VOAL

VOAL

Koalicioni i mbi 40 shoqatave shqiptaro-amerikane i dërgojnë letër Trumpit: Mos e lejoni ndarjen e Kosovës! (shqip dhe anglisht)

May 22, 2020
5 Comments
  • author avatar
    Aleko 6 years ago Reply

    Nuk ke cfare ti shtosh keasj letrederguar presidentit te SHBA dhe institucioneve te tjera amerikane: ajoeshte nje leter serjoze ambicioze shkruar me shume culture dhe stil ne parashtrimin e te gjitha problemeve,
    qe lidhen me situaten aspak optimiste te dialogut Kosove-

    serbi,, si dhe mjafte probleme

    te tjera qe lidhen me sigurine dhe progresin ekonomik e politik te shtetit te kosoves dhe me gjere,.duke dhene dhe mjafte rekomandime te rendesishme per te ndihmuar ne gjetjen e nje zgjidhje adekuare e te qendrushme afat gjate midis dy vendeve..Ajo qe do te doja te shtoja eshte , qe per vete rendesin qe mbarte kejo leter , do te ishte mire te njihej dhe ne instutucionet e BE, si dhe presidentit Te Frances Makron dhe kancelares se Gjermanise Merkel..Do te desheronim qe ne kete list shoqatash shqipetaro amerikane te ishte dhe shoqata Shqipetaro Amerikane e Klevelandit…FLM..

  • author avatar
    Arber Muzaka 6 years ago Reply

    ******* TASKA REZULTATDHENSE 100% NDAJ MALLRAVE SERBE NE DARDANI, DUHET TE VAZHDOJE, PAVARESISHT NDERRIMIT TE QEVERIVE NE DARDANI ********* –
    ——— The result-producing Dardania’s 100% Tariff against Serb goods MUST STAND, regardless rotation of governments in Dardania ———
    Note:
    Mr. Richard Grenell (US President Special Representative/Envoy for Dardania), the solution is simple and straightforward: ask and demand from the Serb government to recognize Dardania’s sovereignty and independence without any prerequisites.

    Instead of applying Mafia style pressure on Dardania (the victim) to remove the said legitimate tariff, it’s time for you to play the ball in the Serb government (the aggressor and war criminal) court, now, not Dardania’s through undue and illegal political pressure.
    It appears that you Mr. Grenell, represent directly or indirectly interests of the Serb lobby in the US, and not the US Government and Congress official doctrine (established by US Presidents Wilson, Clinton and Bush) on Dardania.

    As the President Trump’s special Envoy, you Mr. Grenell, by demanding from Serb government to recognize Dardania, without any pre-conditions, as a sovereign and independent country- you would at the same time dispel all the rumors and opinions in the US political system, that Mr. Trump is a Putin Russian mole in the US government.
    ———————————————————————–
    Z. Kurti:
    Taksa 100% ndaj mallrave Serbe ne Kosove, ishte nje fillim shume i mire pozitiv. Rezultatet e saj po duken qarte cdo dite e me shume, ne forcimin e figures se shtetit te Dardanise/Kosoves ne arenen nderkombetare dhe dobesimin progresiv te Serbise ne marredhenie direkt me Kosoven dhe me Europen.
    Mallrat e Serbise qe nuk mund kurrsesi te konkurojne ne tregun Europian e ate boteror per shkak te cilesise se tyre te dobet per keto tregje, po i ngelen stok Serbise – duke i shkaktuar keshtu deme progresive te medha ne financat e saj.
    Pervec se ne Kosove keto mallra me pare, nuk shiteshin asgjekund ne Europe e bote, pra Kosova ishte ne nje mase te madhe, “tregu shpetues” i Serbise per prodhuesit dhe ekonomine e saj qe hynte ne tregun Dardan/Kosovar me mallra “dumping” (i.e. mallra jo te konkurrueshme ne gjendje te lire ne nje treg te caktuar, por te subvensionuara nga qeveria nepermjet uljes artificiale te cmimit te ketyre mallrave nen cmimin e tregut – per te care nje treg te caktuar dhe per te falimentuar mallrat dhe prodhuesit vendas te atij tregu).
    Kjo takse, po ashtu i ka hequr Serbise, rreth 1 miliarde ne vit valute te forte nderkombetare (Euron), qe me pare Serbia e perfitonte nga tregu i Dardanise.
    Kete valute te humbur, Serbia se merr dot nga asnje vend fqinj i saj – se asnje nga keto vende nuk operon me Euro, pervec se Dardanise.
    E shikoni pra sa i rendesishem e vital eshte per Serbine tregu Dardan i mallrave.

    Po ashtu, flitet qe Zj. Mogherini ishte pjese e mafias Italiane me lidhje te forta me mafian Serbe. Eshte pikerisht kjo mafie qe e “drejtonte” Zj. Mogherini te “insistonte” per heqjen e takses – e sidomos krimi i organizuar Serb ne veri te Kosoves qe tani po perjeton humbje te medha nga kjo takse.
    Ka dyshime te arsyeshme se edhe Z. Rama, Z. Baton Haxhiu, e Z. Thaci mund te jene te implikuar edhe ata, ne kete skeme te kordinuar. Eshte koha per te treguar edhe me tej se Kosova nenkupton qe eshte nje shtet qe “mbaron/kryen punen” (“it means business”), e nuk mund te shtyhet andej ketej (“it cannot be pushed around”).
    Po ashtu kundershtimi i juaj Z. Kurti, per Minishngenin Ballkanik eshte plotesisht i drejte dhe i bazuar ne fakte dhe politike analitike (koncept qe Rama as qe e njeh se cfare eshte).
    Me tej, tani ka ardhur koha te merren hapa te tjere drejt trupezimit (konsolidimit) te metejshem te shtetesise se Kosoves:
    1.
    Ti ndalohet hyrja kategorike ne Kosove cdo udheheqesi Serb qe mohon krimet kunder njerezimit, krimet e luftes dhe holokaustin e Serbise kunder Shqiptareve ne Kosove – njelloj sic ben SHBA dhe Izraeli sot me cdo pjesmarres te Rajhut Nazist ne luften e dyte boterore, apo cdo personi dhe qe mohon holokaustin Nazist ne Europe e kunder Hebrejve. Te njejtet (ne Serbi) nuk duhet te konsiderohen nga Qeveria e Dardanise si perfaqesues te Qeverise Serbe dhe duhet tu ndalohet cdo kontakt me Qeverine e Dardanise si dhe tu ndalohet pjesmarrja ne cfaredo lloj bisedimesh apo tryezash lidhur me Dardanine/Kosoven.
    2.
    Ti ndalohet hyrja kategorike ne Dardani/Kosove cdo udheheqesi Serb qe ka kryer direkt ose indirekt krime lufte dhe krime kunder njerezimit ne Kosove – apo ka dhene ndihmesen e tij direkte ose indirekte ne keto krime si dhe ne fushaten e spastrimit etnik dhe holokaustit Serb kunder Shqiptareve ne Dardani/Kosove. Presidenti Vucic do ishte i pari ne kete liste – si ish krahu i djathte dhe minister i propagandes ne qeverine e Miloshevicit gjate luftes ne Kosove (pra me fjale te tjera, Vucic ishte “Gebels-i” i Miloshevicit). Te njejtet, nuk duhet te konsiderohen nga Qeveria e Dardanise si perfaqesues te Qeverise Serbe dhe duhet tu ndalohet cdo kontakt me Qeverine e Dardanise si dhe tu ndalohet pjesmarrja ne cfaredo lloj bisedimesh apo tryezash lidhur me Dardanine/Kosoven.
    3.
    Ti ndalohet hyrja kategorike ne Dardani/Kosove cdo udheheqesi Serb apo individi Serb qe pengon apo punon per pengimin e njohjes nga dhe anetaresimit te Dardanise/Kosoves ne organizatat nderkombetare dhe Kombet e Bashkuara. Te njejtet, nuk duhet te konsiderohen nga Qeveria e Dardanise si perfaqesues te Qeverise Serbe dhe duhet tu ndalohet cdo kontakt me Qeverine e Dardanise si dhe tu ndalohet pjesmarrja ne cfaredo lloj bisedimesh apo tryezash lidhur me Dardanine/Kosoven.
    4.
    Ti ngrien pasurite e patundshme dhe monetare ne Kosove te njejteve nga pikat 1, 2 dhe 3.
    5.
    Ti ndalohet cdo lloj investimi apo tregtie te gjitha kompanive Serbe (private dhe shteterore) ne Dardani/Kosove.
    6.
    Te ngrihet sa me pare Gjykata Nderkombetare per Krime te Luftes, Krime kunder Njerezimit dhe Holokaustit te Serbise ne Kosove. Kjo duhet te jete nje gjykate e ngjashme me ate te Nurembergut ne Gjermani, pas luftes se dyte boterore.
    7.
    Ti hiqet me vendim gjykate nderkombetare e drejta per mbajtje te cdo forme te ushtrise dhe forcave te armatosura Serbise, ashtu sic u be me Gjermanine Naziste dhe Japonine pas luftes se dyte boterore. Te carmatoset plotesisht Serbia dhe te vihet nen mbikqyrjen e nje komisioni nderkombetar kunder riarmatimit te Serbise.
    8.
    Ti kerkohet Serbise, qasje pa kushte dhe pa kufizim te organeve te specializuara hetuese Dardane/Kosovare dhe Nderkombetare ne vendet e dyshuara si varre masive ne Serbi, ku jane groposur Shqiptaret e e zhdukur/te pagjetur, masakruar dhe vrare masivisht nga Serbia ne Kosove gjate zbatimit te holokaustit dhe krimeve te luftes e krimeve kunder njerezimit ne Kosove ne vitet 1999 dhe me pare. Shpenzimet e plota per tere keto hetime ti paguaje Serbia nje-me-nje dhe kokeulur – nen mbikqyrjen e nje komisioni Dardan/Kosovar dhe Nderkombetar.
    9.
    Ti kerkohet Serbise te paguaje tere shpenzimet per kthimin masiv dhe pa kushte te Shqiptareve te shperngulur me force gjate vitit 1999 nga veriu i Dardanise/Kosoves.
    10.
    Ti kerkohet Serbise, si pale e mundur ne lufte, te paguaje nje-me-nje, tere demshperblimet e luftes qe ajo shkaktoi ne Dardani/Kosove, si dhe te demshperbleje tere familjet Shqiptare te te vrareve dhe masakruarve nga Serbia ne Kosove gjate luftes se fundit e me pare.
    Keto demshperblime e reparacione shkojne deri 450 bilione dollare qe Serbia duhet ti paguaje menjehere e koke-ulur Dardanise.
    11.
    Lufta ne Kosove, u mbyll me marreveshjen e Kumanoves – qe ishte nje fare armpushimi dhe marreveshje per terheqje nga Dardania/Kosova e ushtrise Serbe dhe ndalimin e luftimeve, por jo nje Traktat Paqeje ku Serbia te shpallej ligjerisht pale e mundur ne lufte dhe katerciperisht fajtore per luften dhe krimet e kryera prej saj, dhe te firmoste kete Traktat Paqeje dhe Dorezimin pa kushte.
    Ti kerkohet Serbise dhe aktoreve nderkombetare te behet pikerisht kjo – nenshkrimi i nje Traktati Paqeje ku Serbia te shpallet ligjerisht pale e mundur ne lufte dhe katerciperisht fajtore per luften dhe krimet e kryera prej saj, dhe te firmose kete Traktat Paqeje dhe Dorezimin pa kushte, duke marre keshtu persiper edhe cdemtimin e plote ne cdo aspekt te pales tjeter viktime dhe fituese te luftes – qe jane Ushtria Clirimtare e Dardanise/Kosoves, populli dhe qeveria legjitime e Dardanise/Kosoves, te ndihmuara nga aleatet e saj qe ishin: Qeveria e Republikes se Shqiperise, ushtria e Shqiperise, vendet e NATO’s dhe ushtria e NATO’s. Me Traktatin e Paqes, te behet edhe njohja zyrtare e Dardanise si shte i pavaruar, nga Serbia e mundur dhe dorezuar pa kushte.

    12.
    Te njejtat masa (pikat 1-11) dhe ne te njejten kohe (duke perfshire edhe taksen 100% per mallrat Serbe) duhet te aplikoje edhe qeveria e Shqiperise kundrejt Serbise, ne mbeshtetje te plote per Dardanine/Kosoven. Keshtu keto masa te kombinuara nga ate dy vendet, do te kene efekt maksimal ne Serbi dhe ne ndryshimin e sjelljes se Serbise ndaj Dardanise/Kosoves.
    Vetem kur te jene plotesuar keto kushte paraprake dhe te logjikshme, mund Dardania te hyje ne bisedime ne kushte realisht te barabarta me Serbine, per njohje reciproke dhe per ceshtje te tjera te dy vendeve te pavaruara.
    Shenim: Taksa 100% duhet te aplikohet edhe per mallrat Greke qe me “dumping” nga qeveria Greke kane “mbytur” tregut Shqiptar sidomos ate ne jug te Shqiperise – duke shkaktuar falimentimit artificial te shume prodhuesve dhe fermereve Shqiptare ne jug te Shqiperise. Kjo si rrjedhim ka shkaktuar pengimin e konkurrences se lire ne tregun Shqiptar, dhe po mbyt lindjen dhe zhvillimin natyral te sipermarrjeve Shqiptare dhe nje tregu te shendoshe Shqiptar e produkteve qe vijne me nje treg te tille te shendoshe e te lire ne Shqiperi.

