VOAL

VOAL

Kongresmeni amerikan: Armët me rreze të gjatë janë çelësi i fitores së Ukrainës

July 26, 2022
blank

Komentet

blank

Osmani: Bideni dha garanci për mbështetje të vazhdueshme për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, më 21 shtator 2023 në Nju Jork

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka dhënë garanci të fuqishme për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën.

Osmani është duke qëndruar në Nju Jork, ku mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti Biden në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Në një bashkëbisedim të ngrohtë me Presidentin Biden, Presidentja Osmani ka theksuar se në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës është aleanca e përhershme me SHBA-të”, thuhet në një njoftim të Presidencës së Kosovës.

Osmani e ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me Amerikën është “ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm”.

Ajo e njoftoi presidentin Biden edhe për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova, sipas Presidencës.

Në Nju Jork, Osmani u takua më 20 shtator edhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, për zhvillimet e fundit në këtë proces, si dhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Bliken.

Vizita e presidentes Osmani në SHBA vjen rreth një javë pasi Kosova dhe Serbia nuk arritën asnjë marrëveshje në rundin e ri të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian më 14 shtator.

Pas përfundimit të takimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka akuzuar Lajçakun për qasje të njëanshme, në përputhje me qëndrimet e Serbisë, por blloku evropian i ka konsideruar akuzat si të pabaza.

Gjatë takimit me Lajçakun, Osmani ka përmendur edhe nevojën për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat sipas saj, janë duke pasur ndikim te qytetarët e Kosovës.

Vetë Lajçaku tha më 20 shtator në një postim në rrjetin social X – të njohur më parë si Twitter – se është pajtuar me Osmanin që të vazhdojnë diskutimet në këtë temë.

Blloku evropian ka vënë masa ndëshkuese ndaj Kosovës muaj më parë, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Në komunat veriore me shumicë serbe, banorët lokalë nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë dhe me raste situata është përshkallëzuar në dhunë.

Kosovës i është kërkuar të punojë në përshkallëzim dhe të koordinohet me fakton ndërkombëtar për hapa të mëtejshëm.

blank

Zelenskyy në Këshillin e Sigurimit: OKB e pafuqishme!

Presidenti ukrainas kriitkon strukturat e vjetëruara në OKB. Sipas tij kjo bën që e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit ndërkohë të jetë në favor të Rusisë si agresore, tha Zelenskyy në forumin më të lartë të OKB-së.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kritikoi pafuqinë e kësaj organizate.

Sipas tij OKB reagon ndaj problemeve me “retorikë” në vend që të japë “zgjidhje konkrete”, tha Zelenskyy në fjalimin përpara Këshillit të Sigurimit. “Njerëzimi nuk ka më shpresa tek kjo organiatë botërore, kur është fjala për mbrojtjen e sovranitetit të kufijve të kombeve.”

Zelenskyy kritikoi në radhë të parë të drejtën e vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit: “E drejta e vetos në duart e agresorit e ka futur OKB-në në qorrsokak.” Presidenti ukrainas kërkoi një arkitekturë moderne të OKB-së, në mënyrë që të mund të reagojë në kohën e duhur ndaj sulmeve kundër sovranitetit të shteteve të tjera. Ka ardhur koha, tha ai, që kombet e botës të bien dakord për një sistem, që do ta dëshironte secili për sigurinë e vet, tha Zelenskyy në Nju Jork. “Kush do të fillojë një luftë, duhet ta shohë, se çfarë do të humbasë”, u shpreh Zelenskyy.

Invazioni rus në Ukrainë ka treguar, se çfarë dobie mund të kishin mekanizma të tilla dhe çfarë pasojash mund të kishin sanksionet e forta kundër një agresori, nëse këto masa do të merreshin pikërisht atëherë kur ai konstrukton ushtrinë e invazionit. “Kush do të nisë një luftë, duhet ta kuptojë gabimin fatal, se çfarë do të humbasë në të vërtetë, kur ta nisë luftën.” Presidenti ukrainas për herë të parë që nga fillimi i luftës agresore ruse kundër vendit të tij merr pjesë në një sesion të OKB-së me pjesëmarrës të nivelit të lartë. Nuk pati ndonjë tension gjatë takimit me ministrin e Jashtëm rus Lavrov, ashtu sikurse pritej me interes, në kuadër të sesionit të OKB-së. Menjëherë pas fjalimit Zelenskyj u largua nga Këshilli i Sigurimit.

Lavrov ngre akuza të rënda ndaj Perëndimit

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i hodhi poshtë akuza ndaj vendit të tij në këtë seancë – dhe ashtu si edhe më parë ai bëri përgjegjës Perëndimin për tensionet e krijuara. Europën ai e kritikoi për “mentalitet kolonialist” Ai në fjalën e tij paraqiti gjendjen dhe zhvillimet që nga viti 2014 kur vendi i tij punshtoi Krimenë si dhe bisedimet që pasuan qysh nga ajo kohë me perëndimin.

Sipasj Lavrov, duket sikur ka frikë ndaj diskutimeve ekspertizë, tha Lavrov, i cili akuzoi Perëndimin për demagogji.

Lavrov kritikoi, që Perëndimi vepron “absolutisht vetëm mbi bazën e nevojave gjeopolitike”. Kjo ka çuar në një tronditje të stabilitetit global si në ashpërsimin dhe krijimin e vatrave të reja të tensionit.

Në një seancë të hapur të Këshillit të Sigurimit lejohen të marrin pjesë jo vetëm 15 anëtarët e përhershëm, por edhe anëtarë nga vende të tjera. Gjermania aktualisht nuk është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku bëjnë pjesë gjithsej 15 shtete anëtare dhe vetëm Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe, SHBA – janë anëtarë të përhershëm. Ndërkohë Gjermania nuk është anëtare e Këshillit të Sigurimit./ Marrë nga DW

blank

Konjufca: Asociacioni bashkë me njohjen, çelës për përparimin e dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ideja origjinale e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve ishte që nuk mund të ketë themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa njohje të ndërsjellë.

“Vetëm një çelës është i mundshëm për të ecur dialogu përpara, Asociacioni bashkë me njohjen, përndryshe nuk ka avancim të dialogut, është problem”, tha ai për mediat në Prishtinë, duke shtuar se është në përgjegjësinë e Kosovës që të gjejë formën që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të mos e cenojë rendin juridik.

