vetëm një biletë avioni në këtë kohë festash kushton rreth $1800. Po hotelet, po restorantet, po sallat moderne të takimeve. Po të shumëzohen me numrin e shoqëruesve del një kosto shumë e lartë, që më bën kurioz të di se si e paguan Adriatik Lapaj. Nuk kam parë as Fundraiser të organizohen për fushatëne tij, sikurse ndodh rëndom në kohë fushatash.
Mbaj mend Erion Veliaj kur filloi MJAFT-in të thoshte që e financonte e ëma. Po Adriatikun kush e financon?

2-Kujt i shërben Adriatik Lapaj?

“Shqipëria Bëhet” është parti e majtë apo e djathtë?
Në fakt Adriatku ka thënë se nuk është parti por është lëvizje. Kjo lëvizje kujt i shërben të majtës apo të djathtës, qeverisë apo opozitës? Adriatiku ka deklaruar se është opozitar, por jam befasuar nga fakti se ai sulmon edhe opozitën. Pra është e sigurtë se opozitës nuk i shërben. Nëse nuk i shërben opozitës, atëherë kujt I shërben?
Edhe motoja e Erion Velise ishte “Mjaft me politikën e vjetër”, por Erioni na doli nje lapangjoz i Rames.

3-A do të krijojë një parti të re para zgjedhjeve Adriatik Lapaj?

Mua personalisht më pëlqen sistemi politik dy partiak sikurse është në Amerikë apo Angli dhe vende të zhvilluara. Pra, majtas ose djathtas, liberal ose konservator. Këto partitë e qendrës, as andej as këndej, janë përdorur shpesh si “pyka” dhe kalojnë herë me njërën dhe herë me tjetrën parti duke i dhënë pushtetin një partie që nuk e siguron shumicën e mjaftueshme. LSI-ja e ka luajtur këtë rol më së miri. LSI-ja solli në pushtet diktatorin Rama. Të paktën, LSI-në apo Partia e Lirisë ka identitet, e dimë se është parti e majtë, produkt i PS-së. Po “Shqipëria Bëhet” a do të bëhet parti? A ka kjo lëvizje një program, dhe cilat shtresa përfaqëson nëse bëhet parti, majtas apo djathtas. Përse nuk e shpjegon këtë Adriatik Lapaj?
Se nëse edhe Adriatiku na del si Erioni, atëherë “Shqipëria Bëhet” çfarë: Lopë për ta mjelur, arë për ta vjelur apo bashki për ta vjellur?!

(Video) U përkujtua me madhështi në Michigan Dom Prenk Ndrevashaj Nga Valentin Lumaj

U përkujtua me madhështi në Michigan Dom Prenk Ndrevashaj

Në Qendrën Kulturore të Kishës Zoja Pajtore në Southfield, Miçigan me nderime dhe respekt të lartë u përkujtua themeluesi i komunitetit katolik shqiptar dhe Famullisë Zoja Pajtore e Shqiptarëve, Primus Prenk Ndrevashaj, me rastin e 20 Vjetorit te kalimit në amshim.

Komisioni organizativ i kryesuar nga Dr. Gjeka Gjelaj, z. Valentin Lumaj dhe z. Pjerin Prekaj kishin shpallur me kohë organizimin e aktiviteteve të ndryshme për këtë përvjetor të cilat përmblidhnin një Meshë Shënjte, një Seminar Përkujtimor dhe një Darkë Solemne.

Aktivitetetet Dom Prenkën më 8 dhjetor, 2024 përkuan edhe me 8 dhjetorin 1990 të demostratave antikomuniste. Kujtoj se Dom Prenk Ndrevashaj ka qenë i përndjekur, i burgosur, i arratisur dhe i mbijetuar i terrorit komunist shqiptar.

Mesha Shenjte filloi në orën 12:30 pm dhe u drejtua nga famullitari i Kishës së Shën Palit dom Fred Kalaj dhe Dom Dino Çekrezi. Kishin ardhur enkas për këtë rast nga Shqipëria drejtori i Radio-Marisë në Shkodër, dom Prek Lazri dhe Provinciali i Rendit Françeskan, Shkodër Mali i Zi, Patër Pashko Gojçaj. Asistoi po ashtu edhe xhakoni Aleksandër Stanaj.