    Kjo takse duhet kategorikisht kunder Greqise edhe per faktin se Greqia eshte ne gjendje lufte me Shqiperine – dhe refuzon ne menyre te vazhdueshme per me shume se 70 vjet ta heqe Ligjin e Gjendjes se Luftes me Shqiperine.

    Nismetaret e Strategjise se Re – Tirane, Shkurt 2020. ==========================================================

  • author avatar
    Gjergj Araniti 6 years ago Reply

    JA PROGRAMI I SHTATEMBEDHJETE PIKAVE (per hyrjen e Dardanise/Kosoves ne OKB, edhe pa njohjen nga Serbia):

    — Pjesa e pare ——-

    1. Me votim te lire dhe plebishitar te hiqet kuota artificiale e perfaqesimit te minoriteteve ne Parlamentin e Dardanise (Kosoves), dhe minoritetet te perfaqesohen realisht ne Parlament me perqindjen e popullsise qe realisht kane ne Kosove. Asnje vend demokratik dhe “multietnik” ne bote nuk e ka kete marrezi ne Parlamentin e tyre, perfshire SHBA, Gjermanine, Rusine dhe vete Serbine. Nese SHBA dhe Rusia do te aplikonin kete marrezi si ne Kosove, SHBA kurre nuk do te behej e pavarur nga Perandoria Britanike dhe Rusia kurre nuk do te funksiononte per te marre edhe nje vendim te vetem fare te thjeshte ne Parlament/Duma. Po ashtu edhe SHBA sot kurre nuk do te mundin te funksiononin per te marre edhe nje vendim te vetem te thjeshte ne Kongresin e Senatin Amerikan. Nese ka ndonje shtet nga komuniteti ndekombetar qe konteston kete hap legjitim te Dardanise (Kosoves), te bisedohet ne menyre bilaterale me shtetin perkates dhe te mos leshohet pe apo te mos kete terheqje, por me dipllomaci te bisedohet por te mos hiqet dore nga qellimi.
    2. Me votim te lire dhe plebishitar te hiqet vetoja bllokuese e minoriteteve ne Parlamentin e Dardanise (Kosoves), dhe minoritetet te respektojne vullnetin e shumices si ne cdo shtet demokratik te Europes dhe ne SHBA. Kete marrezi te votes bllokuese te minoriteteve ne Parlament, se ka asnje shtet “multietnik” I botes duke filluar nga SHBA, Gjermania, Rusia e vete Serbia. Nese ka ndonje shtet nga komuniteti ndekombetar qe konteston kete hap legjitim te Dardanise (Kosoves), te bisedohet ne menyre bilaterale me shtetin perkates dhe te mos leshohet pe apo te mos kete terheqje, por me dipllomaci te bisedohet por te mos hiqet dore nga qellimi. Te hiqet me ligj gjuha Serbe si gjuhe zyrtare ne Dardani (Kosove) – meqenese Serbet ne Dardani (Kosove) perbejne me pak se 3 % te popullsise ne Kosove – ne nje kohe kur Shqiptaret ne Serbi perbejne me shume se 35% te popullsise se Serbi por nuk kane Shqipen si gjuhe zyrtare ne Serbi.
    3. Te merren masat te menjehershme per kthim masiv te Shqiptareve te debuar nga shtepite dhe trojet e tyre ne Mitrovicen veriore dhe ne tere Dardanine (Kosoven) veriore, duke perfshire edhe programe nxitese (nje shembull eshte Izraeli lidhur rivendosjen dhe ripopullimin ne zonat ku ata jane debuar nga Arabet me pare ne Izraelin e sotem). Ti kerkohet demshperblim Frances (si dhe te kerkohet denimi i saj nga nje gjykate nderkombetare per pjesmarrje dhe si ndihmese direkte ne spastrim etnik) – Franca e beri kete krim lufte nepermjet bllokimit ne pabesi te futjes se UCK ne veri te Kosoves ne 1999 – gje qe kontriboi direkt ne masakrat dhe spastrimin etnik te veriut te Dardanise (Kosoves) nga forcat Serbe me 1999, duke shkaktuar permbysjen e menjehershme te raportit etnik te popullsise ne favor te Serbeve ne ate pjese te Dardanise (Kosoves).
    4. Ti kerkohet Serbise me force dhe vendosmeri te gjithe demshperblimet e luftes per demet kolosale qe ka shkaktuar ne Dardani (Kosove) ne njerez dhe deme materiale. Keto demshperblime shkojne deri 450 bilione dollare sot. Ti hiqet e drejta Serbise te kete dhe te mbaje ushtri, ashtu sic u veprua me Gjermanine e Japonine pas luftes se dyte boterore. Ne Serbi te vendoset nje ekip ushtarak mbikqyres i Kombeve te Bashkuara dhe NATO-s, qe te mbikqyre dhe vezhgoje qe Serbia nuk krijon apo mban ushtri fshehtas apo terthorazi.
    5. Te procedohen ne gjygj nderkombetar tere kriminelet e luftes te Serbise qe kane kryer krime kunder njerezimit dhe krime te llahtarshme lufte ne Dardani (Kosove), dhe te mos negociohet deri sa keta (perfshire edhe Vucic) te mos nxirren e denohen para nje gjykate nderkombetare te pavarur, dhe nje gjykatete Kosoves. Respektivisht, te kene te drejte organet e Dardanise (Kosoves) te ndjekin e arrestojne kudo ne bote kriminelet Serbe te luftes e ti nxjerrin para gjykates speciale ne Dardani (Kosove) – sic kishte te drejte Izraeli pas luftes se dyte boterore te ndiqte e arrestonte kudo ne bote nazistet qe kishin kryer krime kunder Izraeliteve me holocaust.
    6. Te krijohet Ushtria e rregullt, Marina Luftarake dhe Aviacioni Ushtarak i Dardanise (Kosoves) menjehere dhe pa negocim. Te shpallet Ushtria e Dardanise (Kosoves) si pasardhesja e natyrshme e UCK-se, dhe te terhiqet mbrapsht dhe te anullohet vendimi inferior per shperberjen e UCK. Vendimi i meparshem inferior te korrigjohet, dhe te shpallet qe Ushtria e sotme e Dardanise (Kosoves) eshte vazhdimesi e UCK-se.
    7. Ti kerkohet Serbise te jape tere te drejtat (sic i kane Serbet e Dardanise) per Shqiptaret e Medvegjes (duke nxitur me programe nxitese edhe rikthimin e tere Shqiptaret e debuar qe atje). E njejta edhe per Bujanovcin, Presheven, Sanxhakun (ne Sanxhak 90% e popullsise atje jane Shqiptare te mbulur rrejshem si “Boshnjake apo Muslimane”), dhe ne tere fshatrat Shqiptare ne rrethinat e Beogradit (te cilet nga frika deklarohen si “Kroate katolike” ne keto fshatra Shqiptare), dhe kudo ne Serbi ku ka Shqiptare.
    Po ashtu edhe tere femijeve te lindur nga nena Shqiptare me burra Serb qe sot po behen ne mase me vajza nga Shqiperia qe martohen ne Serbi (per nje arsye apo tjeter). Keta femije te lindur me nene Shqiptare dhe keto nena Shqiptare duhet te gezojne tere te drejtat per shkollen Shqipe, kulture, emrat dhe tere te drejtat te tjera kombetare ne Serbi. Vajzat Shqiptare nuk jane kavje per qellimet raciale Serbe per te riperteritur racen Serbe sot ne Serbine qe po shkon ne renie (sic e kane planifikuar politikanet Serb ne Beograd). Per me teper, numri i pergjithshem i Shqiptareve te banojne aktualisht ne Serbi eshte shume me i madh sesa numri i Serbeve qe jetojne ne Dardani (Kosove) – e gjithe keta Shqiptare duhet te kene te drejta te plota ne cdo drejtim te mundshem.
    ———– Fundi i pjeses se pare —————-
    Zoterinj: Strategjia eshte e drejtperdrejte,
    JA PROGRAMI I SHTATEMBEDHJETE PIKAVE (per hyrjen e Dardanise/Kosoves ne OKB, edhe pa njohjen nga Serbia):

    —- Pjesa e dyte ——
    8. Te ngrihet padi nderkombetare per racizem, diskriminim ne shkalle nderkombetare kunder popullit Shqiptar te Dardanise (Kosoves) dhe qeverise se ligjshme te Dardanise (Kosoves), ne gjykatat nderkombetare kunder Rusise dhe Kines qe bllokojne aprovimin e tanishem si anetare me te drejta te plota ne Kombet e Bashkuara te Dardanise (Kosoves). Se me pranimet shumice qe Dardania (Kosova) ka sot (116 vende, nga 192 qe kane Kombet e Bashkuara), ne baze te procedures ne fuqi te Kombeve te Bashkuara, Dardania (Kosova) I ka te gjitha mundesite te pranohet ne Kombet e Bashkuara, por vetem vetoja ne Keshillin e Sigurimit te Kines dhe Rusise e pengon kete proces. Mosnjohjet nga disa vende te tjera te treta (perfshi edhe Serbine), nuk ka peshe ne kete procedure pranimi nga Kombet e Bashkuara. Shembull eshte Izraeli, qe edhe perkunder faktit qe edhe sot e kesaj dite nuk eshte njohur e nuk njihet akoma nga me shume se 30 shtete te botes (perfshi edhe shtete fqinje te Izraelit), Izraeli eshte anetar me te drejta te plota ne Kombet e Bashkuara.
    9. Te organizohen demonstrata te fuqishme te perditshme para tere ambasadave te vendeve qe nuk e kane njohur Dardanine (Kosoven) deri me sot, ne tere vendet e Europes dhe ne SHBA. Te behen peticione ne keto qeveri papushim nga intelektualet, dhe tere Shqiptaret kudo qe jane ne bote, individualisht dhe ne kuader te organizatave te ndryshme Shqiptare ne Europe dhe SHBA. Te kerkojne dhe te dalin intelektualet Shqiptare kudo ku kane mundesi e te flasim e te japin intervista e biseda programore e konsultative per kete ceshtje ne rrjetet kryesore televizive nderkombetare si CNN, CBS, MSNBC, Fox News, Dojce Velle, RAI, BBC World Service, TVSH, Albanian Broadcasting Corporation, Albanian TV in America, Canadian Broadcasting Corporation, etj.
    10. Te kerkohet dhe pranohet nje grup/ekip i zgjedhur intelektualesh dhe njerez te shquar ne fushat e veprimtarise se tyre Shqiptaro-Amerikane, nga Shqiperia vete dhe intelektuale Shqiptare nga Europa qe te sherbejne si ekip konsulent i qeverise se Dardanise (Kosoves) gjate gjithe ketij procesi te tanishem vendimtar te bisedimeve mes Dardanise (Kosoves) e Serbise (te ndermjetesuara nga Komunitetit Europian) – bisedime qe jane edhe delikate dhe me presion psikologjik dhe emocional te jashtezakonshem, bile ky ekip intelektual edhe te udheheqe procesin ne momente te caktuara qe gjykohen si shume te veshtira dhe komplekse.
    11. Ti kerkohet me ngulm aleateve strategjike te Shqiperise dhe Kosoves (SHBA, Gjermanise, Britanise, Italise, Austrise, Zvicres, Bashkimi Europian) qe ne keto momente decisive per fatet e Dardanise (por edhe te Shqiperise) te tregojne peshen e tyre, te bejne me shume, dhe te vene ne levizje levat e shumta qe kane ne disponim per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Shembull I ngjashem eshte SHBA-ja. SHBA ne fillimet saj te perpjekjeve per pavaresi u mbeshtet fuqishem tek Franca dhe vende te caktuara Europiane (Franca ishte furnizuesi me i madh i SHBA-ve me kredi e grante falas, si dhe me pajisje ushtarake ne mase) – sepse Amerika atehere (si Dardania sot) nuk kishte as ushtri, as para e financa, as njerez te trajnuar per te luftuar ushtrine e fuqishme te Perandorise Britanike (sepse ata qe u vendosen me se shumti ne Ameriken Veriore ne ate kohe ishin fermere dhe bujq me nje minimum shkollimi apo pa shkollim fare). Per me shume, flota luftarake e fuqishme Franceze u dislokua ne brigjet lindore te Amerikes ne ate kohe per ti ardhur ne ndihme konkrete ushtrise clirimtare te SHBA-ve ne perballimin e mbretit/zoteruesit te deteve sic quhej flota ushtarake Britanike ne ate kohe – se SHBA-te nuk kishin fare flote luftarake ne ate kohe (ashtu sic nuk kishte UCK-ja e Dardanise aviacion ushtarak ne luften per clirim me 1999-ten).
    12. Qeveria Shqiptare te behet me aktive ne zgjidhjen e kesaj ceshtje, me veprime konkrete dipllomatike dhe politike, si venia a sanksioneve Serbise, Rusise dhe Kines per mosnjohjen dhe pengimin e afirmimit te Dardanise (Kosoves) ne arenen nderkombetare. Nese SHBA e Komuniteti Europian i kane vene sanksione te ndryshme Serbise, Rusise dhe Kines per mosnjohjen e Dardanise (Kosoves), ku eshte qeveria Shqiptare dhe ajo e Dardanise me mundesite e veta?!
    13. Te merren ne mbikqyrje dypaleshe te gjitha institucionet fetare te besimit Kristian Ortodoks ne Dardani (Kosove), nga klerike Shqiptare dhe Serbe dhe te ndermerret procesi i ndergjegjesimit dhe deklarimit te lire te etnise se tyre te te gjithe Shqiptareve Ortodokse qe me force jane detyruar te deklarohen Serbe ne te kaluaren ne Dardani (Kosove) dhe ne Serbi. Te shpallen te gjitha institucionet e besimit Kristian Ortodoks ne Dardani (Kosove) si pasuri fetare dhe kulturore e Shqiptareve dhe Serbeve (kunder statukuose se tanishme qe me te padrejte dhe ne menyre diskriminuese i shpall tere institucionet e besimit Kristian Ortodoks ne Kosove si pasuri fetare e kulturore vetem te Serbeve) – si dhe te lejohen qe Shqiptaret e Serbet te ndjekin njeheraz pa dallim sherbimet fetare ne keto institucione (dhe jo vetem Serbet sic eshte tani).
    14. Ne preambulen e Kushtetutes se Dardanise (Kosoves), Shteti i Dardanise te shpallet si Shtet i Shqiptareve, por me te drejta per te gjithe minoritetet. Shtet multietnik e pa identitet sic eshte forrmuluar tani ne Kushtetute, per te zhdukur Shqiptaret si shumice – e per ta bere Dardanine (Kosoven) si shtet i te gjitheve por i asnjerit, nuk mund te kete. Flamuri i Dardanise (Kosoves) te behet ashtu sic deshen luftetaret e UCK-se dhe Presidenti Rugova – me shqiponjen dykrenore si symbol baze te tij. Po ashtu hymni kombetar i Dardanise (Kosoves) te jete nje hymn i shumices dhe me tekst qe te kete kuptim per shumicen ne Dardani (Kosove). Te hiqet gjuha Serbe si gjuhe e dyte zyrtare ne Dardani/Kosove – pasi as gjuha Shqipe nuk eshte gjuhe zyrtare ne Serbi, dhe se pakica Serbe ne Dardani/Kosove eshte vetem me pak se 2% e popullsise se Dardanise/Kosoves.
    Ne fund te dites luften titanike dhe clirimin e Dardanise (Kosoves) e beri shumica Shqiptare dhe jo pakicat – keto pakica ne shume raste edhe u bene me pushtuesit Serbe dhe kryen krime bashke me ta, apo qendruan te menjanuar nga lufta per lirine e Dardanise (Kosoves). Dardanine e cliroi UCK-ja – me mbeshtetjen e fuqishme tokesore te Ushtrise se Shqiperise dhe mbeshtetjen ajrore te NATO-s Mbeshtetja ajrore e NATO-s u be me lejen e qeverise dhe Ushtrise Shqiptare – sepse Ushtria Shqiptare kishte forca ajrore te mjaftueshme ne ate kohe per ta bere edhe mbeshtetjen ajrore, por NATO ju lut zyrtarisht qeverise Shqiptare qe NATO te bente rolin e mbeshtetjes ajrore, dhe qeveria Shqiptare ne mirebesim ja dha ate leje.
    15. Pasi te jene permbushur plotesisht gjithe keto kushte si me siper, ti kerkohet Serbise te nenshkruaje nje traktat paqeje me Dardanine (Kosoven), ku Serbia te dorezohet pa kushte (sepse ajo eshte pale e mundur ne lufte), dhe ta njohe Dardanine (Kosoven) Shtet te pavarur ne nje afat 6 mujor.
    16. Vetem pas njohjes nderkombetare dhe fitimit te nje ulseje nga Dardania (Kosova) ne Kombet e Bashkuara, mund te fillojne bisedime dhe dialog me Serbine per ceshtje dypaleshe qe i takojne vetem vendeve te pavaruara te njohura nderkombetarisht.
    17. Nese Kina dhe Rusia nuk e njohin pa kushte Dardanine (Kosoven) brenda 6 muajsh ne Keshillin e Sigurimit, te shpallet menjehere bashkimi i Dardanise (Kosoves) me Shqiperine, dhe te kerkohet me force perjashtimi i Serbise nga Kombet e Bashkuara dhe tere organizatat rrjedhese, si dhe ti kerkohet aleateve si SHBA, France, Gjermani, Austri, Itali, Britani, etj te revokojne menjehere e pa kthim nga ata, njohjen e Serbise si shtet i pavaruar.
    ================================ Fund ==============================