Sipas Konjufcës pozicioni i Serbisë është që Kosova duhet të themelojë një Asociacion të komunave me shumicë serbe “jashtë çdo ombrelle politike të procesit që ka arritur në këtë pikë ku jemi tash”.

Ai tha se ekspertët që kanë hartuar Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi e kanë zgjeruar ombrellën, teksa komentoi edhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se ndërmjetësi i dialogut, Mirosllav Lajçak është “pozicionuar” kundër Kosovës.

“Zgjerimi i ombrellës është që aty të jetë njohja [e ndërsjellë] dhe Asociacioni. Tash Lajçak po thotë që aty është vetëm Asociacioni. Njohja i përket Serbisë kur do ajo, do të thotë ky është pozicion i Serbisë. Nëse Lajçak e artikulon këtë dhe thotë që ky është pozicion i BE-së, atëherë ne mund të themi që [i dërguari i BE-së për dialogut, Mirosllav]Lajçak paska kontribuar që ky pozicion zyrtar i BE-së të jetë kjo që e përfaqëson Serbia”, tha Konjufca.

Konjufca tha se pohimet e Kurtit, i cili tha se Lajçak është ndërmjetës i njëanshëm, nuk mund të quhen akuza, ashtu siç i cilësoi Bashkimi Evropian.

“Së pari, nuk mendoj që ato ishin akuza. Ishin disa konstatime të mënyrës së punës së Lajçakut. Është vërejtur, thënë të drejtën, qysh në fillim që Lajçak qëndrimet të cilat i artikulon, më shumë janë, le të themi, marrje e pozicionit të Serbisë fillimisht, e pastaj përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm edhe formulimeve që ai i qetë në zgjidhjet që i propozon, të mund të jenë pikënisje e pozicionit të Serbisë, se si të mund të akomodojë në mënyrë sa më të përshtatshme pozicionimin e Serbisë”, tha ai.

Më 18 shtator, Kurti tha se gjatë rundit të fundit të dialogut – të mbajtur në Bruksel më 14 shtator – dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

Ai tha se në këtë takim, ku kryeministri kosovar paraqiti një plan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit që tha se u refuzua nga BE-ja dhe Serbia, Lajçaku “u pozicionua” kundër Kosovës.

Bashkimi Evropian i ka cilësuar deklaratat e Kurtit për Lajçakun si “akuza të pabaza”, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetjen e tyre për BE-në si lehtësuese e procesit të dialogut, që ka nisur më 2011

blank

Droni ukrainas dështon të shpërthejë, rusët e sulmojnë, por e pësojnë… vetëvriten

Ukrainasit po vazhdojnë kundërofensivëne tyre për t’iu përgjigjur agresionit rus. Në rrjetet sociale po shfaqen gjithnjë e më shumë video të sulmeve të forcave ukrainase kundër atyre ruse. Së fundi është publikuar një video e një droni vetëvrasës ukrainas, i cili godet një llogore teksa në të gjenden ushtarët rusë.

Megjithatë, droni nuk arrin të shpërthejë për një moment, raporton Visegrad. Në fakt, ushtarët rusë fillojnë të qëllojnë mbi dronin, duke e bërë atë të shpërthejë dhe t’ua merr jetën.

Rusët kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake pas nisjes së kundërsulmeve ukrainase.bw

blank

Intervista- Gërvalla: Pranimi i marrëveshjes pa njohjen de jure të Kosovës – është kompromisi ynë i madh

VOA/Menada Zaimi

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha në një intervistë më Zërin e Amerikës se pajtimi me marrëveshjen e Ohrit, e cila e siguron njohjen ‘de facto’ dhe jo “de jure” është kompromisi më i madh që ka bërë Kosova. Por thekson ajo, nuk është parë ndonjë vlerësim i këtij kompromisi. Ministrja Gërvalla tha se institucionet e Kosovës kanë shprehur pakënaqësinë në rrugë interne rreth mënyrës se si i dërguari evropian Miroslav Lajçak udhëheqë bisedimet me Serbinë, por javë n e kaluar sipas saj, “është mbushur kupa”.

Zëri i Amerikës: Zonja Gërvalla, Bashkimi Evropian i bëri thirrje të qartë dhe pa mëdyshje Kosovës që të fillojë punën për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa vonesa dhe pa parakushte. Cilat janë planet e qeverisë suaj?

Donika Gërvalla-Schwartz: Qeveria e Republikës së Kosovës, në fakt institucionet në përgjithësi, janë zotuar dhe kanë pranuar një propozim, fillimisht të quajtur franko-gjerman, i cili parasheh njohjen de facto të Kosovës nga ana e Serbisë. Kjo marrëveshje për të cilën kemi rënë dakord, jemi pajtuar në Bruksel dhe më vonë edhe në Ohër, të dyja palët, edhe Serbia dhe Kosova, ky është udhërrëfyesi ynë drejt një marrëveshjeje për normalizim. Tani, nëse Kosova mbetet e vetmja palë e cila ngul këmbë në implementimin e kësaj marrëveshje, për të cilën në vazhdimësi, para se të jepnim miratimin tonë, të cilin e kemi dhënë me gjithë hezitimin që kemi pasur rreth përmbajtjes së asaj marrëveshjeje, atëherë mbetemi pala e vetme, e cila e mbron këtë marrëveshje, pyesim veten ku janë ata që na e propozuan dhe ku ndërroi strategjia në mes të rrugës?. Pse tani dalin kërkesa dhe plane të tjera dhe nuk merremi seriozisht me implementimin e kësaj marrëveshje, e cila u quajt pastaj nga disa komentues edhe si marrëveshje historike.

Zëri i Amerikës: Megjithatë zonja Gërvalla në marrëveshjen e Ohrit, për të cilën qeveria juaj ra dakord, nuk parashikohet njohja e Kosovës nga Serbia. A është ky një ndryshim qëndrimi nga ana juaj?.

