Detaje dramatike se si Rita ka arritur në Britani dalin në librin më të ri të rrugës deri tek pasuria dhe fama e këngëtares. Libri me titullin “Hot Right Now” tregon se rrugëtimi drejt famës nuk ishte aspak argëtues.
Rita Ora ka qenë njëvjeçare kur nëna dhe babai i saj kanë lënë Kosovën për të shpëtuar nga vendi para se lufta në shpërthente në ish-Jugosllavi. Rita është larguar nga prindërit e saj dhe është vendosur në një shtëpi për përkujdesje si foshnjë kur familja e saj kanë arritur në Britani si refugjatë.
Por ëndrrat e tyre për një jetë të re janë shkatërruar kur Rita dhe motra e saj trevjeçare Elena janë vënë në një shtëpi për përkujdesje derisa statusi i tyre është vlerësuar, transmeton lajmi.net.
Duke zbuluar se nëpër çfarë ka kaluar për herë të parë, Rita ka thënë: “Ne jemi dërguar në një jetimore, unë dhe motra ime, sepse nëna dhe babai im ishin refugjatë e gjithashtu edhe ne”. Rita ka debatuar me prindërit e saj për zgjedhjen e saj për karrierën dhe nuk ka folur me ta për vite me radhë, para se të bëhej e famshme.
Ajo është bërë fëmija më i keq kur nëna e saj ka luftuar me kancerin e gjirit, është frikësuar se do të bëhej një shpërndarëse e drogës kur karriera e saj është luhatur dhe ajo është bërë një adoleshente e cila gjatë gjithë kohës festonte e dehur.
Rita, 24 vjeçare, nuk e ka mbajtur sekret faktin se familja e saj kanë arritur si refugjatë në vitin 1991, pasi shqiptarët në Kosovë kanë filluar vuajtjen nga keqtrajtimet e dorës së forcave serbe.
Libri zbulon se prindërit e Ritës, Besnik dhe Vera Sahatçiu, të cilët ishin 30 dhe 27-vjeçarë atë kohë, kanë ikur në fluturimin e fundit nga Prishtina para se aeroporti të mbyllej.
Rita thotë: “Ne ishim me fat që kemi dalë. Aeroporti po mbyllej dhe ata nuk po lejonin askënd të ikin në atë fazë. Ne kemi ikur në fluturimin e fundit. Ishte një gjë vërtetë e frikshme për ta”.
Autorët e librit zbulojnë: “Vera dhe Besniku me siguri kanë shpresuar se lutjet e tyre do të pranoheshin sapo ata të preknin Britaninë. Por në ato momente të para në vendin e tyre të ri, ata ishin të frikësuar për atë se a kanë bërë një vendim të gabuar. Si refugjatë, familja Sahatçiu është dashur të vlerësohen dhe historia e tyre të rishikohet para se të vendosje se a mund të qëndrojnë në Britani”.
“Prindërit e Ritës ishin të tmerruar kur i është treguar se vajzat e tyre do të merren dhe të dërgohen në një jetimore derisa ky vlerësim të bëhej. E çfarë ishte më e keqja, dukej se Vera nuk ishte lejuar të qëndronte në këtë shtet derisa të merrej një vendim”.
“Mund të imagjinojmë se si Vera dhe Besniku janë ndjerë kur i janë marrë fëmijët.”
Rita ishte në jetimore për disa muaj dhe prindërit e tyre kanë luftuar për ta nxjerrë. Ajo ka thënë: “Kurrë nuk e kam kuptuar se sa ata është dashur të sakrifikojnë. Mendoj se prindërit e mi janë njerëzit më të fuqishëm që njoh. Ata kanë filluar një jetë të re, nga themelet.”
Më pas, prindërit e saj kanë punuar shumë për t’i dhënë Ritës dhe Elenës fillimin më të mirë në jetë.
Ata fillimisht kanë jetuar në një banesë në Earls Court në Londër, para se të shkonin në Ladbroke Grove afër Notting Hill, shkruan The Sun.
Besniku ka punuar në një piceri para se të menaxhonte lokalin e tij personal.
Vera është një psikiatre e cila është dashur të studiojë që nga fillimi pasi që kualifikimet e saj nuk janë pranuar në Britani.
Rita është destinuar për famë që kur ka nënshkruar me produksionin muzikor në moshën 14 vjeçare dhe ka fituar një vend të lakmueshëm në shkollën e teatrit ‘Sylvia Young’.
Por ajo për pak sa ka është larguar nga binarët – dhe shokët kanë treguar se Rita ka humbur fokusin dhe ka festuar çmendurisht.
Një nga shokët e klasës ka thënë: “Ne kemi pasur shumë festa. Ne kemi vallëzuar dhe pirë. Ne ishim në vit të 11-të dhe po i afroheshim moshës 16 vjeçare. Rita pinte me çdokënd. Ajo i dashuron festat. Ne ishim asi lloji i grupit, që jemi argëtuar si brenda ashtu edhe jashtë shkollës. Më kujtohet se Rita vallëzonte gjithmonë.”
“Më pas, të gjithë binim në dysheme të dhomës së ndenjes. Ishte ngushtë pasi ne ishim shumë”.