  • author avatar
    GHGGFF 6 years ago Reply

    ponuk ua ka fain amerika mo kaqola po e kemi ne vqe eb lejojme veten te na perdorin zagaret qe i votojme sa per serbet e greket jane trima ata vetem e zgjerojne teritorin e tyre ne paTRIOTET SHQIPO U FALIM TROJET TONA AKOMA NUK E KENI MARE VESH SE KUSH E KA FAIN CIAS AMERIKANE I ESHTE BERE TRURI HOT B BDAGS

Komentet

Leave a Reply to GHGGFF Cancel reply

Fjalimi i Shirley Cloyes DioGuardi në Çikago në Ditën e Pavarësisë: është përgjegjësia dhe detyrimi ynë të bëjmë atë që motrat dhe vëllezërit tanë në Ballkan nuk janë në gjendje ta bëjnë

4 Dhjetor 2025

Fjalimi i Shirley Cloyes DioGuardi-t në Ditën e Pavarësisë në Çikago

I dashuri mik dhe përkrahës,

Joe DioGuardi dhe unë e vlerësuam thellësisht vendimin e Edon Shaqirit dhe Taip Beshirit, udhëheqësve të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan të Illinoisit, që të na presin për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Çikago më 28 nëntor dhe për t’i njohur publikisht arritjet tona që nga themelimi i Ligës Qytetare nga Joe pasi ai u largua nga Kongresi në vitin 1989, dhe që kur unë u bashkova në vitin 1994 si ish-botuese librash ku kam botuar një nga librat e parë mbi rënien e Jugosllavisë.

Bashkëngjitur është fjalimi që mbajta më 29 nëntor para shqiptaro-amerikanëve që morën pjesë në një aktivitet të nënshkrimit të librave për librin “Përpjekja për lirinë e shqiptarëve dhe fundi i Jugosllavisë: I Nderuari Joseph J. DioGuardi dhe LQSHA 1985-1993, Një përzgjedhje dokumentesh historike, Prezantuar dhe redaktuar nga Faton Bislimi”:

Kam nderin dhe privilegjin që sonte të jem me ju, dhe përsëri dëshiroj të njoh rolin që Edon Shaqiri dhe Taipi Beshiri, udhëheqësit e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan të Illinois, kanë luajtur në realizimin e kësaj mbrëmjeje.

Ky është potenciali që të jetë një moment historik, dhe duke na u bashkuar në Çikago, ju mund të bëheni pjesë e tij, sepse ka ardhur koha për ri-afirmimin e rolit unik që shqiptarët kanë luajtur duke jetuar krah për krah në harmoni për shekuj me radhë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës (Serbia jugore) dhe Çamëri (Greqia veriore). Siç thashë mbrëmë, ne jemi në rrezik ta humbasim këtë realitet unik dhe duhet ta ri-përqafojmë atë.

Sikurse e dini, unë nuk kam lindur shqiptare, por dua që të dini se si e takova Joe DioGuardin dhe si arrita ta përqafoj kauzën kombëtare shqiptare. Unë kam lindur në Shtetet e Bashkuara nga një babë, familja e
të cilit erdhi nga Anglia në koloninë e parë amerikane në vitin 1644 dhe nga një nënë, stërgjyshërit e së cilës erdhën nga Anglia, Skocia dhe Gjermania në shekullin e 19-të.

Faktori kryesor në fëmijërinë time që do të ndikonte në të ardhmen time ishte arrestimi dhe gjyqi i Adolf Eichmann, udhëheqësit nazist i cili menaxhoi dëbimin e gjashtë milionë hebrenjve në kampet e shfarosjes
gjatë Luftës së Dytë Botërore. Isha dhjetë vjeç kur pashë fotografi në faqen e parë të The New York Times të furrave në Auschwitz që hidhnin kufomat e hebrenjve pasi ata ishin vrarë me gaz. I pyeta prindërit e mi se si mund të kishte ndodhur kjo. U preka thellësisht dhe realiteti i Holokaustit nazist do të drejtonte zgjedhjet e jetës sime.

Pasi e mora diplomën Bachelor të Arteve nga Kolegji Oberlin dhe një diplomë Master të Teologjisë në teologji sistematike dhe kulturë nga Unioni Seminarin Teologjik, fillova karrierën time në botimin e librave. Menjëherë pasi u bëra botuese e Lawrence Hill Books, të specializuar në politikën amerikane dhe ndërkombëtare, diktatori serb Sllobodan Millosheviq u ngrit në pushtet. Në qershor të vitit 1989, Millosheviqi katapultoi vëmendjen ndërkombëtare kur mbajti një fjalim në fushën e “Zogjve të Zinj”, duke shënuar 600-vjetorin e Betejës së Kosovës që ishte zhvilluar në këtë vend në vitin 1389 dhe duke paralajmëruar qëllimin e tij për të pushtuar Kosovën. Vetëm për shkak të përpjekjeve të Joe DioGuardit dhe Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ai u devijua për pushtimet e tjera në Ballkan, së pari në Slloveni, pastaj në Kroaci, duke e çuar luftën në Bosnjë në vitin 1993.

Në fund të vitit 1991, e dija se duhej të ndërmerrja veprime. Brezi i gjyshërve të mi nuk kishte arritur t’i ndalte nazistët. E dija se brezi im duhej ta ndalte Millosheviqin, Hitlerin e ri. Si pasojë, fillova punën në një libër të ri, një antologji të titulluar “Makthi Etnik i Jugosllavisë”, me kapituj të kontribuar nga anëtarë të opozitës së Millosheviqit brenda ish-Jugosllavisë, shumica e të cilëve duhej të përktheheshin në anglisht.

Gjithashtu kuptova se përfundimisht do të lija botimin për të luajtur një rol në qeverinë amerikane. Dhe kështu, unë dhe Joe patëm fatin të takoheshim në fund të vitit 1993, kur një nga autorët e mi (një amerikan që
po përgatitej të shkruante një libër për Kosovën) e ftoi atë në një hotel në Manhattan dhe mua një orë më vonë. Por Joe doli të ishte një orë me vonesë. Ne filluam të flisnim dhe pjesa tjetër është histori. Për tridhjetë vjet,
ne nuk kemi pushuar së foluri dhe së punuari për të zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare në kohën tonë.

Vazhdova të punoj me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe të kontribuoj në disa pika vendimtare të kthesës. E para ishte në vitin 1998, kur punova me Partinë Radikale Trans-nacionale në Itali, të udhëhequr nga
anëtarja e Parlamentit Evropian Emma Bonino, për të sjellë diktatorin serb Sllobodan Millosheviq në Hagë. Në mars të atij viti, parandalova kriminalizimin e UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) duke i informuar
anëtarët e Kongresit Amerikan se duhej të përballeshin me të dërguarin amerikan për Ballkanin, Robert Gelbard, i cili i kishte dhënë Millosheviqit dritën e gjelbër për të pushtuar Drenicën dhe për të masakruar shqiptarët e Kosovës duke e përshkruar në mënyrë të rreme UÇK-në si një organizatë “terroriste”. Gelbard u detyrua në një seancë dëgjimore të Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve të tërhiqte deklaratën e tij, dhe brenda natës përpjekja për të kriminalizuar UÇK-në në shtypin perëndimor u ndal dhe armët vërshuan në Kosovë në mbrojtje tëpopullit shqiptar.

Në vitin 2003, unë shkrova legjislacionin në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Pse u deshën pesë vjet për t’u miratuar? Ky ishte rezultat i refuzimit të vazhdueshëm të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për ta
çliruar Kosovën nga gjenocidi serb, duke i bërë thirrje Kosovës të përmbushë “standardet” përpara se të njihet “statusi” përpara se të njihej pavarësia dhe duke këmbëngulur që të heshtnim për pavarësinë e
Kosovës. Unë bëra thirrje për fillimin e një fushate ndërkombëtare, të quajtur “Thyerja e Heshtjes”, e cila u zhvillua në Kosovë nga Faton Bislimi, i cili është këtu në audiencë sonte. Një milion nënshkrime në mbështetje të pavarësisë së Kosovës iu dorëzuan Kongresit të SHBA-së në vitin 2004.

Në vitin 2005, dëshmova në një seancë dëgjimore në Kongres me Peshkopin Katolik të Kosovës, Mark Sopi, dhe biografin e autorizuar të Nënë Terezës, Dom Lush Gjergji, që do të shënonte pikën e kthesës në të
ardhmen e Kosovës. Kur Peshkopi Sopi tha duke u përgjigjur pyetjes së kongresistit Dana Rohrabacher se 200,000 shqiptarë katolikë nuk kishin frikë për sigurinë e tyre duke jetuar në një vend me shumicë laike
myslimane, përpjekjet serbe për të bllokuar mbështetjen e qeverisë amerikane për pavarësinë e Kosovës u ndalën. Megjithatë, do të duheshin edhe tre vjet të tjera që qeveria amerikane ta njihte zyrtarisht pavarësinë e
Kosovës, më 17 shkurt 2008. Dhe, tragjikisht, do të rezultonte të ishte pavarësi vetëm në emër, sepse pesë vende të Bashkimit Evropian refuzuan ta njihnin Kosovën si të pavarur nga Serbia deri më sot.