Si jashtë zakonisht, kisha ishte e mbushur plot me besimtarë që ndoqën Meshën Shenjte që ju kushtua shpirtit të Dom Prenk Ndrevashës.

Fill mbas meshës, në oren 2 pm, besmtarët dhe adhuruesit e Dom Prenk Ndrevashës u mblodhën në sallën e Qendrës Kulturore Nënë Tereza, ku ishte pregatitur një drekë për të gjithë të pranishmit. Salla ishte dekoruar me ngjyrat kombëtare shqiptare. Në qendër të skenës një banderolë e madhe që shpallte seminarin, ndërsa në një anë të sallës ishte zbukuruar me ornamente të ndryshme dhe një fotografi e madhe e dom Prenkës.

Seminari Përkujtimor filloi punimet në orën 2:45 pm sipas programit të parapregatitur për këtë rast. Seminari u drejtua nga çifti Valentin dhe Merushe Lumaj, aktivistë të Kishës Zoja Pajtore.

Në fjalën e hapjes z. Valentin Lumaj ndër të tjera tha se janë shumë pak ata njerëz që jo vetëm me jetën por edhe me vdekjen e tyre sjellin jetë e dritë dhe bahen frymëzim për gjeneratat e ardhshme. Një ndër ta ishte Dom Prenka. Ai na la si trashëgim kujtimet dhe veprën e tij që asht sot udhëzim për ne dhe kishat tona se si të jetojmë me Zotin dhe me njëri tjetrin, si të drejtojmë komunitetin, si të rezistojmë në ditë të vështira, si të gëzojmë në ditë të mira. Ai ftoi të pranishmit që në fjalën e tyre të sillnin kujtimet më te mira dhe pozitive nga njoha e tyre me dom Prenkën.

Znj. Merushe Lumaj paraqiti te ftuarit e rastit që ishin:

Provinciali i françeskan i Nunciatës Shkodër- Mal i Zi, Patër Pashko Gojçaj, drejtori i Radio-Marisë Shkodër, Dom Prek Lazri, famullitarët e Kishës Shën Palit, Dom Fred Kalaj dhe dom Xhovani Kokona, ish famullitari i Kishës Shën Palit, dom Anton Kcira, famullitari i Kishës Zoja Pajtore, Dom Dino Çekrezi, profesor Lisandri Kola, xhakoni Aleksandër Stanaj, avokat Joseph Dedvukaj, si dhe shumë persona të tjerë të nderuar të komunitetit dhe miq të Dom Prenk Ndrevashës

Famullitari i Kishës Zoja Pajtore Dom Dino Çekrezi foli për veprat e mira të dukshme dhe trashëgiminë që ka nga Dom Ndrevashaj dhe përgjegjësinë për të vazhduar misionin meshtarak në gjurmët e tij. Dom Dino gjithashtu tha një lutje dhe bekoi Seminarin.

Dom Fred Kalaj bëri një histori të gjatë të kujtimeve të tij që nga femijëria dhe shkollimi i Dom Prekës në Seminarin Jezuit, koha në burg, arratisja e deri me njohja e tij me Dom Prenkën. Dom Fredi foli për vështirësitë e jetës, të guximit, vendosmërisë dhe devotshmërisë së Dom Prenkës. Foli gjithashtu për anën bamirëse të tij duke ndihmuar për dokumentimin e rreth 10 mijë shqiptarëve.

Pater Pashko Gojçaj u ndal në fjalën e tij në kujtimet që nga njohja me dom Prenkën i cili dha gjithçka për t’u bërë meshtar, jeta nuk e kurseu, u përballua me shumë probleme dhe vështirësi, por me ndihmën e Zotit të gjitha i përballoi.

Dom Prek Lazri në fjalën e tij tha se Dom Prenka kishte lënë mbresa të jashtëzakonshme në jëtën e tij dhe suksesin e Radio-Marisë ja dedikoi kontributit të Dom Prek Ndrevashës.

