VOAL

VOAL

Konferencë e Donatorëve do të duhej të mbahet për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë – Nga Refik Hasani

August 31, 2021
blank

Komentet

blank

KFOR-i të qëndrojë në veri- Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Veriu ynë, edhe 24 vjet pas largimit të uniformave të pushtuesve nga Kosova, vazhdon të jetë objektiv i Serbisë për ta mbajtur atë nën kontroll, për të shkaktuar trazira, pavarësisht se, si gjithë territori i Kosovës, mbrohet nga NATO.

Situata e këtyre ditëve, e shkaktuar përsëri nga Beogradi, dëshmon se Serbia nuk lë asnjë parantezë pa përdorur e pa shfrytëzuar për të arritur qëllimet e saj. Është koha më e duhur sot që KFOR-i të qëndrojë në veriun tonë dhe të bashkërendojë veprimet e tij me Policinë e Kosovës dhe me të gjithë faktorët e Republikës së Kosovës deri në konsolidimin e plotë të shtetit ligjor, su kudo tjetër, edhe në mbarë veriun.

Në formë imperativi, e thekson me të drejtë ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtënant Kadri Kastrati, kur thotë për REL se “Qeveria e Kosovës do ta ketë të pamundur të mbajë nën kontroll situatën në pjesën veriore të vendit përmes mbajtjes së policisë atje” dhe kur kërkon që Qeveria menjëherë të nisë bashkëpunimin me SHBA dhe KFOR-in në mënyrë që të krijohet një strategji e qartë për shtensionim dhe vendosje të rendit dhe ligjit në veri.

Në këto 24 vjet, KFOR-it i është dashur shumë herë të ndërmarrë inkursione në veri për të rivendosur qetësinë. Deri sot është parë dukshëm se, për të funksionuar si gjithë Republika e Kosovës, nuk është e mjaftueshme rivendosja e qetësisë, por është e domosdoshme që të vendoset shteti ligjor, është e domosdoshme që ligjet e shtetit të Kosovës të veprojnë edhe në veri si anembanë Republikës së Kosovës, është e domosdoshme që edhe në veriun tonë të vendoset qarkullimi i lirë si anembanë Republikës së Kosovës, është e domosdoshme, absolutisht e domosdoshme që në Republikën e Kosovës të mos ketë Serbi. Të gjitha këto janë të domosdoshme, absolutisht të domosdoshme, në mënyrë të veçantë që edhe qytetarët e Kosovës me përkatësi serbe në veriun tonë, duke përjetuar vendosjen e shtetit ligjor edhe këtu, të përfitojnë nga përparësia me të cilën i trajton ata Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ligjet që burojnë nga kjo Kushtetutë, para së gjithash nga dëshira e mirë dhe e dëshmuar e shtetit të Kosovës ndaj tyre.

Falë partneritetit të SHBA, NATO-s dhe BE-së, në këto vite është krijuar dhe konsoliduar Policia e Kosovës, e cila edhe në situatën e krijuar pas 26 majit, veproi me profesionalizëm të lavdërueshëm në zbatimin e detyrave të ngarkuara nga Qeveria e Kosovës.

Siç thekson gjeneral-lejtant Kadri Kastrati, Policia e Kosovës u tregua gjakftohtë, e durueshme, ajo, edhe përkundër sulmeve me gurë, nuk ka vepruar në mënyrë të dhunshme, por “deri kur do t’i durojë gjithë ato sjellje të disa kriminelëve serbë”, kjo, siç e npenvizon gjenerali, është një pikëpyetje e madhe.

Situatën në veri të Republikës së Kosovës nuk e ka krijuar as nuk e mban të tillë shteti i Kosovës, por e ka krijuar Beogradi i projekteve dhe frymëzimeve serbomëdha millosheviçiane. Këtë e di jo vetëm çdo qytetar i Kosovës, jo vetëm ndërkombëtarët që ndodhen në Kosovë, por edhe të gjitha qendrat ndërkombëtare.

Në përmbyllje të këtyre pak rreshtave: Vetëm duke u krijuar realiteti i shtetit ligjor në veriun e Republikës së Kosovës, do të krijohen premisat fillestare që Serbia të nisë të tregohet konstruktive dhe bashkëpunuese në kuadrin e dialogut me Kosovën të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

blank

BRILANTI I JETES SOTME Nga Fritz RADOVANI

Sejcili njeri në jeten e vet ruen mbrenda zemres një Brilant të lidhun me Shpirtin dhe jeten sido kjoftë ajo. Dashunia per prindët dhe familjen janë të perjetëshme dhe të pazevendsueshme nder të gjitha rrethanat e jetës.

Nuk perjashtohet shoqnia dhe besnikija e saj në rrethana të vështira… Nder ne Shqiptarët rrethanat familjare dhe shoqnore janë ma të prekëshme se kudo nder shtetet që na rrethojnë, ndersa nder Malësi, ata ishin dhe janë të pakrahasueshme mbi themelet e Besës, Burrnisë dhe Bujarisë. Dishmia ma e sakta janë kullat e Maleve dhe praku i derës kjoftë edhe i portareve atje…

Ndoshta, dokumenti ma i sakti sot asht ”Lahuta e Malcis” që dokumenton shperthimin Shpirtnuer të Fisit Shqiptarit nder Male dhe fusha Arbnore.

Aty asht edhe sot brilanti i Nderës, gjithmonë i paster dhe i paprekshem! Ai asht i pathyeshem, i paster, i shkelqyeshem dhe i bekuem këso jete!

Asnjëherë ai brilant as nuk u cikat kur pushtuesit e pashpirtë kerkuene me ngulm zhdukjen e Atdheut të Gjergj Kastriotit Skenderbeut e Nanë Terezes, bash ashtusi sot, që zhdukne qinda e mija Zamakë të Flamurit Kastriotit.

E barbarët perditë po punojnë per zhdukjen e Trojeve të Tyne t’ lavdishme!

O jo jo, Shqiptarë, nuk shuhet jo Iliria e vjeter Shekullore, ku Shen Pali i pari e puthi Atë Tokë të Bekueme dhe i tregoi Botës mbarë se, këtu asht fara e qytetnimit Europjan mbrenda atij brilanti që nuk shuhet asnjëherë!

E mbrenda atij Qytetnimi të perjetëshem vazhdojnë me çilë Zamakët e rijë…

Që në Brilantët e Tyne t’ Zemres asht i freskët gjithmonë: Antikomunizmi!

Melbourne, 27 Maji 2023.

blank

Pse po rikthehet Basha?- Nga GENC BURIMI

Në faqen “Facebook” të ambasadës amerikane në Tiranë gjendet i botuar në 9 maj një reportazh televiziv, që do ta rekomandoja nxehtësisht për të kuptuar kulisat e errëta të qeverisë shqiptare, ku ndoshta mbahet peng Lulzim Basha. Bëhet fjala për emisionin investigativ “31 Minuta” të A2/CNN, që në edicionin e fundit pasqyron lojën surrealiste midis qeverise shqiptare dhe shtetasve shqiptarë, që kanë fituar gjyqe kundër qeverisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Kur zbulon në reportazhin në fjalë metoda të denja për një republikë bananiere të qeverisë së Edi Ramës në mënyrën sesi trajtohet drejtësia e formës se prerë dhe viktimat, të kap refleksi për të vërtetuar nëse po konsulton vërtet website-in e ambasadës amerikane apo një faqe “Facebook” të piratuar? Si mundet që znj.Yuri Kim të sponsorizojë një reklamë kaq të shëmtuar ndaj Kryeministrit të vendit që po negocion të hyjë në Europë, duke pështyrë njëkohësisht mbi vendimet e drejtësisë europiane?

Janë mbi 50 milionë euro dënime të shpallura përfundimisht nga gjykata e Strasburgut, por që qeveria e Edi Ramës refuzon apo ua zvarrit shlyerjen shtetasve shqiptarë që kanë fituar gjyqin kundër shtetit shqiptar. Kjo përbuzje e drejtësisë europiane e bën Shqipërinë vendin më të veçantë dhe më “të papare” me këtë sjellje “banditësh” ne Europë.

Ku hyn këtu tema e Lulzim Bashës dhe ç’lidhje ka reportazhi i postuar në “Facebook”-un e ambasadës amerikane me hipotezën e rikthimit të tij në krye të PD-së së vulës? Në minutën e 10 të emisionit online, mësojmë se dosja “më e majme” që pret shpagim nga Rama, vlen plot 13,4 milionë euro dhe lidhet me dënimin e Shqipërisë për shembjen me padrejtësi të një hoteli në Vlore. Por, shton reportazhi i sponsorizuar nga amerikanët, arsyeja pse qeveria e Ramës po ia mban peng këtë shumë të dëmtuarit që prej tashmë pesë vjetësh, lidhet me një hakmarrje të pastër politike nga ana e qeverisë.

Fituesi në gjyqin e Strasburgut kundër qeverisë shqiptare është një familjar i Lulzim Bashës (i vjehrri). Dhe meqenëse qeveria po tregon qartë sipas reportazhit se në dosjet e Strasburgut ajo paguan kë ajo do dhe kur ajo do sepse nuk ka një “përmbarues” në nivelin europian ta detyrojë, logjika e thjeshtë te ben te mendosh se fati i milionave për familjen e Lulzim Bashës varen drejtpërdrejt, personalisht dhe politikisht nga Kryeministri Rama.

Është sa e pabesueshme, aq dhe e vërtetë që US Embassy të lejojë të botohet në “Facebook”-un e saj, deduksion kaq i tmerrshëm se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama për interesa të ngushta politike. Kjo na e thjeshtëson punën dhe ne analistëve që s’kemi nevojë të humbasim në labirinte konsipariociniste komplotiste kur e dëgjon me veshët e tu në faqen zyrtare të diplomacisë amerikane sesi Edi Rama e mban lidhur Lulzim Bashën për një shumë, për të cilën ndoshta Lulzim Basha do të jete i gatshëm të bëjë gjithçka që do Kryeministri në mënyrë që milionat e shumëpritura të rikthehen në familjen e Bashës.

Reportazhi do të vazhdojë më tej të shpjegojë në mënyrë thuajse shkencore sesi në këtë kuadër dëmshpërblimesh të dosjeve të Strasburgut gjithçka i është lënë në dorë vullnetit të mirë apo të keq të qeverisë. Ekspertë shumë të respektueshëm që marrin fjalën në reportazh shprehin habinë përballë këtij konflikti flagrant interesash dhe vdekjeprurës për demokracinë sesi këtë dosje nuk e merr në dorë Parlamenti, por i lihet një bulevard qeverisë, e cila mund të shantazhojë kështu kë të dojë apo t’i japë një mal me para kujt të dojë.

Pyetja shtrohet legjitimisht: po sikur “misioni” që i është dhënë Lulzim Bashës nga Taulant Balla apo ndërmjetës të tjerë të ofiçinave të errëta qeveritare, është se familja e tij do t’i shohë milionat vetëm kur të jepet garancia se Berisha nuk të lejohet të rikthehet më kurrë në krye të PD-se dhe kjo parti të qëndrojë e përçarë të paktën deri në zgjedhjet e 2025 që do t’i siguronin një mandat të katërt Edi Ramës? Afërmendsh, për një çmim të tillë marramendës në euro, vetëm i “zoti i punës” që ka interes të drejtpërdrejtë si Lulzim Basha, pranon ta kryejë një mision të tillë “kamikaz” politikisht, por sa pafundësisht interesant financiarisht.

Pasi si me magji, mësojmë në reportazh, se pas 5 vjetësh “sorollatje” shlyerja e shumës prej 13,4 milionë në përfitim të familjarit të Lulzim Bashës është vënë në rend të ditës të kryhet këtë vit nga qeveria. Wait and see, më jep të jap.. Ke dëshirë të thërrasësh mbasi vizionon reportazhin: “Forca Lulzim, është një dhuratë që nuk refuzohet sado qesharak kërkon të të bëjë Rama”.

Reportazhi i sponsorizuar nga ambasada amerikane mbyllet me fjalët boshe dhe të pafuqishme që tingëllojnë në kontrast të plotë me fuqinë e SHBA-ve për të imponuar një reformë në drejtësi me impaktin e një dordoleci:

“Autoritetet penale shqiptare duhet të ndërhyjnë për të kontrolluar përse këto vonesa (në ekzekutimin e vendimeve të Strasburgut) bëhen në këtë mënyrë nga qeveria pa asnjë lloj justifikimi”. Pyetjen e morëm në reportazh: këto manovra bëhen për arsye politike …

blank

50-VJETORI I REVOLTËS ANTI-KOMUNISTE NË SPAÇ – Nga Frank Shkreli

 

Me pjesmarrjen e Shkëlqesisë së tij Presidentit të Republikës, Zotit Bajram Begaj u zhvillua ceremonia e përkujtimit të  50- vjetorit të revoltës Antikomuniste të Spaçit me datën 21  Maj, 2023, ora 11: 00  në kampin çfarosës të Spaçit.

Perkujtimi me rastin e këtij përvjetori ishte një obligim per te nderuar   qëndresën, sakrificën, patriotizmin kombëtar të Shqiponjave të lirisë që 50 vite ma parë, në  mes breshërive të plumbave, mbrojtën identitetin kombëtar — Flamurin kombëtar Kuq e Zi  përdhosja me yllin bolshevik të  stalinizmit!   Ishte ky një rast historik për të valvitur flamurin kombëtar mbas 50- vitesh nga ajo revolte, në nderim të 4 martirve të lirisë që u pushkatuan në  revoltën Antikomuniste të  Spaçit nga regjimi komunist i Enver Hoxhes: Pal Zefi, Hajri Pashaj, Dervish Bejko e Skender Daja, por, njëkohësisht, edhe në nderim të mbi 6000 shqiptareve të  pushkatuar e të zhdukur nga diktatura komuniste! Në vijim shënimi i autorit, në kujtim të këtij përvjetori dhe heronjve të vrarë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës:

Në këtë përvjetor të revoltës anti-komuniste, unë do kisha shumë për të thënë për ketë vend çnjerzor këtu në Spaç – por fjalët jo vetëm që nuk mjaftojnë por, njëkohësisht, janë edhe të tepërta.