Donika Gërvalla-Schwartz: Po pikërisht fakti që ne si hap të ndërmjetëm pranuam, që fillimisht të shkojmë me një marrëveshje, e cila e bën njohjen de facto dhe jo de jure të Republikës së Kosovës, është kompromisi më i madh që kemi bërë. Mirëpo ndërkohë, nuk është që kemi parë ndonjë vlerësim të këtij kompromisi që kemi bërë, gjë që na përforcon në qëndrimin tonë që duhet të jemi tejet të kujdesshëm me premtimet që japim dhe me marrëveshjet, me përmbajtjen e tyre dhe me garancitë e ndryshme që jepen rreth këtyre marrëveshjeve.

Zëri i Amerikës: Zonja Ministre, pas dështimit të bisedimeve javën e kaluar, Bashkimi Evropian paralajmëroi thellim të masave ndëshkuese që do të vendosë ndaj Prishtinës. A jeni të shqetësuar ju nga një gjë e tillë?

Donika Gërvalla-Schwartz: Shikoni, nuk është java e kaluar apo hera e parë që përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në dialog, Miroslav Lajçak, është treguar tërësisht i njëanshëm në një proces dialogu, në të cilin Bashkimi Evropian do të duhej të ishte i paanshëm për të siguruar që të dyja palët të shohin se përfaqësimi i tyre merret në konsideratë. Ne disa herë e kemi shprehur pakënaqësinë tonë në mënyrë interne rreth faktit se si Miroslav Lajçak e udhëheq këtë dialog. Javën e kaluar është mbushur kupa. Pra, ka qenë tepër i hapur qëndrimi i Lajçakut në favor të Serbisë. Janë prezantuar sikur të BE-së dokumente të cilat kanë qenë të Serbisë. Prandaj, për ne është bërë e pamundur që ta vazhdojmë këtë proces, në këtë formë. Ne i kemi bërë thirrje Bashkimit Evropian disa herë në kanalet tona të brendshme që të kihet më shumë kujdes në mënyrë që ky dialog të ketë një shans për të pasur sukses. Deri tani, nuk po e shohim kujdesin e nevojshëm.

Zëri i Amerikës: Zonja Gërvalla, kur thatë se tashmë është mbushur kupa, çfarë nënkuptoni, që zoti Lajçak nuk mund të jetë më një ndërmjetës në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë? Pra, nuk ka një palë të tretë, një palë ndërmjetëse, ka vetëm dy pale në tryezë? Dhe si e shikoni tani të ardhmen e bisedimeve pas gjuhës së ashpër dhe kritikave që ka përdorur kryeministri i Kosovës ndaj zotit Lajçak?

Donika Gërvalla-Schwartz: Kryeministri i Kosovës nuk ka përdorur gjuhë të ashpër; ai ka treguar realitetin e zhvillimeve në dialog. Ne mendojmë që ky proces i dialogut në Bruksel, i cili nuk ka asnjë strategji ose që ka strategji vetëm nga takimi në takim, dhe në takimin e ardhshëm ndryshojmë përsëri, është i destinuar të dështojë. Dy vitet e fundit kanë dëshmuar që ajo çfarë Miroslav Lajçak ka dëshiruar të realizojë, ose të paktën ka deklaruar që dëshiron të realizojë në kuadër të procesit të dialogut, ka dështuar. Ne kemi nevojë për një proces, i cili është më i drejtë ndaj të dyja palëve. Nuk jam unë ajo që kam nevojë t’i japë mësime Bashkimit Evropian se çfarë duhet të bëjë. Por ne kemi kërkesën tonë që procesi të jetë i drejtë ndaj të dyja palëve, gjë që nuk e kemi parë deri tani.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, ka pasur reagime si nga Brukseli ashtu edhe nga Uashingtoni lidhur me pozicionin që mban në bisedime zoti Lajçak. Si i konsideroni qëndrimet e tyre?

Donika Gërvalla- Schwartz: Qëndrimet nuk mund ta shtrembërojnë realitetin, i cili është dështimi i një procesi të dialogut pa strategji, pa plan, të njëanshëm dhe pa asnjë shans për të realizuar marrëveshjen për të cilën jemi marrë vesh si në Bruksel ashtu edhe në Ohër. Ne bëjmë thirrje të gjithë partnerëve tanë të na përkrahin në përpjekjet tona për ta implementuar sa më shpejt që të ketë mundësi. Fjalët, kur kemi pranuar marrëveshjen, kanë qenë për korrikun e këtij viti. Korriku ka muaj që ka kaluar. Nuk kemi kohë për të humbur. I ftojmë të gjithë të na ndihmojnë që ta implemetojmë sa më shpejt marrëveshjen për të cilën na është thënë që është një marrëveshje e cila shkon në favor të Kosovës, një marrëveshje e cila duhet lidhur dhe duhet implementuar sa më parë. Fakti që Serbia ka ndërruar mendje rreth pranimit të kësaj marrëveshjeje nuk duhet të çojë në hezitimin e partnerëve tanë për të kërkuar edhe më me ngulm implementimin e saj.

Zëri i Amerikës: Zonja Gërvalla, qeveria juaj ka hedhur disa hapa për shtensionimin e situatës në veri, siç është ulja e pranisë së njësive të posaçme të policisë, ka shprehur gadishmëri për mbajtjen e zgjedhjeve, por Bashkimi Evropian i ka cilësuar ato të pamjaftueshme. Çfarë pritet më tej nga ju dhe a jeni të gatshëm për një gjë të tillë?

Donika Gërvalla-Schwartz: Po edhe kjo është pjesë e problemeve që kemi me Lajçakun, sepse nëse merret zotimi nga ana jonë për realizimin e disa kërkesave dhe thuhet se ajo janë të mjaftueshme për shtensionim të situatës edhe pastaj përgjatë rrugës ndryshon mendje, atëherë ne nuk dimë se cila është strategjia e Bashkimit Evropian. Në fakt, ne deri tani nuk kemi marrë asnjëherë kërkesa të qarta, të sakta, se çfarë nënkupton shtensionimi i situatës në veri të vendit tonë. Po të shkoni sot në komunat veriore do të shihni që situata është e qetë, nuk është aspak e tensionuar, njerëzit janë larguar nga rruga, institucionet vazhdojnë punën e tyre dhe ne në ndërkohë kemi hapur rrugën për zgjedhje të reja. Tani i mbetet Serbisë, i mbetet përfaqësuesve të serbëve në Kosovë, i mbetet Bashkimit Evropian dhe partnerëve tanë që të realizojnë atë që është kërkuar, pra të realizojnë peticionin me 20 për qind të nënshkrimeve me qëllim që zgjedhjet në atë katër komuna të mund të mbahen. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë bërë gjithçka që ka qenë e nevojshme. Nga këndvështrimi ynë, ne jo vetëm që i kemi përmbushur, por i kemi stërpërmbushur kërkesat që na janë dhënë. Nëse jo, atëherë nuk kemi më nevojë për deklarata të përgjithshme se duhet shtensionimi, por kemi nevojë për pika të sakta se çfarë nënkupton shtensionimi, sepse nga kanale të ndryshme na vinë ide dhe vizione të ndryshme dhe kjo vetëm sa na komplikon situatën.