Tani dua të komentoj se ku ndodhen shqiptarët sot. Gjatë luftës së Kosovës, shqiptarët kudo u bashkuan dhe e gjithë bota perëndimore u ngrit në mbështetje të Kosovës dhe shqiptarëve përballë gjenocidit serb. Por jo
shumë kohë pas luftës, dhe veçanërisht pasi Millosheviqi u dorëzua në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë në vitin 2001, bota shqiptare filloi të fraksionohej. Shqiptarët filluan të identifikoheshin vetëm me vendin e
origjinës, qytetin, fshatin, familjen, partinë politike dhe udhëheqësit politikë individualë.

Në të njëjtën kohë, dhe sikur që e dini, Beogradi nisi fushatën më të madhe të propagandës antishqiptare ndonjëherë, dhe u krijua një barazi e rreme në skenën botërore midis terrorizmit të sponsorizuar nga shteti i Serbisë kundër kosovarëve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Beogradi arriti të ketë sukses sepse Perëndimi dështoi të këmbëngulte që Serbia të de-nazifikohej dhe gjithashtu dështoi t’i jepte Kosovës pavarësinë dhe
integrimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe në Bashkimin Evropian. Në qendër të fushatës së Serbisë ishte përshkrimi i shqiptarëve si një forcë terroriste myslimane, potencialisht fundamentaliste në zemër të Evropës.

Kjo është arsyeja pse Joe, unë dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane kemi punuar për shumë vite për të treguar të vërtetën rreth historisë dhe kulturës së botës shqiptare – për të zbuluar, siç bëra në fjalimin tim para Kombeve të Bashkuara në vitin 2014, se shqiptarët janë katolikë romakë, të krishterë ortodoksë, myslimanë laikë dhe hebrenj që jetojnë krah për krah në harmoni për shekuj me radhë dhe se shqiptarët janë forca më pro-perëndimore dhe pro-amerikane në Evropë dhe në botë.

Për këtë arsye, unë besoj se është përgjegjësia dhe detyrimi ynë të bëjmë atë që motrat dhe vëllezërit tanë në Ballkan nuk janë në gjendje ta bëjnë.

Në Shtetet e Bashkuara, mund të jesh shqiptar dhe amerikan. Mund të flasësh shqip dhe anglisht, dhe çdo gjuhë tjetër, për këtë çështje. Në Shtetet e Bashkuara, mund të valëvitësh flamurin amerikan dhe flamurin
shqiptar në privatësinë e shtëpisë tënde ose në publik. Në Amerikë, mund të shprehësh pikëpamjet e tua politike pa frikë. Mund të debatosh realitetet e shqiptarëve në Ballkan. Dhe mund t’i bësh të gjitha këto pa frikën e
arrestimit, torturës, burgosjes, dëbimit dhe gjenocidit – realiteti me të cilin janë përballur shqiptarët në Ballkanin Perëndimor për 150 vitet e fundit dhe me të cilin disa shqiptarë ende përballen në një pjesë të Evropës
Juglindore sot.

Kjo është arsyeja pse unë besoj se është përgjegjësia dhe detyrimi ynë t’u drejtohemi amerikanëve dhe evropianëve që nuk janë shqiptarë për t’iu ndihmuar atyre që të kuptojnë se ajo që po ndodh në Ballkan do të ndikojë në atë që po ndodh në Evropë dhe Amerikë, dhe për këtë arsye të njohim rëndësinë e asaj që tha senatori i atëhershëm Joe Biden në një aktivitet të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në vitin 2002: “Se derisa të pranojmë dhe mbrojmë legjitimitetin etnik të shqiptarëve në Ballkan, të gjitha pjesët e rajonit do të shkatërrohen dhe Perëndimi do ta paguajë shtrenjtë.”

Por sot sfida nuk po vjen nga amerikanët jo-shqiptarë; po vjen nga shqiptarët e Kosovës. Ashtu siç po largohet rryma nga mbështetja evropiane për qeverinë e Serbisë dhe po kthehet drejt njohjes evropiane të rolit që qeveria e Kosovës ka luajtur si një komb demokratik në Evropën Perëndimore, partitë e vogla politike në Kosovë po refuzojnë të njohin rezultatet e zgjedhjeve të shkurtit 2025 të fituara nga kryeministri Albin Kurti.

Sfida po vjen edhe nga një pjesë e Evropës dhe qeveria amerikane.

Qeveria e Kosovës mund të japë një kontribut të madh në ndalimin e ndërhyrjes së Rusisë në Evropën Perëndimore në një mënyrë paqësore. Por nuk mund ta bëjë këtë nëse detyrohet të pranojë krijimin e Asociacionit
të komunave serbe përpara se qeveria serbe ta njohë Kosovën si një komb të pavarur. Kryeministri Kurti e ka mbajtur këtë qëndrim përkundër të gjitha gjasave.

Koha po kalon për të ardhmen e shqiptarëve në Ballkan. Ju mund të bëni ndryshimin. E ardhmja është në duart tona. Faleminderit shumë.

 

Nëna e Elon Musk, e fotografuar nga artisti i shquar shqiptar, Fadil Berisha

Ruben Avxhiu
Nëna e Elon Musk, e fotografuar nga artisti i shquar shqiptar, Fadil Berisha
Maye Musk, 77 vjeç ka një histori të gjatë si modele.
I biri, Elon, është njeriu më i pasur i botës, themelues i kompanive si Tesla, Space X, xAI, etj si dhe pronar i platformës X (ish-Tuitër).

Vatra Manhattan Branch: Lidershipi i vetshpallur, pengmarresit e Vatres s’ka avokat qe i merr persiper

May be an image of text that says 'MANHATTAN BRANCH VATRA νΑ VAIRA RA 快蛋 ั KblИMAHT NEW รบ YEAK YORK 2020-202 2020-2021'Vatra (Vereinigung) – Wikipedia

Lidershipi i vetshpallur, pengmarresit e Vatres s’ka avokat qe i merr persiper.

Dokumentat zyrtare te Gjykates Federale tregojne qarte se avokati i tyre eshte terhequr, duke i lene pa perfaqesim dhe pa besueshmeri.

Menduan se me akuza te fabrikuara, presione dhe me gjyqe vatranet Agustin Mirakaj, Valentin Lumaj do terhiqeshin, por Gjykata Federale i hodhi poshte te gjitha pretendimet e tyre.

Menduan te benin edhe marrveshje duke shtyre sa here seancat ndonese ishin vet paditsit.

As kjo nuk u eci. Sot nuk kane me cfare t’u thone perkrahesve, sepse faktet flasin vete: rasti i tyre po shembet dhe avokati u dorezua para se te arrije ne salle te gjyqit.

Kryetarja e Miamit u ka thene hapur ne mbledhjen Zoom: nese humbisni gjygjin, jepni doreheqjen. Dega Jacksonville dhe Dega New Jersey e dine shume mire kush ka pas te drejte, dhe kjo eshte e qarte: Agustin M. Mirakaj ka pas te drejt. Dhe ai nuk ua ka borxh askujt, as Valentin Lumaj as Nazo Veliu, as Mark Mernacaj.

Vatran te nderuar, rrena i ka kembet e shkurtra. Dokumentat flasin. Koha e te vertetave po vjen.

Vatra Manhattan Branch

 

Ejani vizitoni “Isa Boletini Way” në New York – Kryetari i Mitrovicës së Jugut Faton Peci mori pjesë në inaugurim

Të dielën, më 30 nëntor u përurua në New York emërtimi i një rruge me emrin e heroi, Isa Boletini.- Advertisement –

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, tha në një postim në Facebook se ky moment shënon jo vetëm respektin për një simbol të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë e të qëndrueshme mes popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara.

“Një moment historik për shqiptarët në Amerikë!

Ky është një kapitull i ri i historisë sonë në Amerikë, i arritur me unitet, punë dhe krenari shqiptare. Sot, emri i Isa Boletinit do të qëndrojë përherë i lartë në Staten Island, ashtu siç është lart në zemrat tona.

Lavdi figurave të kombit dhe krenari për shqiptarët kudo që janë!”, shkruhet në postim.

Z.Peci shkruan ne rrjetin social:

Me ftesë të Kongresit Amerikan, pata nderin e veçantë që sot në New York të jem pjesë e përurimit të rrugës që tani e tutje mban emrin e heroit tonë kombëtar, Isa Boletinit, një prej figurave më të mëdha të historisë së Shqipërisë dhe Kosovës.
🇦🇱 Ky moment shënon jo vetëm respektin ndaj një simboli të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara. Isa Boletini në New York është një mesazh i fuqishëm për brezat e rinj se liria dhe dinjiteti janë vlera që duhet mbrojtur çdo ditë.
🇽🇰 Faleminderit miqve kongresmenë, autoriteteve të New York dhe komunitetit shqiptar për përkushtimin e tyre të palodhur. Diaspora jonë ka qenë dhe mbetet një forcë e jashtëzakonshme e imazhit dhe interesave të Republikës së Kosovës.
🤝 Le të vazhdojmë të ndërtojmë ura të përjetshme miqësie e bashkëpunimi, me dinjitet, me punë dhe me krenari, ashtu si do të donte Gjeneral Boletini.
Zoti e bekoftë Amerikën❤️
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Kosovën përjetësisht të lirë!


z.Naser Nika

TË RINJTË NË USTER MASAÇUSETS NË DITËN E 113 VJETORIT TË PAVARËSISË Nga Ardian Murraj

Atëherë kur mendon se gjithshka po shkon në rregull dhe thua se; njoftimet janë bërë, qendra e zërit punon, njerëzit janë mbledhur dhe çdo pjesëmarrës është gati të ndjekë ceremoninë e Nderimit të Ditës së Flamurit të Shqipërisë në 113 vjetorin e Pavarësisë,… pikërisht atëhere moti në Uster përkeqësohet me stuhi ere dhe rreshje dëbore, por të pranishmit vazhdojnë për çka janë mbledhur, pa u tërhequr dhe nisin me himnet kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë.

 

Grupi i të Rinjve të Kishës Orthodokse Shqiptare Fjetja e “Shën Marisë”, zbulojnë me fjalimet e tyre në pak histori edhe qëllimin se përse ata janë mbledhur në sheshin para bashkisë së qytetit të duke treguar se janë pjesë e qytetarëve të tij dhe ruajtës e mbrojtës të traditave e vlerave të kulturës dhe familjeve shqiptare që janë thurur për më shumë se një shekull në jetën e shoqërisë amerikane.

 

Ashtu sikurse edhe një thënie e njohur për motin e bregut Veri Lindor të  kontinentit të Amerikës së Veriut shpreh se “Nëse nuk ju pëlqen moti në New England, prisni një minutë”… kjo pikërisht sikur u plotësua në pasditen e 28 Nëntorit, 2025 kur një grup jo i vogël bashkatdhetarësh shqiptaro-amerikanë u mblodhën për të Nderuar Ditën e Flamurit, 113 vjetorin e Pavarësisë  së Shqipërisë.

 

Anthony Zdruli dhe Nick Prifti drejtuan mbarëvajtjen e këtij tubimi, duke u mbështetur nga të tjerë bashkëmoshatarë djem të rinj dhe vajza të reja, nga Grupi Valletona, nxënës shkollash, studentë kolegjesh të njohur apo që  edhe sapo kanë dalë në jetë, si Ina Zhidro, Giulia Kosta, Ana Kodra të cilët ishin pjesë e fjalës poetike,  e këngës dhe e valleve në këtë festë.

 

Kryetari i Bashkisë së Usterit Joseph M. Petty, drejtoi në fjalën e tij përshëndetjen për pjesëmarrësit, organizatorët, ish kryetaren Konstantina Lukes, këshilltaren Etel Haxhiaj, këshilltaren për arsimin Kathleen Roy dhe prefektin Niko Vangjeli dhe u ndal në dokumentin që zyra e tij njofton për Shpalljen e 28 Nëntorit, 2025 si Ditë e Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Userit duke inkurajuar banorët t’i bashkohen kësaj feste. Shqiptarët shpëtuan nga pushtimi 500 vjeçar otoman, Ismail Qemali ngriti Flamurin Në Vlorë dhe se “Dita e Flamurit” që nderohet çdo vit në Uster shpreh mirënjohjen se Usteri është shtëpia popullsisë shqiptaro-amerikan që ka shpërthyer me gjallërinë e saj dhe jep në shumë drejtime të jetës së qytetit, duke arritur sukses në fusha të ndryshme të përpjekjeve profesionale dhe interesit kulturor.