 

Ne kete burg të vdekjes, po t’i mbyllim sytë dhe të dëgjojmë në heshtje, do ndjejmë britmat e viktimave të pafajshme nga qelitë e errëta e të izoluara.

 

Në heshtje mund të dëgjojmë ofshamën e tyre: “Pse na vratë o vëllazën shqiptarë!?”  Ata presin përgjigje prej nesh, ndërsa si patriotë të mirë, në luftë për liri e demokraci, megjithëse skuqën këto shkëmba me gjakun e tyre, sot ata bëjnë thirrje për PAJTIM dhe jo për hakmarrje.

 

Për fat të keq, kjo ofshamë, ende nuk gjenë simpati në Shqipëri. Ende bie në veshë të shurdhër dhe në sy të verbër. Shqiptarët, pa dallim bindjesh politike – “të majtë e të djathtë”, si dhe qeveritë dhe kuvendet e 3-dekadave të kaluara — po bëhen gjithnjë e më indiferent ndaj këtyre krimeve të komunizmit dhe simboleve të atij regjimi – siç është Spaçi — tre dekada pas shembjes së komunizmit zyrtar.

 

A është sot Shqipëria, si shtet anëtar i NATO-s, në nivelin e saj njerëzor e moral që të pakën të përballet me krimet e komunizmit, të pranojë, zyrtarisht, me ligj, distancimin nga e kaluara e saj kriminale komuniste, në interes të pajtimit kombëtar, ashtu siç kanë vepruar ish-vendet komuniste të Evropës lindore e qendrore, dekada më parë?

 

Indiferenca dhe heshtja zyrtare nga qeveria shqiptare sot ndaj këtyre krimeve kundër njerëzimit, është e papranueshme në shekullin XXI, në një shtet që e quan veten demokratik dhe anëtar i NATO-s.  Kësaj i thonë të jesh i shurdhër dhe verbër ndaj një peshe të rendë të historisë – asaj të krimeve të komunizmit!

 

“Heshtja ndaj çeshtjeve me rëndësi morale për një komb, është në vetvete një pranim djallëzor i së keqës”, ka thënë një amerikan i madh i shekullit të kaluar. “Parimet morale nuk varen nga vota e shumicës. E keqja është e keqe, krimi është krim, sidomos, atëherë, kur shumica është në rrugë të gabuar”, ka thenë Kardinali Fulton Sheen.

 

Sot, viktimat e  regjimit të Enver Hoxhës dhe familjet e tyre kërkojnë të Vërtetën dhe zyrtarizimin me ligj të Kujtesës së viktimave të krimeve të komunizmit – ashtu që e kaluara kriminale e historisë së shëmtuar komuniste, si kjo e burgut të Spaçit — të mos bëhet pjesë integrale e historisë së brezave të ardhëshëm të shqiptarëve.

 

Para këtyre qendrestarëve midis nesh – këtyre simboleve të vërteta të lirisë e demokracisë, të moralit, pajtimit dhe tolerancës – unë përulëm me respektin dhe falënderimin më të thellë për sakrificat e tyre dhe të gjithë ish-të burgosurve bashkvuajtës të tyre që kanë dhënë jetën për këto ideale dhe vlera perëndimore.

Ndërgjegja e jonë kolektive duhej të kërkonte të Vërtetën dhe përballimin me të kaluarën komuniste. Kërkon dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit dhe kujtimin e viktimave – siç kanë bërë vendet ish-komuniste evropiane.

 

Është një domosdoshmëri që viktimave të regjimit komunist në Shqipëri — të gjallë e të vdekur — në mos asgjë tjetër, të paktën, t’u kthehet një pjesë e dinjitetit të tyre njerëzor si shqiptarë. Çdo viktimë e regjimit totalitar komunist të Enver Hoxhës, ka të njëjtin dinjitet njerëzor si të gjithë ne dhe meriton drejtësi, përkujtim dhe njohje nga të gjithë, e sidomos nga autoritetet zyrtare në vend.

 

Simpatizantëve dhe nostalgjikëve të komunizmit si dhe atyre që deklarojnë se komunizmi ishte në anën e duhur të historisë, unë u them shkoni në Spaç dhe shikoni “sukseset” dhe anën “pozitive” të komunizmit të Enver Hoxhës.  Të gjithë kanë nevojë të vizitojnë Spaçin. Ashtu siç është shprehur Ismail Kadare për veprën e At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue”, si një vepër që duhet të lexohet nga të gjithë—ashtu edhe në Spaç e gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë të shkojë e të shikojë për veten, “sukseset” dhe anën “pozitive” të diktaturës komuniste: “Kanë nevojë ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos më tepër, ata që s’e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nepërkëmburit, e po aq në mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq e ndoshta më tepër, komunistët. Shkurt, për të ka nevojë ndërgjegjja jonë”, ka thenë Kadare.

 

Unë shpresoj se edhe në Shqipëri, më në fund, siç ka thenë Vaclav Havel: “E Vërteta dhe dashuria do të fitojnë mbi gënjeshtrat dhe urrejtjet”.

 

Krimet shtetërore gjysëm shekullore të ish-regjimit komunist kundër bashkombasve këtu në Spaç dhe anë e mbanë Shqipërisë, duhet të kujtohen dhe të mos harrohen, ashtuqë që kjo histori fatzezë e Kombit të mos përsëritet më.

 

Spaçi kurrë më! NEVER AGAIN!

Frank Shkreli

blank

Letër e hapur kryetarit të opozitës z.Sali Berisha – Fakti se Edvin Rama ju sheh si armik të pushtetit, do të thotë keni shans ta shpëtoni sistemin Nga Elida Buçpapaj

 

I nderuar Z.Berisha,

Janë mbushur 32 vjet që ju ndjek si gazetare, me kronika, komente, vlerësime, kritika, akuza, mbështetje. Gjatë këtyre tri dekadave ju kam marrë disa intervista. Ju kujtoj atë tek Bota Sot, kur ju ndaluan hyrjen në Kosovë si person që mund të shkaktonit trazira. Atëhere gazeta ju mbështeti. Po ashtu intervista me disa numra po tek Bota Sot kur filloi rehabilitimi juaj nga SHBA, në vizitën tuaj në Washington DC të lobuar nga çifti DioGuardi, që i parapriu kthimit tuaj në pushtet më 2005. Kjo është e para Letër e Hapur që ju shkruaj.

Megjithëse presidenti Clinton i kishte thënë Rugovës se njeriu nuk lahet dy herë në të njëjtin ujë, ju u latë dhe, gjatë dy mandateve prej 2005 deri më 2013, patët arritje shumë të rëndësishme për interesin kombëtar të Shqipërisë dhe interesin e rajonit, Europës dhe SHBA.  Po veçoj anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, që merr një rëndësi të veçantë sidomos në kontekstin aktual.

Gjatë qeverisjes 8 vjeçare ju kam kritikuar, sepse si parti dolët nga shinat e një partie të qendrës së djathtë, nuk bëtë dekomunistizimin, i harruat viktimat e regjimit diktatorial etj.. Ju humbjen e besimit të elektoratit u përpoqët që ta plotësonit pa sukses nëpërmjet aleancës me LSI-në, që prodhoi rezultatin e 2013-ës. Nuk ishte Edvin Rama që fitoi, por ishit ju që humbët.

Ju e dhatë dorëheqjen por sollët në krye të PD Lulzim Bashën, që e katapultuat jo si personalitet por si të rekomanduar nga rrethi juaj i ngushtë, i cili eksplicitivisht hyri në aleancën e deklaruar me Edi Ramën më 17 maj 2017 duke e çuar PD nga njëra humbje tek tjera, me bojkotin e zgjedhjeve lokale, ku u eleminua pluralizmi pothuaj plotësisht në pushtetin lokal. Gjatë kësaj katastrofe jo vetëm për PD-në por edhe për interesat kombëtare, ju heshtët, ndërsa kritikët thanë se Lulzim Basha nuk e lëviz as gishtin pa lejen tuaj. Fakt është se ju nuk i kërkuat asnjëherë Lulzim Bashës të jepte dorëheqjen.

Kur ju shpallën non grata dhe Lulzim Basha ju përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së, atëherë ju u kryengritët dhe filluat turin e foltoreve në të gjithë Shqipërinë. Pasi bëtë mea culpa, ju kërkuat besimin e bazës për të rimarrë drejtimin e PD-së, duke premtuar rithemelimin e kësaj force politike sipas idealeve të 1991.

Dukej se gjithçka po shkonte mirë, çka u kulmua me Kuvendin e jashtëzakonshëm të PD-së më 11 dhjetor 2021 në Air Albania, ndaj të cilit reagoi me një kundërkuvend grupi i Lulzim Bashës më 18 dhjetor 2021, që ishte fund e krye i manipuluar live duke patur dëshmitarë gjithë opinionin shqiptar brenda dhe jashtë. Ky manipulim u pa qartë edhe në zgjedhjet lokale të pjesshme vjet, duke e detyruar Lulzim Bashën të japë dorëheqjen e t’ia kalojë stafetën Alibeajt dhe ky, pas humbjeve të zgjedhjeve të lokale të 14 majit 2023, t’ia kalojë stafetën Bardhit. Dhe, me këtë formacion të delegjitimuar, ky grup, me mbështetjen direkte të Edvin Ramës, shantazhon dhe dëmton direkt jo vetëm PD-në reale, por edhe i kontribuon fundosjes së sistemit.

Ndërsa në PD-në reale, ku ju morët drejtimin, nuk rrodhi gjithçka siç iu premtua bazës, pasi, pas zgjedhjeve të kritikuara të forumeve të PD në maj-qershor 2022, u sanksionua establishmenti i vjetër, me të cilin ju i humbët zgjedhjet e 2013.

Më duhet t’ju kujtoj se, pasi u rizgjodhët kryetar i PD-së, ju shmangët premtimet dhe filluat që, nëpër intervista, të deklaronit se do të vinit në pushtet me ekipin tuaj të dy mandateve të shkuara. Ndërsa rithemelim i PD-së do të thosh një mendësi krejt ndryshe, e cila do të duhej të reflektonte së pari tek sistemi elektoral, të cilin ju vetë e keni nënshkruar me Edvin Ramën më 2008, ku eleminohet gara e lirë, votohet për partinë dhe Njëshat me plotfuqishmërinë e tyre, si skllavopronarë vendosin për deputetët e listave, duke patur si kriter jo integritetin por servilizmin, se kush ia puth këmbën më mirë kryetarit të partisë. Por pasojat më të mëdha i vuan sistemi. Sot Shqipëria rezulton të jetë e uzurpuar dhe e kapur nga një njeri i vetëm, ndërsa opozita ka arritur veç të organizojë disa protesta me regji e skenar. Tani ju e adresoni shkaktarin e humbjes tek Edvin Rama e Tom Doshi, kjo qendron, por kryesore është të gjeni fajet tuaja, tek mosmbajtja e premtimeve për rithemelim dhe riformim. Pa një sistem elektoral, të paktën si i Kosovës, Shqipëria nuk mund të futet në zgjedhjet e 2025. Sistemi aktual, prej 2008 deri sot, ka krijuar sistemin mafioz.

***

Prioritet i menjëhershëm juaji duhet të jetë qasja e drejtë ndaj grupit Basha-Alibeaj-Bardhi. Mjerisht deri tani, jeni ju që po e faktorizoni një grup manipulatorësh, duke iu dhënë shansin të riciklohen, pa marrë parasysh se ky grup e përjashtoi PD-në reale nga sistemi i zgjedhjeve, duke e detyruar që të futet në aleancë me Partinë e Lirisë, me pasoja të drejtëpërdrejta negative për PD-në, pasi numri i Këshilltarëve Bashkiakë u nda midis dy forcave politike, duke llogaritur se PL-ja, meqë nuk kandidoi në asnjë bashki, e balancoi me numrin e këshilltarëve bashkiakë. Duke u përjashtuar forca kryesore e opozitës, pasojat e grupit manipulator Basha-Alibeaj-Bardhi i vuan jo vetëm PD-ja reale, por i gjithë sistemi, i vuan Shqipëria, që po zhbëhet.

Pra, timer tani është në countdown, duhet të veproni sa më shpejt me qëllim që të shpëtohet Shqipëria nga instalimi i plotë i një diktature që, siç po shihet, konkretisht, për hir të pushtetit, bën aleanca të paparashikueshme.

Duke e përditësuar aktualitetin, ndërsa ju Dr.Berisha po vazhdoni e po i luteni grupit Basha-Alibeaj-Bardhi për bashkim, ata nga ana e tyre ju shajnë, akuzojnë e anatemojnë si ju ashtu edhe berishizmin në çdo televizion të Tiranës. Ju nuk mund të vazhdoni më me avazin e ftesave, sepse, prej majit 2021 deri në maj 2022, ftesat tuaja ndaj grupit Basha-Alibeaj-Bardhi ranë në veshin e shurdhër, ndërsa humbësi nuk ishit vetëm ju dhe PD-ja, por humbësi kryesor është Shqipëria, e cila në vend se të faktorizohet po shpopullohet, sepse shqiptarët refuzojnë të udhëhiqen nga një sistem mafioz, por edhe nga një opozitë e papërgjegjëshme.