Zëri i Amerikës: Po i kthehem edhe një herë pyetjes time lidhur me zotin Lajçak. A do të ulej Prishtina, a do të ulej Kryeministri në bisedime me Serbinë nëse ndërmjetës do të ishte zoti Lajçak? A po kërkoni largimin e tij nga bisedimet me Serbinë?

Donika Gërvalla-Schwartz: Ne asnjëherë nuk kemi vënë ultimatume askujt dhe aq më pak partnerëve dhe aleatëve tanë. Ne kërkojmë një strategji në dialog, e cila premton sukses, sepse vajtja në Bruksel për të mos realizuar asgjë, nuk është hap i duhur. Institucionet e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e vitit 2021 janë zotuar që do të ofrojnë një klimë tjetër për zhvillim ekonomik, sundim të ligjit, do të luftojmë korrupsionin, do të përpiqemi të zhvillojmë ekonominë. Këto janë synimet tona kryesore. Natyrisht që do të ishte ideale sikur të mund të normalizonim edhe marrëdhëniet me Serbinë, sepse ne nuk jemi naivë të mos të shohim situatën gjithnjë e më të tensionuar gjeopolitike në Evropë. Mirëpo, normalizimi nënkupton që të dyja palët të jenë të interesuara për normalizim. Dhe këtë interes për normalizim nuk e shohim aspak te Serbia. Përkundrazi, shohim interesimin që të shfrytëzohet tema e Kosovës për të mbajtur pushtetin në Serbi dhe në anën tjetër tek ndërmjetësi i Bashkimit Evropian nuk e shohim vendosmërinë e duhur për të gjetur një zgjidhje, e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët.

Zëri i Amerikës: Zonja Ministre, opozita e ka kritikuar ashpër qeverinë tuaj për dëmtim të marrëdhënieve me aleatët perëndimorë. Si i përgjigjeni ju këtyre kritikave?

Donika Gërvalla-Schwartz: Po opozita, në fakt, atë punë ka, që të kritikojë qeverinë, përndryshe nuk do të ishte opozitë. Megjithatë, është thënë në mënyrë shumë të përgjithësuar dhe këtë e shihni edhe në shifrat e përkrahjes që qytetarët e Republikës së Kosovës kanë për strategjinë e institucioneve lidhur me bisedimet me Serbinë. Përkrahja është, varësisht se ku shikoni, mes 70 dhe 96 për qind. Prandaj, nuk mund të qeveriset kundër vullnetit të qytetarëve, edhe nuk mund të qeveriset me ide të kaluara, të cilat nuk premtojnë sukses. Unë ftoj opozitën edhe nga kjo studio, të jetë më konstruktive në gjetjen e mënyrave të përbashkëta për t’u përballur me sfidat që kemi me fqiun tonë dhe mendoj që një qasje e tillë konstruktive do t’i shërbente edhe opozitës për të luajtur rolin e saj.

blank

UGSHPD: MBROJTJA E LAGUNËS SË NARTËS, NDËRGJEGJËSIM QYTETAR  KUNDËR QEVERISJES SË KORRUPTUAR

 

Njohja me Konventën e Bernës dhe Protesta Mjedisore për të mbrojtur natyrën në Lagunën e Nartës ishin gjatë javës dy nga veprimtaritë ndërgjegjësuese për të mos lejuar ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, në zemër të zonës së mbrojtur.  

Ato theksuan se:

“Përpjekjet e autoriteteve për të legjitimuar ndërtimin e aeroportit të paligjshëm u pasuan me ndryshimin e kufijve të zonës së mbrojtur Vjosë Nartë, duke i hequr mbrojtjen 300 hektarëve në zemër të Peizazhit të Mbrojtur , hapësirë e cila përkonte ekzaktësisht me kantierin, ku ndërtimi pa leje vazhdonte prej një viti”

po ashtu sikundëre dhe çështja është futur në labirinthet e drejtësisë shqiptare për të manipuluar me faktet dhe vjedhur kohën duke përfituar nga toleranca e interpretimit të ligjeve integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian;

“Qëndrimi Konventës Bernës nuk mund të jetë detyrues për qeverinë shqiptare por ama është një kambanë alarmi për të gjithë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë,”.

Cila është rruga që do të ndjekin shqiptarët për vendin e tyre?

Jemi shprehur dhe kemi sjellë përpara opinionit publik rrezikun për shfarosjen e gjallesës që sjell ndërtimi i aeroportit. Kemi zbuluar përdorimin e politikës si mjet i përfitimit elektoral mbi një objekt ekonomikisht të paqëndrueshëm përsa i përket zhvillimeve integruese të Shqipërisë në familjen ndërkombëtare. Kemi treguar se investitorët strategjik përdoren në skema të përfitimit klientelist të qeverisjes aktuale që përfundon formulën me zhytje borxhi, zgjerim korrupsioni, humbje e besimit tek drejtësia dhe varfërim të popullsisë ku të gjitha këto probleme tani janë në sipërfaqe dhe fare të dallueshme, janë mjetet e informacionit dhe media pro pushtetit që po zhvillojnë një propagandë të zhurmshme në drejtim të turizmit duke nënvleftësuar krejtësisht dy ngjarjet.  