Moderatori Valentin Lumaj lexoi një letër përshëndetje të dërguar nga shkrimtari Visar Zhiti, që titullohej “Para ikonës së Dom Prenk Ndrevashës” dhe fillonte me rreshtat: “Do të doja të sillja fjalët e nderimit tim ashtu si përuljen time para ikonës plot dritë të Dom Prenk Ndrevashaj te ju, pranë kishës “Pajtorja e shqiptarëve”, që ai themeloi në Miçigan…”.

Xhakoni Aleksandër Stanaj solli në kujtesë mbështetjen dhe shtysën që dom Prenka i dha atij në rrugëtimin e tij për ti shërbyer Kishës. Po ashtu ai falenderoi të afërmin e dom Prenkës, Ndrek Gurin për ndihmën qe i kishte dhënë.

Profesori i Universitetit të Miçiganit, Lisandri Kola në ligjëratën e tij përshkroi artin letrar dhe poetik të Dom Prenk Ndrevashës. Ai theksoi se vepra letrare e dom Prenkës asht e një rëndësie kombëtare dhe shtroi propozimin për organizimin, inventarizimin dhe dixhitalizimin e të gjitha materialeve arkivore të Dom Prenkës të ruajtura në Kishën e Zojës Pajtore.

Avokati i njohur shqiptar Joseph Dedvukaj solli përjetimet e tij me dom Prenkën. Ai tha se ishte dom Prenka që e motivoi të mësonte gjuhën shqipe kur i kishte thënë se “Zoti flet shqip”. Ai tha se babai i tij Shtjefën Dedvukaj dhe krejt familja e tij e kishin perkrahur dom Prenkë ne misionin e tij në Miçigan.

Gazetari dhe studiuesi Zef Përgega në fjalën e tij foli mbi korrespondencën e gjerë të Dom Prenkës me miqtë e tij. Z. Pergega lexoi dy letra këmbime origjinale të dom Prenk Ndrevashës me Imam Vehbi Ismajlin dhe baba Rexhepin..

Ndoc Lumaj në fjalën e tuj përmalluese tregoi disa kujtime të tij nga njohja e parë me dom Prenkën. Ndoc Lumaj tha se për nga vështirësitë, përkushtimi dhe pervuejtnia, Dom Prenka meriton te shpallet shenjt.

Aktivistja Huana Kurti shprehi mirënjohje ndaj Dom Prenkës për pritjen dhe ndihmën fillestare që i kishte dhënë mbas ardhjes së saj në Amerikë dhe tha se bamirësia e Dom Prenkës asht trashëgimia dhe modeli për të gjithë ne se si ti ndihmojmë njerëzit në nevojë.

Në vazhdim folën bashkëkohësit dhe adhurues të Dom Prenk Ndrevashës, Sopranoja Ermelinda Paparisto, Rita Gjelaj, Mark Gojçaj, Dom Xhovani Kokona etj.

Spikati fjala e gjatë me kujtime të jashtëzakonshme të bashkëpunëtorit të dom Prenkë Ndrevashës, Gjergj Vulaj, i cili mes lotësh solli përjetime që përmalluan të pranishmit.

Moderatorja Merushe Lumaj lexoi një pjesë nga ligjërata që kishte dërguar për këtë rast publicisti dhe miku i dom Prenkës, Frank Shkreli. Ndër të tjera z. Shkreli shkruante: “Ne sot kujtojmë Dom Prekën por, njëkohsisht, falë Dom Prekës, si udhëheqës, jo vetëm fetar, i këtij komuniteti, sot kujtojmë dhe festojmë edhe një histori të lavdishme arritjesh e suksesesh të komunitetit shqiptaro-amerikan në Detroit…”.

Dr. Gjeka Gjelaj njoftoi të pranishmit se të gjitha ligjëratat, perjetimet, historitë, shkrimet dhe punimet e kësaj dite përkujtimore do të përmblidhen në një libër që do ti kushtohet Dom Prenkës.