Pra, në mënyrë të menjëhershme, ju duhet të bëni regjistrimin e PD-së së Rithemeluar, me emrin e ri, pa mbetur peng i pengjeve të Edvin Ramës dhe po ashtu old establishment t’i nënshtrohet statutit sikur jeni duke e përmendur shpesh dhe t’i hiqet qafe PD-së së rithemeluar.

Ju kujtoj se me këtë metodologjinë tuaj të ftesave dhe lutjeve për bashkim grupit Basha-Alibeaj-Bardhi, që i ka nxjerrë jashtë loje vota e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit 2021, ju jeni duke përsëritur Bashën, sepse edhe në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, PD-ja reale mbeti pa vulë dhe pa të drejtën e daljes si subjekt politik i pavarur, falë këtij grupimi, duke i dhënë kësisoj shanset Edvin Ramës të përdorte të gjitha metodat antiligjore për t’i fituar zgjedhjet. Por ju, me një naivitet aspak të justifikuar për moshën dhe vjetërsinë në politikë, e ndihmuat.

Deklaratat tuaja pas humbjes së 14 majit të PD-ja nuk afrojnë zgjidhjen që kërkon baza, por ju distancon ju nga baza, e cila iu riktheu në pushtet dhe në krye të PD një vit më parë.

Me Kodin Zgjedhor të 2008, me një PD as mish dhe as peshk, në pritje të një bashkimi iluzor dhe me asnjë relevancë me grupin Basha-Alibeaj-Bardhi, si dhe me një old establishment që e ka bunkerizuar partinë, PD-ja i është kthyer stanjacionit dhe, siç është dëshmuar më 2013, elektorati i qendrës së djathtë nuk do të votojë një formacion politik që nuk ia përmbush aspiratat, pra, nuk do të votojë një PD deri sa të jetë e mbushur me copy paste të Bashës, Alibeajt e Bardhit and Co, deputetë listash që instrumentalizohen, duke e lënë Shqipërinë në duart e një personi që përbën rrezik kombëtar dhe për gjithë rajonin.

Për hir të së vërtetës, prej shtatorit 2021 e deri sot i keni rënë qark Shqipërisë disa herë në takimin me bazën, por mospërmbushja si duhet e premtimeve për rithemelim dhe mostejkalimi i ngërçit që e krijoi Edvin Rama me grupin Basha-Alibeaj-Bardhi, që e la PD-në reale jashtë sistemit zgjedhor, ishin edhe shkaqet e humbjes, sepse, sa më e dobët të jetë PD-ja reale, aq më tepër shesh veprimi gjen uzurpatori i gjithë institucioneve shtetërore të Shqipërisë.

Foltoret e sfiduan statusin tuaj si non grata, në fakt nuk ka patur asnjë kryeministër dhe president të Shqipërisë që të ketë operuar gjithmonë në interes të SHBA, Perëndimit dhe NATO-s sikur ju, por ju keni një defiçit të madh me pasoja për vendin sa i përket ndërtimit të sistemit demokratik se, bashkë me Edvin Ramën, keni firmosur një Kod Zgjedhor për shtete tribale dhe jo për shtet të Aleancës Verio-Atlantike.

Deri tani, përfshi edhe zgjedhjet e 14 majit 2023, sistemi hibrid në Shqipëri po shkon drejt degradimit. Prandaj, ju duhet të reflektoni sa më shpejt. Edhe pse durimi i bazës po shterron. Por fakti që Edvin Rama ju sheh si armik të pushtetit të tij, është një tregues solid se ju mund ta çlironi jo vetëm PD-në nga pengmarrja, por ta nxirrni nga fundosja ku ka rënë edhe sistemin demokratik. Demokracia nuk është pronë e asnjë partie, por e popullit, as Shqipëria nuk mund të jetë kurrë pronë e një uzurpuesi, por e Sovranit, Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve, të cilët duan një vend normal për të jetuar dhe rritur fëmijët e tyre.

 

Me respekt

Elida Buçpapaj

blank

A duhet të largohet Berisha? – Nga GENC BURIMI

NË VEND TË HYRJES

Që prej fitores së thellë të maxhorancës në zgjedhjet e fundit vendore, atmosfera është e veçantë në studiot televizive, që pretendojnë se reflektojnë opinionin e përgjithshëm. Kryefjala në modë sot është bërë thirrja për largim e Sali Berishës, e përforcuar nga dorëheqja e Enkeled Alibeajt me “PD-në e tij të vulës”, që mori notën katër në provimin e zgjedhjeve. Në vijim do mundohem të analizoj përse përqendrimi te Berisha është këndvështrimi i gabuar për të lexuar të tashmen dhe të ardhmen e politikës shqiptare, të paktën deri në zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës.

Të tjera kërkesa do të më dukeshin më oportune: 1)kërkesa për krijim kushtesh të barabarta gare, në mënyrë që çdo lider i ardhshëm i opozitës të përqendrohet si kudo në boten e civilizuar te mbrojtja e programit dhe jo te mbrojtja e votës; 2) kërkesa ndaj opozitës (ose opozitave) të prezantojnë me prioritet ide të reja sesa fytyra të reja, në mënyrë që fushatat elektorale në Shqipëri të jenë konstruktive për vendin, dhe jo negative kundër rivalëve në politikë. Përvoja ndërkombëtare tregon se ikja e “së vjetrës” nuk shoqërohet detyrimisht me “ngadhënjimin” e së resë. Do jap shembullin e politikës aktuale franceze, jo vetëm se e njoh mirë, porse i ilustron edhe më qartë argumentet që dua të shtjelloj. Për lehtësi paraqitjeje, po piketoj si dy “Berisha” të politikës franceze, figurën e së djathtës historike, Nikola Sarkozi, dhe atë të së majtës historike, Fransua Holande.

Të dy këto personalitete, pas vitesh në politike, u konsideruan si të dështuar. Trysnia politikomediatike qe e gjithanshme që të dy të largoheshin dhe t’i linin vendin një gjenerate të re, në mos në moshe, të paktën në vrull dhe në ide. Dy “Berishat” e politikës franceze janë larguar, u bënë tashmë shumë vite. E megjithëkëtë, vakumi që krijoi largimi i tyre jo vetëm që nuk është mbushur ende sot e kësaj dite nga e shumëpritura gjeneratë e re e së djathtës dhe e së majtës franceze, por përkundrazi ky vakum i përpiu vetë këto dy parti si në gropa thithëse të një deti të qetë, ku askush nuk e priste se do të mund të ndodhte ndonjë aksident. Partia e De Golit dhe ajo e Miterrandit, që dominonin jo vetëm peizazhin politik francez, por edhe atë europian, janë zhdukur nga radarët e politikës, si një avion i “Malaysian Airlines”, pa nam e pa nishan, pa ceremoni, pa zi.

Aty dy parti historike, dy “zonja të rënda” që impononin sa respekt, aq dhe frikë duke shtypur si me rul çdo konkurrencë mbi rrugën e tyre, janë kthyer sot në dy entitete anonime, jo vetëm pa emër, por dhe pa kolone vertebrale ideologjike sepse nuk kanë më as lider dhe as program. Në zgjedhjet e fundit presidenciale, që janë edhe më të rëndësishmet në Francë, partia historike e “De Golit” nuk mori as 5% dhe ajo socialiste e Miterrandit as 3%. A shërbeu i gjithë ai operacion “fshesa” kundrejt Sarkozisë dhe Holland-it për kaq, për të arritur në këtë rezultat katastrofë? As në ëndrra e tyre më të llahtarshme golistët dhe socialistët francezë nuk do ta kishin përfytyruar se historia e Titanikut mund të ripërsëritej në formën e partive të tyre respektive. Konkluzioni i parë për opozitën shqiptare rrjedh nga mospërsëritja e gabimit të politikës franceze: nuk është ikja e së “vjetrës” që duhet të përbejë lajtmotiv pas disfatash elektorale, por inkurajimi i shfaqjes së një modeli të ri, çfarëdo mishërimi fizik të ketë ajo, si me fytyrën e së vjetrës apo të resë.

Republikën e 5-të franceze, një inovacion i paparë konstitucional që vazhdon dhe ruan edhe sot ekuilibrin politik të Francës e solli një i vjetër i rikthyer rishtazi në politikë, De Gol me 1958. Po qe mesazhi i duhur, mos shih fytyrën e “mesazherit”. Politika është si teoria e Darvinit, me i mirëpërgatituri për një maratonë të gjatë reziston, avancon dhe triumfon. Ja PDja “zyrtare”, që e hoqi të vjetrën “Berishë”, duke i dhënë të gjitha mundësitë “së resë” së quajtur Bashë apo Alibeaj, Bejko apo Tabaku, Gazmend Bardhi apo Grida Duma, të sillnin një mesazh të ri, tek i cili do të aderonin “turmat”. Por ja që kjo nuk ndodhi. Kjo kastë e re dhe e përkëdhelur nuk arriti në asnjë moment të imponohej te militantët e aq më pak në opinionin e gjerë publik, ndonëse pati vulën, fondet, mbështetjen totale të amerikanëve, të drejtësisë, të organeve zgjedhore, pa përmendur edhe ngrohtësisë dashamirëse të pushtetit.

Ndodhi me ta siç ndodhi me një Valeria Pekres në Francë, që pretendoi të zëvendësonte Sarkozinë, apo si një Olivier For që pretendoi të zëvendësonte Hollandin, por që mbetën anonime dhe i fundosën drejt greminës dy partitë më të madha që ka njohur historia e Francës. Konkluzioni i dytë: nuk lind një lider politik me një të rrahur pëllëmbësh, ashtu si nuk lind një yll futbolli thjesht duke shqiptuar emrin Mbape. Në thelb të identitetit të një lideri, qëndron “alkimia” ose karizma. Kur e ke këtë dhunti që ta jep natyra, mjafton të kesh një program që jep shpresë dhe “turmat” të ndjekin vete. Por e kundërta nuk është e vërtetë. Pati program Belind Këlliçi, por ndoshta “alkimia” e tij nuk ngjiti në masën e duhur, që nuk do të thotë se ai s’mund të bëjë një punë më intensive mbi veten për të farkëtuar imazhin e një lideri në gjenezë. 35% kur vinte nga 0% para primareve vetëm 6 muaj më parë ku pakkush e njihte, është një rezultat inkurajues për këdo politikan që fillon rrugëtimin e gjatë drejt majës…

Berisha duhet të ketë të drejtën dhe forcën të udhëheqë opozitën në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Ndonëse humbja në zgjedhjet vendore është e pakthyeshme, pasi nuk ka asnjë shans që ato të ribëhen, ndershmëria intelektuale të shtyn të pranosh disa të vërteta në avantazh të tezes së vazhdimit të Berishës në rolin që ka marrë përsipër për ta rikthyer Opozitën në pushtet. Trajektorja e tij është tipike e tezës darviniane se lufta për mbijetese të çon edhe më lart se ku doje të arrije. Berisha u dorëhoq nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve legjislative të 2013, duke vazhduar në standardin e vendosur para tij nga Fatos Nano më 2005. Pra, kur humb zgjedhjet legjislative, kryetari largohet.

Berisha rikthehet më pas në krye të PD-së (reale) më 2021, jo me dëshirën e tij për të shkelur mbi premtimin që kishte bërë më 2013, por me detyrim-përcaktim për shkak të vendimit të administratës aktuale amerikane që e shpalli non grata pa asnjë provë publike. Trump edhe me provat për vepra penale që i dha botërisht prokurori i Nju York-ut, nuk e imagjinon një sekondë të heqë dorë nga beteja politike, e jo më të ishte akuzuar pa asnjë prove ç’mund të kishte bërë ai. Tjetër reagim për mbijetesë jo vetëm politike, por dhe morale nuk mund të pritej nga ish-lideri historik i PD-së, i provokuar edhe më shumë pas vendimit të kryetarit të asaj kohe, Lulëzim Basha, për ta pezulluar Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, pa e debatuar demokratikisht me forumet e PDsë. Ishte meritë e Berishës të mos dorëzohej në një moment ku kushdo tjetër do të kishte ulur krahët për të pësuar në heshtje fatin që po tërbohej mbi të. Berisha e “lagu këmishën” në turneun e foltores, ndërkohë që Basha vendosi të shndërrohej në ventrilok të ambasadores Kim dhe më pas të bënte dhe turne takimesh sekrete me ata që ishte supozuar t’i luftonte politikisht.

Të njëjtën rrugë ndoqi dhe pasardhësi i Bashës, Alibeaj. Rezultati: Berisha mori pa ia dhuruar asnjë njeri legjitimitetin nga baza, ndërkohë qe kryetarët e PD-se së vulës morën legjitimitet nga superfuqia, nga pushteti dhe nga derivati i tyre: drejtësia e reformuar shqiptare. Në këtë përplasje “titanësh”, Berisha fitoi, si në zgjedhjet vendore të pjesshme të 6 marsit, ashtu dhe në ato të 14 majit, ndërkohë që kandidati i Superfuqisë dhe i Pushtetit humbi edhe në 6 mars edhe në 14 maj. Atëherë kush ta zëvendësojë tani Berishën në kampin e Opozitës meqenëse sfidantët, “gjenerata e re” e ka braktisur vetë garën më të “vjetrin” pa e filluar mirë akoma? Kur Nano iku më 2005, Rama ishte gati. Më 2009, kur po të kishte ikur Rama nëse do ta kishte pranuar humbjen përballë Berishës, Ben Blushi ishte gati. Por sot, edhe po iku Berisha, kush është gati?