 

Vallja e Osman Takës, u hodh thuajse në kulmin e stuhisë, por të ftuarit ndoshta të mësuar me “tekat e motit”, shoqëruan valltarët, poezitë e recituara, muzikën dhe këngët e kënduara që përbënin në pjesë të rëndësishme të programit. Në mbyllje teksa pjesëmarrësit largoheshin duke marrë me vete mbresa dhe shpërndarë në rrjetet sociale atmosferën e festës, Anthony Zdruli si bashkë- organizator i veprimtarisë shpjegoi thjeshtë përvojën e një feste edhe ku stuhia e erës bie përpara një nisme të mirë që bëjnë njerëzit kur thotë:-“… kjo nuk na ndaloi. Ne prapë e festuam kjo është e rëndësishme dhe ju e dini që kjo ditë është Dita e Pavarësisë, që ka qënë e rëndësishme shumë vite më parë, mbi 100 vjet më parë. Dhe ndoshta i njëjti mot edhe atëherë. Kështu ne e dimë se çfarë të festojmë. Ndaj vazhdojmë dhe ja dalim me motin se dimë se si shkon”  dhe në pak fjalë urimi i tij në gjuhën shqipe vjen i thjeshtë:-“Gëzuar ditën e Flamurit dhe Rrofsh Shqipëri”.  Një urim  të cilin të rinjtë e Usterit në Masaçusets e ndajmë me gjithë shqiptarët dhe arbëreshët kudo që ata ndodhen.

 

28 Nëntor, 2025

Uster, Masaçusets

 

PËRPARA FLAMURIT SHQIPTAR  NË CHICAGO Nga Visar Zhiti

          

Në metropolin e Çikagos, Komuniteti Shqiptar në Illinois – Albanian Community of Illinois me president të riun nga Presheva, Edon Shaqiri organizuan me shqiptarët Festën e Flamurit.                                                                    

Në mesditën e 28 Nëntorit në DownTown, ndanë Rrugës Washington, u ngrit lart mes brohërimave Flamuri Shqiptar, aty mes rrokaqiejve, edhe mbi veprën monumentale dhe të njohur të Picasso-s, – shkruante shkrimtari Visar Zhiti.  Në ceremoni ishin dhe kongresmeni Joe DioGurdi me bashkëshorten, po edhe Kosulli i Republikës së Kosovës, Drilon Zogaj .                                                     

Po kështu dhe në mbrëmjen festive në Niles. Salla e madhe ishte plot, e zbukuronin të rinjë dhe flamujt kudo, këngët dhe vallet.                                                    

Në fillim u kënduan dy Himnet Kombëtare, ai Shqiptar dhe ai Amerikan. Presidenti i Komunitetit, Edon Shaqiri, pasi do t’i uronte mirëseardhjen të githëve, do të fliste për rëndësinë e kësaj date dhe lavdinë e saj dhe do t’ia jepte fjalën “të Ftuarit të Nderit”, shkrimtarit Visar Zhiti.                                                                

Emocionuese do të ishin dhe kujtimet e çiftit Shirley dhe Joe Dio Guardi, puna e tyre e çmuar. Dhe do të shpërthente koncerti, këngët e njohura patriotike dhe valet gjithe larmi ngjyrash e flamuj. Një festë e madhe, e bukur, dinitoze dhe me estetik;e kombëtare. Njëri prej organizatorëve që shquhet, por për urtësinë, është trajneri nga Kërçova, Taip Bes Hiri, ideatori i takimit me kongresmenin, mik të hershëm që “nga lufta”. Gjithçka shkëlqen dhe ai rri në prapavijë, si të gjithë në festë…          

Si një sintezë jo vetëm e asaj dite, por e ecurinë në shekuj të Flamurit Kombëtar po botojmë fjalën e shkrimtarit.  

           

            SHQIPONJË LIRI ME TË KUQEN DIELLORE…         

 

Nga Visar Zhiti

 

Festën Kombëtare, më të madhen e shqiptarëve, atë të Flamurit, pra, të Pavarësisë, kur hidhen themelet e shtetit modern shqiptar, e festojmë me madhështi në Atdhe e në gjysmën tjetër të Atdheut, në Kosovë, kudo në Ballkan ku ka copëza Shqipërie e shqiptarë, përtej detit, në Itali me arbëreshët e këngës dhe të poezisë, në të gjithë Europën, edhe përkëtej oqeanit, në Amerikë, në mbarë botën dhe mbase më bukur në diasporë festohet në SHBA dhe po aq solelmnisht në Chicago.

 

Sot u ngrit Flamuri shqiptar në DownTawn, dhe u valëvit mes atij të SHBA dhe të Shtetit Illonois.

 

Kur u mblodhëm, pamë se ishim shqiptarë nga të gjitha trevat tona, vërtet Shqipëria natyrale, etnike, – vetëm në SHBA ndodh kjo, –  dhe mes nesh erdhi me bashkëshorten e tij dhe kongresmeni i shquar, me origjinë arbëreshe, Joe DioGuardi, që i kushtoi jetën çështjes shqiptare, çlirimit të Kosovës.

 

Na bashkoi Flamuri ynë, më i bukuri në botë, besojmë ne.

Ky Flamur është ngritur hijerëndë në kështjella dhe pirgje dhe fusha beteje, ka mbulur heronjtë, por dhe nëpër dasma, vargani i krushqëve kishte kryeflamurtar, e mbajnë duart e fëmijëve, ky flamur ngrihet mbi institucionet shtetërore, presidencë, parlament, kryeministri, por dhe në ballkone pallatesh, ku banojmë, në tryeza pune e në zarfe me pullat postare, është në takime ndërkombëtare, ne ceremonira e në fusha sporti e festa e ngrihet lart bashkë me Himnin, ringrihet me çdo fitore e titull kampion, e gjejmë dhe në valixhe emigrantësh si amanet, në librat e shkollës dhe antologji poezish, në sheshe e në veprimtaritë kudo, në ambasada në të gjithë shtetet e në Organizatën e madhe të Kombeve të Bashkuara, aty me të gjithë flamujt e tjerë, i sigurtë, i barabartë.

 

SHEKUJT E FLAMURIT

 

Flamuri ynë ashtu si shqiponja e tij që shihej si një shpend hyjnor, vjen nga kohëra të lashta e mitologji, ka të bëjë me pellazgët, me të cilët janë të lidhur ilirët, siç besohet nga shumë shkencëtarë. Prandaj dhe na quajnë “Bij të Shqipes”!

Zjarr prometean Flamuri ynë, – kam thënë… ​​​​​​

Shqiponja ishte emblemë dhe e Pirros së Epirit. Gjendet dhe te shteti i parë i Arbërit i viteve 1199-1216, që kulmoi me shtetin e Skënderbeut, ku Kastriotët e kishin dhe në stemën e tyre.

Gjergji ynë e ngriti mbi kalanë e Krujës, duke e çliruar nga pushtuesit otomanë në 28 Nëntor 1443, gati 6 shekuj më parë.

Me këtë Flamur Shqipëria u bë muri mbrojtës i Europës, i qyteterimit Perëndimor. Ai është Flamuri i “Atletit të Krishtit”, Skënderbeut, pa të cilin, – do të thoshte dhe në kongresin amerikan kongresmeni ynë, ndoshta dhe Amerika do të ishte ndryshe.

Dy kokat e shqiponjës janë Orienti dhe Oksidenti, duhet vëzhguar në dy kahet, bashkimi mban dhe universin. Kur u nda perandoria e Romës, gjysma që mbeti Bizant, e bëri symbol shqiponjën me dy krerë, e mbajtën ilirët, etj.

E kuqja e tij është kozmogoni, lidhet me dritën biblike, shpjegojnë studiuesit. Por do të simbolizonte dhe gjakun e derdhur për liri.

Donin ta copëtonin shpatat e perandorive dhe të ushtrive të huaja uzurpuese, gjylet e topave të tyre, donin ta grinin plumbat, ta zbehnin, ta përçudnonin duke i shtuar spatat liktoriane apo yllin e komunizmit, ai i sfidoi të gjitha dhe triumfoi.

Në shekujt e pushtimit Flamuri do të përndiqej, do ta mallkonin e do ta digjnin. Hiri i tij mbetej në kujtesën e Kombit.Dhe po harroj si ishte, ja ashtu si flakët…

Rilindasit rithirrën Skënderbeun. po Flamurin?

Që në vitin e parë të shekullit XX, një djalë 26 vjeçar, Faik Konica, në mërgim, në Bruksel, do të tregonte në gazetën “Albania”, që e themeloi vetë se “…flamuri ynë, i cili është një nga më të ndershmit dhe më të lavduarit të botës, është pa dyshim edhe një nga më të vjetrit”.

Me këtë Flamuar kishin shkuar dhe në Lidhjen e Dytë, atë të Prizrenit më 1887. Edhe arbëreshi Terenc Toçi e ngriti në Mirditë në vitin 1911.

Por një vit më vonë Plaku i bardhë, Ismail Qemali, pas 5 shekuj robërie, do ta ringrinte akoma më lart në Vlorë, po në 28 Nëntorin skënderbejan dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe hodhi themelet e shtetit modern shqiptar. S’kishte institucione e as ngrehina për to, as hotele. Nëpër shtëpitë e vlonjatëve kishin bujtuar, ku kishte zjarr dhe zemër.Po rrinin bashkë përfaqësuesit e krahinave, ministrat që do të emëroheshin, asambleja, senati, luftëtarët, malsorët, qehallarë, rojet, etj, etj. ​​​​​

Ndërkaq nga Rumania erdhi Himni i Flamurit. U pëlqye dhe u këndua aq shumë sa nuk u zëvendësua dot me asgjë tjetër. Njëra nga strofat në kohën e komunizmit, jo vetëm që nuk këndohej, por do të hiqej dhe nga botimet:​​​​​​​

 

Se Zoti vetë e tha me gojë

Se kombet shuhen përmbi dhé,

Por Shqipëria do të rrojë,

Për të, për të luftojmë ne.

​​​​​​​​​​​​​​​​

Në 1913 Flamuri kombëtar është prapë në rrezik. Donin ta copëtonin Shqipërinë.​​​​​​​​At’ Gjergj Fishta ngre Flamurin mbi kambanoren e kishës së tij, si flatër engj;elli do ta quante dhe banderolat që nga aty do të lidheshin me minaret e xhamive.

 

MBËSHTEJA JETIKE E SHBA-së…

 

Roli i SHBA do të ishte vendimtar. Presidenti Wilson ndikoi shumë, I informuar dhe diaspora shqiptare, nga udhëheqësit e saj, Konica dhe Noli,  kontakti me shqiptaro-amerikanët.​​​​​​​Sot në Tiranë është një shesh që mban emrin e Presidentit shpëtimtar, Wilson, me shtatoren e tij në mes.

 

Lëvizje dhe rebelime dhe demonstra me Flamur bëheshin herë pas here dhe në Kosovën që vazhdonte të ishte e pushtuar deri vonë. Shpesh forcat policore gdhiheshin duke gjetur të ngritur qyteteve gjatë natës Flamurin shqiptar. Sikur mbinte vetvetiu.

 

Kur të burgosurit politikë u ngritën në Spaç në revoltën që tundi së brendshmi themelet e diktaturës, në 1973, ata ngritën në mes të kampit, brenda telave me gjëmba, Flamurin pa yllin komunist. Po ku e gjetën? Një këmishë të bardhë e ngjyen me gjakun e tyre dhe piktori i burgosur bëri shqiponjën. E ngritën lart duke kënduar himnin me lot në sy. Katër të burgosur i pushkatuan dhe ridënuan dhjetra të tjerë, por dhe vetë burgun.

 

Prapë në 28 Nëntor 1997 shpallet se është krijuar Ushtria Çirimtare e Kosovës. ​​​​​​​​​​​

 

Dhe po në 28 Nëntor në Kosovë kishte lindur legjenda Adem Jashari, në 1955 në Prekaz. Bënin dimra të acartë atëhere, por më keq se dimri ishte dhuna policore e regjimit serb ndaj shqiptarëve.

 

Në 28 Nëntor, ç’koinçidencë e bukur, që u tha dhe këtu, ka lindur dhe Presidenti Komunitetit Shqiptar në Illinois – Albanian Community of Illinois, Edon Shaqiri, familja e tij ikën nga Presheva nga shkaku I luftës n:e Shkup dhe prej andej në SHBA.

Dhe do të ndërhynin forcat e NATO-s dhe SHBA në këtë betejë, jo vetëm çlirimtare, por dhe morale, mbrohej një popull nga eksodi masiv si në Bibël. Pas bombardimeve të Beogradit, Kosova u shpall Republikë më vete. Shqipëria u fut në NATO dhe Flamuri i saj është bashkë me flamujt e forcave Perëndimore euroatlantike, me demokracitë më të përparuara.

 

Shqipëria dhe Kosova, dy shtete shqiptare të vegjël në Ballkan, por me histori të lashtë, kanë gjetur te Shtete Bashkuara të Amerikës së madhe aleatin jetik, mbrojtësin dhe mbështetësin.

 

Prandaj dhe sot Flamuri ynë si një vëllai vogël valëvitet pranë atij amerikan si një vëlla i madh, më i fuqishmi në botër dhe i drejtë.

 

Më bukur se gjithkund Flamuri ynë është në zemra, atje ku jemi bashkë, ja, si sonte…

 

 

 

 

 

VOKALI I SHPATIT U NDAL NË PENTAGRAMIN E KËNGËS- Përkujtim nga Skënder Karaçica

Në koncerte do të na mungojë Shpati!
Në koncerte brezi i ri shqiptar
Do të kujtojë vokalin e muzikës qytetare
Do kujtojë Shpatin –
E bukura e dheut për tokën dhe diellin
Në Shkup,Tiranë dhe Prishtinë
Sot janë anuluar koncertet me Shpatin!
.
Çikago,më 26 nëntor 2025

Zyrtarë të Federatës Vatra padi në Gjykatën Supreme të New York-ut kundër kryetarit të Vatrës Elmi Berisha – Kërkojnë masë ndaluese!