Pikërisht gjatë kësaj periudhe të rebeluar Rita ka takuar dashurinë e saj të parë, shokun e klasës Jamie Blackley, i cili tani është aktor.
E frustruar se marrëveshja e saj nuk ka bërë që Rita të nënshkruajë një kontratë për regjistrim të albumit, Rita ka lënë shkollën pa ndonjë plan për karrierën e saj, edhe pse ka kënduar në një këngë me Craig David që është lancuar më vonë.
Në vitin 2007 ajo ka hyrë në Akademinë e Muzikës së Re në Britani, në muzikën perfomuese, por kolegu i saj Albert Gold ka thënë se ajo ka qëndruar aty për vetëm dy muaj.
Rita ka debatuar me prindërit për të ardhmen e saj. Babai i saj i ka thënë se ajo duhet të shkojë në kolegj nëse nuk do të bënte sukses në muzikë për një vit, shkruan The Sun.
Ajo ka thënë: “ Nëna dhe babai im kanë qenë vërtetë të dëshpëruar. Unë nuk kam folur me ta për disa vite, kështu që më është dashur të gjej vetë mënyrën. Gjatë gjithë kohës e kish në mendje: ‘Më duhet të këndoj.’”
Antonia Fumarola, një koleg i Ritës në “Size?”, dyqani i këpucëve në Notting Hill ku Rita ka pnuar, kujton se nëna e saj ka shkuar në dyqan.
Ai thotë: “Ata kishin probleme. Vera vetëm ka dashur të sigurohej se Rita ishte mirë. Më kujtohet se Rita ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë me prindërit e saj.”
“Nëna e Ritës zemërohej shumë kur ajo kthehej vonë në shtëpi. Mund të imagjinoj se të kesh një fëmijë si Rita ishte në gjë e lehtë.”
Omar Hajaj ka qenë shok me Ritën që në shkollën fillore. Duke e përshkruar atë si një adoleshente, ai thotë: “Ajo ishte shumë e pjekur dhe shumë seksi. Kur je ashtu në atë moshë, nuk të intereson për autoritetin në shkollë. Ti respektohesh kur hyn në telashe. Rita ka pasur një shoqëri të tillë.”
“Njerëzit përreth saj pinin kanabis. Ishte një gjë e popullarizuar. Ajo pinte vetëm cigare. Unë gjithmonë e kam pasur përshtypjen se ajo ka pasur shumë të dashur. E kam parë duke pirë alkool.”
Por Omari e ka ditur se Rita do të bëhej mirë. Ai ka thënë: “Ajo ishte shumë e mençur dhe një person me zemër të mirë.”.
Rita ka shkuar në kolegjin “St Charles Catholic Sixth Form” për të bërë arte të performimit. Adoleshentja nuk po përballej vetëm me karrierën e saj e cila po dështonte vazhdimisht, por edhe me nënën e saj, e cila e ka mposhtur kancerin e gjirit para se të vinte në Britani, por sëmundja i është rikthyer.
Rita thotë: Ishte thjesht një moment në jetën time kur ishte, ose do të bëj diçka me jetën time ose thjesht do të shes drogë me miqtë e mi gjatë gjithë jetës. Thjesht ndjehem si fëmija më i keq. Isha shumë e keqe në shkollë dhe nuk e dija se me çfarë po përballej ajo kur ne ishim të vegjël.”.
Rita shton: “Nuk kam marrë kurrë drogë por isha përreth saj dhe me shumë sinqeritet, është një eksperiencë të cilën nuk do t’ia dëshiroja askujt.”.
Duke marrë parasysh të gjitha problemet, Rita kurrë nuk e ka humbur vështrimin për atë se çfarë kishte rëndësi.
Ajo thotë: “E gjitha që më kujtohet se për çfarë jam brengosur ishte që nëna ime të ishte mirë. Ishte shumë çuditshme. Nuk më interesonte më as veten time”.
Me fat për Ritën, James Falconer, një profesor në kolegjin e saj të ri ishte menjëherë i impresionuar me zërin e saj që dallonte nga të tjerët.
Por ai është ndier i irrituar kur ajo ka filluar të shkojë vonë ose të mungojë në mësim. Një ditë ai ka vendosur ta qortojë Ritën për këtë dhe kur e ka marrë në zyre, ka pritur një nga arsyetimet e saj të zakonshme, transmeton lajmi.net.
Por, ishte lajmi i papritur. Ajo e ka shokuar atë kur i ka treguar: “Isha në New York, jam takuar me Jay Z. Ai do që unë të nënshkruaj me të.”
Autorët e librit, Douglas Wight dhe Jennifer Wiley kanë zbuluar se Rita kurrë nuk e ka humbur pamjen e sakrificës që prindërit e saj kanë bërë – dhe gjithçka që ajo bën, e bën për nënën e saj.
Ajo ka thënë: “Ja pse unë i kam blerë asaj shtëpi dhe i kam marrë veturë dhe e di që kjo kurrë nuk krahasohet me dashurinë e një fëmije për nënën dhe lidhja që ata kanë.”
Inline Image
“Hot Right Now: The Definitive Biography of Rita Ora” nga Douglas Wight & Jennifer Wiley do të publikohet më 29 tetor dhe do të kushtojë 14.99 paundë./The Sun/Lajmi
Komentet