Nga gjysmë gotë me ujë, një pjesë e analistëve me të drejtë kërkon të shohë pjesën bosh, dhe të kërkojë largimin e Berishës, meqenëse dështoi në misionin e tij përballë pushtetit. Unë preferoj të shoh gjysmë gotën plot duke konsideruar se misioni i Berishës ende nuk ka shkuar deri në fund përderisa ai ende nuk është angazhuar në “memen e betejave”, zgjedhjet legjislative. Beteja e “vendoreve” jo vetëm që për natyrën e saj nuk ka vlerën politike të zgjedhjeve të përgjithshme, por dhe ajo betejë nuk u zhvillua në kushte normale, karakterizuar siç komentohej në një analizë: “Pa sigël të Partisë Demokratike, pa komisionerë, pa fonde, pa përfaqësues në KQZ e pa emrin në krye të koalicionit, e ku megjithatë Berisha arriti të merrte mbi 500 mijë vota”. Ky rezultat nuk qe vërtet i mjaftueshëm për të “thyer regjimin” siç synonte ta bënte Berisha, por ai rezulton më se i mjaftueshëm për të treguar se nuk ka asnjë rival aktualisht që të matet me Berishën si te Partia Demokratike e vulës ashtu dhe tek ajo e terrenit.

Kjo gjithsesi nuk e pengon asnjë forcë tjetër politike opozitare, asnjë individ si Arlind Qorri, asnjë parti si ajo e Ilir Metës apo e Patozit apo e Shehit të përpiqen ta zëvendësojnë Berishën në opinion, në sondazhe dhe në rezultate zgjedhore po qenë më të aftë. Ata biles kanë edhe parti të regjistruar në Shqipëri, aty ku dhe këtë kriter minimal Berisha nuk e plotëson sot. Gara është e hapur për këdo. Ndaj në vend të sloganit “të largohet Berisha”, do të preferoja “A ka burrë (ose grua) të zëvendësojë Berishën”. Flitet për Jonida Tabakun, si musketere e tretë e amerikanëve pas eliminimit të dy kryetarëve të kaluar të PD-se së vulës, por edhe ajo rrezikon të njohë të njëjtin fat në kutitë e votimit pasi kur nuk ka “ngjizur” deri tani, përse do ngjisë më vonë?

Një tjetër element në favor të tezes që Berisha duhet të vazhdoje të jetë aty ku është ka të bëjë me faktin se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë logjikisht të fundit që do të udheheqë Sali Berisha edhe në rastin nëse i fiton, edhe nëse i humbet. Po i fitoi, pas mandatit katërvjeçar të Kryeministrit, nuk e besoj se Berisha në moshën 85-vjeçare do të angazhohej për nja fushatë të re legjislative më 2029… Po i humbi, me 2025, pa dyshim humbet përfundimisht pesha e tij në PD. Pra, ai duhet ta udhëheqë këtë betejë finale, por duke ndryshuar disa gjëra.

BASHKIMI DHE PROGRAMI, KUSHTET PËR FITORE

Nëse Berisha vazhdon të qëndrojë në misionin që i ka fiksuar vetes, dhe me sa duket i tillë është vendimi i tij personal, çfarë do të duhej të bënte ai për të kaluar nga statusi i Opozitës në atë të mazhorancës drejtuese të vendit? Siç e përmenda me sipër, çelësi i suksesit për një politikan me ambicie kombëtare është si ajo medalja me dy anë. “Alkimia” ose karizma duhet medoemos të plotësohet nga programi dhe anasjelltas. Basha dhe Alibeaj nuk kishin as njërën, as tjetrën. Te Berisha nuk mund të thuhet se mungon karizma sepse është provuar se ky tipar i tij operon, të paktën te një pjesë e elektoratit. Por atij i nevojitet tashmë një program i qartë për qeverisjen e vendit. Ky program nuk mund të jetë i vetëm njërës PD, por i një partie demokratike të bashkuar në mënyre që asnjë votë të mos shkojë në dëm për “betejën finale”.

RIBASHKIMI I PD-SË

Me ikjen e dy ish-kryetarëve plëngprishës, utopia e ribashkimit të PD-së nën tutelën e Berishës mund të ribëhet realitet për dy arsye. E para është se Berisha provoi dy herë në zgjedhje se atje ku ai vë kandidat, ai i PD-së së vulës nuk ka asnjë shans. Deputetët e sotëm do të duan të rizgjidhen më 2025. Kjo është një bazë e parë negociatash. Arsyeja e dytë është rënia e interesit të SHBA-ve për PD-në e vulës pas provave të pafuqishmërisë së saj, megjithë kushtet ideale që u krijoi ambasada US për të avancuar.

Dorëheqja e Alibeajt mund të jetë dhe sinjali i këtij zhgënjimi që ai dhe rrethi i tij kanë krijuar tek amerikanët. Rama nuk mund të lihet pa një kundërpeshe edhe për amerikanët që janë mbështetës të tij, sidomos tani pas frontit të panevojshëm që Rama hapi me një tjetër aleat të fortë të amerikanëve, Greqinë. Fakti është së ketë kundërpeshë vetëm Sali Berisha e garanton sot. Ndaj Berisha duhet ta tentojë një ribashkim të PDse përballë një ambasade amerikane, që ndoshta do të tregohet më e tërhequr.

PROGRAMI

Edhe me program nuk je i sigurt se fiton siç tregoi precedenti me Këlliçin. Pa program, nuk ekziston as edhe më i vogli shans për asnjë opozitë në botë. Arsyet e mungesës së programit të Berishës deri tani mund të përmblidhen në tre:

– Mungese kohe, sepse ne një vit e gjysmë iu desh të përballonte sfida të tjera, jetike pre veten e tij në politike, përpara se të hartonte një program jetik për vendin.

– Mungesë konteksti, sepse zgjedhjet lokale nuk i japin mundësinë një formacioni politik as në Shqipëri dhe as në Perëndim të prezantojë një program kombëtar. Çdo qytet ka nevojën për një program lokal gjë që e ndërlikon hartimin e një programi kombëtar.

– Së treti dhe më e dëmshmja qe se Berisha mendoi t’i fitonte këto zgjedhje mbi bazën e alergjisë, që kishin krijuar shqiptarët ndaj qeverisjes në tri mandate të Edi Ramës. Ishim disa analistë që ramë në këtë kurth duke parashikuar më shumë një votë ndëshkuese ndaj njërit (Kryeministrit), sesa një votë përkrahëse ndaj tjetrit (Berishës).

Kjo analizë nuk u vërtetua, jo ngaqë alergjia ndaj pushtetit të Edi Ramës, i zhytur në skandale korrupsioni nuk është vërtet reale në një pjesë të shoqërisë shqiptare, por sepse shqiptarët duke ndëshkuar në këto zgjedhje lokale Edi Ramën, do të kishin ndëshkuar në radhë të parë veten e tyre. Kryeministri ua bëri të qarte se bashkitë që do të binin në duart e opozitës nuk do të përfitonin nga investime shtetërore. Kjo për votuesit do të thoshte më pak rruge, shkolla, spitale e ujësjellës, nëse ata do të guxonin qe me votën e tyre të sfidonin pushtetin. Ky kërcënim që do të kishte shkaktuar skandal në çdo demokraci perëndimore, nuk u mor shumë seriozisht nga blloku opozitar. Berisha duhet të kishte kërkuar me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve një falje publike të Edi Ramës dhe një qartësim të rregullave të lojës demokratike, se është ilegale hakmarrja e pushtetit qendror ndaj zgjedhësve “vendorë”.

Elementi i dytë që nuk u mor aq shumë në konsideratë në analizën parazgjedhore, ishte kapaciteti i tjetërsimit të votës nga Pushteti. Berisha “zbulon” sot thellësinë e problemit dhe habia e tij të habit që nuk i parapriu. Ndaj dhe programi i ri duhet t’u përgjigjet pike më pikë këtyre problematikave: 1 – Një program të qarte nga PD-ja e bashkuar për një riaxhustim të kodit zgjedhor që vërtet u amendua më 2020, por që shpalosi në këto zgjedhje mangësi të frikshme. Një institucion si KAS nuk duhet të figurojë më në këtë forme. Vendit i nevojitet një Gjykatë Zgjedhore e përbëre nga gjykatës profesionistë dhe jo nga elemente partiake. Duhet riparë kodi zgjedhor nga fundi në krye në mënyre që të mos asistojmë më në farsën e hidhur për partitë që hyjnë në zgjedhje, por që nuk kanë numërues votash te tyre. Po ashtu kodi i ri zgjedhor të adresojë tri prapësitë elektorale që përmenden sërish dhe për të disatën herë rresht nga OSBE-Odhir: presioni mbi administratën, përdorimi i aseteve publike për fushatën e partisë në pushtet dhe shitblerja e votës.

Këto akte duhet të penalizohen shumë herë më tepër se sot ne pamundësi të eliminohen. Pse jo, partisë në pushtet që vazhdon dhe përdor asete publike në zgjedhje, t’i hiqen pikë nga numërimi i votave siç i hiqen pikë në kampionat një ekipi futbolli që ka bërë hile. Dhe së fundi, aspekti më kryesor që nuk duhet neglizhuar te pjesa e programit për zgjedhjet, është vota e diasporës. Ligjërisht, vendimi është marrë që kjo të ndodhë për zgjedhjet e 2025, por praktikisht opozita duhet të negociojë procedura votimi transparente dhe të padhunueshme. Vota e diasporës do të rezultojë si më “e shëndetshmja”, pasi zgjedhësit shqiptarë jashtë nuk janë peng i qeverisë për vende pune apo favore të tjera. 2. Së dyti, një program i qartë për drejtësinë. Nëse reforma në drejtësi ka dështuar, si do të jetë drejtësia e re sipas këndvështrimit të opozitës? Dhe kjo jo me dëshira e fjalë boshe, por me propozime konkrete se si të zhbëhet ajo që nuk funksionon dhe si të ndërtohet një sistem i ri drejtësie me këtë pyetje në sfond: a mund të shkohet drejt një drejtësi të pavarur nga politika dhe qysh? 3. E së fundi dhe që është më e rëndësishmja, duhet Programi i mirëfilltë politik me P të madhe.

Çfarë do t’u propozojë konkretisht PD-ja e Berishës të rinjve që të mos largohen, bizneseve që të mos dekurajohen, ekonomisë shqiptare që të mos gangrenizohet, administratës që të perfeksionohet, pensioneve që të garantohen, pa folur për shërbimet publike, shkollat, spitalet, rendi që duhet të jenë vërtet në shërbim të publikut. Shkurt, nevojitet një program, si ai që e risolli PD-në në pushtet me 2005 edhe ku gjithçka dukej e pashprese për atë parti pas katrahurës së piramidave financiare. Kur PD-ja arriti asaj kohe të fitojë me të njëjtën logo, me të njëjtin kryetar, dhe në të njëjtën situatë kur dukej krejtësisht e mposhtur nga Partia Socialiste, përse të mos triumfojë më 2025? Por për këtë duhet një program dhe një parti e ribashkuar, përtej vullnetit të mirë të kryetarit “për të thyer regjimin”… . Filozofi gjerman Niçe shkruante në librin “Perëndimi i idhujve” me 1888 një fjali që citohet shumë dhe në kohët moderne: “Ajo që s’të vret, të bën edhe më të fortë”: “Ëas mich nicht umbringt, macht mich stärker”.

Kur Berishën nuk e “vrau” shpallja non grata nga superfuqia botërore, kur nuk “e vranë” tradhtitë e njëpasnjëshme të atyre që i mori nga hiçi, i bëri ministra dhe që u rikthyen me këmbët e tyre në statusin e hiçit, kur nuk “e vranë” ofiçinat elektorale të pushtetit, ai del edhe më i përforcuar nga episodi i fundit i zgjedhjeve vendore si i vetmi “challenger” për betejën finale të 2025. Pyetjes në titull të këtij shkrimi “A duhet të largohet Berisha”, nuk mund t’i përgjigjeshim ndershmërisht pa pjesën tjetër të ekuacionit “Nga kush mund të zëvendësohet Berisha”. Për momentin, nga askush. Do të jetë pra më e kollajtë që ai t’i shkojë deri në fund të rrugës që ka nisur sesa të ndërrohet kapiteni në mes të furtunës.

blank

Çfarë harroi të thoshte Departamenti i Shtetit gjatë seancës së Senatit – Nga Daniel Serwer, Peacefare

Vallëzimi dyshe i Chollet dhe Escobar në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë dëshmoi se senatorët që morën pjesë në seancë dinë diçka rreth Ballkanit. Marrja në pyetje ishte me vend dhe nganjëherë e mprehtë. Përgjigjet ishin më pak të tilla.

Sigurisht, Këshilltari në Departamentin e Shtetit dhe Zëvendës Asistent Sekretari përgjegjës për Ballkanin dinë se çfarë duhet të thonë. Ata janë për anëtarësim në BE, demokraci, sovranitet dhe integritet territorial. Janë kundër të keqes ruse, financimeve kineze dhe etnonacionalizmit.

Është ajo çfarë nuk e thonë

Atë çfarë nuk thonë, ka përnjëmend rëndësi, duke nisur nga premisa: “Evropa e tërë dhe e lirë”. Ky slogan i politikës së jashtme amerikane i viteve ’90 është i paaplikueshëm sot dhe në të ardhmen e parashikueshme. Evropa s’do të jetë e tërë dhe e lirë së shpejti. Duhet të pranojnë një vijë diku. Për këtë është edhe lufta në Ukrainë: A do të jetë Kievi në vijën perëndimore apo e tëra ose një pjesë e Ukrainës do të detyrohet në një marrëdhënie shërbyese me Rusinë.