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës(UGSHPD), kreu gjatë këtyre dy tre ditëve një monitorim mbi pjesëmarrjen e medias në ndjekjen e problemit dhe ndërgjegjësimin e publikut. Situata është e mjerë. E ndoqën dhe i raportuan veprimtaritë vetëm disa media të pakta mes tyre si; Zëri i Amerikës-Shqip, Citizens TV, Syri Tv, Ora News, Reporter.al, Zoom.al, Faxweb, faqet në internet nga AOS dhe PPNEA dhe mediat sociale si Facebook dhe Youtube që shihen në ilustrimin më poshtë. 

Ndërsa për mediat e tjera thënë ndryshe mediat e mpira dhe zëdhënëse të qeverisë, ngjarjet ishin të padukshme. Përditësimi i tyre në ATSH, RTSH etj. media që ndjehen “të pavarura”, flitej dhe flitet për një sezon bumi turistik. Pra vazhdohet me jehonën e asaj propagande që shtroi Rama në asamblenë e heshtur socialiste dhe ku krehu qeverinë. Paaftësia, gënjeshtra dhe hipokrizia po shfaqen edhe më hapur. Ministria e Turizmit që nënkupton edhe Mjedisin po harton që sot planin e vitit turistik 2024. Bukur dhe kjo është një ëndërr e ngritur mbi padrejtësi dhe korrupsion.  

Padrejtësia tregohet me shkatërrimin e burimeve të natyrës, të jetës dhe të ekonomive familjare në zonën e mbrojtur në Lagunën e Nartës, të studimeve shkencore dhjetra vjeçare, të respektimit të konventave dhe marrëveshjeve që janë tregues i drejtpërdrejtë i integrimit në BE.  

Korrupsion dhe më tej degradim ky qëndrim i pushtetit dhe i politikës shihet në ditën për diell. Qeveri e zhytur në skandale dhe korrupsion të panumërt që shpreson të fuqizohet nga përfitimi ekonomik prej burimeve natyrore Shqiptare. Degradim sepse natyra do të kërcënohet përfundimisht duke e kthyer vijën e bregdetit Shqiptar në një shkretim gjallese dhe një territor ndërtimesh me beton dhe asfalt jo prodhues dhe të paqëndrueshëm si zhvillim ekonomik edhe në rastin e prirjes nga bumi turistik. 

I gjithë ky monitorim zbulon jo “pa dashje” në sy të qytetarëve edhe disa naivitete, cinizmin dhe papjekurinë që shfaqet nga qëndrimet hipokrite të qeverisjes që duke u pasuruar po shtyjnë axhenda të marrjes në dorë të çdo pushteti një demokraci false me shumë pasoja për të ardhmen e shoqërisë shqiptare. 

  Çfarë vlere ka dhe kanë shkrepjet e celularëve të Ramës dhe të kabinetit të tij që po shterojnë nga idetë ritmikisht në ATSH e të tjera media që u duket se bëjnë “lajme” dhe vetëm reklamë turistike, ndërsa Konventa e Bernës dhe protesta mjedisore përpara dyerve dhe dritareve të Kryeministrisë dhe Ministrisë kurrë nuk vështrohet dhe për më tepër të  pasqyrohet.  

Për publikun dhe qytetarët besojmë se ky mbetet edhe mësimi që mund të merret nga keq qeverisja. Delir, vetëkënaqësi, gënjeshtra dhe korrupsion mbi një realitet shoqëror që po varfërohet skajshëm dhe do të humbë liritë dhe të drejtat shumë shpejt.

blank

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

Union des Journalistes Professionells Albaniase de la Diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

 

blank

Forumi i OSBE-së: Trysnia, kërcënimet dhe pengesat ndaj gazetarëve shqiptarë vazhdojnë

VOA/Ilirian Agolli

Në Shqipëri, vëzhgues vendas dhe diplomatë perëndimorë vlerësojnë se kërcënimet, trysnia dhe pengesat ndaj gazetarëve vazhdojnë të cënojnë lirinë e medias.

Ata pohuan se institucionet duhet të bëjnë më shumë për të plotësuar standardet ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë e gazetarëve, të kërkuara nga procesi i integrimit europian, ku Shqipëria gjendet aktualisht.

OSBE zhvilloi në Tiranë një Forum për Zhvillimin e Medias, ku u diskutuan mungesat ligjore, vështirësitë, që hasin gazetarët në punë dhe sfidat e teknologjive të reja.

Në Forumin e Nëntë për Zhvillimin e Medias, kryetari në detyrë i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bruce Berton, përmendi kufizimet që media shqiptare pati në pasqyrimin e fushatës së zgjedhjeve vendore të 14 majit, për materialet e parapërgatitura nga vet partitë, si dhe vështirësi të tjera që ato hasin në punën e tyre.

“Është thelbësore që mediave t’u sigurohen mjetet dhe politikat institucionale për t’i ndihmuar ato të lundrojnë me etikë dhe përgjegjshmëri në ekosistemin e informacionit që ndryshon shpejt”, tha Ambasadori Berton.

Ai theksoi se, bazuar në parimet e OSBE-së, që janë pranuar nga gjithë vendet anëtare, institucionet publike shqiptare duhet t’u krijojnë mediave hapësirat e nevojshme, që të veprojnë pa pengesa.

OSBE nxit autoritetet, tha Ambasadori Berton, që të mbajnë parasysh ruajtjen e ekuilibrit dhe të vlerësojnë me kujdes të drejtën e shpërndarjes së informacionit.

Përherë faktet duhen lënë të dalin në dritë, madje edhe ato që bëjnë thirrje për mbajtjen e përgjegjësisë apo që zbulojnë abuzime dhe korrupsion, theksoi ai.

“Dekriminalizimi i shpifjes është një element i rëndësishëm, në përpjekjet që bën qeveria shqiptare për t’i dhënë liri dhe mbrojtje më të madhe gazetarëve si pjesë e reformave të tjera në përputhje me rekomandimet e BE-së”, tha drejtuesi i OSBE-së në Shqipëri.

Rrjeti për Gazetarë të Sigurtë në Ballkanin Perëndimor ka theksuar në raportet e veta, se Shqipëria nuk ka mekanizma të posaçëm për mbrojtjen e gazetarëve nga institucionet e as protokolle për hetimin e sulmeve ndaj tyre.

Drejtuesja e këtij rrjeti për Shqipërinë, Blerjana Bino, thotë se rastet e dhunës ndaj gazetarëve nuk hetohen deri në fund dhe kjo shkurajon denoncime të tjera.