 

Vatrani i njohur Valentin Lumaj bënte me dije në rrjetin social si më poshtë:

“Nje grup zyrtaresh te Federates Vatra kane depozituar pardje nje padi ne Gjykaten Supreme te New York-ut kunder kryetarit te Vatres Elmi Berisha dhe ekipit te tij drejtues. Sikurse thuhet ne padi, ata kerkojne: : “masë ndaluese (kunder kryetarit Berisha), për të mbrojtur integritetin, transparencën dhe qeverisjen demokratike të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, Vatra”.

Ata akuzojne lidershipin e Vatres si te pa-mandatuar dhe pa baze ligjore per te drejtuar organizaten.

Eshte interesante se, qysh nga zgedhja e tij, kryetari i Vatres eshte kontestuar ne vazhdimesi nga anetaresia e Vatres dhe qe nga viti 2021, pra me pak se 5 vite, Vatra numeron 8 procese gjyqesore, padi e kunderpadi, keto ne gjykatat me te larta, si ne Gjykaten Federale dhe Gykarten Supreme etj. Pra i bie qe shumicen e kohes e tij si kryetar i Vatres, ai e ka kaluar ne gjyqe me vatrane. Ne fakt e gjithe kjo kohe, finance dhe energji vatrane, mendoj se duhej shpenzuar ne Washington per Shqiperine dhe Kosoven.

Dikur Vatra gjyqet i kishte me greker e serbe, tani po “i nxjerrim syte” njeri-tjetrit. Sa keq ku kemi mberritur!

Urime dhe suksese grupit te vatraneve! Dhashte Zoti paqe ne Vater dhe Vatra te kthehet ne binare kushtetues dhe ne misionin e saj perbashkues dhe mbrojtes te interesave shqiptare ne USA.”, përfundon Valentin Lumaj.

 

Prof. Sami Repishti – Një jetë për lirinë, dinjitetin, Atdheun dhe Kosovën e lirë Nga Dan Gashi

 

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Profesor Sami Repishtit

Sot, më 27 nëntor, përkujtojmë me mall dhe nderim njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. Sami Repishtit, një figure që nuk i përket vetëm kujtesës sonë intelektuale e patriotike, por edhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare.

Humbja e tij la një boshllëk të thellë që vetëm njerëzit e mëdhenj dinë ta lënë pas vetes.

Ai nuk ishte vetëm akademik i shquar, intelektual, letrar e humanist i rrallë, por mbi të gjitha atdhetar i palodhur, zë i ndërgjegjes shqiptare dhe udhërrëfyes moral për brezat.

Ishte luftëtari më dinjitoz i lirisë së Kosovës. Përmes fjalës, veprës dhe shembullit të tij, ai mishëroi ndershmërinë, guximin dhe dashurinë për lirinë.

Lindur në Shkodër, qytetin që ka dhënë shumë figura të ndritura të kombit, pinjoll i një familjeje fisnike, Prof. Repishti u rrit me bindjen se liria nuk është dhuratë, por detyrë.

Qysh i ri, ai sfidoi padrejtësinë dhe diktaturën komuniste, dhe për këtë pagoi çmimin më të lartë: dhjetë vjet burg, përndjekje dhe vuajtje të papërshkrueshme.

Por as errësira më e thellë e burgjeve nuk mundi ta shuante zjarrin liridashës në shpirtin e tij.

Në vitin 1959, ai u largua nga Shqipëria, jo për t’i shpëtuar veten por për të ruajtur idealet dhe për ta mbajtur gjallë shpresën për Atdheun e lirë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku e priti jeta e re, ai u bë profesor i respektuar, krijoi një familje të ndershme e të dashur, bēri miq dhe admirues në rrethe akademike e shoqërore, duke u integruar plotësisht në jetën amerikane që u bë atdheu i tij i dytë.

Por zemra dhe shpirti i tij mbetën përherë shqiptare.

Ai ishte krijuesi dhe mendimtari, disidenti dhe ish-i burgosuri politik, intelektuali dhe humanisti i pakrahasueshëm.

Një ikonë antikomuniste dhe qëndrestar i përbetuar, që nuk hoqi dorë kurrë nga kauza e çlirimit të Kosovës.

Rilindësi i fundit, “kosovari i Shkodrës” si quenin,Prof. Sami Repishti, ishte dhe mbetet shërbëtori më i përkushtuar dhe më besnik i çështjes së Kosovës.

Në çdo fjalë dhe shkrim, ai foli për lirinë e shqiptarëve nën diktaturë, për dinjitetin njerëzor dhe për bashkimin kombëtar.

Edhe pse i përndjekur nga regjimi komunist, pas vendosjes në SHBA, ai e bëri kauzën e Kosovës qëllimin e jetës së tij publike.

Ai besonte se çlirimi i Kosovës ishte themeli moral i ribashkimit shpirtëror të kombit.

Në një nga thëniet e tij të përsëritura, Prof. Repishti shprehej:

“Komunizmi do të bjerë herët a vonë. Shqipëria do të mbetet përsëri shtet i pavarur.

Por Kosova është plaga që kullon gjak e që kërkon liri dhe vetëvendosje.”

Në çdo ligjërim, letër apo bisedë, ai përsëriste fjalë që sot tingëllojnë si amanet:

“Nuk ka gjë më të shenjtë se jeta e njeriut dhe dinjiteti i tij.”

“Dija është pasuria më e madhe e një kombi. Ta ndajmë, ta përhapim dhe ta përdorim për të mirën e njerëzve tanë.”

“Kur ideologjia bëhet më e rëndësishme se bashkimi për kombin, atëherë kemi arsye për frikë.”

“Zëri i atyre që nuk kanë zë është zëri që duhet dëgjuar më së pari.”

Unë pata fatin të njihem me Prof. Repishtin para pesëdhjetë vitesh. Që atëherë mbetëm miq përjetë.

Ai më afroi si mik, mentor dhe bashkëpunëtor në kauzën e shenjtë për lirinë e Kosovës.

Nuk ishte thjesht figurë publike, por njeri me zemër të madhe, mendje të kthjellët dhe shpirt të pathyeshëm.

Dinte të dëgjonte, të qeshte, të argumentonte me intelekt të hollë dhe qartësi shpirtërore.

Modestia e tij ishte virtyt për t’u admiruar. Ai nuk kërkoi kurrë lavdi për veten, as mburrje, edhe pse kishte fituar mirënjohje dhe dekorata të shumta nga institucione e personalitete të njohura në SHBA dhe në Evropë.

Gjithçka që bëri, e bëri për kombin, për Kosovën, për të ardhmen.

Ishte ndërgjegje, frymëzim dhe motivues.

Kur u nda nga kjo botë, më 27 nëntor 2024, ai mori me vete paqen që e meritonte, por la pas një trashëgimi që do të jetojë përtej brezave, në libra, kujtime dhe në zemrat e atyre që patën fatin ta njohin.

Shkoi për t’u bashkuar me gegët e mëdhenj shkodranë, bashkëvuajtës të idealit; Arshi Pipën e Martin Camajn, si dhe me shumë e shumë atdhetarë të ardhur nga Kosova dhe viset tjera shqiptare të Ballkanit të egër.

Sot, në këtë përvjetor kujtese, ne nuk përkujtojmë vetëm intelektualin, krijuesin, disidentin dhe atdhetarin, por simbolin më dinjitoz e artikuluesin më të denjë të vlerave të diasporës shqiptare në Amerikë , zëdhënësin dhe shembëlltyrën që na mësoi se dinjiteti njerëzor dhe e vërteta janë themelet e lirisë.

I nderuari Profesor Sami Repishti, edhe pse fizikisht jemi të ndarë, shpirtërisht mbetemi bashkë me ty në kujtimet, mësimet, dashurinë dhe respektin që ke lënë pas.

Pusho në paqe, shpirti fisnik, mendimtari, atdhetari dhe humanisti i përkushtuar,

miku im, Profesor Sami Repishti

 

Si shqiptaro-amerikanët lobuan për lirinë e atdheut

Një libër i ri nga Fron Nahzi hulumton dokumentet amerikane për të parë se si komuniteti i shqiptarëve në SHBA punoi për të siguruar mbështetjen amerikane për atdheun e tyre.

Libri i ri i Fron Nahzit, Pushtet, identitet dhe politikë: një vështrim kritik mbi Lëvizjen Shqiptaro-Amerikane ofron diçka të rrallë: një studim mbi lobimin e një grupi etnik; studimi është teorik pa u bërë i thatë, historik pa u bërë bajat dhe personal deri në një farë mase, pa rënë në botën e kujtimeve apo përgëzimeve të vetvetes.

Historia shqiptaro-amerikane është diçka në të cilën Nahzi ka jetuar vetë, e ka studiuar dhe analizuar për dekada dhe shumë pak njerëz janë në pozicion më të mirë se ai për të treguar këtë histori, një histori të cilën ai e paraqet me njohuri të thella, anektoda dhe herë pas here, me shaka të këndshme.

Rezultati i të gjithë kësaj është studimi më serioz dhe tërësor deri më sot mbi bashkësinë e shqiptarëve të amerikës: se si anëtarët e saj arritën atje, si u organizuan dhe si u përpoqën të ndikojnë politikën e SHBA-ve drejt Shqipërisë, Kosovës dhe më gjerë ndaj rajonit të Ballkanit. Siç shkruan Nahzi: Shtetet e Bashkuara i dhanë këtyre emigrantëve diçka që atdheu nuk mundej t’ua siguronte. “Lirinë për të advokuar për kauzën e tyre nacionaliste… pa frikën se do të përndiqeshin nga shteti”:

Gjithsesi glorifikimi nuk është qëllimi i librit. Bashkësisë nuk i mungojnë njerëzit që pretendojnë se kanë ndryshuar politikën e Uashtingtonit në çaste kritike, duke përmbysur diktatorë dhe duke mobilizuar forcat e NATO-s. Nahzi i kundërvihet këtyre miteve duke shpjeguar realitetit politike dhe interesat amerikane në kohën përkatëse, duke u mbështetur te kërkimi në arkiva, intervista dhe vëzhgime personale – ndërkohë që vlerëson aktivizmin këmbëngulës që me të vërtetë pati rëndësi.

Për të shpjeguar historinë e këtij komuniteti, ai përqendrohet në tri kauza madhore politike që frymëzuan aktivizmin e shqiptaro-amerikanëve që nga mesi i shekullit të 19, kur emigrantët relativisht të varfër dhe të paarsimuar hasën bashkësitë më të vjetra dhe me rrënjë më të forta të italianëve, serbëve e grekëve.

Kauza e parë i përket fillimit të viteve 1900 dhe konsistonte në nxitjet për një Shqipëri të pavarur dhe të bashkuar pas Luftës së Parë Botërore. Kjo kauzë u përball me vështirësi të mëdha. Një memo e vitit 1919 për presidentin Ëoodroë Ëilson hidhte poshtë idenë e një Shqipërie të pavarur si një “entitet politik që me shumë gjasa do të jetë i padëshirueshëm”. Pjesë të mëdha të tokave të banuara nga shqiptarët iu dhanë Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Njohja e Shqipërisë nga SHBA erdhi vetëm më 1922 dhe vetëm pasi në det u zbulua naftë.

Kauza e dytë madhore u shfaq gjatë Luftës së Ftohtë me lëvizjen anti-komuniste. Nga viti 1949 deri në vitin 1956, SHBA dhe Britania ndërmorrën operacione sekrete duke përdorur të arratisurit nga Shqipëria – përpjekje që dështuan për shkak të planifikimit të keq, kontrollit të rreptë të vendit nga regjimi komunist dhe tradhëtisë së agjentit të dyfishtë britanik Kim Philby. Më shumë se 200 shqiptarë që u hodhën me parashutë në Shqipëri u kapën ose u vranë.

Qeveria amerikane më vonë krijoi Komitetin për Shqipërinë e Lirë, pjesë e një fushate më të gjerë për të luftuar komunizmin nëpër të gjithë bllokun sovjetik. Anëtarë të bashkësisë shqiparo-amerikane, shumë prej të cilëve ishin nga veriu i Shqipërisë dhe antikomunistë të fortë, luajtën rol kyç në këtë, duke kontrolluar më shumë se 10 mijë familje për emigrim në SHBA, përfshirë familjen e Nahzit.

Mbështetja për Berishën

Ndërsa glasnosti dhe perestrojka fituan terren dhe diktatura shqiptare u lëkund, diaspora u bë edhe një herë e rëndësishme në Uashington, duke ofruar të dhëna për një vend që kishte qenë i mbyllur hermetikisht që prej dekadash. Kur marrëdhëniet diplomatike u rivendosën më 1990, Departamenti i Shtetit nuk dispononte një flamur shqiptar për ceremoninë.