Edhe pse amerikanët po provojnë ta ngrenë me të gjitha karotat që u bien ndërmend, Beogradi definitivisht vitet e fundit ka zgjedhur Moskën dhe Pekinin. Nuk ka askund asnjë shenjë përveç një interesimi retorik për anëtarësim në BE. Progresi në procesin e anëtarësimit në BE është ndalur. Sistemi politik në Serbi është kthyer drejt autokracisë. Presidenti Vuçiç dhe miqtë e tij, të cilët përfshijnë pothuajse të gjithë peizazhin mediatik në Serbi, flasin me ambicie për të rimarrë Kosovën (ose një pjesë të saj) dhe përdorin sharjet më të këqija etnike të disponueshme kundër shqiptarëve. Në të vërtetë nuk ka asgjë të krahasueshme në Kosovë.

Sa për dialogun Beograd/Prishtinë, Escobar pretendoi se marrëveshja e shkurtit dhe marsit për normalizim të marrëdhënive është ligjërisht e detyrueshme dhe po zbatohet, por kur u ballafaqua me shembuj të refuzimit të Aleksandar Vuçiç për të zbatuar dispozita të caktuara, ai dhe Chollet iu kthyen dypalësisë (fajësimin e të dyja palëve). Kështu u përgjigjën edhe rreth korrupsionit në Beograd. “E gjejmë kudo nëpër Ballkan”. Në kujtimet e mia të fundit, nuk më vjen në mend një zyrtar amerikan, i cili në mënyrë eksplicite i është referuar manifestimeve të shumta e të plota të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Serbi.

Chollet dhe Escobar ishin entuziastë rreth propozimit për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, duke thënë se ajo do të integronte më shumë serbët në Kosovë dhe se do të duhet të jetë konsistente me Kushetutën e Kosovës. Ata injoruan propozimin serb për Asociacionin, e cila në mënyrë të paeukivok ka për qëllim krijimin e një entitet autonom serb, si entiteti i Republika Srpska brenda Kosovës, me pushtet ekzekutiv.

Ata ishin gjithashtu entuziastë për nismën e Serbisë për Ballkanin e Hapur, me kusht që ajo të trajtojë të gjitha vendet pjesëmarrëse në mënyrë të barabartë. Ata harruan të përmendin se Kosova nuk është ftuar as në ‘Open Balkan’ sepse Beogradi nuk dëshiron ta trajtojë siç duhet në ftesë.

Bosnja e gjorë

Bosnja vuajti më keq nga amnezia e Departamentit të Shtetit. Po, thanë zyrtarët, Kushtetuta e Bosnjës do të kishte nevojë për ndryshime në përputhje me vendimet e BE-së dhe Komisionit të Venecias. Ata harruan të përmendin se një nga ato vendime, nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është marrë 14 vjet më parë. SHBA hoqi dorë prej kohësh nga presioni për zbatimin e tij.

Atyre u pëlqyen vendimet e HiRep që mundësoi formimin e qeverisë në Federatën Boshnjake, por harruan të përmendin se njëri prej tyre ndryshoi mënyrën e numërimit të votave pasi u hodhën. Tjetri u mor për të zgjidhur problemet që i pari kishte krijuar. Rezultati neto ishte sigurimi që dy parti etnonacionaliste të mund të sundonin në Federatë. Vetëm një parti etnonacionaliste ishte e pakënaqur me këto vendime, pohoi Escobar. Ai harroi të përmendte se ajo parti dhe kundërshtarët e tjerë thjesht mund të përfaqësojnë më shumë se një shumicë të votuesve. Mos u shqetësoni për aktin e turpshëm të ndryshimit të mënyrës së numërimit të votave pasi ato janë hedhur.

Pjesa tjetër

Unë besoj se maqedonasit nuk do të jenë shumë të kënaqur të dëgjojnë nga Escobar se për t’u bashkuar me BE-në, ata do të duhet të ndryshojnë Kushtetutën e tyre për të përmendur pakicën e tyre bullgare, të cilën ai nuk arriti të thotë se numëron disa mijëra (sigurisht më pak se 1% e popullatë). As shqiptarët në Serbi nuk do të jenë të kënaqur të dëgjojnë se numri i tyre – pothuajse me siguri i barabartë ose më i madh se numri i serbëve në veri të Kosovës (dhe shumë më tepër se bullgarët në Maqedoni) – nuk meriton të përmendet një Asociacion i shumicës shqiptare. Komunat brenda Serbisë. Mos e shqetësoni ulëset e shqiptarëve në parlamentin serb, për t’u krahasuar me vendet e garantuara të serbëve në parlamentin e Kosovës.

Escobar do të shkojë në Podgoricë për inaugurimin presidencial malazez të shtunën. Askush nuk mundi të përmendte se ndryshimin e vjetër dhe deri tani të padhunshëm të pushtetit atje ia detyrojmë Presidentit aktual, Milo Gjukanoviç, të cilin diplomatët amerikanë dhe evropianë kanë shpenzuar vite të tëra duke e vajtuar për korrupsion të pretenduar (por ende të paprovuar). Presidenti i ri, Jakov Milatović, pranon një qëndrim pro-evropian, por ka marrëdhënie më shumë se të ngrohta me presidentin Vuçiç në Beograd. Shumëçka do të varet nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Shpresoj që ato të kryhen po aq lirshëm dhe me drejtësi si ato nën Gjukanoviç. syri.net

blank

” Fitoret e mëdha” me njolla të zeza të kundërshtarit, janë prelud i ringritjes së madhe të opozitës- Nga HYSEN ARAPI

Refleksion!(Ndoshta ndryshe nga shumë miq të mi).

Na vodhen ? ok!, na i blenë ? ok! E dinit që do ta benin kete? Me siguri po, ndaj na thatë që do i mbronit votat tona me çdo çmim. I mbrojtët ?ncuk (Ne Kavajë po)! I motivuat mjaftueshem njerezit! Joooo! A kishim program bindes ? Ndoshta!Kur ata benin tallava , a mjaftonte vetem ti tregonim me gisht?? Jo! A ishin vertete primaristet me te miret??

Vende-vende po.A ishim te perçare ?? Nuk thoni dot jo. A u be tentative serioze per bashkim? Ncuk.A nuk e kuptoni qe kjo i la njerezit ne shtepi ne deshperim duke ndjekur Vaterlonë e gatuar më parë?Dhe pas kesaj e kuptoni qe vazhdoni ti bini kavallit ne nje vrime duke permendur ” non grata ” ” brava” , alibasha e bashaliu ( i refuzoj kategorikisht këto artikulime)a thua se keto janë fjalet magjike ,qe ju çojnë nga fitorja në fitorje,dhe vazhdoni perseri sikur nuk ka ndodhur gje e perbetoheni per lufte epike kunder mafies. Po qe ka mafiozë dhe aty pranë e rreth jush (nesh)a e dini?? Dhe qe ata jane sekseret te rrezikshem ,apo se dini kete???Sepse duhet thene se perveç blerjeve ka dhe shitje dreqi ta hajë! Ka ndodhur , “ia kemi borxh X it se na ka bere nder dikur “etj etj.thuhej andej nga Vora e Lapraka ne 2021..Po tani kujt i ankohemi per kete??

Te huajve? Ambasadave?? SKAPIT, Gjykatave? Kimetes??Po a kemi thene qe janë te kapura??? Atehere kujt??

Zgjidhjen e keni vetë në dorë . Peruluni para votuesit tuaj, me zemer ne dorë, te gjithë bashkë ,foltoristë e bashistë ( me qe jeni vetendare keshtu, pasi une e kam refuzuar qysh ne krye te heres kete fenomen shkaterrues)dhe zgjidhjen e çdo gje tjeter, jua thonë vetë ata!

I thashe keto thjeshte si votues, qe erdhi nga larg per ju, se ju kam miq ,ju dua e ju respektoj pa perjashtim e pa kushte . E kam treguar ne ditë shumë më të vështira këtë, qysh kur ishit në formim e sipër në 1990 -91,në 1997, e jo më tani e në vazhdim , ku besoj se pas furtunes do te kete kohe te mirë, mjafton ndjesa , deshira ,vullneti ….dhe transparenca…

S’ka vend per deshperim! ” Fitoret e mëdha ” me njolla të zeza të

blank

DR. RUGOVA: “TË MOS LEJOHET NGRITJA E HASHIMIT NË POSTE, ËSHTË I DËMSHËM PËR KOSOVËN!”- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

           

Tashmë, jemi në një fazë, kur ka ardhur koha e “vendimeve të dhimbshme”, siç thuhet e përsëritet në dhjetë-vjeçarin e fundit, kur bëhet fjalë për dialogimin Kosovë-Serbi. Realisht, ky është kurth e hile i disa shteteve të BE-së, në aleanca të hershme të Serbisë, që janë dëshmuar në kohë-zgjatje, të paktën, që nga vitet `70-a të shekullit 19-të e deri në ditët e sotme.

       Pranimi, pothuajse, i njëanshëm nga Kurti, por jo edhe nga Vuçiqi, i plan-kornizës të hartuar nga BE-ja dhe të aprovuar edhe nga SHBA, e parathotë përsëritjen e takimeve tjera, pas këtij të 2 majit. Rezervohem për të përmendur – dështimin -, pasi angazhimi i ndërkombëtarëve dallon nga ai që kemi parë për një dakadë radhazi. Por, shqetësuese është se ndërmjetësuesit janë gadi për çfarëdo marrëveshje, vetëm të bëhet një hap para, sa për ta hequr nga agjenda e tyre aktuale konfliktin serbo-shqiptar.

    Një zgjidhje gjysmake, gjithnjë në dëm të Kosovës, pritet të ndodhë, nëse Kosova do të “lëshojë pe”. Sepse ngutja për ta bërë Serbinë pjesë të Evropës, është skajmërisht urgjente, e parë nga gjeopolitika e sotme. Lëshimi i madh, madje fatal i BE-së dhe SHBA, ishte se u mjaftuan me përzënien meritore të soldateskës kriminale serbo-sllave nga Kosova, pas një masakre-plojë, kundër popullsisë të pambrojtur. Në vend që të vihen forcat ushtarake në kufirin ekzistues Kosovë-Serbi, ndërkombëtarët, të prirë nga francezët, sajuan një kufi të dytë, kufi ndarës të Kosovës në Lumin Ibër! Qëllimi ishte sa i poshtër, aq edhe kriminal, ndarja e veriut të Kosovës, në perspektivë shkëputjen dhe bashkëngjitjes Serbisë.

      Dilema gjithë shqiptare: Asociacioni i komunave me shumicë serbe!

     a) Faji fillestar i Kosovës është pse u lejuan të katapultohen në poste drejtuese e vendimmarrëse njerëzit e shantazhuar me dosje faktike kriminale, edhe pse të tillët u identifikuan qysh përgjatë luftës! Është Bardhyl Mahmuti, i ngarkuar  me politikën e jashtme të LPK-së, ai që denoncoi i pari agjentin e Shërbimit Sekret DGSE të Francës, Danjean Arnaud, dhëndër i Serbisë dhe lidhjen agjenturore të tij me Hashim Thaçin? Dhe, kjo lidhje daton qysh para luftës në Kosovë. Presidenti Rugova ishte në dijeni për këtë. Dhe, porositi “të mos lejohet ngritja e Hashimit në poste, është i dëmshëm për Kosovën!” Andaj, nuk e pranoi për kryeministër, madje as ministër, duke zvarritur për muaj të tërë krijimin e qeverisë.

      Ky denoncim i kushtoi Bardhylit, i cili u detyrua të ndahet nga Hashimi, për të formuar një parti të dështuar. Ndërsa paraja e ndau Limaj nga Hashimi, sepse dhënia e makro-tenderave kushtonte 200 mijë dollarë, por Limaj i dekaronte vetëm 100 mijë!

     b) Faji i dytë është pse Kosova pranoi të dialogojë me Serbinë, për çështje politike, përfshi këtu edhe administrimin e brendshëm të Kosovës, siç është Asociacioni komunal? Dhe, këtë e bëri PAN-i, i prirë nga kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, me aleatët e tij, të dalë nga LPK-ja enveriste-staliniste. Ekziston dyshimi i bazuar se disa nga krerët e LPK-së, ishin argatë të hershëm të Serbisë. Dhe, rekrutimi ka vazhduar, duke kulmuar në vitet `90-a e këtej, që reflektoi në marrëdhëniet konspirative me Serbinë, fshehurazi strukturave partiake e shtetërore.

     Proklamimi përbetues i kryenegociatorës Edita Tahiri, se “ne po bëjmë vetëm bisedime për çështje teknike”, rezultoi mashtrues, i gënjeshtërt. Pse mbaheshin kaq sekret këto bisedime?! “Tymi do të dilte më vonë” dhe, pikërisht, me nënshkrimin e Asociacionit, thënë edhe në gjuhën e palës dialoguese -“Zajednicës”-, me kompetenca ekzekutive, në vitin 2013!

      Hashim Thaçi ishte i shantazhuari i shummëfishtë. Mbi atë, me shokë, rëndon akuza tmerruese: Përdorimi i të gjithë katalogut të torturave fashiste e komuniste, kopjuar të gatshme nga filosllavi kriminel Enver Hoxha, me Politbyronë e tij servile, si: kidnapime, arrestime, burgosje, dajakosje, maltretime, stërmundime, madje deri në vrasje të kundërshtarëve politikë shqiptarë.

     Dëshmi janë shtatoret, bustët, pllakat përkujtimore, varret numerike anekënd Kosovës, por edhe pa varre fare, ashtu siç bëri edhe monstrumi Hoxhë, me të paktën 6.000 intelektualë të ekzekutuar, me gjyqe e pa gjyqe fare, përgjatë sundimit kriminal afro gjysmë-shekullor. Qëllimi ishte i njëjtë: Marrja dhe mbajtja e pushtetit, dhunshëm e përgjakshëm, duke shkelur mbi kufoma shqiptarësh ushtarakë luftëbërës, intelektualë dhe atdhetarë të shquar.