Moderatori Lumaj thuri tribute per Famullitarin e pensionuar Dom Ndue Gjergji, pas ardhës i Dom Prenkës, si sherbëtor i denjë i Krishtit, vizionar dhe dhe patriot, i cili e rriti dhe e zhvilloi më tej Kishen e Zojes Pajtore.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë edhe për punën dhe kontributin e famullitarit të pensionuar Dom Anton Kcira, i cili ishte në sallë, si dhe falenderoi biznesmenin Pjetër Stanaj për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë ndaj

Kishës Zoja Pajtore qysh nga koha e Dom Prenkë, së dom Ndue Gjergjit dhe vazhdon të kontribuojë.

Në përfundim z. Lumaj falenderoi Këshillin e Kishës dhe harmoninënë mes anëtërëve te tij nën drejtimin e biznesmenit Pjerin Preka, nën kryetarin Marjan Gjetja, sekretaren Viktoria Dedivanaj dhe anëtarët, Vuksan Junçaj, Fran Shkreli, Gjeka Gjelaj, Ndrec Merditaj, Lekë Pecaj, Ylli Gilaj, Ferdinand Dedaj, Luigj Nilaj, Rrok Dedivani, Zef Përgega, Kolë Burgaj, Filip Skela, Gjokë Lucaj, Ednik Toma dhe Steve Lucaj.

Seminari përfundoi me sukses të plotë punimet dhe u mbyll në orën 5:30 pm.

Në orën 7 pm dyert e Qendrës Nënë Tereza u hapën përsëri për një darkë solemne me besimtarë dhe miqtë e dom Prenk Ndrevashës. Darka u moderua me profesionalizëm nga dr. Gjeka Gjelaj dhe bashkëshortja e tij Rita Gjelaj.

Dr. Gjelaj në fjalën e tij bëri një përshkrim në detaje të jetës së vështirë por të lavdishme të dom Prenk Ndrevashës qysh nga njohja e tyre në fakultet ne Romë, më pas me ardhjen e dom Prenkës në Amerikë dhe deri në pensionimin e tij. Dr. Gjelaj tregoi të pranishmëve dëshmi dhe përjetime të patreguara më parë, që nga kushtet e vështira të jetës së dom Prenkës dhe të vetë Kishës Zoja Pajtore dhe solli dëshmi mbi tentativat për zhdukjen fizike të dom Prenkës nga sigurimi komunist shqiptar.

Znj. Rita Gjelaj solli kujtimet e saj nga njohja me Dom Prenkën, mbështetjen dhe motivimin që ai i kishte dhënë asaj në vitet e para në Amerikë. Znj. Gjelaj bëri prezantimin individual të të ftuarve të nderit të vendosur në një banket të gjerë. Ajo solli në kujtësë një nga përkrahësit dhe krahu i djathtë i dom Prenkës, Vasel Dodaj, djali i të cilit ishte i ftuar në tryezën e nderit.

Dr. Gjelaj falenderoi në veçanti besimtarin e devotshëm dhe biznesmenin Lukë Dedvukaj për kontributin e madh që ka dhënë dhe vazhdon të japë për kishën e zojës Pajtore dhe të Shën Palit.

Në emër të disa familjeve malësore Junçaj, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Dom Prenkës dhe kanë ndihmuar në sikurimin e ndërtesës së kishës foli z. Tom Junçaj.

Në emër të familjes Dodaj, foli Gjergj Vasel Dodaj.

Në emër të bijve të Dukagjinit foli z. Cam Shkambi.

Në emër të familjes sinishtaj foli Nicholas Sinishtaj.

Përshendeti po ashtu edhe avokati Joseph Dedvukaj.

Në vazhdim u kënduan disa këngë patriotike përfshi një këngë kushtuar dom Prenk Ndrevashës dhe këngës “Na bashkoi Zoja Pajtore” me tekst të autorit Ramazan Ceka kënduar nga këngëtari Fran Lucaj.

Mbrëmja vazhdoi në biseda dhe kujtime dhe u mbydh me fotografi në grupe.

Të gjitha aktivitete në përkujtin të dom Prenk Ndrevashës u organizuan nën kujdesin e këshillave të Kishës Zoja Pajtore dhe Kishës së Shën Palit me mbështetjen financiare të miqve të Dom Prenk Ndrevashës.