“Problem kryesor është lidhja simbiotike e pronarëve të mediave dhe bizneseve me politikën, e në disa raste edhe me krimin e organizuar, duke krijuar një situatë frikësuese, ku gazetarët ndeshen me presione, kërcënime dhe dhunë fizike dhe digjitale”, thotë Bino.

Për të përmirësuar gjendjen e mediave kanë nisur disa përpjekje, kryesisht të nxitura nga procesi i integrimit europian dhe kushtëzimet që BE i vendos Shqipërisë në këtë drejtim.

Përfaqësuesi i BE-së në Shqipëri, Ambasador Luigi Soreca, thotë se liria e shprehjes dhe media e lirë dhe e pavarur janë vlera themelore e BE-së.

“Pikërisht pse jemi seriozë në temën e lirisë së medias, ne e futëm këtë çështje në qendër të politikës së zgjerimit të BE-së. Të gjithë vendet që po kërkojnë t’i bashkohen BE-së duhet të dëshmojnë me angazhime të besueshme që nxisin lirinë e shprehjes në të gjithë drejtimet”, tha zoti Soreca.

Ai shtoi se mesazhi për Shqipërinë është se qeveria dhe autoritetet publike të marrin përgjegjësinë të krijojnë një klimë të favorshme për lirinë e medias. BE mbështet shoqërinë civile për të përmbushur këtë rol.

“Mbeten sfida të rëndësishme përballë, duke nisur nga kushtet e dobëta të tregut të punës, ndërthurrjet e interesave të medias, bizneseve dhe politikës vazhdojnë të ndikojnë në dëm të gazetarisë profesionale. Për fat të keq, ka ende raste të kërcënimeve, dhunë dhe presione ndaj gazetarëve dhe këto janë të papranueshme në një demokraci”, tha ambasadori Soreca.

Organizata Faktoje është në disa procese gjyqësore me institucione publike. Sipas tyre, problem i madh po bëhet mosdhënia e konferencave për shtypin, ku gazetarët do të kishin mundësinë që të pyesin lirisht për çështjet që ndjekin zyrtarët dhe personat teknikë.

Drejtuesja e saj Klodiana Kapo, thotë se mediat në Shqipëri po përballen me lajmet e rreme, disinformimin, dhe propagandë, të cilat shkaktohen prej mungesës së transparencës së institucioneve publike, si dhe vështirësive përherë e më të mëdha që kanë gazetarët për të verifikuar të dhënat.

“Edhe gazetarët e organizatës Faktoje janë bërë objekt i frikësimeve dhe gjyqeve për shkak të punës së tyre. Gazetarët po ndeshin presione dhe kërcënime, që duan t’i nxjerrin nga detyra dhe e drejta e tyre për të informuar qytetarët, dhe jo të mbrojnë interesat e pushtetarëve, bizneseve interesave të caktuara”, thotë zonja Kapo.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias Teresa Ribeiro shprehu përmes internetit shqetësimin për sulmet ndaj gazetareve gra e vajza, duke kërkuar për to siguri fizike dhe siguri online.

“Shihet një rritje e dhunës online bazuar në përkatësinë gjinore, që godet gazetaret gra e vajza. Për të frenuar këtë tendencë në rritje OSBE ka përgatitur një dokument të ri për t’u ardhur në ndihmë gazetareve të gjendur nën këtë dhunë online”, tha zonja Ribeiro.

Pjesëtarë të tjerë në forum theksuan kushtet e vështira të punës së gazetarëve, vonesat e pagave të tyre, trysnia dhe gjyqet, deri korrupsionin e vet mediave me tema të veçanta.

Por siguria e gazetarëve dhe trajtimi i tyre me dinjitet për të rritur profesionalizmin, pohuan pjesëmarrësit, mbeten shqetësime kryesore në Shqipëri.

blank

Osmani udhëton për në New York, takime me liderë botërorë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, ku në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare.

Sipas komunikatës së Presidencës, Osmani është ftuar së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, që të marrin pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

“Ndërkaq, zotëria i parë, gjithashtu është ftuar të marrë pjesë në një pritje të veçantë, të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden. Përgjatë kësaj vizite, Presidentja në takime me homologët e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë, sikurse edhe për synimet e Kosovës për krijimin e raporteve me shtetet anëtare të OKB-së dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ajo po ashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate. Përveç takimeve,

Presidentja do të mbajë diskutime në disa nga universitetet dhe institucionet më prestigjioze në SHBA. Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA”, thuhet në komunikatë.

blank

Kurti: Edhe Borrell ishte në sinkron me Serbinë! Unë kisha propozim konkret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se ai ka shkuar me propozim konkret në takimin e 14 shtatorit. Sipas tij, propozimi i tyre bazohej në parimin e gjithëpërfshirjes që nënkupton që çdo nen duhet të përfshihet në planin e zbatimit të sekuencimit.

Ai tha se parimi i gjithëpërfshirjes nuk është i pazakontë në planet zbatuese të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Por Kurti theksoi se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel, kishte koordinim dhe sinkronizim të qëndrimeve mes përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Në aneks përcaktohet në tri klauzola specifike që çdo nen i marrëveshjes bazike duhet zbatuar dhe gjithashtu që palët nuk duhet të shprehin obstruksione në ndonjë nen. Në takimin e parë, bilateral me Borrellin dhe Lajçakun, më është kërkuar që të kalojmë menjëherë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar me nenin 7 të marrëveshjes bazike në lidhje me nenin 10. Ua bërë të qartë se një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnim pa u dakorduar në mënyrë të plotë për planin e zbatimit të sekuencuar. Aq më shumë për shkak se Vuçiqi ka një kohë që deklaron se nuk ka pranuar një marrëveshje me Kosovën dhe do ta zbatojë atë vetëm në përputhje me linjat e kuqe të Serbisë”, tha ai.

Kurti shtoi se në takimin trilateral “u ekspozova përballë një skenari që Lajçaku e kishte dizenjuar kohë më parë”.

Ai ka thënë se pasi propozoi një plan të sekuencimit të punuar nga Republika e Kosovës, presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy sipas tij thanë, që ky plan është shumë jorealist.