     Pas shumë travajash, rininë e bjerrur burgjeve politike, më në fund, prisja gëzimin e lirisë. Dhe, liria e dhuruar nga SHBA, me aleatët e saj, pas rënies në fushën e nderit të 800 dëshmorëve dhe tej 12 mijë viktimave civile të pafajshëm, disa këlyshër shqipfolës, në shërbim të shteteve armike të Kosovës, ia shtuan jetimët Kosovës, duke ua ngrirë buzëqeshjen e lirisë shqiptarëve të përbotshëm.

              Doktrina juridike -Clausula “Rebus Sic Stantibus”,

          mundëson shfuqizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

     Skajshëm i shqetësuar se është nënshkruar dhe votuar, skllavërisht e idiotisht, në Parlamentin e Kosovës, një marrëveshje ndërkombëtare, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse “një njeriu iu nënshtruar një popull i tërë!” Prapa tij ishte një lukuni servilësh e puthadorësh bashkëmendimtarë, nga torishta e partisë-bandë PDK-së!

     Duke hulumtuar për mundësinë e zhbërjes të asaj marrëveshje, hasa në një doktrinë të njohur ligjore ndërkombëtare të quajtur – Clausula “Rebus Sic Stantibus”, e cila mundëson shfuqizimin e një kontrate apo marrëveshje ndërkombëtare, kur rrethanat kanë ndryshuar skajshëm. Ndërkohë që dëmi është fatalisht bllokues për shtetin e Kosovës. Një rast i tillë ka ndodhur në mes Anglisë dhe Islandës dhe është zgjidhur me shfuqizimin e një marrëveshje të dëmshme.

      Për prishjen e një kontrate apo marrëveshje, duhej argumentuar bindshëm, duke pasur parasysh rrethanat ekstreme, në të cilat është bërë marrëveshja. Shantazhimi i shumëfishtë i Hashim Thaçit, me dosjen e krimeve para, gjatë dhe pas luftës, në këmbim të lirisë personale, vendosi t`i bëjë lëshime fatale Serbisë. Edhe Isa Mustafa ishte rrast i shantazhuar nga SHIK-u. Prandaj llogaritet si kuadër i bindur i Hashimit.

     Fondi shtetëror, i njohur si Fondi i 3 %-it, ka pasur një organizim të shkëlqyer zyrtar. Kontributet mujore e vjetore në Mërgatën shqiptare janë bërë përmes xhirollogarive bankare. Andaj, ish-ministri Isa Mustafa nuk akuzohet për hajni. Por, ka dhënë miliona marka komandantëve edhe në muajin prill e maj 1999, të cilat nuk janë shfrytëzuar fare për luftën. Dhe, ka fakte të mjaftueshme se janë blerë troje e toka, janë ngritur pallate e biznese, kryesisht, nga komandantët, janë paguar atentatorët, përkatësisht, ekzekutorët e kundërshtarëve politikë shqiptarë.

     Përfaqësuesit qeveritarë e shtetërorë i vura në dijeni për mundësinë e rishikimit, deri në prishjen e marrëveshjes në fjalë. Ngritja e akuzës, qoftë edhe formale, ndaj nënshkruesëve të marrëveshjes fatale për Kosovën, do të ishte argument domëthënës. Por, deri më tani nuk është provuar një gjë e tillë.

          Opozita destruktive palë me Serbinë dhe kriminelët!

     Opozita, paradoksalisht, vazhdon destruktivitetin lidhur me krijimin e Asociacionit! Më të zëshmit janë:

a) Ish-kuadrot e Gjykatës Kushtetuese, të prirë nga Ismet Kryeziu, me shokë, një enverist i rreshkur;

b) Avokat Skënder Musa, kuadër aktiv i organizatës ilegale kriminale SHIK, i cili, pacipërisht dhe rrugaçërisht, sulmon familjet e viktimave, “për dëshmi të rreme” në Hagë, ndërkohë që ata vazhdojnë të jenë në zinë e përhershme dhe të përjetshme familjare, tani e tej dy dekadave;

c) Disa nga krerët e PDK-së, mbrojtës të krimit dhe të kriminelëve;

d) Disa ish-zyrtarë të lartë deshtakë të PDK-së, tani analistë me porosi, në T7, me Express-in e tyre, të cilët akuzojnë gazetën kombëtare “Bota Sot”, për përçarjen e shqiptarëve. E vërteta është se Vëllezërit Mazrekaj, ishin dhe mbetën denoncuesit e parë dhe më të zëshëm të krimit të organizuar vrastar dhe të korrupcionit, më saktë, të hajnisë zyrtare në Shqiptari.

      Themi në Shqiptari, sepse pjesë e gazetës të “Bota Sot” ishin çifti Elida dhe Skënder Buçpapaj, përkatësisht, redaktore dhe keyeredaktor, Prof. Dr. Enver Byryçi, Prof. Dr. Eshref  Ymeri, Ambasadori Abdi Baleta, me vajzën Linda, si dhe shumë bashkëpunëtorë të botës intelektuale dhe akademike gjithë-shqiptare.

     Dhe, po të ishte lexuar, drejtë e vëmendshëm, denoncimi alarmues, i bërë nga gazeta kombëtare, nuk do të kishte ndodhur ploja e LPK-së: Vrasjet serike numerike politike të ushtarakëve të FARK-ut; kuadro e bashkëpunëtorë të LDK-së të Ibrahim Rugovës; reporterë-gazetarë të guximshëm të luftës; 300 ushtarët, pjesë të bandave ekzekutore; kuadro të hershëm të LPK-së, të cilët donin të luftonin pushtuesin dhe jo t`i vrisnin prapa shpine dhe në pusira, kundërshtarët politkë shqiptarë, për ta marrë pushtetin dhe për ta mbajtur, shunshëm e përgjakshëm, atë;

e) Ish-ambasadorë të privilegjuar, shelegë të Hashimit dhe SHIK-ut të tij, si Kullashi, Bernard Nikaj, me shokë shumë;

f) Gazetarë shërbëtorë të shefave partiakë, si Baton Haxhiu, Halil Matoshi, me shokë, të cilët në debatet e çdo mbremshme e përsërisin se “Zajednica” duhet krijuar e zbatuar;

h) Ish-politikanë të shumë qeverive, si Isa Mustafa, Skënder Hyseni, me klanin e tyre, por që assesi nuk përfaqësojnë LDK-në e mirëfilltë, as dje në pozitë dhe as sot në opozitë.

     Përndryshim nga ish-kolegët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët jo vetëm që nuk merakosen për “Zajednicën”, por edhe agjitojnë për zbatimin e saj, profesor Mazllum Baraliu e trajton me kompetencë e profesionalizëm doktrinën juridike -Clausula “Rebus Sic Stantibus” dhe mundësinë e shfuqizimit të Marrëveshjes për Asociacionin. Mos vallë, kolegët e tij, dikur kuadro të Gjykatës Kushtetutës, nuk kanë dëgjuar për këtë doktrinë juridike, edhe pse janë bërë “yje” televizive në mediet e Kosovës dhe përtej?!

     Megjithatë, pavarësisht anëshmërisë skandaloze të ndërmjetësuesëve të BE-së, miqtë tanë, SHBA, Anglia me ca të tjerë, për zgjidhjen e çështjes të Asociacionit, i referohen korrigjimeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese të vitit 2015. Shpresojmë se kryeministri Kurti, me ekipin e tij, do të jenë në pajtueshmëri me vullnetin e popullit të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

     Një vërejtje domëthënëse që mund t`i bëhet kryeministrit Kurti: Kërkesa serbe për Asociacionin, nuk është e balancuar me çështjen e të pagjeturëve të të zhdukurëve me dhunë. Shqiptarët bashkëndjejnë dhimbjen e familjarëve, për njerëzit e tyre varr-bosh. Por, aktualisht, në vend të saj duhej të kushtëzohej njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.

      Reciprociteti për gjetjen e viktimave të zhdukura dhunshëm, do ta vejë në pozitë të vështirë palën kosovare. Sepse Serbia ka bërë zhdukjen zyrtare të viktimave shqiptare, andaj e ka të lehtë gjetjen e mbetjeve mortore. Ndërsa komandantët shqiptarë kanë vrarë dhe zhdukur cubërisht viktimat e tyre, kryesisht, civilë të pafajshëm. Kujtoni rastin e kuadrit të lartë të LDK-së, juristit të diplomuar, Shaban Manaj, i cili u ekzekutua dhe u dogj kufoma e tij!

         Serbia bojkotuese e zgjedhjeve dhe shkelëse e marrëveshjeve 

      Thirrja e fuqishme, madje e përsëritur e Beogradit, për të bojkotuar zgjedhjet për pushtetin lokal, është shkelje e rëndë. Presidenti Vuçiq bëri dy shkelje, njëherësh, të marrëveshjes dialoguese:

a) Pika 4 e plan-kornizës të BE-së, obligon palët të mos agjitojnë, përkatësisht, të mos pengojnë njëra tjetrën, në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe nisma të tjera ndërkombëtare. Ndërkohë, Serbia bëri thirrje publike e ngulmuese kundër aprovimit fillestar, për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës!

b) Me gjithë vullnetin e mirë të serbëve të Kosovës, për të garuar e votuar në 4 (katër) komunat në veriun e Kosovës, personalisht presidenti Vuçiq nuk u mjaftua vetëm me thirrjen për bojkotimin e zgjedhjeve, por edhe kërcënoi të gjithë ata që do ta sfidojnë atë, duke ushtruar të drejtën e ligjshme për të votuar!

     PAN-istët ishin në unison me Serbinë, duke e quajtur të dështuar procesin zgjedhor të 23 prillit! Dhe, po të mos ndodhte pranimi entuziast i zgjedhjeve, nga zyrtarët e lartë amerikanë e britanikë, si dhe disa shtete të tjera, PAN-i do ta kalonte edhe vet Listën Serbe. Megjithatë, mbizotëroi opinionin i brendshëm dhe i jashtëm se prolongimi, zgjatja-pritëse e mëtejme, për t`i mbajtur zgjedhjet, do të ishte hendikep dhe nonsens i madh. Përligjia e dhunës të bandave serbe, kundër bashkëkombasëve të tyre serbë, në veriun e Kosovës, konsiderohej kriminale. Dhe, për këtë fajësohej qeveria e Kosovës, sepse serbët janë shtetas vendorë dhe Atdheu i tyre lindak e faktik është, pikërisht, Republika e Kosovës.

     Ambasadori amerikan, Hovenier vuri pikën mbi “i” se në veriun e Kosovës serbët nuk po provokohen dhe as torturohen nga shqiptarët, siç mashtron Beogradi zyrtar. Por, bandat serbe atje po i kallin veturat; po dëmtojnë pronat; po i godasin serbët e pafajshëm në veriun e Kosovës, të cilët duan të jetojnë të lirë dhe në qetësi, sepse ata ndjehen shtetas dhe pranojnë shtetin e pavarur të Kosovës. Dhe, kjo po i pengon bandat serbe në veri!

Lista Serbe, si organizëm kriminal, duhet të disiplinohet. Serbët e Kosovës atdhe faktik kanë Kosovën  dhe shteti i Kosovës ka për obligim moral e ligjor, t`i mbrojë ata nga bandat serbe në veriun e Kosovës. Opozitarët serbë e pranojnë dhe deklarojnë hapur se “me të sigurtë ndjehemi në Prishtinë, se sa në Beograd”. Dhe, kjo e vërtetë e hidhur, duhet t`i turpërojë parlamentin, presidentin, kryeministrën dhe pozitën serbe, e cila mbron krimin dhe kriminelët në veriun e Kosovës, duke e sakatuar, rrënuar dhe shuar opozitën, ngjajshëm me Putinin në Rusi dhe Edvin Rama në Shqipëri!

            BE-ja, në vend të ndëshkimit, e përkëdhelë Serbinë agresore!  

      Për krimet e saj të tmerrshme, sidomos në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, Serbia do të duhej të ndëshkohej qysh në nismën e agresionit në vitet `90-a, kundër ish-vendeve, që dikur përbënin Federatën jugosllvave! Por, ajo kishte miq të fortë, si Rusinë, Francën, shtetet sllaviste e ortodokse. Gjithashtu, shumësinë e shteteve arabe dhe myslimane, andaj, jo vetëm që nuk u godit, përkundër, duke flirtëruar e mashtruar, kulloste dhe vazhdonë të kullotë në Lindje dhe Perëndim!

     Kanë kaluar tej tri dekadave nga ndezja e luftës në Ballkan, që Evropa kishte krijuar paqen, pas luftës-plojë në vitet `40-a, të shekullit të kaluar. Megjithatë, rast unik që Serbia nuk ka kërkuar falje, për gjakderdhjen e shkaktuar popujve ballkanikë. Ajo nuk ka dhënë llogari as morale dhe as materiale, duke mos paguar reparacionet, dëmshpërblimet e luftës shkatërrimtare. Përkundrazi, vazhdonë të kërcënojë Kosovën, Bosnjen, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, me synimin e krijimit të Serbisë së madhe.

     Serbia shkeli faktueshëm Marrëveshjen e Ohrit, fillimisht, me deklaratat e përsëritura se “nuk do të zbatoj disa nga pikat e Marrëveshjes”, të parashikuara në plan-kornizën e hartuar nga BE-ja dhe të përsëritura edhe në Takimin e Ohrit.