Diaspora mbështeti Sali Berishë, udhëheqësin karizmatik të Partisë Demokratike, një parti e sapokrijuar, ndërsa Berisha u bë president i vendit. Zelli i tij anti-komunist dhe rrënjët e tij nga veriu i kishte të përbashkëta me shumë anëtarë të diasporës. Këto vunë në hije shërbimin e tij të gjatë në sistemin komunist si dhe prirjet autoritariste që shfaqi shpejt pasi mori pushtetin.

Siç vëren Nahzi, mbështetja që bashkësia shqiptaro-amerikane i dha Berishës, pavarësisht tendencave të tij jodemokratike, ishin pjesë e një tendence më të gjerë. Shqiptaro-amerikanët shpesh thirrën në ndihmë arsyet morale dhe të drejtat e njeriut për të argumentuar në mbështetje të ndërhyjes amerikane; (ata citonin doktrinën e Ëilson për vetëvendosje të kombeve për Pavarësinë e Shqipërisë apo vinin në duke krimet e luftës në Kosovë); megjithatë, ata shpesh dështuan të mbajnë përgjegjës udhëheqësit e vendit të tyre për këto standarde.

Kauza e tyre e madhe finale ishte Kosova. Diaspora u mobilizua duke ndërgjegjësuar faktorët politikë mbi represionin e viteve 1980 dhe krimet e viteve 1990, duke ndihmuar për të ngritur momentumin politik për ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999. Ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës u rrit në famë, shqiptaro-amerikanët intensifikuan përpjekjet për grumbullimin e ndihmave përmes fushatës “Atdheu thërret” ndërsa disa qindra të rinj u bashkuan me “Brigadën e Atlantikut” për të luftuar.

Përgjatë këtyre epokave, vëren Nahzi, diaspora u shfaq më e fortë në kohë krizash, të cilat gjeneruan një qëllim të përbashkët – formimin e shtetit, anti-komunizmin dhe luftën. Këto sfida fuqizuan solidaritetin që mbushi ndasitë brenda komunitetit, të tilla si krahina, feja apo bindjet politike.

Ky bashkim në përgjithësi sot nuk ekziston. Në lidhje me Kosovën, ku problemi i statusit vijon të mbetet i pazgjidhur, vëmendja e bashkësisë shqiptaro-amerikane është pakësuar ose është ndarë në axhenda konkurrente. Në Shqipëri, angazhimi gjithnjë e më shumë ushqehet nga interesat financiare. Në të dyja vendet, udhëheqësit politikë synojnë të lidhen me shqiptarë të pasur në SHBA më shumë se sa më gjerë me komunitetin. Shumë grupe lobimi apo advokimi kanë pakësuar aktivitetin ose kanë kaluar në gjendje të fjetur dhe nuk ka shumë ndjesi për prioritetet e atdheut.

Ajo që mungon, vëren Nahzi, është angazhimi afatgjatë për demokracinë dhe problemet që shkojnë përtej vijave ndarëse: arsim, shtet të së drejtës, ndërtimit të institucioneve dhe luftës kundër korrupsionit. Diaspora shqiptare mbështeti fort kauzat e rëndësishme të pavarësisë dhe rezistencës por ka investuar më pak, thotë ai, në vlerat dhe strukturat e nevojshme për të siguruar qeverisje demokratike, mirëqenie dhe stabilitet afatgjatë.

Hgfjhdgj
Një dokument i vitit 1986: A ishte pavarësia e Kosovës pjesë e një strategjie amerikane shumë më herët se sa të bëhej kauzë për shqiptarët? Prova të reja sugjerojnë se mund të ketë qenë kështu. Më 1986, Uashingtoni hartoi një plan sekret të quajtur “Republika e Kosovës 2000”. Sipas planit, një organizatë e mbështetur nga SHBA dhe e udhëhequr nga shqiptaro-amerikanët do të lobonte në Kongres dhe në Departamentin e Shtetit për të shtyrë Kosovën drejt statusit të republikës. Kjo ishte një iniciativë jo e shtyrë nga e drejta për vetëvendosje se sa nga gjeopolitika, një mënyrë për të ndëshkuar Beogradin për lidhjet e qevrisë jugosllave me Muamer Gedafin dhe terrorizmin libian. Ironia është që as në Kosovë dhe as në SHBA nuk kishte shumë shumë shqiptarë që po flisnin për një republikë.

Marrë nga BIRN

Ftesë drejtuar bashkëkombësve shqiptaro-amerikanë për Nderimin e Flamurit

Ditën e Premte me 28 Nëntor, 2025 në orën 16:00, bashkatdhetarët shqiptaro-amerikanë nderojnë Ditën e Flamurit përpara Bashkisë së qytetit Uster Masaçusets.
Për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në këtë ceremoni të veçantë midis miqve dhe familjarëve, anëtarëve të Kishës Shën Marisë dhe të ftuarve të shquar, përfshirë edhe Kryetarin e Bashkisë së Usterit, Joseph M. Petty. 
Ceremonia e shkurtër parashikon një program me muzikë live nga Ana Kodra dhe  valle tradicionale shqiptare nga grupi  Valletona.
Prania juaj është mbështetja më e mirë që mund t’i jepni grupit rinor të Shën Marisë, i cili do  t’i udhëheqë festimet e këtij viti në bashkësinë tonë jo vetëm duke nderuar këtë ditë të rëndësishme për të gjithë ata që kanë një trashëgimi shqiptare në të gjithë botën, por edhe për ta pasuruar veçanërisht traditën shumë vjeçare të qytetit në Usterit..
Ju shprehim përzemërsisht Urimet më të mira dhe mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.
Qofshi të bekuar dhe të gëzuar edhe për ditën  Falënderimeve!

Arkiv i Voal.ch 25.11.2014 NË KUJTIM TË XHEVAT KALLAJXHIUT NJËRIT PREJ DEKANËVE TË GAZETARISË SHQIPTARE Nga FRANK SHKRELI

NË KUJTIM TË XHEVAT KALLAJXHIUT NJËRIT PREJ DEKANËVE TË GAZETARISË SHQIPTARE
Nga FRANK SHKRELI


Xhevat Kallajxhi – gazetari dhe autori shqiptaro-amerikan ndërroi jetë nëntorin e vitit 1989, në prag të ndryshimeve rrënjësore historike me shembjen e komunizmit ndërkombëtar anë e mbanë Europës Lindore e Qëndrore dhe në Shqipërinë e tij të dashur.  Ai u largua nga kjo jetë 25 vjetë më parë qetësisht, ashtu si edhe jetoi jetën — të pakën jetën gjatë të cilës e njoha unë.  Megjithëse i pëlqente debati dhe kishte një njohuri të gjërë mbi subjekte të ndryshme, ashtu siç ndodhë me gazetarët e mirë, Xhevati nuk turbullonte as nuk grindej me askënd, madje as me ata që nga ndonjëherë e kritikonin me pa të drejtë, përfshirë këtu edhe bashkqytetarin e tij gjirokastrit, diktatorin Enver Hoxha i cili në disa raste në kujtimet e tija kishte kritikuar Xhevatin si “njërin që pretendonte të ishte gazetar”.  Xhevat Kallajxhiu vdiq më 8 nëntor, 1989, në moshën 85-vjeçare, në një lagje të shtetit Maryland, afër Washingtonit, kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara ku kishte punuar për shumë vite pranë seksionit shqip të Zërit të Amerikës.  Ndonëse komuniteti shqiptar në Washington ishte tepër i vogël në atë kohë, Xhevati u përcoll në atë jetë vetëm nga familja e tij e ngushtë dhe nga një grusht bashkatdhetarësh nga Gjirokastra ku kishte lindur dhe nga zona të tjera të Shqipërisë, përfshirë edhe disa të ardhur rishtas në Amerikë — refugjatë politikë të arratisurish nga trojet shqiptare nën ish-Jugosllavi.  Të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit Xhevatit ishin edhe miqë amerikanë të familjes Kallajxhiu.

Xhevat Kallajxhiu kishte punuar për shumë vite pranë seksionit shqip të Zërit të Amerikës, aty ku e kisha takuar për herë të parë në qershor të vitit 1974, kur unë fillova punën së pari në të njëjtën zyrë.  Gjatë disa viteve që punova me të, Xhevat Kallajxhiu, për mua ai ishte një shkollë gazetarie.  Për më tepër, ai ishte ndër shqiptarët e pakët që kisha takuar e që besonte me mish e me shpirt në të drejtat e njeriut për çdo qënje njerzore, për lirinë dhe demokracinë për çdo popull, por mbi të gjithë, për kombin shqiptar.  Ai ishte plot frymëzim për një ditë më të mirë për kombin shqiptar dhe për njerëzimin, ndonëse kishte edhe momente kur ankohej për vuajtjet e shqiptarëve kudo.

Si redaktor përgjegjës i gazetës Dielli, Xhevati si asnjë herë më parë, shumë shkrime të tija ia kishte kushtuar Kosovës dhe gjendjes së shqiptarve nën ish-Jugosllavi dhe gjithashtu i hapi faqet e gazetës edhe e për të tjerët për të rrahur çështjen e Kosovës dhe të të drejtave të njeriut për shqiptarët në trojet e veta.  Interesimin dhe dashurinë e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët, ai e pasqyroi me vepra dhe me fjalë gjithë jetën e tij, ashtu siç demonstroi edhe dashurinë e tij njëkohësisht edhe për Amerikën, ndërkohë që promovonte me gjithë potencialin e tij miqësinë midis Kombit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Ai ishte një gazetar dhe autor i denjë, i cili me ushtrimin e gazetarisë, ai jepte nder kësaj fushe, sidomos gazetarisë shqiptare.  Në krijimtarinë e tij krijuese, si në gazetari, ashtu edhe në prozë dhe deri diku edhe në poezi, megjithëse thonte se nuk ishte poet ndërkohë që i kërkonte lexuesit që të “gjykonte vjershat e tij nën prizmën e ndjenjës”  Xhevati mbeti gjithmonë i lidhur me dhe pranë lexuesit shqiptar.  Si i tillë, gjatë shërbimit të tij në Zërin e Amerikës ose me shkrimet e tija të shumëta me pseudonimet “Bardhi” dhe “Gjin Shpata” në gazetën Shqiptari i Lirë dhe  në gazeta e revista të tjera, por sidomos  në periudhën që ai ishte Kryeredaktor i organit të Organizatës panshqiptare Vatra,  gazetës Dielli — Xhevati  e tregoi se ishte  jo vetëm pjesë e pa ndarë e Gjirokastrës dhe Shqipërisë që e lindi por edhe i të gjitha trojeve shqiptare në Ballkan.  Si shumë patriotë të gjeneratës së tij, Xhevat Kallajxhiu i ndiqte për së afërmi vujajtjet e shqiptarëve të Kosovës dhe shkruante shpesh për fatin e tyre. Ishte me të vërtetë i përkushtuar ndaj fatit të Kosovës.  Shumë artikuj dhe kryeartikuj kanë dalë nga dora e tij, numri të cilëve ndoshta nuk do të dihet kurrë, mbi shumë subjekte, përfshirë Kosovën.  Në një kryeratikull në gjuhën anglisht, me rastin e 5-vjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, Xhevati shkruante, se “Ndërsa kujtojmë 5-vjetorin e demonstratave në Kosovë, ne jemi të bindur se shqiptarët anë mbanë botës do të kujtojnë me respekt të thellë të gjithë ata që dhanë jetën në demonstratat si edhe ata që tani po vuajnë në burgjet e Jugosllavisë për pjesëmarrjen e tyre në demonstrata. Të gjithë ata janë heronjë të një kauze të drejtë, kauzë e cila heret ose vonë, do të triumfojë”, përfundonte kryeratikullin largpamës Xhevat Kallajxhiu të shkruar më 1986.