Kronika nga Valentin Lumaj
10 Dhjetor 2024
Photo credits Mario Pergega

 

 

“POROSIA E KULLËS” SË DR. PASHKO CAMAJ- Nga Frank Shkreli

(Fjala me rastin e promovimit të librit “Porosia e Kullës” të autorit shqiptaro-amerikan nga Malësia e Madhe, Dr. Pashko Camaj, në Qendrën Nenë Tereza të Kishës Katolike shqitaro-amerikane, Zoja e Shkodrës në Nju Jork)

Përshëndetjet e mia të gjithë të pranishëmve aty të mbledhur sot në Sallën e të Madhes tonë Shën Nenë Terezës, pranë Kishës Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës”. Përshëndes dhe përgëzoj, përzemërsisht, bashk-malësorin tem, mikun, kolegun dhe autorin e librit “Porosia e Kullës”, Dr Pashko Camaj – të cilit, njëkohsisht, i kërkoi ndjesë, që në pamundësi të jem aty sot, detyrohem t’a përshëndes me këtë rast, prej së largu nga Washingtoni. Pa dashur të dukem si krahinor, më duhet të pranoj se suksesi Dr Pashkos…

“Porosia e Kullës” është titulli i librit. Dy fjalë të mëdha, dy fjalë të shenjëta – fjala: Kullë dhe fjala: Porosi, ose siç përdoret në fjalorin popullor: amaneti. Është një rrëfim autobiografik, por edhe një përvojë reale dhe aktuale shpirtërore dhe shoqërore. Është një rrugëtim, që secili prej nesh e ka berë, në rrethana tjera dhe në kohë të ndryshme. Është një tregim i cili po të heqim emrin e autorit, Dr Camaj, mund të vendoset emri i secilit prej nesh, mërgimtarë malësorë, por jo vetëm, të ardhur në Amerikë gjatë 50 e sa viteve më parë. Është një histori dhe një pasqyrë ku secili prej nesh të ardhur nga ato anë, shohim vetveten tonë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë dhe të familjeve tona, por edhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në përgjithësi. Si bashkvendas, me të njëjtën përvojë si Dr. Pashko Camaj, ky libër na ben të shikojmë thellë brenda vetes, ndoshta me mundësinë dhe dëshirën për të gjetur veten në një botë të huaj dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve se ku ishim, ku jemi dhe ku po shkojmë – brezi ynë dhe ata që vinë pas nesh. A është një bekim, apo një mallkim, ndoshta, braktisja e Kullës dhe e trojeve tona? Ato kulla që ndër shekuj kanë ruajtur brez pas brezi identitetin shqiptar, traditat, vlerat dhe zakonet e mira të malësorëve, të cilët shpesh e kanë ndier veten si të huaj në kullat dhe në trojet e veta shekullore.

Atyre kullave të Malësisë tonë të cilat, historikisht, kanë shërbyer një rol të dyfisht, si banesa por edhe për mbrojtje nga armiqët. Këto janë pyetje që vetëm secili prej nesh, bazuar në përvojën tonë, mund t’i përgjigjemi, bazuar në përvojën dhe në rrethanat tona specifike. Nëse braktisja e kullave tona gjatë dekadave ishte një bekim apo mallkim, kjo u mbetet historianëve të ardhëshëm të vendosin. Megjithëse autori mund të ndjehet fajtor për “ mospërfilljen” e amanetit të Kullës, duke u largua nga vendlindja – ai përpiqet të justifikoj largimin nga trojet shekullore tona për një jetë më të mirë në Amerikën e largët duke cituar që në fillim një paragraf nga Testamenti i Vjetër i Biblës – që përcakton emigrimin si një fenomen botëror i shekullit të kaluar por aktual edhe sot, ndonëse aq i vjetër sa vet Bibla:

“Zoti i tha Abrahamit: Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të tregoj. Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim.” Zanafilla 12:1-20

Titulli i librit, “Porosia e Kullës” e autorit Dr Pashko Camaj është në të njëjtën kohë edhe një betim dhe mund të shikohet si thirrje brezit të tanishëm dhe të ardhëshëm të malësorëve e të shqiptarëve, anë e mbanë trojeve tona në Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi, që ata të mos barktisin “Kullat”. Por, nga ana tjetër, është edhe një betim solemn për t’i qëndruar besnik deri në fund, “Mbrojtjes së Kullës” si një gjë të shenjtë, një porosi e Kullës së të parëve!