“Unë në plan nuk kisha shpikur e shtuar asgjë. Pasi u refuzova në sinkroni nga Vuçiçi e Lajçaku, ua shtrova një pyetje bazike: ‘Pasi po refuzoni propozimin tim, më thoni nëse Serbia ka bërë ndonjëherë ndonjë propozim të ndonjë plani të sekuencimit’. Lajçaku tha që po, me bindje të plotë, gjithashtu edhe Serbia tha po. Unë u kërkova ndonjë dokument, por nuk m’u dha. Pas shumë insistimeve, m’u soll një dokument që m’u tha se është propozimi i Serbisë për planin e sekuencimit”.

“Pasi përfunduan takimet dhe pas daljes time në media, ndërmjetësi lëshoi një dokument sekuencimi që tha se Vuçiçi e pranoi e Kurti e refuzoi. Një informacion i tillë është i pavërtetë… Dokumenti i tillë i Lajçakut ishte refuzuar më 19 korrik nga z.kryeministri Bislimi. Pse kjo katrahurë informacioni nga zyra e Lajçakut…? Më 14 shtator pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi dhe kundër marrëveshjes në përgjithësi… Ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në plotëni ose nuk mund të zbatojmë atë që do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur”.

I pyetur nëse do të kërkojë zëvendësimin e Lajçakut në procesin e dialogut, Kurti tha se zyrtari i lartë evropian nuk i jep llogari atij, por ai duhet t’i japë llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

“Unë besoj që ajo çfarë kemi thënë këto ditët e fundit, e në veçanti sot, është më se e mjaftueshme që të ketë llogaridhënie të atij, atje [në institucionet evropiane]”, deklaroi Kurti.

blank

Kurti thotë se Lajçaku u pozicionua kundër Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës.

Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti më 18 shtator tha se në rundin e fundit të dialogut, ai “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi, kundër Marrëveshjes [drejt normalizimit të raporteve] në veçanti”, duke iu referuar të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Kurti tha se dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

“Ditëve në vijim me siguri që unë do të kem takime me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të cilët kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe të cilët dëshirojnë të na ndihmojnë, e të na përkrahin sa i përket shtetndërtimit demokratik, zhvillimit socio-ekonomik, por edhe sa i përket njohjeve ndërkombëtare, e në veçanti normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, e që tash e kemi zgjidhjen: është Marrëveshja Bazike e njohjes së ndërsjellë de-facto”, tha Kurti.

Rundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve.

Ky ishte takimi i parë mes Vuçiqit dhe Kurtit pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në fund të majit.

Kurti tha se në Bruksel propozoi një plan për zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Kjo marrëveshje nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut.

Kurti tha se plani i propozuar nga ai – që sipas tij u refuzua nga Serbia dhe BE-ja – për zbatimin e Marrëveshjes Bazike, ishte “propozim konkret, shumë konstruktiv, që bazohej në parimin e gjithëpërfshirjes”. Ai tha se gjithëpërfshirja është edhe në këtë marrëveshje dhe në aneks, ku thuhet se “çdo nen i Marrëveshjes Bazike duhet zbatuar dhe palët nuk duhet të shprehin pengesa për asnjë nen”.

Kryeministri Kurti u pyet nëse do të kërkojë që SHBA-ja të ndërhyjë në dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë. Ai tha se Uashingtoni dhe Brukseli janë bashkë në këtë proces.

“Nuk është këtu çështje BE dhe SHBA. Këtu kemi të bëjmë me një emisar evropian i cili e ka deformuar procesin duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë dhe të hollësishëm, të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj, por duke lejuar që qerrja të vihet para kuajve, Asociacioni i komunave një herë, e pastaj shohim”, u shpreh Kurti.

“Nuk është synimi jonë që të zëvendësojmë një superfuqi me tjetrën. Neve na duhen të dyja, edhe BE-ja edhe SHBA-ja. Por, neve nuk na duhet një ndërmjetësim i tillë i njëanshëm, aspak neutral e korrekt, i cili shkon kundër Marrëveshjes Bazike, siç ka ndodhur me [ndërmjetësimin] e emisarit Lajçak tani”, shtoi ai.

Kryeministri kosovar tha se përmes letrave ka informuar më 15 shtator Uashingtonin, Berlinin, Parisin dhe Romën për ecurinë e takimeve në Bruksel.

I pyetur nëse do të kërkojë zëvendësimin e Lajçakut në procesin e dialogut, Kurti tha se zyrtari i lartë evropian nuk i jep llogari atij, por ai duhet t’i japë llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

“Unë besoj që ajo çfarë kemi thënë këto ditët e fundit, e në veçanti sot, është më se e mjaftueshme që të ketë llogaridhënie të atij, atje [në institucionet evropiane]”, deklaroi Kurti.

Kryeministri Kurti bëri një përmbledhje të ecurisë së takimeve dypalëshe dhe trepalëshe në Bruksel më 14 shtator.

Ai hodhi poshtë deklaratat e Brukselit se ai ka refuzuar një plan për sekuencimin e Marrëveshjes Bazë, duke thënë se ai në takim kishte dorëzuar një plan të tij për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Kurti shtoi se kërkoi që BE-ja të tregonte nëse Serbia kishte dorëzuar një dokument për zbatimin e marrëveshjes. Një dokument iu dha në fund të takimeve, që, sipas Kurtit, ishte i datës 19 korrik, që ishte refuzuar gjatë takimit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel të mbajtur në po atë datë.

Sipas tij, ky dokument kërkonte që fillimisht të themelohej Asociacioni i komunave me shumicë serbe, e pastaj diskutimin për planin e BE-së, duke shtuar se dokumenti “ishte shndërruar në plan të ndërmjetësuesit”.

Kurti u pyet edhe për masat ndëshkuese që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kushteve të ndërkombëtarëve për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Kryeministri kosovar tha se që një kohë nuk ka tensione në veri dhe Kosova veçse ka reduktuar praninë policore atje dhe ka hartuar një udhëzim administrativ që mundëson largimin e kryetarëve të komunave përmes një peticioni.

“Deeskalimi do të duhej të konsiderohej i mjaftueshëm për heqjen e masave”, theksoi ai.

Pas takimit më 14 shtator, nga Bashkimi Evropian thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili bashkë me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, ndërmjetësuan takimin, tha se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Kurti në Bruksel tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.