   Arroganca e presidentit Vuçiq dhe e qeverisë serbe, ka kaluar caqet e një shteti normal, në marrëdhëniet me fqinjët dhe ndërkombëtarët. Është koha e fundit që Serbisë agresore, t`i tregohet vendi. Nuk besoj të jetë aq e fortë, sa për ta sfiduar Perëndimin bashkëkohor. Thjesht, po shfrytëzon momentumin e rrethanave gjeopolitike. Sidoqoftë, BE-ja dhe SHBA, më në fund, duhet të vendosin çfarë të bëjnë me ministrat e Millosheviqit në Beograd?!

blank

Rrëzojeni atë që kërkon të rrënojë e rrëzojë Teatrin Kombëtar të Shqipërisë! Rrëzojeni Edi Ramën! Nga Elida Buçpapaj

E botuar së pari më 11 Qershor 2018

 

Gjithë bota e qytetëruar i ndërton dhe i mbron si Monumente të identitetit kulturor Teatrot e veta Kombëtare.

Teatrot Kombëtare janë pasuri kombëtare. Ato janë të paprekëshme, të pacënueshme.

Kush i prek Teatrot kombëtare ka prekur integritetin dhe sovranitetin e identitetit kulturor të vendit!

Kush synon të cënojë integritetin territorial të Teatrove Kombëtare, duke i shembur ato, i ka shpallur luftë atij vendi!

Një vendi mund t’i shpallësh luftë kur i hyn me ushtri ose kur ia rrënon Monumentet e Kulturës Kombëtare. Teatri Kombëtar është Monument Kulture.

Sovranitetin kulturor të Shqipërisë është duke e sulmuar kryeministri Edi Rama!

Popull shqiptar, mos e lejo! Popull shqiptar, mbroje identitetin tënd kulturor, mbroje Teatrin Kombëtar!

Vendi duhet të mbrohet kur sulmohet nga barbaria, që identifikohet me emrin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili synon ta rrafshojë dhe rrëzojë të vetmin Teatër Kombëtar që ka Shqipëria.

Edi Rama po i shtyp shqiptarët me diktaturën e varfërisë dhe duke ua rrafshuar çdo ndjenjë të krenarisë së tyre kombëtare! Ju, të ashtuquajtur intelektualë, ku jeni ? Nëse jeni, shfaquni për të ndalur këtë neronizëm!

Edi Rama synon rrëzimin e një Monumenti unik të Kulturës Kombëtare në skenën e të cilit ka kaluar gjithë plejada e aktorëve më të famshëm shqiptarë! Ajo skenë është e lidhur me emrat e kollosëve të artit skenik shqiptar, që Edi Rama kërkon t’a rrafshojë! Mos e lejoni!

Teatri ka lindur me njerëzimin! Një vend pa teatër është shkretëtirë!

Teatri ka lindur që nga antikiteti dhe është i lidhur me emrat më të famshëm të qytetërimit botëror, duke filluar nga antikiteti grek nga vjen edhe emri.

Në Greqinë e lashtë teatrot ishin të shpërndarë  në Athinë, Thrakë, Epir. Teatri i Dionisit i vendosur në Akropolis konsiderohet teatri i parë në botë dhe më i rëndësishmi i Antikitetit Grek. Aty janë interpretuar tragjeditë dhe komeditë e Eskilit, Euripidit, Aristofanit.

A mund të mendohet Greqia e Lashtë pa emrat e atyre gjigandëve, veprat e të cilave luhen edhe sot e kësaj dite nëpër skenat e teatrove të botës? Jo!

Në Athinën e sodit ka me qindra teatro, por ka vetëm një Teatër Kombëtar të Greqisë, ku kanë debutuar Dimitris Horn, Maria Callas, Melina Mercouri etj. etj etj. Ky teatër është ndërtuar në vitin 1880.

Në SHBA, vetëm në Broadway janë të vendosura 40 teatro të kualifikuara si “Broadway theaters”, ku mund të performohet për çmimet “Tony Awards”, por ndërkohë po në Manhattan, janë më tepër se 500 qendra teatrore kur performohet çdo ditë.

Teatri është i lidhur me emrat më të famshëm të shkrimtarëve dhe aktorëve që kanë bërë histori dhe të atyre që sot duan të ndikojnë përmes artit skenik për një botë më të mirë.  Le të kujtojmë Teatrin e Shekspirit, i njohur me emrin “Globe Theatër”, i inauguruar në vitin 1599 dhe i ristrukturuar së fundmi në vitin 1999.  Ky teatër i kohës elizabetiane, me konstrukt druri, që mund të digjej me një fill shkrepse nga çdo diktator me mendësinë e Edi Ramës, ruhet ndër shekuj si thesar i Kulturës angleze. Për nder të Sheksipirit, në qytetin e tij të lindjes Stratford-upon-Avon në vitin 1879 është inauguruar Royal Shakespeare Theatre . Për fat të keq teatri u dogj në vitin 1926 dhe u rikonstruktua përsëri. Prej kohës kur janë ndërtuar e deri sot, në Britaninë e Madhe janë ndërruar me qindra kryeministra të cilëve u është harruar emri, por Glob Theatër apo Royal Shakespeare Theatre mbeten aty si dëshmi e gjallë e gjenisë kulturore të anglezëve! Ndërkohë, po të shohësh teatrot në Britaninë e Madhe, është një listë pa fund, për t’i përballuar kohës, ato janë rikonstruktuar, por kurrë nuk janë rrëzuar! Sepse janë dëshmitarë të identitetit kulturor! Anglia po ashtu ka edhe Teatrin Kombëtar i njohur si Royal National Theatre i Britanisë të Madhe.

Dhe mund t’ju sjell shembuj pa fund. Vendet e civilizuara kanë me qindra teatro, por kanë edhe Teatrin Kombëtar apo Teatrin e Shtetit, si pjesë e thesarit të trashëgimisë kulturore që ruhet dhe mbrohet nga shteti. Le të marrim Operan Kombëtare të Parisit e themeluar në vitin 1669 nga Luigji XIV, sot nën kujdesin e Ministrisë të Kulturës të Republikës Franceze; Vienna State Opera, Operan Shtetërore të Vjenës, Wiener Staatsoper e inaguruar më 1869 mbrohet nga shteti; Teatri Kombëtar i Pragës konsiderohet Monument Kombetar i Republikës Çeke; Teatri Mbretëror Danez është institucion kombëtar i ndërtuar dhe themeluar në vitin 1748, në fillim i njohur si teatër mbretëror e pastaj si teatër kombëtar, sot mbrohet nga shteti dhe mbulohet nga Ministria e Kulturës, e cila garanton mbarëvajtjen, suksesin dhe vijimësinë. Apo La Scala mbrohet nga shteti si pronë e bashkisë të Milanos. Në Zvicër, Opera Shtetërore në Zyrich është organizuar si një kompani “Opernhaus Zürich AG” nën autoritetin e kantonit të Cyrihut me partnerë dy nga bankat kryesore zvicerane, UBS dhe Credit Suisse; Teatri i Bernës, i njohur si Stadttheater Bern mbahet nga qyteti; në qytetin e Gjenevës Grand Théâtre de Genève po ashtu mbahet nga qyteti. Vetëm për rikonstruktimin e Teatrit qyteti dhe kantoni i Gjenevës kanë bërë një financim prej 20 milionë frangash me një vizion largpamës për mbarëvajtje teknike deri në vitin 2050!

Ndërsa në Shqipëri Teatri Kombëtar është i vetmi Monument Kombëtar që i ka mbijetuar rrënimit dhe që tani po rrezikohet nga rrënuesi që është shteti një dordolec në duart e satrapit Edi Rama! Momentalisht në skenën e tij po luhet tragjedia më e madhe live, ku një vandal kryeministër ka vendosur që ta shfarosë, me qëllim shfarosjen e memories kombëtare të kulturës shqiptare.

Mos e lejoni barbarin! Mos e lejoni krybarbarin e shtetit shqiptar të rrëzojë Teatrin Kombëtar si i vetmi institucion skenik ku kanë interpretuar të gjithë gjigandët e skenës shqiptare! Barbari Edi Rama është liliput përpara artit të kollosëve të skenës shqiptare!

Rrëzojeni atë që kërkon të rrënojë dhe rrëzojë Teatrin Kombëtar të Shqipërisë!

Rrëzojeni Edi Ramën, i cili qëkur ishte ministër i dekulturimit të shqiptarëve dhe po ashtu kryetar i bashkisë, ia kishte vënë syrin Teatrit Kombëtar për ta shembur dhe në vend të tij të ndërtonte kulla fitimprurëse për xhepat e oligarkëve apo për të ngopur maninë e tij të çmendur për të shembur çdo vlerë kulturore shqiptare që barazohet me kombin.

Ne pjesa më e madhe e shqipëtarëve të Shqipërisë Londineze jetojmë në zemër të Europës. Askund nuk preket ajo që është ndërtuar në shekuj, vetëm rikonstruktohet, ruhet dhe mbrohet. E mbron shteti dhe qytetarët. Në qendrat e qyteteve europiane nuk ka rrokaqiej, por mbrohet tradita, memoria kulturore e këtyre kombeve. Memorien kulturore e mbron shteti dhe qytetarët. Teatrin Kombëtar të Shqipërisë duhet ta mbrojë shteti dhe qytetarët. Kur shteti që përfaqësohet nga Edi Rama synon ta rrëzojë Teatrin Kombëtar, atëherë populli duhet të rrëzojë Edi Ramën që të mbrojë identitetin e vet kulturor!

Rrëzojeni atë që kërkon të rrënojë e rrëzojë Teatrin Kombëtar të Shqipërisë! Rrëzojeni Edi Ramën! Nga Elida Buçpapaj

 

blank

I them vetes: Do të doje vërtet ta shihje në gijotinë rrënuesin e Teatrit Kombëtar? – Nga SESILIA PLASARI

Jam në rrugë e sipër, midis Parisit dhe Montpeljesë, kur më vjen një sms nga Tirana. Më kanë thirrur për të kaluar një konkurs për një post pedagogeje në Konservatorin e Montpeljesë. Prej disa vitesh, që kur ika për herë të dytë nga Shqipëria dhe e mblodha që ishte pa kthim, hedh hera-herës ndonjë kandidaturë për të kërkuar punë në jug të Francës, ku klima dhe drita janë të ngjashme me ato të Tiranës. Grija e Parisit nuk më prin, jam e pangushëlluar që nuk munda ta bëj jetën në atdheun tim, dhe ja kërkoj pak Shqipëri në Francë. Ora është rreth 11 dhe mikja ime E.D. më shkruan në sms: “Më në fund në teatër” dhe një foto ku duket bashkë me një tjetër qëndresëtare. Ka aq shumë përhumbje në fytyrat e tyre, aq shumë trishtim. “Ç’do me thënë?” e pyes. Një foto tjetër: goja e dashur e skenës së Teatrit Kombëtar! Të fotografuar me shpinë, disa rreshta poltronësh të mbushur me njerëz. “Jemi brenda në teatër”, është sms-ja e fundit. Pyetja ime “A jeni shumë?” mbetet pa përgjigje.

Si ndërthuren historitë: Teatri, Atdheu, konkursi në dhé të huaj për të mësuar të rinjtë e botës…

Nuk ka asgjë denigruese të konkurrosh midis plot francezëve të tjerë, me kushte krejt të barabarta, për një post. Por ndjehesh keq që, ti je atje sepse, në vendin tënd raca e aktorëve po trajtohet si egjëri që e djegin me acid nga karagjozë të cilët duan t’i luajnë të gjitha rolet vetë, madje edhe atë të popullit. A nuk u përpoq Kryekaragjozi të rikuperonte protestën e studentëve duke luajtur rolin e Kryeprotestuesit? A nuk përpiqet ERTV të luajë rolin e Kryetelevizionit? A nuk luan Kryekaragjozi rolin e Kryegaleristit në ekspozitat që organizon në Kryeministri? E Kryeagjentit për artistë duke ftuar  ne Pallatin mbretëror të përzgjedhurit e tij, artistët jashtë atdheut, me shpresën se ata mund ti duhen për t’i bërë publicitet në rast se pranojnë t’i shërbejnë ? E Kryehumoristit duke treguar barcaleta cak e anë nëpër Shqipëri, përpara turmave të mbledhura me urdhër ?

Mendjen e zemrën e kam në Teatrin Kombëtar ndërsa filloj sprovën e parë, “vënie në situatë”. Më japin dy studentë, një orë kohë pune me një tekst të cilin studentët e dinë përmendësh e unë për fat e njoh. Ata janë zbathur, mbi planshet, zbathem edhe unë po ashtu. Një orë rresht punojmë me ngulm. Është “Propozimi për martesë” i Çehovit: i them djalit të shpikë diçka nga vetja për ta joshur vajzën, për ta çarmatosur, për të gjetur portëzën nga ku hyn për të rrezuar rezistencën e saj. Kur pas një ore ata luajnë skenën para jurisë, aktori i ri fillon ta luajë një copëz të tekstit në Rap, më shpëton një e qeshur, jurisë po ashtu.

Para se të largohem takoj studentët, i falënderoj, u uroj suksese. Edhe ata mua. Djaloshi ma merr dorën me të dyja duart dhe ma shtrëngon fort, si të më thotë diçka më shumë, si të më thotë që ka njohur tek unë dikë që është e familjes ku ai do të hyjë, asaj të teatrit. Ky gjest human, i thjeshtë, vëllazëror, më bën të më rrjedhin lotët e mbajtur me zor, që në orën 11. Nuk e di se ç’bëhet ndërkohë në Teatrin Kombëtar me të mijtë. Të rinjtë janë të gozhduar nga lotët e mi. Kush e di se ç’mendojnë. Ata e dinë që unë jam atje për të kërkuar punë, mbase mendojnë se jam në ankth për vazhdimësinë e kësaj kandidature. Nuk është rasti, në Paris jo vetëm që kam punë, por nuk paguaj as qira, kam shtëpinë time. Kërkoj këtu diellin, kërkoj ngjashmërinë me Tiranën, me atë Tiranën e dikurshme, të pa shpersonalizuar, ku nuk më dukej vetja si në një mulli, si tani, kur vij.