Ky është edhe pikëqëllimi i këtij libri, sipas vet autorit: një mesazh e porosi për brezat e ardhëshëm të malësorëve dhe shqiptarëve nga të gjitha trojet, në Amerikë – ku ndonëse ëndërrat bëhen realitet – siç është edhe vet rasti i autorit, në këtë vend të ri. Ndërsa bëhen amerikanë, ata mund të ruajnë gjithnjë rrënjët e veta dhe të mos harrojnë origjinën nga vijnë. Ashtuqë nepërmjet porosisë së Kullës, malësorët dhe shqiptaro-amerikanët, në përgjithësi të mund të ruajnë trashëgiminë dhe amanetin shekullor të brezave arbërorë edhe këtu në Amerikën e largët. Në këtë
“komb të madh, do të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim”, janë fjalët e Perendisë, drejtuar Abrahamit. “Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd…”

Dr. Pashko: ti ke bërë zgjidhjen e duhur, prandaj mos e ndjejë veten fajtor ndaj të parëve tu por të jesh krenar për këtë vepër, me të cilën ti përshkruan historinë tënde, por që, në të vërtetë, përmban edhe historinë e secilit prej nesh, që në kohë tjera, ashtu si ti para 40-viteve, kemi ardhur në këtë “komb të madh” nga trevat shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Ky “komb i madh”, që është Amerika jonë e dashur, të gjithë neve me origjinë të përbashkët nga vjen edhe autori Dr Pashko Camaj, na e ka bërë të mundur që “Porosia e Kullës” të jetë një bekim për secilin prej nesh si individ dhe për ne si komunitet që aktualisht luan një rol me rëndësi në jetën dhe veprimtarinë e këtij kombi të madh, të përcaktuar, si i tillë nga Perendia – si vendi që ai na “tregojë”.

Më në fund, si rjedhim, kuptohet, vetvetiu, se sa rëndësi e vlerë ka kjo vepër për historinë tonë këtu në Shtetet e Bashkuara por edhe për amangtet dhe “Porosinë e Kullave” të Malësisë tonë të Madhe e të dashtun, për trojet shqiptare në Ballkanin Perendimor. Për të kaluarën, për të tashmen dhe për të ardhmen. “Porosia e Kullës” përkon plotësisht me botëkuptimin e shqiptarëve të cilët dikur u lidhshin dhe mbetshin aty ku kishin dhanë fjalën, d.m.th: Besën. Besa e dhenë është porosia e ruajtur e Kullës!

Duke qenë i bindur se ashtu si Arbëreshët e Italisë të cilët ruajtën për më shumë se 500-vjet porositë dhe identitetin kastriotian në dhe të huaj – ashtu edhe shqiptarët e sotëm në “tokën e premtuar” të Amerikës — me kohë dhe me kujdes e sipas rrethanave — do të mund të ruajnë “Porositë e Kullave”, duke ruajtur vlerat dhe traditat fisnike të kullave tona, jo vetëm në Malësi të Madhe dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, por edhe këtu në botën e re — Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot për sot, askund si këtu në Amerikë nuk mund të zhvillohen me sukses përpjekjet për të ruajtur vlerat dhe traditat kombëtare.

Shpresonim se me shembjen e Murit të Berlinit dhe të diktaturës së egër komuniste në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, “çeshtja shqiptare” do të merrte, më në fund, dinamika të reja përparimi e zhvillimi, në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Kjo nuk ka ndodhur as pas 35-vjet të ashtuquajtur, tranzicion “post-komunist”. Mjerisht, kullat tona që u qëndruan me shekuj luftërave për liri e identitet kombëtar po mbeten bosh, ndërkohë që vazhdon zbrazja biblike e trojeve shekullore e shqiptarëve.