Sipas Vuçiqit, Kurti, thjesht, “i shmanget formimit të Asociacionit… ky është thelbi i gjithçkaje”.rel

blank

Ukraina sulmon kështjellën e Putinit, gadishullin e aneksuar të Krimesë

Nga Roman Gonçarenko, DW

Me një kombinim të dronëve dhe raketave, Ukraina po intensifikon sulmet ndaj pozicioneve ushtarake ruse në Krime. Pse konsiderohet gadishulli i aneksuar vendimtar për luftën?

Kjo është nata e dytë radhazi që kjo ndodh. Të enjten herët në mëngjes, trupat ukrainase sulmuan pozicionet ushtarake ruse në gadishullin e aneksuar të Krimesë. Sipas mediave ukrainase, objektivi ishte një sistem mbrojtjeje ajrore edhe më moderne S-300 ose S-400 pranë qytetit Evpatoriya.

Ky do të ishte sistemi i dytë i tillë që sulmohet në Krime brenda pak javësh. Ushtria ruse këtë herë raportoi vetëm një sulm me dron të supozuar të zmbrapsur, pa detaje.

Një natë më parë, Ukraina kishte raportuar një sulm spektakolar në Sevastopol, bazën kryesore të Flotës së Detit të Zi. Sipas raporteve nga Kievi, disa raketa lundrimi goditën një anije luftarake dhe një nëndetëse. Të dy u dëmtuan rëndë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se anijet do të riparohen.

Ukraina shkatërron urën e Krimesë

Prej javësh, ushtria ukrainase ka shtuar sulmet kundër Krimesë. Sulmet kurrë nuk kanë qenë kaq intensive dhe kurrë nuk kanë rezultuar në kaq shumë humbje për palën ruse. Gadishulli, i aneksuar tashmë në vitin 2014, u shndërrua nga Rusia në vitet në vijim në një kështjellë ushtarake me disa baza për forcat detare dhe ajrore.

Pak para pushtimit rus në shkurt 2022, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës vlerësoi se trupat ruse në Krime ishin 32.000 vetë. Aty thuhet se janë të vendosura edhe armë bërthamore.

Ukraina e sulmoi ishullin masivisht për herë të parë në gusht 2022. Në atë kohë, u godit një aeroport ushtarak pranë Sakit dhe u shkatërruan disa avionë luftarakë. Në tetor, rreth një vit më parë, ura e Krimesë u shkatërrua për herë të parë. Që atëherë, kjo urë, thelbësore për furnizimin e trupave ruse, ka qenë objekt i sulmeve të përsëritura, i fundit prej të cilave u krye nga dronët detarë.

Baza e Flotës së Detit të Zi

Pse është Krimea kaq e rëndësishme për të dyja palët? Përtej rëndësisë simbolike që vazhdon të theksojë presidenti rus Vladimir Putin, gadishulli është veçanërisht i rëndësishëm në kuptimin ushtarak.

Flota e Detit të Zi e vendosur atje sulmon qytetet ukrainase me raketa lundrimi Kalibr – nga brenda vendit deri në kufirin e BE-së. E njëjta gjë vlen edhe për avionët e vendosur në Krime dhe raketat e tyre.

Përveç kësaj, Krimea luan një rol qendror në furnizimin e trupave ruse në Ukrainën jugore. Së fundi, bllokada detare e porteve të Ukrainës do të ishte e vështirë për Rusinë të zbatohej pa Krimenë.

Menjëherë pas pushtimit, Rusia ishte në gjendje të pushtonte zona më të mëdha nga Krimea dhe të siguronte një lidhje tokësore me Rusinë kontinentale. Është kjo lidhje që po përpiqet të ndërpresë me kundërsulmimin e saj që në fillim të verës ushtria ukrainase tani.

Ushtria, ndër të tjera, po sulmon të gjitha urat që lidhin Krimenë me kontinentin. Për këtë, më dendur përdor armë perëndimore me precizion, raketa lundrimi britanike dhe franceze.

Të avancohet në Krime dhe më pas të negociohet?

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, gjenerali Valery Salushnyj, e përshkroi Krimenë si një “faktor kyç” në luftën e Rusisë kundër Ukrainës në një artikull programor të vjeshtës 2022.

Një ripushtim i gadishullit sigurisht që do ta dobësonte Rusinë në mënyrë vendimtare, por nuk do të garantonte përfundimin e luftës ushtarake. Rusia mund ta vazhdojë luftën edhe pas humbjes së Krimesë që nga kontinenti i saj, paralajmëroi Salushnyj.

Presidenti Volodymyr Zelenski megjithatë shpreson për një përparim. Lufta filloi në Krime dhe do të përfundojë atje, deklaroi kreu i shtetit. Më e mira do të ishte që Kievi të përparonte në Krime dhe më pas të negocionte një tërheqje ruse. Për momentin, megjithatë, është e vështirë të përfytyrohet se Rusia do të pranonte ta bënte këtë.

blank

Ukraina: Po i afrohemi edhe më shumë Bakhmutit, çliruam një fshat tjetër afër tij

Zyrtarët ukrainas thonë se forcat e saj kanë rimarrë Klishchiivka – më pak se 48 orë pasi ajo çliroi fshatin Andriivka. “Klishchiivka u pastrua nga rusët dhe u çlirua”, ka thënë Alexander Syrskyi, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, në Telegram, shkruan Sky News.

Për më tepër, Ilya Yevlash, kreu i shërbimit për shtyp të Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i tha agjencisë së lajmeve Suspilne se fshati ishte marrë, me video dhe imazhe që qarkullonin që thuhet se tregonin ushtarët atje duke festuar dhe mbajtur flamuj ukrainas.

Fshati është pak më pak se 8 km nga qyteti i Bakhmut – me Andriivka, që thuhet se është marrë të premten, rreth 3 km larg. Lajmi vjen në ditën kur u raportua se në një vit e gjysmë që nga fillimi i agresionit të saj në shkallë të gjerë, Rusia shpenzoi rreth 167.3 miliardë dollarë për luftën kundër Ukrainës, nga të cilat 34 miliardë dollarë pajisje u shkatërruan vetëm nga Forcat e Armatosura të Ukrainës,bw


Send this to a friend