Ky shtrëngim i dorës që më nxori lotët më bën të mendoj se ku duhet të isha, në qëndresë në Teatrin Kombëtar, dorëpërdorë zinxhir me qëndresëtarët, për ta mbrojtur atë me trupat tanë. Më kujton dorën e atyre që nuk e dhanë, dorën e artistëve të Turbinës, atyre që pranuan zgjidhje tjetër. Nietzche  amerikan, Henry Lois Mencken, thotë se njerëzit mediokër parapëlqejnë sigurinë dhe jo lirinë. Por artistëve nuk u falet të tregohen mediokër si njerëz. Është në natyrën e tyre të jenë prekursorë në revoltë e të mos jenë tolerantë me të patolerueshmen.

Ky gjest i studentit francez më kujton një tjetër: atë të një studenti shqiptar kur u ktheva para disa vitesh në Universitetin e Arteve, me programin Brain Gain, për të dhënë përsëri mësim. Studentët nuk vinin, i kishin mungesat legjion, nuk bënim dot prova, as punë kolektive. I pata thënë një studenti se do ngelej në klasë, se unë nuk isha e korruptueshme, kisha tjetër kulturë pune. Ai më pat kapur për faqe, në mënyrë kërcënuese, si një vajzë të vogël e, duke më parë drejt e në sy, me tallje më thoshte: “Nuk më heq dot, ka më të forte se ty këtu”. “Nuk jam unë e fortë, i pata thënë, është ligji”! Ai pati qeshur me lot nga kjo fjalë: “Shkollën e kam të mbaruar. Të paguar. Harroje!” Dhe sigurisht u bë siç tha ai, megjithëse unë bëra çmos për të zbatuar ligjin. Titullarët ku paraqisja shqetësimin më thoshin: “E dinim që je e çmendur, por jo kaq! Çfarë mësimi do të bësh? Pi ca gota me ne, merr ato para dhe ik rehat!”

I kujtoj të gjitha këto.

Për të më reshtur lotët e çuditshëm studentja franceze i thotë djalit: “Këndoja edhe njëherë Rap-in”. “Duhet të më këndoje ‘Gijotinën permanente’ që të më sillje zemrën në vend”, i them me shaka. Nuk ma merr mendja që mund ta dinë: ç’punë kanë këta njëzetvjeçarë, të rritur në lulen e demokracisë, me shpikjen e famshme të zotit Guillautin. Por në çast ata fillojnë që të dy ta këndojnë këngën që po bëhet 230-vjeçare. Po ta kërkoni ne YouTube, “Guillotine permanente”, do të gjeni sa e sa versione të këngës e cila, sado makabre të duket, sado e papajtueshme me funksionin e muzikës, vazhdon të rimerret, të këndohet, me ngulm, edhe sot e kësaj dite.

Mendoj se, sado e diskutueshme, antihumane të ketë qenë gijotina në Revolucionin makabër ku shkoi i njomi me të thatin, ku u qëruan sa e sa të pafajshëm bashkë me ata që e kishin bërë hak, gjithsesi, për fat të keq, ajo ka luajtur rolin e saj të rëndësishëm. Ajo ka peshën e vet në faktin që francezët gëzojnë sot – edhe pse demokracia tek ata është zbythur ndjeshëm – disa të drejta themelore të cilat ne i lakmojmë dhe i kërkojmë duke përsëritur thirrjen që është vjetruar tashmë: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

“Si ka mundësi që e dini?” pyes dhe qesh tani me të vërtetë. “E kemi mësuar në protestat e jelekverdhëve”: më thonë dhe, hop, tokje tjetër duarsh: edhe një pikë tjetër e përbashkët përveç Teatrit, edhe unë atje e kam mësuar.

Nuk e di se ç’bëhet në sheshin e Teatrit. Do të mësoja më pas dhunën ndaj atyre që përbëjnë qelizat më të shëndetshme të mbetura në zemrën e Shqipërisë, në mes të infeksionit që ka e pushtuar atë, si një peshk të qelbur nga koka. Do të shihja fotot me krahët e policëve në fyt të deli djalit Bert Budina, foto si një pështymë në surratin e Edi Ramës, të Lleshit etj., që e kanë çuar zullumin atje ku nuk mban më.

Do ta doje vërtet një gijotinë në oborrin e Teatrit? e pyes veten më pas me qetësi. Do të kënaqeshe t’i shihje kokat e Ramës, të Plehrit e të tjerë plehrave me radhë të rrotulloheshin përdhe, në mes të halave të pishave që mbajnë emrat e artistëve të ikur? Ta shihje Lleshin të mbyllur në një WC të Teatrit ku të ishte lëshuar gaz? Rrëqethem vetëm kur mendoj se ka ardhur një ditë kur këtë pyetje ia bëj vetes seriozisht, unë që nuk e kam pas ditur, deri para disa vjetësh, se ç’është urrejtja. Revolta sigurisht, përbuzja gjithashtu, por edhe në rastin më të keq, e përzier me një mëshirë, një keqardhje, duke u përpjekur të kuptoj se ç’mund ta ketë detyruar personin e përbuzur të jetë katandisur në një qenie të tillë. Por jo urrejtje për një person që e njoh.

Urrejtjen ma mësoi Edi Rama, ma mësoi Erion Veliaj, ma mësoi numri i deputetëve që votojnë si bagëti pocaqitë e tyre. Kjo urrejtje e mbjellë është gjëja më e pafalshme që kanë arritur ata me taktikën e ndyrë të përçarjes dhe të sundimit.

Ndër konkurruesit për postin e pedagogut në konservator është edhe një pedagoge me origjinë siriane. Flasim të dyja për vendet tona, ajo më tregon se sa e paimagjinueshme ishte, në vendin e saj, ajo luftë që plasi, qoftë edhe disa ditë përpara. Që mendohej se do zgjaste vetëm disa ditë, disa javë, ja dhe muaj… Por që tani vendi i saj i mrekullueshëm ka marrë fund. Fund me të tëra. A jemi ne në rrezik?

Nuk ia fal Edi Ramës që më mësoi urrejtjen. Unë nuk kisha iluzione për të, jo vetëm që nuk e kam votuar, – kam bërë gabime të tjera por këtë jo, – por as edhe një klasë fëmijësh nuk do t’i besoja atij për t’u dhënë mësim. Nga disa rrethana, burime, njerëz e fakte, e dija prej shumë kohësh rrezikun që përfaqësonte ai. Por ai i kaloi të gjitha limitet e zhgënjimit. Më pas do të mësoja tipologjinë së cilës ai i përket, të cilës ia ka të gjitha karakteristikat: Pervers narcisik, atë që konsiderohet sot nga studiuesit si ekuivalent i djallit.

Dhe problemi është se personi nuk e di që është i tillë, nuk e pranon dhe nuk e kupton. Pra, në një farë mënyre, është i pafajshëm, është tërësisht i paaftë ta vërë veten në pikëpyetje. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga një njeri i tillë është ta abandonosh, ndërsa ai nuk ju abandonon kurrë, sepse nuk mund të jetojë pa manipuluar. Për të mos folur për të tjera patologji… Por, a do të doja, sinqerisht, ta shihja të kaluar, një të sëmurë, një “të pafajshëm” (kartelat e fshehura një ditë dalin në dritë lehtë) në gijotinë ?

Po. Më mirë një i pafajshëm kurban sesa populli i tërë. Po. Që të mos guxonte më njeri të sillej siç është sjellë ai me atdheun. Që barku që e polli, jo ai i nënës biologjike por i despotizmit, i diktaturës, të tkurrej e të mos pillte, në seri, një tjetër Ramë nesër, sepse rreziku është krejt i mundshëm. Po. Që të mos bëhej permanent ky sistem që i pjell këto mostra, jo vetëm te ne, por si mësim dhe si rikujtim edhe për vendet e tjera, edhe për Europën. E di që mund t’ju duket e tmerrshme kjo që them, por ju siguroj që e tmerrshme më duket edhe mua vetë të parës. Këtë tmerr nuk fal dot.

Miqtë e mi të Teatrit Kombëtar nuk e meritojnë dhunën që pësuan dhe që janë gati të pësojnë ende. Nuk duhet të jenë ata kurbani. Kurban duhen bërë përgjegjësit e kësaj tragjedie, jo vlerat e kombit, të cilët po i lidhin kërthizën së ardhmes në sheshin e Teatrin Kombëtar. Kërthizën: jo më të Rilindjes, emër që e vodhi, e përdhunoi dhe e ndyu Edi Rama, por atë të Paktit, të Aleancës së më të mirëve.

Studentët francezë për aktorë, sado të rinj, e dinë këngën e “Gijotinës”. Do të duhej ta mësonin edhe tanët. Janë disa pika mbi “i” që janë lënë pa vënë, disa gjyqe që janë lënë pa bërë, në historinë tonë shqiptare.

Ndërsa largohem pa e ditur në do të kthehem më në këtë vend, më kujtohet historia e Stalinit, kur pas një kohe të gjatë, shkon të shikojë nënën e vet, Keke Gelatzenë, të sëmurë rëndë, të cilën sipas gjasave ai nuk kishte pasur kohë e ndoshta as dëshirë ta takonte. Ka mbetur ai dialog si skenë teatri midis tyre:

“Kekeja: Çfarë pune bën tani, Josif?

Stalini: A të kujtohet Cari?

Kekeja : Po.

Stalini : E po, jam si Cari.

Kekeja : Më mirë të ishe bërë prift…”.

I them vetes: Do të doje vërtet ta shihje në gijotinë rrënuesin e Teatrit Kombëtar? – Nga SESILIA PLASARI

blank

Korrupsioni gjendet aty ku fshihet djalli Edvin Kristaq Rama- Nga Aurel Dasareti*

Korrupsioni është ryshfet ose pranim ryshfeti dhe në këtë mënyrë marrja ose dhënia e një avantazhi të padrejtë në lidhje me punën e dikujt.
***
Korrupsioni është i dënueshëm. Në Kodin Penal, bëhet dallimi midis korrupsionit aktiv dhe atij pasiv:
Korrupsioni pasiv është kërkesa, marrja ose pranimi i një oferte të një përfitimi të padrejtë (për veten ose të tjerët).
Korrupsioni aktiv është t’i japësh ose t’i ofrosh dikujt një avantazh të padrejtë.
Rregullat për korrupsionin mbulojnë të gjitha llojet e punësimeve, pozitave dhe detyrave për punëdhënësit dhe klientët publikë dhe privatë.
Dënimi për korrupsion është gjobë ose burgim deri në 5 vjet. Bashkëfajësia dënohet në të njëjtën mënyrë. Korrupsioni i rëndë dënohet me burgim deri në 15 vjet.
Nëse korrupsioni ka të bëjë me një shumë prej më shumë se 7,000 euro, ose përfshin autoritete publike si oficerë policie ose persona me përfaqësues të posaçëm publik, veprimi normalisht do të konsiderohet i rëndë.
Çfarë është korrupsioni, shpjegim i thjeshtë?
Koncepti i korrupsionit në të drejtën penale përfshin ryshfet ose pranimin e ryshfetit në formën e parave, dhuratave ose shërbimeve.

Ai nuk është një term i paqartë dhe në kuptimin e tij më të gjerë përfshin gjithashtu ndikimin ndaj të tjerëve për të kryer punën e tyre në një mënyrë të caktuar, e ashtuquajtura shitje e ndikimit.

Çfarë është korrupsioni, për shembull?
Aktivitetet korruptive mund të jenë përvetësimi i drejtpërdrejtë, çmimet e negociuara, lubrifikimi, ryshfeti, falsifikimi i llogarive, skemat piramidale, bërja e gjërave për përfitimin e dikujt dhe më shumë. Vlera e korrupsionit mund të jetë çdo gjë nga “një shishe verë” deri te përvetësimi i miliardave.
Ilustrim:
Krye-mafiozi i neveritshëm në Shqipëri, që ka kapur të gjitha pushtetet dhe qëllimi i të cilit është shpopullimi i Shqipërisë (përmes varfërisë), ndarja e Kosovës dhe forcimi i Serbisë naziste-terroriste, ka kërcënuar shqiptarët që të votojnë vetëm kandidatët e sektit të tij “Rilindja” nëse duan të përfitojnë privilegje të ndryshme…
Kryeministri i paligjshëm (nudisti) ka kryer korrupsion të rëndë, i cili në vendet demokratike dënohet me një minimum prej 15 vitesh burg.
Çfarë bën korrupsioni?
Korrupsioni është shenjë e keqqeverisjes dhe ka pasoja të rënda për shoqërinë.
Korrupsioni çon në një shpërndarje të zhdrejtë të burimeve dhe krijon mosbesim të madh në sistemin politik. Ryshfetet kanë gjithashtu një kosto të lartë njerëzore pasi shumë njerëz duhet të paguajnë për të marrë shërbimet që u takojnë falas.
Çfarë do të thotë që një vend është i korruptuar?
Korrupsioni është vjedhja e përfitimeve politike, sociale dhe ekonomike nga popullsia. Në vendet e varfra, por jo vetëm atje, korrupsioni krijon varfëri, nepotizëm politik, e bën dikë margjinal nga aspekt social (pra më pak të rëndësishëm-jashtë ndikimit).
Si mund të ndalet korrupsioni?
Është e rëndësishme të njiheni me rreziqet, si dhe ligjet dhe rregulloret përkatëse në lidhje me korrupsionin në vendin ku bëni biznes. Këtu mund të jetë e nevojshme dhe e dobishme të kërkoni ndihmë juridike të jashtme ose të kontaktoni aktorë të tjerë me reputacion të mirë në zonë.
*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake- psikologjike

Send this to a friend