Për fat të keq, si në mërgim ashtu edhe në dy shtetet shqiptare – në Shqipëri dhe Kosovë – mungojnë udhëheqsit atdhetarë, të betuar që të bashkojnë në “një mendim e një qëllim”, mundësitë e përbashkëta kolektive në mbështetje dhe mbrojtje të interesave kombëtare, mbi ato private, partiake, ideologjike dhe krahinore. Jo, se kombi nuk ka njerëz me vlera të larta kombëtare!? Vaj medet për ne nëqoftse humbasim edhe këtë rast e mundësi historike për të cilën Kombi shqiptar ka pritur me shekuj. Mendonim se ky do të ishte shekulli i shqiptarëve! Gjithnjë shpresojmë!

Pa dashur të dukem si krahinor, më duhet të pranoj se suksesi i Dr Pashkos është edhe sukses për çdo malësor kullash në trojet tona të Malësisë së Madhe pore dhe këtu në mërgim.

Prandaj e mbyll me urimet e mia më të përzemërta, mikut, kolegut dhe bashkvendasit malësor, Dr Pashko Camajt për këtë botim duke pritur prej tij, edhe botime të tjera në të ardhmen.
Vëllazërisht,
Frank Shkreli

MËRGIMI – nga Ernest Koliqi
“Në mërgim, për arsyena të ndryshme që këtu s’e kanë vendin të rrjeshtohen, asnji popull tjetër, besoj, nuk u dënue si i yni nga fati me marrë rrugat e «gerbetit ». Ndonse e vogël, Shqipnija i ka bijt e vet të shpërndâmë në katër kandet e dheut. Të gjithë i shporon në zêmër malli i vendlindjes. Sado i vobektë, shpesh i mbështjellun nga nji grumbull kujtimesh të zymta, çerdhe e pazoja me u dhânë rritje e gjallesë t’arsyeshme zogjve të vet, prap se prap, gurt e sokakut të vendlindjes, thepi i malit, zàni i prronit, zhurma e çekerkut të pusit, ngjallin në shpirtin ma harraq nji dëshir të ndezun këthimi. Por edhe mërgimi dallohet në lloje të ndryshme. Kush del jashë visit të të Parvet për nji përmirsim gjallese por, sado larg t’a két hjedhë nevoja, nuk ia pengon gjâ udhën e këthimit, ai e ndien mâ pak mallin sepse e din që mjafton ti hypi nji vaporri ase nji avullqerrje për tu këthye në gjï të qytetit a të katundit ku u lind. Trishtim kapërthyes ndrydhë, përkundrazi,
zêmrën e atij që nuk mund të marrë udhën e këthimit n’atdhé, sepse aty e prêt nji përndjekje mizore. Ky lloj mërgimi dërmon shpirtin, tue pre çdo mundësi shmallimi”. (Shëjzat, 11-12, 1962 – faqe 362).

————————————–

Kush është Dr Pashko R. Camaj: Ai ka lindur në vitin 1964 në Mal të Zi, ku përfundoi arsimin e mesëm dhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak para se të emigronte, nëpërmjet Meksikës, në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1985. Disa vite më vonë, në moshën 28-vjeçare, ai u pranua në City University of New York, ku përfundoi studimet bachelor dhe master për shkencat e mjedisit dhe të shëndetit në punë. Në vitin 2013, në moshën 49-vjeçare, ai mbrojti tezën e doktoraturës dhe mori gradën Doktor i Shëndetit Publik në Universitetin e Kolumbias në Nju-Jork. Pashku ka botuar disa studime akademike të vlerësuara në fushën e shëndetit publik dhe kjo është vepra e tij e parë e këtij lloji. Aktualisht, ai shërben si anëtar i udhëheqjes së lartë për “MTA-Bridges&Tunnels”, një agjenci shtetërore transporti në Nju-Jork dhe është gjithashtu një ndihmës-profesor në Universitetin “William Paterson” në Nju Xhersi. Përveç kësaj, Pashku aktualisht shërben si sekretar i Federatës Panshqiptare të Amerikës, “Vatra”, organizata më e vjetër amerikano-shqiptare në Shtetet e Bashkuara.


Send this to a friend