 Gjatë periudhës që ai punoi tek Zëri i Amerikës, Xhevati me kolegët e tij — në radhët e të cilëve ai gëzonte një respekt jashtzakonisht të madh si koleg dhe si profesionist — gjatë luftës së ftohtë shërbeu si shembull i lirisë së shtypit dhe të debatit të lirë dhe megjithë rrethanat e vështira ata u përpoqën t’i jepnin dëgjuesve shqiptarë kudo — nepërmjet radios me valë të shkurtëra — një alternativë ndaj një shtypi që dominohej dhe kontrollohej plotësisht nga regjimi komunist në Shqipëri dhe në trojet e tjera shqiptare.  Kurrë nuk lodhej dhe nuk ankohej asnjëherë për punën e rëndë si rrjedhim i mungesës së stafit të kualifikuar.  I vetmi shqetësim i Xhevatit ishte se mos po e bënim gjithë atë punë kot sepse nuk kishim asnjë të dhënë nëse na ndëgjonte njeri.  Shpeshherë duke u këthyer nga studio, Xhevati këthehej e më pyeste: “E mo Frank, e bemë gjithë këtë punë, thua na dëgjoj njeri sot?”  Fatkeqsisht, ai si shumë të tjerë të brezit të tij, nuk pati fatin të ishte dëshmitar i fruteve të punës së tij prej dekadash për lirinë e popullit të vet dhe të përjetonte më në fund shëmbjen e komunizmit në Shqipërinë e tij të dashur dhe lirinë  e pavarësinë e Kosovës. Në shkrimet e tija, ai i kishte kushtuar një hapësirë të madhe kërkesave legjitime të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi.  Por Xhevati mund të mbetet i kënaqur në atë jetë, se puna dhe mundi i tij tek Zëri i Amerikës nuk i kishte shkuar më kot.  Po të ishte gjallë, ai do të mësonte ashtu siç mësuam të gjithë pas rënjes së regjimit komunist, se Zëri i tij dëgjohej — ndonëse fshehurazi — dhe se për një kohë të gjatë përbënte të vetmen alternativë ndaj shtypit të kontrolluar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

 Veprimtaria gazetareske e Xhevatit kishte filluar në rini në qytetin vendlindjes së tij në Gjirokastër. Fillimisht, më kujtohet të ketë përmendur bashkpunimin e tij me gazetën Labërija, por nuk më kujtohet se në çfarë kapaciteti dhe për sa kohë ka punuar pranë kësaj gazete.  Por, ai fliste me krenari për punën e tij pranë gazetës “Demokratia”, e cila u botua nga viti 1925 deri më 1939 në Gjirokastër.  Përveç gazetarisë serioze, Xhevati merrej edhe me humor të cilin ai e kishte  shprehur në revistën “Pif-Paf”  në Shqipërinë e para luftës, por nga humori nuk hoqi dorë as në Amerikë, ku kishte botuar librezën humoristike “Për të Qeshur”.
Pasi u largua nga Zëri i Amerikës, Xhevat Kallajxhiu shërbeu si kryeredaktor i gazetës Dielli për 10-vjetë gjatë 1970-ave dhe 1980-ave, nën rrethana shumë të vështira për ‘të personalisht sepse jetonte afër Washingtonit, ndërkohë që kryeqendra e organizatës Vatra dhe e gazetës Dielli ishte në Boston.  Por, ky ishte përkushtimi moral dhe patriotik i Xhevatit, ndonëse në rrethana mjaft të vështira materiale dhe financiare për gazetën Dielli, në një kohë që ekzistonte rreziku të shuhej gazeta, Xhevat Kallajxhi ndonëse në mosh të shkuar, i del zot Diellit, i cili në kohërat më të vështira për Shqipërinë dhe për shqiptarët lëshoi rreze drite me shkrimet dhe artikujt e peshkop Fan Nolit, diplomatit Faik Konicës dhe shumë shkrimtarëve dhe gazetarve të tjerë shqiptaro-amerikanë, ndoshta më pak të njohur se këta, por me mundësitë e veta edhe ata kontribues ndaj kulturës dhe gazetarisë shqiptare në mërgim dhe më gjërë — të cilët Xhevati i inkurajonte të shkruanin dhe të bashkpunonin me gazetën Dielli. 

Me rastin e 25-vjetorit të vdekjes, Kryeredaktori i tanishëm i gazetës Dielli, Dalip Greca, si pasardhës i denjë i Xhevat Kallajxhiut dhe të tjerëve që kanë udhëhequr Diellin për më shumë se një shekull, iu përgjij kërkesës time që të vlerësonte punën e Xhevatit si kryeredaktor i gazetës Dielli, si dhe përfshirjen e subjekteve që trajtonte Xhevati gjatë një dekade me shumë rëndësi për fatin e shqiptarëve: “Xhevat Kallajxhiu mbetet një ikonë e rrallë në gazetarinë e mërgimit”, tha Z. Greca.  “Kontributi i tij prej një dekade në gazetën Dielli, është me vlera jo vetëm për kohën kur shkroi dhe editoi Diellin, por edhe për brezat në vazhdim. Ishte njohës i mirë i historisë botërore, vecanërisht asaj amerikane dhe shqiptare, çka pasqyrohen në artikujt e tij historikë.  Ai e orientoi Diellin drejt shqetësimeve reale të komunitetit, të Vatrës, dhe Çështjes Shqiptare në tërësi”.   Dalip Greca, si njohës i mirë i shkrimeve të Xhevatit për gazetën Dielli, shtoi se Kallajxhiu, “I dha hapësirë mbrojtjes të të drejtave të shqiptarëve në ish Jugosllavi e në Shqipëri, denoncoi shkeljen e të drejtave njerëzore, shtroi me guxim probleme para komunitetit, evokoi historinë Kombëtare, evidentoi vlerat e Vatrës dhe të Diellit, shkroi e përcolli me shpirt e sy të përlotur bashkadhetarët që ndërruan jetë.  Xhevati ka lënë pas gjurmët e një njeriu me shpirt njerëzor, të dashur, të respektuar. Flet pena e tij në rreshtat e Diellit”, shtoi Dalipi.  

  Si njohës i mirë i kontributit dhe shkrimeve të Xhevat Kallajxhiut për gazetën Dielli, ku ruhet koleksioni i shumë shkrimeve të tija, Z. Greca e vlerëson kështu rolin e Xhevatit si kryeredaktor i Diellit për një dekadë:  “Ai ishte gazetari që të imponon edhe sot t’ia lexosh artikullin. Ishte mjeshtër për të thënë shumë gjëra në pak radhë. Nuk kërkonte fjalë bombastike; jo, fjalori i tij rridhte natyrshëm dhe kishte parasysh lexuesin e Diellit. I përshtatej. Stili i tij është i vecantë. Them se e kishte krijuar stilin e vet.  Përherë nisej nga faktet për të shtruar idetë.  Mendoj se editorialet e tij mund dhe duhet të studiohen nga shkollat e gazetarisë në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e Shkup.  Xhevati tregonte kujdes që në përcaktimin e titullit, të shkrimit; edhe sot kur i shfletoj koleksionet e Diellit, harrohem me orë të tëra sepse më fusin në kurth titujt. Pasi shoh titullin provoj një thirrje të brendshme që ta filloj dhe s’mund të heq dorë pa i shkuar në fund. Ka qenë shumë prodhimtar. Nuk ka numër të Diellit për 10 vitet që e editoi Xhevati, që të mos gjesh editorialet e tij me emër.  Po përmend disa nga titujt e editorialeve të Xhevatit: “U mbars Mali dhe polli një mi”; Hakmarrja-Një zakon i keq; Të njohim njëri-tjetrin; Fati i të burgosurve të Kosovës, Gjallëria e racës shqiptare, “Arratisen nga “parajsa e Kuqe”, Mirënjohje shqiptare për Amerikën”, e tjera .

 Është e vërtetë se bazuar jo vetëm në shkrimet e tija gjatë një dekade që ai drejtoi Diellin, por edhe në biseda private e shoqërore — megjithëse ishte kulmi i luftës së ftohët dhe komunizmi dukej më i fortë se kurrë — Xhevati shihte tek e ardhmja me optimizëm për kombin shqiptar.   Në kryeartikujt e tij,   Xhevati shtroi problemin e bashkimit Kombëtar, si ndreqje e padrejtësive të Europës, që e kishte coptuar Kombin shqiptar, tha kryeredaktori i Diellit.
Përveç kontributit të tij prej dekadash në fushën e gazetarisë me qindra artikujsh e kryeartikujsh të nënshkruar prej tij jo vetëm me emërin e tij të saktë por edhe me pseudonimet “Bardhi” dhe “Gjin Shpata” — si njëri prej dekanëve të gazetarisë shqiptare — Xhevat Kallajxhi   është edhe autor i një numri librash e librezash  botuar këtu në Shtetet e Bashkuara, me prozë dhe poezi. Ndër ato që dallohen janë libri me poezi, “Tingëllimet e Zemrës”, dhe Lot e Shpresa, të cilin ai ua ka “kushtuar me nderim shokëvet që kanë vdekur në mergim”.  Disa nga vjershat, Xhevati ia ka kushtuar Kosovës siç janë poezitë “Kosova Martire”, “Kosova” dhe “Marshi i Djelmënisë Kosovare”.  Xhevati i këndon gjithashtu “Çamerisë”, “Arbëreshve të Italisë”, “Statujës së Lirisë” dhe vjershën kushtuar,  “Dom Ndre Zadesë”, patriotit të flakët, klerikut dhe shkrimtarit, siç e quan atë Xhevati, i cili ishte nga viktimat e para  që u pushkatua nga komunistët, pranverën e vitit 1945 në Shkodër.

Duke qenë me mundësi të kufizuara financiare, vjershat patriotike kushtuar dëshmorëve dhe si edhe punimet e tjera të Xhevatit janë botuar me ndihmën bujare të bashkatdhetarve të tij në Amerikë.  Kjo bëri të mundur që Xhevati të botonte disa libra shqip në Shtetet e Bashkuara, përfshirë Linkolni, Xhon F Kennedy, Për të Qeshur, Bektashizmi dhe Teqeja Shqiptare në Amerikë.  Thuhet se Xhevati mund të ketë lënë edhe disa dorëshkrime pa botuar, siç është edhe romani Larg Atdheut.   

Xhevati njihej, bashkpunonte dhe vlerësohej pa dallim nga mbarë elita politike dhe kulturore e komunitetit shqiptaro-amerikan. Si rrallë të tjerë bashkohas të tij të cilët shpesh tregonin paragjykime mbi arsyen — atë nuk e pengonin ndryshimet politike, krahinore ose fetare në punën e tij drejtë realizimit të qëllimeve të përbashkëta.   Një bashkohas i tij, ish-profesori i njohur shqiptaro-amerikan, i ndjeri Peter Prifti ka vlerësuar se Xhevat Kalljaxhiun si gazetar, si njeri dhe si patriot duke thënë se Xhevat kallajxhiu, “Në tërësi shkruante duke pasur gjithmonë respekt për faktet dhe duke patur përmbajtje prej dijetari. Nga temperamenti ishte idealist me simpati të thella humanitare për të shtypurit.  Në jetën e tij pati mjaft dhimbje e vuajtje, por fatkeqësitë i mbarti me shpirt të qetë dhe me sens humori.”   Duke vlerësuar Xhevat Kallajxhiun jo vetëm si njeri dhe si gazetar por edhe si patriot, si demokrat dhe si besimtar i fortë në liri dhe demokraci, Profesor Prifti ka shkruar  se, “Kallajxhiu në radhë të parë ishte njeriu që tregonte vazhdimisht kujdes për kombin shqiptar. Në të njëtën kohë, ai kishte ndjenja të forta simpatie dhe admirimi për Amerikën. Nga kjo anë, ai i ngjante shumë Fan Nolit, i cili gjithë jetën ia kushtoi mbrojtjes së interesave të kombit shqiptar, duke punuar me përkushtim t’i sillte popullit shqiptar demokracinë wilsoniane”.  Peter Prifti vlerëson lartë edhe spirtin demokratik të Xhevatit duke thënë se, “Kallajxhiu, po ashtu, ishte avokat i zjarrt i parimeve dhe idealeve demokratike. Përkrahja e tij ndaj parimeve demokratike të jetës daton qysh nga Gjirokastra, ku ai botoi gazetën me titull “Demokratia”. Demokracia, liria, pavarësia dhe paqeja këto nuk  kanë qenë thjesht slogane për Kallajxhiun, por kushte vitale të domosdoshme për një shoqëri të drejtë e të mirëqeverisur”, përfundon vlerësimin e tij Profesor Peter Prifti.

Xhevat Kallajxhiu ishte njeri i mirë e i ndershëm, atdhetar i patundur — e donte Shqipërinë me gjithë zemër, por donte edhe Amerikën që i kishte dhënë strehimin, lirinë dhe mundësinë për të ushtruar gazetarinë dhe për të shprehur lirisht mendimet dhe pikëpamjet e tija, të cilat tani janë bërë pjesë jo vetëm e thesarit të çmueshëm të gazetarisë dhe të kulturës shqiptaro-amerikane, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi. Një bashkohas dhe mik i Xhevatit, Nexhat Peshkëpia ishte shprehur se i “hidhur është mërgimi dhe të hidhura janë rrugët e tija”. Edhe për Xhevatin, si edhe për shumë bashkombas të tij, që u detyruan të largoheshin nga Atdheu i tyre,  rrugët e mërgimit ku vdiq me mall për Atdheun, ishin vërtetë të hidhura, por megjithëkëte  ai ishte gjithmonë optimist se do të vinte dita e lirisë, shpresë që ai e kishte shprehur me vjershën, “Do të vijë dita”:

                                 Do të vijë më së fundi dit’ e madhe e çlirimit,
Do të shuhet skllavëria, do dërmohet trathëtija,
Do gjëmojë an’ e mbanë këng’ e ëmbël gëzimit,
Do të zhduket llahtarija, do t’ shpëtojë Shqipëria.

                                Dhe shqiponj’ e arratisur do të zërë vend’ e saj;
Do të ndizet sërish vatra, do të hiqet fut’ e zezë,
Do të marrë frymë biri, s’do të ketë lojë e vaj,
Do qindiset Shenj’ e Kombit veç me fjalë të lirisë.

                                Eh, zinxhir’ i tiranisë do të thyhet më në fund.
Mbaju, mbaju Mëma jonë, si që moti, gjith’ krenare
Edhe ti o bir i shqipes qëndro burrë mos u tund,
Se së shpejti do agojë dit’ e bukur shqipëtare!
——————————————————-

Me nderim, mirënjohje dhe me mall përkujtoj mësuesin dhe bashkpuntorin, njërin prej përfaqsuesve më të denjë të diasporës shqiptaro-amerikane dhe të intelektualizmit shiqptar në përgjithësi Xhevat Kallajxhiun me rastin e 25-vjetorit të ndarjes së tij nga kjo jetë.



 

FRANK SHKRELI


Send this to a friend